Blog

02 Maj
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, ME DEMOKRATË TË VAUT TË DEJËS NË MBËSHTETJE TË KANDIDATES PËR KËTË BASHKI, KLOMENTINA DRINI

Të nderuar zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, ju qe sot jeni mbledhur në ketë takim të mrekullueshëm, do duhet të ju falenderoj nga zemra për pritjen që më bete dhe rruges dhe këtu sepse kuptoj fare mirë që Bushati, Bashkia e Vaut të Dejës ka zgjedhur të ardhmen, një të re, drejtim të ri dhe është pikerisht, vajza juaj, motra juaj, Klomentina Drini. Unë besoj që kjo është sfida më e madhe që qytetarët e kesaj bashkië kanë kaq kohë që e kanë kërkuar dhe sot e kanë. Në 14 Maji ështe nje sfidë e madhe jo thjeshtë dhe vetem për Klomentinën. Klomentina sfidën e saj e ka fituar që nga momenti që mori përsipër në një moment të veshtirë sakrificën për të kandiduar, por kjo është nje sfidë për secilin nga qytetarët e Bushatit. Është një sfidë per Danielin, për Albertin, Ermirin. Zysh Almën nga fjalët e së cilës ndjeva vërtetë lëngatën e madhe të kësah shoqërie, bashkie që në fakt është lëngata e gjithë shoqërisë shqiptare. Është një sfidë për të gjitjë më 14 Maj, sfida është. njerëzit janë, rinia është, kutia votimit ështe, numri 1 është, Klomentina Drini kryetare e bashkisë. Zonja dhe zotërinj dhe për mua, ashtu si dhe per Klomentinën e për të tjerë nuk ka qenë e thjeshtë, në këtë situatë të veshtirë që kalon vendi. Situatë të veshtirë që kalon shoqëria shqiptare. Të paktën prej 10 vitesh ku sekti i rilindjes ka ardhur në qeverisje. Shqipëria ka rënë në kolaps. Edi Rama dhe qeveria e tij së bashku me bashkiaket e tij ka sjellë papunësi, varfëri, rrënim, ka sjëllë kriminalitet, para të pista, oligarkë dhe betonizim. Kanë marrë në dorë pushtetin dhe kanë shkelur me  këmbë fatin e qytetarëve shqiptarë. Nuk duan tia dinë dhe nuk i respektojnë qytetarët dhe aq me pak demokratët. Nuk respektojnë as socialistët, sepse rilindasit e Edi Ramës jane thjeshte dhe vetëm një sekt. Janë ngritur si sekt dhe qeverisin si sekt. Ata nuk janë shumicë tek qytetarët shqiptarë, madje nuk janë shumicë as tek socialistët e ndershëm. Prej 10 vitesh, Shqiperia vuan nen peshën e cizmes së rilindjes.

Energjitë po i shterojnë, rezistenca po i ulet, syte po i shohin vetem errësirë. Kolaps i plotë. Shqiperia ka nevojë te marrë frymë, të ngrihet dhe të niset drejt të ardhmes. Një të ardhme shumë herë më të mirë ku nderohet dhe respektohet dhe shpërblehet njeriu që punon. Ku i njihet e drejta, njeriut që ka të drejtë, ku respektohet dinjiteti dhe vlera e dinjitetit. Ndaj kësaj të ardhmje ka vetëm një rrugë. Rruga që te djathtët kanë zgjedhur dhe do ta çojnë perpara. Sepse ajo është frymarrja e vërtetë për Shqiperinë. Unë e di, motra dhe vellezër, qytetarë dhe qytetare të kesaj bashkie. E di që nuk është e thjeshtë, nuk është e lehtë, rruga drejt fitores nuk është shtruar asnjë herë me asfalt qytetarëve bashkë me ne, aktivistëve politik do të na duhet të ecim dhe në kalldrëm dhe në baltë sepse trekëndëshi mbrapsht Rama Berisha, Meta janë ata që vijojnë sulmin ndaj shqiptarëve, ndaj shumicës së shqiptarëve. E kanë nisur këtë sulm 1 vit e gjysëm në parë. Tashmë dihet ajo se cfarë ndodh me pjesën më të shëndoshë të shqiptarëve, me atë të Partise Demokratike. Me median, me para, me oligarkë, me kërcënime dhe me shantazhe.

E pra miq, kaq e vështirë është, po janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës, janë biznesi i ndershëm. Janë njerëzit që kanë dhënë djersë për këtë vend. Janë rinia, ata që ishin këtu pak më parë. Ato që kanë forcën e brendshme të rezistojnë dhe ta çojnë përpara dhe të kaloje këtë moment kaq të vështirë për Shqipërinë. Është ky trekëndësh, i cili kërkon ta shpopullojë Shqiperinë. Po, zysh Alma ky ështe problemi më i madh që ka Shqipëria sot. Shpopullimi, largimi i shqiptarëve nga ky vend. Përgjysmimi i familjeve shqiptare, nuk ka familje shqiptare sot, që teksa numëron njerezit e vet, ka dikë që nuk e ka. Dhe njerëzit kanë ikur për shkak të ekonomisë, çmimeve, mungesës së rendit dhe sigurisë, per shkak te mungesës së shpresës. Dhe ku pra, nga ky vend i bekuar, nga ky vend ku njerëzit tanë me parë kanë bërë historine, jo vetëm të këtij vendi por të gjithë rajonit. Në këtë vend është vetëm mekati njerëzor që e ka cuar këtu këto 33 vite. 33 vite ku këta fosile të politikës, njeri prej 98, 2 tjeter në 2000 dhe ne 90. Jane ata që janë ulur kembekryq këtu per të marrë peng fatet e shqiptarëve. Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte. Njëri që ka rikthyer dhe një herë simptomat e dikurshme të sistemit dikatorial, mungesë shprese, mungesë lirie. Goditje ndaj biznesit. Neveri ndaj të rinjve. Dëbimi ndaj tyre. Mungesa e ligjit. Mungesa e shtetit të së drejtës. Refuzimi, izolimi. E nga ana tjetër një pjesë tjetër. Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka cuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo eshte panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot jane më të pezmatuar se kurrë. E pra, pyetja që duhet ti bëjmë vetes, njerëzit e punes, të ndershëm, njerëz që e duan Shqipërinë, këtë vend, që kane vendosur të jetojnë këtu dhe të rrisin femijet e tyre. A mundet ta leme fatin tonë, fatin e shqiptarëve në këto 3 duar që janë nje metastaze sovjetike që vjen nga sistemi diktatorial, kurrësesi jo. Forcën e kemi. Eksperiencën e kemi. Energjinë e kemi. Brengën e brendshme e kemi. E për këtë arsye sot ka vetem një drejtim. Të votojmë për veten tonë. Të votojmë për familjet tona. Të votojmë per rininë. Te votojmë për te ardhmen e ketij vendi.

Dhe sa mirë që në këtë bashki si kurrë më parë, si në asnjë bashki tjetër e dimë fare mirë vështirësitë që ka pasur, sot  Partia Demokratike ka nxjerr një përfaqësuese, një të re, një zonjë, një burrneshë. Një burrneshë e cila është e rrethuar nga të gjitha anët thjesht dhe vetëm nga njerëz që duan t’i marrin frymën jo asaj jo, duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës. E pra, ja sa kuptimplotë është. T’i japim frymëmarrje kësaj bashkie, t’i japim frymëmarrje këtij komuniteti, t’i japim frymëmarrje biznesit, t’i japim frymëmarrje shërbimeve, sepse bashkia nuk është një lopë që mund të shkosh ta mjelësh e ta përdorësh për shantazh, e ta përdorësh për qoka, e ta përdorësh si një mjet për ta mbajtur mbullur pushtetin dhe për të larguar çdo energji të re që në këtë vend ka dhe ka pamasë. Se shqiptarët, ata të cilët kanë lindur këtu, edhe  në këtë bashki besoj, kur kanë shkuar atje në perëndim kanë bërë hajër.

E pra, është pikërisht kjo ajo se çfarë na mungon ne të gjithëve. Këtë kemi mundësi ne sot të gjithë ta bëjmë. Të gjithë së bashku, pa asnjë dallim, pa asnjë ngjyrim politik. Mjaftojnë vetëm tre gjëra: ndershmëria, fisnikëria dhe dashuria për vendin. Janë vetëm këto tre gjëra të cilët shqiptarët duhet t’i bashkojë. Do të duhet t’i bashkojë, do të duhet t’i bëjë rreth këtyre vlerave. E di që është një situatë e vështirë, por situatat e vështira dalin në pah karrakteret e forta dhe kjo zonë dallohet për karaktere të forta, I ka dhëën mësime, I ka dhënë leksione të gjithë Shqipërisë, tashmë ka detyrimin që në 14 maj duke bërë më të mirën për veten, t’i japim një leksion të gjithë Shqipërisë. Të zgjdehim një vajzë, një motër e cila në të gjithë historinë e vet ka treguar që vetëm ka bërë të mirë për të tjerët, që vetëm ka ndihmuar të rinjtë, vetëm është munduar të sjell një frymë të re, një model të ri, një model të ri kaq të nevojshëm sot në 2023-in. Ka nevojë për modele të reja, të cilat janë shembull për rininë. S’mund të rrimë ne peng të së shkuarës. S’mund të rrimë ne peng I të shkuarës 33-vjeçare. Jam shumë dakord që në qeverisjen tonë, ka pasur shembuj të cilët nuk I bëjnë nder njeriut të punës. E pra, ky është detyrimi ynë. E kemi sot dhe e kemi në dorë t’i bëjmë thirrje kujtdo banori të kësaj bashkie, kudo me zemër në dorë dhe t’i fasim për këto zgjedhje që nuk janë thjesht politike, por janë zgjedhje për njerëzit.

T’i japim jetë asaj brenge të madhe që shoqëria shqiptare  sigurisht shoqëria këtu në Bashkinë e Vaut të Dejës vuan. Vuan sepse nuk ka oferta. Nuk ka oferta politike, sepse ofertat politike janë një hipokrizi e madhe e këtyre 33 viteve. Na dalin vetëm në televizion. Del Berisha, Meta, Rama, Rama, Berisha, Meta, sikur ky popull, kjo shoqëri nuk paska energji të brendshme, nuk paska kreativitet për të nxjerr modele dhe figura të reja që të sfidojnë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes. Po, po I ka. I ka pa fund. I ka aty por I ka të fjetura. Ka ngelur gjithmonë në letargji. Janë fjetur, janë letargji dhe hapësira nu I është dhënë. E pra miq, ajo që kemi ne sit si detyrim, e kam unë dhe ndihem krenar dhe I privilegjuar që në këtë sakrificë të madhe dhe të kolegëve të mi, kam edhe një zonjë si Klomentina, që merr përsipër këtë sakrificë dhe është një shërbim I madh që do t’ia japim brezit të ri. Brezit të ri të shqiptarëve, të rinisë. Që të japim një alternativë, alternativa është të rrimë këtu në Shqipëri. Ta ndërtojmë këtu jetën tonë, të mos shkojmë, siç zysha tha, duke marrë dhe vdekjen mbis sy. Sot edhe në 2023-in kapërcejmë dete dhe oqeane, në drejtim të paditur që nuk I jep dhe nuk I bën nder askujt. Duhet të qëndrojmë këtu, e ndaj pra sot është po kaq e rëndësishme që zonja ka bërë, motra ka bërë, Klomentina ka bërë. Ndaj, ajo betejën e vet e ka fituar që sot. Ne të tjerëve na takon që betejën tonë duke votuar Klomentinën ta fitojmë në 14 maj. Kjo pra është ajo se çfarë unë do doja t’ju thoja. Eshtë një kënaqësi e madhe e imja që në këtë udhëtim të vështirë, në këtë udhëtim të rëndësishëm, në këtë udhëtim historik për Shqipërinë, në këtë udhëtim patriotik për Shqipërinë, sot gjithsecili të vendosi porcionin e vet të nevojës, interesit dhe dëshirës që ka gjithsecili për të ndërtuar këtë vend. Në 14 maj zonja dhe zotërinj, miq, vëllezër do të votojmë numrin 1 dhe do të votojmë Klomentina Drinin që në 15 maj në këtë bashki të hapet një epokë e re, të hapet një fletë e re e historisë. Të mënyrës se si menaxhohen burimet e kësaj bashkie dhe si menaxhohen fatet e Bashkisë së Vaut të Dejës. Fitore! Zoti I bekoftë qytetarët e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Me Zotin para e së bashku të shkojmë e të votojmë Klomentinën. Shumë faleminderit!

Read More
01 Maj
0

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR BASHKINË TIRANË, ROLAND BEJKO, ME GRA DHE VAJZA

 

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR BASHKINË TIRANË, ROLAND BEJKO, ME GRA DHE VAJZA

 

Bejko takim me gratë dhe vajzat: Nënat kryefamiljare do jenë në fokusin tonë! Bashkia do iu rimbursojë 100% kredinë për strehim

 

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko zhvilloi një takim me gra dhe vajza, ndërsa premtoi më shumë mbështetje për nënat kryefamiljare. Bejko tha se nënat kryefamiljare dhe gratë e divorcuara do të jenë në fokusin e tij, të cilave do t’iu mundësojnë rimbursim 100% për kreditë për strehim.
Gjatë takimit Bejko tha, se në ndryshim nga Erion Veliaj, i cili u merr taksën 3% ndërtuesve vetëm në para, ata do ta marrin një pjesë në para dhe një pjesë banesa, në mënyrë që të strehojnë gratë kryefamiljare, apo ata persona që nuk kanë mundësi financiare. Po ashtu, Bejko tha se do të ulin taksën e ndërtimit nga 15% në 5% me qëllim që të bie çmimi i apartamenteve.
Ndërkohë, Bejko u ndal edhe te pika e prezantuar për kopshte dhe çerdhe 15 minuta larg banesës, njëjtë si në vendet e Bashkimit Europian. Një gjë e tillë, Bejko tha se do të ndihmoj nënat që t’i çojnë fëmijët shpejt në shkollë dhe të mos ngecin në trafikun e dendur të Tiranës.
“Do ta kemi prioritet që nënat kryefamiljare, të cilat kanë gjithë peshën e familjes, nënat e fëmijëve jetim, apo të divorcuara do t’i kemi në fokusin tonë. Do t’i trajtojmë ato me dinjitet. Do ti japim kredi, 100% do ua rimbursojë bashkia kredinë për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesën, që është absolutisht jetike. Ne do u marrim, firmave të ndërtimit bashkia edhe sot e ka me ligj që do u marrë 3%. Mirëpo bashkia e merr në para të gjithë, nuk e merr në objekt. Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt. Do ta marrim në objekt me qëllim që çiftet e reja, gratë kryefamiljare, ata që s’kanë kushte për të siguruar minimumin jetik, do të strehohen në këtë shtëpi me kriteret që ka vendosur ligji. Ne duam që t’i strehojmë këto familje në këtë hyrje që ka në dispozicion bashkia.
Nga ana tjetër, ne e dimë se cili është problemi më i madh që kanë gratë sot. Përveç rritjes së fuqisë ekonomike, është raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Me të ardhura të pakta nuk kryen dot shpenzime të larta. Prandaj ne do ta çlirojmë ekonominë kriminale në bashki, do ta çlirojmë tregun dhe duam që të ulim taksën që është nga 15% do ta zbresim në 5% me qëllim që të bie çmimi i banesave. Vetvetiu do të bie ndoshta edhe çmimi i qirave. Siç e keni vënë re qiratë kanë shkuar në stratosferë, shumë të larta për të ardhurat mesatare për frymë që ka Shqipëria në raport me rajonin.
Ka nevojë për çerdhe kopshte shkolla. Në çdo lagje do të ketë të tilla. Do të ndërtohen të tilla që do jenë 15 minuta larg familjes. Pra, çdo shtëpi do ta ketë kopshtin, çerdhen në shkollë vetëm 15 minuta larg. Është kriter, e ka vënë BE. Ku do ti gjejmë paratë? Paratë aty janë. Po të mos i çosh 10 mln euro për inceneratorin që nuk punon, por t’i bësh kopshte, çerdhe ia del. 15 minuta larg kopshti çerdhja dhe shkolla do ta lehtësojnë shumë nënën, se nëna merret kryesisht me kalamajtë akoma në këtë shoqëri patriarkale, por edhe babin tek e fundit ai që merret me këto punë në mëngjes, ti çojnë kalamajtë e tyre shpejt në shkollë, të mos futen në trafikun e dendur të Tiranës, dhe prej andej pasdite kur lënë punën dhe ta kenë kollaj që t’i marrin aty në lagje dhe të shkojnë në shtëpi. Dua që në kopshtet, shkollat dhe çerdhet të respektohet kriteri i hapësirës i vënë nga BE, jo më shumë se 20 nxënës për klasë dhe jo shkolla me dy ose tre turne. Po kështu edhe për ambulancat, do të jenë 15 minuta larg banesës së qytetarit”, tha Bejko.

Read More
01 Maj
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME QYTETARËT NË MALLAKASTËR NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT TË PD, PËR KRYETAR BASHKIE, AGRON KAPLLANAJ

Linku me videon e takimit në Mallakastër:

https://we.tl/t-mYQCryGFhk

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME QYTETARËT NË MALLAKASTËR NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT TË PD, PËR KRYETAR BASHKIE, AGRON KAPLLANAJ

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër, të rinj, të reja, prindër , shumë faleminderit për këtë pritje madhështore që bëni! Jo mua, kjo është e sigurtë, jo aq shumë Agronit sesa fitores të qytetarëve të Mallakastrës spër ta kthyer atë bashki në shërbim të të zotëve, që janë mallakastriotët. Shumë faleminderit, për pjesëmarrjen tuaj! Sigurisht e kuptoj që jemi në mes të një fushate zgjedhore përveçse edhe në mes edhe të punëve që gjithësecili ka në një kohë të trazuar. Megjithatë, ajo se çfarë është e rëndësishme për të gjithë ne është se sot ajo që dëgjuam nga goja e Agron Kapllanit, në fakt është goja që secili, nga ata njerëz të cilët marrin përsipër që të përfaqësojnë pushtetin lokal, do të duhet të flasin ndaj qytetarëve që I kanë votuar dhe që do të mbështesin. E pra, ajo që ndodhi pak më parë nuk ishte gjë tjetër, por ishte një ndryshim I madh që mund ta sjellin vetëm demokratët, e mund ta sjelli Agron Kapllanaj. Pas fitores që mesa duket thuajse është e vendosur në 14 maj, zakonisht kryetari I bashkisë del dhe flet për projektet të cilat do të bëjë. Në fakt Agron Kapllani e bëri që sot. Sepse qeverisja në Mallakastër, qeverisja e demokratëve, qeverisja e Agronit ka qenë pikërisht kjo: dhënia e fjalës, dhënie e premtimit dhe mbajtja e saj ashtu siç ndodhi nga 2015-ta në 2019-ën. E pra, ne e kemi shembullin të gjithë se si mund dhe duhet të qeveriset nga ana e njerëzve të përgjegjshëm, nga ana e njerëzve të cilët e djerësisin votën e tyre, nga ana e njerëzve të cilët kanë si synim kryesor jo aq shumë ngjyrimet politike, sesa interesin e qytetarëve të Mallakastrës dhe ky është rasti që Agroni e ka treguar në të shkuarën dhe jep garanci edhe për të ardhmen.

 

Eshtë e rëndësishme që sa herë flitet pëe çështje politike, e para do të duhe të shihet nga vetja. Dhe unë këtë dua të bëjë. Së pari dua t’u kërkojë të gjithëve juve një ndjesë që katër vite më parë, në 2019-ën, morëm një vendim I cili rezultoi të ishte I gabuar. I braktisëm në fakt zgjedhjet lokale të 2019-ës, e në fakt rezultoi që ishte një lëvizje e gabuar. Ndjesë për këtë veprim që bëmë në atë kohë, jo se thjesht dhe vetëm pamë atë se çishte konjektura politike e momentit, por ajo se çfarë ndodhi realisht, ishte në një farë mënyr, I lamë vetëm qytetarët e Mallakastrës. Ndaj është e udhës sot, për aq sa më takon dhe nuk më takon pak në këtë pozicion që kam të kërkoj ndjesë për katër vite që e lamë Mallakastrën dhe Mallakastriotët të braktisur në dorën e pamëshirës që ndodhej qoftë të Edi Ramës, qoftë dhe të përfaqësuesve të tyre. E mbani mend, e mbaj mend në fakt shumë mirë atë ditë që edhe pse kishin mbaruar zgjedhjet, ajo bashki u shpërthye. U shpërthyen dyert, teksa u futën ashtu kaçakshe, vjedhurazi. E në fakt, ashtu ndodhi edhe në këto 4 vite. Në katër vite ajo bashki u përdor thjesht dhe vetëm si një mjet për ta mjel. Kurrësesipër t’i dhërbyer qytetarëve, kurrsesi për t’i kthyer ato para të buxhetit, të taksave, të ktheheshin në shërbime. Jo, thjesht dhe vetëm u përdor si një mjet për t’u majmur sipas modelit të Edi Ramës atje. E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku. Nuk po flas për të gjitha projektet që Agroni m’i ka lënë këtu. Eshtë shumë mirë që juve të gjithë motra, vëllezër t’i mbani mend të gjitha ato projekte, ato premtime që Agron Kapllanaj tha këtu. Sepse pikërisht me këto premtime dhe më këtë fjalë të mbajtur duke filluar nga 15 maji, pas dy javësh, do të fillojë realizimi I këtyre premtimeve, të filloni të vlerësoni Agronin e të vlerësoni Partinë Demokratike për mënyrën e re që duhet dhe mund të qeverisi shqiptarët.

Dy fjalë do t’i them edhe për atë çështjen e madhe politike. Këto janë vërtetë zgjedhjet lokale, e di fare mirë, mund të flitet ashtu siç Agroni foli, për projekte të cilët janë realizuar në kohën kur ka qenë në qeverisjen për katër vite nga 2015-2019, por edhe sigurisht për projektet që kurrë nuk u bënë nga 2019-ta në 2023-in. Sepse njerëzit do të duhet ta dinin fare mirë për të bërë diferencën. Sigurisht duhet folur edhe për ato projekte të reja, premtime, angazhime, zotime, nevoja, interesa që qytetarët e Mallakastrës kanë nga 2003-shi e në vazhdim. Por do të duhet të themi diçka tjetër.

Pse ne jemi të besueshëm? Pse Partia Demokratike është e besueshme karshi qytetarëve? Pse njerëzit në këto fjalë, në këto angazhime do të duhet të na besojnë, e do të duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin. Cfarë ka ndodhur me Partinë Demokratike, dhe këtu dua të jem I qartë dhe I sinqertë për gjithësecilin.

Ka ndodhur mes nesh në një vit e gjysmë pikërisht një përolasje, një divergjencë mes nesh. Po, nuk e mohoj këtë, ka shkuar madje deri në bazë. Në fakt një parti politike që ka këto divergjenca mes saj, është mirë që kur shkon para zgjedhësve t’ua tregojë se çfarë ka ndodhur. Dhe ajo se çfarë ka ndodhur është kjo që dua t’u them: Ka ndodhur që mes interesit të qytetarëve, interesit të demokratëve, interesit të shqiptarëve nga njëra anë dhe një interesi personal që një poltikan ka, ne zgjodhëm të parën. E në fakt në politikë kështu duhet të veprosh: midis interesit personal dhe anën personal, duhet të zgjedhësh interesin e grupit, interesin e partisë, interein e qytetarëve, këtë kemi bërë ne. Dhe e kemi bërë duke qenë fisnik, ashtu siç na takon ne mallakastriotëve në fakt, duke shtrirë dorën. Duke shtrirë dorën, duke u thëën njerëzve po sot e keqja më e madhe është Edi Rama dhe regjimi I tij. E për këtë arsye do të duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të lëmë ato grindjet e vogla, divergjencat e vogla, t’i lëmë pas kurrizit sepse është emergjente. PËr shqiptarët, për mallakastriotët është emergjente që të përballemi me regjimin atje lartë por edhe këtu poshtë. E për këtë kemi shtrirë dorën, u kemi bërë thirrje vëllezërve tanë. Duke u shtrirë dorën dhe duke u thënë , po kush është më I miri për t’i dalë zot në zgjedhjet lokale, ai duhet të përfaqësojë shqiptarët, ai duhet të përfaqësojë mallakastriotët. E mbani mend thirrjen që Agron Kapllanaj ka bërë këtu para jush dhe jo vetëm këtu: kush është më I miri le të dali ballë dhe të mari mbështetjen e mallakastriotëve, sepse është emergjente pikërisht ajo që thash pak më parë, t’i dalim përballë së keqes. Dhe e keqja më e madhe është Edi Rama. Nga 2013-ta e këtej, fjala e vetme që ka thënë sa herë ka ardhur në Mallakastër ka qenë: uzina, uzina, do t’i ndodhem afër njerëzve. Ku e kemi sot uzinën, e dini fare mirë, është asgjesuar. Eshtë njeri I cili I ka harruar lëngatën e madhe të atyre, kredisë në të cilën I la atje të dergjeshin në mes të uzinës. E në fakt edhe pse sot ne jemi në opozitë, nuk I haroj ato fjalë kur I thash në 2021-in kur ishim në zgjedhje. Po, detyrimin që shteti shqiptarë, jo partitë politike, shteti shqiptar ia ka të gjithë punonjësve të uzinës, të cilët e kanë marrë e kanë marrë me vendim gjyqësor, ne do ti dalim për bazë dhe do ta marrim përsipër nesër kur të vijmë në qeverisje. Dhe ky ështe detyrimi minimal që mund te bejmë në opozitë. Unë mendoj që kjo është gjuha qe duhet te flitet me qytetarët. Tia njohesh detyrimin, tia njohesh vuajtjen, lëngatën e të vish ballë per balle tyre dhe tu thuash është detyrim i shtetit që tu shërbesh qytetarëve. Së dyti, une besoj që kjo gjeja tjetër, se pse jemi të besuëshëm ne para shqiptarëve, për nje arsye të thjeshtë. Sepse kemi treguar që dhe brenda familjes tonë, jemi të gatshëm të bejme sakrifica. Është sakrificë e madhe ajo që ka ndodhur brenda nesh. Kurrësesi se kemi dashur ne. Nuk kemi dashur as grindje as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë. E kemi bërë me fisnikëri. Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerezve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim. Vuajnë shpopullimin, çmimet e larta, ekonominë gjithmonë e përtokë, papunesinë, i vuajnë te gjithë. E për këtë arsye u flasim shqiptarëve.

 

Cfare ka ndodhur me PD dhe ketu dua te jem i qartë dhe i sinqertë duke bërë thirrje jo vetëm demokratëve, por dhe atyre që nuk janë të angazhuar në parti. U bëj thirrje dhe socialistëve. Sot është nje moment historik që kërkon nje angazhim nga të gjithë shqiptarët, ashtu sic Mallakastra e ka pasur zakon dhe e ka treguar, sic do ta tregoje dhe me 14 Maj. Kjo ështe ajo që duhet te bejme për të rikthyer dhe një here jo bashkinë ku vidhet, të nepotizmit, jo bashkinë ku perdoret për te shantazhuar biznesit, për te larguar njerëzit nga puna, ku projektet vendosen dhe i zë pluhuri i harresës. Jo bashkinë që përdorët per te punesuar militantë, por vetëm njerëzit intelektual, profesionist, të rinj të këtij qyteti dhe te kesaj bashkie. Bashkia qe i kthehet atyre që është me dyer të hapura. Jo bashkia që vidhet naten, që shkaterrohen dyert. Bashkia që eshte shtëpia e madhe e qytetarëve. Bashkia qe duhet i jape jete dhe ze te gjitha projekteve që kane nevojë mallakastriotët pavarësisht ngjyrimeve politike. Bashkia që do te vazhdojë dhe një herë projektet e infrastrukturës, rruget, do ndërtoje shkollat, do merret me ujin e pijshem, do i ndodhet afër fermerëve, afër atyre bizneseve qe jane te pamundur për te paguar taksa, bashkia e cila do ta kthejë këtë vend dhe një herë pikë reference për Mallakstren pavarësisht historisë së vrazhdë të zymtë që sot qeverisja e Edi Ramës i ka dhene, e cila ka dashur ta shkatërroje si pikë reference këtë Mallakastër, kete vend, ketë qytet. Kjo eshtë ajo që marrim përsipër, si u dalim përpara qytetarëve. Edhe ne situate atipike dhe anormale për ne.

 

Ne momente kaq të rendësishme, jo normale, edhe të dhunë dhe përplasjes mes nesh, aty do duhet të dale shpirti patriotik i qytetarëve të ketij vendi i cili duhet ti dalë ballë e të marri përsiper e ti ve shpatullat këtij vendi. Miq, sot ajo sec unë mora si sinjal, si ndjesi është fakti që pavarësisht ketyre 4 viteve ku ndjesa jone eshte ajo qe do duhet gjithmonë, më 15 Maj fillon edhe një here që jeta ne bashkinë e Mallakastrës të fillojë. Që investimet te fillojne, që angazhimi i jetes per te rinjte, sportit artit të fillojë dhe nje here sepse nuk eshtë gje tjeter vecse kthimi i qeverisjes së Mallakastrës tek duart e mallakastriotëve. Më mire se ata nuk di ta beje askush. Ndaj faleminderit për te gjithë kete leksion të madh politik dhe shtetëror që i keni dhënë këtij vendi dhe që do ti jepni të ardhmen dhe për mua është shembulli që nesër do qeveriset e gjithë Shqipëria. Nga Mallakastra do fillojë një epokë e re të menyrës sesi mund të behet poliyikë dhe mund të qeveriset, ndaj ju ftoj të gjithëve votoni Agron Kapllanin, mikun tuaj, vëllain tuaj, njeriun tuaj, votoni PD, votoni numrin 9. Sepse ështe kjo menyra sesi mund të hapim një epokë të re për te gjithë ne, familjet tona, komunitetin, Shqipërinë tonë e për te ardhmen tonë. Shume faleminderit, mbaresi dhe suksese.

Read More
30 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT NË FUSHË KRUJË

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra që sot gjendeni në këtë sallë. Realisht dua t’u falënderojë nga zemra për emocionet dhe për ndjesinë e mirë dhe të mbarë që më përcillni sot. Shumë faleminderit që sot, pothuajse në mes të fushatës zgjedhore, jeni mbledhur kaq shumë, besoj me shpirt dhe me zemër për të votuar Partinë Demokratike, për të votuar për Krujën, Fushë Krujën dhe të gjithë demokratët dhe banorët e kësaj bashkie. I nderuar zoti Doko, kryetar I Partisë në degën Fushë Krujë, zoti Sheta miku im kryetar I degës Krujë, zoti Hoxha, kolegu im, zonja BAkiu, Andia shumë e dashur, e nderuar dhe e respektuar, deputetja jonë re. Përfaqësuesja ndoshta më emblemantike, jo vetëm e Partisë Demokratike, por e së ardhmes së Partisë Demokratike, asaj çfarë në fakt Partia Demokratike gjithmonë ka dashur dhe ndoshta ka ardhur momenti tani, në një kohë të vështirë për t’i dhënë një fytyrë të vërtetë, reale Partisë Demokratike, ajo çafrë shqiptarët kanë ëndërruar 33 vite e që sot kemi detyrimin për ta çuar të gjithë së bashku përpara.

Zonja dhe zotërinj, kam pasur nderin edhe privilegjin në fakt, që në momentin më të vështirë, shumë të vështirë, Partisë Demokratike së bashku me kolegët e mi, të grupit parlamentar, të kryesisë, të strukturave, të jemi në një sitautë, nag njëra anë e pranoj ndoshta jo në një situatë më të mirë të mundshme për PD, në një kohë të vështirë për Shqipërinë. Por e them pa drojë, pas një vit e gjysmë dhimbje, përplasje, trysni, lëngatë, them që ka qenë nder dhe privilegj për mua rrethuar nga njerëz të tillë, qëndrestar, që sot me zemrën plotë mund të themi po, Partia Demokratike është, Partia Demokratike do të jetë, do të jetë ashtu si 33 vite më parë, partia e qëndrestarëve dhe e njerëzve të lirë. E pra, kjo është kënaqësia më e madhe që unë personalisht kam, por që ka ardhur në bazë të asaj se çfarë ju miq, vëllezër, motra, zonja, zotërinj, më bëhet qejfi që ka shumë të rinj e të reja këtu, atë se çfarë juve me kontributin tuaj keni arritur.

Por është kohë e vështirë, sepse Partia Demokratike realisht është ndoshur nën agresion, po nga jashtë, në agresion nga pushteti. Gjithmonë pushteti, gjithmonë të majtët, e kanë trysnuar, luftuar, shantazhuar me dëshirën për ta asgjesuar Partinë Demokratike. Pjella e komunizmit këtë ka pasur si synim të saj, që 33 vite më parë. Atëherë kur Partia Demokratike lindi si parti e shpresës, si parti e njerëzve të lirë, I parti pro perëndimore, si parti e cila nuk kishte asgjë me metastazat politike të 50 viteve diktaturë. E pra ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe ky ka qenë agresioni më I madh që Partia Demokratike ka ndjerë. Por ajo se çfarë është e vërtetë, e të paktën sot kemi mundësinë pë ta parë, kurajon për ta thënë, pse jo kurajon për ta thënë: është se jemi ndodhur edhe nën një agresion brenda nesh. Një vit e gjysmë jemi edhe në një agresion edhe brenda nesh, nga njerëz të cilët deri dje I konsideronim, po I konsideronim si drejtues e lider historik. Njerëz të cilët nga Partia Demokratike kanë marrë frytet e asaj se çfarë kontributi, djersa, gjaku madje I shumë demokratëve të ndershëm kanë dhënë në këto 33 vite.

Dhe është totalishte papranueshme për ne në aspektin njerëzor, sigurisht edhe në aspektin politikë, që shpërblimi ndaj demokratëve të ndershëm të ishte pikërisht kjo, një ndarje, një përçarje që nuk e meritonte asnjë nga demokratët. E pra, ka një trini, e kam marrë këtë nga librat e shenjtë. Ka një trini që I është mbivendosur demokratëve dhe Partisë Demokratike. Nuk dihet se kush është dihet ati, nuk dihet se kush është biri, nuk dihet se kush është shpirti I pashenjtë. Megjithatë gjithsecili prej jush edhe mund ta gjej se cili është nga ata të cilët unë jam duke u adresuar. Ati, biri dhe shpirti I pashenjtë, ky trekëndësh të cilat I janë vërsulur Partisë Demokratike dhe duan vetëm ta asgjësojnë atë. Njëri ka kërkuar ta shpopullojë Shqipërinë dhe kjo është plaga më e madhe në fakt që Shqipëria, por dhe kjo bashki, është pikërisht shpopullimi, largimim, dëbimi I shqiptarëve nga vendi I tyre. Tjetri ka 30 e kusur vite që vjedh, e vjedh dhe do ta vjedh akoma. Dhe tjetri është ai që do ta zbraz Partinë Demokratike për të mbushur partinë e vet. E pra, është kjo treshe e cila ka vendosur të ndajë Partinë Demokratike prej një vit e gjysmë, të paktën nga 9 shtatori e këtej, por nuk ia kanë dalë. Nuk ia kanë dalë, e kjo është ndoshta fitorja më historike, jo vetëm e Partisë Demokratike, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë Shqipërisë. E pra, si në 90 edhe tani kemi treguar që shpirti I lirë I demokratëve, shpieri që kanë qenë gjithmonë në këto 33 vite me një brengë të madhe që nuk arritëm në 33 vite të bënim një të djathtë ashtu siç ishte, më në fund sot rezistoi dhe ia doli. Partia Demokratike është, Partia Demokratike do të jetë, Partia Demokratike konkurron në 14 maj e do të vazhdojë të jetë edhe pas 14 majit. Po pra miq, ndodhemi ne sot, ndodhemi realisht në një sfidë tamam si në 1990-ën. Ai mision I 1990-ës I pambyllur në atë kohë, I paçuar deri në fund që na bëri të gjithëve ne që kemi besuar me shpirt e me zemër tek liria, tek demokracia, tek respekti për individin, tek respekti për pronarët, tek respekti për të përndjekurit, tek riania dhe tek biznesi. Na ndodhi dhe ishte thjesht një brengë me të cilën kemi bashkëjetuar në këto 33 vite me idenë e gabuar që ndoshta me kalimin e kohës e djathta, ideologjia do të fillonte dhe të zinte vendin e saj të merituar. Nuk ndodhi kështu dhe kjo kohë, kjo histori e shkurtër e ketyre viteve tregoi që ishte kjo.

Megjithatë ajo se çfarë ndodhi ishte që Partisë Demokratike në këtë një vit e gjysmë të arrijë deri atje, sa t’i mohojë, t’i asgjësojë ajo që ishte ADN-ja e ekzistencës së saj. Kjo parti ka lindur në 1990 si partia pro perëndimore, pro amerikane. E mbani mend të gjithë besoj. Partia Demokratike në 1992 atëherë kur fitoi zgjedhjet, u bekua nga dy përfaqësues më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ambasadori Rajerson, I cili në 1992-in në fushatën e 22 marsit ishte krah për krah me demokratët derisa I solli në qeverisje. Në 9 qershor të 92-it, atëherë kur PD erdhi në qeverisje ka qenë mes sheshit “Skënderbej” ku sekretari I shtetit James Beker erdhi dhe e bekoi forcën e parë anti-komuniste në Shqipëri e cila mori në atë kohë fatet e shqiptarëve për t’i çuar drejt perëndimit. Cili ka qenë rreziku që kemi pasur në këtë 1 vit e gjysmë? Të na largonin nga perëndimi, të na kthenin edhe një herë në një parti e cila të shndërohej në një repart sulmi ndaj perëndimit. E pra, është ADN-ja jonë, është arsyeja se përse ka ekzistuar dhe do të ekzistojë Partia Demokratike. Ndaj dhe kjo ishte arsyeja thelbësore sepse rezistuam, sese luftuam, sepse ekzistuam, sepse do të vazhdojmë të ekzistojmë dhe do të vazhdojmë të jemi shpresa dhe ëndrra e shqiptarëve tani në zgjedhjet e 14 majit, e mbi të gjitha në zgjedhjet e 2025-ës ku Partia Demokratike padyshim do të jetë forca e cila do të bëjë rotacionin e qeverisjes. E pra, aleanca jonë, aleanca e Partisë Demokratike me perëndimin është aleancë e shenjtë. Eshtë kjo parti në fakt, e cila po është baza e vetme, jo ushtarake, politike e perëndimit në Shqipëri. E kuptoni fare mirë rëndësinë e saj këtu në Shqipëri po e po, por edhe në rajon.

Jemi në zgjedhje dhe unë u uroj sukses përfaqësuesve tanë dhe ndihem vërtet mirë, krenar po të doni ju me përfaqësuesit tanë. Po përmend Durimin e po përmend Ilirin. E pra këta janë shpirti I vërtetë I lirë I demoratëve të vërtetë. I atij demokrati I cili e ka filluar jetën e vet politike hap pas hapi duke respektuar mundin dhe djersën e të gjithë kontributin nga postet më të ulëta e duke vazhduar karrierën e vet politike. Po si Iliri, kritik, realist, se në Partinë Demokratike ajo që ka munguar ka qenë realisht fakti që kemi mbajtur gojën mbyllur dhe s’kemi thënë ca të vërteta të mëdhaja. E përderisa një parti nuk mund të thotë ca të vërteta të mëdhaja, kursesi nuk do të jemi të besueshëm tek njerëzit. Po mor po duhet t’i themi disa të vërteta të mëdhaja, për respektin që na ka munguar për të përndjekurit politik që ishin baza në 90-ën dhe ka vazhduar në 33 vite të jetë baza e Partisë Demokratike. Si kemi treguar ca të vërteta të mëdhaja për pronarët që I kemi quajtur gjithmonë ish-pronar dhe nuk zgjidhëm çështjen më të madhe të tyre që në fakt nuk është gjë tjetër çështje personal t’i kthejmë borxhin që shoqëria shqiptare ia ka pasur pjesës më të persekutuar në 50 vite. Jo diçka më e madhe sesa kaq. Kjo shoqëri do të duhet të tregojë që ka forca që të bëjnë një pendesë për atë se çfarë 50 vite ky popull ka pasur mbi kurrizin e vet. Kjo është forca morale që një shoqëri do të duhet të tregojë. E në fakt detyrim, mision e ka pasur Partia Demokratike dhe nuk e ka bërë në 33 vite edhe kur kemi qenë në qeverisje. Dhe ky është një nga mëkatet. Ky është një nga mëkatet më të mëdhaja të Partisë Demokratike. Në opozitë apo në qeverisje. Nuk mundet, një parti e djathtë, e mbështetur tek të përndjekurit, e mbështetur tek pronarët, tek pjesa më fisnike dhe më e vuajtur që sot të ketë brenga, të ketë skrupuj, të ketë frikëra për të treguar qqë dekomunistizimi është filtri në fakt ku do të duhet të kalojë një parti e djathtë, një parti e qytetëruar, një parti e cila sheh për nga perëndimi. Dhe vetëm tani falë edhe kontributit të kolegëve të mi, kemi filluar pak nga pak për të hapur faqet e dosjeve të mbyllura e të zëna pluhur të cilat nuk ishin në fakt dosjet e sigurimit, por ishin në fakt dosjet e pluhrosura të harresës tonë si komb, si popull, si shoqëri. E pra, ky është një zgjim I madh. Vetëm në këtë mënyrë, duke pasur një zgjim si shoqëri. Dhe zgjimin si shoqëri mund ta hapi vetëm Partia Demokratike, mund ta hapin vetëm shpirtrat e lirë, mund t’i hapin njerëzit të cilët nuk janë pengje të së shkuarës, njerëz që thonë atë që mendojnë ashtu siç dinë, vetëm në këtë mënyrë kemi hedhur hapin e parë për të qenë të besueshëm për shqiptarët.

Po, di që në këtë fushatë, kundërshtari më I madh I shqiptarëve 1, është Edi Rama. Eshtë regjimi I Edi Ramës. Regjimi I Edi Ramës atje dhe regjimi I Edi Ramërve të vegjël në bashki, të cilët kanë modelin e tyre, të cilët e transmetojnë në secilën bashki. Shpopullimi, gjendja e keqe ekonomike, humbja e shpresës, çmimet e larta, papunësia, mungesa e rendit dhe sigurisë. E pra, këto janë plagët më të mëdhaja, të cilat ajën tipike. Janë tipike ashtu si para 30 viteve. Edhe në diktaturë ishte po I njëjti imazh, po e njëjta pamje. E tani, duke qenë në këtë situatë, ne duhet të gjejmë mënyrën si I bëhet që shqiptarët t’i dalin përballë këtij regjimi.

Në qoftë së në 90,91 në fakt 92 ia dolen shqiptarët te përmbysnin sistemin diktatorial, po të njëjtat mjete dhe instrumenta do duhet të përdorim dhe sot. Është kaq e thjshtë. Cfare përdorëm atëhere, kush iu ndodh afër shqiptarëve. Ishte një aleancë me shqiptarët e ndershem të cilet neverisnin sistemin diktatorial nga njera ane dhe nga ana tjeter ishte perëndimi. Ata qe na u ndodhën ne krah. Na u ndodhën ne krah ne 90. Na u ndodhën në krah dhe nje shekull më parë, ky vend nuk do ekzistonte pa SHBA, pa atë se cfarë presidenti Ëillson në atë kohe. Na u ndodh pranë në 1999, atëhere kur vëllezërit tanë kosovarë ishin nën agresionin e lindjes të serbit dhe të rusit. Ishin ata që i dolën zot shiptarëve. Janë ata të cilët tani i kanë dalë zot shqiptarëve në Kosovë. E kam përmendur dhe herë të tjera po e përmend dhe sot para jush atë se cfare Ramush Haradinaj me tha 3-4 muaj me parë. Po të mos ishin ushtarët e Blinkenit në Mitrovicë, nuk do isha këtu në Tiranë, por do isha atje me armën në krah per ti dalë zot Kosovës.

E pra, kjo është ajo qe duhet të na karakterizojë ne shqiptarëve, jo vetëm mirënjohja për atë cka historia dhe aleatët tanë perëndimore, amerikanë kanë berë, mbretëria e Bashkuar dhe BE por është dhe interesi ynë, interesi i popullit shqiptarë, popullit më pro amerikan që të jetë ne të njëjten linjë, valë me ata. Kjo është ajo cka përkufizon atë qe eshtë një popull që sheh gjithmonë nga perëndimi. E pra, problemi madh qe kemi ne është me regjimin e Edi Ramës. Dhe pyetja që kam është, si. Ka disa që thonë me revolucion, me revolucion paqësor, apo jo. Ku është revolucioni paqësor, ai revolucioni paqesor i cili mashtroi njerëzit dhe ca nga ne ish demokrat që vitin e kaluar ne shtator do rrëzonte qeverinë, në tetor do ta rrëzonte dhe një herë tjetër. Do krijonte një qeveri teknike po nuk u rrëzua ne tetor po u shty për në nëntor. Nga nëntori u shty për në janar. Sot nuk flet njeri. Sot demokratët dhe shqiptarët nuk kanë më kohë që të mbushen me gënjeshtra dhe mashtrime që ka sjellë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jo nuk ka sesi, sot ka nevojë të gjendet një tjetër mjet, instrument që i ben bashkë të gjithë shqiptarët. Dhe cili është, e thjeshtë. Per cfare akuzohet sot Edi Rama. Akuzohet Edi Rama sot për korrupsion, nga mengjesi deri në darkë cdo raport ndërkombëtarë, i BE, i SHBA, po dhe ajo cfarë përjetojmë ne sot, kudo. Si një qeveri qëndrore edhe në qeverinë lokake ka vetëm një emër, korrupsion. Vidh parate e shqiptarëve, bëj rrush e kumbulla për vete. Edhe në zgjedhje sic po ndodh tani. Hapi i parë, menyra e vetme sesi do duhet të jesh i besueshëm te njerëzit, është të tregosh që ti vetë, i pari ti, e fillon reflektimin nga vetja dhe largon cfarëdo hije korrupsioni që ke pasur gjatë kohës që ke qenë në qeverisje. E pra, kjo ka qenë dilema e madhe që kemi pasur në një vit e gjysëm. Nuk kemi pasur asgjë personale. Unë jo e jo me Sali Berishën. Asgjë. Unë kam qenë bashkëpunetor i tij. Ndoshta për mua ka qenë më e veshtirë se një pjesë e juaja. Por midis zgjedhjes që nga njëra ane thjeshtë per mirënjohje personale, për një hall personal që ai kishte dhe nga ana tjetër per të ruajtur PD dhe për të ruajtur vlerat e PD unë zgjodha dhe kolegët e mi kane zgjedhur këtë të dytën. Sepse sot në 2023 nuk ka më vend për një parti të cilët vuajn nga idhulltaria, nga kulti i individit. Ka mbaruar me kohe e me vakt, Të paktën pretendojmë se ka mbaruar në 1990 partia mentaliteti, mendësia sipas së cilës një parti ka idhullin e vet dhe bashkë me idhullin vdes edhe partia. Jo PD nuk ështe e asnjerit, PD ështe e njerëzve e kontribuesve, e atyre të ndershmëve, atyre që kanë dhënë deri dhe jeten për PD. Zgjodhëm këtë të dytën për ta ruajtur PD. E dyta, nëse vuan sot nëse duam të bëjmë dhe nje analizë për atë cfarë është qeveria e Edi Rames. Një qevrisje e cila nga fillimi në fund mund të pershkruhet një qeverisje non grata. Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Tom Doshi, e pra, po si ka mundesi qe nga momenti qe Sali Berisha u shpall non grata, e mbylli gojën. Po si mund të jesh i besueshem ti tek njerëzit që nuk i thua dot kundërsjyatit tënd nëse e ke kundërshtar, atë që ti e vuan vetë. Por në politikë, edhe në Shqipëri është pikërisht kjo cfarë kërkohet. Në qoftë se duhet të kesh autoritetin moral dhe të besojnë njerëzit, gjëja parë duhet të shohësh nga vetja. E pra këtë gje nuk e bën dot Sali Berisha. Dhe më e keqja është pikërisht zgjedhja se cfarë beri. Sot paraqitet në zgjedhje në sqetullën e Ilir Metajt. Kujtoni pak 2013, atëhere kur nuk bëri gje tjetër vecse ia coj peshqesh në dorë Edi Rames pushtetin. Në 2013 ai Edi Rama që sot duket sikur ka të gjitha pushtetet dhe i ka në fakt, i ka vjedhur. Edi Rama sot qe ben njeriun qe nuk pyet askënd as shtet ligjor, as shtet të së drejtës, asgjë. Në 2013 mori vetem 64 mandate. Një mandat me pak se në 2009. Dhe ishte e logjikshme që shqiptarët nuk ia dhanë besimin për të qeverisur. Pra, aq e vlerësuan të ishte pakicë. Ishte vetëm trafikimi i votave që bëri Ilir Meta në atë kohë nga PD dhe icoj tek PS që sot dhe Shqipëria dhe shqiptarët kane peshqesh Edi Ramen dhe të gjithë kulturën e vjeter diktatoriale që ka instaluar në Shqiperi. Sduhet të harrojmë lotin e demokratëve në 2013, që ne 3 muajt e parë që erdhi në qeverisje Edi Rama me Ilir Metën gjëja parë që bënë është larguan nga puna demokratët. Ku ishin dhe ku nuk ishin. I ekzekutuan, me lista në mënyrë kolektive. E pra, nga historia do duhet të mesojmë, dhe për të qenë të besueshëm tëk njerëzit duhet ti mbajmë të freskëta ato që kane ndodhur. Po në 2011, e mbani mend katrahurën që ndodhi për shkak të Ilir Metës. E pra, historia është e këtill, e mbajtjtes zvarrë nga 2013 e 2017. Reformën territoriale për të cilën duhet të falenderoj dhe Andjan dhe Meritën, të cilët edhe për bashkinë tuaj kane sjellë ne komisionin për reformën territoriale dëshirën dhe interesin e këture njerëzve për te qene territore të cilët i përkasin këtyre komuniteteve për të ndarë në 2 bashki keto zonja e meritojnë falenderimin jo vetem nga unë, por dhe nga ana juaj. E pra ajo reformë territoriale jo funksionale u bë me votat e Ilir Metës. Dua të them që në politikë sot për të qenë i besueshëm për të pasur me vete njerëzit, se vetëm një aleancë masive me njerëzit që nuk duan Ramën, Berishën, Metën, vetëm ne mund ti bëjmë për vete duke qenë te besueshëm. E të besueshëm jemi vetëm në rastin që ne bëjmë nje pastrim brenda vetes, pikërisht ajo cka ka ndodhur në këtë një vit, një vit e gjysëm. E pra kjo ështe e para.

 

E dyta është më e rëndësishme. Si ka mundësi që Berisha zgjodhi përkundër të gjitha ofertave tona, shtrirjes së dorës, zgjodhi më mirë Ilir Metën dhe jo demokratët. Ia shtrimë dorën vjet me 30 prill. Mos bëj struktura paralele, do e përcash partinë. Dhe ja doli në zgjedhje sic ka dalë tashmë, dhe do krijosh nje dem shumë të madh per demokratët. Po të ishim bashkë ua jap me garanci që më shumë se gjysmen e bashkive do i kishim marrë, demokratët. Dhe vetëm prej përcarjes së tij jemi në këtë situatë. Po si ka mundesi, kur i ofruam dhe alternativën tjetër, për një kandidat të vetëm të demokratëve, por nën siglën e PD e refuzoi. Po si ka mundesi në 3 Mars, kur dhe na mbajtën zvarrë një vit e ca me ceshtjen e gjyqit, përsëri kur i shtriva dorën, po edhe njerëzit që kanë dale nga primaret e dinë fare mirë si kane dalë nga primaret, se vecse primare nuk ishin ato. Ishin primare që nuk u mor vesh se cilët ishin kandidatët, ishin të paracaktuar. Megjithatë për shkak edhe te keqes së madhe që shqiptarët kane përballë që është Edi Rama e bëne dhe këtë tolerim duke thënë po, një kandidat të primareve gjithmonë nën logon e PD që sështë e imja. As e Andjas, as e Flamurit as e Meritës. Ështe e demokratëve, përseri e refuzoi dhe pranoi në mirë te shkoje të Ilir Meta. Kjo tregon shumë. Shumë për qëllimin dhe synimin qe ka pasur Berisha. Nuk i intereson fitorja. Fare. Nuk i interesojnë shqiptarët, aq më pak demokratët. I intereson vetëm halli personal. Halli si do mbrohet nga non grata dhe ajo se si do mbrohet nga ajo se cfare drejtësia mund të kryej ndaj tij për shak se non grata i është dhënë për korrupsion masiv dhe minim të demokracisë. Dhe jo vetëm nga SHBA por dhe nga Mbretëria e Bashkuar. E pra, synimi i tij është të përdorë PD si bunker, të mblidhet aty e të përdorë njerëzit si mburojë ndaj asaj që SHBA i kane vendosur si faturë. Së dyti të krijojë një opozitë ku të jetë vetëm ai opozitari i vetëm. Të mos ketë askënd tjeter. Mundësisht ta ekzekutojë PD pas ketyre zgjedhjeve.

 

Dhe ky ështe synimi i dytë dhe synimi i tretë eshtë te krijojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri. Po si mundet në Shqiperi, ky vend i cili ka parë vetem mirënjohje dhe ndihmë nga SHBA dhe nga perëndimi te mund tia rikthejë në këtë mënyrë ndihmën dhe dashamirësinë e atyre. Janë këto arsye që ne, demokratët euroatlantik kemi qendëruar dhe do vazhdojmë të qendrojmë. Kjo është sfida jonë e dytë. Sfida jonë etretë dhe më e madhja është ajo që vjen, ajo qe fillon tani me 14 Maj, pasi këto zgjedhje jane vetëm guri i themelit i pari për të krijuar një PD qartësisht të djathtë, ideologjikisht të pastër. Një parti që ka frymëmarrje, ka vlera, bëhet joshëse për rinine, për biznesin, intelektualet, joshëse për qëndrestarët. Joshëse dhe mbështetëse për të përndjekurit, pronarët. Kjo është ajo parti e cila në një kohë te veshtirë, sot fillon të ndërtohet. Ndaj miq, falenderimi im ndaj jush qendrestarë, është i pamatë nuk do ta kem asnjë herë mundësinë të ju falenderoj aq shumë sa e meritoni, megjithatë sot juve së bashku me përfaqësuesit tuaj në këshill do hidhni hapin e parë të një partie e cila nesër do të jetë partia ku shqiptarët do investojnë shpresën e tyre dhe kur them nesër, në zgjedhjet e 2025. Ashtu sic kemi vepruar deri tani, duke qendruar duke u organizuar dhe duke qenë bashkë dhe në këto momente të vazhdojmë të votojmë numrin 9, të votojmë PD, përfaqësuesit e Krujës dhe Fushë Krujës si hapin e parë për krijimin e një PD sic e kemi endërruar 33 vite më parë që do jetë shpresa e shqiptarëve. Zoti bekoftë shqiptarët e Krujës dhe Fushë Krujës, rininë, të përndjekurit, antikomunistët e kesaj zone.

Zoti bekoftë shqiptarët dhe PD!

Shumë faleminderit!

Read More
30 Pri
0

Tabaku: Ndërtimi, sektori bankar dhe e ardhmja

Për vite me rradhë kam denoncuar degradimin e ndërtimit në Tiranë si dhe lidhjen me pastrimin e parave të pista në sektorin e ndërtimit. Pak vite më parë në një komunikim zyrtar me bankën e Shqipërisë për të konfirmuar nëse volumi i kredive të sektorit bankar justifikonte volumin e ndërtimit përgjigja zyrtare ishte se sekrori i ndertimit financohej nga “burime alternative”.

Sot, kur më Tiranë po ndërtohet 1.8 mln m2 ndërtim dhe qyteti po shpërfytyrohet duke mbuluar e zhdukur çdo simbol të qytetit, ndërtimi po kthehet në një rrezik dhe për sektorin bankar.

Risku i kredive që sektori bankar është i ekspozuar është më i larti në rajon! 37 përqind e kredive të sektorit bankar janë për ndertimin, pa perfshirë këtu burimet alternative, paratë që nuk vijnë nga sektori bankar, duke e bërë ndërtimin jo vetëm një sistem piramidal por duke e bërë atë riskun real të këtij sektori!

Sot i është zënë fryma gjithë Tiranës me ndërtesa cip më cip, të cilat përveçse nuk kanë as bukuri estetike po shkaktojnë një rritje fiktive te çmimeve dhe po bëhen pengesa kryesore pse shtresa e mesme nuk blen dot një shtëpi. Një çifti normal i duhen 99 vite për të blerë një apartament në Tiranë. Rritja e vit pas viti e çmimeve, rritja e stokut të banesave dhe ndërtimet pa fre nuk kanë asnje llogjike jo vetëm ekonomike po dhe as sociale e të planifikimit.

Nuk ka kumbull të kuqe që mund ti bëjë hije ndërtimeve në qendrën e Tiranës e për sa kohë askush nuk flet për rreziqet e kësaj që ndodh në Tiranë, lukunia e ndërtimeve do vazhdojë duke gllabëruar dhe ato pak hapësira e objekte identitare që kanë ngelur!

Ekonomia shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të varet nga ndërtimet të cilët përveçse nuk janë model afatgjatë rritjeje, thjesht tregojnë dhe theksojmë pabarazinë që po ndodh në çdo sektor!

Read More
29 Pri
0

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko, publikon programin, duke qenë i vetmi kandidat që del para qytetarëve me një plan të qartë e të plotë për qeverisjen e kryeqytetit

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i bashkisë Tiranë, Roland Bejko, publikon programin, duke qenë i vetmi kandidat që del para qytetarëve me një plan të qartë e të plotë për qeverisjen e kryeqytetit

 

PROGRAMI JONË I PLOTË PËR BASHKINË TIRANË✅️

Konkurentët e tjerë për bashkinë Tiranë, thonë kanë program por nëse shikon në adresat e tyre nuk ka asgjë.

Vetëm premtime dhe “zotime”, asgjë konkrete.
Ne kemi programin tonë me 15 pika për çdo aspekt të jetës në qytetin tonë.

Shkarko programin 2023-2027

#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

 

Read More
28 Pri
0

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KANDIDATIT TË PD PËR TIRANËN, ROLAND BEJKO, ME BANORËT NË SAUK

– Roland Bejko kandidati i PD për Tiranën në Sauk denoncon Erjon Veliajt, mungojnë rrugët dhe kanalizimet. Ne do ti shtrojmë në vitin e parë.

Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë Tiranë Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Saukut. Një nga shqetësimet kryesore të banorëve lidhet me mungesën e asfaltimit të rrugëve si edhe rruga “Dhimo Dhima”, e mbushur me gropa dhe e lënë në harresë. Banorët u ankuan se nuk kanë patur asnjë shërbim nga bashkia, madje edhe kanalizimet e ujërave të zeza i kanë kryer vetë.

Bejko u angazhua se me zgjedhjen në krye të Bashkisë do te shtrohen të gjitha rrugët jashtë zonës urbane me projektin 250 km rrugë të reja për gjithë zonat e harruara.

Ai akuzoi kryetarin Veliaj se abuzon me fondet që janë mbi 200 ml euro me koncerte, por harron që ka një Tiranë edhe jashtë unazës.

“Erjon Veliaj po e përdor buxhetin për koncerte, për qëndrën. Periferinë e kanë harruar fare.

Qëllimi jonë me fitimin e bashkisë së Tiranës është që të jetë qytet unik. Mos të jetë qytet vetëm brënda Unazës së vogël dhe pjesa tjetër ti lëne në lirë dhe të jetojnë si t’ju vijë për mbarë. Këto politika tek ne nuk do të gjejnë vend, këtu qendron ndryshimi mes neve dhe atyre. Prova është fjala që japim ne.  Ne do ta integrojmë qytetit. Ju jeni 5 km larg qytetit dhe jetoni sikur të jeni në një zonë të largët rurale.

Të jesh në qytet dhe vetëm pak km larg të kesh enklava të tilla kjo është papërgjegjshmëri e kryetarit të bashkisë dhe stafit të vet. Te them që në 4 vitet do ti bëj rrugët menjëherë është papërgjegjshmëri, kërkon kohën e vet. Por duhen të merren me rradhë, dhe rrugët brënda qyteteve duhet rregulluar. Jo vetëm janë të ngushta, por nuk kalon dot. Por në këto kushte që janë të pashtruara janë edhe më problem. Duket sikur je në fshati, jo sikur je në qytet”.

Read More
28 Pri
0

Sekretari i pergjithshem i PD, Bardhi takim me strukturat e PD në Lushnje

Në takimin me strukturat e PD në Lushnje ndamë qëndrimin e përbashkët se Lushnja ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar për mirë, si dhe për ta çliruar bashkinë nga korrupsioni dhe krimi që mban peng zhvillimin.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Lushnjes, me gra e burra, djem e vajza që e duan Lushnjen dhe qytetarët e saj. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë.

Në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Nuk është koha që asnjë parti tjetër politike të marrë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve, për të na kthyer më pas kurrizin dhe për ta përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

#VotoPartinëDemokratike

#VotoNr.9 ✌️💙✌️

#FrymëmarrjepërShqiperinë

Read More
28 Pri
0

PD: Dënojmë gjuhën degraduese dhe fyese të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Partia Demokratike e Shqipërisë  konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet  nga politika në  një  gjuhë  degraduese dhe fyese për të  gjithë  opinion publik shqiptar.

Një  gjuhë  e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së  përgjithme në  funksion të  saj.

Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në  takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë  e më  shumë  një  gjuhë  ofenduese, turpëruese dhe lincuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në  tërësi.

Gjuha e përdalë  e përdorur prej tij është  e papranueshme dhe patolorueshem për një  shoqë ri të  civilizuar dhe që  kërkon të  bëjë  pjesë    shoqëritë  demokratike europiane.

Me një  nivel fjalori të  tillë , kryesministri i shqipërisë  është  duke u talluar me shoqërinë  shqiptare dhe me opinionin publik në  tërësi.

Kjo gjuhë  është  zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjecare dhe ne kërkojmë    ti jepet fund përdorimit te saj.

Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë  përshtat asnjë  politikani dhe një  shoqërie të  civilizuar, aq me tepër në  gojën e nje kyreminsitri.

Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përcon mesazhe degraduese në  shoqërinë  shqiptare, dhe është  shembulli më  i keq që një  kryeminsitër mund të  jap.

Gjithashtu kërkojmë      ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës, të  cilët pë rcjellin dhe nxisinin në  shqoërinë  shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjelles së  mirë .

Qëllimet politike nuk duhet të  tjekalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.

Bashkjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë    empancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë    funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.

Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  kilimë  konfliktuale brenda shoqërisë  shqiptare.

Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë    pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale.

Read More
28 Pri
0

Jorida Tabaku: Inflacioni i premtimeve socialiste

Inflacioni i premtimeve socialiste!

Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar.

Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.

Ëndrra në beze, do thonin të parët!

Mos i merrni shqiptarët për budallenj!

Read More