Blog

27 Pri
0

Bejko me biznesin në Tiranë: do të krijojmë 3 zona të lira ekonomike në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq

 

 

Bejko me biznesin në Tiranë: do të krijojmë 3 zona të lira ekonomike në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq

 

Roland Bejko prezanton programin për ekonominë dhe biznesin. Do krijojmë 3 zona të lira ekonomike.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve u prezantoi programin e tij, nga ku premtoi më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votëbesojnë më 14 maj.
Bejko tha se do të heqin taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojnë e taksën e pastrimit për bizneset. Po ashtu, Bejko ka premtuar edhe përgjysim të të gjitha taksave vendore.
Kandidati për Tiranën, u ndal edhe në qeverisjen e Erion Veliajt, për të cilin tha se kanë mbytur me gjoba bizneset dhe tha se programi i tij parashikon një marrëdhënie më të mirë mes këtyre dy palëve. Bejko tha se Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset
“Çfarë i duhet ekonomisë. Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi, për të kuptuar që bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu, por janë partner. Bashkia që në do të drejtojmë, nëse qytetarët na japin besimin, Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore. Qëllimi është jo ta ndjekim biznesin dhe ta gjobisim, por ta ndihmojmë që të mos gabojë. Nëse arrimë të krijojmë këtë lloj komunikimi edhe biznesi do ndihet më i relaksuar, do ketë më shumë besim dhe do kërkojë të bashkëpunojë me bashkinë.
Politikat tona dihen, nuk janë sekret, ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojmë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format smart ëorking.
Bejko premton më shumë mbështetje për fermerët vendas dhe për këtë do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, në të cilat do iu jepet prioritet prodhimeve vendase. Këto qendra do të vendosen në Kamzë, Kashar, Vaqarri, Lundër dhe zona e Tufinë. Në këto qendra do të ketë edhe parking mbi dhe nëntokësor.
“Ne do të jemi të parimit që prodhimet vendase, sidomos që vijnë nga bashkia e Tiranës, të jenë prodhime që dominojnë tregun dhe për këtë do aplikojmë politikat e konceptit të konsumit me kilometrin zero. Prodhimet vendase të fermerëve të bashkisë së Tiranës edhe banorëve të fshatrave do jenë ato që do marrin prioritet duke u krijuar lehtësira në treg. Do ngrihen 5 tregje publike në pesë pole multifunksionale. Do ndërtojmë 250 km rrugë rurale që i mungojnë kurorës së Tiranës, me qëllim që produktet familjare të fermave të dalin lehtësisht në tiranë dhe të aksesojnë në këto tregje që ne kemi menduar në këto pesë hyrje të qytetit.
Bashkia do të ofrojë grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor”, tha Bejko.
Bejko tha se do të krijohen tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit.
Këto zona të lira ekonomike do të nxisin iniciativën e këtyre fermerëve. Bizneset që do punësojnë mbi 50 punëtorë do subvencionohen edhe nga ana e bashkisë që përshembull mund të marrë përsipër të paguajë sigurimet shoqërore me qëllim që biznesi të nxitet për të punësuar më shumë punëtor. Në zonat rurale do të nxitet turizmi malor, agroturizmi dhe kulinaria. Interaktiviteti mes zonës rurale dhe urbane do jetë miqësore dhe i aksesueshëm.
Pikat për mbështetjen e biznesit
1- Përtej heqjes së taksës së infrastrukturës arsimore dhe përgjysmimit të taksës për pastrimin për bizneset, Bashkia do të krijojë lehtësira fiskale dhe do të promovojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë (panele diellore, instalime cilësore në godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektrike etj…) dhe të gjitha format e smart ëorking.
2-Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që midis biznesit dhe administratës vendore të krijohet një partneritet miqësor dhe i sinqertë në mënyrë të tillë që gjobat mos të jenë normalitet për bizneset por raste përjashtimore.
3- Në Tiranë do të ngrihen dhe funksionojnë së paku 4 tregje publike të reja në të cilat do të promovohen produktet vendore tipike të shëndetshme dhe të sigurta. Biznesi i vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike. Bashkia do te ofroje grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
4-Tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Inicim Ligj i ri i posaçëm për Tiranën

Read More
27 Pri
0

Kandidati i PD per Tiranen takim me kapitetin e ekipit të Tiranës: Diskutuam për problemet e sportit në Tiranë

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid031dced8c2e1AMHCJp8Upcrb7cfyHMzmSwgvb14ZVSaNgqcEgUSV6woAjDqhjK5JvXl&id=100063871950477&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Me kapitenin e ekipit të Tiranës Gentian Muça, nisa takimet e sotme.💙🤍💙


, dhe mungesën e vëmendjes nga ana e Bashkisë Tiranë në mbështetje të ekipit të futbollit të Tiranës.

Fakti kryesor që kjo bashki nuk e do sportin, është dhënia e terreneve sportive për kulla.

Genti është bashkëdrejtuesi i listës tonë për Këshillin Bashkiak, dhe jam i bindur do të jetë një avokat i fortë i kauzave të lidhura me sportin.✌️✌️✌️

#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

Read More
27 Pri
0

Kapllanaj: Si në njesitë administrative në fshatra, por edhe në lagjet e qytetit, situata është e njëjtë.

Bashkia Mallakastër, në 4 vitet e fundit, ka qene inekzistente. Banorët kujtojnë vetëm punët që janë bërë kur pushteti vendor drejtohej nga unë, madje as mirëmbajtja e tyre nuk është bërë dhe po shkojnë drejt shkatërrimit!

E njëjta situatë duket edhe në lagjen 📍 “5 Shkurti”, ku banorët shprehin shqetësimin për mungesën e vëmendjes.

Ata e dinë që bashkë do t’i rikthehemi punës, prandaj në 14 Maj do të ndëshkojnë këdo që i la në harresë.

Duke më falënderuar për veprat e lëna në këtë lagje, më dhanë premtimin se në 14 Maj do të bëjmë ndryshimin për t’i dhënë frymëmarrje Mallakastrës.

#mallakastra_e_ardhmja_jone

#zgjidhteardhmen

#ZgjidhPartineDemokratike

Read More
26 Pri
0

Programi I Bujqësisë i Kandidatit të PD për Tiranën, Roland Bejko

Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.

Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore:

1. Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.

2. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.

3. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.

Eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj tha se Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë. Prandaj ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimitm

Read More
26 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN PREZANTUES TË KANDIDATIT PËR KRYETAR TË BASHKISË KËLCYRË, ADRIATIK SPAHIU

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN PREZANTUES TË KANDIDATIT PËR KRYETAR TË BASHKISË KËLCYRË, ADRIATIK SPAHIU

Zonja dhe zotërinj, edhe jut ë rinjtë atje që jeni present në këtë sallë, shumë faleminderit që keni marë pjesë sot dhe jeni mbledhur sot jo vetëm për të çelur fushatën zgjedhore këtu në Këlcyrë. Por mesa shoh unë nga entuziazmi juaj, nga pjesëmarrja juaj, mesa duket kjo është parathënia e një fakti të rëndësishëmqë në 15 maj, Bashkia Këlcyrë do të gdhihet blu me kryetar Adriatik Spahiun. Urime për juve dhe për kryetarin e ardhshëm të bashkisë.
Është një moment shumë I rëndësishëm për Këlcyrën, për qytetarët e Këlcyrës, por është një moment I rëndëishëm edhe për vet Shqipërinë. Dhe do të shkëpus vetëm një gjë të rëndësishme, po ky është një moment historikë për Shqipërinë edhe për Këlcyrën, ku do të duhet që shpirti patriotik I shqiptarëve të dalë e do të bëjë beli. Ky është një moment shumë I rëndësishëm ku vërtetë patriotizmi dhe historia më e lavdishme e këtij vendi, ku këtu në Këlcyrë në fakt ka rrënjë të thella. Do të duhet që përsëri të dalim e t’I vendosim shpatullat Shqipërisë së drobitur. Këlcyrës që lëngon, shqiptarëve të cilës sot e prej 10 vitesh nën qeverisjen e Edi Ramas, e 12 vitesh nën qeverisjen lokale të Partisë Socialiste, ia ka marë shpirtin këtij vendi, këtyre qytetarëve. Shpopullimi, gjendja e keqe ekonomike, papunësia, lëngata, ndrydhja, çmimet, torturat, shantazhi, presioni, asfiksia që po vuajnë shqiptarët sot kudo, e më shumë se në çdo vend tjetër këtu në Këlcyrë, që teksa po vija, ky vend I bekuar nga Zoti, të jetë në një situatë kaqë të rendë. Është kjo situatë që duhet të na bëjë të gjithëve ne të reflektojmë.
Pse ndodh kështu? Po si ka mundësi që njerëzit sot mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si e sit ë ikin nga ky vend, si e si t’i lënë këto pasuri përallore. Këtë bekim nga Zoti, për të shkuar në një vend tjetër pa shpresë, në një vend ku e panjohura është qoftë edhe në perëndim. Pse ndodh? Çfarë mëkati kanë shqiptarët sot? Ku kanë shkelur? Jo. Vend I pasur, I begatë, me histori, pjellor, përrallorë. E këtu duket që arsyeja e vetme janë mëkatet njerëzore. Qeverisja që është instaluar në Shqipëri, edhe këtu në Këlcyrë. Pra, është thjesht dhe vetëm produkt i mëkatit njerëzor. E pra, miq, motra dhe vëllezër, është ky moment nga të cili do të duhet të reflektojmë të gjithë. Çfarë duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë vend dhe a mund ta bëjmë ndryshimin në këtë vend? Një shembull e kemi. Ja Adriatiku, biri I këtij vendi, i lidhur me rrënjët e veta këtu. Njeri I cili e ka bërë mbarësinë e vetë atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspktin e biznesit dhe të financave. Vjen për të dhënë kontributin e vet ndaj këtij vendi, ndaj familjes së vet, ndaj të ngjashmëve të vet. E pra ky është patriotizmi. Sot më shumë sesa kurrë që shpirti patriotic I shqiptarëve të ndershëm, të punës, të djersës, sot do të duhet të marrin fatet e këtij vendit. Dhe kjo është një falenderim të madh që duhet t’I bëjmë Adriatik Spahiut.
Të gjithë ne që jemi këtu në sallë, qytetarë, por edhe pjesë të strukturave, kryetar kemi detyrën për ta çuar përpara Partinë Demokratike. Do të duhet të jemi falënderues ndaj të gjithë atyre njerëzve shqiptarë të ndershëm që vijnë dhe i gjinden Shqipërisë sot në këtë moment. Unë nuk do të flas oër atë se çfarë kryetari I ardhshëm do të bëjë. Juve keni pasur mundësi ta takoni, t’ju shpjegojë ai se çfarë është në gjendje të bëjë në këtë bashki, për këtë komunitet. Do të keni mundësi jo vetëm ta votoni, por edhe ta kontrolloni, pas momentit që do të zgjidhet në krye të bashkisë , sepse kjo është temë e rëndësishme. Sepse ne të djathtët, sigurisht japim shpirtin për të shkuar për t’I dhënë besimin atij që do të jetë I pari I qytetit. Qytetari I parë, pushtetari, por sigurisht edhe do ta kontrollojmë. Nëse fjalët që thuhen tani, që ka thënë tani, që I ka thënë gjatë gjithë kësaj kohe, për shërbimet e munguara për investimet të cilat mungojnë, rrugët, kanalizmet, ujësjellësat, për gjithçka tjetër, të mos jenë vetëm retorikë. Fjalë që thuhen vetëm gjatë fushatës dhe nga momenti që zgjiedhesh në krye të bashkisë pastaj, harrohen. Jo. Serioziteti e kërkon që fjala e dhënë edhe të mbahet. E për këtë arsye, nëse ka një gjë që duhet t’ia kërkojmë ne përfaqësuesit tonë, të zgjedhurit tonë është: po a ke dhënë sprova? A ke dhënë sprova dhe garanci për të ardhmen. Mjafton ajo çafër ju thashë pak më parë, fakti që ka ardhur nga SHBA-të, gëzon edhe mbështetjen dhe ka dhënë prova edhe atje që po, prova edhe atëherë kur nuk ia ka kërkuar skush, që ka dhënë për të tjerët, ka bërë për tjerët. Këtu në Këlcyrë e ka dyfish detyrim. E ka dyfish detyrim që t’I qëndrojë gjithçkaje se çfarë ëhtë duke thënë në këtë fushatë zgjedhore. Kjo është njëra anë dhe unë kam besimin maksimal. E ne të djathtët në fakt, ne të djathtët, edhe njeriut tonë, edhe të përzgjedhurit tonë, ia kërkojmë llogarinë para se të shkojë në karrige. Se kur shkojnë kariget pastaj të gjithë kërkojnë llogari, por nuk kanë instrumenta në dorë për ta kontrolluar. E pra, kjo është mënyra e re e të bërit politikë. Po, ne ia kërkojmë para se të shkojë në karrigen e pushtetit. Ne jemi sqimatarë në zgjedhjen e përfaqësuesve tanë, sepse është fytyra jonë aty. Adriatik Spahiu do të përfaqësojë jo vetëm demokratët e Këlcyrës, do të përfaqësojë edhe demokratët e Shqipëisë. Është mënyra e re se sib ëhet politikë, është mënyra e re se si përzgjidhen përfaqësuesit, është garancia sot në pushtetin lokal dhe nesër në pushtetin qëndror.
Por nuk duhet të jetë vetëm ama. Momenti është historik. Ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve, para se të dalim te qytetarët e Këlcyrës e t’u themi na votoni ne. Se ne kemi një djalë, një zotëri të nderuar, se ka një program që është tamam ashtu siç I duhet këtij qyteti, kësaj bashkie, të gjitha shtresave të kësaj bashkie. Ne do të duhet të jemi të gatshëm t’I përgjigjemi një pyetje që qytetarët e Këlcyrës do të duhet të na bëjnë kur trokasim derë më derë. Cila është pyetja? Pyetja është: ku jeni ndryshe ju nga politika deri tani? Pse PD është ndryshe sot, nga PD dje, aq më shumë nga PS që ka qenë në pushtet gjatë gjithë kësaj kohë edhe në bashki edhe në qeveri?
Miqt e mi, politika do të duhet parë dhe bërë në këtë mënyrë. Dhe do të duhet të jemi të gathëm t’u përgjigjemi: po ne jemi ndryshe. Pse jemi ndryshe ne? Ne jemi ndryshe se e fillojmë një herë nga vetja. Demokratët e fillojnë nga vetja reflektimin, para se të shkojmë tek kundërshtari poltikë. Dhe nga vetja e kemi treguar në këtë një vit e gjysmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Prej një viti e gjysmë PD është në agresion. Aggression nga jashtë,, të majtët, partia socialiste, Edi Rama, regjimi, I gjithë shteti në fakt I është hedhur në grykëpartisë demokratike për ta asgjesuar. Sepse e di që reziku më I madh I regjimit të tij është vetëm partia demokratike. E si most ë mjaftonte kjo, jemi ndodhur nën sulm, nën agresion edhe nga brenda vetes. Jemi ndodhur nën agresion nga Sali Berisha. Jemi ndodhur nën agresion edhe nga njeriu që e kemi pasur dy herë president, dy herë kryeministër, e kemi adhuruar si lider historikë, ka përfituar shumë nga PD. Dhe një ditë të bukur, pse SHBA-të, aleati kryesor I shqiptarëve këtu dhe matanë kufirit, Kosovës, ekzistenca e së cilës varet pikërisht nga ajo se çfarë SHBA-të bënë në 99-ën. Çfarë SHBA-të kanë bërë për Shqipërinë këtu e një shekull më parë, presidenti Ëillson. Çfarë SHBA-të bëjnë tani që flasim ne, ja atje në Kosovë. Në qoftë se Kosova është aty, e fortë, është sepse atje janë ushtarët e Blinkenit që e mbrojnë. E pra, kemi detyrime të mëdha ne ndaj aleatëve tanë. Aq më shumë që Partia Demokratike, parti e cila lindi 32 vite më parë, e bekuar nga SHBA-të, nga sekretari I shtetit amerikanë, James Beker. Erdhëm në qeverisje në 92-shin, nëse e mbani mend fare mirë, fushata e atëhershme, pas 91-shit ku fituan përsëri ish-komunistët. Në fushatën e 92-shit krah për krah me demokratët ishte ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ëilliam Rajerson. E pra, shikoni se sa shumë Partisë Demokratike i kanë dhënë SHBA-të. Sepse realisht 32 vite më parë, partia e vetme pro perëndimore, dritarja e vetme ku perëndimi depërtonte në errësirën e izolimit shqiptar ishte vetëm Partia Demokratike, ishin demokratët. Dhe ne duhet të jemi dinjitozë, ne duhet të jemi mirënjohës jo vetëm për interesin tonë, por interesin e shqiptarëve. Partia Demokratike është partia që në ADN-në e saj është pro amerikane, është pro perëndimore. Nëse nuk e ka këtë vlerësim, ajo nuk është më. Është thjesht dhe vetëm një kopje e keqe e partive të majta, partive sovjetike që janë sot në Shqipëri. E pra, për shkak të kësaj arsyeje, Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve. Në 8 janar një shfaqje e shëmtuar, duhet ta heqim nga mendja ne demokratët, duhet të bëjmë gjithçka për ta fashitur ato skena të shëmtuara. E vazhdoi në 6 mars, shkoi u fut nën sqetullën e Ilir Metës, duke ia bërë të pamundur Partisë Demokratike fitoren ën 6 mars. E vazhdoi në prill, për ta përçarë PD. E vazhdoi në tetorë, me procesin e primareve dhe neve I thamë, po more neve nuk duhemi me njëri-tjetrin, por po ua shtrimë dorën këtyre demokratëve , atyre demokratëve: hajde të dalim me një kandidat. Më të mirin, fituesin. Sepse e keqja më e madhe në këtë vend quhet Edi Rama. Askush nuk duhet të bëjë veprime për t’ia zgjatur ymrin Edi Ramës. Ishte njerëzore, ishte fisnike. 3 mars, pasi na zvarritën 1 vit e ca nëpër gjyqe, e na lodhën e na telikosën, 3 mars kur u sqarua gjithçka, I thash: kandidatëve të Foltores, mos shkoni tek LSI-ja, mo shkoni tek partia e majtë, mos shkoni tek një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni tek shpia juaj, hajdeni tek kjo sigël, sepse keni detyrime tek kjo sigël. Jeni bërë personazhe politike prej Partia Demokratike, ia keni detyrim. Po e gëlltis unë krenarinë, po e lë mënjanë se çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë, por vetëm për të mirën e demokratëve hajde të dalim me një kandidat para së keqes së madhe që quhet Edi Rama. E refuzuan. Jo vetëm e refuzuan, por shkuan u bënë një me Ilir Metën.
Po historia nuk është kaq e gjatë sa për ta harruar. Mbani mend 2013-ën? Në 2013 ikëm nga qeverisja me 1 milionë vota kundër dhe ikëm për shkakun e Ilir Metës. Për shkakun e Ilir Metës, I cili mori votat e demokratëve dhe mandatet e demokratëve dhe I trafikoi I çoi tek Edi Rama. I dha mundësinë Edi Ramës të instalohej si regjim dhe të drejtonte siç ka bërë deri më tani. Mbani mend lotëtë e demokratëve që vetëm 3 muajt e parë që Edi Rama erdhi në pushtet, filloi t’I shfaroste nga vendet e punës. Kokrrën e lotit çonin demokratët në atë kohë, për padrejtësinë e madhe dhe për shkakun e Ilir Metës, të cilin e morëm në qeverisje në 2009-ën. Në fakt ishte moment 2009-ta, koalicioni që bëmë me LSI, moment që PD mori poshtë. Sepse korrupsioni u rrit, sepse arrogance u rrit, hajnia u rrit, derisa e ritën deri në 2013-ën. Dhe të vijmë sot ne, e t’u ofrohet shqiptarëve si një ofertë e rë aleanca Berisha-Meta. Kjo është e papranueshme, sepse një aleancë e tillë, që ka pas kurrizit të vet hije të forta korrupsioni, hije të forta incoherence politike, hije të forta pazaresh politikë, shtuar dhe dy non grata mbi kurriz. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve që unë do u sjell në qeveri? Me mashtrime? Me gënjeshtra, siç ka bërë që në korrik të vitit të kaluar nëse e mbani mend. Që nga korriku I vitit të kaluar, Sali Berisha u ka thënë demokratëve pas një muaj do e rrëzojë qeverinë e Edi Ramës, do krijohet një qeveri teknike, se ne për 6 muaj do vijmë në pushtet, se revolucioni paqësor do bënte mrekullinë. Ku është revolucioni sot?! Gënje një herë e dy herë, e tre herë, i konsideron shqiptarët qenie pa inteligjencë. E në fakt është pikërisht kjo arsyeja ndoshta më e madhe që sot do të duhet të qëndrojmë për disa qëllime.
Qëllimi I parë: duhet të mbajmë gjallë Partinë Demokratike. Që Partia Demokratike e cila është e vetmja sot, është ishulli I vetëm I pakorruptuar në panoramën politike shqiptare. Partia Socialiste është sistemi I korrupsionit i ngritur në piedestal. Shkoi deri aty Edi Rama, sat ë korruptojë edhe përfaqësues të lartë të FBI-së amerikane. Pala tjetër është në korrupsion me non grata dhe pazare politike. E vetmja, jemi ne Partia Demokratike. Ky është qëllimi kryesor, I asaj çfarë quhet sfida jonë. Së dyti, miqt e mi kemi detyrim të mbajmë në këmbë të djathtën. 33 vite e djathta në këtë vend nuk ka ekzistuar. Kemi thënë gjithmonë ne se mbështetemi tek të përndjekurit, se mbështetemi tek pronarët, se mbështetemi tek biznesi, se mbështetemi tek rinia e me radhë. Ku e ke rininë sot? Rinia vetëm ikën. Ikën për arsyen kryesore të lëngatës që ka shkaktuar Edi Rama, por ikën edhe për arsyen tjetër se Partia Demokratike deri para pak kohësh nuk jepte shpresë, nuk kishin besim tek ne. dhe kjo është një arsye që ne të djathtët do të duhet ta shohim. Ta shohim Brenda vetes, sepse s’kemi qenë asnjëherë ideologjikisht të qartë e të pastër. E pra, ky është synimi I dytë, të ngremë këtu në Shqipëri, në një vend historik siç është Këlcyra të djathtën. Dhe së treti, të shohim të ardhmen . Këto janë zgjedhje lokale dhe unë ndihem shumë mirë që këtu në Këlcyrë ne do të kemi mundësi reale t’u tregojmë se si ne të djathtët real jo vetëm marrim besimin e qytetarëve të Këlcyrës, por t’u tregojmë se si qeveriset pa vjedhur, pa gënjyer, pa mashtruar. E kemi rastin këtu. Sepse ky është moment për të treguar se çfarë do të jetë Partia Demokratike e së ardhmes. Cilat janë sfidat tona? Larg korrupsionit, larg vjedhjes.

Sot në Shqipëri ne ka një fjalë ku fillon dhe mbaron gjithë historia politike është korrupsioni. Vjedhja, politika shihet si nje menyre ku ngrihesh në mengjes, ata qe jane ne shtet, dhe mendojnë sa do vjedh dhe ke do vjedh. Dhe sa do sjell ne shtepi. Kjo eshte politika sot. Sot kemi detyrimin qe PD e së ardhmes që farkëtohet në këto zgjedhje të tregojë që politika është mënyra si ti shërbejë qytetarëve sic Adriatik Spahiu ka bërë sot. Miq jane keto 3 synimet tona. Ne duhet te tregojmë që jemi me të vërtetë populli pro amerikan, njerëz mirënjohës. Nuk mund ta lem Shqipërinë, të krijohet një lëvizje antiamerikane. Historia do të na dënoje në qoftë se do ta lemë këtë gjë. Smund ta lemë ne që PD te shndërrohet ne nje bunker antiamerikan per hallin personal të Sali Berishës. Kjo eshte sprova qe ne do ti japim shqiptarëve. Ja kemi dhënë deri tani, një vit e gjysëm, kemi rezistuar. Kemi qendruar ndaj nje agresioni, nje agresion politik, agresion fizik, mediatik, financiar. Kemi rezistuar dhe ja ku jemi. Shpirtëra të lirë. Nuk na kap njeri prej xhakete ne. Nuk kemi halle ne me drejtësinë.

Keta të tre duke filluar nga Rama. Halli më i madh qe ka ështe, cili minister po me shkon në burg ketë jave. I ka 2 ministra ne burg, i ka dhe 2 deputetë në burg. Kudo po ta dëgjosh ështe cili ministër i Edi Rames ka rradhën per tu thirrur në SPAK. Të njëjtin hall e ka dhe Sali Berisha. Të njëjtin hall e ka dhe Ilir Metaj. Po cfare oferte ështe kjo per shqiptarët. Kush më shumë nga keta të tre frekuenton SPAKUN. Frekuenton drejtësinë. Kjo është çeshtje e drejtesise. Te merret drejtësia një orë e me parë. Shqiptarët duan një ofertë të ndershme. Duan nje politikë të paqtë. Këtë e kemi në dorë për ta berë ne dhe e kemi mundësinë. E kemi dhënë sprovën. Tashme do te kemi shansin ti tregojmë qytetarëve të Këlcyrës sesi qeveriset sesi mirëqeveriset. E di une Adriatiku nesër do të ketë vështirësi nga Rama, po ia them qe sot. Por ama për të qeverisur mirë mjafton tu qendrosh njerezve afer. Ti dëgjosh, dhe pushteti lokal ka shumë mundesi tu japesh zgjidhje, ti respektosh njerëzit. Sot kane nevojë të marrin frymë. Mjafton respekti qe u jep ne zyrat e asaj bashkie dhe njerëzit të mbajnë kart sepse e kuptojnë fare mirë. Kjo është ajo qe do te jetë modeli i qeverisjes së Adriatik Spahiut neser dhe bashkë me të modeli i qeverisjes së PD në 2025. Kjo është trajektorja jone, ky eshtë pozicioni ynë per këtë ja vlen që sot pas 2 vitesh rezistencë ne të vazhdojmë më të fortë sesa dje, pikërisht për këtë të mirë dhe për këtë nevojë që patriotizmi ka. Shqipëria ka. Shume faleminderit për këtë pritje. Faleminderit për pjesmarrjen tuaj. Jam i privilegjuar që të dëgjoj atë se cfarë kryetari i bashkisë së ardhshme, nga 15 Maji në Kelcyrë, Adriatik Spahiu do të ju thotë. Është e rëndësishme që këto fjalë që do të thotë ti dëgjojmë sepse nesër do ti kërkojmë llogati për çdo fjalë që ka thënë sot. Shumë faleminderit!

Read More
26 Pri
0

Eralda Tase Bano: Qeveri e denatyruar, kriminale dhe çnjerëzore

Përtej asaj çka është personale e imja, ka një arsye pse majtizmi më polarizon drejt së djathtës.

Në fakt ajo që ndodh sot në shoqerinë shqiptare është që ideologjia e majtë ka krijuar subnivelimin e mendimit në një standard mesatar të përgjithshëm.

Takimi i kryeministrit me vajzat dhe gratë e Fierit më dha një ndjesi gati neveritëse, sepse mendoj që Shqipëria jonë e vogël ka vuajtur shumë plagë dhe nuk e meriton ky komb që të detyrohet të çohet e të bëjë cirk rreth një majmuni me çitjane që di vetëm të tallet dhe të vjedhi.

Kë po gënjejmë?! Thellë thellë të gjithë e dimë se ato zonja kanë kërcyer nga halli i madh nga shkaku se një patronazhist diku afër i ka mbajtur në qitapet e veta sa “share” kanë bërë në Facebook-un e tyre për nënën parti.

Ndjesë!
Harrova që ekziston aktivisti si aplikacion, ky mjet fantastikoshkencor që me sigur është bërë me qëllim që të lidhet me satelitët Rama 1 dhe Rama 2 e të na fotografojë në kohë reale…

Edhe sa do i durojmë këta palaço që përdorin çdo mjet që ekziston për të marrë dhe atë një copë dinjitet dhe integritet njerëzor që mund të ketë mbetur?

Kjo farë e keqe na ka marrë pronat e në mos marrë tjetërsuar. Na ka lënë në varfëri dhe në izolim pasojat e të cilit i vuajmë sot. Na ka lënë në injorancë dhe na ka vjedhur të ardhmen, sidomos brezave që u rritën në diktaturë e po plaken në demokraci. Kjo farë e keqe po na merr ajrin, detin, historinë, portet, naftën,partë e taksave tona. Po na merr fëmijët e po na i degdis rrugëve të emigracionit dhe po na detyron që dhe atë shpirt që mezi e mbajmë gjallë me punë të ndershme, të na kërcënohet nëse nuk kërcejmë tallava me Ramën.

Mbijetesa është një instikt i yni i lindur dhe si e tillë prevalon mbi çdo gjë. Thënë kjo, një pushtet që nxit frikën instiktive të mbijetesës duke masakruar çdo skutë të shoqërisë, ka aftësinë të kontrollojë autokratikisht dhe të nxjerrë për t’i rënë defit këdo njeri, mbijetesa e të cilit varet nga ai vetë.

Qeveri e denatyruar, kriminale dhe çnjerëzore…

Read More
25 Pri
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORESHA E KOMUNIKIMI TË FUSHATËS SË KANDIDATIT PËR TIRANËN, MIRELA KARABINA

Partia Demokratike e Shqiperise dhe shtabi elektoral i kandidatit për bashkinë Tiranë , zotit Roland Bejko, i bën thirrje insitucioneve shqiptare dhe KQZ-së të monitorojnë dhe të marrin masa për çdo shkelje në perdorimin e hapësirave publike për qëllime elektorale të Partisë Socialiste. Çdo kush e ka vënë re se Tirana është mbushur me postera elektoralë të Partisë Socialiste në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe ligjet në fuqi.

KQZ duhet të marrë masa menjëherë që asnjë forcë politike të mos favorizohet në garën e zgjedhjeve elektorale dhe ajo të jete e barabartë dhe e ndershme.

Gjithashtu, Partia Demokratike konstaton se qeveria shqiptare ka zhvilluar tendera dhe ka përdorur para publike për investime të caktuara, të drejtpërdrejta apo ne mënyrë të tërthortë, në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto elemente po favorizojnë Partinë Socialiste në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme, duke shkelur çdo parim demokratik. Hapësirat publike, paratë publike, janë të të gjithë shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve.

Partia Socialiste  barazon shtetin me pushtetin dhe përdor institucinet e tij  për qëllime elektorale.

Partia në pushtet duhet të ndalojë menjeherë së sjelluri si partia shtet .

I bëjmë thirrje misioneve ndërkombetare, OSBE dhe ODIHR, të monitorojnë të gjitha këto problemtatika, të cilat në raportin e zgjedhjevë të fundit perbenin shqetësimet kryesore. Jo vetëm që kjo qeveri nuk ka reflektuar aspak në këtë drejtim, por përkundrazi vashdon ta trajtojë shtetin si pushtetin e saj, duke vonuar thellësisht demokracinë dhe garën elektorale të barabarte e të ndershme, si kushti themelor i saj.

Bashkëngjitur dhe shifrat që provojnë përdorimin e shtetit për interesa elektorale të Partisë shtet:

1. Janë punësuar me VKM 2.296 persona me kontratë dhe janë shpallur po me VKM vakante 1.152 pozicione në shërbim civil, pra në total 3.448 pozicione pune. Këtu nuk përfshihen pozicionet e punës në institucione të organizuara si shoqëri tregëtare për të cilat është e pamundur gjurmimi.

2. Rritja e pagës minimale nga 350 Euro në 388 Euro, e cila prek 30.000 persona.

3. Dhenia e 2.4 mln Euro subvencione për ndërmarjet sociale, të cilat do të përdoren për pagesën e pagës minimale dhe sigurimeve shoqërore të të punësuarve në këto ndërmarrje, duke prekur 6.000 persona.

4. Dhënia e bonusit prej 48.5 Euro të gjitha kategorive të pensionistëve nëpërmjet një fondi total prej 35 mln Euro, duke prekur 695 mijë pensioniste dhe 66 mijë të tjerë që përfitojnë pension invaliditeti pra një total 761 mijë persona.

5. Premtimi elektoral për rritje e pagave , i cili së fundmi po mishërohet në 1 Projektligj dhe 8 VKM për rritjen e pagave në administratë gjatë periudhës zgjedhore si dhe rritja e pagës mesatare deri në 900 Euro, prekur mbi 190 mijë punonjës të administratës publike, e cila propagandohet nga vetë

Kryeministri në kundërtim me Kodin Zgjedhor në Kryeministri, Polici apo Shkolla, në ambiente publike, gjatë orarit zyrtar dhe me punonjes të administratës publike.

6. Nga data 14. 01.2023, qeveria dhe bashkitë kanë shpallur 437 milionë Euro tendera, vecanërisht në investime publike, të cilat më pas shoqërohen me promovime propagandistike në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

7. Gjatë periudhës zgjedhor 4 mujore para ditës së zgjedhjeve, nga të dhënat e Thesarit qytetarëve ju janë dhënë grante për rindërtim ose para në dorë (deri tani) në vlerën 4.3 milionë euro (që varjon nga 100.000 lekë – 500.000 lekë, në disa raste edhe më tepër), konkretisht në Bashkinë Durrës, Bashkinë Tiranë, Bashkinë Kavajë, Bashkinë Rrogozhinë, Bashkinë Krujë dhe Bashkinë Laç.

Read More
25 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME STRUKTURAT E PD NË GJIROKASTËR

Përshëndetje zonja dhe zotërinj. Shumë faleminderit për këtë takim sot. Nuk është vetëm për çeljen e fushatës, fushata ka filluar, por është një moment shumë i mirë për të diskutuar për gjendjen aktuale, ku ndodhet jo vetëm PD po ku ndodhet i gjithë vendi, ku ndodhet Gjirokastra për të diskutuar se cfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe për të analizuar gjendjen se ku jemi dhe pse jemi ketu. Dua të jem i sinqertë me ju, duhet thënë që situata para zgjedhjeve është anormale. Është atipike. Ne prezantohemi në këto zgjedhje në Gjirokastër për këshillin bashkiak dhe ndjehem shumë i nderuar që lista për këshillin bashkiak është më cilësorja e mundshme në Bashkinë Gjirkastër, në një bashki, një komunitet  një shoqëri është elitare, e kultivuar, sqimatare për të përzgjedhur, për të votuar dhe për të mbështetur ajkën e qytetit, njerëzit me reputacion, intelektualët .Kemi përsë të krenohemi. Dhe do të uroja të gjithë anëtarët tanë të këshillit bashkiak suksese dhe mbarësi. Suksesi ndërtohet ditë pas dite. Që në momentin e prezantimit të këshillit bashkiak ato zonja dhe zotërinj që kanë pranuar të përfaqësojnë PD në një situatë të vështirë siç është kjo, kanë hedhur një hap jo vetëm për suksesin e tyre personal. Sepse unë e kuptoj që në momente të vështira të marrësh përsipër një sakrificë kërkon karakter dhe altruizëm. Suksesi është dhe në sytë dhe të qytetarëve atje, që kanë kaq kohë që vuajn jo vetëm për shkak të situatës ekonomike jo vetëm prej situatës së rendë, mungesës së shpresës, shpopullimit por është diçka tjetër dhe më e madhe se kaq. Vuajn sepse ndodhen të mbyllur në kafaz pa asnjë alternativë tjetër siç shpirti dhe zemra e pjesës më të kultivuar të shoqërisë do. Pra të ketë një alternativë të besueshmë që ditën e zgjedhjeve kurdo që ato të jenë të ngrihen dhe të shkojnë dhe të votojnë atje, për atë që ata bësojnë dhe mendojnë që duhet të jetë politika në Shqipëri. Nuk e kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe. PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë se përse 10 vitet e fundit, po marr nga 2013 e këtej që nuk arritëm dot të bënim atë që shqiptarët, pjesa elitare, ajo pjesë e shoqërisë që nuk shkonte të votonte që abstentonte, që rrinte në shtëpi. Apo më keq në mungesën e alternativës, në një situatë të rëndë ekonomike bën dhe zgjedhjen ekstreme, ikën nga vendi.

Dhe kjo është një situatë që ne që merremi me politikë, jemi te angazhuar do duhet të analizojmë. Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Pse ikin shqiptarët sot? Ikin për shkak të regjimit të Edi Ramës, ikin për shkak të presionit, ikin për shkak te ekonomisë së çmimeve të larta, ikin për shkak të mungesës së rendit, të sigurisë. Ikin per shkak te mungesës së shtetit. Ikin, por ne fakt do duhet te shohim dhe te bejme nje reflektim dhe nga vetja ne si PD. Cfare ka që nuk shkon dhe tek ne. A mos ndoshta as ne nuk ishim joshës m, te besueshëm tek elektorati. Që per  shkakun tonë të qëndronin, të luftonin të përballeshin dhe të rrëzonim regjimin.

Dhe  është e mira dhe serioziteti i politikës e do që kur je i futur në politikë të fillosh dhe të analizosh një herë veten dhe pastaj kundërshtarin. Sot janë te gjitha arsyet që ky regjim i Edi Ramës duhet rrëzuar këtu besoj biem dakort. Biem dakort. Ajo që thashë pak më pare, mungesë shprese, ekonomia me rëndë se asnjë here tjeter, cmimet në kulm, papunësia si asnjë herë tjetër. Fytyra të pezmatuara sheh jo vetëm në Gjirokastër, por në Tiranë, në Shkodër e kudo tjetër.

Një popull që nuk qesh, një popull i pezmatuar, një popull i zymte për shkak të situatës. E kjo do na duhet të na bëjë te mendojmë. Ky popull, kjo shoqëri, ky elektorat do duhet, duan nje orë e më parë ta rrëzojnë ta përmbysin këtë situatë. Situatë e shkaktuar prej politikes, në qender por edhe ne bazë në pushtetin vendor. Duan, por kërkojnë dhe faktin tjetër që të kenë nje alternativë. Të kenë një alternativë që të ngrihen ditën e diel nga shtëpia, të rinj dhe të reja ato qe kane ngelu se ato qe ikën, ikën. Zonja dhe zotërinj, pleq dhe plaka të ngrihen dhe të kerkojnë të drejtën e tyre te votës. Të votës kunder regjimit. Por për ta berë këtë duhet të kenë arsye, te kenë një model, të kenë një fytyrë të një partie politike që mund tu ngjallë vetëm shpresë. Këtë mund ta bejmë vetëm ne. Këtë mund ta bëjë vetëm PD dhe askush tjetër. Dhe këtu po kaloi ne atë që kemi kaluar ne në një vit e gjysëm. Qarte fare, tashmë është me e qartë sesa dje, më e qartë sesa muaj më parë. Nën agresion për të ekzekutuar PD. Filloi në 9 shtator. Në fakt filloi që në momentin që SHBA dizenjuan si non grata ish liderin tonë Sali Berishën. Nuk e dizenjuan atë personalisht, nuk ishte një marrdhenie personale me të. E kanë berë këtë në të gjithë rajonin e kanë bërë në Bosnje në Mal të Zi e bënë ne Maqedoni. Është nje politikë nga SHBA e cila u pasua më pas dhe nga Mbretëria e Bashkuar. 2 aleatet tane më të mëdhenj të këtij vendi, të këtij populli. 2 aleatët me te medhenj kanë vendosur dhe kanë berë të ditur që gjithë ky vend, por dhe gjithë ky rajon vuan nga një plagë e cila është vdekjeprurëse. Korrupsioni, vjedhja, hajdutëria, mungesa e demokracisë. Dhe kanë marrë përsipër që ta ndihmojnë këtë popull. Aleancën e tyre e kanë  me popullin. Atëhere kur gjysma jonë ishte nën agresionin rus edhe serb ishin ata që iu ndodhën gjysmës së shqiptarëve.

Duan të na ndihmojnë, siç na ndihmuan në 99. Na ndihmuan në 99 në Kosovë, ishin ata, atëhere kur gjysma jonë ishte në agresionin rus dhe serb, ishin ata që ndihmuan. Siç na kanë ndihmuar në fakt këtu e një shekull më parë. Ekzistenca e këtij shteti i dedikohet presidentit Ëillson. Siç edhe ndihmuan PD në 92 për të ardhur në pushtet. Sekretari amerikan i shtetit James Beker ne 92, 29 qershor 92 erdhi dhe bekoi fitoren e PD. Erdhëm në pushtet në 92 kur një vit më parë në 91, me 31 mars PD që ishte krijuar në atë kohë, e fundit në lindje, por që u krijua dhe u pa nga shqiptarët që ishte shpresa, ndryshimi i madh do duhet të vinte në qeveri. Nuk erdhëm në 31 Mars, fituan përsëri ish komunistët. Ishte ambasadori Ryerson, krahë më krahë, tribunë më tribunë me përfaqësues të PD dhe me 22 Mars me shumice dërrmuese PD erdhi në qeverisje. Ishte nevojë, ishte kërkesë e shqiptarëve, ishte dhe ndihma e tyre, sepse PD ishte aleati i tyre i vetëm në Shqipërinë e post komunizmit. Ka qenë ADN jonë. Sepse përqafojmë disa vlera, liria, liria e tregut, ekonomia e tregut, demokracia, por dhe një gjë tjetër, jemi ne perëndimorët. Kanali i komunikimit i Shqipërisë me perëndimin ka qenë PD.

Pjella komuniste dhe zgjatimet e tyre asnjë herë nuk kanë qenë ata që e kanë dashur me shpirt. Kanë qenë gjithmonë të orientuar nga lindja. E dimë këtë. Janë zgjatimi i sovjetikëve në Shqipëri. E pra kjo ishte vlera se përse ne ketu dhe ca të parët tanët dje, quheshin demokrat. Je demokrat kur qëndron ne kohë të vështira me perëndimin në krah. Nuk je demokrat nëse merr pushkën dhe shtien. E ka bërë Enver Hoxha, e ka bërë sistemi në atë kohë, bunkerët ishin drejtuar nga perëndimi. Demokratët janë ata që kanë qene dhe sot dhe do të vazhdojne te jenë, partnerët e perëndimit. Cfare kerkon sot perendimi? Nje vend, nje shtet i distancuar nga korrupsioni, një shtet një vend që bëhet shtet demokratik, bën zgjedhje të lira. Krijon shtetin e së drejtës, krijon shërbimin ndaj njerëzve, një vend i cili nuk rri pas idhujve. Është simptomë sovjetikë kjo, idhulli. Amin atij per cdo gje. Ne kohe te mire dhe ne kohe të keqe. Jo nuk eshte modernizim i krijimit të shtetit. është tribalizëm. E pra sot, PD ka për te dhënë dhr një sprovë tjetër. A jemi ne, përsëri pasardhës dinjitoz te 1990, kjo është sprova e parë që kemi ne si demokrat. Vjen në një kohë të veshtirë. E di këtë. Por deri tani çfare kemi bërë?

Deri tani ia kemi dale me sukses në atë përballjen tonë, brenda shtëpisë sonë që quhet PD. Ka pasur një pale që nuk beri gjë tjetër vecse targetojë PD për ta asgjesuar atë. Sali Berisha e bëri këtë. Përkundër premtimit që bëri dikur, kjo është një cështje personale, do ta zgjidh në menyre personale. Nuk e mbajti këtë. Sepse menjëherë tha dicka shume te rendë për atë kohë, që mbase nuk u kuptua por qe po behej realitet deri para ca kohesh. Nje parti që nuk me mbron mua nuk meriton të ekzistojë. E mbani mend këte. Shume e rende sepse tregon mentalitetin e vërtetë

sesi duhet të ishte një parti e vjetër. Po, partinë e merr e fut në xhep dhe shkon ngado. Edhe në fatin tënd të keq. E sigurisht kjo na vuri para një dileme të madhe.  Do të ruajmë PD dhe bashkë me të dhe Shqipërine sepse nuk ka shpresë Shqipëria nga bijt e komunizmit. Nuk ka shpresë. Janë dhënë provat, shpresat e vetme do të vinin nga PD. Eshte detyrimi ynë për të mbrojtur ekzistencën e PD, vlerave të PD edhe me atë kosto. Tek e fundit, për cdo njeri, qofte edhe lideri histori i cili ka marrë shumë nga kjo parti, 2 herë president, 2 here kryeminister, i adhuruar. Epo vjen nje moment që për të mirën e demokratëve duhet ta mbash nje kosto. Shkaktuar jo nga demokratët, shkaktuar nga dikush tjetër dhe për një arsye reale, se për minim te demokracise dhe korrupsion masiv unë besoj që te gjithë ne që kemi jetuar këtu, kemi prova për këtë, po 2013 ramë nga qeverisja dhe te jemi te sinqertë për shkakun se qevrisja jonë në 2013 pati vetem një sentence, arrogancë me njerëzit, praktika korruptive. Ndaj qytetarër shqiptarë me votë vendosën të mos vazhdonin më.

E pra, në 2013 nësë bie nga qeverisja, si mund të pretendosh 10 vite më pas, pasi nuk ke bërë asnje lloj reflektimi, dhe pasi të janë shtuar dhe disa fatura të tjera, non grata nga SHBA dhe non grata dhe nga Mbreteria e Bashkuar. Nje qeveri e majte në Amerikë, një qeveri e djathtë në Mbretërinë e Bashkuar që arrijnë në të njejtin konkluzion, non grata. Në fakt ju thash edhe një herë ta kalonim këtë sprovë, sepse këtë sprovë që ne kaluam tani, nesër do ti kalojne partitë e tjera. Dhe unë nuk e di nëse do të kene fuqi ata për tu përballur me atë që ne jemi përballur dhe rezistuam. Kjo është virtyti më i madh qe demokratët treguan, qëndruan. Qëndresë. Madje ishim të gjithë aq të aftë që ta benim dallimin, ca njerëz të cilet janë keqkuptuar, keqinformuar, manipuluar dhe që shkojne dhe mbështesin Sali Berishën ne fakt deri dje kemi qenë në një llogore. Ne të njëjten situatë. Dhe cfare bënë ne, në këtë nje vit e gjysëm. Nuk u bemë asnje herë as shkaktarë dhe nuk i dhamë oksigjen lojës së Sali Berishes, per ta care e per ta shkaterruar PD. Ai erdhi ne 8 janar per ta shkaterruar dhe ne nuk kthyem dore. Shkoi ne 6 Mars tek Ilir Meta dhe ne qëndruam për të mbrojtur PD. Bëri në 30 prill struktura paralele, bëri një kongres ku u zgjodh, u vetë zgjodh dhe në vetëm i shtrimë dorën duke i thënë mos e bëj këtë gjë.

Që të ndahen, kur e keqja më e madhe është Edi Rama. Ne dhe bashkë do ta kishim shumë të vështirë të përballeshim me këtë regjim. Megjithatë ne me dorën shtrirë. Ne tetor beri ca primare. Primare i thenshin sepse asnje nuk e pa sesi i beri. I beri ne menyre te njeanshme me kandidatura te paracaktuara dhe prap ne per hir te shqiptareve te bashkojme forcat te dalim me nje kandidat. Sepse ia vlente ndaj nje te keqje kaq te madhe siç eshte Edi Rama ne mund ti hidhnim pas kraheve divergjencat tona. Te mbaronim kete situate te rene, te zgjedhjeve dhe pastaj te vazhdonim historine tone te qartesimit apo te spastrimit brenda nesh. Me 3 mars na mbajti zvarre Edi Rama, nje vit e ca me gjyqin. Se përfituesi më i madh ishte ai, Rama. Përfituesi i dyte Sali Berisha. E dinte fare mirë që ishte anti-ligjore, anti-statutore e gjitha cfare bëri  dhe i vinte mirë që çeshtja të rrinte në gjykatë dhe të krijonte një gjendje amullie tek njerëzit. Ndërkohë që vazhdonte luftën e vet për të krijuar gjasme, PD të rithemeluar. Nuk e tha një moment, hajde t’i themi gjykatës, gjykoje shpejt, si do të jetë, do ta pranojë vendimin. Një fjalë nuk e tha, se I vinte mirë. Le të rrinte ashtu çështja, varrur, zvarrë. E në 3 mars u thamë përsëri këtë gjë. Po mirë le të vijnë kandidatët e primareve të garojnë nën logon e PD-së, e refuzoi dhe këtë nuk e pranoi. Dhe çishte më e rënda pastaj, ishte që shkoi dhe u regjistrua dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metës, një parti e majtë. Dhe nuk ka mëkat më të madh politikë për demokratët, ata të cilët në 90-ën besonin që ishin një prti komuniste, kundër së majtës, kundër vesit të asaj kohe, t’I marrësh dhe t’I çosh dhe t’I hipësh në një anije që nuk është anija e demokratëve. E quaj shpesh unë, anija e piratëve. Socialistët e Metës e kanë treguar që thjeshtë vetëm janë pazarxhinj politikë. Ku është pushteti, shkojnë pas një herë me PS-ën, një herë me PD-në. Bëhej pazar këtu, bëhej Pazar atje. Më fal po, shqiptarët nuk jaën budallenj. Në politik sotë, sidomos sot, ka nevojë për moralitet. Për koherencë, si mundet, si mund ta pranosh të shkosh e të bashkohesh me Ilir Metajn, ai që I thshte dje “e kam dhënë një herë unë dorëheqjen për tët bir. E ky që I thoshte: “je koka e krimit”. Po pse, a ka fyerje më të mahde të inteligjencës. Sepse kanë kaluar shumë vite nga ky moment dhe sot t’ua prezantosh shqiptarëve si ofertë të re Metajn dhe Berishën? Po kush të voton? Shqiptarët e kanë eksperiencën, e kanë të freskët memorien, u dashka të të vtokan përsëri me dy non grata mbi kurriz dhe një milionë shuplaka të 2013-ës.

Duhet të kemi respekt për veten. Të kemi respektë për veten si democrat, por kemi detyrime ndaj shqiptarëve. Shqiptarët duan të kenë një alternativë të re. Një alternativë të re, alternativë ndryshe, duan të kenë të djathtën. Vetëm e djathta ua ofron këtë lloj mundësie. Të majtat që duket tashmë janë bërë bashkë, nga PS, nga PL, e gjithçka se çfarë ka mbështjellë, është mentaliteti I vjetër Bolshevik. Pushtetin e marrë, për pushtetin bëj gjithçka, me pushtetin pasurohem, me pushtetin edhe mbrohem siç po duan të bëjnë Ilir Metaj dhe Sali Berisha tashmë. Dhe pyetja që kam unë: pse po e bëjnë këtë? Si mund ta gëlltisin këtë, që mund të mos vijnë e të bëjnë një aleancë me njerëzit, që kanë dhënë për Sali Berishën. Kanë dhënë more, edhe në kohëra të vështira. 97-ën për PD-në, përfituesi kryesor ka qenë Sali Berisha. Si ka mundëisi që vjen sot dhe e ka më të thjesht të shkojë t’I çojë demokratët nën hijen e Ilir Metajt dhe mos t’I lërë këtu me miqtë, me vëlleërit dhe motrat e tyre. Hallë të madh duhet të ketë. DHe unë e di cili është halli: halli I tij është e thjesht, shpallur non grata dy herë jo vetëm një herë. E ka gjetur mundësinë tani që I vetëm nuk ia dalë, atëherë po përdor demokratët, po e shes sikur po kijoj Partinë Demokratike për të më mbrojtur, për të krijuar këtu një lëvizje anti-amerikane, anti perëndimore. Ky popull në këtë rajon, pothuajse në të gjithë Europën, njihet si populli më pro amerikan. Është populli më pro amerikan. Hitoria e ka dëshmuar dhe kemi të drejt për të qenë të tillë. Të krijosh sot një shtjellë, një vorbull anti-amerikane, në fakt është një shtjellë dhe një vorbull anti-shqiptare. E ka marrë këtë guxim për ta bërë Sali Berisha.

E dyta, do të mbrohet. Do të mbrohet dhe ta ketë si mburojë edhe nga drejtësia. Dhe të gjithë këta, të tre këta, me Edi Ramë, me Sali Berishë, me Ilir Metë, kanë një problem të madh me drejtësinë. Çfarë thoshte pak më parë, lexoje çafër thoshte Edi Raama: “pse të ikim ne nga qeveria? Na thonë neve që ministrant janë në burg”. Ministrat dhe deputetë të tij janë në burg. Si mund të mendohet sot, ka një ministër, e ka një deputet, e ka një deputet tjetër, I ka në burg dhe të vazhdojë të jetë ai në qeverisje?! Dhe kjo vjen vetëm për faktin e thjesht qëende sot nuk është krijuar një tjetër formacion politik, ku shqiptarët të kenë besim. Sepse rrugën e kanë zënë Sali Berisha, Ilir Meta. Janë këta të dy, që I shërbejnë atij, oksigjeni, varka e shpëtimit. Dhe e thotë këtë vet Edi Rama, posterët e tij janë, si ishte ajo “vetëm para, jo mbrapa”. E ka zgjedhur ai. Ai ka zgjedhur për kundërshtarë te ketë këto dy figura, sepse e di që me këta të dy rri në qeverisje pa fund. Sepse shqiptarët e dinë që këta dy nuk I votojnë. A e bëri këtë në 2021? E bëri, diku këtu ishte ajo tabela e madhe që thoshte: çfarë po votoni Bashën, do të keni Berishën dhe Metën. Është e vërtetë.

E pra, kjo dyshe  së bashku me Edi Ramën kanë asfiksuar politikën në këtë vend. Dhe u thonë shqiptarëve që jeni të detyruar të votoni o Ramën, o Metën, o Sali Berishën, s’kemi alternativë tjetër. Ç’bëjnë shqiptarët, rrinë në shtëpi. Ç’bëjnë shqiptarët, ikin. Ndaj, sot ne e kemi detyrim pikërisht këtë gjë, t’u japim një alternativë tjetër, të re. Dhe deri tani e kemi bërë. E kemi bërë se kemi dhënë sprovë të madhe ne. Se të ndodhesh para sulmit jo vetëm të këtyre tre personave, që është oligarkia politike. Kini parasysh që pas këtyre personave, qëndrojnë interest të mëdhaja ekonomike, oligarkët ekonomik, ata të cilët deri në 2013-ën qëndroinin në paradhomën e Sali Berishës. Përcaktonin politikën e madhe të asaj qeveria, përcaktonin emra ministrash, duhet t’I themi ca gjëra të vërteta. Po të njëjtët njerëz sot janë tek paradhoma e Edi Ramës. Po a ka marëveshje më të madhe mes këtyre që janë profilet e vjetra politike, sesa të shohim aty ku është ekonomia, aty bien dakord ata. Në duket sikur e shajnë njëri-tjetrin. “Se unë do të thyej në mes”, ky tjetri thotë “të kam armik”, ky tjetri thotë “je I vdekur”. Duket sikur ka një luftë. Kur vjen çështja tek ekonomia, tek investitorët strategjikë, tek ndërtimet e mëdhaja të gradaçelavenë Tiranë, tek lejet, tek koncesionet, janë pot ë njëjtët njerëz. Oligarkët ekonomikë janë në rregull kushdo qoftë, njëri, tjetri apo tjetri. Dhe kjo është prova se përse janë bashkë. Media, keni vënë re nga mëngjesi deri në darkë del në television Edi Rama atëherë kur do, Erion Veliaj atëherë kur do, Sali Berisha atëherë kur do, Ilir Metaj atëherë kur do. Eu, opozita reale?! Po ne e dimë fare mirë se çafër do të thotë të jesh opozitë në  një regjim. Opozitë në një regjim do të thotë, të mos kesh para, të mos kesh financa, të mos kesh hapësirë në media. Kjo është regjimi dhe kjo është opozitë reale.

Si ka mundësi që ekranet e mediave I happen Sali Berishës kur të dojë dhe sa herë të dojë. Me lejen e kujt bëhet kjo? Vetëm me lejen e Edi Ramës. Shumë e thjesht, sepse Edi Rama kur do të sulmojë një media, shkon dhe I vë minat, siç ia bëri resortit në Durrës të Neës24 apo jo. I vendosi minat dhe ky është tamam regjim. Të tjerëve jo vetëm që u jep mundësi për veten, por I jep munësi edhe Sali Berishës dhe Ilir Metajt të flasin. A ka provë tjetër që tregon që janë bashkë?

Kemi rezistuar deri tani, me dhimbje e di, me kosto e di, të plagosur po e di. Por ajo se çfarë kemi bërë deri tani është historike. Nuk e ka imagjinuar askush nga këta trekëndëshi që do të rezistonim kaq gjatë dhe kaq fortë. Kanë menduar që kanë gjithcka nën kontroll, ekonominë, median, financën, edhe krimin bashkë. Kjo që kemi bërë tani është akti i parë I rëndësishëm I dhënies fund të tranzicionit. Ne që jemi tek Partia Demokratike nuk kemi halle. Asnjë. Nuk kemi halle te SPAK-u ne, fare zero. Hallet e tyre janë me drejtësinë, hallet e tyre janë me SPAK-un. Kur po I thërret SPAK-u njerëzit e Ramës, një pjesë I ka future në burg. Kur po i thërret njerëzit e Berishës. E patë para 2-3 javësh, ia përmendi me emër Rama. “Kujdes i tha, se seç ke ca njerëz ti. Një person me inicialet Z, një person me inicialet M.L, një person me inicialet Y”. E mbylli sqepin Sali Berisha, opozita e vërtetë. Problemet e Ilir Metës me drejtësinë.

Halli këtu është pra. Ne nuk jemi hallexhinj, pikë. Ne nuk jemi hallexhinj. A ne kemi problemin tjetër, si e sit ë jemi të besueshëm për njerëzit në zgjedhje. Sfida jonë e parë në këto zgjedhje është të jemi dinjitozë dhe t’u jepim një provë qytetarëve të këtij vendi, që ka ca fytyra mund të moes jenë ëngjëllore, tat hemi dhe këtë, port ë përfshirë në korrupsion jo. Të përfshirë në krim jo e jo dhe që kemi mbështetjen dhe jemi në të njëjtën gjatësi vale me aleatët tanë. I konsiderojmë aleatë. Ky popull, ky vend e ka të domosdoshme aleancën me perëndimin. Pa të vdes, nuk e ekziston, Madje historia e ka treguar. Dhe këtu jemi ne. Ne kemi për detyrë tashmë t’u tregojmë shqiptarëve këtë fytyrë të re, këtë nevojë që kanë ata.

Read More
25 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN E TEPELENËS

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN E TEPELENËS

Përshëndetje miq! Zoti kryetar të falenderoj për takimin sot. Profesor shumë faleminderit për angazhimin si i deleguar i PD në kete qark, inxhinier urime dhe mbarësi në zgjedhje. Besoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme në shumë aspekte. Janë të rendësishme pikë së pari në çështjen e asaj se çfarë Tepelenën, tepelenasit presin, si kudo në Shqiperi edhe ky komunitet edhe kjo pjesë e Shqipërisë vuan të njëjtat halle probleme, vuan shpopullimin, ekonominë e rëndë, mungesën e shërbimeve, papunësinë, mungesën e rendit dhe sigurisë. Si gjithë Shqipëria në fakt që është duke lënguar. Është një nga momentet më te këqija që populli shqiptar të paktën që pas rënies së dikaturës ka përjetuar. Ka përjetuar jo për ndonjë shkak natyror, jo për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme, por thjeshtë edhe vetëm për shkak të neglizhencës keqeverisjes, neglizhencës së atyre të cilet fatkeqësisht padrejtësisht në pushteti qëndror janë që nga 2013 në qeverisje dhe në pushtetin lokal këtu në Tepelenë prej shumë kohësh. Është thjeshtë dhe vetëm çështje apo shkak njerëzor, që njerëzit këtu i bëjnë të vuajnë. Ka arsye se përsë po ndodh kjo. Arsye është ajo që buron nga keqeqeverisja e instaluar nga regjimi i Edi Ramës, është e thjeshtë tashme. Nga 2013 e këdej, atëhere kur për fatkeqësinë e këtij kombi jo vetëm të këtij populli erdhi një pinjoll i komunizmit i cili pruri edukatën politike të para 90 dhe po e përjetojmë sot në fakt. Kjo është një fatkeqesi e madhe. E paimagjinueshme duhet të ishte në fakt për Shqipërinë e pas 1990, atëhere kur u mendua që u la prapa sistemi diktatorial, të mund të rishfaqej dhe një herë me forma më moderne, por në thelb është e njëjta. Vuajtja, lengata, shpopullimi, mungesa e lirisë, terrori, shantazhi janë në thelb e njëjta siç dikur ka qenë. Jo një demokraci, një demokraturë. Spo them diktaturë në aspektin formal, por demokraturë, e veshur me ngjyra të bukura. E veshur me një fasadë e cila sugjestionon njerëzit ndërkohë thelbi është po i njëjte. E vuajnë shqiptarët përditë ne familjet e tyre. Familjet shqiptare të përgjysmuara ikin. Dikur iknin për shkak të mungesës së shpresës. Tani ikin per shkak të mungesës së shpresës ekonomisë, terrorit dhe shantazhit dhe pasigurisë që është sot në rrugët e Shqipërisë. Ikin ata të cilët nuk kanë ekonomi, iki dhe ata të cilët dhe mund të kenë një lloj ekonomie dhe vetëm largohen nga ky vend. E pra kjo është ajo se çfarë po i ndodh, i ka ndodhur ditë pas dite Shqipërisë nga momenti që në 2013 erdhi regjimi i Edi Ramës.

Si erdhi? Kjo është pyetja, si erdhi në 2013? Për dy arsye këtu kemi qenë. E para për shkak të keqqeverisjes tonë, për shkak të keqqeverisjes së PD dhe së dyti për shkam të një tradhëtie, trafiku votash. Kjo ka ndodhur në 2013. Ai që ishte në atë kohë aleat i PD, Ilir Metaj pas një 4 vjeçari ku shkaktoi shumë kosto për PD, që në 2009 në fakt kur ishte momenti që të merrte teposhtë dhe në 2011, skandalin e mbani mend dhe që vazhdoi në 2013 pastaj me tradhëtinë hapur ndaj demokratëve. Është shumë e rëndësishme ajo që ka ndodhur në 2013. Është e rendësishme si një leksion politik që duhet ta kemi të gjithë ne. Edhe sot. Dhe pas 2013 çfarë ndodhi? Një bashkëpunim i hapur me Edi Ramën. Për reformën territoriale, për reformën në drejtësi, zvarritja për 4 vite dhe vijmë sot të bejme nje analizë dhe të pjesës sonë. Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historine sic duhet sepse nësë arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë. Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne.

Cfare nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten. Përse ndodhi?

Përpiqesh ta korrigjosh. Dhe përsë ndodhi? Fare qartë. Pikërisht sepse brenda nesh kemi pasur mentalitetin e idhullit, kultit të indivitit brenda partisë vazhdonte te ishte, vazhdonim ne ta quanim lideri historik Sali Berishën dhe gjatë kohes. Dhe pse tha dikur në 2013 po iki dhe nuk do të kthehem më. Dhe nuk iku asnjë herë, ndejti aty. Dhe ne kemi bashkejetuar me të. Edhe unë i pari. Edhe unë, kemi bashkëjetuar aty. Në fakt shqiptarët kërkojnë diçka tjetër, shqiptarët kërkojnë sinqeritet. Sot ne qoftë se duhet, lipset, ka nevojë që ti bëhet balle këtij regjimi që është instaluar, reflektimi duhet të nisë pikë së pari nga vetja sepse çfarë përfaqëson Edi Rama ketë e dimë të gjithë. Nga momenti që eshte një pinjoll i nje sistemi diktatorial, me atë edukatë politike është krijuar dhe edukatë familjare po të doni ju dhe shiheni se cfarë bën. Është këtu në Tepelenë, simboli i asaj se çfarë ka ndodhur. Merr një Alif Matrak dhe vendose në krye të bashkisë, një të pashkollë, një njeri që ka hije dhe rekorde kriminale në të shkuarën e vet dhe vendosja në krye si qytetarë të parë nje zone, një komuniteti, njerëz të ndëruar dhe punëtorë sic janë tepelenasit. Me Tërmet Peçin nuk i bën nderë inteligjencës, fisnikërisë, dinjitetit të kesaj zone. Dhe në fakt është politika e Edi Ramës që e ka bërë këte gjë. Ndaj ne, PD duhet të bëjmë totalisht atë që është ndryshe. Dhe çfarë do të thotë ndryshe. Ndryshe do të thotë ta nisesh nga vetja.

Po, ne nuk arritëm dot nga 2013 të ishim vertetë PD që dikur mendohej, partia e shpresës, partia e lirisë, partia e njerëzve intelektual, partia e biznesit, e rinisë që do të sillte atë që do të ishte shpresa, kthimi i syve nga perëndimi. Dikur 33 vite më parë kështu ka qenë parë Partia Demokratike, por sot jo. Të paktën deri 2 vite me parë. Sepse nuk arritëm dot të benim pikërisht atë, spastrimin tonë. Një parti politike dhe profilet politike të forta, qofshin ato lider historik kanë lindjen rritjen dhe si cdo gjë tjetër në këtë botë dhe largimin per ti lënë hapsirë të tjerëve, qarkullimit të elitave. Jo, e asfiksuar PD. Cili ishte shpërblimi? Që shqiptaret na mbeshtetën ne 2021, por jo mjaftueshëm sa pëe te zhbërë regjimin. Dhe ne duhet ta dimë. Një regjim sigurisht rrëzohet me votë, por një regjim nuk bën garë të ndershme, vjedh, shantazhon, bën presion, siç inxhinieri tha. Dhe tani po bëjnë presion ndaj njerëzve. Ndaj mënyra e vetme është që të jemi joshës të përmbledhim sa më shumë njerëz që nuk e duan këtë qeveri dhe më rezulton që shumica e shqiptarëve nuk e do ketë qeveri dhe vetëm një masë e madhe kritike njerëzish marrë përpara këtë regjim që edhe vjedhjet, shantazhet, përdorimi i administratës të mos i dalë dhe të mos i japë fitoren. Kjo është zgjidhja. Në fakt siç e bëri dikur në 92 PD. Një lëvizje e madhe kundër ish komunistëve, në 92 rezultoi rrëzimi i regjimit.

Shqiptarët ishin në atë kohe, shqiptarët janë dhe tani. Ka vetëm një gjë. PD duhet të jetë dhe të kthehet përsëri si shpresa e njerëzve dhe të jemi të besueshëm tek njerëzit. Kjo është gjëja që kemi në dorë ne. Duam ta bëjme. Nëse nuk duam ta bëjmë është veç faji i ynë. Dhe çfarë ka ndodhur në këtë një vit e gjysëm. Pavarësisht së një situatë e veshtirë, me sakrifica, por unë sua të shoh pjesën tjetër që eshtë pozitive. PD si asnje parti tjeter në lindje, ka arritur të tregojë në këtë 1 vit e gjysëm që ka fuqi brenda vetes që te bëjë nje pastrim, një distancim nga ajo pjesë e vetja që nuk i ben nderë, përfaqësuar nga Seli Berisha. Është e thjeshtë kjo. E vonuar ishte, mori shkak nga një ngjarje që ishte dizenjimi si non grata i tij, për kete nuk kemi meritë ne, merita jonë qëndron tek qëndresa. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne dhe për të gjithë ju që keni qëndruar. Sepse kemi qenë para një dileme të madhe, a ti qëndrojmë kultit të individit dhe ti rrimë afëe atij pavarësisht se SHBA dhe më pas dhe Mbretëria e Bashkuar e kishin nxjerrë si non grata, por ama do të kishim nje kosto te madhe. PD do të izolohej ndërkombëtarisht. Asnjë derë nuk do hapej për ne. Partia që lindi pas 50 viteve izolim të Shqipërisë. Do shndërroheshim tamam ne nje bunker. Zgjedhja tjeter ishte të ruanim PD, orientuar nga perëndimi me aleatë SHBA, Mbretërine e Bashkuar dhe BE dhe me koston që të largonim atë që ishte një problem shkaktuar prej tij, Sali Berishës. I cili në fillim tha do e zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Kështu tha? Është çështje personale, do ta zgjidh në mënyrë personale, nuk do të përfshijë demokratët. Ishte në fillim qëndrim fisnik prej burri shteti. Çfare ndodhi? Mori kazmën. Mori kazmën për ti rene PD, fizikisht. Më 8 Janar e mbani mend? Dhe përse e beri këtë? E beri sepse donte të përdortë PD si bunker. Kini parasysh që SHBA nuk e kishte thjeshtë dhe vetëm me Sali Berishën dhe u bë vetëm per atë.
Sepse nxjerrja si non grata nuk është se u bë vetëm për atë, u bë në të gjithë rajonin. U bë në Bosnje, u bë në Mal të Zi, për disa nga përfaqësues të tjerë. Pra është një lëvizje e amerikanëve për të shpëtuar këtë rajon nga kolera që e ka kapur, që është, korrupsioni. Sot, në qoftë se do ta lexosh se çfarë është sot shteti shqiptar, është thjesht dhe vetëm korrupsion nga koka te këmbët, nga qenrda në bazë, ja dhe këtu në Tepelenë. Paratë e mëdhaja që I jep Edi Rama Tërmet Peçit, nuk janë gjë tjetër veçse jep para, mbushja gojën, edhe për t’I vjedhur ato para. Shtro ndonjë lule, shtro ndonjë gurë, pjesa tjetër, në xhep. Është pushtet i ngritur vetëm mbi vjedhjen. Dhe kjo është një plagë e madhe edhe për ne, edhe për demokratët. Do të duhet ta kuptojmë, nëse duam të jemi të suksesshëm në zgjedhje, duhet të jemi qartësisht të distancuar nga korrupsioni, nga e shkuara, të japim edhe sot prova. Nga e shkuara si? Duke bërë atë që ndodhi në një vit e gjysmë. Distancim nga Sali Berisha, në kuptimin jo personal. Në kuptimin njerëzor, ore ndjej keqardhje unë aty, po si mentalitet “partia lind me mua, partia është e imja, vdes politikisht unë, pas meje vjen dhe partia”. Jo kjo nuk funksionon kështu. Partia nuk është e një personi. Partia është e gjithë atyre njerëzve që kanë kontribuar, kanë vënë nga një tullë, dhe që kanë edhe moralitetin dhe idealin në këtë pikë. Çkemi bërë deri më sot, është ndosha një ngjarje e madhe. E kanë bërë vetëm njerëz të lirë, njerëz të ndershëm, siç janë demokratët. I shtrimë dorën, mos e ça partinë, refuzoi. Kur erdhi çështja për të nxjerr kandidatët, meqë I nxorren nga primaret, përsëri ua shtrimë dorën, për të mirën e qytetarëve, duke qenë se e keqja më e madhe këtu gjithmonë është Edi Rama. Dhe ia vlen që edhe pse kishim përplasje me njëri-tjetrin, I gëlltitëm ne, po mor po I gëlltitëm ne. Dakord, po I lëmë, po I harrojmë, hajde dalim me një kandidat, më të mirin. Të bashkohen forcat dhe të fitojmë, e refuzoi. 3 mars, thash dakord kandidatët e primares, edhe pse kam dyshimet e mia se si I kanë nxjerr, në një process jot ë ndershëm. Megjithatë le të jenë kandidatë, të vijnë nën siglën e Partisë Demokratike, e refuzoi dhe këtë. Dhe e fundit ishte, shkoi dhe u fut nën sqetullën e Ilir Metajt. Ky është fundi, politikisht ky është fundi. Miq, e shok, e demokratë, kemi qenë të gjithë së bashku sa jemi nën këtë streh, tek Partia Demokratike. Në momentin që ndonjë vëlla, mik, shok, quajeni si të doni, heq fanelën e Partisë Demokratike dhe vesh fanelën e kuqe të së majtës, madje të së majtës më pazarxhie siç është LSI-ja, jo nuk janë më demokratë. Keq më vjen, kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu e kanë menduar, por unë kam shumë herë më tepër respekt për njerëzit që janë këtu dhe që i qëndrojnë Partisë Demokratike në ditë të vështira.

Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të streohen tek e majta, është detyrim I yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai process 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi. Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam I ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po t’I je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit. E pra, këtu ne vërtetë jemi të plagosur, por ama kjo plagosje ne na bën më të fortë. Ja ku jemi sot këtu, qëndruam fortë. Dhe sot kemi njohur një njeri-tjetrin në fakt, se kemi qenë një tufë e madhe laramanësh mes nesh. Ca ishin demokratë që vetëm kontribuonin dhe ca të tjerë ishin vetëm me lugë në brez që ëndërronin të vinte pushteti dhe njëherë dhe të riktheheshin edhe një herë praktikat abuzive dhe korruptive. Sot këtu janë njerëzit të cilët vetëm kanë dhënë, vetëm kanë dhënë me zemër dhe me shpirt në Partinë Demokratike. Dhe që kanë karakter, se ajo që kanë kaluar është test i karakterit politik të njerëzve. Kush qëndron, qëndron sot. Dhe unë ju falënderojë shumë, të gjithë juve dhe kryetarin për të gjithë qëndresën që ka bërë. E di fare mirë sat ë vështirë e ke pasur kryetar. Dhe unë të përgëzoj personalisht që në një situatë të tillë, jo të shkaktuar prej nesh, keni treguar maturi dhe fisnikëri për të mos i hedhur benzinë zjarrit, sepse ajo është kërkuar nga pala tjetër. E filluan ata ndarjen, përçarjen, linçimin, fyerjen, epitetet. Dhe fisnikëria jonë, e juaja, tregoi që i pritë’, koha nuk është kaq e shkurtër, do të vijnë ditë të tjera dhe ja ku jemi sot, ku të paktën nuk u kemi asnjë lloj borxhi, për më tepër i kemi lutur dhe ka njerëz atje që e dinë fisnikërinë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët e Tepelenës. Falënderojë shumë kandidatin, inxhinierin që po në një moment kaq të vështirë, arriti dhe mori përsipër këtë sfidë. Është sfidë! Sigurisht do të jenë qytetarët ata që do të na vlerësojnë. Ne nuk jemi nga ata të cilët që në momentin e parë themi: po mo unë do dalë, do fitojë, do bëj këtë. Jo!

Ne sfidën e kemi me qytetarët. Sa qytetarët neve na besojnë, sa jemi të besueshëm tek ata? Dhe që të jemi të besueshëm duhet t’u flasim me zemër të hapur. Me zemër të hapur flitet pikërisht me këtë mënyrë: hallet që kanë, problemet që kanë. Ne t’u tregojmë atyre që kemi një zgjidhje me një project për Tepelenën. Po fjalë të bukura programore mund t’iu thotë kushdo. Atë që asnjë nga palët e tjera nuk e ka, është: ore kemi dhënë ne ndonjë sprovë në të shkuarën që të jem I besueshëm apo jo? Nuk po i referohem Tërmetit, se nuk e referojë fare. Po këtij kandidatit tjetër, iu lutëm apo jo? I shtrimë dorën, hajde, të jesh kandidat unik nën siglën e Partisë Demokratike. Nuk e bëri. Për sa kohë nuk e bëri, çfarë do të thotë? S’na ka dashur, se ka dashur mbështetjen, është e thjesht. Je future për fitore, ke dalë nëpërmjet primares, do të thotë ti ia di për detyrim atyre njerëzve që të kanë votuar. Ky është kuptimi i primareve. Në qoftë se ua di për detyrim atyre, atëherë ti do që të kesh sa më tepër njerëz rreth e rrotull, nuk e pranojmë. E kemi kandidatin tonë, i cili ka bërë këtë sakrificë tani. Dhe të gjithë ne bashkë kemi bërë sprovë të madhe. E ku ka sprovë të madhe treguar shqiptarëve sot sesa procesi I pastrimit brenda Partisë Demokratike që ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë. Në fakt ajo që do të duhej të ndodhte në gjithë Shqipërinë.

32 vite Shqipëria vuan o ke Rama, o ke Berisha, o ke Meta. Të tre këta kanë bërë së paku ng dy herë marrëveshje me njëri-tjetrin. 2008-ën Berisha-Rama, 2009-ën Berisha-Meta, 2013-ën Meta-Rama. E pra, ky është Trekëndëshi i Bermudës. U ofrojnë shqiptarëve vetëm 3 element. 3 fosile të politikës, 3 dinozaur të politikës. Dhe të tre këta janë në politikë që nga 1990-ta. Njëri madje është edhe prej shumë kohësh më parë, sepse ka qenë sekretar partie edhe në atë kohë. Por nga 1990-ta, janë që të tre në politikë. Rama është që nga 1998 në pushtet, se në politikë po. Por të jesh në pushtet që nga 98-ta, e sot në 2023-in, besoj që këtu ka një problem të madh. Ndaj, ajo që është sfida jonë, e Partisë Demokratike është: ore të nxjerim një alternativë tjetër. Nuk janë vetëm këta të 3, të mykur, dinosaur. Ka dhe ca njerëz fisnikë, zonja fisnike, që punojnë me zemër dhe me shpirt, që bëjnë edhe sakrificë si tani, që kanë dhe prova. Këtë pretendojmë ne, këtë pretendon Partia Demokratike. Të jemi një alternativë e re, me fytyrë njerëzore, që kur është moment di të përballet dhe përballjen e kemi treguar.
Kjo është sfida jonë, një mbajmë fortë Partinë Demokratike, partia e 32 viteve më parë, e vlerave që lindi në atë kohë, shpresë për shqiptarët, spiranca e vetme e perëndimit. Këtu në Shqipëri, e vetmja spirancë e perëndimit është Partia Demokratike. Se nuk mund të jetë Rama, e dini marrëdhënien që ka krijuar me perëndimin, se s’mund të jenë Berisha e Meta me non gratat dopjo që kanë mbi kurrizin e tyre. Është vetëm Partia Demokratike. Dhe së dyti, që është akoma më e rëndësishme, e djathta. Sa kemi lënguar ne brenda Partisë Demokratike? Ndonjëherë dhe e kemi pranuar që Partia Demokratike është e djathtë. Jo, asnjëherë nuk ka qenë ideologjikisht e djathtë. Është mbështetur tek të përndjekurit, është mbështetur tek pronarët, por asnjëherë nuk ka qenë qartësisht e djathtë, sepse politika ndonjëherë politika të majta ka mbajtur, kërveç rymave që fillonin e buronin që nga Partia e Punës. Ky është moment për të krijuar të djathtën. Vendi I së djathtës në një shoqëri kurrë s’ka për të mbetur bosh, është detyrimi ynë për ta çuar përpara. Si krijohet, krijohet në një situatë të vështirë, të dhimbshme si kjo që sapo kemi kaluar. Krijohet nëpërmjet zgjedhjevë.

Ndaj edhe këto zgjedhje janë të rëndësishme si zgjedhje lokale, janë akoma më të rëndësishme, gurthemeli për atë se çfarë do të vij më vonë. Është detyrimi ynë këtu për të krijuar pikërisht, të djathtën në Shqipëri, ofertën e pastër që nuk e ka pasur ky vend pothuajse prej 8 vite e kusur vitesh. Ndaj miq, shikojeni në këtë mënyrë fidën që po vjen, nuk jemi vetëm kemi dy aleatë shumë të rëndësishëm. E para, kemi perëndimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Ata duan një qeverisje pa korupsion. Ne nuk kemi halle të tilla. Tre palët e tjera, po t’I vini re problemin e madh që kanë është kur I thërret SPAK-u. Kur thërret SPAK-u pjesën e Ramës, kur thërret SPAK-u pjesën e Berishës, kur thërret SPAK-u pjesën e Metës. Ky është halli I tyre, hall I madh është. Ne nuk e kemi këtë hall. Këtu jemi të qetë ne. Ndaj, besojmë ne që jemi partner të politikave të perëndimit dhe së dyti të shqiptarëve të ndershëm, ata të cilët nuk votojnë as njërin as tjetrin. Asnjërin nga brinjët e trekëndëshit, nuk I votojnë, rrinë në shtëpi ata. Ne kemi detyrim tani t’u drejtohemi pikërisht kësaj pjese, ai është targeti ynë.

A do të jemi ne të aftë, a do të jemi ne të zotë ta bëjmë këtë gjë, kjo na ngelet ne. Kemi aftësinë, kemi mundësinë, kemi kapacitetet, ky është targeti ynë, pjesën më të kultivuar të shoqërisë shqiptare. Ata që janë, ajo është zemra e një shoqëria, ajo është pjesa e shoqërisë që çon para. E pra miq, sa mirë që ka ndodhur ky process, e din ë kohëra të vështira, porn ë fakt ndoshta historia ndonjëherë na ka zgjedhur në. Dhe sa mirë ka bërë që na ka zgjedhur ne ta bëjmë këtë punë. Provën e parë e kemi dhënë, prova tjetër është durimi, persistenca, organizimi i Partisë Demokratike pas 14 majit për ta bërë ashtu siç shqiptarët e duan. Sepse u ka munguar gjithmonë një parti qartësisht e djathtë. E ta fillojmë që tani, keni një njeri të nderuar, i bën nder Tepelenës. Një njeri që kaq nuk ka për t’I thënë kush për korrupsion. Kaq, me kokën lartë rrugëve, shtëpive dhe familjeve të Tepelenës me kokën lartë derë më derë. Dhe së dyti po, Partinë Demokratike. Nuk vdes Partia Demokratike, nuk ka për ta marrë në varr Sali Berisha, jo. Është partia e kontributeve, është partia e njerëzve që kanë dhënë dhe jetën për Partinë Demokratike në kohëra të vështira, shumë të vështira. Nuk është parti që ka kultin e individit, jo është e gjithë njerëzve, është feja jonë e përbashkët. Aty do jemi ne, është faltorja jonë Partia Demokratike dhe ia kemi për detyrim që t’i shërbejmë sot edhe në të ardhmen.

Miqtë e mi, unë ju falënderojë edhe një herë, Ladi, inxhinier, professor, juve që keni qëndruar! Falenderime personale, por mbi të gjitha falenderime që historia e këtij vendi që do të na japë të gjithëve. Tëgjithëve për qëndresën e madhe që kemi bërë. E kemi bërë një punë të mirë në aspektin historik. Ata që do të vijnë pas nesh, do të na japin respektin dhe nderimin që nuk e lamë Partinë Demokratike të kryqëzohej dhe nuk është pak. Pjesën tjetër pastaj e kemi në dorë ta ndërtojmë ashtu siç duhet Partia Demokratike. Kjo më pas, edhe të tjerët që do të vijnë pas nesh të mund ta çojnë edhe më përpra atë. Shumë faleminderit! Veçse nderime dhe respekte. Të votojmë kandidatin tonë, e të votojmë Partinë demokratike, numrin 9. Shumë faleminderit, mbarësi për të gjithë juve!

Read More
25 Pri
0

Tabaku: Ku ishte Autoriteti Konkurencës tek rasti Porti të Durrësit?

Sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u kërkua nga drejtuesi i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, një rritje e stafit për institucionin që drejton. Gjatë kërkesës së tij në diskutim ndërhyri dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila i kërkoi llogari z. Biba për punën e komisionit.

Ajo ngriti pyetjen nëse Autoriteti i Konkurencës ka rritur volumin e punës që kërkon rritjen e stafit.

Për mua, u shpreh deputetja Tabaku, ne mund të konsiderojmë sukses vendimet e zbatuara dhe të reflektuara në kohë tek qytetarët duke mbrojtur konkurencën. Kemi diskutuar për tregun e miellit, kur dinamika ndryshon. Mirëpo kur Autoriteti Konkurencës  vepron me vonesë nuk reagon në kohë për qytetarët! Nuk ju dëgjova për portin e durrësit të ishit aktivë që është në shkelje të konkurencës dhe nuk u shprehët. Nëse doni rritje të stafit, atëherë bëni punë që të referoheni sikundër ndodh me KLSH dhe zbulimet e saj.

Sipas deputetes Tabaku është shumë e domosdoshme që Autoriteti i Konkurencës të jetë në shërbim të ruajtjes së konkurencës që fatkeqësisht është minuar në këto vite në kurriz të portofolit të shqiptarëve.

Read More