Blog

08 Gus
0

Lulzim Basha: Kallëzimi i sotëm i kullës në qendër të Tiranës, është provë e besimit të PD ndaj SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas padisë në SPAK të bërë nga anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës,  për projektin për ndërtimin e kullës pas Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se për PD lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme dhe se do të përballet me cilindo që ka shkelur besimin e qytetarëve për t’i hapur rrugë interesave korruptive dhe klienteliste.

Kryedeokrati gjithashtu thotë se kallëzimi i sotëm në SPAK i malit të korrupsionit në qendër të Tiranës, është provë e besimit të Partisë Demokratike ndaj institucionit më të rëndësishëm të akuzës.

Postimi i plotë:

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme. Ne jemi të vendosur të përballemi me cilindo që ka shkelur besimin e qytetarëve për t’i hapur rrugë interesave korruptive dhe klienteliste, të cilat janë një kërcënim për mirëqenien e shqiptarëve.

Kallëzimi i sotëm në SPAK i malit të korrupsionit në qendër të Tiranës, është provë e besimit të Partisë Demokratike ndaj institucionit më të rëndësishëm të akuzës. Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit tonë politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën mbi lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

 

 

Read More
08 Gus
0

Kulla pas TOB, Gështenja: Tirana kaotike po e zhvlerëson pronën, njerëzve po u zihet hapësira dhe dielli nga ndërtimet pa plan

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja shprehet se kullat në Tiranë meritojnë një debat tjetër më shumë se kaq. Sipas tij, çështja krzesore është nëse këo kulla janë dhënë në përputhje me ligjin, janë dhënë me transparencë, apo nëse kanë apo jo financim të pastër.

Gështenja më tej thotë se Tirana kaotike po e zhvlerëson pronën pasi krejt papritur njerëzve po u zihet hapësira, dielli nga ndërtimet pa plan.

Postimi i plotë:

Kullat në Tiranë meritojnë një debat tjetër më shumë se kaq.

Nuk është çështja pro dhe kundër, por nëse ato janë dhënë në përputhje me ligjin, janë dhënë me transparencë, apo nëse kanë apo jo financim të pastër? Korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë politike dhe ne po e jetojmë se si çdo ditë po ia marrin frymën Tiranës.

Sot Tirana është kryeqyteti më i dendur i Europës. Ky është fakt! Ndaj më shumë se sa kulla, kemi nevojë për hapësira të gjelbërta, për ujë të pijshëm, rrugë, parkime dhe transport publik efikas.

Tirana kaotike po e zhvlerëson pronën pasi krejt papritur njerëzve po u zihet hapësira, dielli nga ndërtimet pa plan.

Fakt është që ende Tirana nuk ka një plan integral urbanistik. Ajo zhvillohet sipas interesave të pushtetit vetëm në zona elitare dhe në qendër, ndërsa pjesa tjetër po kthehet në një geto dhe po përjashtohet nga zhvillimi normal.

Betonizimi s’mund të jetë zhvillim për më tepër nëse vendos pushteti dhe jo ligji se kush do ndërtojë!

Read More
08 Gus
0

Kulla pas TOB, anëtarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës çojnë padi në SPAK

Anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë dorëzuar në SPAK padinë për projektin për ndërtimin e kullës pas Teatrit të Operës dhe Baletit.

Anëtarja Enriketa Papa deklaroi para gazetarëve se do denoncojnë në mënyrë të vazhdueshme aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës.

“Detajet do të bëhen publike, impenjimi jonë do të jetë iu vazhdueshëm për të denoncuar aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës dhe për ta kthyer në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të Bashkisë”, tha ajo pas daljes nga ambientet e SPAK.

Read More
08 Gus
0

Kulla pas TOB, Açka: Është banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejnë votat, opozitarë dhe mediat

Për kullën pas TOB, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Në një postim në facebook, Açka shprehet se Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Deputetja demokrate më tej thotë se këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë dhe mediat e vendit.

 

Reagimi i plotë:

 

Tiranë të vranë të njëjtët tiranë

Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.

Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletash, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh  që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.

Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.

Kjo – banka në duart tē klubit të barsetave – është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë. Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.

Read More
08 Gus
0

Lefter Gështenja: Fermerët janë me borxhe, nuk po mbyllin dot vitin

Deputeti i Patisë Demokratike, Lefter Gështenja, thotë se fermerët janë në borxhe, nuk po mbzllin dot vitin. Për këtë, deputeti demokrat ka sjell edhe rastin e një fermeri në Fushë Studen të Librazhdit, ku për të mbjellja e grurit kishte vetëm humbje.

Postimi i plotë:

Ky është skandal i vërtetë!

Fermerët janë në borxhe, nuk po mbyllin dot vitin.

Rasti në fjalë është në Fushë Studen të Librazhdit ku më treguan sot llogaritë. Pas këshillimeve të qeverisë, mbolli tokën, 2.4 hektarë grurë. Qeveria i dha edhe 72 mijë lekë të reja subvencion.

E gjitha puna e një viti i kushtoi 389 200 lekë të reja, por nga shitja e grurit mori vetëm 150 mijë lekë të reja. Në total, humbi 167 200 lekë të reja. Çdo gjë me faturë që i siguroi ndihmën prej 72 mijë lekësh të reja.

A ka skandal më të madh se ky?! Të punosh 1 vit të tërë, e në fund të përfundosh duke shitur bagëtinë ose të marrësh hua të shlyesh traktorin, autokombajnën apo farmacinë bujqësore.

Kjo është Shqipëria reale. Shqiptarët nuk po ia dalin dot, ndërsa qeveritarët ndërtojnë kulla e mbjellin drogë në baza ushtarake.

 

Read More
08 Gus
0

Jorida Tabaku reagon sërish për kullën prapa TOB: Po shkatërrohet urbanistika e qytetit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Tabaku është shprehur se projekti për ndërtimin e një kulls është simbol i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike.

Deputetja demokate shprehet se po shkatërrohet ana urbanistike dhe funksionale qytetit.

Reagimi i plotë:

Në vitet 1990-2011, gropa e Hajdin Sejdisë ishte simboli i kapitalizmit alla Shqiptar – ndotja e qendrës së Tiranës, një shëmbull i rëndomtë i paditurisë politike.

Edhe pse gropa u mbulua në 2011, për të qenë lulishte dhe jo moçali qytetit, 12 vite më vonë e njëjta politikë e riktheu në shëmbëlltyrën e politikës korruptive që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve në 3 dekada.

Gjatë kësaj kohe, oligarkët politikë dhe ekonomikë u pasuruan duke shkatërruar qytetin, ndërsa shumë prej tyre përdoren të njëjtat sjellje korrupsioni për të ndërtuar pasurinë e tyre.

Projekti i kullës në qendër të Tiranës është simbol i qartë i arrogancës dhe moskujdesjes për trashëgiminë historike, duke shkatërruar nga ana urbanistike dhe funksionale qytetin.

Njëri ndër faktorët që shkaktoi këtë situatë është mungesa e sundimit të ligjit dhe pandëshkueshmëria – një këndvështrim që po ndryshon me angazhimin e SPAK.

SPAK është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në ndalimin e korrupsionit dhe shpërbërjen e oligarkisë politike dhe ekonomike. Ku është zhytyr sot ekonomia, politika, media e çdo sektor mund realisht të ndryshojë veç me luftë pa kompromis ndaj korrupsionit e me mbështetje ndaj SPAK.

Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar rradhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli.

Politika, përpos  SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë – të hapim rrugën për një poltikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumenta me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe.

Read More
07 Gus
0

Droga në repartin ushtarak, Çupi: PD e paralajmëroi një vit më parë kur qeveria i hoqi kompetencat Policisë Ushtarake

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, thotë se 1 vit më parë, grupi parlamentar i PD paralajmëroi se asgjë e mirë nuk do të vinte nga heqja e kompetencës direkte të Policisë Ushtarake për ruajtjen e sigurisë së pronave të ushtrisë.

Sipas Çupit, sot pronat e ushtrisë janë mall pa zot dhe në duart e krimit të organizuar. Deputetja demokrate gjithashtu shprehet se Ministri i Mbrojtjes nuk mund të bëjë sikur nuk dinte gjë dhe se së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë duhet të japin dorëheqjen.

Postimi i plotë:

1 vit më parë, grupi parlamentar i PD paralajmëroi se asgjë e mirë nuk do të vinte nga heqja e kompetencës direkte të Policisë Ushtarake për ruajtjen e sigurisë së pronave të ushtrisë. Pas një viti, kur qeveria solli në parlament ligjin që zhveshi Policinë Ushtarake nga ruajtja e reparteve ushtarake, qendrimi ynë kundërshtues u verifikua i drejtë.

Sot, pronat e ushtrisë janë mall pa zot, më saktë, janë mall në duart e krimit të organizuar. Sot, repartet ushtarake të një vendi anëtar të NATO-s janë shndërruar në shtëpi hashashi dhe askush nuk mban përgjegjësi për degradimin e ushtrisë.

Ministri i Mbrojtjes nuk mund të bëjë sikur nuk dinte gjë. Hierarkia e lartë ushtarake nuk mund të fshihet pas vendimeve politike, që i shërbejnë krimit të organizuar. Janë të gjithë të njollosur. Më së paku, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë duhet të japin dorëheqjen.

 

Read More
07 Gus
0

Basha sërish thirrje SPAK për hetim të kullës pas TOB: Kasta 33 vjeçare është bashkë, si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion të hetojë kullën që po ndërtohet pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Basha u shpreh se mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave.

Postimi i plotë:

Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë dhe nga ana tjetër e shndërron vendin tonë në një ferr pandershmërie dhe pandëshkueshmërie për qytetarët që kërkojnë standarde europiane për të ndërtuar jetët e tyre dhe familjeve të tyre.

Kjo “omertà”, ky kod i heshtjes, prodhon një ekonomi të deformuar, që nuk pasqyron forcat normale të tregut, që gjymton konkurrencën, iniciativën e lirë, besimin te institucionet, të cilat shihen si legjitimuese të krimit dhe korrupsionit.

Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni.

Prandaj sot dua të përsëris mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike ndaj SPAK-ut, mbi të cilin bie barra e rëndë e hetimit dhe ndëshkimit të të gjithë atyre që e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila nuk dëmton vetëm ekonominë, por edhe trashëgiminë, kujtesën historike, hapësirën publike, të kthyera në plaçkë për fare pak njerëzve.

Pastrimi i politikës përmes vetting-ut, është domosdoshmëri për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit, që politikanët të mos jenë në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale, por t’u shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.

 

Read More
07 Gus
0

Kulla në mes të Tiranës, Pampuri: Kryeqyteti vijon të humbasë identitetin

Për kullën e radhës që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri.

Deputetja demokrate shprehet se Tirana vijon të humbasë identitetin, për shkak të interesave të ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, atyre që u pasuruan duke e mbajtur në pushtet.

Pampuri më tej thotë se SPAK të hetojë, e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte dhe të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendon për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Tirana, vijon te humbase identitetin, per shkak te interesave te ngushta te bashkepunetoreve te Edi Rames, atyre qe u pasuruan duke e mbajtur ne pushtet.

Kryeqyteti qe nuk i ka mbetur me asgje nga historia e tij, e nuk ka mbetur me asgje nga femijeria jone, pasi ata qe ulerasin nga mengjesi deri ne darke duke bere here viktimen, here te fortin, here  shpifesin e here shantazhuesin e kane perdorur cdo cep te Tiranes si qoke, per te mbijetuar sa me gjate ne pushtet dhe ne politike.

Drejtesia, SPAK te hetojne, e te nxjerrin te verteta, te pakten me fakte te ndricohet mendja e ndokujt qe mendon qe kjo klase politikanesh te korruptuar mendokerka per Shqiperine, shqiptaret dhe te ardhmen e ketij vendi.

Lojerave u ka dale boja.

Read More
07 Gus
0

Tabaku reagon për kullën në qendër të Tiranës: Këto ndërtime po i vjedhin të ardhmen familjeve dhe përmes pastrimit të parave ofrojnë një të ardhme të pabarabartë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me prishjen e lulishtes në qendër të Tiranës për të ngritur kullën e radhës.

Në një postim në Facebook, Tabaku shprehet se vendit që në 2011-ën u vendos të ndërtohej një park, për të mbyllur një herë e mirë epokën e një Tirane të mbytur në pisllëkun e asaj grope, sot i erdhi goditje sërish nga bashkëfajtorët që e mbajtën një moçal.

Deputetja demokrate gjithashtu thotë se fatkeqësisht këto ndërtime po i vjedhin shpirtin dhe të ardhmen familjeve dhe përmes pastrimit  të parave ofrojnë një të ardhme të pandershme dhe të pabarabartë.

 

Postimi i plotë:

 

Lulishtes së fundit të Tiranës po i vjen fundi

Prej dekadash Tiranën e qelbte një moçal që ishte burimi ndotjes dhe modeli perfekt i zhvillimit. Aty u vendos në 2011 të ndërtohej një park, për të mbyllur një herë e mirë epokën e një Tirane të mbytur në pisllëkun e asaj grope.

Fatkeqësisht asaj lulishte i erdhi goditje nga bashkëfajtorët që e mbajtën një moçal. Më saktë nga bashkëortakët që kanë vendosur të shkatërrojnë Tiranën duke i zhdukur çdo copëz identitare. Akoma më keq, sot një qytet pa identitet po e kthejnë në të pajetueshëm..

Fatkeqësisht këto ndërtime po i vjedhin shpirtin dhe të ardhmen familjeve. Jo vetëm se ofrojnë betonin dhe jo planifikimin urban por sepse përmes pastrimit  të parave ofrojnë një të ardhme të pandershme dhe të pabarabartë. Kjo pandershmëri ka prodhuar këtë ekonomi ku çmimet rriten artificialisht ndërsa çiftet e reja e kanë ta pamundur të blejnë një apartament sado punë të mira të kenë.

Tirana po kthehet në një fjetore që nuk ka jetë. Njerëzit janë kthyer në banorë të një qyteti që ofron kutitë e betonit si shtëpi, pa identitet, pa urbanizim. Një fjetore e madhe prej betoni!

Këtë zhvillim nuk e do askush përpos bashkëortakëve që nuk kanë në dëshirë të ndërtojnë qytete të banueshme por lavatriçe të mëdha parash.

Ky zhvillim nuk është oferta e duhur për pronën, por kurthi ngritur nga ortakët bashkëfajtorë që qëllimisht këtë situatë e konsiderojnë zhvillim. Një qytet i tillë nuk ofron asgjë veç flluskave dhebpiramidave ekonomike ku në fund do humnasin qytetarët ndërsa bashkëfajtorët do përpiqen të justifikohen se kështu qe sistemi!

Pikërisht këtë sistem mbrojti mazhoranca socialiste dy javë më parë në parlament duke rrëzuar propozimet ligjore që prezantova. Një grup ndryshimesh që do të frenonin investimet e ortakëve bashkëfajtorë në kulla të tilla me fonde të dyshimta. E rrëzuan sepse kërkojnë që askush mos ketë përgjegjësinë të kontrollojë fondet e atyre që ndërtojnë.

E rrëzuan sepse askush nuk do të ofrojë transparencën e ndërtuesve me zero kapital që lulëzojnë në kulla.

E rrëzuan sepse siç edhe kanë dëshmuar këto javë krimi organizuar konvertuar dhe investitor (stratrgjik) mbeten partnerët e një mazhorance që e konsideron edhe sot veten e paprekshme!

Read More