Blog

11 Pri
0

Gati programi për Tiranën

 

Merr jetë programi për Bashkinë e Tiranës, 2023-2027. Një  program i hartuar nga ekspertët më të mirë për çështjet lokale, të cilët dua t’i falendëroj nga zemra për kontributin e tyre të paçmuar. Në ditët në vijim do të trokasim në dyert e çdo familjeje për të shpjeguar nga afër se alternativa jonë është alternativa më e mirë për qytetin. Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundershtarët tanë.

#VotoRolandBejko #ZgjidhteArdhmen #ZgjidhPartineDemokratike #Demokatëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0TBhVU3UhmzBQAvBDdcC1MF1q85Nn7ZrPEfVFFXa1ba48iPT6QE6gDoX8AzdfAJjnl&id=100063871950477&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Read More
11 Pri
0

Akti kriminal ndaj përfaqësuesit politik në Vaun e Dejës, reagon Gazment Bardhi

Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë.

Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminale.

Read More
11 Pri
0

Deputetja PD Tabaku mesazh për konferencën e FMN dhe BB

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në konferencën e organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për Parlamentarizmin Global që zhvillohet në javën e takimit ndërkombëtar për Parlamentarizmin Global.

Në këtë konferencë ajo ka transmetuar një videomesazh në lidhje me sfidat e ekonomisë shqiptare përgjatë vitit aktual duke theksuar problemet sutrkturore të ekonomisë sonë dhe njëkohësisht korrupsionin që ka kaluar në nivelin e kapjes së shtetit.

“Në Shqipëri, situate është më problematike si pasojë e strukturës së ekonomisë, nivelit të lartë të pabarazisë, presionit të lartë të borxhit në buxhet dhe tek shpenzimet. Inflacioni ka goditur fort të ardhurat e familjeve; çdo familje shqiptare shpenzon 41.3% të të ardhurave të saj për ushqimet bazë. Inflacioni bazë është më i larti në rajon por me një rritje ekonomike të dobët prej 2.2% sjellin një perspektivë pesimiste.” u shpreh Tabaku

Për deputeten demokrate, e gjithë kjo situatë nuk është surprizuese “ndërsa buxheti ka si prioritet koncesionet dhe PPP duke krijuar risqe të larta në periudhën afatmesme dhe afatgjatë por duke pasur parasysh gjithashtu dhe kërcënimin nga rritja e çmimeve të energjisë dhe emigracionit!”

Kjo situatë ka sjellë rritjen e emigracionit të shqiptarëve në vendet e BE duke ulur krahun e kaulifikuar të punës. Ajo nënvizoi se qevria duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të guximshme për t’u përballur me këtë situatë.

“…na duhen veprime konkrete për të shpëtuar qytetarët tanë dhe për t’u angazhuar në një set reformash strukturore; si minimizimi i kostos së korrupsionit nga buxheti; fokusimi në arsim, shëndetësi duke investuar dhe padyshim mbështetje për dy kontributorët kyç të PBB sonë; turizmi dhe bujqësia. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që duhet për të reduktuar riskun e pasigurisë dhe mungesës së qëndrueshmërisë në rritje. Inovacioni nuk krijohet nga hiçi dhe ka nevojë për investime në arsim treg të lirë që prodhon pasuri dhe rritje ekonomike. Shqipëria duhet të jetë e aftë që të tërheqë Investime të Huaja Direkte që i japin vlerë të shtuar ekonomisë dhe jo kosto buxhetit. Energjia dhe diversifikimi i saj është një mundësi e përkryer.”

Ajo falenderoi Bankën Botërore për ndihmën prej 900 mln eurosh që i ka akorduar Shqipërisë dhe theksoi se fokus në investime duhet të ishte në “njerëz është çelës për të ardhmen tonë, fokusimi për uljen e emigracionit dhe shndërrimi i luftës kundër korrupsionit në një prioritet kombëtar duhet të jetë fokusi ynë.” përfundoi deputetja Tabaku.

 

https://fb.watch/jR52YOV2R6/

Read More
11 Pri
0

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, takim me strukturat e degës 14 në Tiranë

Me demokratët e degës 14 në Tiranë

Vijojmë takimet intensive me demokratët e Tiranës, duke dikustuar për problemet që ata dhe gjithë qytetarët kanë në qytetin ku jetojmë. Në degën 14, bashkë me kryetarin Enkelejd Alibeaj, me deputetët Orjola Pampuri, Kreshnik Collaku, Enriketa Papa drejtuesja jonë për Këshillin Bashkiak dhe kreun e degës 14 Arben Shkoza, thashë se: Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim.

Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por kombëtare.

Tirana është fytyra e Shqipërisë, e njëjta politike dhe ekonomi e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu.

Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës.

Ne garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në proçesin zgjedhor 2023 në Bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit.

Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që ti drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tilla që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme.

Programi jonë për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tiranë të jetueshme, një Tiranë të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike.

Kreu i degës 14 dhe Arben SHKOZA, tha se banorët përballen me gjendjen e vështirë infrastrukturore dhe zona të keqmenaxhuara nga vizioni keqqeverisës i Erjon VELIAJ në Tiranë.

Dega ka arritur rezultat të lartë politik në zgjedhjet politike 2021 dhe vijon të kultivojë qëndresë të qartë politike në krah të qëndrimit politik të lidershipit politik të PD.

Njerëz me vullnet të plotë në zhvillimin e fushatave zgjedhore dhe përballimin logjistik të administrimit të proçesit zgjedhor, gjjthashtu.
Besim për një rezultat pozitiv elektoral në mbështetje të kandidatit BEJKO dhe të Partisë Demokratike, gjithashtu.

#VotoRolandBejko #ZgjidhteArdhmen #ZgjidhPartineDemokratike #Demokatëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0SeMc37WVAv6vHu9CMAQNZnXQ6G1aZZoeGE2xBjd68kVP5UTG9mgdYfSsWUF4Q1FSl&id=100063871950477&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f

Read More
11 Pri
0

“Shantazh ndaj anëtarëve të Kushtetueses”, Bardhi akuzon Ramën: Të ndalë sulmet ndaj Gjykatës

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi e ka cilësuar shtyrjen e seancës në Kushtetuese një taktikë të qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin e kërkesës së 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë presion për këtë çështje dhe shantazh ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

“Një kryeministër i lejon vetes që për një çështje konkrete të bëjë disa deklarata. Uroj të mos jetë taktikë për të blerë kohë që të vazhdojë shantazhin nga anëtarëve të Kushtetueses. Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta”, tha ai.

 

 

 

Read More
11 Pri
0

Tabaku: 74% e emigrantëve të larguar nga Shqipëria të moshës +34 vjeç. Sistemi korruptuar ka krijuar kenten e madhe ne vend.

Shifrat e EUROSTAT tregojnë se 74% e emigrantëve të larguar nga Shqipëria drejt BE janë të moshës +34 vjeç. Në kulmin e shanseve, pasi kanë marrë trajnimet dhe kanë përfunduar shkollën së bashku me një eksperiencë të mirë pune, kjo moshë largohet jashtë vendit me një trend të frikshëm pas vitit 2014. Arsyeja? Sistemi i korruptuar që ka krijuar kënetën e madhe në Shqipëri.

Që prej vendosjes së taksimit socialist që ndëshkon shtresën e mesme dhe favorizon një sistem ekonomik dhe social për një grusht të vogël shqiptarësh, largimi i të rinjve dhe sidomos moshës 18-34 vjeç është kthyer në trend. Largohen sepse në vend të konkurrencës gjejnë korrupsionin, në vend të ideve novatore në ekonomi përballen me ide novatore në kapje shteti dhe në vend të meritokracisë përballen me oligarkinë.

Inovacioni nuk ndërtohet nga hiçi! Për të promovuar sipërmarrjen duhen politika fiskale dhe ekonomike që kjo qeveri i ka shumëzuar me zero. Shqiptarët janë varfëruar, janë larguar dhe qeveria ka dështuar për të ndërtuar një Shqipëri për qytetarët. Ajo ka qenë qeveria e pakicës dhe ka dënuar me keqqeverisje shumicën.

Prandaj, askush nuk duhet të gënjehet nga luga bosh e propagandës së rritjes së rrogës mesatare. Nëse qeveria do të kishte përzemër shqiptarët dhe mirëqenien e tyre do të ndërmerrte hapa konkretë për të luftuar korrupsionin, implementuar tregun e lirë dhe një sistem taksash të ndershëm ku nuk përjashtohet një pakicë në kurriz të një shumice që paguan sa frëngu pulën barrën e taksave.

Read More
10 Pri
0

Fjala e kryetarit në detyrë të PD, Alibeaj, në takimin prezantues të kandidatit të PD për Tiranën, Roland Bejko

Zbardhja e fjalës së kryetarit Alibeaj

Partia Demokratike ka qenë nën agression një vit e gjysmë. Një agresion i cili, po siç e the ti, nga të gjitha anët. Partia Demokratike, ajo e cila lindi 32 vite më parë, si partia anti-komuniste, si partia pro-perëndimore, si shpresa e shqiptarëve të ndrydhur nën diktaturën më të zezë të të gjithë globit. Unë jam i emocionuar si shumë ju të tjerë, për shkak të sakrificës dhe qëndresës që keni mbajtur në këtë 1 vit e gjysmë. Do të duhet që të nxjerrim në pah ato të cilat janë vlerat e rëndësishme që na bëjnë këtu bashkë, që na bën të rezistojmë dhe më tepër se kaq na japin impuls dhe energji për të vahzduar më tej. Njëra anë është po, ruajtja e Partisë Demokratike. Ruajtja e vlerave të Partisë Demokratike, rreth së cilës prej 32 vitesh ne, edhe të parët tanë kanë qenë të bashkuar për të mirën e Shqipërisë.
Së dyti është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mission: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë. E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne.
Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi I janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë.

Read More
16 Tet
0

Administrative Territorial Reform Report

Administrative-Territorial Reform_DP_Alb

Read More
18 Mar
0

PD dërgon në SPAK kallzimin për grupin e strukturuar kriminal me 50 persona, i paditur edhe Edi Rama

PD ka dërguar në SPAK një kallëzim të gjatë thuajse 80 faqe të mbushur me 112 prova në lidhje me Grupin e Strukturuar Kriminal që ka punuar për abuzimin e 430 mln eurove. Sipas nënkryetares së PD, Tabaku, ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike.

“E vërteta shpaguhet” u shpreh Tabaku ndërsa po i prezantonte mediave se si skema e kompanive të kryesuara nga 3 persona me lidhje tejet të ngushta në qeveri ka mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 mln euro.

Tabaku: Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.

Tabaku apel SPAK: Te mos kete dosje te vecanta per hetimin. Te hetohen ne nje hetim te vetem. Grupi ka funksionuar si nje i vetem. Kompanite kane marre kredi bankare dhe jane pa eksperience. Te hetohen se bashku te 50 individet. Jane po te njejtet individe qe kontrollojne dhe zbatojne kontratat.

Read More
14 Mar
0

Kreu PD, Basha: Ndërkohë që bën sikur ndihmon, qeveria po programon më shumë taksa

Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim.

Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.

Zgjidhje ka.

Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë.

Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18 në 10 %. Po kështu ka vendosur për uljen e TVSH-së për ushqime bazë nga 5 në 0 %.

Por ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen.

Me lëmoshë nuk zgjidhet kriza, ajo vetëm thellohet më shumë.

Read More