Blog

14 Sht
0

“Rama ose bashkëpunëtor i të korruptuarve ose i paaftë”, Basha për BBC: Qeveria nuk ka vullnet për të luftua korrupsionin. Mbëstesim pa kushte SPAK, ja propozimet tona

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, është shprehur se kryeministri Edi Rama është ose bashkëpunëtor i korrupsionit ose i paaftë, kjo pasi ka disa ish anëtarë të kabinetit qeverisës ose në burgë ose në kërkim nga drejtësia.

Sipas Bashës, kryeminstri është pjesë e saj që është maja e një sistemi të korruptuar që e mban atë në pushtet dhe se mungesa e vullnetit politik e ka çuar problemin e korrupsionit në nivele të paprecedenta për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

Si mund ndalojë Shqipëria korrupsionin?

Basha: Të nisim me vullnetin politik, qartësisht nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin: kur zëvendëskryeministri është në arrati dhe larguar nga vendi sepse kërkohet nga SPAK për shkak të korrupsionit, kur ministri i brendshëm është burgosur për organizimin e një skeme të trafikut masiv të kanabisit në Shqipëri, kur ministrin e shëndetësisë e ke në burg për korrupsion me fondet e shëndetësisë, kur ministrin yt i mjedisit është në burg për korrupsion për shkak të inceneratorëve të mbetjeve, kur ke katër anëtarë të kabinetit qeveritar në burg, kur një dyzinë anëtartësh të parlamentit humbasin mandatin sepse kanë qenë pjesë e krimit të organizuar.

Gazetari: Disa mund të thonë se sistemi po nis të funksionojë…

Basha: Do të arrijë aty për një sekondë, po flas për përgjegjësi politike. Ose je pjesë e saj, shumë shqiptarë, guxoj të them se shumica e shqiptarëve besojnë që kryeminstri aktual është pjesë e saj, që është në fakt maja e një sistemi të korruptuar që e mban atë në pushtet dhe këtë model, ose bën budallain.
Pra, mungesa e vullnetit politik e ka çuar problemin e korrupsionit në nivele të paprecedenta për Shqipërinë, në nivele të paprecedenta për Ballkanin.

Gazetari: Si luftohet?

Basha: Ka një klimë, nuk dua të stigmatizoj shoqëri të tjera, por ka një klimë mafioze, prandaj duhen masa antimafia dhe ne i kemi propozuar këto masa. Ne kemi propozuar veting për politikanët, verifikime vjetore të aseteve të politikanëve, të familjarëve të tyre dhe bashkëpuntorëve të ngushtë. Verifikime vjetore për ato që cilësohen si kontakte të papërshtatshme në rastin e magjistratëve, verifikime të kontakteve të papërshtatshme për politikanët nëse kanë apo nuk kanë kontakte me bosët e krimit të organizuar, bashkëpunojnë apo jo me botën e krimit për përfitime politike, janë apo jo të korruptuar, e justifikojnë apo jo mirëqenien e tyre e të familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ky ligj, propozimi që kemi dorëzuar, mbahet i bllokuar në parlament prej 15 nëntorit.
Nuk ka barazi para ligjit, prandaj ne kemi propozuar heqjen e imunitetit parlamentar.
Dhe, mbi të gjitha, mbështetje totale dhe pakushte për atë pjesë të drejtësisë që u krijua për të luftuar korrupsionin. Kështu mund të ecim para.

Read More
14 Sht
0

Basha për BBC: Largimi nga Shqipëria pasojë e pakënaqësisë së thellë me politikat e qeverisë aktuale. Kanë frikë nga vota e diasporës prandaj e kanë bërë të vështirë

Në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke folur për votën e disporës ëhstë shprehur se kjo iniciativë është konsoliduar që në vitin 2016 dhe do ta bënte efektive. Ai tha se propozimi që tashmë është kthyr në ligj nuk e siguron këtë, pasi është e kontrolluar nga qeveria.

Sipas Bashës ligji ka dhe shumë burokraci dhe shumica e qytetarëve që jeton jashtë vendit nuk janë pajisur me dokumente dhe nuk mund të votojnë. Gjithashtu nuk ka besim që vota e tij do të sillet nga shërbimi postar dhe të numërohet në mënyrën e duhur, apo

Pjesë nga intervista:

Basha për BBC: Propozimin për votën e diasporës e kemi konsoliduar prej 2016-ës, që do ta bënte votën e diasporës efektive, që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote mund të ushtronte të drejtën e tij pa ndërhyrjen e qeverisë. Ndërsa propozimi që tani është kthyer në ligj, nuk e siguron këtë.
Shikoni, qeveria aktuale është e fiksuar pas kontrollit, do të çmendeshin nëse vota e diasporës do të zhvillohej jashtë kotrollit qeveritar. Prandaj dhe propozimi i tyre parashikon regjistrimin në një regjistër të veçantë, ç’regjistrim nga gjendja civile. Dhe, të jemi të sinqertë e të drejtëpërdrejtë, pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë larguar nga vendi drejt Mbretërisë së Bashkuar e në vende të tjera për shkak të pakënaqësisë së thellë me politikat e qeverisë aktuale.
Shumë prej tyre nuk kanë dokumentat e vendeve ku kanë emigruar, si do të jenë në gjendje të zbatojnë këto procedura ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?
Përgjigjja është e thjeshtë, ata nuk do të marrin dot pjesë.

Gazetari: Më falni, me sistemin e ri do jenë në gjendje qytetarët jashte vendit të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare?

Lulzim Basha: Nëse ç’regjistrohen nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, nëse regjistrohen në regjistrin e posaçëm, nëse kanë besim te shërbimi postar shqiptar që do të sjellë votën e tyre dhe që ajo do të numërohet në mënyrën e duhur, po. Por këto janë tre “nëse”, në të cilat qeveria ka dështuar masivisht në zgjedhjet e mëparshme.

Read More
14 Sht
0

Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë. Kriza e besimit pasojë e…

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi.

Basha është shprehur se sot jemi në mesin e një krize besimi dhe shprese në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.

Ai më tej tha se tre janë problemet kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Sipas tij, politika 34 vitet u ka hequr të drejtën të rinjve që të jenë pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si do të bindni një 20 vjeçar për të mos u larguar nga Shqipëria?

Lulzim Basha për BBC: Isha 19 vjeç kur u largova për të studiuar në Holandë, dhe vendi im ishte në një gjendje depresioni më të rendë se 15 vite më parë, Lavdrim, megjithatë kishte kaq shumë shpresë, kaq shumë pritshmëri, njerëzit shpresonin se ditë më të mira po vinin.
Pajtohem me ju Z. Dymond, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i kampit komunist në 34 vitet e fundit.
Megjithatë sot jemi në mesin e një krize shprese dhe besimi në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.
E ka bërë këtë duke përqëndruar pushtet për veten, mundësi për veten, përfitime për veten, në kurriz të qytetarëve, në kurriz të shoqërisë, në kurriz të shërbimeve publike.
Tre janë mungesat kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Këto janë tre mungesat kryesore në shoqërinë shqiptare.
Në fund të korrikut, Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit. Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit.

Read More
13 Sht
0

Basha: Rama ushqen luftën në opozitë sepse s’ka ofertë. Demokratët Euroatlantikë në zgjedhje me program dhe ekip vlerash

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për gazetën kosovare “Demos” ka folur për situatën politike në vend. Basha shprehet se Edi Rama po ushqen përçarjen në PD dhe në opoitën në Shqipëri.

Ai tha se Rama dhe qeveria e tij është konsumuar tej mase, duke mos plotësuar dot asnjë nga premtimet madhore me të cilat ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin dhe se është një model që është demaskuar për fat të keq nga skandalet e njëpasnjëshme.

Sipas Bashës, detyra e grupimit që drejton është të ngrihet në lartësinë e një oferte politike që nga njëra anë të trajtojë me realizëm problemet e shoqërisë dhe grupeve të ndryshme të interesit në shoqëri përmes programit të prezantuar më 1 qershor.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kundërshtari politik e ushqen ndasinë e opozitës, ndasinë në Partinë Demokratike, sepse ta themi troç, nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveçse luftës së brendshme në opozitë. Zoti Rama dhe qeveria e tij është konsumuar tej mase, duke mos plotësuar dot asnjë nga premtimet madhore me të cilat ka ardhur në pushtet dhe ka mbajtur pushtetin. Duke qenë shkaktar i një modeli jo thjesht të gabuar, do të thoja kriminal për rininë, për ekonominë. Një model i cili është demaskuar për fat të keq nga skandalet e njëpasnjëshme por dhe nga çështjet gjyqësore, si një model të korruptuar dhe i bazuar tek bashkëpunimi i politikës me krimin. Por, përtej kësaj që e di çdo shqiptar e di dhe çdo qytetar, detyra jonë është të ngrihemi në lartësinë e një oferte politike që nga njëra anë të trajtojë me realizëm problemet e shoqërisë dhe grupeve të ndryshme të interesit në shoqëri. Dhe nga ana tjetër të ketë si garanci për zbatimin e këtij programi politik që ne kemi shpalosur në 1 qershor një ekip të përbërë nga kandidat për deputetë që mishërojnë pritshmëritë dhe vlerat më të larta të shoqërisë. Dhe jo pazare dhe allishverishe politike për të kërkuar emëruesin më të ulët të përbashkët.

Read More
13 Sht
0

“Tirana nuk mund të anashkalojë Prishtinën”, Basha: Rama ka flijuar interesin Kombëtar dhe interesin e Kosovës për shkak të protagonizmit të vet

“Një nga gjërat e pakta me të cilat mund të krenohej politika në Shqipëri, ishte që kur vinte puna te Kosova, nuk kishte ndasi mes palëve. Për fat të keq edhe kjo është rrëzuar gjatë këtyre 12 viteve të qeverisjes së zotit Rama” – është shprehur kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për gazetën kosovare “Demos”.

Ai më tej tha se kryeministri Rama e ka flijuar interesin Kombëtar dhe interesin e Kosovës për shkak të protagonizmit të vet duke ndërtuar paradigma krejt të ndryshme, duke ndërtuar strategji krejt të dëmshme për intersin tonë Kombëtar.

Sipas Bashës, në rajonin tonë marrëdhënia me faktorin euroatlantik është i një dore të parë dhe për këtë nuk mundet që Tirana ta anashkalojë Prishtinën në një marrëdhënie me Beogradin.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Një nga gjërat e pakta me të cilat mund të krenohej politika në Shqipëri, ishte që kur vinte puna te Kosova, nuk kishte ndasi mes palëve. Për fat të keq edhe kjo është rrëzuar gjatë këtyre 12 viteve të qeverisjes së zotit Rama, i cili e ka flijuar interesin Kombëtar dhe interesin e Kosovës për shkak të protagonizmit të vet duke ndërtuar paradigma krejt të ndryshme, duke ndërtuar strategji krejt të dëmshme për intersin tonë Kombëtar. E kam thënë dhe dua ta përsëris që në rajonin tonë, marrëdhënia me faktorin euroatlantik është i një dore të parë. Si mundet Tirana ta anashkalojë Prishtinën në një marrëdhënie me Beogradin?! Një marrëdhënie që trumbetohet si miqësore në funksion të paqes dhe stabilitetit, dhe sa herë që ka krizë në Kosovë, Tirana është e heshtur! Sepse nuk ka absolutisht asnjë influencë në marrëdhënie personale që zoti Rama ka krijuar me zotin Vuçiç. Është një dështim i përmasave tragjikomike. Marrëdhëniet e Tiranës me faktorin euroatlantikë në Ballkan, do të thotë vizionin tonë i politikës së jashtme, konsolidimin e marrëdhënieve me Zagrebin, me Sofien dhe me qendrat e tjera euroatlantike të rajonit dhe trajtimi i Serbisë për atë që është. Një forcë regressive, revizioniste, që kërkon të rishikojë kufijtë, që jeton akoma në ëndrrat e hegjemonisë së djeshme. Sigurisht që edhe synimi ynë është që edhe Serbia, edhe qytetarët e Serbisë, pas braktisjes së një lidershipi regresiv me frymëzimet do të thoja Putiniste, të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, t’i bashkohen përpjesjes së përbashkët për një rajon në Bashkimin Europian. Ku domethënia e kufijve reduktohet pikërisht nga transparenca dhe nga komunikimi i lirë mes kufijve shtetëror. Dhe ku qytetarët respektohen si subjekte të barabarta në ligje të standarteve europiane, e në veçanti kjo ndodh edhe për minoritetin, duke përfshirë edhe minoritetin serb në Kosovë, apo komunitetin e shqiptarëve në Serbi dhe kudo tjetër në rajonin e Ballkanit. Dhe në këtë pikpamje, qeveria e Tiranës nën zotin Rama është shumë larg minimumit që duhej të bënte për të jetësuar objektiva të tilla të interest tonë Kombëtar në politikën e jashtme.

Read More
13 Sht
0

“Sulmi i Beogradit mbi Kosovën skenar i Kremlinit”, Basha: Kosova pjesë e pandarë e sigurisë tonë kombëtare, fondi për ndihmën ushtarake nuk duhet penguar

Në intervistën për gazetën kosovare “Demos”, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, është pyetur për projektligjin e propozuar në Kuvend për ndihmë ndaj Kosovës.

Ai tha se që pas sulmit të Beogradit në Banjskë, ka kërkuar një koordinim politik në Tiranë, së pari duke u koordinuar me faktorin euroatlantik dhe së dyti me mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës. Basha shprehet se pjesë e kësaj mbështetje është edhe propozimi i tij që ndodhet në Kuvend që parashikon një fond të përvitshëm prej 50 milionë eurosh, të destinuar tërrësisht si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës.

Por sipas tij, për fat të keq nuk ka asnjë angazhim nga kryeministri Rama dhe nga faktorët e tjerë opozitar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Lulzim Basha: Prej sulmit të Beogradit tashmë të konfirmuar në territorin e Kosovës, me një skenar të përgatitur nga Kremlini për të aneksuar veriun e Kosovës dhe planet e tjera në raport me sesacionin e Republikës Sërbska në Bonje Hercegovinë, manipulimet politike në Malin e Zi, kam kërkuar një aksion të koordinuar politik në Tiranë. Së pari në mbështetje të Kosovës, së dyti në koordinim me faktorin euroatlantikë për t’i vënë këtij plani ogurzi që tashmë është shpalosur. Presidenti i Serbisë e ka thënë hapur që ai pret momentin e duhur për ta vënë në lëvizje këtë plan i cili ka pasoja të rënda për sigurinë, për paqen, për stabilitetin në Ballkan. Kështu që është në radhë të parë në interesin Kombëtar, të sigurisë Kombëtare të Shqipërisë. Pjesë e pandarë e sigurisë tonë Kombëtare është siguria e Kosovës. Dhe në radhë të dytë është një mbështetje e drejtpërdrejtë për Forcat e Armatosura të Kosovës. Propozimi im parashikon një fond të përvitshëm prej 50 milionë eurosh, të destinuar tërrësisht si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Që t’i vendoset në disponim autoriteteve të Kosovës për ta përdorur për zgjerimin dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK.

Pyetje: Do ta bënit ju nëse do të vini në qeveri në zgjedhjet e ardhshme?

Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi. Unë kam kërkuar që kjo të bëhet edhe sot dhe kam bërë thirrje të lihet mënjanë çdo ndasi politike, mos të shikohet si diçka që na ndan, por si diçka që na bashkon. Për fat të keq nuk ka asnjë përgjigje nga zoti Rama, për fat të keq nuk ka asnjë angazhim nga pjesa tjetër e opozitës e drejtuar nga zoti Berisha. Edhe në konferencën e fundit për shtyp ia kam, kujtuar këtë iniciativë, do t’ia kujtoj ditë për ditë, drisa mandate i këtij Parlamenti të mbarojë. Dhe në Parlamentin e ri padiskutim që shpresoj që do të jemi në gjendje që këtë propozim ta jetësojmë dhe Kosova të ketë këtë ndihmë ushtarake të merituar.

Read More
13 Sht
0

Basha: Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reagur në lidhje me amnistimin e deputetes Olta Xhaccka nga Kuvendi. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Ai më tej shprehet se kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.

Reagimi i plotë i Bashës:

Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit,  tregon edhe njëherë, se Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin.

Përmes amnistimit të Xhaçkës, Rama kërkon amnistimin e tij. Por, kthimi i Kushtetutës, në një letër higjenike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik.

Shqipëria meriton më shumë!

Read More
13 Sht
0

“Kooperativa e bashkuar Rama-Berisha kundër drejtësisë”, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i një epoke të re politike dhe ekonomike

Gjatë intervistës për gazetën kosovare “Demos”, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se themelimi i institucioneve të drejtësisë së re dhe nisja e punës të këtyre institucionev, ka vënë në lëvizje politikanët e 34 viteve që të kundërvihen ndaj këtij zhvillimi nga ata pasi ndihen të kërcënuar.

Basha tha se “më i kërcënuari është kryeministri aktual, i cili qëndron në majë të një pirgu skandalesh qeveritare, të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, një pjesë e tyre janë në arrest apo në burg dhe disa në kërkim ndërkombëtar si ish-zëvendëskryeministri. Po kështu edhe ish-kryeministri i cili ju e dini ndodhet në arrest shtëpie prej pothuajse 10 muajsh nën akuza për korrupsion”.

Sipas tij, nevoja për të ruajtur pushtetin e tyre politik, interest financiare dhe të gjithëanshme, edhe mediatike që i kontrollojnë këta dy individ dhe tarafet e tyre, i kanë bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Zhvillimet në Shqipëri karakterizohen nga dëshira e njerëzve për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë të korrupsionit. Kryesisht politikanëve të nivelit të lartë, themelimi i institucioneve të drejtësisë së re dhe nisja e punës të këtyre institucioneve dhe kundëragimi ndaj këtij zhvillimi nga ata që ndihen të kërcënuar. Dhe qartësisht të kërcënuar ndihen ata që kanë qenë në majë të piramidës shtetërore në këto 34 vite. Në gjykimin tim më i kërcënuarai është kryeministri aktual, i cili qëndron në majë të një pirgu skandalesh qeveritare, të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, një pjesë e tyre janë në arrest apo në burg, disa janë në kërkim ndërkombëtar si ish-zëvendëskryeministri. Dhe vet ai është pjesë e këtyre kallëzimeve penale, i këtyre çështjeve penale. Por po kështu edhe ish kryeministri i cili ju e dini ndodhet në arrest shtëpie prej pothuajse 10 muajsh nën akuza për korrupsion. Dhe kjo është ajo që i lidh bashkë. Nevoja për të ruajtur pushtetin e tyre politik, interest financiare dhe të gjithëanshme, edhe mediatike që i kontrollojnë këta dy individ dhe tarafet e tyre, i kanë bërë bashkë kundër drejtësisë së re dhe këtë e pamë në votimin e përbashkët në fillim të këtij viti, ku në parlament bashkuan votat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës që ishin dënuar nga struktura e posaçme anti-korrupsion. Ndaj për ta bërë të prekshme për ndjekësit tuaj, si mund t’i thuash vetes opozitë kur bashkon votat me qeverinë për të liruar të korruptuarit e qeverisë që janë dënuar nga drejtësia. Motivi kryesor është frika e tyre, nga fundi i pandëshkueshmërisë që është dhe fillimi i një epoke të re politike, ekonomike, europiane do të thoja për shoqërinë tonë.

Read More
12 Sht
0

Basha i përgjigjet Ramës: Poshtë ballkonit të Berishës e firmose amnistinë dhe mbylle listat, sepse aty do ngjitesh dhe ti si minues i demokracisë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës që bëri siç e quan ai në teatrin e kooperativës Rama-Berisha me gjasme luftë parëamentare.

Basha shprehet se poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij. Aty e ndryshoi Kodin Zgjedhor me Berishën, për ta mbushur Parlamentin me kamikazë kundër SPAK.

Sipas tij, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe ai, sepse është përgjegjës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë,

Reagimi i plotë i Bashës:

Teatri i kooperativës Rama-Berisha vazhdon, me gjasme luftë parlamentare. Por poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij. Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e ndryshoi Kodin Zgjedhor me Berishën, për ta mbushur Parlamentin me kamikazë kundër SPAK. Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe ai, sepse është përgjegjës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ashtu si mësuesi i tij me të cilin bën sikur zihet, por e do fort, sepse pa të nuk qëndron dot në këmbë.

Read More
12 Sht
0

“Sesioni i ri parlamentar ka nisur me një tjetër bashkëpunim të kooperativës Rama-Berisha”, Basha: Projektligjet e propozuara nga demokratët euroatlantikë mbahen në sirtaret e Kuvendit

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit është shprehur se sesioni i ri parlamentar ka nisur me një tjetër bashkëpunim të kooperativës Rama-Berisha.

Basha tha se prej më shumë se një viti demokratët euroatlantikë kanë depozituar në Kuvend disa projektligje si vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të deputetëve, mbështetje për SPAK, mbështetje për Kosovën, ndërsa asnjë prej tyre nuk është marrë parasysh dhe po mbahen në sirtaret e Kuvendit.

FJALA E PLOTË E KREUT TË PARTISË DEMOKRATIKE-DEMOKRATËT EUROATLANTIKË, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

Siç e shikoni sesioni i ri Parlamentar nis me një tjetër bashkëpunim të kooperativës Rama-Berisha. Prej më shumë se një viti kemi depozituar në Kuvend ligjin për vettingun e politikanëve. Ky ligj siç e di tashmë çdo shqiptar parashikon kontrollin e thelluar, të përvitshëm të pasurisë së çdo politikani të nivelit të lartë, bëhet fjalë për 140 deputetët, 61 kryetarët e bashkive, të gjithë anëtarët e kabinetit dhe kryeministrin, Presidentin dhe drejtuesit e institucioneve të rëndësishme Kushtetuese dhe të shtetit. Si dhe kontrollin e përvitshëm të pastërtisë të figurës, përfshirë këtu kontaktet e papërshtatshme, përfshirë këtu kontaktet me botën e krimit të organizuar. Në funksion të këtij propozimi, kemi hartuar po kështu një strukturë të fuqizuar të asaj që sot njihet si ILDKPI, në përputhje me praktikat më të mira anti-mafia të Europës.

Në të njëjtën kohë që kemi çuar këtë propozim, këtë projektligj të plotë në Parlament i cili mbahet në syrtar, kemi depozituar edhe propozimin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Pra, për të mundësuar që deputetët dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë të jenë të barabartë para ligjit sepse siç e kanë të freskët në kujtesë të gjithë qytetarët shqiptarë, arsyeja e vetme pse Arben Ahmetaj është sot në arrati, është sepse PS e Edi Ramës i dha 2 javë kohë për t’u arratisur pas komunikimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Kjo nuk është as hera e parë, as rasti i vetëm kur deputetët shqiptarë, politikanët shqiptarë me imunitet sfidojnë ligjin, tregohen që janë të barabartë para ligjit duke përfituar nga imuniteti parlamentar që është një mbetje e të kaluarës dhe një fortesë e korrupsionit qeveritar, e korrupsionit politik.

Zhvillimet në rajon e tregojnë se sa e domosdoshme është që Shqipëria të bëj minimumin e asaj që i takon në raport me sigurinë Kombëtare dhe në raport me sigurinë e Kosovës. E megjithatë, ndonëse prej janarit ne kemi dërëzuar një propozim për ndihmë ushtarake vjetore të Republikës së Kosovës, të barabartë me vlerën e parave të shqiptarëve që kjo qeveri i shpenzon për oriendi, për luks dhe për shpenzime qeveritare të pafre dhe të pakontrolluara, prap se prap edhe ky propozim ndodhet i kyçur në syrtar. Asnjë nga bashkëpronarët e kooperativës Rama-Berisha nuk insiston që kjo të futet në agjendën Parlamentare që është tregues tjetër i përputhjes së interesave. Sighrisht interesi kryesor është i Edi Ramës, i qeverisë e cila pothuajse çdo javë kapet në flagrancë korruptive.

Megjithatë ne do vazhdojmë të insistojmë dhe të tregojmë me gisht autorët e këtij bllokimi, kësaj bllokate parlamentare për ligjin për vettingun e politikanëve, për kërkesën për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, për ligjin tjetër që kemi dërguar në Kuvend po kështu mbështetjen ndaj SPAK që parashikon buxhet më të madh për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, burime më të mëdha njerëzore, ndryshime në kodin e procedurës penale të cilat mundësojnë një bashkëpunim pa pengesa midis SPAK-ut dhe drejtësive Euroatlantike për të vënë para përgjegjësisë politikanët e korruptuar, qeveritarët e korruptuar. Dhe natyrisht edhe për të ngritur zërin tonë për këtë thikë pas shpine ndaj Kosovës në kohën kur ka më shumë nevojë se kurrë për ndihmë. Për mungesën e një ndihme qoftë edhe modeste për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për buxhetin e mbrojtjes së Kosovës.

 

 

Read More