Blog

06 Gus
0

Kulla në qendër të Tiranës, reagon Basha: SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për kullën që ka filluar të ndërtohet në parkun që ndodhet në qendër të Tiranës.

Basha shprehet se prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit.

Kryedemokrati gjithashtu thotë se është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.

Kreu i PD i bën thirrje SPAK që të nis hetimet për këtë kullë, për të kuptuar se paratë e kujt po pastrohen.

Reagimi i plotë:

Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit. Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.

Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin” është thelbi i vettingut të politikanëve.

Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve.

Read More
06 Gus
0

Kreshnik Çollaku: Qeveria shqiptare nuk i bashkohet kërkesës së kryetarëve të Komiteteve për Punë të Jashtme për të dënuar agresionin e Serbisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollku, në një postim në Facebook shkruan se kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme te  SHBA, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Çekisë, Irlandës, Ukrainës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë kanë kërkuar nga SHBA dhe BE që të ashpersojnë qasjen ndaj Serbise dhe Vuçiçit si destabilizuese e situatës së paqes e sigurisë në Ballkan.

Çollaku gjithashtu shprehet se Shqiperia mungon në këtë letër dhe hesht perballë kësaj kërkese ndërsa duhet të ishte vendi kryesor e nxitës i nismave të tilla diplomatike në mbeshtetje të Kosovës.

Deputeti demokratë, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, në mbledhjen e parë të këtij Komisioni do t’i kerkojë sqarime drejtueses se Komisionit dhe ministres Xhaçka për të dhënë sqarime për këtë mungesë dëshire të Qeverisë për t’u përballur me Serbinë.

Postimi i plotë:

Kryetaret e Komiteteve për Punë të Jashtme te  Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Çekisë, Irlandës, Ukrainës, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë kanë kërkuar nga SHBA dhe BE që të ashpersojne qasjen  ndaj Serbise dhe Vuçiqit si destabilizuese e situates se paqes e sigurise ne Ballkan,si dore e shtrire e interesave ruse ne rajon dhe si vend agresor perballe sovrantitetit dhe pavaresise se Kosoves.

Mjerisht Shqiperia mungon ne kete leter,Shqiperia hesht perballe kesaj kerkese ndersa duhet te ishte vendi kryesor e nxites i nismave te tilla diplomatike ne mbeshtetje te Kosoves.

Si antar i Komisionit te Puneve te Jashtme ne Kuvendin e Shqiperise,ne mbledhjen e pare te ketij Komisioni do ti kerkoj sqarime drejtueses se Komisionit dhe njekohesisht do te kerkoje te paraqitet ne degjese ne Komision te Politikes se Jashtme ,Ministren Xhacka per te dhene sqarime para komisionit per kete mungese fuqie apo mungese deshire e Qeverise Shqiptare per tu perballur me Serbine  dhe per te mbeshtetur me cdo mjet diplomatik dhe jo vetem,Kosoven.

 

Read More
05 Gus
0

Droga në repartin ushtarak të Zall Herrit, Gjunkshi: Shkelje e rëndë ligjore e një vendi anëtar i NATO-s

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar në lidhje me operacionin policor ku u zbulua një parcelë kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herr në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Gjunkshi shkruan se në një vend anëtar të NATO është një shkelje e rëndë ligjore dhe ushtarake ajo që ka ndodhur në Zall Herr por pavarësisht kësaj uniforma e ushtarakut duhet nderuar me respekt, dhe nuk lidhet me interesat e ngushta që kanë disa persona që duan të përfitojnë nga avantazhet e detyrës.

Më tej ai shton se ky rast i paprecidentë në historinë e Shtetit Shqiptar duhet t’i nënshtrohet një analize të thellë të strukturave drejtuese të mbrojtjes dhe funksionarëve të sigurisë.

Postimi i plotë:

Si ish Shef i Shtabit të  forcave të Armatosura, shpreh keqardhjen e thellë për atë çfarë ka ndodhur në repartin e elitës ushtarake të Zall Herrit, të cilin kam patur nderin dhe përgjegjësinë ta drejtoj për një kohë të gjatë.

Së pari më lejoni që në respekt dhe në nderim të uniformës së shenjtë të ushtarakut, të ndajmë qartësisht dhe pa propagandë partiake,  integritetin dhe profesionalizmin e lartë të forcave të armatosura nga interesat e ngushta të disa personave që duan të përfitojnë nga avantazhet e detyrës.

Së dyti, duke vlerësuar ndërhyrjen e policisë dhe reagimin e Ministrisë së mbrojtjes, mendoj se standardet e sigurisë në repartet ushtarake, duhen zbatuar në mënyrë rreptësisht rigoroze pasi në një vend anëtar të Natos  nuk mund të tolerohet një shkelje kaq e rëndë ligjore dhe ushtarake. E paprecedentë që pjesë të influencave të trafikut të lëndëve narkotike të prekin territoret e reparteve ushtarake pasi, kjo situatë  cënon rëndë pozitën dhe standardet e sistemit të mbrojtjes së Shqipërisë para aleatëve të Natos.

Ky rast i paprecidentë në historinë e Shtetit Shqiptar duhet ti nënshtrohet një analize të thellë të strukturave drejtuese të mbrojtjes dhe funksionarëve të sigurisë për një analizë dhe marrje masash të menjëhershme që situata të tilla të mos përsëriten më.

Read More
05 Gus
0

Basha: Përgjimet e “SKY” dëshmojnë se lidhja e politikës me krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë. Vettingu në interes të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës me drejtuesit politikë të qarkut të Dibrës.

Takimin e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa ndër të tjera Basha shkruan se fokusi është tek përgatitja e Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.

Kryedemokrati më tej ka komentuar edhe përgjimet e “SKY”, ku sipas tij dëshmojnë lidhjet e politikës me krimin.

Postimi i plotë:

Në Dibër, me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të këtij Qarku, nisëm punën për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar dhe riorganizimin e çdo dege të forcës sonë politike, për t’i prirë përballjes me pushtetin e korruptuar të Edi Ramës dhe ndërtimin e alternativës, me përfshirjen e gjerë të anëtarëve të partisë, qytetarëve, intelektualëve, grave, të rinjve e të rejave, sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në farkëtimin e të ardhmes që shqiptarët meritojnë.

Siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Ne, si Parti Demokratike, jemi përballur me të, e kemi denoncuar dhe sfiduar në shërbim të interesit publik, prandaj duhet të falenderojmë deputetët tanë për këtë qëndresë të drejtë. Për këtë arsye, ne jemi këmbëngulës në kauzën tonë për pastrimin e politikës, pasi ata që kanë lidhje me krimin nuk mund të kenë vend në institucionet përfaqësuese të vendit!

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e Diasporës;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Të gjithë bashkë, përtej dallimeve politike, mundemi ta ndryshojmë filozofinë qeverisëse të dështuar të pushtetit aktual, që varfëron qytetarët dhe pasuron pushtetarët dhe klientelën e tyre.

Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik, që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut, sepse korrupsioni flagrant si ai i Inceneratorëve fantazmë, falimentimi i ndërrmarrjeve publike, depërtimi i krimit në strukturat shtetërore, tjetërsimi i pronave përmes të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”, vjedhja e fondeve europiane të programit IPARD; si edhe dhjetra padrejtësi të tjera të kësaj klike, kërkojnë një ndërhyrje energjike, e cila jo vetëm të ndëshkojë abuzuesit, apo të ketë rokadë karrigesh, por të mundësojë një ndryshim të vërtetë në funksionimin e shtetit dhe në ripërtëritjen e demokracisë.

Read More
04 Gus
0

Basha: Kuvendi do të marr vendinme të rëndësishme për modernizimin e PD, me Aleancën për Demokracinë u japim forcë e pushtet qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në kuadër të riorganizimit të kësaj force politike. Basha ka zhvilluar takim me drejtues politik të qarkut të Fierit dhe shprehet se në 2 Shtator Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Në postimin e tij në Facebook, Basha gjithashtu shkruan se listat e hapura, vettingu në politikë, kufizimi i mandateve, vota e diasporës dhe zgjedhja e Presidentit nga populli, janë vendimet që do të sjellin ndryshimin e vërtetë.

Postimi i plotë:

Në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj.

Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.

Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.

Listat e hapura;

Vetting-u në politikë;

Kufizimi i mandateve;

Vota e diasporës;

Zgjedhja e Presidentit nga populli.

Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë.

Read More
04 Gus
0

Raporti i Bankës Botërore, Tabaku: Shkalla e varfërisë në Shqipëri, sa dyfishi i rajonit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin e Bankës Botërore, i cili shprehet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mbetet “kokëfortësisht” e lartë dhe është sa dyfishi i rajonit.

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se duhet të ketë ndërhyrje më të fortë dhe nuk ka vend për politika të ndara.

Deputetja demokrate gjithashtu tregoi rrugën për të rikthyer tek sistemi që sipas saj, qartësisht ka dështuar.

Postimi i plotë:

Ekonomia Shqiptare sot është e pabalancuar, prodhon vlerë të shtuar dhe dështon ta shpërndajë atë tek qytetarët; dështon të investojë në të ardhmen; dështon në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare; dështon të jetë ekonomia e shumicës.

Raporti i Bankës Botërore ka nxjerrë në pah faktin e trishtueshëm që shkalla e varfërisë është ende e lartë në Shqipëri. 30% e shqiptarëve poshtë 5.5 dollarëve/ditë nuk është thjesht një numër, por pasqyron realitetin e shumë familjeve që përballen me varfërinë.

Shkalla e varfërisë është dyfishi i normës së vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Ky fakt tregon që duhet të marrim masa thelbësore për të shndërruar këtë situatë. Jo vetëm numrat, por edhe histori individuale që ndodhen pas tyre, janë thelbësore për të kuptuar sfidat që ballafaqohen qytetarët tanë.

Shqiptarët, të cilët jetojnë me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë sipas fuqisë blerëse, përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë. Ky fakt nuk mund të injorohet dhe na kërkon të kemi një ndërhyrje më të fortë dhe të vendosur për të përmirësuar këtë situatë.

Kjo nuk është vetëm një sfidë qeveritare, por një çështje që ne si komunitet duhet ta trajtojmë së bashku. Në këtë moment, nuk ka vend për politika të ndara. Të gjithë jemi pjesë e këtij procesi dhe mund të kontribuojmë në ndryshimin e situatës.

Rruga për të rikthyer besimin është ndryshimi i këtij sistemi që qartësisht ka dështuar. Rikthimi tek ekonomia e tregut, konkurrenca, mobiliteti social dhe lufta ndaj korrupsionit. Beteja sot është për të mbajtur shtresën e mesme pasi kjo është rruga për të zbutur varfërinë dhe për të siguruar një shoqëri të funksionojë siç duhet. E vetmja mënyrë për të pasur një rritje ekonomike që në fund të ditës rrit mirëqenien dhe të ardhurat e çdo shqiptari.

Për këtë arsye duhet ndryshuar modeli ekonomik i krijuar; modelin që sot rrit vetëm ndërtimin;  që dështon të prodhojë rritjen ekonomike në bujqësi dhe turizëm. Modeli që nuk prodhon cilësi dhe prandaj sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë për arsimin në qendër të çdo politike; për një krah pune cilësor; për politika për shtresën e mesme dhe për familjen të cilat duhet të jenë prioriteti! Rikthimi i besimit në institucione; ekonomia e tregut, konkurrenca dhe lufta mdaj korrupsionit mund të ndryshojnë sot shumë në të ardhurat për frymë të familjeve tona. Mund të ndryshojnë balacant e një ekonomie të pakicës tek ekonomia e shumicës së familjeve shqiptare!

Read More
04 Gus
0

Basha vijon takimet për riorganizimin e PD: Ujësjellësat anembanë vendit në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni. Drejtësia të veprojë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me strukturat drejtuese të PD-së në qarkun e Beratit.

Basha ka bërë më dije se ka nisur puna për riorganizimin dhe ringritjen e forcës politike përballë qeverisë, që sipas tij, po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK.

Kryedemokrati është ndalur dhe tek rasti i ujësjellësve, për të cilët është shprehur se janë në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punojnë militantë në shërbim të pushtetit.

Postimi i plotë:

Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, nisëm punën për riorganizimin dhe ringritjen e forcës sonë politike në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve dhe të gatshme të përballet me këtë qeveri të korruptuar, e cila po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK-ut sesa në krye të detyrës.

Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti i ujësjellësave anembanë vendit, të cilët janë në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punësohen militantë në shërbim të pushtetit. Kostot e këtij dështimi korruptiv i paguajnë qytetarët e që ky abuzim të marrë fund, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj duke vendosur para përgjegjësisë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe kanë dëmtuar interesat e qytetarëve.

Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës përmes vetting-ut, dhënia e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë busulla jonë në rrugëtimin e ri që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Read More
03 Gus
0

Basha: Mbështetje të pakushtëzuar për SPAK. Në 2 shtator PD gati në gjithë potencialin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës me drejtuesit politikë të qarkut të Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Basha ka shprehur mbështetje maksimale për SPAK si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Kryedemokrati gjithashtu thotë se në 2 shtator PD do të jetë gati në gjithë potencialin e saj.

Postimi i plotë:

Në Tiranë, me strukturat drejtuese të Qarkut për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, për ta bërë Partinë Demokratike një forcë moderne dhe bashkëkohore, gati në gjithë potencialin e saj, për t’u përballur me qeverisjen më të korruptuar të Europës.

Afera e Inceneratorëve dhe gjithë aferat e tjera për të cilat ministra, kryetarë bashkie e deputetë janë arrestuar për korrupsion, apo janë larguar nga politika për lidhjet me krimin, janë dëshmi se shteti i Edi Ramës është nën kthetrat e të korruptuarve.

Ndaj është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është marrë me hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, duke përfshirë edhe kryeministrin;

Hetimin dhe kapjen e parave që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë.

Në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Partia Demokratike do punojë që ndryshimi i vërtetë që pret çdo shqiptar të bëhet realitet.

Read More
03 Gus
0

Basha viojn turin me drejtuesit e PD: “Investitor strategjik” janë bërë persona të krimit të organizuar. Duhet hetim parlamentar i menjëhershëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me drejtuesit politikë të qarkut të Kukësit dhe të Lezhës

Në një postim në Facebook, Basha shkruan u diskutua për rivitalizimin e PD, për t’u bërë zëri i qytetarëve përballë padrejtësive të kësaj qeverie të korruptuar.

Kryedemokrati thotë se shembujt e korrupsionit janë kudo, që nga afera e inceneratorëve, tek fondet IPARD dhe PPP-të.

Postiki i plotë:

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 2 Shtator për të diskutuar e vendosur aksionin politik dhe të gjitha ato ndryshime që do ta modernizojnë, hapin dhe forcojnë familjen tonë politike, për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët.

Me strukturat drejtuese të Qarqeve të Kukësit dhe Lezhës diskutuam për rivitalizimin e Partisë Demokratike, për t’u bërë zëri i qytetarëve përballë padrejtësive të kësaj qeverie të korruptuar.

Shembujt për këtë janë kudo, nga Afera mafioze e Inceneratorëve, tek fondet IPARD që përdoren për të nginjur qeveritarë të korruptuar dhe jo fermerët shqiptarë; nga abuzimi me PPP-të, tek ligji për investimet strategjike.

Ky i fundit është përdorur nga Edi Rama për të shpërblyer miqtë e tij dhe ata që i kanë sjellë vota dhe para, madje “investitor strategjik” janë bërë edhe persona të krimit të organizuar. Prandaj ne do të kërkojmë:

Hetim parlamentar të të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit.

Përballja me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënie e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, si edhe vota e diasporës janë jetike për çlirimin e potencialit të madh që vendi ka ynë.

Read More
03 Gus
0

Tabaku: Zhvlerësimi i euros dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë, penalizon prodhuesit e vajit të ullirit. Ja zgjidhja…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shorehet se rritja me 20% e çmimit të vajit të ullirit për eksport është hap pozitiv për prodhuesit dhe bujkun. Por zhvlerësimi i euros dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë, sipas Tabakut kufizon përfitimet.

Postimi i plotë:

Rritja 20% e çmimit të vajit të ullirit për eksport është hap pozitiv për prodhuesit dhe bujkun. Por, zhvlerësimi i Euro-s dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë kufizon përfitimet. Zgjidhja? Luftë ekonomisë informale dhe mbështetje Bujqësisë.

Read More