Blog

12 Kor
0

Basha: Pas 3 dekadash vonese dhe hipokrizie PD ndahet me kapitullin e dhimbshëm të diktaturës

Postimi i plotë:

Në shoqërinë e Zenel Drangut dhe Angjelin Dabërdakut vizitova Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Ish-Dega e Brendshme njihet si një nga burgjet më të egra të regjimit komunist ku janë burgosur e torturuar mijëra qytetarë dhe personalitete të kombit si: At Zef Pëllumbi, Imzot Ernest Çoba, At Benardin Palaj, Ahmet dhe Myfit Bushati, 22 vjeçarja Marie Tuçi, që u tortua çnjerëzisht derisa dha shpirt e shumë të tjerë.

Tek kalojmë para birucave, dhomës së hetuesisë dhe dhomës së torturave z. Drangu i dënuar me 20 vjet burg për tentativë arratisje, dhe z. Dabërdaku, i dënuar me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, tregojnë për torturat mizore që bëheshin në këto ambjente, por dhe për qëndresën me kurajo mbinjerëzore e dinjitet të të arrestuarve dhe të burgosurve. Atmosfera e terrorit dhe çnjerëzores dhe kumti i sakrificës për liri dhe dinjitet i lënë vendin njëra-tjetrës me çdo hap që hedhim.

Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ende shumë nga familjet e të ekzekutuarve nuk kanë gjetur eshtrat e të parëve. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës. Rishikimi i teksteve shkollore dhe edukimi i rinisë shqiptare me mësimin e hidhur e të kaluarës është një investim që ajo të mos përsëritet më kurrë! Ndërsa për PD dhe demokratët ndarja me këtë kapitull të dhimbshëm vjen pas 3 dekadash vonesë dhe hipokrizie. Nuk do të lejojmë në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë më të dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste.

Që historia e genocidit komunist në Shqipëri, të mos gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve. Përfaqësimi politik i të përndjekurve në programin dhe ekipin e Partisë Demokratike është garanci për të nesërmen.

 

Read More
12 Kor
0

Opozita prezanton dhe dorezon Raportin në Këshillin e Mandateve

Raporti u prezantua ne emer te opozites nga Kryetari i Grupit Gazment Bardhi.

Bardhi: 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale.

Read More
12 Kor
0

Tabaku: Inceneratorët dëshmi e shtetit të kapur

Fjala e deputetes të Partisë Demoratike, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ekonomisë:

Kohët e fundit, ka dalë një diskutim për kapjen e shtetit. Se si ligjet shkruhen në zyra biznesnesh, se si i gjithë shteti shqitpar është në shërbim të atyre që sot përfitojnë. Se si ligjet shkruhen në zyra biznesmenësh.

Se si e gjithë administrata shqiptare, shkruan shkresa i shkojnë bizneseve edhe ato japin përgjigjet. dhe se si vendimet e Këshillit Bashkiak shkruhen në zyra biznesesh. Kjo është kapja e shteti! Se ne pyesim çfarë është kapja e shtetit? Ja kjo është kapja e shtetit!

Nuk ka gjë më të rëndë se sa ligje që shkruhen me porosi pasi kjo është kapja e shtetit.

Meqënëse kemi këtu përfaqësues të Ministrisë së Financave dua të japë vlerësimin tim për përfaqësues të kësaj ministrie që i kanë qëndruar fort ligjit. Inkurojohesh kur sheh që ka punonjës shteti që i qëndrojnë ligjit dhe nuk janë të gjithë njësoj.

z. Yzeiri se ke qenë dhe në opozitë. Por, dua të falenderoj drejtoreshën e përgjithshme të buxhetit dhe ish ministrin e financave z. Cani që i kanë qëndruar fort çështjes së inceneratorëve deri në momentin e fundit ku gjithë pjesa e mbetur e qeverisë i çonte ligjet e shtetit dhe shkresat e shtetit për t’u shkruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

Read More
12 Kor
0

Tabaku në Komisionin e ekonomisë: Legalizimi Cannabis i vetmi projekt ekonomi propozuar nga qeveria në dhjetë vite

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi më shumë informacion nga qeveria sa i përket ndikimit në ekonomi të Projekligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësorë dhe industriale”. Zonja Tabaku e ngriti këtë pretendim gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, pasi mazhoranca refuzoi ti jepte këtë të drejtë opozitës që kishte bërë disa pyetje lidhur me ndikimin në ekonomi të kësaj nisme.

“Ndikimi ekonomik është arsyeja se pse qeveria po e kalon këtë ligj. Pikërisht kjo na intereson dhe ne që të diskutojmë. Kemi bërë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria. Kjo është e para politike për ekonomi të re, krijimi i një sektori të ri, dhe askush nuk dha llogari se si do zhvillohet ky sektor. Është një ndryshim shumë i madh i politikësekonomike të qeverisë. Vitet e fundit qeveria nuk ka pasur asnjë politikë ekonomikeveç kësaj.
Çfarë sektori keni hapur këto 10 vite? Çfarë ligji ke sjellë këto vite këtu për të zhvilluar ekonomi të re? Kjo është hera e parë që ky komision diskuton një ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Informacioni i qeverisë për këtë ligj është bosh! Nuk asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do të ketë sektori në të ardhmen! Qeveria për herë të parë në këto 10 vite sot ka sjellë një ligj që thotë se do të hapim një sektor të ri dhe ne nuk kemi asnjë informacion! Askush nuk dha llogari se si do të bëhet ky sektor”, – tha zonja Tabaku duke ngritur shqetësimin për kalimin me procedurë të përshpejtuar krejtësisht pa arsye të këtij ligji. Pavarësisht shqetësimit të opozitës për efektet ekonomike dhe mungesës së informacionit nga qeveria, shumica e votoi në parim projektligjin.

 

Read More
11 Kor
0

Basha: Qeveria e zhytur në krim dhe korrupsion, duhet vetting në politikë!

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës me demokratët e Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve të 29 koreikut. Basha u shpreh se qytetarët e vendit po shohin se si qeveria ka ndërtuar një sistem bazuar në lidhjet me krimin dhe korrupsionin.

Ai gjithashtu tha se PD është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse për ndryshim, që kërkon lista të hapura, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.

Postimi i plotë:

Shqiptarët po shohin çdo ditë se si kjo qeveri ka ndërtuar një sistem bazuar në lidhjet me krimin dhe korrupsionin.

Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që skanë asgjë për të fshehur.

Ky është një hap i rëndësishëm i cili së bashku me hapjen e listave, ku deputet i zgjedhin qytetaret dhe jo kryetari, është garancia për krijimin e një qeverie dhe Parlamenti që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Partia Demokratike është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqëror, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik:

-Listat e hapura;

-Vetting-un në politikë;

-Kufizimin e mandateve;

-Votën e diasporës;

-Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë riorganizimi i PD, hapja ndaj të rinjve e të rejave, grave profesioniste, ngritja e urave të bashkëpunimit me këdo që beson te vlerat euroatlantike, për ta vënë politikën në shërbim të çdo qytetari që kërkon mundësi për të ndërtuar me ndershmëri një të ardhme më të mirë.

Read More
11 Kor
0

Ligji për shtetësinë, deputetja e PD ngre alarmin, Çupi: A rrezikon Shqipëria të ketë më shumë shtetas shqiptarë me kombësi të huaj se shqiptarë me kombësi shqiptare?!

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ngriti alarmin sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, për një fenomen që e rrezikon Shqipërinë në një të ardhme të afërt, ku sipas saj, falë iniciativës së qeverisë për shtetësinë, vendi mund të ketë më shumë shtetas shqiptarë me kombësi të huaj se sa shqiptarë me kombësi shqiptare.

Këtë çështje zonja Çupi e ngriti gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndyshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë”, prezantuar në komision nga zëvendësministri i brendshëm Andi Mahila.

“Nga vitit 2000 deri sot janë rreth 400 mijë shqiptarë që marrin shtetësinë shqiptare në vendet e BE. Ndërkohë propozimi juaj zgjeron fashën e perfitimit të shtetësisë shqiptare edhe nga qytetarë që kanë kombësi tjetër. A rrezikon Shqipëria që nesër në një të ardhme të afërm një dekadë të kemi një Shqipëri me shtetas shqiptarë me kombësi të huaj më shumë se me shqiptarë me kombësi shqiptare.
A keni ju një statistikë për këtë çështje që mund të jetë një histori dëshpëruese?”, – iu drejtua zonja Çupi, zëvendësministrit Mahila.

Read More
11 Kor
0

Pampuri: Mazhoranca po nxiton të miratojë ligjin për studentët e mjekësisë. Është në shkelje të Kushtetutës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka kritikuar qeverinë për përshpejtimin e procedurave për të miratuar ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite në mënyrë që të marrin të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre.

Pampuri shprehet se kjo është një dëshmi e qartë e keq-qeverisjes që nuk njeh kufij dhe se ligji është në shkelje të Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Këto ditë të gjithë si qytetarë jemi përballur me një fakt të cuditshem, një vendimarrje e qeverisjes Rama, që për hir të së vërtetës edhe pse tashmë jemi njohur me këtë model vendimarrjesh kundër interesit publik, vendimi i ri për të detyruar me ligj deri në 5 vjet studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri në mënyrë që të marrin të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre, është një dëshmi e qartë e një keq-qeverisje që nuk njeh kufij.

Me procedurë të përshpejtuar u miratua perfshirja në kalendarin e punimeve të Kuvendit ky projektligj që obligon punësim të detyrueshëm për 5 vjet në këmbim të ushtrimit të profesionit.

Padyshim fuqia e kartonave dhe arbitrariteti i mazhorances i detyron symbyllazi të gjithë kolegët deputetë të kampit të mazhorances të votojnë pro, pavarësisht se me këtë votë ato do te thyejne jo vetëm besimin e qytetarëve që përfaqësojnë, por me sa duket edhe vetë ndërgjegjen si qytetarë, si profesionistë, si prindër, duke ndrydhur të ardhmen e brezit te mjekëve të rinj, ata për të cilët nesër të gjithë ne do të kemi nevojë.

Kjo nismë e kësaj mazhorance është jo vetëm në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila evokon dinjitetin dhe liritë e qytetarit për të zgjedhur vetë ai punësimin sipas profesionit, por obligimi për puënsim me detyrim, të ngjall një kthim pas ne të kaluarës se errët totalitare.

Sërisht si ligjvënëse, si njohëse e mirë e cështjeve të shëndetësisë kam ndarë shqetësimin, gjatë këtyre ditëve me kolegë, profesionistë e studentë të cilët më kanë konfirmuar të njëjtat shqetësime. Për këtë nisëm qeveria, Këshilli i Ministrave si propozuese, ka tejkaluar cdo procedurë të shëndetshme demokratike dhe institucionale.

Janë anashkaluar grupet e interesit, Urdhëri i Mjekut, organizatat studentore, dhe të gjithë hallkat e tjera, duke mosmarrë asnjë mendim, duke mos dëgjuar asnjë zë, asnjë konsultim publik, por duke ndërmarrë një vendimarrje të qëllimtë e cila do të krijojë pasoja, jo vetëm tek studentët e mjekësisë por më gjërë.

Kryeministri Rama, pretendon se kjo nismë do të ndalojë ikjen e mjekëve, tashmë qartësisht e evidentueshme, ikje masive përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij.

Në vend të korigjonte dhe të adresonte arsyet e vërteta e kësaj ikje masive të profesionistëve për shkak të kushteve të disfavorshme, trajtimit financiar jo të mjaftueshëm dhe mungesë totale për zhvillim profesional të mjekëve shqiptarë, zgjodhi ti obligojë me punësim të detyruar.

Ku është parë ky model?

Në cfarë vendi tjetër të Europës apo Rajonit tonë aplikohet ky model?

A e di kryeministri Rama që në shumë vende të rajonit tarifat e studimit të universitetit janë disa herë më të ulta nga cfarë paguajnë sot studentët shqiptarë?

A e di ai, se librat dhe materialet didaktike janë po ashtu edhe falas?

A e di ai, se infrastruktura e universiteteve, laboratorëve dhe kërkimit shkencor, në disa vende të rajonit konkurojnë edhe vendet e BE?

A e di që ka plotika reale subvencionimi për ti mbajtur mjekët e rinj në vendin e tyre?

Kjo nisëm nuk do ta përmbajë hemoragjinë e ikjes së studentëve dhe mjekëve nga Shqipëria, përkundrazi, kjo nismë mund ta nxisë edhe më tej. Që sot gjimnazistët do të nisin ta mendojnë dy herë, nëse do të duan ti nisin studimet në vendin e tyre. Ç’ka përkthehet në ikje, që në studim jashtë vendit. Krijimi i kostove shtesë për familjet e tyre. Nxitje për një zbrazje edhe më të madhe të brezit të ri, vetë ardhmërisë kombëtare.

Sot kjo nismë për punësim të detyruar ka filluar tek studentët e mjekësisë, por nuk do të jetë vonë që projektligje të tjera të sillen sërisht në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe për infermierët, për laborantët e të gjitha profesionet e ndryshme të shërbimeve të përkujdesit shëndetësor. Kjo do të nxisë edhe më shumë ikjen e brezit te ri dhe profesionisteve te tjere.

Ndaj kjo makutëri duhet ndalur sa më parë, duke kundërshtuar nëpërmjet çdo mekanizmi ligjor dhe institucional.

Ne nuk kemi luksin të humbim një brez të ri.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë politika me në qëndër qytetarin, nga ligjvënës dhe ligjbërës të përgjegjshëm.

Read More
11 Kor
0

Tabaku: Dosja e SPAK për Arben Ahmetajn, faktoi çdo akuzë të ngritur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën 430 milion euro të inceneratorëve


DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU:

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për të trajtuar përmes Këshillit të Mandateve, mandatin e deputetit dhe ish Zv Kryeministrit, ish ministrit të Ekonomisë, ish Ministrit të Financave,  Arben Ahmetaj.

Ashtu si komunikuar nga SPAK, një nga akuzat për të është Korrupsioni dhe fshehja e Pasurisë në lidhje me Aferën e djegësave, apo inceneratorëve si e njeh publiku gjerësisht.

Një lexim i kujdesshëm i kërkesës së publikuar tregon se si afera e tre inceneratorëve që janë instalacionet e korrupsionit në vendin tonë, dëshmon se si ish Zv Kryeministri sot akuzohet për përfitimet që ai ka marrë prej pronarëve të tyre. Së paku ato që janë provuar.

Që prej vitit 2017 kam denoncuar vijimësisht aferën e inceneratorëve, ku askush nuk i mendonte përmasat e këtij skandali.

Në vjeshtën e vitit 2021 Parlamenti i Shqipërisë votoi thuajse unanimisht për të ngritur komisionin hetimor të inceneratorëve. Qëllimi i këtij komisioni ishte të hetonte aferën e 430 mln eurove të dhuruar të njëjtëve persona të lidhur ngushtësisht dhe miqësisht me qeverinë, tre persona sot në kërkim dhe pa asnjë pasuri, aset, apo njohuri teknike e profesionale për të manaxhuar këtë projekt miliona eurosh.

Komisioni hetimor zhvilloi mbi 55 dëgjesa publike që përkthehen në 60 orë dëshmi me një rëndësi jetike për këtë çështje. Gjatë tre javëve të fundit të pandërprera me dëshmi, çdo shqiptar mësoi se si 430 mln euro nga taksat dalin sot e kësaj dite nga buxheti i tyre i shkojnë personave që kanë korruptuar deri zvkryeministrin e Shqipërisë.

Sot, ky komision korr realisht një fitore që mund të themi është emblematike për natyrën e akuzës që SPAK ka ngritur ndaj ish zv kryeministrit Ahmetaj që erdhi të dëshmojë në Komision në orën e vona të datës 21 shkurt dhe përfundoi dëshminë në orët e para të ditës së nesërme.

Mbi 11 padi të dorëzuara në SPAK nga unë në emeër të Partisë Demokratike, me 50 persona të akuzuar, sot 21 përpara drejtësisë dhe me shpresën që dhe pjesa tjetër të vazhdojë të hetohet. Të gjitha të nisura me padinë e parë në Tetor të 2020 e cila mban numrin 277.

I kam vendosur SPAK në dispozicion mbi 20 CD me prova dhe SPAK ka qënë në komunikim me Parlamentin muajt e fundit ku ka marrë dhe të zbardhura të gjitha dëshmitë e të gjithë personave në hetim.

Një betejë e nisur nga pak por që dita ditës u pasurua edhe nga investigimet dhe hulumtimet e mediave kurajoze të cilat dua ti falenderoj. Një betejë që u pasurua me raportin plot profesionalizëm të KLSH që analizon me imtësi përgjegjësinë administrative jo vetëm të ministrit të financave dhe ekonomisë në përllogaritjet e gabuara dhe procedurat por mbi të gjitha edhe përgjegjësinë administrative të kryebashkiakut aktual për firmën e tij në inceneratorin e Tiranës.

Kur flasim për një shtet të kapur, kur flasim për një qeverisje të kapur atëherë duhet të kemi parasysh aferën e 430 mln eurove. Aty, shteti është vendosur në shërbimin e një grupi të strukturuar kriminal duke i shërbyer dhe duke i ofruar çdo instancë të qeverisë dhe administrimit publik atyre dhe nevojave të tyre.

Kur shteti kapet, thuajse gjithçka tjetër është e kapur dhe përpiqet të shantazhohet. Pikërisht kjo ka qenë bindja ime që në ditën e parë që kam propozuar për të nisur komisioni hetimor të inceneratorëve. Ishte shumë e qartë për këdo se kjo aferë do të prekë fijet e një pushteti të fortë dhe të padukshëm që nuk do të ketë mëshirë për të ruajtur veten e tij.

Një pushteti që siç edhe provat e vërtetojnë ka provuar të shantazhojë dhe rekrutojë me të gjitha mënyrat kundërshtarët e këtij projekti që në fund mbetën pak, por që rezultuan të suksesshëm.

Suksesi  ka qenë bindja që drejtësia vonon dhe nuk harron sikundër dhe bindja se ende në Shqipëri ka qytetarë që duan të zbatojnë ligjin dhe luftojnë padrejtësitë, më kanë shtyrë të eci përpara në këtë betejë.

Mbrojtja politike e organizuar dhe zbatuar me përpikmëri nga mazhoranca i shërbeu kësaj afere që të pësojë një metastazë duke u kthyer nga një incenerator në tre të tillë. Numri i personave dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në aferë është i madh dhe jo më kot SPAK ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Mandateve me dyer të mbyllura.

Kjo, dëshmon qartësisht përgjegjshmërinë politike që ka sot mazhoranca që u kthye në mburojë për një aferë që nuk ka përse të lidhet me një emër pasi në fakt ka një bashkësi emrash të përfshirë dhe angazhuar për t’u miratuar.

Mazhoranca sot ka përgjegjësi politike që edhe pse së paku një ministër, një deputet i dalë nga radhët e saj dhe së fundmi edhe ish zv kryeministri dhe ministri i financave dhe ekonomisë janë të akuzuar ekzaktësisht për aferën e inceneratorëve, vazhdon t’i bëhet mburojë kësaj çështje duke dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit për këto tre inceneratorë.

Sot kur tre persona janë përpara drejtësisë nuk ka më përgjegjësi individuale, sot ka përgjegjësi kolektive poliitke për të gjithë ato që kanë ideuar, miratuar në shkelje të ligjit, zbatuar e mbrojtur këtë aferë. Kushdo që i ka dalë për zot atyre që janë sot përpara drejtësisë e kujtdo që duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Tre instalacione të korrupsionit, papërgjeshmërisë qeveritare që buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve i ka kushtuar 430 mln euro.

Ndërsa flasim inceneratori i Fierit ka kërkuar rritjen e kostos së pastrimit nga bashkia Fier, inceneratori i Tiranës derdh në lumin Erzen mbetjen toksike të Liksiviatës duke dëmtuar shumë mjedisin dhe natyrën por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Pyetja që çdokush bën sot është; si ka mundësi që me gjithë këto arrestime, akuza dhe fakte ende sot shqiptarët paguajnë me paratë e tyre tre instalacionet e korrupsionit në Shqipëri?

Prandaj përtej përgëzimeve të mia ndaj SPAK për guximin për të hetuar dhe dërguar përpara bankës së të akuzuarve një zv kryeministër, mbetet dhe një tjetër kujtesë. Dosja e inceneratorëve është në të vërtetë një dosje e plotë dhe e vetme. E kuptoj presionin mbi ju! Përpjekjen për ta zhbërë! Por, ne dhe mbi të gjitha shqiptarët besojnë tek ju sepse e dinë që ju keni vetëm presionin e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

Koha është që ne të vazhdojmë në këtë rrugë të nisur që 80% e shqiptarëve që besonin se kjo aferë është realisht korruptive, të marrin përgjigjen e tyre. Sytë e gjithë shqiptarëve padyshim janë gjithnjë e më shumë nga ju. Koha është të dëshmojmë të gjithë përgjegjësi institucionale dhe jo vetëm.

Si e kërcënoi Ahmetaj, deputeten Jorida Tabaku:

 

Pyetje-përgjigjet në konferencën për media të deputetes Jorida Tabaku:

 

Pyetje: Ju thatë që SPAK ka bashkëpunuar me Kuvendin, ka marrë bisedat dhe deklarimet nga Komisionet për inceneratorët, a ka kërkuar SPAK deklarime nga Kryeministri Edi Rama në këtë Komision?

J.Tabaku: Unë di që SPAK ka qënë në komunikim me Parlamentin e Shqipërisë për të marrë të zbardhura të gjitha dëshmitë e tre javëve të fundit. Nuk di detaje të listës, por di që deri në datën 23 Shkurt që ka qënë dita e fundit, që nga data 2 Shkurt deri më 23 Shkurt, të gjitha të zbardhura i kanë shkuar SPAK-ut pak javë më parë.

Pyetje: Në fjalën tuaj ju deklaruat se inceneratorët janë një instalacion i korrupsionit e në fakt akuzuat po ashtu që qeveria, personat e shtetit janë vendosur në dispozicion të drejtuesve të tyre, mbi ç’fakte e prova e bëni këtë deklaratë?

J.Tabaku: Unë në fakt këtë shkresë që të gjithë e kemi marrrë, që ka qënë publike në media, që është kërkesa e përmbledhur e dosjes hetimore, e kam lexuar me shumë vëmendje dhe dua që t’ju ndaloj në dy momente dhe besoj që edhe ju të gjithë e keni degjuar me shumë kujdes.

Nga faqa 5 e këtij dokumenti deri në faqen 9 shpjegohet e gjithë procedura që është ndjekur për miratimin e tre kontratave të inceneratorëve për qytetin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës. E gjitha është marrë nga padia dhe nga dëshmitë, nga puna e Komisionit Hetimor, por aty ka edhe disa fakte të reja që për mua kanë qënë tronditëse. Sesi zyrtarët e shtetit janë thirrur në zyrë nga ish-zv. Kryeministri dhe i është bërë presion për të firmosur, sesi zyrtarë të Ministrisë së Financave të cilët me profesionalizëm dhe përgjegjësi kanë bërë punën e tyre, kanë rrefuzuar që të firmosin për këtë kontratë, dhe email-et dhe shkresat e tyre i shkojnë biznesmenëve.

A ka patur ndonjëherë shteti shqiptar degradim të tillë, që një punonjës i Ministrisë së Financave të jetë i pambrojtur, a ka kapje shteti më të madhe se kjo?

A ka kapje shteti më të madhe se një Drejtor i Ministrisë së Financave i thotë Ministrit unë nuk e firmos se ka këto probleme dhe të gjitha këto email-e i shkojnë pronarëve të inceneratorëve?

Unë nuk besoj që ka nevojë për më shumë prova, fakte sesa kjo përmbledhje. Unë jam në dijeni që është dorëzuar një dosje, që është një dosje hetimore më rreth 300 faqe që e ka të detajuar të gjithën, por të paktën kjo që ne jemi vendosur në dijeni publikisht nga mediat dhe nga njoftimi i SPAK-ut e tregon qartësisht sesi gjithë shteti ka qënë në funksion të marrjes së tre kontratave nga këto tre persona, që mos të harrojmë, janë akoma në kërkim.

Pyetje: Komisioni Hetimor e ka denoscuar z. Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, a ka ndonjë nga akuzat e këtij komisioni që e gjeni në akuzën e SPAK? A ka Partia Demokratike një plan se çfarë do të ndodhë me këto godina që edhe sot që ne flasim vazhdojnë të marrin lekë nga taksat e sqiptarëve?

J.Tabaku: Së pari, dua t’ju kujtoj të gjithëve që hetimi, ashtu siç e përmendi SPAK, ka nisur me padinë e Partisë Demokratike të Tetorit të 2020 numër 277. Më pas kësaj padie i janë shtuar informacione të tjera dhe padi të tjera për të arritur te 277/1, kjo që është për zv. Ministrin Ahmetaj.

E gjithë procedura e përshkruar që fillon me njoftimin e SPAK në lidhje me procedurën, ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në qarkun e Elbasanit dhe roli që ka luajtur ministri Ahmetaj aty kur është shprehur parimisht dakord për një procedurë përzgjedhëse me negociim pa shpallje të njoftimit kur ka vazhduar ka miratuar në kundërshtim me kuadrin ligjor procedurën, kur i ka dhënë bonusin kësaj kompanie, kur është miratuar buxheti, që ka shtuar, ka bërë një shtesë në buxhet, kur ka qënë vazhdimisht në dijeni edhe të problemeve duke filluar nga 2014 deri në 2017, kur janë alokuar fondet për të gjitha procedurat, të cilat SPAK i ka ndarë në katër grupe prcedurash, për të katër këto procedura të cilat janë në padinë që Partia Demokratike ka bërë, por njëkohësisht janë edhe në padinë ë dytë që ne bëmë pas përfundimit të Komisinit Hetimor, është ngritur një akuzë për korrupsion dhe ndikimin e tij për dhënien e këtij konçesioni si rezultat i lidhjeve miqësore në këmbim të përfitimeve të këtyre personave

Së dyti, qeveria shqiptare, besoj se të gjithëve i kujtohet, pa dashur të bëhem shumë teknike dhe pa dashur që të futemi në detaje që ndoshta edhe për qytetarët nuk ka rëndësi. Ka patur një projekt i cili ishte me landfillet rajonale. Javën e kaluar kaloi në Parlament projekti i GIZ-it, i cili merr parasysh këtë strukturë, të landfilleve rajonale. Ne kaluam një kredi 50 mln euro për landfillin e Korçës dhe kjo ka qënë strategjia që qeveria shqiptare ka patur. Ndërkohë që nga asgjëja në 2014, këto shpikën një emergjencë mjedisore, dhe kjo emergjencë mjedisore që në atë kohë është një dokument që nuk ekziston, se ka parë askush, që është jo-ligjor, që nuk e kanë firmosur, që s’ka patur një mbledhje edhe të këshillit përkatës që duhet ta shpallte këtë, nga asgjëja nxori inceneratorët, të cilët duhet t’ju kujtoj se janë mënyra më pak preferenciale për menaxhimin e mbetjeve, sipas raportit të progresit. Përveçse janë korruptive nuk janë në lidhje dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe qartësisht kanë një ndikim negativ në mjedis.

Partia Demokratike ka qënë gjithmonë e mbështetur në partnerët gjerman për sa i përket strategjisë për menaxhimin e mbetjeve. Sot është e drejtë që kemi një fakt tjetër, realitet tjetër, sot i kemi këto tre instalacionet e korrupsionit, sot paratë janë duke u paguar, për Elbasanin e për Fierin kanë përfunduar, për Tiranën vazhdojnë, janë paguar të paktën 60 mln euro. Në këto kushte, unë besoj që duhet ti kalojnë menjëherë në pronësi bashkive dhe duhet menjëherë bashkitë të marrin në administrim këto tre djegësa për të parë mënyrën sesi mund të vendosen në dispozicion, edhe për inceneratorin e Tiranës, që të gjithë e dimë, keni qënë me mua një pjesë e juaja, nuk ka incenerator, aty është vetëm një landfill, edhe për të, duhet të kaloj në pronësi të bashkisë së Tiranës, të ndërpriten pagesat menjëherë dhe të shikohet mënyra më e mirë sesi buxheti i shtetit mos të vazhdojë akoma të paguajë këtë aferë korruptive.

Mund të bëj edhe një thirrje të fundit?

Unë kam një thirrje për z.Ahmetaj ashtu siç e kisha për këdo që ishte përpara Komisionit Hetimor dhe këdo që ka shkuar përpara Drejtësisë.

Thirrja ime është të bashkëpunoni me Drejtësinë, bashkëpunoni me SPAK-un. Shqiptarët kanë nëvojë që sot ti shkojnë kësaj afere deri në fund

Faleminderit

Read More
10 Kor
0

Basha takon Drejtorin për Europën në Institutin Republikan Amerikan, Paul McCarthy

Postimi plotë:

Gjatë një darke në Dajt me mikun nga SHBA, Z. Paul McCarthy, Drejtori për Europën në Institutin Republikan Amerikan (IRI) pata kënaqësinë të shkëmbenim mendimet me këtë bashkëudhëtar të zhvillimeve politike në Shqipëri prej 3 dekadash dhe njohës të regjur të rajonit tonë.

Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi i PD me IRI për forcimin e kapaciteteve të PD dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, zgjedhjet e lira, transparenca, llogaridhënia politike, lufta kundër korrupsionit, si dhe zhvillimet në Kosovë e rajon. Mirënjohës për ndihmën e pakursyer të Institutit Republikan dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës!

Read More
10 Kor
0

Çollaku: Emërimi i Fate Valajt ambasador i Shqipërisë në Vjenë është në shkelje të Konventës së Vjenës

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se emërimi i Fate Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë është në shkelje të Konventës së Vjenës. Sipas Çollakut, ambasadori Velaj është shtetas austriak dhe Konventa e Vjenës e ndalon dekretimin e një ambasadori në të njëjtin vend ku është shtetas.

“Emërimi i z.Fate Velaj vjen në shkelje të Konventës së Vjenës nenit 8 të saj.

Zoti Velaj eshte shtetas austriak dhe Konventa e Vjenes e ndalon dekretimin e nje ambasadori ne te njejtin vend ku eshte shtetas.

Propozimin e z Velaj si qoke politike nga sherbimet ndaj Rames e kuptoj,cfare ne menyre zhgenyese me cudit eshte #konformimi i Presidentit te Republikes me kete shkelje flagrante te konventave nderkombetare ne emerimin e nje ambasadori” – shkruan Kreshnik Çollaku.

 

Read More