Blog

07 Mar
0

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Jam në një aktivitet me mësues dhe me pedagog të cilët u kam uruar drejtpërsëdrejti dhe përmes tyre gjithë mësuesve shqiptarë, gëzuar 7 Marsin! Ditë e vështirë, vite të vështira, por mirënjohja në zemrat tona për gjithçka keni bërë për ne, vetëdija që jemi kaq që jemi për shkak të prindërve tanë dhe ju prindërve tanë të dytë mësuesve tanë, nuk shuhen kurrë, bashkë me përkushtimin tim dhe të Partisë Demokratike për të bërë gjithçka që ditë më të mira të vijnë për arsimin shqiptarë, për mësuesit shqiptarë dhe domosdoshmërisht kështu edhe për fëmijët shqiptarë.

Pyetje: Zoti Basha e pranoni rezultatin e zgjedhjeve. Keni dal partia e tretë në 5 bashki të vendit, a do të mbani përgjegjësi politike se është humbja juaj e 6-të në zgjedhje.

Lulzim Basha: Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe në këtë kuadër i bëj thirrje të gjithë numëruesve, komisionerëve, vëzhguesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Së dyti, e kam bërë të qartë dhe s’ka qytetar që nuk e di që procesi i 6 Marsit ishte një anomali i një anomalie. Anomalia e parë që ndodhi, ishin zgjedhjet, votimet moniste të 30 qershorit 2019-të. Anomalia e dytë ishte që 4 nga kryebashkiakët monist dolën me rekorde kriminale, njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte. Në këto kushte dhe në kushtet kur s’ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit të zgjedhësve, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar edhe më qartë nevojën për një reformë të thellë. Një reformë zgjedhore për të cilën jemi përkushtuar prej fillimit dhe që është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament dhe për të cilin fillimisht kemi marrë 2 javë më parë një hap përpara duke detyruar krimin e komisionit të reformës zgjedhore, bashkë me komisionin për reformën territoriale dhe mbi të gjitha një reformë zgjedhore që t’i japi shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata, i mbron ata dhe që jep llogari para tyre. Ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të politikanëve. Të një grushti politikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i pasuron, që i bën gjithmonë e më sundimtarë, ndërkohë që varfëron qytetarët dhe i në gjithmonë e më të papushtetshëm ata për t’i mbajtur politikanët përgjegjës para tyre. Kjo është njëra anë. Nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që 6 Marsi nuk është një normalitet, por është një anormalitet i një anormaliteti. Asgjë s’ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore të 25 prillit tashmë të dokumentuara nga raporti i OSBE-OHDIR-it, jo thjesht nga denoncimet e opozitës, përkundrazi problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me një numër do të thoja rekord të ulët votuesish, ky është tashmë një fakt që qytetarët që këto 6 bashki e braktisën procesin zgjedhor. E braktisën sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. Në disa raste siç e pamë, ikën edhe garancitë formale ku Partisë Demokratike iu mohuan komisionerët. E ka sqaruar zonja Tabaku dje që aleanca e non grata-ve, kërcënoi bashkë me bandat në Vorë komisionerët vendas dhe sa për dijeninë tuaj edhe një herë, ne kemi dërguar në SPAK 3 denoncime, për Shkodrën, për Dibrën dhe për Rrogozhinën dhe kemi kallëzuar po kështu edhe KZAZ-n e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Po besoj se këtu jemi për diçka që shkon përtej këtyre detajeve. Pra, njerëzit e kuptojnë fare e mirë që Republika e Shqipërisë ka arritur në një pikë të pa pranueshme sa i takon zgjedhjeve dhe përfaqësimit demokratikë, këtë e tregojë me jo pjesëmarrje edhe elektorati i këtyre 6 bashkive sigurisht një pjesë e jo pjesëmarrjes i takon opozitës i takon partisë demokratike, na takon ne të bëjmë kështu një reflektim të thellë sa i takon reformimit tonë të brendshëm që ka nisur nevojës për tu shkëputur plotësisht nga ato pjesë të problematikës së të shkuarës, nevojës për ti folur njerëzve, për ti dëgjuar njerëzit, për ti përfaqësuar njerëzit sepse në qoftë se e gjithë beteja jonë këto tetë vite ndaj regjimit të Edi Ramës ka qenë për ato fenomene që e kanë shkëputur politikën nga njerëzit, që nga dekriminalizimi, luftën kundër korrupsionit, beteja kundër inceneratorët që do të zhvillohet përsëri sot në komisionin hetimor të inceneratorëve atëherë kemi detyrë paqësore që edhe ne si parti të bëjmë reflektim të brendshëm, mos ta trajtojmë partine demokratike dhe opozitën thjeshtë dhe vetëm si një qëllim në vetvete por si një instrument në duart e njerëzve. Pra nuk është koha as për ti ikur përgjegjësive por as për të bërë sikur jetojmë me një planet tjetër, jetojmë me një Shqipëri ku janë asgjësuar zgjedhjet me 25 Prill dhe në këto kushte me një krizë të brendshme të partisë demokratike provokuar nga ngjarjet që ju i dini fare mirë partia demokratike është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale dhe jo për nevoja të qytetarëve. Cila është përgjigja jonë? Përgjigja jonë është një reformë edhe më ë thellë, përshpejtimi i hapave që kemi nisur ju e dini fare mirë se në dhjetor kuvendi i partisë demokratike ka vendosur të krijojë dhe instrumente meqë folëm dhe për procedura, instrumente që edhe ata që s’janë anëtar të partisë demokratike të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes së partisë demokratike dhe në këtë mënyrë duke hapur hapësira për mendimin e lirë qoftë anëtarësisë së partisë demokratike, qoftë dhe qytetarëve ti ofrojmë njerëzve shpresën, një platformë, një vizion për ta nxjerr vendin nga kjo krizë. Ky nuk do të jetë një proces i lehtë e kam thënë prej fillimit, beteja që kemi është shumë e vështirë, ishte e vështirë kur kishim përballë regjimin e Edi Ramës e jo më tani që kemi shumë faktorë që kanë vendosur të investojnë për veten e tyre kundër interesit publik. Por një gjë duhet të garantojë të gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët Shqiptarë asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë që partia demokratike të vazhdojë të mbetet, një parti politike në shërbim të shqiptarëve. Padiskutim, kemi gabimet tona, kemi mëkatet tona, kemi pjesën tonë të përgjegjësive që pse vendi është në këtë situatë. Ndonëse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore dhe pa kompromis qeverisë por ajo që ka ndodhur ditën e djeshme ku njerëzit kanë folur qartë me jo pjesëmarrje kërkon një reflektim të thellë brenda partisë demokratike, një reformim të thellë që të mundësojë partia demokratike të jetë më shumë se kurrë vendi, hapësira ku qytetarët të gjejnë vetën e tyre, të shprehin mendimin e tyre, të gjejnë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre dhe këtë do të bëjmë. Do të dëgjojmë njerëzit, do të riformohemi duke dëgjuar dëshirat, kritikat dhe aspiratat e tyre, do të ngrijmë problemet e tyre kudo që janë pa asnjë kompromis me të keqën, do të ofrojmë zgjidhje për këto probleme dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi një orë e më parë përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor në gjendje që këto zgjidhje ti kthejmë në realitet. Jemi në një situatë anormale pjelle e një anormalitetit të shumëfishtë së pari siç e thashë në bashkitë të cilat në katër prej tyre vendet kanë mbetur vakante siç ishte Shkodra për shkak të dekriminalizimit, për shkak se edhe në votimet moniste të 30 Qershorit Edi Rama zgjodhi të kandidonte persona me rekorde kriminale dhe së dyti siç e shikojmë nga pjesëmarrja e ulët kemi një situatë anormale për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve tek vota dhe ky është një problem shumë më i madh se çdo gjë tjetër. Pra ndenia në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë dhe ne mund të merremi sa të duash me individë, me individë që edhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike, me ngjarje që kanë ndodhur jo më pak se dy muaj përpara.

Partia Demokratike është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve, askush, askush që me ndihmën e krimit të organizuar, parave të korrupsionit largon shqiptarët nga procesi i votimit, ju largon shpresën, e çon pjesëmarrjen në 30% nuk mund të jetë e ardhmja e vendit, ajo që unë kam për detyrë, Partia Demokratike kemi për detyrë është të lexojmë mirë çfarë do të thotë pjesëmarrja 30% edhe për Partinë Demokratike.
Ajo që unë lexoj sot ndërkohë që po vazhdon procesi i numërimit dhe po jua them me shumë durim se do flasim përsëri, do jemi në parlament sot pasdite, nesër përsëri, do kemi kohë, nuk ka nevojë as të bërtasim, as të arrijmë në konkluzione të paqena apo të para fabrikuara sepse gjithçka që është para fabrikim dhe paragjykim nuk çon drejt përmirësimit por çon drejt përkeqësimit. Le ti shohim gjërat ashtu siç janë, siç i shikon çdo qytetar në rrugë, shqiptarët e kanë humbur besimin tek demokracia, e kanë humbur besimin tek vota, ka kohë që ne e kemi konstatuar këtë problem, ka kohë që ne e luftojmë këtë betejë, për këtë arsye dy janë drejtimet kryesore tek të cilat do të ecim dhe dua ti them qartë dhe shkurt. Drejtimi i parë është ai që kemi nisur, një reformë zgjedhore që ti ofrojë shqiptarëve politikanë të zgjedhur nga vota e tyre, që tu shërbejnë atyre dhe përgjigjen para tyre. Reflektimi i dytë është një reflektim i brendshëm që Partia Demokratike të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre, të gjejnë veten e tyre, te gjejnë zgjidhje për problemin e tyre. Të jetë forca politike që përmes një procesi zgjedhorë të lirë e të ndershëm pastaj këto zgjidhje ti ktheje në realitet.
Fakte janë këto: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrate shtetërore është detyruar të marrë pjesë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal dhe nëse dëshironi ti bëni analizën fakteve këto janë faktet.
Bandat janë përfshirë po kështu, ndërkohë të paktën një rast të Partisë Demokratike në bashkëpunim me dy polet e tjera i janë mohuar komisionarët siç ishte rasti i Vorës, pot ë gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 Marsit, pse? Sepse shqiptarët e kanë kuptuar që asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë pas 25 Prillit dhe pjesë e përgjegjësisë për këtë sigurisht është edhe lufta, edhe sulmet, edhe denigrimi që i është bërë Partisë Demokratike megjithatë unë jam i vendosur dhe e di që këtë duan jo vetëm demokratët dhe mbështetësit tanë por dhe gjithë shqiptarët që Partia Demokratike ta kthejë këtë situatë

Pyetje: Mbështetjen tuaj në cilat shifra e bazoni? Se demokratët ju kanë dhënë 700 vota në Vorë dhe gjithashtu keni humbur bastion tuaj, Shkodrën, shifrat? Mund të na thoni mbështetjen e demokratëve ku e shihni sot?

Lulzim Basha: 30 % që t’ua them fare qartë, ta kuptoni se nuk po i iki asnjë pyetje tuajës por dhe ju nuk duhet t’i ikni logjikës. 30% flet qartë, 70 % e kanë braktisur, 30% mund të jetë administrate shtetërore e Shkodrës, administrate lokale e Shkodrës, ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është sot. Një nga gabimet që bëjmë shpesh dhe që uroj që brezi i ri që janë shumë prej jush mos ta bëni është të kapërceni konkluzionin. Bëni analizën në fillim. Dëgjoni analizën që ju them. Faktet janë kokëforta, 30% është një pjesëmarrje që tregon bjerrjen totale të besimit tek procesi zgjedhor. Dy janë rrugët përpara:
Reformë e thellë zgjedhore për të cilën kemi arritur 2 javë më parë të sigurojmë hapin e parë Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe së dyti vazhdimi dhe përshpejtimi i reformës në Partinë Demokratike pa e kthyer kokën pas, por duke ecur përpara në luftë kundër korrupsionit që është shkaktari kryesor edhe i këtyre rezultateve të trishtueshme për një vend në vitin 2022 në zemër të Evropës, 30%marrin pjesë në votime. Reformimi ka filluar dhe do të përshpejtohet në çdo nivel. Për këtë të jeni të sigurt. Nëse do të pyesni për vendosmërinë time për të bërë gjithçka për ta çuar këtë reformim përpara mbetet i palëkundur. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike dhe për të mos plotësuar asnjë skenar të regjimit apo të patericave të regjimit që Partia Demokratike të mbetet peng i dëshirave dhe planeve personale. Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Pyetje: Pse insistoni të rrini pas 6 humbjeve?

Lulzim Basha: E para e punës propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po, jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Unë e kuptoj shqetësim personal të atyre që gjithçka në Shqipëri e bëjnë për interesat e tyre personale. Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e ka për interesa personale dhe do ta kthejë edhe këtë në interesin e vet personal dhe do ta kthejë në luftë personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, është për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë dhe kushdo që më kërkon të braktis në veçanti në këtë betejë detyrën time në këto dy plane kryesore të betejave që janë t’ju ofrojmë shqiptarëve rikthimin e besimit te vota e lirë, te demokracia përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor dhe të zgjedhjeve, dhe përshpejtimit të reformimit të Partisë Demokratike për t’u bërë partia e hapësirës dhe mendimit të lirë, partia e qytetarisë, partia e shpresave të shqiptarëve, do të zhgënjehet.
Faleminderit!

Read More
07 Mar
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME MËSUES E PEDAGOGË ME RASTIN E 7 MARSIT

Pavarësisht nëse është ditë me shi apo ditë me diell, 7 Marsi është gjithmonë një ditë e veçantë për këdo. Është në traditën tonë që të vlerësojmë mundin, sakrificën, lodhjen e madhe por edhe përkushtimin prindëror të mësuesve për të edukuar fëmijët e Shqipërisë ndër vite dhe dekada. Kështu që dua ta nis këtë takim me ju mësues, pedagog duke iu uruar gjithsecilin prej jush dhe gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, gjithë pedagogëve shqiptarë, gëzuar 7 Marsin! Të gjithë e dimë se sa sakrificë dhe mund shkon në përgatitjen e brezit të ri, shkon në arsimimin e fëmijëve që nga cikli parashkollorë, cikli parauniversitar dhe sigurisht në universitetet e vendit. Dhe e dimë se në kushte normale, kjo është një punë shumë sfiduese, në kushtet aktuale bëhet gjithmonë e më sfiduese. Është e vërtetë se të jesh sot mësues apo pedagog në Shqipëri, është sa fisnikë aq dhe e vështirë. Nga njëra anë askush tjetër përveç prindit dhe shpeshherë në konkurrencë me prindin, qoftë në sasinë kohore që harxhon me fëmijën, qoftë me rëndësinë që ka për fëmijët, nuk ndikon në të ardhmen e fëmijëve sa mësueset. Ne jemi ata që jemi, kemi arritur atë që kemi arritur në një masë të madhe për shkak të mësuesve tanë. Dhe këtë shpeshherë e marrim si të mirëqenë, por nuk është kështu. Sepse duhet shumë mund, duhet shumë sakrificë që mësuesi të jetë në lartësinë e detyrës dhe që fëmija, nxënësi apo studenti të ketë mundësinë pastaj të përfitojë maksimumin nga ajo që i ofrohet. Dhe ajo që merret e mirëqenë po ashtu se sa shumë përgatitje duhet në mënyrë të përditshme nga mësuesit që të jenë në gjendje ta ofrojnë ditë për ditë, dijen, nxënien, edukimin e fëmijëve. Unë kam një lehtësi subjektive në këtë aspekt, sepse jam biri i një mësueseje tashmë në pension. Nëna ime ka qenë arsimtare dhe nuk më shqiten nga memoria, nga kujtesa që kur kam qenë fëmijë, koha dhe mundi që i kushtonte ditë për ditë përgatitja për t’i dhënë nxënësve më të mirën. Dhe kjo nuk kufizoi thjesht dhe vetëm përgatitjen për ditën e mësimdhënies, por edhe në kontaktin me prindërit për çdo nxënës, për t’i informuar mbi ecurinë e nxënësit, për t’i informuar mbi problematikat që duheshin ndjekur me përparësi. Pra, ishte prindi im, është prindi im, por ishte edhe prindi i çdo nxënësi për një periudhë të caktuar dhe kjo ishte një detyrë që e merrte shumë seriozisht. Të tillë faktikisht i kam njohur dhe mësuesit e mi. Në qoftë se ka diçka që nuk e harrojmë janë mësuesit tanë. Nuk besoj se ka shqiptarë, nuk besoj se ka njeri që të harrojë rolin e mësuesit gjatë gjithë jetës. Dhe disa prej tyre sigurisht i veçojmë. Nuk do të ndalem në emra sot, sepse nuk do të shfrytëzojë subjektivitetin e komunikimit publik për të veçuar mësuesit e mirë, por dua t’u them atyre një për një të gjithëve, siç jam i bindur ju thonë të gjithë, edhe ne që jemi prindër sot dhe për fat të mirë edhe ata që janë ulur në bankat e shkollave apo dhe studentët, një falënderim të thellë nga zemra për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për brezin e ri. Urimin për 7 Marsin e bëra në nisje, por për fat të keq këtu nuk jemi rreth një tryeze feste. Mirë do kishte qenë të ishim rreth një tryeze feste. Fakti është që nuk mund të jemi rreth një tryeze feste për një arsye të thjeshtë: Sepse siç e thash që në fillim, situata në vend që të vij duke u përmirësuar, ka ardhur duke u përkeqësuar. NË vend që mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë t’iu ofrohet përmes reformave të arsimit, reformave shtetërore përmes financimit, përmes modernizimit të sistemit arsimor, kushtet dhe të ngrihen në piedestalin që e meritojnë, sot ndodhemi krahasuar me mësuesit e rajonit, apo krahasuar me aty ku duhej të ishin, në pozita jashtëzakonisht të pafavorshme. Dhe kjo vihet re në çdo aspekt. Qoftë në aspektin e rimbursimit financiar ku pagat e mësuesve shqiptarë prej kohësh kanë zbritur në nivelet më të papranueshme në raport me çdo vend tjetër të rajonit, qoftë në dinjitetin dhe trajtimin e mësuesit në radhë të parë nga shteti, nga vet sistemi arsimor. Qoftë në ambientin që i ofrohet për të kryer siç duhet këtë detyrë, pra që kemi thënë që është detyra më e rëndësishme pas prindit, apo që konkurron qoftë në kohë, qoftë në rëndësinë që ka për formimin e fëmijës, apo të të riut me detyrën e prindit. Dhe janë probleme shumë të mëdha. Probleme të cilat vetëm kanë ardhur duke u rënduar gjatë viteve të fundit, për një arsye të vetme, sepse ka munguar dhe vazhdon të mungojë përputhja e fjalëve me veprat. Me fjalë, prej 8 vitesh buxheti i sistemit arsimor duhej të kishte kapur 5.5% të prodhimit të brendshëm bruto dhe padiskutim që ky do kishte qenë një lajm i mirë që pa asnjë hezitim, jo vetëm unë dhe Partia Demokratike, por nuk do të kishte shqiptarë që nuk do e kishte përkrahur. Në fakt nuk është e largët koha kur kemi dërguar edhe nga pozicioni i opozitës në parlament, amendamente që synonin pikërisht mbajtjen e këtij premtimi madhor tashmë 8-vjeçarë, për një buxhet të tillë për arsimin, çka padiskutim do të reflektonte edhe në statusin e mësuesit dhe do të kishte efekt të drejtpërdrejtë edhe tek nxënësit. Por në fakt e kundërta ka ndodhur. Edhe si përqindje e PBB-së, edhe si përqindje krahasuese me vendet e tjera të rajonit, mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit. Dhe nuk është e çuditshme aspak që bashkohen dy faktorë jashtëzakonisht shqetësues për shoqërinë. Nga njëra anë largimin i trurit ku një pjesë e rëndësishme e zë edhe largimi i mësuesve dhe i pedagogëve në veçanti të universiteteve nga vendi. Në veçanti të atyre që çajnë rrugën e kërkimit shkencorë në të gjitha fushat, duke përfshirë në fushën e pedagogjisë dhe nga ana tjetër zbrazja e klasave, mbyllja e shkollave, përqendrimi i nxënësve në shkolla me distancë të madhe nga banesat e tyre që ka një impakt të drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së mësimdhënies dhe të përgatitjes së brezit të ri në një kohë kur e gjithë bota në veçanti Evropa, e konsideron investimin tek fëmijët si prioritetin kryesorë. Investimi tek dija, tek informacioni si investimin më të mirë për një të ardhme të shoqërisë. Megjithatë këto janë probleme për të cilat me siguri secili prej jush ka diçka për të thënë. Ndaj unë dua të ndalem këtu, duke theksuar edhe një herë këto tre momente kryesore: së pari, ehe një herë pavarësisht se është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit, t’iu urojë nga zemra të gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë, të gjithë pedagogëve shqiptarë, gëzuar 7 Marsin! Së dyti t’iu them që në zemrat tona keni gjithmonë një vend të veçantë, njësoj si prindërit tanë, sepse e dimë se gjithçka e mirë që kemi arritur në jetë iu dedikohet një masë shumë të madhe ju dhe përkushtimit tuaj, se e dimë me çfarë përkushtimi punoni, në kushte jashtëzakonisht të vështira që njësoj si prindërit biologjik edhe ju bëni sakrifica të mëdha për fëmijët e shqiptarëve. Dhe se jemi të vetëdijshëm si Parti Demokratike për mungesat dhe mangësitë e jashtëzakonshme, boshllëqet e mëdha që vetëm janë thelluar në këto vite dhe do bëjmë gjithçka që të jemi në krahun tuaj deri sa jo vetëm të mbushim këto boshllëqe, por të arrijmë ta vendosim Shqipërinë aty ku i duan familjet shqiptare fëmijët shqiptarë dhe mbi të gjitha prindërit shqiptarë, që janë prindërit që paguajnë gjithçka, që futen dhe në borxh për atë që e konsiderojnë si gjënë më të shenjtë, arsimimin e fëmijëve të tyre. Kështu që me këtë urim për të nesërmen, por edhe këtë urim për të sotmen, për 7 Marsin, duke iu falënderuar për praninë, mendoj se dita e sotme është një ditë jo thjesht për të uruar, por edhe për të reflektuar dhe për t’u zotuar për atë që do të ndodh nesër në mënyrë që 7 Marsi tjetër mos të na gjej në të njëjtën situatë.

Read More
06 Mar
0

DEKLARATË E DEGËS SË PD, SHKODËR

Të nderuar qytetarë të Shkodrës,

Më pak se dy orë na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit.

Votë votë bahet Shkodra ndaj, sa më shumë të votojmë, sa më shumë ta shprehim vullnetin tonë të lire, aq më e drejtë do të jetë kjo vendimarrje, për Shkodrën tonë, për të gjithë ne.

Le të bëhemi bashkë të rinj e te reja për të vendosur të ardhmen tuaj!

Le të bëhemi bashkë, qytetarë te Shkodrës , nana e motra  për ta ndërtu së bashku këte andërr të bukur që quhet Shkodër.

Ju keni dit gjithmonë me zgjedh!

Partia Demokratike ju fton tu drejtoheni qendrave të votimit dhe me vullnetin tuaj të lire, me mencurinë e dashninë për Shkodrën të zgjidhni kryetarin e ardhshëm të bashkisë.

Vota juaj sot është guri i themelit për rikthimin e shpresës dhe të nesërmen e një shkodre tjetër, që ju përket vetem juve.

Këto zgjedhje jane për ju. Sot eshte dita kur Shkodra i kthehet shkodranve!

Nje falenderim nga zemra per qytetarine e shkodranve te treguar deri tani, si dhe nje ftese te gjithe atyre qe ende nuk kane votuar, te mos e humbin mundesine e fuqise se ndryshimit.

SOT FITON SHKODRA!

Read More
06 Mar
0

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, denoncon komisioneret e PS

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj,  denoncon komisioneret e PS: Po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin  atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.

Per dijeni Ambasades Amerikane dhe Zotit Celibashi!

Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkoder të cilin PD e denon me vendosmeri dhe kerkon nderhyrje te menjehershme që të nderpritet ! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit per shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuat  KQZ  per mos fillimin e procesit komisioneret e PS po tentojnë ne kundershtim me ligjin ta rihapin  atë në kushte kompromentimi absolut të kodit elektoral.  Komisioneret e PS duan të spostojnë votimin në një qender të pamiratur nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në keto 9 vite, shkaterrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të toleroje akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet , shit-bleresit kronikë do të perballen me vendosmerinë e Shkodranve per të mbrojtur voten e lire si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po kq vullnetin e saj politik.

Read More
05 Mar
0

Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë kombëtare! Basha: Sakrifica sublime e familjes Jashari për Kosovën e lirë është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar

🇽🇰 Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë kombëtare! Basha: Sakrifica sublime e familjes Jashari për Kosovën e lirë është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar

 

24 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e 59 dëshmorëve në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Sakrifica sublime e familjes Jashari për Kosovën e lirë është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar. Flijimi i tyre skaliti një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm, për të ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Nderim përjetë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, lavdi heronjve të Prekazit legjendar, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Zoti e bekoftë Kosovën! 🇽🇰 Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë! 🇦🇱

Read More
05 Mar
0

Kreu PD, Basha videomesazh nga pika e karburantit: Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë

Basha videomesazh nga pika e karburantit: Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. I ka të gjithë mekanizmat, përmes uljes së taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve.

Mesazhi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha

Përshëndetje të dashur miq.
Siç e shikoni çmimi i naftës ka arritur në 230 lekë të reja për litër, 2 mijë e 300 lekë për litër. I bëj një thirrje të përsëritur qeverisë të marrë masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe duke marrë masa të tjera shtesë për të stabilizuar në këto ditë të vështira çmimin e karburantit i cili ka një efekt të drejtpërdrejtë në mallrat dhe shërbimet bazë për të gjithë qytetarët. Është detyra e qeverisë t’ju vijë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në këto kohë të vështira dhe qeveria shqiptare i ka të gjitha mundësitë duke ulur taksën që t’ju vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në mënyrë që ju të paguani më pak për karburantin, të paguani më pak për mallrat e tjera dhe shërbimet e tjera bazë, çmimi i të cilave ndikohet drejtpërdrejt dhe rritet nga çmimi i karburantit. Ndaj e përsëris thirrjen që qeveria t’ju vijë në ndihmë njerëzve duke bërë të mundur që çmimi i karburantit të mbahet nën kontroll përmes uljes së taksave që ndikojnë tek çmimet.

https://fb.watch/bzflZbCCVe/

Read More
05 Mar
0

Përfshirja e Damian Gjiknurit në aferën e inceneratorëve, PD e padit në SPAK, Lefter Gështenja: E keqja nuk perfundon me abuzimin e 430 milion eurov

DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD LEFTER GËSHTENJA

Fillimisht për të qartësuar sa më mirë ju dhe publikun për skemën korruptive të inceneratorëve.

Gjithçka është një qark i mbyllur dhe afera e inceneratorëve rrethohet nga të njëjtët emra, të cilët, nën mbështetjen e plotë të institucioneve qeveritare, kane kontrolluar dhe kontrollojnë të gjithë procesin multi-milionësh të incenerimit të mbetjeve në Shqipëri.

Te gjithe jemi ne dijeni qe Qeveria shqiptare, gjatë periudhës 2014-2017, ka nënshkruar tre kontrata koncensionare për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, për të cilat shteti pritet të paguajë, në mënyrë periodike nga fillimi i koncensioneve më shumë se 430 milionë euro në vitet e ardhshme per kompanitë koncensionare, sqaroj se rreth 90 milion euro tashme jane paguar nga shteti. Një pjesë e kësaj pagese është paguar  nga qeveria shqiptare, përkatësisht për inceneratorin e Elbasanit që ka marrë nga buxheti i shtetit 24.7 mln euro dhe inceneratorin e Fierit me vlerë 30.6 mln euro. Ndërkohë që për inceneratorin e Tiranës deri më tani janë paguar 35 mln euro nga buxheti i shtetit përmes Bashkisë Tiranë.

Opinioni publik duhet te dije qe e keqja nuk perfundon me abuzimin apo  me pagimin e 430 milion eurove, e keqja me e madhe  do te vazhdoje te thellohet me shume pasi per inceneratorin e Elbasanit dhe te Fierit edhe pse jane paguar miliona euro tashme qytetaret duhet te fillojne te paguajne shume me shume per te mbajtur ne kembe kompanite e reja SHA te bashkive , ku per elbasanin tashme eshte krijuar dhe per fierin pritet te krijohet.
Keto kompani do jene gropa thithese te buxhetit te bashkive dhe buxhetit te shtetit, pasi keto ndermarrje nuk jane rentabel.

Siç është vërtetuar tanimë nga provat dhe nga paditë që kemi dërguar ne si PD në SPAK, procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore. Nje  nder ministrat pergjegjes eshte edhe z.Gjiknuri ku në përgjigjen që I dha ish ministrit të arrestuar Koka, per kete  procedure, ka dhënë jo vetëm dakordësinë e tij por edhe ka shprehur se kjo procedurë është korrekte.

Në cilësinë e ministrit të Energjitikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit.

Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abusive dhe e paligjshme.

Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjitikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një project vendim që I jepte kompanisë koncensionare  një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, nderkohe punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat.

Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro.

Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 .

Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, manaxhuar dhe mbikqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministry Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Faktet tregojnë se kontrata e kompanive të inceneratorëve kanë nga një sueprvizor që është përzgjedhur nëmënyrë jo ligjore dhe që I është imponuar padrejtësisht nga koncesionari. Një shkelje e tillë evidentohet dhe nga Kontrolli I Lartë I Shtetit në raportin e tij specific për Inceneratorin e Fierit.

z.Gjiknuri është gjithashtu po aq përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës. Si autoritet kontraktor ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi I kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjtihashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Për z Gjiknurin, inceneratorët do të krijonin energji nga përpunimi i mbetjeve dhe kjo do të sillte vlera pozitive në ekonominë e vendit. Fakti eshte qe sot edhe pse kompanite kane marret te gjitha parate nga buxheti i shtetit asnjeri nga inceneratoret nuk prodhon energji sic parashikohet ne kontrate. Po per kete a duhet te mbaj njeri pergjgjesi?
Si ka mundesi qe te gjithe deshmitaret qe deshmuan ne komision e largonin topin nga vetja, te gjithe e krosonin tek ish ministri i mjedisit qe sot gjendet i arrestuar, ?
Ne fakt zinxhiri i perfshire ne keto procedura duhet te mbaje pergjgjesi: qe nga  ish kryetaret e bashkive qe kane inicuar keto procedura, nga komisionet respektive, drejtorat e pergjithsem te perfshire, sekretaret e ministrive , ministrat , sekretari e pegjithsem i kryeminsistrise dhe kryeministri…
Pasi nese nuk mbajne pergjegjesi keta njerez nga nga specialisti deri te kryeministri perse duhet te firmosin, perse i marrin rrogat keta njerez? , shqiptaret duhet te kuptojne qe nese nuk firmosnin ministrat apo kryeministri keto koncensione nuk do te zbatoheshin.

Read More
05 Mar
0

Arben Ahmetaj i përfshirë në aferën e incineratorëve, PD dorëzon padinë e re në SPAK: Ja çfarë e lidh Ministrin me korrupsionin 430 milion euro

Arben Ahmetaj është një nga njerëzit kyç të aferës 430 milionë lekë të incineratorëve. Në dëshminë para Komisionit Hetimor, ministri i Edi Eamës refuzoi të përgjigjej për njohjet që ka me pronarët në letra të incineratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por faktet janë publike dhe të pakundershtueshme.

Arben Ahmetaj u ka dhënë me firmën e tij miliona euro dy miqve të tij, në shkelje të hapur të disa ligjeve dhe në konflikt flagrant interesi.

Edi Rama mund ta mbajë edhe për pak kohë në qeveri, por faktet para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë domethënëse. Ne do ta pasurojmë dosjen hetimore me të dhëna të tjera me padinë e re që dorëzoë ndaj Ministrit Arben Ahmetaj.

 

Dhurata Çupi:

·       Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka  pranuar dhe më pas ka firmosur financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Pa firmën e Ministrit të Financave dhe pa miratimin e kryeministrit, nuk munde të miratohej një skemë e tillë e jashtëzakonshme financimi.

·       Është fakt se Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës, që është kryevepra e korrupsionit të qeverisë së Ramës dhe bashkisë së Tiranës.

·       Është fakt se asnjë nga incineratorët nuk është sot në punë, pavarësisht miiinave të oaguar nga taksat e shqiptarëve me firmën e Arben Ahmetajt dhe miratimit nga Edi Rama.

·       Është fakt se 2 nga x anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.

·       Është fakt se në kohën që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të incinerstorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Read More
04 Mar
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ARBI AGALLIU

Abuzimi me pronat e shqiptarëve dhe korrupsioni, nuk kanë të ndalur në qeverinë e Edi Rameës.
Pasi e shpalli veten pronar të vijës bregdetare të Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ta shpërndajë atë te miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Një prej perfituesve është dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zonë bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të ish-deputetit socialist, Artan Gaçi i cili është bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka
Kompanisë së bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, i është dhënë leja për përdorimin e një zone bregdetare në Himarë për një periudhë 30-vjeçare.
Në vendimin e Edi Ramës, kompania e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, cilësohet si investitor strategjik.
Për te fshehur gjurmën, bashkëshorti i ministres Xhaçka, kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’, kompani e themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik.
Kompania ‘AGTTC Hotel Management’, është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021 dhe është në pronësi të një 30 vjeçareje nga Massachusettsi, pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort.
Veprimet për regjistrimin e kompanisë në QKB janë kryer nga juristja e kompanisë së Artan Gaçit, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Një skemë e ngjashme me inceneratorët.
Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management, është e njëjtë me dy kompanitë e krijuara me punonjës të Artan Gaçit.
Këto janë skema të njohura për Edi Ramën, ku miqtë e tij përdorin kompani fantazëm për të mbuluar përfitimet nga paratë apo pronat publike.
Pronat që u shtetëzoi pronarëve të vërtetë të bregdetit, Rama po ua jep ministrave të tij.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.

Read More
03 Mar
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Edi Rama nuk qeveris dot pa non grata e njerëz të inkriminuar. Ai punon, blen e vjedh vota në koalicion me parti non gratash duke sfiduar hapur vendimet e SHBA.

Bashkëqeverisja me Tom Doshin në Shkodër e jo vetëm, është prova më e madhe për këtë.

Edi Rama ia ka dorëzuar pa kushte Shkoderën partisë Non Grata, madje edhe kandidaten për bashkinë ia ka përzgjedhur i padëshiruari i SHBA, Tom Doshi.

Doshi ka frenat e krejt qeverisjes së Shkodrës, duke emëruar njerëz të inkriminuar që të blejë e të rrëmbejë vota për Ramën. Ndërkohë që socialistët e ndershëm duhet vetëm të nënshtrohen përballë pushtetit të non gratave.

Rifreskimi i pazarit Rama-Doshi në rezidenca qeveritare me takime kokë më kokë, reflektohet në emërimet dhe shkarkimet e zyrtarëve të Shkodrës, siç është rasti i kryeinspektorit të ndërtimit, për Veriun, Serdar Hoxha. Ndërsa konfirmon pikërisht atë që vetë Doshi e thotë me zë e figurë: emërimin prej tij të kandidates për bashkinë.

Me pak fjalë, Tom Doshi, vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës.

Ata janë bashkë dhe të pandarë.

Edi Rama mashtroi Amerikën kur tha se nuk do të përfshinte në qeverisje, partinë non grata të Doshit, ndërkohë që me të ndan çdo qelizë qeverisje në Shkodër e Tiranë.

Rama dhe Doshi janë një.

Të vetmit të humbur janë socialistët e ndershëm shkodranë, të cilët nëpërkëmbën nga pazari Rama-non grata, e detyrohen të pranojnë të inkriminuarit në kurriz.

Aleanca e Ramës me Doshin, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, ka qenë e pandalshme. Ai ka përfituar miliona euro nga qeveria, para të cilat janë hedhur për blerjen e votave njësoj si me 25 prill.

Tom Doshi është sot Edi Rama.

Vota e socialistëve përdoret për pushtetin e partisë non gratësa.

Por shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:

Kandidatët e Doshit e Meta-Berishës apo birin e tyre Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave?

Përgjigja nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë…

Read More