Blog

24 Kor
0

Basha: Vetting në politikë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në qytetin e Gjirokastrës.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha thotë se mjafton të shohësh vetëm dosjen e inceneratorëve, për të kutpuar se qeveria e kryeministrit Edi Rama vepron si organizatë kriminale.

Ai shtoi se duhet vetting i politikanëve për të ndarë njëherë e mirë politikën nga krimi e korrupsioni.

Fjala e plotë:

Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika!

Për kthimin e besimit tek politika është e rëndësishme ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga politikanët e pastër dhe kjo mundësohet përmes vetting-ut.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Mjafton dosja e Inceneratorëve për të kuptuar se si kjo qeveri vepron si një organizatë e strukturuar kriminale. Në kulmi e emigrimit qeveria shqetësohet për t’u shërbyer bandave kriminale duke legalizuar kanabisin, apo duke u vrarë shpresat studentëve me ligje anti-kushtetuese.

Prandaj bëhet gjithnjë e më e domosdoshme rritja e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye:

☑️ Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;

☑️ Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;

☑️ Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;

☑️ Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un e politikanëve;

Votën e diasporës;

Kufizimin e mandateteve.

Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë të njëjtat vlera me ne, për të ndërtuar së bashku alternativën që duan dhe presin shqiptarët.

Read More
24 Kor
0

Indrit Sefa: Çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës, është oksigjen për Edi Ramën

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka reaguar pasi kryesia e PD vendosir që vula e partisë të përdoret prej tij, duke ja hequr këtë të drejtë Gazment Bardhit.

Në një deklaratë për mediat, Sefa është shprehur se kërkesa e 7 deputetëve të PD-së për ndalimin e procesit zgjedhor, është antistatutore. Ai tha gjithashtu se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e plotë:

Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore.

U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me

vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e  Statutit.

– Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është:

Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që

militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të

ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.

E bëj këtë sqarim për t’i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.

Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.

Të interesuarve direkt për t’i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca

vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm :

1- Kryesia

2- Kryetari

Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore.

I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë.

Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha.

Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo perdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.

 

Read More
23 Kor
0

Zjarri në Vlorë, reagon Tabaku: U ndërtuan 3 inceneratorë korrupaioni, sot u rrezikohet jeta turistëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave, por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.

Tabaku shoqëron postimin me një foto që tregon djegien e mbeturinave në qytetin e Vlorës dhe shprehet se ky është një krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve.

Sipas deputetes demokrate, 430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsi

Postimi i plotë:

“Turizmi është sot një nga ato begati që i jep gjallëri jo vetëm të ardhurave të pakta të familjeve shqiptare por edhe buxhetit të shtetit. Begatia për të cilën ne kemi detyrë ta mirëmbajmë dhe ta trajtojmë siç duhet por që fatkeqësisht dështojmë përherë t’i marrim më të mirën.

430 mln euro i janë dhuruar personave me duar në xhepa për të ndërtuar tre instalacione korrupsioni me justifikimin e një Shqipërie të pastër. Sot, kur duhet të kishim një bregdet më të pastër ne shohim pamje të tilla ku pirgjet me plehra digjen në mes të ditës duke i shtuar vapës së tmerrshme ndotjen e korrupsionit që ia ka bllokuar shqiptarëve mushkëritë” – shkruan Tabaku në Facebook.

Read More
23 Kor
0

Basha: Vetting në politikë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në qytetin e Sarandës.

Në takimin me demokratët e Sarandës, Basha tha se e vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni është Vettigu në politikë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë.

Postimi i plotë:

Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar.

Vetting-u i politikanëve është edhe mënyra për të çrrënjosur modelin e baltosjes, duke treguar me fakte se kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush mbron interesat e oligarkëve e kush jo.

Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që kanë frikë nga vetting-u, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Bashkë me hapjen e listave, ku deputetët i zgjedhin qytetarët dhe jo kryetari, kjo është garancia për krijimin e një qeverie dhe Parlamenti që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Dhe për të ndalur njëherë e mirë kapjen e shtetit, që siç po ndodh sot, pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive po i hap rrugë legjitimimit të kanabisit për llogari të grupeve kriminale, apo “burgosjes” për studentët e mjekësisë me ligje anti-kushtetuese.

Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Read More
22 Kor
0

Basha: Legalizimi i kanabisit i shërben krimit, vetting për ta shkëputur politikën nga krimi e korrupsioni

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në Vlorë. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit, ku tha Legalizimi i kanabisit i shërben krimit.

Ai i bën thirrje SPAK që të hetojë këdo që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Reagimi i Bashës:

Në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve.

Tashmë është fakt botërisht i njohur se si kjo qeveri e kanabizoi Shqipërinë.

Në Raportin Botëror të Drogës për vitin 2022, publikuar nga zyra e OKB-së për krimin dhe drogën, Shqipëria renditet në vendin e 7 nga 154 vende të botës për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës.

Pamundësitë ekonomike, varfëria e papunësia kanë detyruar qindra qytetarë të punojnë si skllevër në parcelat e kanabisit që mbroheshin nga policia. E në vend që qeveria të tërhiqte investime, që hapin vende pune, rrisin mirëqënien e tyre, legalizon industrinë e kanabisit.

Në po të njëjtën ditë kjo mazhorancë, e cila ka dështuar t’u krijojë kushte më të mira e trajtim dinjitoz mjekëve që të mos largohen, kërkon me ligj t’i “burgosë” mjekët e ardhshëm për t’i ikur përgjegjësisë së saj.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon afera e Inceneratorëve, apo abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.

Ne inkurajojmë dhe mbështesim SPAK-un të hetojë pa e ndalur hetimin e gjithkujt që ka abuzuat me paratë dhe besimin e shqiptarëve e nga ana tjetër kërkojmë sa më parë vetting-un e politikanëve, për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo. E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK, që paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve!

Partia Demokratike ka nisur ndryshimin nga vetja e do ta sjellë këtë ndryshim për gjithë Shqipërinë duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet të cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve, që t’i zgjedhin vetë deputetët e tyre e për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

Read More
21 Kor
0

Basha: Pasi kanabizuan Shqipërinë tani e legalizojnë. SPAK të ndalë përdorimin për grupet kriminale

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha është shprehur se ligji për legalizimin e kanabisit tregon qartë që prioritet i qeverisë është kanabizimi i vendit.

Nga takimi që pati me demokratë të Fushë Krujës, Basha tha gjithashtu se qeveria shqiptare kërkon t’i “burgosë” studentët e mjekësisë me ligje anti-kushtetuese.

Në fund ai renditi edhe 5 prioritetet e PD-së, që sipas tij, do e ç’lirojnë Shqipërinë nga korrupsioni.

Postimi i plotë:

Përparësia e kësaj qeverie duket se është kanabisi. Pasi nisi qeverisjen duke kanabizuar Shqipërinë, tani po e legalizon atë. Kjo është përgjigja e saj për të rinjtë që po emigrojnë masivisht, apo studentët e mjekësisë që kërkon t’i “burgosë” me ligje anti-kushtetuese.

Pas legalizimit të vjedhjes përmes Inceneratorëve, check-up, tenderave dhe koncesioneve korruptive tashmë i duhet legjitimimi i kanabisit për llogari të klientëve të pushtetit. SPAK duhet ta ndalë përdorimin e këti ligji për nevoja të grupeve kriminale, duke hetuar çdo kompani guackë të interesuar për këtë industri, pasi pronarët e vërtet nuk do të shfaqen asnjëherë.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioriteti i çdo qytetari të këtij vendi.

Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjen me krimin dhe largimin nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që s’kanë asgjë për të fshehur.

Partia Demokratike është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me zgjidhjen e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

Listat e hapura;

Vetting-un në politikë;

Kufizimin e mandateve;

Votën e diasporës;

Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Read More
21 Kor
0

Afera e inceneratorëve, Tabaku: Shpresoj që dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës të shkoj përpara drejtësisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve. Në një ppstim në Facebook, Tabaku shkruan se u prit 6 vite që ish zv. Kryeministri, i cili ka paguar media, njerëz për të sulmuar këdo që denonconte këtë çështje, të ishte përpara drejtësisë.

Deputetja demokrate gjithashtu shkruan se rradhën e ka kryetari i Bashkisë së Tiranës të shkoj përpara drejtësisë ashtu siç e meriton.

Postimi i plotë:

Durimi thonë e ka shpërblimin e mirë! Unë prita 6 vite që ish zv. Kryeministri, i cili ka paguar media, njerëz për të sulmuar këdo që denonconte këtë çështje, të ishte përpara drejtësisë. Shpresoj shumë, që me durim, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës të shkoj përpara drejtësisë ashtu siç e meriton! Më vjen mirë që sot ata që atëherë e sulmuan Komisionin Hetimor të inceneratorëve, sot lexon gjetjet e tij! Kushdo që nuk e votoi, sot i del për zot atyre gjetjeve që janë dhe baza e akuzave të SPAK-ut!

Read More
21 Kor
0

Bardhi: Çfarë kanë të pëbashkët sot Arben Ahmetaj dhe Edi Rama? Të dy janë të arratisur!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në ‘facebook’ shkruan se Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të përbashkët kanë arratisjen.

Sipas Bardhit, njëri nuk jep llogari para drejtësisë, tjetri nga llogaridhënia para qytetarëve!

“Çfarë kanë të pëbashkët sot Arben Ahmetaj dhe Edi Rama? Të dy janë të arratisur! Njëri nga llogaridhënia para drejtësisë, tjetri nga llogaridhënia para qytetarëve!” – shkruan Bardhi.

 

Read More
21 Kor
0

“Afera e inceneratorëve tashmë e provuar”, Tabaku: Shteti bankomat i të kërkuarve nga drejtësia. Të ndalen pagesat për kontratat korruptive

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se tashmë afera e inceneratorëve nuk është më një sekret, ndërsa bën thirrje që të ndalohen pagesat.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thekson se i gjithë shteti është ngritur në këmbë dhe vazhdon të jetë avokati dhe bankomati për personat në kërkim.

Sipas saj, kushdo që vazhdon pagesat per inceneratorët vazhdon të jetë pjesë e korrupsiomit.

lg.php.gif

“Sot që afera e inceneratorëve nuk është më sekret. Që kushdo ka lexuar me sytë e tij kapjen e shtetit. Që para drejtësisë ka 3 zyrtarë të lartë dhe dhjetra të niveleve të ulëta, qeveria duhet që menjëherë të ndalojë kontratat dhe pagesat e inceneratorit të Tiranës.

Përndryshe, kjo nuk është më një/disa zyrtarë që  kanë abuzuar. Por, i gjithë shteti është ngritur në këmbë dhe vazhdon të jetë avokati dhe bankomati për personat në kërkim.

Sot, s’ka më mundësi të thuash: nuk pashë, nuk dëgjova, nuk di. Kushdo që vazhdon pagesat vazhdon të jetë pjesë e korrupsiomit!” – shprehet Tabaku.

Read More
21 Kor
0

Basha takohet me sipërmarrësin në Pukë: Pasioni dhe krenaria e Përparim Laçit, nxjerrin në pah bukuritë e zonës

Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha, është takuar me sipërmarësin, Përparim Laçi, në Pukë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se pasioni dhe krenaria e tij ka bërë që të nxjerrë në pah bukuritë e Pukës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Përparim Laçin e të vizitoja bujtinën e tij autentike ku na ofroi mikpritje të veçantë.

Përparim Laçi një sipërmarrës dhe alpinist i apasionuar i turizmit malor, që ka ditur të ngjisë majat e thepisura të sipërmarrjes me të njëjtën këmbëngulje si Everestin dhe malet shqiptare, na tregoi me pasion dhe krenari për bukuritë  natyrore të zonës së Pukës.

Me punë e përkushtim të madh ka ndërtuar edhe pistë skish e poligon duke e bërë tërheqëse Pukën për çdo stinë. Të shumtë janë miqtë e huaj dhe vendas që kanë provuar mikpritjen e mrekullueshme dhe janë mahnitur me bukuritë e rralla që ofron Puka.

Read More