Blog

24 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME STRUKTURAT E PD NË DELVINË

Hari unë të falenderoj shumë për takimin sot. Falenderoj zonjat, zotërinjt që keni gjetur kohën sot dhe mundësinë. Mundësinë që të diskutojmë disa çashtje të rëndësishme tani, pothuajse në fushatë të plote zgjedhore. Sigurisht dua të falenderoj Harin dhe për diçka tjetër. Në rolin që kam pasur si drejtues i partisë dhe drejtues i degës kam vënë re gjithmonë një perkushtim, një dedikim të Hari Imerit si rrallë, po rrallë drejtues të degëve të PD. Dhe në fakt nuk e them këtë për ti bërë qefin Arit, nuk e kam për natyrë, por çfarë kam vënë re. Kam vënë re që është dedikuar jo vetëm per Partinë Demokratike, por për Delvinën dhe kjo tregon shumë për një njeri i cili e do vendin e vet. I do njerëzit e këtij vendi, se është i interesuar jo vetëm për Delvinën, por ështe i interesuar për sportin për aq sa kam pasur mundësi në disa pozicione kam ndihmuar pak dhe unë, jo aq sa duhet ndoshta. Po kujtoj dhe një gjë tjetër në fakt. I vetmi kryetar dege që gjatë kohës së reformës territoriale erdhi dhe u interesua drejtpërdrejtë ne komisionin parlamentar dhe me ekspertet tanë për Delvinën. Pa bërë dallimin majtas apo djathtas sepse kuptova fare mirë se cila iajte brenga e Arit por dhe gjithë delvinjotëve. Delvina, emër kaq i madh historik me shumë pinjoll të mëdhenj të historisë që sot fatkeqesisht e ka humbur atë peshën e madhe historike dhe jo vetëm. Kjo është vertetë për të ardhur keq. E pra ishte Ari që kërkoi ti jepej frymëmarrje kësaj bashkie. Ti jepej mundësi më tepër se sa ka ndodhur deri tani, përsa i përket dhe ridimensionimit të saj si bashki. Ne kemi mbajtur pozicionin tonë. Ju e dini përfundimin që nga ana e mazhorancës nuk u pranua asnjë nga sugjerimet tona. Megjithatë projektligji ështe aty i depozituar, në parlament dhe ku të gjitha nevojat, nevojat reale në fakt, historike, zhvillimore, sociale te kesaj bashkië jane aty te depozituara dhe ne do ta çojmë deri në fund. Sigurisht atëhere kur koha dhe mundësia dhe pesha politike parlamentare e jona të vij dhe e kemi parasysh këtë gjë. Ndaj unë te falenderoj realisht sepse ndjehem mirë që një përfaqësues i PD në opzitë sot vjen dhe interesohet për Delvinën, nuk vjen asnjë nga përfaqësuesit e mazhorancës. Kanë pushtetin qëndror, kanë pushtetin lokal dhe aspak nuk duan tia dinë për Delvinën dhe delvinjotët. E pra ky ështe dallimi i madh dhe kryesor midis demokratëve real, patriotëve real dhe disa njerëzve që shohin politikën e tyre vetëm për interes, vetëm për ta mjelë. Ky është dallimi qe kemi ne me pjesën tjetër të shoqërisë. Këta janë demokratët e vërtetë. Ndaj shumë faleminderit, ti ke bërë nderin dhe respektin jo vetëm për veten tëndë , por të gjithë këtyre burrave dhe grave të ketij vendi. Tani të kalojmë tek ajo pjesa tjetër që eshtë pjesa e rëndësishmë e këtij momenti. Janë zgjedhjet.

Miqtë e mi ju e dini fare mirë që këto zgjedhje janë paksa jo normale. Për shumë e shumë arsye. Janë anormale per faktin e parë, 4 vite më parë ne nuk morëm pjesë në zgjedhje dhe rezultoi një lëvizje e gabuar sepse i gjithë pushteti qëndror por dhe ai lokal ra në dorë të së majtës, në dorë të Edi Ramës. E keni kuptuar shumë mirë se cili ka qenë qëndrimi i Edi Ramës jo vetem ndaj pushtetit lokal, por gjithë shqiptarëve. Plaga e madhe e shpopullimit ka prekur të gjithë Shqipërinë, jo vetëm Delvinën. Dhe kjo plagë e madhe e shpopullimit ka prekur brezin e ri, rininë. Dhe në fakt është një nga mëkatet më të mëdha që i bëhet një populli të tërë. Mëkat që ndodh sot, por efektet e veta i jep dhe për shumë vite më pas. Se njerëz të cilët detyrohen nga halli të lënë shtëpinë e tyre dhe të shkojmë gjetkë e kanë shumë të vështirë më vonë të rikthehen. Dhe ky është problem i madh deri në nivele të patriotizmit apo nacionalizmit në fund të fundit. Dhe kjo është nje plagë së cilës dikush do duhet te reflektojë. Ne po e bëjmë këtë gjë. Pavaresisht në këtë situatë që jemi, ne jemi të prokupuar për këto çështje të rënda që po prekin shqiptarët, shpopullimi. Gjëndja ekonomike e rëndë, papunësia, çmimet qe shkojnë në qiell, barra fiskale, biznesi që është ne degradimin më maksimal

dhe sigurisht dhe ajo që prek pushtetin lokal mungesën totale të shërbimeve, mungesën totale të respektit të individit. Se pushteti lokal këtë ka si veçori, është afer individit dhe i gjendet atij në jetën e përditshme. Nga mëngjesi deri në darkë, me shërbime të drejtëpërdrejta, pastrimi, taksat e biznesit të vogël, ujësjellësi, çerdhja, kopshti, transporti, pra gjëra të jetës së përditshme të cilat nëse do kishim një pushtet lokal të përgjegjshëm, nesë do ishte një njeri që qëndronte afer komunitetit sic pretendohet që pushteti vendor të jetë, do lehtësonte paksa hallet e mëdha që familjet e Delvinës kanë. Por nuk rezulton të jete keshtu. E jo vetëm kaq, por duket fare qartë që pushteti i Edi Ramës ka për qëllim një gje, të mbaje pafundësisht duke sulmuar opozitën, duke sulmuar PD. E pra miq, në këtë situatë, e kjo situatë ka filluar së paku nga 2013 e këndej. Është e udhës për të kuptuar ne demokratët se përse ka ndodhur kjo punë. Dhe cfarë duhet të bëjmë ne që mos të vazhdojë kjo agoni, sepse është agoni. Në një shtëpi ku iken gjysma e shtëpisë është agoni, ështe praktikisht një vdekje e ngadalte e kombit. Dhe ne që jemi këtu dhe ata që kanë vendosur të rrinë këtu do duhet të fillojnë jashtë çdo ngjyrimi të mendojnë honin e zi se ku po shkon Shqipëria dhe te fillojmë te marrim masa. Pse po ndodh kjo, pak histori duhet bërë. E ka filluar kjo histori që në 2013. Në 2013 Edi Rama erdhi në qeverisje. Kujtoj këtu në 2013 se përse ndodhi. Ndodhi për nje arsye fare të thjeshtë. Mori në 2013 vetëm 64 mandate. Një mandat më pak se në 2009. Dmth në opozite ishte në 2009-2013 dhe shkoi në rënie. Dhe logjika ta do që nuk ka mundesi të vij në qeverisje. Erdhi në qeverisje vetëm per nje arsye të thjeshtë, LSI në atë kohë trafikoi votat dhe mandatet, i mori nga mbeshtetësit e PD dhe i coi te PS dhe e solli për te mbretëruar Edi Ramën. Dhe ja çfarë e ka gjetur gjithë Shqiperinë. Ka instaluar nje regjim që nuk shkulet, deri tani së paku. E pra duhet reflekuar, po çqenkan keta, kjo Partia e Lirisë, ky Ilir Meta që ne 2013 kaloi nga mbeshtetja që i dhanë demokratët kaloi tek PS dhe akti i parë që beri në ate kohe ishte, hoqi nga puna demokratet. Nuk e harroj, lotët e demokratëve që ne 3 muajt e para që erdhi në qeverisje Edi Rama, pikërisht këte beri, spastroi administratën nga demokratët. A kishte urrejtje me te madhe. Dhe kur e bëri në 2013, pasi në 2009 erdhi në qeverisje me PD me një aleancë të pa natyrshme. Duhet ta themi dhe këtë. Dhe në 2009 në fakt filloi dhe rënia e qeverisjes së PD. Korrupsioni, arroganca, rendja pas futjes së duarve në xhepin e shqiptarëve qe i përfshiu të gjithë dhe qeverisjen tonë, kulmoi në 2011. E mbani mend 2011 apo jo? Do duhej që PD te merrte masa të thoshte me korrupsionin nuk jam dakort, shkëpus marrdhëniet, shkoj te shqiptarët ato vleresojne ne zgjedhje të parakohshme. Jo, jo vetëm kaq por dhe qëndruam në krah të Ilir Metës i cili 6 muaj më pas shkoi dhe beri të famshmen darkë të ngjalave, shkoi dhe lidhi aleancën tjetër të pamoralshme duke tradhëtuar demokratët. E pra ky eshtë raporti që kemi pasur ne demokratët me LSI . E në fakt kështu është. Çlidhje kemi ne me të majtët. Janë te majtë ata. Ne pretendojmë të jemi të djathtë, pretendojmë te respektojmë pronarët, të përndjekurit, biznesin, rininë. Çlidhje kemi ne me nje parti të majtë. Aq më tepër me nje lëvizje të majtë socialist të cilët për interesin e tyre kanë treguar që rendin vetëm pas pushtetit, për te mbushur xhepat. Sepse janë te pamoralshëm. Jo vetëm kaq nga 2013 deri në 2017 kur ishin në koalicion Meta me Edi Ramën njëra nga çështjet ishte reforma territoriale. E bënë në mënyrë të njëanshme pa e pyetur PD, meqë po flasim per reformë territoriale, që prek edhe bashkinë Delvinë. Por dhe reformën në drejtësi, u bë në mënyrë te njëanshme me votat e atyre se votat e PD nuk i kishin. E pra, shiko çfare marrdhenie ka pasur Partia e Lirisë

Ata mbështetës të Partisë së Lirisë nuk kanë pasur asnjë herë përputhje, nuk kemi pasur asnjë herë bashkim, demokratët me LSI. Ka pasur në fakt dhe këtë duhet ta themi një raport kolaicioni, marrëveshje midis Berishës dhe Ilir Metës, 2 veta. Sa herë janë sharë dhe sa herë i kanë hedhur dorën në qafë njëri tjetrit. Këtë mund ta bëjnë këto politikanë të pamoralshëm, por kush i thotë vetës i djathtë, demokrat, por demokrat me virtyte ka turp, ka cipë se në politike ashtu si në jetën private do duhet të kesh disa skrupuj moral. Te kam mik, te kam mik, por  qëndro, nëse ste kam mik nuk të rri asnjëherë. Dhe në politikë keshtu duhet të jetë, jo një herë shahesh, koka e krimit se kam dhënë dorëheqjen unë për tët biri i tha mes parlamentit, ky që i thoshte kokë e qelbur e krimit dhe me rradhë, do të vrasë filani e do të bëjë, i mbani mend historitë që ndodhin. Dhe shiko çfarë ndodh tani. Sali Berisha zgjedh ta lërë Ari Imerin, demokratët, ata të cilët e kanë bërë 2 herë president dhe 2 herë kryeministër për 32 vite është quajtur lideri histori i PD zgjedh më mirë te shkojë me Ilir Metën, futet në sqetullën e Ilir Metës dhe lë demokratët ne një situatë të tillë. Dhe e ka shkaktuar këtë prej një viti e gjysëm. Mori kazmën në 8 Janar, erdhi për të bërë gjakderdhje, sepse ajo çka u pa kush e përjetoi jashtë edhe brenda. Se mua më vjen keq për atë pjesë të gënjyer që erdhi për të goditur PD dhe për ate pjesë që ishte brenda, ishte skena më e shëmtuar që një PD u jep shqiptarëve. PD që lindi në 1990 si shpresa e madhe e perëndimit, partia europiane partia e cila mbeshteste perëndimin, ishte e lidhur me amerikanët me britanikët me BE shkon dhe jep skena të tilla në 2022 me 8 Janar. Dhe kush e bën? E bën Sali Berisha. Dhe pse e bën? E bën per faktin sepse u shpall non grata nga amerikanët. U shpall non grata dhe nga britanikët.  Më fal po keto amerikanët ishin ata që në 99 iu ndodhën Kosovës, vëllezërit tanë ata, gjaku yne, ishin në agresion rus edhe serb. I doli zot Nato i dolën zot amerikanët. Këto amerikan janë ata qe sot që flasim atje në Mitrovicë janë ata që vendosin atje. Po ju them dicka se mu kujtua tani, në një takim me mikun tim Rramush Haradinaj, bashkë kemi qenë Arbi apo jo. Erdhi në takim para disa muajsh dhe u njoftua për atë që kishte ndodhur në PD dhe i cuditur me gjithë atë eksperiencë politike që ka, gjysma familjes ka dhënë gjakun për Kosovën, erdhi dhe tha është shumë e çuditshme sesi mundet një individ Sali Berisha të hedh në gjyq sekretarin e shetit Blinken. Dhe tha dhe dicka tjetër qe mua me ka ngelur. A e dini me tha, që kam ardhur nga Kosova për tju takuar juve sepse jam i sigurt atje me mbrojnë ushtarët e Blinkenit sepse po të mos ishin ushtarët e Blinkenit do të kisha rrokur kallashin dhe do te isha atje në mbrojtje të Kosovës dhe s’do të vija dot në Shqipëri. Epo do të thotë shumë kjo. Do të thotë shumë. Si mundet more që PD sot, Sali Berisha sot, jo PD por Sali Berisha sot synon që ta kthej PD në një repart sulmi ndaj amerikanëve. Por ne kështu e kemi pasur në fakt edhe bunkerët e 50 viteve, të drejtuara nga përendimi. Epo 50 vite ishin vietet e errëta të historisë. I kemi vuajtur të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Të rikthehet Partia Demokratike e 90-ës që rrëzoi sistemin dictatorial, të rikthehet tashmë pas 33 vitesh edhe një herë. Siç bënte Partia Komuniste e Enver Hoxhës. Kjo është e papranueshme për këdo, me çfarëdo lloj kostoje. Dhe ja këtë ka bërë Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike.

Unë e kuptoj miq, problem kryesor që ka Shqipëria sot është regjimi I Edi Ramës. Pyetja që duhet t’I bëjmë vetes të gjithve ne është: si rrezohet ky regjim? Unë e di, ka një mënyrë. Siç u rrëzua regjimi i Ramizë Alisë dhe Enver Hoxhës në 90-ën. Si? U bëmë bashkë shqiptarët e pakënaqur. Po, u bënë bashkë. Ajo se çfarë do të duhet të ndodh, është që të bëhemi bashkë të gjithë shqiptarët e pakënaqur, por ama të mos jemi si Edi Rama. Unë kam një pyetje, po mor nëse bëhemi bashkë për ta rrëzuar Edi Ramën dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën, duhet të kemi guximin të themi që po, në gjirin e Edi Ramës ka non grata. Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Tom Doshi.

Pyetje kam unë: Sali Berisha e thotë dot këtë gjë? Apo ka hallin e vet. Po çfarë politike bën ti, kur ti nuk i thua dot kundërshtarit që je i zhytur në non grata. Mirë aleatët që ka i ka non grata, por edhe vet është drejt asaj rruge Edi Rama me çështjen që I është hapur në Amerikë. Po, zero nuk ia thotë dot sepse ka po të njëjtin problem non grata, jo një herë, dy herë, e ka nga amerikanët , e ka nga britanikët. Mirë I quajti amerikanët se jeni qeveri e sorosit, hajt po e kalojmë këtë, nuk është e vërtetë. Po mirë po kjo qeveria britanike që është konservatore, që është qeveri djathtë, është partia simotër e jona. Konservatorët, të djathtët e britanisë, që janë kundër Sorosit, të njëjtën gjë ia thotë një e djathtë britanike, një e majtë e thotë amerikane. Do të thotë, të majtët dhe të djathtë në perëndim, për çështjejt e korrupsionit e kanë shpallur non grata, janë bashkë,. Dhe në fakt nëse ka një mëkat, në ka një problem që sot Shqipëria ka, është korrupsioni, t’i lëmë të tjerat. Në majë dhe në bazë, në pushtet qëndror  dhe atë local, majtas dhe djathtas. Pse majtas dhe djathtas? Pse janë bashkë ata sot? E kam thënë unëështë trekëndëshi i bermudës, për një arsye fare të thjesht, ne këtu kemi jetuar edhe para 2013-ës. I dimë ne oligarkët që janë sot, oligarkët ekonomikë. Ata ivestitorët strategjik, ma kujtoi qëparë Veseli, që kanë ardhur në Sarandë dhe kudo. Ku është pasuria e Shqipërisë, janë investitorët strategjikë. Këta oligarkë ekonomikë, të cilët ndajnë me Ramën, para, pasuri, lejet I marrin vetëm këta. Dhe janë po të njëjtët që në 2013-ën ishin në paradhomën e Sali Berishës.

E ja këtu, është mëse e qartë pikërisht këtu, sepse këta kanë të përbashkët pikërisht ata të cilët janë oligarkët ekonomikë, edhe oligarkët mediatik. A t’ju bëj një pyetje unë: Si ka mundësi, meqë e quan veten opozitë Sali Berisha që të gjitha televizionet nga fillmi deri në fund e japin atë nga mëngjesi në darkë, nuk e censurojnë, Zakonisht kur je në opozitë, pushtetiregjim, siç është regjimi I Edi Ramës, ia mbyll mediat kundërshtarit. Neve në fakt na I ka mbyllur, Sali Berishës jo. Flet ai nga mëngjesi deri në darkë, në mediat të cilat janë në mbështetje të Edi Ramës. Po a nuk është kjo një shenjë domethënëse që janë bashkë?

Çfarë tha dje a pardje, se u kujtova dhe për këtë, që kur dalë unë dhe bëj fushatë nëpër bashki në salla teatrosh, kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste I japin falas sallat. E tha apo jo? Po mirë kjo nuk është një bashkëpunim, bashkëpunim I pastër, nëse është e vërtetë? Unë nuk e di, ai e tha këtë, por nëse është e vërtetë, është bashkëpunim. Sepse asnjë nga bashkiakët e Partisë Socialiste, nuk bëjnë asgjë, nuk tolerojnë asgjë pa lejen e Edi Ramës. E pra, prandaj janë bashkë. Janë bashkë sepse janë të kënaqur që Sali Berisha të jetë opozitë, të jetë aty opozitë, vetëm. Të mos ketë mundësi që dikush tjetër të jetë një opozitë e pastër. Kjo ka qenë në fakt arsyeja se përse këtë një vit e gjysmë kemi pasur këto debate tona. Ne nuk jemi ndarë, mua më vjen keq, më vjen keq në aspektin njerëzor se kam qenë bashkëpunëtor I tij unë. Në aspektin njerëzor ia kam thënë edhe atij në sy. Në aspektin nejrëzor më vjen keq që të ndodh. Dhe një politikani që I ndodh një gjë e tillë, I vendos një kryq të madh në karrierën e vet, në pozicionin e vet historic. Por ama, midis hallit personal që të ka zënë dh eke thënë që do ta zgjidhësh personalisht pa përfshirë demokratët dhe rrezikut të madh që kishte PD-ja. Partia Demokratike nëse do ta mbante në krye apo brenda saj, do të izolohej nga perëndimi. Nuk do të kishte shans që të vinte në qeverisje as sot, as kurrë. Ja shiheni se si është Sali Berisha, është më I izoluari se çdo lider tjetër, ai Dodik e dikush tjetër janë në këtë situatë. Dhe ne zgjodhëm që më mirë të ruajmë PD-në, të mos e izolojmë PD-në  dhe të distancohet ai nga grupi parlamentar. Pse çfarë ka këtu mëkat? 33 vite në politikë. Unë e mbaj mend se Arbi ka qenë I vogël, drejtuesit më të mëdhenj të politikës Europiane, me Helmut Koln, e me Kraksi, e me Andreoti, e me Miteran, e me Sarkozi, e me Merkel, në këto 30 vite kanë pasur ardhjen në politikë, ngjitjen dhe kanë ikur.  Kanë ikur e skujtohet kush për ta. Vetëm në Shqipëri janë tre veta që në 90-ën kanë qenë në politikë, dhe vazhdojnë edhe sot të jenë në politikë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta. Dhe akoma më rëndë, Edi Rama ka që në 1998-ën që është në pushtet. Ishte në bashki nga 1998-2011 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Në 2013-ën erdhi në pushtet dhe vazhdon të jetë në pushtet. Po pse më  kaq shoqëri miope, e paaftë jemi në shqiptarët. Jo nuk jemi kështu. Dhe në fakt nëse ka nëse ka një mision shoqëria shqiptare, është të pikërisht t’I japi fund këtij tranzicioni prej 32 vitesh. Fund si në gjithë botën, si në Europën Lindore ashtu edhe në perëndim. Jep fund dhe hap një epokë tjetër që të mos mendohet pushteti si mjet për të mbushur xhepat siç bëjnë këta. E kush mund ta bëjë këtë. Këtë mund ta bëjë vetëm Partia Demokratike.

Unë e di që kjo situatë, është situatë vërtetë shumë e rëndë. Një vitë e gjysmë që kemi kaluar, u shamë, u sherosëm, u përbaltëm, u fyem nga njëra palë e jona dhe fisnikëria qëndroi këtej nga ne, me dorën shtrirë. Dorën shtrirë jo te Sali Berisha, jo, por tek njerëzit tanë, ata demokratët e lirë e të thjeshtë. Me idenë që, vetëm nëse jemi bashkë, vetëm kështu përballemi me regjimin  e Edi Ramës. Me dorën shtrirë më 6 mars, me dorën shtrirë në 30 prill kur I thamë mos bëni struktura paralele, se po e çani Partinë Demokratike. Dhe po u ça në dy pjesë, është e kuptueshme që përfiton Edi Rama. Po dhe në tetor, dorën shtrirë, të dalim more me një kandidat, me një kandidat më të mirin. E keni zgjedhur nga primaret, hajt se po ua quajmë edhe primaret, edhe pse I keni bërë, sum or vesh se si I kanë bërë, mbush letra kot. Merr nga PS-ja dhe bëj sikur votojnë aty, merr nga pazari dhe bëj sikur votojnë aty. Gjithsesi, hajde të gjejmë më të mirin midis atyre dhe tonit dhe të nxjerrim vetëm një. Iku ajo punë, u refuzuam. Më 3 mars fituam gjyqin, me të drejtën e Zotit, se ligji është ai që vendos dhe prap nuk ua kthyem kurrizin atyre dhe u thamë: hajde, kandidatët e primares, le të jenë ata kandidatë, më një kusht të vetëm të jenë nën logon e Partisë Demokratike, ore tek shtëpia e tyre. PD-ja nuk është as e imja, as e Arbit, është e të gjithëve ne që kemi vënë nga një tullë. Hajde, kandidoni nën siglën e PD-së me idenë që të keqes më të madhe që është Edi Rama t’I dalim përballë. Jo, shkon tek Ilir Metaj.

E pra kjo tregon diçka që ky njeri ka vetëm hallin personal. Aq, vetëm hallin personal, do ta përdorte Partinë Demokratike si bunker për të treguar që jam I rethuar nga PD-ja. Më mirë një PD e izoluar port ë mbrojë Sali Berishën, sesa një PD e cila të vijë e të bëhet shpresë për shqiptarët. Sa do vazhdojë? Unë besoj që e kemi në dorë ne. Ajo që ka ndodhur besoj që është një gjë e rëndë për situatën aktuale. E këtu, edhe një herë dua nëpërmjet Arit, edhe ju t’ju shpreh një falenderim. Ajo përzgjedhje për të mos dalë me kandidat ishte një përzgjedhje e juaja dhe vendimmarrja e kryesisë së Partisë Demokratike në qendër ishte e tillë që të mos e merrnim neve vendimin vetëm të mbyllur në zyrat tona, port ë pyesnim bazën. Të merrnit dhe juve përgjegjësinë tuaj. Por tashmë që ka ndodhur, unë besoj që ka ndodhur një gjë e mirë. Po ka ndodhur një gjë e mirë për Partinë Demokratike për atë pjesë që është këtu, për juve. Sepse përfundimisht kemi treguar që kush është sot tek Partia Demokratike, është vërtetë democrat në shpirt e në zemër. Që e ka në shpirt të qenit demokrat. Dhe jo të qenit democrat kur është në qeveri për të zhvatur e për të vjedhur. Demokrati është ai I cili I ndodhet PD-së në ditë të vështirë. Dhe ditë e vështirë është kjo. Ky është njëriu I sakrificës. Juve jeni njerëzit e sakrificës. Ata njerëzit e tjerë, me lugën në xhep, ata nuk janë këtu, është e sigurtë. Unë nuk iu njoh të gjithëve, por një gjë mund t’ua them pa ju njohur fare. Këtu tek ne, në këtë sallë nuk ka asnjë drejtor në kohën e qeverisjes tonë, nga ata të cilët kanë mbushur xhepat. Ata të gjithë janë tek pjesa tjetër. Epo në politikë që njerëzit të të japin votën do të duan të shohin, ore je ti I sinqertë? Çfarë ke bërë ti kur ke qenë në qeverisje, ke shërbyer apo jo? Apo e ke future lugën në çorbë?

Nuk do ta zgjas shumë. Mbase sot është e vështirë dhe unë e di. Po sot ne kemi ca aleatë. Dhe po them cilët janë aleatët: po janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës. Janë shumë ata të cilët nuk shkojnë të votojnë, I kemi parë ne, nuk shkojnë të votojnë, as Ramën, as Berishën, as Metajn. Dikur ne thoshim: ore pse nuk vijnë këta shqiptarë të na votojnë. Edhe në 2021-in, edhe pse nuk fituam shumë prej shqiptarëve nuk erdhën të na votonin ne. Nuk ishin me qeverinë, por nuk erdhën të na votonin edhe ne. Dhe pyetja është: pse nuk vinin të na votonin as ne. Sepse u kujtoheshin fytyrat. E Sali Berishës dikur në 2013-n kur ramë me 1 milionë vota nga pushteti. Dhe shqiptarët nuk harojnë. Tashmë këtë barrë që e kemi pasur në kurriz, nuk e kemi më.

Së dyti, aleatët tanë janë me atë parti, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, amerikanët, janë me atë parti në Shqipëri e cila nuk ka hije korrupsioni me vete. Me Ramën? Po me Ramën e mbani mend para 10 ditësh se cfarë I tha përfaqësuesi I qeverisë? Tha se unë nuk flas për çështjen McGonigal, se atje ka një hetim penal. E pra, ka një hetim penal do të thotë ku është I përzier dhe Rama. Dhe nuk kam lidhje fare tha, edhe me non gratat. Të vetmit, të cilët nuk kemi asnjë lloj problem ne, as me korrupsionin dhe as me drejtësinë është kjo Parti Demokratike ku jemi të gjithë ne këtu. Dhe kemi mbështetje prej tyre dhe unë besoj që kur futesh në zgjedhje, duhet të jesh pikërisht i tillë, të rethohesh nga aleatë, të rethohesh nga njerëz që të besojnë, të rethohesh edhe nga aleatët tanë strategjikë. Ndaj, në këtë pikë, pavarësisht nuk kemi dalë me kandidat për kryetar bashkie, por kemi këshillin tonë, kemi përfaqësuesit tanë në këshill. Është I rëndësishëm edhe ai këshilli, po, po, sepse ai këshilli është ai I cili kontrollon kryetarin e bashkisë, merr informacion çfarë bën, kur vjedh, si I vjedh, ku i çon tenderat, si e shpërndan ndihmën ekonomike, si e shpërndan buxhetin, si I merr taksat, ku I shpenzon. Ai këshilli që duket kështu si pa rëndësi. Po, ka vlerë të madhe. Dhe ne sot, duke qenë se e fillojmë nga fillimi Partinë Demokratike, të rinovuar, të pastër, do ta nisim nga çështja e këshillit bashkiak. Ndaj, edhe detyra juaj, miku im Ari, edhe ju gjithë të tjerët është që të marrim sa më shumë përfaqësues në këshillin bashkiak. Dhe ky është guri I parë I ecjes dhe rritjes së Partisë Demokratike. Vota jonë është për numrin 9, për Partinë Demokratike. Ky është synimi, ky është qëllimi, ky është pozicioni politik I demokratëve dhe kryesisë së Partisë Demokratike.

Miq, unë ju falënderojë shumë edhe për durimin, edhe që më dhatë mundësinë që të diskutojmë çështje kaq të rëndësishme para këtyre zgjedhjeve. Kini parasysh vetëm një gjë, kemi për mision të ringrejmë Partinë Demokratike dhe kjo fillon tani e vazhdon pas 14 majit. Dhe e dyta që është akoma më e rëndësishme, të djathtën shqiptare. Se sot spektri politik që është në Shqipëri, po ta shikoni më fohtë, ka një të majtë që përfaqësohet nga Partia Socialiste, ka një të majtë që përfaqësohet nga Ilir Metaj, ku është fshehur edhe Sali Berisha. Dy të majta, njëra në pushtet e korruptuar, tjetra në opozitë e korruptuar. E vetmja pjesë e pastër është e djathta, është Partia Demokratike. Dhe tashmë kemi një mundësi që mund ta bëjmë ashtu siç duhet të jetë e djathta. Dhe e djathta është ajo që respekton individin, që respekton lirinë, tregun e lirë, demokracinë, zgjedhjet, pronën, të përndjekurit, rininë, biznesin, kjo është e djathta. I ka munguar Shqipërisë në 33 vite. Tashmë kemi mundësinë për ta bërë. Është në dorën tënde, tonën, të gjithëve neve këtu. Është kohë e vështirë, do ua them dhe këtë, duhet të jemi të hapur para jush, porn ë kohëra të vështira dalin vërtetë në pah karakteret e forta. Dhe ne demokratët e vërtetë për këtë dallohemi, që jemi karakter I fortë, që I qëndrojmë sakrificës. Se për të ikur, mund t ëiki kushdo tjetër. Këtu duket realisht se çfarë jemi ne. Dhe unë kam besimin e plotë, kemi qëndruar kaq, kemi qëndruar në situatën më të rëndë. Tashmë nuk jemi tek rezistenca për të ndërtuar diçka, filln tani e do të vazhdojë pas 14 majit që në 2025-ën të jemi parti qeverisëse. Ky është synimi ynë, ky është qëllimi ynë. Shumë faleminderit, ndjesë edhe për zgjatjen! Ju uroj vetëm mbarësi, suksese, keni edhe falenderimet e mia maksimale për të gjithë qëndresën tuaj, për gjithçka që keni bërë me shpirt e me zemër. Jo vetëm për veten, jo vetëm për familjet tuaja, por për Delvinën. Ka nevojë Delvina të ketë njerëz, djem të rinj si ju për ta marrë vertetë atë në dorë. Është moment patriotik, zot do t’I dilni ju, askush tjetër. Zot do t’I dilni ju, historisë, vendit, familjes, vetes tuaj. Shumë faleminderit!

Read More
24 Pri
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN PREZANTUES TË KANDIDATIT PËR KRYETAR BASHKIE NË FINIQ, LEONIDHA PAPA

Me lejen e Leonidhës, po flas ulur se e konsideroj një  familje, gjithë kjo se çfarë jemi mbledhur so. Të falenderoj shumë Leonidha  për sfidën që ti pranove të marrësh përsip, për zgjedhjet lokale këtu në bashkinë Finiq . Të falënderojë shumë Perikli! Shtysë e fortë në këtë pjesë. Vangjel, shumë faleminderit! Dhe juve të gjithëve zonja dhe zotërinj.

Shoqëria shqiptare sot që flasim është në një pikë historike. Cila është pika histori, fakti që ende nuk jemi shkëputur  nga mentaliteti I vjetër komunist, nga mentalliteti diktatorial. Po, në aspektin historik ka 33 vite që në Shqipëri ka rënë sistemi I diktaturës formalisht, por është po kaq e vërtetë që psikosa diktatoriale, mosrespekti  ndaj individit, mosrespekti ndaj pronës, përdorimi I pushtetit për interes privat dhe jo për t’i dhërbyer njerëzve, këto janë simptoma që ekzistojnë. Dhe kjo është sfida që ka në fakt e gjithë shoqëria shqiptare. Në këtë bashki minoritare, përveç këtyre simptomave, sigurisht i mbivendosen edhe disa fatura të tjera. Fatura të tjera të cilat do të duhet të tejkalohen. Partia Demokratike, për të cilën kam nderin dhe privilegjin që në këtë moment ta drejtoj,  ju jeni në dijeni për gjithçka se çfarë ka ndodhur, po kalon një proces  të dhimbshëm, e pranoj këtë, të vështirë, e pranoj këtë, por një proces të domosdoshëm. Një proces të domosdoshëm për faktin se, që qeverisja si në pushtetin qëndror dhe në atë lokal të jetë për njerëzit, në shërbim të tyre, duhet që vet partitë politike të bëjnë një reflektim brenda vetes dhe të kuptojnë: a janë në gjendje të ofrojnë këtë shërbim ndaj zgjedhësve, nëse zgjedhësit I votojnë.

Cila ka qenë sfida jonë? Sfida jonë ka qenë shumë e rëndësishme. Dy vite më parë, ai që ishte drejtuesi historik I Partisë Demokratike , ka qenë dy herë president, dy herë kryeministër prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Mbretërisë së Bashkuar, u përcaktua  non grata. Jo vetëm kaq, por ky ishte një rrezik I madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar. E dimë fare mirë se çfarë do të thotë izolim. Ky vend e di fare mirë se çfarë do të thotë izolim nga perëndimi. Perëndimi vendos mure të forta dhe kjo në situatën ku jemi, të jesh I izoluar do të thotë të mos kesh asnjë shpresë në të ardhmen për qeverisje. Zgjidhja jonë ishte kjo:  midis, edhe një keqardhjeje njerëzore, unë e pranoj, që duhej marrë ai vendim ndaj ish-kryetarit historik dhe nga ana tjetër të ruanim Partinë Demokratike të pastër, të respektonte lirinë e individit, të drejtën e pronës, të përndjekurit, pronarët. Ne zgjodhëm këtë të dytën.  Me kosto, e di, me kosto. Unë e di fare mirë se çfarë do të thotë që një nga figurat më të rëndësishme e partisë, një figurë historike, në një moment të caktuar për shkak të një marrëdhënie personale të tij, s’është më në atë që quhet Partia Demokratike. E di që ka kosto.

Në botën e civilizuar, në qytetërimin e Bashkimit Europian , edhe liderët partiak dhe shtetëror, kanë një moment që vijnë në skenën politike, qëndrojnë, shërbejnë për aq sa duhet të shërbejnë dhe vjen një moment  që duhet të largohen. Dhe ky është qarkullimi I elitave. Kjo është një shenjë e qytetërimit. Ne si shoqëri aspirojmë që të shkojmë në Europë, të jemi si ata, t’u përgjajmë atyre. Por për të qenë të tillë, duhet që edhe politika të jetë si në Europë. Ndaj, ne bëmë këtë zgjedhje të vështirë për ne. Por është zgjedhje më e drejt për sot, është zgjedhja më e drejt për të ardhmen. Dhe kjo ka krijuar një kosto për faktin që është një situatë e vështirë.  Partia Demokratike, për gjithçka se çfarë nodhi ju jeni në dijeni, u ndodh në një sulm. U ndodh në një sulm nga pushteti, nga qeveria, nga Edi Rama, u ndodh edhe në një sulm të pamoralshëm nga ish-lideri ynë së bashku me Ilir Metën. Po pse ndodhi kjo? Ndodhi pikërisht ajo që në 33 vite, nga 90-ta e këtej shoqëria shqiptare nuk u demokratizua dot. Edhe politika jo. Mjafton të shohësh një gjë të thjesht: nga se vuan sot shteti shqiptar? Vuan nga korrupsioni. Vuan nga abuzimi me pushtetin. Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare, që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet. Për çdo mendje të arsyeshme, edhe gjeni të jenë këta njerëz, edhe ëngjëj të jenë këta njerëz , është e paimagjinueshme që të rrinë kaq kohë në pushtet njëri apo tjetri. Dhe pyetja është: po pse nuk paska njerëz të tjerë, intelektual, njerëz që duan të japin në politikën shqiptare në qendër apo më poshtë? Unë besoj që ka, ka. Por kjo treshe që ka qenë lartë, e ka mbyllur sistemin. I detyroi shqiptarët që të votojnë, herë njërin, herë tjetrin, herë tjetrin, pa alternativë tjetër. Ndaj, për këtë arsye Partia Demokratike bëri atë ndarjen sot, e them unë, të dhimbshme për të ofruar një alternativë, jashtë korrupsionit. Në qoftë se e pranojmë të gjithë, shoqëria shqiptare e pranon se sëmundja më e rëndë sot e shtetit shqiptar është korrupsioni, alfa është që ne të distancohemi nga çdo njeri I cili mbart në kurrizin e vet gjurmë korrupsioni.

Së dyti, marrëdhënia e shtetit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe me Bashkimin Europian është vitale. Shqipëria është perëndim, nuk është lindje. Ka vuajtur shumë ky vend për 50 vite duke qenë në lindje. Dënuar Kosta në atë kohë prej sistemit komunist. Sytë tanë janë drejt perëndimit, nga perëndimi I zhvilluar, nga perëndimi I civilizuar dhe të zbatojmë ata vlera që ata kanë. Kjo është familja europiane ku duhet të marrim pjesë edhe ne. Dhe është e papranueshme, e pa tolerueshme që sot përfaqësues tanë dikur, Sali Berisha, të shpall luftë ndaj Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Europian. Nuk është kjo Partia Demokratike. Në qoftë se në 90-ën sistemi ndryshoi, ndryshoi duke kthyer syte nga perëndimi. Atë donim ne, lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave të individit, respektimin e pronës, të drejtën për të votuar I lirë, për të pasur shtet ligjor. Ligji do të duhet të mbretërojë në një demokraci, jo individi. Kështu lindi Partia Demokratike. Ajo që ndodh sot mes nesh, që është një betejë, është për këto vlera. E pra kjo është sfida që na ka ndodhur ne në Partinë Demokratike, dhe unë e kuptoj fare mirë që është kohë e vështirë dhe unë kam një falenderim për të gjithë ata kandidat tanët që marrin përsipër një sakrificë të tillë. Siç është Skënderi në Sarandë, ashtu edhe Leonidha këtu në Finiq. E di se është e vështirë në aspektin elektoral, unë e di se çfarë bën pushteti. Pushteti blen, Edi Rama e ka zakon, hedh para pa fund, bën presion mbi administratën, e përdor administratën për të vjedhur pushtet. Por kur vjen në pushtet, pasi e merr atë pushtet, ti nuk I respekton më njeëzit. Njerëzit janë thjesht dhe vetëm numra që s’kanë të drejta, që nuk u hapet një derë, që nuk u jepet një e drejtë, nuk u jepet një shërbim. Ndaj, kjo duhet ndryshuar  dhe ndaj them që është një sakrificë e madhe që Leonidha ka marrë përsipër. Dhe unë në fakt e kam për nder me thënë të drejtënm që këtu në Finiq ne prezantohemi me një njeri I cili është bërë vet, pa ndihmën e askujt. Nuk I ka zhytur duart në fondet e buxhetit të shtetit, nuk ka vjedhur. Përkundrazi, nga aftësia e vet, e biznesit të tij,  ka ndihmuar komunitetin. Në fakt kështu duhet të ndodh, ka vlerësuar njerëzit që të krijojnë reputacionin, duke ndihmuar komunitetin. Sepse është pikërisht kjo dëshirë që buron nga zemra që tregon njeriun e mbarë. Dhe kjo është garancia për nesër. Cfarë duhet të vlerësojmë ne kur votojmë. Do të duhet të votojmë atë njeri që jep këtë garanci. Por jo me fjalë, se me fjalë I kemi të gjithë. Po kush ka bërë në të shkuarën pa ia kërkuar kush , kush ka dhënë prova që e do vendin e vet, e do komunitetin e vet, që është I udhëhequr nga e mbara. Dhe kjo është garancia dhe për mua Leonidha është një nga ata që kohë më parë e ka treguar. Eshtë nder dhe privilegj për të gjithë komunitetin këtu, por edhe për Partinë Demokratike. Kështu e imagjinojmë ne Partinë Demokratike, respekto individin, ne jemi të djathtë. Ne jemi të djatht dhe e di çfarë do të thotë të jesh I djatht, të respektosh individualitetin e tjetrit. Të respektosh liritë dhe të drejtat e tij, jo vetëm si komunitet, por edhe si individ. Kjo është filozofia, me të cilën ne Partia Demokratike, kjo parti e cila po rinovohet tashmë, po shkëputemi nga e shkuara, po shkëputemi nga tranzicioni, po shkëputemi nga mentaliteti I vjetër, për t’i dhënë një hapësirë, për t’i dhënë një frymëmarrje  mënyrës qytetare se si sillesh me publikun, me individin, duke e respektuar atë. E pra, ne I kemi vërtet të shkruara në kushtetutë respektimin e lirive e të drejtave të minoriteteve. Realisht, nëse duhet ta shohimrealitetin ashtu siç është, jo aq shumë është bërë. Dhe kjo fillon nga mënyra se si e shohin tjetrin. Shqipëria është një shoqëri që është e orientuar drejt perëndimit,  vlerat e perëndimit do të duhet t’i gjejmë këtu. Dhe do të duhet të japim shembullin ne të parët, Partia Demokratike, sepse e ka mision historik.

Read More
24 Pri
0

Sula: Kërcimet tallava të kryeministrit nuk e mbulojnë dot plagën e ikjes së të rinjve.

Nëse ka një gjë në të cilën Kryeministri ka qëndruar konsistent, është përçmimi dhe zhvlerësimi për qytetarët shqiptarë e më konkretisht për rininë. Me politikat e tija në këto 11 vite i detyroi të marrin rrugën e emigrimit. I detyroi të braktisin të dashurit e tyre në Shqipëri për një jetë më të mirë në një vend që nuk vlerësohesh si aktiv1st, por si punëtorë.

📍Përçmimin ndaj të rinjve dhe shqiptarëve e tregon edhe në këtë fushatë për zgjedhjet e 14 majit. Mendon se me shfaqje tallava, pa asnjë alternativë dhe program do bindi shqiptaret që të votojnë “kukullat” e tij ne pushtetin vendor.

🔴Aq ulët i vlerëson ai te rinjtë shqiptar saqë mendon se ata nuk vlerësojnë alternativën por stomakun e tyre e mbush kryeministri duke kercyer tallava.

📍Rinia ka reaguar ndaj arrogancës së kësaj qeverie, por fatkeqësi është që mënyra se si ka reaguar rinia (duke ikur nga Shqipëria) deri më tani i ka shërbyer kësaj mazhorance.

🔴Megjithatë shancet për një autogol janë afër.

Së fundmi INSTAT ka publikuar Raportin ku konkludon se në 3-mujorin e parë të këtij viti konsumi është ulur ndjeshëm, vlerat janë dyshifrore.

Rënia e importeve të sheqernave dhe drithërave i faturohet kryesisht emigracionit të lartë të rinjve gjatë vitit të fundit. Me 2022 kanë kërkuar azil në BE dhe në Britaninë e Madhe rreth 30 mijë persona, shumica mbi 80 për qind të rinj në moshë.

Në një reagim për “Monitor”, Adi Haxhiymeri, drejtues i Shoqatës Përpunuese të Miellit thotë se tkurrja e popullsisë se re në moshë jep efekte te menjëhershme tek importet e drithërave, pasi sipas tij kjo grup-moshë janë konsumatorët më të mëdhenj të brumërave. Tregtarët në tregjet e pakicës pohojnë gjithashtu se importi i ëmbëlsirave ka rënë nga tkurrja e popullatës së re në moshë.

📍Pikërisht tani, kësaj mazhorance do i kthehen kundër edhe ato të cilët qëndojnë te heshtur në administratë dhe presin një rrugë për të ikur. Do i kthehen kundër edhe ata biznesmenë që po shesin më pak ëmbëlsira, më pak byrekë më pak ” Fast Food” sepse klientët e tyre qeveria i përzuri pa lekë jashtë Shqipërisë e do ti kthejë me Tallava.

Read More
24 Pri
0

Tabaku: Zakoni vjetër i partisë-shtet që vazhdon të qeverisë nën parimin: punohet vetëm një muaj para zgjedhjeve

Zakoni vjetër i partisë-shtet që vazhdon të qeverisë nën parimin: punohet vetëm një muaj para zgjedhjeve dhe një herë në dy vjet po njollos edhe një herë zgjedhjet.

👉Një herë në dy vite shqiptarët e varfëruar “bekohen” me pakot e vogla dhe të mëdha. Me thasët me miell dhe ndihmën që shkon kontrabandë nga qeveria tek qytetari në bagazhet e makinave.

U jepet qoka elektorale e investimeve, pagave të larta me urdhër qeverie ndërsa ekonomia nuk rritet!

Pagesa tërmeti teksa rindërtimi është fatura e radhës piramidale dhe tejfryrje e administratës qeveritare që nuk punon por vetëm patronazhon!

Investimet publike janë shembulli më domethënës. Për dy vite para zgjedhjeve nuk ka investime përpos në dhjetor.

Këtë vit 100 milion euro investime publike në këtë tremujor, gati 4 herë më shumë se një vit më parë.

Partia shtet edhe një herë në aksion për t’i “bindur” shqiptarët se ka punuar! Një shembull se si këneta e krijuar këto vite po varfëron Shqipërinë dhe shkreton shtëpinë tonë të përbashkët!

Investime të tilla i ngjajnë një të sëmuri  që merr ilaçe vetëm para se të shkojë tek doktori! Ditët e tjera abuzon në kurriz të shëndetit të shqiptarëve!

 

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02WExEgkPUMnH9zVTTysXSQNghVzT9BUV4jE6GyjEzszqiQ6uhJptZW3ZgCBQR1poxl&id=100044381798037

Read More
23 Pri
0

Takimi me strukturat e PD në Shijak

Në takimin me strukturat e PD në Shijak ndamë qëndrimin e përbashkët se keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin nga Partia Socialiste në Shijak janë një arsye e mjaftueshme që në 14 Maj të jemi të gjithë bashkë dhe të votojmë për të ndryshuar për mirë dhe për ta kthyer bashkinë në shërbim të qytetarëve.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Shijakut, me gra e burra, djem e vajza që e duan Shijakun dhe qytetarët e tij. Ne jemi aty ku kemi qenë në 32 vjet, në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kemi qenë dhe do të mbetemi përjetë demokratë.

Për këtë arsye, në 14 Maj, votoni Partinë Demokratike, votoni nr. 9. Kjo është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Nuk është koha që asnjë parti tjetër të marrë pushtet të pa merituar me votën e demokratëve, për të na kthyer më pas kurrizin dhe për ta përdorur për të fuqizuar, sjell apo mbajtur në pushtet Edi Ramën.

#VotoPartinëDemokratike

#VotoNr.9 ✌️💙✌️

#FrymëmarrjepërShqiperinë

 

 

Read More
23 Pri
0

Takimi i kryetarit te PD Alibeaj me demokratet e Sarandes

Zonja dhe zotërinj! Miq, vëllezër. Qytetarë te Sarandës, demokratë dhe demokrate, ju qëndrestarë të Partisë Demokratike edhe në ditet më të vështira të saj, shumë faleminderit për këtë pritje entuziaste, për pjesëmarrjen tuaj sot. Në këte moment, këtu adeti e do që të prezantojmë kandidatin tonë për Bashkinë e Sarandës, zotin Skënder Muço. E dimë fare mirë që fushata ka filluar prej kohësh, por është një kohë e mirë që së bashku me njëri tjetrin të diskutojmë për atë që eshtë situata e vështirë për Sarandën dhe sarandiotët dhe nga ana tjetër edhe për ti dhënë nje zgjidhje kësaj situatë shumë delikate të rrezikshme ku sot gjithë Saranda dhe gjithë sarandiotët ndodhen. Do duhet të jemi të qartë për të parë dhe fotografuar se cila është situata sot në Bashkine e Sarandës. Kryetari i partisë e tha dhe teksa po fliste po më kujtohej dhe më erdhi si imazh që po, përveç asaj se çfarë ndodh në Tiranë ku është metropoli i Shqipërisë, ku janë futur dhe kanë penetruar të gjitha interesat më të zeza politike, mediatike, financiare, kriminale e me rradhë, Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh. E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë qe nuk eshtë zgjidhur nje nga problemet më të mëdha që është ai i pronave. Për të parë sot Sarandën që eshtë kthyër sot në një gjah, ku gjahtarët e krimit dhe të korrupsionit shkëpusin dhe gllabërojnë nga nje copë, pak nga pak. Majtas edhe djathtas. Kjo është gjendja, një nga bashkite në të cilën do të kishte nje menaxhim me të mire, një menaxhim njerëzor, do të duhet të mburrej jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin e turizmit e gjithë Shqipëria. Saranda fatkeqësisht është kthyër në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babzia e politikes i është turrur dhe vetem e copëton dhe e gllabëron. Dhe jo vetëm kaq, por dhe gjëndja ekonomike e gjithë komunitetit, shoqërisë në Sarandë është më e vështira, si kudo në gjithë Shqiperinë në fakt, por edhe këtu si në gjithë Shqipërinë, plaga e madhe e shpopullimit e ka kapur e ka prekur. Familje sarandiotë që janë të përgjysmuara. Njerëz që mendojnë vetem te ikin nga ky vend. Të ikësh nga Saranda, të ikësh nga kjo perlë e mesdheut, një vend nga i cili do duhet të ishte jo vetëm një mënyrë e mirë për të
mbajtur ekonominë e sarandiotëve por të gjithë Shqipërisë. Njerëzit vetëm ikin. Rinia që vetëm ikën. Kaq e rëndë është ekonomia, situata ekonomike. Papunësia, çmimet e larta, barra fiskale në maksimum. Ka një lloj indeference agresive, të pandjeshme nga pushteti ndaj njerëzve, ndaj sarandiotëve. Ja pra kaq e vështirë është jeta dhe situata e momentit në të gjithë Shqipërinë, por edhe këtu në Sarandë. Dhe në fakt është kaq delikata sa, dikush do të duhet të fillojë dhe të mendojë për ta marrë situaten në kontroll, për ta kthyer Sarandën në dorë të sarandiotëve, të njerezve të punës, të njerëzve të ndershëm, të njerëzve të cilët kane kontribuar në këtë vend. Kanë vendoru të jetojnë dhe të rrinë ketu. E pra, një nga sfidat më të medha që kanë këto zgjedheje, zgjedhjet lokale është pikërisht tia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që te vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky eshtë rasti më i mirë. Do duhet të kuptojmë një gjë, miq, motra, vëllezër, ju të rinj. Do duhet të kuptojmë që shkaku kryesor i kesaj situate ku ndodhet Shqiperia dhe Saranda bashkë me të është pikërisht ky regjim korruptiv, kleptokratik, hajdutërie që është zhvendosur në Shqipëri dhe që mban një emër, emrin e Edi Ramës. Që prej 2013 kur erdhi në qevërisje qendrore ishte pikërisht ky i cili kudo e ka mbjellë këtë mentalitet sipas së cilit pushteti vidhet e bashkë me pushtetin vjedhin njerëzit. E duke vjedhur njerëzit e vjedhim përsëri pushtetin e kështu krijohet një cikël pa fund. Të vetmit të dëmtuar dhe të humbur janë shqiptarët. Ndaj, sot më shumë sesa kurrë ka nevojë për një ndërgjegjesim pët ta kuptuar këtë situate. Jemi në një situatë anormale për faktin që në një vit e gjysëm na rezulton që dhe brenda shtëpisë sonë, brenda shtëpisë së demokratëve ka plasur një luftë dhe një sulm. Një sulm i paprincipë, i pa arsyeshëm, i pa logjikë ndaj demokratëve. Ndaj atyre që në tërë këto vite vetëm kanë kontribuar për partinë demokratike. Vetëm kanë dhënë djersë, kanë sakrifikuar, njerëz të cilët edhe kur partia demokratike ka qenë në pushtet nuk kamë marrë, nuk kanë zhvatur, nuk kanë vjedhur, por kanë qenë gjithmonë me binde tek PD sepse kanë besuar që Partia Demokratike është partia e vlerave, partia e krijuar 33 vite më parë, partia e cila duhet të ishte spiranca e perëndimit këtu në Shqipëri. Kështu ka qenë apo jo? Për këtë arsye u krijua 33 vite më parë PD. Por, historia në fakt dhe duhet ta lexojmë ashtu siç është nuk ka qenë kaq e bukur për Partinë Demokratike. Ne kemi qenë një parti që duhej të ishte e djathtë, partia qe mbështetet tek pronarët, partia që mbeshtetej tek të përndjekurit, partia që mbeshtetej tek biznesi. Pra tek tregu i lirë, partia që mbështetej tek rinia. Kjo ishte dikur partia më e bukur e lindjes, siç quhej në atë kohë. Në fakt ajo se çfarë rezultoi me kalimin e kohës ishte fakti që kur ishim në qeverisje ne patëm gabimet dhe fajet tona sepse u shkëputëm nga këto vlera dhe i lamë pronarët. Ne nuk ua zgjidhëm asnjë herë problemin atyre, çeshtje e pronësisë, tokat vazhdon dhe sot të jetë një lëngatë e madhe dhe kemi fajin tonë, përgjegjësinë tonë. Ne demokratët sepse nuk ia kërkoj në fakt që zgjidhjen e këtij problemi ta gjej tek pjella e partisë së punës, Partia Socialiste. Ne u shkëputëm nga të përndjekurit. Ne nuk ua kthyem borxhin e vuajtjes së atyre 50 viteve. Po ne biznesin, biznesin kur ishim në qeverisje nuk e trajtuam si motorri i vërtetë i ekonomisë, por edhe ne në atë kohe ishim ata që i kaluam në kurriz biznesit duke i mbyllur, afiksuar gjobitur nëpërmjet përfaqësuesëve të korruptuar tanët. Po ne rininë, rininë që e kishim në fillim, Partia Demokratike ka qenë partia e rinisë, lindi si partia e rinisë me levizjen studentore edhe sot ne nuk e kemi mundesinë që të jemi joshës për rininë. Prandaj ikën rinia. Do duhet ta shohim ne të vërtetën ne sy, sepse vetëm duke e parë të vërtetën në sy tregohemi të besueshëm për njerëzit. Tregohemi njerëzor dhe gjejmë dhe aftesinë brenda veten për tu korrigjuar. Kështu zhvillohet jeta brenda një partie në demokraci.

Në fakt në një vit e gjysëm, jemi ndodhur në një agresion nga ai që ishte lideri historik i partisë Demokratike i cili për shkakun se u dizenjua non grata fillimisht nga ShBA dhe vjet në korrik nga Mbretëria e Bashkuar, pra dy nga aleatet jo vetëm të Partisë Demokratike, por të Shqipërisë, bëri nje zgjedhje më te gabuarën. Më te gabuarën sepse në fillim tha, po kjo eshte një çështje private do ta zgjidh në mënyrë private, nuk do të përfshijë demokratët, e në fakt kjo ishte një mënyrë e thënë prej tij një zgjidhje e mirë. Çeshtjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetem i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po smë mbrojtët mua meriton të asgjesohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar. Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të veshtira. Kujtoj këtu 97. Kujtoj kohëra të veshtira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën pales tjetër duke i thenë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama. E për tiu përgjigjur e për tu përballur me të që të gjithe ata që janë opozitar të vërtetë, ata të cilët janë kundër regjimit do duhet bërë bashkë, që në zgjedhjet e 14 majit të mund të dilnim me një kandidat.

Me një kandidat të demokratëve, në fakt me një kandidat të të gjithë qytetarëve të Sarandës, të cilët vuajnë edhe ata po nga e njëjta shtypje, po nga e njëjta papunësi, vuajnë edhe ata nga mungesa e shpresës. Për këtë arsye do të duhej të bëheshim bashkë. Të dilnim me një kandidat, kandidati I Sarandës, I sarandiotëve, për t’I dalë zot pikërisht Sarandës. E pra, edhe kjo u refuzua, u refuzuan edhe një sërë aktesh të tjera të bëra nga ana jonë për t’I shtrirë dorën jo Sali Berishës se dua ta bëjë të qartë, port ë gjithë atyre njerëzve dhe demokratëve që sot janë diku tjetër, të keqinformuar, të keqorientuar. Fatkeqësisht sot kanë shkuar dhe janë future nën sqetullën e Ilir Metës. Ndërkohë i shtrimë dorën ne për të qenë këtu bashkë me njëri-tjetrin e për të bërë pikërisht ajo që është nevoja që kërkon Saranda dhe Saraniotët. Të përmbysim një orë e më parë pushtetin e Edi Ramës edhe këtu në Sarandë. U refuzuam. U refuzuam dhe unë e di se cila është arsyeja e refuzimit. Në politikë kur angazhohesh, siç juve jeni sot, qëllimi është t’I shërbesh shoqërisë, qytetit. Pra, interesin tënd ta lësh mënjanë dhe të merresh vetëm në shërbim të qytetarëve. Sali Berisha nuk e bëri këtë, por pa vetëm interesin e tij, përdori demokratët duke I përçarë ata, për ta kthyer Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan. E kuptoni se çfarë keqardhje të madhe ka kjo situatë. Partia Demokratike, lindur në 1990, e cila u bekua nga SHBA. Ishin ata që jo vetëm e bekuan në 1992, nëse e mbani mend, sekretarin amerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Beker, apo ambasadorin e SHBA-së, i cili ishte krah për krah me PD kur erdhëm në qeveru në vitin 1992-in. Si mund të kthehet sot kjo parti dhe të drejtojë tytat e luftës si një artileri politike ndaj perëndimit. Nuk është kjo Partia Demokratike, jo! Partia Demokratike është ajo e cila ka krah për krah aleatët tanë. Se na janë ndodhur ne amerikanët. Na janë ndodhur para një shekulli kur rruajtën ekzistencën e Shqipërisë, na janë ndodhur edhe në 1999 kur I dolën për Zot Kosovës, ata. Dhe ne kemi shumë detyrime atyre. E pra, donte ta kthente në një bunker anti-amerikan. Dhe nga ana tjetër, do që të jetë vetëm ai opozita. Të jetë ekskluzive si opozitë. Të mos ketë askënd tjetër. T’i vërë një kryq Partisë Demokratike. Nuk i intereson PD, I inetereson halli i vet. Kjo është arsyeja se përse në 3 mars edhe kur mbaroi çështja jonë e gjyqit tonë, bëri një zgjedhje e cila unë besoj do ta gjykojë historia. Shkoi dhe mori një pjesë të demokratëve dhe I çoi tek partia e Ilir Metajt. Po më falni, pop se vuan Saranda sot? Vuan nga korrupsioni. Pse vuan Saranda sot? Vuan prej pazareve politike. I ka bërë partia socialiste gjatë gjithë kohës që është në qeverisje e përgjithshme, është edhe në qeverisjen vendore. Dhe çfarë oferte I jepet tashme nga ana tjetër? Një ofertë e njëjtë, e ngjashme si dhe e majta, me Ilir Metajn. Domethënë sot në Sarandë, mora vesh që do ketë edhe takime të tjera, edhe nga Ilir Metaj edhe nga Edi Rama. Pra, sot është një ditë e shënuar për Sarandën sepse do kenë mundësinë të shohin tre alternative. Në fakt janë dy alternativa: Është alternative e majtë që përfaqësohet nga Edi Rama, është alternative e majtë që përfaqësohet nga Ilir Metaj dhe Sali Berisha.

Ndërkohë kemi një alternativë që është alternative e djathtë, që është Partia Demokratike. Këtë duhet të kenë parasysh sarandiotët sot. Dy të tjerët i kanë dhënë provat se çfarë kanë bërë me Sarandën. I kanë dhënë provat me korrupsionin, me mafian e tokës, me investitorët strategjikë. E kanë kthyer në plaçkë Sarandën dhe e shesin sikur e kanë pronë private. Investitor strategjikë, nuk u kthejnë pronat pronarëve, I lënë dyerve të gjykatave dhe dyerve të gjykatës dhe shesin Sarandën e sarandiotëve. Këtë kanë bërë si njëra palë dhe pala tjetër. Duhet thënë që janë bashkë dhe janë bashkë, është bashkë Edi Rama me Sali Berishën, bashkë me Ilir Metën, sepse I lidh oligarkia ekonomike. Janë pikërisht ata që quhen investitorët strategjikë. Këta investitorët strategjikë që deri dje ishin në paradhomën e Sali Berishës, sot janë në paradhomën e Edi Ramës. Ata janë gjithmonë në pushtet. Për ta gjithmonë njësoj është, si Edi Rama, si Sali Berisha, si Ilir Metaj. Ata janë pronarët e vërtetë të politikës së vjetër të tranzicionit. Njerëzit kanë nevojë, duhet ta bëjnë një distancim, një refuzim të kësaj politike të vjetër korrupsioni 32-vjeçare dhe mund ta bëjnë vetëm duke u orientuar nga Partia Demokratike. Çfarë oferte kemi ne? Po ua bëj fare të thjesht, po ne PD që kemi qëndruar së bashku me ju, ne nuk kemi as më të voglën gjurmë korrupsioni në të shkuarën tonë. Dhe njerëzit janë shumë të vëmendshëm teksa analizojnë. Më analizojnë mua, analizojnë Arbin, Veselin, këdo nga ne dhe nuk gjejnë as më të voglën gjurmë, hije korrupsioni në kohë kur ne kemi pasur poste apo përgjegjësi shtetërore. Aq më pak tek Skënderi që nuk ka pasur. Nuk ka pasur asnjë lloj detyre apo posti qeveritar. Thjesht dhe vetëm ka jetur këtu, ka ngritur biznesin e tij këtu në Sarandë, I ka dhënë Sarandës, krenohet me Sarandën. Ndërkohë të tjerët, ata që janë kandidat si njëri dhe tjetri, ata e kanë nga një usta mbi kokë. Njëri ka Edi Ramën si usta mbi kokë, tjetri, ai që deri dje ishte me ne, ka Ilir Metajn usta mbi kokë. Ata janë disa kukulla të vogla, fijet e të cilave luhen nga Tirana. Pra, për Sarandën vendoset nga Tirana. E vendos o Edi Rama, o Ilir Metaj me Sali Berishën. Pse spaska Saranda njerëz që të administrojë dhe menaxhojë jetën e këtij qyteti. Ne kemi bërë këtë gjë. Ne kemi zgjedhur një sarandiot, një njeri të nderuar, kemi zgjedhur një biznesmen që e bën jetën e tij këtu, një njeri që përfaqëson sportin në këtë vend, që jeton këtu dhe nuk ia luan fijet askush Skënderit nga lartë. Unë jo e jo, po askush nga ne. Se besojmë që zgjidhja më e mirë, që ai që duhet të jetë i pari i qytetit, krybashkiaku duhet t’u bindet njerëzve. Votës që I japin qytetarët. Pra, të jeni ju ata të cilët do ta zgjidhni, do ta vlerësoni, do ta votoni dhe nesër t’I kërkoni llogari.

Kjo është ajo se çfarë neve kemi bërë si zgjidhje. E di që është e vështirë, nuk e mohoj, është e vështirë. Sfida e parë që kemi ne është pikërisht kjo, sfida e zgjedhjeve lokale. Po për ne demokratët ka dhe një sfidë tjetër, sfida për të rinovuar PD. Unë e di se sa kemi lënguar për Partinë Demokratike në kohën kur asnjëherë Partia Demokratike, Rexhep, kur PD ideologjikisht s’ka qenë e pastër. Kemi qenë një parti e cila ideologjinë tonë nuk e kemi bazuar tek shtresat tona klasike. Nuk kemi qenë një parti anti-komuniste, ashtu siç duhej të ishim. Tashmë është koha, është momenti që bashkë me PD-në të ngrejmë të djathën reale. Të djathtën e cila bazohet tek respekti për tjetrin, tek liria etregut, tek demokracia, te respekti për pronën, tek besimi në Zot dhe në atdhe që I ka munguar kaq shumë panoramës politike shqiptare. Dhe kjo është në fakt një sfidë shumë e madhe. Sot I vetmi ishull I pakorruptuar në Shqipëri është Partia Demokratike. I vetmi formacion politik I cili ka mbështetjen e plotë dhe pa kushte të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Europian, është Partia Demokratike. Shikoni palët e tjera, shikoni se çfarë pozicioni ka marrë Edi Rama. Ka shkuar deri atje sa ka shkuar deri të korruptojë edhe funksionar të lartë të FBI-së dhe atje po zhvillohet një çështje gjyqësore, e cila e prek edhe Edi Ramën. Para një muaji e ca e patë, iu mbyll goja dhe nuk paraqitej as në parlament. Shikoni palën tjetër që e ka kthyer fushatën në një fushatë bjeri Mbretërisë së Bashkuar, e bjeri SHteteve të Bashkuara, ambasadorëve respektiv. Neve, Partia Demokratike është e tillë që I ruan fortë aleatët tanë.

Neve kemi nevojë, populli shqiptarë ka nevojë të ketë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë. Është e domosdoshme jo vetëm këtu Brenda vendit, por edhe për rajonin. E pra miq, zonja zotërinj, këto sfida janë ato që kemi ne. Të dalim dinjitozë në zgjedhjet lokale, të ruajm PD, të krijojmë të djathtën, t’u japim një alternativë ndryshe në këto 32 vite shqiptarëve, larg korrupsionit, larg krimit të organizuar. Në aleancë me perëndimin, aty ku e ka vendin edhe Shqipëria. Ia bëjmë vetëm ne. A mund ta bëjmkë? Po ne që qëndruam kaq kohë, e rezistuam kaq kohë, një vit e gjysmë, në një aggression si nga pushteti I Ramës dhe nga opozita e korruptuar e Metajt dhe Berishës, po ne kemi sigurisht aftësinë për ta krijuar e për t’I dalë mbanë me sukses kësaj sfide. E kemi ne dhe unë e di fare mirë se si mund ta bëjmë këtë. Sepse mund t’ua kujtojë atë historinë e vjetër të Partisë Demokratike kur u krijua në vitin 1990. Ishte shoresa e madhe, pati mbështetje mbarëpopullore, ndërkohë në 1991 nuk rezultoi fituese. Ama një vit më vonë fitoi në mënyrë massive. Ndaj, ne nuk duhet të biem pre e gjithë agresionit mediatik që na thonë ne: jeni pakicë, po jo po nuk jeni shumë. Ne sjemi shumë?! Shqiptarët nuk janë shumë? Shqiptarët e ndershëm nuk janë shumë? Shqiptarët që duan punën nuk janë shumë, rinia që do të rri këtu nuk qenkërka shumë? Njerzit që e duan këtë vend nuk qenkan shumë? Jo!
Vetëm njerëzit e korruptuar janë pakicë. Vetëm njerëzit të cilët e mjelin pushtetin janë pakicë. Dhe janë pakicë që duhet refuzuar. Kanë para, e di! Kanë media, e did he këtë. Përdorin dhunën verbale, limçimin, e did he këtë, ama njerëzit e ndershëm e këtij vendi janë gjithmonë më tepër dhe shumicë. Sfida jonë është që të gjithë këtyre qytetarëve të ndershëm, njerëzve që duan punën, rininë që do të rri këtu, biznesin e ndershëm që do ta nxjerr me punë ekonominë. Ne do të duhet t’u tregojmë që po, ne nuk kemi asnjë lidhje as me korrupsionin, as me abuzimin me pushtetin dhe se ne jemi fytyra njerëzore e tyre. Kjo është sfida që kemi ne miq dhe shokë dhe mund ta bëjmë këtë. Sigurisht duke pasur edhe përfaqësuesit tanë. Ja pra përfaqësuesit tanë janë ata të cilët i kanë marrë në mënyrë serioze zgjedhjet lokale. Skënderi është një nga ata që ka paraqitur një program siç e sheh ai jo me sytë e vet, por me sytë e Sarandës. Programi që u paraqet sarandiotëve, nuk është gjë tjetër veçse ta shohësh Sarandën me sytë e sarandiotëve. Një qytet ku jetohet. Sepse praktikisht është një qytet I pajetueshëm. Të merret fryma, sidomos në stinën e beharit, është një vend që të merret fryma ku nuk jetohet. Mbipopullohet në behar, zbrazet në dimër. E pra, kjo është ajo se çfarë duhet të bëjmë ne dhe mund ta bëjmë. Mund ta bëjmë me besim tek njëri-tjetri. Mund ta bëjmë me besim tek rinia, mund ta bëjmë me besim tek intelektualët, mund ta bëjmë me besim tek biznesi I ndershëm. Mund ta bëjmë me besim tek njëri-tjetri, tek qëndrestarët. Ky vend ka nevojë për patriotizëm sot, ka nevojë për patriotizëm. Sot kaq e vështirë është situata sa patriotët e vërtetë që në moment të vështira I kanë dalë Shqipërisë, duhet t’I dalin përsëri. Ta duan vendin, ta duan Shqipërinë, ta duan Sarandën. Ky është momenti.

Ndaj, pa u zgjatur ju them që këto sfida që jut hash pak më parë, për Sarandën, për Shqipërinë, Për Partinë Demokratike dhe për të djathtën, sot ka nevojë dhe duhet të happen dyert për të gjithë qytetarët e ndershëm e këtij vendi, për të gjithë atë pjesë e qytetarëve që deri më sot nuk kanë shkuar të votojnë sepse kanë pasur neveri nga treshja, nga dinozaurët e politikës së vjetër, duhet t’u happen dyert dhe t’I mirëpresim. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë të dalim në një mënyrë të sukseshmë. Unë ju falenderojë për të gjithë qëndresën që keni bërë në një vit e gjysmë, në dy vite. Është epike sepse si mundet të rezistosh kur ca njerëz të cilët ti ke qenë në sakrificë deri dy tre vite më parë, kemi qenë në një llogore, kemi pasur të njëjtat halle, të njëjtat problem, të njëjtën shtypje nga pushteti, të vijnë nga mbrapa dhe të të fusin thikën. E të shkojnë sot e të veshin fanelën rozë apo të kuqe të Ilir Metajt. Jo, democrat I vërtet është ai që qëndron këtu dhe qëndron në ditë të vështira. Ata njerëz të cilët ndërrojnë fanelat nga blu e bëjnë në të kuqe, keq më vjen se zgjidhja është e tyre, por ata nuk janë më demokratë. Kanë bërë zgjedhjen e tyre të shkojnë diku, kanë zgjedhur rrugën e lehtë, por anija e demokratëve nuk mund të braktiset në moment të vështira, siç kanë bërë disa. Historia do shkruaj pikërisht për ata njerëz që kanë qëndruar tek kjo anije. Nuk lihet anija e demokratëve dhe shkohet të hypet tek anija e piratëve, Ilir Meta, Sali Berisha.

E pra, ky është dallim i madh. Ndaj miqë j apse është fisnike sfida jonë. Ja pse duhet një falenderim së pari për të gjithë përfaqësuesit tanë në këshill, zonja dhe otërinj të nderuar, përfaqësues të ajkës së qytetit. Ndaj duhet nderuar dhe respektuar Skënder Muço, i cili në një situatë vërtetë të vështirë mori një sakrificë për t’I dalë në krye Partisë Demokratike, të djathtës qytetit, të ardhmes së vendit tuaj. Dhe unë besoj që mjaftojnë këto sfida që të na bëjnë ne të jemi dinjitoz pa filluar madje edhe fushata elektorale. Njerëzit që janë atje do të dinë të na vlerësojnë. Do të dinë të na vlerësojnë për sinqeritetin tonë, për faktin që jemi të vërtetë, edhe për faktin që jemi shkëputur nga korrupsioni, por edhe për faktin që miqtë tanë perëndimor I kemi në krah. E pra, këtë duam ne, të dalim të nderuar para sarandiotëve dhe para qytetarëve të nderuar të Sarandës. Kjo është sfida që kemi ne. Ata do të na vlerësojnë, ata do të na japin çmimin. Por unë besoj që sot, por jo vetëm deri në 14 maj, por edhe pas 14 majit, ajo që është një rrugë e vështirë , por besoj që ka edhe kënaqësinë e saj, ka dhe privilegjin është të ndërtojmë edhe një herë Partinë Demokratike siç ne e kemi imagjinuar, siç ne kemi luftuar kemi bërë edhe sakrificat tona. Shumë njerëz kanë dhënë deri dhe jetën për Partinë Demokratike në kohra të vështira dhe pë dnerim dhe në respect të tyre ne do të duhet të qëndrojmë dhe të qëndrojmë të fortë deri në fund. Unë ju falënderoj shumë edhe për pjesëmarrjen sot, edhe për durimin!

Një falenderim pa masë edhe për atë se çfarë keni bërë këtu në Sarandë, për seriozitetin që keni treguar, për fisnikërinë politike që keni treguar! Nuk u bëtë asnjëherë shkak për ndarjen dhe përçarjen këtu, përkundrazi tej çfarëdolloj durimi keni qenë juve ata që keni shtrirë dorën. Që nuk I shatë asnjëherë, që pranuat edhe baltën e padrejtë që ju hodhën. Kjo është fisnikëri politike. Në këtë botë e në këtë dynja, është kjo që që ngelet në fund: se si e ke ruajtur emrin, reputacionin tënd edhe në aktivitetin politik, kjo na bën nder të gjithëve. Do të na vlerësojnë shqiptarët për këtë dhe suksesi do të jetë vetëm me ne. Unë ju uroj dhe njëherë suksese, mbarësi në këtë sakrificë të madhe! Të votojmë të gjithë atë që është shtëpia jonë, sigla jonë, t’ia bëjmë thirrje çdo qytetari të Sarandës, kujtdo që tek Partia Demokratike do të gjejnë jo vetëm PD-në, por partinë e sarandiotëve. Ajo që u ka munguar në këtë 33-vjeçar. Është partia e Sarandës dhe kanë të drejtë dhe I kanë mundësitë, e kanë detyrim për të votuar për shtëpinë e tyre, për të votuar për Sarandën e tyre, për të votuar Partinë Demokratike. Të votohet numri 9, e të votohet kandidati ynë Skënder Muço. Shumë faleminderit për të gjithë këtë pritje dhe për të gjithë këtë mbështetje që I keni dhënë Partisë Demokratike!

Read More
23 Pri
0

Takim i kandidatit të PD për Tiranën, Roland Bejko, me banorët në zonën e Ali Demit

Një shqetësim që degjova nga banorwt e Ali Demit, ka të bëjë me prishjen e banesave që janë mbi 50 vjeçare. Unë nëse qytetarët do të më votojnë në 14 Maj, do ta bllokoj këtë projekt, që është abuziv dhe synon ndërtimin e kullave nga Erjon Veliaj dhe oligarkët.

Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapesirat publike. Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarte që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari I bashkisë do bllokojë parlamentain ose qeverisë, por kryetari I bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet. Sepse unë nuk jamë çiraku i askujt. Unë nuk jam çiraku askujt, dhe nuk kam nga mbrapa, as Çetin, as Samirin as Bashkim Ulaj.

Read More
22 Pri
0

“Fjalimi i prezantimit të kandidates së Bashkisë Patos”

Sot jemi mbledhur për të prezantuar Pranverën, e cila, ashtu si e ka emrin, do t΄i japë jetë dhe shpresë aspiratave të demokratëve në Bashkinë e Patosit dhe do të kontribuojë për fitoren e kauzës sonë demokratike dhe perëndimore. Jam njohur me punën e palodhur të ekipit të saj për të sjellë përpara qytetarëve të Patosit një platformë të denjë për këtë bashki, politika të zgjuara dhe masa konkrete, me njerëz të përkushtuar për t΄i vënë në zbatim.

Nuk e kam herën e parë që vij në Patos. Por këtë herë vij ndryshe. Sepse Partia Demokratike që drejtoj, gjendet, prej një viti e gjysmë, nën një sulm të pareshtur. Partia jonë po goditet nga ish-lideri i saj historik, po goditet nga Sali Berisha.

Pse na godet? Të gjithë e dimë hallin personal të tij, shpalljen non grata për inkurajim të korrupsionit madhor dhe minim të demokracisë nga aleati ynë më i madh perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej fundit të korrikut është shpallur non grata edhe nga një aleat tjetër yni, Britania e Madhe. Pra e kanë shpallur non grata, personalisht dhe familjarisht, të majtët e Amerikës dhe të djathtët e Britanisë. Sepse në politikën e jashtme, të majtë e të djathtë, në vendet demokratike serioze, janë të unifikuar.

֍֍֍

Unë kam bashkëpunuar me Sali Berishën dhe, natyrisht, më vjen keq për këtë që i ndodhi. Por ai zgjodhi që hallin e tij personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike dhe t΄ia faturojë demokratëve, njerëzve më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi.

Pas 9 shtatorit, kur kryetari i Partisë Demokratike, në përputhje të plotë me vlerat euroatlantike mbi të cilat është ngritur PD-ja, ia pezulloi praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhej statusi i tij non grata, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushate për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike. Ai ndërtoi një proces antistatutor dhe të paligjshëm duke ndërtuar organe dhe struktura paralele në PD dhe duke mbledhur në 11 dhjetor një kongres të paligjshëm të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e quajti nul.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje.

Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu! Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhunë e brendshme verbale ose fizike herë pas here, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme. Ai bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur kryetar i PD dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike. Ai, duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, dhe kush?! Ai që humbi në vitin 2013!  Jo vetëm kaq. Ai që në fund të korrikut të këtij viti qeveria konservatore britanike e shpalli non grata.  Dhe ajo nuk ishte qeveri sorroiste, ishte qeveri e partisë sonë simotër, ishte qeveri anti-sorroiste dhe e shpalli me të njëjtat terma nongrata Sali Berishën, tashmë me një dosje të plotë të vënë përpara syve të tij.

Sali Berisha nuk mund të vazhdojë!

Duke pretenduar se do të rrëzonte për disa ditë qeverinë apo Edi Ramën, por në koordinim të thellë me të, ai organizoi procesin e njëanshëm të primareve duke manipuluar dhe gënjyer demokratë për shanset për pushtet të një partie të udhëhequr nga non grata, shanse të cilat thjesht nuk ekzistojnë. Megjithatë, qëndrimin tonë të arsyeshëm për bashkim ai e refuzoi duke bërë një proces të njëanshëm primaresh. Negocatiat Bardhi – Paloka dështuan sepse Sali Berisha nuk pranoi asgjë, sepse kërkonte jo bashkim por imponim, jo fuzion por nënshtrim dhe asimilim. Kulmi i veprimit shkatërrimtar të tij ndaj Partisë Demokratike qe pas 3 marsit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në një kohë shumë të shkurtër, vendim i mbajtur peng gjatë nga qeveria e Edi Ramës. Gjëja më absurde, që dëshmon qartë se qëllimet e Sali Berishës që nuk janë për demokratët, nuk janë për shqiptarët, nuk janë për simpatizantët, por janë për të krijuar një moment imponues për hallin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është refuzimi nga Sali Berisha i ofertës sonë zyrtare që kandidatët e primareve të ishin kandidatë të Partisë Demokratike dhe të vinin të kandidonin në shtëpinë e tyre, me logon e tyre. Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët sërish në sigla dhe logo të tjera socialiste apo s’dihet çfarë, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e partisë demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri.

Sali Berisha ka tri motive për këtë sulm të pashembullt ndaj partisë sonë. Së pari, ai kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan, për t΄u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga aleatët tanë të mëdhenj. Së dyti, kërkon të marrë monopolin e opozitës dhe, duke bërë këtë, të vazhdojë t΄i japë oksigjen qeverisë së Edi Ramës. Së treti, e sulmon partinë tonë për të krijuar një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri. Ai e quan lëvizjen e tij sovranizëm, përdor sloganin “Shqipërisë i dalim zot”; por të gjithë e dimë se shtetet europiane e kanë deleguar sovranitetin te NATO dhe Bashkimi Europian. Në rast lufte nuk na del zot Sali Berisha dhe ata që i shkojnë pas, por NATO, sipas nenit 5 të traktatit të saj. A mos e ka fjalën Sali Berisha se i del zot Shqipërisë kundër Amerikës?

Për t΄i arritur qëllimet e veta që bien ndesh me ato të Partisë Demokratike, Sali  Berisha bashkëpunon edhe me Ilir Metën edhe me Edi Ramën. Pa kurrfarë morali politik, pa respekt për traditën, për kujtesën dhe historinë e demokratëve.

֍֍֍

Atëherë, çfarë do të bëjmë ne?

Ne do të jemi konkurrentë seriozë dhe të qartë në këto zgjedhje vendore, edhe pse koha është e shkurtër, edhe pse rrethanat janë të vështira. Ne ftojmë në një aleancë politike të gjitha partitë parlamentare ose jo, nga qendra në të djathtë të cilët janë për idealet euroatlantike, janë për orientimin perëndimor të Shqipërisë, janë për të luftuar dhe rrëzuar trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga tri pikat simbolike të tij Rama-Berisha-Meta që përbëjnë të shkuarën, që janë problemi dhe asesi zgjidhja. Kjo aleancë me qëllim strategjik kërkon që të trajtohet edhe pas 15 majit si një përqendrim dhe bashkim i shumicave demokratike. Këta  jemi ne, demokratët e Shqipërisë!

Ne do të i futemi një procesi organizimi të brendshëm elektoral, tërësor dhe kapilar, për tu rikthyer në pushtetin lokal me sa më shumë bashki dhe këshilltarë për t’i dhënë jetë demokracisë lokale pas zgjedhjeve të njëanshme të vitit 2019. Kandidatët tanë do të jenë fryma euroatlantiste në politikën shqiptare. Ata do të jenë nismëtarët e rikthimit të demokracisë shqiptare në shinat e normalitetit, në shinat e standardeve. Do të jenë kandidatët që jo vetëm politikisht por edhe praktikisht do t´i hapin bashkitë pranë qytetarëve.

Si përfundim, kantieri më i madh për ne demokratët e Shqipërisë është pas 15 majit. Ne kemi të drejtën të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e bukur e lindjes.

Ne jemi demokratët e Shqipërisë dhe jemi këtu për të mbrojtur frymën euroatlantiste të vendit, ne jemi bartës së idealeve të lëvizjes së dhjetorit dhe të gjithë atyre që luftuan gjatë gjithë këtyre viteve që Shqipëria të jetë perëndim dhe jo lindje, që Shqipëria të jetë demokratike dhe jo demokraturë, që të udhëheqë tregu i lirë dhe jo mafia, që njerëzit të gëzojnë frytet e këtij sistemi, e kësaj natyre të mrekullueshme.

PD mbas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance me shumë potencial për vitin 2025.

Le të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me besim, angazhim dhe përgjegjësi të plotë për misionin tonë. Kauza jonë euroatlantiste, e mbështetur qartë dhe pa hezitim nga aleatët perëndimorë, do të fitojë. Do të fitojë se përfaqëson të mirën, do të fitojë se përfaqëson aspiratat perëndimore të shqiptarëve, do të fitojë se është në anën e duhur të historisë.

Zgjidhni Partinë Demokratike! Zgjidhni të Ardhmen! Zgjidhni Pranverën!

Read More
21 Pri
0

Kandidati PD per Tiranën, Bejko: Pikat tona për arsimin në Tiranë

Arsimi është një prioritet për ekipin tonë! Për këtë arsye në takimin me pedagogë të njohur ndamë vizionin tonë për arsimin në krye të Bashkisë Tiranë, por morëm edhe sugjerime me shumë vlerë.

Më poshtë disa nga piakt që ne kemi për arsimin e Tiranës në të gjitha ciklet:

1. Shërbimi ¨15 min larg shtëpisë¨ bazuar në Hartën e Çerdheve dhe Kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve do të sillte shpërndarje të kontrolluar të numrit të fëmijëve në to dhe marrja e ambienteve me qera është zgjidhje emergjente, krahas ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja.

Kjo do te sillte:

a) Ulje të numrin të madh të fëmijëve dhe rritje të sigurisë së tyre (domosdoshmëri);

b) Hapësirën e nevojshme për ajër për metër kub për fëmijë (jetike);

c) Hapësirë për ambiente të ndara për të luajtur, mësuar, ushqyer dhe për të fjetur.

d) Lehtësim të trafikut pasi një pjesë e fëmijëve vijnë nga zona të ndryshme për arsye të mungesës së shërbimeve afër vendbanimeve të tyre, prindër që punojnë në Bashki, prindërve në administratën shtetërore ose kanë biznes apo qendrën e punës pranë kopshteve dhe çerdheve.

2. Do te ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë. Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës ku prindërit që punojnë në këtë zonë do ta kenë më të lehtë të çojnë dhe të marrin fëmijët e tyre.

3. Shqipëria me pozicionin e saj gjeografik ku dielli është prezent 76% në vit ose 280 ditë në vit na fton të përfitojmë nga gjithë kjo energji alternative, duke përdorur Panele Diellore për energji dhe ngrohje. Kudo ku të ketë mundësi në kopshtet dhe çerdhet e qytetit do të instalohen Panele Diellore që do tu mundësojnë vogëlushëve ujin e ngrohtë dhe ngrohje konstante gjatë muajve të dimrit.

Read More
21 Pri
0

Fjalimi i prezantimit të kandidates së Bashkisë Fier, Eriselda Zotaj Çelaj

Eriselda është një fierake 24 karatëshe dhe një demokrate 24 karatëshe. Kur kombinohen këto të dyja bashkë, Fieri mund të shohë larg, mund të shohë në 2030n. Jam njohur me planin ambicioz të kandidates sonë për Bashkinë e Fierit dhe kam mbetur i mrekulluar nga vizioni i saj. Komplimente, Eriselda! Qytetarët fieriakë janë me fat që të kanë dhe do të jenë të nderuar të përfaqësohen prej teje.

Por ne e dimë që kjo betejë nuk do të jetë e lehtë. Sepse Partia Demokratike e të gjithëve ne, Partia Demokratike që drejtoj, gjendet, prej një viti e gjysmë, nën një sulm të pareshtur. Partia jonë po goditet nga ish-lideri i saj historik, po goditet nga Sali Berisha.

Pse na godet? Të gjithë e dimë hallin personal të tij, shpalljen non grata për inkurajim të korrupsionit madhor dhe minim të demokracisë nga aleati ynë më i madh perëndimor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej fundit të korrikut është shpallur non grata edhe nga një aleat tjetër yni, Britania e Madhe. Pra e kanë shpallur non grata, personalisht dhe familjarisht, të majtët e Amerikës dhe të djathtët e Britanisë. Sepse në politikën e jashtme, të majtë e të djathtë, në vendet demokratike serioze, janë të unifikuar.

֍֍֍

Unë kam bashkëpunuar me Sali Berishën dhe, natyrisht, më vjen keq për këtë që i ndodhi. Por ai zgjodhi që hallin e tij personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike dhe t΄ia faturojë demokratëve, njerëzve më të vuajtur, më energjikë dhe më besimplotë të këtij vendi.

Pas 9 shtatorit, kur kryetari i Partisë Demokratike, në përputhje të plotë me vlerat euroatlantike mbi të cilat është ngritur PD-ja, ia pezulloi praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhej statusi i tij non grata, në vend që të tërhiqej në jetën e tij dhe të trajtonte personalisht problemin me SHBA, në rrugë ligjore, Sali Berisha iu fut një fushate për t’i vënë kazmën Partisë Demokratike. Ai ndërtoi një proces antistatutor dhe të paligjshëm duke ndërtuar organe dhe struktura paralele në PD dhe duke mbledhur në 11 dhjetor një kongres të paligjshëm të cilin Gjykata e Apelit e rrëzoi dhe e quajti nul.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ai erdhi në 8 janar dhe sulmoi fizikisht selinë e Partisë Demokratike duke dhënë shembullin e një barbarie të pashoqe për jetën publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 6 mars të vitit të kaluar në një koordinim perfekt me trekëndëshin, në zgjedhje krejt të sajuara, mori demokratë dhe i çoi nëpër sigla të tjera socialiste, duke goditur shanset e demokratëve për të fituar këto zgjedhje.

Aktet e tij kundër PD nuk përfundojnë këtu! Edhe pse ish-kryetari Lulzim Basha dha dorëheqjen për të mos e vazhduar përçarjen, me pretendimin logjik që të njëjtën gjë ta bënte dhe Sali Berisha, me qëllim që demokratët të shkonin drejt një procesi dhe të ndalej kjo përçarje dhe dhunë e brendshme verbale ose fizike herë pas here, Sali Berisha vazhdoi veprimet e tij të njëanshme. Ai bëri kongres të njëanshëm në 30 prill, bëri zgjedhje të njëanshme duke u zgjedhur kryetar i PD dhe duke përmbysur çdo rregull apo logjikë politike. Ai, duke mashtruar demokratët se është njeriu që do ti çonte në fitore, dhe kush?! Ai që humbi në vitin 2013!  Jo vetëm kaq. Ai që në fund të korrikut të këtij viti qeveria konservatore britanike e shpalli non grata.  Dhe ajo nuk ishte qeveri sorroiste, ishte qeveri e partisë sonë simotër, ishte qeveri anti-sorroiste dhe e shpalli me të njëjtat terma nongrata Sali Berishën, tashmë me një dosje të plotë të vënë përpara syve të tij.

Sali Berisha nuk mund të vazhdojë!

Duke pretenduar se do të rrëzonte për disa ditë qeverinë apo Edi Ramën, por në koordinim të thellë me të, ai organizoi procesin e njëanshëm të primareve duke manipuluar dhe gënjyer demokratë për shanset për pushtet të një partie të udhëhequr nga non grata, shanse të cilat thjesht nuk ekzistojnë. Megjithatë, qëndrimin tonë të arsyeshëm për bashkim ai e refuzoi duke bërë një proces të njëanshëm primaresh. Negocatiat Bardhi – Paloka dështuan sepse Sali Berisha nuk pranoi asgjë, sepse kërkonte jo bashkim por imponim, jo fuzion por nënshtrim dhe asimilim. Kulmi i veprimit shkatërrimtar të tij ndaj Partisë Demokratike qe pas 3 marsit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në një kohë shumë të shkurtër, vendim i mbajtur peng gjatë nga qeveria e Edi Ramës. Gjëja më absurde, që dëshmon qartë se qëllimet e Sali Berishës që nuk janë për demokratët, nuk janë për shqiptarët, nuk janë për simpatizantët, por janë për të krijuar një moment imponues për hallin e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është refuzimi nga Sali Berisha i ofertës sonë zyrtare që kandidatët e primareve të ishin kandidatë të Partisë Demokratike dhe të vinin të kandidonin në shtëpinë e tyre, me logon e tyre. Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët sërish në sigla dhe logo të tjera socialiste apo s’dihet çfarë, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e partisë demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri.

Sali Berisha ka tri motive për këtë sulm të pashembullt ndaj partisë sonë. Së pari, ai kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan, për t΄u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga aleatët tanë të mëdhenj. Së dyti, kërkon të marrë monopolin e opozitës dhe, duke bërë këtë, të vazhdojë t΄i japë oksigjen qeverisë së Edi Ramës. Së treti, e sulmon partinë tonë për të krijuar një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri. Ai e quan lëvizjen e tij sovranizëm, përdor sloganin “Shqipërisë i dalim zot”; por të gjithë e dimë se shtetet europiane e kanë deleguar sovranitetin te NATO dhe Bashkimi Europian. Në rast lufte nuk na del zot Sali Berisha dhe ata që i shkojnë pas, por NATO, sipas nenit 5 të traktatit të saj. A mos e ka fjalën Sali Berisha se i del zot Shqipërisë kundër Amerikës?

Për t΄i arritur qëllimet e veta që bien ndesh me ato të Partisë Demokratike, Sali  Berisha bashkëpunon edhe me Ilir Metën edhe me Edi Ramën. Pa kurrfarë morali politik, pa respekt për traditën, për kujtesën dhe historinë e demokratëve.

֍֍֍

Atëherë, çfarë do të bëjmë ne?

Ne do të jemi konkurrentë seriozë dhe të qartë në këto zgjedhje vendore, edhe pse koha është e shkurtër, edhe pse rrethanat janë të vështira. Ne ftojmë në një aleancë politike të gjitha partitë parlamentare ose jo, nga qendra në të djathtë të cilët janë për idealet euroatlantike, janë për orientimin perëndimor të Shqipërisë, janë për të luftuar dhe rrëzuar trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga tri pikat simbolike të tij Rama-Berisha-Meta që përbëjnë të shkuarën, që janë problemi dhe asesi zgjidhja. Kjo aleancë me qëllim strategjik kërkon që të trajtohet edhe pas 15 majit si një përqendrim dhe bashkim i shumicave demokratike. Këta  jemi ne, demokratët e Shqipërisë!

Ne do të i futemi një procesi organizimi të brendshëm elektoral, tërësor dhe kapilar, për tu rikthyer në pushtetin lokal me sa më shumë bashki dhe këshilltarë për t’i dhënë jetë demokracisë lokale pas zgjedhjeve të njëanshme të vitit 2019. Kandidatët tanë do të jenë fryma euroatlantiste në politikën shqiptare. Ata do të jenë nismëtarët e rikthimit të demokracisë shqiptare në shinat e normalitetit, në shinat e standardeve. Do të jenë kandidatët që jo vetëm politikisht por edhe praktikisht do t´i hapin bashkitë pranë qytetarëve.

Si përfundim, kantieri më i madh për ne demokratët e Shqipërisë është pas 15 majit. Ne kemi të drejtën të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e bukur e lindjes.

Ne jemi demokratët e Shqipërisë dhe jemi këtu për të mbrojtur frymën euroatlantiste të vendit, ne jemi bartës së idealeve të lëvizjes së dhjetorit dhe të gjithë atyre që luftuan gjatë gjithë këtyre viteve që Shqipëria të jetë perëndim dhe jo lindje, që Shqipëria të jetë demokratike dhe jo demokraturë, që të udhëheqë tregu i lirë dhe jo mafia, që njerëzit të gëzojnë frytet e këtij sistemi, e kësaj natyre të mrekullueshme.

PD mbas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance me shumë potencial për vitin 2025.

Le të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me besim, angazhim dhe përgjegjësi të plotë për misionin tonë. Kauza jonë euroatlantiste, e mbështetur qartë dhe pa hezitim nga aleatët perëndimorë, do të fitojë. Do të fitojë se përfaqëson të mirën, do të fitojë se përfaqëson aspiratat perëndimore të shqiptarëve, do të fitojë se është në anën e duhur të historisë.

Zgjidhni Partinë Demokratike! Zgjidhni të Ardhmen! Zgjidhni Eriseldën!

 

Read More