Faleminderit vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, demokrate e demokratë!
Falënderimi i parë i takon demokrateve dhe demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin sot në shtëpinë e tyre, të Lezhës e të Mirditës, të cilët na bashkohen këtu edhe për shkak të rrethanave të mirënjohura, i takon gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë, i takon atyre jashtë kësaj salle që nuk po futen dot në këtë sallë, e cila është mbushur plote ë përplot, e prapë është e vogël për ta mbushur, guximin, kurajën, shpirtin e madh të demokratëve të qarkut të Lezhës, demokratëve të Kurbinit, demokratëve të Mirditës e të Lezhës!
Ndodhemi në një situatë të cilën askush se kishte dëshiruar. Por detyra e demokratëve, tash 31 vite, ka qenë jo të ikin por t’i përballin situatat e tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa të imponuara nga diktatura dhe nga veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën. Disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i cilëson diçka, di diferencon diçka nga çdo familje tjetër politike duke filluar nga kundërshtari jonë politik. Aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të folur të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ta tregojë propaganda. Aftësia për të marrë vendimet dhe të treja këto bashkë i japin demokratëve forcën për t’u ngritur e për t’u ringritur, sa herë që mendojnë se na kanë rrëzuar, nuk na rrëzojnë dot. Do të ngrihemi edhe më të fortë. Sepse ne nuk jemi bashkë rastësisht, ne nuk jemi bashkë as për hir të privilegjeve që kanë ndarë paraardhësit tanë, siç është rasti me kundërshtarin tonë politik, as për hatër të mëkateve apo të gjynaheve që kanë kryer mbi shqiptarët të tjerët. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Prandaj jemi bashkë, prandaj jemi në krah të njëri-tjetrit, kemi qenë që në ditën e parë përballë diktaturës më të egër të regjimit, kemi vazhduar në ditët e errëta, ku prapambetjet e regjimit u munduan të kthejnë rrotën e historisë, por jemi prapë bashkë në krah të njëri-tjetrit e në krah të shqiptarëve do ta çojmë Shqipërinë aty ku kemi premtuar, drejt Evropës. Europë do të thotë normalitet, Europë do të thotë drejtësi, Europë do të thotë mundësi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish. Ne jetojmë në një vend të bekuar me pasuri të panumërta natyrore, me pasuri të panumërta kulturore, artistike. Ne jemi sot një vend që duhet të ishte një nga 3 vendet të pelegrinazhit, bashkë me Lisbonën dhe Padovën. Në Laçin e “Shna Ndout”, i cili duhej të ishte jo vetëm një burim jo vetëm bekimi, por edhe mirëqenieje, për banorët e kësaj treve. Siç ndodhemi në një nga qarqet me pasuri të jashtëzakonshme, bujqësore, blektorale, turistike, diç është qarku i Lezhës. E tillë është e gjithë Shqipëria, po kush i gëzon sot këto pasuri? Ku është rinia sot? Ku do të shkojë rinia sot? Pse është emigracioni plaga që po na gërryen ditë për ditë familjet, vatrat, vendin? Sepse vendi sot nuk qeverisët, por sundohet njësoj si në kohën e diktaturës. Njësoj si në kohën e diktaturës, ligji nuk ka vlerë. Sepse shkopi i ligjit bie padrejtësisht mbi kokat e të pamundurve, të pambrojturve, të të varfërve. Ndërkohë, po padrejtësisht qëndron si mburojë mbi kokat e pushtetarëve të korruptuar që duan ta përjetojnë, ta bëjnë të përjetshëm sundimin e tyre dhe pasuritë e vëna në mënyrë korruptive. Këtu, e sotmja ngjan si dy pika loti me të djeshmen. Të djeshmen ku rinia nuk e di, por në mungesë të drejtësisë për të mbuluar krimet që kryheshin mbi nënat dhe baballarët tuaj, të rejat të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës. Të rinjtë të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës që jeni sot në këtë sallë, më bëhet zemra mall që jeni gjithmonë në krahun e themeluesve, në krahun e qëndrestarëve. Kishte një parullë sa herë që bënin krime, sa herë që çonin në burg njerëz të pafajshëm apo i vrisnin pa gjyq, sa herë që shpronësonin, sa herë që varfëronin, sa herë që shkonte thika në palcë e s’kishte as bukë misri, thonin çfarë do populli bën partia, çfarë thotë partia bën populli. Sot quhet konsultim kombëtar. Është i njëjti mentalitet. Konsultim Kombëtar. Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka zbrazur nga rinia si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron veset më të këqija, llumin e shoqërisë dhe ka nxjerr jashtë institucioneve njerëzit, burrat dhe gratë e vyeshëm, duke e mbushur me hajna dhe kriminel, parlamentin, qeverinë dhe institucionet që nuk janë më institucione se nuk i takojnë më qytetarëve, tani Edi Rama na çon formular për të na pyetur, a duhet t’i mbështesim gratë me 3 fëmijë. Ndërkohë që policia e tij, i tërheq zvarrë gratë 80-vjeçare, sepse mbrojnë shtëpinë e tyre, si në Tiranë dje. Na çon formularë për të pyetur a duhet legalizuar kanabisi, ndërkohë që e ka marrë vesh e gjithë bota që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen dhe vidhen për shkak të aleancës së Edi Ramës me baronët e kokainës, me baronët e krimit. Nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e fundit, e një regjimi i cili nuk është qeveri, po një soj si diktatura e para 31 viteve, është një regjim në koma. Një i vdekur i pakallur politikisht. E për fat të keq, ndërkohë që e gjithë energjia jonë, e gjithë forca jonë, e gjithë vëmendja jonë, duhet të përqendrohej për t’i dhënë një grusht të fortë dhe përfundimtar regjimit, për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve, për të rikthyer në shinat e saj demokracinë e brisht me shumë probleme 31-vjeçare dhe për t’i dhënë mundësinë brezit të ri që të bëjë realitet ëndrrën 31-vjeçare për një Shqipëri Europiane, që do të thotë për një Shqipëri demokratike të vërtetë, ku parlamentari me të vërtetë përfaqëson qytetarin. Dhe mos të vij aty si përfaqësues i klaneve apo i grupeve të hajnisë qeveritare apo të krimit të organizuar. Në vend që të përqendronim pra të gjithë energjinë tonë, betejën opozitare që kemi shpallur prej ditës së parë, me një synim, për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Jo për të njohur, sepse kurrë nuk e njohim rezultatin e 25 prillit, sepse është manipulim, është rezultati i masakrës zgjedhore, por për të detyruar Edi Ramën dhe regjimin e tij të pranojë atë që do sot shumica, ndryshimin. Ndryshimi vjen me votë! Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor, përmes një reforme administrativo territoriale që ia kthen bashkitë dhe komunat njerëzve, përmes vettingut të politikanëve që t’i detyrojë politikanët të shkojnë para drejtësisë. Të tregojnë xhepat dhe kontot e tyre, të familjarëve të tyre dhe lidhjet e tyre. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët, secili nga një arsye apo nga një sebep tjetër. Pse jo? Pse gjyqtarët, prokurorët po? Pse policët po? Tani dhe noterët po, nesër do thonë dhe zetoristët, ehe blektorët, edhe bletarët, ehe peshkatarët, edhe zdruktharët, vetëm politikanët nuk duan vetting, pse? Sepse kanë për të fshehur, kanë shumë për të fshehur.
E pra po i rikthehem edhe njëherë që jemi në krah të njëri tjetrit siç kemi qenë në nisje të rrugëtimit tonë si familje politike, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë jo. E dimë mirë se kemi qenë e vetmja familje politike në europën ish komuniste që nuk ja doli dot ta shembte diktaturën me goditjen e parë siç e dimë fare mirë se herën e dytë kishim në krahë djepin e demokracisë botërore, gardianin e demokracisë botërore, flamuri i të cilës ndodhet prap në këtë sallë siç ka ndodhet gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesazhet e James Beekerit dhe të përfaqësuesit të tij në krah të Partisë Demokratike ne vitin 1992. E pra e dimë të gjithë dhe e dinë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi para tiranive, tiranisë komuniste që e përmbysëm në 92 me votë dhe Tiranës së korrupsionit, të krimit të organizuar, dhe të marrëveshjeve të hapura e të fshehta me faktorët e tranzicionit, dy kushte duhet të përmbushim në mënyrë që ta përmbysim edhe këtë tirani. E para të qëndrojmë në krah të njëri tjetrit, me mendjet e hapura, të vendosur, të qartë, plot guxim e plot shpresë për Shqipërinë nesër dhe e dyta mos ta humbasim busullën, busullën tonë, busullën e Partisë Demokratike, partisë euroatlantike, antikomuniste, perëndimore, pro europiane, pro amerikane. Dhe këtë nuk e përcaktojnë fjalët por e përcaktojnë veprat, veprat tona kanë folur qartë, atëherë kur Shtete e Bashkuara përcaktuan si persona të padëshiruar non grata personazhet të botës së krimit të lidhura me partinë Socialiste, duke ndjekur të njëjtin standard dhe me kompetencat dhe pushtetin që ju deleguat tek unë me një anëtarë një votë. Edhe unë kam marrë të njëjtin vendim me 9 shtator me shpresën dhe besimin se Sali Berisha do t’ia kursente demokratëve atë që u përpoq të bënte dhe që po përpiqet ta bëjë edhe këto ditë të fundit duke i thënë na lë tët ëndërrojmë për atë pjesë të mirë të historisë, na lër të vazhdojmë përpara sepse një standard kemi vendosur, një standard që e ke mbështetur edhe ti, kush është non grat a nuk duhet të jetë në politikë madje më shumë se kaq por për fat të keq interesat personale ju vendosën sakrificës së demokratëve të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës edhe të gjithë shqiptarëve dhe jemi sot këtu pikërisht si pjesë e atij mentaliteti të vjetër që përmendi edhe avokat Duka, e vërtet që nuk i kemi dhënë dorën asnjëherë dorën njëri tjetrit, se ka dhënë mundësia për ti dhënë dorën njëri tjetrit, do ta jap datën kur të mbarojmë tani. Nuk e di për çfarë të akuzojnë por për çfarëdo që të akuzojnë, në qoftë se e kanë më kultin e individit dhe të akuzojnë se ti je kundër kultit të individit ata që të akuzojnë ose janë komunistë ose janë të infektuar nga mentaliteti komunist sepse kulti i individit e ka marrë Shqipërinë tepër gjatë në qafë që ne të vazhdojmë ti ulemi në gjunjë para kultit të individit ndaj edhe në këtë sallë nuk jam për tu ngulfatur e për tu fryrë sa herë që dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim, jo. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve, edhe kritikat të drejtpërdrejta edhe sugjerime dhe për t’ju thënë, e para, ata që duan ta përçajnë Partinë Demokratike, ata që duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike, e bëjnë këtë për hesap të tiranase të korrupsionit dhe të kreut të tiranase së korrupsionit që është Edi Rama, atyre pa asnjë dilemë do tu themi ndal ose jashtë. Ndërsa një grusht njerëzish janë këta që asnjëherë nuk i kanë bërë llogaritë për Partinë Demokratike për demokratët dhe me demokratët por vetëm me xhepat e tyre e për xhepat e tyre ndërsa një pjesë tjetër se duhet të diferencojmë e cila përhumbet pas imazheve te të kaluarës e ndalet para njerëzve si me qenë përpara ikonave por nuk janë ikona janë njerëz me gabime dhe me gabime shumë të mëdha kohët e fundit që mund të kishin kushtuar mos të themi ishin projektuar që të kushtoni jetë demokratësh duke i përçarë dhe duke i hedhur kundër njëri tjetrit me një gjuhë urrejtjeje që se kemi dëgjuar as ndaj kundërshtarit politik madje as nga kundërshtari politik duhet të diferencohemi midis tyre, se ata e kanë kaluar vijën e kuqe, vija e kuqe është dhuna, dhuna në familjet tonë politike nuk ka vend , ajo vijë e kuqe pastaj ka dy rrugë ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori Partia Demokratike duke i i treguar atë që duhet ti tregojë çdo force politike europiane, atyre që mendojnë se me dhunë mund ti imponohen demokratëve, por shumica tjetër e diferencuar siç ishte e diferencuar atë 8 janar të zi edhe në oborr ishin te diferencuar valë valë edhe jashtë oborrit të Partisë Demokratike ata kanë akoma kohë dhe mundësi ti thërrasin mendjes, ti thërrasin arsyes dhe ta kuptojnë se nuk ka asnjë arsye të jenë aty përveç se ti shërbejnë Edi Ramës përmes preteksteve të Sali Berishës dhe kanë të gjitha arsyet të jenë këtu, me ne me demokratët në betejë me Edi Ramën, në betejë me të keqen, në betejë me tiraninë dhe këtu do të kenë të garantuar të drejtën të flasin pa i ndërpresë askush, ta ngrenë zëri sa të duan, ta drejtojnë gishti nuk të duan duke filluar nga unë me çdo lloj kritike me çdo lloj kundërshtie, me çdo lloj debati edhe me garë por kurrë me dhunë. Për ta distancomi nga dhuna është kushti i vetëm dhe për ta pas distancimin nga dhuna dhe rikthimit te kuvendimi, tek debati, te përplasja e mendimeve dhe ideve pa asnjë parakusht, pa asnjë të përjashtuar duke filluar me kryetari i partisë, dora ime , dora juaj, dora e të gjithë demokratëve do të mbetet e shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Por zonja dhe Zotërinj ky diferencim nuk do të bëhet për diversion, bëhet për një parim të shenjtë, dhe bëhet në sy të të gjithë Shqiptarëve edhe të atyre qindra, mijërave, dhjetëra, mijëra që ka vite e dekada që nuk na votojnë për arsye të ndryshme dhe nga spektër të ndryshime të shoqërisë, sa vite ka që në Kurbin, Mirditë. Lezhë, familje të vrara të prera, të varura, të burgosura nga komunizmi nuk votojnë Partinë Demokratike, i kemi pyetur pse nuk votoni, ku ju kemi zhgënjyer, ku ju kemi lënë në baltë. Po e filloj me ata që janë palca dhe duhet të jenë palca e Partisë Demokratike, me të përndjekurit dhe me pronarët, sa vite ka që pavarësisht përpjekjeve tona njerëz që na kanë ndjekur që në fillimit tona, intelektual, shtresa e mesme , thonë dua të votojmë por, por çfarë. Po sa shohim emrin e dikujt apo kur jeni në aleancë me dikë jemi pak të dyzuar, më mirë po rrimë në shtëpi e deri te të majtët të cilët thonë se programi i Partisë Demokratike i jep zgjidhje problemeve tona, të cilët na e kanë thënë në sy se Edi Rama edhe pse është kreu i partisë së tyre është një socialist i korruptuar deri në palcë i cili nuk ka më lidhje me Partinë Socialiste por më shumë më krimin dhe me hajninë por pra nuk e kanë kaluar dot pragun. Në sytë e tyre merr rëndësi të madhe qëndrimi që do të mbajmë ne dhe qëndrimi që do të mbajmë ne dhe qëndrimi që do të mbajmë ne, e qëndrimi që duhet të mbahet kudo është ai që këtyre dhjetëra, qindra mijëra, dhjetëra e mijëra shqiptarëve nga Vermoshi në Konispol pa dallime gjeografike, gegë e toskë, t’jua hapim dyert e t’ju themi, çfarë ju mbajti larg, çfarë do ju gërryej besimin deri dje, sot nuk është më. Ne jemi çliruar nga hijet e të shkuarës, ne i kemi pranuar gabimet e të shkuarës, ne jemi të vendosur mos ti përsërisim më ato dhe këtë nuk mund ta bëjmë vetëm me fjalë, duhet ta bëjmë me vepra, duhet ta bëjmë duke i afruar njerëzit e vlerave e jo duke i larguar ata, në strukturat tona, brenda strukturave tona dhe afër nesh dhe jo më kot kuvendi kombëtar dhe delegatët e mbarë qarkut të Lezhës votuan me 18 dhjetor diçka që kaloi për shkak të mënyrës se si funksiononin mediat nën tirani, pa u vënë re. Themelimin e një institucioni të ri brenda Partisë Demokratike, Aleancës qytetare për demokracinë. Një sinjali të fuqishëm që i japim shoqërisë, se jemi të hapur jo thjesht për fasadë, për buzëkuq, po për t’i bërë pjesë të mendimit tonë dhe të vendimmarrjes tonë. Se jemi të vetëdijshëm, se beteja që kemi përballë me regjimin, mund të kurorëzohet me sukses vetëm kur Partia Demokratike, është në një aleancë të vërtetë, të thellë dhe jo fasadë me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin, që duan një të ardhme ndryshe për veten e tyre dhe familjet e tyre. E pra miqtë e mi, kjo duhet të përkthehet në veprim, në çdo lagje të Laçit, të Lezhës, të Rrëshenit, të Rubikut. Në çdo fshat të çdo komune, kudo, njerëzit e vlerave, shumica dërrmuese e shqiptarëve, shumica e heshtur e shqiptarëve që nuk e do dhe nuk e përdor gjuhën e urrejtjes, të linçimit e të dhunës, që e përbuz të menduarit njësoj siç mendoheshe në kohë të diktaturës, sot në 2022. 32 vite pasi studentët u ngritën për ta shkëputur Shqipërinë nga diktaturë, ë gjithë këta njerëz duhet edhe një herë, si të parën herë si në 92-shin, ta kuptojnë që ka vetëm një shtëpi që i bashkon vlerat Europiane, vlerat e lirisë dhe të demokracisë, vlerat amerikane të dinjitetit të individit dhe që do t’iu bëj të mundur atyre të jetojnë në vendin e tyre me dinjitet e të kenë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre me dinjitet dhe me kokën lartë pa i thënë kujt dhe pa i puthur kujt dorën, përveçse duart e nënave dhe baballarëve të tyre punëtore, dhe kjo shtëpi quhet Partia Demokratike e Shqipërisë.
Miqtë e mi, 8 janari ishte një ditë traumatike për të gjithë. Por, gjithmonë pas reve shndrit një diell. Dhe pas një të keqe gjithmonë fshihet një e mirë. E mira është që demokratët janë të vetëdijesuar tashmë se vija ndarëse midis shumicës absolute dhe një pakice që gjithmonë ka përfituar në kurriz të kësaj shumice, është dhuna. Se kush e ka kaluar atë vij të kuqe, faktikisht ka qenë dhe është shërbëtor i atij që kemi përballë dhe i kastës që sundon Shqipërinë prej 30 vitesh. Kërkush nuk e ka kuptuar këtë se Edi Rama. Nuk e di sa prej jush patët mundësi të lexonit një shkrim në një agjenci të pavarur gazetarie, për Ballkanin që financohet edhe nga BE edhe nga SHBA-të. Ku thuhej me dy fjalë që Edi Rama nuk ka aleatë më të mirë sot për të vazhduar korrupsioni, për të vazhduar shkeljen e ligjit dhe sundimin pa ligj, sesa Sali Berisha dhe veprimet e tij. Besoj e keni dëgjuar qartë mesazhet e aleatëve tanë, nuk kanë nevojë për përkthim, nuk kanë nevojë për t’i rrotulluar apo për të parë filxhanin e kafesë. Duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen, duan ta shohin Partinë Demokratike jo thjesht si një opozitë e fortë e të bashkuar, ballore, pa kompromis me të keqen e regjimit të Edi Ramës siç jemi e siç do të jemi deri në ditën që do ta përmbysim me votë. Por duan dhe presin që të jetë përsëri në krahun tonë kur Partia Demokratike të marrë përsipër të qeverisë vendin. E ta qeverisë vendin me përgjegjësinë që i takon, si forca që solli pluralizmin e që do të sjell demokracinë dhe shtetin e vërtetë të së drejtës, shtetin e të gjithë shqiptarëve, e jo vetëm të një pakice që e ka marrë 31 vite dhe nuk e lëshon vendin dhe pasuritë e tij, si me qenë plaçka e 3 apo 4 familjeve.
Mesazhi i tyre është i qartë: Me zi presim të jemi në krahun e Partisë Demokratike, forcë qeverisëse e Shqipërisë. Sepse e dinë se nga kjo stuhi, e cila fillimisht goditi brigjet tona, por do të shtrihet anembanë Ballkanit, për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit, për të rindërtuar rendin perëndimor në Ballkan, për të mos ia lëshuar Ballkanin Perëndimor atyre që duan ta rikthejnë dhe një herë në kohën e Bashkimit Sovjetik, por për ta bërë një vend, një zonë ku njerëzit jetojnë njësoj si në pjesët e tjera të Europës, Shqipëria bashkë me Kosovën janë kyçur. Sepse në qoftë se beteja nuk mund të fitohet këtu, në popullin më pro perëndimor, më pro amerikan, më pro europian, ku do të fitohet? Ndaj aleatët tanë janë të vendosur, ndaj dhe ne duhet të jemi të vendosur, ndaj dhe ne duhet të jemi të vendosur se në krah me njëri-tjetrin, me një qëllim që na bashkon pavarësisht mendimeve të ndryshme që jo mund të kemi, por duhet të kemi, kurrë mos ardhtë dita që ne të kemi mendime të ndryshme në këtë sallë, se në atë ditë s’jemi më Parti Demokratike e Shqipërisë. Pavarësisht të gjitha këtyre, ne jemi të bashkuar në qëllim. Demokratët e vërtetë janë të bashkuar në qëllim, demokratët e vërtetë janë gati të bëjnë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në emër të Shqipërisë dhe në emër të shqiptarëve dhe të familjeve të tyre dhe të fëmijëve të tyre, që të largojmë një orë e më përpara regjimin e urryer të Edi Ramës dhe të bëjmë realitet ëndrrat e tyre më të bukura, të sjellim pra ndryshimin. Parakusht është mos të mbetemi në vendnumëro, aq më pak të mbetemi peng të hijeve të së shkuarës. Parakusht është ajo që kemi vendosur të gjithë së bashku, të zgjedhim të ardhmen. Dhe sot, në praninë tuaj, themelues dhe qëndrestarë. Kryetar të degëve të Kurbinit, të Mirditës, të Lezhës, të grupseksioneve, të LDG-së, të FRPD-së, të deputetëve që nuk përfaqësojnë interesa dhe klane, por përfaqësojnë një për një, njerëzit e kësaj zone në Parlamentin e Shqipërisë dhe luftën tonë të përditshme për normalitet dhe demokraci. Le të oshëtijmë nga kjo sallë dhe jashtë kësaj salle, me besimin që nuk na e lëkund dot askush, sepse na buron nga gjokset tona, e na janë mbushur mëngjes për mëngjes Zoti edhe njëherë me forcë e me kurajo, me besimin tonë se Shqipëria do të bëhet, se Shqipërinë do ta bëjmë një vend normal, demokratik, të zhvilluar, me mundësi për të gjithë shqiptarët dhe se barra e misionit që kemi mbi supet tona për ta çuar drejt përfundimit plotë dritë, ëndrrën e atyre që na dhanë jetë në dhjetorin e vitit 1990, vendosmëria jonë është e palëkundur. I palëkundur qëndroj në krye të kësaj beteje ku më keni vendosur, jo sepse dua të demonstroj me këtë kryeneçësi apo trimëri apo të më thuhet apo të më këndohet nuk i lëvizi qerpiku. Më lëviz qerpiku kur shoh vuajtjet e nënave që nuk kanë ushqim për fëmijët e tyre, kur shoh shtëpitë e shqiptarëve pa ngrohje në këtë dimër të acartë, e nga ana tjetër shoh qindra milionë euro në inceneratorët. Më lëviz kur prekem nga e keqja dhe zemërohem nga e liga që nuk pranon të hetohet në Komisionin Parlamentar të Inceneratorëve, siç e patë. Sepse e dinë që po ta lejojnë hetimin deri në fund, ajo që ka nisur me bishtin, do të përfundojë me kokën e vërtetë, me kokën e vërtetë të qeverisë, që është koka e korrupsionit e duhet të jetë para drejtësisë një orë e më parë.
Ndaj, shqiptarëve iu themi nga kjo sallë, nuk jemi këtu për t’i bërë karshillëk njëri-tjetrit brenda familjes tonë politike, se demokratët e kanë dashur dhe e duan njëri-tjetrin dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Jemi këtu për t’iu thënë ja si jemi, të fortë, të vendosur edhe në orë të vështira për familjen tonë dhe forca dhe vendosmëria buron nga vetëdija që ju shqiptarë prisni nga ne dhe keni të drejtën të prisni nga ne t’i prijmë ndryshimit. Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës dhe tubave të tij të oksigjenit, që nuk ka diversion mbi tokë ta ndalë vullnetin e demokratëve, për t’i dhënë fund tranzicionit, e bashkë me tranzicionin edhe Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jam këtu në emrin tuaj për t’i thënë të gjithë demokratëve, se kjo vetëm do të zhvillohet kudo ku të jetë nevoja. Se do të jemi në krah të njëri tjetrit, unë i pari siç jam sot në Kurbin, do të jem kudo nga Vermoshi në Konispol në krah të çdo demokrati e në krah të çdo shqiptari, e ashtu do të jemi të gjithë ne ku ka padrejtësi për t’u ndritur të gjithë së bashku si një valë ndryshimi dhe pozitiviteti. Dhe për t’i thënë e garantuar ata që kanë 30 vite që investojnë për shkëputjen e Shqipërisë nga trashgimia e hidhur e komunizmit, besoni tek Partia Demokratike. Na keni qëndruar në krah, keni deklaruar se vazhdoni të qëndroni në krahun tonë, keni zgjedhur Partinë Demokratike, kam nderin dhe përgjegjësinë që keni zgjedhur Partinë Demokratike dhe mua si partnerin tuaj, për një Shqipëri të së drejtës, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri me ekonomi të zhvilluar, ku të vijnë investitorët tuaj amerikanë, Europian. Keni besim se krah më krah njëri-tjetrit, nuk ka forcë të na ndalë. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Faleminderit!
Blog
Të nderuar gazetarë, ju falënderoj shumë për interesin që keni ardhur këtu me gjithë njoftimin e vonë.
Dua t’ju njoftoj për zhvillimet dhe diskutimet që patëm në komisionin hetimor për inceneratorët. Fatkeqësisht ditën e djeshme PS vendosi që të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive për buxhetin e shtetit të viteve të fundit të aferës së inceneratorëve ku 430 mln euro janë dhënë në mënyrë korruptive tre kompanive që janë me një pronar dhe që janë të lidhur me zyrtarë të lartë, përfaqësues të lartë të PS, me ministra, afera e cila shkon deri tek kryeministri.
PS me votën e tyre kundër arrit të tregojë që në fakt mbështetja politike dhe mburoja politikë kundër hetimit të kësaj afere është me vullnetin e plotë politikë të qeverisë, sigurisht të kryeministrit Edi Rama.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të patur një punë intensive në komisionin hetimor të inceneratorëve, ju keni qenë vetë prezentë, pjesa më e madhe e juaja në përpjekjet që anëtarët e PD kanë patur për të marrë informacione në bllokun e hekurt që ne kemi hasur sa herë që institucionet shtetërore të në kthejnë përgjigje, institucionet bankare të na kthejnë përgjigje dhe ajo që është më e rëndësishmja kompania koncensionare të na kthejë përgjigje.
Deputetet e PS nuk arritën dot të tejkalojnë axhendën e tyre politike dhe partiake. Me votën e tyre kundër ata treguan që afera korruptive e inceneratorëve në fakt nuk ka vetëm Lefter Kokën përgjegjës që sot është para drejtësisë, por përgjegjësit vazhdojnë akoma sot janë me pushtet. Ato u kthyen ne avokatin publik të kryeministrit që së bashku me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë nënshkruan 17 vendime brenda ditës për t’i dhënë Mirel Mërtirit, Stela Gugallias, Klodian Zotos mbi 24 mln euro financime për koncensionarin e Elbasanit. Ashtu sikurse dokumentet që ne kemi mbledhur provojnë përveç Lefter Kokës në Elbasan, janë të përfshirë në vendimmarrje kryetari i Bashkisë z. Qazim Sejdini, z. Kryetar i Qarkut Bukurosh Stafa por njëkohësisht edhe zyrtarë të lartë të ministrisë së Financave të cilët, siç provon raporti zyrtar i KLSH-së, por edhe raporti i Minsitrisë së Financave për një koncesion i cili sipas dokumenteve të shtetit duhet të ishte 24 ,mln është 28 mln.
Pse sot në burg është vetëm Lefter Koka?
Pse përgjegjësit e tjerë sot nuk janë përpara drejtësisë?
Nga ana tjetër deputetët e Fierit të PS në komision u shndërruan në mburojë personale duke treguar që në fakt inceneratori i Fierit dhe shqetësimet që ne kemi patur për inceneraotrin e Fierit janë të vërteta.
Grupi i strukturuar kriminal, ashtu sikurse ne e kemi quajtur, në padinë që kemi çuar në SPAK, në fakt vazhdon dhe e paguan inceneratorin e Fierit.
Unë këtu së bashku me dokumentet për Elbasanin, kam edhe dokumentet për Fierin.
Çfarë tregojnë këto dokumenta?
Që pagesa që po i bëhet sot iceneratorit të Fierit ka hasur në kundërshti të Avokatit të Shtetit të PS, të KLSH, të cilët i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare që nuk duhet të vendoset gjykata e arbitrazhit si gjykatë për zgjidhjen e çështjes mes palëve. Duhet të vendosë një gjykatë këtu në Shqipëri. Duhet që për reciprocitet për të gjitha kontratat e tjera koncensionare duhet përdorur sistemi gjyqësor këtu në Shqipëri.
Por qeveria e ka refuzuar këtë mendim profesional dhe ka vazhduar në Gjykatën e Aribtrazhit dhe përdor si justifikim Gjykatën e Arbitrazhit dhe thotë se “nuk i ndalojmë dot pagesat sepse kemi frikën se mos kjo shkon në Arbitrazh.”
Unë nuk e di se si një aferë korruptive e gjykuar në thelb korruptive, e dhënë në mënyrë korruptive, e dhënë në mënyrë korruptive mund të kenë frikën se nesër në Arbitrazh mund të kenë dëme.
KLSH ka bërë një analizë edhe për kosto -performancën për inceneratorin e Fierit. Është bërë edhe një studim fizibiliteti për koncencionarin e Fierit. Është zbuluar se sikurse kanë sugjeruar institucionet e qeverisë shqiptare, inceneratorit i Fierit nuk duhej ngritur. Sepse përveç kostos së lartë që shkon në 29 mln euro, vetë incenerimi si alternativë është 3.3 mln më i lartë; përveç tarifave të pastrimit të rritura në qytetin e Fierit, Lushnjes dhe gjithë qarkun, por njëkohësisht në bashki të tjera përrreth. Edhe këtu 3 mln të tjera humbje.
Pse kryetari i Bashkisë së Fierit sot nuk ëhstë përpara drejtësisë?
Pse nuk është përpara drejtësisë sot ministri Arben Ahmetaj, ministri Blendi Klosi?
Pse ish ministri Damian Gjiknuri nuk është nën hetim?
Pse kryetari i qarkut i Fierit përsëri nuk janë në hetim?
Dhe unë këtu po flas me dokumente zyrtare, shtetërore që kanë ardhur përpara komisionit hetimor.
Nga ana tjetër fatkeqësia më e madhe është inceneratori i Tiranës.
Deputetet e PS u bënë mburojë e aferës më të madhe, ashtu siç thotë edhe raporti i KLSH-së, me një kosto 2 herë më të lartë se ajo e fillimit, 129 mln euro është deklaruar bashkë me TVSH dhe kosto të tjera shkon 179 mln euro. Por vlera reale në buxhetin e shtetit është mbi 300 mln euro e inceneratorit të Tiranës.
Unë kam pamje filmike brenda inceneratorit të Tiranës, pamje që mi kanë sjellë punonjësit që punojnë atje. Nuk ka asnjë proces incenerimi. Nuk ka makineri. Përveç procedurave, në kundërshtim me ligjin për të tre inceneratorët që sot duhet të ishin skenë krimi, aty është thjesht një landfill i lyer me bojë.
300 mln euro janë një kosto e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit. Dhe kushdo që është përfshirë në vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë, duke filluar me kryetarin Erion Veliaj, që po i njëjti raporti i KLSH-së, i cili fatkeqësisht nuk është bërë publik për të gjithë qytetarët, në kundërshtim me ligjin, kryteari i Bashkisë Tiranë ka dhënë vendimin personal për bashkinë e Tiranës, duke marrë përsipër bashki të tjera të qarkut Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, Vorë. Për të cilat nuk kishte mundësi vendimmarrje dhe nuk ka sesi të jetë vendimmarrje personale por duhet të ishte një vendimmarrje e Këshillit Bashkiak me shumicë të cilësuar për të kaluar procedura të tjera për shpronësimin dhe për pronën.
Për Bashkinë e Tiranës shifrat janë të jashtëzakonshme.
Pesha që zë inceneratori i Tiranës në Produktin e Përgjithshëm Bruto është pothuajse 1%. Me një peshë 1% kushdo mund të llogarisë se sa pensione mund të ishin paguar, se sa biznese të vogla mund të kishin marrë subvencione.
Dhe ndërkohë që në inceneratorin e Tiranës, megjithëse janë investuar 31% e vlerës nga ana e kompanisë, janë marrë 100% e parave.
Si ka mundësi që janë vazhduar pagesat sipas llogarive që kanë bërë ekspertët tanë, ndërkohë që për këtë incenerator pagesat duhet të ishin ndaluar menjëherë në momentin kur nuk e shoqëron me investime?!
Unë këtu përmenda vetëm faktet kryesore.
Ju siguroj që ka dosje voluminoze me gjithë rezistencën e institucioneve shtetërore, nga burime zyrtare dhe jozyrtare ne kemi arritur që të marrim informacione, që tregojnë se të njëjtin fat si të Lefter Kokës, pa pushtet sot, duhet ta kishin kryeministri, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, tre minsitra, tre kryetarë bashkie.
Fatkeqësisht SPAK-u nuk ka dalë dot nga përgjegjësitë e tij për të hetuar të plotë këtë aferë.
Kam kërkuar që të kemi këtë komunikim sot së bashku me median për t’ju njoftuar së në ditët në vijim ne do t’i bëjmë publike çdolloj fakti që kemi marrë dhe nga ana tjetër do t’i depozitojmë këto në SPAK.
Mburojën politike që PS i dha kësaj afere dje me votën kundër, ne do të përpiqemi që ta bëjëm transparencën përmes jush, përmes punës tuaj, atyre mediave kurajoze që kanë arritur ta transmetojnë dhe që shpresoj që ta transmetojnë edhe në ditët në vijim që kushdo që është përgjegjës për këtë aferë të shkojë përpara drejtësisë.
Është fatkeqësi shumë e madhe që komisionet hetimore kanë këtë fat në Parlamentin e Shqipërisë.
Komisionet hetimore janë mënyra e vetme se si ne mund të ushtrojmë një rol mbikëqyrës në parlament.
Ne këtë legjislaturë është komisioni i dytë parlamentar që përballet me forcën e kartonëve.
Unë gjykoj që një ndryshim i ligjit për komisionet parlamentare do të jetë i nevojshëm për t’i dhënë çdo hapsirë të nevojshëm opozitës për të ushtruar funksionin e saj mbikëqyrës, por nga ana tjetër për të hetuar ato afera, që në këtë rast, e inceneratorëve, e Beçhettit që është në Gjykatë Kushtetuese, po njëkohësisht e zgjedhjeve që nuk ka betejë më të rëndësisshme se ajo e zgjedhjeve; që t’i japin mundësi opozitës që të përdorë parlamentin si instrument.
Pyetje: Znj. Tabaku, ju keni bërë padi penale në SPAK. Si palë e interesuar a keni bërë kërkesë zyrtare për informacion pranë SPAK dhe çfarë përgjigje keni marrë?
Jorida Tabaku: Në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor kam kërkuar informacion nga SPAK dhe SPAK ka kthyer një përgjigje që “është akoma në hetim, përveç z.Lefter Koka, janë duke u hetuar edhe individë të tjerë.”
Të mos harrojmë këtu se një nga individët që ne kemi çuar përpara SPAK-ut, z.Alqi Bllako, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, sot deputet i PS, është personi që duhet të ishte përpara drejtësisë. Unë nuk e di përse nuk po procedon SPAK. Firmat e z. Bllako në të gjithë proçedurën krahas z. Lefter Koka të dhënies së koncesionit janë shumë të qarta, përgjegjësia e tij është shumë e qartë, por njëkohësisht dhe implikimi familjar për pagesën e personave të familjes së tij nga kompania e inceneratorëve, sigurisht që janë shumë të qarta.
Nuk ka kthyer një përgjigje me emra SPAK-u por thjesht ka thënë që edhe në rastin e Elbasanit janë persona të tjerë të cilët vazhdojnë të hetohen. Unë do të kisha shpresuar që edhe për çështje të ruajtjes së privatësisë në hetim, SPAK-u të kishte proceduar me të gjithë njëkohësisht dhe bashkë me z. Lefter Koka të kishn shkuar përpara drejtësisë edhe personat e tjerë.
Pyetje: Inceneratorët janë një çështje shumë e rëndësishme për PD dhe mediat aty ku kanë patur hapësirë i kanë dhënë zë fakteve në Komisionet Hetimore. Por krahas kësaj lufte duket se PD do të ketë përballë edhe një luftë tjetër shumë shpejt. Z. Meta ka adresuar datën për zgjedhjet e pjesshme. A është gati PD për këto zgjedhje, a ka filluar të mendojë për kandidatët për 6 bashkitë për kryetarë? Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se do të dalë me kandidatët e saj. E bën të vështirë fitoren për këtë forcë politike duke qenë se mund të ndahen votuesit?
Jorida Tabaku: Unë të falënderoj shumë për pyetjen dhe për faktin që e keni reflektuar çështjen e inceneratorëve, një nga mediat e pakta keni qenë edhe ju. Pyetjes për zgjedhjet do t’i kthej përgjigje në fund. Ka akoma shumë gjëra për inceneratorët për të diskutuar dhe unë nuk e besoj dot që interesi juaj mbaroi me kaq.
Pyetje: A keni informacion se kush ia ka kërkuar firmën Erjon Veliajt dhe a keni prova që Veliaj ka firmosur dhe për bashki të tjera si kamza dhe Vora?
Jorida Tabaku: Nuk dua të futem në shumë detaje. Nuk e di se kush mund t’i thotë z. Veliaj firmos për një aferë korruptive. Sigurisht jo PD, nuk e kemi urdhëruar ndonjëherë të firmosë. Nuk i kthej dot përgjigje kësaj pyetje se çfarë incentivash ka z. Veliaj të pëfshihet në këtë aferë korruptive, por di të them që kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, për bashkinë Tiranë ku i bëhet një kërkesë në nivel qarku, ku i thuhet, Qarku Tirana është dakord me vazhdimin e kësaj proçedure. Në vend që të mblidhte Këshillin Bashkiak dhe në vend që të pritej përgjigja e të gjithë bashkive të Qarkut. Z. Veliaj ka kthyer një përgjigje pozitive që po, jemi dakord me këtë proçedurë, pa asnjë studim fizibiliteti, pa asnjë llogaritje, pa asnjë informacion, pa e ditur koston reale që në fakt llogaritë reale tregojnë që janë duke paguar, tashmë buxheti i shtetit një tarifë dhe nga ana tjetër qytetarët e Tiranës dhe biznenset e Tiranës, janë duke paguar për një tarifë të lartë për incenerimin 70%, u rritën pikërisht për të paguar tarifën e incenerimit. Arsyet se përse janë të përfshirë në aferë korruptive, duhet t’i zbulojë SPAK-u. Unë di që këto janë shkresat zyrtare që kanë ardhur pranë Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
Pyetje: Zonja Tabaku, pak më herët thatë se do t’i dërgoni provat që ka siguruar Komisioni Hetimor në SPAK. Do të thotë kjo se ju keni siguruar prova të reja ndryshe nga ato që mund të disponojë SPAK-u dhe që janë dërguar edhe nga partitë e tjera politike? Dhe konkretisht, nëse ka, çfarë provash janë?
Jorida Tabaku: Unë nuk kam dijeni se çfarë provash ka SPAK dhe çfarë provash ka arritur të mbledhë SPAK-u. Di të them që kemi pasur shumë vështirësi, mbledhje pa fund për t’i dërguar informacione dhe kërkesa institucioneve dhe në shumë raste ne kemi hasur në përgjigje negative. Këtu dua të jap si shembull përgjigjet që ka dhënë konçesionari. Është e pakonceptueshme që një Komision Hetimor që ngrihet për të hetuar koncesionin, thotë se nuk të kthej ty përgigje se si kam shpenzuar unë buxhetin e shtetit. Të njëjtat të dhëna ne i kemi kërkuar edhe nga tatimet. Ka shumë informacione që ne i kemi të disponueshme. E përsëris edhe një herë nuk e di se çfarë ka SPAK. Çfarëdo që kemi unë do të ndjek atë rrugë që do të dushej të kishte ndjekur Komisioni normalisht. Rruga është e tilë. Do të prezantohej një raport i minorancës dhe një raport i mazhorancës. Raportin e minorancës ne do ta çonim në SPAK me të gjithë mbrojtjen politike që ata i dhanë aferës së inceneratorëve dhe e votuan kundër planin e hetimit dhe thirrjen e dëshmitarëve sipas periudhës që lejonte rregullorja e Kuvendit. Unë do të ndjek po të njëjtën proçedurë. Raportin që ne do të përgatisnim, informacionet e mbledhura, dosjen për secilën prej tre qyteteve do ta çojmë në SPAK si një mbështetje për vazhdimin e hetimit dhe inkurajimin që ky hetim duhet të vazhdojë.
Pyetje: Arrestimi i Lefter Kokes është cilësuar si një fitore e Partisë Demokratike, duke qenë se e keni denoncuar vazhdimisht këtë aferë korruptive.
Nga faktet dhe provat qe ju thoni se do t’i nxirrni ne vazhdim, keni dijeni nëse do arrestohen të tjerë zyrtarë?
Jorida Tabaku: Nuk më ke dëgjuar ndodnjeherë të bëj lajme të bujshme dhe të them do arrestohet (X-i) ose (Y-i), kam folur me prova dhe fakte gjithmonë dhe për të njëjtën akuzë që z. Lefter Koka është përpara drejtësisë ashtu siç përmenda më parë, duhej të ishin edhe dy ministra të tjerë, zv/ kryeministri sot, dy ministra, Z. Klosi dhe z. Damian Gjiknuri të cilët në pjesë të ndryshme të procesit kanë marrë pjesë që të paktën duhet të pyeten dhe hetohet nga SPAK-u dhe tre kryetarë bashkie. Sigurisht procesi është bërë me mbështetjen dhe vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama, me mbështetjen dhe mburojën mediatike të tij, i ka dalë për zot sa aherë ka qenë nevoja, dhe është ekzekutuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë me përpikmëri, me procedura brenda një dite ë shkelje të ligjit, në shkelje të MSA-së, në shkelje të Kushtetutës por ajo që është më e rëndësishme edhe në shkelje të konkurencës. Këta janë persona të cilët ne kemi kallzuar në SPAK. Këta janë persona që SPAK-u duhet të hetojë, se cilin do të arrestojë nuk e them dot unë.
Pyetje: Më 10 mars Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesen e PD për çështjen Beçhetti. Do të vazhdojë PD ta ndjekë me të njëjtin zell pavarësisht vendimit të kushtetueses?
Jorida Tabaku: Jam e sigurt që Gjykata Kushtetuese ka një precedent, ndaj edhe ne e kemi çuar në Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi nuk ka të drejtë të vendosë, të gjykojë dhe të interpretojë kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Kuvendi ka të drejtën vetëm t’i japë OK-in, të bashkëpunojmë në kuptimin e ndryshimit të objektit të hetimit, të biem dakord se kush mund të jetë objekt i hetimit, por jo ta pengojë hetimin.
Gjykata Kushtetuese jam e sigurt që do të marrë një vendim ashtu siç është marrë herët e tjera, duke u bazuar mbi preçedencën e vendimeve të kalauar. Por, pavarësisht kësaj, ne jemi duke pritur atë vendim. Denoncimi do të vazhdojë dhe njëkohësisht, bërja publike e fakteve dhe përfshirjes së kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, fatkeqësisht janë po të njëjtët bashkëpunëtor krimi gjithmonë, faktet do të bëhen publike. Do të ishte më e mirë që kjo të bëhej në zyrat e Kuvendit, në Komisionet e Kuvendit dhe të bëhej ashtu siç i takon një Komisioni Hetimor që duhet të jetë në Kuvend.
Përsa i përket pyetjes për zgjedhjet.
Unë ju falënderoj të gjithëve për interesin që keni pasur, por që të gjithë si gazetarë të vjetër dhe gazetarë që ndiqni PD, ju e dini që PD ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi përpara zgjedhjeve të 25 prillit, për zgjedhjen e kandidatëve. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për ata në nivel qëndror, në zgjedhjet e përgjithshme, edhe për ata në nivel lokal. Janë prezantuar kandidatura të cilat ashtu siç e përcakton statuti dhe rregulloret e PD, përbënin një grup njerëzish për t’u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme, qëndrore dhe lokale. Ata iu nënshtruan një vlerësimi të përgjithshëm, një vettingu, analize nga një Komision i cili çertifikoi këtë proçedurë me ata kandidatë. Secili kishtë të drejtë të kontestimit.
Zgjedhjet lokale të 6 marsit që ka dekretuar Presidenti, tregojnë faktin që ne e kemi thënë me vite, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës. Të lidhjes së krimit me pushtetin e Edi Ramës, që edhe në zgjedhjet e kontestuara pa kundërshtarë siç ishin ato të 2019-ës, kërkonte që Edi Rama të bënte aleancë me krimin, dhe kemi arritur që në 61 bashki, 6 janë ose me rekorde kriminale, ose të larguar, por ne kemi informacione që janë edhe të tjerë.
Kam bindjen që PD në këto zgjedhje do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm. Më përfaqësues të mundshëm, me integritetin më të lartë, krahas kandidaturave kriminale që kishte qeveria të cilët sot janë larguar dhe kaën lënë 6 vende bosh, dhe në fakt pjesa më e madhe duhej të ishin bosh.
Kandidatët do të shpallne shumë shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar nga KQZ-ja dhe PD është e angazhuar që në këtë proces të krijojë një aleancë të jashtëzakonshme dhe të gjerë me të gjithë partitë aleate të koalicionit opozitar dhe aleancë me qytetarët bazuar edhe në ndryshimet e fundit që ne bëmë në Statut, për të përfshirë mendimin qytetar, shoqërinë civile, individët pa parti, në një front të gjerë opozitar që unë besoj do të jetë i denjë për t’i bërë ballë çdo palë zgjedhje me gjithë vështirësinë që këto zgjedhje, ashtu siç e kuptoni ju, kanë. E ërëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë shqiptarëve që e votuan pak muaj më parë.
Falemnderit.
Fermerët e dinë vetë se cfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë er tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i con te miqtë e qeverisë. Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë. Kjo video nuk është për ta. Kjo video është për të treguar se si propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur, që duhet të ndryshojë një orë e më parë. Për të patur një Shqipëri me te mire, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës.
Endri Hasa percjell mesazhin e banoreve tek 5 Maji: Nuk do te jeni te perjetshem ne karrige!
Në mungesë të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë njerëzore për qindra familje që prej disa muajsh apelojnë për të gjetur një dakordësi për banesat e tyre, IKMT-ja e qeverisë dhe Policia Bashkiake e Tiranës mësyn në pronat private të banorëve të 5 majit!
Nuk ka fjalë të përshkruash dhunën, terrorin dhe sjelljen çnjerëzore ndaj kryefamiljarëve, nënave dhe fëmijëve. Forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Edi Rama dhe Erion Veliaj mos e harroni paralajmërimin e atij banori që po i prishej banesa: “Nuk do të jeni të përjetshëm në karriget tuaja! Askush nuk do t’i harrojë këto që po bëni! Askush”.
PD dorëzon kërkesën për seancë urgjente dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për shtëpitë tek 5 maji. PD: Jemi zëri i qytetarëve.
8 deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për ccëshjtjen e shtëpive tek zona e 5 Majit. Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.
Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaccërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e 5 Majit.
Në seancë dëgjimore, përvecc një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:
1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;
2. Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
4. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.
Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
FJALA E PLOTË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA, NE KOMISIONIN HETIMOR PER INCENERATORET
Faleminderit zonja Kryetare!
Është e vertetë që komisioni ka ndaluar së punuari për 3 javë, por është po dhe aq e vertetë sa që qeveria ndërkohë nuk ka ndaluar së dhëni para të buxhetit të shtetit inceneratorëve dhe pse ne kemi 1 minister të arrestuar dhe 3 pronarët të shpallur në kërkim dhe zyrtarët e tjerë të shtetit sot në hetim dhe nesër duhet të jetë vet Edi Rama dhe Ministrat e tij.
Referuar thesarit të shtetit, thjeshtë në vëmendjen tuaj;
Me datë 15 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Ministrisa Infrastruktures dhe Energjise ne vleren 62,730,852 Leke për llogari të kontrates së inceneratorit Fier “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k
Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Kavaje ne vleren 7,767,326 Leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Durrës në vleren 15,486,123 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Me datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 3,073,310 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Me datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 86,882,307 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Që nga arrestimi i zotit Lefter Koka, Komisioni nuk ka funksionuar por qeveria dhe Bashkitë e vendit i kanë dhënë 1.5 milion euro kontratave të inceneratorëve.
Vazhdojmë me kthimin e përgjigjeve, ky komision referuar kthimit të përgjigjeve të ardhura nga kompania Integrated Technology ëaste Treatment Fier dhe Integrated Energy BV SPV Tiranë, kanë paraqitur përgjigje duke thënë: jeni të lutur që të shkoni t`I merrni vetë këto inforamcione në institucione shtetërore.
Pra nuk kanë dhënë përgjigje dhe ju keni marrë si përgjigje pra komisioni ka pranuar si përgjigje dhe Ju zonja Felja thoni janë përgjigjur, ndërkohë ata na kanë cuar që ne të kërkojm informacion në një vend tjetër ku ndërkohë ne I kemi kërkuar inforamcion për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme, borderotë e punonjësve që jane akte që subjekti i ka vetë dhe nëqoftëse I kërkojmë këtë informacion në një subjekt tjeter, do të na duhet edhe nga inceneratorët sepse ne duhet të kryqëzojmë informacion kjo është ideja që të marrim informacionin që ata na japin dhe informacionin që do na japin institucionet tjera.
Ata mund të na kthenin përgjigje shikoni tek exceli I pagave që ka dalë nëpër ËhatsApp por nuk është kjo përgjigja që duhet të kthejnë dhe ne duhet ta pranojmë që është një kthim përgjigje normal që mund të funksionojë në punën e komisionit.
Në fakt nuk kanë kthyer përgjigje por kanë kthyer pacavure.
Kthimi I përgjigjes së ardhur nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO) thotë: shkoni në Ëebin tonë zyrtar dhe gjejeni kontratat, ky është kthim përgjigjia atëher nqs kjo është kthim përgjigje serioze dhe komisioni e quan serioze këtë kthim përgjigje, atëher kot sa e kemi kërkuar dhe I bie që të futemi të gjithë ne Google dhe po kërkojmë cfarë të gjejmë dhe e bëjmë pacavure.
Ndërkohë që Agjencia vetë nuk e ka publikuar në bazë të VKM 211 viti 2016 ku Agjencia duhet ta publikonte, nqs hyni atje tani nuk I gjeni anekset e kontratave, nqs ju I gjeni në rrugë tjera ok por komisioni duhet t`I ketë nga Agjencia të ardhura bashkëlidhur kthimit të përgjigjeve dhe këtë po debatojmë që nuk kemi pasur përgjigje.
Këto nuk janë përgjigje, këto jane letra që kanë ardhur këtu duke na thënë neve shkoni gjejeni në vend tjetër, klikoni atje dhe nuk është ne fakt as në seriozitetin e këtij komisioni dhe asnjë pale që këto shkresa t`I konsideroni të mirëqena si përgjigje dhe të filloni planin e hetimit nisur nga këto shkresa.
Kaq kisha për pjesen e parë. Faleminderit!
https://fb.watch/aDVLJFgF8X/?mibextid=CsMTQCCHDSLXb20C
Pyetja: Zoti Basha, ju thatë që do i vazhdoni këto takime. Realisht ka një diskutim për sa i përket kush është shumica, kush është pakica… ?
Lulzim Basha: Nuk është më ky diskutim, nuk ekziston më, sepse po të ishte kështu atëherë ku është frika e atyre apo e atij që e organizon këta vullnetar dhe i nxjerr në anti-mitingje. Në qoftë se ka shumicën, çfarë frike ka? E pra, ky është siç e thashë, përgënjeshtrimi më i madh që i bën vetvetes që i bën Sali Berisha. Nuk e ka pasur dhe nuk e ka shumicën as në institucionet e zgjedhura të Partisë Demokratike, nga Kuvendi Kombëtar, tek Kryesia, as tek demokratët. Shumica e demokratëve kanë zgjedhur të ardhmen, e shkuara është pas. Kjo mund të jetë e dhimbshme për Sali Berishën, por ishte rruga që ai vet zgjodhi kur i doli fjala demokratëve dhe bëj të kundërtën e asaj që premtoi. U përpoq ta merrte Partinë Demokratike dhe ta përdorte si bunker pasi u shpall “non grata”, kur premtoi në fakt se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe demokratët në betejën që vendosi të zhvillonte kundër SHBA-ve, pasi u shpall “non grata” dhe këto janë pasojat.
Basha flet për takimet me demokratët: Proces reflektimi, përmirësimi, hapje, për një aleancë me gjithë shoqërinë
Pyetja: A ka individ apo mbështetës të Partisë Demokratike tek ata të cilët ju i keni nëpër takimet e juaja, të cilët ju kritikojnë apo iu kërkojnë një sjellje ndryshe në krye të Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Padiskutim që po! I gjithë qëllimi i takimeve me demokratët nga unë po edhe nga anëtarët e kryesisë të grupit parlamentar, nuk është t’iu mbajmë leksion, por të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojmë, të përmirësojmë, të korrigjojmë, të hapemi dhe ç’është më e rëndësishmja, ta bëjmë të qartë që në shtëpinë tonë nuk ka të tepërt dhe në shtëpinë tonë ka vend për qindra, mijëra, dhjetëramijëra që prej vitesh apo dhe ndoshta dekadash, janë larguar nga kjo shtëpi, pikërisht prej sjelljeve të tilla arrogante, prej mbylljes, prej shkëputjes nga hallet e përditshme të shqiptarëve, prej konsiderimit të politikës si një karrierë personale dhe jo si një mision që merret para një grupi shumë të madh, siç janë demokratët dhe një grupi akoma më të madh, siç janë të gjithë shqiptarët. Pra, është një proces reflektimi, korrigjimi, përmirësimi, hapje, zgjerimi dhe mbi të gjitha aleance me të gjithë shoqërinë, me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshimin. Dhe ndryshimi mund, duhet dhe do të na gjej me Partinë Demokratike dhe tek Partia Demokratike.
Pyetje: Në ditët e fundit të kemi parë aktiv për sa i përket takimit me bazën por nga ana tjetër kemi parë edhe përballë disa prej protestuesve të cilët janë në kundërshtim me ju. Si e keni përjetuar këtë situatë dhe si po e gjeni realisht terrenin?
Lulzim Basha: Realisht e kam përjetuar shumë mirë takimin me demokratët sepse prej kohësh zhvillimet e imponuara nga Sali Berisha kanë penguar edhe punën normale, edhe kontaktin me njerëzit, edhe kontaktin me demokratët sikundër kanë penguar betejën tonë me regjimin e Edi Ramës. Ne megjithatë siç e keni parë nuk kemi rreshtuar asnjë ditë, asnjë natë këto 4 muaj e gjysmë që nga konstituimi i parlamentit me 9 shtator me ato që u kemi premtuar dhe jemi zotuar para shqiptarëve, opozitën e përditshme, ballore, pa kompromis kundër Edi Ramës dhe arbitraritetit dhe dhunës së tij ndaj qytetarëve. E patë sot edhe me ngjarjet e Tiranës tek ‘5 Maji’ ku deputetët tanë ishin në krah të banorëve që po dhunohen në banesat e tyre. Në Komisionin e Inceneratorëve që ka rinisur nga puna për të hetuar aferën më të madhe, megaskandalin e korrupsionit të kësaj qeveria ku tashmë një nga anëtarët e kabinetit të Ramës është arrestuar, por siç e kam thënë është bishti dhe jo koka. Por po kështu po shtyjmë përpara agjendën që jep një zgjidhje afatgjatë problemeve të Shqipërisë, atë të një reforme që përfshin edhe Kushtetutën dhe padiskutim ka në fokus Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Për të gjitha këto dhe padiskutim për të gjitha zhvillimet brenda shtëpisë tonë, ky angazhim, ky bashkëbisedim me demokratët është shumë i dobishëm. Ndërsa ana tjetër që ju përmendët një grup njerëzish që lëviz sa në një takim në takimin tjetër për fat të keq u kujton shqiptarëve fillimin e pluralizmit të ashtuquajturit vullnetarë të një tjetër individi që kishte ngritur kultin vetes dhe është përgënjeshtrimi më i mirë që i bën vetvetes. Sepse normalisht nëse e vërteta do të ishte ashtu siç pretendon Sali Berisha atëherë ç’nevojë ka t’i nxjerrësh vullnetarë një deputeti të shkarkuar nga posti i kryetarit dhe që është në kontakt me demokratët për t’i takuar. E vërteta është krejt ndryshe. Shumica dërrmuese e demokratëve e kanë refuzuar gënjeshtrën e Sali Berishës që u pompua për hallin e tij personal gjoja sikur ishte në interes të demokratëve. 8 janari ishe vija ndarëse, ishte vija e kuqe sepse demokratët nuk e pranojnë dhunën. Në shtëpinë tonë kurrë dhuna nuk do të ketë vend si mekanizëm për t’ju imponuar tjetrit. Argumente po, debat po, kundërshtime po, garë po. Kemi pasur, i inkurajoj dhe do t’i kemi. Ndaj shumica e demokratëve sot janë më të qartë se kurrë dhe janë në këto takime që unë po zhvilloj dhe në takime të tjera që do të zhvilloj. Dhe shumica e atyre 10 apo 15 vullnetarëve shëtitës shumë shpejt do të sqarohen se po përdoren siç u përdorën më 8 janar si një fasadë, si mish për top për një gënjeshtër, për gënjeshtrën që demokratët janë të përçarë. Jo! Demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të larguar regjimin e Edi Ramës dhe për t’ju kthyer shqiptarëve shpresën. Dhe unë jam me demokratët dhe do të jem me demokratët deri në fund të kësaj beteje me fitore jo thjesht për PD-në, por për Shqipërinë.
Kryeministri Rama u shpreh në fund të vitit bashkë me Ministren Balluku se nuk mund të ndërpresin pagesat për inceneratorin e Fierit pasi sipas tyre çështjen inceneratori i Fierit do ta çojë në Arbitrazh. Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh.
– Mirëpo sipas të dhënave dhe dokumenteve rezulton që Avokatura e Shtetit kur ka shprehur mendimin e saj në lidhje me kontratën në fjalë i ka sugjeruar Ministrit Koka (por edhe qeverisë) që të ndryshojë pikën në lidhje me gjykatën e Arbitrazhit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur gjithashtu mendimin e tij në raportin Auditues se ministria e Mjedisit (asokohe ministër Blendi Klosi) duhet të amendonin këtë nen të kontratës pasi ishte e palogjikshme dhe e pafavorshme. Por grupi strukturuar kriminal me në krye Ramën refuzoi që të amendonte këtë pikë të kontratës. Letra me sugjerime i është dërguar tre ministrave, kryetarit të kuvendit dhe ish drejtorit të AKM. Të gjithë këto instanca dje heshtën duke refuzuar ndryshimet.