Blog

18 Shk
0

Jorida Tabaku në mbyllje të dëgjesës së Komisionit Hetimor për këtë javë: 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

Tabaku: Antoneta Dhima nuk ka nisur shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit.

Tabaku: Arjola Kodra ka marrë thirrjen e tretë, nëse refuzon do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj

E kemi vendosur përgjegjësinë dhe peshën politike, njëkohësisht dhe peshën e ligjit tek SPAK për të vepruar. Faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve. Dhe me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve. Zonja Dhima nuk e nisi shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Më vjen keq që PS nuk bie dakord të zbatojë ligjin sepse unë e di që jam në anën e ligjit, dhe i kërkoj anëtarëve të Komisionit që ditën e hënë, ora 10.00 të rimblidhemi për zonjën Arjola Kodra dhe të presim 48 orëshin për njoftimin sepse tha se nuk e ka marrë akoma njoftimin për mbledhjen e sotme. E konsiderojmë këtë njoftimin e tretë dhe më pas do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj.

Read More
18 Shk
0

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME PËRFAQËSUES TË BIZNESIT NË DURRËS

Të nderuar përfaqësues, drejtues të bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për pjesëmarrjen dhe ftesën në këtë takim që përfaqëson interesat e shumicës dërrmuese të faktorëve ekonomikë të Durrësit. Mirënjohje të shumëfishtë sepse nuk është hera e parë që takohem, madje mund të them që është një nga herët e pakëta që takohemi në prag fushate sepse për fat të mirë Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Durrësit ashtu si Dhomat  e Tregtisë dhe Industrisë të disa prej qendrave të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë kanë treguar një gatishmëri për një dialog real me Partinë Demokratike në opozitë gjatë gjithë kësaj kohe dhe ka qenë ky dialog që na ka ndihmuar të formulojmë disa prej zgjidhjeve kryesore për gjendjen ku ndodhet ekonomia shqiptare, zgjidhje të cilat i paraqitëm në mënyrë shteruese vitin e kaluar. Sot ndodhemi këtu në prani në zotit Hoti I cili sigurisht në qytetin e tij, në ambientin e tij nuk ka nevojë për prezantim. Prezantimi I vetëm që mund të bëj është që ka marrë përsipër në një kohë veçanërisht sfiduese për Durrësin, për ekonominë e Durrësit, për familjet durrsake një sfidë  të përmasave të jashtëzakonshme. Marrja e sfidës s kandidimit për të përfaqësuar përgjegjësinë e kryebaskiakut është një vendim shumë i vështirë dhe i rëndë për këdo në çdo kontekst, në çdo demokraci. Ta marrësh këtë përgjegjësi në një moment si ky që kalojmë me të gjithë komponentët, duke përfshirë këtu edhe komponentët politikë ku po ndodh e gjithë kjo ku nuk kam ndërmend të ndalem mendoj se dëshmon kurajën jo thjesht personale dhe qytetare të zotit Hoti, por dëshmon shpirtin sipërmarrës në të gjitha kuptimet që karakterizon sipërmarrjen durrsake që nuk i bën bisht sfidave.

S’i ka bërë as para 32-vjetësh kur askush nuk e dinte në Shqipëri se çfarë ishte demokracia, çfarë ishte tregu i lirë. I njihnin si nocione gjuhësore, por nuk e dinim se çfarë ishim dhe jo t’i bëjë tani bisht kur Durrësi dhe Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë. Zoti Isteri në diskutimet tona të mëparshme ne jemi ndalur  në prioritetet e ekonomisë durrsake si motori i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Jemi ndalur në momentin e tërmetit kur kemi thënë që tërmeti nuk ka goditur thjesht Durrësin, familjet durrsake, ekonominë durrsake, por është një grusht I rëndë në brinjët e  Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Kemi dalë më paketën kombëtare, kemi dalë me paketën për Durrësin. Kemi qenë në mesin tuaj bashkë me Luanin, me Ferdinand Xhaferrin, me përfaqësues të tjerë politikë të Partisë Demokratike, qoftë në zonën urbane, në zonën industriale, në zonat rurale të bashkisë aktuale të Durrësit. Jo thjesht për të evidentuar dëmin, por për të kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. Ja ku jemi pas më shumë se 2 vitesh dhe përtej propagandës e kuptojmë fare mirë se gjendja vazhdon të mbetet e rëndë. Ju e ilustruat atë me  disa nga shqetësimet kryesore siç është largimi I fuqisë punëtore, siç është pasoja në zinxhirin ekonomik qoftë e tërmetit, qoftë e Covid-it, sigurisht dritëhijet e turizmit. Nga njëra anë kur vjen sezoni sikur mezi presim atë tubin e oksigjenit për ekonominë durrsake dhe të bregdetit, por nga ana tjetër të gjithë e dimë se ka qenë poshtë pritshmërive edhe për arsye të goditjeve të njëpasnjëshme  që ka marrë ekonomia.

Por le të flasim pak për potencialin që Durrësi ka. Potencial drejt të cilit nuk janë vetëm sytë e durrsakëve, por janë sytë e të gjithë shqiptarëve, janë në fakt sytë e rajonit. Duam, s’duam le ta themi këtu që Durrësi ka qenë dhe mbetet zilia e fqinjëve tanë. E them në kuptimin pozitiv të fjalës, por s’ka qenë gjithmonë kështu. Kanë edhe këngë ”Do dalim në Durrës”, këngë të vjetra. Shpresoj që t’i përshtatim me realitetin e ri të integrimeve rajonale dhe evropiane. Pra, Durrësi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë. Për fat të keq rëndësia e Durrësit për durrsakët dhe Shqipërinë I është nënshtruar interesave afatshkurtër politike dhe gjithçka që kemi parë e në veçanti në momente të tilla ku bëhet skaneri i vërtetë i qeverisjes qoftë lokale a vendore në raport me një vend apo popullsi apo komunitet siç ishte rasti pas pandemisë dhe pas tërmetit, janë nënshtruar në një masë kaq të dhimbshme interesave afatshkurtra politike, interesave të durrsakëve saqë nuk ka pasur takim ku mos shfryrje dhe duf. Tani le të mos bëjmë sikur nuk e dimë. Këtë gjendje shpirtërore mendore, ekonomike, psikologjike siç e ka Durrësi e vuan e gjithë Shqipëria. Pasojat i dimë. Të ndalem dy minuta. Politika ka humbur fytyrën njerëzore, politika ka uzurpuar institucionet dhe institucione të uzurpuara nga politika nuk  mund t’i shërbejnë ekonomisë. Kaq!

Atëherë çfarë të bëjmë?

Përpjekja e parë është t’i kthejmë një fytyrë njerëzore politikës. Kollaj ta thuash. Gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë sa herë që vjen fushata. E vështirë ta bësh se që ta bësh nganjëherë duhet të kapërcesh veten.

Ky është momenti ku ndodhemi ne sot si forcë politike. S’kemi pse ta fshehim, as në këtë tryezë kur jeni ju, faktorë ekonomik të Durrësit prej 3 dekadash, as para shqiptarëve që na ndjekin. Partia Demokratike është një moment ku po kapërcen vetveten, po tejkalon pjesë të të shkuarës për të cilat nuk i ikën përgjegjësive, por merr në zotim para shqiptarëve për të ndërtuar një kulturë të re politike. Duke filluar me dhënien e një dimensioni njerëzor, e një fytyre njerëzore politikës. Kjo nuk është thjesht shprehje, kjo do të thotë në radhë të parë të dëgjosh. Të dëgjosh pa fund përpara se të flasësh dhe këtë kemi bërë, Në takimin tonë të fundit, e kemi mbajtur në një tjetër hotel, mu në zemër të qytetit. Dhe ju e mbani mend fare mirë që përpos insistimit tuaj, kam insistuar unë që të dëgjoja dhe i kam akoma shënimet. U jam referuar mbrëmë, atyre shënimeve. Se për fat të keq, të paktën në vlerësimin tim deri më tani, nuk janë të ndryshme shumë nga situata në Durrës tani . Edhe Luan Hoti është një njeri që i njeh këto probleme, vetëm se nuk i njeh nga takimet një herë në 5 muaj me dhomën e tregtisë, siç i zhvillojmë ne, i njeh sepse është njëri prej jush. Është qytetar i Durrësit, është familjar, është faktor ekonomik, është demokrat dhe drejtues demokrat. Është një njeri që ikën sfidës dhe është një njeri i cili ka lënë shumë oportunitetet politike duke kërkuar sfidën që këto oportunitete politike t’i ktheheshin në mundësi për Partinë Demokratike dhe për shqiptarët. Ky është modeli i fytyrës njerëzore në politikë. Modeli tjetër është t’i vësh gjoksin gjithçkaje ku ka mundësi dhe t’i ikësh çdo sfide. Ai është modeli që ne duam ta lëmë prapa. Kemi filluar ta lëmë prapa, është iluzion t’iu them që ky proces ka përfunduar, është një proces në zhvillim, është një proces që nuk targeton individ, por një kulturë politike të rrënjosur në 30 vite tranzicion, në veçanti të kthyer në një sëmundje në dekadën e fundit, që politikën e shohin njësoj si biznesi. Marr një post, marr një detyrë, pastaj me atë bëj biznes. S’ka rëndësi nëse është shef sektori, është drejtor, drejtor i përgjithshëm, kryetar bashkie, deputet apo ministër. Politika si biznes, ky model ka shkatërruar Shqipërinë. Që Shqipëria dhe Durrësi të nisin apo rinisin rrugën e një ndërtimi të normalitetit, duhet të shkatërrojmë këtë model. Nuk ka rëndësi se nga cila qoshe e prodhimit të betonit vjen modeli, nuk ka rëndësi se nga cila qoshe e shitjes së hidrokarbureve apo e pseudo biznesmenëve që nuk mbijetojnë dot një ditë pa kontrata ekskluzive, pa koncesione, pa tendera. Për sa kohë që politika shikohet si një mjet përfitimi, si një mjet pushteti për pushtetarët, kemi të bëjmë me modelin e vjetër. Boll më me modelin e vjetër, 30 vite! Unë nuk jam siç e dini fare mirë mohues, që të them që  ta fillojmë në vitin zero, jo këto 30 vite ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Por ama ka pasur dhe shumë defekte të cilat ka ardhur koha jo vetëm t’i pranojmë, por edhe t’i ndreqim. Një politikë me fytyrë njerëzore na ka sjell tek përzgjedhja e propozimit unik të degës së Partisë Demokratike të Durrësit, Luan Hotit në këtë proces që do te zhvillohet në këto dy javë e gjysmë. Një politikë me fytyrë njerëzore, do të thotë një Bashki e cila nuk i përket vetëm një njeriu dhe disa klaneve të lidhura me të, po e mbaj gjuhën, nuk po shkoj më andej se të gjithë e dimë që nuk bëhet fjalë për klane, bëhet fjalë për shumë më shumë se kaq, por do të kem vend tjetër ku do t’i them. E rëndësishme është që t’i them siç i kam thënë, se disa kanë harruar, kanë harruar edhe emra, edhe faktorët që e kanë mbajtur Durrësin nën vargonjtë. E mbajnë mend se sa vite, 22 vite, është e vërtetë, po harrojnë që këto 22 vite i kanë harruar emrat e atyre që e mbajnë peng Durrësin. Dhe harrojnë edhe përgjegjësitë tona se e kemi lënë peng Durrësit 22 vite në duart e tyre. Tani vijmë me një fytyrë njerëzore, me një qëllim për të çliruar institucionet dhe për t’ia kthyer ato Durrësit dhe durrsakëve, duke përfshirë këtu faktorët ekonomik. Po përdor këtu faktorët ekonomik si një paketim të përgjithshëm, por siç iu kam thënë edhe në biseda private, para se të jeni biznesmen, ju jeni punëdhënës dhe taksapagues. Ju jeni gjaku i shtetit shqiptar. Shteti shqiptar është kontrata që lidhin individët, familjet dhe shoqëria me njëri-tjetrin për rendin publik, për mbrojtjen e kufijve, për shëndetin, për politikën e jashtme, për forcat e armatosura, për policinë, ju paguani taksat. Ju dhe punëmarrësit tuaj. Në çdo vend demokratik, politika në tërësi dhe pushteti në veçanti, ulet në gjunjë para punëdhënësve, para taksapaguesve, në vend që t’i hipi në qafë. Kështu që gjëja e parë që kam parasysh me fytyrën njerëzore, është një bashki me një kryebashkiak, me një fytyrë njerëzore që ua njeh hallet si askush tjetër. Qoftë ju si punëdhënës, qoftë punëmarrësve tuaj, qytetarëve durrsak. Me një zotim i cili mbetet zotimi i Partisë Demokratike dhe do të bëhet realitet në datën e parë të ardhjes tonë në pushtet. Qeverisje me taksa të ulëta, por me miradministrim. Vetëm skandali i fundit i inceneratorëve, ka nxjerrë në pah një abuzim prej 430 milionë eurosh. Nuk ka nevojë t’iu bëj unë llogaritë se çfarë mund të ishte bërë me këto para, qoftë për tëermeti9n në Durrës, qoftë për banesat në Durrës, qoftë për infrastrukturën ekonomike të Durrësit, qoftë për forcimin e infrastrukturës logjistike që në fakt është e Durrësit, por në fakt është kombëtare, porti, hekurudha, gjithçka tjetër, apo për turizmin. Do ta ndaja në dy pjesë, sepse pjesën kryesore sigurisht kandidati ynë për kryebashkiak do ta trajtojë, jo vetëm gjatë këtij takimi, e ka trajtuara edhe përpara, siç më ka informuar edhe takime të tjera me grupe të tjera të interesit. Politikat qendrore janë shumë të rëndësishme, ato rrezatojnë në nivel lokal, por dhe politika lokale është shumë e rëndësishme, ka aftësinë që të korrigjojë politikën qendrore t’i kundërvihet kur ajo dëmton ekonominë apo ta frymëzojë ta bëjë të eci me rritme më të shpejta. Këtu dua ta nis me diçka që është bërë legjendë këtë muaj e gjysmë, projekti i portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politik jo vetëm në Shqipëri, është sepse përdor një teknikë që i bën njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, mos të shohin, mos të dëgjojnë, mos të mendojnë, mos të arrijnë në përfundime të arsyetuara. I ushqejnë siç ushqehet fëmija në çerdhe, 2-vjeçari, të gjithë shumica prej nesh besoj, ka pasur fëmijë në çerdhe dhe i futet luga në gojë, merre, mere, fëmija hap gojën dhe ha dhe kaq. Nuk logjikojnë. Dhe është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, e në veçanti unë dhe i pari i qeverisë, kemi pakt për portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Prej ditës së parë ne kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe kundër asaj që ne e konsiderojmë një aferë. Pse e konsiderojmë një aferë, pse jemi kundër zhvillimit ne? Jo! Sa thoni që do të investonin aty këta, 3 miliardë? Ne duam ta çojmë në 6 miliardë të investohen, 8 miliardë po të jetë e mundur. Por ka një ndryshim miqtë e mi dhe do ta përmbledh, më fal se kjo në fakt është dita e kandidatit. Do ta përmbledh me diçka që unë e kam përjetuar vet. PD është pro zhvillimit, zhvillimit të qëndrueshëm që krijon edhe vende pune gjatë zhvillimit, edhe perspektivë të qëndrueshme zhvillimi ekonomik të gjatë dhe nuk dëmton ato asete shekullore të Durrësit që janë logjistika portuale detare dhe hekurudhore. Që të bëhet kjo, kjo punë nuk bëhet duke sjell një sheik. Se këtë punë bënë dhe në 2017-ën, sollën një sheik, thanë do bëjë kullën “Hal Habibi” tek bulevardi. Shkoni shikojeni pak se çfarë bëhet tek bulevardi i Tiranës, ku është “Hal Habibi”. S’ka “Hal Habibi”, ka përplasje të banorëve që duan t’u prishin shtëpitë me FNSH-në, “Hal Habibi” s’ka. Ishte gënjeshtër elektorale. Tani ka ardhur ky sheiku këtu, unë se paragjykoj se kush është, por kjo nuk është tokë pa zot, pa Kushtetutë, pa ligje. Po ju e dini fare mirë që motori i zhvillimit është konkurrenca dhe projekti i zhvillimit të Durrësit duhet të kalojë përmes konkurrencës së ideve dhe projekteve, të cilat duhet të jenë të qarta, të shpalosura, të diskutuara dhe të vendosura jo thjeshtë tek Nusreti i Dubait, apo tek Zuma e Dubatit, por të jenë të vendosura këtu në Durrës. Shembulli është ky. Ju të gjithë e dini që unë kam studiuar në Holandë. Në qytetin ku kam studiuar, është një qytet shumë i vjetër, pati një ide për një projekt i cili ndërthurte dy aspekte: një zhvillim modern, shumë modern më thënë të drejtën, përfshinte ndërtime, qendra tregtare, apartamente, si me thënë zyra, komplekse zyrash për koncerte të mëdha financiare. Duke i paraprirë pak edhe brexit, Holandezët nuk ia përtojnë kur vjen puna për planifikim afatgjatë dhe ruajtjen e disa aspekteve të vjetëra kulturore të cilat qyteti i ruan prej një mijë vitesh.  Kishte një një tension! Çfarë bënë? E hodhën në referendum!

Bëhej fjalë për një projekt i cili përfundon në vitin 2025 apo 2027, në qoftë se nuk gabohem. I cili ka nisur para dhjetë vjetësh. U hodh në referendum çdo person, banor, adult, mbi 18-vjeç i qytetit, votonte për një nga tre projektet. Projektet u hartuan dhe u shpjeguan qartazi, nga autoritete jashtë konfliktit të interesit, miqtë e mi. Ju dhe vetë kur ndërtoni diçka, kërkoni mendimin e një të treti. Në pronën tuaj, me paratë tuaja, prapëseprapë kërkon një oponencë. Për paratë tuaja! Jo më për paratë e qytetarëve! U hartuan projektet, u bë oponenca, u vendosën tre variante, u vendos me votë të qytetarëve, për një zhvillim që nuk na takon vetëm ne. I takon edhe brezave të ardhshëm! Si takon vetëm durrsakëve, u takon gjithë shqiptarëve! Kurse këta, për katër muaj, “laj-thaj” me katër darka te Nussret-i , vendosi se si do të duket Durrësi për 100 vitet e ardhshme?! Jo zotëri! Ky nuk është zhvillim! Ky nuk është projekt-zhvillimor! Ky është pozicioni ynë! Larg abuzimit të njërës palë, që thotë PD-ja është kundër zhvillimit. Jo, se zhvillimet më të mëdha , i kemi promovuar dhe i promovojmë ne dhe politikat tona ekonomike dhe fiskale, do të sjellin valën më të madhe të zhvillimit për vendin, në momentin që do marrim përgjegjësitë e zhvillimit të vendit. Duke nisur me përgjegjësitë e zhvillimit të Durrësit! Dhe palën tjetër pastaj, që shikon në çdo qoshe, në fakt ata e dinë fare mirë që s’ka konspiracion, por punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit, si e si, për ti fryrë gajdeve të veta, s’ka rëndësi se në çfarë kosto. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim, dhe që fshehin, sikur asgjë tjetër, fshehin mungesë totale transparence. Ku nuk ka transparencë, nuk ka konkurrencë dhe ka korrupsion. Pikë! Jemi pro zhvillimit, por një zhvillimi i cili vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës, transparent, me konsultimin, jo thjesht të qeverisjes qendrore dhe as vetëm të qeverisjes vendore, por të të gjithë faktorëve. Të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë, të të gjitha rrjetit të dhomave të tregtisë dhe industrisë. Durrësi u përket gjithë Shqipërisë, sepse çfarë ndodh në Durrës, afekton edhe kolegët tuaj në Tiranë, edhe në Fier, edhe në Korçë, edhe në Prishtinë, edhe në Shkup. Dhe mbi të gjitha të mos harrojmë një parim të shenjtë të pushtetit vendor, për ne si demokratë, me konsultimin me të gjithë qytetarët e Durrësit. Po po! Me referendum lokal! Pasi ti paraqiten të gjitha të dhënat dhe pasi ti paraqiten disa variante, jo me detyrim përcaktim, kjo është, e doni apo se doni. Na jepni variantet, na jepni studimet, dhe qytetarët vendosin. Kjo është rruga për të ecur përpara! Prandaj ka 30 vjet që në këtë aspekt, e në veçanti këto 10 vitet e fundit, këto 8 vitet e fundit në veçanti, e shesin tallashin, ua shesin tallashin njerëzve, si është ajo shprehja, për ushqim. Por njerëzit nuk hanë tallash, por as nuk kanë pse të largohen, nga kjo perlë, siç është Durrësi. Nga ky vend i bekuar siç është Shqipëria! Është në dorën tonë të kërkojmë llogari, të ballafaqohemi me të vërtetat, të vendosim me votë. Të mos rrimë në shtëpi, as me 6 mars, pavarësisht se janë zgjedhje të pjesshme, pavarësisht se janë me atë mandat që janë, por vota është një instrument i rëndësishëm. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur me 25 prill, e dinë të gjithë, e dinë edhe SPAK-u, edhe faktorët ndërkombëtarë, që po bën të gjitha përpjekjet, që kësaj radhë, të mos përfundojnë si 339 jo 334. Rrota është e madhe! Ndoshta ka filluar të lëvizë pak ngadalë, por kësaj radhë do të lëvizë mirë. Nuk do lëvizë deri me 6 mars ndoshta, dhe 6 marsi në këtë kuptim do jetë një test i qartë i kësaj qeverisje, nuk besoj se do ta kalojë, por prapëseprapë pavarësisht se çfarë bëjnë ata, ata aq janë, shumica janë qytetarët. Detyra jonë është ti ndërgjegjësojmë qytetarët, që e kanë në dorë. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë ata në dorë, duke i dhënë politikës një fytyrë njerëzore. Që ti kthejnë institucionet Durrësit! Po i kthyem institucionet Durrësit, nuk do ta ketë të lehtë qeveria e Tiranës, të bëjë numra, siç bënë me kullën e “Habibit”, me projektin e Durrësit. Jo jo! Do detyrohet të ulet, të shtrojë versionet, në qoftë se ka, e ti shkojë deri në fund konsultimit me qytetarët. Po e them në parim, se nuk besoj se do ketë kohë t’i bëjë të gjitha këto, se besoj dhe jam i bindur që, zhvillimet do të jenë të shpejta, dhe do të jenë në drejtimin e rikthimit të Durrësit dhe Shqipërisë , tek durrsakët dhe tek shqiptarët. U zgjata pak dhe natyrisht që jam i hapur për pyetje më specifike, për çështje më specifike. Por siç e thashë, ky është momenti për të dëgjuar nga kandidati. Nga bashkëqytetari juaj, nga kolegu i shumë prej jush, nga ai të cilit i kemi besuar, në këtë moment, të paparashikuar duhet të themi, si një anomali e një anomalie, anomalisë së 30 qershorit të 2019-tës, i kemi besuar këtë mision: kthimin e fytyrës njerëzore të politikës. Një politikë me fytyrë njerëzore, që si mision ka , t’i kthejë institucionet shqiptarëve, t’i kthejë institucionet durrsakëve, si parakusht për normalitet dhe për një zhvillim ekonomik të mbarë. Ju faleminderit!

Read More
18 Shk
0

Inceneratori i Fierit/ Jorida Tabaku, Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë: Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Jorida Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”. Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është koruptive dhe është gjykuar  korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh.

Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncensionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”. Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka patur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Jorida Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilënm kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Jorida Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej akionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka mazhorancën në aksione.

Ndërhyjnë anëtarët e Partisë Socialiste…

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Shteti në dijeninë time ka kontroll në aksione dhe në të gjitha pagesat tashmë që bëhen për këtë kontratë. Jem I në kushte shumë më të favorshme se sa në kushtet e mëparshme

Read More
18 Shk
0

Nënkryetari i PD publikon videon, Alibeaj: Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë ku është përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës

A ka shqiptar që e besok se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.

1- Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore.
Ëngjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

2- Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë Albtek Energy koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin”.

3- Koncesioni për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë

4- Punimet në inceneratorin e Tiranës kanë filluar në Janar 2020, kurse pagesat janë bërë qysh prej Prillit 2018.

5- Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u bën presion ndërtuesve që të gjitha dherat dhe inertet që dalin nga ndërtimet në Tiranë, të shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë, ndaj ndërtuesve.

Vendimi antiligjor i Veliajt i mundëson inceneratorit të Tiranës të përfitojë 40 milionë euro shtesë.

6- Në mes të pandemisë 850 mijë euro shpenzime për udhëtime.

7- 450 mijë euro reklama për media

8- Edmond Bllako, babai i deputetit Alqi Bllako, ka qenë i punësuar pranë kompanisë së inceneratorit të Tiranës, me pagë 10 milionë lekë/muaj.

9- Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në Tatime se paguhet 900 mijë lekë. Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, Erjon Veliaj duhet të ishin me Lefter Kokën.

Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Read More
18 Shk
0

PD: Non-grata kërkon vota për LSI dhe sulmon PD. Çdo votë për Metën dhe Berishën, mban Ramën

Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë per kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.
Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.
Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën.

 

Read More
17 Shk
0

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve, ja çfarë u vërtetua në seancën e tretë

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po zbardh arsyet pse Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për vjedhjen prej 430 milionë euroshe, duke u’a hedhur fajin vetëm minsitrateve, të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e tretë: ⬇️

1️⃣ Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;

2️⃣ APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;

3️⃣ Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;

4️⃣ Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;

5️⃣ Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore;

6️⃣ Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

Read More
17 Shk
0

Kreu PD, Basha: Pas aferës së inceneratorëve është vetë Edi Rama. Vjedhja e shekullit nuk mund të ndodhet pa miratimin e tij

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  LULZIM BASHA, ME GAZETARËT NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i artisë Demokratike ka qenë  te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.

Pse është i rëndësishëm Koncensioni?

Sepse ju e dini që ne kemi  6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku  3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafies.

Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjencive të  shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.

Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u  përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?

Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington.

Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë  i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?

Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale.

E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka. Siç e keni vërë re gjatë gjithë seancës parlamentare fokusi i Partisë Demokratike ka qenë  te afera e shekullit. Ajo që i gjithë opinioni publik, të majtë e të djathtë e kanë kuptuar se është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në këto 30 vite, afera e djegies, së plehrave apo e inceneratorëve.

Pse është i rëndësishëm Komisioni?

Sepse ju e dini që ne kemi  6 vite që e denoncojmë. Vitin e kaluar kemi qenë së bashku  3 javë ditë për ditë në ditët e fundit të vitit. Por komisioni ka bërë atë çka denoncimet e opozitës dhe të gazetarëve dhe të medias nuk arrinin dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin se si janë vjedhur këto para. Dhe mekanizmi është një mekanizëm i denjë për skenarët e mafias.

Të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit, agjensive të  shtetit të përfshirë drejtpërsëdrejti ose përmes dëshmive të tyre siç ishte dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve e cila praktikisht tha se inceneratori i Elbasanit është prokuruar pa prokurim, pra pa pasur një procedurë prokurimi.

Pyetja që shtrohet dhe sigurisht është retorike, a mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u  përfshirë vetë Edi Rama kryeministër?

Kjo është pyetja që i është bërë vazhdimisht. I është bërë dje nga disa prej kolegëve tuaj në Washington. Përgjigja është qesharake: Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Ndërkohë që para syve të shqiptarëve janë akoma imazhet që kur inceneratori Elbasanit një nga tre inceneratorët e kësaj aferë që i ka kushtuar shqiptarëve 430 milionë euro u denoncua atë ditë që u denoncua në prokurori Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar dhe çoi tek Inceneratori. Është rasti i parë e ndoshta unik në botë që mblidhet Grupi Parlamentar i një partie politike, për më shumë  i një partie politike në pushtet te një vend grumbullim plehrash. Pse?

Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama i jep atë ditë nga inceneratori i Elbasanit, merr në mbrojtje një aferë korruptive, një aferë kriminale. E rëndësishme është që ky komision po provon dita ditës se si funksionon ngritja e kësaj skeme dhe disa elemente sepse ka shumë, aq shumë saqë edhe media shpesh e ka të vështirë të përcjellë gjithçka. Por esenciale janë disa elementë të cilët prapë edhe në një vend ku korrupsioni ka qenë endemik dhe problematik në të gjithë këto 30 vite janë të padëgjuara, të paimagjinuara si fakti i 17 akteve zyrtare brenda një dite.

Hera e tretë që e përsëris dhe ju ftoj ta bëni ju si media mos ta bëjmë ne si opozitë. Bëni një eksperiment sa kohë do që të përgatitet një vendim i Këshillit të Ministrave dhe pastaj ta shpjegoj Edi Rama dhe ministrat e tij se si brenda 8 orëve arritën të përgatisnin një VKM  të hanin ofertën, të përcaktonin fituesin, të lidhin kontratën dhe të na shpjegojnë se pse pas gjithë këtyre veprimeve qëndrojnë 2 apo 3 anonimë që tani janë në arrati dhe ministrat e tij, njëri prej të cilëve është tashmë i arrestuar, disa të tjerë presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës dhe pyetja më kryesore, a mund të ndodhin këto pa dijeninë, miratimin dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës.

Kjo është çështja kryesore. E dyta që besoj se është evidentuar edhe sot në seancë, por që ka ditë që evidentohet është një ndarje domethënëse në 3 grupe. Grupi i parë është opinioni publik, janë shqiptarët se me paratë e shqiptarëve është bërë kjo aferë dhe Partia Demokratike që po e denoncon me këmbëngulje edhe kur deshën ta mbyllnin komisioni dhe  është e vërtetë që deshën ta mbyllnin dhe po kështu është e vërtetë që mbeti i hapur falë insistimit tonë dhe ndihmës së partnerëve padiskutim. Kush e mohon, gënjen. Është e vërtetë që sa herë që vijnë edhe dëshmitarë aty mundohen t’i pengojnë, ju e keni parë. Thirren dëshmitarët dhe anëtarët socialistë të Komisionit mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e Partisë Demokratike, kryetaren e Komisonit duke pamundësuar ardhjen e disa dëshmitarëve të thirrur me loj lloj sebepesh vetëm e vetëm të mos bëhet transparencë.

Po ndërkohë çfarë ka ndodhur. Opinioni publik është informuar se ky nuk është denoncim dhe as akuzë, por një skemë e strukturuar. E ka kuptuar që kjo skemë e strukturuar është ndërtuar për të marrë paratë e shqiptarëve në kohën e pandemisë, në kohën e tërmetit për t’ua dhënë një grushti njerëzish. E ka kuptuar po kështu që këta njerëz që i kanë boshatisur llogaritë e tyre dhe që kanë regjistruar firmat e tyre jashtë Shqipërisë në fakt nuk janë  pronarët e vërtetë të këtyre parave. Pronarët e vërtetë janë politikanët që fshihen pas tyre. E kanë kuptuar që politikanët që fshihen pas tyre nuk janë  vetëm një me mbiemrin Koka, është bishti e kemi thënë që nga fillimi, është gjysma e kabinetit dhe është padyshim kreu i qeverisë.

Ky është grupi i parë në të gjithë këtë diskurs, diskutim përfshirë edhe sot  në Parlament, opinioni publik dhe Partia Demokratike, në krye të detyrës. Grupi tjetër është ata që janë kapur me presh në duar. Një pjesë e kupolës drejtuese të qeverisë në bashkëpunim me ata që i kanë konsideruar gjeni të kësaj skeme, por që në fakt janë gjeni të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët sa herë që në denoncojmë siç e shikoni janë  porositur të dalin dhe të flasin për çfarëdo që u vjen në mendje vetëm e vetëm që të heqin vëmendjen nga kjo aferë. Janë gati të merren me gjithçka.

Targeti i preferuar janë sigurisht sulmet kundër Partisë Demokratike me të njëjtin fjalor që përdor edhe faktori i tretë. Faktori i tretë nuk është pjesë e Partisë Socialiste por si në fjalor, si në qëllime janë të njëjtë, duan të heqin vëmendjen ose të zvogëlojnë impaktin e zbulimit  të kësaj afere nga Komisioni Hetimor Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pra, kemi nga njëra anë të bashkuar ata që janë kapur në aferë e një pjesë tjetër që i thotë vetës opozitë, por që bën opozitën e opozitës që  ka dalë nja 3-4 herë para jush këtu sot dhe aty brenda në sallë që zvogëlon punën e komisionit, mohon punën e komisionit, ngre lloj lloj pretendimesh, akuzash vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga kjo aferë dhe nga ana  tjetër kemi opinion publik dhe Partinë Demokratike.

Pyetje: Zoti Këlliçi ka qenë prezent, ka bërë denoncime.

Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të merrem me emra të përveçëm por në qoftë se ka diçka që duet qartë nga kjo seancë është që ka një palë që është e interesuar t’i shkojë të vërtetës deri në fund që është Partia Demokratike dhe dy palë. Njëra që do ta fshehë me çdo kusht të vërtetën dhe tjetra që do ta minimizojë apo ridikulizojë. Ka vetëm një Parti Demokratike, nuk është shaka dhe është fat i mirë që ka vetëm një Parti Demokratike sepse ka vetëm një interes publik. S’mund të ketë dy interesa publikë. Interesi publik është që të ruhen dhe të përdoren për nevojat e njerëzve paratë e taksapaguesve, ose të vidhen dhe të shpërdorohen siç po i shpërdoron Partia Socialiste me Edi Ramën. Se sigurisht që është e para, mund të jetë e dyta, por interesit publik i ka dalë për Zot një Parti Demokratike.

Pyetje: Teksa ju bëni zbardhjen e një afere siç është ajo e inceneratorëve, akuzoheni nga zoti Berisha për përfshirjen tuaj në aferën e Portit të Durrësit, po ashtu edhe tek ndërtimet në zonën e 5 majit apo të Laprakës. Si u përgjigjeni këtyre akuzave?

Lulzim Basha: Siç iu jam përgjigjur ditën e parë. Çdo ditë do të dëgjoni nga një akuzë të re apo akuzat e vjetra të ricikluara. Kanë një dhe vetëm një qëllim, të heqin vëmendjen nga beteja që Partia Demokratike dhe unë në krye të Partisë Demokratike po bëjmë jo për veten tonë, po për interesin e qytetarëve, për atë që quhet interesi publik. Ne jemi në këtë betejë për interesin e njerëzve dhe për hallet e njerëzve. Ata janë në këtë betejë për hallin e tyre. Dhe që të maskojnë hallin e tyre në betejën për hallin e tyre, nuk kursejnë asnjë shpifje, asnjë gënjeshtër si ato që sapo ricikloi ai fatkeqësisht dhe ju e cituat këtu sot dhe që bëhen në funksion të heqjes së vëmendjes nga e vetmja çështje që sot ka mbërthyer vëmendjen e çdo shqiptari, aferës së shekullit, aferës së inceneratorëve! Prandaj iu referova më parë, këtë kisha parasysh kur iu thashë që një gjë e re që mësojmë nga seanca e sotme në parlament apo që provohet, sepse nuk është e re, është që jemi ndarë qartësisht në dy grupe, Një pakicë e përbërë nga dy komponent, regjimi dhe patericat e regjimit dhe një shumicë shqiptarësh, paratë e të cilëve po vidhen dhe Partinë Demokratike që po e denoncon dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Pavarësisht se denoncuesit, Partia Demokratike, kryetarja e Komisionit, anëtarët tanë të Komisionit, unë personalisht dhe çdokush tjetër, gjendemi në një breshëri shpifjesh, sulmesh denigruese nga Partia Socialiste, nga Sali Berisha dhe nga faktorë të tretë, sepse ka një interes dhe vetëm një interes, kjo aferë mos të shkojë deri në fund dhe që halli apo problemet e tyre personale të mbulohen me sulme politike.

Pyetje: Në daljen e fundit publike që keni bërë, i keni bërë thirrje SPAK-ut që të arrestohen ministrat që janë përfshirë në këtë aferë para se ata të shkarkohen nga kryeministri Rama, keni ndonjë informacion se për kë ministër bëhet fjalë ose që po bëhet kurban, se po përdor fjalët që përdorni edhe ju?

Lulzim Basha: Fjalë ka plotë, siç i kam dëgjuar ju i kam dëgjuar dhe unë, se jeni gazetarë, jeni të mirëinformuar. Por unë nuk i referohem fjalëve, unë i referohem precedentëve. Dhe precedentët janë që sa herë drejtësia ashtu siç është, se e dini vet si është, por nën presionin publik, nën presionin e Partisë Demokratike, pse jo edhe nën presionin e aleatëve gjeostrategjik që duan një Shqipëri që e lufton korrupsionin, sepse korrupsioni është armiku kryesor i përparimit të vendit, i mirëqenies së shqiptarëve. Sa herë që i janë afruar një ministri, ai ministri papritur ka dhënë dorëheqjen, pastaj është bërë subjekt i drejtësisë. Ky ka qenë rasti me Saimir Tahirin, ky ka qenë rasti me Lefter Kokën. Pra, përvoja na tregon që këta ndjekin një praktikë ku sa herë nxehtësia e drejtësisë në veprim i afrohet një prej krerëve politik të aferës, shtyhet jashtë radhëve dhe sigurisht pastaj mundohen me lloj lloj marifetesh të zgjasin procesin. Kjo është pyetja: e kujt është radha. Përgjigjja ime sigurisht po ta dija do t’ua thoja, është që e kujtdo të jetë radha, nuk mbaron radha pa shkuar tek i pari i punës, që është i pari i qeverisë.

Pyetje: Ju keni kërkuar ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale, sot pritet që të votohen anëtarët. Pse e shtytë?

Lulzim Basha: Në fakt sot në rendin e ditës nuk kanë qenë as njëra as tjetra dhe besoj që shumë shpejt, Partia Demokratike Partia Demokratike, në bashkëpunim me aleatët tanë opozitarë, do të bëjmë pjesën tonë të procedurës, në mënyrë që të dyja komisionet të nisin nga puna menjëherë. I pari është një zotim kryesor i ynë, e kam thënë në ditën e parë në parlament dhe arsyeja kryesore për të qenë në këtë parlament, që është produkt i një masakre zgjedhore është për të rikthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë, që do të thotë me fjalë të thjeshta për ti dhënë mundësi shqiptarëve ta zgjedhin qeverinë me votë dhe ta shkarkojnë me votë, gjë që sot nuk ekziston. 25 Prilli e vërtetoi këtë. Asnjë nga mekanizmat e 25 Prillit nuk është vënë para drejtësisë, as nuk është çmontuar, që nga patronazhimi, që nga bandat kriminale, që nga roli i parave shtetërore, i parasë së pistë për të blerë votat, tek skema e patronazhimit që përmenda në fillim, që është zbuluar tashmë edhe falë punës së medias, që shkon po aq thellë sa e denoncuam ne. Pra të gjitha këto, që ishin dhe subjekt i komisionit hetimor për zgjedhjet, që po kështu frika e Partisë Socialiste nuk e çoi drejt një përfundimi, por tani komisioni i reformës zgjedhore ka për detyrë që të bëjë pikërisht këtë, bazuar mbi atë që ka ndodhur, jo mbi një libër të bardhë. Ti ofrojë shqiptarëve një sistem zgjedhor dhe rregulla loje, por edhe garanci për zbatimin e tyre, që të paktën të kenë të garantuara standardet e zgjedhjeve si në Kosovë. Ndërsa i dyti ka të bëjë me një çështje shumë të prekshme për njerëzit. Nuk është politike, sigurisht çdo çështje është politike, por nuk është në kuptimin partiake. Tashmë është provuar do të thoja edhe më i thekuri ndër mbështetësit të ndarjes territoriale së 2015-ës, e ka të vështirë ta mbrojë që kjo ndarje nuk i shërbeu qytetarëve, por i dëmtoi ata. Dhe ne edhe gjatë fushatës së vitit të kaluar, që ishte fushatë e përgjithshme, pra për zgjedhjet parlamentare, një nga shqetësimet kryesore që kemi evidentuar gjatë bashkëbisedimit tonë me qytetarët ka qenë pikërisht ndarja territoriale dhe vetë qeverisja vendore, janë dy gjëra të ndryshme pjesë e të njëjtës. Ndaj ngritja e Komisionit për reformën e decentralizimit dhe të autonomisë të vetë qeverisjes vendore është një tjetër premtim, një hap drejt një premtimi që i kemi dhënë qytetarëve, që të kthejmë, t’ju kthejmë pushtetin vendor, në mënyrë që problemet dhe hallet e qytetarëve, që ka për detyrë ti zgjidhë pushteti vendor, zgjidhja të jetë afër tyre dhe jo larg tyre. Sot janë afro 40 shërbime, mbi 40 shërbime që duhet ti ofrojë pushteti vendor, për të cilat merr taksa ai vetë apo pushteti qendror, por nuk jep shërbime. Dhe kthehem dhe një herë, shembulli tipik është afera e inceneratorëve. Ka pasur një strategji të hartuar me financimin e partnerëve tanë, të Bankës Botërore të qeverisë Gjermane, për pastrimin e Shqipërisë, i cili parashikonte, ky plan parashikonte ngritjen e 12 landfilleve, në qoftë se nuk gabohem, të cilat kishin një kosto shumë më të ulët për pastrimin dhe për depozitimin, riciklimin dhe diferencimin e plehrave qoftë në qytete qoftë në zonat rurale. Kjo punë kryhej nga pushteti vendor. Shikoni çfarë ka ndodhur, e hodhën poshtë këtë strategji të paguar nga paratë e taksapaguesve perëndimorë, Bankës Botërore dhe taksapaguesve gjermanë, pa asnjë studim, e zëvendësuan me tre inceneratorëve, nga të cilët vetëm njëri është ngritur dhe nuk funksionon, ai i Elbasanit, tjetri është një karantinë dhe tjetri është landfilli i Tiranës. Kanë rritur taksat e pastrimit, kanë rritur çmimin e përpunimit të mbetjeve dhe siç po e shikojmë, paratë, jo vetëm nuk kanë shkuar për pastrimin e qyteteve, se qytetet po i shikojmë ditë për ditë sa të pista janë, i patë gjatë sezonit turistik se si i vunë flakën mbetjeve në Durrës, në Fier, në Shijak, në Kavajë, që ti detyronin që edhe ato taksa që qytetarët paguanin për pastrimin, të shkonin tek inceneratorët. Parashikoni se gjërat janë të lidhura. Në një shtet funksional, reforma territoriale, është shumë më shumë se ç’thotë fjala, është një instrument jo vetëm për ti shërbyer qytetarëve, por edhe për të luftuar korrupsionin, sepse një nga armiqtë kryesor të shtetit të së drejtës dhe një nga burimet kryesore të korrupsionit, është përqendrimi i pushtetit. Reforma territoriale do ti bëjë punë jo vetëm afrimin e shërbimeve tek qytetarët, por do të largojë edhe këto mekanizma që kanë shkaktuar afera të tilla të tmerrshme korruptive, si ky i inceneratorëve, të cilit patjetër me do ti shkojmë deri në fund me komisionin hetimor, por do të ngulmojmë që dhe SPAK-u ti shkojë deri në fund. E ka filluar me “bishtin”, ti shkojë deri te “koka”.

Pyetje: Duke qenë se z.Bylykbashi nuk e keni më, kujt do t’ia besoni përballjen me Damian Gjiknurin?          

Lulzim Basha: Grupi parlamentar i partisë demokratike ka kapacitete të jashtëzakonshme dhe sfida nuk do të jetë kë kemi, por kujt do t’ia besojmë kapaciteteve që kemi aty. Të jeni të sigurt që do të jetë një përfaqësim i denjë dhe dinjitoz,  për të bërë betejën në emër të qytetarëve për një sistem zgjedhor, i cili të prodhojë parlament, qeveri dhe pushtet vendor nga vota e qytetarëve dhe jo nga masakra zgjedhore si deri më sot.

Pyetje: Mendoni se do arrini një rezultat të kënaqshëm dhe të mos ankoheni siç bëtë në vitin 2020?                   

Lulzim Basha: E para e punës, në vitin 2020, jo vetëm që nuk u ankuam, por me marrëveshjen e 5 qershorit, siç e dini fare mirë ju, dhe siç e mban mend çdo shqiptar që i ndjek zhvillimet politike, ia dolëm që ti hidhnim poshtë Edi Ramës, skemën diabolike që kishte ndërtuar për të na larguar nga tryeza e këshillit politik, por në fund të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, shkatërrimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe më pas futja në lojë, rrëfimi i shumëfishtë që iu bë zgjedhjeve nga bandat, nga shitblerja e votës, nga paratë e tërmetit. Pra këto i dimë të gjithë. S’ka nevojë t’i rikthehemi edhe njëherë. Por ajo që tregon historia e vitit të kaluar dhe ajo e para dy viteve, është që partia demokratike dhe unë personalisht, nuk jemi dhënë në momentet më të vështira dhe nuk do jepemi asnjë lloj vështirësie, kur bëhet fjalë për interesin e njerëzve. Ka diçka që na motivon , që na jep forcë, na shtyn përpara, edhe atëherë kur çdokush tjetër e ka humbur besimin, siç ishte rasti në aferën e inceneratorëve, është fakt dhe ndjesi se çdo gjë që bëjmë, afrojmë ditët e largimit të regjimit dhe ditët e një Shqipërie normale, me një qeverisje normale për njerëzit. Ju faleminderit!

Read More
17 Shk
0

Inceneratorët/ Jorida Tabaku: Po faktohet vjedhja e shekullit, Edi Rama dhe qeveria e përfshirë.

FJALA E NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë!

Sot siç duket janë zgjuar të gjithë nga gjumi dhe kanë filluar të flasin për aferën e inceneratorëve; ca nga xhelozia, ca nga inati, ca nga frika, ca edhe nga lufta e brendshme që ekziston në PS kush do shesë kë, kush po nxjerr letra kundër kujt.

Unë qytetarëve ju siguroj për diçka, ka qënë në interesin e parë të PD, këtu e 6 vite kur ne folëm për këta ferë, për ta denoncuar atë të plotë.

Asnjë nuk e besoi në fakt që afera do të ishte e tillë.

Askush nuk e besonte, që ishte çështje procedurash, që ishte çështje korrupsioni.

Askush nuk e dinte se sa e përfshirë ishte gjithë qeveria nga Edi Rama deri tek Lefter Koka që sot është në burg.

Sot kemi pasur mundësinë që të shohim disa anëtarë, përfaqësues qeverisë, zyrtarë ministrish që kanë firmosur për këtë aferë dhe kjo është vetëm minimumi i kësaj çështje, ato janë vetëm një nga elementët e kësaj çështje.

Sot problemi kryesor me dhënien e kësaj kontrate koncensionare është jo vetëm procedura, është zbatimi i saj.

Sot po zbulohet çdo ditë e më shumë se ky është një pastrim i mirëfilltë parash.

Sot po zbulohet çdo ditë e më shumë se kushdo që ka firmosur në këtë aferë, që kushdo ka qenë i përfshirë në këtë aferë në fund të ditës qytetarët shqiptarë po shohin se PD e ka seriozisht jo vetëm këtë çështje por të gjitha çështjet. Se si është ekspozuar kjo, ta dini se jemi të gatshëm të ekspozojmë, ashtu siç kemi bërë në të shkuarën, çdo lloj afere.

Kur kam bërë interpelancën me z.Damian Gjiknuri këtu e 4 vite të shkuara doli z.Edi Rama dhe i bëri mbrojtjen më të mirë publike, siç ia bëri edhe dje.

Por kini kujdes se ju shiti, disa prej jush ju shiti dje!

Ai tha “kush është i përfshirë të ikë!”. Iku Lefteri. Ka edhe dy –tre të tjerë në radhë.

Kushdo është përfshirë në zbatimin e saj do ikë.

Por qytetarët po pyesin përditë e më shumë veten: Kush është i përfshirë në këtë aferë?

A e dini se dje administratori i Fierit solli një test covidi.
Unë në fakt akuzova se mund të jenë edhe nga këto testet falso. Nuk e di! E akuzova me të drejta pa të drejtë e akuzova sepse kishte shprehur vullnetin për të ardhur aty.

E dini se çfarë do t’i thoja atij zotërisë?!

Si ka mundësi që janë 4 kompani të ndryshme ku ai është i përfshirë me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin?

Si ka mundësi që qeveria shqiptare ka lejuar që të ketë kompani guackë pa e ditur se kush është pronari përfitues?

Si ka mundësi që nuk e dinte inceneratori i Tiranës se kush është pronari përfitues se ku shkojnë 430 mln euro?

Si ka mundësi që ministrat nuk pyesin se si shpenzohen para, veç firmosin?

Si ka mundësi që kryetari i PS në Durrës, njëkohësisht edhe ish deputeti i PS, njëkohësisht edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nuk ka leje mjedisore? Nuk është dhënë leje për vlerësimin në mjedis?
Është shkelur ligji.

Po kush i jep lejet në Këshillin Kombëtar të Territorit, përveç Edi Ramës. Kush i jep lejet? Kush i çon vendimet e Këshillit të Ministrave për miratim përveç Ëngjëll Agaçit dhe Edi Ramës?

Unë këto ditë kam parë skema mafioze dhe si këto nuk kam parë dhe dëgjuar, dhe vënë në zbatim të plotë për gjithë zinxhirin e qeverisë.

Por kam parë edhe diçka tjetër.

A e dini se të gjithë zyrtarët shqiptarë janë kandidatë të PS; drejtoresha e Agjencisë së Koncesionit, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të gjithë.

Madje, drejtoresha e Agjencisë së Koncesioneve u justifikua “Unë e fundit isha. Mua në fund të listës më vunë”.

E kuptoni se çfarë ndodh me administratën shqiptare që kandidatët për deputetë i kanë vendosur që të firmosin, që të marrin përsipër komplet zullumin, aferën e inceneratorëve që kanë përfituar.

40 mln euro janë kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Ku kanë shkuar 40 mln euro?

Dhe këtu marr rastin vetëm me ato që kanë filluar të zbatohen. Kanë filluar që të zbatohen një pjesë e vogël e pagesave të inceneratorit të Tiranës.

A e dini që është dhënë një monopol për dherat shtesë konçesionit. I është dhënë një monopol për energjinë 130 milionë euro, një monopol për skrapin 70 milionë euro, e kanë bërë minierë ari.

E kanë bërë si “Sky Toëer” aty ku është edhe zyra e inceneratorëve tek katet shtesë. Kontrata konçesionare ka 10 kate shtesë, askush nuk e di se sa do përfitojë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, edhe ata presta nome janë, nuk janë ata pronarët përfitues.

Unë e di se përse shumë flasin, disa nga smira, disa nga inati, disa nga xhelozia, disa nga frika.

Po flasin se disa i kanë futur duart aty, disa nuk i kanë futur.

Tre, katër veta kanë qenë të preferuar në qeveri që kanë futur duart bashkë me Edi Ramën.

Edhe nëpër ato bashki, 3 – 4 veta kanë qenë të preferuar.

Kemi kontrata konçesionare që sot kanë deklaruar që kompanitë do t’i bëjnë vetë punimet. E kemi të gjithë kapitalin për të bërë vetë punimet, për ta bërë vetë investimin. Ndërkohë që kanë marrë kredi bankare për të gjithë investimin dhe e kanë shlyer me fonde të buxhetit të shtetit.

A e dini që nuk kanë pasur asnjë kapital dhe e dini çfarë kanë lënë hipotekë në bankë dhe kolateral?

Kanë lënë kontratën konçesionare. Nuk ka pasur asnjë kapital, asnjë lek të vetëm nëpër llogari.

z. Faraudin Arapi që në fakt se mu duk sikur mbi nga ‘97-a përpara Komisionit, deklaroi diçka shumë të rëndësishme, deklaroi që kanë ikur dhe kanë zbrazur të gjitha llogaritë bankare. Nuk kam gjetur asgjë, tha, në llogaritë bankare. Kanë shpërndarë dividentin, kanë marrë paratë dhe janë zhdukur. Disa thonë janë në kërkim, disa thonë, po kërkohen, disa, janë në Shqipëri, disa, janë jashtë Shqipërisë, askush nuk e di.

Edhe unë, mqse një deputet i PS-së mu drejtua si nën, edhe unë si nënë dhe si zonjë, ndjej keqardhjen maksimale për këdo punonjës shteti që është përfshirë.

I kam kërkuar kujtdo vetëm diçka.

Unë kam frikë nga ligji. Nuk jam juriste, por unë kam frikë nga ligji. Kushdo që hedh firmë duhet të ketë frikë nga ligji. I kam kërkuar çdo punonjësi dhe zyrtari shteti, bashkëpuno me drejtësinë se nuk e ke fajin ti, thuaj kush të ka detyruar ta hedhësh atë firmë.

Kush të ka detyruar të dalësh në zyrë ditën e dielë? Janë firmosur në ditën e diel dokumentat e shtetit. Kush të ka detyruar të firmosësh ditën e dielë. Trego ministrin, trego Sekretarin e Përgjithshëm, trego. Denonco korrupsionin. Unë besoj se këaj afere duhet t’i shkojmë deri në fund pa frikë.

Duhet t’i shkojmë në fund me integritet, me kurajo ashtu siç e kemi bërë për 6 vite, e këtë ka për ta bërë vetëm PD, ashtu siçe ka bërë pa asnjë kompromis.

Nuk më intiomidon askush.

E mbyllëm natën mbrëmë e u gdhimë sot në mëngjes me sulme të të gjithë forcave politike e të gjithë forcave jopolitikenë treg.

Askush, as na komplekson, as na intimidon thjesht na japin vetëm forcë se po bëjmë gjënë e mirë. Po bëjmë gjënë e duhur. Po shkelim aty ku duhet, se kanë frikë, prandaj sulmojnë.

Se kanë frikë, prandaj flasin. Për të gjithë zonjat në qeveri dhe për të gjitha ato zonja që janë në parlament, kurrë nuk e kam bërë, me kaq pak eksperiencë politike sa kam, që të flas për dikë me një mesazh.

Kurrë s’e kam bërë. Mos u përdorni. Mos abuzoni. Mos u përdorni sepse jeni zonja. Pak integritet. Tregoni pak vendosmëri, pak individualitet, tregoni sepse zonjat në politikë nuk janë kot për numër.

Por tregoni se janë me të vërtetë atje se kanë integritet. Nqse e dini që ka një aferë korruptive, flisni dhe ju aq pak sa dini, flisni.

I bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë për të dëshmuar ditët në vijim, por njëkohësisht edhe atyre që kanë dëshmuar gjatë këtyre ditëve.

I kemi trajtuar me profesionalizmin më të madh, me etikën më të madhe, pa cënuar në asnjë moment ligjin, ndoshta ndonjëherë e kemi humbur edhe pak durimin, se kur kam kolegë socialistë që në tre muaj komision kanë folur vetëm për proçedurën, që vijnë me duar në xhepa, s’kanë lexuar një letër, e humb pak durimin. Se dosjet janë bërë mal atje. Se specialistët tanë kanë 6 vjet që i lexojnë. I kërkojnë ndjesë kujtdo që ndoshta mund ta kemi humbur pak durimin. Por asgjë nuk anashkalohet krahas kësaj afere të vështirë, të rrezikshme, krahas kësaj afere jo vetëm për qytetarët por edhe për buxhetin e shtetit, të mirëfilltë e pastrimit të parve nga një grup i strukturuar kriminal që kanë në krye, askënd tjetër përveç Edi Ramës.

Read More
17 Shk
0

Deputeti i PD, Salianji ngre alarmin: Kriminelë që kërkohen nga Spanja po përdoren nga PS

Sot po bëhet një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe korruptive e këtij momenti, afera më e madhe korruptive e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Edi Ramën që të struket, që të fshihet, që të mos dhe të mos vijë në parlament. Ka tre javë që nuk vjen në parlament, sepse në këto 3 javë diskutimi kryesorë, çështja kryesore është afera korruptive e inceneratorëve apo djegësave.
Mos harrojmë që Edi Rama dhe ky grup parlamenatar, bashkë me ata tjerët që ishin kandidat, e hapën fushatën për t’i vendosur gjoksin aferës së inceneratorëve në Elbasan. Kjo ishte nisja e fushatës së PS-së, jo vetëm për të treguar që Edi Rama i vendoste dhe i dilte për zot kësaj pune, por për të përfshirë të gjithë grupin parlamentar të PS dhe të gjithë zyrtarët e PS dhe padiskutim për të intimiduar drejtësinë dhe për të treguar që ky është ai që është vendimmarrësi në këtë aferë. Nuk ka njeri tjetër përveç Edi Ramës, që mund të bëjë bashkë 4 ministra, 3-4 bashki. Që mund të bëjë bashkë të gjithë zyrtarët e këtij shteti për të vendosur në dispozicion të vetes më shumë se 430 mln euro, të cilat shpërndahen pastaj për të blerë e vjedhur zgjedhjet, dhe për t’i mbyllur aksesin opozitës në media dhe për të intimiduar e blerë cilindo prej ministrave të përfshirë që mos kenë asnjë mundësi të flasin.
Pra, kjo aferë u tentua të mbyllej edhe në komision. Komisioni u mbyll në fakt, ndryshe nga sa u tha nga një parafolës. Afati i komisionit u shty për shkak të insistimit të opozitës, për shkak të kërkesës së opozitës në Komisionin e Rregullores dhe padiskutim u shty edhe për shkak të presionit të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Dhe duhet ta themi, ashtu siç duhet të themi të vërtetën tjetër, ne nuk mundet të jemi hipokritë siç është PS, kur thotë që ne e kemi besimin te drejtësia dhe është e pavarur kur është në favor të tyre, dhe nuk e kanë besimin tek drejtësia kur është kundër tyre. Mos harroni se për besueshmëri nuk mund të flisni dot. Jeni të pabesueshëm dhe jeni të kapur të pabesueshëm nga dita e parë deri në ditën e sotme, në vendimin e sotëm. Keni thënë që nuk ka kanabis në Shqipëri, se kanabizimi është një fenomen që ekziston vetëm në kokën e opozitës dhe që është një krimi, krimi, droga droga. Sot, njërin prej ministrave, ministrin më të suksesshëm të kësaj qeverie, për ju dhe për Edi Ramën dhe për socialistët, e keni bërë kurban sepse ai nuk është vetëm një projekt i tij. Padiskutim që kjo mund të jetë fillim i mbarës por nuk është ai përgjegjësi kryesor.
E pamë në arrestimin e gjeneral Lisit në Itali, se si ishte i përfshirë në aferë dhe në korrupsion dhe në përfshirje me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë. Me njeriun më të afërt të Edi Ramës, me të njëjtin njeri dhe të njëjtin individ dhe të njëjtin zyrtarë të lartë të këtij shteti që del edhe në aferën e inceneratorëve, po njësoj. Keni insistuar në çdo akt politik dhe keni dalë në mashtrim, sic përdorët ata të parlamentit të kaluar dhe tymnajën me Presidentin, se e thatë ‘festë demokracie’, po sot çfarë është gjykatë e pavarur? Sot rrini me kokën ulur, dhe ashtu duhet të rrini se përdorni parlamentin me afera korruptive.
Fermerët e Korçës dhe Devollit dalin për të protestuar për bukën e gojës, ndërsa 430 mln euro merren nga xhepat e shqiptarëve, hiqen nga ndihma ekonomike e KEMP-i, vidhet me inceneratorët, nga të katër anët nga qeveria gjobitet biznesi i vendosen kasa fiskale. Ne kemi votuar e do votojmë pro, për një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo marrëveshje e ardhur nga partnerët, vjen si shqetësim i vendeve të BE për rritjen e kriminalitetit.
Ne jo vetëm eksportojmë krim në Evropë, por edhe e mbrojmë. Nuk ju ekstradojmë, nuk ju çojmë atje, vetëm punoni për PS. Gjendja e kriminalitetit del në çdo media kombëtare, gjeneral Lisi, kanabisi me Tahirin, gjendja e kriminalitetit.

Read More
17 Shk
0

PD: Partia e re e të korruptuarve kundër komisionit për inceneratorët. Ja si u përfshi Ahmetaj në këtë aferë

Deputetët e PD-së në komisionin hetimor kanë zbuluar përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve.

Përpjekjet e “non gratave” të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. Aleanca e të korruptuarve nuk do ta ndal PD-në t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Çdo ditë është dhe më e qartë se si janë përfshirë ministra e funksionarë të lartë në shkelje të çdo ligji. Një ndër ta është Arben Ahmetaj.

Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon.

Arben Ahmetaj ka dhënë miratimin për t’i dhënë koncesionin kompanisë “Albtek Energy” me një procedurë që është në kundërshtim me ligjin.

Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore.

Koncensoni iu dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

Edhe sot vazhdojmë të paguajmë para për procedura korruptive, për kontrata korruptive.

430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugallën.

Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

https://fb.watch/bdUTnVsTde/

Read More