Blog

22 Jan
0

Basha poston fotot nga takimi me demokratët në Durrës: Në aleancë me qytetarët do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë

Demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse, që synon ta mbajë këtë vend, peng të një grushti të vogël njerëzish. Partia Demokratike është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike. Në aleancë me qytetarët, do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Read More
22 Jan
0

Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Edlira Devolli: Foltorja dhe lëvizjet e Berishës nuk janë parimore, të bashkohemi kundër së keqes që ka kapluar Durrësin e mbarë Shqipërisë

I nderuar kryetar i PDSH, Lulzim Basha, të nderuar motra dhe vëllezër demokratë
Situata në të clën ndodhet familja jonë politike e ka zanafillëm me 9 shtator. Deri atë ditë ishim të gjithë bashkë dhe të mërzitur për zgjedhjet e vjedhura, nuk ishim të përçarë. Personalisht nuk ebesoj se Sali Beriasha e kuptoi se Lulzim Basha ishte në pazare politike me Edi Ramën pas datës 9 shtator, apo më keq se i shiti zgjedhjet. Nëse do të ishte e vërtetë nuhajtjes së tij politike nuk do t’i kishte shpëtuar dhe do ta kishte denoncuar më parë. Dua të ndaj diçka me të gjithë ju.
Në datën 20 maj 2021 në konferencën e parë për shtyp që mbajti Sali Berisha  pas shpalljes non grata kam shkuar me bindjen se po mbështes një lider parimor që do të gjente zgjedhidhjen e duhur për PD-në.
Por pas 9 shtatorit unë zgjodha të jem pranë institucioneve legale, të votuara, të zgjedhura dhe të pranuara nga shumë prej kolegëve që sot mendojnë ndryshe e më shohin ndryshe nga 4 apo 5 muaj më parë, Personalisht jam lincuar e kërcënuar, fatkeqësisht nga brenda familjes time politike.
Por unë jam aty për faktin se janë legale, me votat e të gjithëvë ne  që votuam  bashkarisht e një pjesë që u nda pas 9 shtatorit.
Jam aty sepse besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do të vij në krye të PD sërish. Jo më vjen keq, nuk  shoh sgjë parimore.
Nëse vërtet do të dëshironte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgje4dhjet e 13 qershorit për kryetar ai e dinte se Basha i shiti zgjedhjet siç e ka dredhur në deklaratat e tanishme, jo vetëm që nuk duhej të vinte të votonte bashkë me ne, por le t’i kandidonte përballë..
Do të kishte qenë jo vetëm më korrekte dhe e fisme por edhe aspak e paragjykuar, Do ua kishte kursyer demokratëve gjithë këtë zamallahi.
Foltorja dhe lëvizjet e Berishës nuk janë aspak parimore dhe ne që japim kontributin tonë vullnetar e vëmë atë në funksion të parimeve dhe vlerave dhe jo në funksion të situatave personale të dikujt.
Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje vëllezërve tonë demokratë të bashkohemi kundër së keqes që ka kapluar Durrësin e mbarë Shqipërisë.
Të mos ia lëmë eksluzivitet  bashkinë e Durrësit mafies së betonit.
Faleminderit!

Read More
22 Jan
0

Jorida Tabaku nxjerr dokumentin 10 milione euro: Si u vendosen bashkite ne sherbim te incineratorit te Tiranes

Përditë bëhet më e qartë përse socialistët bllokuan hetimin për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor.

 

Ato duan të mbulojnë provat për grupin të strukturuar kriminal që ende sot e kësaj dite merr nga xhepat e shqiptarëve miliona euro.

Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë dhe qeveria është ngritur në këmbë t’i “krijojë” punë, sidomos atij te Tiranës.

Të gjithë i nbajmë mend pamjet se si në mes të sezonit turistik plehrat digjeshin në çdo qytet për qellime kriminale. Pra,  për t’i detyruar bashkitë të paguanin tarifën e “inceneratorit”, pra qytetarë të paguanin me tarifë megjithëse më herë kanë paguar nga buxheti i shtetit me taksa!

Kështu ka ndodhur në Tiranë por edhe në Durrës. Shihni vendimin e Këshillit Bashkiak të  vitit 2020, ku i jepet leja për të negociuar nënkryetares së bashkisë me kompaninë së inceneratorit Tiranë.

Rezultati i kësaj negociate një tender pa konkurim me vlerë 10 mln euro.

Më poshtë shkresa ku udhëzohet Bashkia se me kë duhet të negociojë dhe si duhej negociuar.

Sa më shumë të gërmosh aq më shumë e kupton përfshirjen e Ramës, Ahmetaj, Gjiknurit, Bllakos, Veliaj, Kokës dhe të tjerëve në aferën e mbi 430 mln eurove.

Sa do që socialistët të përpiqen të mbulojnë gjurmët e Grupit të Strukturuar Kriminal ai është përpara syve të shqiptarëve.

Koha që SPAK të veprojë! Koka nuk është vetëm se bishti i aferës kriminale.

Read More
22 Jan
0

Basha poston videon nga mesha e parë të Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës

I lumtur të merrja pjesë në meshën e fillimit të shërbesës baritore të të emëruarit nga Papa Francesku, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime të përzemërta Imzot Dodaj,

Zoti e shoqëroftë në detyrën e tij të re!

https://www.instagram.com/p/CZCLNJ_K8Nl/?utm_medium=copy_link

Read More
22 Jan
0

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,  ME STRUKTURAT DREJTUESE TË DEGËS 8 TË PD NË TIRANË

Faleminderit Pëllumb dhe mirë se ju gjej të dashur drejtues, anëtarë të strukturave të degës 8 ku vij jo thjesht si kryetar i Partisë Demokratike, por si anëtar i degës 8, këtu në këtë zonë të zemrës së Partisë Demokratike në kryeqytet me një domethënie kaq të madhe në historinë tonë.

Nga mëngjesi deri në darkë, ditë për ditë, pa pushim Shqipërisë po i vijnë vërdallë hije të së shkuarës dhe disa simbole të korrupsionit, duke treguar lloj lloj gënjeshtrash e mashtrimesh, vetëm e vetëm për të justifikuar atë që i kanë bërë këtij vendi për 30 vjet me radhë. Vetëm e vetëm për të mbuluar shkaqet e vërteta të gjendjes ekonomike, shoqërore, psikologjike të njerëzve sot. Vetëm e vetëm për të kamufluar armikun e mirëqënies të shqiptarëve dhe shkakun e largimit të shqiptarëve e në veçanti të rinisë nga shtëpitë e tyre. 

Këto hije të së shkuarës dhe këto simbole të korrupsionit, janë bërë një peshë e tepërt për çdo familje shqiptare, edhe në ekranet e përnatëshme. Janë lodhur shqiptarët së dëgjuari të njëjtat gënjeshtra, të njëjtat mashtrime, të njëjtat justifikime, të njëjtat alibi, apo disa të tjerë që i freskojnë, çdo javë i japin refresh, i rifreskojnë librin e gënjeshtrave. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet që e denoncojmë aferën e inceneratorëve. Gjashtë vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme, për një aferë korruptive me përmasa monstruoze, të përbindshme. Minimalisht 430 milionë euro. Mendoni se çfarë mund të ishte bërë me këto para po mos të ishin zhdukur në xhepat e një grushti njerëzish, një grushti pushtetarësh ku sot për sot drejtësia ka brenda bishtin jo kokën. Koka është akoma në qeveri. Dhe nga mëngjesi deri në darkë, koka e kësaj afere, bashkë me patericat e tij dhe me tubin e tij të oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo. Në një shoqëri normale, në një vend normal, me një demokraci funksionale, me një drejtësi që vepron shpejt, sot kjo qeveri sikur vetëm për atë aferë duhet të ishte para drejtësisë dhe jo të na qeveriste. Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu me aferë korruptive mbas aferë korruptive, por pa dënime, me të arrestuar që mundësisht lirohen me procese që përsëriten e ripërsëriten pa ndëshkim për vjedhjen që u bëjnë i bëjnë xhepave shqiptarëve. Shikoni çështjen Bechetti si duan ta mbyllin.

Sapo kërkuam Komision Hetimor për një çështje ku janë përfshirë drejtpërdrejt krerët më të lartë që sundojnë sot Shqipërinë dhe kryeministri e kryetari i bashkisë së Tiranës, thanë “jo” megjithëse 5 herë Gjykata Kushtetuese ka thënë; kur 28 deputetë kërkojnë komision hetimor s’thua dot jo. Je i detyruar ta pranosh. Pse? Vetëm e vetëm ta zvarrisin po çfarë fitojnë nga zvarritja? Po kur e zvarrisin pastaj nxjerrin nëpër ekranet e shqiptarëve gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet e përditshme e tani iu kanë ardhur në ndihmë edhe disa aleatë, të drejtpërdrejtë apo indirektë, të dukshëm dhe të padukshëm, që i ndihmojnë me gënjeshtrat, me shpifjet, me mashtrimet e tyre.

Po për masakrën zgjedhore e dëgjoni se ç’thonë sot apo jo? Ku s’ka shqiptarë dhe gjithë faktori ndërkombëtar është vetëdijësuar për faktet që kanë qenë në sytë e të gjithë shqiptarëve, të masakrës zgjedhore, tani, ndokush që ka hesape të pambyllura me drejtësinë, kujton se mund t’i shpëtojë atyre duke mohuar masakrën zgjedhore dhe duke shpikur fabula për pazare që ndoshta vetë i kanë bërë, pikërisht për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është e vërteta. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka lodhur është pak madje, i ka shkatërruar nga nervat, i ka dëshpëruar shumë prej tyre, i ka bërë të humbin besimin te vetë politikëbërja si instrument ndryshimi. Dhe kjo është ajo që duan një pakicë njerëzish që vjen vërdallë.

Shikoni se çfarë ndodhi brenda shtëpisë tonë. Ashtu siç ju thashë në fillim, e gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e një njeriu. Sali Berisha filloi një lëvizje të tërë vetëm për hallin e tij personal. Dhe përfundoi ashtu siçju thashë, ishte gati t’i vinte, ai bashkë me një grusht njerëzish që për karrigen e tyre janë gati t’i vënë zjarrin shtëpisë së tyre e treguan se kjo nuk është një betejë as për demokracinë, as për demokratët, por për hallin personal të Sali Berishës dhe për karriget e tyre. Jo sot, edhe dje, edhe para 5 vjetësh, edhe para 10-vjetësh, edhe kur kemi qenë në pushtet ishin gati t’i nxirrnin sytë çdo demokrati të ndershëm për karriget e tyre, për pushtetin e tyre personal të cilin gjithmonë e ka ndërtuar mbi sakrificën e demokratëve të ndershëm duke marrë e duke menduar çfarë të marrin kur çdo demokrat i ndershëm mendon çfarë të japi për këtë vend. Njerëzit e kanë kuptuar këtë. Nuk ka arsye tjetër pse jemi të gjithë bashkë sonte këtu e do të vazhdojmë të jemi ditë për ditë sepse njerëzit e kanë kuptuar. Pyetja që bënin njerëzit përpara pse s’del dhe ti, besoj e ka marrë përgjigjen. A mund t’i falja unë Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha me ata pak njerëz që për karrigen e tyre janë gati të djegin Shqipërinë me datë 8 janar?

A mund t’ia lejoja vetes time në radhë të pare, që ky që më njihni si çunin e lagjes tuaj, edukatës time familjare, sensit tim si demokrat që në momentin e parë që ka lind kjo parti e jo më pastaj përgjegjësisë që më keni ngarkuar si kryetar i Partisë Demokratike t’i vija demokratët kundër njëri-tjetrit?

Jua kam thënë në fillim kush më ka pyetur, jo nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me mllef, me zemërim, me gënjeshtra, por e keqja do ta bëjë ciklin e vet si çdo virozë, do të ketë edhe koston e vet si çdo virozë. Por, nuk luftohet duke i vënë demokratët përballë njëri-tjetrit dhe kjo është arsyeja besoj e kuptoni shumë mirë. 8 janari ua ka hapur sytë të gjithëve se pse kam marrë atë vendim dhe pse ai ishte vendim i drejtë. Dhe kjo është një arsye më shumë se pse sot jemi bashkë, jemi shumica absolute këtu e strukturave drejtuese, nesër do të jemi edhe më shumë siç ishim dje, siç ishim para 4 apo 5 ditësh, siç do të jemi nesër sepse demokratët nuk janë bashkë as për emrin, as për karrigen, as për famën e një njeriu të vetëm. Janë bashkë sepse tek bashkimi jonë shohin dhe gjejnë forcën për t’u bërë më të mirë, më të fortë, më të gatshëm që t’i përgjigjemi kujt? Kërkesave të shqiptarëve.

Sa herë kemi qenë bashkë, sa herë kemi qenë të qartë, sa herë kemi qenë të vendosur, kemi ditur të bëjmë punë shumë të mira për këtë vend sikundër dimë sot t’ju kërkojmë falje njerëzve edhe për ato që s’kemi bërë ashtu siç duhet, dhe për ato që kemi bërë gabim, edhe për ato gjynahe dhe mëkate që kanë rënduar mbi demokratët e thjeshtë dhe mbi të gjithë shqiptarët e thjeshtë. Dhe që ky process të jetë i vërtetë nga fillimi në fund, duhet të kemi një ndarje të plotë me këtë kulturë të së shkuarës, me ato hijet e të shkuarës që u thashë që vijnë vërdallë bashkë me simoblet e korrupsionit.

Ne sfidave nuk u jemi trembur asnjëherë. Kundërshtarit edhe kur ka qenë dhe ka patur siç ka sot, të gjitha mjetet, nuk i jemi trembur asnjëherë. E dinë që i fryn tam-tameve të përçarjes sepse duan ta përçajnë Partinë Demokratike pikërisht sepse është pengesa e vetme mes të keqes dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshim, mes një shteti plaçkë e një pakice politikanësh, oligarkësh dhe kriminelësh dhe një shteti në shërbim të qytetarëve. Por ne nuk do ta lejojmë siç nuk e kemi lejuar ku me mençuri, ku me vendossmëri e ku të jetë e nevojshme me të dyja bashkë e me çdo sakrificë. Ndërkohë vizioni jonë për të nesërmen që e shpjegojmë sa e sa herë kur ka fushata, në fakt është vision i lindur nga nevojat e shqiptarëve dhe bashkë me detyrën tonë për të shëruar plagët e hapura padrejtësisht ne do të bëjmë gjithçka që të krijojmë një aleacë sa më të gjerë të mundshme me qytetarët e t’u themi me të vërtetë politika e mashtrimit, e gënjeshtrës, e shpifjes ju ka lodhur siç do të lodhte çdo njeri normal, çdo popull normal të Europës. Por mos e humbni shpresën. Sepse ne jemi të vendosur dhe po e tregojmë me vepra, jo me fjalë që një politikë ndryshe po vjen e cila i ka dhënë tashmë provat e para dhe do të japë edhe më shumë prova dhe bashkë më të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë shumica absolute e këtij vendi.

Në bazë të parimeve më të shëndosha të demokracisë dhe me në krah ata që i kanë themeluar këto parime, aleatët tanë. Nuk do ta lëmë Shqipërinë në natën e tejzgjatur të tranzicionit, por së bashku do të ecim drejt një drite të re dhe agimi të ri shpresash i cili më shumë se kurrë do t’i gëzojë prindërit shqiptarë sepse do t’ju kushtohet fëmijëve të tyre, brezit të ri.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë! Dhe ne jemi të vendosur që këto mundësi mos t’i gëzojë një grusht njerëzish dhe fëmijët e tyre, por të gjithë shqipatarët dhe fëmijët e tyre. Kjo është esenca e misionit tonë, kjo është esenca e asaj që kemi thënë “ Zgjedhim të Ardhmen” të lëmë mbrapa hijet e të shkuarës, të lëmë mbrapa simbolet e korrupsionit, të lëmë mbrapa praktikën e aliazhit politikë-krim-oligarki dhe të ecim përpara siç na takon ne demokratëve drejt një Shqipërie normale, me politikanë normal, me integritet, të aftë për të marrë me vete shumicën e shqiptarëve në rrugëtimin tonë drejt një Shqipërie ndryshe, ndryshe në kuptimin e shpresave dhe ëndrave të të gjithë prindërve dhe të gjitha familjeve shqiptare për fëmijët e tyre.

Ju faleminderit.

Read More
21 Jan
0

Ervin Salianji nga Devolli i Korces: Bashke kemi zgjedhur te ardhmen. I zgjasim doren kujtdo qe ka kontribut.

Devoll.

Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugetimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta ✌🏻💪🏻

Read More
21 Jan
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha,  përkujton Presidentin Ibrahim Rugova: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.
Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës 🇽🇰

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1484541556845694979?s=21

 

Read More
21 Jan
0

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes, PD: Dështim i Edi Ramës me arsimin. Miliona euro për ngrohjen e vet, asnjë investim për fëmijët

DEKLARATË E DEPUTETES MERITA BAKIU, ANËTARE E KOMISIONIT TË ARSIMIT

Të dashur qytetarë!

Të hënën, të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar së do të jetë ftohtë dhe me ketë rast ka mbyllur shkollat nga veriu në Jug. Partia Demokratike gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve.

Mbyllja e shkollave për shkak se në dimër bën ftohtë, është një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës me arsimin. Në 8 vjet, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara për të rritur cilësinë në arsim, por qeveria e Edi Ramës nuk ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla.

Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet, edhe para dy vitesh, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave më vend të krijimit të kushteve normale për të mësuar edhe në dimër.

Prindërit dhe nxënësit në Bashkinë e Tiranës pyesin çfarë u bë me 35 milionë euro që Erion Veliaj mblodhi 6 vitet e fundit si taksë lër infrastrukturën në arsim? A siguroi ai ngrohje në shkollat e kryeqytetit? Fakti që shkolla po mbyllet 3 ditë me radhë se do të bëka disi ftohtë në kulmin e dimrit, tregon që 35 milionë eurot e mbledhura nga taksa ekskluzive për arsimin nuk shkuan për të ndërtuar një sistem funksional për ngrohjen e shkollave.

Megjithatë, Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga tenderat prej miliona lekësh, qe nuk duhet ku përfundojnë. Për këtë vit shkollor Erion Veliaj ka tenderuar mbi 175 mijë euro për ngrohje, por shkollat do të mbyllen, se ngrohje nuk ka. Sistemet e kaldajave nuk punojnë, rrjeti elektrik nuk mban ngarkesë. Dhe kur kjo gjendje është në zemër të kryeqytetit, çfarë mund të pritet në zona më të thella?

Psh, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti.

Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit. Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla.

Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa.

Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e mxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit.

Për të siguruar një sistem modern konficionimi me ngrohje dhe ftohje, Edi Rama ka shpenzuar rreth 1 milionë e gjysëm euro për kryeministrinë, ndërsa fëmijët tanë detyrohem nga qeveria të qendrojnë pa mësim nga mungesa e ngrohjes në shkolla.

Të dashur prindër!

Kur famijët të rrinë në shtëpi me detyrim se shkollat nuk kanë ngrohje, kujtoni se kryeministri i vendit ka shpenzuar 1.5 milionë euro vetëm për instalim kondicionerësh.

Pabarazia, padrejtësia, pashpirtësia është ulëritëse! Ne së bashku duhet t’i japim fund kësaj gjendje! Le ta nisim që në 6 mars ndryshmin për hir të fëmijëve tanë! Të ndryshojmë qeverisjen vendore për te arritur më pas tek qeveria qendrore!

Së bashku mund t’ia dalim!

Read More
21 Jan
0

Kreu PD Basha poston videon nga Kurbini

Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. #ZgjedhimTëArdhmen

Read More
20 Jan
0

Basha poston foton nga takimi në Kurbin dhe ka një mesazh për demokratët: Bashkë për të ardhmen

Basha poston  foton nga takimi në Kurbin dhe ka një mesazh për demokratët: Bashkë për të ardhmen 🇦🇱✌🏻

Read More