Pyetja: Zoti Basha, përshëndetje!
Lulzim Basha: Përshëndetje dhe faleminderit!
Pyetja: Në një tjetër intervistë në emisioni “Kjo Javë” zoti Basha. Fillimisht doja t’iu pyesja si janë këto ditë për ju pas 8 janarit, të tjera zhvillime kanë ndodhur, si është ecuria?
Lulzim Basha: Si për të gjithë shqiptarët. Është një nga kohët më të vështira që
nga ardhja e pluralizimit politik të vendi, sepse siç parashikuam pas 25 prillit, ndalimi i ndryshimit, sjell pasoja. Sjell pasoja për jetën e përditshme të shqiptarëve dhe padiskutim, sjell pasoja dhe politike. Por, Partia Demokratike është angazhuar në një proces shumë të ngjeshur ë organizimit, të shpalosjes së vizionit të saj, jo vetëm brenda radhëve të saj, por edhe me gjithë shoqërinë dhe të krijimit të mekanizmave për ta nxjerr Shqipërinë nga stanjacioni ku e la futur, arrestimi i rotacionit dhe ndryshimit më 25 prill.
Pyetja: Zoti Basha, ju jeni gati afër 6 Marsit, datë e vendosur nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesëshme lokale. Kishit pritshmëri për këto zgjedhje se do të ishin tani? Si i pritët?
Lulzim Basha: 6 Marsi është, në qoftë se mund ta them, një nënprodukt, një anomali dhe një nënprodukt e një anomalie tjetër, siç ishte 30 qershori 2019-të. Pra, është nënprodukt i një anomalie të madhe dhe në vetvete është një anomali.
Pyetja: Pse e quani kështu?
Lulzim Basha: Sepse e tillë është. Të gjithë e dimë fare mirë se 6 Marsi nuk është dizenjuar për të zgjidhur hallet e krijuara për shqiptarët në këto 6 Bashki, 4 prej të cilave, e vetmja arsye pse zhvillohet ky proces, është plaga e rëndë e kandidimit nga Rama, të personave me rekorde kriminale, për Bashkiakë. Pra, që tregon që problemi i madh i bashkëjetesës, të bashkëpunimit me krimin nga ana e partisë në pushtet dhe politikës në tërësi, vazhdon të prodhojë
probleme për qytetarët. Për Ilir Metën është një mundësi që t’i shtijë dru zjarrit të hallit të vet. Duke u përpjekur kështu të forcojë atë Koalicion të “non gratave” për shqiptarët, të atyre që janë të padëshirueshëm për shqiptarët dhe në këtë mënyrë mendon se mund t’i japë frymëmarrje apo përpiqet t’i japi legjitimitet, diçkaje që është jo vetëm legjitime, por të padëshiruar, që është koalicioni i një grushti njerëzish të cilët duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është.
Pyetja: Pra, zoti Basha, i ashtuquajturi prej jush “Trekëndëshi i Bermudës” do të marrë pjesën realisht në zgjedhjet e 6 marsit. Është kjo një formë kurthi ndaj jush, le ta quajmë?
Lulzim Basha: Padiskutim “Trekëndëshi i Bermudës” është në veprim dhe halli i
tyre nuk ka aspak të bëjë me demokracinë vendore apo me hallet e shqiptarëve. Sepse siç e thashë, problemet janë ato të cilat i kemi parashtruar nga ne dhe që u vërtetuan më 25 prill. Më thoni, pyetje retorike: Çfarë ka ndryshuar nga raporti i OSBE-OHDIR, që tregoi problemin e shit-blerjes së votës, përfshirjes së krimit të organizuar, abuzimi me burimet shtetërore, abuzimi me financat shtetërore? Asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi, janë bërë përpjekje të stërmëdha nga partia në pushtet, për të ndalur dorën e drejtësisë, për të mos dënuar personat përkatës. Nuk ka asnjë përparim me Komisioni për Hetimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit të kërkuar edhe në Parlament nga Partia Demokratike. Nuk ka asnjë hap në atë
që cilësohet si kusht për demokracinë në Shqipërinë, por edhe një kusht për hyrjen e vendit në Bashkimin Europian, që është Reforma Zgjedhore. Pra, qartësisht 6 Marsi ndodh në kushte edhe më të këqija sesa ato për të cilat Ilir Meta nuk pranoni që zgjedhjet të zhvilloheshin më 30 qershor duke i shtyrë ato. Atëherë çfarë e shtyn atë dhe dy brinjët e tjera të “Trekëndëshi i Bermudës”, të hidhen e ta përqafojnë 6 Marsin? Halli i përbashkët. Halli i përbashkët është të legjitimojnë partinë e non gratave në Shqipëri, ku bëjnë pjesë të tre, apo siç kemi thënë shkurt “Trekëndëshi i Bermudës”.
Pyetja: Gjithsesi, ju ndodheni përballë faktit të 6 Marsit, zgjedhjet do të zhvillohen. A është përgatitur Partia Demokratike për këto zgjedhje zoti
Basha?
Lulzim Basha: Këto janë një test për Partinë e “non garatave”, të cilët duan t’u imponohen shqiptarëve duke organizuar edhe kushtet e rënies të të gjitha garancive primare për një proces të rregullt zgjedhor, një tjetër maskaradë. Për Partinë Demokratike sfida është që t’i paraqesin shqiptarëve alternativën më të mirë, njerëzit më të mirë, të cilët t’iu përgjigjen halleve dhe problemeve të tyre. Të përfaqësojnë hallet dhe problemet e tyre dhe të kenë mundësi të japin zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre. Ky është testi për ne. Ndërsa testi për “Trekëndëshi i Bermudës” është të garantojnë mbijetesën e tyre, duke u imponuar përmes një tjetër anomalie siç e thash 6 Marsi, që është një nënprodukt, një pjellë e anomalisë së
madhe të 30 qershorit dhe në vijimësi e anomalisë së zgjedhjeve të masakruara më 25 prill.
Pyetja: Kalojmë pak tek ato që quhen figura, pra kandidatët. Si do të bëhet përzgjedhja e lëtyre kandidatëve, zoti Basha? Do të jenë figura politike, do të jenë nga shoqëria civile, si do të bëhet përzgjedhje? Sepse rivali juaj po bën primaret për të përzgjedhur kandidatët.
Lulzim Basha: Ta fillojmë me këtë të fundit. Ne e dimë që çdo gjë që kanë thënë ata, është provuar, madje dhe me pamje filmike që ka qenë e pavërtetë, në fakt e kundërta ka ndodhur. Kështu që nuk ka primare nga pala tjetër, ka thjesht demagogji, propagandë, sepse dihet se si i kanë marrë vendimet historikisht. Ndërkohë, Partia Demokratike prej kohësh ka nisur një proces i cili nuk ka
përfunduar, ka nevojë të përmirësohet shumë, të konsultimit me qytetarët, pra të konsultimit me bazën mbi tavolinat e përfaqësive tona, të kryesive tona, të deputetëve, të kryetarëve të degëve, kryesive të degëve, janë sugjerime të shumta që vijnë si nga anëtarësia, ashtu dhe nga qytetarët dhe procesi do të ndjek rrjedhën statusorë, për të ardhur pastaj tek kandidatët të cilët në fund do të miratohen nga organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike, që është Këshilli Kombëtar.
Pyetja: Ka ndonjë informacion për kandidaturat si do të jenë?
Lulzim Basha: Procesi është në vijim. Padiskutim, siç e thash, 6 Marsi kërkon nga Partia Demokratike, pavarësisht prej atakimit të zgjedhjeve nga “Trekëndëshi i Bermudës” dhe domosdoshmëria jetike
që ata e kanë për t’iu imponuar shqiptarëve, njerëzve, qytetarëve, pra Shqipërisë, me anomalitet dhe për të legjitimuar anomalitetin, ne do të bëjmë gjithçka që ta kthejmë vëmendjen tek njerëzit, tek hallet dhe problemet e tyre, duke reflektuar edhe tek kandidaturat tona.
Pyetja: Do të hyni në këto zgjedhje për të fituar zoti Basha? Duke pasur parasysh edhe një situatë të vështirë që po kalon Partia Demokratike? E kam fjalën sa do të ndikojë kjo përçarje në Partinë Demokratike?
Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk është e përçarë, është e sulmuar. Është e sulmuar nga brenda, nga persona me rekorde korrupsioni, nga ish-drejtorë, ish-ministra, të bashkuar nga njollat e korrupsionit në të kaluarën, të cilët duan
ta përdorin këtë moment për t’iu imponuar vullnetit të demokratëve, vullnetit të shumicës. Partia Demokratike e ka forcën, e ka vizionin dhe qëndresën për t’u përballur me këtë sulm, i cili nuk është se do të fillojë më 6 Mars, kemi javë, muaj që po përballemi me këtë sulm. Dhe për t’u ngritur mbi interesin jo vetëm të kësaj pakice të korruptuar të ish-qeverisjes tonë, por edhe në interesin e thjesht të Partisë Demokratike, për të përfaqësuar atë për të cilën ka lindur dhe ekziston, interesin e gjithë shqiptarëve. Kështu që padiskutim që futemi për të fituar, për të përfaqësuar vlerat tona më të mira, por po kështu të vetëdijshëm se beteja jonë për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit dhe të demokracisë sapo ka nisur. Dhe kjo betejë kërkon
bashkërendimin e të gjitha forcave të shoqërisë dhe padiskutim edhe 6 Marsi në këtë kuptim është sa sfidë, edhe mundësi që të ngremë këtë frymë tek qytetarët të cilët janë të lodhur dhe të dëshpëruar nga zhvillimet politike. Vet politika e “Trekëndëshi i Bermudës”, inkurajon apatinë, inkurajon largimin nga politika, ndërkohë që detyra jonë është t’u shpjegojmë qytetarëve se politika nuk është e keqe në vetvete. Të mirë apo të keqe e bëjnë njerëzit dhe se Partia Demokratike është e vendosur ta rikthej politikën si një instrument në duart e njerëzve, për të mirën e njerëzve dhe këtë mund ta bëjmë vetëm kur e heq politikën nga duart e një pakice të cilën po e përdor vetëm për t’u pasuruar dhe për të mbajtur në pushtet këtë pakicë të simuluar kaq mirë tek
“Trekëndëshi i Bermudës” dhe halli i tyre i përbashkët.
Pyetja: Si do të hyni në këto zgjedhje, do të hyni vetëm?
Lulzim Basha: Tani, vet rrethanat janë të tilla, ku siç e thash bëhet fjalë për një anomali, pjellë e një anomalie tjetër. Megjithatë ne kemi vazhduar dhe do të vazhdojmë konsultimet edhe me aleatët tanë.
Pyetja: Si janë marrëdhëniet me aleatët?
Lulzim Basha: Marrëdhëniet me aleatët sigurisht që janë të impaktuara nga fakti që Partia Demokratike është prej muajsh nën sulm. Domethënë koha dhe mundësia për të komunikuar nuk është ajo që ka qenë më përpara, por me shumicën prej tyre ekziston mirëkuptimi, se nga ky proces do të dalim shumë më të fortë dhe shumë më të gatshëm për
t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.
Pyetja: Pra, ju jeni në kontakt me aleatët. Keni zhvilluar takime?
Lulzim Basha: Ka pasur komunikime, sigurisht, pavarësisht siç e kam thënë, siç është e qartë besoj edhe nga raportimet e përditshme të medias, Partia demokratike është në një proces shumë intensiv organizimi, strukturimi, përgatitjeje, por dhe betejë opozitare në parlament, jashtë parlamentit, aty ku ndodhi gjëma, si pak më tutje se këtu, tek “5 Maji”. Ishin deputetët tanë që u përballën në krah të qytetarëve, siç kanë qenë në këto vite, skandalet e qeverisë që nga ajo e inceneratorëve, tek skandalet e fundit të kësaj jave, ku skandali mbulon skandalin. Por, pa pikë diskutimi që komunikimi me aleatët vazhdon, bashkërendimi me ta do të
vazhdojë.
Pyetja: Por ende nuk ka një vendim për hyrje në zgjedhje?
Lulzim Basha: Zgjedhjet janë për Kryetarin e Bashkisë, nuk është se do të ketë kandidime për Këshillin Bashkiak. Kështu që kjo është një specifikë e cila sigurisht që e bën komunikimin pak më linear, sesa siç do të ishte rasti për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare fjala bie.
Pyetja: Zoti Basha, duke mbetur tek kjo situatë, duke qenë se jemi përpara zgjedhjeve. Ka pasur një konferencë për shtyp të Presidentit Meta ditën e djeshme, i cili pati disa cilësime ndaj figurës tuaj. Citojmë këtu “bravo brava”. Çfarë qëndrimi keni për presidentin e vendit?
Lulzim Basha: Nuk kam ndërmend të harxhojë shumë kohë për qëndrimet mbi qëndrimet, as t’iu shkoj mbrapa akuzave. Siç e kam thënë “Trekëndëshi i Bermudës” e bashkon një hall i madh. Halli që ata nuk kanë, e kuptojnë fare mirë, që nuk kanë mbështetje popullore. Përkundrazi, janë kthyer në figura të urryera nga qytetarët, sepse kanë 30 vite që e mbajnë vendin peng për interesat e tyre. Dhe në një vend normal, asnjëri prej tyre nuk do të ishte më në politikë. Secili prej tyre ka bërë pjesën e vet që të vazhdojë të mbetet në politikë dhe ajo që ka bërë, paguhet sot si faturë në mirëqenien e qytetarëve, në shëndetin e qytetarëve, në të ardhmen dhe shpresën e vendit. Çdo gjë që ndodh në ekonomi, gjithçka që ndodh në shëndetësi dhe në arsim, vjen si faturë e pushtetit korruptiv
të Ramës dhe dy këmbëve të tjera që e mbajnë këtë pushtet në këmbë të “Trekëndëshi i Bermudës”. Pra nga kjo pikëpamje, nuk është se i ndjek me interes të madh etiketimet. Sigurisht ky fiksimi me bravat është diçka për t’u analizuar nga specialistët e fushës, ndoshta bravat e qelive iu vijnë shpesh në mendje, por ky është nja hall që nuk ka të bëjë me mua, është halli i tyre, di të mbetet halli i tyre.
Pyetja: Presidenti cilëson gjithmonë dhe e vendos theksin tek tubimi i 2 Marsit. Dhe madje thotë që me zi pret t’i kthehet vëmendjes tek populli, me të mbaruar mandatin e tij si President i Republikës, si e shihni këtë?
Lulzim Basha: Nuk kam asnjë sekondë për të harxhuar në komentimet e tij apo të dy brinjëve të tjera të “Trekëndëshi i
Bermudës”. Shqipëria ka një popull, një popull të vetëm. Dhe e di që para dy dekadash, kur unë akoma nuk isha në politikë, janë shpikur termat populli opozitar, populli socialist, populli demokratë. Në fakt është vetëm një popull. Jemi një vend, dhe shpeshherë, ju e dini edhe brenda familjes mund të ketë bindje politike që anojnë majtas apo djathtas. Problemi qëndron diku tjetër, që shumica dërrmuese e popullit nuk e gjen veten të përfaqësuar. Dhe në qoftë se kjo shumicë dërrmuese ka mundësinë t’i jepet zë, t’i jepet liria e votës, atëherë “Trekëndëshi i Bermudës” shkërmoqet. Dhe në qoftë se ka sot një ekuacion apo një peshore politike në Shqipëri, është midis kësaj shumice të zënë si me thënë rob i projekteve politike nga “Trekëndëshi i Bermudës”
që është ana tjetër e peshores. Dhe e vetmja mënyrë për të rivendosur drejtpeshimin, është rikthimi tek vota e lirë, është rikthimi tek sundimi i ligjit, rikthimi tek barazia para ligjit, që do të thotë ndëshkimi i politikanëve të korruptuar, i politikanëve që vjedhin zgjedhjet, i aktorëve të krimit të organizuar apo edhe aktorëve ekonomik, të cilët kanë ndërtuar një perandori pushteti dhe pasurie, mbi mjerimin e shumicës. Ky është objektivi i Partisë Demokratike: Të rivendos këtë drejtpeshim. Prishja e këtij drejtpeshimi, është edhe burimi i të gjithë fatkeqësive që përjetojnë të gjithë shqiptarët sot.
Pyetja: Zoti Basha, teksa iu pyeta për deklaratat e zotit Meta, doja t’iu pyesja pak edhe për ato të kryeministrit Rama. Dy ditë më parë, është shprehur ndaj
jush se jeni pa legjitimitet politik. Keni vulën, por jo legjitimitetin politik. Çfarë komenti keni për këtë?
Lulzim Basha: Shiko, problemi i autokratëve është që ata e përfytyrojnë veten e tyre si zotër të vendit. Prandaj quhen autokratë, vetësundues po ta përkthejmë. Sundojnë vet. Nuk e kuptojnë që janë ulur apo duhet të ulen aty me votën e qytetarëve, jo të blerë, as të shantazhuar, as të manipuluar dhe t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve. Pra, e kujtojnë vendin pronën e tyre. Ata vendosin se kush do marri një pronë publike, ata vendosin se kujt i takon ta marrë pronën private mbrapsht e kujt jo. Ata vendosin postet, vendosin si të shpërndahen paratë e shqiptarëve, i risin taksat, çfarë bëjnë me taksat dhe po kështu mendon se ky, autokrati i
Shqipërisë shpërndan edhe certifikatat e legjitimitetit. Njësoj si certifikatat e legalizimeve. Sikur ky do të vendosi nëse filani është legjitim e tjetri është jo legjitim. Është burim i mendësisë së një autokrati. Sigurisht që nuk është në dorën e Edi Ramës të shpërndajë certifikatat e legjitimitetit, por në vetvete ajo është një shprehje e qartë e dëshirës së Edi Ramës, që Partinë Demokratike, kryetarin e Partisë Demokratike, mos ta ketë përballë, por të ketë përballë ortakët e tij në “Trekëndëshi i Bermudës” në atë që e kam quajtur më përpara, grupi 2na bashkoi non grata”. Pra, i flet subkoshienca, nuk është ai që përcakton legjitimitetit e opozitës. Nuk është ai që përcakton legjitimitetin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ka dëshirë ta bëjë dhe më këtë vetëm
vetëdemaskohet. Së pari, si një autokratë, së dyti si një bashkëpunëtor të “Trekëndëshit të Bermudës”.
Pyetja: Pas këtyre deklaratave zoti Basha, u komentua edhe mbërritja në zyrën tuaj të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Yuri Kim. Çfarë prodhoi ky takim me të, cila është mbështetja që iu japin ju SHBA-të?
Lulzim Basha: Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies së shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nga vet komunikimi i ambasadores dhe i
ambasadës në bashkëbisedimin tonë, një pjesë të madhe ka zënë lufta kundër korrupsionit, e cila duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore, nga vet qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat. Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjesht e figurave, e bishtit, por të shkojë deri tek koka. Dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan, siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë, nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët. Apo aferat e tjera korruptive dhe mos të japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Të kemi institucione të
pavarura të cilat iu përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore, që iu ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen. Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri
të ketë institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reform të vërtetë zgjedhore. Dhe raporti i Transparency International këtë thotë që burimi i korrupsionit është mungesa e një reforme të vërtetë zgjedhore dhe të kemi një process…… ky mund të realizohet vetëm kur qytetarët arrijnë të zgjedhin me votën e tyre të lirë përfaqësuesit e tyre qendrorë dhe lokalë.
Pyetje: Zoti Basha përtej kësaj mbështetjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është treguar e qartë si do iu përgjigjeshit asaj dileme që mund të kenë të gjithë demokratët ndaj jush si kryetar I Partisë Demokratike që nuk arritët të mposhtnit Edi Ramën dhe
të vinit në pushtet atëherë kur Partia Demokratike nuk I ka patur këto që ju i quani sulme e keni qenë një koalizion I madh? Si do të ndodhë tani që është në këtë situatë?
Lulzim Basha: Shumica e demokratëve besoj e kanë të qartë tashmë ndryshimin midis një koalicioni numerik, matematik dhe një koalicioni numerik moral. Në rrethanat e para 25 prillit ne u përpoqëm të krijojmë një koalicion numerik matetmatike. Padiskutim që pala tjetër nëpërmjet manipulimit të Kodit Zgjedhor ia doli që shumicën matetmatike ta godiste me masakrën zgjedhore të 25 prillit duke përdorur edhe të gjithë trukeve të tjera që vijnë n ga bashkëpunimi me krimin e organizuar, blerjen e votës, përdorimin e asteve shtetërore, kërcënimet ndaj
administratës shtetërore etj. Por thelbi nuk qëndron këtu. Thelbi qëndron që shqiptarët nuk duan thjesht një bashkim mekanik që çoi koalizioni numerik i cili merr pushtetin dhe pastaj t’i përgjigjet kujt? Vagonëe të këtij treni? Jo! Qëllimi është t’u përgjigjemi qytetarëve problemet dhe hallet e të cilëve janë shtuar, shpresat e të cilëve janë shumë të mëdha dhe vendi i ka të dyja mundësitë t’I bëjë të dyja edhe të zgjidhë hallet e njerëzve, edhe t’u përgjigjet këtyre shpresave. Si mund ta bëjmë të mundur? Pikërisht duke krijuar një tjetër lloj koalicioni një koalicion me vlera, nje koalicion moral me shumicën dërrmuese të shqiptarëve ku qartësisht si Sali Berisha edhe Ilir Meta kanë qenë dhe janë pengesë dhe jo vlerë e shtuar. Dhe këtu vjen përgjigja e thjeshtë dhe e
qartë për të gjithë demokratët që duan që sakrifica e tyre për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë të kurorëzohet me sukses, jo thjesht për veten e tyre por për Shqipërinë dhe shqiptarët, pra demokratët e sakrificës meqë referencë morëm demokratët, por edhe për të gjithë shqiptarët, që pushteti nuk duhet të shikohet si një vegël dhe një mundësi për politikanët, por si një instrument ndryshimi për qytetarët dhe do të jetë i tille vetëm kur ne të materializojmë një koalicion numerik bazuar mbi vlerat dhe moralin për shumicen derrmuese të shqiptarëve, përfshirë edhe socialistet, përfshirë edhe qytetarët e pavendosur që do të duhet ndryshimi. E duan siç e deshi shumica me 25 prill, e duan edhe me shumë sot.
Pyetje: Pse duhet tju besojnë ju demokratët?
Lulzim Basha: Po e them me thjesht dhe më shkurt, sepse demokratet dhe shqiptarët tek Partia Demokratike kanë sot shpresën e vetme për ndryshim. Ne kemi sakrifikuar gjithçka për të materializuar këtë shprese, kemi treguar se kemi forcën brenda vetes për tu ndarë edhe nga hijet e të shkuarës, edhe nga korrupsioni i të shkuarës, ndërkohë që vazhdojme betejen e të sotmes që është regjimi i Edi Ramës. Pra nga njëra anë kemi shumicen me vete, shumica është për ndryshimin, e do ndryshimin që ne e mishërojmë edhe në vizionin tonë, edhe në programin tonë, edhe në luften tonë të perditshme. Dhe e dyta që do ta them fare qartë, përballë kemi si asnjëherë tjetër Edi Ramën, Sali
Berishën e Ikir Metën, që së bashku janë me të vegjel se ckane qene kurrë më parë. Pra ajo që mund të duket sot si paradoks, sot është e vërtetë. Ata të tre bashkë janë pakica absolute për shqiptarët. Partia Demokratike e cliruar nga pesha e të shkuarës, do ta marrë kete shumice perpara drejt së ardhmes.
Pyetje: A ndjeni keqardhje zoti Basha per ndonjë prej figurave që tashme janë perjashtuar nga Partia Demokratike, të tjere që janë pezulluar nga ana juaj, a ka figura që mund të kenë zhgenjyer?
Lulzim Basha: Shiko zhgenjimi apo le të themi gezimi nga bashkepunimi politik duhet te burojne nga rezultati që behet për ndryshim. Ata që kanë vendosur me vetëdije kundër interesit të demokrateve, kundër interesave të shqiptarëve për interesat personale, duhet të bëjnë një
analizë të thellë me veten e tyre. Hesapet i kanë vetëm me demokratët dhe me shqiptarët, për diçka që është në nivel personal, sigurisht kushdo që do të reflektoje, dera është e hapur, por ky reflektim duhet të jetë i vërtetë, bindes, publik dhe i plotë. Dhe në këto takime, e shoh dhe e prek, që partia demokratike sërish, ka aftësinë të ngrihet mbi dritëhijet e të shkuarës, sigurisht krenare për pjesën pozitive, të pazëvendësueshme që ka luajtur në këto 30 vite, gjithmonë e më e vetëdijshme për pjesën negative dhe domosdoshmërinë për tu ndarë nga kjo pjesë negative, që përfaqësohet nga sjelljet dhe nga metodat dhe nga mënyrat me të cilat vepron Sali Berisha haptazi në këto 4-5 muaj, dhe mbi të gjitha me shumë shpresë për
Shqipërinë. Për dikë, të cilit i është besuar misioni i drejtimit të kësaj familje politike, ta shohë partinë e vet anëtare të partisë, të strukturave drejtuese, në një gjendje do të thoja “ bio”, për të përdorur një shprehje të zhargonit të ditës, pra pa manipulime, pa sforcime, pa interesa personale. Përkundrazi, me sakrificë të madhe, se trekëndëshi i bermudës ka forma e mënyra nga më të ndryshme të presionit. Prapë se prapë, të mbushin sallat, të flasin haptaz, të përfaqësojnë mendimet, shpresat, vrejtjet, kritikat, sugjerimet, por edhe vendosmërine e demokratëve, për ti prirë këtij ndryshimi shoqëror, dhe për të vendosur vlerat tona në ballë të këtij ndryshimi shoqëror, është një vërtetim se partia demokratike, mbetet shpresa e vetme për këtë ndryshim. Edhe njëherë, nuk
bëhet thjeshtë fjalë për një ndryshim politik, pra për ardhjen e partisë demokratike në pushtet, që padiskutim, me vizionin dhe programin tonë është parakushti për ndryshimin politik, por për një ndryshim kulturor. Raporti i qytetarit me pushtetin, raporti i votuesit me të votuarin, raporti me drejtuesin, me kultin e individit, që menduam se e shkulëm me 20 shkurt 1991, por që vazhdon të gjallojë në politikën shqipëtare. Njëri sillet si pasha, apo si sulltan, tjetri është në delir, tjetri mendon se e ka me tapi të përjetshme partinë demokratike. Kulti i individit, 32 vjet pas rënies së diktaturës, vazhdon të gjallojë në politikën shqipëtare, jo për gjatë. Një nga aspektet kryesore të ndryshimit kulturor që po vjen, është ndërtimi i një politike normale, me politikanë normalë,
që është parakushti i një vendi normal, me ekonomi normale, dhe ku njerëzit jetojnë në normalitet. Normalja është dhurata më e madhe, që ky ndryshim politik dhe kulturor do t’iu sjellë shqipëtarëve.
Pyetja: Z.Basha, ju në të gjitha deklaratat tuaja për mediat, në çdo konference, por edhe gjatë kësaj interviste, e përmendni shpesh trekëndëshin e bermudës. Por nga ana tjetër, është vetë Sali Berisha që iu akuzon për një bashkëpunim me kryeministrin Rama. Sa herë e dëgjoni këtë, sepse po aq shpesh përmendet dhe nga ana tjetër? Çfarë iu thotë kjo fjali, kjo akuzë?
Lulzim Basha: Mendoj që dua ta rakordoj këtë pjesë, do ta rakordoj më mirë me Ramën, sepse u bë kohë që Rama nuk e fsheh dot admirimin për Sali
Berishen, publikisht.
Pyetje: Si e shpjegoni këtë?
Përgjigje: Besoj që ajo me të cilën e filluat pyetjen, e shpjegon. Trekëndëshi i bermudës. Mënyra se si e thotë, nuk është bindëse. Kështu që, sugjerimi im, do të ishte ta rakordoj këtë pjesë më mirë me Ramën, sepse ndërkohë Rama, siç e patë, edhe këto dy- tre ditët e fundit, si në shprehje publike, por edhe më përpara në parlament, nuk arrin ta fshehë dot admirimin për Sali Berishën.
Pyetje: Z.Basha, sa mund të rrijë bashkë Rama-Berisha?
Lulzim Basha: Trekëndëshi i bermudës, bashkohet nga kultura e vjetër politike, që sapo ua përshkrova më sipër. Nga kulti i individit, nga linçimi, nga shpifja, nga shpikja prej asgjëje, nga politika si sport, si lojë, por dhe si mjet, për pushtet
dhe pasurim personal, dhe s’ka të bëjë me kulturën politike që unë përfaqësoj. Dhe që sot rrezaton kudo, në një parti demokratike të çliruar nga një mal që kemi patur mbi shpatulla, dhe po rrezaton gjithmonë e më shumë në shoqëri. Politika nuk është e përjetshme, nuk mund të jesh përjetë në politikë. Pushteti nuk është i përjetshëm, politika nuk mund të jetë nje mjet pasurimi. Shpifja dhe linçimi ndaj kundërshtarit politik, nuk është politikë, por është një mënyrë për të krijuar ndasi të rrezikshme, shkatërrimtare dhe asgjësim të të vërtetës. Sepse përndryshe, si e shpjegoni që janë kundër vettingut të politikanëve?! Se aty ndahet e vërteta dhe gënjeshtra!
Çfarëdo akuzash të hidhen ndaj meje, dhe ata përsërisin të njëjtat akuza, po ti
shikoni, edhe me të njëjtat fjalë, për çfarë akuzon Edi Rama, për çfarë akuzon Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë të njëjtat akuza me të njëjtat shprehje. A thua se mblidhen në odë natën vonë, vendosin, dhe pastaj dalin të nesërmen dhe sulmojnë kryetarin e partisë demokratike, kryetarin e e opozitës, me të njëjtat akuza. Po mirë! Shumë mirë! Le ti marrim këto akuzat e tyre ndaj meje. Le të fillojë vettingu politik ndaj meje! Jua kam bërë këtë ofertë! Mjafton, që të votojnë vettingun politik. I kemi çuar amendamentet. Venecia i ka dhënë dritën jeshile që në 2018. Urdhëroni ta votojmë vettingun politik. Të fillojë vettingu politik nga unë, por të vazhdoje me ata të tre, dhe të gjithë politikanët kryesore në vend. Kjo është përgjigjia ime.
Pyetje: Z.Basha, duke qenë se flasim për foltoren, e cila vijon, dhe ju e dhatë qëndrimin tuaj, nga ana tjetër është thënë gjithmonë, mundësia e madhe për një tjetër për një tjetër proteste, që nuk dihet, mund të jetë si ajo e 8 janarit, ne forma të ndryshme, sikurse e ka shprehur z. Berisha dhe mbështetësit e tij. Ju prisni një rikthim në selinë e partisë demokratike, si ajo e 8 janarit?
Lulzim Basha: Shiko! Ajo që ne e kemi në qendër të vëmendjes tani……
Pyetje:.Keni shprehur që i keni marrë masat, keni marrë çdo masë. Si është?
Lulzim Basha Është e njëjta gjë. Prandaj nuk desha të bëhem përsëritës. Partia demokratike e ka provuar se është e gatshme, të përballet me çdo situatë. Ndërsa kjo që thoni ju, është një pjesë e vogël e shërbimit, që një nga brinjët e
trekendëshit të bermudës, vazhdon t’iu bëjë dy brinjëve të tjera, në veçanti pushtetit dhe Edi Ramës. Sepse çdo moment që ne konsumojmë me sulmet e Sali Berishës, kundër partisë demokratike, është një moment i humbur për qytetarët dhe për interesin publik. Kur duhet të flisnim për korrupsionin e qeverisë, duhet të flisnim për pandëshkueshmërinë, duhet të flisnim për korrupsionin e inceneratorëve, duhet të flisnim për rrugët e florinjta, që po shkojne 5-fish, 6-fish i çmimit, krahasuar me të njëjtat projekte në vendet e tjera të rajonit, duhet të flisnim për varfërinë dhe rrugët për të nxjerrë nga varfëria shumicën e shqipëtarëve, të cilët po zhyten përditë e më shumë në mjerim ekonomik. Duhet tëflianim për pandeminë, duhet të
flisnim për shëndetësinë, për arsimin. Pra, e shikoni pra, se si në pesë muaj, investimi më i mirë i Edi Ramës, për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e tij, është Sali Berisha, foltorja, dhe përpjekja e tij për të penguar aksionin opozitar dhe partinë demokratike. Nuk ia ka dalë! Ne ia kemi dalë, të përballemi me tre brinjët e trekëndëshit të bermudës dhe do vazhdojmë të përballemi hap pas hapi. Ku e gjejmë forcën? Tek ajo që iu thashë në fillim. Të tre bashkë, janë më të vegjël, më të paktë, janë pakica absolute në këtë vend. Ndërsa ne, që në pamje të parë mund të dukemi të vetëm përpara tre faktorëve politik, jemi shumica, sepse përfaqësojmë shumicën, që është e lodhur dhe iu ka ardhur në majë të hundës, me truket dhe lojrat e
trekëndëshit të bermudës, që bëhen për një arsye, qëllimin e tyre për të qëndruar përjetë në pushtet, pasurimin e paligjshëm në kurriz të varfërimit të shumicës së shqipëtarëve dhe vjedhjes së ëndrrave dhe aspiratave të tyre, për një të nesërme më të mirë për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre.
Pyetje: Në këtë logjikë, do ta vijoni turin me bazën zoti Basha dhe pse pikërisht tani? Pse nuk u bë më përpara?
Lulzim Basha: Kontakti im me demokratët ësht i pandërprerë. Nuk është se po ndodh tani, dhe s’ka ndodhur para 6 muajsh, para 10 muajsh, para një viti. Vit për vit , kontakti im me demokratët, merr dhe këtë formë, që ju e quani të turit, vizive, që është e dukshme për median, por dhe kontaktin e
përditshëm, që mund të mos jetë në sytë e medias. E rëndësishme është kjo, që pavarësisht gjithë këtyre ngjarjeve, prania, qoftë në takimet e vogla qoftë në sallat e mbushura, niveli i përfaqësimit, cilësia e përfaqësimit, numri i atyre që po kthehen, faktorëve shoqëror, që gjithmonë e më shumë e shohin veten tek partia demokratike dhe tek aksioni ynë politik, shtohen. Dhe kjo është një e vërtetë që mund ta tërbojë trekëndëshin e bermudës. Sepse tregon se ata pavarësisht se kanë të gjithë instrumentat, qeveria ka gjithë instrumentat e pushtetit. Të tre bashkë përfaqësojnë shumëzuar për tre, 90 vjet investim politik, një shekull investim politik, prapë se prapë, nuk ia kanë dalë të zbehin, por e kanë forcuar vendosmërinë e partisë demokratike,
për të çuar deri në fund misionin me të cilin ka lindur, një Shqipëri normale, europiane. Rreth kësaj tani po konvergojnë interesat e gjithë grupeve shoqërore. Le të flasim për shembull për sipërmarrjen, ku ësht shkatërruar konkurrenca. Konvergon drejt partisë demokratike sepse te ne shohin shpresën për të rikthyer dhe njëherë një ekonomi, me rregulla të barabarta, me konkurrencë të ndershme, ku secili bën përpara në bazë të aftësisë dhe jo në bazë të cilit ministër njeh, e sa orë shpenzon me kryeministrin. Apo le të marrim shëndetësinë dhe arsimin , të cilat janë në kolapsin më të thellë të këtyre 30 viteve, pavarësisht prej taksave të rritura , gjobat, ryshfetit, faturave, prapë se prapë shërbimet publike, duke filluar siç e thashë me
arsimin dhe shëndetësinë, janë në ditën e tyre më të zezë. Mësuesit, punonjësit e shëndetësisë, të cilët e kanë parë, pjesërisht apo plotësisht, programin tonë të shpaloset. Tani shoh një parti demokratike, jo vetëm me vizion dhe program, por dhe të shkëputur siç e thashë, nga hijet e të shkuarës, dhe kjo në vetvete i mbush me shpresë, që vendi e ka nje alternativë. Dhe kjo alternativë nuk është një parti, që synon pushtetin për hir të pushtetit, por që synon të sjellë jo thjesht një ndryshim politik, por një ndryshim kulturor. Një politikë që bëhet për njerëzit dhe nga njerëzit, që do të thotë një politikë që i arrin qëllimet e veta, votë-besohet dhe ecën përpara, nuk ia arrin, largohet me votë, dhe kështu ecet përpara. Dhe këtu zenë vend edhe propozimet tona politike, duke
përfshirë kufizimin e mandateve të kryeministrit, reformën kushtetuese, reformën territoriale dhe gjithë hapat e tjerë në parlament.
Pyetje: Z.Basha, komisioni i rithemelimit, vijon tiu quaj nje kryetar të shkarkuar të PD. Duke qenë se vijon të jetë kjo situata që ju i quajtët sulme, si e zgjidhjen e kësaj situate? Ndoshta mund të jetë kjo me kohën, parashikoni një tërheqje nga ana e zotit Berisha? Si do të marrë fund kjo?
Lulzim Basha: Nuk êshtë fokusi ynë, as Berisha, as ata që , për hir të interesave personale të Berishës apo interesave të tyre personale, apo të lidhur nga gjynahet, në raport me sakrificën e demokratëve, apo në raport me korrupsionin dhe gjynahet ndaj shqipëtarëve, janë bërë bashkë. Dhe
janë bërë bashkë jo thjesht me njëri tjetrin, janë bërë bashkë në trekëndëshin e bermudës. Shqetësimi ynë kryesor dhe objektivi ynë kryesor, është të kthejmë Shqipërinë në normalitet. Dhe për këtë kemi vendosur qartë stacionet në të cilat do të ecim. Ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore, tia kthejmë institucionet qytetarëve, si parakusht për një ekonomi normale që prodhon vende pune dhe mirëqenie. Si ti kthejmë politikës fytyrën njerëzore? Vettingu i politikanëve, reformë kushtetuese, e cila balancon dhe kontrollon pushtetet. Zgjedhje të lira të ndershme përmes një sistemi zgjedhor dhe një reforme zgjedhore, e cila nuk u bë kurrë, siç e thotë transparenti “International” në raportin e fundit. Ky është një parakusht që institucionet ti kthehen qytetarëve,
mos të jenë më vegla në duart e një grushti politikanësh të trekëndëshit të bermudës. Dhe vetëm kështu ekonomia mund të bëjë përpara, dhe mund të krijohet punësim apo shanset për punësim për qytetarët shqipëtarë, për mirëqenie, për qytetarët shqipëtarë dhe familjet e tyre.
Pyetje; Ndalemi pak tani tek seanca plenare. Ku në fakt pas katër muajsh rikthehet zoti Sali Berisha në parlament. Si ndiheni tani që keni dy kundërshtarë në parlament? Sepse ju flisni për trekëndëshin e bermudës, por tani në sallën e seancës plenare janë dy figura politike, Rama-Berisha, që janë kundër jush. Si e shihni mbarëvajtjen e këtyre seancave, debatet?
Lulzim Basha: Nuk shoh ndonjë sfidë të veçantë këtu. Sepse edhe në këto katër
muaj besoj Edi Rama e ka plotësuar denjësisht mungesën e Sali Berishës.
Pyetje: Pra shihni seanca që do të vijojnë njësoj?
Lulzim Basha: Ne kemi detyrën tonë. Detyra jonë nuk ka të bëjë me individin Edi Rama apo individin Sali Berisha. Ka të bëjë me betejën kundër të keqes, ka të bëjë me shpalosjen e alternativës. Qytetarët kërkojnë që opozita ta bëjë këtë detyrë kudo, duke përfshirë dhe sallën e parlamentit. Ndërsa ne e kemi thënë prej fillimit, që arsyeja e parë kryesore për të qenë në atë sallë, nuk është sepse kemi pranuar 25 prillin si legjitim, nuk e kemi pranuar dhe nuk e pranojmë kurrë, po për ta përdorur dhe atë sallë, që në kohën më të shkurtër të mundshme, ti kthejmë shqipëtarëve instrumentat për rikthimin e
demokracisë dhe legjitimitetit.
Pyetje: z. Basha ku ndahet dhe ku bashkohet Basha dhe Rama për sytë tuaj, në përceptimin tuaj në politike? Çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë ndryshe duke qene se ka vite qe njifet e gjithë kjo situatë, gjitha ato çka kanë kaluar Shqipëria, gjithëcka pra në të dyja kohet e pushteteve?
Lulzim Basha: Unë kam besuar prej fillimit se arma më e ftohtë e njeriut në politikë ose jo është e verteta edhe kur përballesh me sfida personale të çfarë do natyre, e vërteta është ajo që të nxjerr faqebardhë. E vërteta mund të jete e hidhur, mund të jete e embël ose asnjëra prej të dyjave. Dhe mendoj se këto vite në politikë kjo vlerë e ushqyer që në fëmijëri nga familja ime por dhe pjesë e formimit tim me mënyren se si jam
formuar në veçanti në ato vite formatime për njeriun. Fati që kam patur që të ekspozohem ndaj një kulture europiane përendimore në vitet e formimit tim gjatë studimeve. Vetëm ma kanë forcuar këte virtyt që e besoj është i shumicës dërrmuese Shqiptareve ndërkohe që gjatë viteve dhe dekadave të fundit përmes fjalëve dhe veprave politikanet më të lartë në vend kanë provuar se në politiken e mënyres së tyre e vërteta nuk ka vlerë dhe gënjeshtra të nxjerrë në breg, siç i thojnë. Pra, mund të shkelesh ligjet, mund të shkelësh kushtetuten mund të vjedhesh mund të bësh gjithëcka e prap jo vetëm të dalesh pa lagur por të dalesh dhe më i fortë, edhe më i pasur, edhe më i pushtetshëm. A është kjo më e vërteta e shoqërise njërzore? A është kjo e
vërteta e shoqërise shqiptare? Jo, kjo është një fotografi e një momenti tragjik për Shqipërinë dhe kjo mendoj se është ndarja kryesore midis partisë demokratike dhe meje si kryetar i saj dhe trekëndshi bermudës me Edi Ramën si njëriu më i pushtetshëm i trekëndshit bermudes. Ato sot duken sikur kanë gjithëçka, kanë shtetin, kanë buxhetin, kanë krimin e organizuar dhe interesat e krimit të organizuar, kanë një grusht oligarkesh që kontrollojnë shumicën e ekonomisë, kanë shumicën e medias. Të kapur dhe të kushtëzuar nga pushteti apo të individit të intimiduar, por nuk kanë gjene më të rëndësishme, nuk kanë të vërteten, të vërteten e pamohushme dhe të pa tjetërsushme të çdo shqiptari që nga elita intelektuale gjere tek qytetari më i thjeshtë. Dhe me
mbledhjen e kësaj shumice ë ndërgjegjes, vullnetit rreth vërtetes është ajo që i tremb, është ajo që i frikëson. Ne e shohim këte moment të veçantë të viteve të fundit e shohim sa here që ngrihet rinia, e cila është më e qartë, më e paster, më e sinqertë. Ka një shokim të estabilshmentit të qeverisë, të Rames por edhe aspekte tjera të trekëndshit bermudës. Dhe këtu qëndron edhe ndarja kryesore midis të djeshmes dhe të nesërmes, e djeshmja bazohet tek gënjeshtra, tek vjedhja, tek shpifja, tek manupulimet, tek propaganda për të fshehur korrupsionin armikun më madhë të shqiptarëve dhe lidhjet e tyre me botën e nëndheshëm.
E nesërmja është një lidhje drejtë për drejtë midis politikes dhe qytetarit. Politikës si mjet i vetëm për ndryshim
paqësor pra jo si një demon. Politika është e keqe sepse e bëjnë të keqe njërezit. Qoftë se politika zhvillohet nga njerez të cilet votohen lirisht dhe përfaqësojnë njerëzit nuk ka se pse të jete e keqe që përkundrazi është i vetem instrument ndryshimi. Pra na duhet një emision i tëre dhe ndoshta më shumë për të shpjeguar ndryshimin midis mënyrës se si i përqasemi partia demokratike, unë personalisht dhe Edi Rama trekëndshi bermudes politikes. Por zgjodha një aspekt dhe ky është qëndrimi ndaj të vërtetës.
Pyetja: Pytja ime fokusohet vetem tek partia demokratike për të djeshmen e saj dhe për të nesërmen e saj. A keni menduar ju z. Basha si kryetari i Partis Demokratike për rikthimin e figurave
historike në kuadër të hapjes së saj?
Lulzim Basha: Po, dhe ka filluar tashmë, ka filluar në mënyrë pothuajse të vetvëtijshme. Në momentin që është kuptuar qartë që pengesa kryesore që i bashkonte dikur dhe pastaj i bëheshin të largoheshin nuk ekziston më Berishizmi si mentalitet i përjashtimit ndryshe, i linçimit të mendimit ndryshe, i unit si strumbullar i qënjes dhe vërbit aksionit politike partisë demokratike pra sigurisht do të duhet më shumë përpjekje, do të duhet më shumë investim nga unë i pari dhe nga bashkëpuntoret e mi por ndërkohe mund t’jua raportoje me fakte, me shumë kënaqesi se shumë prej personave që e kanë veten e tyre larg partisë demokratike apo janë larguar pikërisht nga ato fenomene tashme
kanë nisur të afrohen, të shprehin interesin e tyre, të shprehin dëshiren e tyre për të kontribuar, janë shumë emra por nuk do të doja të veçoja dikë dhe të harroja dikë tjetër, janë emra të njohur për publikun qoft në kuptimin politikë të fjales por edhe në kuptimin që përfaqësojnë shoqërine në rrafshin ku veprojmë qofshin këto që kanë shprehur gatishmërine dhe tashme kemi filluar apo rifilluar apo po rifillojmë bashkëpunimin politike për objektivin tonë të përbashket që është ndryshimi.
Pyetja: A është pikë e fortë kjo z. Basha?
Lulzim Basha: pa pikë diskutimi, është konvergim padyshim, është bashkim interesash i cili pengohej nga kyo tani të themi të verteten e kemi parë dhe në proçese zgjedhore që hipoteka e të shkuares ka qëne një pengesë për
konvergimin e shumë faktorëve shoqërore që nuk e donin as Edi Ramen as regjimin e tij, as praktikat e tij. Kërkonin një afrim por shikonin, përceptonin një pengesë që qartësisht u provua qartësisht se ekzisonte.
Pyetja: E nisa këte interviste me 6 marsin dhe me këte dua ta mbylle meqenëse zgjedhjet janë më të rëndësishme dhe pse janë zgjedhje lokale të pjeshme janë në fokus. Të kujt bashki i druheni më teper z. Basha?
Lulzim Basha: Unë besoj se qytetaret kanë një mundësi të qartë që ndonese kjo është një anomali brenda një anomalie të shprehen për alternativen më të mirë. Ky në fakt është një test për të kuptuar nëse do të lejohen të shprehen nëse mundësia që normalisht ofron një proçes zgjedhor.
Pyetje: Pse mendon që sdo të jete?
Lulzim Basha: 25 Prilli e pamë faktoret në veprim të njëjtet faktore janë akoma. Pra ky është një test tjetër për Edi Ramen por tashme edhe për trekëndshin e bermudes ndërkohë që partia shkon më e çliruar se kurrë, më e paster se kurrë dhe me e pastër se kurrë tju coj alternative më të mirë qytetarêve. Megjithatë siç e thash 6 marsit është projektuar me diabolizëm si një anomali e një anomali tjeter për të ligjetimuar partine e nongrada, trekendshin e bermudes ndërkohe që partia demokratike është e vendosur që pavarësisht gjitha këtyre të bëjnë gjithëçka që përmes alternativës më të mirë t’ju jap shqiptarëve, t’ju jap qytetareve edhe pse asgje ska ndryshuar nga 25 Prilli edhe një konfirmim tjetër se ne jemi rruga drejtë të ardhmes ne jemi rruga për shpresen dhe besimin më të mirë në vendin tonë.
Pra, ky është karburanti mendor, shpirtërore i partisë demokratike dhe i përfaqësuesve saj në atë sallë, ky është motivi objektivi pak rëndesi ka pastaj nëse është Edi Rama përballë që këto 4 muaj ka bëre rolin e Sali Berishes dhe Sali Berisha jashtë që ka bëre rolin e Edi Ramës, fare pak rëndesi kanë këto. Ne jemi aty për të bëre detyren tonë përballë qytetarve dhe besoj se këto 4 muaj kanë treguar se pavarësisht rrethanave unike në këto 30 viteve të një bashkëpunimi të ethshëm të trekëndshit të bermudes partia demokratike ka treguar edhe brenda salles parlamentit edhe forcën e saj, vizionin e saj, përkushtimin e saj ndaj njerëzve dhe fatin e njerzëve.
Pytje: z. Basha ku ndahet dhe ku bashkohet Basha dhe Rama për sytë tuaj, në përceptimin tuaj në politike? Çfarë kanë të përbashkët dhe çfarë kanë ndryshe duke qene se ka vite qe njifet e gjithë kjo situatë, gjitha ato çka kanë kaluar Shqipëria, gjithëcka pra në të dyja kohet e pushteteve?
Lulzim Basha: Unë kam besuar prej fillimit se arma më e ftohtë e njeriut në politikë ose jo është e verteta edhe kur përballesh me sfida personale të çfarë do natyre, e vërteta është ajo gjithmonë që të nxjerr faqebardhë. E vërteta mund të jete e hidhur, mund të jete e embël ose asnjëra prej të dyjave. Dhe mendoj se këto vite në politikë kjo vlerë e ushqyer që në fëmijëri nga familja ime por dhe pjesë e formimit tim me mënyren se si jam formuar në veçanti në ato vite formative për njeriun. Fati që kam patur që të ekspozohem ndaj një kulture europiane përendimore në vitet e formimit tim gjatë studimeve. Vetëm ma ka forcuar këte virtyt që e besoj është virtyt i shumicës dërrmuese Shqiptareve ndërkohe që gjatë viteve dhe dekadave të fundit përmes fjalëve dhe veprave politikanet më të lartë në vend kanë provuar se në politiken e mënyres së tyre e vërteta nuk ka vlerë dhe gënjeshtra të nxjerrë në breg, siç i thojnë. Pra, mund të shkelesh ligjin, mund të shkelësh kushtetuten mund të vjedhesh mund të bësh gjithëcka e prap jo vetëm të dalesh pa lagur por të dalesh dhe më i fortë, edhe më i pasur, edhe më i pushtetshëm. A është kjo më e vërteta e shoqërise njërzore? A është kjo e vërteta e shoqërise shqiptare? Jo, kjo është një fotografi e një momenti tragjik për Shqipërinë dhe kjo është mendoj edhe ndarja kryesore midis partisë demokratike dhe meje si kryetar i saj dhe trekëndshi bermudës me Edi Ramën si njëriu më i pushtetshëm i trekëndshit bermudes. Ato sot duken sikur kanë gjithëçka, kanë shtetin, kanë buxhetin, kanë krimin e organizuar dhe interesat e krimit të organizuar, kanë një grusht oligarkesh që kontrollojnë shumicën e ekonomisë, kanë shumicën e medias. Të kapur dhe të kushtëzuara nga pushteti apo të intimiduara, por nuk kanë gjene më të rëndësishme nuk kanë të vërteten, të vërteten e pamohushme dhe të pa tjetërsushme në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari që nga elita intelektuale deri tek shqiptari më i thjeshtë. Dhe mbledhja e kësaj shumice ndërgjegjesh, vullnetesh rreth vërtetes është ajo që i tremb, është ajo që i frikëson. Ne e shohim këte momente veçanta të viteve të fundit e shohim psh sa here që ngrihet rinia, e cila është më e qartë, më e paster, më e sinqertë. Ka një shokim të estabilshmentit të qeverisë, të Rames por edhe aspekte tjera të trekëndshit bermudës. Dhe këtu qëndron edhe ndarja kryesore midis të djeshmes dhe të nesërmes, e djeshmja bazohet tek gënjeshtra, tek intriga, tek shpifja, tek manupulimi, tek propaganda për të fshehur korrupsionin armikun e mirëqënies të shqiptarëve dhe lidhjet e tyre me botën e nëndheshëm.
E nesërmja është një lidhje drejtë për drejtë midis politikes dhe qytetarit. Politikës si mjet i vetëm për ndryshim paqësor pra jo si një demon. Politika është e keqe sepse e bëjnë të keqe njërezit. Qoftë se politika zhvillohet nga njerez të cilet votohen lirisht dhe përfaqësojnë njerëzit nuk ka se pse të jete e keqe që përkundrazi është i vetem instrument ndryshimi. Pra na duhet një emision i tëre dhe ndoshta më shumë për të shpjeguar ndryshimin midis mënyrës se si i përqasemi partia demokratike, unë personalisht dhe Edi Rama trekëndshi bermudes politikes. Por zgjodha një aspekt dhe ky është qëndrimi ndaj të vërtetës.
Pytja: Pytja ime fokusohet vetem tek partia demokratike për të djeshmen e saj dhe për të nesërmen e saj. A keni menduar ju z. Basha si kryetari i Partis Demokratike për rikthimin e figurave historike në kuadër të hapjes së saj?
Lulzim Basha: Po, dhe ka filluar tashmë, ka filluar në mënyrë pothuajse të vetvëtijshme. Në momentin që është kuptuar qartë që pengesa kryesore që i bashkonte dikur dhe pastaj i bëheshin të largoheshin nuk ekziston më. Berishizmi si mentalitet i përjashtimit ndryshe, i linçimit të mendimit ndryshe, i unit si strumbullar i qënjes dhe vërbit dhe aksionit politike partisë demokratike pra sigurisht do të duhet më shumë përpjekje, do të duhet më shumë investim nga unë i pari dhe nga bashkëpuntoret e mi por ndërkohe mund t’jua raportoje me fakte, me shumë kënaqesi se shumë prej personave që e kanë veten e tyre larg partisë demokratike apo janë larguar pikërisht nga ato fenomene tashme kanë nisur të afrohen, të shprehin interesin e tyre, të shprehin dëshiren e tyre për të kontribuar, janë shumë emra por nuk do të doja të veçoja dikë dhe të harroja dikë tjetër, janë emra të njohur për publikun qoft në kuptimin politikë të fjales por edhe në kuptimin që e asaj përfaqësojnë shoqërine në rrafshet ku veprojmë qofshin këto që kanë shprehur gatishmërine dhe tashme kemi filluar apo rifilluar apo po rifillojmë bashkëpunimin politike për objektivin tonë të përbashket që është ndryshimi.
Pytja: A është pikë e fortë kjo z. Basha?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi, është konvergim padyshim, është bashkim interesash i cili pengohej nga kjo tani të themi të verteten e kemi parë dhe në proçese zgjedhore që hipoteka e të shkuares ka qëne një pengesë për konvergimin e shumë faktorëve shoqërore që nuk e donin as Edi Ramen as regjimin e tij, as praktikat e tij. Kërkonin një afrim por shikonin, përceptonin një pengesë që e cila qartësisht u provua se ekzisonte.
Pyetja: E nisa këte interviste me 6 marsin dhe me këte dua ta mbylle meqenëse zgjedhjet janë më të rëndësishme dhe pse janë zgjedhje lokale të pjeshme janë në fokus. Të kujt bashki i druheni më teper z. Basha?
Lulzim Basha: Unë besoj se qytetaret kanë një mundësi të qartë që ndonese kjo është një anomali e një anomalie të shprehen për alternativen më të mirë. Ky në fakt është një test për të kuptuar nëse do të lejohen të shprehen nëse mundësia që normalisht ofron një proçes zgjedhor.
Pytje: Pse mendon që sdo të jete?
Lulzim Basha: 25 Prilli e pamë faktoret në veprim të njëjtet faktore janë akoma. Pra ky është një test tjetër për Edi Ramen por tashme edhe për trekëndshin e bermudes ndërkohë që partia demokratike shkon më e çliruar se kurrë, më e paster se kurrë dhe me e vendosur se kurrë tju coj alternative më të mirë qytetarêve. Megjithatë siç e thash 6 marsit është projektuar me diabolizëm si një anomali e një anomali tjeter për të legjetimuar partine e nongradave, trekendshin e bermudes ndërkohe që partia demokratike është e vendosur që pavarësisht gjitha këtyre të bëjë gjithëçka që përmes alternativës më të mirë t’ju jap shqiptarëve, t’ju jap qytetareve edhe pse asgje ska ndryshuar nga 25 Prilli edhe një konfirmim tjetër se ne jemi rruga drejtë të ardhmes ne jemi rruga për shpresen dhe besimin për një jetë më të mirë në vendin tonë.
Z. Basha unë ju falenderoje shumë për intervisten
Read More