Blog

14 Jan
0

PD nxjerr pamje të tjera: Partnerët në krimin e Berishës shpërndajnë përditë mashtrime për të mbuluar dhunën, Vokshi gënjen

Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu “non grata” për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe!

NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN

Read More
14 Jan
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi pas dëshmisë në prokurori: Kërkojmë zbardhjen e plotë të cështjes

KOMUNIKIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI, ME GAZETARËT, PAS DËSHMISË NË PROKURORI

 

Gazment Bardhi: Sot jam thirrur të dëshmoj për ngjarjen e dhunshme të datës 8 janar në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Ka vijuar një bashkëpunim i joni me prokurorinë që në momentin e parë të ngjarjes në selinë qendrore dhe sot i jam përgjigjur dhe kam dhënë shpjegime për çdo çështje të kërkuar nga organi i prokurorisë. Duke nisur me momentin kur protestuesit mësynë në selinë qendrore të Partisë Demokratike, kontaktet që kam patur me Policinë e Shtetit dhe sigurisht çfarë ka ndodhur në katin e dytë në selinë qendrore. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes si dhe vënien përpara përgjegjësisë të një prej autorëve të një prej akteve më të paprecedenta të ndodhura në 31 vite demokraci ku një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e partisë së tyre.

Pyetje: Kush janë autorët sipas jush zoti Bardhi?

Gazment Bardhi: Autorët fatmirësisht as nuk fshihen, as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë autorësinë e një akti të dhunshëm ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike bashkë me një pjesë tjetër e individëve të përfshirë në këtë krim janë vetë identifikuar dhe  unë pres nga Prokuroria pa asnjë hezitim pavarësisht nga statusi shoqëror që ka secili prej tyre të vendosë përpara përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë në 30 vite demokraci.

Pyetje: Zoti Bardhi ngritur një akuzë se policia ka reaguar me vonesë. A mund të na thoni se në çfarë ore e keni kontaktuar policinë në datën 8 janar?

Gazment Bardhi: Kam informuar edhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës që Policia e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht në dispozicion nga policia është njoftuar në orën  12:27 minuta. Ka patur një komunikim të vijueshëm. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe ndërhyrja e tyre ka qenë me rreth 40 minuta vonesë nga momenti i njoftimit nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Pyetje: Lëndën që është përdorur nga brenda selisë së Partisë Demokratike, a keni dhënë shpjegime se çfarë lënde është konkretisht?

Gazment Bardhi: Po kam dhënë shpjegime të plota mbi çdo ç’është për të cilën prokuroria ka patur pyetje përfshirë edhe lëndën që ju pyetët dhe kam rikonfirmuar atë që besoj se tashmë është e njohur publikisht se e vetmja lëndë e gjendur në mënyrë rrethanore në selinë qendrore të Partisë Demokratike kanë qenë fikëset e zjarrit.

Pyetje: Zoti Bardhi ka pasur një listë të personave që kanë qenë brenda selisë së Partisë Demokratike brenda protestës dhe nëse po e keni dorëzuar ju atë në prokurori?

Gazment Bardhi: Ka patur një listë të cilën policia dhe prokuroria e ka hartuar vetë ditën e ngjarjes. Siç ju jeni në dijeni, ditën e ngjarjes policia dhe prokuroria kanë ardhur në selinë qendrore të Partisë Demokratike dhe çdo person që ka qenë brenda selisë I është nënshtruar një procesi të plotë regjistrimi dhe më pas një kontrolli fizik. Listat ndodhen në dosjen që disponon prokuroria.  Kam dhënë deklarime për çdo çështje për të cilën unë jam pyetur nga organi I prokurorisë. Nuk ka patur asnjë sulm nga asnjë person nga brenda selisë. Sigurisht ka patur akte vetëmbrojtjeje për të ndaluar turmën dhe protestuesit e dhunshëm të futen në ambientet ku po zhvilloheshe mbledhje, në katin e dytë në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Për këtë episode kam dhënë sigurisht edhe shpjegimet e mia në prokurori.

Pyetje: Janë identifikuar këtë persona?

Gament Bardhi: Kjo është një pyetje që do të duhet të pyesni prokurorinë. Në dijeninë time nuk kanë asnjëri prej tyre të paktën nga aq sa kam ndjekur dje caktimin e masave në gjykatë. Nuk ka asnjëri prej tyre asnjë precedent penal.

Pyetje: A ju pyetën prokurorët në lidhje me pretendimet për njerëz të armatosur brenda selisë?

Gazment Bardhi: Po dhe kam dhënë shpjegime të plota në lidhje me këtë ç’është dhe kam rikonfirmuar atë që në fakt kryeprokurorët kanë qenë dëshmitarë bashkë me mua që çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar një kontrolli fizik sikundër çdo ambient i brendshëm i selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar këqyrjes dhe kontrollit nga ana e prokurorisë. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet të brendshme të selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Pyetje: Ka një akuzë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për një grup fondamentalistësh, të cilët gjendeshin si perimetër sigurie për kryetarin Basha dhe nga ana tjetër, pak ditë para protestës, ju jeni pyetur edhe nga media për dyer të blinduara dhe keni thënë që është rikonstruksion, nuk janë dyer të blinduara, por realisht ato ishin të blinduara.

Gazment Bardhi: Po e nis nga e dyta. Duke qenë se është më serioze, e para sigurisht nuk ka asgjë serioze në këtë akuzë. Është qesharake, është një mashtrim, si çdo gjë e thënë për fat të keq nga zoti Berisha gjatë këtyre ditëve. Ajo që kam thënë përsa i përket dyerve metalike, nuk janë ddyer të blinduara. Dyer metalike, kam konfirmuar që asnjë zyrë e Partisë Demokratike, nuk i janë ndryshuar dyert për t’i bërë ato në dyer metalike apo në dritare të blinduara siç ishte pretendimi. Dhe ju keni hyrë në selinë qendrore të partisë dhe keni parë që asnjë prej zyrave tona, pra zyrave të punës të secilit që ka zyrën në selinë qendrore, nuk ka pasur as derë metalike, as derë të blinduar dhe as xhama të blinduara. Sigurisht që ajo që kam pohuar përpara mediave, ka qenë që po, Partia Demokratike ka marrë masa për të shmangur konfliktin që po stiste dhe po sajonte Sali Berisha mes demokratëve dhe kemi marrë të gjitha masat për të frenuar atë që kishte përgatitur Sali Berisha, gjakderdhjen mes. Dhe jam shumë i lumtur që fal atyre masave teknike, Sali Berisha nuk arriti dot as t’i përplaste demokratët, as ta përkthente selinë qendrore të partisë në një arenë gjakderdhje mes demokratëve.

Pyetje: Zoti Bardhi, kryetari i opozitës njoftoi nisjen e procedurës për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme për 6 kryetarë bashkish. A është e gatshme Partia Demokratike në situatën në të cilën ndodhet për një betejë elektorale?

Gazment Bardhi: Besoj ju jeni dëshmitarë që unë kam hyrë në prokurori rreth orës 11 dhe nuk kam asnjë dijeni për zhvillimet  të tjera politike. Sigurisht do zë kem mundësinë pasi të njihem me to për të komentuar çdo zhvillim politik gjatë kohës kur unë isha brenda.

Pyetje:  Zoti Bardhi, në datë 8 janar, pas protestës ju keni deklaruar se keni verifikuar çdo person, madje keni dhe përgjegjësi për ta. Ndërsa mbrëmë në Opinion deklaruat se nuk i njihni disa prej tyre. Tani a i njihni apo jo këta persona që kanë qenë në katin e dytë dhe në katin e tretë të selisë në datë 8 janar?

Gazment Bardhi: Pyetje tjetër ju lutem?

Pyetje:  Sa do të qëndrojnë mbyllur dyert e selisë?

Gazment Bardhi: Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë nuk pengojmë hyrje daljet në selinë qendrore të partisë demokratike. Përsa i përket pyetjes së syri televizion, e kam thënë, për sa kohë është një makineri propagande dhe mashtrimi refuzoj ti përgjigjem një makinerie mashtrimi dhe propagande. Pyetje tjetër? Faleminderit!

Read More
14 Jan
0

Deputeti i PD, Çollaku publikon videon: Demokratët kanë zgjdhur të ardhmen, kanë zgjedhur aleancën me SHBA

Deputeti i PD publikon videon: Demokratët kanë zgjdhur të ardhmen, kanë zgjedhur aleancën me SHBA

 

 

Read More
14 Jan
0

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Imazhet e dhunës së Berishës në të gjithë botën

PD i referohet medias ndërkombëtare, Zëdhënësja Ina Zhupa: Imazhet e dhunës së Berishës në të gjithë botën. Pas shpalljes nongrata, ai kërkoi të marrë PD me dhunë

8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kerkoi të marrë me dhunë

Read More
14 Jan
0

PD nxjerr pamjet: Ja si mashtrojnë hapur. Demokratet u shkëputën përgjithmonë nga ata që përdorën dhunë

Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.

Read More
13 Jan
0

Endri Hasa: Shqiptarët dëshmitarë të sulmit më të dhunshëm që i është bërë ndonjëherë një force politike në Shqipëri

Opinioni publik nuk ka nevojë të dëgjojë versione për atë që ndodhi në 8 janar! Ato ngjarje janë të freskëta në sytë dhe memorien e gjjithësecilit, pasi në mënyrë shumë profesionale mediat në Shqipëri por edhe ato ndërkombëtare transmetuan në kohë reale dhunën e shfrenuar.

Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim!

#KemizgjedhurtëArdhmen  ✌️

https://fb.watch/awd8MgiOJd/

Read More
13 Jan
0

Deputetja e PD, Pampuri: Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën, planin e qartë për të shkatërruar PD

Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve  që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

https://fb.watch/awcuvfjJOr/

Read More
13 Jan
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Vehap Kola: Berisha të ndalë menjëherë gjuhën antikombëtare dhe të përçarjes

Sali Berisha duhet të ndalë menjëherë gjuhën e përçarjes antikombëtare dhe etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës me emra organizatash terroriste. Për hallin e tij Sali Berisha është gati të hedhë akuza nga më mizoret, të kërcënojë e dhunojë këdo. Ky është fundi politik i një njeriu që i është errur gjykimi dhe bën gjithçka për interesin e tij personal.

https://twitter.com/VehapKola/status/1481686596353241096?t=sRtauoWRhVYT-3SqNbZhsA&s=19

Read More
13 Jan
0

Berisha mohoi ‘traun”, PD: Pasi dështoi ta lidhë fatin e tij të zi me PD, Sali Berisha vazhdon mashtrimet e tij kronike

Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!

Read More
13 Jan
0

Nënkryetari i PD, Alibeaj, publikon videon: Ai që nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Berisha.

Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmeruan publikshit se kundër demokrateve do te perdorej dhune, madje mund te derdhëj edhë gjak. Gjuha e urrejtjës se Sali Berishes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!

Read More