Gazment Koduzi: Demokratët mund të kenë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk do të sulmonin selinë e Partisë Demokratike dhe aq më tepër të ushtronin dhunë mbi demokratët që ishin brenda kësaj selie. Unë i kisha dëgjuar thirrjet për dhunë ndaj demokratëve pas 9 shtatorit nga zoti Berisha dhe pasuesit e tij, por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që të fluturonin gurë, tulla dhe varre mbi kokat e demokratëve që ishin këtu brenda. Unë isha në sallën e mbledhjes bashkë me kolegët e mi kur filluan të fluturonin gurët dhe xhamat në kokën tonë. U ngjitëm nëpër shkallë në katin e mësipërm për t’u mbrojtur nga tullat dhe nga xhamat. Përditë po dalin fakte që personat të cilët ushtruan dhunë ndaj selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, nuk kanë lidhje me demokratët ashtu si dhe personat të cilët e ideuan dhe e organizuan këtë dhunë janë shkëputur nga Partia Demokratike njëherë e përgjithmonë.
Blog
Berisha dhe banda e tij dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë
Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.
Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njëriu që ka humbur arsyen.
Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.
Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij.
Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/284524980409125/
Çdo ditë po bëhët më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1555662444782582/
8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët!
Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.
PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve.
PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.
E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.
Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.
Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme.
PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve.
Të dashur demokrate dhe demokratë,
Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rregjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon. Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve. Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit.
Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve. Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive;
Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve. Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjeherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjeherë tjetër shpresen se një epokë e re po troket:
Epoka e sundimit të ligit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve politikë, epoka e një drejtësie efikase ku krimi dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mireqënies.
Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria neser. Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka venë nës hënjestër rregjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies.
Ne e kthyem në standart se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD.
Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta të dala boje tashmë.
Ne do të vazhdojmnë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti jape fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës. Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë.
Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA.
Ka një pikë kur boll është boll. Unë dua tu drejtohem sot të gjithë demokratëve, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin Kryesia e PD-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kerkesave të tyre.
Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjeve të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen me të mire për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme, e ndjej si detyrim politik e njerëzor tju them:
-Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratike në bunker antiamerikan pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij.
Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare.
-Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non grata nga SHBA, në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet.
Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.
Kushdo ka mundësi të qartesohet përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.
-Sali Berisha ka mashtruar me perpjekjet e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
-Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa ka mundur deklaratat e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të SHBA dhe Presidentit Biden se SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai.
Sali Berisha ju ka mashtruar e ushqyer me iluzione sikur non grata amerikane është një vendim politik i një administrate që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk i është hequr kurrë, askujt.
-Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e perjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD.
Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për ketë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh.
-Sali Berisha ju ka mashtruar keq duke gënjyer, trilluar e shpifur pa hesap kundër meje, pa paraqitur asnjë fakt a provë sado të vogël, e gjithë kjo që të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit..
-Sali Berisha ka shpërdoruar vullnetin e atyre demokratëve që firmosen për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakoshëm të PD-së, duke mos lejuar kalimin e firmave të tyre në rrugën ligjore që përcakton kushtetuta e Partisë.
Sali Berisha ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum ku vetë bën listat, vetë numëron, vetë shton votues sa të dojë për ta çuar numrin aty ku e ka paracaktuar.
Fotografia më e qartë dhe më diskretituese e farsës me emrin referendum janë filmimet në njësinë 8 në zemer të Tiranës ku kanë marrë pjesë në votim më pak se 10 përqind e anëtarëve të PD-së, që komunikata e Sali Berishës në mbrëmje i bën 80 përqind.
-Ky është pseudo-referendumi, ky është mashtrimi më i madh. Me numra të stisur, me kuti të mbushura, Sali Berisha, për hallin e tij, thërret demokratët të pushtojnë dhe asgjesojnë Partinë Demokratike, forumet e saj të ligjshme.
Berisha e nisi si beteje per statutin, por tregoi se ishte nje mashtrim si gjithcka tjeter qe prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmetarët per kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin.
Sepse ai do kaos dhe dhune, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetem si mburoje per hallin e tij te madh.
Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin.
Ta harrojë!
-Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës.
Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së.
Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishes.
Tani situata është e qartë.
Përplasje mendimesh po.
Liri shprehje po.
Liri zgjedhjesh dhe garë po.
Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.
Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.
Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.
Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.
Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit.
PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.
Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.
PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp.
Demokratëve, mbeshtetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundështarëve dhe rivalëve të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.
Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,
jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.
Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!
Falemnderit!
- Sali Berisha, me dhunën e paralajmëruar sot, kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker ku të strehohet ai, familjen e tij dhe trafikantët e drogës dhe vrasësit që e shoqërojnë në këtë rrugë të dëshpëruar kundër demokratëve.
- Provat me video në njësinë 8 faktuan se shoqata non grata është pakicë e pakicës në PD dhe kërkon të zëvendësojë institucionet legjitime të PD me akte dhune.
- Mashtrimet dhe gjuha e dhunës janë për të mbuluar të vërtetën se Sali Berisha është refuzuar nga 90% e anëtarëve të PD. Realiteti në videot nga njësinë 8 fakton se është pakicë e pakicës.
- Anëtarë e të ashtuquajturit komision i rithemelimit flasin për gjakderdhje ne selinë e PD. Nëse Berisha ka për qëllim përplasjen e demokratëve me demokratët, ky është qëllimi i një njeriu në dëshpërim që ka humbur arsyen.
- Demokratët nuk do të përplasen me demokratët për hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij. Në përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët është detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve.
KOMUNIKIMI ME MEDIA I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI.
Së pari, ndjesë për vonesën por i dhamë hapësirën e duhur edhe turit të sotëm të pelegrinazhit në selinë e PD, të shoqatës “non grata”, që prej 9 shtatorit ka zgjedhur një rrugë të re, të vijë vërdallë në oborrin dhe shkallët e PD.
Së dyti, që nga 9 shtatori demokratët por edhe shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë një lumë gënjeshtrash dhe mashtrimesh nga Sali Berisha.
Për fat të keq ajo që sot nuk e fshehur dot Sali Berisha është skenari i tij i dhunës ndaj PD. Ashtu siç edhe në të shkuarën ku me trafikantë droge ka shqyer dhe shkelmuar dyert e PD, edhe sot paralajmëroi akte dhunë në selinë qendrore të demokratëve.
Absurdi i protestës kombëtare që ka thirrur për hallin e tij personal Sali Berisha nesër kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD, shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur “non grata”.
Ajo që ne kemi kërkuar ne prej ditës së parë që Sali Berisha dhe kushdo që e mbështet Sali Berishën të diskutonin në institucionet e partisë, të silleshin si pjesë e institucionit të partisë. Mirëpo zgjedhja që kanë bërë prej shumë kohësh tashmë është sjellja në mënyrë përmanente si një celulë ilegale.
Edhe sot, ju e patë, erdhën dhe lëshuan një lumë me gënjeshtra dhe mashtrime të tmerruar në fakt nga dy gjëra;
E para nga transparenca e plotë që ka bërë PD për KUvendin kombëtar të 18 dhjetorit.
Erdhën dhe folën këtu për të vdekur në listën e publikuar prej nesh.
Na thuani një emër që ne të kemi mundësi të publikojmë me video anetarin e Kuvendit Kombëtar që ka qenë pjesëmarrës.
Ndërkohë që vetë premtuan transparencë të plotë për verifikim firmash me ceremoni publike dhe nxorën gazetarët jashtë.
Kanë një muaj që kanë premtuar transparencë financiare për mitingun luksoz të 11 dhjetorit dhe sot fshihen. Fshihen pas lajmeve për adeziv. Janë tmerruar për adezivet në godinën e PD, për banderolat në selinë qëndrore të PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të kryesisë, të vullnetit të shumicës së anëtarëve të KK. E mbani mend TV privat të Sali Berishës të fotove të festës në seli qendrore i paraqiste si pjesëmarrje në mbledhjen e KK të PD, që të justifikonte gënjeshtrën që po thoshte në atë moment Sali Berisha, se ne kishim mbushur mbledhjen e KK me anëtarë të administratës së partisë.
Dhe kur ne bëmë publik emrat e anëtarëve të KK të PD që merrnin pjesë në mbledhje, u fshehën. Gjetën një genjeshtër të re.
Të njëjtën gjë bëri me transparencën që ne bëmë për Kuvendin.
Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënjeshtrash.
Pse?!
Sepse media I demaskoi atë që kishte paraqitur shqiptarëve si model, votimin në njësinë 8 në Tiranë, ku 117 anëtarë të partisë ishin shndërruar në 760 anëtarë partie, ku individë që nuk janë anëtarë partie kishin votuar sikur të ishin anëtarë partie. Dhe transparenca me prova e 12 orë fillimeve të plota medias e shtynte të vinte sot në shkallët e selisë për të lëshuar gënjeshtrat e radhës.
Fakt është që vetëm në atë njësi që Sali Berisha e paraqiti si modelin e votimeve të realizuara prej vete tij; ku vetë hartoi listat, vetë votoi, vetë numëroi, vetë shpalli rezultatin. Rezultonte se ishte refuzuar nga 90% e demokratëve të asaj njesie. Ky është realiteti në të gjitha degët e PD.
Sado përpiqet Sali Berisha të shfokusojë vëmendjen me adezive dhe banderola, e me lajme të rreme realiteti është ky, Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që PD ta kthejë bunker për të dhe familjen e tij, ku strehohen trafikantë droge të dënuar në Britaninë e Madhe.
E dëgjuat besoj?!
Flet për banda të armatosur në selinë qendrore të partisë.
Vetë fjen i shoqeruar me trafikantë droge dhe ndërkohë flet dhe i quan bandë të armatorsur stafin e selisë qendrore të PD.
Flet për vrasës, ndërkohë që vrasësit shoqërojnë Sali Berishën. Dhe më kërkoni emra se unë mund t’ju jap emra.
Patjetër, Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën kur vjen në selinë qëndrore të PD. Shoqëron Sali Berishën. Është një i dënuar për vrasje me 17 vite burg, qëndron në krah të Sali Berishës.
Fajton Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës. Edhe pse është dyer që paguhej disa kohë përpara nga PD, k të ushtronte veprimtarinë e tij deputeti Sali Berisha. Nuk shkelmoi atë derë, shkelmoi derën e PD. Është një person në kërkim nga agjencitë britanike si një person i përfshirë në akte ekstreme dhune dhe trafik droge.
Këto janë fakte.
Nëse Sali Berisha ka ndonjë fakt që ndonjë nga punonjësit e selisë së PD apo anëtarë të PD që hyjnë në seli qendrore ka rekorde kriminale ti bëjë publike, por të mos përpiqet që me genjeshtra dhe mashtirme të përpiqet që të ndryshojë dy realitete.
Së pari, kërkon që të dhunojë selinë qëndrore të PD me eksponente të krimit të organizuar.
Së dyti, që është pakicë e pakicës në PD dhe kërkon të zëvendësojë institucionet legjitime të PD me akte dhune, dhune, dhune.
E dini apo jo njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje?!
Njerezit e tij kanë folur për gjakderdhje. Janë anëtarë të të ashtuquajturit komision i rithemelimit dhe flasin për gjakderdhje ne sëline PD.
Demokratët do të vrasin demokratët, ky është qëllimi i Sali Berishës? Këtë qëllim ka Sali Berisha, të përplasë demokratët me demokratët?
Ky është qëllimi i një njeriu në dëshpërim që ka humbur arsyen.
Demokratët nuk do përplasen me demokratët për hallin personal që ka zënë Sali Berishën dhe familjen e tij.
Pyetje: Z. Bardhi, pas publikimit të një fotoje dhe video ky publikohen dyer të blinduara. A do të na lejoni të hyjmë në PD, për të provuar apo përgënjeshtruar nëse janë fakte ato pamje që kanë dalë dhe qarkullojnë në media?
Gazment Bardhi: Është fakt i njohur publik që në selinë qendrore të PD po bëhen punime.
(I drejtohet Syri Tv)-Nga tualetet ju mund të transmetoni çdo gjë.
Është fakt i njohur publik që në ambientet e PD po kryhen punime. Këtë nuk e ka mohuar askush. Po bëhen punime nga më të ndryshmet. Sigurisht që në përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët është detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që mqse Sali Berisha ka humbur arsyen dhe me njerëzit e tij bën thirrje për gjakderdhje në selinë qëndrore të PD ne te lejojmë këtë shoë dhe ti bëjmë një dhuratë të çmuar Edi Ramës atij dhe regjimit të tij. Sali Berisha ka vendosur ti bëjë dhuratë Edi Ramës duke përplasur demokratët me demokratët për hallin e tij personal, përgjegjësia jonë është të mbrojmë interesin e PD dhe të mos lejojmë përplasje mes demokratëve.
Pyetje: Pra, është e vërtetë që ka dyer të blinduara?
Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyrenë selinë qendrore të PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer dhe të njëjtat dritare që ka patur gjithmonë. Dritaret me blind, asnjë zyrë e asnjë derë e asnjë zyrë nuk është përforcuar me hekur. E vetmja derë ku është vendosur hekur është dera ku janë vendosur panelet e godinës qendrore të PD.
Unë nuk e di që media interesin më të lartë të vetin e ka se çfarë ngjyrë po lyen muret PD. Kjo ka zero interes për opinionin publik.
Ajo që ka interes për opinionin publik është transparenca. Dhe transparenca nuk lidhet as me ngjyrën e murit dhe as me ngjyrën e dyerve. Transparenca lidhet, të dashur përfaqësues të medias, ajo që ju ka premtuar Sali Berisha. Ai ishte këtu dhe ka ardhur çdo ditë këtu dhe ju nuk e pyesni. Përse nuk po bëni transmaperencë. Nuk jam kam dëgjuar t’ja keni bërë këtë pyetje. TV Klan nuk ia ka bërë këtë pyetje dhe unë ju nxis t’ia bëni.
Pyetje: TV Klan po ju pyet ju. Përse në këto momente nuk hapen dyert e PD.
Gazment Bardhi: Janë duke u kryer punime.
Pyetje: Ne duam të dimë a janë vërtetë të blinduara ato dyer. Mbase është fake neës, por këtë duam ta provojmë vetë.
Gazment Bardhi: Pasi të keni provuar një premtim publik të Sali Berishës që do të bënte transparente financimet e tij.
Pyetje: Mos na vendosni kushte z. Bardhi.
Gazment Bardhi: Nuk po ju vendos asnjë kusht. Nuk kam premtuar që ndërsa në selinë qëndrore të PD-së do t’ju fut brenda për t’ju shuar kureshtjen se çfarë ngjyre janë lyer muret e selisë qëndrore të PD-së. Publikisht u është premtuar transparencë e atyre që do të merrnin pjesë në Kuvendin apo mitingun e datës 11 dhe kjo transparencë u mohua. Ju lutem informojeni opinionin publik. Ajo që u premtuar është që do të kishte transparencë të çdo qindarka të shpenzuar në mitingun luksoz të 11 dhjetorit. Nuk është bërë transparencë. Kërkojeni këtë transparencë në emër të opinionin public. Po ju flas me emra për kriminelë që shoqërojnë Sali Berishën në selinë qëndrore të PD-së. Pyeteni ju lutem Sali Berishën dhe familjarët e tij çfarë i lidh me këta trafikantë droge. A kanë bërë apo jo biznes me familjarë të Sali Berishës.
Pyetje: Çfarë ndodh nesër në selinë e PD-së?
Gazment Bardhi: Nesër në selinë qëndrore të PD-së do të jetë një ditë normale pune e institucioneve të partisë duke filluar nga kryetari i partisë, Sekretari i Përgjithshëm, anëtarët e kryesisë qëndrore të PD-së, deputetët e PD-së dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Është një ditë normale pune për Partinë Demokratike, është një ditë anormale nxitje dhune nga shoqata non grata që ka gjetur një mënyrë të re për të mbijetuar, shëtitjen në selinë qëndrore të PD-së. E kam thënë dhe dua ta përsëris.
Nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë ndihmën e policisë së shtetit. Nuk ndjejmë asnjë rrezik nga asnjë demokrat sepse ne besojmë që asnjë demokrat nuk i përgjigjet dot thirrjes për dhunë Sali Berishës ndaj demokratëve të tjerë.
Është humbje e arsyes nga një njeri që ka arsye për ta humbur arsyen, që fton demokratët të dhunojnë demokratët. Fton demokratët të bëjnë akte dhune në selinë qëndrore të Partisë Demokratike.
Është e paimagjinueshme dhe nuk ka ndodhur kurrë dhe do të jetë rast unik në historinë e Shqipërisë dhe në historinë botërore ku një politikan i shpallur non grata fton njerëzit të dhunojnë godinën e selisë qëndror të partisë së tij vetëm për faktin se partia e tij ka vendosur të distancohet dhe të mos bëhet bunketr për interesin dhe hallin personal të Sali Berishës dhe familjarëve të tij.
Pyetje: A keni marrë leje nga Bashkia e Tiranës për punimet që po kryhen dhe cili është financimi i këtyre punimeve.
Gazment Bardhi: Për sa i përket lejes në Bashkinë e Tiranës, punimet janë të tilla që nuk kërkojnë sipas nenit 6 të ligjit për planifikimin e territorit, nuk ka nevojë për të marrë tek asnjë autoritet publik.
Së dyti, për financimet, jua thash edhe herën e parë, çdo financim i PD-së bëhet publik në bilancet që dorëzohen në KQZ.
PD financohet privatisht dhe nga buxheti i shtetit. Çdo financim dhe shpenzim i saj është publik.
Pyetje: Ku është publik z. Bardhi?
Gazment Bardhi: Në faqen zyrtare të KQZ-së.
Pyetje: Çfarë roli kanë personat e maskuar të cilët janë bërë publik në media një ditë më parë brenda selisë së PD-së. Ditën e nesërme kur PD do të jetë në aktivitte, a do të jenë këta persona brenda selisë blu?
Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë person të maskuar në selinë e qëndror të PD-së. Nuk ka asnjë person me precedent penal në selinë qëndrore të PD-së. Nuk ka asnjë kriminel në selinë qëndrore të PD. Secilën prej këtyre kategorive, ju lutem vëzhgojeni gjatë kohës kur në seli ndodhet Sali Berisha.
Pyetje: Sot kanë reaguar gratë dhe të rinjtë e Partisë Popullore Europiane ku ju bëjnë thirrje të respektoni vullnetin e anëtarësisë dhe të mos blindoni dhe të mbani persona të armatosur në seli. Do i dëgjoni këto thirrje?
Gazment Bardhi: Ne po respektojmë zërin e anëtarësisë. Po respektojmë 90% të demokratëve dhe ju ftoj ta transmetoni, se nuk e keni transmetuar denoncimin e bërë për manipulimin. Sepse më premtuat se do ta jepnit dhe do ta vëzhgonit 12 orë të transmetimit të të dhënave të njësisë 8 në Tiranë. Ne do të respektojmë 90% të vullnetit të anëtarëve të njësisë 8 dhe të anëtarëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen. Kanë braktisur shoqatën non grata të Sali Berishës që kërkon ta kthejë në bunker për hallin e tij personal PD-në dhe kanë vendosur t’i shërbejnë interesit të PD-së, të demokratëve dhe Shqipërisë. Kurrë kjo parti s’ka për të qenë mburojë për cilindo që ka probleme me ligjin dhe që shpallet non grata nga SHBA apo vende të tjera partnere.
Pyetje: Keni ndonjë koment në lidhje me deklaratën e bërë nga Forumi i Gruas në EPP sipas së cilës thuhet se Lulzim Basha ka paguar mercenarë?
Pyetje: Së pari unë nuk komentoj deklarata të askujt kur ato janë të pavërteta. Pagimi i mercenarëve me emër dhe mbiemër është bërë publike nga PD, që ka ndodhur nga Sali Berisha.
Çdo person zgjedh të informohet apo të keqinformohet. Ne nuk kemi patur kontakt me zonjën Doris Pack që është edhe e kryetarja e Forumit të Grave në EPP, nuk kemi patur kontakt me të sepse gjykojmë se furnizimi i miqve tanë ndërkombëtarë me lajme të rreme e merr përgjigjen në ditët në vijim. Një lajm është i vërtetë dhe besoj jeni njohur që Sali Berisha kërkon të kthejë në bunket për hallin e tij personal PD-në. Kjo nuk ka për të ndodhur, kjo nuk ka për t’u lejuar.
Pyetje: Ju i injoroni këto thirrje të cilat kërkojnë një opozitë të besueshme dhe largimin e z. Basha, nga forumet më të larta të PPE?
Gazment Bardhi: Që opozita të jetë e fortë do të duhet të pastrohet nga elementë të kriminalizuar, nga elementë të korruptuar, nga familjarë të politikanëve të korruptuar që e kanë trajtuar siglën e partisë si metodë për përfitime të paligjshme.
Pyetje: Ku duhet të marrë leje media për t’u futur në seli?
Gazment Bardhi: Media do të futet në selinë qëndrore të PD-së pasi të përfundojnë punimet në selinë qëndrore të PD-së. Selia e PD-së nuk është atraksion turistik ku cilido mund të shuajë kureshtjen për ngjyrën e mureve me të cilat po lyhet godina e PD-së. Sapo të kenë përfunduar punimet në godinën qëndrore të PD-së ju do të futeni brenda dhe do të keni mundësi të transmetoni për qytetarët pamjet e godinës së PD-së.
Pyetje: Z. Berisha duket se është i vendosur për t’u futur brenda selisë së PD-së. Supozohet se do të futen. Hapen dyert e selisë dhe ne shohim që dyert janë të blinduara. Çfarë do të ndodhë?
Gazment Bardhi: Edhe një herë. Ajo që po them unë dhe që ju nuk doni ta kuptoni mesa duket është që PD ka marrë çdo masë teknike organizative për të shmangur çmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët. Është përgjegjësia jonë që kjo seli të mos kthehet në një arenë ku demokratët përplasen me demokratët duke i bërë dhuratën më të çmuar regjimit të Edi Ramës. Nuk ka dhuratë më të çmuar për Edi Ramën se sa të shohin demokratët tek përplasen me demokratët. Ky është qëllimi i protestës që ka thirrur ditën e nesërme Sali Berisha dhe përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë. Kjo është përgjegjshmëri. Sali Berisha kërkon siç thonë njerëzit e tij, gjakderdhje nesër në selinë qëndrore të PD-së.
E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet Komiteti i Rithemelimit.
Ka folur dhe flet për gjakderdhje në selinë qëndrore të PD-së. Z. Berisha ka provuar më shumë se një herë që tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Qartësisht sot nuk mohoi një gjë, që ka skenar dhune me të vetmin motiv që pakica e udhëhequr prej tij ti imponohet institucioneve legjitime të partisë, t’i imponohet shumicës.
Ky skenar dhune ka për të dështuar edhe për faktin se demokratët janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që betejën që kanë me regjimin e Edi Ramës ta shndërrojnë për hallin e Sali Berishës në betejë mes vetes. Kjo është dhuratë ndaj regjimit.
Pyetje: Ka fortifikime z. Bardhi.
Pyetje: Gjatë këtyre katër muajve si pjesë e PPE-së PD është prej shumë vitesh, keni patur ndonjë komunikim për krizën që ka ndodhur në PD?
Gazment Bardhi: Patjetër. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me miqtë tanë të PPE-së, jeni dëshmitarë të urimeve që ia janë përcjellë kryetarit të PD-së. Çdo partner ndërkombëtar informohet në mënyrë të vijueshme për situatën, me të vërteta, jo me gënjeshtra. Qëndrimi i tyre është ai që keni parë, nuk ndërhyjnë në një konflikt të stisur nga Sali Berisha për hallin e tij personal.
Pyetje: Ju thoni se keni marrë masa teknike për të shmangur përplasjen e demokratëve. A keni marrë masa për të qëndruar gjatë nesër në selinë e PD-së pasi z. Berisha e bëri të qartë se nuk largohen pa realizuar qëllimin e tyre. Pra, largimin e Bashës nga zyra, duke paralajmëruar kështu edhe ngujimin tuaj në selinë e PD-së?
Gazment Bardhi: N.q.se do të ngujohet Sali Berisha është i lirë ta bëjë. Ne këtë po themi kaq ditë. Që Sali Berisha kërkon ta kthejë selinë qëndrore të PD-së në një vendstrehim për të dhe familjen e tij të shpallur nonj grata. Nqse do ta bëjë këtë është në lirinë e tij. Problemi është që selia qëndrore e PD-së është e demokratëve nuk është vendstrehim as për Sali Berishën dhe familjen e tij të shpallur non grata, as për trafikantë të tjerë droge që kërkohen nga autoritetet europiane të drejtësisë. Nëse Sali Berisha ka vendosur të provojë atë që ne kemi muaj që themi, që kërkon PD-në në vendstrehim për të dhe familjen e tij të shpallur non grata kjo është zgjedhja e tij.
Pyetje: A do t’i hapet dera çdo deputeti të PD-së që do të trokasë nesër?
Gazment Bardhi: Nëse ka ndonjë punë në selinë qëndrore të PD-së njofton administratën. Nesër është një ditë normale pune për deputetët që kanë punë në seli, për anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë punë në seli, pra jo për vizita turistike. Disa kanë vendosur që selinë ta kthejnë në atraksion turistik disa selinë e kanë mjedise pune në betejën që kanë me regjimin e Edi Ramës.
Pyetje: Duhet lajmëruar administrata?
Gazment Bardhi: Patjetër po. E kam sqaruar që ditën e parë.
Pyetje: Ka patur deklarata nga disa deputetë se nuk janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve në selinë blu. Sa e vërtetë është kjo dhe përse ka ndodhur?
Gazment Bardhi: Për cilën mbledhje bëhet fjalë? Në çdo mbledhje që ka patur grupi parlamentar i PD-së, çdo anëtar i grupit parlamentar të PD-së është njoftuar. I vetmi që nuk njoftohet për shkak se nuk është prej datës 9 shtator anëtar i grupit Parlamentar i PD-së, është Sali Berisha.
Pyetje: Agron Shehaj e ka mohuar mbrëmë në një studio televizive që nuk është njoftuar nga ana e administratës së PD-së për mbledhjet e grupit që do të mbani.
Gazment Bardhi: Do të duhet të thotë se në cilën mbledhje nuk është njoftuar. Njoftimet secili prej anëtarëve të grupit i merr nga Sekretari i Grupit. Ne kemi një grup komunikimi në whatsapp ku janë secili prej anëtarëve të grupit, ku njoftohet çdo mbledhje e Grupit Parlamentar të PD-së.
Mëngjesin e 5 janarit 1991, pas një pritje gjysmë shekullore, “Fjala e parë” mbërriti në duart e shqiptarëve. Rilindja Demokratike, e para media opozitare në Shqipëri, u bë themeluesja e shtypit të lirë shqiptar, duke shënuar përgjithmonë historinë e re të vendit. Një tribunë refleksionesh mbi regjimin komunist e të shkuarës dhe mbi demokracinë e shumëpritur të së ardhmes, vepër e intelektualëve, gazetarëve, studentëve, që i’u bashkuan prej orës së parë Partisë Demokratike, për të sjellë fjalën e lirë, votën e lirë dhe ribashkimin me Perëndimin.
Në këtë përvjetor të 31-të, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Partisë Demokratike për të gjithë drejtuesit, kryeredaktorët dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike, të cilët kanë kontribuar për lindjen dhe zhvillimin e bijës së lirisë, si mbrojtëse e interesit publik, promovuese e vlerave universale të njeriut dhe vokacionit tonë perëndimor, në ditë të mira dhe të vështira.
Dhe të vështira janë ditët e sotme për mediat. Në një atmosferë mbytëse për lirinë e tyre, mes plagëve të vjetra të tranzicionit dhe të rejave të kësaj kohe sfiduese për të vërtetën, ato ka nevojë për inkurajim dhe mbështetje të gjithanshme, që askush të mos prekë fjalën e lirë sepse nëpërmjet saj ne mbrojmë të vërtetën, si një gjest shërimi për të parë me guxim dhe shpresë nga e ardhmja.
Gëzuar!