Por çfarë ka pasur të këqija dhe vese i ka pasur 500 herë më të mëdha. Por para se ti kthehem asaj dua të them dy gjëra fare qartë. Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veçse vetja ime , por të jeni të sigurt që jam vetja ime kur ju them jo vetëm atë që ju thash por më shumë se aq , se guxoni të vini në këtë foltore e të vini të na bëni moral ne , opozitës të Shqipërisë, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e Shqiptarëve për ndryshim , ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve që ka njohur ky vend 30 vite. Jua thashë dhe një herë , ne jemi në këtë sallë për një arsye, për te kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, përndryshe ky është një kotec krimi dhe korrupsioni , që po të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do ishin në hekura sot . Pra mos guxo as ti as langot e tu të provokojnë opozitën. Mirëmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, siç nuk ke dëgjuar asnjëherë , se prej ditës time të parë në politikë je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj dhe s’ke faj sepse sa herë më sheh të del para syve ora e rërës. Po, po por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit .Kështu që nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, siç e njeh një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre me të cilët darkon e drekon , kriminelët e kam fjalën , qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish ministrin e brendshëm që ndryshe nga ministri yt i brendshëm i tanishëm, i mëparshëm e i mëparshëm, ju tregonte vendin, nuk bënte pazare me ta. Në qoftë se nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen kësaj opozite, se kjo është pasuria e vendit, kjo është shpresa e vendit , kjo është shpresa edhe për atë pjesë të këtyre këtu shumë të vogël dhe të atyre socialistëve jashtë kësaj salle që mezi presin t’iu heqin qafe ju që e mbani veten për sheikë të përjetshëm. Kjo është e para, e dyta të gjithë mund të jemi prindër më të mirë , në veçanti ne politikanët , unë kam një borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi dhe jam gati të marr leksione prindërie nga çdokush në Shqipëri përveç teje , jo prej teje . Tani të vijomë tek halli, halli im o Edi Rama janë shqiptarët, por ty kaq ta ka prerë që në ditën e parë që je futur në politikë e kështu do ta presë deri ditën e fundit që je në politikë. Ti hallet i mat me kutin tënd, halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit, ti këtë e di shumë mirë , e dije para 25 prillit, e di pas 25 prillit . Doje të digjje prap vajin tetë vjeçar , ja që se djeg dot më vajin tetë vjeçar . Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur shqiptarëve. Kështu që ke vendosur sa herë që përmende foltoren këtu, dhjetë herë?! Foltorja nuk është halli im, është halli jot , foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty , nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak , nga Elbasani në Shijak , apo se ta ka qejfi ti greposh e ti gradosh për ti hedhur kundër opozitës ? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota . Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet. Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë strategjikë duke shkuar javë për javë duke u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni. Mbushen sarajet dhe zyrat e tua me prokurorë që të vijnë natën që mos shkarkohen nga vetingu. Po ti mos kujto se këto i di vetëm unë. Edhe këtë vaji i kandilit ka mbaruar. Edhe perëndimorët e kanë kuptuar që bëre sikur ndërtove hierhimën e drejtësisë, por e ke pa ashensor, pa elektricitet, pa sistem hidraulik, të papërdorshëm. Nga jashtë duket bukur që ta shesësh ti në ato panairet e kotësive ku shkon me atlete. Por nga brenda të gjithë e kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i mundshëm për Reformën në Drejtësi e cila aktualisht është në koma të thellë pikërisht prej teje. Tani para se të kthehem tek rrenat e tua për energjinë dhe krizën e korrupsionit që po han shpirtin e nënave që nuk shtrojnë dot një drekë apo një darkë normale, që po u ul kokën baballarëve para fëmijëve të tyre, por ti s’do t’ia dish për këto. Që ia ka ngushtuar lakun deri në fyt sipërmarrjes shqiptare. Dua të them fare qartë se në fushën e ligjeve të drejtësisë jo vetëm që nuk merr vesh asgjë, por je rrethuar nga injoranca. Injorantë totale, e frikshme, sovjetike. E kotë të të shpjegoj ty, e dinë studentët e viti të parë shyqyr zotit. Po ku detyrim më të madh të shtetit se sa të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut? Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Beketin sot. Ti që ke marrëdhënie të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainë në të gjithë Europën Perëndimore. Arrestoje Beketin, por nga ana tjetër ti je i dënuar me vendim që ti nuk e fsheh dot nga ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston. Bashkë me interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që thotë është në kërkim. Është në kërkim, merre arrestoje. Por kësaj si do ia bësh? Sepse Eurocontrol ka filluar t’ua marrë paratë shqiptarëve, Albcontrol-it. Madje ka informacione që na kanë zënë edhe pronat në Bruksel për të paguar këtë që është në kërkim. Ky që është në kërkim arrestoje pra. Megjithëse me këta në kërkim nuk ke ndonjë rekord të mirë ti se Zaganin e çove në kërkim dhe mbrojte Saimir Tahirin. Kjo është qeveria jote. Zagani në kërkim Saimir Tahiri në dhomën e gjelbër në Shtëpinë e Bardhë, ky je ti. Ia ule kokën edhe presidentin Obama. E more kryetrafikantin e çove në Shtëpinë e Bardhë. Por prapë po të them, ai vaji i kandilit ka marrë fund. Ta kanë marrë vesh. S’ka thes që të shpëton më me vulë shqiptare, turke apo serbe që çon në Washington për të paguar lobistë. Tani të kthehemi pak tek çështja kryesore. Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e çoi nga 7.2 në 9.4 lek? Unë e çova? Kush e çoi në 2014-ën apo 2015-ën? Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama? Dikë këtu e detyroi që të firmoste VKM-të se kishe frikë se shkoje në burg dhe detyroje atë të firmoste VKM-të ditën dhe shante qeverinë natën. Të dilet ë gënjente. Kujt t’i djegë lë të qeshë. Doli tha është taksa që ka vendosur PD-ja. Jo more jo. Transferimi i taksës së qarkullimit në taksën e karburantit ishte 7 lekë bashkë me TVSH-në 8.4. Kush ia shtoi 240 lekë karburantit? Ishte 8.4, kush ia shtoi? Ky këtu. Prandaj karburanti edhe javën e kaluar se tani nuk e kemi kontrolluar ishte më i shtrenjtë se në Austri, prej këtij këtu.
Qetësohu mo qetësohu, kaq shumë të dogji mo burrë? S’të detyrova unë të firmosje VKM-të. Kur të thërrasi SPAK-u thuaj më detyroi ai. SPAK-u me dhëmbë jo ky me protezë, por do të vijë edhe ai se ndalni dot gjatë pa merak. Tani këto çmime prekin 650 mijë familje. E di ti çfarë do të thotë një familje që s’paguan dot faturën e energjisë? Apo s’ta vërshëllen fare ty? Po 2 familje? Po një lagje? Po 650 mijë familje që nuk paguajnë dot energjinë e rritur nga ty e di se çfarë do të thotë? Ti, lideri global i satelitëve në vendin ku njerëzit blejnë gjysmë buke, dy karota dhe dy qepë. A nuk je ti që ke 12 jetë kryefamiljarësh në ndërgjegje sepse kanë vrarë jetën në qeli kur i ke plasur brenda për energjinë elektrike? 1 mijë të tjerë i ke futur në burg, 400 mijë të tjerë kanë kaluar të paktën 1 natë në komisariat. Në cilin vend tjetër ka ndodhur kjo? Sado të përdridhesh dhe spërdridhesh këtu faktet janë ato që janë. Faktet janë se ti je përgjegjësi për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm 3 tenderët e fundit. Shiko çmimin e bursës dhe sa i ke blerë. Ku i ke faktet? I kemi publikuar 3 herë vetëm 5 ditët e fundit. I ka parë e gjithë Shqipëria vetëm ti refuzon t’i shohësh sepse ti jeton në gënjeshtrën tënd. Rrena, propagandë, luks dhe terror ndaj të varfërve. Kjo është bota jone ndaj nuk ke veshë të dëgjosh . Pse e ke blerë 10 milionë euro më shumë në 3 tendera sesa çmimi i tregut. Tunelin e Llogarasë pse e ke 12 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët?
Pse e zbraze kaskadën e Drinit dhe e shite 60 apo 70 milionë euro në gusht, kush ta kishte fajin? Zoti ta kishte fajin? Apo shquhet Shqipëria për përmbytjet e gushtit dhe e blen tani 3-4 fish, pse? Në rastin më të mirë për ty, më të mirin e mundshëm, tregon që je njëri që s’ke aftësinë të jesh as drejtor kopshti fëmijësh. Në rastin e vërtet tregon që je në krye të një kupole hajdutërie, edhe ma ke marrë dhe shef, drejtues politik aty ku je deputet, kryehajdutin e OSHEE-së. Aty lidheni bashkë, aty lidhni dhe të tjerët. Kështu që, mos u përpjek të bësh kot diversion, kjo nuk është krizë, kjo është kriza e korrupsionit tënd. Dhe korrupsioni jot konsiston në marrjen e parave nga taksat e shqiptarëve, për një grusht oligarkësh. Tani ta sqarojmë, meqë ti bën sikur se kupton diferencën midis sipërmarrësve të mëdhenj, të ndershëm dhe oligarkëve të tu të cilët, nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Një nga një t’i marrë unë.
Pse të ra heshtja të në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë? Do emra ti? Emra do? Ti them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zymiri të mori për tynelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që si dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive tua?
S’të vjen mirë ty. Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbari koha e teatrit! Shihi mirë statistikat, se dhe INSTAT-i që e ke kapur prej fyti, thotë që të ka rënë 15% edhe konsumi, edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo! Të janë rritur bananet se të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës që vjen me bananet, edhe ata që i ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot, I do emrat? Ta mban? I do emrat apo jo? Shko tako përfaqësuesit e Agjensive Ligjzbatuese të partnerëve, unë të siguroj që i kam. Në qoftë se nuk t’i kanë dhënë, shko takoi. Edhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veproj. Tani, një gjë të jetë e qartë. Moratorium heshtjeje për opozitën s’ka më. Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve. Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike. Pyes veten time, çfarë duhet të bëjë që Partia Demokratike të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresë jo thjesht për demokratët, por të paktën për ata 63% që na votuan në 1992-in. Dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi mbi tokë ta ndal.
Dhe me sjelljen blastfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo më të respektit që ke për fenë, nuk ka Zot që të shpëton.
Blog
Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm.
Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim.
Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropes që do të mbyllet duke marrë borxh.
Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre.
Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone.
Sepse përtej sektorit energjitik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice.
Duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifren marrëmendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, cka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientëve të kësaj qeverie.
Pasoja është e qartë. Një broxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit.
Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim.
Sepse përvec borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë, një cmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël.
Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.
Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse?
Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse?
3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse?
Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë.
Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët.
Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni mynxyrat tuaja
Pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemisë.
Por, pakkush e besoi.
Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh.
Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.
Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë.
Kënaqësi të prisja sot ministren për Europën dhe Amerikat, të Britanisë së Madhe, Znj. Wendy Morton.
Ndava me të prioritetet e PD-së që nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar, prerja e lidhjeve të politikës me krimin dhe lirinë e medias. Diskutuam për praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe përpjekjet e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë ndershmërisht në Britani të mund të pajisen me dokumenta. Ne do bëjmë gjithçka me partnerët tanë britanikë, për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1447886848991375362?s=21
Lulzim Basha: Takimi me ministren për Europën dhe Amerikat të qeverisë së Madhërisë së saj Britanike, ishte një mundësi e dyfishtë. Së pari, tregon nivelin e lartë të interesit Britanik për Shqipërinë. Ju e dini para disa javësh këtu ka qenë këtu edhe ministrja e brendshme, Prity Patel dhe në veçanti për çështjet që janë kauzat kryesore të Partisë Demokratike dhe të qytetarëve, që janë çështjet e demokracisë, të bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën për të vjedhur zgjedhjet, siç ndodhi më 25 prill. Të luftës kundër krimit të organizuar, të lirisë së medias në veçanti si një nga problemet kryesore të demokracisë shqiptare. Padiskutim edhe të ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-britanike me një vëmendje të veçantë për dy çështje kryesore: praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe fatin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë në Britani, jo vetëm në Londër, por kudo në Britaninë e Madhe, njerëz të punës, njerëz të sakrificave, interesi më i mirë i të cilëve është dhe mbetet në qendër të vëmendjes të Partisë Demokratike. Qofshin këta nga Tropoja, Kukësi, Fieri, Burreli, Vlora apo Gjirokastra. Kemi qindra mijëra shqiptarë në Britaninë e Madhe, duam t’i shohim me letra të rregullta, duam t’i shohim të jetojnë e punojnë me nder, duam t’i shohim të panjollosur nga një pakicë e vogël e përfshirë në krimin e organizuar. Tani, përveç këtij dimensioni, Partia Konservatore Britanike dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, në veçanti në 4 vitet e fundit kanë ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi. Në bisedën mes delegacioneve, sigurisht jemi fokusuar tek prioritetet tona të përbashkëta, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjes së politikës me krimin. Dua ta theksoj këtë që qeveria Britanike dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ndajnë një prioritet të rëndësishëm: Prerja e lidhjeve të politikës me krimin është një prioritet absolut. Janë lidhjet e politikës me krimin një nga arsyet kryesore të masakrës zgjedhore. Ndaj, jam shumë i inkurajuar nga biseda me të dhe fakti që këto prioritete nuk janë thjeshtë pjesë të protokollit diplomatik, por hapave konkret që Britanikët tashmë kanë hedhur dhe do të vazhdojnë të hedhin dhe për të cilën kanë kërkuar ndihmën tonë si Parti Demokratike brenda dhe jashtë parlamentit dhe do ta kenë këtë ndihmë në të gjithë dimensionet e saj. Ndërkohë që në një takim të veçantë kokë më kokë me ministren, kemi folur për forcimin e bashkëpunimit midis Partisë Demokratike dhe Partisë Konservatore. Në interesin më të mirë të demokracisë, në interesin më të mirë të programit dhe vizionit dhe vlerave që ndajmë. Vlerat që ne ndajmë, janë vlerat e një ekonomie konkurruese me konkurrencë dhe jo monopole. Me biznes të vogël dhe të mesëm të fuqishëm dhe jo me oligarkë e monopolistë. Me universitete që trajnojnë rininë shqiptare dhe bëjnë të mundur punësimin e saj, në një vend që nuk është i varfër por është i vjedhur. Si dhe për të bashkëpunuar, siç thash në dy fusha imediate, luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të krimit me politikën dhe lirinë e medias për të cilën në veçanti sot kam kënaqësinë në një ditë që dhe nga ana e motit duket e ndryshme nga e djeshmja, besoj që përmes këtij bashkëpunimi një reze drite, një reze dielli do të bjerë edhe mbi gazetarët shqiptarë, edhe mbi median shqiptare, sigurisht në një nga vendet që është kampione e lirisë së medias, kampione e profesionalizmit të lirisë së medias si Britania e Madhe.
Për këtë falënderova ministren dhe ambasadorin King-Smith, i cili ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të medias dhe do ta zgjerojë programin e tij në ndihmë të medias, që është një shtyllë e pazëvendësueshme e demokracisë. Këto ishin disa nga temat kryesore që ndava në takimin me ministren për Europën dhe Amerikën.
Pyetje: Zoti Basha, dje keni përjashtuar deputetin Flamur Noka, pse e morët këtë vendim?
Lulzim Basha: Një herë dua, Jona që kam respektin më të madh për ty profesionalisht, t’iu them që televizioni juaj duhet të jetë pak më objektiv në pyetje e pastaj në raportime, sepse nuk i takon një televizioni me licencë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat.
Pyetje: Cilat të vërteta kemi shmangur ne zoti Basha?
Lulzim Basha: Ti asnjë, as gazetarët e Klanit asnjë, por është mirë që të jeni sa më objektiv. Dhe që të jesh objektiv do të thotë të thuash të vërtetën. Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, si kryetar i Komisionit të Sigurisë, nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Sepse nuk mundet që Partia Demokratike, që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi në të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi laçuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker për interesat personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj, shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.
Pyetje: Zoti Basha, kush është llumi i qeverisjes gjatë qeverisjes së PD?
Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri. A ka patur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dal dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncensionet e inceneratorëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama. Që këto para të vëna me praktika korruptive, gjatë kohës që qeverisnim ne t’i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike se po u bëka presion demokratëve, kjo është e patolerueshme. Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve përndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthej Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-atlantik, apo që do të thyej vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thash një pjesë e kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyej vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim. Nuk do të lejojë asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelmë sakrificës së demokratëve. Gjithçka që e kam bërë dhe po e bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëve për të nderuar sakrificën e tyre, sepse po ju them dhe një herë, nuk ka shpresë tjetër për ndryshim për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.
Ju faleminderit!
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR
Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rendi i ditës por dhe gjendja që ka pllakosur në vend, janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni. Një krizë korrupsioni e cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani, energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Pra e kanë shitur 60, 70 milionë euro, e do ta blejnë 200, 220 milionë euro. Që ta blejnë do t’u duhet të marrin borxh. Borxhin do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja se pse nuk është krizë energjetike, po është krizë korrupsioni.
Në një vend normal, me institucione normale, sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Por, ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë mos të zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit fundjavorë në Tiranë dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve dhe të taksave që u vidhen shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Ndaj, për ne kjo javë do të vazhdojë siç ka nisur. Me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet gjoja si krizë energjie, po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme.
Unë ju ftoj ju si media, si qytetarë, por edhe si kryetar i opozitës, t’i drejtoni kamerat dhe mikrofonat tuaj tek qytetarët në rrugë apo tek dyqanet. Tek dyqanet kamerat tuaja do të fiksojnë një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që blejnë me listë si asnjëherë më parë në 30 vite. Nuk dua të them që ky problem lindi sot, por po ju them që sot është më i keq dhe më rëndë se kurrë. Do të shikoni një familjar që blen gjysmë buke, dy karota, dy qepë. Do të vëreni po kështu që në veçanti pas tellallit të keqes, Edi Ramës që doli dhe njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet në fakt kanë kapërcyer, jo thjesht në energji, por në gjithçka. Sepse siç kemi thënë më parë, energjia lidhet edhe me bukën, edhe me vajin, edhe me sheqerin, edhe me miellin, edhe me orizin, edhe me mishin, edhe me fasulen, por dhe me shërbimet. E pra, të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot, se kjo është papërgjegjshmëri dhe të mos bësh gjithçka që ke në dorë jo thjeshtë për ta denoncuar, për tu bërë zëri i këtyre njerëzve që ndoshta hallet dhe fukarallëku ju kanë hequr dhe zërin, në kuptimin figurativ dhe letrar të fjalës, por po kështu për të treguar me forcë që ky problem i shkaktuar nga korrupsion i Edi Ramës dhe babëzia e këtij regjimi nuk zgjidhet as me fjalime, as me propagandë, as me pseudo paketa të cilat përpiqen të fshehin vjedhjen . Padiskutim shteti shqiptar sot i ka të gjitha mundësitë që ti japë fund shkakut themelor të kësaj krize . Kjo krizë ka si shkak themelor instalimin prej vitesh në Shqipëri të një regjimi pakice që përbëhet nga kryeministri aktual, një grusht ministrash , një grusht oligarkësh, disa prej tyre me lidhje direkte në sektorin e energjisë apo indirekte në raste të tjera dhe faktorit kryesor të krimit të organizuar, në funksion të të cilëve paratë e buxhetit devijohen dhe shkojnë për afera korruptive, afera korruptive të lloj llojshme, më e madhja dhe e fundit që lidhet me këtë krizë është ajo që sapo përmenda. E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë dhe duan ta riblejnë tani trefish çmimin. Por nuk ndalen vetëm këtu, këto afera korruptive marrin forma dhe mënyra të tjera dhe shikoni sa hipokritë dhe tallës janë , sa të pashpirt janë për atë që po ju ndodh njerëzve . Dalin dhe thonë ulja e TVSH, apo heqja e TVSH nuk ul çmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH e jahteve, oligarkëve ju bëka punë, fakir fukarenjve nuk ju bën punë, mbarë popullsisë nuk i bën punë, shtresës së mesme nuk i bën punë . Pse? Sepse kështu thotë një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve dhe qëndron në atë poltron si peng i krimit të organizuar, i oligarkisë dhe i dëshirës së pafre për të mbajtur pushtetin me çdo mjet anti-demokratik. Ne kemi shpalosur para jush dhe para gjithë shqiptarëve që prej janarit të këtij viti një plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike ku siç mund ta mbani mend një pjesë e mirë e këtij plani ka patur të bëjë me energjinë. Pavarësisht masakrës zgjedhore e cila ka pamundësuar përkohësisht zbatimin e këtij plani nga një qeveri e përgjegjshme, ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve. Së pari duke vënë gishtin në plagët që këta kanë shkaktuar.
Së dyte duke vënë gishtin në buxhetin e oligarkëve, i cili duhet urgjentisht kanceluar dhe rihartuar në funksion të qytetarëve dhe së treti, duke mbështetur me të gjitha format dhe mënyrat, duke nxitur, inkurajuar dhe përkrahur të gjitha format e reagimit qytetarë. Duke qenë në krah të tyre për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të përballemi me këtë të keqe, që siç e kam thënë nuk është thjesht dhe vetëm problem i Partisë Demokratike, apo i opozitës. Nuk është problem partiak, por është problem kombëtarë, është problem i të gjithë qytetarëve.
Dhe si përfundim, një thirrje edhe për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë, që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Faktet janë publike, ne do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave. Thjesht dhe vetëm për t’iu hequr çdo alibi atyre që kërkojnë alibi. Por ata që paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit shqiptarë, që u paguhen fluturimet për në Amerikë, por dhe në vende të tjera të Europës për t’u trajnuar sipas praktikave bashkëkohore të FBI-së apo të drejtësisë europiane apo amerikane. Që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta oficerësh të gardës. Që u paguhet celulari, nuk janë aty për asgjë tjetër përveçse për të bërë detyrën e tyre para taksapaguesve shqiptarë. Prandaj, le ta kuptojnë në çdo minutë që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës dhe i favoreve të zyrës, se ajo zyrë është krijuar për një dhe vetëm një funksion: për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë zyrtarët dhe politikanët e lartë që abuzojnë me pushtetin dhe që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.
Dhe një gjë të fundit dua ta bëjë të qartë sot, dhe për këtë edhe kryetari i grupit parlamentar, edhe parlamentarët tanë do kenë kohë dhe do jenë në dispozicionin tuaj. Kushtetuta është e qartë sa i përket komisioneve hetimore. Të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive të këtyre viteve, dosjen Beketi, nuk është në interes të Shqipërisë, është në interes të Edi Ramës, Erion Veliajt, Ëngjëll Agaçit dhe Alma Hiçkës. Dhe disa tjerëve, por të paktën këtyre katërtave të cilët janë drejtpërdrejtë të implikuar në një rast ku shqiptarëve tani po iu merren, kanë filluar t’iu merren 120 milionë euro për të dëmshpërblyer Beketin, për shkak të luftës personale që Edi Rama dhe këta të tre si instrumenta të tij i shpallën.
Prandaj ta harrojnë që do t’i lejojmë apo do të pranojmë në heshtje shkeljen e kushtetutës dhe mosaprovimin e një komisioni hetimor, i cili jo vetëm nuk e dëmton Shqipërinë, por është e vetmja mënyrë për të nxjerrë para përgjegjësisë dhe për të mundësuar që çfarëdo dëmi në përputhje me legjislacionin shqiptarë, mos të bjerë mbi xhepat e varfëruar dhe tavolinat e zbrazura të shqiptarëve, po të bjerë mbi sarajet, pasuritë dhe llogaritë ofshore të zyrtarëve të korruptuar, të cilët janë shkaku i kësaj fature dhe i këtij korrupsioni në rastin Beketi.
Ju faleminderit!
“Nuk është krizë energjetike por krizë korrupsioni”. PD denoncon skandalin: Energjia u ble 10 milion euro mbi çmimin e bursës
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU
Përshëndetje të nderuar qytetarë!
Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime.
E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë.
Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike.
Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.
Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.
Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.
Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.
Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie.
Problemi është aferat në këto tendera.
Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve.
Faleminderit!
Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve.
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1446762857195089920?s=21
Pyetje: Kryeministri Rama ka deklaruar se ulja e TVSH-së nuk përkthehet në ulje të faturave për konsumatorët. Sa qëndron ky pohim z.Basha dhe a keni ju një strategji për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, në një kohë kur edhe plani juaj i publikuar prej 7 pikash është cilësuar sot si “planet e Sudes”?
Lulzim Basha: Sudja ishte ajo që merrte lekët njerëzve dhe i mbante për vete dhe paguante disa që bënin të mundur ekzistencën e saj. Është kështu apo jo?! Apo s’e mbani mend Suden se jeni shumica të rinj? Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i mbante për vete.
Kush është Sudja?
Kush është plani i Sudes këto 8 vite?
Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama. Këtë bën Edi Rama, ia merr lekët njerëzve dhe nuk ia kthen. Këtë bënte edhe Sudja, këtë bënte edhe Vehbiu; merr njerëzve lekët dhe nuk ia kthen.
Sudja me flokë të gjata dhe Sudja pa flokë, por me mjekër janë i njëjti fenomen, vetëm se janë dy njerëz të ndryshëm. Sudja ishte një analfabete. Ky tjetri ka 8 vite që “kapet me thonj” dhe me manipulime politike pas karriges së kryeministrit, njeriut që duhet të jetë i pari që do të kujdeset për interesin e njerëzve. Ajo tjetra ishte një hajdute ordinere që arriti të bëhej e famshme për skemën me të cilën vidhte paratë.
Ky është kryeministri i vendit. Ka bërë çfarë nuk ka bërë që të rrijë në këtë karrige; masakër zgjedhore, aleancë me krimin, “dashni” me personat e listës së zezë të DASH, “dashni politike” e kam fjalën dhe financiare. Pse?! Që të jetë dhe të sillet njësoj si Sudja.
Pra, ata shqiptarë që mbajnë mend Suden, këtë mbajnë mend, që na i merrte lekët dhe nuk na i kthente më.
Edhe një herë, Osman dhe kolegë tuaj dhe shqiptarët, kush i bie të jetë Sudja me flokë të shkurtër dhe me mjekër? Kush është Sudja sot?! Është Edi Rama!
Sa i përket gënjeshtrave që i han, se ai i han gënjeshtrat nga “tigri”. “Tigri” është usta që ta rrejë. Ky kuptohet se as nga shteti dhe as nga ekonomia nuk ka marrë vesh ndonjëherë. Normalisht një njeri normal, 8 vjet në një karrige, do të duhej ta kishte mësuar pak shtetin, ligjin dhe ekonominë; ky gënjen. Ose e kupton gënjeshtrën dhe gënjen me vullnet.
E para punës, dëgjoni se çfarë ka thënë vetë: (Video) “Rama : Që të shkojmë më tutje, duam që të shkojmë drejt uljes së mëtejshme të çmimit. Duam që të shkojmë drejt përmbushjes së zotimit për TVSH-në e energjisë konsumatorëve familjarë dhe faturat aforfe nuk do të ekzistojnë më.”
Është prapë ky me mjekrën pak më të shkurtër që thotë se do ta ulim çmimin e energjisë dhe instrumenti i uljes do të jetë ulja e TVSH-së. Ky ishte apo ai aktori që doli në protestë, Flamur Binaj, Flor Binaj. Kë të besoj? Këtë! Nuk ishte Flori. Sot del dhe thotë se “Ulja e TVSH-së nuk do të përcillet tek konsumatori.” Kë të besojmë? Këtë! (Video) “Rama : Që të shkojmë më tutje, duam që të shkojmë drejt uljes së mëtejshme të çmimit. Duam që të shkojmë drejt përmbushjes së zotimit për TVSH-në e energjisë konsumatorëve familjarë dhe faturat aforfe nuk do të ekzistojnë më.”
Ky e kishte zotim, si shumë zotime të tjera, heqjen e TVSH-së apo uljen e TVSH-së me qëllim për të ulur çmimin e energjisë. Tani thotë :“Jo, ulja e TVSH-së nuk e ul çmimin e energjisë.”
Në fakt, ulja e TVSH-së e ul çmimin e energjisë. Ulja e TVSH-së, sikurse tha znj.Tabaku, në një shtet funksional ul edhe çmimin e bukës, edhe të vajit, edhe të sheqerit, edhe të orizit; në qoftë se ka një shtet funksional. Një shtet funksional fillon nga koka. Në qoftë se koka ka marrë erë, nuk ka më shtet funksional.
Pse e bëj këtë krahasim?
Sepse buka, veza, sheqeri, vaji, buka, qumështi, orizi, makaronat janë në fakt produkte të tregut të lirë. Ka patur deri para pak kohësh shumë furnizues që i sillnin dhe ka mijëra biznese që i shesin. Por bëhen gjithnjë e më pak sepse oligarkët janë të pangopur sepse kur e kanë nisur biznesin me naftë kanë kaluar tek orizi dhe makaronat, por prapë se janë në treg akoma, kurse energjia është monopol. Energjinë e ka monopol shteti. Kështu që duke ulur TVSH-në, padyshim që kjo përcillet në ulje çmimi për energjinë tek fatura e familjeve shqiptare.
Pra, faleminderit për pyetjen Osman, po kapje më në flagrancë, më në rrenë, jo me një R por me dy RR të mëdha se kjo nuk ka. Jemi të qartë besoj.
Pyetje: Kisha edhe një pyetje për z.Rushaj. Sipas z.Rama kjo situatë nuk ka ardhur nga keq menaxhimi që i është bërë sistemit energjetik në Shqipëri, madje ka deklaruar se Shqipëria me prodhimin që bën të energjisë nuk mundet gjithashtu të plotësoj nevojat e të gjithë shqiptarëve. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë, duke qenë se ju keni përvojë në këtë fushë. A i plotëson nevojat e shqiptarëve hidrocentralet dhe HEC-et për prodhimin e energjisë për nevojat e tyre?
Alfred Rushaj: Nevojat e shqiptarëve për energji elektrike janë 4.6 miliardë kilovat orë, i referohem gjithmonë biznesit dhe familjarëve që marrin faturë në fund të muajit. Këtë energji detyrohet ta furnizojë KESH-i. Deri në shtator KESH-i ka prodhuar 4.5 miliardë kilovat orë, e sigurt që do të prodhojë edhe në tetor-nëntor-dhjetor. Pra, këtë vit nevojat për energji të konsumatorëve familjarë dhe bizneset, të cilat faturohen nga kompanitë e OSHË-së jo vetëm që plotësoheshin por kishte edhe për të shitur ne treg të lirë.
E dyta, madje edhe nevojat për të mbuluar humbjet teknike dhe jo teknike në rrjet të OST-së plotësohen sot nga hidrocentralet e vogla, të ndërtuara me koncesion, me çmim gjithashtu të fiksuar, në mos gaboj këtë vit është 65 euro për megavat orë. Pra ky vit duhet të ishte një vit i shkëlqyer ku konsumatorët familjarë dhe bizneset të cilët faturohen nga OSHË-ja jo vetëm që nuk do të kishte diskutim për rritje çmimi, por përkundrazi kompanitë do të kishin dalë me fitim nëse do ta kishin optimizuar siç duhet.
Që të kthehemi pak tek pjesa e mirëmenaxhimit që thotë kryeministri. Humbjet në rrjet të energjisë elektrike sipas vetë planit të tyre për këtë vit do të duhej të ishin 16% dhe do të jenë 21%. Duke konsideruar konsumin total; pra edhe të konsumatorëve familjarë, edhe të konsumatorëve të tjerë, edhe të atyre që OSSH iu bën shërbim janë rreth 350 mln kilovat orë që humbin më shumë sesa vetë targeti i tyre. 350 mln kilovat orë me çmim të rregulluar nga hidrocentralet e vogla, pra me 65 euro ta llogarisim, janë diku tek 22-23 mln kilovat orë. Vetëm kaq për të thënë sesa mirë është administruar dhe menaxhuar kompania. Nuk e di sesa isha i qartë?!
Basha: Shtoj edhe diçka për karburantin, meqë energji është edhe karburanti. Folëm për taksën “Rama” 240 lekë për litër dhe si rezultat i kësaj 65% e çmimit të çdo litri karburant që blini shkojnë taksë për qeverinë.
A është ky problemi i vetëm me karburantin?!
Sigurisht që jo!
Sa prej jush që ka një automjet apo që përdorin një automjet, apo që njohin dikë që përdor një automjet nuk e di që cilësia e karburantit shqiptar është mizerabël.
Pse është mizerabël?!
Për skemën e vjetër të korrupsionit të naftës që del direkt nga puset e zonave tona naftëmbajtëse dhe shitet si naftë e përpunuar, që është një formë e kontrabandës së brendshme, për përzierjen e naftës me substanca të ndryshme që po kështu shkatërron automjetet, rrit kostot e prodhimit dhe kostot e mirëmbajtjes për pronarët e automjeteve, qofshin këta persona privatë apo kompani që përdorin transportin; nga ata që përdorin një fugon dhe ata që përdorin një flotë kamionësh.
Dhe e treta, siç është bërë e qartë dhe sot në mbledhjen nga e cila doli Edi Rama, sipas burimeve të besueshme, rezulton se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë, 30% hyn kontrabandë.
Sigurisht duke hyrë 30% kontrabandë humb shtetit, për ta thënë shkurt. Por në fakt humbin qytetarët sepse shteti ato para duhet t’ua kthejë qytetarëve apo jo. Dhe ky ka qenë një moment qetësie apo heshtje e madhe nga ana e pjesëmarrësve në atë mbledhje sepse të gjithë e dinë që është fakt.
Pyetja është: Pse ndodh kjo? Si ka mundësi, 1/3 e karburantit hyn kontrabandë, të mos paguajë as taksë, as akcizë, qindra milionë euro që nuk përfundojnë në arkën e shtetit, që nuk përkthehen në pensione apo rritje pensionesh apo indeksim pensionesh, apo rritje pagash, apo ndihmë për spitalet, apo ndihmë për shkollat, apo diçka për fëmijët, për studentët; por zhduken.
Ku shkojnë këto para?
Pa diskutim që çdo shqiptar e di se ku shkojnë këto para.
Dhe në funksion të kësaj që po bëjmë sot që është pjesë e detyrës sonë por jo gjithë detyra jonë, po ju njoftoj se që prej ditës së djeshme Partia Demokratike ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën, urimin dhe lutjen që të mos përfundojë as tek dhoma e pluhurave, as tek salloni i korrupsionit dhe as tek “frigoriferi i vonesave”.
Pyetje: A do t’i bashkohet PD protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve? Kush janë ekspertët apo grupi i punës që ka hartuar planin me 7 pika për të shmangur apo për të dalë nga kriza e energjisë?
Lulzim Basha: Pyetja e parë besoj është e ezauruar sepse besoj e keni parë pjesëmarrjen e Partisë Demokratike por jo si politikanë, por si qytetar në protestën e thirrur nga qytetarët. E keni parë besoj edhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade të një vendi partnerë.
Kur ne thërrasim protesta, siç i kemi thirrur dhe siç do t’i thërrasim nuk fshihemi pas askujt sepse ne kemi thirrur dhe do të thërrasim protestat më të mëdha që ka njohur ky vend.
Por ne nuk mund të biem në kurthin e atyre që duan të politizojnë gjithçka. Çështja në fjalë nuk i përket një partie politike, nuk është çështje partie, është çështje kombëtare, është çështje qytetare. Ndaj jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur reagimin e tyre. Çdo akt provokativ për t’i veshur flamurin tonë, siç ndodhi aty, do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, nuk ishim ne që e bëmë, janë ata që duan ta ngjyrosin politikisht çdo reagim qytetar. Vendi vuan nga një reagim qytetar. Por që do të jemi aty, që do të inkurajojmë, do t’i nxisim, do t’i mbështesim me çdo mënyrë dhe formë që ka në dorë Partia Demokratike dhe demokratët kudo që janë. Për këtë të mos keni as më të voglin dyshim.
Përsa i përket pyetjes së dytë, të garantoj që në fushën e energjisë, sikundër në fushën e ekonomisë, në fushën e ligjit, të teknologjisë së informacionit, zhvillimit rural, shëndetësisë, arsimit, marrëdhënieve me jashtë, integrimit europian, çështjeve sociale, Partia Demokratike e Shqipërisë disponon potencialet njerëzore profesionale, ekspertët më të mirë që ka vendi.
Të pakrahasueshëm edhe me momentin më të mirë të kësaj qeverie i cili nuk mbahet mend, e jo më me karikaturën që i thotë sot vetes qeveria e Shqipërisë.
Pyetje: Ju në fjalën tuaj thatë pak më parë se politikani duhet të mbajë përgjegjësi politike. Po për situatën brenda Partisë Demokratike, kush duhet të mbajë përgjegjësi?
Lulzim Basha: Falemnderit për pyetjen. U çudita që zgjati kaq shumë por përgjigjia është e qartë. Kjo konferencë dhe ky komunikim ka të bëjë me diçka që lidhet drejtpërdrejt me qytetarët, me familjet e tyre, me bukën e gojës së qindra mijëra familjeve që përbëjnë minimalisht 30 %, thotë Banka Botërore, që nuk ushqejnë dot fëmijët. Me gjithë respektin ndaj jush dhe çdo media, kam vendosur që, që sot, të mos lejoj asnjë padron tuajin, që të marrë peng këtë diskutim jetik për shqiptarët, me çfarëdo teme tjetër, që e kemi diskutuar më parë dhe do e diskutojmë përsëri më vonë.
Pyetje: Në propozimin tuaj me 7 pika të dielën e shkuar në pikën nr.4 ju theksoni: “Subvencionim të çmimit të energjisë për qytetarët”. PD është pro rritjes së çmimit të energjisë dhe subvencionimit për qytetarët dhe bizneset e vogla, apo jeni kundër rritjes së çmimit dhe duam të dimë qëndrimin e PD-së për këtë çështje, pasi keni 7 pika por në fakt thoni: “Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët”, por s’ka një pikë ku jeni kundër apo pro. Të kemi një ide të qartë për këtë.
Lulzim Basha: Qëndrimi politik ka qenë i qartë, jo vetëm gjatë shpalljes së programit tonë të fushatës, por sa herë ne kemi folur për energjinë dhe me siguri do të jetë në arkiva të televizionit ose portalit tuaj. Subvencionimi i çmimit ka të bëjë me kategoritë në nevojë. Me ato që nuk përballojnë as çmimin e parritur të energjisë dhe jo më atë që është sot, që është i rritur tashmë dhe që tani ky do e rrisë më tej. Ka qenë 7.4, shkoi 9.4. Një Zot e di sepse po i bëjnë hesapet, me kë po i bëjnë, me Ardin me “tigrin”, me dreqin dhe të birin se sa duan ta çojnë. Sepse gropën e kanë gërmuar, paratë i kanë vjedhur dhe do e mbushin. Me çfarë do e mbushin? Me lekët që do ju marrin ju. Kur flasim për subvencionim i qëndrojmë besnik një platforme që e kemi shpallur shesh më shesh, qytet më qytet, treg më treg. Tash, 7 vjet. Që nga tetori i 2014-ës kur nisi rritja e çmimit të energjisë. Dhe besoj se shqiptarët nuk e kanë harruar si ishte fatura deri në tetor të 2014-ës dhe se si ndryshoi më pas. Shqiptarët u mblodhën më 22 nentor të 2014-ëskundër asaj rritje çmimi.
Subvencionimi për çmimin e energjisë do të thotë që të paktën për shtresat në nevojë ky çmim që është sot të subvencionohet, jo më rritja. Të subvencionohet ky çmim për të arritur në ato nivele që ishte. Sepse ne e dimë sa del nga kaskada deh mund t’jua thonë ekspertët. Nga kaskada del 1/7-ën apo 1/8-ën e asaj që e shet konsumatorit.
Do të thonë, jo OST-ja, OSSHE-ja, transmetimi, humbjet në rrjet, shumica në fakt janë vjedhje. Media e ka zbuluar një pjesë të skandaleve. Një pjesë e kemi denoncuar ne. Vetëm pirgu i këtyre kush e di se sa dhoma ka mbushur në Prokurorinë e Tiranës, në SPAK dhe prokuroritë e tjera. Ndërsa përsa i përket rritjes së çmimit me sebepin dhe rrenën që ka shpallur, sigurisht që kemi qenë dhe jemi kategorikisht kundër. Besoj jam i qartë.
Pyetje: Z.Basha se fundmi Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore. Marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi me krizën e paralajmëruar energjetike, përse nuk është kërkuar një Komision Hetimor për abuzimet në sektorin e energjisë, përpos faktit që sapo deklaruat se do të dorëzoni një kallëzim penal në SPAK?
Lulzim Basha: Të jeni të sigurt që Partia Demokratike ka përdorur, po përdor dhe do të përdorë të gjithë arsenalin e vetë. Fuqia që shqiptarët na dhanë për të qeverisur vendin me të vërtetë u godit nga masakra zgjedhore, dhe na mohoi mundësinë që planin tonë për të ndalur, zgjidhur krizën e gjithanshme të Shqipërisë, ta vinim në zbatim si qeveri. Dhe pa diskutim, prioriteti ynë i parë është të largojmë këtë regjim që nuk është produkt i votës së lirë, por ndërkohë i njëjti plan, të njëjtat zotime, janë baza mbi të cilën ne kemi ngritur aksionin tonë politik.
Prandaj të siguroj, si në rastin e inceneratorëve, si në rastin e Beçhettit, si në rastin e Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore, në çdo rast tjetër, ekspertët tanë po shqyrtojnë dhe grupi ynë parlamentar do të marrë vendimet për të gjitha hapat e nevojshëm duke përfshirë këtu sigurisht edhe situatën e energjisë. Duke përfshirë ato drejtuar institucioneve të drejtësisë, dhe duke përfshitë instrumentat që na mundësojnë përsa do funksionojë ligji dhe Kushtetuta, nxjerrjen në shesh të batërdisë dhe vjedhjeve të kësaj qeverie.
Pyetje: Kur do ta çojë Partia Demokratike si nismë ligjore uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës në Kuvend që të mos mbetemi vetëm në retorikë mes opozitës dhe mazhorancës? Kur do të kemi diçka konkrete?
Lulzim Basha: Së pari asgjë nga ajo që kemi thënë nuk ka mbetur në retorikë. Ju informoj që të tre Komisionet Hetimore është rënë dakord që do të kalojnë në seancë më 14 tetor. Ju informoj se ka nisur “Vallja e Osman Takës”, jo Osman Stafës, “Vallja e Osman Takës” që hedh PS-ja sa herë që kërkojmë Komision Hetimor. E dini besoj historinë e “Valles së Osman Takës” është një valle e gjatë dhe e ngadaltë e një heroi e asaj kohe që do të zgjasë momentin para se ta varin në konop. Është valle shumë e bukur në fakt, por nuk është vallja që duhet të hedhë Taulant Balla dhe padroni i tij. Sepse Kushtetuta e ka të qartë, kur ne kërkojmë Komision Hetimor ata duhet të ngrenë Komision Hetimor me objektin e Komisinit Hetimor. Ta lënë “Vallen e Osman Takës” dhe të enjten të gtre Komisionet duhet të kalojnë në Kuvend, ndërsa po kështu ka nisur procesi për depozitimin e kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% siç ju thash më përpara, ekupi ynë superior në çdo aspekt, profesional, etik, të integritetit, ka marrë përsipër të bëjë të gjithë propozimin, pra jo thjesht, ule këtë se kështu themi ne, por edhe ku t’i gjejmë paratë. Se thotë, ku ti gjejmë paratë. Kur është puna për t’i dhënë qytetarëve, ku t’i gjejmë paratë. E keni dëgjuar apo jo? Suden me mjekër? Ndjesë kush do që e mban mjekrën këtu, se nuk e kam tek mjekra, “Sudja me mjekër”, sa herë i themi ne, ço paratë tek qytetarët, thotë s’ka para’, ku t’i gjej paratë. Sa herë vjen puna për të mbushur xhepat e oligarkëve, për të bërë 20 milionë euro kilometrin, as flet fare. Vendimi merret natën. Deri tani firmoste ai, që i firmoste dhe pastaj qahej në face book, tani ka vënë “tigrin” dhe ata të tjerët që do të bëjnë të njëjtën gjë. Ne me përgjegjshmëri të madhe përpara qytetarëve jo për llafe, jo për retorikë, sepse ne jemi një ekip gati për të qeverisur vendin, vetëm masakra zgjedhore na ka ndalur, kemi gati të gjitha zgjidhjet për këtë vend. Edhe për gjëmat që ka bërë ky. Nuk do t’i çojmë thjesht një kërkesë, një copë letër, por një kalkulim të plotë se si arrihet kjo. I kam dëgjuar zërat e opozitarëve të përjetshëm të opozitës. Të atyre, hip nga kali, zbrit nga kali, çfarë uji i ke dhënë gomarit. Një pjesë prej tyre hanë bukë me këtë ustallëk dhe qoftë edhe nga formimi ynë të djathtë që besojmë tek liria, le të hanë bukë, edhe përse shpërndajnë gënjeshtra. Në asnjë rast PD nuk ka çuar që nga koha e pandemisë, që nga koha e tërmetit, nuk ka çuar tek Edi Rama propozime që nuk do t’i bënte vetë po të ishte në qeveri. Dhe në asnjë rast nuk i ka çuar tek Edi Rama sepse ka besim se Edi Rama do t’i bëjë këto, sepse koha e k provuar se ai nuk do t’i bëjë këto. Sepse edhe kur nuk di ne ia paraqesim të qarta se si mund të bëhen. Nuk do dhe nuk mundet sepse kjo situatë me të vërtetë ka krijuar një peng dhe një pengmarrje, që është qeveria e Shqipërisë, krimi i organizuar dhe oligarkia.
Llumi i tranzicionit. Me atë e kam betejën unë personalisht dhe partia që udhëheq deri sa t’i çojmë aty ku e kanë vendin dhe t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.
Prandaj propozimi i plotë dhe i detajuar, përfshirë edhe zgjidhjet do t’i paraqiten.
Sigurisht, ju them sot, mbajeni shënim, do dalin e do të thonë, nuk bëhet dot. Duhen kaq lek. S’kemi ku t’i gjejmë. Por detyra juaj dhe në veçanti e kolegëve tuaj të ekonomisë është t’ju tregoni shqiptarëve se e vërteta është me ne se ne do t’ju tregojmë se ku janë paratë për të zhvilluar këtë politikë, në mbështetje të njerëzve dhe se si ata rrejnë vetëm për të vazhduar vjedhjen dhe për të mbuluar gropën e vjedhjeve që i kanë bërë buxhetit me më shumë para që duan të vjedhin nga xhepat e shqiptarëve.
Jorida Tabaku: Për të plotësuar këtë që tha z. Basha, sapo ka dalë vendimi i qeverisë për masat që do të merren. Pikën 5 të propozimit të PD-së e kanë kopjuar. Kjo është mënyra se si operojnë. Fillojnë sulmojnë e sulmojnë, nuk bëhet dhe pastaj fillojnë dhe e adoptojnë. Por çfarë shoh unë nga vendimi i qeverisë. Rama edhe atë ditë, edhe sot, nuk ka dalë për krizën e shqiptarëve, as për rritjen e çmimeve, as për shtresat në nevojë, ka dalë për të menaxhuar krizën e energjisë, ka dalë për të menaxhuar krizën e qeverisë. I gjithë vendimi në 6 pika nuk ka asnjë masë për qytetarët. Duan thjesht të mbulojnë katastrofën që kanë krijuar me vjedhjet galopante në sektorin e energjisë. Asnjë masë për shtresat në nevojë, asnjë masë për familjet e varfram asnjë masë për rritjen e çmimeve, vetëm fonde për të mbuluar vjedhjen në KESH dhe në OSSHE.
Pyetje: Çfarë qëndrimi do të mbajë PD për zgjatjen e afateve të vetingut?
Lulzim Basha: kemi kohë të flasim kur të kemi këtë çështje në rendin e ditës. Për ta përmbyllur nëse nuk keni pyetje të tjera për këtë çështje, mqse lajmi që sapo të paska ardhur. Këta edhe kur kopjojnë, çfarë ne propozojmë, nuk e bëjnë, e dini ju. E marrin por nuk e bëjnë. Se që të ndalësh shpenzimet luksoze, vjedhjen e OSSSHE dhe KESH, do të thotë t’i biesh me shkelm njerëzve nga Ard Çela tek kush janë të tjerët mbi, janë aty sepse çojnë valixhen lart e më lart e më lart, deri tek i madhi fare. Është një mashtrim dhe mos kini iluzion sepse siç ju thash këto janë për t’u treguar shqiptarëve që ka një rrugë, por këtë rrugë mund të ndjekë vetëm një qeveri e përgjegjshme. Jo një bandë e dalë nga një masakër zgjedhore.
Pyetje: Për të qëndruar tek tema meqënëse ju përjashtuat pyetjet jashtë çështjes së energjisë, ne planin me 7 pika që ju parashtruat para pak ditësh përmenden edhe disa oligarkë të cilët sipas PD-së i shmangen faturimit real. A mund të na i përmendni me emra se kush janë këta oligarkë?
Lulzim Basha: Po patjetër. Ne sipas hetimeve tona do të jemi të hapur që të botojmë emrat e çdokujt që denoncohet se po nënfaturohet dhe që nuk ka shpjegim tjetër që po nënfaturohet përveçse po i shërben regjimit. Dhe regjimit i shërbehet në forma të ndryshme. Paratë merren në forma të ndryshme. Një formë është që një oligark mund të shpenzojë 1 milionë euro në muaj dhe fatura i shkon për 200 mijë dhe ai është në atë moment oligark se po i bën një shërbim qeverisë. P.sh po ndan paratë për të blerë vota. Dikush tjetër mund të marrë para për të paguar fake polls, sondazhe fallco, si ato në Austri, që fatkeqësisht janë zbuluar. Paguhet me këto para për t’i bërë një shërbim, sigurisht për këtë i duhen të paguajë dikë, i duhet edhe një ekran për ta shitur. Kjo është kapja e shtetit. Është ndërthurja e interesave kriminale, oligarkike dhe depërtimi në ekrane dhe në media të cilat paguhen me paratë e korrupsionit për t’i shërbyer shtetit të korrupsionit. Pa diskutim, kjo nuk është përgjegjësia e askujt prej jush këtu, por për budallenj nuk bëjnë dot as Partinë Demokratike, as shqiptarët, as demokratët, pa diskutim as mua.
Ju faleminderit!
Përshëndetje të dashur përfaqësues të medias, të dashur bashkëqytetarë që na ndiqni përmes tyre. Sikurse paralajmërova të dielën që shkoi , kur tellalli i të keqes doli të nxiste frikë dhe ankth te qytetarët, tek familjet shqiptare qëllimi i tij i vërtetë ishte dhe është krijimi i kushteve psikologjike dhe kushteve të presionit te njerëzit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sot besoj e patë si spërdridhej në të gjitha kuptimet përpara gazetarëve, jo si një kryeministër, por si një avokat i klientëve të tij me të cilët ndan si plaçkë Shqipërinë dhe resurset e saj.
U përpoq ta krahasojë situatën me vende të tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh përkohësisht në Europë dhe situatës energjitike në Shqipëri tani dhe tash 8 vjet. Edhe përpjekja megallomane me të cilën jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin vendeve të G7-ës, 7 vendeve më të pasura të botës, për të justifikuar atë që ka në plan të bëjë këtu me çmimin e energjisë këtu në një nga vendet më të varfëra të botës dhe më të varfërin e Europës është një teatër mashtrimesh për të desinformuar qytetarët, pra për t’ju gënjyer ju, nëna dhe baballarë, të rinj dhe të reja dhe fëmijët tuaj për të bërë që rritja e çmimeve të duket e pashmangshme.
Në fakt nuk është kështu.
Kjo nuk është krizë energjitike, kjo është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe me plan.
I keni bilancet e operatorëve të energjisë, i keni parë si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji, nga burimet hidrike të shqiptarëve dhe blejnë me 3-4 fish çmimin pak muaj më vonë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe shqiptarëve.
E kam thënë dhe e përsëris, OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie, që nuk i shërbejnë interesit të njerëzve, nuk i shërbejnë interesit qytetar.
Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t’i çjerrë maskën e asaj që po ndodh, në të paktën tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë ku çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë sesa çmimi i bursës.
Për të tre këto tendera diferenca është rreth 10 milionë euro. Siç e thashë edhe dje në Parlament nuk ka thatësirë, por ka një bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e KESH-it dhe OSHEE-së prej 10 milionë euro të pajustifikuara midis çmimit të tregut dhe sa e kane blerë këta.
Për të njëjtën sasi energjie me çmimin e bursës ndërkombëtare do paguheshin 29 milionë euro, janë paguar 39 milionë euro.
Në fakt nuk duheshin bërë fare ato tendera, nuk duhej blerë ajo energji me këto çmime në këtë kohë nëse nuk do të ishte shitur për dy aspra energjia e kaskadës hidrike shqiptare. Këtë skemë do ta shpjegojë në detaje zoti Alfred Rushaj, por pyetja që vjen vetiu është ku shkojnë këto para? Kush i përpin këto para?
Dhe përgjigjja që vjen nga përvoja 8 vjeçare është elementare. Këto shkojnë në xhepat e zyrtarëve të shtetit më të korruptuar në Europë, nga më të ulëtit e lart e më lart e më lart të një shteti i cili sipas raporteve të BE-së dhe SHBA-së konsiderohet sot më i korruptuari në Ballkan, pra për definicion më i korruptuari në Europë. Raporte të cilat tashmë janë publikuar edhe nga media shqiptare.
Ka 8 vite pra, jo sot, as të dielën e kaluar, as këtë verë kur e shiti energjinë e shqiptarëve me 1/3 apo ¼ e asaj që po e blen sot që Edi Rama ka zgjedhur me vetëdije këtë rrugë, dhe këto janë pasojat.
Ju varfëroheni, një grusht pushtetarësh dhe klientësh të tyre pasurohen. Pasurohen në mënyrë marramendëse.
Në çdo kohë, qoftë kjo kohë krize apo jo, një qeveri normale, një qeveri e përgjegjshme do të kishte në qendër të veprimit politik dhe të vendimeve që merr vetëm interesin e njerëzve interesin publik, por ky pushtet e ka bërë zgjedhjen me kohë dhe zgjedhja është interesi i këtij grushti njerëzish me të cilët ndan paratë e vjedhura të shqiptarëve dhe pushtetin politik.
Sepse siç e dimë përpara interesit të njerëzve kanë vendosur, kanë bërë fakt rrugët e florinjta me 20 milionë euro kilometri, ndër më të shtrenjtat në Europë në vendim më të varfër të Europës.
Përpara interesit të njerëzve kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin koncesionet dhe PPP-të, që po gërryejnë buxhetin e shtetit dhe taksat tuaja i çojnë në parajsa fiskale siç kanë nisur edhe publikimet e ‘Letrave të Pandorës’.
Para interesit tuaj e kanë zgjedhur të punësojnë me lekët që iu marrin ju me taksa, gjoba, punësojnë fiktivisht militantë e patronazhistë në administratën publike që njësoj si sistemi i dikurshëm i operativëve të sigurimit të shtetit kërcënojnë, intimidojnë, shantazhojnë, përgjojnë qytetarët për qëllime zgjedhore. Pra këto janë miliona euro që dalin nga xhepat tuaja përmes taksave që i paguani edhe kur bleni një bukë apo një shishe ujë
Përpara interesit qytetar ka zgjedhur luftën personale me sipërmarrësit, që si në rastin e Bechetti-t, do t’iu kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.
Pëpara interesit të njerëzve Edi Rama ka zgjedhur luftën personale dhe politike për interesin e tij politik me sipërmarrësit ku spikat shembulli i Becchetti-t i cili do t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 120 milionë euro ose sa 2 paketat apo 2 paketat gjysmake që disbursoi në kohën e karantinës. Një njeri vetëm, sa 2 paketat gjysmakë për luftën personale, për pushtetin e tij personal.
Përpara interesit të njerëzve ka vendosur makutërinë dhe babëzinë e tij dhe të shpurës së tij, një pjesë i ka sërish në kabinet, një pjesë i ka ulur përkohëshit poshtë, por vazhdon t’i ketë ortakë. Një pjesë janë ortakët e përhershëm që nuk i ndahen paradhomës, dhomës dhe restorantit kryeministror nga mëngjesi në darkë. Vetëm rryshfeti ndaj këtij shteti, nga niveli më i ulët në nivelin më të lartë sipas të dhënave zyrtare ndërkombëtare i kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Dhe siç e keni parë raporti ndërkombëtar që e ka cituar këtë, e ka hulumtuar dhe e ka përcaktuar na rendit në botë për ryshfetit të dytët pas Zambias afrikane, pas kësaj vjen Shqipëria e Edi Ramës për ryshfetin.
Dhe kjo shifër pa pretenduar se korrupsioni lindi me këtë qeveri është 3-herë më e lartë sesa ç’ishte në vitin 2013 kur këta morën pushtetin.
Këto dhe shumë plagë të tjera që i ka hapur këtij vendi, nuk janë shifra, as raporte, as denoncime, as thjesht kauza normale të opozitës. Unë e di, ju e dini, të gjithë e dimë se këto në fakt janë plagë, plagë për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Plagë për qytetarët e këtij vendi që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës, plagë për njerëzit, familjarët të cilët stërmundohet për të shkolluar fëmijët ë tyre, plagë për të rinjtë e të rejat që nuk gjejnë dot punë, sepse këto thagma të krijuara nga kjo pakicë e korruptuar, e bëjnë të pamundur një klimë normale biznesi që të paktën të mbajë vendet e punës dhe jo t’i mbyllë ato e jo më të krijojë vende të reja pune siç duhet të ndodhë në një ekonomi normale.
Prandaj, të dashur qytetarë, jam i bindur se çdokush që ka dëgjuar shfaqjen e sotme nuk mund të gënjehet, çdokush që posedon zgjuarsinë karakteristike të shqiptarit nuk mund të gënjehet dhe mos u gënjeni. Kjo nuk është krizë energjitike, kjo është një kriza e korrupsionit, e babëzisë dhe e keqmenaxhimit të kësaj qeverie.
Ndaj detyra e çdo qytetari duke qenë se ky është problem i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm i një partie politike është të mos e lejoni të gënjejë e të luajë me taksat tuaja, me bukën e fëmijëve tuaj, sepse me rritjen që paralajmëron Edi Rama do ta përdorë këtë , këtë fatkeqësi njësoj si fatkeqësitë e tjera situatë për të mbushur gropat që ai ka hapur në buxhet me koncensionet, me PPP-të, tenderat korruptivë për të cilat falë marrëzisë së kësaj pakice, mbajmë vendin e parë në Europë duke lënë mbrapa çdo vend tjetër.
Sigurisht siç e ka nisur do të vazhdojë e dp të përpiqet ta bitisë duke fshehur të vërtetën dhe duke relativizuar të keqen sepse ai që është përgjegjësi i vetëm i gjendjes ekonomike të Shqipërisë, i situatës ku ndodhen familjet shqiptare , sipërmarrësit shqiptarë, pensionistët shqiptarë, vogëlushët e këtij vendi, të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Ai pra që e ka sjellë këtu punën me vendimet e tij të gabuara dhe kriminale me të cilat e ka çuar borxhin publik formalisht në 80% të prodhimit të brendshëm bruto, pa përfshirë PPP-të, që e çojnë në 100%, ky që u premtoi shqiptareve se do u ulte borxhin, ai të dashur qytetarë, të dashur miq kërkon të merremi me batuta, me gërr-vërre me gjithçka të mundshme vetëm e vetëm për ta hequr vëmendjen nga fakti se, falë tij dhe vendimeve të tij, sot e tash 8 vjet , buka qe blini është më e shtrenjtë, fatura e energjisë dhe e ujit që paguani është më e lartë, taksat dhe ryshfetet janë mëtë lartat në 30 vite, energjia dhe karburanti më i larti në rajon dhe ndër më të lartit në Europë dhe kriza ka mbërthyer për fyti çdo shqiptar dhe çdo familje shqiptare.
Por nuk funksionon kështu. Në një vend normal politikanët marrin përgjegjësi.
Dhe nëse ai kreu masakrën zgjedhore me iluzionin se kështu do të mund t’i ikte përgjegjësisë politike, për t’u sjellë sikur nuk ka gisht në këtë që po ndodh, është detyrë e jona, por në fakt e të gjithëve ne të qëndrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare që quhet qeveria e Edi Ramës e cila refuzon të dëgjojë që refuzon të dëgjojë thirrjet dhe vuajtjet qytetarëve të zhytur në varfëri dhe që refuzon planin tonë racional, sepse ata, ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar më shumë Shqipërinë dhe Shqiptarët
Ne jemi në Parlament për këtë arsye. Jemi në Parlament për këtë betejë dhe betejat e tjera në emrin tuaj dhe betejën e të gjithë betejave, për t’i rikthyer vendit legjitimitetin dhe demokracinë një orë e më parë.
Alfred Rushaj: Ne jemi munduar që ta thjeshtësojm skemën apo modelin e tregut se si fuksionon, se si duhet të funksiononte dhe çfarë efektesh ka pas. Dua ta filloj duke thënë që ky vit mund të jetë çfarë do poe në Shqipëri nuk mund të quhet krizë enëergjitike, përkundrazi nëse do të shikojm prodhimet e viteve 2020-2019 përshembull që kan qenë rreth 13 mld kËh duket qart që jemi në një vitë shumë të mirë energjitik. Deri në shtator KESH-i ka prodhuar 4.5 mld kËh, pra e ka tejkaluar disa herë më shumë prodhimin që ka bërë gjith vitit në vitin 2020-2019. Pse e them këtë? E them këtë sepse siç shikoni në fund fare është ai kuadrati konsumatori familja, bizneset pra konsumatori që merr një faturë nga OSHEE-ja për energjinë që konsumojnë, gjat gjithë vitit konsumojn 4.6 mld kËh. Ndërkohë që…
Lulzim Basha: Përfshirë dhe sipërmarrjen?
Alfred Rushaj: Të gjithë të cilët paguajnë një faturë OSHEE, i gjithë konsumi total shqiptar për familjarët dhe bizneset që faturohen nga OSHEE është 4.6 mld kËh orë ndërkohë që 4.5 mld kËh janë prodhuar deri më sot. Pse është e rëndësishme kjo? Është e rëndësishme sepse KESH, kaskada e Drinit kryesisht duke qënë një aset kombëtar është vendosur që të shërbej pikërisht për konsumatorët familjarë kryesisht, për bizneset e vogla që nuk kanë mundësi të ndjekin tregun dhe çmimi që KESH ja shetë kompanis së OSHEE për efekt të furnizimit të familjarëve është 1.5 lekë kËh ose 12 euro mËh. Siç e shikoni në qoftë se KESh do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptarë atëherë çmimi do të ishte vetëm 12 euro për mËh. Sa blihet sot? Rreth 260 ka vajtur euro për mËh, është 21 herë më e lartë se sa çmimi që para disa ditësh është verifikuar. Duke bërë një përllogaritje biles duke llogaritur që mund të ulet fatura pak në muajt në vazhdim, për periudhën shtator- tetor kompania publike për të plotësuar këtë detyrim do ti duhet të paguajnë rreth 150 milion euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, po ta merrni nga KESH fatura do të ishte 8 milion euro. Llogariteni vet sa është diferenca që do i kushtoj qytetarëve shqiptarë. Në cfarëdo lloj forme ose duke rritur çmimin ose nga buxheti i shtetit, në çdo rast është faturë që paguajnë qytetarët shqiptarë dhe shikoni sa është. Çfarë ka tjetër që ne themi është tërësishtë keqmenaxhim, nuk ka të bëj fare as kriza që mund të ketë në Kinë për energji apo në një vend tjetër. Në qoftë se për një moment të caktuar në një vend tjetër. Në qoftë se, në një moment të caktuar do të besonim atë çfarë thotë kryeministri Rama që nuk kishim asnjë lloj mundësie dhe ta shisnim në treg. Dhe ka shit 1.3 miliard KW/orë deri tani se vetëm 3.2 i ka dhënë për konsumatorët shqiptarë, 1.3 e ka nxjerr në treg KESH-i. Sikur edhe kjo të ishte e vërtetë, OSHE-ja që ka detyrim ligjor për të bërë një strategji të qartë importi, a nuk duhet që këtë energji ta blinte në Prill apo në Maj, ku çdo njeri e di që çmimi është më i lirë në bursë dhe ndërsa sot ku çmimi mund të jetë 220 apo 240 në bursë apo sa ka vajtur. Unë po them sa ka qenë çmimi i bursës sikur të ishte blerë në Maj, nuk po them as në Janar, as në Shkurt. Në Maj ka qenë 74.75 Euro për KW/orë. 3.5 herë më lirë se sa çmimi që ata e kanë blerë. Këto janë disa shifra që flasin vetë, këto janë disa shifra që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë dhe e kanë shumë të fortë konkurrencën njëri me tjetrin por unë besoj që e kanë vetëm kush gjeneron më shumë lekë për kompaninë e vet që t’i shpenzojë pastaj. Është e pa arsyeshme që konsumatorët shqiptarë të paguajnë qindra milionë Euro gjatë disa viteve, kur çmimet kanë qenë të lira dhe tu kërkohet tani, qoftë direkt nëpërmjet rritjes së çmimeve apo indirekt nëpërmjet buxhetit të shtetit që të përballojnë krizën e keq menaxhimit të administratorëve publikë, që kanë detyrimin për ta optimizuar dhe mirë menaxhuar dhe jo për ta sjellë në këtë lloj situate. Unë nuk po zgjatem më shumë me shpjegimin. Jemi përpjekur thashë ta paraqesim në shifra dhe në skemë sesi funksionon dhe sesi duhet të funksionojë dhe po kështu diferencë çfarë vlere ka, vetëm për 4-mujorin, kjo lloj situate që ka ardhur nga keq menaxhimi.
Lulzim Basha: Ne mund t’i rikthehemi gjatë seancës së pyetjeve këtij shpjegimi të qartë dhe të thjeshtë, që tregon se vetëm përmes akteve të shitjes dhe të blerjes së energjisë sipas interesave korruptive, shqiptarëve i mungojnë të paktën 142 milionë Euro. Dhe prapë pyetja është ku kanë shkuar?! Përpara se të proçedojmë më tej, më lejoni t’ia kaloj fjalën zonjës Tabaku për aspektet e tjera, qoftë të krizës, krizës së korrupsionit Rama dhe si po përjetohet kjo në xhepat e shqiptarëve, në faturat dhe përballimin e nevojave bazë të familjeve por edhe në situatën në tërësi të biznesit dhe alibitë apo më mirë të themi gënjeshtrat që ka thënë tash pesë apo gjashtë ditë në këtë drejtim.
Jorida Tabaku: Faktet janë kokëforta ndërkohë që statistikat sigurisht që janë të komentueshme. Në të gjithë botën po vihet re një tendencë e rritjes së çmimeve, që fatkeqësisht në Shqipëri vënë re më parë se në të gjithë vendet e tjera por problemi qëndron në mënyrën se si reagon qeveria, çfarë masash merr qeveria dhe si është situata ekonomike e familjeve shqiptare. Ne kemi ndjekur me shqetësim që përveç Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku 70% e bizneseve e shikojnë situatën pesimiste, përveç Dhomës Gjermane të Tregtisë, që ka dhënë po të njëjtin pesimizëm në ekonomi, edhe Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar dje, në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike, prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve por dhe të konsumatorëve. Kjo është situata reale dhe kjo është ajo që ndodh në terren që e tregojnë këto shifra dhe fakte, jo vetëm të raporteve ndërkombëtare të bizneseve të huaja por edhe njëkohësisht të Bankës së Shqipërisë. Pse nuk ka rritje ekonomike sot në Shqipëri? Ne dëgjuam në fakt, me shumë shqetësim deklaratën e dy ministrave që mburreshin për një rritje prej 17.9% të ekonomisë, ndërkohë që situata e përgjithshme e familjeve shqiptare është shumë e vështirë. E gjuthë kjo rritje ekonomike lidhet vetëm me dy elementë; së pari, sektori më i rëndësishëm që ka pothuajse 19% të produktit të brendshëm bruto, është në rënie. Prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, rreth 47.000 persona kanë dalë nga tregu dhe mos harrojmë që bujqësia gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë ndalesë dhe asnjë pezullim, ato kanë qenë në punë. Ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet nga një sektor, nga sektori i ndërtimit. Kjo është arsyeja se pse qytetarët shqiptarë sot, nuk po ndjejnë dhe nuk po përjetojnë asnjë përfitim të këtyre shifrave, sigurisht të punuara në zyrën e kryeministrit. Fondet e rindërtimit në ditën e zgjedhjeve, janë një nga arsyet se pse është rritur sektori i ndërtimit, disa punë sporadike po që lidhen me ditën e zgjedhjeve dhe ndërtimi informal që ndodh kryesisht në qytetin e Tiranës. Kjo është arsyeja se pse nuk përkthehet as në rritje pagash, as në rritje pensionesh, as në rritje të mirqënies për qytetarët shqiptarë. Siç raporton vetë qeveria, sot 51.7 % të të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqime dhe për energji elektrike, me çmime më të rritura. Inflacioni në gusht ishte 2%, për shportën ushqimore është 4,6% pra dyfishi i inflacionit. Ndërkohë janë rritur çmimet, ndërkohë që flasim, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqime. Prandaj, kjo rritje e përgjithshme e çmimeve, edhe në mënyrë abuzive nga ana edhe e operatorëve në treg, me mungesën e ndërhyrjes së qeverisë, sepse në pjesën më të madhe të sektorëve ne kemi o situatë monopoli, o situatë oligopoli, ka shkaktuar një rritje të përgjithshme të çmimeve. Ne propozuam një ulje të TVSH-së për shportën ushqimore, që është një propozim që e kanë zbatuar disa vende të Bashkimit Europian, po njëkohësisht e njohin edhe MSA-ja e lejon, që për shportën ushqimore, energjinë elektrike, po njëkohësisht furnizimin me ujë, që janë tre elementët bazë të mbijetesës për familjet e varfëra, të ketë një diferencim të TVSH-së. Dëgjojmë gjithologët e qeverisë, që thonë gjithë ditën që nuk reflektohet në ulje çmimesh. Nuk reflektohet, sepse qeveria është e korruptuar, se institucionet që duhet të rruajnë tregun janë të korruptuara, që nuk sigurojnë konkurrencën në treg, sepse në qoftë se do të kishim institucione të forta, që ruajnë tregun, që kontrollojnë tregun, që vendosin gjoba për kompanitë që rrisin në mënyrë abuzive çmimet, sigurisht, që sot ne do të kishim një situatë tjetër në treg. Nuk mundet të rritet çmimi në bursë dhe të nesërmet të rritet këtu në Shqipëri. Ka ndodhur me karburantin, ka ndodhur me çmimin e miellit, ka ndodhur me shumë elementë të tjerë. Dhe kjo po sjell një rritje zinxhir. Elementi i dytë, se çfarë mund të bëjë një qeveri, që ne e kemi propozuar disa herë dhe që mund të ndihmojë familjet është indeksimi, jo me inflacionin po me rritjen e shportës, që është dyfishi i inflacionit, sepse po rriten produktet e nevojës së parë shumë më shpejt se çmimet e tjera. Për herë të parë vitin e kaluar me këtë qeveri paga reale ka qenë në rënie, pas 15 vitesh, sepse kanë dështuar për 8 vite që të rrisin pagat, që të rrisin pensionet edhe të indeksojnë me normë inflacioni. Vetëm në vite elektorale mbahet mënd rritje, jeni të gjithë këtu prezent, keni kohë që e ndiqni ekonominë dhe politikën, vetëm në vite elektorale mbahen mend rritje. Këto tre elementë që unë përmenda, një rritje ekonomike që nuk është reale, sepse nuk është e bazuar në treg, që nuk po reflektohet tek familjet dhe tek qytetarët, një rritje abuzive e çmimeve në treg, që nuk po mbështetet nga ana e qeverisë asnjë nga shtresat në nevojë për të rregulluar tregjet dhe për të ndërhyrë, në atë masë që ka mundësi qeveria të ndërhyjë, në ato tregje që ka mundësi qeveria të ndërhyjë, si me gjoba po ashtu edhe me mbështetjen e shtresave në nevojë, kanë krijuar këtë situatë që është e paprecedent, që nuk po ndodh në gjithë botën dhe në gjithë botën qeveritë e përgjegjshme po reagojnë, po marrin masa dhe nuk po i lenë në mëshirë të fatit qytetarët.
Lulzim Basha: Zoti Rushaj keni diçka për të shtuar?
Alfred Rushaj: Të them diçka, sepse Jorida tha që ka mekanizma qeveria për ta mbajtur në kontroll çmimin nëpërmjet konkurrencës kryesisht dhe marr shkas nga ajo çfarë tha kryeministri dje, ju e dëgjuat kryeministrin në kuvend që doli dhe bëri një krahasim, sa ka qenë nafta dhe benzina në vitin 2013 kur ne ikëm nga qeverisja dhe sa është sot dhe se ç’nxorri një diferencë 10-15 lekë dhe tha kjo është për shkak të mirëqeverisjes sime. Vetëm se unë dua t’ju kujtoj në vitin 2013 fuçia në brend, në bursë është kuotuar 110 dollarë, sot është 79, 40% më lirë. Për të kuptuar çfarë politike ka bërë, çfarë politike ka bërë për të mbështetur rritjen e çmimeve në fakt, jo uljen e tyre.