Blog

07 Shk
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT E DEGËS 6, NË TIRANË

Faleminderit dhe mirë se iu gjej! Mirë se iu gjej zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja demokratë, faleminderit nga zemra!

Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur.

Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka sh’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve .

Çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo të tjerë? Pse në këtë kohë kur për zemërdobëtit, oportunistët, servilët, përfituesit, më e thjeshta do të ishte të rinit në shtëpi. Pse ne jemi kaq shumë në këtë sallë?

Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona.

Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin.

Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?

A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!

Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur.

Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave.

Por ndërkohë që ndodh kjo, dhe ndërkohë që kemi 8 vjet betejë ballore, pa kompromis, me të keqen, po ndodh dhe diçka tjetër. Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe partia demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar.

Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike.

Do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.

Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë.

Ndaj ndërkohë që natyrisht ka vëmendje dhe duhet të ketë vëmendje për betejën në këto 6 bashki, ku ballë për ballë është Partia Demokratike e Shqipërisë, një Parti Demokratike dhe Trekëndëshi i Bermudës, ne do ta vazhdojmë këtë proces, shtrirjen anembanë shoqërisë. Sepse ne jemi e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë. Ne kemi treguar se e dimë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga monopati i greminave të një pas njëshme ku e ka futur Edi Rama dhe ku do ta mbajë Edi Rama dhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës. Vettingu i politikanëve, reforma e sistemit zgjedhor, pra reforma territoriale në tërësinë e vet, reforma territoriale janë tre hapa të domosdoshme për ta nxjerrë vendin nga kjo greminë. Ka filluar, apo ka vazhduar të themi më mirë, se s’ka filluar me Sajen kjo punë.

U bënë dy ministra të Edi Ramës, sa mund të shkojnë edhe më shumë. E rëndësishme është që t’i shkohet deri në fund, e rëndësishme është t’i shkohet deri në fund. Dhe e rëndësishme është që ne si demokratë të ruajmë një virtyt të cilin e ndërtuam në një situatë shumë të vështirë.

Të zgjedhësh të ardhmen do të thotë të ecësh përpara pavarësisht prej vështirësive, vështirësitë në dukje mund të duken të mëdhaja por bashkë 3 faktorë të mëdhenjtë, Kryeministri 8-vjeçar, i konsumuar tejet në fund që është bërë, i ka dal boja para çdo shqiptari dhe para socialistëve dhe 2 dinozaurëve të tjerë të politikës së tranzicionit 30-vjeçarë. Por puna e madhe, çfarë i ka bëre bashkë? Halli. Çfarë i mban bashkë? Interesat e tyre të ngushta. Çfarë janë? Pakica.

Ne jemi shumica, ne flasim në emër të shumicës Shqiptarëve ndaj kemi vendosur të ecim përpara, çdo ditë nga një hap por vetëm përpara as nuk do të na thyejnë dot as nuk do të na devijojnë dot nga betejat me intriga, me linçime, me shpifje, me gënjeshtra. Le ta bëjnë malin e shpifjeve dhe gënjeshtrave më të lartë se mali i Korabit apo i Dajtit, nuk na ndalin dot. Mua nuk më ndalin dot sepse besimi që më keni dhënë, më jep forcën dhe vendosmërinë për t’iu prirë deri në fitore të kësaj beteje. Ju nuk iu ndalin dot. Sa sfida ju kanë hedhur, sa diversione ju kanë bëre, njerëz docentë me edukatë qytetare, me vlera patriotike me sakrificë për partinë demokratike që sulmoheni në mënyrën më të paedukatë, më të pa civilizuar, më barbare, vetëm e vetëm sepse nuk ndani mendimet me një njëri të shpallur “non grata” dhe një grusht njerëzish që i shërbejnë atij. Kurrë nuk lindi Partia Demokratike për të zëvendësuar kultin e Enver Hoxhës me kultin e një individi tjetër por për t’i dhënë fund kultit të individit dhe për të ngritur në piedestal individin shqiptar jo me fjalë por me vepra. Ky është një mision i papërfunduar, madje shumëkush këtu mund të çohet dhe me të drejtë, dhe këtu, shikoje, edhe zonja edhe zotërinj që mund ta argumentojnë fare mirë që jo vetëm është i papërfunduar por kemi rrugë për ta çuar drejtë përfundimit. Ama, një gjë nuk na mungon nëse ka pasur kohë të vështira për ta provuar nëse e kemi apo se kemi, nëse na mungon apo jo, ka qenë kjo kohë, vendosmëria dhe besnikëria ndaj idealeve për të cilët kemi lindur. Për lirinë, për demokracinë, për Shqipërinë Evropiane jemi sot përballë Trekëndëshit të Bermudës, jemi sot përball regjimit më të korruptuar të Edi Ramës edhe do vazhdojmë të jemi në ballë të gjithë shqiptarëve deri sa ta shembim dhe të vendosim edhe në këtë vend legjitimitetin në demokraci.

Faleminderit për vëmendjen, faleminderit që këto fjalë nuk janë të lehta për t’u thënë por unë i them, dhe nënkuptoj çdo presje të këtyre fjalëve i prisni me entuziazëm se po them edhe një herë se nuk është një vend dhe një kohë për zemërdobëtin, për mendjen turbulluar, për ato që kanë deficensë kurajo apo vizioni. Ndaj, në këtë sallë edhe në salla të tjera si këto në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë mblidhemi ne demokratët, mblidhemi ne Partia Demokratike e Shqipërisë sepse ne e kemi edhe kurajën edhe vizionin, edhe mendjen e qartë për ta ditur se çfarë duhet bërë, për ta dashur pavarësisht sakrificës dhe vështirësive dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ose siç na sugjeroi mençuria e Vaqarit, për t’i dal zot. Me ndihmën e Zotit, demokratët e pastër dhe të sakrificës e të gjithë demokratëve të ndershëm. Faleminderit!

Read More
07 Shk
0

Kandidati i PD për Vorën, Ymer Marku, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

Ymeri është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si NënKryetar i Bashkisë. Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të baniorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre.

Read More
07 Shk
0

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

Votoni Partinë Demokratike
Votoni Ferdinand Saraçi për Kryetar bashkie në Rrogozhinë

Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës.  Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.
Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës.

Read More
07 Shk
0

Kandidati i PD për Durrësin, Luan Hoti, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

Votoni Partinë Demokratike
Votoni LUAN HOTI për Kryetar të bashkisë Durrës

Luani ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy femijëve, një vajze dhe nje djali.
I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.
Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.

Read More
07 Shk
0

Kandidati i PD për Lushnjen, Indrit Sefa, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës

Votoni Partinë Demokratike

Votoni INDRIT SEFA për Kryetar bashkie të Lushnjes

Lindur dhe rritur në Lushnje, Endriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa.

Read More
06 Shk
0

DP reacts after “Non-Grata” Dako involved in the Durres campaign

The DP candidate for the Durres by-elections of March 6th Mr. Luani Hoti has reacted after media published photo evidences where former Mayor Vangjush Dako was seen introducing current SP candidate Sako, although he has been designated as non grata from US.

Mr. Hoti writes in a Facebook post that:

The Dako-Sako campaign for mayor seeks to transform our city into non grata like Dako.

We will fight for Durrës to return to the citizens and serve only the citizens.

They are fighting for themselves!

Read More
05 Shk
0

Prezantimi i Xhemal Bushatit per kryebashkiak në Shkodër: Ne jemi Partia Demokratike e Shkodrës dhe bashkë do ta fitojmë Bashkinë. Krenar për besimin tuaj

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati, propozuar unanimisht nga strukturat e degës së kryeqendrës veriore.

Prezantimi i kandidatit Bushati, është bërë nga nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut, Enkelejd Alibeaj, shoqëruar edhe nga deputetët e Shkodrës e Lezhës, si dhe kryetari degës së PD Shkodër.

Alibeaj në fjalën e tij e vlerësoi figurën e kandidatit Xhemal Bushati, që sipas tij është zgjedhja e duhur për Shkodrën.

“Rruga është e vështirë me ulje dhe ngritje. Shpesh kemi gabuar, por asnjëherë nuk jemi larguar nga vlerat e Partisë Demokratike. Prezantimi është e asaj çfarë na pret në 6 Mars. Është sfidë dhe sakrificë. Sfida është morale. Kemi pasur ne si Parti Denokratike kohë akoma dhe më të vështira se këto, por ia kemi dalë, siç do ia dalim edhe kësaj radhe. Partia Demokratike e ka stofin politik për t’i dal ballë këtyre sfidave, sidoms këtu në Shkodër. Dje isha në Lushnje, por pyetja në fund ishte: Shkodra ç’thotë? Kjo pra është ajo vlerë, ajo histori që Shkodra ka për Partinë Demokratike. Në këto 30 ditë, më e rëndësishmja është që të trokasim në derën e çdo shkodrani me ndershmërinë më të madhe. Pastaj garancia jetër është Xhemal Bushati, njeriu i mirë, njeriu i ndershëm dhe i respektuar. Nuk do të na fal asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve. Shkodra është e demokratëve dhe do t’u mbetet demokratëve” – tha Alibeaj.

Vetë kandidati për bashkinë më të madhe që votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i falenderoi demokratët e Shkodrës për besimin që i kanë dhënë dhe për të kjo është një përgjegjësi. Ai gjithashtu u shpreh besimplotë se më 6 Mars, Bashkia e Shkodrës do të fitohet nga Partia Demokratike.

“Mirdita të gjithve demokratë, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë! Unë e mora këtë përgjegjësi vetëm nga ju. Ndjehem krenar dhe shumë i përgjegjshem per besimin që ju me keni dhënë. Unë ju falenderoj ju dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës që po më mbështesin me sms në çdo moment. Ne jemi Partia Demokratike e Shkodrës dhe të gjithë bashkë do ta fitojmë Bashkinë e Shkodrës. Kjo për mua është shumë përgjegjësi. Ne do të punojmë të gjithë bashkë, për vlerat e ketij qyteti. Unë dyert e Bashkisë Shkodër i kam hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur. Ndaj ua garantoj që dyert do të jenë të hapura vetëm për qytetarët e Shkodrës dhe më 6 Mars jam shumë besimplotë që ne do të fitojmë” – tha Xhemal Bushati. 

Xhemal Bushati u miratua si kandidat për bashkinë Shkodër nga kryesia e PD, pas propozimit unanim të tij nga strukturat e kësaj bashkie.

Read More
05 Shk
0

Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Vora me qeverisje lokale inekzistente, rindërtimi ka ngecur! Do punoj për qytetarët!

Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun.
Në një atmosferë tejet të ngrohtë kanditati Marku u mirëprit nga qytetarët e Vorës. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh
“Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija.”
Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen!
Pas fjalës së nënkryetares së PD qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.
Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente, u shpreh Marku. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës.
Ne duhet të votojmë për të ardhmen, u shpreh Marku, për fëmijët tanë dhe për veten tonë.
Ai u shpreh i bindur që qytetarët e përbuzur dhe trajtuar padrejtësisht nga bashkia Vorë
Në mbështetje të zotit Marku folën dhe qytetarët e pranishëm në takim. Rinia, pjesë e këtij takimi ishte entuziaste dhe Blerimi nga Domja u shpreh se:
Ymeri është punëtor dhe në Bërxull e dimë, e di dhe Domja! Njerëz që janë akoma në kontenierë dhe njerëz të tjerë që nuk kanë shtëpi kanë marrë lekë!
Në fund të takimit Marku u shpreh se tanimë duhet të punojmë dyfish sepse koha nuk premton.

Read More
05 Shk
0

Salianji: Prova se Shqipëria nën qeverisjen e Ramës u kthye në parajsën e drogës. Dënimi i Tahirit është vetëm fillimi

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës.

Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.
Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes.
Për vite me rradhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë.
Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin.
I mohoi denoncimet me fakte dhe nga brenda policisë së shtetit, i hodhi në rrugë dhjetra drejtues të policisë së shtetit dhe degdisi në azile dhjetra të tjerë. Vendosi policinë e shtetit nën thundrën e krimit dhe disa në shërbëtorë te tij.
I mohoi faktet e paraqitura nga Partia Demokratike, mohoi cdo denoncim edhe kur ato bëheshin mes parcelave me kanabis, mohoi raportet e partnerëve ndërkombëtar, mohoi gjithçka.
Ai mbrojti “ministrin kampion”, ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave sipas tij, që e shndërroi policinë në mbrojtëse të parcelave të hashsahit, ndërsa efektivat e policisë në ngarkues e transportues të lëndës narkotike.
Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij.

A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal.
Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.
Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.
Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.
Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.
Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.
Ne do ta vazhdojmë këtë betejë!
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Read More
05 Shk
0

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, propozuar nga strukturat e degës.
Prezantimi i kandidatit Saraç, është bërë nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nga nënkryetarja e PD, njëkohësisht dhe drejtuese politike e kësaj dege, Grida Duma, shoqëruar edhe nga deputetë e drejtues lokalë të PD.
Zonja Duma dhe zoti Bardhi, në fjalën e tyre e vlerësuan kandisatin Ferdinand Saraçi si njeriun që do të sjellë ndryshim në Rrogozhinë.
Vetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, u shpreh se do të punojë maksimalisht që të sjellë fitoren për demokratët dhe qytetarët e Rrogozhinës.
Unë dua të falenderoj kryesinë e Partisë Demokratike, kryesinë e degës Rrogozhinë me propozimin me emrin tim dhe përgjegjësinë që kam marrë përsipër. Unë dua tu falenderoj të gjithëve, bashkë na pret një punë e madhe jo e vogël, dihet se çfarë kemi përballë. Puna jonë në 7 vite me opozitën dhe punën e palodhur të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe të partisë. Unë dua ti falenderoj të gjithë, pavarsisht se disa nuk janë këtu, motivet dihen, por me bindje të plotë që çdo ditë nga një po vjen dhe i bashkohet Partisë Demokratike dhe jo LSI-së. Puna na pret, unë ju jap besën sot, për punë jam 24 orë. Edhe ju gjithashtu të bashkoheni ta thyejmë. Nuk është një bashki që nuk fitohet. Këtu kanë dhënë provat që bashkia është fituar edhe ne bashkë e fitojmë, me një organizim pune të mirë, të mrekullueshëm. Stafi është ajka e bashkisë në Rogozhinë. Po ti shikoni të gjithë janë figura të papërlyera dhe figura të pastra. Kemi mundësi të hyjmë në çdo shtëpi me kërku votë. Gjatë 7 viteve opozitë kam denoncuar pa fund problematikat e bashkisë Rrogozhinë. Edhe është kohë e shkurtër një muaj fushatë, por garantoj që shum njerëz më njohin dhe do më respektojnë ditën e 6 Marsit.
Ferdinand Saraçi u miratua si kandidat për bashkinë Rrogozhinë nga kryesia e PD, pas propozimit unanim të tij nga strukturat e kësaj bashkie.

Read More