Blog

08 Sht
0

Merita Bakiu: Arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe. Mungesa e infrastrukturës shkollore, performanca e dobët e mësimdhënësve dhe materiale mësimore të papërshtatshme

Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, shprehet se në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe.

Sipas saj vështirësitë me të cilat përballet arsimi në vend janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës shkollore, performanca e dobët e mësimdhënësve dhe materiale mësimore të papërshtatshme.

Bakiu gjishashtu thotë se vetëm në nje dekadë 234 shkolla janë mbyllur, 198 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar, 90 mijë studentë janë më pak dhe 16 mijë mësues më pak.

Reagimi i plotë i Merita Bakiut:

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe arsimi në Shqipëri është në ditën e tij më të keqe.

Vështirësitë me të cilat përballet arsimi në vend janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga:

Mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme shkollore.

Performanca e dobët e mësimdhënësve,

Mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për
trajnimin e mësimdhënësve.

Materialet mësimore të papërshtatshme

Mungesa e mekanizmave për sigurimin e
cilësisë.

Vetëm në një dekadë kemi:

234 shkolla të mbyllyra
198 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar
90 mijë studentë më pak
16 mijë mësues më pak

Jemi vendi ku nga viti 2014 e deri më sot nuk kemi bëre studim të kurrikulës. Tekstet shquhen për papërshtashmërinë me interesat e nxënësve dhe zhvillimin e teknologjisë. Nuk ofrohet shërbimi i mësimdhënies i barabartë për të gjithë nxënësit

Rrezultatet e fundit të PISAS treguan një gjendje të përkeqësuar të sistemit tonë arsimor dhe jane dëshmi e qartë ku e ka çuar keqqeverisja arsimin.

Arsimi meriton më shume vëmëndje

Rritje të financimit së paku në 5% të PPB.
Infrastrukurë dhe standard të njëllojtë për të gjitha shkollat,pavaresisht vendodhjes së tyre.
Qasje në internet për të gjithë nxënësit.
Modernizim të kurrikulave dhe teksteve shkollore .

Read More
07 Sht
0

Dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë/ Myzafer Elezi: Ngre shumë pikëpyetje mbi mënyrën e largimit. Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri është një farsë si ai i Gardës së Republikës

Anëtari i kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në një postim në facebook, Elezi shprehet se dorëheqja e Muhamet Rrumbullakut ngre shumë pikëpyetje mbi motivacionin dhe mënyrën e largimit. Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Përgjithshëm është thjesht një farsë pasi emri i pasardhësit është i paracaktuar njësoj si procesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Ai gjithashtu thotë se deklarata e parë publike e ministrit të Brendshëm nuk i jep asnjë zgjidhje gjendjes së rënduar kriminale në vend, por më shumë ishte një retorikë për konsum politik. Elezi më tej shprehet se policia prej vitesh është kthyer në një vegël të ministrave të radhës, duke braktisur misionin e saj të vërtetë që është mbrojtja e qytetarëve dhe sigurimin e rendit.

Më poshtë reagimi i plotë:

Reforma e Policisë së Shtetit – skepticizëm mbi premtimet e Ministrit të Brendshëm.
Të nderuar qytetarë,
Dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një zhvillim që ngre shumë pikëpyetje mbi motivacionin dhe mënyrën e largimit të tij. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm ka shpallur një proces të ri për konkurim për pozicionet kryesore brenda Policisë së Shtetit, përfshirë edhe drejtuesit vendorë.
Përballë këtyre ngjarjeve, unë dua të ngre disa çështje të rëndësishme:
* A është dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm e imponuar nga eprorët e tij apo është bërë me dëshirë dhe vetëdije? Deri më tani nuk është dhënë asnjë arsye konkrete për largimin e tij.
* A do të mjaftojë ikja e Drejtorit të Përgjithshëm për të përmirësuar sigurinë publike dhe për të luftuar krimin? A nuk duhet të largohet edhe struktura e drejtuesve që prej vitesh nuk kanë sjellë rezultate të prekshme?
* A ka lidhje aktuale mes disa drejtuesve të policisë dhe krimit të organizuar? A do të garantohet që drejtuesit aktualë të mos jenë të përfshirë në procesin e konkurimit për pozicionet e reja, përderisa disa prej tyre mund të jenë nën hetim nga SPAK?
* A do të reformohet realisht Policia e Shtetit, apo do të bëjmë thjesht një rrokadë të emrave? Shqiptarët nuk presin rotacione brenda sistemit, por një reformim rrënjësor të organizatës, duke shkëputur çdo lidhje të mundshme me krimin e organizuar.
* Pse ka ngecur procesi i vetingut në Polici? Ky është një proces jetik për të rikthyer besimin në organet e sigurisë.
Deklarata e Ministrit të Brendshëm nuk i dha përgjigje asnjërës prej këtyre pyetjeve. Përkundrazi, ishte më shumë një retorikë propagandistike, pa adresuar akuzat e rënda të bëra më parë nga kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që ka theksuar lidhjet mes kupolës së policisë dhe krimit të organizuar.
Shqiptarët kërkojnë një polici të depolitizuar dhe të besueshme. Fatkeqësisht, prej vitesh Policia e Shtetit është përdorur si një mjet politik për interesat e ministrit të radhës. Qytetarët meritojnë një nivel më të lartë sigurie, diçka që deri tani nuk është arritur.
Policia ka nevojë për reformim të vërtetë, jo rotacion të emrave.
Në lidhje me reformën e Policisë së Shtetit të paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm, kam arsye të dyshoj se procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Përgjithshëm është thjesht një farsë. Ekziston një mundësi reale që emri i tij të jetë paracaktuar ende pa u dorëhequr drejtori aktual. Fatkeqësisht, qeveria ka precedentë të ngjashëm për veprime të tilla.
Një shembull i qartë është ai i Gardës së Republikës. Para disa muajsh, qeveria ndryshoi ligjin që rregullonte përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës, duke përshtatur kriteret për një kandidat të paracaktuar, që erdhi nga jashtë strukturave të Gardës, ndryshe nga sa parashikohej në ligjin në fuqi. Opozita ngriti alarmin se ky ishte një ligj me porosi, i bërë enkas për të favorizuar një kandidat të lidhur me qeverinë. Ashtu ndodhi, dhe sot, ai emër i përfolur prej muajsh, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës.
Kjo situatë më bën të dyshoj se skenari i paracaktimit do të përsëritet edhe në përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nuk dua të paragjykoj aftësitë profesionale të asnjë kandidati të përzgjedhur, dhe madje uroj suksesin e tyre në detyrë, por shqetësimi i madh mbetet:
A do të jenë këta drejtues gardianë të ligjit, apo do të jenë thjesht ushtarë të bindur të urdhrave politikë?
Policia e Shtetit kërkon reformim të thellë dhe depolitizim, jo thjesht rotacion emrash.
Shqiptarët presin një organizatë të ndershme dhe të depolitizuar, e cila të rikthejë besimin e humbur tek qytetarët. Për fat të keq, kjo organizatë prej vitesh është kthyer në një vegël të ministrave të radhës, duke braktisur misionin e saj të vërtetë – mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e rendit.
Krimi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa niveli i sigurisë publike ka rënë në nivelet më të ulta ndonjëherë. Besimi publik te Policia e Shtetit është në pikën e tij më të ulët. Qytetarët shqiptarë dhe vizitorët tanë meritojnë siguri për jetën, shëndetin dhe pronën e tyre.
Shpresoj që Ministri i Brendshëm të ketë vullnetin dhe kurajon të realizojë reformat e vërteta që presin shqiptarët në fushën e sigurisë.
Shqiptarët meritojnë më shumë!
Ju faleminderit.

Read More
05 Sht
0

“Demokratët Euroatlantikë kanë ofertën politike”, Basha: Qytetarët ta kenë të qartë, voton Ramën mban Berishën, voton Berishën mban Ramën kryeministër

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, është shprehur se detyra e Demokratëve Euroatlantikë është që të japin ofertën politike që çdo qytetarë ta gjej veten.

Sipas Bashës është detyra e qytetarëve të bëjnë zgjedhjen, nga njëra anë voton Ramën mban Berishën, voton Berishën mban Ramën kryeministër. Dhe nga ana tjetër demokratët euroatlantikë dhe e koalicioni i tyre.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ajo që ne duhet të bëjmë, është t’u japim shqiptarëve një rrugëzgjidhje. T’i japim një plan, një program, një ofertë politike ku ta gjej veten e tyre cdokush, profesionistët, media, biznesi i vogël dhe i mesëm, eksportuesit, turizmi, mësuesit, mjekët, rinia. Çdokush ta gjej veten, të përndjekurit, pronarët dhe të japim garanci me ekipin tonë të kandidatëve për deputetë.

Në fund qytetarët do të jenë qytetarët që do të vendosin. Dhe kësaj radhe vendimi do të jetë fare i qartë: nga njëra anë kanë Ramën dhe Berishën. Voton Ramën, mban Berishën. Voton Berishën, mban Ramën kryeministër. Nga ana tjetër do të jetë ferta jonë e demokratëve euroatlantikë dhe e koalicionit tonë.

Read More
05 Sht
0

Basha: Rama, Berisha dhe Meta për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit. Demokratët Euroatlatnikë e vetmja forcë që kanë një program konkret

Lulzim Basha kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se Demokratët Euroatlatnikë e vetmja forcë që kanë një program konkret dhe që partia në pushtet ka filluar ta kopjojë.

Basha më tej tha se ka një pakt të qartë mes Berishës dhe Ramës, ku pjesë e të cilit është fakti se Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha do të mbrojë interesat e veta.

Sipas tij, Berisha, Meta dhe Rama janë gati t’i vënë flakën vendit për interesin e tyre personal.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret.

Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi ti imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës.’- u shpreh Basha.

Meta s’ka pikë rëndësie nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit.

Read More
05 Sht
0

“Grupimi i Berishës nuk i sjellin demokratët në pushtet”, Basha: Berisha e do për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe një grup njerëzish që duan të ruajnë karrigen e deputetit

Në intervistën për Report TV, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Luzim Basha, është shprehur se problemi i grupimit të Sali Berishës është mosbesimi i thellë që ka ngjallur. Basha tha se ishte Berisha që e akuzoi se shiti zgjedhjedhjet Ramës, ndërkohë ditën e djeshme hodhi posht deklaratat e tij mbi të cilën bazoi aksionin e tij për të marrë kontrollin e PD, duke thënë se zgjedhjet e mëparshme kanë qenë subjekt manipulimi qeveritar.

Ai më tej tha se Berisha dhe grupimi i tij e duan Partinë Demokratike i pari për t’u mbrojtur nga drejtësia, për të mbrjtur interesat e tij dhe një grup njerëzish që shohin interesat e tyre për të ruajtur karriget e deputetit dhe jo për t’i djell demokratët në pushtet.

Pjesë nga djala e Bashës:

Problemi që ka grupimi i Berishës, është problemi i mosbesimit të thellë që ka ngjallur. Mos të harrojmë që zoti Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua si të shitur te Edi Rama dhe sikur kisha shitur zgjedhjet. Ndërkohë që është i njëjti person që dje ka pranuar apo ripohuar që zgjedhjet e 2017-ës, e 2019-ës, e 2021-it janë subjekt i manipulimit qeveritar. Pra, nuk ka kërkuar falje por praktikisht ka përgënjeshtruar gjithçka mbi të cilën bazoi ofensivën e vet për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike. Ky kontroll i Partisë Demokratike nuk bëhet për ta çuar PD drejt pushtetit. Këtë unë e kam paralajmëruar prej kohësh, tani këtë e sheh çdokush dhe e pohon dhe vet zoti Berisha. Ky kontroll bëhet në radhë të parë për ta përdorur Partinë Demokratike si një instrument Brisha me drejtësinë dhe së dyti si një instrument për të mbrojtur interesa të tjera politike, financiare, mediatike të gjithanshme të zotit Berisha dhe ta tarafit të tij.
Kemi zotin Berisha që është i qartë se çfarë kërkon, pra jo për të sjell demokratët në pushtet por për të mbrojtur interesat e tij. Dhe nga ana tjetër është një grup që në fillim ka parë interesin e vet personal njësoj si zoti Berisha. Në fund të fundit kanë thënë kur ky sheh interesin e vet personal dhe ne do shohim interesin perosnal. Që në vend të zgjidhnin rrugën e vështirë por rrugën e vetme që nxirte në krye Partinë Demokratike si alternativë dhe forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme, i shkuan nga mbrapa për të ruajtur favoret, karrigen e deputetit apo favoret e tjera.

Read More
05 Sht
0

Basha: Demokratët Euroatlantikë do t’u ofrojnë alternativën shqiptarëve me programin e saj dhe 140 kandidatët për deputetë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Luzim Basha, në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se grupimi që ai drejton do të bëj gjithçka që t’u ofrojë shqiptarëve ndryshimin. Basha tha se alternativa do të shpaloset me programin e prezantuar në 1 qershor nga njëra anë dhe ekipi prej 140 kandidatësh për deputetë të demokratëve euroatlantikë dhe aleatëve politikë.

Pjesë nga djala e Bashës:

Ne do të bëjmë gjithçka që t’u japim ndryshimin qytetarëve. Dhe programi nga njëra anë i shpalosur më 1 qershor do të debatohet me të gjithë grupet e interesit edhe në mungesë të mbulimit mediatik, do të thoja të porositur se nuk është rastësi që asnjë televizion nuk bën asnjë debat, nuk fton askënd për të debatuar tezat e programit tonë politikë. Dhe paralelisht me këtë në një periudhë të shkurtër kohore, sepse koha nuk pret më, kandidatët për deputetë, pra ekipi prej 140 kandidatësh për deputetë që do të kombinojë brenda tij sigurisht kandidat për deputetë të demokratëve euroatlantikë, por dhe kandidatët e aleatëve tanë politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Read More
05 Sht
0

Aksesi në autostradën Thumanë-Kashar/ Sabah Sheta, thirrje krutanëve: Bashkohuni te protesta e nesërme. Qeveria të zhbëjë sa më shpejt padrejtësinë

Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta u ka bërë thirrje sërish banorëve të zonës që t’i bashkohen protestës së radhës që do të mbahet ditën e nesërme në autostradën Thumanë-Kashar, për të kërkuar të drejtën për akes në këtë rrugë.

Me anë të një postimi në facebook, Sheta falenderon qytetarët për protestat e deritanishme shembullore dhe qytetare dhe i bëri thirrje qeverisë që të zhbëjë këtë padrejtësi.

Reagimi i plotë i Sabah Sheta:

Asnjë hap pas/Të vendosur për të vazhduar protestat deri në çlirimin e Krujës nga izolimi
Neser date 06/09/2024 protesta rradhes ora 18-00 ish rrotullimi Thumanes!

E nis këtë reagim timin sërish me falënderime për protestën shembullore dhe qytetare, për rezistencën e vëllezërve të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana ku nuk pajtohen me padrejtësinë që po iu bëhet nga koncesionari i rrugës -Thumanë-Kashar dhe qeveria Rama.
Si qytetar krutan,si opozitar garantoj që ne do të qëndrojmë të bashkuar për të arritur atë që duam, për të zhbërë një padrejtësi. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kishim dhe se na takon. Kjo nuk ka për të ndodhur, ndaj qeveria duhet që sa nuk është vonë, sa më shpejt t’i japin zgjidhje një problemi të krijuar prej tyre.
Duhet në mënyrë urgjente që nje dalje të hapet që banorët e Njësisë Administrative të Bashkisë Krujë të mos shkojnë deri në Kashar dhe të kthejnë më pas për të ardhur në familjet e tyre. Kjo është tallje, kjo është padrejtësi dhe ne nuk do të pajtohemi.
Një apel kam për çdo krutan, të bashkuar të vazhdojmë qëndresën. Të lëmë çdo ndasi e të parën të vëmë Krujën tonë turistike dhe historike që ky regjim e ka izoluar për interesa korruptive.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë tubimet paqësore që lidhen me një të drejtë themelore, lëvizjen e lirë, që krutanët të shkojnë në shtëpitë e tyre si gjithë shqiptarët!

Read More
04 Sht
0

Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, skemë mashturese për zgjedhjet. Përpara drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë në këtë skandal

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlntikë, Lulzim Basha, e ka quajtur skemë mashtruese para zgjedhjeve marrëveshjen e kompanisë Kurum me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Basha tha se marrëveshja e sotme është ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit, ku para zgjedhjeve u premtojnë punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve do t’i hedhin në rrugë.

Ai më tej thotë se po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë.

Basha gjithashtu tha se duhet të marrë fund koha që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Për sa kohë do të jenë të punësuar punonjësit e Kurum?

Çfarë do të ndodhë me ta pas zgjedhjeve?

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje dhe garanci sot.

Ajo që u servir për mediat ishte e njëjtë me skemën mashtruese të pak viteve më parë, me punonjësit e rafinerisë së Ballshit.

Edhe atyre u premtuan në prag të zgjedhjeve – punë, paga, mbështetje, por pas zgjedhjeve i hodhën në rrugë.

Edhe pseudo negociatat e sotme mes Kurum dhe përfaqësuesve të Edi Ramës janë ripërsëritje e skemës hileqare të uzinës së Ballshit.

Një lojë elektorale me shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarëve në atë sipërmarrje, qëllim i vetëm i të cilës është vota e tyre.

Nga ana tjetër po bëhet gjithçka për të mbuluar skandalin e mbetjeve toksike, ku deklaratat e qeveritarëve treguan se është vepruar si një organizatë kriminale, për të cilën SPAK duhet të hetojë.

Duhet të marrë fund koha kur qytetarët shihen si vota e më pas lihen në mëshirë të fatit.

Duhet të marrë fund koha, kur qeveria luan me bukën e gojës së shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin.

Që të punësuarit pranë kompanisë të mostrajtohen si plaçkë lufte mes atyre që po përpiqen të fshehin përgjegjësitë për çfarë kanë bërë përgjatë këtyre viteve, skandalin e mbetjeve toksike dhe lojën e turpshme elektorale në kurriz të qytetarëve që luftojnë për mbijetesë, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të zbardhin me shpejtësi dhe rigorozitet këtë aferë  çnjerëzore, që dëmton shëndetin, sigurinë dhe imazhin e Elbasanit dhe Shqipërisë duke nxjerrë përpara drejtësisë çdo zyrtar të lartë të përfshirë në këtë histori rrënqethëse.

Shqipëria meriton më shumë!

Read More
03 Sht
0

Protesa në autostradën Thumanë-Kashar, Sabah Sheta apel qeverisë: Gjeni zgjidhje pa u përkeqësuar situata, krutanët nuk do të tërhiqen!

Kreu i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, shprehet se nuk do të ndalojnë protestën për akses në autostradën Thumanë-Kashar. Në një postim në facebook, Sheta falenderon qytetarët për rezistencën ndaj arrogancës së pashembullt të qeverisë, e cila sipas tij krijoi një problem që nuk ishte.

Ai më tej i bën sërish apel kryeministrit Rama dhe ministers Balluku për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejt këtij problemi, pasi çdo vonesë do të përkeqësojë situatën.

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

Protestat jonë e drejtë do të vazhdojë, Na ktheni atë që na morët, aksesin në rrugë. NE nuk do të tërhiqemi
Qytetarët krutanë edhe sot protestuan për të kërkuar një të drejtë të mohuar padrejtësisht nga qeveria, aksesi për të dal nga rruga Thumanë-Kashar për në shtëpitë dhe pronat e tyre.
Falenderim kam për secilin që po i reziston arrogancës së pashembullt të Rilindjes, e cila me paturpësinë më të madhe krijoi një problem që nuk ishte. Mbyllja e rreth rrotullimit të Thumanës izoloi mijëra biznese si dhe 85 mijë banorët e Krujës. Ekzekutivi i detyroi qytetarët e Krujës jo vetëm që të shkojnë deri në Kashar, por dhe të paguajnë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Kjo është e patolerueshme.
Apeli im është që t’i jepet zgjidhje sa më shpejt këtij problemi. Krutanët nuk do të tërhiqen derisa të fitojnë një të drejtë morale dhe legjitime. Kërkojmë nga ministrja e Transporteve Balluku dhe kryeministri Rama që të mos qëndrojnë indiferent ndaj një problemi që shkakton kosto sociale dhe ekonomike për një zonë turistike dhe historike si Kruja.
Nuk do të bëjmë asnjë hap pas! Krujën askush nuk e ka nënshtruar, ndaj mos kujtoni se do të mund të fitoni në këtë histori të krijuar prej jush. Çdo vonesë vetëm do ta përkeqësojë situatën pasi krutanët nuk do të pajtohen më këtë maskardë!

Read More
03 Sht
0

Basha: Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat është shprehur se të jesh fraksion i Sali Berishës do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës, dhe kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Një politikë të pastër nga korrupsioni, një politikë në funksion të qytetarëve, një Parti Demokratike në funksion të largimit të Edi Ramës.
Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige. Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardh e zi.

Read More