Blog

18 Jan
0

Grida Duma: Kryetari Basha me qëllim e nisi me zgjedhjet në Forumin e gruas: ajo meriton çdo adhurim për sakrificën që bën

Grida Duma: Duhet t’i mbajmë mend të gjitha, është detyrë. Të gjitha kontributet. Shpesh e bëjmë këtë diskutim dhe themi, parti është një bashkim vullnetar dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë në një periudhë të ekonomisë së tregut kur gjen njerëz që vullnetarisht japin në opozitë. Nuk besoj që ka gjë më të shtrenjtë se kjo dhe jua the me bindjen e plotë, që kur e bëjnë këtë gratë që kanë njëqindë de një mijë detyra, për mua, është një sakrificë heroike pa asnjë shqetësim që e them këtë. Ne në verbin tonë politik, jemi lodhur me eksklamacionet, me hiperbolat, me fjalët e mëdha. Por nëse ka një vend në të cilën hiperbolat dhe fjalët e mëdha dhe adhurimi duhet të shkojë, është tek gruaja e cila angazhohet edhe në politikë në Shqipëri dhe për këtë arsye unë mendoj që nuk është vetëm e qellur, por ndoshta është edhe pak strategjike nga kryetari i partisë që e nis me zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas. E di që përgjatë historisë së Shqipërisë, edhe brenda patriarkalizmit, edhe brenda përbrenda privitimizmit të vet, është përdorur dhe është keqpërdorur imazhi i gruas. E dimë që është ngjyra në shoqëri, nëse do të shikosh një gjë të bukur në cilëndo grupim burrash, nëse nuk ka aty një grua, vështirë është ta gjejmë të bukurën reale, le ta themi kështu.
Fato në ditët e vështira, nuk më shkruan në inbox, më çon këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, më çon në inbox o një këngë të vjetër, o diçka klasike, ose lule. Ja kjo është të thuash, ta përballosh gjithmonë situatën. Tani që të them gjë për dritën,  është brë imazh kombëtar, për nga qëndresa dhe nga forca. Po e bukura e të qenurit e fortë dhe të kesh emrin me dritë, është një dikotomi fantastike. Unë mendoj që forca më e madhe është drita në fakt, jo errësira, kështu që po e mbyll me këtë metaforën. Kam Merin atje, gjithë jetën në PD. Ne do ikim, PD-ja ishallah e past jetën e përjetshme në këtë vend dhe sjelltë atë energji që juve ia lini, sepse Meri është një nga le të themi ekonomistet, informaticienet më të mira që pa pasur Partia Demokratike, nuk ikën. Sa herë që ulemi në tryeza, vetëm më kritikon, pastaj gjendet po aty dhe e vetmja gjë që thotë, është ku i keni ato çunat ato gocat, të vijnë t’i trajnoj dhe të ikin. Dhe është thelbi i shpirtit të gruas në trashëgimninë dhe në gjithçka tjetër.

Read More
18 Jan
0

Basha bashkëbisedim me LDGSH: Dua të shoh më shumë zonja në drejtimin e PD në gjithë nivelet. Gjuha e përdorur kundër grave nga një grusht njerëzish, ves i shëmtuar i se shkuarës

Mund të themi këtë që, sikur gjithë këtë gjuhë që është përdorur në veçanti në raport me zonjat, me vajzat, me gratë e Partisë Demokratike, nga një grusht njerëzish që s’i kemi parë në fushatë kundër Ramës, as të nxjerrin zë, jo më të bërtasin, atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe. Atëherë për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo, as qytetarëve shqiptarë që duan normalitet, dhe normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një tjetër njeriu, i cili ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike, duke zgjedhur sakrificën e grave dhe duke i përdorur gratë si fasadë, apo duke i përdoru si kuota. Gratë nuk janë kuota, nuk janë fasadë, nuk kanë qenë kurrë në bindjen time para se të futesha në politikë, para se të krijoja familje, e aq më shumë tani që në familje sigurisht jam minorancë, por siç e shikoni, e them me kënaqësi që edhe në përgjegjësinë që më keni ngarkuar, po e shikoni që nga grupi parlamentar, tre komisione ku ne kemi kryetar, të tre kryetaret janë zonja. 4 nga 7 delegacionet e Komisionit të Përhershëm Parlamentar, që i takojnë demokratëve në Parlamentin Europian, janë zonja. Sigurisht dua të shohim më shumë zonja kryetare degësh, kemi pak, morëpo ato që i kemi, janë shembull për të treguar se çfarë mund të bëjë një zonjë apo një zonjushë demokrate, kur vendos zemrën, shpirtin, personin tek misioni që kjo parti, kjo familje politike ka. Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje.. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.

Read More
18 Jan
0

Kryetari i PD Durrës, Luan Hoti, i përgjigjet Berishës: Familja ime njihet për integritet në Durrës, familja jote është non grata për korrupsion

Sali Berisha nuk më bën dot pis me akuzat e tij të ulëta. Familja ime njihet për integritetin e saj nga të gjithë durrsakët. Familja e Sali Berishës njihet për korrupsion nga të gjithë shqiptarët. Për këtë korrupsion Sali Berisha dhe familja e tij është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Gjithçka thotë dhe bën tani ka lidhje vetëm me këtë përcaktim të SHBA dhe nga masat e tjera që janë paralajmëruar se do të merren dhe nga të cilat ai ka frikë si djalli mga temjani.

Sali Berisha le të vazhdojë me shpifjet e tij! Ne do të vazhdojmë të nxjerrim PD nga gremina, ku ai po kërkon ta zhysë bashkë me një grup ndjekësish, që nuk duan demokratët e Durrësit, por duan vetëm karrierën e tyre personale.

Ka marrë fund koha, kur PD në Durrës i shërbente nteresave korruptive politike të Sali Berishës apo ndonjë ndjekësi të tij nga halli. Qëllimi ynë është të bejmë një PD më të madhe, që shërben  demokratëve dhe shqiptarëve, të cilët duan PD në krye të qeverisë!

Luan Hoti

Read More
18 Jan
0

PD: Berisha, gënjeshtar ordiner, e shkuara e keqe. Do mbahet mend si dhunues i PD

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

https://www.facebook.com/100044273354368/posts/477907593695015/?d=n

Read More
17 Jan
0

VIDEO/Partia Demokratike reagon ndaj Berishës: PD nuk do të jetë kurrë as strehë as avokate e të korruptuarve!

I braktisur nga demokratët Sali Berisha vjen vërdallë duke mashtruar e kërcenuar këdo që nuk mendon si ai. 8 janari tregoi fytyrën e vërtetë të Sali Berishës. Për interesin e tij Berisha dhunoi shtepinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjakun e tyre. Por as ai, as aleatët e tij nuk do ta marrin peng Partinë Demokratike për hallet e tyre pesonale. Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë më as streha dhe as avokate e të korruptuarve. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, për t’u dhënë shqiptarëve ndryshimin që duan.

https://fb.watch/aBDEsEm-vT/

Read More
17 Jan
0

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur Fushatën e Anëtarësimeve të reja

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur Fushatën e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD.

1️⃣ Të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë nëpërmjet linkut të mëposhtëm: 👇
https://bit.ly/3KhSdci

2️⃣ Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivel lokal apo qëndror duhet të plotësojë formularin e tij personal, të cilin duhet ta adresojë në zgjedhje@frdemokratet.al

*️⃣ Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit Qendror të Punës është deri më datë 31 janar 2022.

Për çdo informacion shtesë ➡️ www.demokratet.al

Suksese! ✅

Read More
17 Jan
0

“Këtu jemi për shqiptarët”/Kreu i grupit të i PD: Nga 25 prilli buron çdo disfunskion i parlamentit. Kjo masakër  është një faturë e padrejtë për gjithë shqiptarët

PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË GRUPIT TË PD,  ENKELEJD ALIBEAJ,  NË KUVEND

Përfitoj të falenderoj kolegët e mi  që më dhanë këtë barrë si kreu i Grupit Parlamentar. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit. Ky është parlament i vjedhur i grabitur. Është detyra ime për te sjellë zërin e qytetarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është kundër kreut të regjimit.

Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo llooj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një fatyrë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithsçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.

Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë.

Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE.

Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendodor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë.

Read More
17 Jan
0

PD publikon videon, zëdhënësja Ina Zhupa: Berisha vazhdon thirrjet për dhunë. Ai është tashmë vetëm koka e një pakice të dhunshme!

Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.

Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!

https://fb.watch/aBb5PUH5W3/?mibextid=FImGB4n4zB1DJjp3

Read More
17 Jan
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. 4 pyetje mbi projektin

Në datën 13.01.2022, media bëri publike një ide projekt ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike. Në mungesë informacioni mbi këtë projekt, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku kërkon që t’i vihet në dispozicion një informacion të plotë dhe të detajuar, për sa më poshtë:

1. Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?

2. Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?

3. A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?

4. Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese.

Read More
17 Jan
0

Basha nxjerr videon: Demokratet kane zgjedhur te ardhmen, shqiptaret duan ndryshimin

Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes.

 

Read More