Jorida Tabaku: Në fakt unë isha duke punuar në zyrën time në Kuvend ku dëgjova që kishte pasur një batare fjalësh sot. Dua t’i përgjigjem disa deputetëve që këtu në në fakt dolën për punën e Komisionit Hetimor për përgjumjen dhe zgjimin tani.
E dashur Elisë, kur unë bëra një interpelancë për këtë çështje sot e katër vite të shkuara, ti ishe te trau i doganës dhe s’kishe si të dëgjoje. E kishe të pamundur të merrje vesh se si ishte kjo aferë, e kishe të pamundur ta kuptoje se si 4 ministra ishin të përfshirë, por edhe se si ulën kokën si fije bari i gjithë Parlamenti këtu. Dëgjova zotin Balla që tha se po na akuzojnë ne për korrupsion. Për korrupsion në fakt jeni vërtetuar që jeni kapur në korrupsion. E gjithë procedura kushdo i përfshirë, me letra, me shkresa. Dje u vërtetua që edhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë i përfshirë në këtë aferë e dinte që ekzistonte një procedurë jo ligjore dhe vazhdonte miratonte VKM për këtë procedrë. Ne sot po ju akuzojmë për pastrim paras, po ju akuzojmë për financim, pastim i parave për biznese të paligjshme, për para që kanë shkuar në xhepat e kriminelëve. A e dinë qytearët shqiptarë që 1/3 është vlera e inceneratorëve, 2/3 kanë shkuar në xhepat e Klodian Zotos, Stela Gugalljas dhe Mirel Mërtirit që janë thjesht prestanome?
A e dinë qyettarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 milionë euro?
A e dinë se janë blerë “Range Rover” me 95 mijë euro me lekët e inceneratorëve?
Pyeteni pak Arben Ahmetajn me çfarë “Range Roveri” e bëri aksidentin në Maedoni?
A e dinë qytetarët shqiptarë çfarë ka ndodhur 40 milionë euro nënkontraktuar me 2 inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit po kompanitë e Klodian Zotos?
A e dinë që qeveria shqiptarët që qeveria ka dhënë 20 milionë euro paradhënie për inceneratorin e Fierit pa u kryer punë?
A e dini që është financuar zyrtarisht me firmën e vulë të Edi Ramës pastrimi i parave? Që jeni pjesë e një grupi kriminal kjo është vërtetuar me kohë, e ka vërtetuar SPAK –u korrupsionin.
Ne po vërtetojmë që kushdo i përfshimë me një letër e me një shkresë është i përfshirë zyrtarisht e ligjërisht.
Jam ndierë keq njerëisht kur kam parë persona në moshën e tim eti anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që kanë ardhur aty dje. Jam ndjerë keq njerëzit me një zonjë që qantë dje, jam ndierë keq se si i keni përorur si lecka zyrtarët e këtij shteti. Se si i çoni para prokurorisë ku duhej të ishin ministrat atje para prokurorisë. Mua nuk më trondit asgjë, nuk më komplekson asgjë, as Elisa me shokë e asgjë.
Deri në fund ku ti shkojmë kësaj afere kriminale!
Blog
FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT
Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj, nga kjo sallë e Kuvendit sot pritet të diskutohet një rend dite ku janë përfshirë marrëveshje rutinë për t ë cilat opozita ka shprehur qëndrimin e saj. Dhe në fakt këto marrëveshja do të ishin thjesht simbolike në qoftë se me të vërtetë kombinimi i parave të krimit të organizuar shqiptar në bashkëpunim me korrupsionin qeveritar nuk do ta kishin kthyer Spanjën si dhe disa vende të tjera Europiane në parajsa për investimin e parave të përfituara pikërisht përmes trafikut të drogës me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare si garantuese e këtij trafiku dhe milionave të korrupsionit qeveritar të cilat nuk mjaftojnë që derdhen në gropat e ndërtimit të Tiranës, në inceneratorët si skandali dhe vjedhja e shekullit, por tani kanë filluar të investojnë edhe jashtë vendit.
Ky është në fakt edhe një nga shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian, një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë së vendeve Europiane, por këtu në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshjeje, të vetmit që nuk duhet të krekosen, janë ata që janë detyruar ta sjellin këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është bërë pikërisht për krerët e tyre. Por e rënduar siç është Spanja me rekorde kriminale të një pakice që me të vërtetë i nxinë faqen numrit më të madh të shqiptarëve që jetojnë atje me punë të ndershme, problemi kryesor i vendit mbetet korrupsioni qeveritar. Ndaj, ftesat kavalierë për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit, mbajini për vete. Se në fakt në qoftë se do të kishit një fije ndershmëri dhe integritet, në qoftë se nuk do ta perceptonit veten tuaj si skllevër të numrit një të kësaj afere që mungon sot në sallë, të parit të qeverisë, edhe ju sot nuk duhej të flisni për asgjë tjetër, përveçse për atë që jeni kapur me presh në duar, 430 milionë euro minimumi afera e inceneratorëve. Ditë për ditë shqiptarët po dëgjojnë përmes Komisionit Hetimor për inceneratorët, faktet dhe dëshmitë se si ka ndodhur kjo vjedhje. Kemi vite që e denoncojmë, por për herë të parë faktet se si ka ndodhur vjedhja po dalin para syve të shqiptarëve. Se si është ndërtuar dhe strukturuar skema, se si është paramenduar dhe mirëllogaritur vjedhja e 430 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, të taksave të shqiptarëve. Skemë e cila përfshin ministritë kryesore dhe kryeministrin. Ditë për ditë Komisioni po zbardh se pse Edi Rama nuk mund të lajë duart apo siç tha dje gishtat nga përgjegjësia duke bërë kurban vetëm ministrat të cilët shumë shpejt do të fillojnë të përballen me drejtësinë, sepse siç e kam thënë, megjithëse ai e ka mbiemrin Koka, në fakt është vetëm bishti i kësaj afere. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama. Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur pa mbështetjen, nxitjen dhe miratimin e tij. Kjo është edhe arsyeja, le t’ia kujtojmë shqiptarëve, sepse Edi Rama e mbylli Komisionin dhe u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. Por e vërteta vetëm ka nisur të shpaloset. Është vetëm çështje kohe. Dëgjesat e ditës së parë, konfirmuan përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale prej 430 milionë eurosh me të cilën është përfshirë e gjithë qeveria, i gjithë zinxhiri vendimmarrës. Çfarë u vërtetua në seancën e parë me të gjitha përpjekjet për ta zhurmuar, për ta ndërprerë, për ta devijuar?
Së pari se pagesat me paratë e shqiptarëve për të ashtuquajturin incenerator i Tiranë i cili në fakt nuk ekziston, kanë filluar 2 vjet para se të nisnin punimet se incenerimi nuk ka nisur, djegia nuk ka nisur. Por prej 2018-ës shqiptarët, qytetarët paguajnë 29 euro për ton. Ku në mes të pandemisë ku e gjithë bota kishte ndaluar fluturimet këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime. Skemë e pastër e pastrimit të parave. 10 milionë euro në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në sallë sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush këtu në këtë sallë nga inceneratorët e pagat me paratë e qytetarëve, Allqi Bllakos. Klodian Zoto, Stela Gugallja, të dy në kërkim, Mirel Mërtiri kanë ndërtuar një skemë për të përfituar pagesa gjigande, qindra, mijëra euro përmes kompanive për konsulencë në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndërsa siç e patë administratori aktual I inceneratorit të Fierit, që në fakt është një ndërtesë bosh siç tregoi edhe inspektimi, dëshmoi se s’ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj. Këto janë të vërtetat e ditës së parë. Ditën e dytë patëm të tjera dëshmi se si u ndërtua skema nga qeveria, se si çdo punë e inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronarët e tyre, Kolodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja duke përfituar miliona euro. Ndërkohë të ardhurat pas sekuestrimit nga prokuroria ishin më pak se 5 mijë euro. Stela Gugallja ika zbrazur llogaritë para arratisjes. Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit merrte edhe garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rrogat deri në 4 mijë euro afërsisht sa 3 deputetë të këtij Kuvendi. Pas kësaj koncesionit për inceneratorin e Elbasanit iu shtua edhe koncesioni pa procedurë i dhënë pa garë për shitjen e energjisë për 25 vjet, dokument i mbajtur i fshehtë deri ditën e pardjeshme. Më këto para pronarët kanë paguar për një flotë makinash luksoze për të cilat kanë paguar nga 95 mijë deri në 60 mijë euro për makinë. Bashkia e Tiranës siç u dëshmua nga Kryetari i Shoqatës Ndërtuese i shantazhon firmat e ndërtimit, i kërcënon pa asnjë bazë ligjore që nuk do të marrin lejen e ndërtimit po nuk depozituan dherat në incenerator, me një kosto totale prej 40 milionë eurosh. Edhe kur i duhet dheu për të mbushur diçka prapë duhet të shkojnë ta blejnë dheun që kanë depozituar vetë atje. Skemë e pastër vjedhje, skemë e pastër mafioze. Dje u provua se në Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk ka asnjë procedurë koncensioni për inceneratorin e Elbasanit, nuk e ekziston, sikur është bërë një shtet tjetër. Doli drejtoresha dhe tha s’ka asnjë procedurë, nuk ka kaluar përmes nesh. Dhe në fakt APP-ja ka njoftuar Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit se procedura nuk është ligjore dhe prapë se prapë është përgatitur vendimi i Këshillit të Ministrave me 17-të zyrtarë brenda 8 orëve. Ju ftojmë të bëjmë një eksperiment se sa kohë merr të bëjmë një VKM, cila është koha minimale për të përgatitur një VKM. Brenda 8 orëve 17 vendime për një VKM e cila del jashtë ligjit dhe është në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike. Ministri i Financave jep miratimin për t’ia dhënë kompanisë “AlbTec”, negocim pa shpallje, procedurë po kështu në kundërshtim me ligjin. Koncensioni po kështu jepet me negocim pa shpallje ligji nuk e parashikon. Damian Gjiknuri jep koncesionin për 25 vjet për shitje energji ndërkohë e mohon dhe fsheh dokumentet. Asnjë nga inceneratorët nuk ka leje mjedisore. A mund të bëhen të gjitha këto, 4 ministra të përshirë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit i përfshirë pa dijeni e kryeministrit? Sigurisht që jo!
Koncesioni iu dha një kompanie që nuk ka një ditë përvojë në ndërtim inceneratorësh. Pra, edhe sot që flasim vazhdojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive. Pyetja që shtohet e do të vazhdojë të shtrohet deri sa përgjigja të zbardhet është një dhe vetëm një dhe nuk ka shqiptarë, në këtë sallë jo e jo, por anë e mbanë Shqipërisë që nuk e di përgjigjen: A ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë, pa miratimin dhe jo pa lyerjen e gishtit, por pa marrjen e të gjithë tepsisë nga i pari i qeverisë Edi Rama?
Presim të kthehet nga zdërhallja e fundit të dalë para komisionit të inceneratorit dhe të na shpjegojë se si qeveria e tij i ka marrë të gjitha këto vendime prapa shpinës së tij.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KËSHILLTARI LIGJOR I GRUPIT PARLAMENTAR, MARASH LOGU
Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron thote populli. Keshtu eshte dhe Edi Rama. Edhe ne keto zgjedhje te pjeseshme ka vene ne jete te njejten skeme te masakres zgjedhore tw 25 prillit. Fonde per rindertim dhe punesime te perkohshme ne kembim te votes ne Durres dhe Rrogozhin eshte skema e vene serisht ne jete nga Edi Rama.
Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete, shpërndarjen e mbi 125 milionë euro pagesa për tërmetin në këmbim të votes. Vetëm në bashkinë Durrës, një javë përpara zgjedhjeve, u shpërndanë 6 milionë euro pagesa për tërmetin me qëllim manipulimin e vullnetit të qytetarëve.
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar penalisht në prokurori punësimin e mbi 13 mijë punonjësve në administratë publike për qëllime elektorale.
Mungesa e hetimeve të plota dhe ndëshkimit të rreptë për autorët e masakrës zgjedhore të 25 Prillit, bën që ata të shfaqen sërish, me të njëjtat metoda dhe skema vjedhjeje në zgjedhjet e 6 Marsit 2022.
Në datën 2 Shkurt, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ shpërndarjen e paligjshme dhe selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia Durrës për 526 familje. Përgjigja e Bashkisë Durrës në datën 14 Shkurt konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga granti i rindërtimit vetëm 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Ndërkohë, në një tjetër rast flagrant të shkeljes së Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ punësimin me kontrata 3-mujore të 29 punonjësve nga Bashkia Rrogozhinë. Punësime të kryera në datën 25 janar të këtij viti, vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.
Për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Megjithëse, i vjedh gjatë gjithë kohës dhe pandalim, sa herë ka zgjedhje Edi Rama hap thesin për të dobëtit, për hallexhinjtë, të cilët po ai vetë i katandisi në pikë të hallit, për t’u grabitur votat dhe më pas lënë në harresë në 2 apo 4 vitet e ardhshme.
Përmes komisionit të reformës zgjedhore, që u miratua me këmbenguljen e Partisë Demokratike dhe që synon që të frenojë armikun e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, Edi Rama. Ndërkohë, nuk do të lejojmë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetemi të vendosur në përpjekjen për të garantuar fitoren në 6 Mars përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Durrës Luan Hoti pati një takim me punonjësit dhe menaxheren e një fasonerie në Shkozet.
“Ju falenderoj që erdhët, që na konsideruat, që të shpresim shqetësimet tona dhe gjërat që na jep bashkia e Durrësit për momentin.
Ne jemi një fasoneri që mbajmë 34 persona, 34 familje brenda. Pjesa me e madhe kanë vite me ne por pakënaqësitë janë të mëdha për arsyen se taksat që paguajmë, taksat e bashkisë janë shumë.
E di që jemi bërë monotonë me këto “Ulni taksat!” por me çmimet që vijnë nga jashtë, duke qenë që Shqipëria konsiderohet ende një botë e tretë, brenda atij çmimi ne duhet të nxjerrim taksat, rrogat e punëtorëve, duhet të nxjerrim gjithë shpenzimet. Mendoj që është mirë që taksat e bashkisë të reduktohen”, i kërkoi Manjola Misiri, menaxherja e fasonerisë, kandidatit demokrat Hoti.
Misiri kërkoi edhe përmirësimin e infrastrukturës, parkimet, gjelbërimin dhe transportit publik, edhe pse paguajnë taksat por shërbimet nuk i marrin.
“Premtimet e mia nuk janë në ajër por me këmbë në tokë. Brenda 100 ditëve do të filloj një konsultim masiv me biznesin, nga biznesi i vogël deri te biznesi i madh. Unë mendoj që duhen përgjysmuar taksat e bashkisë për biznesin, që ta ndihmojmë biznesin. Unë do jem në bashkëbisedim gjithnjë me biznesin sepse dihet që është motorri i zhvillimit. Duke përgjysmuar taksat, punëson një njeri më shumë”, theksoi Hoti në përgjigjen e tij për taksat vendore.
Po ashtu Hoti tha se do bëhen përpjekje për të ndihmuar punonjësit e bizneseve me biletën e transportit publik, teksa sipas tij zhvillimi i biznesit sjell punë për të rinjtë që të mos largohen nga Durrësi.
Më pas Hoti komunikoi drejtpërdrejt me punonjëset e fasonerisë, duke i pyetur ato se çfarë do të donin që të ndryshonte në Durrës.
Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.
Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.
Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.
PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.
Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Dokumentet nga komisioni hetimor për inceneratorët tregojnë se si ish ministri Koka nga entuziasmi i suskesit të një gare pa garë për t’i dhënë një koncesion 7 vjecar një kompanie pa të ardhura dhe pa asnjë eksperiencë ka firmosur një “Draft Kontratë” që do t’i jepte 22 mln euro zonjës Stela Gugallja.
Dokumentat e nxjerra në media tregojnë se Koka në bashkëpunim me Ahmetaj dhe Gjiknurin dhe me dijeninë e Agaccit por në kundërshtim me APP dhe gjithashtu edhe me mosmiratimin e qatë të ish ministrit Cani kanë firmosur një draft kontratë me kosto në buxhetin e shtetit prej 22 mln euro. Sot, inceneratori i Elbasanit është një skenë krimi!
Në datën 16 dhjetor u përshpejtuan 17 procedura brenda ditës që janë si më poshtë:
1. Më 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
2. Koha e ankimimit që është 7 ditë u rrudh brenda datës 16 dhjetor.
3. Përcatkohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
4. Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
5. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor. (Cani)
6. Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonoomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor (Ahmetaj)
7. Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor. (Gjiknuri)
8. Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor. (Nasip Naço)
9. Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë. (Eduart Ahmeti)
10. Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
11. Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
12. Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës brenda datës 16 dhjetor.
13. APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
14. Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
15. Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
16. Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
17. Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!
Pas firmës që Edi Rama dhe sekretari i tij i përgjithshëm në kryeministri Agaci hodhi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga e panjohura Gugallja të dhënë në 17 dhjetor. Ai mblodhi dhe një herë gjithë ministrat e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar të Territorit për të dhënë një tjetër leje, atë të ndërtimit të këtij inceneratori dhe kjo leje u firmos në fund të janarit 2015.
Pak ditë më vonë në kantinerin e punimit të kompanisë Albtek Energy shfaqet kompania e Integrated Technology Services me pronar Klodian Zoton. Përballë Zotos në të njëjtën tavolinë do të ishte përfaqësuesi i Albtek Energy, Enid Dine (inxhinieri që priti deputetët e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve në inceneratorin e Fierit).
Kështu Klodian Zoto do të ishte nënkontraktori i punimeve të kompanisë Albtek Energy që kishte fituar një tender me vlerë 22 mln euro përmes një negocimi pa shpallje dhe me 17 procedura brenda një dite.
Të dhëna të tjera dalin nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve në lidhje me aferën që Partia Demokratike e konsideron si “Afera e Shekullit” për vjedhjen e 430 mln eurove përmes një skeme piramidale dhe pastrimi parash.
Sipas të dhënave rezulton se kompania e zotëruar nga Stela Gugallja, Albtek Energy, ndonëse u mbështet nga qeveria me një negocim pa shpallje edhe 17 procedura brenda një dite rezulton të mos ketë pasur asnjë lek në xhep për investimin tek inceneratori Elbasanit.
Dokumenti i shfaqur tregon se kompania e Stela Gugallja ka marrë një koncesion me bekimin e Kokës, Ahmetaj, gjinurit, Agaçit dhe Ramës prej 22 mln eurove ndërkohë që që pak muaj më vonë ka marrë një kredi nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri duke vendosur si garanci koncesionin.
Kompania nuk përmushte jo vetëm kriterin ekonomik dhe financiar, por nuk përmushte as kriterin teknik, pasi nuk zotëronte as eksperincë por as teknologji për ndërtimin e impianteve. Kjo është arsyeja se end epa fituar kontratën, por duke pasur sigurinë se ajo do ishte fituese, lidh kontratë me celesa në dorë për ndërtim impianti me shoqërinë Energy Recuperator.
– Damian Gjiknuri një tjetër koncesion Mirel Mërtirit, 25 vjet të tjera për prodhimin e energjisë.
Dokumentet e shfaqura dje në takimin e komisionit hetimor të inceneratorëve përfshijnë edhe më shumë ish ministrin Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i PS, në aferën e inceneratorëve.
Në një VKM të firmosur edeh nga zoti Gjiknuri, rezulton se kompanisë Albtek Energy i është dhënë një tjetër koncesion për 25 vjet në prodhimin e energjisë elektrike që i shtohet koncesionit me vlerë 22 mln euro për 7 vite dhënë në vitin 2014 me 17 procedura brenda ditës.
Sot, inceneratori është jashtë funksionit ndërkohë që provat e nxjerra në aferën e tij tregojnë se kompanitë e inceneratorëve kanë krijuar një skemë piramidale ku pronarët paguajnë veten e tyre ndërsa shqiptarët paguajnë kredinë që pronarët marrin për tu vetëfinancuar.
Dëgjesat e ditës së parë konfirmojnë përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale, prej 430 milionë eurosh, në të cilën është përfshirë gjithë qeveria.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e parë:
• Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
• Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;
• 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
• 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
• Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha edhe nëpërmjet kompanive të tyre për konsulencë, në kundërshtim me ligjin;
• Administratori i incenerarorit të Fierit A. Myrtezani dëshmoi se nuk e ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj.
Kanabizimi I Shqiperise, vjedhja me Inceneratorët, korrupsioni, kriminalizimi I pushtetit, janë projekte të hartuara, mbështetura dhe zbatuara me dijeninë e plotë të Edi Ramës.
Tashmë është e qartë për çdo shqiptarë se si Edi Rama përmes këtyre projekteve kriminale, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, përmes blerjes së votave dhe përdorimit të kriminelëve në zgjedhje.
Akuzat e bëra nga PD po faktohen çdo ditë. Projekti i kabanizimit të vendit, ishte me mbështetjen dhe dijeninë e plotë të Edi Ramës.
Ish-gjenerali i Guardia Di Finances, Fabrizio Lisi, i arrestuar në Itali, ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur vendi u mbulua nga kanabisi dhe shifrat manipuoheshin.
Dhe për këtë, me ndihmën e Sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ai ka përfituar 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.
Pra, kësaj skeme kriminale i ka shërbyer sekretari i përgjithshëm i Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi.
Sot ish-gjenerali i Guardia Di Financës, Fabrizio Lisi, dhe ish-ministrt i Brendshëm, Saimir Tahiri janë në burg.
Lidhjet e Agaçit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramës, mund të ndërmerrte një operacion të tillë dhe se Saimir Tahiri, ministri i dënuar për bashkëpunim me bandën e Habilajve, ishte vetëm zbatuesi i këtij operacioni.
Çuarja para drejtësisë e njeriut që nën gradat e gjeneralit, ishte vënë nën shërbim të mafias së Kanabisit në Shqipëri, duhet të jetë pikënisja e një operacioni hetimi që do të çojë tek Edi Rama.
Shqiptarët sot duhet ta dine:
A ka nisur hetim SPAK për Ëngjëll Agaçin dhe rolin e tij në shpërblimin me tokë dhe apartamente në bregdet të Fabrizio Lisi, në këmbim të fshehjes së informacionit për kanabizimin e vendit?
A u tjetërsua prona në bregdet për t’iu dhuruar Fabrizio Lisit?
Si u ndryshua informacioni i Guardia di Finances për kanabizimin e Shqipërisë dhe cili ishte roli i Ëngjëll Agaçit?
Por asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Edi Ramës.
Madje sot çdo shqiptar e ka të qartë perse Edi Rama u bë pronari i vetëm i bregdetit shqiptarë.
Që pronat e qytetarëve tua jepte në këmbim të fshehjes së kanabizimit të vendit, të manipulimit të zgjedhjeve, zyrtarëve të korruptuar dhe oligarkëve që menaxhojnë dhe shtojnë paratë e tij dhe ministrave të tij.
SPAK duhet të veproje pa humbur kohë. Të nisë hetimet dhe të çojë para drejtësisë ata që po u vjedhin paratë e u vrasin shpresën shqiptarëve.
Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të drejtësisë që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të veprojë ndaj çdo zyrtari të korruptuar dhe të vendosur në shërbim të krimit.
Sot është më e qartë se kurrë:
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk do të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.
Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë.
Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para? Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.
Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.
Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
https://www.facebook.com/100044381798037/posts/510096483813074/
Kompanitë Call Center të cilat kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish do të jenë në fokusin e kandidatit të PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati. Një prej takimeve kandidati Bushati e zhvilloi tek Opportunity Group duke marrë mbështetjen e plotë të të rinjve të cilët janë të shkolluar, të trajnuar dhe një pjesë me eksperiencë në menaxhim si dhe me aftësi të larta në fushën e teknonlogjisë dhe inovacionit. Kandidati Bushati ofroi mbështetjen e plotë duke ftuar këta të rinj për të zhvilluar projektet dhe idetë e tyre duke i siguruar ata se dyert e bashkisë Shkodër do të jenë gjithmonë të hapura.
Xhemal Bushati (kandidat i PD bashkia Shkodër): Po shoh që paska vetëm rini dhe do më pëlqente të trajtojmë problemet e rinisë. Dyert e bashkisë do jenë të hapura për secilin prej jush dhe për gjithë qytetarët e Shkodrës. Ardhja këtu më krijon përgjegjshmëri kur shoh rininë e aktivizuar në këtë biznes të suksesshëm. Unë do takoj çdo biznesmen për ti pyetur për problematikat dhe për ti kërkuar mbështetjen e tyre. Kualifikimi i të rinjve është shumë i rëndësishëm dhe ne do ti gjejmë mënyrat. Çdo ide inovative do të ketë dyert e hapura në bashkinë Shkodër dhe do mirëpres secilin prej jush. Kam dhënë prova se di të bashkëpunoj me Fondin Amerikan të Zhvillimit dhe do ti ftoj të vijnë në Shkodër sërish për të investuar.
Nin Kokaj (CEO Famiko Group): Një problem është mungesa e trajnimeve për të rinjtë përsa i takon drejtimit, menaxhimit dhe është e rëndësishme që bashkia të kontribuojë për rininë sepse për ata të rinj dhe biznese që kanë nevojë për menaxher të mirëpërgatitur do e kuptojnë rëndësinë e saj. Më përpara kam dashur të bëj diçka bashkë me bashkinë Shkodër për të financuar disa projekte dhe bashkia të siguronte organizimin e këtyre trajnimeve dhe mundësinë e sjelljes në Shkodër të personave të aftë por nuk ka patur asnjë iniciativë nga ana e bashkisë për këtë pjesë.
Aurel Hasani (Drejtues Informatik): Kam patur mbështetjen e pronarit për të më financuar një projekt inovativ por nuk kam gjetur komunikimin e duhur nga ana e bashkisë Shkodër. Ka qenë një aplikacion për të parë vendndodhjen e autobuzëve, kohën se kur vijnë në stacion etj por bashkia Shkodër nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me mua për të më pritur për këtë projekt dhe shpresoj që në të ardhmen dyert e bashkisë të jenë të hapura për ne.
Marsit Halluni (Përgjegjës Opportunity): Kemi nevojë për një qytet të pastër dhe me disa shërbime të tjera, na mungon transporti publik dhe për ne si kompani me shumë punëtorë është një shqetësim i madh.
Ditmir Meçani (Departamenti i Operacioneve Opportunity Group): Unë jam një prej të rinjve që kam lënë Italinë për të ardhur dhe për të jetuar në Shkodër, qytetin tim. Nëse unë dua të ftoj miqtë e mi nga jashtë është e turpshme të vijnë dhe të shohin atë hyrje që ka qyteti aktualisht.
Xhemal Bushati (kandidat i PD bashkia Shkodër): Hyrja e Shkodrës do të ketë një projekt. Ka qenë një projekt 370 milion lekë dhe asnjëherë nuk është vënë në zbatim. Ndryshimi në Shkodër do shihet që në muajin e parë.