Blog

13 Kor
0

Pampuri ironizon Ramën: Çatia e shtëpisë tënde po të bie në kokë, e ti merresh me shtëpinë e tjetrit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka komentuar reagimin e kryeministrit për përplasjen e ndodhur ditën e sotme në parlamentin e Kosovës. Pampuri ironizon komentin e Ramës me një shprehje popullore ku thotë se: kësaj i thonë “Çatia e shtëpisë tënde po të bie në kokë, e ti merresh me shtëpinë e tjetrit”.

Sipas deputetes demokrate në rastin konkret, kryeminstri së pari duhej të përgjigjej për hallin ku ndodhet forca e tij politike pasi bashkëpunëtorët e tij që po zhvendosen në qeli.

 

Reagimi i deputetes Oriola Pampuri:

Kësaj i thonë; “Çatia e shtëpisë tënde po të bie në kokë, e ti merresh me shtëpinë e tjetrit”. Po s’thonë kot, hallemëdhenjtë merren gjithnjë me të tjerët, për të harruar hallin e vet.
Kosova është sigurisht çështje dhe e jona, e çdo ngjarje atje i dhemb gjithashtu çdo shqiptari, por në rastin konkret, kryeminstri së pari duhej të përgjigjej për hallin ku ndodhet forca e tij politike ku grupet rivale brenda saj po fundosin njëri-tjetrin, e ajo mazhorancë po qëndron veç për fasadë, e bashkëpunëtorët e tij që po zhvendosen në qeli.
Të mos kesh sistemuar hallet në shtëpinë tënde politike, të mos flasësh asnjë fjalë për forcën tënde politike, t’i shmangesh çdo diskutimi, qëndrimi apo debati për forcën tënde politike e të nisësh tu tregosh të tjerëve gabimet, ç’kanë bërë, çduhet të bëjnë, të qerasësh me poste anarshistë e diletantë, kjo nuk është politikë, po thjesht degradim ku ka rënë politika sot.

 

Read More
13 Kor
0

Dhurata Çupi: Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nene të ligjit për kanabisin pa kamera, pa regjistrim, pa procesverbal, pa opozitën, pa kuorum!

 

Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar sot me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, teksa opozita nuk ishte e pranishme. Pwr kwtw ka reaguar deputetja e Partisw Demokratike Dhurata Çupi, e cila nw seancwn parlamentare tha se janë votuar 45 nene të ligjit për kanabisin në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë, pa praninë e opozitës si dhe nuk ka pasur kuorum.

Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:

Atëherë ju e mbyllët këtë moment të mbledhjes duke thënë që këtu kërkohet përgjegjshmëri. Po dakord, për përgjegjshmëri po flasim. A e dini çfarë ka ndodhur nga ora 12 deri në 12:10? Për 10 minuta, sepse në 12:15, ministrja e Shëndetësisë ishte aty , janë votuar 45 nene të ligjit për kanabisin. 45 nene të ligjit për kanabisin janë votuar në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë edhe nuk ka pasur dhe kuorum. Sepse një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ishin këtu, ose ulur ose nëpër sallë. Pra, nuk ka pasur as kuorum, ju foton mund ta bëni tani, unë po them në momentin që është bërë. Nuk ka pasur kuorum, janë votuar në mënyrë abuzive 45 nene të ligjit për kanabisin pa kamera, pa regjistrim, pa procesverbal, pa opozitën, pa kuorum që është më e rëndësishmja dhe më thonë që dhe brenda në votim, përveçse nuk ka pasur kuorum edhe nga aty ka pasur deputet që kanë abstenuar ose kanë qenë kundër. Pra, është një ligj i pamiratuar dhe në fshehtësi të plotë. Kjo është një turp dhe kjo është një papërgjegjshmëri zonja kryetare. Kësaj i thonë papërgjegjshmëri zonja kryetare.

Read More
13 Kor
0

Tërhiqet mazhoranca, pranohet kerkesa e opozites: Seanca për Ahmetajn do të mbahet nesër

Pas insistimit të opozitës, mazhoranca pranon kerkesën e opozites që seanca per Arben Ahmetaj të mbahet nesër në orën 10:00.

Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Read More
13 Kor
0

Deputetja Pampuri risjell në vëmendje denoncimin e para një viti: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtime jashtë shtetit me Mërtirin dhe Zoton

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, me anë të një postimi në facebook ka risjellë në vëmendje deklaratën e para një viti ku denonconte ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri se kishin udhëtuar jashtë vendit me biznesmenët e inceneratorëve që janë në kërkim, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Pampuri shkruan se fillimisht qeshin me akuzat, bëjnë sikur s’dinë gjë, më pas i mohojnë duke përdorur si mbrojtje sulmin dhe në fund arratisen.

Postimi i plotë:

Fillimisht qeshin me akuzat, bëjnë sikur s’dinë gjë, sikur nuk kanë lidhje me ta, më pas i mohojnë duke përdorur si mbrojtje sulmin, dhe në fund arratisen, kur përballen me akuzën.
Ky vend do bëjë përpara kur të dëgjohet zëri i njerëzve të papërlyer, kur përpëlitjet e atyre që përdorin mjegullën për të fshehur fytyrën, që t’i dëgjohet veç zëri, me të cilin mund të manipulojnë më lehtë, do të marrë fund, vetëm atëherë do të mund të ketë shpresë që ky vend do të bëhet, ndryshe, me aktrime jemi deri ne fyt, e askush që vepron me mendje nuk i merr më të mirëqëna.
Përballë mashtruesve, pazarxhinjve e manipulatorëve i drejti, i papërlyeri në një moment preferon të heshtë, dhe shijon aktrimin e tyre deri në fund.
Më shumë se një vit me parë në deklaratë për shtyp.

 

Read More
13 Kor
0

Tabaku: Jepni dorëheqjen pasi gjysma e grupit parlamentar të PS pjesë e dosjes së SPAK!

Deputetja e Partisë Deokratike, Jorida Tabaku është shprehur se deputetët dhe ministrat socialistë duhet të kishin dhënë dorëheqjen pas bërjes publike të aferës së inceneratorëve. Tabaku u shpreh se është turp që në Parlament nuk diskutohet për inceneratorët.

Replika e plotë e deputetes Tabaku në Kuvend:

Kërkesa e bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike është e drejtë për një çështje që Parlamenti e ka debatuar që në vitin 2018. Ky Parlament në vjeshtën e shkuar ngriti dhe një Komision Hetimor për këtë çështje, ku qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar dhe përpara drejtësisë.
Sot minimumi qeveria duhet të jap llogari! Është turp publik që i keni dal për zot një vepre korruptive dhe personave që kanë vjedhur e zhvatur buxhetin e shtetit! Sot gjysma e grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmendet në dosjen e SPAK-ut sepse ka dhënë tendera, ka firmosur konçesione dhe ka pasur lidhje me 3 personat në kërkim.

Sot gjysma e GP të PS duhet të ishte larguar dhe të ulte kokën! Sot gjysma e shtetit shqiptar është vendosur përpara përgjegjësisë për të mbrojtur këta persona, 3 antarë të maxhorancës që kanë bërë aferën e shekullit!

Sot qeveria nuk mund të fshihet pas një akuze që PD ka bërë për 7 vite me rradhë dhe pasi keni shkuar si grup parlamentar tek inceneratori i Elbasanit dhe i keni vendosur ftyrën tuaj korrupsionit. Keni dëshmuar nën betim në Komisionin Hetimor që nuk keni asnjë lidhje me to.
Janë të paktën 6 ministra dhe ish ministra, 1 zv. Kryeministër, 4 kryetar bashkishë ku 3 ndër ta janë akoma në detyrë, të cilët sot duhet të përgjigjen para drejtësië. Është i gjithë Këshilli i Ministrave që kanë ngritur gjithë shtetin në këmbë për t’i dhënë një kontratë korruptive 3 personave që erdhën vetëm prej miqësisë së tyre me ministra.

Sot, minimumi i llogarisë publike, duhet të flitet sot për këtë çështje pasi ish-zv. Kryeministri, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe ish ylli në ngjitje i qeverisë socialiste, ish-gardiani i financave publike ka çelur buxhetin e shtetit për 3 persona në kërkim dhe është bërë mbrojtësi më i mirë i korrupsionit dhe zbatuesi më i mirë i vjedhes buxhetit të shtetit.
Sot, nëse do të kishte përgjegjësi politike, duhet të kishit dhënë dorëheqjen të gjithë me rradhë! Kjo është afera më e madhe që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar! Kjo është afera që duhet të diskutonte ky Parlament sot dhe kushdo që flet e mbron akoma është pjesë e krimit! Është turp që Parlamenti mos të diskutojë sot për këtë!

Read More
13 Kor
0

“Urime PS Përmet!”, Tabaku në Parlament zbulon se si Ahmetaj i siguronte tendera Mërtirit

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka nxjerrë disa të dhëna të tjera nga dosja e SPAK për Arben Ahmetaj. Sipas Tabakut, Ahmetaj është kapur në përgjim duke komunikuar me mesazhe tekefonike me biznesmenin e shpallur në kërkim, Mirel Mërtiri, ku ish-zëvendëskryeministri i ka siguruar biznesmenit tendera në Divjakë, Korçë, Berat, Fier dhe Përmet.

Fjala e deputetes Tabaku në Kuvend:

“Urime PS Përmet!” kjo është fraza që më ka ngelur në mendje nga e gjithë dosja që unë pashë dhe lexova nëpër media. A ka degjenerim më të madh të shtetit sesa një person në kërkim të çoj mesazhe duke uruar “Urime PS Përmet!”. Sigurisht, sepse nga PS u ngrit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Aty i mori tek Zoto dhë Mërtiri, aty u bënë biznesmenë, aty arritën që t’i marrin shtetit 430 milionë Euro.

“Urime PS Përmet!” – kjo duhet të ishte fjala që duhej të diskutohej sot. Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhjet sot kur ti e shikon që zgjedhjet në këtë vend që kur PS nuk ishte në pushtet, po flasim për zgjedhjet e 2011, janë paguar e vjedhur nga këta 3 biznesmenë në çdo zonë që ka shkuar Arben Ahmetaj.
Nuk ka skandal më të madh për shtetin shqiptar sesa ajo dosje hetimore që i ka ardhur Parlamentit. Sot, kushdo që ka qënë në Komisionin Hetimor për inceneratorët që është bërë avokat publik i 3 personave në kërkim, por njëkohësisht dhe i 3 personave që duhet të ishin sot përpara drejtësisë, sot duhet të uli kokën dhe të ketë turp! Duhet t’i kërkojnë shqiptarëve ndjesë që kanë mbrojtur dhe fasadë për 430 milionë Euro që sot i mungojnë buxhetit të shtetit!

Sot, kushdo që ka sulmuar PD-në në këtë betejë që nisi në 2017, duhet të ketë turp! Duhet të kenë turp dhe gjithë makineria qeveritare që mu vu kundra mua, zonjës Dhurata çupi, z. Gështënja, z. Bushati, znj. Zhupa dhe këdo që ndenjti deri në fund në Komisionin Hetimor u bëmë tabelat e qitjes tuaja për korrupsionin tuaj dhe të kësaj qeverie.

“Urime PS Përmet!”- kjo është fraza që më ngeli në mendje dhe duhet t’i ngeli në mendje çdo shqiptari sesi zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë drejtoheshin nga 2 persona sot në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që erdhën me duar në xhepa dhe i bëtë 430 milionë Euro në xhepat e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar dhe i bëtë biznesmenë nga asgjëja!

Ky është tërmeti që duhet të diskutojmë sot! Kështu ishte dhe Dibra, Vora dhe çdo palë zgjedhje që ka fituar kjo qeveri.

“Urime PS Përmet!”, besoj e tregon më mirë fytyrën e kësaj qeverie kur e urojnë 2 persona në kërkim ndërkombtarë!

Read More
13 Kor
0

Grupi i PD, kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme. Të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj. Kryeministrin të vijë të japë llogari në seancë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend për të diskutuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Krujë si dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Bardhi u shpreh se seanca duhet pezulluar deri në momentin e ardhjes së kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme.

“Është një aferë e qeverisë së Edi Ramës. Duhet të vijë në seancë dhe të japë llogari për të dyja çështjet. Është i vetmi që nuk ka folur ende për asnjërën nga dy ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën dhe njoftojeni.

Nuk besoj se ka punë më të rëndësishme se të japë llogari për një aferë 430 mln euro dhe për një aferë tjetër që kishte shpallur një zonë shumë pak kilometra larg Tiranës si zonë në urdhrat e një fisi të deputetit të tij. Kushte vetëm një familje që urdhëronte për shkak të pushtetit që i ka dhënë Edi Rama”, deklaroi Bardhi.

Kërkesa e tij u kundërshtua nga deputetja e PS, Klotilda Bushka. “Kërkesa e Gazment Bardhit nuk ka as bazament, Procesi për të cilin diskutohet nuk është politik. Është procedurial. Duhet të mbizotërojë interesi i drejtësisë. Ne kemi bërë kërkesë në këshillin e mandateve. Kemi një opinion. Duhet të bëhet një raport. Rregullorja e normon qartë këtë proces. Ne kemi mbaruar dje shqyrtimin dhe kemi vendosur që raporti dorëzohet nesër dhe të hënën është seanca”, deklaroi ai.

 

Read More
13 Kor
0

Tabaku: Adresa e qeverisë “Sky Tower” kati 13, apartamenti 133

Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku në Kuvend:

 

Mendoja që do të ishte në ndërin e këtij parlamenti që të mbulonte turpin që e ka zënë sot qeverinë shqiptare dhe të votonte për heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestit të ish- zv. Kryeministrit, ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ish ministrit të Rindërtimit dhe kushedi sesa ish-ave të tjerë, për këtë aferë që ky parlament I ka dalë për zot.

Sot, e gjithë qeveria shqiptare duhet t’i kërkonte ndjesë qytetarëve shqiptarë dhe kushdo tjetër që është përmendur në atë dosje të ulte kokën, sepse i dolën për zot 3 personave në kërkim ndërkombtarë dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për aferën korruptive 430 mln Euro.

Kur unë në Komisionin Hetimor për inceneratorët thoja që i gjithë shteti është i ngritur në këmbë, nuk e mendoja kurrë që adresa e qeverisë do të ishte “Sky Toëer, Kati 13, Zyra 133”. A e dini të nderuar kolegë që dokumentet e shtetit janë shkruar tek Sky Toëer-i në katin e 13? A e dini që keni votuar pro për dokumenta të shkruar nga biznesmenë?

A ka kapje shteti më të madhe sesa ligje, vendime të Këshillit Bashkiak dhe përgjigjje të ministrive t’i kthejë një biznesmen që sot është në kërkim ndërkombtarë? Apo sesa kur ish- zv. Kryeministri thërriste kryetarët e bashkive socialiste në një restorant në periferinë e Tiranës dhe t’i detyrojë me rradhë që të japin tendera Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit? Kjo është kapja e shtetit!
Nuk ka diskutim tjetër parlamenti përveç kërkesës së GP të PD për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ahmetajt.

Ka pasur zyrtarë të ndershëm, e thotë dhe dosja e SPAK, dua të vlerësoj ish ministrin e Financave z. Cani i cili ka bërë deri në fund rezistencë; znj. Dhëmbi, drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit; një numër të madh zyrtarësh në MFE që i kanë bërë rezistencë deri në fund Arben Ahmetajt që i thërriste në zyrë dhe i vendoste përpara përgjegjësisë duke ju bërë presion për të firmosur letrat e inceneratorëve.

Duhet të flisni sot për faktin që i keni lënë punonjësit e shtetit sot dhe administratën publike në duart e kriminelëve dhe që ia keni çuar biznesmenëve në zyrë për të dhënë firmat. A ka kapje shteti më të madhe dhe krim më të madh sesa kur një shtet i tërë të ketë shkruar letra koncesionesh?
Si nuk keni turp që keni bërë avokatinë publike duke sulmuar PD-në për një aferë që e ka mbrojtur me dinjitet për 7 vite.

Skandali i Rrahman Rrahjas tregon shembullin tuaj sesi i forti në politikë, në biznes, i’a del duke mos folur asnjëherë në parlament, duke ardhur me gojën mbyllur, duke shkuar në zonën e tij dhe duke drejtuar që nga gurorja dhe bizneset e zonës, deri tek kultivimi i kanabisit. Për çfarë është zgjedhur Rrahman Rrahja në parlament dhe 20 deputet të tjerë në parlament? Për programin e partisë socialiste? Kjo është oferta politike që kjo qeverisje ka?

Për të cituar Kryeministrin Rama në vitin 2014: “Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori. Siç ia hëngri PD malet Krujës, nuk ia ka ngrënë asnjë sulltan tjetër. Ne e mbyllim këtë plagë t tmerrshme dhe të gjitha guroret brenda vitit që vjen.” Por sot janë 50 gurore në qytetin e Krujës. çfarë ndodhi me sistemin që ju do të rrëzonit, që në fakt e perfeksionuat duke e rritur e duke ndarë favoret tek të fortët e politikës dhe biznesit? Se Rrafmanët e politikës dhe biznesit sot kanë kapur parlamentin.
Nëse unë do të isha deputete e PS-së sot, do të isha kokëulur dhe do i kisha kërkuar ndjesë shqiptarëve për 430 mln Euro që i keni hequr buxhetit të shtetit dhe vazhdoni t’i mbroni sot.

Sot ministrja e Financave, e cila ka qënë drejtoreshë tatimesh, duhet të fliste sesi ka lejuar kompani në hetim të marrin koncesione. Të gjithë deputetët që kanë qënë kryetarë bashkie që janë thirrur nga Ahmetaj për të firmosur tenderat për të, duhet të japin llogari dhe të kërkojnë ndjesë.
Kushdo që ka qënë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, që në konflikt interesi kanë mbrojtur ata 3 individë, duhet të kërkojnë ndjesë sot.

A ka turp dhe moral sot që ju të vini dhe të na akuzoni përsëri ne? Me çfarë lartësie morale të flasi Ulsi Manja që ka dosje në prokurori dhe të diskutojë zgjedhjet kur i ka vjedhur? Kjo është mënyra sesi PS ka fituar, me Rrahmanët e Krujës dhe të biznesit. Ky është modeli që keni ngritur në politikë! Prandaj të rinjtë largohen dhe ikin sepse nuk e gjejnë dot veten këtu. Për këtë model që po vret Shqipërinë, duhet të keni turp dhe të kërkoni ndjesë shqiptarëve.

Unë besoj që nga PS ka kolegë të përgjegjshëm, si z. Cani dhe punonjës të administratës shtetërore që e kanë refuzuar ta firmosin, ka deputetë që kanë refuzuar të bëhen pjesë e kësaj dhe këta sot duhet ta ngrejnë zërin, të kërkojnë që të votohet në rendin e ditës kërkesa për arrestin dhe heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt!

Sot parlamenti shqiptar ka një njollë të tmerrshme turpi, e ka pasur politika shqiptarë me kriminelët, sot e ka parlamenti. Sot Shqipëria ka një njollë të tmerrshme turpi sepse numri 2 i qeverisë është arratisur me lejen tuaj, kur për 1 vit me rradhë e keni mbrojtur.

Ka ardhur momenti që në politikën shqiptare të ndahen gjërat. Ndoshta jemi idealistë dhe PD-së do i duhet kohë që për çështjet e saj të drejta si dekriminalizimi dhe korrupsioni t’i jepet të drejtë. Por, diçka di me siguri, që nuk ka turp më të madh që ka mbuluar parlamentin shqiptar dhe ata deputetë që kanë bërë avokatët e Arben Ahmetajt dhe shokëve të tij. Këta avokatët e instalacioneve të korrupsioneve, që sot nuk janë as në terren, duhet të largohen me turp nga ky parlament!

Read More
12 Kor
0

“Shteti shqiptar është i kapur”, Tabaku: Ligjet bëhen në zyrat e biznesmenëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në facebook shprehet se sot shteti shqiptar është i kapur. Sipas Tabakut, ligjet shkruhen në zyra biznesnesh, se si i gjithë shteti shqitpar është në shërbim të atyre që sot përfitojnë.

Postimi i plotë:

Kohët e fundit, ka dalë një diskutim për kapjen e shtetit. Se si ligjet shkruhen në zyra biznesnesh, se si i gjithë shteti shqitpar është në shërbim të atyre që sot përfitojnë. Se si ligjet shkruhen në zyra biznesmenësh.

Se si e gjithë administrata shqiptare, shkruan shkresa i shkojnë bizneseve  edhe ato japin përgjigjet. dhe se si vendimet e Këshillit Bashkiak shkruhen në zyra biznesesh. Kjo është kapja e shteti! Se ne pyesim çfarë është kapja e shtetit? Ja kjo është kapja e shtetit!

Nuk ka gjë më të rëndë se sa ligje që shkruhen me porosi pasi kjo është kapja e shtetit.

Meqënëse kemi këtu përfaqësues të Ministrisë së Financave dua të japë vlerësimin tim për përfaqësues të kësaj ministrie që i kanë qëndruar fort ligjit. Inkurojohesh kur sheh që ka punonjës shteti që i qëndrojnë ligjit dhe nuk janë të gjithë njësoj.

z. Yzeiri se ke qenë dhe në opozitë. Por, dua të falenderoj drejtoreshën e përgjithshme të buxhetit dhe ish ministrin e financave z. Cani që i kanë qëndruar fort çështjes së inceneratorëve deri në momentin e fundit ku gjithë pjesa e mbetur e qeverisë i çonte ligjet e shtetit dhe shkresat e shtetit për t’u shkruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

Read More
12 Kor
0

Gazment Bardhi takon Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan: Thelbësore për demokracinë në vend forcimi i opozitës, përmes proceseve përbashkuese dhe jo ndarëse

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, kanë zhvilluar një takim me Drejtorin për Europën pranë IRI-it, z. Paul McCarthy. Bardhi shprehet se në në takim i bisedua për një opozitë të fortë përmes proceseve përbashkuese dhe se e vetmja rrugë e PD për të ecur përpara është duke mos qenë peng i kultit të individit.

 

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ishte kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën pranë IRI-it, z. Paul McCarthy, me të cilin sëbashku me kolegën Jorida Tabaku ndamë qëndrimin e përbashkët se është thelbësore për demokracinë në vend forcimi i opozitës, përmes proceseve përbashkuese dhe jo ndarëse.

Sfidat që po kalon PD nuk duhet t’i mbivendosen misionit të çdo opozitari, për luftë pa kompromis ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Rruga e vetme që ka PD për të ecur përpara është duke mos qenë peng i kultit të individit, por duke u bashkuar rreth vlerave, qëllimeve të përbashkëta, interesit të anëtarëve të PD dhe qytetarëve shqiptarë, që duan që gjerat të ndryshojnë për mirë.

Nevoja imediate që ka Shqipëria për ndryshim na dikton një rrugë: Të shohim vetëm drejt të ardhmes dhe mos përsërisim gabimet e të shkuarës! Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë në vend.

Read More