Blog

10 Shk
0

FJALA E KANDIDATIT TË PD PËR DURRËSIN, LUAN HOTI, NË SHPALOSJEN E PROGRAMIT PËR BASHKINË

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Të dashur demokratë,

Unë jam Luani.

Me shumicën prej jush njihemi personalisht, kemi shtrënguar duart, kemi shkëmbyer mendime, jemi përpjekur, kemi shpenzuar kohë e energji, kemi arritur fitore dhe kemi pësuar humbje, por një gjë nuk e kemi bërë kurrë: nuk jemi dorëzuar.

Më vjen mirë që ta rithem sot para jush se kam qenë gjithnjë pjesë e Partisë Demokratike, që nga anëtar i thjeshtë dhe deri tek drejtimi i saj në Durrës.

Drejtimin e Partisë Demokratike e kam konsideruar që prej ditës së parë një përgjegjësi të madhe sepse qyteti ynë ka qenë dhe duhet të mbetet vendi ku demokratët kanë treguar dhe do tregojnë forcën, vendosmërinë dhe bashkimin mbi çdo interes në funksion të demokracisë, demokratëve dhe qytetarëve.

Sfida e kandidimit për kryetar bashkie është një tjetër përgjegjësi e madhe. Këtë herë, na duhet që së bashku të tregojmë që vlerat dhe kontributi ynë për Durrësin do jenë më të forta se çdo bashkim antivlerash që e kanë shkatërruar këtë qytet.

Gjatë 20 viteve të fundit qyteti është administruar në formën më të keqe të mundshme. Sot kemi një qytet, i cili është vështirësisht i jetueshëm, i papastër, me trafik të rënduar, pa hapësira të gjelbra, me shërbime të cunguara dhe të papërshtatshme dhe pa asnjë vizion për të ardhmen.

Qëllimi ynë është ta kthejmë bashkinë dhe administratën lokale në funksion të qytetarit.

Një gjë është e qartë:  Qyteti bëhet më i jetueshëm, më i bukur dhe më i mirë nëse vendimmarrjet i bëjnë qytetarët.

Kjo është arsyeja pse veprimi i parë në drejtimin e Bashkisë do të jetë fillimi i konsultimit masiv publik për çështjet kryesore të qytetit. Konsultimi i parë me qytetarët do të jetë për Velierën. Vijimësia e këtij projekti dhe qëndrimi i Bashkisë në lidhje me këtë projekt do t’i nënshtrohet mendimit dhe vullnetit të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë dhe e gjithë Bashkia do të jenë vetëm zbatuesit e këtij vullneti.

Vizioni im për qytetin është i qartë por unë jam edhe një njeri me këmbë në tokë. E di që si fillim kemi një vit kohë. Por kur ka vullnet të mirë pengesat janë të tejkalueshme. Punët e mëdha nisin nga të voglat.

Si njohës i problematikës së Durrësit, halleve dhe problemeve më shqetësuese për qytetarët kam menduar dhe studiuar për të gjetur se ç’mund të bëhet për një vit.

Do të ndërhyjmë menjëherë për të korrigjuar dhe përmirësuar situatën e trafikut dhe të transportit urban. Policia Bashkiake do të disiplinojë në mënyrë të vazhdueshme, dhe veçanërisht gjatë orëve më të ngarkuara, trafikun në 4 arteriet kryesore të qytetit.

Do të mbikëqyrim në përditshmëri zbatimin e kontratave nga shoqëritë e transportit urban me qëllim respektimin e orareve, itinerareve, çmimeve dhe aksesit të qytetarëve në marrjen e aboneve.

Fokus të veçantë dhe të menjëhershëm do të marrë pastrimi i qytetit.

Do ndërhyjmë në dy elementë kryesorë.

Së pari të dyfishojmë oraret dhe shpeshtësiinë e pastrimit në zonat me sasi më të madhe të prodhimit të plehrave dhe

së dyti të menaxhojmë më mirë burimet njerëzore të disponueshme për pastrimin me themel të çdo hapësire të qytetit.

Nisur nga gjendja e krijuar në verën e vitit 2021, gjatë së cilës qyteti u mbulua nga plehrat do të hartojmë plane paraprake dhe efektive për situata emergjente me qëllim që të mos lejojmë që e njëjta gjendje të përsëritet.

Në fund të vitit të kaluar Bashkia Durrës miratoi me vendim të Këshillit Bashkiak paketën e re fiskale për vitin 2022, paketë e cila ka shtuar barrën financiare që të gjitha bizneset, veçanërisht ato të mëdhatë, duhet të përballojnë.

Brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës Bashkia do të fillojë një konsultim masiv publik me të gjitha kategoritë e bizneseve, duke filluar nga shitësit ambulantë e deri tek bizneset e mëdha me qëllim krijimin e një pakete fiskale, e cila të jetë në përputhje jo vetëm me nevojat e Bashkisë por edhe në përputhje me shërbimet që përftohen nga biznesi dhe kapacitetet financiare të këtij të fundit.

Do të ngulmojmë që programet e dëmshpërblimit për të gjithë të prekurit nga tërmeti i vitit 2019 jo vetëm të vijojnë por të përfundojnë brenda 200 ditëve.

Nuk do të lejojmë më që këto fonde  të përdoren si mekanizma presioni për marrjen e votës, siç ndodhi ne zgjedhjet e prillit te kaluar dhe po vazhdon te ndodhë dhe sot.

Dëmshpërblimet dhe fondet për tërmetin do të kthehen në një të drejtë legjitime dhe të përfituar nga të gjithë.

Urbanizimi përfundimtar i zonës periferike të qytetit, duke përfshirë ish-Kënetën, Spitallën, Shkozetin dhe Unazën e Plazhit është një nga projektet tona kryesore.

Njësitë administrative dhe zhvillimi i zonave rurale me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e sektorit bujqësor, rritjen e aksesit të produkteve bujqësore në tregun qytetas janë prioritet kryesor i joni.

Krjimi i hapësirave për çerdhe, kopshte dhe shkolla në këto zona, si dhe mbyllja përfundimtare e atyre problemeve që trashëgohen nga një mandat në tjetrin, ka për qëllim ngritjen e këtyre zonave në të njëjtin nivel jetese me pjesën tjetër të  qytetit.

Brenda 100 ditëve të para, bashkia do të vërë në funksion të gjithë mekanizmat ligjorë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat administrativë që të gjithë objektet e banimit në bashkëpronësi të caktojnë administratorë.

Ne do të hartojmë rregulloret tip për administrimin e banesave të përbashkëta, të cilat do t’u vihen në dispozicion të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve.

Sektori i turizimit është dhe do të mbetet edhe në të ardhmen një nga burimet më të mëdha financiare të qytetit.

Bashkia do të ofrojë çdo ndihmë të mundshme për të gjitha kategoritë e operatorëve dhe bizneseve që operojnë në fushën e turizmit.

Do të ndërmerren të gjitha veprimet administrative për fillimin e sezonit turistik në kohën më të shpejtë të mundshme.

Do të përmirësohet menaxhimi i hapësirave për plazhe publike dhe ofrimi i shërbimeve për të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin plazhet publike si alternativë e pushimeve të tyre.

Të gjithë si qytetarë të Durrësit e ndjejmë mungesën e hapesirave të gjelberta në qytet.

Rifitimi dhe krijimi i zonave të reja të gjelbëruara dhe parqeve të lojrave për fëmijë është një nga projektet tona më të rëndësishme.

Kjo synohet edhe në njësitë administrative, kryesisht me parqe lojrash dhe ambiente sportive, aq të munguara për fëmijët e këtyre zonave.

Do të përmirësojmë aksesin e të rinjve në të gjithë infrastrukturën dhe sipërfaqet publike të administruara nga Bashkia.

Do të propozojmë programe mbështetëse për Start Up-et në nivel lokal me një fokus të veçantë në sektorin e turizimit, agriturizmit dhe teknologjive të informacionit.

Bashkia do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të përmirësuar aksesin e të rinjve, në tregun e ambienteve me qera.

Një ndër projektet e menjëhershme do të jetë ai i ndërtimit të Kampusit Universitar dhe të godinave rezidenciale për studentët.

Do të krijojmë ambiente të dedikuara për moshën e tretë. Kjo moshë ka mbetur në vijimësi jashtë vëmendjes së Bashkisë.

Sot Durrësi ka vetëm një Qendër Rezidenciale, e cila funksionon mbi baza ditore dhe që është në kushte të mjerueshme.

Në bashkëpunim më shoqërinë civile dhe me aktorët e vullnetshëm për të kontribuar do të krijojmë hapësira dhe ambiente për moshën e tretë,

Do t’u japim nënave, baballarëve tanë dhe gjyshërve të fëmijëve tanë mundësinë të japin kontributin e tyre aktiv në jetën e qytetit nëpërmjet programeve të ndryshme sociale.

Sfida jonë është ndryshimi rrënjësor i modelit, me të cilin Bashkia e Durrësit nuk është administruar, por është përdorur nga kryetarët e majtë të 20 viteve të fundit.

Projekti ynë ka si objektiv kryesor kthimin e Bashkisë në shërbim të qytetarëve.

Në Bashkinë e drejtuar nga Partia Demokratike kryefjala do të jetë qytetari dhe vetëm qytetari.

Vullneti dhe interesat e qytetarëve të Durrësit dhe të të gjitha Njësive Administrative të kësaj Bashkie do të jenë ylli polar që do të udhëheqë të gjithë aktivitetin tonë.

Në përfundim nuk kam se si të mos them dy fjalë për të gjithë demokratët.

Partia Demokratike është familja jonë e madhe.

Si në të gjitha shtëpitë dhe në të gjitha familjet e mëdha, ka edhe grindje, edhe hatërmbetje, edhe kundërshti. Ka edhe mendime dhe qëndrime të ndryshme.

E rëndësishme është të mos harrojmë kurrë që themelet e kësaj familjes sonë politike janë të forta dhe parimet mbi të cilat ajo u ngrit dhe funksionon do të mbeten të palëkundura.

Partia Demokratike është dhe mbetet frymë, ideal, parime, vullnet.

Beteja jonë është me kundërshtarin politik, me modelin e dështuar që ka sjellë qytetin tonë të dashur në gjendjen e tij sot.

Beteja jonë është për të gjithë demokratët dhe për të gjithë qytetarët.

Duke ju respektuar për qëndrimet tuaja unë sot ju ftoj të bashkoheni rreth Partisë Demokratike, të bashkoheni rreth meje për të treguar se jemi të denjë për besimin e qytetarëve të Durrësit, për të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë, pavaresisht bindjeve politike, sepse ne kemi projektin më të mirë.

Kemi projektin fitues për t’ia kthyer këtë qytet qytetarëve të tij.

Për Partinë Demokratike,

Për Durrësin,

Për të Ardhmen,

Të gjithë bashkë për fitoren!

Ju faleminderit!

Read More
10 Shk
0

Basha: Mbeshtetje për SPAK, PD e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimië te organizuar

DEKLARATA PËR MEDIAN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PAS DËSHMISË ME PROKURORIN BELG NË SPAK

Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vetën dhe kanr hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë, siç ju kam thënë, siç i kam thënë gjithë shqiptarëve nuk është  mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Parate e konfiskuara nuk iu janë kthyer por mbeten të konfiskuara. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur ti shkoje hetimit deri në fund.

Në këtë kuadër për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, siç e kam treguar gjithmonë, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e krimit të organizuar me politikën që po shakatërron dite për dite Shqipërinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. E bëj këtë në radhë të pare me vetëdijen se ky është një mision, per PD, ky është një proces që bëhet por të tillë ka të shumtë.

Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashjekounimt të krimit të organizuar me politikën në Shqipëri janë unike dhe janë arsyeja kryesore përse shqiptarët janë vit për vit më të varfër, me të të pashpresë dhe me të pa lirë sesa çdo popull tjetër edhe në Ballkan, jo me krahasuar me Europen.

Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes mediad shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur. Situata e Shqipërisë është kjo, që per fat të keq edhe përmes keqinformimit ju është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur, që janë ndarë paratë midis politikanëve të akuzuar se kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe akuzues e, PD.

E vërteta është krejt ndryshe: Paratë janë konfiskuar, procesi vazhdon në Belgjikë. Ka mbështetjen tonë të plotë. E treta që dua të them është që punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Është arsyeja pse janë krijuar. Është arsyeja pse krijohen nga taksapaguesit shqiptar. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë bëja tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë në krimi e organizuar sepse është bërë e tillë në bashkëpunimin e qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar.

Read More
10 Shk
0

PRONONCIMI PËR GAZETARËT I DEPUTETIT, ERVIN SALIANJI, NGA KUVENDI

Ervin Salianji: Atëherë ta sqaruar për ju dhe për gjithë opinionin publik se për çfarë po diskutohet, përtej retorikës dhe akuzave 30 vjeçare me “shitje dhe me blerje” apo “me pengje dhe më të kapur”.
Këtu ka vetëm një diskutim. Diskutimi nëse duhen të rrinë partnerët ndërkombëtarë të monitorimit për të monitoruar procesin ndërkombëtar të monitorimit apo vetingun nga ana tjetër do ta bëjnë dy struktura që kontrollohen më shumë, po them prej Ramës, të cilat janë KLGJ dhe KLP, në të cilat PD nuk ka asnjë lloj, po themi, përfshirje dhe asnjë lloj vendimmarrje.
Ky është procesi i sotëm. Është një proces i cili i heq PS dhe cilitdo keqdashësi në raport me opozitën dhe çdo propaganduesi të qeverisë, dy argumenta kryesore.  E para, dështimi i reformës në drejtësi, nëse do të ndodhë. Ne nuk e urojmë. Ne urojmë që procesi të ecë mirë, që drejtësia të jetë e pavarur, e pa kapur, e pandikuar dhe të çojë përpara drejtësisë cilindo që bën korrupsionin në të vend. Por sido që të jetë nuk i lëmë asnjë alibi PS dhe askujt.
Së dyti, ne dëgjojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Siç e patë SHBA e përfshirë, delegacioni i BE, ambasada gjermane, britanike, OSBE dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të votohet për interes të Shqipërisë sepse votimi i vertingut, po e quaj me kontroll ndërkombëtar dhe jo me kontroll kombëtar, siç e kërkon Edi Rama, i hap rrugë Shqipërisë, për aq sa na takon ne në këtë rast, duke i dhënë votën për procesin e integrimit europian.
Mos harrojmë vitin 2016 ku PD atëherë dhe gjithë opozita ka votuar 140 vota komisionet e vetingut që janë sot.
Mos harrojmë një element tjetër që duhet tua kujtojmë qytetarëve shqiptarë që një pjesë të deputeteve të cilëve sot për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuar, të ndërprera dhe për shkak të “non grata” nuk duan të kenë marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, kanë zgjedhur gjysmën e komisioneve të vetingut. Pra, gjysma e anëtarëve të komisionit të vetingut sot është zgjedhur edhe për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë nën anën tjetër dhe bëjnë jo vetëm hipokrizi dhe inkoherencë, jo vetëm që nuk kanë interesin e PD dhe publikut, por kanë interesin për të thënë ndonjë element për të shpërqëndruar vëmendjen.
Nuk ka askush prej deputetëve të PD ndonjë interes. Pjesa më e madhe e atyre që votojnë sot nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet. Një pjesë e tyre janë përballur me Edi Ramën në mënyrën më të egër dhe nga ana e Ramës kanë pasur sulmet më të pabesa. Kështu që ne vendosim si interes, interesin e qytetarëve dhe interesin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të cilat nuk duhet të dëmtohen për asnjë moment.
E shikoni se si Edi Rama nga kryemisionari, nga njeriu  një njeri që thoshte “jam krenar për drejtësinë”, “jam ai që e kam tërhequr procesin e reformës në drejtësi”, as nuk u duk sot. E patë se si të shqetësuar të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës flisnin sot për një shqetësim të PD dhe për voton “pro” të PD, ndaj vetingut. Dhe shikoni se si përfaqësues të maxhornacës po ashtu sot në këtë Kuvend folën për një proces me pengesa apo për një pakënaqësi ndaj gjithë organeve të vetingut.
Ne nuk jemi të kënaqur me reformën në drejtësi, ajo nuk është e përsosur. Por pa diskutim që Edi Rama është detyruar të lëshojë disa prej ish bashkëpunëtorëve të tij. Dy prej ish –ministrave të Edi Ramës sot janë përgjegjës dhe janë njëri i dënuar dhe tjetri para drejtësisë; kryetar bashkie po ashtu, njerëz dhe zyrtarë të lartë funksionarë të institucioneve kryesore janë po ashtu para drejtësisë. Lista po ashtu do të vazhdojë e gjatë besojmë ne. Sepse ne kemi bërë kallëzime në interes të publikut dhe nuk duhet, e ritheksoj, nuk duhet që ky proces të bëhet pa përfshirjen e ndërkombëtarëve. Përfshirja e ndërkombëtarëve është garanci. Largimi i tyre bën që reforma në drejtësi mund të shkonte edh drejt kolapsimit të plotë. Kështu që ne po i japim mundësinë, por edhe ti heqim mundësinë Edi Ramës që të kapë drejtësinë, nga dy organet që kontrollon ai vetë.

Read More
10 Shk
0

Kryetari Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jetë të Ish-eurodeputetit Eduart Kukan: Shqipëria humbi një mik të madh dhe një mbështetetës të vendosur të integrimit tonë në BE

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të dashur Eduard Kukan. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në të gjithë Evropën. Eduard Kukan ishte një europian i madh dhe një avokat i jashtëzakonshëm i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe dekriminalizimit, që humbi sot një nga miqtë e saj më të shquar. U preftë në paqe.

Read More
10 Shk
0

FJALA E NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU, NË KUVEND

Të nderuar koleg, të nderuar qytetarë, së pari më lejoni të them që zoti Manja ka të drejtë, duhet t’i japim pak të drejt në fakt, Dibra më 6 Mars do të votojë në fjalën e saj Luan Hakën. Ai kandidati i Ulsiut, nga Tirana nuk përfaqëson asgjë, as për dibranët, as për këdo që do të votojë në Dibër në datën 6 Mars. Së dyti, në emër të Partisë Demokratike, më lejoni që të shpreh ngushëllime edhe në emër të grupit tonë parlamentar për ndarjen nga jeta të zotit Eduart Kukan. Zoti Kukan ka qenë sigurisht një nga politikanët shumë pozitivë të Parlamentit Europian, por ajo që ka më shumë rëndësi me ndikim në rastin e Shqipërisë, për ironi të fatit, Reforma në Drejtësi që ka pasur edhe zotin Kukan pjesë së saj fal kontributit të tij, ne në fakt mund të diskutojmë sot për Reformën në Drejtësi. Në korrik të vitit 2016-të, Partia Demokratike votoi ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Një reformë e cila nisi me qëllimet më të mira, të paktën nga ana jonë, me qëllimet më të mira për ta zbatuar atë për një sistem drejtësie dhe nuk ishte një reforme re, kishim vite që diskutonim, edhe përpara viteve 2013-të, për nevojën e një Reforme në Drejtësi. Fatkeqësisht bashkëpunimi me miratimin e ndryshimeve kushtetuese si në çdo rast, nga ana e qeverisë së Rama, u shkel me dy këmbë, në votimin e 6 ligjeve të Reformës në Drejtësi. Një ndër to ishte dhe ligji i vetingut. Ligji i vetingut, ashtu siç u bë dhe u zbatua, në fakt i dha të drejtë Partisë Demokratike që do të dështonte. Për mua, procesi i zbatimit të vetingut, ashtu siç thotë dhe progresraporti dhe kam nxjerr këtu progresraportin, ka pasur jashtëzakonisht shumë probleme. Ka qenë pjesë e ndërhyrjes politike dhe influencës politike. Sot gjykatat janë jashtë funksionit. Gjykata e Lartë nuk krijon dot kuorumin për të zgjedhur anëtarët për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Sot prokresraporti thotë: Janë 36 mijë dosje të cilat, 36 mijë dosje të cilat nuk po shqyrtohen dot në gjykata, qytetarët sot sillen vërdallë gjykatave vetëm si rezultat i mungesës së vullnetit politikë të kësaj palës këtu që nuk donte të dëgjonte dhe të hante arsye atëherë, që procesi i vetingut i konceptuar siç e kishin konceptuar këta, do të krijonte probleme në gjykata.

Procesi i vetingut ëshë në progresraport, njihet si një poçes i cili fatkeqësisht nuk ka përfunduar ashtu siç thatë ju. Sot Partia Demokratike, ka ardhur për ta votuar jo se thotë Partia Socialiste, jo se bëjnë këto lojëra fjalësh, jo se bëjnë këtë propagandën e shëmtuar, me këto arritjet me 200% që i ka parë Ulsiu, e zonja Bushka në kohën e Enver Hoxhës, që në fakt e thresin me shumë nostalgji. Ka ardhur vetëm sepse është një kërkesë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe për asgjë tjetër. E kam thënë këtë në një seancë para dy javësh. Në qoftë se ka nevojë për Reforma të cilat pengojnë procesin e integrimit, Partia Demokratike, sigurisht që nuk do të bëhet pengesë. Po vullnetin politik për ta mbajtur procesin e integrimit për 8 vite, siç e kanë mbajtur këta, ne nuk e zëvendësojmë dot, e ka qeveria vullnetin politik. I bën qeveria reformat, i zbaton qeveria reformat, dështon qeveria në reforma, siç ka dështuar në fakt me çdo gjë që kanë prekur. Sot për mua nuk është lajm vetingu që po diskutohet këtu. E kam thënë mendimin tim, për mua është fatkeqësi si një nip e mbesë e një familjeje që ka qenë e persekutuar, është fatkeqësi që sot në veting kanë kaluar vetëm gjyqtarë ose prokurorë që lidhen me periudhën e komunizmit e nuk jemi ne një grup prokurorësh e gjyqtarësh të rinj të cilët të jenë atje në sistemin e drejtësisë, për mua kjo është fatkeqësi.

Nuk po e zbatojmë ne, po të ishte në dorën tonë, sigurisht që do të ishte shumë më ndryshe. Po për mua lajmi sot është reforma zgjedhore dhe reforma territoriale. Ngritja e dy komisioneve, të reformës territoriale dhe të reformës zgjedhore, besoj që është lajmi për gjithë shqiptarët. Nuk kam për të reshtur kurrë për të thënë, që deri në momentin kur Edi Rama bashkë me krimin, me paratë e buxhetit e me çdo gjë tjetër që ka pasur, nuk do ti futë duart në zgjedhje, deri në atë moment neve nuk kemi për ti dhënë fund tranzicionit. Në 25 Prill dhe kam këtu rekomandimet e OSBE ODHIR-it, fatkeqësisht, quajeni si të doni, ne e quajmë masakër, ju jepini emrin që doni, fatkeqësisht nuk arriti dot që vullneti i shqiptarëve të përkthehet në mandate këtu në parlament, fatkeqësisht paratë e buxhetit u përdorën, të rindërtimit u përdorën për të blerë vota. Elementi i dytë, rekomandimi i dytë i OSBE ODHIR-it, nuk u ruajt sekreti i votës. A ka më të rëndë për një demokraci që nuk ruhet sekreti i votës? E ne në këtë parlament, për herë të parë, kur nis sesioni pas zgjedhjeve, nuk e kemi bërë një diskutim për raportin e OSBE ODHIR-it.

Se ka bërë as komisioni i Ligjeve, nuk e ka bërë asnjë komision tjetër, nuk ka gjë më të rëndësishme për të diskutuar sesa zgjedhjet, nuk ka gjë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë sesa ti japim atyre një reformë zgjedhore që nuk e cenon vullnetin e tyre, që heq duart e shtetit nga buxheti i shtetit, që largon kriminelët. Në fund të ditës këto janë edhe çështje vullneti, vullneti politik. Po ndodh, po ndodh sot. Unë jam në Vorë në fushatë elektorale, ka kolegë të tjerë të cilët janë në Durrës, po ndodh dhe sot, fondet e rindërtimit, sa u lançua dita e zgjedhjeve, filluan fondet e rindërtimit të alokohen. Po ndodh çdo ditë. Unë e di, se ndryshoni dot zakonin. Vetëm kështu dini të fitoni, nuk dini mënyrë tjetër se si të fitoni. Po unë besoj, me një reformë të plotë zgjedhore, me një reformë të plotë territoriale, ne mund ti japim shqiptarëve një ndryshim të asaj që ndodhi në 25 Prill. Kam këtu një sërë rekomandimesh të mbi 6 organizatave të ndryshme ndër-qeveritare, duke përfshirë dhe Këshillin e Europës, e shumë të tjerë, për reformën territoriale. Edhe reformën territoriale e bëtë ne mënyrë të njëanshme. Ju thamë, duhet të bëjmë një reformë të plotë, që i prek të treja nivelet e qeverisjes. Duhet të bëjmë një reformë të plotë për qytetarët, të nisemi nga shërbimi, jo nga vjedhja e votës. Nisemi nga ajo që iu ofrojmë qytetarëve, jo nga marrja e territoreve për të bërë llogari, se si mundet Zall-Herri dhe Zall-Bastari, që nuk prekin Tiranën nga pikëpamja gjeografike, por të votojnë këtu, se i japin vota Erion Velisë, e Paskuqani të jetë jashtë Tiranës.

Nuk u dëgjuam dhe atëherë, na dha të drejtë koha. Nga një reformë që e nisët që do kursente 80 milionë euro, sot shpenzon 60 milionë euro më shumë. Qytetarët e Dibrës më thanë janë mbi 1000 të punësuar në bashkinë e Dibrës, jetojnë jashtë. Vetëm shkojnë tek bankomati marrin rrogën. Kjo është reforma territoriale. Sot nuk ka më shërbime, sot nuk ka më rrugë, nuk ka më infrastrukturë rrugore, sot ka vetëm kryetar të bashkisë së Tiranës dhe asnjë bashki tjetër që merr taksën e ndërtimit nga qytetarët këtu të Tiranës, nga bizneset këtu në Tiranë, se vetëm ndërton e gjë tjetër nuk bën. Dhe praktikisht të gjithë pushtetin lokal dhe pushteti vendor ka vdekur, është paralizuar. Sot nuk ka më pushtet lokal pranë qytetarëve dhe nuk ekziston më koncepti i pushtetit lokal. Për këtë arsye them që sot lajmi janë dy komisionet: komisioni i reformës zgjedhore, komisioni i reformës territoriale, të vonuara për këtë parlament. Duhet të ishin bërë vite më parë. Komisioni i reformës zgjedhore për herë të parë në tetë vite nuk u ngrit pas 2018-tës, një komision ku ne të diskutonim rekomandimet e OSBE-ODIHR. U bënë tre palë zgjedhje dhe nuk kishte mundësi të diskutohej në parlament se si ne mund të përmirësonim. Zgjedhjet nuk i organizon opozita. Zgjedhjet i organizojnë ata që janë në qeveri. Buxhetin e shtetit nuk e përdor opozita, e përdorin ata që janë në qeveri. Janë të gjitha çështje të vullnetit politik.

E kur flasim për integrimin evropian e kujtojmë vaiangun e opozitës. Kujtojeni vetes çdo dite sa vendime në dite merrni që shkelni me këmba 15 kriteret e Bashkimit Evropian qe nga krimi deri te korrupsioni qe nga prokurorimet publike deri tek postimi i parave. Çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptare qe ne asnjë nga fushat nuk ka ecur përpara. Por kemi qene këtu dhe unë do vazhdoje te jem këtu e do te them Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret e tregon progres raporti e tregon sot procesi i vaiangut qe nuk ka përfunduar epo shtyhet. E tregojnë shume faktorë por si një vendim politike në mënyre që Shqipëria të mos mbetet pas, të mos cenojmë stabilitetin të mos cenojmë dhe pak standarde minimale që kanë mbetur, opozita ka qene krah, pro procesit të integrimit dhe nuk kam asnjë kompleks qe ta them dhe nuk me intimidon asgjë. Le te thonë sa te duan janë te shitur dhe te blere sepse unë jam këtu për qytetarët shqiptarë, jam këtu për ato që më kanë votuar, e jam këtu për treguar që politika bëhet ndryshe, nuk bëhet me baltë, por bëhet me fakte, bëhet këtu në Parlament. Kush do të vij të përballet këtu.
Kështu që i ftoj sot kolegët të votojmë Komisionin e Reformës zgjedhore, Komisionin e Reformës Territoriale, e t’i shohim të vërtetat në sy. Kjo e ka penguar procesin e integrimit këto 8 vite. Se kemi gënjyer për kanabisin, kemi gënjyer për pastrimin e parave, i kemi mbuluar hajt mos të flasim, kemi mbuluar edhe faktin që si menaxhohen fondet e IP-ës, u ngrit agjencia e medias, agjencia e koordinimit ndërqeveritare, shumë të tjera, ne prapë nuk flasim se cenon integrimin. Jo, jo, gjërat duhen thënë këtu, përndryshe pas 9 vitesh do të vazhdojmë akoma të diskutojmë për procesin e integrimit siç po diskutojmë sot. Dështimi dhe turpi më i madh i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij. Faleminderit!

 

REPLIKA E NËNKRYETARES JORIDA TABAKU NË SEANCËN E KUVENDIT

Faleminderit zonja kryetare! T’i kthejmë pak seriozitetin kësaj sallë dhe të flasim seriozisht.
Së pari, mua mu drejtoni me Ju, zonja Tabaku për ty. Kujt të duash mund t’i drejtohesh me Ti.
Unë kam bërë fushatë në vitin 2016 në Dibër, nuk kisha qenë ndonjëherë, ishte hera e parë. Jam deputete e Tiranës, vazhdoj të jem deputete e Tiranës.
Por ajo që kam parë dhe dëgjuar nga dosja “184”, e që ka parë dhe dëgjuar e gjithë bota për zotin ministër të Drejtësisë sot e për disa ish ministra e kolegë që janë sot në Parlament, duhet t’ju vinte turp dhe të mos vinin fare këtu sot në Parlament. S’duhet të vinit fare në Parlament!
Presion i jashtëzakonshëm më mësues, me infermier, me polici, me kriminelë; me këdo, për t’u ngritur i gjithë shteti në këmbë për të vjedhur zgjedhjet e pjesshëm në Dibër. Imagjino se çfarë bëjnë këta për qendroret! Por kur nuk kanë turp që dolën në të gjitha gazetat e gjithë botës dosja “184” dhe vijnë mburren këtu me sukseset imagjinare, ky nuk është faji im.
Unë besoj se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për zgjidhje e zgjedhje të drejta. Kanë nevojë për kandidatë bashkie normal. Kanë nevojë për qytetarë që jetojnë dhe punojnë atje. Kanë nevojë që të votojnë njerëz që janë në shërbim të tyre dhe jo të deleguar, jo banda, jo kriminelë, për këtë kanë nevojë sot Shqipëria. kështu që më 6 Mars, më dëgjoni se mos dilni në përgjime të tjera. Lërini njerëzit të votojnë të qetë. Mos ndërhyni! Kujdes Ulsi, se Dibra është akoma nën monitorim!

 

REPLIKA E FUNDIT E NËNKRYETARES SË PD, JORIDA TABAKU, NË SEANCËN E KUVENDIT

Të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë unë doja t’ju kujtoja të gjithë qytetarëve shqiptare, por zotit Manja në mënyë të veçantë, kur Robert Aga i kërkonte të bëhej shef komisariati në Bulqizë, përgjigja e zotit Manja ishte:
“Tani a do më dëgjosh mua? Bisedo me Xhemalin se Xhemalin e kam të madhin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafim që tit ë shkosh nalt, por na mbaro një çikë këto gjërat e vogla këtu në Dibër o miku im.
Në rregull. Mirë vëlla”- i thotë Rober Aga.
Kur ti të shkosh përpara drejtësisë për “Dosjen 184 “, atëherë do të jetë ditë e bardhë për Shqipërinë.

Read More
10 Shk
0

Kreu PD, Basha pas mbledhjes së grupit: Brenda pak ditëve Trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama i pari, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë bërë gjithçka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT PAS MBLEDHJES SË GRUPIT TË PD

 

S’kemi ndryshuar qëndrim asnjëherë. Reforma në drejtësi ka pasur ecejaket e saj, ka pasur ngecje, ka pasur devijime, vazhdon të ketë ngecje dhe devijime. Brenda pak ditëve Trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama i pari, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria dhe pastaj të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, përfshirë këtu edhe anëtarë të Komisioneve të KPK-së dhe KPA-së të korruptuar, të pezulluar prapë se prapë ka një dhe vetëm një shans, që Shqipëria të behet pjesë e Evropës, që pasuritë e shqiptarëve të mos i kenë një grusht njerëzish, që politikanët e korruptuar të shkojnë në burg një nga një siç kanë filluar të shkojnë në burg një më një dhe që pasuritë të mos jenë në duart e një grushti oligarkësh, por të jenë në duart e të gjithë shqiptarëve dhe që kriminelët mos të jenë në Parlament dhe në bashki dhe kjo është një drejtësi që funksiono. Sot nuk është drejtësia që duam, por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe o kështu do të ndërprehej integrimi europian i vendit.

Prandaj jo vetëm nuk po i biem ndesh asaj që kemi thënë, por po bëjmë atë që kemi thënë. Për hir të integrimit të vendit do të bëjmë gjithçka aq më shumë t’i japim shanset një drejtësie që të korrigjohet, të ngrihet në këmbë dhe të shkundet nga frika e t’ju hedhë prangat çdo qytetari të republikës që shkel ligjin jo vetëm gjynahqarëve dhe njerëzve pa akses apo që detyrohen në krim nga varfëria, por duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe nga bosët e krimit të organizuar. Po kështu kam  kënaqësinë të ndaj përmes jush të nderuara gazetare dhe gazetarë që sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë edhe miratimin e dy Komisioneve të rëndësishme që janë prioritete kombëtare, janë prioritetet e shqiptarëve, janë prioritetet e demokracisë shqiptare; Komisionin për Reformën Zgjedhore, Komisionin për Reformën Territoriale, rindarjen territoriale të Shqipërisë. Këto janë dy angazhime jo thjesht personale të miat, dy zotime të miat para demokratëve, por janë dy zotime të miat para shqiptarëve.

Në veçanti sa i takon Reformës Zgjedhore është arsyeja kryesore, mos them e vetme pse ndodhemi në atë parlament, t’i rikthejmë legjitimitetin dhe demokracinë këtij vendi. Ndërsa sa i takon të dytës besoj se pak nga ju nuk e dinë apo nuk janë ndoshta çuditur që edhe përgjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme, një nga shqetësimet kryesore të njerëzve ka qenë Reforma Territoriale. Ndaj sot dua t’ju them se po hedhim një hap të madh përpara duke detyruar ngritjen e dy Komisioneve, reformës Territoriale dhe reformës Zgjedhore. Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ndryshimi i sistemit zgjedhor që parlamentarët mundësisht sa më takon mua por dua ta cilësoj se ky është një diskutim që po ndodh brenda demokratëve në radhë të parë dhe pastaj do të shtrihet edhe me të gjithë shqiptarët, një sistem i pastër mazhoritar që e lidh deputetin drejtpërdrejt me zgjedhësin, janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese që siç mund ta kuptoni nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vetingun në politikë, për zgjatjen e vetingut në drejtësi, sepse kjo kërkesë lidhet me disa afate proceduriale.

Por në mënyrën absolute, vetingu i politikanëve është dhe mbetet prioritet kryesor i Partisë Demokratike, së bashku me prioritetet kushtetuese në bashkëpunim me shoqërinë, në bashkëpunim me të gjithë forcat e shoqërisë, me elitën e shoqërisë, me pedagogët, me studentët, me intelektualët, me sipërmarrjen, me shoqërinë civile, me ju, me median. Ndryshimet kushtetuese nuk mund të futen në kapsulën e sotme. Ato kërkojnë një dialog dhe një gjithpërfshirje të madhe, dhe siç e kam thënë dhe e keni, mund ta gjeni në çdo arkiv tuajin, kërkojnë në vlerësimin tim, jo thjesht një vendimmarrje politike, por edhe një referendum popullorë, sepse duhet të prekin të gjitha fushat. Vetingu në politik, kufizimi në dy mandate të kryeministrit, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, mënyra se si zgjidhen institucionet e pavarura, deri dhe në të drejtën e qytetarëve për të vendosur përmes referendumeve lokale dhe të përgjithshme.

Pyetje: Në momentin që PS-ja çoi ndryshimet për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ju çuat 3 ndryshime, reformë zgjedhore, reformë territoriale, vetingun e politikanëve. Ju çuat dhe kërkesën për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Të katërta këto nisma, ju janë bllokuar nga Partia Socialiste. Pse ju po shkoni sot i jepni votën?

Lulzim Basha: E para e punës, lidhja që bëtë është e gabuar. Ne nuk i japim votë Partisë Socialiste. Partia Sociliste sot donte që vetingu t’i kalonte KLP-së dhe KLGJ-së, ku Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe të tjerë krerë të Partisë Socialiste kontrollojnë KLP-në dhe KLGJ-në në shumicë. Le t’i themi shqiptarëve të vërtetat. Çlirohuni edhe ju si media, siç jemi çliruar ne si demokratë, unë si kryetar i Partisë Demokratike. KLGJ-ja dhe KLP-ja, janë të kapura nga Partia Sociliste e Shqipërisë. Të paktën në rastin e vetingut sipas komisioneve, ndonëse dhe aty ndodhen pinjollë qeveritarë, ka një monitorim ndërkombëtar, ka të paktën dy anëtarë, njëri tashmë i pezulluar dhe tjetri para drejtësisë, ka një garanci më shumë. Është arsyeja për të cilën e kemi votuar para 5 vitesh, këtu nuk ka lajm, Në qoftë se doni të krijoni lajm aty ku nuk ka lajm, krijojeni. Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve Euroatlantik dhe dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, ambasadorët Kim dhe Soreca në veçanti, sepse nuk ka qenë vullneti politikë i Partisë Sociliste që sot të votoheshin këto të dyja. Tani është vullnet, për shkak të faktit që Partia Demokratike dhe aleatët tanë Euroatlantik, janë krah për krah për 3 prioritete kryesore të shqiptarëve. Luftën pa kompromis të korrupsionit kudo që ndodhet. Në drejtësi dhe përmes drejtësisë në politikë, në krimin e organizuar, sepse korrupsioni është armiku numër 1 i mirëqenies së shqiptarëve. Do të thotë i bukës së gojës edhe i lirisë tuaj, lirisë së medias. Kjo është e para. E dyta, reforma territoriale, që është një aspiratë e çdo shqiptari, se edhe socialisti më i thekur, sepse pseudo-reformat e 2015-tës, shkatërroi pushtetin vendor. Dhe e treta, dhe do të thoja jo më pak e rëndësishme, madje vetë arsyeja e të qenët tonë sot në parlament, reforma zgjedhore, në mënyrë që vendit ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia, ti kthehet vota e lirë. Nuk e di sa herë duhet ta përsëris, që jo vetëm nuk jemi tërhequr, por vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore bazuar mbi raportin e OSBE-ODIHR-it dhe gjithçka është e dokumentuar nga partia demokratike, dhe që ne do përpiqemi ta vazhdojmë përsëri, në hetimin parlamentar dhe në çdo formë hetimi tjetër, janë dhe mbeten prioriteti kryesor. Sapo e thashë para pesë minutave, mund ta them dhe dhjetë herë të tjera, por kam një seancë në të cilën duhet të jem i pranishëm. Kështu që vazhdoni më ndiqni në seancë dhe pas seancës prapë jashtë iu jap përgjigje sepse kam përgjegjësi të jem në seancë. Faleminderit!

Read More
09 Shk
0

“Vjedhja e shekullit”,  PD, Dhurata Çupi publikon videon: Shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen.

Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi,  pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.

28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë!

Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224042991616253&id=1642908865

Read More
09 Shk
0

Kandidati i PD, Xhemal Bushati takime derë më derë në lagjen Perash: Fitorja jonë ka nevojë për bashkimin e njerëzve të ndershëm, atyre që jetojnë çdo ditë me shqetësimet dhe përditshmërinë e Shkodrës

Në lagjen e Perashit, aty ku jam rritur. Derë më derë. Biznes në biznes. Së bashku me ish-deputeten Izmira Ulqinaku sot ndjemë zhgënjimin, por edhe përkrahjen, edhe motivimin. Çdo ndryshim ka nevojë për kurajo dhe këtë mbështetje po e gjej tek banorët e Shkodres. Por më së tepërmi, fitorja jonë ka nevojë për bashkimin e njerëzve të ndershëm, atyre që jetojnë çdo ditë me shqetësimet dhe përditshmërinë e Shkodrës. Thirrjen për këtë bashkim, e bëj sot dhe do e bëj çdo ditë deri në fund.

Një përgjigje ma dhanë sot banorët e Perashit.
“Jena bashkë, me dashni për Shkodren, si gjithmonë”

#XhemalBushati
#PartiaDemokratike

https://www.facebook.com/xhemalbushati/posts/115505217712771

 

Read More
09 Shk
0

Jorida Tabaku: Inceneratori i Fierir, kur propagandës i del boja

Që nga dita e parë që nisi Komisioni Hetimit të Inceneratorëve mazhoranca përpos avokatisë së atyre që sot janë në kërkim dhe korrupsionit ka kërkuar me ngulm vizitën tek inceneratorët.

Dje, si komision ia plotësuam dëshirën dhe rezultati që pamë ishte një tjetër provë e vjedhjes së 28 mln eurove.

Dje, qytetarët panë se inceneratori i Fierit nuk ishte funksional, nuk përpunohej asnjë mbetje ndonëse inceneratori ka marrë të gjithë pagesën nga qeveria. Nderkohe qe duhet te kishte perfunduar 3 vite me pare!

Ndërsa live gënjehej për 180 ton mbetje që “përpunoheshin” shqiptarët shihnin godina të bojatisura por pa asnjë funksion.

Deputetët dhe mediat e panë me sytë e tyre atë godinë që është realisht një vepër krimi pasi aty nuk përpunohet asgjë.

Kontratë korruptive, dhe mbi 28 mln euro të dhuruara Klodian Zotos dhe bandës së gruptt të strukturuar kriminal.

Një vepër në kundërshti me direktivat e BE-së, dhe që do të jetë sipas KLSH me humbje në fund të ditës. Nje veper e dhene ne procedure korruptive, tre krimineleve tashme ne kerkim.

Vetëm në vitin e parë që do të merret në pronësi nga shteti do t’i shtohet kostoja prej 7.2 mln eurosh.

Askush që ka një sens të vogël për ligjin nuk mund ta mbrojë këtë aferë.

Asnjë deputet nuk mund të mbrojë këtë aferë në kurriz të qytetarëve.

Inceneratori i Fierir sot duhet të ishte skenë krimi dhe pagesat duhet të kishin ndaluar!

Read More
08 Shk
0

Kandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati e nis fushatën me të rinjtë: Është koha e tyre. Meritokraci dhe gjithë vëmendjen e duhur

Takimi i parë, jo rastësisht me të rinj dhe të reja të Shkodrës. Sepse nuk kemi kohë më për të humbur.

Boll më! Është koha e tyre. Meritokraci dhe gjithë vëmendjen e duhur.

Për të rinjtë, sepse janë ata e ardhmja e Shkodrës.

Janë shpresa e ndryshimit të shumëpritur.

Në linkun më poshtë mund të gjeni formën për t’u bërë pjesë e skuadrës tonë si vullnetar/e, duke ju ftuar që me besimin e plotë të kontribuojmë në misionin tonë të përbashkët.

Read More