Blog

27 Kor
0

Tabaku komenton raportin e DASH: Promovohen monopolet dhe oligarkia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili renditi korrupsionin si një ndër problematikat kryesoreqë ndikon në klimën e investimeve në vendin tonë.

Tabaku u shpreh se klima dhe mikpritja e biznesit janë ende të vështira për shkak të problematikave të pazgjidhura për më shumë se një dekadë, teksa renditi 5 fakte, ku mes të cilave shkroi se “sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki”.

Postimi i plotë:

Skaneri i investimeve dhe investitorëve sot bëhet nga raporti i DASH përtej ccdo propagande qeveritare. Raporti është një realitet që e përjetojnë në terren bizneset e investitorët e huaj.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të numrit të investitorëve nga SHBA, por raporti i Departamentit të Shtetit vërteton se klima e biznesit dhe mikpritja e biznesit janë ende të vështira për shkak të problematikave të pazgjidhura për më shumë se një dekadë.

Fakt: Sipërmarrjet në vend hasin në një sistem të korruptuar që promovon monopole dhe oligarki, duke bërë këtë vend pak tërheqës për investitorët e huaj.

Fakt: Ligji Investimeve Strategjike favorizon vetëm një grup të vogël biznesesh lokale dhe jo investitorët e huaj.

Fakt: Skema e PPP-ve (Partneriteti Publiko-Privat) është ideuar për të shfrytëzuar buxhetin e shtetit për të përfituar të korruptuarit në qeveri dhe ortakët e tyre, dhe jo për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Fakt: Politikat fiskale nuk ndihmojnë sipërmarrjen dhe bizneset, por përkundrazi lehtësojnë monopolet dhe oligarkët, duke ngarkuar me tatime dhe taska 95% të bizneseve dhe shqiptarëve.

Fakt: Korrupsioni është një problem shqetësues, veçanërisht në prokurimet publike, dhe kjo situatë është vërtetuar nga raporti i Departamentit të Shtetit. Skemat e amnistisë fiskale përshkruhen si përfitime të paligjshme për të korruptuarit, duke ndikuar negativisht në qytetarët dhe sipërmarrjet e ndershme.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të sigurojë siguri dhe politika fiskale pro biznes për të tërhequr investitorët e huaj. Sipërmarrësit strategjikë duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga ekonomia e tregut dhe konkurrenca. Kjo do të ndihmonte në zhvillimin e vendit dhe në shfrytëzimin e mundësive ekonomike për të gjithë qytetarët dhe sipërmarrjet.

Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri dhe mazhorancë që ka sjellin vendin në këtë derexhe. Prej dhjetë vitesh vazhdojnë të trajtojnë korrupsionin si një sajesë e opozitës, kur faktet flasin qartë dhe pastër për aferat që kanë përfshirë qeverinë.

Nuk mund të sjellë ndryshim një qeveri që refuzon propozimin e dërguar në Parlament nga Grupi Parlamentar i PD për të shpallur Luftën Kundër Korrupsionit si prioritet kombëtar dhe që refuzon të miratojë ligjet e propozuara nga ky grup kundër korrupsionit.

Read More
27 Kor
0

Raporti i DASH/ Gështenja: Më i ashpri si asnjëherë më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gështenja shprehet partneri ynë strategjik pranon se korrupsioni po e vret Shqipërinë, ku të rinjtë po largohen, biznesit i vihen gjoba nga pushteti, media dhe grupet kriminale.

Reagimi i plotë:

Raporti i DASH për Shqipërinë është më i ashpri si asnjëherë më parë.

Partneri ynë strategjik pranon se korrupsioni po e vret Shqipërinë, ku të rinjtë po largohen, biznesit i vihen gjoba nga pushteti, media dhe grupet kriminale.

Pas bllokimit të fondeve nga BE për korrupsion, tashmë amerikanët i vunë vizë të kuqe qeverisë Rama.

Read More
27 Kor
0

Bardhi përshëndet aksionin e SPAK në disa qytete të vendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me aksionin e SPAK dhe policisë në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën.

Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK, tek shprehet se është bërë i mundur arrestimi në Shkodër i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Këtë të fundit Bardhi e ka cilësuar si “një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës”.

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë” – shkruan Bardhi.

Read More
26 Kor
0

Vendimi i Komisionit të Etikës, reagon Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës në Partinë Demokratike, i cili shfuqizoi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, për të mbledhur Këshillin Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se pavarësisht vendimit të PD, mbledhja online e Këshillit Kombëtar do të mbahet nesër në orën 19:00.

“Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!” – shkruan Bardhi.

Read More
26 Kor
0

Komisioni i Etikës në PD merr vendimin për kërkesën e Gazment Bardhit

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Komisioni thote se pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga përfaqësuesi Indrit Sefa vlerëson se ‘Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.

Read More
26 Kor
0

Gara në PD, Basha takim me demokratët e Malësisë së Madhe

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar takimet me qytetarët e Malesine e Madhe në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 29 korrikut.

Basha ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama për çmime e larta dhe korrupsionin që kanë përfshirë vendin. Ai gjithashtu thekson se rasti ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

Sipas Bashës, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund të hetimeve për të gjithë dosjet e korrupsionit.

Postimi i plotë: 

Të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e Inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Krahas korrupsionit Shqipëria renditet ndër vendet e kriminalizuara ku krimi dikton qeverisjen. Dhe për t’ua lehtësuar sa më shumë punën bandave kriminale qeveria vendosi ta legalizojë kanabisin. Kjo ishte përgjigja e qeverisë për vështirësitë ekonomike të shqiptarëve.

Rasti Ahmetaj, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkishë e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.

lg.php.gifSPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Aferat korruptive të provuara tashmë por edhe akuzat e balta që hidhen nëpër mediat e financuara me para korrupsioni për të mbuluar pikërisht të inkriminuarit dhe korruptuarit e vërtet, kanë bjerrë besimin e qytetarëve te politika, siç e treguan zgjedhjet e fundit, ku të rinjtë në shumicë i bojkotuan ato.

Prandaj kushdo që është i pastër dhe nuk ka frikë duhet të bashkohet sot me thirrjet për vetting-un e politikanëve, hetimin e pasurive të tyre, si dhe lidhjet me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.

Në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do t’i realizojmë këto ndryshime, duke i dhënë çdo shqiptari zërin për t’u dëgjuar dhe forcën për të vendosur të ardhmen e tij dhe famjljes së tij.

Read More
26 Kor
0

Açka nxjerr mesazhin: U riktheva me ftesë të Gazment Bardhit

Përmes një reagimi në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, i cili tha se ajo nuk është më kryetare e Komisionit të Apelimit, Integrimit dhe Etikës në këtë forcë politike.

Açka ka zbuluar një mesazh të dërguar nga Bardhi disa muaj më parë dhe ka shrkuar krahë tij se ajo pas dorëheqjes është rikthyer përsëri në funksionet e saj, pikërisht me ftesë të Gazment Bardhit.

Ky debat ka nisur pasi përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, vendosi të thërrasë mbledhjen e këtij komisioni për të marrë një vendim për Bardhin.

Reagimi i Açkës:

Jam kthyer me ftesë të mikut tim, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në informacionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në histori që më kanë pasur demokratët, dhe asnjë emër i emërtuar: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integrimit dhe Etikës së Partisë Demokratike.

 

Read More
25 Kor
0

Basha: Do bëjmë ndarjen përfundimtare me të shkuarën. Askush nuk e ndal dot këtë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet ditën e sotme me demokratët e Lezhës.

Basha shprehet se demokratët dhe shqiptarët nuk do të ‘mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar’. Më tej tha se ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Sipas Bashës, demokratët dhe shqiptarët nuk do të ‘mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar’.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës së parë dhe ka për mision të kthehet një orë e më parë në detyrën që i ka ngarkuar historia dhe shqiptarët, në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Askush nuk do të mund ta ndalë këtë sado të përpiqet. Demokratët dhe shqiptarët nuk do të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar.

Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund modelit të përbaltjes.

Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Ne do të ndërtojmë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për të çliruar sistemin politik dhe atë ekonomik përmes:

Listave të hapura;

Vetting-ut në politikë;

Kufizimit të mandateve;

Votës së diasporës;

Zgjedhjes së Presidentit nga populli.

Ne do të ndërtojmë një parti moderne, që reflekton kërkesat e kohës, shoqërisë dhe nevojave të saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

Read More
25 Kor
0

“S’do lejohen të votojnë ata që u angazhuan në një forcë tjetër politike”, Gjana: Provesi i zgjedhjeve në PD, është i rregullt

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana në një deklaratë pë mediat, është shprehur se materialet e votimit për garën e kreut të kësaj force politike që do mbahet me 19 korrik, do të shpërndahen të premten.

Gjana tha se procesi është i rregullt dhe se s’do lejohen të marrin pjesë në votim ata që janë angazhuar në një forcë tjetër politike.

“Miratuam komisionet. Duke qenë se njëri nga kandidatët zoti Hani nuk paraqiti pretendime për të pasur anëtarë të votimit, nuk kemi miratuar asnjë. Ka 71 degë të PD. Në disa prej degëve, në 2-3 raste do të ketë një qendër votimi për më shumë se sa dy degë. Nga verifikimet dhe listat e depozituara, rezulton se në 71 degë të PD janë verifikuar se do të jenë pjesë e listave dhe do të dërgohen 25460 anëtarë të PD. Është një numër për të gjithë procesin që ka ndodhur në këto 2 vite, për faktin se një pjesë e anëtarësisë është angazhuar në strukturat e Rithemelimit. Numri i anëtarëve të verifikuar shkon deri në 2300 anëtarë. Rreth 31 degë janë të verifikuara dhe në 15 degë rezulton një numër me më shumë se 500 anëtarë. Materialet e votimit do të shpërndahen të premten. Procesi është i rregullt. Nuk janë lejuar të marrin pjesë në votim ata që janë angazhuar në një forcë tjetër politike. Ka konflikt interesi. 25 mijë anëtarë është shifra e konfirmuar, zyrtarizuar, që do i dërgohet degëve për të votuar. Është proces statutor, PD është e gatshme të përballet ligjërisht me këdo pjesë që dëshiron të ankimojë“ – tha Jemin Gjana.

 

Read More
25 Kor
0

Açka u drejtohet Akademikëve: Si mund ta lejoni Gjinushin të flasë në emrin tuaj me këtë gjuhë?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me deklaratën e Akademisë së Shkencave.

Në një postim në Facebook, Açka shprehet se gjuha që përdor Skënder Gjinushi në emër të akademikëve është e patolerueshme.

Deputetja demokrate më tej shkruan se të shpallurat “aleanca fluide” të Komisionit, grip që po kaluaka shumica që përfaqësohet në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, janë vetëm veshtulli të ndërgjegjjes politike të disa kolegëve të shumicës dhe qasjes me të drejtën, që ndonjëherë e kapërcejnë edhe detyrimin politik.

Postimi i plotë:

Të nderuar Akademikë të këtij vendi!

Si mund ta lejoni të flasë në emrin tuaj një njeri i vetëm që ju drejton?

Si mund të flasë me këtë gjuhë Akademia e Shkencave, duke gjykuar vendimet e Parlamentit nëse janë të drejta ose jo, kür pretendon Autonominë e saj?!

Z. Gjinushi, zoti Koçi dha dorëheqjen për të fshirë historinë e turpshme të shkeljes së hapur të Rregullores së Parlamentit, ndër më flagrantet e kësaj legjislature, të cilën nuk mund ta mbulojnë kërcime të tilla politike.

Të shpallurat “aleanca fluïde” të Komisionit, grip që po kaluaka shumica që përfaqësohet në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, janë vetëm veshtulli të ndërgjegjjes politike të disa kolegëve të shumicës dhe qasjes me të drejtën, që ndonjëherë e kapërcejnë edhe detyrimin politik.

Sepse, nē të vërtetë, aleanca betonarme puniste, që u shqetësuaka nga demokratizimi i Parlamentit, nuk ndryshon, siç edhe duket, duke ia bërë domen të njê shpure me pushtet të përjetshëm shkencën, kulturën shqiptare dhe vetë Shqipërinë, e duke ia kufizuar kështu brezave konkurrimin e ndershëm.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për EMIP e datës 19 korrik 2023, ështē një puç i pastër, një krim institucional i dënuedhëm. Një tinzari ndaj publikut shqiptar dhe ndaj kolegëve tuaj të nderuar, një pjesë e të cilēve mē kanë shkruar shumë të shqetësuar për “tiraninë” tuaj akademike.

Do t’u shpjegoj me sërë argumentat kundër panagjerizmit tuaj “sentimental”, z. Gjinushi, dhe si kuadër i vjetër shteti dhe si përfitues i përjetshëm pushteti, e kuptoni shumë mirë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është një ndjesë e thellë për seksizmin tuaj të shprehur hapur nē mbledhjen e Komisionit të datës 11 korrik 2023.

Filloni aty! Ndryshe do të detyrohemi, si në fiksion, t’i bëjmë muret e zyrave ku keni buajtur ju në 40 vjet pushtet, të flasin.

 

Read More