Blog

05 Sht
0

Ndryshimi i qëndrimit të disa deputetëve të PD, Agalliu: Dikur u akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, sot ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka komentuar ndryshimin e qëndrimit të disa deputetëve të PD në lidhje me Sali Berishën.

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu shkruan se deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Më tej ai shprehet se dikur u akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, ndërsa sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Postimi i plotë:

Çfarë ka ndryshuar sot për disa kolegë?

Deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Deri dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para.

U akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, etj.

Sot çfarë ndryshoi?

Sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk të bënë opozitar të ulesh në hollet e hoteleve por së pari të mos jeshë i damkosur për korrupsion nga SHBA dhe Britani e Madhe apo të mos përflitesh (edhe me fakte) për biznese të pa ligjshme me qeverinë.

Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar!

Ndaj, çfarë ndryshoi?

Read More
05 Sht
0

“Pro listave të hapura, brenda 31 marsit PD gati me kandidatët për deputetë”, Basha nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme: Në rast të papriturave politike…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar përzgjedhjen e listave e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa deklaroi se “synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor”.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.

Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve. Koha kur PD përdorej për t’i shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund. Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD. Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njoh, të prek, njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.”, tha ai.

Kreu i PD-së theksoi se “lufta” brenda partisë shërbeu si; “një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë”. Ndërsa shtoi se “gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan”. “Duhet të nisim një orë e më parë dhe të vendosim në jetë vendimet e Kuvendit Kombëtar. Jam i bindur se kjo luftë që ka lënë plagë të thella dhe shenjat e saj po kështu ka qenë edhe një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë. Dhe gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan.”, shtoi ai.

Read More
05 Sht
0

“Udha e mbarë u qoftë në bunkerin anti-amerikan”, Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve: S’lejoj askënd të çojë demokratët në hullinë e non-gratave

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për ta është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës.

Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, të çojnë “ symbyllur demokratët symbyllazi në hullitë e non-gratave”.

Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.

“Beteja e vërtetë nuk është me ta por për njerëzit. Sa më shumë kohë harxhojmë për njëri-tjetrin, aq më lart njerëzve do të jemi. Jemi të hapur, që do të thotë ti bëjmë të ndihen në shtëpinë e tyre në PD.

Read More
05 Sht
0

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Basha: Simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, që na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Nënë Tereza mbetet simboli shqiptar i dashurisë për Zotin, e cila edhe sot na bën krenarë.

Postimi i plotë:

Jemi fatlumë, që gëzojmë sot shenjtërimin e Nënë Terezës, simbolit shqiptar të dashurisë për Zotin, e cila na krenon dhe motivon të veprojmë me dhembshuri në jetët tona, me përkushtim të madh veçanërisht për të varfërin, të pamundurin, të nëpërkëmburin.

Bekimi i Zotit dhe Shën Nënë Terezës qoftë me shqiptarët dhe familjet e tyre kudo ku janë!

Read More
04 Sht
0

Basha reagon për asamblenë Kombëtare të PS: Qeveria Rama e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në një postim në Facebook, Basha është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama, e damkosur nga SPAK, nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake.

Kryedemokrati tha se ata i bën bashkë vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që i bëri thirrje drejtësisë të vijojë përpara me hetimin e aferave korruptive.

Posti i plotë:

Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës.

Read More
03 Sht
0

Basha poston foton: Ja cili është qëllimi i ekzistencës sonë si forcë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një mesazh ditën e sotme.

Në një postim në Facebook, Basha thotë se qëllimi i ekzistencës së PD është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre.

Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisëm sëbashku.

Read More
03 Sht
0

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dalë nga votimi djeshëm në Kuvendin Kombëtar

Janë zbardhur emrat e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.

Anëtarët e rinj u zgjodhën me anë të një votimi në Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit.

Më poshtë lista e plotë:

 

Read More
02 Sht
0

Lulzim Basha, mesazh pas Kuvendit Kombëtar: Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se nga sot po nisin ndërtimin e Partisë Demokratike moderne dhe jo të partisë së kryetarit.

Përmes një reagimi në Facebook, pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, Basha shkruan se pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni e deri te kryesia e PD-së, nuk do të ishin sot duke ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë:

Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre!

#PartiaDemokratike #NdërtojmëtëArdhmen

Read More
02 Sht
0

Fjala e anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupit në Kuvendin Kombëtar

Të dashur demokratë dhe demokrate,

miq të ditëve dhe kohëve të vështira,

I nderuar kryetar,

 

Historitë më të mëdha të progresit në etapa të ndryshme të historisë së njerëzimit kanë në thelb potencialin njerëzor, kanë vullnetin për të qëndruar dhe luftuar për atë që mendon se është e drejtë, e duhur, e vlefshme.

 

Ne nuk i zgjedhim dot rrugët e fatit, ne nuk i zgjedhim sfidat apo betejat me të cilat jeta na përball, por ajo që mund të zgjedhim është mënyra si të përballemi, si ti luftojmë, apo si ti fitojmë këto beteja.

 

Në dy vitet e fundit, përtej faktit që kanë qenë dy vite të vështirë për Partinë Demokratike, kam patur nderin të jem krah jush duke zgjedhur rrugën e vështirë por kurrë të pamundur, rrugën e së vërtetës dhe të parimsisë.

Të qëndroja krah jush miqtë e mi në këtë betejë të vështirë, kuptova se vullneti dhe forca juaj për ta mbajtur gjallë dhe në këmbë Partinë Demokratike , është dhe do të mbetet potenciali dhe kapitali më i pazëvendësueshëm i forcës sonë politike.

 

Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj, ajo nuk është peng dhe pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i atyre që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!

 

 

Me bindjen se qëndresa dhe vendimet e drejta e largpamëse që kemi marrë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë udhëheqsia e duhur për ringritjen e Partisë Demokratike, mendoj se për t’ja dalë kësaj sfide Partia Demokratike ka një dhe vetëm një shans – të vendosë MORALIN POLITIK në themel të ringritjes së saj.

Sepse Partia Demokratike është një parti e djathtë, një parti që me akte jo me fjalë duhet të mbartë vlerat dhe parimet demokratike në bashkëpunim të qartë me aleatët tanë të vyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Europian.

 

 

Sepse rruga jonë e vetme mbetet Europa!

Sepse , zgjedhja jonë e vetme, por edhe detyrimi ynë është projektimi i Shqipërisë drejt vlerave europiane, standarteve dhe parimeve themelore si: funksionimi i shtetit ligjor, jo vetëm ngritja por funksionimi i institucioneve të pavaruara dhe demokratike për të garantuar sundimin e ligjit, respektimi i të drejtave dhe lirive themerore të njeriut, shprehja e fjalës dhe mendimit të lirë. Gurthemeli i këtyre parimeve është demokracia funksionale e cila fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo mbetet ende një sfidë e vështirë e cila kërkon jo vetëm vullnet politik, por mbi të gjitha qytetar.

Por qytetarët duan shpresë dhe shpresa vjen kur ka besim , dhe besimi lind aty ku e vërteta bëhet me akte dhe jo me fjalë.

 

 

Zoti Basha

 

Çdo brez ka betejat e tij!

Besoj se ne e kemi zgjedhur betejen tonë!

Besoj se është fati juaj politik i vendosur nga besimi dhe vullneti i mijëra demokratëve për ta drejtuar Partinë Demokratikë në një erë të re të historisë së saj, ashtu sic besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët ta bëjmë Partinë Demokratike të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të krijojë një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin Partisë Demokratike  të shndërrohet në alternativë të besueshme që rezonon me nevojat e shoqërisë shqiptare.

Read More
02 Sht
0

Kuvendi Kombëtar i PD, Endri Hasa: Sot fillon një politikë që projekton Shqipërinë e së ardhmes, larg politikës së vjetër të 30 viteve tranzicion

Fjala e anëtarit të Kryesisë së PD, Endri Hasa në Kuvendin Kombëtar:

 

Të dashur demokrate dhe demokratë!

Të dashur qëndrestarë, të kohërave më të vështira që ka kaluar Partia Demokratike!

Të dashur të rinj dhe të reja, brezi i ri dhe e ardhmja e sigurt e familjes tonë politike!

I nderuar Kryetar!

Teksa këto ditë po merresha me çështje organizative dhe po mendoja që duhet të pregatisja fjalën time për këtë Kuvend Kombëtar, mbase më të rëndësishmin që Partia Demokratike ka mbajtur, më kanë ardhur ndër mend 2 vitet e trishta dhe të aspak të lavdishme që kemi kaluar brenda familjes tonë politike.

Më kanë ardhur ndër mend se si janë fyer, përçmuar, ofenduar, sharë, kërcënuar, goditur, qindra e qindra demokratë që sot janë këtu në këtë Kuvend Kombëtar. Janë fyer dhe kërcënuar, në përmasa që do të ishin të paimagjinueshme edhe për kundërshtarin tonë politik. Janë goditur dhe janë sharë sepse kanë thënë dhe kanë bërë atë që kanë besuar. Janë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht thjesht dhe vetëm se zgjodhën të shkëputen nga e shkuara.

Sot gjithësecili prej jush duhet të ndihet krenar për veten, për qëndresën dhe për forcën e reagimit. Koha na dha të gjithëve të drejtë për gjithçka thamë dhe besuam që nga koha që Lulzim Basha i pari dhe të gjithë ne me rradhë, vendosëm të ndahemi përfundimisht nga e kaluara.

Sot duhet të ndiheni krenarë që nuk e lejuat të tjetërsohen apo akoma më keq të shkrihen simbolet e Partisë Demokratike. Kjo forcë politike nuk mund të jetë kurrësesi shtojcë e individëve apo forcave politike që në aleanca i kanë marrë gjithçka dhe kurrë nuk i kanë dhënë asgjë demokratëve.

Të dashur miq, sot është një ditë historike për Partinë Demokratike. Sot ne nisim një reformim rrënjësoj organizativ, strukturor dhe përmbajtësor të asaj që do të jetë nesër Partia Demokratike.

Është koha të ndryshojmë dhe modernizojmë mënyrën e funksionimit të strukturave dhe organeve tona, duke marrë dhe implementuar modelet më të mira të partive perëndimore.

Nuk mund të mos jem entuziast që më në fund disa ndryshime për të cilat kam punuar dhe besuar fort prej disa vitesh, më në fund do mori sot dritën jeshile falë votës tuaj.

Sot në kohën e inteligjencës artificiale, eshte e pafalshme që kjo forcë politike te mbetet e ngecur tek debatet e vjetra dhe shterpë, të ngjizura nga koncepte dhe mendësi që nuk kanë lidhje me këtë kohë dhe as me aspiratat e njerezve.

Sot është koha që Partia Demokratike të bëhet një parti Europiane, është koha që PD të jetë partia më moderne në Shqipëri. Një parti që i përgjigjet jo më, debateve të kota brenda saj, por sfidave të kohës për të qenë fituese dhe nismëtare e ndryshimeve të forta që kërkon sot Shqipëria.

Sot është dita që ne të gjithë bashkë me besimin tuaj të fillojmë rrugëtimin drejt trasformimit rrënjësor të Partisë Demokratike duke korigjuar gabimet e të shkuarës. Ne duhet të afrojmë profesionistët më të mirë dhe të punojmë bashkë me ta, për t’i oftuar shqiptarëve një politike ndryshe, një politikë të vërtetë, një politikë që nuk i ndan njerëzit, por i bashkon ata. Një politikë që ndryshon rrënjësisht nga modeli që ka instaluar në këtë dekadë Edi Rama. Një politikë që projekton Shqipërinë e të ardhmes, larg politikës së vjetër të 30 viteve tranzicion.

 

Ky ndryshim nis sot këtu, ky ndryshim nis nga ju!

Nga ky Kuvend ne fillojmë sot të gjithë bashkë, rrugëtimin tonë për të dialoguar me çdo shqiptar në çdo skaj të Shqipërisë për të fituar besimin e tyre dhe për të ofruar një alternativë të vërtetë qeverisëse e cila do ta çojë vendin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Na priftë e mbara!

Read More