Blog

05 Kor
0

“Beteja kundër pastrimit të parave është kusht i rëndësishëm”, Tabaku thirrje deputetëve: Të votojmë projektligjin!

Pas diskutimeve që janë bërë në Komisionin e Ligjeve mbi projektligjin e propozuar nga Jorida Tabaku për parandalimin e pastrimit të parave, deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një potimi në facebook. Duke shpjeguar rëndësinë e këtij projektligji, Tabaku kërkon reflektim nga të gjithë deputetët për ta votuar atë, pasi sipas saj është një hap para në shërbim të mirëqeverisjes.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut në facebook:

Prezantova projektligjet e Paketës Anti-korrupsion në Komisionin e Ligjeve.

lufta kundër korrupsionit
lufta kundër pastrimit të parave që fshihet në sektorin e ndërtimit️.
Ligji për Investimet Strategjike
Komisionet Hetimore.

Beteja e Shqipërisë kundër pastrimit të parave është kusht i rëndësishëm.
Renditja jonë në zonën gri të MoneyVal është një njollë turpi që duhet hequr.
‍♀️Sot, vetëm 8% e vlerës së ndërtimit kalon në bankë në një pjesë dërrmuese të ndërtimeve në Tiranë.

92% e vlerës kalon në rrugë informale.

Në 114 kompani qe marrin leje ndertimi, 60% nuk justifikojnë burimet financiare.

Përkundër shqetësimeve të kolegëve, paketa e ligjeve është tërësisht komplementare dhe i shërben situatës.

➡️ Masat drastike në të janë pasojë e situatës alarmante të vendit. Shqipëria rrezikon konferencën e parë ndërqeveritare si pasojë e situatës në të cilën ndodhemi.

⏲️ Koha të reflektojmë duke e votuar projektligjin që është një hap para në shërbim të mirëqeverisjes.

Read More
05 Kor
0

Diskutime mbi projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave, Tabaku: Felaj e fundit të flasi për moral, gjithmonë fyen zonjat!

Me shumë thjeshtësi që na karakterizon ne të Shqipërisë së Mesme, thashë që unë i bëj ndryshimet siç mund të sygjerojnë kolegët duke qënë se ka kolegë këtu që e njohin më shumë se mua ligjin.
Znj. Felaj është personi i fundit që mund të më flasi mua për etikë, për integritet, për moral e shumë gjëra të tjera, por unë në gjërat përsonale nuk hyj dot pasi e ruaj etikën se këtu është diferenca e njerëzve. Njeriu duhet t’i vijë pak turp nga vetja për gjërat që flet!

Unë jam ekonomiste por jam konsultuar me ekspertë ligjore dhe kemi gjykuar që kjo është mënyra më e mirë për t’i bërë këto ndryshime. Nëse nuk është vullneti politik jam e gatshme që ta hidhni në votim, ju i keni votat, por jam ndjerë e fyër si rrallë herë në këtë Parlament dhe nuk kam pak vite këtu, kam që në 2013 dhe çuditërisht ajo që ofendon gjithmonë gjithë zonjat është i njëjti person.

Të dashur kolegë, rrëzojeni pa asnjë debat tjetër, rëndësi ka që ne të ruajmë komunikimin me njëri tjetrin se kjo ka shumë rëndësi! Këto ligje shkojnë e vijnë, rrëzojeni pasi nuk e keni vullnetin politik, nuk kam asnjë qëllim që unë t’ju vazhdoj t’ju shtyj të bëni diçka, por besoj që është në interesin e kësaj qeverie që këtë çështje ta trajtojë me prioritet.

Unë me z. Majko fola me shumë xhentilesë, i thashë që jam e gatshme t’i ndryshojë ashtu siç ju e gjykoni, ndaj të njëjtat shqetësime. Znj. Bushka jeni kryetare e këtij komisioni dhe ju respektoj maksimalisht, por nuk duhet të lejoni të cënohet dinjiteti nga znj. Felaj që na drredhon dhe me gisht se kush jemi e çfarë duhet të bëjmë!

Në gusht të vitit të kaluar Kryeministri Rama u merr kompetencat 61 bashkive, bllokim pasurie, konfiskim e deri në ndjekje penale për ata që nuk paguajnë taksat vendore me një udhëzim. Kjo a nuk është uzurpim i kompetencave vendore? Unë po kërkoj thjeshtë që të ushtrojë një kompetencë pushtetit vendor në koordinim me institucionet e tjera.

Përsa i përket sygjerimeve të z. Xhafaj dhe z. Majko, përsa i përket familjeve të emigrantëve në Tropojë, Has, Kukës e me rradhë… ne kemi si objekt kompanitë e ndërtimit dhe unë kur i referohem të dhënave i referohem 114 kompanive të ndërtimit. Nëse është e nevojshme, kjo është shpjeguar dhe në relacion, vendosja e një vlerë limit investimi që të fillojë ky kontrroll, i vendosim mekanizmat.

Së dyti, për prokurorët dhe gjyqtarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, pse kemi vendosur kriter që ju verifikojmë burimet dhe ato të fëmijëve emigrantë, ndërkohë që prokurorët e tjerë i kalojmë në sistemin e vettingut dhe i sjellim dhe i promovojmë në sistemin e drejtësisë. Ky është standarti që ka vendosur vettingu, kontrrolli dhe verifikimi i pasurisë, parim që ne të gjithë kemi rënë dakord.

Vettingun e duam për ato, por se duam për vete… mua nuk më shkon. Jam dakord që mos ta votojmë iniciativën, të ulemi bashkë, të diskutojmë sesi mund të përmirësohet, por nuk jam dakord që kjo të bëhet pjesë e një marrëveshje me DPPP sepse kam një qëllim tjetër, nëse ky është dhe vullneti juaj.

Read More
05 Kor
0

“Të votohet ligji i propozuar nga Jorida Tabaku”, Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Me ndërtimet në Tiranë po pastrohen paratë e krimit të organizuar

Unë gjykoj që nuk duhet të fshihemi pas fjalëve të bukura për të thënë na pëlqen qëllimi I ligjit, pork jo nuk bëhet kështu. Nëse jeni dakord me qëllimin e ligjit të propozuar nga deputetja Tabaku , bëni amendamente se cfarë duhet rregulluar, bëni plotësimet që dëshironi, shmangi shqetësimet që keni, por skeni pse fshiheni duke thenë na pëlqen qëllimi se është shumë i mirë, por ne nuk e miratojmë dot këtë ligjin.

Pse e quani ju mekanizimin e propozuar nga kolegia sit ë gabuar. Pse është I gabuar se mbijnë kullat në mes të Tiranës, nuk dihet kush I financon, dhe ju këtu thoni nuk bën pastrim parash ai që ndërton, por vetëm ai që blenë. Jo, pastrim parash mund të bëjë edhe ai që ndërton, kur nuk I dihet financimi, edhe ai që blenë. Ka trafikant droge që kanë pronotuar nga 7 kate në qendër të Tiranës dhe ne rrijmë këtu bëjmë sehir dhe themi nuk kemi çfarë të bëjmë ne se e ka Drejtoria kundër Pastrimit të Parave. Po ta kishte Drejtoria kundër pastrimit të parave, shkojë ti ndjekë paratë, sepse ka ardhur këtu Prokurori i Përgjithshëm dhe thotë që me ndërtimet në Tiranë po pastrohen para të pista dhe skemi cfarë të bëjmë se kemi mungesë informacioni, nuk dimë cfarë po ndodh, nuk dijmë kush po investon.

Nëse jeni dakord me qëllimin për të luftuar pastrimin e parave, kjo iniciativë e koleges Tabaku ka 6 muaj që është depozituar, dhe ne duhet ta përgëzojmë kolegen që ka ndërmarrë këtë iniciaitvë. Lufta kundër pastrimit të parave nuk duhet të jetë shqetësim partiak, ky duhet të jetë shqetësim qytetarë I secilit prej nesh. Do duhet të marrim masa për pastrimin e parave, unë mendoj që po.

A ka sjell një propozim kolegia Tabaku për këtë, po. Bëni shtesat që doni, amendamentet, ti diksutojmë dhe ta votojmë. Kemi problemin e emigrantëve që punojnë me ndershmëri dhe vijnë këtu për të investuar, hajde e rregulojmë sesi shmangen ato nga ky kontroll, edhe pse secili qytetarë, përfshirë edhe ato duhet ti nënshtrohen ligjshëmrisë së të ardhurave të tyre.

Megjithatë, iniciaitva sic thuhet edhe në relacionin shoqërues, nuk ka si qëllim këtë kategori, por ndërtuesit e Kullave apo ato që ndërtojnë për qëllime fitime. Propozoni amendamente, mos flisni fjalë të bukura, qëllimi I mirë, por ne nuk e votojmë. Nëse nuk keni propozime, të votojmë këtë që është propozuar nga kolegia Tabaku. Cfarë qëndrimi është ky i juaji që të shtyjmë cdo iniciativë të deputetëve të opozitës, ndërkohë që votoni me vrap cdo ligj që sjell Qeveria.

Read More
05 Kor
0

Prezantimi i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit nga ana e deputetes Jorida Tabaku

Me 21 mars jemi mbledhur për të diskutuar këtë nismë dhe unë nuk kam marrë asnjë opinion të institucioneve dhe kjo nuk është normale, pavarësisht kësaj do marrë për bazë diskutimet që z. Majko bëri. U ndjeva e privilegjuar që z. Majko u caktua relator dhe duke dëgjuar diskutimin e tij të fundit për Reformën në Drejtësi, në mënyrë të veçantë për korrupsionin dhe krimin e organizuar që citoi që janë me K të madhe dhe për këtë arsyje duhet patjetër të marrim masa proporcionale për t’i luftuar ato, besova që gjykimi juaj do të ishte ndryshe.

Do ju përgjigjem duke përmendur dy elementë:

Së pari, nuk e di pse Komisioni i Ligjeve i ka dërguar shkresë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit sepse unë nuk kam përmendur në asnjë rast, mos ju nuk e keni lexuar mirë ligjin dhe po I referoheni ndonjë varianti tjetër dhe kërkova draftin. Në propozimin tim në mënyrë specifike në 4 nenet unë kërkoj që krahas deklaratës që subjekti që ka detyrimin të paraqes një raport të detajuar të të ardhurave, ky raport tek njësitë e pushtetit vendor duhet të përmbajë totalin e vlerës së investuar dhe totalin e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit. Nuk është detyrë e Agjencisë, nuk e kërkoj në asnjë hap të propozimit tim që të përfshihet, Agjencia jep leje për struktura akomoduese për ndërtime të cilat janë të një kapaciteti tjetër, kjo është një çështjë tjetër.

Unë i referohem këtu kompanive të ndërtimit të cilat në 141 raste ku kanë marrë leje ndërtimi, në masën 59% të tyre nuk I kanë burimet financiare për realizimin e projekteve dhe në 60% të vlerës së ndërtimeve mendohet që vijnë nga paratë e pista, duke ju referuar raporteve ndërkombëtare.

Këto kompani që paguajnë 8% maksimumi të vlerës si pjesë e taksës së infrastrukturës, vetëm kjo është vlera formale zyrtare që paguhet sot me sektorin bankar. 92% e vlerës së një ndërtimi që shkon deri në 2500-3000 Euro sot është jashtë sektorit bankar dhe ne këtë duhet ta rregullojmë.

Kjo nuk është asnjë çështje teknike, nuk është asnjë çështje kompetencash të agjencive, por është një çështje politike dhe unë kam propozuar dy ndryshime:

Kompanitë e ndërtimeve duhet patjetër që përpara se të marrin lejen tek autoriteti përgjegjës për lejen, nga pushteti vendor, duhet të mbartin detyrimin për të verifikuar dorëzimin e raportin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave. Për këtë qëllim autoriteti mund të kërkojë dhe ndihmën e organeve të tjera të specializuara, në këtë rast DPPR. Mosdorëzimi I raportit dhe paaftësia e subjektit për të justifikuar të ardhurat do të përbëjë shkak të ligjshëm për refuzimin e lejes së ndërtimit.

Ku është problemi këtu? Do të thoshit juve disa vite mëparë, ku është problemi lidhur me kompetencat e pushtetit vendor kur unë kërkoj që ato të deklarojnë burimin e parave, që mos të futen në ekonomi para të pista?

Momenti i dytë kur unë kërkoj që pushteti vendor të ndërhyjë është kontrrolli kur subjekti kërkon të pajiset më çërtifikatën e përdorimit. Subjekti ka detyrimit që krahas deklaratës së përputhshmërisë të paraqesë dhe raportin e detajuar të të ardhurave. Kjo përfshin vlerën totale të investimit, totalin e të ardhurave të përdorura duke specifikuar dhe zërat konkret të të ardhurave që janë marrë me kredi, me hua, me kontrata kleringu, pra se kush ka qënë burimi i tyre i të ardhurave. Subjekti ka detyrimin që të justifikojë ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit.

Unë nuk e besoj që ka individë në administratën publike shqiptare, ka sektorë që refuzon që kjo të ndodhi.

Kjo është një çështje vullneti politik! Ligji që ne kemi propozuar me ndryshimet nuk i prekin kompetencat e asnji institucioni, as nuk e prekin kompetencën e pushtetit vendor.

Znj. Felaj ngriti herën e kaluar çështjët që lidheshin me qëllimin e ligjit. Një ndër qëllimet e këtij ligji, pra ligjit për rregullimin e territorit, është sigurimin i zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, por njëkohësisht vlerësimit të potencialit aktual për zhvillimin e territorit duke bashkërenduar garantimin e kushteve të sigurimit të jetës, të rendit publik dhe sigurisë kombëtare.

A ka sot cënim më të madh të sigurisë kombëtare se pastrimi i parave? A ka sot cënim më të madh të sigurisë kombëtare se të thuash se 60% e të ardhurave që vijnë në ndërtim, firmat e ndërtimit nuk I kanë? Kjo nuk I prek kompetencat e pushtetit vendor dhe nuk I prek kompetencat e Agjencisë, as Drejtorisë.

Kjo thjeshtë i jep mundësi Drejtorisë për të ushtruar më mirë veprimtarinë e saj dhe pushtetit vendor të marr informacion dhe të verifikojë. çfarë ka bërë më shumë qeveria shqiptare me VKM-më që ka sjellë për ndërtimet pa leje për katet shtesë pa leje? Refuzon që t’ia regjistrojë atyre, ia konfiskon atyre me një VKM, pa u bërë ligj. Kurse ne po kërkojmë që kjo gjë të formalizohet me një proces ku pushteti vendor kontrrollon burimet e financimit.

Kam votuar ligje në kuadër të Konferencën së i Ndërqeveritare për këtë çështje se Shqipëria duhet të dilte nga lista gri e pastrimit të parave. çfarë kanë sjellur nga praktika, si po zbatohen sot, ligji për personat ekspozuar politikisht, për pronarët përfitues? A kanë sjellur ndryshime sot në praktikë?

Këto çështje duhet të na bashkojnë, jo t’na ndajnë! I qëndroj ndryshimeve të mia, nuk dua të copëzohen as të ndahen, pasi ligji e ka mundësinë t’I akomodojë. Kam vullnetin nëse këtu ,pasi jeni të gjithë juristë, sillni ndryshime për ta përmirësuar nga pikëpamja juridike, jam e gatshme!

INSTAT thotë që numri I kompanive të ndërtimit është shtuar me 17% por të ardhurat në sektorë janë rritur me 3 miliardë, ndërkohë që të ardhurat e kompanive vetë kanë rënë nga 18.6% në 11%, sepse nuk deklarojnë kompanitë, pra ka një sistem informal dhe është një ndër tre sektorët me risk përsa I përket pastrimit të parave.

Z. Majko, mos i kërkoni opozitës gjëra që nuk mund t’i bëjë dhe ta vendosni me shpatulla pas muri për të votuar ligjet e juaja. Po të bëj një sfidë, hajde voto ligjin tim! Votojë sepse këtu nuk zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare për Shqipërinë vetëm sepse sot Shqipëria është në listën gri të parave. Nëse ke vullnetin hajde votoje, unë bië dakord me të gjitha sygjerimet e juaja ligjore, por I qëndroj kësaj nisme sepse besoj se kjo është mënyrë më e mirë për ta luftuar këtë fenomen.

 

 

 

Read More
05 Kor
0

Kandidati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Degës 11 në Tiranë

Në vijim të fushatës për kreun e ri të Partisë Demokratike, e cila do të përmbyllet në 29 korrik 2023 sipas parimit një anëtar një votë, kandidatët në garë po vijojnë aktivitetin e tyre elektoral.

Fjala e kandidatit Lulzim Basha me demokratët e degës 11 në Tiranë:

Hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të rinjve në politikë.

Ndryshimi që shumica e heshtur kërkon do të nisë nga familja jonë politike për t’u shtrirë më pas në të gjitha institucionet vendimmarrëse të vendit.

Ne do t’i bashkojmë forcat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët që duan të kenë në duart e tyre pushtetin, për të zgjedhur dhe ndikuar në qeverisjen e vendit.

Aleanca Qytetare për Demokracinë është mjeti në shërbim të këtij bashkimi, pavarësisht bindjeve politike, por të qartë se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për të cilat vendi ka nevojë janë kushti paraprak për të çliruar potencialin e jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik që vendi ynë ka.

Me listat e hapura, vetting-un e politikanëve, kufizimin e mandateve, votën e diasporës, zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke i dhënë kopetenca kontrolli mbi vendimet e Parlamentit dhe qeverisë, ne çelim siparin e një debati të madh kombëtar, e me forcën e bashkimit do t’i bëjmë realitet.

Duhet t’i japim fund pushtetit pakufi, vendimmarrjes që bazohet në vullnetin e një individi, duke i dhënë peshë votës së qytetarëve dhe rritur mekanizmat e kontrollit nga Parlamenti.

Read More
04 Kor
0

Mos teproni!

Nga Kreshnik Çollaku

 

Vizita e ish presidentit Clinton ishte nje ngjarje e bukur per Shqiperine.

Mirnjohja ndaj ish presidentit Clinton eshte e detyrueshme per cdo shqiptar mirenjohes.

Kontributi i ish presidentit Clinton per Kosoven meriton cdo lloj protokolli dhe gjithe respektin..

Por mos harroni,dhe mos cenoni fisnikerine e pranise se ish presidentit Clinton ne Tirane.

SHBA e ka nje president dhe mesazhet politike e strategjike i jep permes zyrtareve qe kane pergjegjesine per ti dhene ato.

Prandaj gjithe klubi i propogandes ben gabim duke i vene ne goje ish presidentit Clinton mesazhe e interpretime mesazhes te cilat ai ne finsikerine sublime as nuk i dha as kishte qellim ti jepte,dhe as nuk mundet ti jepte.

Prandaj mos abuzoni me Clitnon as viziten e tij ne Tirane. Lereni te jete nje ngjarje e bukur me modestine dhe fisnikerine e saj.

Bill Clinton e meriton kete respekt !!!

Read More
04 Kor
0

Kandidati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Divjakës

Në vijim të garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, kandidatët në garë po vijojnë fushatën, e cila do të përmbyllet në 29 korrik 2023 sipas parimit një anëtar një votë.

Fjala e plotë e kandidatit Lulzim Basha me demokratët e Divjakës:

PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik që nuk i përfaqëson më. Listat e hapura vetëm fillimi…

Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më.

Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne:

Për aleancën tonë me partnerët strategjikë;

Për luftën pakompromis ndaj korrupsionit;

Për pastrimin e politikës dhe për t’u dhënë fuqi shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës.

Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojme rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye:

☑️ Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;

☑️ Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;

☑️ Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;

☑️ Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.

Në duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika!

Read More
04 Kor
0

“Përgjithmonë mirënjohës”, Tabaku i bashkohet urimeve për pavarësinë e SHBA-së

 

Urimeve për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në postimin e ambasadës së SHBA-së në Twitter, Tabaku ka lënë një koment ku shkruan “Gëzuar 4 Korrikun! Përgjithmonë mirënjohës!”, duke e shoqëruar me një foto të saj në Amerikë.

 

Read More
04 Kor
0

Bardhi uron pavarësinë e SHBA-së: Gëzuar ditëlindjen Amerikë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shprehur urimin e tij në ditën e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bardhi shprehet se Korriku është dita më e mirë për të falenderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar.

“Korriku është dita më e mirë për të falenderuar SHBA që na ka qendruar në krah në kohërat më të vështira të kombit shqiptar. Siç thonë njerëzit e mençur, ka të paktën një gjë që është më keq sesa të luftosh me aleatët dhe kjo është të luftosh pa ta! Gëzuar ditëlindjen Amerikë!” – shkruan Bardhi në facebook.

Read More
04 Kor
0

Basha uron pavarësinë e SHBA-së

 

Deputeti dhe kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me anë të një statusi në Twitter, Basha ka zgjedhur fjalët e delaratës së pavarësisë së SHBA-së për të përçuar urimin e tij.

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi i ka pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme, se ndër to janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë…”, Happy 4th of July!” – shkruan Basha në facebook.

 

Read More