Blog

19 Jan
0

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME DEMOKRATËT E DEGËS 7 NË TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi të martën në Hotel Mondial, një takim të gjerë me demokratët e degës 7 në Tiranë.

Bashkengjitur zbardhja e sinkronit të kryetarit Basha:
Lulzim Basha: E rëndësishme është një gjë, që ky proces do të ishte një proces i vështirë, për këtë i pari kam qenë i vetëdijshëm unë. Dhe se kam qenë i vetëdijshëm se sa i vështirë do të ishte procesi, kam bërë gjithçka që të mbaja peshën më të madhe të vendimit. Po pa këtë vendim, sot ne nuk do e dinim se ku do të ishte Partia Demokratike, apo a do të ishte Partia Demokratike. Çfarë ka rëndësi? Rëndësi ka të përdorim atë që na ka dhënë Zoti për të komunikuar, mendjen dhe gjuhën. Njerëzit komunikojnë me mendje dhe me gjuhë. Rëndësi ka ta përdorim ashtu siç dinë ta përdorin demokratët, me pastërti, me të vërteta dhe kur nuk biem dakord, edhe kur kemi mendime të ndryshme, edhe kur kemi kritika, edhe kundërshtira. Dhe duhet t’i kemi, se po s’i patëm nga ndryshon nga sistemi që kemi lënë pas. Mendim ndryshe po, kritika po, kundërshti po, të gjitha! Dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra, jo vese me të cilat kemi 8 vite që përballemi në emër të demokratëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve me qeverinë më të korruptuar të Europës. Nuk mund t’i lejojmë tani këto vese të bëhen pjesë e sjelljes në Partinë Demokratike. Ndaj, nga njëra anë me të vërtetë janë një pjesë njerëzish, janë më pak se ç’kanë qenë para një muaji apo para dy muajsh, shumë më pak se ç’kanë qenë në 8 janar, një datë që duam ta harrojmë, por në fakt nuk mund ta harrojmë pa nxjerr konkluzionet brenda familjes tonë dhe do jenë edhe më pak kur ta kuptojnë që dora e shtrirë nuk është vetëm e imja, por është e çdo demokrati, se na bashkojnë qëllimet. Sepse mund të vëmë në pikëpyetje gjithçka, përveç motiveve dhe qëllimeve tona. Motivi është ky vend. Për këtë vend dhe për këta njerëz është themeluar kjo familje politike.

Qëllimi është i qartë, atë që nuk u arrit më 25 prill, jo për shkakun e sakrificës tuaj, po për shkak të masakrës zgjedhore, ndryshimin ta sjellim një orë e më parë. Dhe ndryshimi do të vij, na ra ne barra e peshës të kalojmë përmes një sprove shume të madhe, pas asaj të masakrës zgjedhore. Por e sigurt është që vullneti i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për t’i dhënë fund tranzicionit, për të pasur qarkullimin e elitave, për të pasur një klasë politike e cila hynë në politikë për të shërbyer, vlerësohet me votë dhe ata që janë pjesë e klasës politike, që e abuzojnë pushtetin, ballafaqohen me pasojat e abuzimit me drejtësinë, kjo është aspiratë e shqiptarëve do të bëhet realitet, nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot Edi Rama. Dhe për fat të keq, do të na duhet tani, të paktën deri në shërimin e një plage që padrejtësisht i është mbivendosur Partisë Demokratike, që një pjesë të energjisë ta shpenzojmë edhe brenda familjes. Sepse ata demokratë që janë jashtë aty, ata ndër demokratët që janë jashtë, duhet ditë për ditë e javë për javë t’i kemi kështu, bashkë me ne përpara të keqes. Aty ku ndodh e keqja, nga kryeministria tek ministritë, tek institucionet e tjera të zaptuara që po ua bëjnë jetën ferr shqiptarëve. Sepse sonte që flasim, edhe sonte që flasim, nuk duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë.

Edhe sonte që flasim, s’duhet të harrojmë që gjysma e familjeve shqiptare paguajnë vetëm, arrijnë të paguajnë vetëm një vakt në ditë, për tjetrën ose marrin borxh ose aq hanë. Bëjnë sikur hanë 2 apo 3, një hanë. Këtu ka ardhur Shqipëria nga korrupsioni dhe keqqeverisja nga rrëgjimi i Edi Ramës. Nuk bëhemi dhe nuk do të bëhemi kurrë më as alibi, as strehë, as çarçaf për të mbuluar gabimet, të metat e të kaluarës. Sigurisht pa mohuar në asnjë çast ato gjëra të mira që kemi bërë për shqiptarët, që nuk i bëjnë dot kurrë këta. Se këta pushtetin e shohin si një mjet për veten e tyre, kurse për ne ka qenë një obligim për ta çuar Shqipërinë përpara. Prandaj çdo hap që Shqipëria ka hedhur përpara ka ndodhur kur kemi qeverisur ne, por ama nuk mund të fusë poshtë divanit të metat, gabimet dhe korrupsionin që ka ndodhur. Nuk ka palë brenda familjes tonë. Ka një qëndrim të qartë kundër korrupsionit dhe ka një qëllim të qartë për të larguar rrëgjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Nuk ka asnjë familje tjetër politike, asnjë fuqi tjetër politike në këtë vend që mund ta nxjerrë vendin nga kjo greminë, përveç Partisë Demokratike. Prandaj e kemi marrë këtë përgjegjësi, këtë barrë të dyfishtë mbi supet tona. Në radhë të parë për familjen tonë politike dhe në radhë të dytë për familjet e gjithë shqiptarëve dhe familjen e madhe, për gjithë Shqipërinë. Kjo na jep kurajë, kjo na jep qartësi, kjo na jep qëndresën dhe vendosmërinë për ti shkuar deri në fund. Por të ndahesh me të shkuarën nuk do të thotë të lësh prapa ata që duan me zemër të kontribuojnë për të ardhmen, duan me zemër të kontribuojnë për Shqipërinë. Përkundrazi, detyra jonë e parë, këtë javë, është që ti marrim me vete, t’iu shtrijmë dorën, t’iu themi  nuk ka të tepër, nuk ka demokratë të tepër në familjen tonë. Shqipëria nuk mund të mbetet peng, Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë rrëgjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë. Ne do të fitojmë, Shqipëria do të fitojë!

Read More
19 Jan
0

“Femijet, dhe te moshuarit jane dhunuar nga policia tek 5 Maji”, Bledion Nallbati: U është kërkuar që të firmosin kontratën e dhurimit të pronës së tyre pa ditur se ku do te banojne me pas.

Anetari i Komisionit te Ligjeve Bledion Nallbati pasi ishte prane banoreve te 5 Majit te cilet jane dhunuar nga policia per t’u larguar nga pronat e tyre, reagoi ne Komision duke deklaruar se banoret nuk e dine se ku do te shkojne pas debimit qe u eshte bere nga prona e tyre. Ai theksoi se banoret nuk jane kunder projekteve zhvillimore por kunder paligjshmerise dhe indiferences se Bashkise Tirane dhe Kryeministrise. Z. Nallbati beri thirrje qe policia dhe inspektoriati i ndertimit te terhiqet.

“Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi”, tha Nallbati.

FJALA E DEPUTETIT BLEDION NALLBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Të gjithë jemi prindër, të gjithë jemi qytetarë, të gjithë kemi fëmijë. Dhe unë atje kam parë fëmijë në moshën e fëmijëve të mi, kam parë prindër në moshën e prindërve të mi, gjyshër në moshën e gjyshërve të mi që nuk jetojnë më të cilët shtyheshin, dhunoheshin, zhgarraviteshin nga forcat e policisë atje. Dhe çfarë kërkonin ata njerëz? Ata njerëz ishin dakord që ajo pronë të zhvillohej por kërkonin që institucionet përgjegjëse të ishin atje me ta, të bënin një marrëveshje konform rregullave dhe ligjeve. Ata zotërinjtë atje të blinin, që po largoheshin nga shtëpitë e tyre por ku do të shkonin sepse atyre u është kërkuar që të firmosin kontratën e dhurimit të pronë së tyre ndaj bashkisë kundrejt një kontrate premtimi evazive që nuk përcakton vendin se ku do ta kenë shtëpinë, sipërfaqen, kohën se kur do ta marrin se ju thuhej dilni sot nga shtëpia dhe do të vini kismet zotit kur ne do ta gjejmë një mundësi për t’ju strehuar. Dhe se ku do të rrinë këta njerëz, këta fëmijë, këta pleq, këta burra e gra nuk kishte as edhe një informacion. Dhe ajo që ishte më e keqja ishte që ata njerëz u ishin drejtuar zyrtarisht të gjitha institucioneve të shtetit dhe sot e kësaj dite nuk kishin marrë as edhe një përgjigje. As nga kryetari i bashkisë, as nga kryeministri, as nga ministria, as nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ndaj ne si Komision Ligjesh sot kemi detyrimin edhe si qytetarë mbi të gjitha të bëhemi bashkë për këtë çështje përtej palëve politike siç e bëjmë ne këtu të gjithë bashkë duke futur dhe veten time. Në radhë të parë tregohemi qytetarë, ne jemi njerëz përpara se të jemi deputet, kryetar bashkish a ku di unë. T’iu kërkojmë llogari atyre institucioneve, t’iu bëjmë thirrje policisë që të tërhiqet që aty, t’i bëjmë thirrje inspektoriatit të ndërtimit apo kushdo qoftë atje që po merr pjesë në atë aksion, të tërhiqen, të japin nja javë kohë, të shkojnë në institucionet atje, të bëjnë marrëveshje me banorët, të sqarojnë banorët dhe pastaj të vazhdojë procesi. Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi. Të sensibilizohemi dhe t’u kërkojmë institucioneve ta lënë sot atë aksion kriminal, sepse në atë mënyrë realisht ishte kriminal, ta ndërpresin dhe të bëjnë një procedurë ashtu siç duhet.

Read More
19 Jan
0

Kreu i PD,  Fier,  Agron Kapllanaj ironizon Berishën me video: Një plak i padëshëruar, merr ne telefon 10 njerëz për antimitingje. Ai do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4860115190693642&id=100000856277098

Read More
19 Jan
0

PD në krah të banorëve tëk “5 Maji”: Rama ka ndërtuar shtetin e shkatërrimit për njerëzit dhe pasurimit për vete

Deputetët Dhurata Çupi dhe Bledion Nallbati nga Komisioni i Ligjeve dolën sot në krah të banorëve tek 5 Maji kundër prishjes pa kontratë të shtëpive të tyre. Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi tha se 430 familje po hidhen në rrugë jo për interes publik, por për të pasuruar më shumë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. “Është historia e pushtetit të Edi Ramës, e nisur nga 2013-a. Mashtro njerëzit për votë dhe prishu shtëpitë pas zgjedhjeve”- tha zonja Çupi. PD është krah banorëve jo vetëm me praninë e deputetëve, por edhe me asistemcë ligjore për të paditur në prokurori çdo institucion në shkelje të ligjit dhe që mohon të drejtat e 430 familjeve.

DEKLARATA E PLOTË E NËNKRYETARES DEMOKRATE TË KOMISIONIT TË LIGJEVE, DHURATA ÇUPI

Janë trishtuese këto pamje këtu tek 5 Maji. Shkatërrohet shtëpia, shkatërrohet pasuria. Që nga 2013-a, ne kemi parë shtetin e Edi Ramës që vetëm shkatërron. Shkatërron shtëpitë e qytetarëve, i nxjerr jashtë. Shkatërron rrugët, shkatërron gjithçka vetëm për të ndërtuar për vete. Këtu po shkatërrojnë 430 shtëpi të qytetarëve, pasi nuk i kanë legalizuar përfundimisht. Ju i dini premtimet për t’i legalizuar të gjtihë, kur u marrin votën dhe sapo mbarojnë votimet, nis shkatërrimi i pronës. Kemi ardhur këtu me kërkesën e banorëve nga komisioni i ligjeve, jo vetëm për të qenë krah qytetarëve, por edhe për të parë dokumentacionin për kallëzimet që do të bëjnë qytetarët. Për t’iu drejtuar SPAK-ut për rindërtimin në përgjithësi, por dhe për rastin e 5 Majit. Është një rast abuziv. Shkatërrohen 430 banesa për të ndërtuar godina të tjera nga shteti. Pra, nuk është shpronësim publik. E thanë edhe qytetarët. Këtu nuk ndërtohet infrastrukturë. Këtu ndërtohen pallate per Edi Ramën dhe njerëzit e Edi Ramës, prandaj po merr pasuritë e qytetarëve. Shqiptarët nuk njohin parti para shtëpisë së tyre, para jetës së tyre, para fëmijëve të tyre. Ne jemi në krah të qyetarëve sot dhe do të vazhdojmë të jemi për t’i ndihmuar për procedurat ligjore. Nuk kanë njoftim për prishjen e shtëpive, nuk kanë kontratë ku do të rrinë. Askush nuk thotë se ku do të jetojnë sot këta qytetarë që u kanë prishur shtëpitë ndërkohë. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Është historia e nisur nga Edi Rama që në 2013-ën dhe e vadhdon. Pas çdo fushate elektorale bën këto gjëra të tmerrshme me qytetarët, vetëm shkatërron. Ne jemi në krah të qytetarëve kundër pushtetit të Edi Ramës që pasurohet vetë dhe varfëron njerëzit. Sot janë 430 familje këtu, nesër do të jenë diku tjetër. Shqiptarëve u ka marrë tokën, u ka marrë detin dhe ajrin për pushtetin dhe pasurimin e tij.

Read More
18 Jan
0

“Bashkë për të ardhmen”, Basha shpërndan foto nga takimi me LDG: Larg gjuhës së urrejtjes, modelit të lincimit dhe frikës, shpalosim një tjetër mendësi për një të ardhme më të mirë

Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes së Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksiant e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Read More
18 Jan
0

Endri Hasa: Berisha ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker!

Një grusht njerëzish që po keqpërdoren në mënyrën më të ulët nga Non Grata nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike dhe kauzën opozitare.
Ata janë thjeshtë qesharakë. Ata që duan të bëjnë opozitë dhe e duan vërtetë largimin e Ramës, le të bëjnë pritë aktiviteteve të tij.
Por orkestruesi i dhunës nuk do që të sulmojë Edi Ramën sepse nuk i intereson të godasë qeverinë. Sali Berisha ka patur dhe ka vetëm një qëllim dhe një objektiv, të uzurpojë PD për ta përdorur si bunker!
Nuk e arriti në 8 Janar dhe nuk do tia dalë t’i marrë peng demokratët!

Ka ardhur koha që tranzicioni të marrë fund, shqiptarët kanë nevojë për liderë dhe qeverisje europiane që punojnë për ta.

Ne kemi zgjedhur të ardhmen✌️🇦🇱

https://www.facebook.com/100045446135559/posts/502098227981711/?d=n

Read More
18 Jan
0

Basha: Një gjë nuk e shpërfill dot, gjuhën e urrejtjes ndaj grave nga një grusht njerëzish që sillen me  fanatizëm. Atyre ju them ndaluni!

Lulzim Basha: Edhe një herë ju faleminderit për këtë aktivitet kaq të ngrohtë dhe frymëzues. Ndërkohë që ju dëgjoja gjithsecilën prej jush, secila prej jush një individualitet i spikatur, dua ta kuptoni fare mirë se jeni ju motivi i qetësisë, i durimit, i vendosmërisë, i forcës për ta çuar betejën deri në fund. Për mua dhe për gjithë zotërinjtë e tjerë në Partinë Demokratike, sepse duke pasur nëna, vajza, motra këtu, që në fakt përfaqësojnë gratë, vajzat, nënat, motrat demokrate dhe shqiptare anë e mbanë vendit, kaq të vendosur, kaq të kthjellët, kaq të frymëzuar, kaq plot shpresë, edhe në këtë kohë të vështirë për Shqipërinë, për familjet shqiptare dhe për familjen tonë politike, nuk do të kishte turp më të madh për burrat sesa të hedhin një hap pas, sikur për zonjat tona,  për gratë e Shqipërisë, për gratë demokrate, për vajzat demokrate, sikur vetëm për ju ia vlen ta bëjmë këtë betejë deri në fund dhe fundi dihet. Historia ka përcaktuar që shoqëritë bëjnë përpara duke zgjedhur modelin e të mirës, modeli i të keqes i shkatërron dhe na ka shkatërruar për një kohë shumë të gjatë. Është akoma në krye të punëve të vendit, jo me votën e shqiptarëve, vazhdon dhe mbulohet edhe nga disa hijet të së shkuarës, që kemi vendosur ti lemë pas pikërisht sepse na kanë rikthyer 30 mos them 300 vjet mbrapa me gjuhën e urrejtjes. Unë e kam zgjidhur prej kohësh problemin e gjuhës së urrejtjes, që ditën e parë në politikë, kam pyetur cili është sekreti, mund të jetë ndoshta edhe gjenetik edhe kulturor, shpërfillja. Një gjë nuk e shpërfill dot, gjuhën e urrejtjes ndaj grave. Gjuha e urrejtjes ndaj nënave apo fëmijëve të nënave, nga një grusht njerëzish që sillen me një fanatizëm, me një verbëri, që nuk e kam parë e kam dëgjuar as nga kundërshtari politik, as ndaj kundërshtarit politik. Atyre ju them ndaluni sa nuk jeni vonë. Ia them qetësisht por vendosmërisht, ndalni sa nuk jeni vonë. Gjithçka ju fal, por harrojeni se jua fal gjuhën e urrejtjes ndaj grave demokrate. Për të tjerët dora ime është e shtrirë, siç e thashë jashtë ka edhe, kishte ndoshta, s’pashë, kryesisht disa djem të rinj, edhe ata kur të qartësohen vendin e kanë në familjen e tyre në qoftë se e konsiderojnë Partinë Demokratike familjen e tyre. Por në veçanti sa i takon zonjave demokrate, në veçanti sa i takon vajzave demokrate, është detyra ime dhe e çdo drejtuesi dhe drejtuese, e nënkryetareve të partisë, e kryetares së ardhshme të Lidhjes Demokratike të Gruas, në nivelin qendror dhe në nivel lokal, t’i shtrijmë dorën dhe ti sjellim nga acari dhe hutimi ku i ka çuar gjuha e urrejtjes, gënjeshtrat, sulmet, shpifjet, frika që janë instrumentet e të shkuarës brenda shtëpisë tonë dhe instrumentet fatkeqësisht e të sotmes në shtëpinë e shqiptarëve, në atë seli të uzurpuar padrejtësisht nga një karakter i cili kurrë nuk e ka parë gruan shqiptare si një vlerë, por e ka parë gjithmonë si një fasadë, siç i ka parë dhe gjithë të tjerët. Modeli pra ka rëndësi. Lidershipi mund të çmohet për shumë gjëra, por asgjë nuk ka vlerë nëse modeli është i gabuar. Dhe modeli i grave këtu në këtë sallë, i zonjave, i vajzave është frymëzim për çdo demokrat, është frymëzim dhe për mua personalisht dhe kur them frymëzim nuk është klishe, është ajo që më jep forcë. Në këtë mënyrë, e keni fare të qartë se një nga sekretet e forcës time jeni ju. Shpresoj që të jem dhe unë një nga shtyllat e forcës tuaj, sepse kryetarin nuk keni nevojë ta forconi, e keni të fortë, e keni në krahun tuaj dhe do më keni në krahun tuaj edhe si kryetar i Partisë Demokratike deri ditën kur bashkë me shumicën dërmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin të kemi në dorë fatet e vendit dhe ta sjellim ndryshimin të gjithë së bashku. Procesi që keni nisur është një proces shumë i rëndësishëm. U fol këtu për diçka që ka ndodhur pak më shumë se një javë më parë dhe duhej të flitej, pavarësisht se unë nuk e ceka, nuk kam ndërmend ti rikthehem, çfarë e kishit për të thënë e thatë, është thënë dhe në takime të tjera publikisht, qoftë të Këshillit Kombëtar, qoftë të kolegjit të kryetarëve, qoftë të kryesisë që zgjati 9 orë ajo mbledhje, të tjerë e kanë thënë në media. Dhe mirë bëhet që thuhet, se është një farë terapie. Nuk na vjen mirë që e shfrytëzon kundërshtari politik, por në fund të fundit kur ndodh diçka e tillë është më e mira ta nxjerrësh sesa ta mbash brenda, më mirë ta shprehësh, ta nxjerrësh sesa ta kthesh në hithësi, sepse hithësia pastaj kthehet në ligësi, ne nuk na duhet ligësi brenda vetes tonë, por dua edhe një  herë ta vë theksin tek ajo që kemi vendosur të gjithë bashkë, që kemi vendosur të zgjedhim të ardhmen. E ardhmja lind përmes sakrificës. Këtë si nënat nuk e di askush. Çdo nënë e di që e ardhmja njësoj si foshnjat, foshnjat, fëmijët janë e ardhmja vjen përmes sakrificës. Dhe jam i vendosur që të jem në krahun tuaj dhe ti prij kësaj sakrifice sepse e di që e ardhmja që vjen, e ardhmja qe na pret, e ardhmja që duan të gjithë shqiptarët, e ardhmja që do nën Fato këtu, është që fëmijët e shqiptarëve të gjejnë të gjitha mundësitë në vendin e tyre. Dhe që kjo të ndodh, mjafton të kemi një qeveri normale, që të krijojë kushtet për normalitet kudo ku shqiptarët kanë shkuar për një shoqëri normale, edhe kur nuk kanë folur një fjalë të gjuhës të vendit ku kanë shkuar, brenda një kohe të shkurtër kanë ndërtuar një jetë normale dhe shpeshherë përtej normales. Të prospert, kanë shkëlqyer, nga arti tek sporti, nga shkenca tek sipërmarrja. Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë nëse largojmë një herë e përgjithmonë nga shpirti i shoqërisë tonë, toksinat e të kaluarës, helmet e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit, modelin e frikës, modelin e kultit të individit, modelin e njërit të pazëvendësueshëm e mbi të gjithë të tjerët, më të mençurit e të mençurve. Modeli që na mbajti 45 vite në diktaturë dhe vazhdojmë të paguajmë akoma 30 vite taksa të asaj diktature dhe të nënmodeleve që ajo diktaturë na la pas. Tani është koha për ndryshim, tani është koha për të ecur përpara me vendosmëri drejt modelit të së ardhmes. Dhe modelin e të ardhmes e kemi para syve tanë. Janë vajzat shqiptare, janë djemtë shqiptarë, jeni ju, nënat, bashkëshortet shqiptare që i keni bërë të mundur 1001 vështirësi, që në mendjen e tyre, në shpirtin e tyre të mos kenë këto toksina, por të kenë vetëm një dëshirë, të jetojnë me dinjitet, t’iu krijohet mundësia për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre. Kjo është plotësisht e mundur. Këtë do ta bëjmë të mundur! Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i Lidhjes Demokratike të Gruas. Dhe së bashku, me vetëdijen për këtë mision, të bindur që vendi i ka të gjitha mundësitë, të padorëzuara, siç nuk jeni dorëzuar kurrë dhe siç nuk dorëzoheni kurrë pa asnjë vështirësi, nuk ka forcë që na pengon për ta bërë këtë mision realitet dhe të prekshëm për çdo grua dhe për çdo vajzë shqiptare, për çdo të ri dhe për çdo të re shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët. Sot jemi në zemër të Tiranës dhe dje apo pardje isha në Fier, pritje me të vërtetë e mrekullueshme dhe prekëse, qoftë me pjesëmarrjen, qoftë me entuziazmin, cilësinë, me qytetarinë. Dhe kështu do të jem cep më cep, duke folur me të gjithë. Edhe me ata të zhgënjyerit, edhe me ata të zemëruar nga masakra e 25 prillit, që duan të dëgjojnë, kanë dhe pyetje, kanë dhe kritika ndaj meje, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj çdokujt. Do t’i dëgjojmë të gjithë. Të gjitha ata që se kanë humbur arsyen, apo që ndoshta për një moment e humbën, po iu është rikthyer arsyeja dhe e kuptojnë që këtë betejë nuk mund ta bëjmë për fatin e një njeriu kushdo qoftë ky. Por e bëjmë për fatin e përbashkët, jo thjesht e të gjithë demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Sepse në këtë moment, kështu ka dashur fati, Zoti, në këtë moment të historisë, është përcaktuese për Shqipërinë dhe shqiptarët, mënyra se si ne do t’i prijmë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj e thash atë ditë në Kuvend dhe nuk do lodhem së thëni: Si është Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. Dhe siç janë gratë demokrate, siç janë zonjat demokrate, siç janë vajzat, nënat demokrate sot, do të jetë Shqipëria nesër. Dhe kur ju shoh kështu, e di që Shqipëria nesër do jetë e fortë, e mençur, e bukur dhe me një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar. Ky është mesazhi që marrë unë me vete nga ky takim të mrekullueshëm, për të cilin ju falënderoj nga zemra dhe shpresoj shumë që ky është mesazhi që marrin jo vetëm gratë dhe zonjat, por edhe bashkëshortet, edhe djemtë, edhe burrat anembanë Shqipërisë. Faleminderit shumë!

Read More
18 Jan
0

“Bashkë për të ardhmen”, Basha në takimin me gratë: LDG duhet të jetë një pasuri kombëtare, procesi i riorganizimit mundësi për të shpalosur vlerat, ku të shohin e të marrin kurajo dhe shpresë të gjitha gratë shqiptare

Basha: Dhuna në familje, që është produkt i drejtpërdrejtë i varfërisë. Të gjitha këto janë problem të shkaktuara nga mungesa totale e vëmendjes ndaj ngave. Dhe mungesa e vëmendjes ndaj grave është një  derivate  I mungesës së vëmendjes ndaj shoqërisë, ndaj familjes, ndaj njerëzve. Pse vjen? Vjen sepse është prishur mekanizmi bazë, mekanizmi që lidh të qeverisurin me qeverinë. Cili është? Unë të jap votën që të më qeverisësh, por të kërkoj llogari dhe po s’më qeverise mirë të largoj me votë. Ky mekanizëm është shkatërruar. Ky është problem I parë që kemi. Problemi i dytë që kemi  është  që vendosja e një mekanizmi të cilin ne po e kërkojmë në parlament përmes reformës të sistemit zgjedhor, reformës zgjedhore dhe dënimin e krimeve zgjedhore të 25 prillit. Prandaj është ngritur ai komision hetimor, prandaj shtyjmë ditë për ditë në të gjitha drejtimet, politike, diplomatike dhe me çdo formë  dhe mënyrë që të vihen para përgjegjësisë ata që prishën këtë proces dhe rikthimin një orë e më parë tek zgjedhjet  e lira dhe të ndershme. Por zgjedhjet nuk bëhen thjesht për hir të zgjedhjeve, për të ndërruar X-in me Y-in, port ë mbizotërojë vizioni. Ju folët për vizionin tonë për gratë. Çfarë vizioni ka PS-ja për gratë përveçse t’i përdorë si kukulla? Ti përdorë si numra, t’i përdorë si kuota. Çfarë vizioni tjetër keni dëgjuar  nga ai që është ulur në poltronin e kryeministrit përveçse i përdor si fasadë? Sepse në rastin e tij pas 9 vjetësh nuk mund të bëhet më as për vizion, as çfarë bilanci ka. Dhe bilanci është emigracioni masiv i vajzave dhe grave të reja, bilanci është rritja e moshës së pensionit për gratë , ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. Nëse mosha e pensionit për një arsimtar është 63 duhet të jetë 60 dhe jo vetëm për arsimtarët por meqë po flasim për arsimtarët . Do të jetë 59, do të jetë 57 në mënyrë që qindra vajza të reja që kanë mbaruar ndërkohë shkollën por nuk kanë vende pune, të kenë mundësinë të afrohen dhe të punësohen. Ndërkohë që ju që jeni në një kohë dhe në një moshë ku përgjegjësitë që keni pasur si nëna deri tani ju  bëhen të shumëfishta sepse jeni edhe gjyshe, mund të keni edhe nipër edhe mbesa të keni mundësi edhe t’i gëzoheni kësaj kohe, edhe të kujdeseni për to. A është e mundur kjo? E gjitha është e mundur. Gjithçka ka të bëjë me vendimet e duhura, me shpërndarjen e duhura të resurseve se nuk jemi shkretëtirë. Jemi një vend që siç e tregon skandali i koncensioneve, i inceneratorëve paska qindra miliona euro për t’u dhënë 3-4 vetave . Por nëse këto qindra miliona euro përdoren  për një skemë të re, le të themi te pensionimit të parakohshëm të arsimtarëve me qëllim që të hapin rrugën për punësimin e rinisë, apo të tjera masa për të forcuar shëndetësinë. Atëherë çfarë ndodh? Ndodh që shoqëria në tërësi dhe të paktën gjysma e shoqërisë, mos të themi më shumë përfitojnë në të dyja krahët, zonjat me vite pune përfitojnë një pension më të hershëm, por me kushte më të mira dhe vajzat, zonjushat e kualifikuara përfitojnë mundësinë për punësim. A është e mundur kjo? 100% është e mundur. Mjafton të merret vendimi që Shqipëria nuk mund t’I takojë një grushti njerëzish, duhet t’u takojë të gjithë shqiptarëve. Kemi ardhur këtu për shkak të një qeverie e cila pushtetin e merr dhe mban me një grusht njerëzish, e ndan me një grusht njerëzish dhe punon me një grusht njerëzish. Pasojat i vuajnë të gjithë, i vuajnë në veçanti zonjat dhe gratë. Dhe pa u zgjatur shumë në aspektet tona të programit, kjo është gjëja e parë që duhet të çlirojmë, të kthejmë lirinë e votës, të kthejmë institucionet qytetarëve dhe përmes tyre të jeni të sigurt që do të mundësojmë pastaj zbatimin e këtij programi për zonjat që është shumë I gjerë dhe shumë I thellë për t‘u trajtuar në një takim të vetëm, por që shpresoj se do të kemi mundësinë ta cekim pak sot për disa fusha  sipas shqetësimeve që do të ngrini dhe pastaj në ditët ne vijim. Së fundmi doja të cek këtë që Lidhja Demokratike e Gruas duhet të jetë një pasuri kombëtare jo vetëm një pasuri për Patinë Demokratike dhe fati e desh që procesi i riorganizimit t’i paraprijë procesit të riorganizimit të partisë që  do të thotë që është edhe mundësia e parë për të sjpalosur vlera e grave demokrate. Së pari përmes angazhimit dhe së dyti  përmes vlerave  që shpalosen dhe  së treti përmes garë, pjesëmarrjes dhe marrjes së përgjegjësive nga m ë të mirat që do të zgjidhni për të drejtuar s’di një strukturë politike, por edhe një strukturë shoqërore, por edhe një pasqyrë kur të shohin, të marrin kurajo dhe shpresë të gjitha gratë shqiptare, jo vetëm demokrate, madje edhe gratë socialiste, shumë pre të cilave e kanë kokën të ulur

Read More
18 Jan
0

Duma: S’ka mjerim më të madh për Sali Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD. Ne kemi forcën e argumentit, jo forcën e dhunës

Grida Duma: Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditëm se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet. E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët? Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi. Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes.

Read More
18 Jan
0

Kreu PD, Basha: Kujdesi per gruan nuk është vetëm të jesh kavalier, është esenca e mirëqenies

Në radhë të parë të falënderoj për gjithë përkushtimin dhe sakrificën në një fushatë jashtëzakonisht të vështirë siç ka qenë ajo e 25 Prillit, përballë një regjimi që nuk kurseu asgjë për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe ky është, mos të harrojmë, ky është themeli i gjithë fatkeqësive që përjetojnë sot shqiptarët, nga këtu ku jemi në kërthizë të kryeqytetit deri në fshatrat më të largëta të vendit. E përjetojnë më shumë gratë dhe prapë nga qendra e qytetit, nga familjet e shtresës së mesme apo edhe mbi shtresën e mesme deri tek familjet e varfra pastaj përfytyroni. Unë e di se çfarë do të thotë, nuk po flas me teori dhe as nuk po flas duke lexuar  statistika, çdo të thotë të kujdesesh për fëmijët në mëngjes, ti bësh gati, ti ushqesh, ti nisësh për shkollë, të bëhesh gati të nisesh vetë për në punë, të kujdesesh për punën, për përgjegjësitë që ka puna, ndërkohë pastaj të presësh kthimin e këtyre, të sigurosh ushqimin e tyre, të presësh bashkëshortin me apo pa punë, të kujdesesh për gjithë familjen ditë pas dite, gjë që nuk pushon as të shtunën e as të dielën dhe ta fillosh prapë javën kështu, e muajin e vitin. Prandaj edhe e kam thënë dhe nuk ka qenë çështje fushate, po e përsëris, kam disa prej zonjave këtu kanë qenë të pranishme, që përparimi, shkalla e përparimit dhe mirëqenies së një shoqërie tregohet tek kujdesi që ka për gruan. Kujdesi për gruan nuk është kortezi, nuk është të jesh kavalier, është esenca e mirëqenies së shoqërisë, sepse gruaja duke qenë bashkëshorte dhe nënë është treguesi më i mirë i shkallës së emancipimit dhe të mirëqenies së shoqërisë. Dhe kjo është arsyeja pse merren masa pro aktive, masa që ndoshta ndryshe nga çdo fushë tjetër, ku ne, qendra e djathtë besojmë te individi si baza e një familje të fortë dhe një shoqërie të fortë dhe te shteti i vogël që nuk ndërhyn, nuk të futet kudo në jetë, këtu shteti ka një rol të madh për të luajtur, këtu shteti duhet të ndërhyjë, që aty ku nuk është të jetë. Fjala bie, aty ku nuk është me ligj barazia e pagave të jetë dhe aty ku nuk zbatohet të zbatohet, se edhe kur është me ligj barazia e pagave meqë ra fjala, nuk zbatohet. Nuk zbatohet. Apo të tjera aspekte të diskriminimit ndaj gruas, ndaj vajzave, në kuptimin e paragjykimeve. Apo le ta themi haptazi, se nuk është më koha për të, e kemi lënë mbrapa kohën të gënjeshtrave, të hipokrizisë të gjysmë të vërtetave, e seksizmit në shoqëri që është kthyer në një problem të tmerrshëm në veçanti për vajzat, për gratë e reja që duan të punësohen apo të mbajnë një vend punë.

Read More