Blog

15 Nën
0

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar qytetarë,
Buxheti i Shtetit është akti politik që reflekton në mënyrën më të plotë, atë që një qeveri është, atë që një qeveri nuk është, vizionin apo mungesën e saj të një qeverie. Ështe ai që përcakton veprimin ekonomik me të cilin preken në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Ështe pra ne cdo rrethanë, edhe në rrethanat e perversitetit të pas masakrës së 25 prillit. Pse kjo seancë mbart një rëndësi të vecantë. Këtu thënë me fjalë të thjeshta vendosin se si dhe sa do të nxjerrin dhe do të shtrrydhin nga xhepat tuaj e cfarë do të bëjnë me këto para.
Javët e shkuara ju keni ndjekur përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë komisionet parlamentare duke argumentuar kundërshtinë tonë në raport me atë projëkt buxhet të paraqitur dhe me atë projekt paketë fiskale të cilat sot dhe nesër diskutohen në këtë sallë, një kundërshti të cilën ne e kemi shprehur a priori, në paradhënie por jo për hatër të kundërshtimit.
As nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim të qartë dhe paekuivok kanë qenë kundërshtimet e industrisë prodhuese, të shoqatave tyë sipërmarrjes së vogël dhe të mesme të dhjetëra dhomave të tregëtisë nga Dhoma e Tregtisë Amerikan tek ato të brendshme apo investoëve të huaj të konfindustrias, nuk ka një shoqatë të vetme të sipërmarrjes shqiptare ta ketë përqafuar këtë buxhet.
Por më të qartë se kushdo tjetër e ka shqiptari i thjeshtë, e ka ai që sheh përtej fjalëve të mëdha që dalin nga kjo sallë, një spirale të pandalshme, një spirale varfërimi dhe largimi që vijon ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji tani e tetë vjet. Ndërsa fletët e printuara që jua sjellin deputetëve këtu dhe që jua kërkojnë që ti votojnë nuk reflektojnë asnjë prej halleve tuaja.
51% është shifra e Eurostatit, statistika europiane që tregon përqindjen e bashkëqytetarëve, të shqiptarëve në rrezik varfërie apo përjashtimi social, me e lartë në Ballkan, dy herë me e lartë se mesatarja e Europës. Banka Botërore thotë se vetëm vitin e kaluar Shqipërisë ju shtuan midis 28 mijë deri në 112 mijë të varfër.
Këta nuk janë numra por janë jetë të shkërrmoqura, janë shpresa të ndrydhura dhe të papërfaqësuara në librat e një qeverie që ka kohë që i bën llogaritë pa ta.

Nuk ka nevojë të jesh ekonomist, nuk ka nevojë të jesh ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën më të keqe të kësaj qeverie këta këmbëngulin në mënyrën më të keqe tinëzare ta vendosin përsëri buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë.
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është mashtrim, është përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.
Të cmieve që parakalojnë këtë gjasme-indeksimin të vobektë të rrogave dhe të pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve që janë zhytur e vazhdojnë të zhyten në varfëri këto dy vite dhe gjashtë vitet e mëparshme, i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi përmes largimit nga vendi, ky nuk ka asnjë plan për ju.
Pasi deri tani plani kryesor që kanë bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.
Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre, të atyre që përditë shënojnë dhe shtojnë emrat e tyre në listat e pafundme të borxheve në furrat e bukës dhe ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.
Sepse po menduat për ta, rrezikojnë që vitin e ardhshëm të mos japin dot 113 milionë euro që I kanë përcaktuar për PPP-të e klientëve të tyre. 113 milionë euro për një grusht njerëzish, pesë gjashtë maksimumi.
113 milionë euro një shifër 5 herë më e lartë, 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve. Të dashura pensioniste dhe pensionistë shqiptarë, demokrate, demokratë, socialiste, socialist, pensionistë shqiptarë pesë herë më shumë sesa do të cojnë për indeksimin e pensioneve tuaja do ti marrin ata pesë oligarkë për PPP vitin e ardhshëm sipas këtij projektbuxheti, 113 milionë euro. Ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajnë akoma në skemën e ndihmës ekonomike dhe ju dhjetëra mijë të tjerë të flakur padrejtësisht nga kjo skemë, kjo shumë pra për 113 milionë euro për PPP e klientëve të këtyre është 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për të ndihmuar familjet në shtrëngesë, në nevojë ekonomike.
Dorëlëshuar nuk janë vetëm me PPP-të, janë edhe me luksin qeveritar.
Sepse ndërkohë që flasin për krizë energjitike, duke refuzuar të pranojnë që është krizë korrupsioni, që është krizë keqmenaxhimi, këta planifikojnë të shpenzojnë 51.2 milionë euro për mobilime, makina, rikonstruksione zyrash e godinash qeveritare e shpenzime të tjera luksi qeveritar.
Para që me patjetër duhet të ishin në duart e familjeve, para që duhet të ishin në duart e sipërmarrjes shqiptare dhe jo në duart tuaja, të stërvitura për t’i cuar në luks Nusretrash dhe fluturime carterash ne drejtim të paditur.
Them në duart e shqiptarëve, sepse fondet që këta do të cojnë në PPP dhe shpenzime luksi, mjaftojnë e në fakt teprojnë për të mbuluar propozimin tone, që e kishin mbi tavolinë dhe do ta votojnë kundër për të ulur TVSH-në nga 20 në 6% për ushqimet e shportës, për bukën tuaj të përditshme.
Por prioritetet e këtij, prioritetet e tyre s kanë të bëjnë me hallet tuaja.
Ndaj edhe kur familjet ndodhen nën zgjedhën mbytëse të cmimeve të larta, të energjisë të rritur, të karburantit të papërballueshëm që prek çdo hallkë të ekonomisë dhe e transmeton në rritje çmimesh, në çdo halkë të ekonomisë, prodhim apo shërbim. Në vend që të mendojë si t’iu lehtësojë, jua shton akcizën edhe me 6 lekë për gazin, për familjet dhe për konsumatorë. Për t’iua bërë së pari këtë dimër edhe më të shtrenjtë edhe më të vështirë, edhe më të ftohtë, edhe më të acartë, familjeve dhe sipërmarrjeve shqiptare.
Sigurisht këta flasin për rritje ekonomike, flasin për rritje rrogash, për rritje pensionesh, për një shkëlqim për çdo gjë që kanë bërë, dhe që ne të opozitës nuk kemi sy ta shohim.
Tashmë jenë bërë kaq bajat me këtë propagandë orëelliane, ku fiks si në veprën 1984, të kundërtat përshkruajnë më mirë relitetin që duan të imponojnë me fjalët e tyre të gënjeshtërta.
Ndaj për këta, borxhi nuk është borxh, por mekanizëm financimi. Ngecja në vendnumëro nuk është ngecje, por është zhvillim. Përqëndrimi i ekonomisë në duart e një grushti oligarkësh, nuk është monopolizim, por është konkurenca vetë.
Por njerëzit, njerëzit që na ndjekin, apo ata që nuk kanë mundësi të na ndjekin sepse janë në punë, apo në kërkim të një pune, njerëzit që luftojnë përditë për të siguruar bukën e gojës, që rropaten për të çuar fëmijët në shkollë, që numërojnë monedhat për të mbyllur fundin e muajit, sipërmarrësit që shohin dhe nuk dinë nga t’ia mbajnë me taksat dhe tarifat që rriten përditë pa paralajmërim, që përballen me faturat e kripura e me gjoba zyrtare dhe jo zyrtare, të gjitha të padrejta, e dinë shumë mirë të vërtetën, se sa shumica që ulet në këtë sallë.
Natyrisht e di që kur flas për njerëzit dhe për hallet e tyre, vjen menjëherë replika për krahasimet dhe interpretimet e ndryshme të së shkuarës. Fillon ajo loja e vjetër dhe e lodhur, me kur ishit ju, kur ishim ne, lloj lloj justifikimesh. Vetëm e vetëm për të mbajtur larg vetes përgjegjësinë për një pushtet të konsumuar në vetmi dhe të shpërdoruar në intimitetin e jo më shumë se 5-6 oligarkëve, me dhe për të cilët qeverisni.
Profilet e të cilëve, portretet e të cilëve janë të skicuar në shifrat e milionave që dalin çdo ditë nga thesari i shtetit dhe që keni në plan t’i nxirrni edhe vitin e ardhshëm, për të vajisur ingranazhet e një ekonomie putiniste të përqëndruar në pak duar dhe që bazohet vetëm te sadakaja që bëni me taksat e shqiptarëve në favorin tuaj dhe të klientëve tuaj.
Por le të mos e bëjmë këtë herë lojën e vjetër të krahasimeve. Natyrisht jam shumë krenar për gjërat e mira që ne kemi bërë kur kemi qeverisur vendin, sikurse jam i vetëdijshëm për të gjitha gabimet tona. Megjithatë, për njerëzit, për sipërmarrësit e ndershëm këto përplasje nuk kanë asnjë dobi, sepse llogaritë e tyre i bëjnë në një mënyrë tjetër.
Ata që nuk varen nga klientelizmi, ata që nuk varen nga paratë që dalin nga buxheti i shtetit, dhe që janë shumica dërrmuese, nuk na presin ne, ata ecin, punojnë, përshtaten, pavarësisht kush është në pushtet, pavarësisht se sa të vëështirë ua bëjnë jetën. Gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën për interesin e tyre, të familjeve të tyre, të bizneseve të tyre. Dhe sigurisht, duke qenë që janë Ata që e çojnë këtë vend përpara me mundin dhe djersën e tyre, nuk pyesin ku ishim ne apo ku jeni ju sot.
Ata duan të dinë ku duhet të ishte vendi ynë në raport me kontributin që ata japin, takast që paguajnë si taksapagues të këtij vendi. Pyesin si mund të jetë më e fortë dhe konkuruese ekonomia jonë?
Si mund të jetë arsimi në nivelin e kërkesës së tregut të punës? Sa cilësore është shëndetësia? Pyesin sa subvencione marrin bujqit dhe blegtorët? Sa i fortë është rendi dhe sa e sigurtë jeta e tyre dhe familjeve të tyre, e rrugëve, lagjeve dhe fshatrave ku jetojnë e ku lëvizin.
E ndonëse qeverisni këtë vend prej 8 vitesh, gjysmën e të cilave vetëm, pyetjet për çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët i keni lënë dhe i lini pa përgjigjje. Sepse ndonëse keni marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e mëparshme të bëra bashkë në këto 30 vite, keni rritur taksat dhe tarifat më lart se kurrë më parë në historinë e këtij vendi që nga koha e Tanzimati, nuk keni ditur t’i ktheni miliardat që mblidhni makutërisht as në mirëqënie për qytetarët, as në paga, as në pensione më të larta dhe të dinjitetshme, as në përmirësimin e konkurrencës dhe produktivitetit të sipërmarrjeve shqiptare.
Përkundrazi. Miliardat që keni marrë në emër të shqiptarëve, taksat që keni rritur për të financuar makutërinë tuaj, kanë shërbyer për ndërtimin e një ekonomie putiniste të përqëndruar në pak duar. Me shtetin e përdorur si punëdhënës patronazhistësh dhe i pak oligarkëve, me të cilët keni vrarë konkurencën, keni ndrydhur zhvillimin ekonomik, keni ndalur dhe penguar investimet e huaja,
E keni bërë Shqipërinë një vend nga i cili largohen të rinjtë e të rejat 7 herë më shumë sesa në Serbi, largohen profesionistët dhe forca prodhuese e shoqërisë 13 herë më shumë sesa në Serbi.
Dhe sikurse shihet nga ata që majmennën hijen e pushtetit tuaj, pjesën e luanit e përbëjnë oligarkët që marrin nga ju PPP-të dhe koncesionet, dhe fitimin e garantuar pa risk nga taksat e shqiptarëve që e çojnë pastaj në parajsat fiskale. Si dhe ata që janë mekanizmat, pjesë e një lavatriçe të madhe të parave që vijnë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Dhe atë që keni bërë këto 8 vite, të njëjtën gjë po përgatiteni ta bëni edhe vitin e ardhshëm. Kjo me të vërtetë siç e tha, nuk është ceshtje buxheti, është çështje mentaliteti.
Dhe mentaliteti juaj duket edhe njëherë, shpërfaqet në këtë buxhet, që përveç taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbajtur status quo-në, për të mbrojtur interesat e një pakice, një pakice që ndalon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë sipas kësaj skeme të nxisë rritjen e mëtejshme çmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare.
Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po kaq të mëdha, që ju nuk i jepni dot. Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, apo satelitëve, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse, si kurrë ndonjëherë në regjistrat e gjendjes civile. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend që kur shteti shqiptar ka filluar t’i mbajë shënim.
Arsimi, që në epokën e ekonomisë së dijes, teknologjsë, inovacionit, duhet të jetë një prioritet absolut, i domosdoshëm për të patur një ekonomi më të fortë, të ngritur mbi potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjëve tanë, vijojnë t’i hidhni me pikatore një financim anemik krahasuar me PBB-në. Dhe raportin që kanë vendet e tjera të rajonit, e lë më të Europës.
Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vend tjetër të Ballkanit, të pa krahasueshëm me Republikën e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut, për të përmendur vetëm dy shtete shumë të reja sesa Shqipëria dhe më të vogla sesa Shqipëria. Dhe kjo padiskutim që i bën jo konkuruese produketet e fermerëve taë. I shkatërron ata, ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigja e vetme që vjen është dhuna policore mbi ta. Është dhuna për të shuar zërin e tyre, është dhuna për të shuar protestën e tyre të drejtë. Edhe tani që flasim në këtë moment, fermerët janë në rrugë, janë në shesh për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre dhe familjeve të tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk po shkoj më tej, e gëzojnë cdo ditë, por jo këtu në Shqipëri. E gëzojnë ata nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi. Por jo fermerët tanë. Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin djersën, produket e tyre, jo për herë të parë, por për të disatën herë për të distain sezon, në këtë sezon 8 vjeçarë, në këtë ankth që përsëritet vit pas viti, për shkak të braktisjes vit pas viti nga kjo qeveri, detyrohen të emigrojnë, detyrohen të punojnë tokat e vendeve fqinjë, të vjelin produktet e vendve fqinj, sepse paratë e taksave që ky dhe qeveria e tij shpërdorojnë, nuk shkojnë për ta.
Mjafton të shohim paketën tuaj fiskale për të kuptuar se atë çfarë ata kërkojnë që most ë hidhen produktet e bujqve, mjafton të shikojnë se si ju e keni flakur duke e shkelur ligjin me shitjen pa taksa të karburantit për jahtet. Sot po bëheni gati ta legalizoni këtë dëm, por 100 milionë euro që nuk i arkëtuat këto 5 vite, do t’i kishin bërë shumë punë bujqëve të Myzeqesë, të Devollit, të Velipojës, të Xarrës e mbarë Shqipërisë.
Ndërkohë që qytetarët, njësoj si ata që punojnë tokën e kanë blerë karbuarantin me çmimet ndër më të larta në botë. Pasanikët e botës furnizonin jahtet e tyre me 650 lekë të vjetra për litër. Por të gjithë ne e dimë këtu në këtë sallë dhe jut ë dashur bashkëqytetarë, që ky nuk është i vetmi dëm që këta i kanë shkaktuar ekonomisë. Mjafton të shohim raportin e KLSH-së, ku thuhet se shteti shqiptar duhet të paguaj nga bxheti 388 milionë euro për vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
Arbitrazhet e famshme, ku kur bëhet fjalë për taksat e shqiptarëve, ju vetëm humbni dhe pastaj paturpsisht e mohoni humbjen. Një shumë e tmershme, e frikshme, e cila mund të ishte përodrur për bujqësinë, e cila mund të ishte përdorur për ata familjarë që sot dalin në rrugë për të kërkuar ndihmën që meritojnë, për të cilën kanë paguar kokërr më kokërr taksat, faturat dhe gjobat e majme për të cilat nuk falni asnjë sekondë dhe askënd.
Para që në vend të dalin nga xhepat e shqiptarëve për të paqtuar dhunimet dhe shkeljet që ju i bëni kontratave ndërkombëtare, mund të shkonin shtimin e qendrave shendetesore, paisjen e tyre me laboratore që qytetaret te mos shkojnë e të derdhen drejtë sektorit privat e të paguajnë çmiemt e majmura për analizat më të thjeshta. Shikoni subvencionimin e ilaçeve kur vetëm gjatë pandemisë shqiptarët shpenzuan më shumë se çdo popull tjetër dhe morrën ndihmën më të vogël nga shteti i tyre.
Mund dhe të shkonin për shtimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve të cilin në këtë qeveri ka arritur në nivelet më të ulëta për numër banorësh në Europë, mund të shkonin për rritje të qenësishme pagash për ta, të cilët fatkeqësisht po emrigrojnë dhe vazhdojnë të emigrojnë në grupe të mëdha, duke e lënë Shqipërinë jo vetëm me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve në Europë, por edhe në shumicën e vendeve të një kontineti të njohur për varfërinë dhe pamundësinë siç është Afrika.
Sikurse konfirmon Banka Botërore, ndërsa qytetarët vijojnë të paguajnë nga xhepate tyre 50% të shërbimeve shëndetësore. Shifër që e bën shëndetësinë falas talljen më kriminale publike të bërë në këtë popull ndonjëherë në histori. E si të mos mjaftonin sfidat e natyës ekonomike, pasojat e zgjedhjeve të gabuara ku thelat i keni ndarë për oligarkët dhe thërrimet për qytetarët, që po varfërojnë dhe largojnë shqiptarët, impakti në shoqëri është edhe më dramatik.
Ai shihet në sfidën dhe karshillëkun e përditshëm që korrupsioni dhe krimi i organizuar i bëjnë shoqërisë, duke ofruar si model antivlerat që dekurajon të qenurit të ndershëm, dekurajonë përpjekjet për të ndërtuar një jetë më të mirë, gjymtojnë parimet bazë mbi të cilat ngrihet një familje, një shoqëri dhe një komb i shëndetshëm.
Kjo gjendje politike, ekonomike dhe shoqërore, që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të Europës, është pasojë e pandëshkueshmërisë që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës. Të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’i shërbyer njerëzve. Kaq e thjesht. Nuk ka shpjegim tjetër. Dhe që kjo sallë të kthehet në shërbim të interesave më të mira të shqiptarëve, që të propozojë dhe votojë iniciativa që mund të hapin një horizont të ri për jetën e të rinjve dhe të rejave, nuk mund të jetë strehë e njerëzve të korruptuar, streh e përfaqësuesve të krimit të organizuar.
Dhe që debati politik dhe ekonomik të vendoset në shinat e duhura, që vendimmarrja të ngrihet në nivelin ku sot familjet shqiptare përballen me sfida, me e sfidave që Shqipëria ka përpara saj dhe nuk mund të mbyllim sytë, është jetike, ekzistenciale që ne të përballemi me plagën më të madhe të kësaj shoqërie me emergjencën kombëtare, nga e cila burojnë probelemet e vogla e të mëdha të shqiptarëve, problemet e këtij palo buxheti: Korrupsionin.
Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rejatdhe të rinjtë, që bllokon ecjen përpara në rrugën drej BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve, krimit dhe pasigurisë. Ndaj në një ditë si kjo, ku do të filtet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.
Sepse ekonomia e një vendi nuk mund dhe nuk do të bëjë përpara në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë. Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme edhe nga vende të pasura, edhe nga shoqëri të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre.
Prandaj është detyra jonë ta heqim këtë pengesë, është detyra jonë të zhbllokojmë rrugën e shqiptarëve drejt mirëqënies, është detyra jonë ta pastrojmë politikën nga të korruptuarit, për të hapur një kapitull të ri të Shqipërisë pas 30 vitesh të gjata tranzicioni.

Vetingu dhe pastrimi i politikës është parakusht që karuseli vjedhacak i buxheteve për oligarkët dhe klientëve të qeverive të korruptuara të ndalet njëherë e mirë. Dhe që t’u japim shqiptarëve atë që ju takon shqiptarëve: Një qevrisje të përgjegjshme, të kontrolluar, dhe në shërbim të këtij kombi fisnik burrash dhe grash, të rinjsh dhe të rejash që siç tregon dhe kjo ditë, nuk janë të varfër por janë të vjedhur! Ju faleminderit!

https://www.monitor.al/eurostat-51-e-shqiptareve-jane-ne-rrezik-varferie-dhe-perjashtimi-social-me-e-larta-ne-europe/

https://www.youtube.com/watch?v=0adiagpv6AY

 

Read More
12 Nën
0

Gazment Bardhi: Hallet dhe problemet personale secili t’i mbajë në shtëpinë e tij, jo në shtëpinë e demokratëve.

• “Mjaft u tallët me demokratët”, Gazment Bardhi: Hallet dhe problemet personale secili t’i mbajë në shtëpinë e tij, jo në shtëpinë e demokratëve.

KOMUNIKIMI I PLOTË ME GAZETARËT I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

Mirëdita të gjithëve!

Jam sot edhe një herë përpara jush për të shprehur shqetësimin e thellë me vijimin e talljes me demokratët dhe me shqiptarët. Ju sot keni qenë dhe jeni bërë besoj pa dëshirën tuaj dëshmitarë se si po vijohet me një proces të talljes dhe të fyerjes të çdo anëtari të Partisë Demokratik. Dua të ripërsëris apelin tim drejtuar cilitdo që gjykon dhe vlerëson se do të duhet të mblidhet, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike dhe që pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin e nevojshëm për fillimin e proceduarave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të ndjek procedurat sipas statutit të partisë. Sot, në fakt nuk janë fyer vetëm çdo anëtarë i Partisë Demokratike, sot më së shumti është fyer dhe është tallur edhe me atë pakicë që kanë besuar tek lëvizja e zotit Berisha. Edhe se kurë siç në fakt janë të gjitha të dhënat tona të jetë arritur të sigurohet 1/8 apo 1/10 e firmave të anëtarëve të Kuvendit, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet shoë me vullnetin e atyre demokratëve.

Edhe zëri i pakicës së pakicës, do të duhet të dëgjohet. Edhe nëse 1/10 e delegatëve të Kuvendit kanë nënshkruar për thirrjen e Kuvendit, zëri i tyre do të duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Prandaj do të dua sinqerisht edhe një herë të ripërsëris thirrjen time si sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike që nxirri firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarë që nuk janë në gjendje të verifikojnë jo vetëm nëse janë apo jo nënshkruesit e formularëve anëtarë të Kuvendit Kombëtar, po nuk kanë mundësinë të dinë janë apo nuk janë demokratë, janë apo nuk janë gjallë, apo janë apo nuk janë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dorëzoni kërkesën në protokollin e Partisë Demokratike, respektoni institucionet e Partisë Demokratike, dhe jepuni mundësinë demokratëve të shprehin në transparencë të plotë vullnetin e tyre të lirë siç kanë bërë në fakt gjatë gjithë këtyre 30 viteve.

Unë dje iu kam shpjeguar procedurën statutore dhe nuk është proces, apo procedurë, janë rregulla se si funksionon një institucion që nuk vepron në ilegalitet. Kjo parti është krenari e demokratëve, ne nuk fshihemi dhe nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari e Shqipërisë e Shqipërisë Partia Demokratike dhe nuk mund të tallet askush as me demokratët, as me Partinë Demokratike.

Rregullat janë të qarta, kërkesa do të duhet të dorëzohet zyrtarisht në protokollin e Partisë Demokratike, do të duhet të mblidhen institucionet për të shqyrtuar kërkesën dhe padyshim do të duhet të dëgjohet zëri i çdo demokrati, qoftë ky edhe zëri i pakicës së pakicës. Dje iu kam bërë një thirrje për t’i verifikuar qëndrimin e para një jave apo 10 ditëve të po themi zërit përfaqësues të kësaj lëvizjeje, i cili kishte shpjeguar në një studio televizive, një javë përpara depozitimit të firmave apo 10 ditë, ekzaktësisht kish thënë atë që thash unë dje.

Dhe ju do duhet t’i drejtoni mikrofonin dhe ta pyesni pse pas një jave ndryshoi mendim? Sepse përgjigjja është e qartë. Në atë datë ku shpjegoheshin siç duhej procedura ishte besimi se do të mblidheshin ¼ e firmave të anëtarëve të kuvendit dhe në skadim të afatit, u provua që nuk u arrit dot të mblidheshin firmat e ¼ së anëtarëve të Kuvendit dhe u shpikën rregulla të reja, u ble një kasafortë dhe u mbyll vullneti i qoftë edhe një pakice shumë të vogël të anëtarëve të Kuvendit Kombëtarë në kasafortë dhe me të po bëhet shoë, tallje dhe po fyhet edhe vullneti i atyre që kanë firmosur sado qoftë numri i tyre dhe kam besuar realisht te kjo procedurë.
Më lejoni, ky është Flamur Noka në datën 29 tetor: (Video)

Flamur Noka: “Momentin që ¼ e delegatëve, e atij numri të deklaruar publikisht dhe të dokumentuar të delegateve depozitohen tek selia qendrore, ka një zyrë që protokollen shkresat, Kryetari, së bashku me Kryesinë, që nuk është mbledhur kurrë, kanë detyrë të operojnë, të thërrasin Kuvendin.”

Kjo është procedura që do të duhet të ndiqet sipas statutit të Partisë Demokratike, sipas rregullave të funksionimit të Partisë Demokratike. Ta dëgjojmë dhe një herë dhe e ftoj të ndjekin ekzaktësisht procedurën jo që ka shpjeguar dje sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, po procedurën që ka thënë në 29 tetor zoti Flamur Noka. Ta ndjekim dhe një herë ju lutem. (Video)

Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e Partisë Demokratike.

Jepuni mundësinë institucioneve të Partisë Demokratike të ndjekin procesin dhe tëmble4dhim Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Zyrtarët e Partisë Demokratike, funksionarët e Partisë Demokratike, anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike janë njerëz të lirë, me vullnet të lirë dhe që kanë vlerësimin dhe mendimin e tyre i cili do të duhet të dëgjohet.

Pyetje: Në një kohë që nuk ka marrëveshje me palët tjetër, pse nuk ngrini një komision?

Gazment Bardhi: Nuk ka palë në Partinë Demokratike. Nuk do të duhet të ketë palë në Partinë Demokratike. Partia Demokratike është një, është e demokratëve, është pronë e demokratëve. Cilido që për një interes momental personal apo për një hall personal synon të përçajë Partinë Demokratike, synon të krijojë palë në Partinë Demokratike, nuk i bën shërbim demokratëve, i bën shërbim regjimit të Edi Ramës. Ne kemi një interes të përbashkët, rrëzimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës. Ky duhet të jetë fokusi jonë. E kam thënë edhe dje dhe dua ta përsëris. Hallet dhe problemet personale secili t’i mbajë në shtëpinë e tij, jo në shtëpinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e demokratëve, nuk është shtëpia e askujt tjetër.

Pyetje: A mund të ngrihet një komision për ta verifikuar këtë?

Gazment Bardhi: Patjetër që do të ndiqet e gjithë procedura, por fillimisht do të duhet të ketë një kërkesë. Në momentin që flasim nuk ka një kërkesë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. E ripërsëris, të ndjekin jo procedurën që thotë Sekretari i Përgjithshëm i partisë, të ndjekim procedurën që ka deklaruar në datën 29 tetor zoti Flamur Noka. Në 29 tetor PD-ja kishte një zyrë protokolli ku dorëzoheshin kërkesa, kishte Kryesi, kishte kryetar, kishte sekretariat partie, kishte Këshill Kombëtar, sot ka vetëm kasafortë. Jo, nuk është kështu. Kasafortë mund të ketë kushdo për çështje të tij personale, mund të blejë kasafortë për çështje të tij personale. Partia Demokratike nuk është kasafortë, as bunker. Partia është institucion, e përsëris është krenari e demokratëve Partia Demokratike, është krenari e Shqipërisë Partia Demokratike. Nuk jemi celulë ilegale ne, jemi strukturë që veprojmë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin shqiptar, në përputhje me rregullat e miratuara nga organet statutore të Partisë Demokratike. Nëse dikush ka vendosur të veprojë si celulë apo si strukturë ilegale është i lirë ta bëjë. Por këtë nuk mund ta bëjë në emër të demokratëve, nuk mund ta bëjë në emër të Partisë Demokratike. Është në lirinë e tij të veprojë padiskutim. Në ilegalitet, por jo në emër të demokratëve, jo në emër të Partisë Demokratike.

Pyetje: Kur është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike për t’i propozuar LSI-së listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe në cilën orë?

Gazment Bardhi: Nuk është mbledhur sepse nuk ka patur një dakordësi nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për të patur mundësi që t’i propozoheshe kryesisë së partisë hyrja me një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant edhe publik i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë që do të duhet të dilnim në dy lista të veçanta pavarësisht qëndrimit tonë se aksioni opozitar apo vullneti opozitar të maksimizohej. Nëse do të përfshiheshim në një listë qëndrimi dhe vlerësimi krejt normal i Lëvizjes Socialiste për Integrim sipas vlerësimeve të tyre ishte që ata do të maksimizonin votën duke hyrë në dy lista të veçanta. Besoj i kujtoni deklaratat publike të zonjës Kryemadhi që me ndryshimet e njëanshme të kodit dhe të Kushtetutës nga Edi Rama përfitonte Lëvizja Socialiste për Integrim sepse nga 19 mandate që kishte marrë në 2017 do të arrinte të merrte nëse s’gaboj ka thënë më shumë se 40 mandate me ndryshimet e njëanshme që kishte bërë Edi Rama në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ku besoj në fakt biem dakord të gjithë që ato ndryshime të njëanshme dhe ai veprim akti i paprecedent i regjimit i Edi Ramës ishte një dhunim flagrant jo vetëm i mundësisë që e gjithë opozita të garonte sipas rregullave të njohura paraprakisht, por ishte edhe një nga shkaqet që nuk u përkthye në mandate i gjithë vullneti i popullit opozitar.

Pyetje: Pas deklaratave të mbrëmshme, doni t’i ktheni një përgjigje Elona Gurit?

Gazment Bardhi: Nuk e njoh fare kush është zonja. Unë kam dhënë me dhjetëra konferenca për shtyp. Ju jeni dëshmitarë, konferencat e mia janë publike, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit edhe pse drejtuan qarkun e Elbasanit, janë arsyeja e vetme se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arriti dot të merrte asnjë mandat për fat të keq në qarkun e Elbasanit. Besoj ju e dini që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun e Elbasanit.

Pyetje: Zoti Bardhi, cila është marrëdhënia e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Gazment Bardhi: Nuk kam dal sot këtu për të vlerësuar marrëdhënien me Lëvizjen socialiste për Integrim. Iu përgjigja në respekt pyetjes duke qenë se ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj një deklarate krejt normale dhe të vërtetë të bërë nga ana ime, një fakti publik të njohur edhe nga opinioni publik që Partia Demokratike ka patur për të dalë me një listë të përbashkët me LSI, me qëllim maksimizimin e vullnetit opozitar, dhe qëndrimin koherent të LSI për të hyrë në dy lista të veçanta.

Kjo deklaratë e imja ka përbërë një shqetësim ndaj zyrtarëve të LSI. Nuk e kuptoj arsyen pse. Sepse ky është një fakt publik. Unë kam pohuar një fakt që është pohuar edhe nga znj. Kryemadhi.

Pyetje: Keni të dhëna që ka patur presione në bazë apo se firmat nuk janë dhënë me vullnet të plotë të Kuvendit?

Gazment Bardhi: Sigurisht që unë kam të dhënat e mia por unë nuk dua të paragjykoj askënd. Ajo që unë e them dhe kam tre ditë që e kërkoj ën cilësinë dhe autoritetin që më jep Statuti i Partisë që duke qenë se kemi dëgjuar nga mediat që disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar kërkojnë të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar po i lus, kam tre ditë, të ndjekin procedurën.

Të dorëzojnë kërkesën në Protokollin e Partisë Demokratike dhe t’i japin mundësi institucioneve dhe organeve statuore të PD për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Nëse kanë interes për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD dhe nëse këto dy muaj nuk janë tallur me demokratët apo secilin prej tyre që mund të ketë besuar apo ka besuar realisht që e gjithë lëvizja e z. Berisha, ka qenë një lëvizje për të demokratizuar Partinë Demokratike.

Fakti është në fakt publik, që lindi si e tillë pra si një betejë për Statutin e Partisë. Besoj e mbani mend për këtë lindi, betejë për Statutin e Partisë, për funksionimin e organeve të partisë?! Dhe tani ka përfunduar si betejë për ta shndërruar PD në celulë ilegale, që mbyllet në kasaforta dhe në dollapë. Ndërkohë që demokratët janë njerëz të lirë, me vullnet të lirë, e kam thënë ditën e parë nuk i ka mbyll dot në kasafortë, në dollap dhe në shishe Edi Rama, nuk mund t’i mbylli dot demokratët askush në kasafortë.

Ndiqni procedurat, sillni kërkesat në Protokoll. Të mblidhen organet e partisë ta shqyrtojnë kërkesën e secilit, qoftë edhe një anëtar i vetëm ka të drejtë të dëgjohet nga organet e partisë. Por nuk mund të dëgjohen demokratët duke i mbyllur në “kasafortë” dhe duke ardhur dhe duke ju ftuar ju, “hajde t’i nxjerrim letrat përpara tek tavolina dhe të bëjmë sikur po verifikojmë letrat që janë mbi tavolinë!”. Se po t’i hapni ndoshta ato letra mund të gjejmë edhe emrin tuaj aty. Por ju nuk jeniu delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD, apo jo?!

Sikundër PD nuk ka 4200 anëtarë partie, ka më shumë se 100 mijë anëtarë partie. Prandaj do të duhet të ndiqet procesi statuor për të mos bërë kakofoni shifrat, për të mos e shndërruar pakicën në shumicë të rreme e për t’u tall dhe për të fyer demokratët, e për të tollovitur e shfokusuar betejën e PD ndaj regjimit të Edi Ramës.

Pyetje: Z.Paloka tha që nuk ka zyrë Protokolli në PD?

Gazment Bardhi: Kjo është një gënjeshtër. Dhe ju jeni dëshmitar sepse rrini njëlloj sa unë në selinë qendrore të PD, ka një zyrë Protokolli ku protokollohet çdo shkresë që hyn apo del nga PD. Ju ftoj t’i referoheni shkresave tona drejtuar institucionit, ku secila prej tyre ka një numër protokolli dhe një datë.

Nuk besoj se i protokollon roja tek dera apo jo?! I protokollon zyra e Protokollit në PD dhe këtë e dinë shumë mirë z. Paloka sepse ka ushtruar funksione dhe ushtron funksione shumë të larta në PD. Nuk e dija që z. Paloka i ka dhënë vetes të drejta për të qenë zyra e Protokollit në PD. E ka një zyrë protokolli PD.

Kryetari i Këshillit Kombëtar është një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, një funksion statutor shumë i rëndësishëm. Nuk është as mbajtës i çelësave të kasafortës, as roja e kasafortës.

Është Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, drejton dhe moderon mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Pyetje: Z. Bardhi, ju keni cituar një rregullore të vitit 2010 por Statuti është i ndryshuar. A vlen kjo Rregullore, a është e ligjshme edhe për Statutin aktual?

Gazment Bardhi: Patjetër. Çdo rregull, deri në momentin kur nuk janë miratuar akte të tjera nën-statutore, çdo rregull i këtij akti statutor që nuk bie ndesh me Statutin aktual të partisë, është i zbatueshëm.

Unë prandaj ju lexova rregullin e Statutit të 2009-ës, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Është identik i njëjti rregull me atë që është sot në fuqi. Që nënkupton rregullat nën-statutore, që kanë dalë në zbatim të këtij rregulli statutor, janë sot të aplikueshme.

Dhe procesi është i qartë.

Dorëzohet kërkesa me shkrim dhe kjo kërkesë e ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, shqyrtohet dhe kryesia e merr në shqyrtim për të përcaktuar vendin, datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Besoj jeni të qartë se unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, dhe nuk ka asnjë njoftim për mbledhje të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mund të ketë në datën 11 një miting, është e drejtë e kujtdo të organizojë mitingje, të organizojë foltore, por Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kur atë e thërret Kryesia e Partisë, apo Këshilli Kombëtar, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, ¼ së anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ose ¼ të anëtarëve të partisë.

Kjo është procedura e thirrjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pyetje: Në rast se kjo kërkesë nuk depozitohet zyrtarisht për thirrjen e Kuvendit, ju do t’i bëni publike faktet apo të dhënat se thoni se keni, se nuk janë siguruar këto firma apo janë siguruar me forcë?

Gazment Bardhi: Unë nuk jam institucion që do të duhet t’i provoj dikujt diçka. Ka një pretendim që janë siguruar firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Deri dje bërtitej me të madhe, duhej të mblidhet Kuvendi Kombëtar, dhe tani që është dita për të mbledhur dhe për të sjellë kërkesën për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, nuk sillet kërkesa por mbyllet në kasafortë.

Apeli im është do të ishin ¼ e firmave të ndiqet procedura sipas Statutit.

Por edhe tani që nuk janë ¼ e firmave, mund të jenë 1/8 apo 1/10, edhe zëri i këtyre demokratëve do të duhet të dëgjohet në institucionet e partisë.

Nuk mund të mbyllet në kasafortë.

Edhe nëse janë 1/10 e anëtarëve apo delegatëve të Kuvendit Kombëtar në atë kasafortën e zyrës së z. Paloka, të dalin nga aty, të protokollohen, dhe t’i dërgohen kryesisë së partisë, për të vlerësuar shqetësimin e kësaj pakice.

Është krejt legjitime të dëgjohet edhe mendimi, shqetësimi apo vlerësimi i pakicës, por nuk dëgjohen dot demokratët duke i mbyllë në kasafortë.

Demokratët dëgjohen duke i nxjerrë nga kasaforta, duke i respektuar, duke mos i fyer dhe duke e çuar zërin e tyre tek institucionet e partisë.

Dhe institucion nuk është kasaforta. Kasaforta është mjet personal, që secili ta ketë në zyrën e tij nëse i duhet.

Unë nuk kam kasafortë në zyrën time se s’kam çfarë të fsheh në zyrën time, por cilido është i lirë të ketë kasafortë në zyrën e tij, por jo të mbyllim demokratët në kasafortë.

Mund të mbyllim halle personale në kasafortë, por jo demokratët.

Demokratët kanë vetëm një hall. Halli i tyre është rrëzimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës.

Ju falemnderit.

Read More
11 Nën
0

Nismëtarët për Kuvendin, tallje me demokratët. Nuk kanë 1/4 e firmave për mbledhjen e Kuvendit.

· Gazment Bardhi: Nismëtarët për Kuvendin, tallje me demokratët. Nuk kanë 1/4 e firmave për mbledhjen e Kuvendit. Ja ftesa për nismëtarët.

· Deklarata e fortë e nr 2 të PD: Suel Çela në Elbasan i angazhuar për mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Gazment Bardhi: Flamur Noka është në dijeni.

· “Ka ndryshuar Berisha, jo statuti për mbledhjen e Kuvendit”, Gazment Bardhi publikon statutin dhe rregulloren 2009 për mbledhjen e Kuvendit: “Kohën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar e njofton Kryesia e PDSH-së…”

 

KONFERENCA E PLOTË PËR SHTYP E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 

Mirëdita të gjithëve,

 

Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time, tallja me anëtarët e Partisë Demokratike vijon edhe sot. Dua të konfirmoj edhe një herë që Partia Demokratike është institucion. Respekti ndaj institucioneve është primar në çdo demokraci.

 

Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet.

 

Nuk kemi halle apo probleme për sa i përket zbatimit të ligjit. E në funksionimin tonë të brendshëm, kemi përgjegjësinë dhe detyrimin në raport me demokratët, për të zbatuar rregullat e brendshme të Partisë Demokratike, Statutin e Partisë Demokratike.

 

Dua të konfirmoj për çdo demokrat, se në Partinë Demokratike nuk ka ardhur deri në këtë moment që ne flasim, asnjë kërkesë e qoftë edhe të një anëtari të vetëm të Kuvendit Kombëtar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

 

Ajo që shqiptarët, por veçanërisht mbështetësit e Partisë Demokratike kanë parë gjatë këtyre dy muajve, ka qenë një blof i madh, një kakofoni shifrash, një tallje me sakrificën dhe mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale, sepse nuk u arrit që pas dy muajsh kontakti me demokratët të siguroheshin ¼ e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar apo ¼ të firmave të anëtarëve të partisë që të mundësonin nisjen e proçedurës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

 

Ka më shumë se dy muaj që bërtitet në çdo studio që do të duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, sepse ka një problematikë, ish-kryetari z. Berisha, ka një çështje të tij që do të duhet ta shtrojë për diskutim dhe në momentin ku skadon afati, jo vetëm nuk depozitohen firmat, por bëhet një show dhe një tallje ndaj demokratëve dhe i themi atyre, firmat i kemi, madje kemi edhe shumicën, por nuk i tregojmë, do t’i mbyllim në kasafortë.

 

Nëse i kanë firmat, ripërsëris ftesën time në emër të Partisë Demokratike, t’i depozitojnë në protokollin e Partisë Demokratike.

 

Çdo institucion i partisë ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve. Ka përgjegjësinë për të ndjekur çdo procedurë që lidhet me thirrjen e organeve të partisë, qoftë ky Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar, apo Kryesia e partisë.

 

Por, besoj jeni edhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në Partinë Demokratike, në zyrën e protokollit, ka punonjës administratat e Partisë Demokratike, e përsëris, nuk jemi institucion në ilegalitet. Nuk kemi asnjë hall me ligjin, asnjë shqetësim, asnjë problem. I vetmi hall i Partisë Demokratike, janë hallet e demokratëve.

 

I vetmi hall i demokratëve në këtë moment është largimi i një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës.

 

Prandaj rikonfirmoj, për çdo anëtar të Kuvendit të Partisë Demokratike, që jo vetëm nuk janë depozituar ¼ e firmave që të na jepte mundësinë për të ndjekur procedurën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, por në momentin që flasim, nuk ka një firmë të depozituar.

 

Unë nuk e kuptoj ku qëndron problemi i mosdepozitimit, ose më saktë, bëj sikur nuk e kuptoj, sepse unë e di se ku qëndron problemi i mosdepozitimit zyrtar të firmave në protokollin e Partisë Demokratike.

 

Ju jeni dëshmitarë, ka një punonjës, ka një shef zyre protokolli në Partinë Demokratike.

 

Ka një keqkuptim me sa kam kuptuar.

 

Nuk vijnë firmat në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, vijnë protokollin e Partisë Demokratike.

 

Regjistrohet dhe protokollohet çdo kërkesë e cilitdo, aq më tepër kur bëhet fjalë për 25% të anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës të partisë, siç është Kuvendi i Partisë.

 

Protokollohet çdo kërkesë. Me datë dhe orë.

 

Prandaj, nëse këto firma do të ekzistonin, nëse këto firma do të ishin të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, të jeni të sigurt që do të ishin depozituar dje, siç ju njoftuam paraprakisht ju, dhe unë mora masa që punonjësit e administratës të Partisë Demokratike të qëndronin në punë edhe pas orarit të tyre zyrtar, duke qenë se media ishte njoftuar se këto firma do të depozitoheshin në orën 17.00, apo jo?

 

Punonjësit e zyrës së protokollit të Partisë Demokratike kanë qenë në pritje të këtij procesi dhe të kësaj proçedure.

 

Nuk sillen firmat nga dera prapa qoftë edhe në shoqërinë e kamerave, me kuti të mbyllura, futen ne kasafortë në një zyrë që dua ta sqaroj, nuk ështe Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

 

Z. Paloka e disponon zyrën si ish-nënkryetar partie. Nuk e ka dorëzuar në mirëkuptim edhe me administratën e partisë. Nuk ka zyrë Kryetari i Këshillit Kombëtar sepse është një funksion honorifik.

 

Drejton dhe moderon mbledhjet e Këshillit Kombëtar.

 

Nuk ka as administratë, as staf në varësinë e tij për të kryer asnjë lloj procesi.

 

Tani na thuhet do të duhet të shkojmë të hyjmë tek kasaforta e z. Paloka, për t’i parë janë apo s’janë firmat.

 

Madje sot na u tha që, vetëverifikohen.

 

Pran X-i do të vetëverifikojë firmën e X-it.

 

Pra, secili prej atyre që kanë firmosur vetëverifikon firmën e vetë. Me kë tallen këta? Me kë tallen? Apo do verifikojnë firmat e njëri-tjetrit?

 

Kjo parti e ripërsëris, është institucion dhe do të duhet të respektohet si sinstitucion, aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-drejtues të lartë të kësaj partie që e dinë shumë se si janë rregullat e funskionimit të PD-së, por blofin me demokratët, këta të fundit nuk ia kanë borxh askujt, madje secili rpej nesh që ka ushtruar apo ushtron përgjegjësi në emër të demokratëve, është në borxh me demokratët.

 

I hapur për pyetje dhe për sqarime nga secili prej jush.

 

Pyetje: Ju në fund të muajit gusht jeni emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i PD, ku sipas Statutit, Neni 44, pika 6, gërma A, theksohet se “Ju duhet të zgjidheni dhe votojeni në mënyrë të fshehtë”. Përse duhet që t’ju besojmë ju këto formularë kur i mëshoni kaq shumë Statutit?

 

Gazment Bardhi: Së pari, nuk do të duhet të mi besojnë mua. Do të duhet t’i besojnë institucioneve të partisë Demokratike. Dhe unë dua këtu të jap edhe një sqarim. Shpesh për shkak të tollovisë që krijohet e stërzgjatje e stërzgjatje për halle personale të një çështje që nuk është çështje mes demokratësh. Është çështje mes Sali Berishës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk është çështje e demokratëve kjo.

Se e gjithë kjo tollovi është krijuar për shkak të këtij raporti, të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA-të. Ne nuk mund ta harrojmë këtë. Ky është motivi dhe arsyeja. Dhe me këtë nuk kanë të bëjnë hallet dhe problemet e demokratëve. Ajo që unë kam shpjeguar dje dhe e ripërsëris sot është procedura se si mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Unë jam zgjedhur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Unë jam zgjedhur sekretar.

Ndërhyn gazetari: Jeni emëruar.

 

Gazment Bardhi: Jo jam zgjedhur edhe me votë të Sali Berishës, madje.

Ndërhyn gazetari: Jeni emëruar në gusht të këtij viti.

 

Gazment Bardhi: Jam zgjedhur edhe me votë të Sali Berishës.

Ndërhyn gazetari: Ju mbaroi mandati.

 

Gazment Bardhi: Mund t’iu sjell televizionit tuaj se ndoshta i keni fshirë pamjet e para 30 gushtit.

Ndërhyn gazetari: Jo, nuk i kemi fshirë, por ju jeni emëruar në fund të muajit gusht.

 

Gazment Bardhi: Ekzaktësisht votën personale të Sali Berishës për kandidaturën e Gazment Bardhin si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ndërhyn gazetari: Në fund të muajit gusht të këtij viti.

 

Gazment Bardhi: Të lutëm se nuk do ta bëj debat. Unë të respektova në pyetje. E mora pyetjen. E kuptoj që keni nervozizëm por ju lutem më lejoni. Tregohuni etik në radhë të parë dhe më lejoni të jap përgjigjen. Nëse nuk ju pëlqen përgjigjja ime keni mundësinë të më bëni një pyetje të dytë, të tretë sa ju të dëshironi. Por ju lutem më lini të jap përgjigjen.

Unë jam zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për herë të parë në janar të vitit 2019 me një mandat 4 vjeçar, i cili si rregull skadon në 2023.

Ka patur një riformatim të të gjithë strukturës së partisë në gusht.

Ka nisur një proces në fakt për zgjedhjen e kryetarit, siç ka ndodhur rregullisht në qershor është zgjedhur Këshilli i ri Kombëtar nga Kuvendi i Partisë në korrik. Dhe është zgjedhur e gjithë struktura drejtuese e partisë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në 30 gusht.

Dhe nëse doni ju të jeni të ndershëm, atë që u tha sot se “që duhet të ketë kandidatura alternative, votim të fshehtë”, e me radhë është për kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe jo për Sekretarin e Përgjithshëm. Kështu që nuk mund të ngremë stuhi kot për një çështje që nuk është çështje. Jam krenar që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kam marrë edhe votën e Sali Berishës. Jam shumë mirënjohës për votën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të më zgjedhur mua sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demorkatike.

 

Pyetje: Sa i takon firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Çfarë ju pengon që të shkoni dhe t’i shikoni së bashku me z.Paloka?

 

Gazment Bardhi: Ju mund të më kërkoni që të vij t’i verifikoj formularët edhe në ambientet e televizionit tuaj. Unë këtë nuk e bëj dot. Edhe një herë po përsëris procedurën dhe dua t’ju sqaroj.

E mbani mend kush ka qenë kryetar partie në 2010-ën?

 

Ka qenë Sali Berisha, s’ka qenë Lulzim Basha. As Gazment Bardhi s’ka qenë Sekretar i Përgjithshëm.

 

Ky është Statuti i Partisë Demokratike, miratuar nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2009.

 

Në nenin 34 pika 6 ku rregullohet Kuvendi Kombëtar, thuhet ekzaktësisht ajo që thuhet edhe sot për mbledhjen e Kuvendit.

 

Do duhet t’ia kujtojmë demokratëve. Kur është Sali Berisha kryetar partie, kemi një interpretim Statuti. Kur nuk është kryetar partie Sali Berisha dhe nuk i interesojnë rregullat e Statutit, shpikim rregulla që nuk gjendjen askund.

 

Neni 34 pika 6 i këtij Statuti të 2009-ës përcakton se: “Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia qëndrore me propozim të kryetar të PD-së”.

 

Është i njëjti rregull që është edhe sot, apo jo.

 

“Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkon ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e Kuvendit Kombëtar”.

 

Është i njëjti rregull që është edhe sot, apo jo?

 

Pas këtij Kuvendi Kombëtar që ka miratuar këtë Statut, që unë e nxora nga protokolli i Partisë Demokratike. Ka protokoll, jemi institucion, nuk shpikim gjëra sa herë kemi një hall personal.

 

Kjo parti ka historinë e vetë 30 vjeçare prandaj ka edhe protokoll se ruhen aktet.

 

Pas këtij Kuvendi, është mbledhur Këshilli dhe ka miratuar tre rregullore.

 

Ka tre rregullore të miratuara.

 

“Rregullore pune të organeve qëndrore të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, miratuar në vitin 2010.

 

“Rregullore e funksionimit të Komisionit të Apelimit të PDSH-së”.

 

“Rregullore për kontributin financiar të PDSH-së”.

 

Çfarë thotë Neni 3 i Rregullores, ka bërë interpretimin e Statutit të 2009-ës kur Kryetar ishte Sali Berisha, me shumë gjasa, nëse nuk ngatërroj periudhën, Sekretar Organizativ do të duhet të ketë qenë vetë z. Flamur Noka.

 

Ka bërë interpretimin e Statutit dhe në Nenin 3 çfarë thotë?

 

“Kohën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar e njofton Kryesia e PDSH-së, mbi bazën e kërkesave siç parashikohet në Nenin 34 të Statutit”

 

Pra qoftë kur e kërkon Kryetari i Partisë, qoftë kur e kërkon ¼ e anëtarëve të Partisë, qoftë kur e kërkon ¼ e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, është Kryesia e partisë që bën njoftimin e kohës, vendit dhe rendit të ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

 

Vazhdojmë më tej.

 

Çfarë thotë Neni 5 i Rregullores?

 

Kërkesat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, duhet t’i dërgohen Kryesisë me shkrim.

 

E dini përse. Sepse nuk njoftohen me facebook delegatët. Se kështu thotë formulari që kanë publikuar për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

 

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet që do të përcaktohet në njoftimin publik që do të kryhet për këtë qëllim nga anëtari i Këshillit Kombëtar Sali Berisha.

 

Çfarë është ky institucion këtu? Ka rregulla institucioni. Po marr një shprehje që tha kolegu im i nderuar, z. Strazimiri. Puç, tha, është kur shkel rregullat dhe kur partia nuk funksionon me rregulla.

 

Rregullat janë këto që unë sapo lexova. Këto kanë qenë rregulla jo të miratuara nga Lulzim Basha, jo nga Gazment Bardhi, por nga vetë Sali Berisha.

 

Ka ndryshuar mendje, e lexon ndryshe tani Statutin?

 

Statuti një interpretim ka, prandaj ka një praktikë të tërë se si mblidhet Kuvendi e se si verifikohen mandatet, e se kush i lëshon mandatet, e kush është detyra e Komisionit të verifikimit të mandateve që e keni në nenin 9 të rregullores së vitit 2010, në kohën kur drejtues dhe kryetar i Partisë Demokratike ishte Sali Berisha.

 

Nuk bën verifikim firmash Kuvendi Kombëtar.

 

Nëse nuk verifikohen firmat përpara se të shkojmë në Kuvend, kush e ka thirrur Kuvendin? Kasaforta? Kasaforta thërret Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike?

 

Jo.

 

Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike e thërret të paktën ¼ së anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që kanë emër dhe mbiemër.

 

Si mund të thuash janë sekret të dhënat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, janë konfidenciale, nuk ia japim organeve të partisë.

 

Unë jam përgjegjës për organizimin e partisë. E kam strukturën e partisë emër, mbiemër, atësi, amësi, kartë identiteti, numër tel, të dhënat për punësimin. Nuk janë njerëz anonimë ata. Ata janë zyrtarë të Partisë Demokratike. Gjysma e përbërjes së Kuvendit Kombëtar është publike në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë atje, anëtarët e degëve janë atje, ish-kryetarët apo kryetarët e bashkive që konsiderohen prej nesh janë atje, Grupi Parlamentar është aty, Kryesia është aty, janë publike.

 

Çfarë të dhënash janë këto konfidenciale dhe kujt ia mbajnë këto të dhëna konfidenciale.

 

Të dhënat mbahen konfidenciale sepse nuk janë firmat.

 

Se po të ishin firmat, do të ishin depozituar sipas rregullave, do të ishin shqyrtuar rendi i ditës, data, ora, vendi, nga Kryesia e partisë dhe do të ishte thirrur Kuvendi Kombëtar i partisë.

 

A duan Kuvend të Partisë Demokratike? Të sjellin firmat. Të ndjekin procedurën statutore për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Por ne nuk mbledhim organe partish me shpikje personale për halle personale.

 

Se nuk veprojmë këtu si parti personale. Kjo është parti e demokratëve. Ka 30 vjet që mban sakrificën e tyre, mundin e tyre, kontributin e tyre dhe nuk ka të drejtë askush të tallet as me sakrificën, as me mundin e tyre për halle që janë personale.

 

I ndjejmë secili prej nesh për shkak të respektit të jashtëzakonshëm, dhe në këtë rast flas personalisht që kam ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, e kam thënë edhe më parë. Jam rritur me foton e tij në shtëpinë time. Vij nga një qytet që është bastion i Partisë Demokratike dhe jam rritur me foton e Sali Berishës në shtëpi. Por kjo nuk më pengon që kur unë shikoj që ngatërrohet interesi i demokratëve me interesin ngushtësisht personal, padyshim në pozicionin që kam do të duhet të mbroj interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike. Dhe si mbrohet interesi i demokratëve dhe interesi i Partisë Demokratike? Duke tollovitur demokratët me baltë dhe shpifje nga mëngjesi në darkë ndaj drejtuesve të partisë për inate personale?

 

Hallet e demokratëve nuk janë çështje të hallit personal. As inateve personale. E ripërsëris, e kam thënë mbi 10 herë. Nëse duhet të mbahet Kuvend i Partisë Demokratike, gjykohet prej numrin të caktuar të anëtarëve se ka nevojë për t’u mbledhur Kuvendi Kombëtar, ju lutem depozitoni firmat sipas proçedurës së parashikuar nga statuti i partisë, të interpretuar nga rregullorja e miratuar në 2010-ën nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, kohë në të cilën këtë parti për fat e drejtonte vetë njeriu që sot është protagonisti kryesor i këtij zhvillimi, lideri historik i partisë, z. Berisha.

 

Pyetje: Me Statutin aktual, jo Statutin e vitit 2010…

 

Gazment Bardhi: Është identike prandaj jua lexova…

 

Pyetje:… Ju duhej të ishin zgjedhur me votim të fshehtë përballë kandidatëve të tjerë. Cilët ishin rivalët tuaj në garën për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike?

 

Gazment Bardhi: Në janar të 2019-ës jam zgjedhur me mandat katër vjeçar duke patur përballë një koleg të nderuar, z. Dorian Teliti. Ka qenë një votim i fshehtë, siç ju e mbani mend, dhe jam zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm.

 

Gazment Bardhi: Në rikonfirmimin e bërë në 30 Gusht të 2021, Këshilli Kombëtar siç parashikon procedura, ¼ ose më saktë 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nuk kanë gjykuar që do të duhej të kishte një kandidaturë alternative. Por e përsëris, nuk ka detyrim të Statutit të Partisë që për Sekretarin e Përgjithshëm dhe për nënkryetarin e partisë të këtë kandidatura alternative.

Ky detyrim ekziston vetëm për kryetarin e Këshillit Kombëtar.

Konkretisht, pika 4 e Nenit 44, parashikon qartë se “Kryetari i Këshillit drejtohet nga Këshilli Kombëtar i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar mes të paktën dy kandidaturave alternative.”

Duke qenë se askush nuk preferoi të kandidonte përballë z. Paloka, asokohe në Këshillin Kombëtar, z. Paloka është zgjedhur kryetar. Ku ka votuar, e përsëris, edhe z. Sali Berisha, për kryetar të Këshillit Kombëtar, në përputhje të plotë me statutin e partisë, siç janë zgjedhur të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Ndërhyn gazetarja: Neni 44, pika 6, gërma A thotë që ju duhet të zgjidheshit me votim të fshehtë.

Bardhi: Nuk kishte kandidaturë alternativë. Në momentin që nuk ka kandidaturë alternative nuk mund të ndiqet një proces formal, sa kohë Këshilli Kombëtar shpreh vullnetin për të zgjedhur, rikonfirmuar, emëruar apo shkarkuar në çfarëdolloj forme secilin prej funksionarëve të partisë që ka në kompetencë sipas Statutit.

Pyetje: Z.Bardhi a e parashikon Statuti i PD, verifikimin e firmave nga një komisioni i posaçëm që do të ngrihet në Kuvendin Kombëtar?

Gazment Bardhi: Jo, nuk parashikon Statuti i partisë asnjë procedurë verifikimi të firmave nga një komision që ngrihet në Kuvendin Kombëtar. Komisioni i Verifkimit të Mandateve ka përgjegjësinë për të marrë mandatin me të cilin secili prej anëtarëve pajisjet paraprakisht nga sekretariati i partisë. E kam treguar dje kartën, nëse doni t’ua tregoj e bëj prapë, por besoj e mbani mend që në çdo Kuvend Kombëtar bëhen mandate për anëtarët e Kuvendit. Secili prej tyre, ditën e Kuvendit Kombëtar do të duhet të paraqitet me këtë kartë apo mandat pranë komisionit posaçëm, komisioni bën regjistrimin e delegatit që është paraqitur në Kuvend dhe i raporton në fillim të mbledhjes, ju ftoj t’i riktheheni kronikave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, drejtuesit të Komisionit Drejtues të Punimeve të Kuvendit nëse ka apo nuk ka kuorum për të vazhduar mbledhjen e Kuvendit. Kjo është detyra e Komisionit trë Verifikimit të Mandatit. Nuk bën verifikim firmash. Është e pamundur fizikisht që të verifikohen 4 mijë, 5 mijë apo 6 mijë mandate firma apo nënshkrime në 1 orë sa c’është afati i veprimtarisë së këtij komisioni verifikimi, se do të duhet të verifikohet vullneti i secilit prej tyre.

Në rastin konkret ka edhe një procedurë shtesë paraprake verifikimi që të shkojmë tek thirrja e Kuvendit, që është “Ka kërkuar thirrjen ¼ apo jo e Kuvendit Kombëtar”. Pa u dorëzuar firmat e e këtyre delegatëve është e pamundur të verifikohet. Dhe kjo nuk verifikohet ditën kur është njoftuar mbajtja e Kuvendit Kombëtar sepse që të shkojmë tek Kuvendi do të duhet të ketë një thirrje sipas rregullave të Statutit.

Tani çfarë na u tha?! “Ejani atë dite”,- u tha ju-, “dhe verifikojeni ju.”

Po nga e dini ju kush janë delegatët e Partisë Demokratike?

Kjo është të tallesh. Kjo është të tallesh. Bëjmë një listë shokësh, në emër na jepej edhe Qifja që ta fusim aty, se do dal edhe aty, na jep emra që të mbushim sallën edhe e quajmë Kuvendin e Partisë Demokratike.

Se kështu dëgjova dje, ky grupi nismëtar që ishte tek reshti i parë, do të bënte verifikimin e mandateve. Dhe në rresht të parë ju e dini se kush ishte?! Në resht të parë ishte shefi i Shtabit të Orlando Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E ka pasur përballë Flamur Noka në fakt, nuk e kam pasur unë. E ka pasur përballë Flamur Noka.

Dhe ky, shefi i Shtabit të Orlando Rakipit do të verifikojë mandatet e anëtarëve të Kuvendit të Partisë Demokratike?!

Pse çfarë kemi ndërmend të bëjmë ne, t’i dorëzojmë karriget Qifes?

E ka bërë një herë atë gabim Partia Demokratike në vitin 2013 dhe janë dëshmitar demokratët e qarkut të Elbasanit. I morën votat e PD dhe i çuan tek PDIU-s, i hoqën mandatin e 5-të PD-së që t’i shkonte mandati Qifes. Nuk ndodh më kjo! Dhe s’ka për të ndodhur më kurrë! Sepse nuk tallet askush me sakrificën dhe djersën e demokratëve. Dhe jemi ne pengjet e Edi Ramës.

Pra, kur kemi shefin e Shtabit organizator të “Foltores” dhe mbledhës të firmave në rresht të parë që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën, quhet se po lufton Edi Ramën.

Ndërsa ne që e denoncojmë këtë, ne jemi pengje të Edi Ramës?!

Tallje më të madhe me demokratët sesa këtë nuk mund të ketë.

Pyetje: Z.Bardhi pse jeni i bindur që nuk janë mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar? A nuk është organ legjitim Këshilli Kombëtar, kryetari i të cilit ka marrë në dorëzim firmat?

Gazment Bardhi: Do të duhej t’i kishim parë po të ishin. Kryetari i Këshilli Kombëtar as në dorëzim nuk i ka marrë. Ua deklaroi ju dje. “I sollën”, tha, “dhe i kanë mbyllur në kasafortë”. Pra, e trajtojnë Kryetarin e Këshilli Kombëtar, një nga organet më të rëndësishme të partisë si rojën e partisë apo si specialisti i protokollit të partisë. Nuk është ky roli i kryetarit të Këshillit Kombëtar. Nuk është roje kryetari i Këshillit Kombëtar. Nuk është as specialist i zyrës së Protokollit. Është kryetar i nderuar i një prej organeve të nderuara të Partisë Demokratike, siç është Këshilli Kombëtar.

Firmat dhe kërkesa, siç ua lexova, depozitohen në Protokollin e Partisë deh përcillet Kryesisë së Partisë, nuk ka lidhje kryetari i Këshillit Kombëtar, aq më tepër t’i mbyllësh në kasafortë.

Si u mbyllkan, a pretendon se ke firmat?! Silli pra!

Pse qenkan firmat sekret ndaj kryetarit të Partisë? Ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë? A mund të më thoni ju lutem, kush më ka njoftuar mua? Jam sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike kush më ka njoftuar mua për Kuvend Kombëtar? Mund të ma shpjegojë dikush prej jush? Apo unë duhet të ndjek facebook-un që të marrë vesh që mblidhen organ i partisë ku jam Sekretar i Përgjithshëm? A mund të ndodhi kjo? Dhe të pretendosh që ke nisur një lëvizje për të demokratizuar partinë!

Këtë procedurë që shpjegoj unë, njëri prej tyre që bërtet sot më fort që “nuk është kështu procesi,” e ka thënë me zë dhe me figurë jo më larg se një javë më parë.

Po iu lë 24 orë kohë që ta gjeni vetë dhe pas 24 orë do ta publikoj unë.

Pra, shpjegon procedurën i njëjti individ që sot bërtet dhe thotë që “nuk është kështu procesi siç e shpjegon zyrtarisht PD dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike”, ndërkohë që ka thënë të njëjtën gjë që po them unë sot.

Skadoi afati, u pa që nuk ishin firmat, shpikën një procedurë të re. Firmat nuk i tregojmë, i kemi sekrete, i mbyllim në kasafortë. Ky është fakti.

Pra, procedurën që po ju shpjegoj unë sot me zë dhe me figurë në RTSH, e ka thënë njëri prej këtyre që bërtet sot më fortë, në televizion publik. Identik siç po e shpjegoj unë, pa asnjë dallim. Por ishte para një jave.

 

Ishin 90 % të firmave të mbledhura, pastaj të nesërmen shkuan 110% ku panë se kishin zbritur 60%, por në fakt nuk kishin as 10% se ky është realiteti, shpikën procedurë. S’ka proces, vetë verifikohemi, vetë mblidhemi, vetë numërojmë, vetë votojmë, vetë propozojmë, pra shpikim një gjë që ka vetëm vetë përpara dhe i bëjmë të gjitha vetë.

 

Askush tjetër nuk duhet të dimë gjë, se mbyllemi vetë tek kasaforta dhe rrimë në kasafortë se s’kemi shpjegim, përse ndryshuam mendje një javë më vonë.

 

Shpjegimin e kam dhënë disa herë gjatë kësaj konference, është një dhe I vetëm.

 

Nuk u arrit të mblidheshin firmat e ¼ të anëtarëve të Kuvendit për të vënë në lëvizje procedurën për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

 

Unë do të vazhdoj të jem në selinë qëndrore, punonjësit e e protokollit i kam ngarkuar që do të qëndrojnë në punë. Të sjellin kërkesën sipas proçedurave, të mbledhim Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. A kanë dy muaj që janë tre orë në secilin prej televizioneve tuaja dhe thonë duam të mbledhim Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

 

E mbledhim pra, Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

 

Kush janë çështjet që duhet të shqyrtohen sipas vlerësimit të secilit, mund ketë kryesia e partisë një çështje, dy çështje shtesë.

 

Nuk do të bëjmë Kuvend çdo javë.

 

Kryesia e Partisë mund të ketë çështje për t’i futur në shqyrtim në Kuvend Kombëtar.

 

Prandaj ka një organ ku shqyrtohen kërkesat. Mund të ketë kryetari i partisë një çështje për t’u shqyrtuar në Kuvend Kombëtar dhe detyrimi është që rendi i ditës nuk njoftohet atë ditë. Rendi I ditës do të duhej të njoftohej një muaj përpara, prandaj të gjitha kërkesat shkojnë në një organ të partisë e cila është Kryesia e Partisë, që miraton të gjithë rendin e ditës, mund të ketë kërkesë në rend dite ¼-a në mbledhje kryesie mund të ketë kryesia e partisë propozime për të shtuar në rend dite dhe mund të miratohen, mund të ketë kryetari I partisë çështje për t’i futur në rend dite dhe del Kuvendi Kombëtar me një rend dite.

 

Kjo është proçedura dhe nuk ka nevojë as për të lexuar Statutin se keni dy muaj, është kthyer Statuti i Partisë Demokratike në temën më të rëndësishme në Shqipëri.

 

Është tema më e rëndësishme në Shqipëri. Besoj edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nuk e ka shfletuar njeri kaq shumë sa ç‘është shfletuar Statuti i Partisë Demokratike gjatë këtyre dy muajve.

 

Shumë mirë është bërë që është shfletuar, por kur të shfletohet do të duhet të jemi koherent në leximin e Statutit. Jo ta lexojmë, një herë po, një herë jo. Dhe kur nuk na intereson as po-ja dhe as jo-ja, themi ndoshta.

 

Statuti është ky që është. Është publik dhe është i qartë. Është kristal.

 

Dhe ka një praktikë se si është zbatuar.

 

Unë ju mora shembullin e vitit 2010, por ju jeni dëshmitarë që kështu siç unë e shpjegoj sot statutin, kështu ka qenë procedura e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, verifikimit të mandateve, pajisjes me mandate. Kush i njofton degët e partisë për mbledhjen e Kuvendit? Syri Televizion? Apo ndonjë television tjetër? Kush do ti njoftojë? Apo facebook-u?Apo twitter-i? Edi Rama qeveris me facebook dhe twitter, por jo Partia Demokratike. Ne kemi rregulla. Kjo parti funksionon me rregulla dhe nuk marrin njoftim degët e partisë në facebook. A po, mund të marrin njoftim për të bërë foltore, për të bërë miting, siç me gjasa do të ndodhë me 11 dhjetor. Nuk është asnjë problem, çdo deputet i PD mund të mbledhë 2 mijë, 3 mijë, 5 mijë apo 10 mijë vetë në një sallë. Nuk është fare problem kjo. Kjo parti ka 650 mijë mbështetës dhe nuk është fare çudi që secili deputet të mbledhë 4 mijë, 5 mijë mbështetës apo votues të PD në një sallë. Aq më tepër kur e ndihmon edhe Qifja. Këtë që po them mund të shkoni ta verifikoni sot që flasim në Elbasan, këtë dhe shumë ngjarje më të rënda se sa kjo për të cilën nuk dua të ndalem sot. Këtë që po them unë e ngjarje akoma më të rënda se sa kjo. Po kuvend me njerëz të Qifes e me qifen e me shefin e shtabit të Qifes në Partinë Demokratike nuk ka për të pasur, sepse nuk i lirojmë, e përsëris, karrigen Qifes. E thashë njëherë: Dash Sula në 2013-ën, ja hoqën mandatin e pestë PD dhe i tranferuan votat e i dhanë mandatin Qifes. Nuk ndodh më ajo. Qifja është sot një prej elementëve që mban Edi Ramën në pushtet. E kemi denoncuar të gjithë bashkë. Tani kemi një hall personal, kemi harruar denoncimin dhe jemi bërë aleatë. Është zgjedhje! Por s’ka lidhje me Partinë Demokratike. Nuk ka lidhje kjo me demokratët. Kjo ka lidhje me hallet e përbashkëta që mund të ketë Qifja me një tjetër .

 

Pyetje: Z, Bardhi, sot kryetari i Partisë Demokratike, foli për një puç që po bëhet nga ana e Sali Berishës dhe Edi Ramës brenda PD-së. Keni të dhëna që pjesë e këtij puçi janë edhe deputetë që mbështesin Berishën dhe nëse po cilat do të jenë masat ndëshkimore ndaj tyre?

 

Gazment Bardhi: Unë nuk jam këtu për të komentuar kolegët. Jam shumë i shqetësuar për talljen që gjatë këtyre 24 orëve I është bërë demokratëve, siç jeni secili prej jush në dijeni, unë nuk kam mbajtur asnjë pozicion deri ditën e djeshme. Nuk kam bërë asnjë deklaratë, nuk kam dhënë asnjë mendim apo opinion timin sepse për mua vullneti i demokratëve është mbi gjithçka. Edhe pse e dija dhe jam në dijeni të plotë të arsyeve se pse po bëhet kjo që po bëhet, kam zgjedhur të jem i tërhequr vetëm me një qëllim: për të respektuar vullnetin e demokratëve.

 

Dhe po e përsëris: nëse 1\4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar do të kishin depozituar zyrtarisht dhe sipas rregullave të statutit të partisë kërkesë për thirrje të Kuvendit Kombëtar, cilido qoftë opinion i kujtdo në këtë godinë, unë do të kërkoja mbledhjen e kryesisë së PD nën autoritetin që më jep statute për organizimin e partisë.

 

Sot na doli se pot ë jesh përgjegjës për organizimin e partisë, nuk je përgjegjës për organet e partisë a thua organet e partisë janë jashtë partie! Pra unë organizoj nuk e di se çfarë, sa kohë që nuk organizoj strukturat e partisë që nisin nga seksioni deri tek organi më i lartë i partisë, nuk di se çfarë organizon apo për çfarë është përgjegjës në organizim, Sekretari i Përgjithshëm. Aq më tepër që anëtarët e këtij Kuvendi janë pikërisht strukturat e partisë: kryetarët e seksioneve, grupseksioneve, kryesia, Këshilli Kombëtar, deputetët e me rradhë.

 

Unë kam dalë për të sqaruar këtë, nuk kam dalë për të komentuar dhe nuk komentoj asnjë prej kolegëve deputetë ose jo, nëse secili prej tyre ka një mendim të ndryshëm nga imi. Secili ka lirinë e tij të mendimit. Ama duhet të jemi koherent. Nuk mund të bërtasim: demokratizim, demokratizim, pastaj ta shndërrojmë bunkerizim, bunkerizim. Pastaj nga bunkerizimi i gjithë partisë, tentativa, se s’ka për të ndodhur të jeni të sigurt, nga bunkerizimi i të gjithë partisë shkojmë tek futja në kasafortë e gjoja “kuvendit kombëtar”. Të jeni të sigurt që pas ca kohësh do të vijnë e do të thonë: të fusim Këshillin Kombëtar në dollap e pastaj do thonë kryesinë do e fusim tek shishja.

 

Pyetje: Pyetja ime konsistonte në faktin nëse do të ketë përjashtime të deputetëve që kanë marrë pjesë në këtë nismë?

 

Gazment Bardhi: Kjo është një çështje që e rregullon Statuti i partisë, nuk është çështje përgjegjësie e Sekretarit të Përgjithshëm. Ka një statut partia, ka rregulla, ka edhe raste se kur merren masa disiplinore ndaj një anëtari të partisë. Unë jam i bindur që institucionet përgjegjëse që mbulojnë këto çështje, do të jenë gjithmonë syhapur për të parë dhe për të respektuar statutin e Partisë Demokratike. E përsëris: këtu nuk bëhet fjalë për diferenca në mendim. Diferencat në mendim janë dhe kanë qenë gjithmonë pjesë e kësaj partie, kështu kemi lindur. Secili prej nesh ka mendimin e tij. E rëndësishme është që me veprimet tona most ë dëmtojmë interesin e PD, interesin e demokratëve.

 

Pyetje: Për sa i përket firmave të delegatëve të depozituara ditën e djeshme, a keni informacion nëse formularët, firmat e delegatëve janë ato origjinalet apo janë depozituar kopjet?

 

Gazment Bardhi: Nuk kam hyrë te kasaforta e zotit Paloka. Aq më tepër që zyra po të shkoni tani është e mbyllur. Nuk kam hyrë në kasafortë se nuk kam asnjë arsye për të hyrë në kasafortë. Nuk ka asnjë depozitim në parti. Kopjet apo origjinalet si rregull do të duhet të depozitohen origjinalet , pra formularët origjinalë apo nënshkrimet origjinale, depozitohen dhe protokollohen një më një në protokollin e PD. Nuk mbyllen me kuti, bëjmë show, madje dhe një detaj, njëri prej tyre që mbante kutinë më fort, më fort prej tyre dhe që ka filluar dhe bërtet fort, janë dëshmitarët demokratë të njësisë 4 që ka qenë anëtar i shtabit të Edmond Haxhinastos.

 

Këta do të bëjnë Kuvendin e PD?!

 

Do të verifikojnë mandatet e anëtareve të PD?!

 

Po këta s’kanë votuar Partinë Demokratike me 25 prill. Këta nuk kanë lëvizur një gur që PD dhe demokratët të vinin në pushtet me 25 prill. Dhe këta tani kanë autoritetin, I japin vetes autoritetin, të verifikojnë delegatët e Kuvendit të PD. Të shkojnë të verifikojnë delegatët e Edmond Haxhinastos e të partisë së tij, por jo delegatët e Partisë Demokratike. PD ka organe, ka institucione. Janë funksionale, janë në detyrë dhe janë në mision, në të vetmin mision që kemi: beteja me regjimin e Edi Ramës.

 

Pyetje: Zoti Bardhi, pak më herët përsëritet disa herë për një kryetar të shtabit të një kandidati të PS, pra që është angazhuar në zgjedhjet për kandidatin e PS. Mund ta dinë qytetarët se për cilin bëhet fjalë?

 

Gazment Bardhi: Unë besoj që ti e di, por pyetjen ma bën për qytetarët dhe unë për qytetarët do ta them. Ish deputeti i Partisë Demokratike, Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Unë kam qenë në Elbasan, nuk ka qenë në Elbasan. Dhe për fat të keq, për herë të parë pas shumë vitesh ne në Vorë kemi marrë rezultatin më të dobët historik si Parti Demokratike. Kemi marrë rezultat edhe më të dobët se në 2017-ën. Në Vorë! Dhe vora është bashkia që ka nxjerrë deputet Orlando Rakipin. Analizën e bëjnë demokratët vetë, nuk bëj unë analizë sot këtu. Sigurisht që analizën do ta bëj, por fakti është ky. PD në Vorë ku ka punuar si shef shtabi zotëria që do të verifikojë mandatet e anëtarëve dhe delegatëve të Partisë Demokratike, ka votuar 12-të dhe demokratët e dinë që 12 nuk ka qenë numri i PD, ka qenë numri i PS, Edi Rama. Kështu lexonte në fletë dhe 30 nëse nuk gaboj që ishte numri i Orlando Rakipit. Dhe këtë e dini ju, këtë e di çdo demokrat i Vorës. Këtë e di çdo demokrat i Tiranës. E kanë patur përballë. Ai duke I shërbyer regjimit të Edi Ramës, dhe demokratët duke luftuar që PD të vinte në pushtet. Ky është fakt. I fshihemi dhe nuk e themi është gjë tjetër, unë nuk kam ndërmend të fshihem. As më shantazhon kush, as më tremb e as më frikëson dot askush. Ky është fakt, e dinë demokratët. Nuk ka nevojë. Se po ti hyjmë në analizë edhe disa të tjerëve, ju siguroj se do na duket më shumë sikur po mblidhet kongresi i PS, se sa Kuvendi Kombëtar apo tentativa për organet e PD.

 

Pyetje: Nëse dekretohen zgjedhje të parakohshme vendore në bashkitë ku ka vakanca, PD është gati për tu future në zgjedhje?

 

Gazment Bardhi: Sigurisht që do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë dua të siguroj që PD do ti nënshtrohet Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

 

Pyetje: Meqë mbrëmë dhe sot jeni marrë me Syri TV…

 

Gazment Bardhi: Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje ka arritur deri aty sat ë akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, drejtuesi i TV tuaj, që unë flas në telefon me Sule Çelën. Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj. Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit të ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë do apo nuk do Syri TV.

 

Pyetje: A po bën gabim Syri Televizion që po i jep zë anëtarëve të PD…

 

Gazment Bardhi: Po bën shumë mirë.

 

Pyetje: Meqënëse ngritët akuza…

 

Gazment Bardhi: Nuk ngrita akuza, ju keni ngritur akuza. Unë po ju jap fakte. Ju ftoj të shkoni nesër në Elbasan dhe të verifikoni këtë që po them unë.

 

Pyetje: Meqë më thatë edhe më parë që nuk ju kemi ftuar, jeni të ftuar në Syri TV, sot, nesër, kur të keni mundësi.

 

Gazment Bardhi: Patjetër. Kur të dëshironi ju, unë jam i hapur siç kam qenë i hapur për tju përgjigjur çdo pyetje tuajën, por ndryshe nga televizioni juaj apo drejtues të televizionit tuaj, sepse nuk kam asgjë me ju, ju kërkoj shumë ndjesë, por sinqerisht akuza krejtësisht të pavërteta bëra në drejtimin tim, siç në fakt ka nja 2 muaj që bëhen ndaj meje, ndaj kryetarit të partisë, ndaj nënkryetarëve të partisë, ndaj cilitdo që mendon ndryshe nga Çim Peka, dhe është e drejta jonë të mendojmë ndryshe nga Çim Peka, është e drejta jonë, siç ka një mendim ai, kam dhe unë një mendim dhe ka çdo demokrat një vendim, sulmohet, anatemohet me shpifje nga më të ulëtat. Të më akuzosh mua që flas në telefon me Suel Çelën, ose duhet të jesh për diku tjetër jo për në TV, ose je duke mbuluar siç në fakt rezulton, atë që je duke bërë vet. Dhe për këtë që unë sapo thashë, mbaj përgjegjësi të plotë, sikundër për këtë që unë thashë, janë në dijeni të gjithë demokratët e qytetit të Elbasanit që janë thirrur një më një dhe I janë vendosur formularët përballë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Harrojeni.

 

Faleminderit​

Read More
08 Nën
0

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMI ME DELEGACIONIN E KONGRESIT DHE SENATIT AMERIKAN

Pyetje: Cilat ishin çështjet që u prekën në takimin me përfaqësuesit e SHBA-së?

Lulzim Basha: Përfaqësuesit e lartë të Kongresit Amerikan me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të Kongresit Amerikan, po kështu të partisë republikane, Valadau dhe Terner dhe një zonjë të Kongresit Amerikan, të Partisë Demokratike amerikane zonja Sotkin, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan Partinë Demokratike dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prioritetin e parë për Shqipërinë, natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit të politikës dhe krimit të organizuar ku shfaqin një interes të veçantë për iniciativat tona politike siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve , zgjedhjet e lira dhe të ndershme . Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë dhe për paqen dhe stabilitetin, po kështu edhe për demokracinë , lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik, sepse kjo situatë që po cenon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit, të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e OSBE-ODIHR i cili në qoftë se nuk do të kishte emrin e Shqipërisë, do të ishte i denjë për Bjellorusinë e Lukashenkos dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos ju ndarë asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që ju shërbejnë interesave të qytetarëve dhe jo interesave të tyre dhe një grushti të ngushtë përfaqësuesish të krimit të organizuar dhe oligarkësh. Këtu po kështu pata mundësinë t’iu shpjegoj se si përmes iniciativës tonë për vettingun e politikanëve ne do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen. Faktin që deri më sot drejtësia, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë për korrupsion dhe asnjë bos të krimit të organizuar dhe kjo padiskutim është në themel të manipulimit të zgjedhjeve siç ndodhi dhe më 25 Prill, të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Ndaj, vetting-u i politikanëve, si një iniciativë që ndihmon për ta bërë aktiv dhe për të hequr çdo alibi SPAK-ut, PKH-së dhe instancave të tjera, ishte në fokus të bisedës dhe të interesit të thellë që treguan të gjithë anëtarët e delegacionit të lartë të kongresit dhe senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dua ti falenderojë për praninë e tyre. Ishte, sigurisht, një delegacion bipartizan, ndonëse me dominancë nga Partia Republikane, që është një parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, që jemi së bashku anëtarë në Unionin Ndërkombëtar Demokrat, por e rëndësishme është që pavarësisht prej natyrës të ndryshme, bipartizane pra të delegacionit, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të partisë Demokratike dhe të miat në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë që ka pllakosur Shqipërinë.

Pyetje: Zoti Basha pse nuk i lejoni ju deputetët që të flasin në mbledhjen e grupit, i referohem mbledhjes e cila përfundoi pak orë më parë?

Lulzim Basha: Sajesë.

Pyetje: I keni lejuar që të flasin?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen, është sajesë. Nuk mendoj se duhet të konsumojmë kohë me sajesat.

Pyetje: Zoti Basha ju thatë se folët për politikanë të korruptuar. A kërkuat juve shpjegime për liderin historik të Partisë Demokratike, i cili nga Departamenti Amerikan i Shtetit është shpallur si një person i korruptuar?

Lulzim Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit të senatit amerikan, siç e thashë bipartizan dhe në veçanti me një shumicë dërmuese Republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona politike dhe prioriteti ynë politik është ndarja nga e shkuara, ndarja ka korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, i ka varfëruar dhe vazhdon t’i varfërojë ata dhe që po zbraz familjet shqiptare nga rinia, po e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Në këtë kuadër pa pikë diskutimi detyra ime i kryetar i Partisë Demokratike ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor politikës dhe nëpërmjet politikës të Shqipërisë. t’i jepja zë pa asnjë mëdyshje për sa u përket prioriteteve që përmenda më parë. Pra, Partia Demokratike dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve për të cilat sot jam siguruar personalisht nga senatorja Ernst dhe nga anëtarët e Kongresit amerikan se kemi dhe do të kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe të Senatit amerikan në mënyrë bipartizane si nga partia në pushtet edhe nga partia jonë simotër, Partia Republikane

Read More
08 Nën
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, GJATË SEANCËS SË KUVENDIT

Zonja dhe zotërinj!
Të nderuar bashkëqytetarë!
Dy ditë më parë, pak kujt mund ti ketë shpëtuar një lajm mbi përgjigjen që ky që duhet të qëndrojë këtu mbrapa, i kishte kthyer pyetjes, se si do të frenohet ikja e shqiptarëve.
Dhe në atë që tashmë njihet si përpjekja e tij diabolike për të normalizuar të keqen, u lexua qartë mesazhi i tij se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve.
Pyetja që sot dua të shtroj përpara shqiptarëve, përpara të gjithë ju që na ndiqni nga vatrat tuaja apo nga emigracioni, është nëse realisht është e pamundur që të ndalohet kjo katastrofë kombëtare që po ndodh, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim.
Teksa shohim shkolla që mbyllen për mungesë njerëzish, nxënësish, fshatra që zhduken nga harta e Shqipërisë kur largohen apo ndërrojnë jetë banorët e fundit, të rinj dhe të reja që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen në vendin e tyre pas një përvoje jashtë.
Pra një tkurrje alarmuese që vendos në pikëpyetje serioze qëndrueshmërinë tonë si shoqëri, jo vetëm për sot, por për dekadat në vazhdim.
Përgjigjen e ketij që ulet prapa, këtij që ndër rekordet e zeza në drejtim të vendit ka arritur të shënojë edhe renditjen e Shqipërisë përpara Sirisë së Asadit në luftë civile, sa i përket numrin e azilkërkuesve në Europë, e keni.
Jo vetëm me fjalë, sic është shprehur vetëm dy ditë më parë, por edhe me vepra.
Sepse në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë marrë së bashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, nga xhepat e shqiptarëve, që nuk u përkthyen dhe nuk përkthyen në mirëqënie për familjet e thjeshta shqiptare, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për bujqit dhe blegtorët tanë, as në rroga më të larta dhe as në pensione dinjitoze për të moshuarit tanë.
Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, edhe njëherë sa të gjitha qeveritë marrë bashkë nga 1991 deri në 2013-ën, që nuk shkuan për qytetarët dhe jo vetëm nuk e bën dot Shqipërinë një vend më të jetueshëm, por e kthyen në një vend që konkuron me shtetet në luftë civile për numrin e njerëzve që duan të largohen dhe kërkojnë azil.

Po ku shkuan këto miliona e miliarda euro boxh?
Përgjigja është e thjeshtë.
Në këtë shtet të cilësuar si të kapur nga korrupsioni, nga vetë Transparency International, të cilin Departamentit Amerikan i Shtetit e rendit si vendin më të korruptuar në Ballkan dhe në Europë, këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan dhe shkojnë për një grusht të vogël njerëzish, që janë të lidhur ngushtë me këta që ulen mbrapa
Që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Mjafton t’i hedhim një sy projekt buxhetit të vitit të ardhshëm, ku duket qartë se cilat janë prioritetet e tyre.
Jam i vetëdijshëm se këto javë diskutimesh në komisione mund tju kenë lodhur të dashur bashkëqytetarë nga shifrat e shumta që keni dëgjuar për shkak të debateve.
Sidomos nga shifrat e larta që shpesh herë është vështirë t’i kuptosh, ti përkthesh, ti rrokësh në përditshmëri.
Por 2 miliardë euro për 7 kontrata te reja me PPP, tregojnë qartë se prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave shqiptare në shërbim të klientëve të tyre, në mënyrën më të pacipë.
Prandaj, kur e pyesin për largimin e shqiptarëve, ngre supet
Sepse atë karrige e mban me dhe për një grusht të vogël njerëzish.
Jo për ndërtimin e kushteve të domosdoshme që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta ndërtojnë të ardhmen këtu, pranë familjeve dhe njerëzve të tyre të dashur.
Dhe kjo cmenduri me paratë e shqiptarëve, të vendit më të varfër të Europës, 50% e të cilëve jetojnë me rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social, sipas Eurostatit, shifër që është më e larta në ballkan, 2 herë me e lartë se mesatarja e vendeve të Europës.
Kjo cmenduri dhe babëzi për pushtet dhe pasuri, ka bërë që të eksportojmë shqiptar të eksportojmë bashkëqytetarët tanë, të eksportojmë prindërit e fëmijëve shqiptarë që ju është mohuar një e ardhme më e mirë në vendin e tyre e të importojmë hallexhinj nga cepat më të largët të botës, për të zëvendësuar bijtë dhe bijat e shqiptarëve, me skllevër modernë, pa të drejta politike.
Ndaj edhe sot, kur PPP-të zënë gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto, sipas FMN-së, me borxhin publik më të lartë të historisë 30 vjecare të Shqipërisë pluraliste, përgjigja e këtij që ulet prapa, për cmimet e rritura, për konsumin dhe të ardhurat në rënie të shqiptarëve më të ulëtat në Europë, është e njëjta si për largimin e shqiptarëve: ngritje supesh.
Pak problem është për ta se Shqipëria po përballet dhe do të përballet me efektet shkatërrimtare që sjell largimi i mjekëve, personelit shëndetësor, inxhinierëve, ekspertëve, pra e pjesës më të gjallë dhe të kualifikuar të shoqërisë.
Pak problem për ta është largimi i të rinjve i cili do të godasë dhe po godet pamëshirshëm ekonominë e vendit, me rënien e pashmangshme të fuqisë së kualifikuar punëtore.
Pak problem për ta që sistemi arsimor po përballet me rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe të studentëve.
Pak problem është për ta që kjo zbrazje e klasave, në të gjitha nivelet, do të thotë edhe rënie e numrit të mësuesve dhe pedagogëve.
Pak problem për ta është se rënia e popullsisë, që do të thotë edhe rënie e lindjeve, do të godasë sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe atë të pensioneve.
Sepse hallet e tyre nuk janë hallet e qytetarëve, sepse hallet e tyre janë koncesionet dhe PPP-të.

U mjafton që zinxhiri i interesave që i mban të lidhur politikanët e korruptuar dhe oligarkët të vazhdojë të qarkullojë miliarda euro, ti pastrojë ato në parajsat fiskale, pa shqetësimin më të vogël se kjo rrotë e dhjamosur nga babëzia e pafre po rrokullis në humnerën ekonomike shumicën dërrmuese të shoqërisë shqiptare.
Natyrisht, kjo masakër me taksat e shqiptarëve, e cila prodhon edhe gjendjen e njerueshme dhe të zymtë ekonomike dhe shoqërore ku ndodhet Shqipëria , nuk ndalet me fjalë, as vetëm me raporte ndërkombëtare që tregojnë natyrën e vërtetë të një pushteti të korruptuar dhe efektet e tij mbi jetën e njerëzve.
Ajo që ndodh jashtë kësaj salle, e ka origjinën në këtë sallë, ku shumica e qytetarëve nuk përfaqësohet si e tillë, për shkak të aleancës së politikanëve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Dhe zgjidhja që ne ofrojmë për qytetarët shqiptarë është vetingu në politikë.
Një instrument që shërben për pastrimin e politikës dhe njëkohësisht krijon premisat e domosdoshme për rritjen e përgjegjshmërisë të politikanëve. Në mënyrë të tillë që të mos përfaqësojnë interesa korruptive dhe kriminale, por interesat e qytetarëve.
Duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, ne mund të adresojmë realisht krizën e korrupsionit që ka gjunjëzuar shtetin, ka shkërmoqur demokracinë dhe zgjedhjet, dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për shqiptarët.

Që parlamenti, që qeveria dhe institucionet e tjera që u përkasin qytetarëve, të punojnë për familjet shqiptare, për problemet e vogla dhe të mëdha që shqetësojnë cdo ditë njerëzit e këtij vendi, duhet që këto institucione të mos jenë strehë për ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve dhe që janë pasuruar në kurriz të tyre, duke marrë vendime dhe ulur e ngritur kartonat në favor të krimit dhe të oligarkisë në dëm të familjeve shqiptare.
Padyshim e di, që kjo nismë e shumëpritur nga qytetarët, nga disa anatemohet si drakoniane. Shoh edhe se si po shkelet syri ekraneve mes atyre që duken të pangjashëm në tip, por janë të ngjashëm në halle.
I shoh teksa po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike, të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi, të dëshpëruar për të ruajtur ekuilibrat dhe status quo-në e vjetër.
Por rendi i gjërave ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë.
Prandaj kundërshtarët e vetingut në politikë do të jenë pakicë e papërfillshme, sepse të paktë janë përfituesit nga abuzimet që kryejnë ata që kthyen jetën e shqiptarëve në një makth të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.
Ndërsa të shumtë, në fakt shumicë absolute janë të gjithë ata shqiptare e shqiptarë që përfitojnë nga fundi i këtij makthi.
Madje edhe më të paktë duhet të ishin ata në radhët e Partisë Socialiste që kundërshtojnë propozimin e Partisë Demokratike. Sepse ata i kanë shtuar vettingut për gjyqtarë e prokurorë, edhe vettingun për policinë dhe tani vettingun për noterët, nuk kanë asnjë arsye për të mohuar për veten, atë që kanë votuar e duan të votojnë për të tjerët.

E në rast se nuk pranojnë t’i nënshtrohen të njëjtit proces që kanë bërë të detyrueshëm me ligj për të tjerët, atëhere cdo politikan i këtij vendi, më të varfërin e më të korruptuarin në Europë, duhet të dalin përpara qytetarëve, dhe ta thonë troc nëse nuk e voton këtë ligj se e konsiderojnë veten mbi ligjin.
Apo njësoj si derrat e Fermës së Kafshëve të Orëell-it, të pranojnë me zë të lartë se “është më i barabartë se të tjerët”!
Megjithatë, në asnjë rast projekti ynë nuk do të ndalet. Asnjinga “derrat e kënaqun”, as nga politikanët e frikësuar, as korrupsioni apo lidhjet e tyre me krimin nuk do të na ndalin.
Pasi ashtu sic luftuam për dekriminalizimin, që në fillim e kundërshtuan, por në fund u detyruan ta pranojnë, ashtu do të luftojmë për vetingun e politikanëve, dhe do ta cojmë një hap më para pastrimin e politikës.
Duke hapur një horizont të ri shprese në përfaqësimin politik, që do të përmirësojë cilësinë e vendmimmarrjes, do të normalizojë politikën, do të rigjallërojë demokracinë dhe do të zhbëjë status quo-në e zgjedhjeve të masakruara, e drejtësisë së kapur dhe ekonomisë së shkatërruar që mban peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ju faleminderit!

Read More
06 Nën
0

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT

  1. Pyetje: Zoti Basha, jeni gati për zgjedhje të pjesshme lokale?

Lulzim Basha: E para e punës të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre. Padiskutim që atentati anti-demokratik i “30 qershorit” është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga rrëgjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës.

Pyetje: Zoti Basha, po zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, e morët vendimin për t’u zhvilluar vetëm sepse zoti Belind Këlliçi do marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës?

Lulzim Basha: Jo s’është fare e vërtet. Kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë nën drejtimin tim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje një anëtarë një votë për kryetarin, si dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i forumeve drejtuese dhe i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me një anëtarë një votë, të rinjtë dhe të rejat demokrate do zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë dhe kryetarin e ri.

Pyetje: Po pse vendosët në këto momente, sepse duhet pasur parasysh që ju keni edhe zgjedhjet lokale?

 

Lulzim Basha: Ne kemi shumë sfida përpara, por asgjë nuk mund të pengojë Partinë Demokratike që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është zgjedhje një anëtarë një votë, që është një risi për të cilën Partia Demokratike është ballë lartë dhe unë si kryetar i saj, jam krenar.

Pyetje: A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratike për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?

Lulzim Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë. Por vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit!

Read More
28 Tet
0

“700 milionë Eurobond”/Basha: Merrni borxh për të larë borxhin. Ulja e TVSH-së për mallrat e shportës një masë urgjente për të ndihmuar familjet shqiptare, që sot po përballen me rritjen e gjithanëshme të çmimeve.

Si the pak më parë që FMN s’ka thënë gjë për vdekjet? Rri dëgjoje gënjeshtrën tënde. Nuk rri dot. Mirë.  Ja ku i ke konfirmimin e FMN, meqë dole të qetësohesh pak tek dhoma ngjitur dhe të uroj qetësim të mbarë  dhe të shpejtë. Si?  Dhe cilësinë e diellit, ose të miellit.  Dëgjoje nga dhoma ngjitur meqë s’ke guxim të rrish këtu . Shqipëria kishte numrin më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020 në raport me  mesataren e 2015-2019, sipas publikimit të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në dokumentin e  quajtur Pasqyra Rajonale Europiane e  Tetorit 2021. Pra ndryshe  nga të paaftët që të rrethojnë  dhe që s’të ndihmojnë dot në paaftësinë me të cilën ke hipur në atë karrige  e mbahesh me thonj, e vërteta është ajo që deklarova unë dhe që në fakt e kanë botuar çdo media serioze dhe e pakapur. Sipas grafikut të botuar nga FMN , vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e 2015-2019, e para në Europë. Pra jo vetëm në Europë, por  nga  shtetet e rajonit ti ke një diferencë të jashtëzakonshme edhe me mikun tënd të dashur Aleksandër Vuçiç. Pastaj pasqyra bën të qartë vendet ku pandemia nuk ka patur efekte të tilla shkatërrimtare . Mos kini merak se çfarëdo që të thoni mbrapa meje këto të FMN nuk i ndryshoni dot, vetëm shpjegojani atij mos të dalë këtu për faqe të zezë se pastaj meritoni t’ju shkarkojë edhe më shpejt se çka ndërmend t’ju shkarkojë. Prandaj këtij fakti mos i ik siç i ike sallës, siç i ike edhe herën e kaluar. Del këtu përdor një fjalor të padenjë  ndaj zonjave, siç e ke zakon, siç të ka shoqëruar gjithë jetën tënde, pastaj një e dy merresh me dhembët dhe me brilantinën. Në radhë të parë njëherë të siguroj që në jetën time skam përdorur brilantinë. Nëse ke interes se si i mirëmbaj unë flokët  s’është për parlamentin, por  as nuk të duhet se ti s’ke flokë, por këtu s’jemi për punën e flokëve, as të dhëmbëve. Ke harxhuar një orë duke folur për flokët e mia, një orë. Pse? Që të mos flasësh për hallet e shqiptarëve. Kush janë pengjet? Pengjet janë shqiptarët, pengje të varfërisë, pengje të mosshpërblimit për dëmin e shkaktuar nga tërmeti që e premtove, pengje të shkollave që nuk i ke ndërtuar akoma, se do që sheshet e ndërtimeve t’jua  japësh oligarkëve  si Naim Frashëri në Durrës, pengje të padrejtësisë, të grabitjes së pronave, të shkatërrimit të shtëpive pa ligj siç bëre këto dy ditë tek 5 maji, pengje të mizorisë, që te shpërfaqet nga shpirti me çdo akt të këtij shteti brutal, të pafytyrë njerëzore, pa zemër që ke ndërtuar këto 8 vite, si një shërbëtor  tëndin , të oligarkëve dhe të kriminelëve dhe si një shtypës i qytetarëve të thjeshtë, si një kullë pa dyer dhe pa dritare dhe nuk troket dot askush as i varfëri, as  sipërmarrësi, as punëdhënësi, as shtresa e mesme, as studenti , as pedagogu, sepse përgjigja jote tani e 8 vjet është që faji është kudo tjetër përveçse tek ai që qeveris  vendin prej tetë vitesh je ti  dhe vetëm ti. Ndaj dy ditë më parë për ti dhënë fund hipokrizisë tënde  ne depozituam projektligjin për uljen e TVSH së shportës nga 20 në 6%. Kjo është një masë urgjente që duhet ndërmarrë për të  ndihmuar familjet shqiptare, për të cilat ty s’ta ndjen sepse sa herë që vjen fjala për ta ose vjen këtu dhe bën klounin, ja kërcet e ikën siç ike. Familje të cilat po përballen ditë për ditë me rritjen e çmimeve   si rezultat i korrupsionit  dhe i dështimit të qeverisë tënde , jo vetëm shtresat në nevojë , por të gjithë familjet që jetojnë me punë të ndershme dhe që  mbaje rekord në Europë për shpenzimet që shkojnë për ushqime dhe s’ka tregues më të dhimbshëm se ky . Rekordi i shpenzimeve për ushqime në Europë tregon varfërinë e lartë në vend , se disa në këtë sallë mund  ta injorojnë , por që askush nuk mund të bëjë sikur nuk e di. Deputetet e vendit me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe varfërinë më të lartë në rajon, fuqinë blerëse  më të ulët ku rritja e çmimeve vrapon shumë më shpejt dhe rritja anemike e pagave dhe pensioneve më të ulëta në 30 vite nuk mund të heshtin për aq sa e konsiderojnë veten deputetë dhe jo pengje të p[pengmarrësit të të sotmes së shqiptarëve, as të mbyllin sytë, as të mbyllin veshët përballë njerëzve që blejnë me lista nëpër dyqane apo të  gjithë të tjerëve që po varfërohen për shkak të shtrenjtimit të çmimeve. Ndaj kemi përgjegjësi përballë familjeve shqiptare që e dinë më mirë se të gjithë ne se çfarë po heqin në jetën e tyre të përditshme dhe përgjegjësia është t’ju ofrojmë nga kjo sallë, jo shfajësimet e të mbyturit që kapet pas fijes së kashtës dhe trekëndëshit të Bermudës, por t’ju ofrojmë zgjidhje konkrete. Ky parlament pavarësisht se i pjellë nga paligjshmëria e ka mundësinë ta ofrojë këtë zgjidhje, e ka mundësinë t’ua lehtësojë barrën e rëndë të gjithë atyre familjarëve që duhet të shtrojnë tryezën e tyre të paktën 3 herë në ditë për ata që kanë fat. Sepse edhe deputetët e këtij që u largua e dinë që në zonat e tyre ka familje që hanë një herë në ditë dhe ngrysen me ankthin e të nesërmes dhe me pasigurinë për fëmijët e tyre. Ndaj ky propozim është për ta. Nuk është për t’u bërë llogje, as për të gjet justifikime, as për ta devijuar debatin tek metaforat e lodhura dhe të stërdëgjuara të të sëmurit të Tiranës. Që në fakt kanë qenë një premtim për shumë, shumë, shumë kohë i pa mbajtur, i vetë këtij dhe i partisë tuaj, i programit tuaj elektoral. Dhe pas gënjeshtrave tuaja elektorale në kohën kur njerëzit kanë më shumë nevojë, ulja e TVSH-së për shportën ushqimore duhet të bëhet realitet sot. Sipas përllogaritjeve tona kosto për buxhetin e shtetit është 150 milionë euro. Pyetja që do të shtrojnë ata që mendojnë se është më mirë që këto para t’i kenë në duart dhe në xhepat e tyre dhe të një të një pushtetit që ka dhënë prova që i bën rrush e kumbulla është ku do të gjenden paratë? Kjo është pyetja që do të shtojnë. Dhe e di që kjo pyetje i ha nga brenda sepse ka kohë që sa herë ne propozojmë diçka që  është për njerëzit dhe i vlen njerëzve dhe prek interesat e familjeve apo të sipërmarrjes shqiptare, apo të fermerit shqiptar këta bëjnë sikur kursimtarë. Me një shtirje sa tragjike aq edhe qesharake që do ia kishte pasur zili edhe koprraci i Moilerit. Por kur vjen radha për të firmosur tendera sekretë, tendera dhe PPP publikë, koncesione për miqtë dhe klientët e pushtetit papritur shndërrohen  në atë personazhin e 1001 netëve dhe nuk e kam fjalën për Sherezaden, por e kam fjalën për Ali Babën. Ali Baba që me një hapu sazam i lëshohet taksave të qytetarëve bashkë me 40 hajdutët. Prandaj ndërkohë që përgatiteni për ta sjellë në parlament aktin kriminal të 7 kontratave koncensionare me vlerë 2 miliardë dollar 150 milionë euro për qytetarët duhet dhe mund t’i gjeni duke i hequr nga PPP-të dhe shpenzimet e tjera jo prioritare sepse marrëzia me PPP-të, ky abuzim i pacipë i parave të familjeve shqiptare nuk mund të vazhdojë të përgjakë në mënyrë kaq flagrantë buxhetin e shtetit duke u  ngarkuar brezave të ardhshëm barrën e pazareve që bëni dhe parave që ndani me një grusht oligarkësh dhe që e keni çuar nga 60% ku e gjetët në 100% përfshirë faturën e PPP-ve tuaja. Cili motiv është që iu shtyn me turravrap të rinovoni kontratat me PPP-të? Kujt i shërbejnë PPP-të? Shqiptarëve jo.  Vendi më i varfër i Europës nuk mund ta vendosë ekonominë e drobitur nga korrupsioni dhe vjedhja në funksion të projekteve nga të cilat fitues të vetëm dhe të garantuar janë ata që caktoni ju dhe që e dini fare mirë që i caktoni ju dhe jo gara. Ju vijnë me duar në xhepa, u sjellin projektin apo ua jepni ju varet nga ujdia, bëjnë sikur investojnë nga 120 milionë që ka qenë Rruga e Arbrit ka shkuar në 360 milionë dhe ti ke kurajën të vish dhe të na krenohesh këtu në vend  që të japësh llogari se pse paguan 240 milionë euro më shumë, 3 herë më shumë projektin për rrugën e Arbrit. Na flet këtu për rrëshqitje, si e quajti, befasi tektonike gjeologjike. Jo, nuk është fare befasi gjeologjike, është babëzi tipike, është hajdutëri me çizme. Pra ky maskarallëk, ky borxh i fshehur që është i gjithi klientelist dhe korruptive nga ato të shëndetësisë tek ato të mafies së inceneratorëve janë vendet ku ndodhen paratë e shqiptarëve. Nuk ka nevojë as për shkencë, as  për tigra me letre për të gjetur para për të lehtësuar ekonominë.  Mjafton të silleni si kryefamiljare apo  si kryefamiljarë, si çdo person normal i këtij vendi që ka një familje për të mbajtur. Kur  një person normal , kur një kryefamiljare apo të kryefamiljar ka një problem, një ngushtësi ekonomike, ndodhet  përballë problemeve të përditshme, i shembet çati a e shtëpisë, duhet të paguajë shkollën e fëmijëve, universitetin, duhet të paguaj një operacion shëndetësor sepse dihet shëndetësia falas këtu ishte njësoj si premtimi juaj për heqjen e TVSH-së, apo për 300 mijë vendet e punës, çfarë ndodh? Ky kryefamiljarë apo kjo kryefamiljare nuk i përdor kursimet dhe nuk merr pare borxh për të blerë satelit, apo televizor HD, por jep prioritet meremetimit të çatisë apo shkollimit të fëmijës, apo shëndetit, ju bëni të kundërtën. Ju e filloni duke blerë televizorë HD. Ju thoni do blini satelit. Ne themi ulni TVSH-n për ushqimin se nuk po e paguajnë dot më shportën, ky thotë do të blej satelit. Pra, me PPP-të dhe koncesionet, jo vetëm që nuk ka asnjë përfitim për publikun, por është publiku që e paguan dyfish. Së pari, se publikut, njerëzve iu merren taksat dhe së dyti, se për hirë të këtyre koncesioneve dhe PPP-ve, tani po hyni dhe në borxh dhe borxhin prapë do e paguajnë qytetarët. Dhe borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju jo plan që s’keni, jo vizën që s’keni, po ju po e asfiksoni atë pak ekonomi që ka mbetur. Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër prej 1991, nuk keni qenë të aftë ta përktheni në rritje ekonomike por vetëm përfitim për veten tuaj dhe klientët tuaj, që i çojnë këto para në parajsa fiskale.
Sot vini me një tjetër Eurobond, 700 milionë euro dhe ofendoni edhe inteligjencën e njerëzve duke i rënë gjoksit të merrni borxh për të fshehur dështimin e asaj që i keni bërë ekonomisë. Sepse po merrni borxh për të larë borxh, prandaj dhe kur thoni që Eurobondi merret për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore, citoj nga dokumenti juaj, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite. E sidomos në masakrën e fundit zgjedhore ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia shtet bëri në kurriz të demokracisë, i morët përkohësisht në punë dhe 12 mijë patronazhistë, apo klient elektoral në sektorin publik vetëm si qokë elektorale që sot iu kushton qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro më shumë. Ju duken pak? Por në fakt duhet ta besoni, në duart e konsumatorëve janë shumë. Shumë janë edhe 165 milionë eurot që institucionet shtetërore dhe kompanitë publike i kanë sot borxh OSHEE-së së Ard Çelës, që është kthyer në një grup të strukturuar kriminal. Një shifër dy herë më e lartë se në vitin 2013. Kjo është reforma e energjisë. Kjo është reforma juaj e energjisë? Është për të qeshur? Apo për të ulur kokat, të paktën të ketë esencën të ulësh kokën si deputetët e tu. Si ata që ke zëvendësuar. 165 milionë euro, janë mëse të mjaftueshme për ta ulur TVSH-në e shportës nga 20% në 6%. Këtë e di unë, e dinë ekspertët tanë, e dinë ekspertët tuaj, e di ai që e hoqën, e di dhe ti që e ke zëvendësuar për ta bërë gropën më të thellë në emër të klientëve të Edi Ramës dhe atij që të ka vënë aty. Kujt t’i djegë lë ta mbajë. S’kam ndërmend të harxhoj kohë me  çirakun duke qenë se ustai ia mbathi. Pra, mund të rri gjithë ditën të numëroj dëmet që i keni shkaktuar këtij vendi për të treguar paratë ku mund t’i gjeni paratë për të ulur TVSH-në. Ndërkohë qytetarët do të vazhdojnë të pyesin si ka mundësi që nuk u ngopët? Si nuk u ngopët me PPP-të, me koncesionet, me tenderët  që u kanë pasuruar ju dhe oborrtarëve tuaj? Si nuk u ngopët duke u bërë dëme familjeve shqiptare që sot e ndjejnë në xhepat e tyre rënien në pikiatë të konsumit? Në qoftë se propozimi ynë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës mund të zbusë disi vështirësitë që familjet shqiptare që po përjetojnë, zgjidhja afatgjatë për jetët  e tyre është zhdukja e një tjetër takse që avullon ditë për ditë të ardhurat e tyre, shpresën e tyre dhe largon fëmijët e  tyre nga familjet. Kjo është taksa e korrupsionit. Një gangrenë që e ndjen çdo shqiptar që siç ua tregova të hënën e ka çdo raport ndërkombëtar. Ndaj që të zhdukim taksën më të rëndë për shqiptarët bashkë me propozimin tonë të argumentuar për uljen e TVSH-së për shportën ushqimore. Lërini dënglat e atij që e di fare mirë se propozimi ynë është në përputhje me  opinion e Komisionit të Venecias. Merrni kurajën bashkoni votat me Partinë Demokratike, votoni vettingun e politikanëve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=UkEZGXFV-3k

Read More
28 Tet
0

Deklaratat e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë seancës së Kuvendit

Sa për sqarim zonja Nikolla, rregullat zbatohen pa asnjë përjashtim, kështu që padiskutim që do e marrë fjalën pas parafolësit, sikundër dhe kërkuesit të interpelancës i lind e drejta për replikë dhe opozita nuk ka ndërmend të dorëzojë asnjë nga ato dy të drejta në këtë foltore.

Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim, por dhe me pandeminë, këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Dhe pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtra, për reklamë, për propagandë, prapë se prapë disa fakte nuk shlyhen dot sepse janë aty në mëngjes kur njerëzit çohen akoma në çadra apo në banesat e të afërmve ku jetojnë prej 2 vitesh. Apo në banesa me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar, janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat ku ndërkohë zona që do të shpronësohej për të ndërtuar pallatin akoma nuk është shpronësuar, por sigurisht hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin   që aty ku rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar paratë që zyrtarët e lartë të kësaj qeverie dhe të këtij regjimi  ju kanë zhvatur shqiptarëve sigurisht në bashkëpunimin e përhershme bankën tjetër më të madhe të këtij regjimi që janë paratë e drogës dhe të kriminelëve me të cilët ka ardhur dhe mban pushtetin përdhunshëm.

Kështu që në qoftë se ka diçka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë , e regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një shtetin me partinë dhe të parit të këtij regjimi që krekoset mbi këtë pleh që s’ka lidhje as me demokracinë, as me shtetin e së drejtës , as me aspiratat e shqiptarëve për një jetë më të mirë, as me aspiratën kombëtare për të udhëtuar drejt destenit tonë europian, por ka lidhje vetëm, dhe as me pandeminë, por ka lidhje vetëm me babëzinë, babëzinë për pushtet , babëzinë për para që ju ka zënë sytë dhe kjo babëzi nuk ju pengoi që ndërkohë që COVID-i ju paska penguar të ndërtonit shtëpitë, ta ngrini kullën  50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës,  gjithë bosët e kokainës.
Siç e di ti fare mirë, siç e di dhe unë, nga partnerët tanë, ti duhet ta dije nga policia jote  se ndoshta ta thotë drejtori i ri se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri, të cilën COVID-i nuk e ndaloi. Siç nuk ndaloi kullat e tjera që zotrote i kishte planifikuar që kur ishte kryetar i bashkisë , që i vinte erë aq e mirë saqë mund të shpiket edhe ndonjë parfum me emrin Gropa Hajdin Sejdisë.

11 vjet kryetar bashkie , kaq shumë të pëlqente parfumi, ti  që na fletn ne për etikë, ti dhe na flet ne për të bukurën, për shijen, për aromën Partisë Demokratike, që shkrimtari më i madh bashkëkohor e ka quajtur partia më e bukur e lindjes për idealet, por edhe për gjërat e tjera. Ti mbi të cilin akuzojnë, rendojnë akoma akuza të gjendjes personale-sanitare nga paraardhësi yt, vjen këtu dhe flet të mbajmë hundën me dorë? Po mo e mbajmë ne, e kemi mbajtur 11 vjet kur ke qenë kryetar bashkie , se mbylle që se mbylle gropën.

Se mbylle se duhej të bëje kullë apo se mbylle sepse shija jote është pikërisht aroma e asaj grope, këtë s’do e marrim vesh sepse gropën e mbylla unë dhe shndërrova në lulishte, ndërsa paraardhësi yt, Uria Hipi që ke vënë aty do të bëjë dhe aty kulla për të pastruar paratë që vjedhin shqiptarëve dhe paratë e drogës dhe të kriminelëve me të cilët keni ardhur në pushtet dhe mbani dhunshëm pushtetin.

Tani të kthehemi dhe njëherë tek hallexhinjtë e tërmetit, që njësoj si këta që pandemisë i keni bërë mish për top , sepse dhe në kohë pandemie me tendera sekretë vodhët paratë që duhet të shkonin për gjërat më bazike, sollët medikamente të skaduara, shpallët sekret kombëtar tenderët  për blerjen e maskave , ndërkohë që nxirrnit autoblindat në rrugë dhe ti dilje nga mikrovala në frigorifer, se në televizor ishe gjithë ditën si gogol për t’ju thënën shqiptarëve rrini brenda rrini brenda. Sa të ka shkuar numri i vdekjeve sot krahasuar me mesataren  e para tre viteve? Ke lexuar gjë raportin e FMN kur haje hallvë në Egjipt?

Që të thotë që je vendi me numrin më të lartë të vdekjeve. Ato dhjetëra mijëra prindër, nëna baballarë, bijë dhe bija prindërish, gjyshër, gjyshe që sot në vend që të jenë në shtëpitë e tyre, kallen varrezave, sipërfaqet e të cilave janë dyfishuar. Ato të rëndojnë pak në ndërgjegje? Ndërkohë që vazhdon harxhon miliona për oligarkët me PPP-të që kanë kapur rekordin e Europës, ke shkuar në 10%, vendi i dytë të afrohet, është me 3%. Apo është e kotë të të kërkoj ty të të brej ndërgjegjja, kur ndërgjegje s’ke dhe s’ke pas ndonjëherë. Sepse çdo akt nuk është keqmenaxhim, as keqadministrim, është akt i vetëdijshëm.

Ti ke zgjedhur, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe të drogës dhe të oligarkisë, sepse janë kullat e tua. Ti ke vendosur prioritet, ke vendosur t’i klasifikosh sekret tenderët e pandemisë. Sepse edhe atëherë kur shqiptarët kishin më shumë nevojë se kurrë për paratë që paguajnë si taksa të rritura të kësaj qeverie, ti vidhje me një grusht njerëzish. Këto janë vendimet e tua, nuk janë aksident.

Nuk janë vepër e Zotit. Nuk është as si COVID-i, as si tërmeti, është më keq se të dyja bashkë, fatkeqësia kombëtare që ti drejton dhe pas të cilës fshihesh për të gjitha dështimet që kanë sjell kaq shumë vuajtje dhe vazhdojnë të sjellin vuajtje tek banorët e Durrësit, të Kavajës, të Lezhës, të Krujës dhe të Tiranës.

Sa i përket tenderëve, dhe meqë kërkon të flasësh me shifra, apo shifrat nuk i di, ose bën sikur nuk i di, të vetmet tendera me procedura korrekte janë ato të zhvilluara me fondet e Bashkimit Europian që ti i urren, sepse aty e di që nuk e përcakton dot, siç përcakton çdo tender mbi 1 milion euro në zyrën tënde, siç e dinë të gjithë biznesmenët dhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendosur vet apo me e Engjëllin, po tarifat e tua në çdo tender mbi 1 milion euro, se nën 1 milion euro je bujar, ua ndan këtyre të tjerëve, ato tarifa i di gjithë Tirana. Gjithë Tirana i ka marrë vesh, prandaj fondet e Bashkimit Europian s’të pëlqejnë ty. Se tek fondet e Bashkimit europian ka disa rregulla ndryshe që nuk e bën dot tenderin ti me një ofertues dhe nuk e jep dot në limit 99.99%, apo 99.6%.

Kështu që, merri pak ato letrat kudo ku i ke futur, ndoshta i ke akoma tek zyra e ish-zëvendës kryeministrit, ndoshta “Tigri” i ka djegur, ndoshta ish-zëvendës kryeministri ka ruajtur një kopje dhe merre shikoje pak se si në tenderët e tua nuk ka konkurrencë, sepse i ke përcaktuar ti, ky do marri këtë, ai do marri këtë, ai do marri atë. Pastaj ke përcaktuar jo vetëm ryshfetin, por edhe si do të ndahet ryshfeti. Vëmendje të veçantë ke gjithmonë për pronarët e ekraneve që të bëjnë fresk nga mëngjesi deri në darkë. Ky është sistemi që ke ndërtuar ti dhe këtë sistem do ta mbash në këmbë me çdo kusht. Me patronazhist, me lekët për tërmetin që e mori vesh gjithë bota, që javën e fundit dhe 89 herë më shumë seç kishe dhënë në dy vite. Këto janë faktet! Faktet janë fare të thjeshta, ti bën sikur nuk i sheh, ti bën sikur nuk i lexon, bën sikur nuk i njeh, ja çfarë thonë faktet:
Java zgjedhore, Bashkia Durrës ndanë 6 milion euro për rindërtim. Transferta vetëm për individin 89 herë më shumë seç ka shpërndarë për këtë kategori shpenzimi nga dhjetori 2019-ës, deri 25 mars 2021, për 15 muaj.

E pra, po të krahasojmë pagesat për këtë kategori shpenzimi nga 1 dhjetori 2019-të që është muaji i parë i pasojave të tërmetit, deri në 25 mars 2021 dita e parë e fushatës, vlera e ekzekutimeve ishte vetëm 6 637 194 lekë të reja. Krejt ndryshe një javë para zgjedhjeve. Sepse ti nuk iu gjendesh pranë njerëzve në fatkeqësi. Ti i shikon ata vetëm si votues të cilët duhet t’i shantazhosh, t’i blesh, t’i intimidosh, t’i frikësosh me një qëllim: të mbash me çdo kusht pushtetin.

Tani, kjo është marrë vesh botërisht dhe arsyeja jonë e vetme për të qenë në këtë sallë nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty, se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë, të gjithë! Edhe ata që mendon se i ke akoma miq. Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët të të largojmë nga kjo sallë ty dhe gjithë kalorësit e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe t’ia kthejmë këtë sallë shqiptarëve. Që vendimet që do të merren nga kjo sallë, të merren për shqiptarët, jo për miqtë e tu, as për oligarkët e tu, as për kriminelët e tu, as për xhepat e tu. Dhe që kjo të ndodh, duhet patjetër që ne të ndryshojmë ligjin themelorë të vendit dhe t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë si djalli temjanin, vettingut të politikanëve. Ju faleminderit!

https://www.youtube.com/watch?v=PJR88taPUTM

 

 

NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  LULZIM BASHA,  NË SEANCËN E KUVENDIT

 

Problemi i madh është kur vjen këtu me të vetmin citim që ke mësuar përmendësh që është Kanti, ndërkohë që unë të ftoj të lexosh edhe Frojdin edhe Jungun, ta bëra ftesën që herën e parë. Sepse je bërë kaq i lexueshëm sa që me  çdo fjali të gjithë e kuptojnë se ku e ke hallin.

E ke hallin ti tek Partia Demokratike,  ke hall ti sesa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore, ose fillo foltoren tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin bashkë  të tre nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Sali Berishës dhe as të Ilir Metës. As të atyre që ju rrinë nga mbrapa ju. Kështu që, ti të paktën dil hapur, mos u fshi. A do ta plotësojnë dëshirën ty demokratët të na kthesh pas? Të jesh i sigurt që jo. Jo, s’kanë për ta plotësuar, mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën.

Mua që të munda në 2011 dhe ta mbusha gropën e Hajdin Sejdisë, ta zhduka parfumin Hajdin Sejdia nga qendra e Tiranës dhe aty doli pastaj që nuk ishte bashki, por ishte bankomat. Ti e di vetë ku u arratise 3 javë me radhë derisa more veten për tu rikthyer. E di dhe unë. Se disa miq i ke ti, por disa miq i kam dhe unë.

Kështu që nëse te dukem i fortë, është problem i joti, i dobët nuk kam qenë ndonjëherë. Unë po flas me tone civile dhe nuk kam nevojë fare të poshtëroj, sepse ti poshtëro veten me mënyrën sesi flet këtu. Por, faktet të poshtërojnë dhe të nxjerrin gënjeshtarin , dështakun dhe kusarin që ke qenë gjithë jetën tënde në politikë.

Ja ku i ke faktet.

Kërkoja tigrit të ti japë. Bashkimi europian, fondi limit 15 milion euro, numri i shkollave 22, fondi për një shkollë 681 mijë euro. Fondi shqiptar i zhvillimit 34 milion e 223 mijë euro, 45 shkolla, mesatarja 760 mijë për shkollë. Bashkia Tiranë 10 milion e 721 mijë euro, 8 shkolla, 1 milion e 340 mijë. S’ke çfarë të sqarosh o tigër po rri rehat aty. Çfarë do të sqarosh ti? Ti do të manipulosh. Ishalla i ke djeg të gjitha ato që ke gjet tek zyra e paraardhësit. Bashkia tjetër, 30 milion euro, 14 shkolla, 2 milion e 173 mijë euro. Këto janë të vërtetat. Burimi, Partia demokratike. U kënaqët ë? Jo ore jo. Agjencia e prokurimit publik. Shiko si qeshin. Afroje pak. Shiko si u zgërdhinë. Kujtuan se ishte PD me vërtet.

APP, agjencia e prokurimit publik.

Do qeshni tani? Do qeshni? Ja ku i keni?

Shifrat tuaja, që ti si lexon se ti merresh me shifra të tjera sigurisht, ç’të interesojnë ty këto. Borxhin ia ke shqiptarëve.

Provat i ke në familjet e çdo shqiptari të goditur nga pandemia që paguan minimumi 1 milion lekë për tu kuruar për shkak të shëndetësisë tënde falas, shkon deri në 5000 euro, zhyten në borxhe. I ke në Shtish Tufinë dhe në Sharrë nëse nuk ke kohë të dalësh jashtë Tirane. I ke tek FMN-ja që të tha kur po haje hallvë në Egjipt që ke numrin më të lartë të vdekjeve për frymë. Këto janë faktet, faktet i ke brenda në raporte, në shtëpitë e shqiptarëve, tavolinat e shqiptarëve në xhepat e shqiptarëve. Dhe shkaktari je ti. Kështu që mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, megjithëse je njëri nga brinjët e trekëndëshit.

Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund.

Misioni im dhe i partisë më të bukur të lindjes është që mos të përsërisim gabimet e 92 as të 97 dhe as të 2009 dhe të mos bëjmë më asnjë kompromis me të keqen. Qoftë kjo për hir të zgjedhurit të një presidenti, apo krijimit të një koalicioni apo të dhënies të besimit të një njeriu që nuk duhet të ishte as në politikë. Dhe në fakt e kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty, por pjesën më të vogël se pjesën tjetër e kanë 2 brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës.

Se fajin e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Tani Salillari 1.81 miliardë lekë, Alko Impleksi, nipat e Sadri Abazit 306.4 milionë, Bami  639 milionë, Start Tek 567 milionë. Geci 970 milionë , MANTCI  1.83 miliardë lekë, ndërtim montim Patos i inceneratorit  të Fierit 447.2 milionë lekë, Alb Star i kullës së stadiumit 415  milionë lekë, Fusha 334 milionë lekë.  Këto janë klientët ku ndan paratë ti. Çfarë?! Këto janë pra lekët e shqiptarëve ku i çoni.

Këto janë meqë doje faktet, këto janë faktet, këto janë shifrat, këto janë shifrat dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë kur mblodhe gjithë grupin parlamentar  tek inceneratori i Elbasanit.

Ti që na flet ne për pastrimin e Shqipërisë, ti i vure flakën Durrësit, Kavajës, Fierit se harruam. Ti bëre mbledhje të veçantë me kryebashikiakët dhe the që as gjenerali në Kairo nuk guxon ta thotë. Do ju shkrij bashkitë the në qoftë se nuk pranoni të firmosni që lekët tuaja, apo lekët që ju jap me buxhet ti coni tek si i ka ai se janë dy Kloda, Klod Mërtiri me Klod Zotën, Mirel Mërtirin  me Klod Zotën. Mirel mo Mirel e ka mos ki merak se ty të ka plasur lufta, kanë shkuar lekët nga tigri tek Urja Hipi dhe më duket se kanë dalë tek Damiani. Kështu të paktën thotë Timsi, ose përndryshe keni lidhur ndonjë miqësi apo krushqi se 20 e ca herë me avion brenda pak viteve nuk shpjegohet, apo janë vetëm ujësjellësit?! Po qenë vetëm ujësjellësit ndoshta nuk i kam SPAK, i kap Prokuroria e Tiranës, sigurisht pas Vetingut.

Pra që ti themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit dhe padiskutim maja e llumit je ti , padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e kemi  peshkuar mirë tetë vitet e shkuara , një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura apo të kundërtën. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do të shkojë kotë. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë.

Vendosmëria ime është e pakthyeshme!

Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien.

Shqiptarëve do t’u hapet rruga e mbyllur 30 vite.

15 veta që kontrollojnë tranzicionin, politikën, ekonominë, median do të japin llogari, politikisht.

Ndaj, sa i përket punës së transparencës, meqë ti pretendoke se nuk e dinë se çfarë bankomati ishte bërë Bashkia e Tiranës kur ti ishe kryetar dhe se sa të dhembi kur e humbe bankomatin.

Meqë ti paske harruar bandat dhe banditët me të cilat e more tre herë bashkinë dhe u përpoqe ta marrësh për herë të katërt, meqë pretendon se nuk i njeh banditët me të cilët bëre masakrën zgjedhore të 25 prillit, meqë pretendon se nuk ke pasuri të pajustifikueshme të tuat të të afërmve të tu apo të ortakëve të tu apo të bashkëpronarëve të tu në Tiranë, në Shqipëri dhe anembanë botës, meqë pretendon të kundërtën dhe më thua mua mendohu mirë, mendohu mirë, e di ç’ke, bëhu ti burrë një herë në jetën tënde edhe votoje vettingun e politikanëve.

T’i marrim me radhë dhe ndryshe nga rregulli i vjetër, mos ta fillojmë nga plaku, po ta fillojmë nga i riu. E bëj unë i pari vettingun, mos ke merak, në të gjithë komponentët e tij. Bëje ti i dyti dhe pastaj të gjithë të tjerët në këtë sallë dhe të gjithë politikanët, nga i pari tek i fundit.

E ke fare thjeshtë, do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu, ku të ka shteruar edhe mundësia për të përsëritur të njëjtat figura letrare, e ke shumë të thjeshtë, voto vettingun në politikë. Dhe lëri punët e demokratëve, se demokratët i kanë gjërat e qarta dhe nuk ka gjë të të shpëtoj ty nga vendosmëria e tyre, për t’i dhënë fund këtij regjimi me mua në krye.

https://www.youtube.com/watch?v=TGxkX9CezZo

 

 

NDËRHYRJA E TRETË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,  NË SEANCËN E KUVENDIT

 

Zoti Xhaferri e kam për detyrim të ju tërheq vërejtjen,  krahasoni një krijesë punëtore  që çohet pa gdhirë dhe shkon në shpi pasi perëndon dielli, siç janë fermerët socialist të Lushnjës dhe Divjakës me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Meqë i pëlqen rima sepse poezia është fjalë e madhe, ti thjeshtë i kishe thënë që të paktën cilësinë e diellit krahasova dhe jo cilësinë e miellit dhe kaq e mbyllje. Por, të lutem herë tjetër mos ofendo as militantët socialist të Divjakës apo Lushnjës dhe as militantët socialist ku do që janë sepse të siguroj që e kanë hallin dyfish më të madh. Pse? Se tanët e kuptojnë, ka ardh banda i heq nga puna, kur shkojnë në gjykatë i thotë gjyqtarëve po i dhatë të drejtë do të thërrasim këta të vettingut që i kontrollojmë ne dhe do i themi do të heqim gjyqtarin. Këta e kanë kapur shtetin, demokratët e kanë të qartë. Por, hallin më të madh e kanë socialistët sepse nuk kane kujt ti qahen. Sigurisht detyra dhe sfida jonë është që të na qahen me, me kusht që tua zgjidhim problemet. Pra që ti japim fund trekëndëshit të 30-vjeçarit. Dhe ty nëse reflekton. (Drejtuar Bracës). Unë seç kam një mendim.  Kurrë nuk të kam pas simpati për qëndrimet politike që ke mbajt. Po për koherencën e qëndrimeve nuk mund të ankohem, në përjashtim të rastit të fundit kur me vullnet tëndin bëre dezhurnin. S’duhet të ishe dëzhurn, o e merrje dhe bëje zëvendës kryeministrin, por dezhurnin s’duhet ta pranoje të ishe. E ka gjet zëvendësimin ai ashtu siç e ka midenë. I diskutojmë më vonë këto. Ndoshta shkojmë i diskutojmë dhe tek fermerët e Lushnjës dhe Divjakës në qoftë se i ndan hallet e tyre ti ashtu siç i ndaj unë, sepse unë kam qenë dhe kohët e fundit  ndoshta më shpesh se ti, por ky nga piramidat e Gizës nuk na sheh, ky qe ka takuar më shumë sheik dhe investitor strategjik sesa qytetarë këto 4 muajt e fundit. Dhe që e ka hallin se më dhëmb mua dhëmbi. Mua nuk më dhemb asnjë dhemb e para e punës. I kam dhëmbët e mi ta dish dhe gjenetikisht i kam goxha të fuqishëm edhe kujdesem për to. Kështu që mos e qaj hallin e dhëmbëve të mi sepse njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë, nuk i the as partisë se ku shkove. Apo jo? Apo e ke harruar?  Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi 3 javë u zhduke fare. Vetëm ti dhe unë e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Ajo të dhemb ty, bankomati i 2011 të dhemb më shumë se asgjë tjetër. Ai të dhemb më shumë se çdo gjë tjetër. Shenjat i ke , s’të ikin, s’të del e keqja. Tani meqë këto nuk i kemi për llafe, por i kemi për vepra. Meqë the se nuk do të diskutojmë për vettingun politik, por diskutove 10 minuta për vettingun politik. Ç’ke ti ? Pse trembesh nga vettingu politik? Kujt do ti drejtohesh ti? Venecia e ka shprehur vendimin. Fole çerek ore the këtu të marrim mendime, të pyesim, jo mo e ke gati. E ke gati propozimin për Vettingun e politikanëve. Dhe që mos të kesh frikë që do të jesh ti objekti i vetëm, filloje nga unë, nga të duash ti filloje. Nga pasuria ime, e familjes time, e të afërmve të mi, e çdokujt që ka lidhje me mua, filloje nga unë, çfarë meraku ke, ku e ke merakun ti? Propozimi i vettingut në politikë është propozimi i miratuar sipas të gjitha rekomandimeve të Venecias. Çfarë do ti më shumë se komisioni i Venecias? Kush do ty të ta aprovojë këtë? Rok Gjoka me Salillarin? Toma? Kujt i druhesh ti? Merre, ja ku e ke, kaloje. Pse spërdridhesh këtu duhet ta diskutojmë, s’duhet ta diskutojmë, jo po do e diskutojmë po nuk është momenti për ta diskutuar, e ke përpara, Vetting në Politikë. Të gjithë politikanët, nga i pari tek i fundit, pasurinë personale, të familjes, të ortakëve, lidhjet me krimin e organizuar, kontaktet e papërshtatshme, metodologjinë e ke miratuar këtu me 140 vota për gjyqtarët dhe prokuroret. Po të them ta bëjë SPAK-u, i cili të paktën sipas  listës së patronazhistëve të tu, treçereku dalin që janë votues të tu. Ku e ke frikën ti? Pse të fle lepuri në barkë, pse vjen këtu e më thua mua e di ti sharrën, se di ti sharrën, nxirre pra sharrën. Nxirre sharrën, e të shohim se çfarë është bërë në Sharrë. Është bërë një vrasje e një djaloshi 16-vjeçar që përfshin Urja Hipin tënd dhe drejtësinë e kapur. Dhe sot e kësaj dite nuk ka përgjegjës. Janë përfshirë strukturat e Partisë Socialiste që menaxhonin në mënyrë të paligjshme. Këto fakte di unë, di ti fakte të tjera? Çoi të hetohen. Po ti s’do hetim. Ti i mban dorën çdo hetimi. Ti je pengesë për reformën në drejtësi, ti do ta zgjasësh pafundësisht vettingun sepse në këtë mënyrë i kontrollon gjyqtarët dhe prokurorët. Ti e zgjat pafund integrimin europian të vendit sepse pastaj nuk vjedh dot siç vjedh këtu me 15 milionë euro të Bashkimit Europian, 22 shkolla me 681 mijë euro mesatarisht, ndërsa me 34 milion të qeverisë tënde, 45 shkolla me 760 mijë. Ndërsa me këto të Bashkisë së Tiranës arrin në rekorde të tjera, 1.3, 2.1 milionë, më je bërë edhe inxhinier konstruktiv. S’mbushe dot një gropë, më bën ti mua inxhinierin konstruktiv, ti që dole kundër Durrës-Kukës. Shyqyr që sajove dhe çështje në prokurori të paktën, se do ishte harruar si dhe kush dhe çfarë sfidash duhej që të bëhej Durrës-Kukës. Ti që brenda ditës bredh nga jugu në veri nga rrugët që kemi ndërtuar ne dhe flet sikur je mbi gomar. Pra, këto shifrat këtu që u shkritë së qeshuri ju, që u thash unë janë shifrat e PD-së, u çliruat. Jo se e meritoni të qeshni në fakt me këtë që i keni bërë shqiptarëve, këto janë shifrat e Ëngjëll Agaçit, shefit të APP-së, Agjencisë së Prokurorimit Publik. Hë? Heshtje? Të atij janë këto. Janë të atij.
Të vijmë tek çështja më kryesore. Njerëzit rrinë në çadra thua ti se u pëlqen të rrinë në çadra e të marrin bonusin, pra qeveria i ka dalë borxhit, por njerëzit rrinë në çadra. Ministrja jote tha para dy seancash që varfëria është çështje teknike. Po, po janë të regjistruara, janë bërë meme. Ndërkohë që me propozimin që keni sjell këtu, i cili do të diskutohet kur të mbarosh justifikime verbale, se justifikimet e vërteta të kanë mbaruar bashkë me vajin e kandilit. Me këto që keni sjell këtu, prapë se prapë keni propozuar që t’iu merrni para shqiptarëve për 7 kontrata koncensionare me vlerë 2 miliardë dollarë. PPP të klientëve tuaj dhe nga ana tjetër thoni s’kemi ku të gjejmë paratë për të zbritur TVSH-në e ushqimeve nga 20 në 6, me një kosto totale për buxhetin prej 150 milion euro. 150 milion euro për të ulur çmimin e bukës, të vajit të sheqerit, të familjeve që ti i viziton ditë për ditë por nuk e di që shumica e tyre hanë vetëm një herë në ditë dhe atë me borxh, nuk i dëgjon dot! Por ke sjell prapë 7 kontrata koncensionare me vlerë 2 miliard euro. Ky je ti. Tjetra është fasadë, tjetra është shpresa që këto fjalë të shuhen që kur të dalikm jashtë sallë, mediat e kapura aty të japin vetëm cirkun tënd, që SPAK qilimkuqi të bëj sikur s’na ka dëgjuar dhe paditë që kemi çuar të bëjë sikur si ka parë dhe ti dhe banda jote të vazhdoni të vidhni. Ky është plani jot, këtë ke bërë 8 vite ti. Dhe natyrisht, të vjedhësh të vjedhësh shqiptarët, të vjedhësh pasuritë e shqiptarëve, pastaj t’iu vjedhësh dhe votën, nuk është virtyt, nuk është as thjesht ves, është krim, Krim që duhet ndëshkuar.  Por duke qenë që  se drejtësia e reformuar e 22 korrikut 2016 çdo vend i vogël që del ia thyen ti me çekiç atëherë ne për detyrim ndaj shqiptarëve dhe jo për karshillëk ndaj teje se zoti na ruajt jo mua, por më riun e më të renë në grupin parlamentar që të na shkojë mendja të bëjmë karshillëk me ty se na duhet 10 jetë të të kapim në  maratonën e veseve, gjynaheve dhe borxheve më të cilat u ke hyrë shqiptarëve. Por kjo është për shqiptarët. Që ta kuptojë se kush e merr këtë foltore për të  mbrojtur të pambrojtshmen, varfërimin e shqiptarëve mbi taksimin e shqiptarëve, shpunësimin e shqiptarëve, largimin e shqiptarëve, poshtërimin e shqiptarëve, burgosjen e shqiptarëve padrejtësitë ndaj shqiptarëve, ndërkohë që një grusht njerëzish pasurohen dhe kanë pushtet më shumë se byroja politike e vaktit dhe kush e merr këtë foltore për të kërkuar diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptar dhe të jesh i sigurt që e mbështet çdo shqiptar, edhe ai grusht deputetësh këtu që nuk ndihen por  që nuk kanë gjë për të fshehur, vettingun e politikanëve. Çfarë do të bësh ti konsulta me komunitet ndërkombëtare? Ti i ke miratuar vettingun e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ti dole nga selia e PS-së  nuk ka diskutime the, nuk ka negociata do të zgjatet  kjo tha pikë. Pse kur bëhet fjalë për vettingun tënd dhe unë them ta fillojmë nga unë fillon dhe belbëzon e më thua diskutime, konsultime? Çfarë është kjo? Përveçse frikë. Por frika jote do ta mbajë peng vendin? Frika nga korrupsioni është edhe  më e keqe se korrupsioni. Sepse  frika nga korrupsioni i shtyn të korruptuarit të bëjnë gjëma  të mëdha si ajo që bërë me 25 prill. Asgjësimi i pushtetit përmes sistemit të patronazhistëve shkrirjes së shtetit me partinë, abuzimet me fondet e ndërtimit, abuzimi me fondet e tërmetit dhe të pandemisë, abuzimit me burimet njerëzore, fryrjes së administratës dhe 12 mijë anonimë që i punësove gjoja në shtet, por në fakt ishin patronazhistë dhe tani i ke degdisur, shkatërrimi i rregullave elementare të konkurrencës në treg. Këto janë konstatimet e ODHI-it të cilat ta kanë vënë vulën ty si Lukoshenko i Ballkanit. Por Shqipëria nuk mund të kthehet në Bjellorusi dhe nuk mund të pranojë as ty, askënd të qeverisë vendin si Lukashenko. Të kanë mbetur shumë pak argumente. Po kërkon dëshpërimisht aleatë. Brenda shtëpisë tënde të ka ngelur një grusht, brenda oborrit të oligarkëve edhe më pak, tek ata që dalin të zotë me kobure në xhep dhe lekët e drogës të jesh i sigurt që ka filluar t’ju rëshkas toka nën këmbë. Siç e di dhe vetë fare mirë sepse të kanë thënë që edhe aty kopaçka do të fillojë të kërcasë dhe nuk i mbron më as Ard Veliu dhe as presionet e tua ndaj cilitdo zëvendësuesi të tij. Përpjekja për të ndërtuar një aleancë të pashenjtë me trekëndëshin e Bermudës që të  del nga barku sa herë që s’ke argumenta do të dështojë po kështu. Ti ke vetëm një rrugë, të pranosh që ke tetë vite që e mban vendin peng të egos tënde të sëmurë. Të kërkosh ndjesë për jetët e humbura, për shpresën e vrarë, për të rinjtë e larguar, për ekonominë e rrënuar, të tregosh pendesë për asgjësimin  e themelit të bashkëjetesës demokratike në një shoqëri, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ti heqësh duart nga fyti i SPAK, të votosh vettingun në politikë dhe të lejosh që Partia Socialiste e marrë peng në bodrumet e oligarkisë dhe krimit të organizuar, të ketë guximin të konkurrojë ndershëm në një fushë beteje të barabartë me Partinë Demokratike me një përplasje idesh , vizionesh dhe programesh  dhe të paktën si fillim dhe jo sigurisht si një e përhershme konstante, të pranojë të paevitueshmen, daljen në opozitë si interesi më i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve  dhe pastrimin nga llumi i banditëve , kriminelëve, oligarkëve me të cilët ke ardhur dhe mban pushtetin.

https://www.youtube.com/watch?v=mQEssGZNh7U

 

 

NDËRHYRJA E FUNDIT E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN E KUVENDIT

 

Sigurisht që duhet të ma kishit dhënë fjalën për  replikë sepse ministri doli këtu dhe përmendi emrin e një deputeti. Rregullorja është fare e qartë, ndaj unë nuk përmenda asnjë emër, përmenda vetëm fakte dhe njerëz të lidhur me fakte. Sepse mua pak më intereson se cila është lopata me të cilën vjedh kryeministri. Mua më intereson që këto para dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe i shtyn dhe më thellë në varfëri. Dhe më intereson ta ndal këtë me çdo mënyrë dhe mjet. Kjo më intereson mua. Prandaj nuk përmenda fare asnjë emër. Ndaj meqë u mor fjala për procedurë, por nuk u përdor për procedurë sepse kjo ju nuk ju pëlqen. Sepse dopio standartin, standartin e dyfishtë ju e hani bashkë me turpin. A doli këtu për procedurë? A foli për procedurë? Sigurisht që jo. Atëhere unë kërkova replikën dhe i thashë kryetares së Kuvendit që nuk më duhet shumë kohë. Më pak se një minut. Dijeni vendin tuaj. Dijeni vendin tuaj sepse dhe kur e ngatërroni, unë nuk do ju ngatërroj. Çiraku është çirak. Ustai është usta. Ustai ja ka mbathur që mos të japë përgjigjë. Mos merr rolin e ustait, rri në rolin e çirakut që dhe kur të vijë dita e përballjes mos të ngatërroni rolet siç mendon ai që mund t’ia hedhë duke i lënë çirakëve të vet përgjegjësinë për të gjitha gjëmat, korrupsionin, batërdinë, varfërinë dhe shkatërrimin e gjithçkaje që ka pasur në dorë në veçanti në 2 vitet e fundit dhe ka sjellë këtë situatë. Situatë katastrofike pwr familjes shqiptare. Pra ustai që do ta heqë fjalën  nga hallet e shqiptarëve ja mbathi, çiraku ti mëshojë vendit dhe ti kthejë përgjigje propozimit tonë të plotë  ku ulja e TVSH nga 20 në 6%  është për shqiptarët, se unë e di që juve sju, as ju intereson fare, as jua ndjen fare për shqiptarët , por ne nuk jemi këtu për ju , nuk na ka marrë malli për ju, as besoj se do na marrë ndonjëherë malli për ju. Ne jemi këtu për një interes  që është përtej interesit të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që pas masakrës zgjedhore  këtij vendi ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia, por në këte moment emergjence minimumi i minimumit  jepuni shqiptarëve atë që është e shqiptarëve. Ulni TVSH nga 20 në 6%  për shportën ushqimore.

https://www.youtube.com/watch?v=tu6j5gb98UE

Read More
25 Tet
0

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA , NË KUVEND

Të dashur bashkëqytetarë!
Zonja dhe zotërinj pak ditë më parë, “World Justice Project”, që është një institut kërkimor ndërkombëtar, multinacional pra, por me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga autoritetet më prestigjoze hjallë në çështjet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo qendër pra, pikërisht kjo qendër publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, shtetit të së drejtës siç e quajmë ndryshe, për vitin 2020-2021, ku Shqipëria renditej e fundit në Europë.
E 83-ta nga 139 shtete të rruzullit, këtu është vendi ynë dhe tamam tamam mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria pas 8 vite sundimi të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.
Në një vend ku me mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm çdo lloj teme, mjaft që të eklipsojnë debatin mbi hallet e shqiptarëve, mbi ato që prekin realisht jetën e njerëzve.
Ky raport pra, konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare e kanë raportuar vitet e fundit, vit pas viti për Shqipërinë.
Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.

Dhe mbi të gjitha atë që ju shqiptarët, qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetoni çdo ditë, kur përballeni me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies:
Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar, por është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Këtë nuk e them unë, por e konstatojnë këto raporte, më së fundmi edhe raporti i Transparency International.
Dhe madje kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga këta mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na kanë renditur midis Zambias dhe Egjiptit, Mozambiku është diku afër. Ky është raporti i sapo publikuar i “World Justice Project”.

Po ta shikoni, është i vetmi vend europian në listë.
A është ky është pozicioni ku meriton të jetë Shqipëria?
Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke bërtitur se po bëjnë shtet. Ky është shteti që ka bërë?
Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë , nuk të pranon njëri.
Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, pra sa i bindet ligjeve që vetë propozon e që miraton kuvendi apo Parlamenti, apo mbreti, apo sulltani, sa fuqi kanë autoritetet që bëjnë auditimin e akteve të qeverisë, si për shembull në rastin e Shqipërisë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të kontrolluar qeverinë, sa i pavarur është gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin.

Këtu situata është edhe më keq se treguesi i mëparshëm.
Sepse nga 139 shtete, në botë Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe prapë Mozambiku.
Ja ku e keni. Urdhëro zonjë.
Prapë, i vetmi europian nga vendet në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.
Angola më mirë, Kazakistani më mirë. Ja ku është në mes. Kazakistani në një anë, Afganistani në anën tjetër.
Një tjetër raport që dua të sjell përpara vëmendjes së shqiptarëve sot, është ai i kryer nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.

Që konsiderohet një nga raportet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit me të cilin përballet sipërmarrja, bizneset.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe të BERZH, sipërmarrjet shqiptare paguajnë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.
Për të gjithë ata që e kanë kthyer në sportin e këtyre tetë viteve , krahasimin e tetë viteve më parë, kjo është fiks tre herë më lart se në vitin 2013, pra tetë vite më parë dhe taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias. Zambia pastaj Edi Rama.
Pra edhe njëherë kemi zhvendosje përsëri në një tjetër kontinent tjetër të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit.

Një tjetër mënyrë krahasimi që e bën të dukshme pengesën përballë të cilës ndodhen sipërmarrjet tona, punëdhënësit tanë, biznesi i vogël dhe i mesëm, që nuk duhet të konkurojnë vetëm me tregjet e tjera, por duhet të luftojnë për mbijetesë me pushtetarët dhe haraçvenesit e tyre, që ju nxijnë jetën, e bëjnë të pamundur biznesin që është tashmë i vështirë në vetvete.
Padiskutim që kjo pengon rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve vendase, pra shkatërron vendet e punës e jo më të krijojë të reja, njëkohësisht pengon investitorët e huaj, që përpara se të vijnë këtu për të investuar paratë e tyre, sigurisht studiojnë të njëjtat të dhëna që kemi përpara nesh dhe që i sheh e gjithë bota.
Sipas këtyre përllogaritjeve, taksa e ryshfetit ju kushton bizneseve shqiptare afro 550 milionë euro në vit në raport me xhiron e tyre, ose 1.5 milionë euro në ditë. 1.5 milionë euro në ditë rryshfeti që paguan sipërmarrja shqiptare pushtetarëve dhe haraçvënësve të tyre.
Ka ndonjë problem me gardën? Apo mund ta mbajnë qetësinë pak sa ta mbaroj fjalën, apo keni nevojë për ndihmë? Faleminderit!

Ky nuk është vetëm një fitim i munguar për sipërmarrësit, që janë të detyruar ose të zhyten ose të mbijetojnë në një treg jo konkurues ku mbizotëron konkurenca në qoftë se mund ta quajmë, por në fakt e themi oligopolet dhe oligarkët, klientët e qeverisë, por do të thotë edhe më pak të ardhura për arkën e shtetit.
Dhe në qoftë se kjo shumë nuk do të shkonte për të nginjur orekset e të korruptuarve, një pjesë e tyre, në duart e një qeverie të përgjegjshme, do të shndërrohej në investime në infrastrukturë, në shkolla, në spitale, në subvencione për fermerët, në grante për sipërmarrje të çelura nga të rinjtë dhe të rejat, në rritje pagash për mjekë dhe mësues, në ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, në pensione të dinjitetshme për gjyshet dhe gjyshërit që janë të goditur e parë të çmimeve që njohin vetëm rritje, apo në kompensim për pronarët dhe të përndjekurit.

Mund të bëhej shumë, por bëhet një asgjë, një asgjë e madhe, sepse ato para përfundojnë në majmjen e një kaste të korruptuar që e trajton Shqipërinë si plaçkë.
Pra, përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka zhvendosur vendin, në gjeografinë e republikave të bananeve, këto renditje janë në fakt pasqyimi i gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot.
Me pasoja që lexohen qartë në krizën ekonomike, në krizën politike, në krizën sociale dhe demografike, pra zbrazjen e Shqipërisë, largimin nga Shqipëria kryesisht të rinisë që në thelb është një krizë korrupsioni, një krizë që pengon vendin të ecë përpara. Pengon shqiptarët të zhvillojnë potencialin e pakufishëm që kemi si popull dhe si titullarë legjitim të një vendi të pasur, por mizorisht të plaçkitur.

Sepse korrupsioni gjendet kudo. Te çmimet e energjisë, te çmimet e karburanteve, te mungesa e ilaçeve nëpër spitale, deri te mungesa e ilaçeve në spitalin e fëmijëve, siç është denoncuar jo vetëm nga mediat vendase, por deri tek zëri i Amerikës, te mungesa e vendeve të reja të punës, te pagat dhe pensionet e ulëta, te listat e gjata nëpër ushqimore, te produktet që flaken në kanale, te prona e mohuar dhe e pakompensuar, te krimi që merr për kot, te varfëria që rritet, te radhët e të rinjve dhe të rejave që jo vetëm shtohen te ambasada gjermane, apo te pritja plot ankth e ditës së llotarisë amerikane.
Të gjitha këto janë simptoma të një plage që gërryen themelet e bashkëjetesës tonë, që shkatërron themelet e shtetit, që vret demokracinë dhe pengon zhvillimin e vendit.
Megjithatë unë dhe shumë prej nesh këtu në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle e dimë fare mirë që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin apo ta denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, për ti nxjerrë nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe duke filluar nga institucioni i votës së lirë.
Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit.
Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të të ashtuquajturës reformë që u hoqi shqiptarëve 25 vite progresi të ngadaltë, por të sigurtë në vendosjen e standardeve të decentralizimit të pushtetit lokal, duke e shkatërruar shërbimin ndaj qytetarëve, duke e larguar atë dhe duke e kthyer pushtetin vendor në një shtojcë patronazhistësh të partisë në pushtet.

Dhe propozimi i tretë, ai i Vetingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe duke u kthyer në prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni, që përfitojnë nga mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.

Zonja dhe zotërinj, ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrige tjetër që mbajnë për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Por kjo nuk do të na pengojë.
Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, sa nga kafe në emisione, sot kanë zhvilluar më shpejt sesa vaksina Pfizer antitrupa empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.

Asgjë nga këto nuk ka e nuk do të ketë pikën e rëndësisë për mua dhe për Partinë Demokratike, dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve, socialistë dhe demokratë, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të lartë korruptuar, të shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuara dhe autoritariste.
Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.

Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët presin, mbi atë që shqiptarët duan për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tjezgjatur.
Dikush,vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë mes frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton.

Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdoron besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar,
Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët tyre.
Ju falemnderit!

 

Të dashur bashkëqytetarë!
Zonja dhe zotërinj pak ditë më parë, “World Justice Project”, që është një institut kërkimor ndërkombëtar, multinacional pra, por me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga autoritetet më prestigjoze hjallë në çështjet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo qendër pra, pikërisht kjo qendër publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, shtetit të së drejtës siç e quajmë ndryshe, për vitin 2020-2021, ku Shqipëria renditej e fundit në Europë.
E 83-ta nga 139 shtete të rruzullit, këtu është vendi ynë dhe tamam tamam mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria pas 8 vite sundimi të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.
Në një vend ku me mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm çdo lloj teme, mjaft që të eklipsojnë debatin mbi hallet e shqiptarëve, mbi ato që prekin realisht jetën e njerëzve.
Ky raport pra, konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare e kanë raportuar vitet e fundit, vit pas viti për Shqipërinë.
Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.

Dhe mbi të gjitha atë që ju shqiptarët, qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetoni çdo ditë, kur përballeni me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies:
Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar, por është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Këtë nuk e them unë, por e konstatojnë këto raporte, më së fundmi edhe raporti i Transparency International.
Dhe madje kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga këta mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na kanë renditur midis Zambias dhe Egjiptit, Mozambiku është diku afër. Ky është raporti i sapo publikuar i “World Justice Project”.

Po ta shikoni, është i vetmi vend europian në listë.
A është ky është pozicioni ku meriton të jetë Shqipëria?
Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke bërtitur se po bëjnë shtet. Ky është shteti që ka bërë?
Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë , nuk të pranon njëri.
Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, pra sa i bindet ligjeve që vetë propozon e që miraton kuvendi apo Parlamenti, apo mbreti, apo sulltani, sa fuqi kanë autoritetet që bëjnë auditimin e akteve të qeverisë, si për shembull në rastin e Shqipërisë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të kontrolluar qeverinë, sa i pavarur është gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin.

Këtu situata është edhe më keq se treguesi i mëparshëm.
Sepse nga 139 shtete, në botë Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe prapë Mozambiku.
Ja ku e keni. Urdhëro zonjë.
Prapë, i vetmi europian nga vendet në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.
Angola më mirë, Kazakistani më mirë. Ja ku është në mes. Kazakistani në një anë, Afganistani në anën tjetër.
Një tjetër raport që dua të sjell përpara vëmendjes së shqiptarëve sot, është ai i kryer nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.

Që konsiderohet një nga raportet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit me të cilin përballet sipërmarrja, bizneset.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe të BERZH, sipërmarrjet shqiptare paguajnë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.
Për të gjithë ata që e kanë kthyer në sportin e këtyre tetë viteve , krahasimin e tetë viteve më parë, kjo është fiks tre herë më lart se në vitin 2013, pra tetë vite më parë dhe taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias. Zambia pastaj Edi Rama.
Pra edhe njëherë kemi zhvendosje përsëri në një tjetër kontinent tjetër të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit.

Një tjetër mënyrë krahasimi që e bën të dukshme pengesën përballë të cilës ndodhen sipërmarrjet tona, punëdhënësit tanë, biznesi i vogël dhe i mesëm, që nuk duhet të konkurojnë vetëm me tregjet e tjera, por duhet të luftojnë për mbijetesë me pushtetarët dhe haraçvenesit e tyre, që ju nxijnë jetën, e bëjnë të pamundur biznesin që është tashmë i vështirë në vetvete.
Padiskutim që kjo pengon rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve vendase, pra shkatërron vendet e punës e jo më të krijojë të reja, njëkohësisht pengon investitorët e huaj, që përpara se të vijnë këtu për të investuar paratë e tyre, sigurisht studiojnë të njëjtat të dhëna që kemi përpara nesh dhe që i sheh e gjithë bota.
Sipas këtyre përllogaritjeve, taksa e ryshfetit ju kushton bizneseve shqiptare afro 550 milionë euro në vit në raport me xhiron e tyre, ose 1.5 milionë euro në ditë. 1.5 milionë euro në ditë rryshfeti që paguan sipërmarrja shqiptare pushtetarëve dhe haraçvënësve të tyre.
Ka ndonjë problem me gardën? Apo mund ta mbajnë qetësinë pak sa ta mbaroj fjalën, apo keni nevojë për ndihmë? Faleminderit!

Ky nuk është vetëm një fitim i munguar për sipërmarrësit, që janë të detyruar ose të zhyten ose të mbijetojnë në një treg jo konkurues ku mbizotëron konkurenca në qoftë se mund ta quajmë, por në fakt e themi oligopolet dhe oligarkët, klientët e qeverisë, por do të thotë edhe më pak të ardhura për arkën e shtetit.
Dhe në qoftë se kjo shumë nuk do të shkonte për të nginjur orekset e të korruptuarve, një pjesë e tyre, në duart e një qeverie të përgjegjshme, do të shndërrohej në investime në infrastrukturë, në shkolla, në spitale, në subvencione për fermerët, në grante për sipërmarrje të çelura nga të rinjtë dhe të rejat, në rritje pagash për mjekë dhe mësues, në ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, në pensione të dinjitetshme për gjyshet dhe gjyshërit që janë të goditur e parë të çmimeve që njohin vetëm rritje, apo në kompensim për pronarët dhe të përndjekurit.

Mund të bëhej shumë, por bëhet një asgjë, një asgjë e madhe, sepse ato para përfundojnë në majmjen e një kaste të korruptuar që e trajton Shqipërinë si plaçkë.
Pra, përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka zhvendosur vendin, në gjeografinë e republikave të bananeve, këto renditje janë në fakt pasqyimi i gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot.
Me pasoja që lexohen qartë në krizën ekonomike, në krizën politike, në krizën sociale dhe demografike, pra zbrazjen e Shqipërisë, largimin nga Shqipëria kryesisht të rinisë që në thelb është një krizë korrupsioni, një krizë që pengon vendin të ecë përpara. Pengon shqiptarët të zhvillojnë potencialin e pakufishëm që kemi si popull dhe si titullarë legjitim të një vendi të pasur, por mizorisht të plaçkitur.

Sepse korrupsioni gjendet kudo. Te çmimet e energjisë, te çmimet e karburanteve, te mungesa e ilaçeve nëpër spitale, deri te mungesa e ilaçeve në spitalin e fëmijëve, siç është denoncuar jo vetëm nga mediat vendase, por deri tek zëri i Amerikës, te mungesa e vendeve të reja të punës, te pagat dhe pensionet e ulëta, te listat e gjata nëpër ushqimore, te produktet që flaken në kanale, te prona e mohuar dhe e pakompensuar, te krimi që merr për kot, te varfëria që rritet, te radhët e të rinjve dhe të rejave që jo vetëm shtohen te ambasada gjermane, apo te pritja plot ankth e ditës së llotarisë amerikane.
Të gjitha këto janë simptoma të një plage që gërryen themelet e bashkëjetesës tonë, që shkatërron themelet e shtetit, që vret demokracinë dhe pengon zhvillimin e vendit.
Megjithatë unë dhe shumë prej nesh këtu në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle e dimë fare mirë që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin apo ta denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, për ti nxjerrë nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe duke filluar nga institucioni i votës së lirë.
Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit.
Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të të ashtuquajturës reformë që u hoqi shqiptarëve 25 vite progresi të ngadaltë, por të sigurtë në vendosjen e standardeve të decentralizimit të pushtetit lokal, duke e shkatërruar shërbimin ndaj qytetarëve, duke e larguar atë dhe duke e kthyer pushtetin vendor në një shtojcë patronazhistësh të partisë në pushtet.

Dhe propozimi i tretë, ai i Vetingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe duke u kthyer në prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni, që përfitojnë nga mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.

Zonja dhe zotërinj, ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrige tjetër që mbajnë për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Por kjo nuk do të na pengojë.
Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, sa nga kafe në emisione, sot kanë zhvilluar më shpejt sesa vaksina Pfizer antitrupa empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.

Asgjë nga këto nuk ka e nuk do të ketë pikën e rëndësisë për mua dhe për Partinë Demokratike, dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve, socialistë dhe demokratë, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të lartë korruptuar, të shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuara dhe autoritariste.
Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.

Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët presin, mbi atë që shqiptarët duan për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tjezgjatur.
Dikush,vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë mes frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton.

Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdoron besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar,
Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët tyre.
Ju faleminderit!

 

Read More
25 Tet
0

Komisioni “Becchetti”, PD: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro, ka frikë të hetojë.

 

  • PD dorëzon në Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”, PD: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro, ka frikë të hetojë.

 

DEKLARATA PËR MEDIA E N/KRYETARES SË PD GRIDA DUMA DHE SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD GAZMENT BARDHI TEK GJYKATA KUSHTETUESE

 

Grida Duma: Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes dhe miratimit të Komisionit Becchett-i, çështjes “Becchett-i”.

Pa dyshim, fitorja e parë e Partisë Demokratike është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur.

Është e qartë pse?! Sepse në dy dekada është traditë normale që nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, komisionet hetimore me ¼ e deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton është e legjitimuar për të ngritur komisionin hetimor.

Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë.

Megjithëse po vonohet por nuk pengohet dot plotësisht, e sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi që të mos jetë një çështje e penguar dhe harruar.

Dhe ne këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare.

Kjo është çështja dhe 120 milionët ne do të luftojmë deri në fund që të mos ta paguajnë shqiptarët por ta paguajnë shkaktarët, “Rama and company”.

Pyetje: Pse vendosi Partia Demokratike të vihet në lëvizje tani, ndërkohë që vendimi i zbardhur i Gjykatës së Arbitrazhit është bërë që në muajin prill?

Grida Duma: Së pari, jeta parlamentare dhe Komisioni Hetimor Parlamentar nis kur nis zyrtarisht Parlamenti dhe ne nuk mund të nisim në Prill kur jemi në Parlament në shtator. Në këto kushte kemi bërë hapat e parë të Komisionit Hetimor që në fillesën e javës së parë, të dytë, të tretë të Parlamentit. Nuk jemi të vonuar por jemi të shpejtuar. Ndoshta dikush na pyet, përse keni nisur me një axhendë kaq të ngarkuar.

Gazment Bardhi: Asokohe kur vendimi u bë publik Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë Euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim Parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësitë administrative secilit prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur ato me pasojat financiare që sjell ky vendim.

Përsa i përket aksionit tonë, që në Prill kur janë publikuar faktet, kemi depozituar kallëzim penal në SPAK. Kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale qoftë hetimin penal, duke investuar SPAK-un, dhe sigurisht në shtator kur jemi rikthyer në Parlament kemim paraqitur kërkesën për Komision Hetimor.

Pyetje: Po me Komisionin Hetimor për Inceneratorët çfarë po ndodh?

Gazment Bardhi: Siç e dini nuk ka patur bisedime të tjera. Ne kemi depozituar kërkesën në Kuvend. Kanë kërkuar 1 javë kohë për të reflektuar mbi kërkesën dhe besoj të enjten do të jetë për votim. Shpresojmë pa surpriza në seancën e radhës parlamentare. Ne kërkojmë të hetohet afera e inceneratorëve, jo të krijojmë grup pune për mbetjet. Ato i krijon qeveria e cila nuk bën asnjë punë vetëm krijon grupe pune.

Read More