Blog

23 Sht
0

“Do jem në listën e hapur”, Basha: Demokratët Euroatlantikë janë drejt përfundimit të listës së kandidatëve për deputetë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për Top Neës theksoi edhe njëherë qëgrupimi që ai drejton do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme me listë të plotë prej 140 kandidatësh dhe se vet ai do të jetë pjesë e listës së hapur.

Basha më tej tha se brenda javëve të ardhshme një emër jo i vogël kandidatësh do të bëhen publikë dhe pjesë e tyre janë edhe nga partitë e Harkut Opozitar Eroatlantikë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Jemi në fazën e përfundimit e listës tonë të kandidatëve për deputetë. Besoj që brenda ditëve të ardhshme, javëve të ardhshme një emër jo i vogël kandidatësh do të bëhen publikë. Disa prej tyre kanë nisur tashmë dhe punën në terren. Natyrisht ky është një proces që po ndodh në bashkëpunim edhe me partitë e Harkut Opozitar Eroatlantikë, sepse do të jetë një listë e konsoliduar. Konsensusi i deritanishëm i Kolegjit të Kryetarëve, i Kryesisë së Partisë, do të thoja edhe i Këshillit Kombëtar, por që do të marrë formë përfundimtare së shpejti, është që të shtymë përpara me rekursin, me ankimimin që kemi bërë në Gjykatë Kushtetuese kundër mbylljes së listave nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Por në çdo rastë të konkurojmë me lista të hapura. Pra përmes lëvizjeve tona, do të pamundësojmë listën e mbyllur të Demokratëve Euroatlantikë, të Harkut Opozitar Eroatlantikë dhe do të garojmë me 140 kandidatë në lista të hapura. Unë vet do të jem në listën e hapur dhe renditja do të jetë alfabetike.

Read More
20 Sht
0

Naim Meta: Bashkia Elbasan tallet me banorët e fshatrave Dopaj dhe Funar, rruga e premtuar do t’i shërbejë privatit që do gërmoj malin

Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Elbasan, Naim Meta, shprehet se bashkia e qytetit ka gënjyer banorët e fshatrave Dopaj dhe Funar, pasi u premtoi që do t’u ndërtohej rruga ndërsa projekti në realitet do t’i shërbejë vetëm privatit.

Meta shprehet se në takimin që ka vetëm emrin ka “dëgjesë publike”, banorët e këtyre fshatrave mësuan se rikualifikimi i rrugës kishte qëllim tjetër dhe do t’i shërbejë vetëm kompanisë private që do të bëjë gërmime në masivin shkëmbor. Ndërkohë banorët jo vetëm që nuk do kenë zgjidhje por zona do të bëhet e pabanueshme nga smoku, shpërthimet me lëndë plasëse, shkatërrimi i faunës dhe florës.

Reagmi i plotë i Naim Meta:

 

Dëgjesa i thonë?!
Ulen gju më gju, të bëjnë lajka, të mbushin mendjen, thonë ç’munden, përmbushin qëllimin e tyre djallëzor dhe në fund “këta të deleguarit e komitetit” bëjnë sikur i dëgjojnë banorët për hallet e tyre, por kërkesat e hallexhinjve, hyjnë te njëri vesh dhe dalin te tjetri i atyre që janë ulur në panel dhe bëjnë trushplarje; me pak fjalë (flisni ju, se ne vendosim si të duam).
Kjo pra është dëgjesa me publikun që u zhvillua në fshatin Dopaj me objekt “njohjen e këtyre banorëve me projektin e rrugës që lidh zonat (fshatrat) e Dopajt me Funarin”. Banorët e fshatit Dopaj ishin mjaft të interesuar për këtë dëgjesë, me bindjen se investimi i munguar do të bëhej realitet, por kur dëgjuan ekspertët e Bashkisë Elbasan, panë me sytë e tyre se si rikualifikimi i segmentit ekzistues (gjurmës, si i thonë në gjuhën popullore) i rrugës, vetë projekti kishte qëllim tjetër. Banorët nuk përfitojnë, madje atyre u rëndohet më shumë jetesa.
Këto zona edhe pse janë afër qytetit, kanë qenë dhe mbeten të harruara. Pjesëmarrësit në këtë dëgjesë, e ashtuquajtur publike, u zhgënjyen dhe deklaruan pothuajse njëzëri se ky investim për këtë segment rrugor nga pika e fillimit në autostradë, deri në pikën fundore, rrëzë malit, do i shërbejë vetëm privatit për të shfrytëzuar masivin shkëmbor. Banorët me situatën e re që u krijohet jo vetëm që nuk përfitojnë, por zona do të bëhet e pabanueshme nga smoku, shpërthimet me lëndë plasëse, shkatërrimi i faunës dhe florës…
Pra kjo do të jetë situata që do krijohet dhe “ne s’na betet gjë tjetër”, thanë ata, “vetëm të ikim dhe të lëmë në dorë të përfituesve pronat tona të ruajtura brez pas brezi”.
Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak dhe të Drejtuesit të Degës PD (euroatlantike), mora pjesë në këtë dëgjesë publike dhe në fjalën time jo vetëm që u dhashë të drejtë banorëve, por u bashkova me ta dhe u kërkova autoriteteve të jenë të përgjegjëshme çfarë flasin, të shikojnë zhvillimin e zonës në raport me banorët dhe jo firmat përfituese. Të pyeten këta njerëz të vuajtur (autoktonë), mos mbeten në pafuqinë dhe pamundësinë e reagimit, pasi pushteti ndihet i fortë dhe shtyp këdo i del para. Të jenë të bindur se banorët nuk do mbeten vetëm, do na kenë në krah që investimi të jetë në shërbim të tyre dhe zhvillimit të turizmit. (Këtu nuk mund të lë pa përmendur edhe shqetësimet e banorëve që janë braktisur nga Bashkia dhe Qeveria, të cilët edhe me batuta treguan se si erdhi Balla, u premtoi e “iku”; erdhi Gjiknuri u premtoi e “iku” tani është Mazniku që me siguri do vijë, do premtojë -kuptohet do votat- dhe do “ikë” edhe ky.. “ne”, thonë ata, “do vuajmë grykësinë e firmave dhe pushtetarëve që shikojnë vetëm interesin e tyre”).

Read More
20 Sht
0

Basha: Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të 7 në botë për çmimin e naftës. Heqim taksën Rama 240 lekë për karburantet

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qytetarët shqiptarë edhe pse janë të fundit në botë sa i përket të ardhurave për frymë në Europë, renditen në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Sipas Bashës, çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e “taksës Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve.

Ai gjithashtu shprehet se Shqipëria nuk meriton këtë tallje dhe se shqiptarët meritojnë më shumë. Prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë është edhe angazhimit i kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburantëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të shtatët në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është bilanci i një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten dhe klientelën e saj.

Çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e “taksës Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve.

Në fund, faturën e paaftësisë dhe grykësisë së qeverisë më të korruptuar në Europë e paguajnë familjet shqiptare, me çmime që bëhen çdo ditë e më të papërballueshme.

Shqipëria nuk meriton këtë tallje, shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë ne i kemi qëndruar besnikë angazhimit tonë të kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburantëve.
Shqipëria meriton më shumë!

Read More
18 Sht
0

“I tronditur nga lajmi i papritur”/ Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdanit

Kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Basha shprehet i tronditur për këtë lajm dhe shpreh ngushëllimet e ndjera për familjen në këtë orë të vështirë.

Më poshtë i plotë mesazhi i Lulzim Bashës:

Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.

Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!

Read More
17 Sht
0

Mirela Karabina: Edi Rama dhe qeveria e tij përdorin arsimin për propagandë dhe nuk investojnë për të rritur cilësinë dhe sigurinë në shkolla

Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat shprehet se qeveria vijon të bëjë vetëm propagandë me arsimin dhe nuk kanë bërë asnjë investim serioz për të rritur cilësinë dhe sigurinë e tij.

Karabina thotë se Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të qytetarëve në lidhje me sigurinë në shkolla. Sipas saj, siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisjes së korruptuar të Ramës, pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët.

Ajo më tej thotë se mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje, siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE-DEMOKRATËT EUROATLANTIKË, MIRELA KARABINA

Propaganda dhe dështimet e reformave në arsim të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij, do t’i kushtojnë rëndë për shumë vite shoqërisë dhe zhvillimit të vendit.
Edhe pse ka një përgjegjësi direkte për gjendjen e rëndë në arsim dhe viti i ri shkollor ka nisur me probleme të pazgjidhura si: 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe 295 shkolla 9-vjeçare të mbyllura që nga 2013-ta, rënie me 40% të numrit të nxënësve në zonat rurale dhe 20% në ato urbane të cilat dëshmojnë shpopullimin masiv të vendit për shkak të korrupsionit qeverisës dhe humbjes së shpresës, 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë në gjithë vendin për shkak të rënies së interesit për të vazhduar mësuesinë dhe indiferencës së qeverisë për degë prioritare që ka nevojë vendi, rreth 10 miliardë lekë nga buxheti i shtetit fillimisht dhe shtuar kosto në këto vite vonesë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti dhe 100 milion Euro nga BE dhe ende nuk kanë përfunduar, portali i politizuar i punësimit të mësuesve ka lënë jashtë sistemit profesionistë të fushës duke i zevendësuar me militantë, Edi Rama jo vetëm nuk ofron zgjidhje dhe nuk ka transparencë dhe llogaridhënie, por vazhdon me të njëjtin avaz, gënjeshtra e mashtrim.
Edhe në këtë fillim viti shkollor, duke anashkaluar problemet që lëngon sistemi arsimor, ashtu siç ka bërë dhe vite të tjera, Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të publikut në lidhje me sigurinë në shkolla.
Siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët.
Dëshmitë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve ndaj ekspozimit dhe përdorimin të lëndëve narkotike në shkolla janë tronditëse.
Dhe në vend të marrë përgjegjësinë e kësaj situate të rëndë dhe të merret me shkakun dhe zgjidhjen e tij, Edi Rama duke përdorur strukturat shtetërore flet vetëm për pasojat dhe paraqet si sukses të vetëm kapjen e disa shtetasve që shpërndajnë lëndë narkotike afër shkollave.
Propaganda me vendosjen e kamerave për rritjen e sigurisë në shkolla është thjesht lajm i ditës, pasi nëse miliardat që kanë shkuar për luksin e qeverisë do të shkonin prej vitesh në investime në arsim, vendosja e kamerave dhe jo vetëm, nuk do të diskutoheshin fare sot dhe siguria në shkolla nuk do të ishte kaq e mjerueshme.
Ndaj sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.
Por, Edi Rama dhe qeveria e korruptuar nuk kanë as vullnetin politik dhe as besueshmërinë që ta ndryshojnë shkollën dhe arsimin pasi prej 12 vitesh e lanë në rrjedhë të lirë.
PD-Demokratët Euroatlantikë kanë një program ambicioz për arsimin përmes investimit dhe strategjive konkrete për ta futur në normalitet dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit europian të vendit.
Nxënësit, mësuesit, prindërit meritojnë shkolla të mira dhe të sigurta.
Shqiptarët meritojnë më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.

Read More
17 Sht
0

“Eksporti më i madh i Ramës janë shqiptarët”, Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë nis një faqe të re për ekonominë e vendit

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, sjell në vëmemdje raportin e fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, i cili theksonte se shqiptarët kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, për nga numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian, në gjysmën e parë të këtij viti.

Në një postim në facebook, ai shkruan se ky është një lajm i trishtë por jo i ri, pasi modeli i dështuar qeverisës është i njëjti dhe nuk krijon mundësi, meritokraci dhe barazi para ligjit.

Basha shprehet se programi i demokratëve euroatlantikë nis një faqe të re për ekonominë e vendit. Sipas tij, taksa e sheshtë 9%, Fondi për Mirëqenien e Familjes, me Reformën e Pronës, shkolla të hapura gjithë ditën – ku fëmijët të formohen e të kenë drekën e garantuar, dhe dhjetra propozime të tjera do të diskutohen këto muaj.

Postimi i plotë i Bashës:

Eksporti më i madh i Edi Ramës janë shqiptarët.

Raporti i fundit i Agjencisë Europiane për Azilin thotë se bashkëqytetarët tanë kryesojnë, me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, për nga numri i kërkesave për azil në Bashkimin Europian, në gjysmën e parë të këtij viti. Një lajm i trishtë, por jo i ri, pasi modeli i dështuar qeverisës është i njëjti dhe nuk krijon mundësi, meritokraci dhe barazi para ligjit.

Shqipëria meriton më shumë se politikat klienteliste dhe korruptive, që kanë nginjur pushtetarët dhe kanë larguar shqiptarët.

Prandaj, ne kemi përgatitur një program reformues për të lënë pas këtë model të përqëndruar te interesat e pushtetarëve, për të nisur një faqe të re për ekonominë e vendit, me taksën e sheshtë 9%, me Fondin për Mirëqenien e Familjes, me Reformën e Pronës, shkolla të hapura gjithë ditën – ku fëmijët të formohen e të kenë drekën e garantuar, dhe dhjetra propozime të tjera që demokratët euroatlantikë do të diskutojnë me ju këto muaj.

Në zgjedhjet që po afrojnë diferenca mes të ardhmes dhe të shkuarës nuk ka qenë kurrë më e qartë.
Dallimi mes politikës si mjet për fuqizimin personal të pak njerëzve dhe i politikës si mjet për të fuqizuar qytetarët nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

Angazhimi për të qenë në krah të SPAK, përmes mbështetjes konkrete, dhe minimit të veprimtarisë së tij, përmes pazareve, nuk ka qenë kurrë më i dosmosdoshëm, për të kuptuar se kush kërkon ta mbajë Shqipërinë kështu, si një vend në duart e pak njerëzve nga i cili largohen gjithë të tjerët, dhe kush do një ndryshim të vërtetë, që vjen përmes një qeverie që lufton korrupsionin, garanton mirëqeverisjen dhe siguron mirëqenien për të gjithë.

Shqipërinë meriton më shumë!

Read More
16 Sht
0

Basha përshëndet qëndrimet e drejtoreshës së DASH: Detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë e inkurajojë SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka mbështetur qëndrimin e Drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK. Basha shprehet se për këtë ka depozituar në Parlament edhe propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.

Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se “amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë”.

Basha gjithashtu shprehet se SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve dhe detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Postimi i plotë i Bashës:

Fundi i pandëshkueshmërisë, shënon fillimin e një epoke të re politike, ekonomike dhe shoqërore për vendin, prandaj mbështetja pakushte për SPAK-un, është jetike për të luftuar korrupsionin, i cili përbën kërcënim, për sigurinë tonë kombëtare.

SPAK ka ende shumë rrugë përpara për të justifikuar besimin e shqiptarëve, por detyra e çdo politikani me integritet është ta mbështesë inkurajojë dhe krijojë kushtet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vendin tonë.

Jo vetëm që e mbështes qëndrimin e Drejtoreshës për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, se korrupsioni në Shqipëri luftohet me ndihmën e SPAK, por edhe kam depozituar në Parlament, propozime konkrete për fuqizimin e SPAK-ut, të cilat pengohen nga ata që përdorin çdo mjet, për të frenuar Prokurorinë e Posaçme.

Amnistia për të liruar të korruptuarit, të hetuar nga SPAK, sulmet politike të Ramës dhe Berishës, ndaj këtij institucioni, si edhe përpjekjet për të krijuar mekanizma parlamentare, që cënojnë pavarësinë dhe autonominë e fituar nga SPAK-u, janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik, për të luftuar korrupsionin, si nga qeveria aktuale ashtu edhe nga partnerët e saj në opozitë.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj Demokratët Euroatlantikë kanë prezantuar një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, me qëllimin për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, për të çuar përpara, me sukses, integrimin në BE.

Read More
16 Sht
0

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Për hallin e tij ka marrë peng PD dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sulmeve të Sali Berishës ku shprehet se është trishtim i madh përçartja e tij dhe se para tre vitesh i ka kërkuar të largohet me dinjitet që të mos “vdes” politikisht me turp.

Në postimin e tij në Facebook, Basha thotë se shqetësim nuk është më halli i Berishës, por minimi i opozitës dhe shërbimi ndaj Ramës.

Sipas tij, Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe se i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës që në këmbim të marrë vulën e PD.

Basha më tej shprehet se Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Trishtim që pas tre vjetësh mashtrime e dështime të vazhdosh të degjosh përçartjet e Sali Berishës. Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp.

Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës.

Siç e kam thënë tre vjet më parë, koha është ilaçi më i mirë dhe mbart të vërtetë më të madhe.

Sot nuk ka shqiptar që nuk e di dhe nuk e pa se Sali Berisha e donte PD për ta shndërruar në mburojë të tij përballë drejtësisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Asnjë pikë dinjiteti nuk i ka mbetur atij që i ka shitur zgjedhjet Edi Ramës në këmbim të vulës, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të amnistuar të korruptuarit e Edi Ramës ndërkohë që mban në ndjekje penale protestuesit demokratë, atij që i bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, duke i dhënë më shumë pushtet Edi Ramës.

Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha, që punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë.

Read More
16 Sht
0

“Unaza e Madhe vijon të gllabërojë miliona euro”, Marinela Ziu: ARRSH nën varësinë e Belinda Ballukut i shton edhe 1.7 mln euro dhe zgjat afatet e përfundimit të projektit

Anëtarja e Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Marinela Ziu, shprehet se prej gati një dakade projekti i rishikuar i Unazës së Madhe vijon të gllabërojë miliona euro që jo vetëm risin kostot duke mbetur larg shifrave fillestare por edhe afatet. Në një deklaratë për mediat, Ziu thotë se zvarritja e kësaj rruge jo vetëm që sjell shqetësim të jashtëzakonshëm në trafikun e rënduar të qyetetarëve të Tiranës por edhe miliona euro të shpërdoruara.

Sipas saj, e njëta gjë është bërë edhe në ndryshimin e fundit që i ka bërë kontratës ARRSH në varësi të Belinda Ballukut, të cilët 24 milionë eurove të lotit të dytë të projektit “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, faturës që paguhet nga qytetarët më të varfër të Europës i ka shtuar edhe 1.7 milionë euro të tjera dhe po ashtu, ka ndryshuar afatin e përfundimit të projektit nga 11 në 20 muaj.

Ziu më tej thotë se ky segment është një nga rrugët e florinjta, e cila që në krye të herës është shënuar si një nga aferat më të mëdha korruptive dhe se fatura e projekteve që kalojnë nga “Sheshi Shqiponja” shkon të paktën 120 milionë euro.

 

DEKLARATA E ANËTARES SË KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE-DEMOKRATËT EUROATLANTIKË, MARINELA ZIU

 

Prej gati një dekade projekti i rishikuar i Unazës së Madhe vijon të “gllabërojë” në mënyrë të vazhdueshme miliona euro, që jo vetëm rrisin koston duke mbetur larg shifrave fillestare por edhe afatet, duke zvarritur me vite përfundimin e tij, i cili po ashtu duket edhe më larg pavarësisht se u premtua të përfundonte në gushtin e vitit 2023 e më pas në fillim të vitit 2024.

Faktet tregojnë se ende sot, rruga ka mbetur rrugëve.

Zvarritja e punimeve jo vetëm që sjell shqetësim të jashtëzakonshëm në trafikun e rënduar të qyetetarëve të Tiranës por miliona euro të shpërdoruara. Së fundmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar në varësi të Belinda Ballukut, nëpërmjet një modifikimi kontrate me motivacionin e përherëshëm të “(i) ndryshimeve të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin dhe (ii) ndryshimeve të volumeve dhe përmirësimeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren”, 24 milionë eurove të lotit të dytë të projektit “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, faturës që paguhet nga qytetarët më të varfër të Europës i ka shtuar edhe 1.7 milionë euro të tjera dhe po ashtu, ka ndryshuar afatin e përfundimit të projektit nga 11 në 20 muaj.

Kujtojmë këtu se, projekti që lidhet me Sheshin Shqiponja është një nga rrugët e florinjta, e cila që në krye të herës ka shënuar si një nga aferat më të mëdha korruptive, ku tenderi u përfitua nga një kompani fantazëm, për të cilat ende sot askush nuk mban përgjegjësi; ku një kilometër rrugë shkon deri në 2.2 milionë euro, duke tejkaluar 8 herë më shumë koston e Bypass- it të Vlorës dhe të Fierit, ndërtuar me fonde të BE-së dhe mbikqyrur nga to; paracaktim të fituesve nëpërmjet ndryshimit të kritereve me Vendim të Këshillit të Ministrave; tejfryrje të vlerave dhe shtim të tyre nëpërmjet negocimeve pa shpallje dhe tashmë edhe modifikimeve miliona euro të kontratave.

Deri tani, fatura e projekteve që kalojnë nga “Sheshi Shqiponja”, një nga më jetikët për qytetarët dhe trafikun e rënduar më të cilin përballen cdo ditë, shkon të paktën 120 milionë euro, ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon të tjera miliona euro dhe sërisht shtyrje afati.

Gjatë këtyre viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasur në dispozicion një buxhet prej 1.5 miliardë eurosh, të cilat nëpërmjet skemave klienteliste ju janë dhënë klientëve të përherëshëm të qeverisë dhe ku çdo tender përbën një skemë krimi.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë i bëjnë thirje SPAK, të cilin e mbështesim pa asnjë rezervë nga dita e parë, të hetojë në mënyrë të plotë dhe të shpejtë shpërdorimin e parave publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar sepse,

Shqiptarët meritojnë më shumë,

Shqipëria meriton më shumë.

Read More
16 Sht
0

Basha: Pengimi i drejtësisë është një akt antishtetëror, Rama nuk punon për qytetarët, por për veten

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për amnistimin që i bënë socialistët deputetes Olta Xhaçka. Në një postim më facebook, Basha shprehet se pasi dolën kundër Gjykatës Kushtetuese, po përpiqen të kamuflojnë puçin kushtetues përmes sorollatjes në Komisionin e Venecias.

Sipas tij, pengimi i drejtësisë është një akt antishtetëror dhe se Edi Rama nuk punon për qytetarët por për veten dhe ortakët e tij.

Postimi i plotë i Bashës:

Pasi dolën kundër Gjykatës Kushtetuese, socialistët po përpiqen të kamuflojnë puçin kushtetues përmes sorollatjes në Komisionin e Venecias të çështjes “Xhaçka”.

Pengimi i drejtësisë është një akt antishtetëror, dëshmi e një modeli që ka në qendër interesat e pushtetit, jo interesat e qytetarëve.

Edi Rama nuk punon për ju, por për veten dhe ortakët e tij.

Shqipëria nuk e meriton këtë model klientelist që kërcënon shtetin ligjor dhe integrimin e vendit. Shqipëria meriton më shumë.

Read More