Blog

27 Qer
0

PLATFORMA E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË PD, GJERGJ HANI

Platforma e Filozofise Politike, te Partise Demokratike te Shqiperise.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kemi lindur, jemi e do te jemi nje parti e qendres se djathte, konservatore, pro amerikane, pro atlantiste, europiane nga perkatesia gjeografike e shpirterore, me synim aderimin e Shqiperise ne BE.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, dhe anetaresia e saj, gjendemi perballe nje sere sfidash te renda e te pa precedent ne historine tone, te cilat po mundohen te hedhin hije te zeza mbi perkatesine tone politike, dhe miqesine e mirnjohjen tone ndaj mikut dhe aleatit me te madh, qe ne dhe populli shqipetar kemi patur ndonjehere e qe jane SH.B.A . Nga ana tjeter kemi perballe edhe mundesi te reja e te rendesishme. Nese keto sfida mbeten pa pergjigjie, dhe mundesite nuk korren, Partia Demokratike rrezikon humbjen e identitetit dhe krizen permanente. Nese do te jemi te afte ti pranojme sfidat, e do te perballemi me to, duke vene ne levizje te gjithe potencialin tone, padyshim qe do ti leme pas kraheve keto sfida, e do ta drejtojme Partine Demokratike, e bashke me te Shqiperine e shqiptaret drejt nje ardhmerie te qendrueshme e te begate.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, njohim, mbrojme dhe promovojme dinjitetin e patjetersueshem te cdo njeriu, nga embrioni e ne cdo faze te egzistences se tij. Ne e konsiderojme njeriun si subjekt, e jo objekt i historise. Duke njohur si themel te vlerave tona, trashegimine e shqiptareve ne shekuj, promovojme, mbeshtesim e mbrojme keto vlera te bazuara ne pese direktiva themelore.
1 – Lirine e besimit ne Zot
2 – Shenjterine e Atdheut ne teresine e tij territoriale
3 – Familien si institucioni baze i shoqerise
4 – Paprekshmerine e prones private
5 – Mbrojme, respektojme dhe promovojme kujtimin e vlerave qe percollen qendrestaret e diktatures komuniste, qe u perballen me te keqen, ne mbrojtje te lirise konservatore, traditave te kombit shqipetar, duke paguar edhe me jetet e tyre. Ndaj, ne nderim dhe respekt te mijerave burra, gra, e femije qe u sakrifikuan ne altarin e Atdheut, per ne eshte nje direktive e patjetersueshme, aprovimi dhe zbatimi i ligjit te lustracionit te politikes shqipetare, nga te gjithe ata, qe ne forma e menyra te ndryshme sherbyen ne mbajtjen gjalle te fatkeqesise me te madhe qe ka goditur ndonjehere kombin shqiptar, komunizmi.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, mbrojme, promovojme dhe mbeshtesim te drejten e panegociueshme te cdo njeriu ne besimin e tij ne Zot, ne cdo forme kulti, lutjeje e besimi me frymen e tolerances e rrespektit reciprok qe ka karakterizuar popullin tone gjate gjithe egzistences se tij, e demostruar kjo me sakrificat e bera gjate luftes se dyte botrore per te shpetuar besimtaret hebrej.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise e konsiderojme si nje vlere te patjetersueshme dashurine per Atdheun dhe shenjterine e tij territoriale ne kuader te bashkepunimit dhe integrimit Europian.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise e konsiderojme si nje vlere te padiskutueshme, ashtu sic eshte edhe ne nenin 16 te Deklarates Universale te se Drejtave te Njeriut, vleren dhe rrolin e familjes, si berthama themelore e shoqerise qe duhet mbrojtur pa kompromis. Familia eshte e pazevendesueshme ne rrolin e saj si institucioni qendror, ne te cilin mesohen, vleresohen, e kultivohen se pari, ndjenjat fisnike te dashurise, bujarise, dhembshurise e solidaritetit njerezor qe bashkon breza te ndryshem mes tyre. Familja eshte ambienti ne te cilin prinder e femije, marin persiper pergjegjesi e praktikojne solidaritetin reciprok. Shendeti i familjes eshte parakusht i domosdoshem per nje shoqeri te drejte, solidare e njerezore.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kemi si vlere te panegociueshme institucionin e prones private dhe e mbrojme dhe e mbeshtesim ate. Zhvillimi ekonomik, bazuar mbi paprekshmerine e prones private dhe kontributin e cdo qytetari, mund dhe duhet te promovojne mirqenien dhe paqen sociale, vetem nese frytet e saja bazohen ne garantimin dhe mbrojtjen pa kushte te prones private, me synim permiresimin e kushteve te jeteses te cdo individi dhe zhvillimit te tij personal. Ndaj per keto arsye jemi ne favor te ekonomise sociale te tregut, bazuar mbi pronen private. Ne kete optike eshte prioritet i yni qe te mos lejojme perdorimin pa kritere te sanksionuara me ligj, te pushtetit ekonomik, i cili mund te coje ne tkurrjen e lirive, te barazise perpara ligjit, o te padrejtesive sociale. Si rrjedhoje eshte e rendesishme ruajtja dhe garantimi i konkurrences se ndershme mes forcave qe veprojne ne treg, gje e cila promovon solidaritetin dhe drejtesine sociale.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise i japim nje rendesi te vecante ekuilibrit mes tradites e modernitetit, te cilat ne fakt, integrohen reciprokisht kur ruhet rrespekti i ndersjellte qe nuk pranon asnje mohim apo dhune mes trashegimise e se rese. Duke konsideruar qe jane te lire, te pergjegjshem e te ndervarur nga ide te perbashketa, individet marrin pjese ne ndertimin dhe permiresimin e shoqerise. Liria eshte gjendja natyrale e njeriut. Ndaj cdo individ ka te drejten dhe detyrimin te jete plotesisht pergjegjes i veprimeve te tija, e te pergjigjet me pergjegjesi personale karshi te tjereve ne ruajtjen e jetes, prones, trashegimise, e memories historike qe perben te shkuaren tone, te aferme e te larget.

Ne Partia Demokratike e Shqiperise, kemi si vlere prioritare, mbrojme dhe promovojme idene se drejtesia duhet te garantoje ne cdo moment, kushtet e nevojeshme ne menyre qe individet dhe komunitetet, sipas natyres dhe objektivave te ushtrojne lirite e tyre. Eshte specifike e drejtesise ti atribuoje cdo individi ate qe eshte e drejte, e te perpiqet aktivisht per te permiresuar barazine e mundesive, e te beje te mundur nje jete sociale te bazuar mbi rrespektin reciprok. Bazuar mbi kete vlere imperative, Partia Demokratike e Shqiperise do te luftoje gjithmone per te garantuar drejtesine sociale. Per ne, drejtesia nuk mund te jete arbitrare, e as te shkembehet me diktaturen e shumices. Drejtesia kerkon rrespekt per pakicat se ciles asnje shumice nuk mund ti mohoje ushtrimin e lire te se drejtes se tyre.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, lindem si force antikomuniste, jo vetem per ti ofruar shqipetareve nje alternative demokratike qeverisjeje e drejtesie, por mbi te gjitha per te sjelle ne vetedijet e tyre traditat e harruara. Ato qe diktatura komuniste me metoda cnjerezore u mundua te fshinte nga vetedija kolektive. Sic jane besimi ne Zot, toleranca mes nesh, besa ne fjalen e dhene e shenjteria e familjes. Thene ndryshe, ato vlera morale qe na kane karakterizuar ne shekuj, e qe kane bere te mundur mbijetesen tone si komb. Ne jemi te vetedijshem qe; Traditat e trasheguara nga paraardhesit tane, jane zgjidhje te gjetura per probleme te koordinimit social, te lindura ne rrjedhen e kohes. Ato egzistojne pasi na japin informacione te domosdoshme, pa te cilat nje shoqeri nuk eshte ne gjendje te mbijetoje. Nese pa dashur, apo me qellim do ti shkaterrojme ato, do te shkaterronim garancite qe nje brez i le atij pasardhes. Ne kete optike, per ne, e verteta ne pergjithese dhe ajo historike ne vecanti, jane te nje rendesie kardinale, pasi morali yne kujdeset e perfshin ne perditshmerine e tij te shkuaren e te pareve e trashegimine e tyre, aktualitetin ku jetojme, dhe projektimin e asaj te ardhmje qe duam tu leme trashegim atyre qe do te vijne pas nesh. Pare ne kete kendveshtrim, ne Partia Demokratike e Shqiperise, do ta kemi prioritet konstant zbardhjen e te vertetave historike te krimeve te komunizmit ne Shqiperi, pasi i konsiderojme keto te verteta si kushti themelor qe Shqiperia dhe shqipetaret te gjejne paqen sociale, te bejne katarsisin e nevojshem ne raport me dhimbjen, e te gjejne paqen shpirterore ne raport me te miren e te keqen, gje te cilen vetem e verteta e ben te mundur.

Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, kur ti refuzojme, harrojme, apo anashkalojme vlerat tona, do te shendrrohemi thjesht ne nje instrument te pushtetit, pa shpirt e pa te ardhme. Duke braktisur ne te njejten kohe natyren universale te mesazhit tone qe bazohet ne vleresimin e pergjithshem e te pamposhtur te kompleksitetit te shpirtit njerzor dhe jetes ne shoqeri.

Projekti me tre shtyllat për PD:

SHTYLLA I: HAPJA E PARTISË DHE TRANSFORMIMI I SAJ

1. Identifikimi i një mekanizmi statutor me emër specifik për hapjen e Partisë ndaj intelektualëve të spikatur (emri duhet gjetur që të godasë sa më mirë në opinionin publik), përfshi edhe prurje nga diaspora
Mekanizmi duhet të ndjekë synimet e mëposhtme:
a) Përthithjen e ideve të reja dhe realiste për programin zgjedhor të vitit 2025
b) Rritjen me cdo kusht të efektivitetit të grupit parlamentar për periudhën e mbetur të mandatit
c) Identifikimin dhe afrimin e figurave të spikatura intelektuale me Partinë (rifreskimi i burimeve njerëzore), përfshi edhe prurje nga diaspora
d) Afrimin e Partisë me shoqërinë civile dhe qytetarët
e) Forcimin e komunikimit publik të Partisë

Mekanizmi duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:
– Të jetë i shpejtë, i përpiktë dhe i ndershëm
– Të jetë transparent
– Të sigurojë balancën e duhur midis kontributeve që japin intelektualët dhe përfitimit në karrierë politike të tyre;
– Të sigurojë konkurrencë të ndershme jo vetëm midis intelektualëve, por edhe me anëtarët aktualë në Parti.

Formësimi dhe zbatimi i mekanizmit:
– Hartimi dhe miratimi i Programit në këshill/kryesi, duke përcaktuar edhe afatet konkrete, si dhe personat përgjegjës për ndjekjen e tij
– Të bëhet ftesë publike për intelektualët e spikatur, të cilët ndajnë dhe besojnë në vlerat themelore të djathta statutore të Partisë;
– Ftesa të tregojë se bëhet fjalë për caktim kuotash për intelektualët që kontribuojnë aktivisht dhe sipas masës së kontributit (10 % të pozicioneve në strukturat drejtuese: Kuvend, Këshill, Kryesi, Departamente dhe kandidatë për deputetë)
– Të organizohen aktivitete periodike publike ku të diskutohen idetë e krijuara nga intelektualët;
– Idetë më të mira të prezantohen në një ose dy aktivitete kombëtare, ku të shpallen edhe cilat prej tyre do të jenë pjesë e programit zgjedhor
– Të kërkohet prej tyre mbështetja intensive aktuale e Departamenteve të Partisë për të siguruar me cdo kusht mbështetjen e grupit parlamentar. Është tepër e rëndësishme që grupi parlamentar, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që mund të kenë qëndruar, të jetë në maksimumin e performancës së tij, duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet parlamentare:
a) Fjalimet në cdo seancë parlamentare
b) Oponencë për cdo nismë ligjvënëse që diskutohet në Kuvend
c) Oponencë për cdo raport të paraqitur nga institucionet e pavarura
d) Kërkesa për raportim të vecantë nga institucionet e pavarura
e) Pyetjet dhe interpelancat
f) Komisione të posacme ose komisione hetimore
g) Nisma ligjvënëse
h) Reformat e domosdoshme, sic është Reforma Zgjedhore, ku duhet vepruar me shpejtësi për votën e emigrantëve.

SHTYLLA II: NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË PARTI (DECENTRALIZIMI) DHE GARANTIMI I KARRIERËS POLITIKE

a. Këshilli Kombëtar të rikonceptohet në përbërje:
i. Të përbëhet nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë, 150 anëtarë të zgjedhur dhe 20% anëtare të caktuar nga kryetari i Partisë, në konsultim me Kryesinë, në funksion të hapjes së Partisë (intelektualë, të rinj, prurje nga diaspora).
ii. Cdo degë të ketë përfaqësuesit e saj, te cilët i zgjedh me votë, në bazë të votimit të të gjithë anëtarësisë.
iii. 20% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar caktohen nga shoqëria civile, arti, sporti, biznesi dhe fusha te tjera publike, si dhe prurje nga diaspora
iv. Vetëm Kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë jane anëtarë ex officio
v. Anetarësia e zgjedhur e Këshillit Kombëtar organizohet në departamente. Krerët e departamenteve propozohen nga Kryetari dhe miratohen me votë nga anëtaret e departamentit.
vi. Departamentet kryejnë funksione politike dhe ekzekutive. Përpunojnë programin elektoral, hartojnë politikat parlamentare dhe furnizojnë/ndihmojnë Grupin Parlamentar
b. Kryesia e Partise përbëhet nga 25 anëtarë. Zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sipas propozimeve të Kryetarit të Partisë ose propozimit të 1/10 së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
c. Kolegji i Kryetarëve mbetet organ këshillimor. Kryetarët e degëve mbështeten financiarisht për veprimtarinë organizative nga financat e Partisë dhe donacionet sipas legjislacionit në fuqi, por njëkohësisht duke garantuar pagimin e kuotizacioneve në degë.
d. Kryetarët e degëve, zgjidhen me parimin 1 anëtar – 1 votë.
e. Nëse kryetarët e degëve kërkojnë të marrin funksione përfaqësimi (kandidat për deputet apo kandidat për kryetar bashkie), automatikisht heqin dorë nga detyra e kryetarit të degës.
f. Anëtarësia në Parti, përmban si kusht të domosdoshëm kuotizacionin. Mospagimi e kthen gjendjen e anëtarësisë nga “aktive” në “pasive’.
g. Njësia bazë e organizimit janë seksionet. Seksionit krijohen me bazë territoriale ose me bazë tematike. Cdo anëtar partie ka të drejtë të krijojë seksionin e vet tematik me të paktën 10 anëtarë dhe të marrë kështu, detyrën e kryetarit të seksionit. Krijimi i seksionit miratohet nga kryetari i degës, në konsultim me kryesinë e degës.
h. Krijohet Senati i Partisë me kontributorët historikë dhe kompetenca këshillimore

SHTYLLA IIII: ORGANIZIMI POLITIK
a. Kryetari i Partisë jep dorëheqjen e parevokueshme nëse në zgjedhjet e përgjithshme nuk fiton zgjedhjet (nuk merr detyren e kryeministrit) dhe në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se zgjedhjet vendore pararendëse. Ai nuk ka të drejtë të rikandidojë në zgjedhjet vijuese për kryetar Partie.
b. Kryetari i Partisë, kur partia është në opozitë, krijon “qeverinë në hije” nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
c. Anëtarësia në PDSH ulet në moshën 16 vjec.

Read More
26 Qer
0

FJALA E KANDIDATIT PËR KRYETAR TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME STRUKTURT E PARTISË NË QYTETIN E KRUJËS

Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam para jush për të kërkuar mbështëtjen tuaj për të drejtuar Partinë Demokratike në një kohë të vështirë dhe sfiduese.

Partia Demokratike nuk është e imja, as e ndonjë individi tjetër, por është e demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira e pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.

Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat, për ta detyrur PD të futet në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të një individi.

Ajo që sot është e sanksionuar në ligjet e PD dhe që dua ta rikonfirmoj edhe njëherë është se nuk ka vend në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike për këdo, lider, ish-lider, lider i ardhshëm, i cili shpallet non grata nga SHBA.

Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është se ajo do t’i mbetet besnike vlerave euroatlantike dhe interesave kombëtare.

Ne do të bëjmë një lidhje me të djathtën historike, me dyert e mëdha që hodhën themelet e shtetit shqiptar, me njerzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, të të gjithë të përjashtuarve dhe viktimave politike gjatë këtyre 30 viteve, që të ndërtojmë së bashku një histori të plotë të Partisë Demokratike.

Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë.

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie.

Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themelusit te më i riu, apo më e reja mes nesh. Një parti moderne, që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, me të rinj e të reja, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i një ndryshimi që po ndërmarrim për të ndryshuar politikën e vendit.

Read More
22 Qer
0

VENDIMI I KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE PËR MIRATIMIN E KANDIDATURAVE PËR KRYETAR PARTIE

Në mbështetje të nenit 45, pika 1 të Statutit të PDSh-së, dhe në zbatim të vendimeve të datave 6 qershor dhe 15 Qershor 2023, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bazuar në relacionin e paraqitur nga Sekretariti Ekzekutiv, vendosi miratimin e kandidaturave për zgjedhjet për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si vijon: Gjergj Tomor Hani; Lulzim Xhelal Basha.

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.

Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike. Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.

Read More
20 Qer
0

VENDIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE PËR VENDET VAKANTE NË KOMISIONIN E APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Në mbështetje të 45, dhe 54, pika 1 të Statutit të PDSH-së, për të garantuar funksionimin e strukturave të parashikuara në Statutin e Partisë Demokratike, Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si i vetmi organ statutor që ka tagrin e shqyrtimit të ankimeve ndaj akteve të organeve drejtuese të Partisë, dhe interpretimin final të dispozitave statutore

VENDOSI:

1. Emërimin e anëtarëve për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës si vijon:
– Artan Murrizi, Anëtar
– Marinela Ziu, Anëtar
– Edlira Devolli, Anëtar
– Rezart Kthupi, Anëtar
2. Përbërja e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës i është:
– Flutura Açka, Kryetar
– Artan Murrizi, Anëtar
– Marinela Ziu, Anëtar
– Edlira Devolli, Anëtar
– Rezart Kthupi, Anëtar
3. Ky Komsionin fillon punën menjëherë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Read More
20 Qer
0

REZOLUTA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot, në 20 qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore,

– Diskutoi mbi situatën në Partinë Demokratike duke vërejtur me shqetësim zhvillimet politike dhe përpjekjet për të anashkaluar dhe tejkaluar konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar veçanërisht pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, 2023.

– Këshilli Kombëtar vlerëson se në këto momente përcaktuese për të ardhmen dhe ekzistencën e Partisë Demokratike është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur në shërbim të ngritjes, forcimit dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në alternativë vlerash e parimesh që duhet të rezonojë me nevojat e shoqërisë shqiptare.

– Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

– Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

– Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim.

Read More
03 Qer
0

KANDIDATI PËR KRYETAR I PD, LULZIM BASHA, TAKON FERMERIN NË DIVJAKË

Lul Noreci është fermeri i palodhur që sfidon çdo vështirësi e punon çdo vit rreth 7 ha tokë që i administron. Ai është shembull e frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi.

“Ne duhet të jemi krenar që jemi nga Divjaka, ky vend i begatë”, thotë Luli sa herë e pyet se si i ka punët. Edhe pse me shumë vështirësi, me shumë mund ai nuk dorëzohet, por mbështet edhe fermerët e tjerë që të punojnë tokën e tyre.

Për mua është gjithnjë kënaqësi dhe motivim ta takoj, të bisedoj dhe të dëgjoj këshillat e tij.

Read More
08 Maj
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME DEMOKRATË TË VLORËS NË MBËSHTETJE TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME DEMOKRATË TË VLORËS NË MBËSHTETJE TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK

 

Zonja dhe zoterinj, shumë faleminderit për këtë pritje të ngrohtë, me kaq shumë njerëz eri atje te fundi I sallës. Nuk e fsheh që jam I emocionuar për këtë pritje edhe për faktin që jam në Vlorë.

Jam në Vlorë në një vend me histori. Me histori të gjatë, aq sa ka bërë edhe historinë e të gjithë Shqipërisë, sidomos edhe të të djathtës. Ndaj, do të doja t’iu falënderoja të gjithëve juve zonja dhe zotërinj që jo vetëm për sot gjetët kohën dhe momentin për t’u mbledhur, por edhe për të gjithë qëndresën që keni mbajtur gjatë gjithë kësaj kohë të vështirë për Partinë Demokratike.

Të falënderojë shumë ty Gjergji për qëndresën e vështirë për ty dhe për të gjithë ne. Profesor të falënderoj shumë për të gjithë ndihmën që na ke dhënë. Miku im Arbi, miku im I luftës, I qëndresës, realisht nuk kam fjalë për gjithçka çfarë ke bërë për të përfaqësuar Vlorën, po është një detyrim moral, njerëzor, por mbi të gjitha për të përfaqësuar Partinë Demokratike ndoshta në periudhën më të herët që ajo ka pasur në 33 vite të ekzistencës së vet. Na ra ne dhe kam përshtypjen që e kemi detyrim njerëzor ndaj të gjithë këtyre njerëzve, por edhe detyrim moral dhe politik ndaj historisë së Partisë Demokratike por edhe të gjithë Shqipërisë që të qëndrojmë po tek vlerat e Partisë Demokratike, tek vlerat e së djathtës, tek orientimi perëndimor I saj, sepse është e vetmja shpresë për Shqipërinë, për shqiptarët, për Vlorën, shumë faleminderit të gjithëve!

 

Më vjen keq vërtetë nga ato fjalë që thamë pak më parë që një pjesë e demokratëve këtu, në këtë moment janë diku tjetër duke I bërë hosanait Ilir Metajt, një partie të majtë.

Sigurisht kjo është ndoshta një nga shenjat më të mira. Nuk do të doja të kishte ndodhur me thënë të drejtën, por realiteti është ky. Realiteti është ky miku im dhe është mirë që realitetin ta shohim në sy, ta kuptojmë ashtu siç është dhe prej tij të nxjerrim leksione. Keqardhje kam për ata njerëz, një pjesë e tyre janë ata të cilët këto 50 vitet e kaluara, 80 vitet e kaluara ndoshta kanë qenë të persektuar, por se Zoti u ndriçoftë mendje, sepse sot më shumë sesa kurrë, jo nostalgjia e së djeshmes se sa qëndresa e sotme është vlera e vërtetë. Gjithsesi ajo se çfarë ne duhet të bëjmë në këtë situatë, do të duhet të bëjmë një gjë fare të thjeshtë, të falënderojmë të gjithë ata njerëz që sot në momentet më të vështira të PD-së kanë marrë një sakrificë. Kanë marrë një sakrificë të vështirë në aspektin elektoral, por në fakt është dhe një privilegj I madh që sot të dalim në ballë të Partisë Demokratike përtë çuar në fund misionin që nuk u përmbyll në 1990-ën në 91-shin, atëherë kur komunizmi u përmbys, ose të paktën u pretendua që u përmbys.

E pra, ky është një privilegj I madh dhe ndihem mirë. Po iu them një sekret të vogël në të gjithë këto takime që kam pasur kudo, duke filluar nga Shkodra, dje në Mat, në Durrës, në Elbasan e kudo tjetër, kam parë një gjë që me të vërtetë më ka lënë pa fjalë në kuptimin pozitiv. Njerëz të rinj, zonja dhe zotërinj intelektual me reputacion, thesare të shoqërisë shqiptare që sot në momente kaq të vështira të Shqipërisë, jo të Partisë Demokratike janë afruar pikërisht Partisë Demokratike. Kjo është vlera dhe kjo është shenja se përse Partia Demokratike do të vazhdojë e të jetë, do të jetë si rrezja e etme e shpresës së këtij vendi.

Disa fjalë dua t’i them se përse jemi në këtë situatë. E di fare mirë që ajo se çfarë është e keqja më e madhe e Shqipërisë sot e 8-9 vite më parë, është fare mirë ai që është regjimi Edi Ramës. Eshtë regjimi I Edi Ramës që po ta mbajmë mend në 2013-ën erdhi në këtë vend me ndihmën e atij njeriu që bën një miting me demokratë, Ilir Metajt.

Kush e mban mend trafikun e votave që ai bëri në 2013-ën, pas 2011-ës, pas 2009-ës kur bëmë një aleancë ne demokratët me ta dhe ishte momenti kur filloi rënia pa fund e Partisë Demokratike. E pra, kush harron lotët e demokratëve pas 2013-ës që të parët u larguan nga vendet e punës, thjesht dhe vetëm për shkak të Ilir Metës, I cili nga 2013-2017 e mbajti dhe e mbajti zvarrë Partinë Demokratike dhe iu bë mbështetje në fakt Edi Ramës. Kaloi reformën territoriale, kaloi dhe reformën në drejtësi, ai vet për të cilën ankohen sot këta. E pra, nëse merremi me politikë, elementi kryesor është të qenit koherent. Qëndro në atë pozicionin tënd, në ato vlerat e tua dhe nuk mund të jesh një pazarxhi politik. Pikërisht për këtë arsye është e vërteta që duhet parë në sy. Dhe kur them të vërtetën duhet ta shohim në sy, duhet ta shohim në sy fillimisht brenda shtëpisë tonë. Në qoftë se ka një mënyrë, besoj unë, që ky regjim të marrë fund, ky regjim do marrë fund vetëm me moral. Me një fytyrë ndryshe, me njerëz të cilët janë distancuar nga korrupsioni, me njerëz të cilët dinë të bëjnë dhe meaculpa për gabimet që kanë bërë. Një parti politike e cila qarkullimin e elitave e ka refrenin e saj kryesorë dhe jo me idonatrinë, mbajmë njeriun atje.

Boll e kishim Enver Hoxhën 50 vite, na u dashka të kemi dhe një njeri tjetër 30 vite më pas. Po nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një kopje tjetër e komunizmit.

Po nuk u shkëputëm nga ky mentalitet, nga këto metastaza politike të komunizmit, ne nuk mund të jemi kurrësesi Partia Demokratike ku shpresa e shqiptarëve të jetë aty. Nuk mund të jetë një parti e cila të ketë edhe interesin dhe investimin e perëndimit këtu në Shqipëri. Kjo pra është e vërteta. Ndaj, unë ashtu siç Aristoteli, mendimtari I lartë I lashtësisë ka thënë për mentorin e tij Platonin. Ka thënë: E kam mik Platonin, por mikun më të madh kam të vërtetën. Dhe ne demokratët e kemi mbështetur Sali Berishën që prej themelimit të Partisë Demokratike. E mbështetëm në 1992-shin kundër mocionistëve të cilët kërkonin një qëndrim realist ndaj rezultatit të zgjedhjeve lokale, e mbani mend atëherë kur doli kundër, Arben Imami, Arben Demetit, Edmond Trakos, Preç Zogaj, Ismail Kadare, Ritvan Peshkëpisë, e me radhë. E mbështetëm, demokratët e mbështetën në 1992-shin në korrik, kur humbëm zgjedhjet lokale, menjëherë pas zgjedhjeve të 22 marsit. Mbështetëm në 1993-shin kundër të ashtuquajturës, kur doli kundër të ahstuquajturit ekstremi djathtë, nëse e mbani mend kakëtu zonja dhe zotërinj që e mbajnë mend në atë kohë kundër Petrit Kalakulës dhe Abdi Baletës. U mbështet nga demokratët në 1994-ën, kur humbi referendumin për kushtetutën. U mbështet në 1996-ën, kur Partia demokratike, ta quajmë fitoi zgjedhjet, në fakt nuk ishte fitore e zgjedhjeve por fitoi zgjedhjet por humbi partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë. U mbështet pas 1997-ës kur u larguan nga Partia Demokratike Dashamir Shehi, e Genc Ruli. U mbështet në 1999-ën kundër reformatorëve, Genc Pollos. U mbështet në 2008-ën kur shpërtheu Gërdecin dhe u vranë njerëz të pafajshëm. U mbështet në 2011-ën kur mbrojti Ilir Metën nga hetimi për videon ku filmohej duke marrë para korruptive. E mbështetën demokratët, e mbështetën në 2012-ën kundër Bamir Topit në atë kohë. E mbështetëm dhe u trishtuan demokratët në 2013-ën kur humbi zgjedhjet me 1 milionë vota kundër përballë Ramës dhe ish-aleatit të tij, Ilir Metës. Dhe kur dha dorëheqjen gjasme nga Partia Demokratike. E mbështetëm me thënë të drejtën edhe në 2021-shin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën non grata dhe e futën familjarisht në listën e zezë të personave të padëshiruar dhe kur ai deklaroi në fakt, deklaroi se këtë do ta ndiqte në rrugë personale dhe në rrugë private.

Po, ta pranojmë, ne demokratët e kemi mbështetur Sali Berishën në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në fitore dhe në humbje, me të drejt dhe me pa të drejtë. Por që prej shtatorit 2021, kur ish-kryetari I Partisë Demokratike ia pezulloi Sali Berishës praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhet statusi non grata, në koherencë të plotë në qëndrimin që kemi patur si parti ne, Partia Demokratike me të gjithë non gratat e tjera të shpallura nga SHBA, non gratat socialiste, Tom Doshi, Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Sali Berisha filloi sulmin ndaj Partisë Demokratike me parimin: një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Do të thotë që ishte I qartë, kërkonte asgjësimin total të Partisë Demokratike. Më shumë se aq, pas asaj deklarate, ne demokratët nuk mund ta mbronim më Sali Berishën. Ai zgjodhi, miqt e mi, zgjodhi që hallin personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike. Ai zgjodhi të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij biologjike në kurriz të së ardhmes sonë politike. Familjen politike, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e tradhëtoi. Aktin e tij kundër PD-së, janë të shumta dhe janë të pashembullta. Që nga Kuvendi anti-statutor, e deri tek sulmi fizik ndaj selisë në 8 janar. Por kulmi arriti kur e refuzoi ofertën e Partisë Demokratike për të pasur një kandidat unik në zgjedhje, për të mundësuar që kandidatët fitues të primareve të tij, pavarësisht se dihej paraprakisht se kush ishte fituesi, të garonin nën siglën e Partisë Demokratike dhe të mbështeteshin me votë nga të gjithë demokratët kundër kandidatëve të regjimit të Edi Ramës. Mesa duket Sali Berisha nuk kishte asnjë problem me regjimin e Ramës, sepse përndyshe do ta pranonte. Duket pra që nuk kishte asnjë problem me regjimin e Ramës. Regjimi I Ramës, madje po të jemi të kujdesshëm e ndihmoi të zvarriste sa më shumë vendimin e gjykatës për të drejtën e vulës së Partisë Demokratike, kohë që ish-lideri historik e përdori dhe e përdori për të vijuar me goditjet kudër partisë sonë. Për të gënjyer dhe për të joshur, për të blerë dhe shantazhuar, për të shpifur dhe kërcënuar.

E tani që flasim, Sali Berisha e ka zaptuar selinë e Partisë Demkratike, ia pranuam dhe këtë, për hirë të nevojës së demokratëve për të dalë të bashkuar në zgjedhje. Por Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Demokratët I kanë dhënë shumë, I kanë dhënë tepër, e kanë bërë dy herë president, e kanë bërë dy herë kryeministër. Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika.

 

Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë halin e përbashkët nga drejtësia. Hjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitaër në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thiret këtë javë në SPAK. Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për ceshtjen e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih cfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Ftika e tyre e vetme është se kur SPAK do ti thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinosaurët epolitikës shqiptare 33 vjecare. Të vetmit të cilët nuk kemi problem jam unë, Arbi dhe kolegët e mi. Skemi ne problem të tilla. Ajo se cfare kërkohet, e kekron vendi është një politikë me fytyre ndryshe, njerez të cilët kur hapin dollapet nuk kanë skelete nga eshkuara, nuk kemi asnje hall me drejtesine ne. Une kam qenë I vetmi në fakt nga të gjithë kolegët e mi që kam qenë bashkëpunëtor I Sali Berishës. 2 vjet ministër dhe bashkëpunëtor I tij. Kam pasur vetëm një detyrim tia zbardh faqen demokratëve dhe jam ballë hapue sepse nuk kanë gjetur asgje gjatë gjithë kohës që kam shërbyer në ato poste. Kështu duhet të jetë angazhimi politik, tu sherbesh sa më mire njerëzve, të mos konsiderohet politika si një lopë që e mjel. Që cohesh në mëngjes me idenë sa para do fus sot, Shkon dhe futesh në politike me lugen në brez që të shkoj të vjedh më shumë se sa këta që po vjedhin sot. Ky është virtyti më I madh që kemi në. Faleminderit që bashkoheni në këtë sakrificë të madhe të PD. Është kjo mënyr sesi mund të krijohet një shtresë e re intelektualësh, njerëzish me reputacion që në të shkuarën e tyre kanë treguar, rrjedhin nga derë të mëdha. Kjo është sfida që kemi ne sot. Këta janë hallexhinjtë atje në Tiranë që janë bërë bashkë për tu mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika. Është hallexhiu në qeveri Rama që I ndihmoi me Zhukrin, me zvarritjen e vendimit gjyqesor, me KQZ, na sollën vërdallë më KQZ të rregjistroj, stë rregjistroj.

 

Me media, me oligark I solli kundër PD. Sali Berisha e pengoi PD të bashkohet sepse kërkon monopolin e opozitës, kërkon tu thotë Amerikanëve dhe Britanikëve aleatëve tanë më të mëdhenj që e gjithë opozita është pronë e tij. Pas tij, e tillë që punon për të. Dhe prandaj duke dashur të krijojë këtë imazh u thotë ta lënë rehat se nuk I përfill fare. Berisha pengoi PD të bashkohet sepse kërkon ta kthej në bunker antiamerikan kur të fusë kokën për të mos e kapur goditjet e drejtësisë. Atij I duhet një parti bunker si foltorja, nuk I duhet një parti politike si PD. Ne demokratët nuk mund ta mbështesim më Berishën. Ndarja jonë me të nuk është momentale, pragmatike. Ndarja jonë me të është parimore, jo vetëm me të si indvid, por ndarje me një frymë. Ndarje me Berishizmin. Me mënyren sovjetike sesi menaxhohet një parti politike dhe sesi menaxhohet pushteti kur e kemi pasur ne pushtetin. Ndaj jemi sot këtu. Sot demokratët, njerëzit më të vuajtur të këtij vendi, njerëzit më të keqtrajtuar të këtij vendi duhet të zgjedhin 2 alternativa. Midis 2, Berishizmin, euroatlantizmin. Berishizmi është ta shohësh tjetrin jo si kundërshat politik që duhet mundur, por si armik që duhet shkatërruar. Ky nuk është armiku partisë, ideologjisë, anetarëve. Ky është armiku personal I kryetarit të partisë. Ky është Berishizmi. Armik quhet armiku Berishës. Se nuk bëhet fjalë për kryetar tjetër në Berishizëm. Berishizëm ka vetëm një, flet I pari të tjerët mbyllin gojën. Sic ndodh atje në fakt. Pra është një formulë si e fashizmit, gjithcka për kryetarin, asgje jashtë kryetarit dhe askush kundër kryetarit. Euroatlantizmi është demokraci, atdhetarizëm, shqiptarizë, kushtetuta e PD. Është liria, demokracia. Partia që është më e madhe se kryetari dhe cdo kryetar brenda saj. Është antarësia. Euroatlantizmi është busulla që tregon gjithmonë perëndimin. Ne jemi duke I pasur sytë, shqiptaërt historikisht. Sot demokratët duhet të zgjedhin.

 

Do të shkojnë në lindje apo në perëndim. A duan ta sakrifikojnë partinë për kryetarin, apo ta mbajnë pa atë ish kryetarin, liderin historic dh eta sjelin PD në qevrrisje. A duan Berishizmin apo euroatlantizmin. Miqte e mi kjo ka qenë dilemma. Ka qenë përdor të shkuarën sepse nuk është më. Une di fare mire sec ka qene PD këtu 10-12 vite më parë se ka qenë I deleguar dhe shoh vetëm fytyra të reja, njerez të rinj që duan Vlorën që janë patriot. E kuptojnë që ndarja është e madhe. Duam Euroatlantizmin sepse duam Shqipërinë, duam të ardhmen, perëndimin, duam Vlorën, duam familjet tona. Kjo është ndarja madhe që kemi bërë sot. Ndaj miq doja të ju falenderoja nga zemra për këtë pritje, por mbi të gjitha pëe entuzizmin frymen e re që I ka munguar PD. Dhe sot në këtë situatë vërtetë të vështirë ku jemi në sprovë të gjithë treguam që e kemi bërë ndarjen tonë dhe ndarja jonë është kjo syte drejt perëndimit, drejt Europës drejt Amerikës për të mirën ë Shqipërisë, për të hedhur gurin e parë të themelit për 2025 si forcë qeverisëse.

Shumë faleminderit!
Zoti ju bekoftë ju!.

Read More
03 Maj
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, ME DEMOKRATË TË DURRËSIT NË MBËSHTETJE TË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë të Durrësit, shumë faleminderit për këtë pritje kaq emocionuese, një parathënie e vërtetë e asaj se çfarë Durrësi dhe durrsakët do të vendosin në 14 maj. Do të votojnë për veten, do të votojnë për qytetin e tyre, do të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre. Shumë faleminderit! Do të votojnë Partinë Demokratike, do të votojnë numrin 9.

Pata ndjesinë më të mirë teksa dëgjoja parafolësit. Teksa po dëgjoja Edlirën, një qëndrestare një intelektuale, një të vendosur të Partisë Demokratike në kohëra të vështira. Teksa po dëgjoja Selon, një shpirt i lirë, një njeri që e do Durrësin ku ka ardhur për të kontribuar. Teksa dëgjoja miken time Teutën, të vendosurën, zonjën që në ditë të vështira i është ndodhur Partisë Demokratike edhe Durrësit. Sami, teksa të dëgjoja ty, miku im, miku I të gjithë demokratëve njeriu I cili je ndodhur e di fare mirë, në shumë dilema në këtë kohë të vështirë dh eke zgjedhur të mirën, të drejtën, të vërtetën, ke zgjedhur Partinë Demokratike, atë që I bën nder të gjithë demokratëve. Po Blerina, teksa të dëgjoja ty, kjo është Partia Demokratike, ajo e cila I hap hapësirë, I bën vend intelektualëve, shpirtit të lirë. Po Mimoza, zysh Mimoza për atë që sapo the. 30 e ca vite, të jesh e të japësh intelektualëve të këtij vendi, kjo është Partia Demokratike, që ju pret me krah hapur. Partia Demokratike e re dhe të së ardhmes e cila hap shpirtin, zemërn e saj pikërisht për njerëz të cilët po vërtetë kanë një veçanti: duan Durrësin, duan vendin e tyre, duan familjet e tyre. Kjo është ajo se çfarë I ka munguar Durrësit dhe durrsakëve gjatë gjithë kësaj kohe. Teksa po bëhen 20 e kusur vite në fakt që nuk është nën qeverisjen e shpirtrave të lirë të këtij qyteti. Po Joni, të falënderoj shumë për të jithë barrën e madhe që ke mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe. Në një kohë të vështirë, e di fare mirë, kemi kontaktuar, folëm me njëri-tjetrin, të falënderojë përzemërsisht jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë demokratëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, për atë se çfarë ke bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

E pra miq, unë ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre 51 zonjave dhe zotërinjve që Samiu lexoi këtu. Janë vetëm pak nga përfaqësuesit, e asaj se çfarë Partia Demokratike jo vetëm premton, por se angazhohet dhe zotohet që të jetë fytyra e vërtetë e Durrësit dhe e Shqipërisë nga sot e tutje e dimë fare mirë në një kohë të vështirë. Por kohërat e vështirajanë pikërisht momentet që dalin në pah karakteret e forta, karakteret e forta politike, ata njerëz që midis interesit dhe idealit, vendosin idealin. Ky është momenti dhe kjo është sfida. Dhe hapi I parë I kësaj sfide këtu në Durrës është fituar. E pra, nga të gjithë këta emra, kam përshtypjen që diçka iu ka rënë në sy teksa po I dëgjoja të gjithë. Janë njerëz të lirë, janë njerëz të vërtetë, janë njerëz idealist, janë njerëz të pakapur. Janë këto virtytet në fakt njerëzore nga të cilët Partia Demokratike ka pas premtuar 33 vite më parë, që kështu do të ishte në të ardhmen e saj. Lindi kështu në fakt partia pro perëndimore, pro amerikane, partia e cila do të ishte e vetmja bazë e perëndimit në Shqipëri, në një vend ku 50 vite më parë, errësira e lindjes kishte sunduar. E megjithatë do të duhet të jemi të sinqertë, kjo është një nga arsyet, një nga virtytet e njerëzve që folëm përpara, se ishin të vërtetë dhe pranuan atë se çfarë Partia Demokratike në këto 33 vite nuk ka arritur.

Sot e shoh këtë shpresë dhe kam besim që edhe një herë si në 1990-ën e rimarim edhe një herë rrotën e historisë atje ku ngeli në mes, ta çojmë përpara. Atë histori të ngelur në mes ta çojmë përpara pikërisht me këto zonja dhe zotërinj, pikërisht me ju miq e të nderuar. Miq, demokratë, qytetarë të Durrësit përveç entuzizmit që e kam sot dhe e ndjej, e kam pasur edhe në të gjitha takimet që kam bërë në Shqipëri nga jugu në veri, do të duhet të jemi të sinqertë e njëri-tjetrin për kohën e vështirë që po kalon Partia Demokratike, por edhe Shqipëria mbi të gjitha.

Që prej ardhjes në pushtet të sektit të rilindjes 10 vite më parë, në Durrës në fakt ka 20 e kusur vite, Durrësi dhe I gjithë vendi ka rënë në kolaps. Edi Rama dhe qeveria e tij, së bashku me bashkiakët që ka katapultuar në të gjithë vendin, me Dakon, me Sako, ka sjell papunësi, ka sell shpopullim, kanë sjell padrejtësi, korupsion kanë sjell, e skamje kanë mbjell. Ata I mbajnë dyert mbyllur, dyert e bashkive për qytetarët, sepse I kanë të hapura për klientët. Për klientët, për ata të cilët paguajnë nën dorë. Ata me të cilët bëjnë biznese të paligjshme, kundër interesit publik dhe shpeshherë kriminale. Pushteti I “Rilindjes”, në thelbin e vet, në bërthamën që e mban, në embrionin që e lind është thjesht dhe vetëm klientelizëm. Ky klientelizëm është ai I cili poi a merr frymën biznesit, po dëshpëron punëtorët, po asfikson të rinjtë, po I lë në mes të 4 rrugëve të moshuarit. Ka vetëm një rrugë për të dalë nga ky kolaps për t’u rimëkëmbur. Ata zonja dhe zotërinj që ishin këtu, Partia Demokratike është alternativa që I jep frymëmarrje Durrësit dhe Shqipërisë.

Por e dimë, e di unë, e dimë të gjithë këtu që jemi në këtë sallë që nuk është e lehtë. E dimë që rruga jonë nuk është e shkurtër drejt fitores, drejt fitores përfundimtare, sepse përballë nesh qëndron një regjim. Një grua e këshillit bashkiak Tiranë, më tregoi një histori të shkurtër. Një grua që përfaqësonte “Rilindjen” aty, rëfente në koefidencë, në evente ku njerëzit flasin lirshëm dhe thonë të vërtetën se në lagjen ku e kishte deleguar partia arrinte të merrte saktësisht aq vota sa I kishin thënë sa kishte. Dhe kam përshtypjen është një fenomen që ka ndodhur edhe në Durrës. Asnjë më pak, asnjë më shumë, por e kishte bërë këtë eksperiment për 3 palë zgjedhje rresht. Po si ka mundësi se tek e fundit edhe enë kuzhine të jenë, prap do të mungonte ndonjë. Ndërsa flasi për njerëz, për njerëz të gjallë, me vullnet të lirë e për të vendosur njerëz të cilët kanë lirinë e tyre për të ndryshuar nga njëra palë zgjehje në zgjedhjet e tjera. E këshilltarja e “Rilindjes” e rëfeu dhe marifetin.

Kapnin njerëz me influencë në zonë dhe bënin marrëveshje me ta. Çfarë do para? Hap gojën, ja ku I ke. Çfarë do për biznesin tënd, do të mos paguash as taksë, pa problem e ke të zgjidhur. Ka pasur nga ata rate kur njeriu me influencë, ai që sillte saktësisht aq vota sa premtonte për “Rilindjen”, kishte ndonjë hallë dhe me drejtësinë. Dhe kam përstypjen që në Durrës ka pasur nga ato halle me drejtësinë. “Nuk dua as para, as heqje taksash, as tendera, kam vëllanë në burg”, pa problem e nxjerrim. E pra, kjo është partia dhe sekti që kap drejtësinë, zbaton ligjin në mënyrë selektive, disa të nënës e disa të njerkës, e vjedh shtetin me evazion, me tender e me koncesion, në partneritet jo me qytetarët e ndershëm që punojnë, por me kriminelët dhe oligarkët që ua mbarojnë punën. E pra miq, zonja dhe zotërinj, a nuk është një regjim?

Po është e vërtetë, ndryshe nga Putin në Rusi, Edi Rama nuk vret dhe burgos gazetarë, por ama mbyll emisione investigative. E mbani mend iniciativën e një grupi gazetarësh dhe aktivistësh për të bërë një dokumentar për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin çnjerëzor të Sharrës? Ajo iniciativë u shua dhe zëri iu hesht, sepse implikohej Veliaj, kryeçiraku I regjimit I ngjashmi I atij që ishte apo asaj që është në Durrës. E pra, a është ky një regjim? Aleatët perëndimor të Shqipërisë, ata që na udhëheqin drejt vlerave të lirisë dhe demokracisë, të qytetërimit Euro-Atlantik, kanë shpallur zyrtarisht non grata sipas llogarive të mia, se mund të jeën edhe më shumë, 6 qytetarë shqiptarë, njëri është në Durrës Vangjush Dako dhe tjetri është në Tiranë, ish-kryetarin historic të Partisë Demokratike, Sali Berishën. I kanë shpallur non grata me akuza të qarta duke treguar se si e kanë dëmtuar intersin publik dhe vlerat demokratike këta njerëz.

Por askush nuk i prek, drejtësia nuk merret me to dhe a e dini përse, ka vetem një shpjegim sepse i mbron Edi Rama. Policia ështe e politizuar, ka vetëm një parti në të gjithë pushtetin lokal dhe këtu duhet të themi që një pjesë të fajit e kemi dhe ne në 2019 teksa nuk morëm pjesë. Ngrihen borde si ai i karburanteve ku nuk sheh në nga tregu ndërkombëtar, por nga shkelja e syrit të kryeministrit për të vendosur çmimin dhe majmur oligarkët në kurriz të shqiptarëve. Paratë e buxhetit të shtetit, të ndihmës sociale dhe fondit të rindërtimit përdoren për të blerë vota, dhe Durrësi është një nga rastet më emblematike sesi u përdorën 2 vitë më parë paratë e rindërtimit për të blerë vota. Pyetja qëndron? A është ky një regjim? Për të qenë të ndershëm e të vërtetë regjimi i Rames dallon nga regjimi i Putin. Vladimir Putin i kontrollon vetë oligarkët, Edi Ramën e kontrollojnë oligarkët. Për oligarkët e vet Rama bën ligje të posaçme, porti i Durrësit, miraton projekte madhore, porti Durrësit, i konsideroj investitorë strategjik në portin e Durrësit por të gjithë e dimë që aty fshihen vetëm interesat korruptive të një grushti njerëzish që vazhdojnë të kafshojnë këtë vend nga mali në bregdet. Në portin e Durrësit prap. E pra, ky është një regjim. Shikoni se cbën Rama. Në posterin e madh te fushatës nxjerr veten përballë Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këto janë kundërshtarët e tij? Jo miqt e mi. Këto nuk janë kundërshtarër e tij, janë oksigjeni i tij. Janë varka e shpetimit të tij.

Me kundërshtarë të tillë si Berisha dhe Meta, Edi Rama nuk ka garë fare. Prandaj i ka zgjedhur në poster. Sepse në regjimin e tij nuk ka vetëm median, kontrollin e gjyqesorit, nuk kërkon të kontrollojë vetem policinë, biznesin, pushtetin vendor, por kërkon te caktojë vetë ai dhe opozitën. Kam folur për trekëndëshin Rama Berisha Meta në takime të tjera, gjate kësaj fushatë. Sic e keni parë në një vit e gjysëm këta të tre kanë sulmuar PD herë fshehurazi e herë haptasi por gjithmonë të kordinuar me njëri tjetrin sepse gjërat që i bashkojnë janë më të medha se ato që i ndajnë. I bashkon korrupsioni i 30 viteve në pushtet prandaj mbajnë njëri tjetrin në politikë. Rama mban Berishen. Berisha mban Metën dhe të dy mbajnë Ramen. Historia është fare e qartë. Kujtoni 2008. Marrëveshjen Berisha Rama. Kujtoni 2011. Kujtoni 2013. Kujtoni 2017 dhe ja ku keni rastin më të fundit atë që po ndodh ne syte e gjithë shqiptarëve. Po ky eshte nje regjim. Pyetja e madhe që duhet të bejme ne sot. Ato njerëz qe ishin këtu, qytetaret e ndershëm të Durresit është kjo. A do e ketë nje fund ky regjim. Pa tjetër që po. Historia botërore, historia dhe ajo e pas viteve 90 ka treguar që regjimet kanë gjithmonë një fund. Dua te jem i sinqertë me ju dhe gjithësecilin që na sheh. Për ta rrëzuar Ramen dhe regjimin e tij nuk mjafton të thuash “Rama ik” “Rama ik”. Rama boll vodhe, ik. Jo jo. Nuk mjafton të mburresh qe do ta largosh per 2 jave për 1 muaj apo 37 ditë e mbani mend vitin ekaluar, do kishte rënë qeveria Rama 7-8 herë deri tani. Jo për të rrëzuar një regjim si ky i Rames duhet një opozitë tjetër. Si ky i posterit. Ajo opozita ku ai thote para mbrapa. Të tre janë e njëjta gjë. Pjesë e një trekëndëshi. Duhet një tjetër opozitë. Shqiptarët e dinë se të gjithë masivisht e urrejnë opozitën e posterit dhe kërkojnë një opozitë jo të posterit. Kërkojnë një opzitë të pastër. Ky është ndryshimi dhe ku është pretendimi që duam të sjellim ne në PD. Hapin e parë sapo e pamë me njerëzit që prezantuam. Kanë një virtyt zonjat dhe zotërinjtë qe dolën këtu. Janë të pastër dhe nuk kanë ne te shkuarën e tyre qoftë në jetën private qoftë në jetën publike nuk kanë as me te voglën hije korrupsioni.Shqiptarër masivisht janë kundër Berishizmit dhe kerkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramen po aq me pak Berishën dhe Metën.

Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama. Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu. Këtë do duhet të kuptojmë sot, ne të gjithë anëtarë të PD, qytetarë të ndershëm të Durrësit dhe Shqipërisë. Regjimi i Edi Ramës do të marrë fund kur të ketë përballë një opozitë, jo thjshtë të rinovuar, por një opozitë me moralitet dhe popullaritet të lartë. Një opozitë të gjerë, të unifikuar, qartësisht të orientuar drejt perëndimit dhe pa kompromis drejt këtyre vlerave. Vlerave të PD të 32-33 viteve më parë. Kjo është sfida që ne kemi brenda kësaj salle dhe jashtë kësaj sallë. Shumë njerëz që brenda këtyre 32-33 viteve kanë qenë ashtu në letargji për shkak se ëndrra e 1990 për ta bërë Partinë Demokratike vërtetë demokratike ngeli gjithmonë e më shumë duke u tretur si një ëndërr derisa në këto 2 vite u kthye dhe vetëm në një mankth. Kjo është sfida që kemi zonja dhe zotërinj. Kjo është sfida që kanë qytetarët e Durrësit, punëtorët e ndershëm të Durrësit. Kjo është sfida që ka rinia, biznesi, kjo është sfida e së ardhmes dhe ky është një moment, pikëtakimi me historinë ku Durrësi, durrsakët, njerëzit e ndershëm nuk mund të mungojnë. Sot kemi marrë përsipër sakrificën më të madhe në një moment historik dhe patriotik. Ndaj zonja dhe zotërinj sot ne kemi fituar aktin e parë të kesaj beteje sepse në këtë sallë në këtë foltore, flasim si njerëz të lirë, flasim pa brenga, flasim ashtu sic është e vërteta, flasim si njerëz që e duam këtë vend. Kjo është sfida e parë morale dhe njerëzore që kemi dhe këtë e kemi fituar.

Tashmë çfarë ngelet si një detyrim jo vetëm njerëzor por dhe politik është që këtë zë, këtë jehonë nga kjo sallë ta shpërndajmë kudo në Durrës. Njerëzit do të na dëgjojnë, njerëzit duan të dëgjojnë zërin e arsyes. Njerëzit duan të dëgjojnë porcionet e munguar të moralitetit në këto 33 vite, por që janë ende gjallë dhe janë në këtë sallë. Kjo është sfida që kemi ne. Sfida ndaj vetes, ndaj të shkuarës sonë. Sfida për të ardhmen e këtij vendi. Për fëmijët tanë. E pra ky është një mision historik, ta konsiderojmë veten dhe jo vetëm këshilltarët, jo vetëm ata përfaqësues, jo vetëm fytyra e vërtetë, e ndriçyar e Durrësit, por kushdo që është në këtë sallë do duhet ta konsiderojë veten e vet si misionarë. Historia është ajo që do të na vlerësojë sot dhe do të na gjykojë nesër. Dhe kemi fatin, privilegjin, sot në këto momente ta fitojmë këtë bast dhe sfidë me historinë. Ndaj zonja dhe zotërinj unë sot ndjehem vërtetë mirë që jam me njerëz të lirë, që duan PD, që duan Durrësin, duan familjen shqiptare, duan Shqipërinë. Jamë patriotë të vërtetë dhe do ta tregojnë këtë duke votuar me 14 Maj, PD për t’i dhënë frymarrje Durrësit, për ti dhënë frymarrje Shqipërisë. Ndaj zoti ju bekoftë ju, zoti bekoftë durrsakët. Faleminderit!

Read More
02 Maj
0

Deklaratë për shtyp e drejtoreshes së komunikmit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, zonja Mirela Karabina

 

Partia Demokratike e Shqipërisë

Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, sot ka paraqitur edhe njëhër një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket përdorimit të emrit logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjeke zgjedhore dhe persona fizik të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti dhe përfaqësojnë forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ne konstatojmë se deri më sot, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbarimi i fushatës elektorale , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe kodit zgjdhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të cdo forcë politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjdhore që nuk e përfaqësojnë atë ligjerisht dhe politikisht është duke keqinformuar publikun shqiptar dhe deformuar garën politike në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetutese të demokracisë dhe përfaqësimit politik.

Prandaj, ne kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë detyrën që ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i ngarkon për të garantuar parimet e shtetit ligjor dhe garës politike demokratike.
Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe njëhër mediave të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike për subjekete politike që në këtë garë , sipas ligjeve në fuqi, janë subjekete me emer, logo dhe koalicione të ndryshme nga Partia Demokratike. I kujtojmë se janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar dhe ne do të marrim të gjitha masat për të mbrojur identiteti e Partisë Demokratike, logon dhe simbolet e saj.

Faleminderit!

Read More
02 Maj
0

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, takime me biznesin te Medreseja

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, takime me biznesin te Medreseja.

Bejko: Biznesi i vogël është një biznes i ndershëm që meriton të trajtohet me dinjitet, prandaj ne sapo të marrim votëbesimin e qytetarëve, do të ulim me 50% taksat dhe tarifat që ka vendosur bashkia Tiranë.

Sot në takimet që pata me biznese në zonën e Medreses, ju dorëzova personalisht programin që ne kemi për Tiranën 2023- 2027.

Jam shumë i nderuar nga fjalët e mira që dëgjova dhe mbështetjen që mora prej tyre për programin dhe tezat realiste që ne kemi propozuar për të fituar bashkinë Tiranë në 14 Maj.

Read More