Blog

08 Nën
0

Basha: Investimi i Ramës është te Berisha, PD s’duhet të merrej me kauza personale

Basha, në studion e emisionin “Log”, ndër të tjera tha se Partia Demokratike nuk është në duart e Sali Berishës, por të Edi Ramës.

Ai tha se nuk kanë ndërmend të lejojë Ramën “të ketë luksin të grabisë mandatin e katërt, pa dhënë llogari për mandatin e 3, 2 për ekonominë, për lidhjet me krimin”.

“PD nuk e mori Berisha, e mori Rama me duart e Berishës. Berisha u përdor nga Edi Rama dhe vendosi ekuivokun të cilin e keni parë të shpallet në sloganin e PS. Jo pak i ngjashëm me atë të fushatës së 2021. Në zgjedhjet e ardhshme, është o Edi Rama o Sali Berisha. Ky është luksi që investoi Edi Rama dhe me të cilin u ka rob Berisha.
Nuk kemi ndërmend të lejojmë Edi Ramën të ketë luksin të grabisë mandatin e katërt, pa dhënë llogari për mandatin e 3, 2 për ekonominë, për lidhjet me krimin. Madje edhe për mandatin e tij personal është prodhim i bandave kriminale të Durrësit.
Jemi këtu për të siguruar shqiptarët të kenë një alternativë që shpalos një program të vërtetë që e nxjerr Shqipërinë nga ky udhëkryq.
Fokusi i PD duhej të ishte ecja përpara dhe jo ngecja në një luftë të brendshme. Fatkeqësisht investimi Ramës pati sukses. Beteja për të përçarë opozitën ka shenjën e gishtave të Edi Ramës, jo vetëm atë si person, por oligarkët, mediat e kontrolluara nga ai dhe krimi”, tha Basha.

Read More
08 Nën
0

McGonigal/ Basha: Rama korruptoi zyrtarin e lartë amerikan për të më goditur mua, akt i paprecedentë që nuk amnistohet

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Log” në News24, ka folur për çështjen McGonigal dhe implikimet e kryeministrit Edi Rama. Basha theksoi se hetimet dhe raportimet e medias amerikane kanë hedhur dritë mbi rolin e Ramës në korrupsionin e ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së për zyrën e New York-ut, Charles McGonigal.

Sipas Bashës, të dhënat dhe dëshmitë e publikuara deri më tani, si nga procesi gjyqësor ashtu edhe nga gazetaria investigative, e tregojnë qartë se Edi Rama ka pasur si objektiv të korruptonte McGonigal për të sulmuar rivalin e tij politikë, Lulzim Bashën, i cili në atë kohë ishte dhe kandidat për kryeministër.

Ai gjithashtu tha se nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha e përdor historinë sa herë që i nevojitet sipas tekave të tij.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Si çështja gjyqsore ashtu dhe raportimi profesional i medias amerikane, e ka bërë të qartë për të gjithë ata që nuk dinë apo nuk duan të lexojnë anglisht, e kanë bërë dhe me fotografi që targeti i zotit Rama në korruptimin e ish-drejtorit të kundërzbulimit për zyrën e New York, Charles McGonigal, ishte në fjalët e dëshmive të publikuara qoftë dhe nga procesi gjyqësor, qoftë dhe nga gazetaria investigative, rivali i tij për kryeministër Lulzim Basha. Ndërsa Sali Berisha e përshtat historinë sa herë që i nevojitet sipas tekave të tij, por fakti është që zoti Rama është kapur në flagrancë, jo për herë të parë por kësaj radhe duke përdorur diçka që askush tjetër se ka menduar duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hesap të luftës së brendshme politike, në raport me mua atëherë si kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidati për kryeministër.

Read More
08 Nën
0

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Është patericë e pushtetit të korruptuar, për turpin e tij riciklon akuzat e Ramës ndaj meje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës, i cili në mënyrë qesharake përpiqet t’u hedh hi syve të demokratëve duke u viktimizuar me çështjen McGonigal.

Basha shprehet se faktet e provuara në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër tij, i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza, e për këtë fakt në vend që të ndihej i turpëruar, vazhdonte ciklin e mashtrimeve.

Ai më tej thotë se përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa. Pasi sipas tij, më e çuditshmja në këtë histori është fakti që nëse do ishte në bashkëpunim me Ramën, si ka mundësi që Berishës dhe familjes së tij i shtohen lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.

REAGIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.

Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.

Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdontë ciklin e mashtrimeve.

Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.

Read More
08 Nën
0

Basha: Arrestimi i Jurgis Çyrbes, dëshmi e lidhjes së Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook shkruan se arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, është dëshmi e qartë e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Sipas Bashës, mesazhet e siguruara nga rrjetet SKY/ECC kanë tronditur si qytetarët shqiptarë ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, duke hequr çdo dyshim mbi mbështetjen që qeveria e kryeministrit Edi Rama i jep elementëve kriminalë.

Basha ka theksuar se këto lidhje kanë deformuar proceset zgjedhore, duke rrënuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin e sigurinë kombëtare. Ai akuzoi kryeministrin se për vite me radhë ka mbrojtur dhe promovuar individë që kanë lidhje me krimin, me qëllim që të sigurojë vota për të mbajtur pushtetin e korruptuar.

Postimi i plotë i Bashës:

Arrestimi i Jurgis Çyrbes faktoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar.

Mesazhet në SKY/ECC kanë tronditur shqiptarë dhe partnerë ndërkombëtar të vendit, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e korruptuar, Edi Rama ka bërë pakt me llumin e shoqërisë, duke e fuqizuar atë për interesat e tij politike.

Lidhja e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore, duke deformuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin dhe sigurinë anembanë vendit.

Për vite me radhë Edi Rama ka mbrojtur dhe promovuar personazhet që kanë vepruar si ura lidhëse mes tij dhe krimit, prandaj pushteti i tij nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të qytetarëve, por të banditëve që kanë vjedhur vota për të.

Shqipëria meriton më shumë!

 

Read More
07 Nën
0

“Teatri parlamentar nuk fsheh ankthin e trekëndëshit të Bermudës”, Basha: Kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin

Kreu i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi se “teatri i shëmtuar” që luhet herë në parlament e herë jashtë tij nuk mund të fshehë ankthin që ka kapluar të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Bermudës” për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e qytetarëve shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se kambanat po bien për Edi Ramën, që sipas tij, përfaqëson majën e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo interesave të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Teatri i shëmtuar që bëhet herë në parlament e herë jashtë tij, nuk fsheh dot ankthin që ka kapur Trekëndëshin e Bermundës nga çfarë e pret, për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve. Tani kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo qytetarëve.

 

Read More
07 Nën
0

“Rama penguesi i reformës në drejtësi”, Basha: Nëse e mbështet SPAK-un, të votojë amendamentet tona

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit ritheksoi nevojën për të mbështetur drejtësinë e re dhe në veçanti ndaj SPAK në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Basha tha se ai dhe demokratët euroatlantikë e kanë treguar me fakte mbështetjen ndaj SPAK, pasi prej një viti më parë ka depozituar Kuvendin e Shqipërisë amendamente që mundësojnë plotësimin e nevojave të shprehura nga drejtuesit e këtij institucioni. Ai më tej tha se Edi Rama pengon sjelljen në Parlament, diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse sipas tij, Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Prononcimi i Lulzim Bashës në oborrin e Kuvendit:

Reforma në drejtësi kaloi në vitin 2016 vetëm në saj të mbështetjes të jashtëzakonshme dhe presionit të aleatëve euroatlantikë, të cilët realizuan në Shqipëri një reformë standarte për çdo vend anëtarë të Bashkimit Europian. Tashmë në fazën e anëtarësimit, një reformë e cila synon t’i jap fund pandëshkueshmërisë dhe trajtimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian si çifligje të një grushti politikanësh që pasi marrin pushtetin, nuk dinë të largohen deh abizojnë me besimin e qytetarëve, me fondet publike dhe me institucionet e shtetit.

Fakti është se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në vecanti ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Mbështetja ime dhe mbështetja jonë për reformën në drejtësi është e gjithëanshme dhe e pakushtëzuar prej momentit të zbatimit të atyre parimeve që mundësojnë një drejtësi të pavarur nga politika dhe këtë e kemi provuar me dorëzimin e një viti më parë të amendamenteve në Kuvendin e Shqipërisë, pas dëshmive të drejtuesve të SPAK-ut për të mbështetur SPAK-un me fonde, me infrastrukturë, me burime njerëzore dhe me ndryshime legjislative që mundësojnë që SPAK-u të bëjë detyrën duke vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzur me pasuritë e shqiptarëve.

Fakti është që një vit pas këtij akti, pra jo fjalëve, por aktit, Edi Rama pengon sjelljen në këtë sallë dhe diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ndaj, për qytetarët shqiptarë besoj është e qartë, por dua ta përsëris edhe njëherë nga njëra anë vullnetin tonë për të ecur përpara me mbështetjen totale ndaj SPAK-ut sot dhe nesër kur ky Parlament nga votat e qytetarëve. Dhe nga ana tjetër i bëj dhe njëherë thirrje Edi Ramës t’i jap fund hipokrizisë. Nëse ka një grimcë të vërtete në ato që thotë në mbështetje të SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, t’i jap fund sulmeve të hapura dhe të fshehta kundër SPAK-ut dhe të sjell votim në Kuvendin e Shqipërisë një vit pasi janë depozituar nga ne amendamente të cilat ndihmojnë SPAK-un të bëjë punën e vet i papenguar nga qeveria, i papenguar nga politika e të korruptuarve.

Read More
06 Nën
0

Basha flet për takimin me Trump: Autokratët e Ballkanit do të zhgënjehen

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” u pyet për foton e para disa viteve me Donald Trump, i cili u shpreh se është bërë gjatë një aktiviteti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai më tej foli edhe për deklaratat e politikanëve që duan ta shfaqin fitoren e Trump si mbështetje për ta. Basha tha se këto janë megallomanitë e ballkanasve që të davarisin mbështetësit e tyre.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Trump e kam takuar gjatë një aktiviteti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili kishte të bënte, nëse nuk gabohem atëherë me iniciativat e tij të punësimit. Dhe ka qenë një mbivendosje e pjesës më të rëndësishme të programit tonë politik, punësimi dhe politikat e punësimit.

Pyetje: Tani që fitoi Trump, e shikon që ke një siguri pak më të madhe, se po vijnë zgjedhjet tona në 2025-ën.

Lulzim Basha: Këto janë megallomanitë e ballkanasve, politikanëve ballkanik, të cilët siç i pamë përpiqen edhe t’i davarisin dhe pa u bërë akoma presidentë. Politika amerikane është e sukseshme në misionin e saj kryesor të stabilitetit global, misioni numër një, dhe të mbrojtjes së hapësirës të lirisë dhe demokracisë perëndimore që është misioni dy. Që është hapësira e NATO-s, plus disa vende të tjera që janë jashtë hapësirës euroatlantike, si përshembull Japonia apo Australia, është kaq e sukseshme sepse nuk bazohet në mitomanitë e preferencave personale, siç përpiqet t’i thotë autokrati i ditës nga Tirana apo Beogradi.

Read More
06 Nën
0

“Brinjët e Trekëndëshit të Bermudës po bien”, Basha: Ose binin ata, ose binte shoqëria

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News duke folur për klasën e vjetër politike që e ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, tha se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.

Basha tha se brinjët e trekëndëshit po bien të treja një nga një.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Trekëndëshi i Bermudës ishte përkufizim i imi, i një realiteti që besoj të gjithë shqiptarët e kuptonin pse pati kaq sukses si frazë.

Pyetje: Nga e dinit që do binin brinjët e trekëndëshit?

Lulzim Basha: E kam pasur bindje, se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.

Pyetje: Po sikur sistemi të thotë do ruajm një brinjë të trekëndëshit?

Lulzim Basha: Nuk ka shanse, sepse brinjët mbajnë në këmbë njëri-tjetrin. Kështu që do bien të treja një nga një siç po bien.

Read More
06 Nën
0

Lulzim Basha në “Bardh a Zi”: Kryeministri aktual punon pak dhe vjedh shumë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News është shprehur se për kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij po nuk vodhe, po nuk bëre kulla, po nuk korruptove dhe po mos të korruptohesh, fle gjumë.

Sipas Bashës, definicioni i kryeministrit aktual kur ishte në krye të bashkisë, i cili është shumfishuar nga ky krebashkiak tani, është puno pak dhe vidh shumë.

Pjesë fjala e Bashës:

Për këtë po mos të vjedhësh, po mos të bësh kulla, po mos të korruptosh, po mos të korruptohesh, fle gjumë. Kjo është fabula e këtyre. Këta nuk i zë gjumi për 5D. Këtë kryebashkiak nuk e zë gjumi për 5D-të, atë tjetrin nuk e zë gjumi se i ka shkuar gjysma e qeverisë dhe e parlamentit në burg apo në SPAK. Pra, definicioni i kryeministrit aktual kur ishte në krye të bashkisë, i cili është shumfishuar nga ky krebashkiak, është puno pak dhe vidh shumë. Kështu që me njerëz që kanë këtë moral dhe që janë kapur tashmë, shqiptarët e dinë, SPAK po heton miliarda euro.

Read More
06 Nën
0

Lulzim Basha uron Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve: Miqësia dhe aleanca e shkëlqyer e Shqipërisë me SHBA-të do të arrijë maja të reja

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Donald Trump për fitoren dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehu përgëzime të përzemërta për këtë fitore historike dhe nënvizoi rëndësinë e aleancës mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të arrijë maja të reja.

Ai thekson se miqësia me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë një mbështetje e fuqishme për Shqipërinë, duke vlerësuar rolin e SHBA-së në momentet më të rëndësishme të historisë së vendit.

Urimi i Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha:

Përgëzime të përzemërta, @realDonaldTrump, për fitoren e madhe dhe kthimin historik në Shtëpinë e Bardhë. Jam i bindur se miqësia dhe aleanca e shkëlqyer e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të arrijë maja të reja, falë mbështetjes së palëkundur të popullit amerikan. Në çdo moment vendimtar të historisë tonë, shqiptarët janë bekuar nga miqësia e Shteteve të Bashkuara. Le të vazhdojmë këtë rrugë të mrekullueshme të lirisë dhe demokracisë, të bashkuar në besimin dhe angazhimin tonë për vlerat tona të përbashkëta. Suksese, zoti President!

Read More