Blog

23 Tet
0

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN PËR MEDIAN

Të nderuar bashkëqytetarë që na ndiqni përmes medias, të nderuar përfaqësues të medias.

Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së plehrave dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.

Siç e keni ndjekur, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, ai vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e plotë të gjithçka që ka ndodhur me votën e shqiptarëve, të çdo aspekti të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Kjo sepse është një parakusht për të ecur me hapat e tjerë.

Ose thënë ndryshe sepse shqiptarët nuk meritojnë përsëritjen e shkrirjes së shtetit me partinë, krimin me oligarkinë, si nyja që është mbledhur në fytin e demokracisë, por dhe në fytin e çdo shqiptari. Se pa demokraci, nuk ka ekonomi, nuk ka punësim, nuk ka drejtësi.

Kështu që mbetet një prioritet absolut i yni dhe do të vazhdojë pavarësisht prej pengesave që të jem fare i sinqertë me ju, i keni pritur, me siguri parashikuar dhe ju, por që nuk do të lejojmë në asnjë moment ta ndalim punën e këtij komisioni.

Po të shikojmë dy komisionet e tjera, komisionin për inceneratorët dhe komisionin për Bechettin, po vonohen, po sabotohen nga Edi Rama me pretekste sa të gënjeshtërta aq edhe acaruese për njerëzit që e kuptojnë fare mirë se çfarë fshihet pas tyre.

Edhe në këtë rast dua të jem fare i qartë: siç po përpiqen të sabotojnë komisionin për masakrën zgjedhore dhe nuk kanë për t’ia dalw, nuk kanë për t’ia dalw edhe në ndaljen e përpjekjes tonë për dy komisionet e tjera hetimore. Në rastin e mafies së inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë dhe riformulimi nuk është në mirëbesim, por është një përpjekje për të kthyer hetimin ndaj mafies së inceneratorëve të plehrave, në një pseudo grup pune për mjedisin, kur të gjithë e dimë që mjedisin e ndotin, siç bëjnë gjatë verës që të çojnë para tek inceneratorët, afro 800 milion euro ishte shifra e cituar dje, e shpenzuar për këtë qëllim.

Pra, me të njëjtën lehtësi kriminale që i vunë flakën plehrave në Lushnje, në Fier, në Vlorë, e kudo tjetër, në Durrës, që pastaj t’i justifikonin firmat e kryebashkiakëve që lekët tuaja, lekët e shqiptarëve, t’ia jepnin mafies së inceneratorëve, me të cilat pastaj i ndajnë, me të njëjtën lehtësi tani mendojnë se do të ndalin apo do të ndryshojnë natyrën e këtij komisioni hetimor në një grup pune për ambientin.

Dhe dje, halli i tyre sa i përket këtij komisioni hetimor, u shpalos me atë telenovelën e shëmtuar të Edi Ramës me uzurpatorët e krerëve të bashkive që kishte një dhe vetëm një qëllim: që t’i çojnë mbetjet tek inceneratorët.

E gjitha ajo batërdisje që iu bë atyre, ka vetëm një qëllim, që mbetjet të shkojnë tek inceneratorët me pronarë offshorë dhe paratë e qytetarëve t’i furnizojnë llogaritë e tyre bankare sekrete në parajsa fiskale, siç ka filluar edhe të shpaloset përmes letrave të pandorës e do të vazhdojw të shpaloset edhe në mekanizma të tjerë, sepse është një e vërtetë që nuk mund të fshihet dot.

Është tepër e madhe.

Wshtë një minare që s’ka thes ta fshehw.

Për komisionin Bechetti, që është tema kryesore me të cilën dua ta nis këtë bashkëbisedim sot, e keni parë se sa i prerë në çdo kuptim të fjalës është treguar duke bërtitur se duhet ta harrojmë ngritjen e komisionit Bechetti sepse sipas tij, vendimi është i mbuluar nga kofidencialiteti dhe publikimi i vendimit do të dëmtonte interesat e Shqipërisë.

Pra, me fjalë të tjera po thotë: afera e Bechetti-t nuk hetohet dot se është kofidenciale. Ngaqë është kofidenciale nuk mund ta hetoni.

Sepse po ta hetoni do dalw ai, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi.

Thjesht dhe shkurt për çdo shqiptarë: Komisioni hetimor nuk është diçka për të cilën opozita ka nevojë për dakordësinë e qeverisë.

Kushtetuta e Shqipërisë thotë: Kur 28 deputet kërkojnë Komsiion Hetimor, Komisioni Hetimor miratohet, pikë. Ky thotë nuk do ta hetoni ju këtë sepse është kofidenciale dhe dëmton interesat e shqiptarëve.

Që Edi Rama gënjen, nuk përbën lajm.

Nuk ka besoj njeri në botë që se ka kuptuar, në Shqipëri jo e jo, por duke qenë se bëhet fjalë për një dëm 120 milionë euro apo më shumë, fshehja e tij pas sekretit apo kofidencialitetit siç e quan, është qesharake, sepse vendimi në fakt është “fshehur” në hapësirën më sekrete të botës që quhet, internet.

Ja ku është vendimi, klikohet linku, (tregon linkun) edhe një 6 vjeçarëe gjen që vendimi sekret i Edi Ramës në fakt është në internet.

Ja ku e keni vendimin e plotë. (tregon ekranin)

Në çdo rast ne do ta publikojmë, për të gjithë qytetarët, sepse paratë me të cilat do të paguajw ky këto 120 milion euro, do të dalin nga xhepat e të gjithë shqiptarëve.

Ky është vendimi që Edi Rama thotw se është sekret.

Kaq sekret është, saqë me një smartphone, me lidhje interneti, kudo ku të jeni në këtë moment, në shtëpi apo në një ambient ku ka internet, klikoni linkun dhe iu del vendimi i cili përcakton qartë se për shkak të luftës personale të Edi Ramës me Bechettin, ne shqiptarët, ju do t’i paguani 120 milion euro.

Po çfarë thotë ky vet, dëgjojeni pak çfarë thotë. (tregon video me deklaratwn e Ramws)

E dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar.

Kur ka bërë këtë deklaratë Edi Rama e dinte fare mirë edhe për faktin se studiot ligjore ia kanë konfirmuar dhe vazhdon të gënjejë edhe sot duke prodhuar justifikime për të fshehur të vërteta, që siç ua thashë, një 10-vjeçar me një telefon smart në dorë i gjente në internet.

Edhe njëherë videon. (video me deklaratwn e Ramws)

Tani pyetja është: Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet kundër?

Dhe faktet janë të publikuara në internet, nuk do ndonjë mund të madh për t’i zbuluar.

Pse gënjen?

Pse në kundërshtim me të drejtën Kushtetuese të opozitës kërkon të pengojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Beketti?

Që të kontrollojë paligjshmërinë e veprimeve të tij, të mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe të funksionarëve publikë që kanë sjellë si pasojë vendimin e arbitrazhit?

Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e një dokumenti që është publik?

Pse?

Arsyeja si fillim është shuma e frikshme, 120 milionë euro.

Është një shumë që ai dhe shpura e tij me veprimet e tyre kriminale ia kanë vendosur në kurriz çdo shqiptari.

Kanë filluar ndërkohë ta paguajnë me taksat që u marrin shqiptarëve. Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Europë.

Nuk po shkojnë as për infrastrukturë, as për ujësjellës, as për çerdhe, as për çerdhe, as për shkolla. Nuk po shkojnë as për pensionistët,  nuk po shkojnë as për ndihmën e ekonomike për shtresat në nevojë, as për kompensimin e pronarëve apo të përndjekurve dhe shumë e shumë çështje të tjera të domosdoshme për familjet shqiptare që janë sot në darën e çmimeve që rriten ditë për ditë, por po shkojnë tek një njeri:  Francesko Bechetti të cilit i shpalli luftë personale bashkë me Erion Veliajn dhe për shkak të luftës së tij personale, këto para në vend që të shkojnë tek ata njerëz, do të shkojnë në xhepat e një njeriu.

Prandaj del del e thotë harrojeni komisionin hetimor. Harrojeni thotë!

Në vend që paratë të shkojnë tek qytetaret, paratë do të dalin nga xhepat e qytetarëve për të mbuluar gropën që ka hapur ky.

Harroje thotë ndërkohë që 120 milionë euro, siç mund ta mbani mend  sidomos ju që keni mbuluar pandeminë, janë baras me ato gjysmë paketat që ofroi vitin e kaluar.

Tani i merr një njeri i vetëm.

Aq ishin, 60 milionë e para, 60 milionë e dyta afërsisht.

Harroje thotë ndërkohë që FMN-ja konfirmoi dje që kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë prej pandemisë, ndërkohë që ky flet për histori suksesi.

Harrojeni thotë Komisionin Hetimor, ndërkohë që këto 120 milionë euro do t’ju hiqen njërëzve, do t’i hiqen bukës së fëmijëve të shqiptarëve, do t’i hiqen ilaçeve të të sëmurëve, do t’i hiqen familjeve me fëmijë të sëmurë nga leuçemia, që siç e keni parë nuk kanë ilaçe për t’i trajtuar.

Mediat e kanë mbuluar dhe i përgëzoj, këtë krim të shëmtuar.

Nuk kanë para për të blerë ilaçe për fëmijët e sëmurë me leuçemi sepse paratë po hiqen për të shkuar tek Bechetti. E keni  dëgjuar besoj dëshmitë e nënave, s’ka nevojë të zgjatem shumë se dhimbja flet vetë, që shpenzojnë miliona e zhyten në borxh për fëmijët në mungesë të barnave në spitale.

Pse?

Sepse ky do i çojë lekët, dhe po i çon lekët tek Bechetti.

Gjejeni pak kronikën e Zërit të Amerikës dhe shikoni zhytjen e familjeve në borxhe për të blerë ilaçe, jo bukë dhe as këpucë, por ilaçe për fëmijët e tyre, ndërkohë që ky u merr 120 milionë euro nga taksat e tyre për të paguar Bechettin.

Ky që tha që nuk do marrw asnjë lek Bechetti.

Ky ta harrojë që ne do ta harrojmë ketë komision hetimor sepse kjo mynxyrë duhet zbardhur, duhet hetuar dhe përgjegjësit do të marrin faturën e merituar financiare, penale dhe të gjithanshme. Sepse për fat të keq ndonëse janë këta përgjegjësit paratë që po konfiskohen janë paratë e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Janë paratë e fermerëve që punojnë nga mëngjesi deri natën në fusha, janë paratë e grave që punojnë në fasoneri, janë paratë e taksave të sipërmarrësve shqiptarë që janë sot më të drobiturit në Ballkan, për të mos folur për Europën. Janë paratë e orareve të zgjatura të inxhinierëve, të profesionistëve, të punëtorëve, të baballarëve të studentëve dhe të vogëlushëve shqiptarë.

Me këto para ky paguan Bechettin.

Këtë dëm të madh e kanë bërë 3 persona të cilët sot përpiqen të fshihen pas vendimit duke e deklaruar vendimin top-sekret. Por vendimi është në internet dhe një vendim në internet nuk mund të jetë një vendim top-sekret.

Ndaj kuptohet qartë që edhe mbyllja e medias së Bechettit ka qenë e motivuar politikisht dhe vendimi është marrë me vetëdije që të shkelet ligji për qëllime politike.

Ndaj për këtë arsye përgjegjësia është e qartë, është e Edi Ramës e Erion Veliajt dhe e Engjëll Agaçit siç është specifikuar edhe në kërkesën tonë  për komisionin hetimor.

Emrat e tyre janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë të rreshtuar për demin e madh që i kanë bërë interesave të shtetit shqiptar, interesave të taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe sa i  përket investimeve të huaja dhe sa i përket lirisë së medias duke u shprehur në përfundim se: “Vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i njw fushate politike kundër Bechetit”- thotë Gjykata e Arbitrazhit në Shtetet e Bashkuiara të Amerikës.

Ky është citim.

Pra janë presionet e Edi Ramës , Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit që  na kanë dhënë këtë faturë marramendëse që bashkuar me paaftësinë, korrupsionin, koncensionet, PPP-të që e kanë rreckosur këtë shtet e bëjnë të detyrueshme, të paevitueshme ngritjen e Komisionit Hetimor, për të çuar përgjegjësit aty ku e kanë vendin.

Sepse ky që sokëllin, që do të ndalë këtë komision, jo sepse dëmton interesin e shtetit shqiptar, por sepse e ndihmon interesin e shtetit shqiptar, por dëmton interesat e tij, që për një luftë personale i ka hapur një tjetër gropë prej 120 milionë euro qytetarëve shqiptarë, arkës së shtetit, buxhetit të shtetit. Prej afro një jave jeni dëshmitarë të përpjekjeve tona për të çuar përpara tre kërkesat tona për komisionet hetimore.

Ne kemi informacione të plota se kërkesa për të mos miratuar komisionin Bechetti është urdhër i drejtpërdrejtë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe kjo tregon po kështu se si funksionon shteti shqiptar, ku është katandisur shteti shqiptar.

Ndaj në kontakt edhe me partnerët ndërkombëtarë  dhe të vendosur për ti shkuar deri  në fund kësaj afere, sot e në ditët në vijim ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm që komisioni hetimor Becheti të përfundojë me ngritjen e tij dhe të nisë një orë e më parë nga puna për të zbardhur para shqiptarëve këtë aferë të tmerrshme dhe përgjegjësit e kësaj afere dhe për ti çuar ata para drejtësisë .

Ndërkohë që java e ardhshme është java e fundit e zemërgjerësisë opozitare për riformulimin e kërkesës për inceneratorët, riformulim që ta shndërrojë komisionin hetimor për inceneratorët, grup pune për mjedisin nuk ka për të pasur.

Nuk ka për të pasur asnjë milimetër tërheqje sepse nuk po bëjmë dhe nuk po kërkojmë asgjë për veten tonë por vetëm për interesin publik.

Mafia e inceneratorëve, aktiviteti i tyre shkatërrimtar për buxhetin e shtetit , për shëndetin e shqiptarëve, por edhe për ambientin dhe lidhjet e tyre  me politikën dhe faktorë të tjerë të fuqishëm ekonomiko-mediatik do të hetohen deri në fund.

Pyetje: Kam dy pyetje. Një pyetje për ju zoti Basha dhe një për zonjën Duma si depozituese e kërkesës për komisionin hetimor për çështjen Becheti. Po e nis me zonjën Duma duke qenë se jemi menjëherë për çështjen Becheti. Partia Demokratike dhe ju personalisht, keni shprehur rezerva të forta për funksionimin e sistemit të drejtësisë, për funksionimin e SPAK, zoti Basha e përmendi kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe zotin Agaçi. Kur drejtësia për këta individë nuk funksionon çfarë roli mund të ketë komisioni hetimor dhe si mund të funksionojë një komision hetimor për të prodhuar pasoja ligjore për këta individë?

Grida Duma: Roli i opozitës dhe çdo partie politike është së pari të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi dhe ne e kemi deklaruar në disa momente të daljes publike, që 120 milionët që mund të jenë vazhdë e shumë dëmeve që ka shkaktuar keqqeverisja Rama, nuk mund të vijojë më të paguhen nga shqiptarët dhe jo nga ata që e kanë shkaktuar dëmin.
Ky është një rast nga më ekzemplarët që tregon se si politika me gjithë mëkatet e drejtësisë, politika e ka bërë që drejtësia të jetë edhe më disfunksionale, që do të thotë në vetë të parë: Edi Rama dhe Erjon Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi kanë të dhëna dhe prova , kanë influencuar drejtpërdrejtë gjykimin e çështjes ndërkohë që çështja ishte në gjykim.
Çka do të thotë që gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar, kur ka marrë dhe ka diskutuar mbi vendimet e gjykatave shqiptare, ka parë që politika ka qenë aksioneri më i madh që ka ndikuar në vendimet e gjykatave shqiptare të cilat pastaj dalin edhe si të dëmshme dhe jo të duhura dhe shkaktojnë këto 120 milionëshin dëm Shqipërisë.
Nëse ne kemi një kryeministër i cili del publikisht dhe në vetë të parë deklaron që ta harrojnë ata të gjykatës apo ku di unë, kushdo qoftë që do të shikojë këtë që kemi bërë me energjinë në këtë moment apo dhe çdo gjë tjetër me ata, do ti hetojmë deri në fund në rast se nuk japin vendimin e duhur. Se nuk ka parim të fjalës së lirë me para të pista. Pra ai i bën të gjitha gjykimet vetë, në vetë të parë në mediat nacionale, publikisht disa herë në vite.
Kemi SMS e Veliajt i cili i drejtohet stafit të Agon Channel dhe i thotë: nuk e prisja këtu stafin tuaj për dasmën time dhe për këtë arsye do më keni mua armik dhe gjithë qeverinë.
Keni një dëshmi të vetë pronarit të medias që thotë: Takova sekretarin e përgjithshëm dhe më tha shko tako konkurrentin për ta zgjidhur këtë çështje.
Pra kjo nuk është thjeshtë dhe vetëm një çështje e keqfunksionimit të drejtësisë të cilin ne e diskutojmë ose jo në këtë moment, por kjo është e çwshtje e përfshirjes së politikës në presion absolut mbi drejtësinë, që bën gjykatën e Arbitrazhit të japë këtë dëm për Shqipërinë.
Pra është e qartë që ndëshkimi duhet të shkojë tek shkaktari dhe ata që do të thërriteshin janë këta individë dhe më tepër, dhe patjetër që përpara shqiptarëve ka një gjykim më të qartë dhe më të pastër sesa thjeshtë gjykimi me dyer të mbyllura nëpër gjykata. Ky gjykim së pari publik, moral dhe kredibël do të vlejë për të çuar çfarë? Dëmin që mos ta paguajnë më shqiptarët po ata që e shkaktuan dhe patjetër që komisionet parlamentare hetimore kanë kornizën e vet, por kjo nuk do të thotë që pas kornizës së tyre nuk hapin një hap tjetër për të shkuar tek ndëshkimi nëse ata shfaqen qartësisht fajtorë dhe të ndëshkueshëm për këtë çështje.

Pyetje: Edhe një pyetje të dytë për ju zoti Basha sa i takon nismës ligjore të paraqitur përgjatë kësaj jave sa i takon vettingut në politikë . Partia Demokratike është investuar le të themi me të gjithë funksionarët e saj po shpjegon nevojën e vettingut në politikë, ndërkohë që një ditë më parë ish-kryeministri Berisha, po e citoj prandaj e nxora: “Se si e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK për mandatet e deputetëve që është i Ramës, do të thotë të jesh skllav i tij”. Kjo deklaratë le të themi e shikoni si frikë të zotit Berisha për të qenë subjekt i vetingut të politikës apo si nismë të gabuar të Partisë Demokratike ?

Lulzim Basha: Duhet të themi edhe njëherë diçka për njerëzit, që nisma jonë nuk është e javës së kaluar, nisma jonë është e vitit 2018-të. Në vitin 2018-të, i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe gjithë opozita e bashkuar kërkoi vetting-un e politikanëve, depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës, edhe me firmën e të tjerëve në Kuvend amendamentet kushtetuese, kërkesën për vetting-un e politikanëve.
Ky është fakti.
Pas kësaj, siç e dini, Edi Rama, për të vonuar procesin kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias. Ne pranuam. Komisioni i Venecias solli një përgjigje të cilën e kemi publikuar dhe besoj e dispononi në media që nga java e kaluar. Çfarë po ndodh sot është që ne tani kemi marrë të njëjtin propozim të firmosur nga opozita në shtator apo tetor të 2018-ës dhe kemi reflektuar të gjitha vërejtjet, kërkesat e Venecias.
Kaq ka ndodhur.
Unë i qëndroj firmës time të shtator apo tetor të 2018-ës.
Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim, kjo është çështje e çdokujt tjetër. Unë dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me depozitimin që i kemi bërë kërkesës për vetting-un e politikanëve, tashmë në përputhje dhe në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, nuk bëjmë gjë tjetër veçse konfirmojmë atë që kemi kërkuar prej 2018-ës. Por siç e thashë: të plotësuar me të gjitha aspektet që ka kërkuar Venecia të adresohen. Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë tërheqje nga kjo.
Është pjesë e amendamenteve kushtetuese që janë depozituar dhe ka zero tërheqje nga kjo.
Edhe një gjë tjetër: Unë flas për veten time, pa diskutim, që ky është një akt i cili kërkon një masë të plotë sinqeriteti, prandaj herën e fundit që ishim në këtë hapësirë, ju kam thënë dhe kam kërkuar zyrtarisht që vettingu të fillojë nga unë. Sepse, vettingu që të ketë besueshmëri dhe që të kryhet sipas rekomandimeve të Venecias nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Por as nuk mund të kryhet në forma dhe mënyra, që shkatërrojnë besimin tek procesi i vettingut.
Me fjalë të tjera, në qoftë se vettingu im do të bëhet nga Gaz Bardhi dhe nga Grida Duma, e kuptoni se çfarë vettingu do të jetë?!
Ne kërkojmë vetting të vërtetë të politikanëve. Ne nuk kemi frikë nga asnjë kontroll i thelluar siç parashikon drafti që kemi parashikuar në kushtetutë dhe mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë, por po i them atë që i thashë para një jave: kjo nuk është ekspeditë ndëshkimore ndaj korrupsionit të Edi Ramës dhe ministrave të tij, ndonëse një ekspeditë e tillë është e fort-merituar.
Jo, ne s’po themi që ta bëjmë ne vettingun. Kjo nuk bëhet për ne, s’ bëhet për interesat tona politike, prandaj kemi thënë të fillojë nga ne të parët, nga unë i pari, por duhet të marrë fund rrotaxhilja e të bërtiturit në emër të reformës në drejtësi, ndërkohë që atë që kërkon për gjyqtarët dhe prokurorët ke frikë ta bësh për veten tënde.
Vettingu për politikanët do të jetë publik dhe testi i çdo politikani, i çdo force politike qoftë ai, është pikërisht qëndrimi ka ndaj procesit të vettingut të politikanëve.

Pyetje: Ju, zoti Basha, keni deklaruar që nuk do të lejoni që të mblidhet Kuvendi kombëtar, ndërsa në muajin shtator zoti Rushaj në Opinion ka deklaruar, nëse mblidhen firmat e nevojshme do të ndiqen procedurat për mbledhjen e kuvendit. Në këtë rast kë të besojmë, ju apo zotin Rushaj?

Lulzim Basha: Ju duhet të besoni të vërtetën dhe e vërteta është fare e thjeshtë: Unë kam thënë që detyra e kryetarit të Partisë Demokratike, pra në këtë rast detyra ime, është zbatimi i statutit. Dhe neni 3 i statutit është i qartë sa i takon drejtimit Euro-Atlantik të Partisë Demokratike, ndaj kam thënë dhe përsëris, që Kuvendi Kombëtar, që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë Amerikane nuk ka për të pasur sa të jem unë kryetar i partisë dhe qëllimi të paktën për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërmuese e demokratëve, duke e çuar këtë parti drejt objektivave të saj që është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe sjellja e PD nw pushtet.
Pra, këtë kam thënë dhe kësaj i qëndroj 100%.
Tani, ajo që duhet t’iu habisw ju dhe këtu nuk ka ndonjë divergjencë me atë që thotë dhe zoti Rushaj. Ajo që duhet t’iu habisw në fakt siç më ka habitur mua është që, njeriu që bërtet statuti, statuti, statuti, shpall dhe i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë me statut.

Pyetje: Neni 43 merret parasysh?

Lulzim Basha: Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të njoftuar apo thirrur asnjë institucion të partisë.
Partia ka institucionet e saj dhe statuti dhe procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta.
Sali Berisha mund të thërras institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera, Shqipëria dhe shqiptarët kanë hallë të tjera dhe prioritete të tjera.
Kuvend Kombëtar kam thirrur, thërras e do të thërras pa asnjë shqetësim, pa më të voglin shqetësim dhe hezitim sa herë që të ketë një çështje statutore për të vendosur apo për të vendosur, apo një vendim tjetër për të marrë. Por institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot, sepse atë s’ma lejon statuti. Cilido qoftë, nëse ka çështje për diskutim t’i drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit.

Pyetje: Meqënëse pjesë e konferencës është zonja Duma dhe zoti Bardhi sekretar i përgjithshëm. Zonja Duma, ju keni deklaruar disa ditë më parë në një emision se mbledhjet me deputetët regjistrohen, a është e ligjshme kjo? A lejohet kjo gjë meqënëse dhe zoti Bardhi…

Lulzim Basha: Jo nuk ka deklaruar këtë meqë ra fjala, është një nga keqinformimet e shumta për fat të keq që vijnë nga një hapësirë mediatike që për një kohë të gjatë ka qenë shpresa e demokratëve dhe shpresoj që dita mund të vijw, ishallah vjen që të kthehet në shpresën e demokratëve, se për momentin me thënë të drejtën e shoh me trishtim dhe me dhimbje të madhe ku është katandisur.
Nuk ka njeri besoj që nuk e kupton, që çdo institucion i partisë ka procesverbale për çdo takim. Ka dhe mban qëndrimet e veta për çdo çështje, aq më shumë për çështjet e rëndësishme. Kështu që ky është një nga ato të tjerat spekulimet fantastike të cilat nuk meritojnë sesa keqardhjen e thellë dhe shpresën dhe lutjen Zotit, që t’iu kthejë qartësinë e mendjes dhe qetësinë e shpirtit për të mos shtrembëruar të vërtetat.

Pyetje: Meqenëse jemi të qartë zoti Basha dhe dua të bëj dhe një pyetje tjetër. Në fund të muajit qershor ju bëtë me dije analizën për zgjedhjet e 25 prillit dhe theksuat se në muajin shtator do të ketë një analizë të brendshme. A është bërë kjo analizë dhe në rastin e zotit Luan Baçi, përse nuk bëhen zgjedhje në Fier dhe emërohet një tjetër drejtues në qarkun e Fierit, meqenëse ju mbështeteni edhe nga 95% e bazës?

Lulzim Basha: Në fakt mbështetja ka shkuar 97 pwrqind tani që flasim. Ndërsa çështja e Luan Baçit nuk ka lidhje fare me këtë që thoni ju dhe me as me atë që është raportuar nga ndonjë hapësirë mediatike. Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë përpara, komandimi është bërë pikërisht në të mirë të mirëfunksionimit në atë degë, siç do të bëhet dhe në degë të tjera ku kemi vakanca të krijuara për shkak të përcaktimeve statutore dhe rregullave që rrjedhin nga këto përcaktime statutore siç ishte rasti i dualitetit, kandidat për deputet, në këtë rast deputet dhe kryetar partie. Zoti Barshi nuk e di nëse do të plotësoni diçka meqë është çështja e statutit.

Gazmend Bardhi: Dhe në përputhje me statutin, sa kohë krijohen vakancat e deri në realizimin e procesit statutorë që nis në nivel seksioni për të shkuar tek kuvendi i degës që zgjedh kryetarin e degës, që është një proces që merr kohë më shumë se tre muaj 3-6 muaj, kryesia e partisë ka ushtruar të drejtën që i jep statuti, quhet e drejta e ndërhyrjes, për të komanduar deri në ndjekjen e kësaj procedure një kryetar të degës së Fierit si pasojë e vakancës së krijuar.
Përsa i përjetë pyetjes mbi analizën e bërë në çdo degë, mund të konfirmoj që: po analiza është kryer apo është dorëzuar nga secila degë pranë sekretariatait ekzekutiv të partisë dhe në mbledhjen më të parë të kryesisë do t’i prezantohet nga sekretariati analiza në nivel seksioni, grup seksioni dhe dege, për të shkuar më pas edhe në procesin e brendshëm të organizimit të mëtejshëm të partisë.

Pyetje: Ju thatë pak më parë se i qëndroni firmës tuaj sa i përket çështjes së vettingut në politik, por a i qëndroni fjalës tuaj ku keni thënë më parë se SPAK është e kapur nga qeveria. Çfarë ndryshoi në këtë qëndrim, pse keni sot besim tek SPAK për të bërë verifikimin e të gjithë deputetëve tuaj. Dhe pyetja e dytë, kur përjashtuat zotin Berisha nga grupi parlamentar, thatë se ky është nje vendim i vështirë por i diktuar nga kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pse vetëm në këtë rast e keni konsideruar kërkesën e SHBA-së dhe jo në rastet e tjera sikundër ishte djegia e mandateve apo bojkoti i zgjedhjeve lokale?

Lulzim Basha: Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së.
Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratike.
Pra, reforma ka kaluar me 140 vota, përfshirë dhe votën e Sali Berishës, dhe ligji për SPAK-un ka kaluar me votat tona me gjithë votat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
A jemi ne të kënaqur me performancën e SPAK-ut deri më sot?
Aspak!
Dhe mund të flas gjatë për këtë çështje. Siç ia kam bërë me dije shqetësimet e mia edhe partnerëve të cilët i kanë dal për zot, apo mw mirw tw themi më mirë janë investuar, se s’mund t’i dalin për zot diçkaje që në fakt është në shtëpinë tonë. Para pafund, kanë investuar kredibilitet politik, kanë investuar trejniome, që SPAK-u të fillojë të bëj punën dhe SPAK-u përbëhet nga të gjithë elementët, nga prokuroria, nga gjykata e posatshme, nga BKH-ja, nga të gjithë pra që duhet t’i japin fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Jo pandëshkueshmërisë të fakirëfukarenjve.
Ishin arrestuar dy djem, isha dje në spital për një arsye personale, dhe më kapi një sanitare e shkreta, kishte katër orë që priste, tha nuk hëngra as drek të takoj se kanë kapur dy djem se po mblidhnin dëllinja pa leje në pyll. Dhe ka 15 ditë që i mbajnë në arrest, në paraburgim ndërkohë tha që njëri ka katër fëmijë të vegjël, tjetri është beqar, nëna është e sëmurë, ndërkohë që bosët e kokainës hanë e pinë me kryeministrin dhe me ministrat.
Hapin gropa në Tiranë, ngrenë gradaçela, pastrojnë para.
Pse?
Sepse SPAK-u bën parada tek qilimi i kuq, prandaj i them SPAK qilimkuqi. A i ka kapacitetet SPAK-u për të vepruar?
Absolutisht po!
Madje është në presion të vazhdueshëm që të veprojë, një herë në javë, nuk kalon javë pa shkuar ambasadori i një partneri strategjik apo një pratneri tjetër për t’i thënë veproni, veproni.
Por siç jua thash herën e kaluar, sa dalin nga dera ata bien zilet nga babloku i madh, tek tjerët për t’i thënë: mos veproni, mos veproni, mos veproni. Se po ra njëri bien të gjithë.
Prandaj s’ka rënë asnjëri.
Edhe Sajmir Tahirin e keni në liri. 184 është bërë ministër drejtësie. “Toyota Yaris” përfundoi me “mos deklarim të të ardhurave në kufi”.
Sepse SPAK-u nuk po e bën punën. Po pikërisht që mos të fshihet pas preteksteve të ndryshme, se ndërkohë kemi depozituar me dhjetëra padi, duke përfshirë dhe masakrën zgjedhore, që mos të fshihet po i japim këtë instrument, që tani e detyron me afate të caktuara kohore, me strukturë të posaçme, të bëjë vettingun e politikanëve, që është diçka që po jua përsëris: e duan e kërkojnë dhe e meritojnë të gjithë shqiptarët, të djathtë dhe të majtë, votues të mi dhe votues kundër meje.
Këtu bashkohen të gjithë shqiptarët.
Ndaj, për këtë arsye, kjo strukturë që është votuar me 140 vota në nivel kushtetues dhe është votuar dhe në ligjin për SPAK-un nga Partia Demokratike, me ligjin për vettingun e politikanëve nuk është se po i japim besim, se besimin duhet ta justifikojë, por po i japim mundësinë të mos fshihet, po i japim shansin të fillojë të veprojë e të bëjë detyrën për të cilën është krijuar dhe për të cilën paguhet.
Pjesa e dytë e pyetjes hedh poshtë çdo alibi, shpifje, trillim, të kundërshtarit tim politik që tani fatkeqësisht e dëgjoj nga goja e Sali Berishës apo disa pseudombështetësve të tij, që merak të vetëm kanë nxjerrjen e inatit pavarësisht kostove që kjo i sjell demokratëve dhe sakrificave të demokratëve për të cilat në fakt ato se kanë ditur asnjëherë madje dhe në këto palë zgjedhje rrezik nuk kanë votuar ose kanë dalë kundër demokratëve.
Tregon që kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i perëndisë, vetëm i zotit.
Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm zotin dhe asgjë tjetër.
Dhe me thënë të drejtën zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo.
Për tre muaj kam bërë çmos me përpjekjen time dhe kam investuar gjithçka timen për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur në një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte Partinw Demokratike.
Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vetë, këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar të partisë Demokratike.
Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do të bënte ndryshimin midis fjalës dhe veprës, atëherë kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor në radhë të parë të Partisë Demokratike dhe në interes të demokratëve dhe mbi të gjitha në interes të Shqipërisë e cila nuk ka shpresa pa një Parti Demokratike të forte të bashkuar.
Një person përpiqet të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale.
Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku.
Vetëm 4 muaj më parë ne kishim zgjedhje, një anëtar një votë për kryetar të PD dhe çdokush mund të kandidonte, çdokush mund të mbështeste një çdo kandidat siç e ka statuti i PD dhe siç është demokracia jonë e brendshme. Rezultati dihet, dihet përqindja dërrmuese e votave që kam marrë dhe mbështetja që kam marrë nga demokratët.
Tani më thoni pak çfarë ka ndryshuar që atëherë?
Çfarë ka ndryshuar që atëherë, përveç interesit personal të një individi, që përpiqet të hedh një parti të tërë në greminë.
Unë nuk i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’i përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksioner të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithw shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk i shërben as demokratëve as Shqipërisë.
Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë.
Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët , është vendim që i qëndroj 100%.

Pyetje: Zoti Berisha në daljet e tij së fundmi qe është shprehur se është gati të bëhet kryetar i Partisë Demokratike dhe se për këtë do të vendosë anëtarësia. Duket se po ju hedh atë dorezën e sfidës. Keni një koment?

Lulzim Basha: Kryetari i Partisë Demokratike është zgjedhur sipas statutit. Armiku i demokracisë shqiptare është regjimi i Edi Ramës. Shpresa e vetme për t’u përballur është Partia Demokratike dhe unë nuk kam ndërmend të harxhoj as edhe një sekondë kohë më shumë se sa është e nevojshme të merrem me asnjë deflektim apo çorientim, apo tollovi apo përpjekje për të përçarë Partinë Demokratike që i shërben vetëm Edi Ramës. Ky është komenti.

Pyetje: Përballë refuzimit të fortë të mazhorancës për të mos ta ngritur komisionin hetimor për Bechettin ju deklaruat se nuk do të tërhiqeni ndërkohë që flisni edhe për hapa konkretë. Cilat janë hapat konkretë që do të ndërmerrni për ngritjen e këtij komisioni? Dhe a do të ketë sanksione penale për ata politikanë që vërtetohet se kanë lidhje me krimin apo me korrupsionin apo sanksion do të jetë vetëm heqja e mandatit?

Gazment Bardhi: Siç e kemi shpjeguar dhe në fakt është një fakt i njohur edhe nga ata që nuk kanë studiuar për drejtësi, e drejta e opozitës për të kërkuar dhe për të ngritur komision hetimor për të hetuar çdo çështje është një e drejtë kushtetuese. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama i refuzon Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike një të drejtë kushtetuese siç është ajo e ngritjes së komisioneve hetimore. Mbani mend se të njëjtën gjë bënë edhe kur ne kërkuam, na zvarriti 6 muaj, kur ne kërkuam komision hetimor për çështjen e drogës, përfshirjen e institucioneve në favorizimin e trafikantëve të drogës. E rrëzoi në Kuvend dhe ne u detyruam ta çonim në Gjykatë Kushtetuese e cila na dha të drejtë dhe më pas u ngrit komisioni hetimor. Edhe në këtë rast hapi i parë kushtetues dhe ligjor që do të ndërmarrim është të hënën ku Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120 milionë euro dëm.
Dua të bëj të qartë që ajo është vetëm fatura fillestare sepse çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë edhe 3% mbi këtë shumë. Pra çdo ditë që kalon secili prej nesh paguan edhe 3% mbi këtë shumë vetëm për faktin se Edi Rama i kapur gafil në një çështje të tillë, jo vetëm bën sikur vendimi nuk ekziston, por nuk lejon edhe të evidentohen pwrpara shqiptarëve dhe institucioneve shtetërore përgjegjësit e kësaj afere.
Prandaj të hënën bashkë me kolegen Duma do të t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit për të mos ngritur komisionin hetimor.
Për sa i përket pyetjes së dytë edhe kjo është një pyetje që gjen përgjigje në draftin tonë. Në amendamentet kushtetuese që ne kemi depozituar të mërkurën thuhet shprehimisht që pas përfundimit të procesit administrativ dhe dua të bëj të qartë sepse u ngrit edhe nga dy kolegë të tjerë gazetarë më parë, nuk merr vendim SPAK-u për të hequr mandatin. Që ta qartësojmë dhe të mos krijojmë konfuzion. SPAK-u është një nga hapat apo hallkat e përfshirë në këtë proces.
Vendimin e merr Gjykata e Posatshme të shkallë të parë dhe vendimi konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.
SPAK-u në përfundim të procesit dhe ndërkohë që ndiqen të gjitha hallkat për çështjen e mandatit që është një çështje administrative, nëse ka vërejtur gjatë këtij procesi verifikimi kryerjen e një krimi apo një vepër të caktuar penale, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të nisë hetimet dhe procedimin penal dhe më pas të dërgojë në gjykatë për të dënuar çdo funksionar publik që ka kryer një krim. Faleminderit!

Pyetje: Sali Berisha në daljet e tij ka deklaruar që do të ndërmarrë protesta edhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij, ju jen i shprehur vazhdimisht që i vetmi kundërshtar që keni është zoti Rama, a do t’i bashkoheni këtyre protestave?
Lulzim Basha: Tani mos te futemi në cic-mice, por në qoftë se ju kujtohet në deklarimet e mia të para kam paralajmëruar që ne do të përdorim te gjitha format dhe mjetet për tu përballur me këtë regjim derisa të rikthejmë demokracinë dhe legjitimitetin, duke përfshirë këtu protesta të cilat, për të cituar veten time meqë s’më cituat: i kemi bërë në më të mëdhatë që ka njohur ndonjëherë ky vend dhe mos të keni asnjë dyshim që jemi gati ti bëjmë dhe do ti bëjmë .
Pyetje: Zoti Basha kryeministri Edi Rama vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar sa i përket ndryshimeve në Kushtetutë që Partia Demokratike ka kërkuar, ndërkohë edhe nga ana juaj ka patur një qasje pozitive për të bashkëpunuar. Kur mendoni se mund të konkretizohet kjo hapje për bashkëpunim nga të dyja palët dhe a është gati Partia Demokratike të thotë nëse është dakord që afatet e vetingut të zgjaten me dy vite? Nënvizoj dhe një deklaratë të ambasadores Yuri Kim se këto ndryshime që ka kërkuar Partia Socialiste dhe janë depozituar në kuvend do të duhen të votohen?

Lulzim Basha: Ato që Edi Rama thotë nuk kanë lidhje me ato që Edi Rama bën. Këto tetë vite si kryeministërdhe këto 30 vite si politikan, kryetar bashkie, ministër, kryetar opozite, gjithmonë tjetër gjë ka thënë, tjetër gjë ka bërë.
Kështu që kjo është dhe arsyeja se përse testi i parë dhe kryesor është paketa kushtetuese që ne po dërgojmë në kuvend dhe nga qëndrimi i Partisë Socialiste në Kuvend, të cilin ai e kontrollon qartësisht, pra nuk mund të fshihet siç u fsheh herën e parë pas pseudo-opozitës, do të jetë treguesi i parë për ju, për shqiptarët, natyrisht edhe për ne: Nëse do të bashkojw fjalët dhe veprat, apo do të vazhdojë avazin e vjetër që tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Ne sigurisht i kemi gati skenarët në çdo rast. Për çështjen e fatit të vetingut jemi shprehur fare qartë këtë javë, referojuni atyre përgjigjeve sepse nuk i lëvizim fare asnjë presje atyre që kemi thënë.

Pyetje: Zoti Basha pak ditë më parë komisioni Europian bëri publik dhe progres raportin sa i përket ecurisë së Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, ndërkohë mazhoranca e lexon si një progres raport pozitiv në tërësinë e tij, ndërsa e kundërta ndodh nga krahu opozitar dhe konkretisht nga Partia Demokratike . Në fakt kjo duket sikur është një lojë po e quaj ndër vite, kur njëra parti është në pushtet dhe pastaj ndërrimi tjetra vjen në pushtet, pra krahu që është opozitar, a nuk mendoni që ka ardhur koha që në këto momente në fakt përpos problematikave të brendshme të njërës subjekt politik apo të tjetrës dhe mosdakordësisë së brendshme , të paktën për zhvillimin e reformave, sa i përket integrimit të vendit , apo në sy të ndërkombëtarëve , të ketë një bashkëpunim konkret mazhorancë-opozitë? Faleminderit.

Lulzim Basha: Po, koha ka ardhur dhe ka kaluar . Por kush e ndaloi iniciativën për vetingun e politikanëve në 2018?
Ne apo Partia Socialiste?
Kush e vonoi dy vjet dekriminalizimin dhe tani praktikisht e ka ndaluar fare?
Kush i zëvendësoi kriminelët me fëmijët e kriminelëve në Parlament?
Kush rrëzoi propozimet tona për ti dhënë fund PPP korruptive, koncesioneve, tenderëve?
Kush bllokon komisionet hetimore për ti shkuar deri në fund aferave korruptive?
Kush ka kapur gjithë institucionet dhe ka vendosur militantët e Partisë Socialiste në krye të çdo institucioni të pavarur?
Kush i bën presion organeve të vetingut që të mbajnë gjyqtarët dhe prokurorët e listës rozë, që i shërbejnë partisë në pushtet, dhe të largojë këdo që e kanë jashtë kontrollit?
Kush i rrit çmimet për shqiptarët dhe taksat, akcizat që i vendos karburantit, energjisë, ushqimeve, në vend që t’ia kthejë shqiptarëve iua jep oligarkëve?
Kush e ka shkatërruar konkurrencën në treg?
Kush e ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar?
Kush e shkriu partinë me shtetin në një për të shkatërruar zgjedhjet parlamentare dhe për të mbajtur përkundër vullnetit të qytetarëve pushtetin me dhunë?
Kush organizoi pushtetin e patronazhistëve duke rilindur sigurimin e shtetit dhe mburret eshë ne prani të BE, i cili e ka goditur sistemin e patronazhistëve si një shkelje të qartë të privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve?
Ka ndonjë dyshim këtu nëse jam unë apo Edi Rama?
Nëse është PD apo PS autorja e këtyre që të listova?!
Pyetja është retorike sigurisht nuk ka asnjë dyshim. Ka një dhe vetëm një pengesë që e mban tetë vjet Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian dhe ky është fakti që Shqipëria udhëhiqet nga një njeri dhe nga një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për tu pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari.
Dhe rruga e vetme për ta zhbërë këtë, për ta hapur portën drejt Europës është për t’u rikthyer tek demokracia, tek sundimi i ligjit dhe tek ndëshkueshmëria e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
Prandaj kemi propozuar këtë paketë të amendamenteve kushtetuese si një paketë urgjence kushtetues, ndërkohë ndryshe nga çfarë deklamojnë disa kolegë tuajat që janë pak më e lartë se ju, qoftë nga paga qoftë nga piaca por që s’kanë kohë ti shohin konferencat deri në fund, nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti, nga ndryshimet e thella kushtetuese. Nuk kam hequr dore nga propozimet e mia që forcojnë kontrollin dhe balancën e institucioneve, që nga bikameralizmi tek kufizimi i kryeministrit në dy mandate, tek forcimi i kompetencave të institucioneve të pavarura tek shumë hapa të tjerë që mund dhe duhet të hidhen në bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorët e shoqërisë, ato që quhen forca të gjalla të shoqërisë, me një dialog të cilit prej Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut e kemi shpallur dhe po e vëmë në lëvizje me instrumentet brenda partisë përmes platformës qytetare për demokracinë.

Pyetje: Deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike për Fierin Luan Baçi është tërhequr siç e dimë të gjithë nga posti që ai mban dhe pranimi i dorëheqjes është bërë rreth një vit e tre muaj më herët, është zëvendësuar vetëm pas ai doli hapur në mbështetje të Foltores të ish-kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër kemi edhe shkarkimin e zotit Flamur Noka nga posti i nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë pas debateve që kishte me ju si në mbledhjen e kryesisë po ashtu dhe deklaratave të tij publike kritike ndaj jush dhe kundër jush. A do të jetë ky fati për të gjithë ata që ju kundërshtojnë ju?

Lulzim Basha: Ky është një rrëfim i rremë nga fillimi deri në fund që mundohet të ngulitet përmes hapësirave tw degraduara mediatike të cilat nuk i shërbejnë interesit publik as interesit të demokratëve, por interesave personale. Në ka njeri në 30 vite të hapur ndaj mendimit kritik, i cili ka përgjegjësi për të drejtuar këtë parti, ky jam unë.
Por një gjë është mendimi kritik dhe një gjë tjetër është që me vetëdije apo jo t’i shërbesh Edi Ramës dhe interesave të Edi Ramës për të përçarë Partinë Demokratike.
Natyrisht, unë nuk ngutem.
Çdokush që vendoset në pozita kontaradiktore me interesat e demokratëve, thërritet, këshillohet paralajmërohet, por në qoftë se për çfarëdo motivesh apo arsyesh, papërgjegjshmëri, paaftësi apo kapje diku, vazhdon t’i bjerë me shkelmë sakrificës të demokratëve, është detyra ime të veproj dhe është neglizhencë e pafalshme të mos veproj.
Këto janë parimet mbi të cilat veproj unë.
Sigurisht kjo vlen në parim për gjithçka që kam bërë e do të vazhdojë të bëjë pa më të voglin hezitim.
Ndërsa deklarimet se këto u bëkan për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite e di që kurrë në asnjë rast të vetëm unë nuk kam vepruar as në bazë inati, as mbi bazë zemërimi. Madje jam akuzuar se kam qenë tepër i butë dhe tolerant me ata që prej kohësh duhej të paguanin faturën e papërgjegjshmërisë dhe të tradhtimit të interesave dhe të sakrificës së demokratëve. Akuzë të cilën pjesërisht edhe e meritoj. Ndonëse në tërësi jam karakterizuar nga vendime përbashkuese dhe jo nga vendime përçarëse.
Dhe vendimi i fundit ka qenë pikërisht për t’i paraprirë apo për të parandaluar përçarje apo frymë përçarjeje mes demokratëve, sepse interesat personale të askujt nuk mund të dalin dhe nuk do të dalin e nuk do të prevalojnë mbi interesat e Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.
Faleminderit, ditë të mbarë!

 

 

 

 

Read More
22 Tet
0

Kreu i PD, Lulzim Basha pret ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner

Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1451470411426934790?s=21

Read More
21 Tet
0

Do të çojmë përpara axhendën e ndryshimeve kushtetuese si interesi më i mirë i shqiptarëve

• Do të çojmë përpara axhendën e ndryshimeve kushtetuese si interesi më i mirë i shqiptarëve për politikanë të pakorruptuar e te palidhur me krimin, për votën e lirë dhe për shërbim më të mirë të qytetarëve në territorin ku jetojnë.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ALFRED RUSHAJ

Pyetje: PS ka depozituar një ndryshim kushtetues lidhur me vetingun e magjistratëve, ju një ndryshim kushtetues që lidhet me sistemin zgjedhor dhe vetingun e politikanëve. A do të diskutohen njëherësh këto çështje? A e kushtëzoni ju votën tuaj me vetingun e politikanëve .

Alfred Rushaj: Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë më ndryshimin e ligjit themeltar të Kushtetutës. Procedura e do që të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me një ligj, përmblidhen dhe në këtë rast të Kushtetutës, pra diskutohen në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Kështu që, besoj se në mbledhjen e ardhshme të kësaj mbledhje të përbashkët do të diskutohen këto gjëra.

Pyetje: Pra, do të jetë një votë e kushtëzuar, vota juaj për vetingun e magjistratëve me vetingun e politikanëve dhe kërkesat tuaja?

Alfred Rushaj:  Axhenda jonë është e pavarur nga ajo e Partisë Socialiste. Ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve, natyrisht dhe të opozitës shqiptare. Prioritet tona të shprehura disa herë kanë të bëjnë me votën e lirë dhe reformën zgjedhore. Kanë të bëjnë me reformën territoriale, me ofrimin sa më afër të shërbimeve ndaj qytetarëve që sot duhet të lëvizin në disa raste me qindra kilometra për t’i marrë. Dhe kanë të bëjnë dhe natyrisht me korrupsionin dhe pastërtinë e figurës apo integritetit të figurës së politikanëve shqiptarë. Është axhenda jonë dhe duhet çuar përpara.

Pyetje: Duke marrë nen për nen propozimet, ju jeni për lista të hapura apo për lista të mbyllura?

Alfred Rushaj:  Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Natyrisht që të gjitha gjërat teknike siç do të duhet të detajohen, përfshi këtu edhe ndryshimet që janë apo do të jenë të kushtëzuara nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt i diskutimit apo i përfshirjes në Kodin Zgjedhor. Ne gjithashtu kemi propozuar krijimin e komisionit bipartizan apo me përfshirjen e të gjitha palëve, që përfaqëson në Kuvend për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore dhe për të dalë përfundimisht në një produkt që do të përfshihet në Kodin Zgjedhor.

Pyetje: Në parim jeni pro apo kundër?

Alfred Rushaj: Në parim ne jemi për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por siç e thash kjo është diçka që do të duhet të dalë nga diskutimet që do të bëjnë grupi i punës, pra Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Pyetje: Lidhur me vetingun e politikanëve. Ju thoni në draft -propozimet tuaja që një person i cili është shpallur i pafajshëm nga gjykata ose është pushuar çështja për mungesë provash është një person që lidhet me krimin e organizuar. A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?

Alfred Rushaj: Në propozimin tonë ne kemi përfshirë standardin i cili është diskutuar, miratuar, aplikuar dhe gjetur në përputhje me të gjitha konventat për rastin e magjistratëve. Nuk është e arsyeshme që gjyqtarët dhe prokurorët të gjykohet integriteti i figurës së tyre mbi bazën e një standardi, ndërsa ne politikanët të përdorin ndaj vetes të përdorim një standard tjetër. Ajo çfarë ju keni lexuar tek drafti ëshët diçka që tashmë ka kaluar në të gjitha filtrat e gjyqësorit, përfshirë edhe diskutimet apo opinionet që ka dhënë Komisioni i Venecias.

Pyetje: Po flas për parimet e të drejtës. Si mundet një njeri i shpallur i pafajshëm nga gjykata, sipas PD-së i lidhur me krimin?

Alfred Rushaj:  Më duket se iu shpjegova qartë. Çdo fjalë e përfshirë në draftin tonë është fjalë e marrë nga standardi që është vendosur tek magjistratët. Në qoftë se ju do ta kishit këtë shqetësim, këtë gjë duhet ta kishit bërë pak më përpara tek magjistratët. Por pavarësisht kësaj është marrë në atë formë që është rakorduar dhe kaluar në të gjitha filtrat e ligjshmërisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe opinionit e Komisionit të Venecias.

Pyetje: Sa i takon vetingut të politikanëve. Nga njëra anë kryetari Basha e kritikon ashpër SPAK-un duke e cilësuar “si shpenzues të madh të parasë publike”. Dhe nga ana tjetër në propozimin e PD-së i lihet SPAK-ut dorë për të bërë vetingun e politikanëve. Si e vlerësoni këtë dualizëm?

Alfred Rushaj: Unë nuk shoh dualizëm. Basha është shprheur qartë edhe dje. Së pari, cili është qëndrimi i PD për këtë punë? Ne padyshim që kemi rezerva me punën e SPAK-ut dhe nuk është që është kemi lëvizur nga ai qëndrim. Ne po investojmë tek kjo gjë, për dy arsye.
Së pari, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk kemi asnjë merak pavarësisht se kush e bën vetingun e politikanëve.
Së dyti, duke qenë një proces publik dhe jo pas dyerve të mbyllura, prokurorët e SPAK-ut që do të merren me këtë punë, do të duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike. Standardi, do të jetë standard publik. Nuk mundet që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj të gjykohet në bazë të një standardi, ndërsa ai i grupit të PS-së, Taulant Balla, të gjykohet në bazë të një standardi tjetër.  Në qoftë se kjo bëhet publikisht, pastaj kjo do të jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do t’i japin SPAK-ut.

Pyetje: Për të mbetur tek pyetja e kolegut. Ju kërkoni që SPAK-u të bëjë vetingun e politikanëve. Ndërkohë që SPAK sot ka folur për mbingarkesë të punës. A po e kolapsin propozimi i PD-së punën e SPAK për ta bllokuar atë?

Alfred Rushaj:  Kjo është pyetje shumë e drejtë që është marrë në konsideratë nga ne kur është bërë propozimi. Në Kushtetutë ka vetëm një minimum të numrit të prokurorëve të SPAK që duhet të ketë kjo strukturë, 10 në mos gaboj, që sot janë diku tek 15 prokurorë të SPAK. Ajo çfarë ne propozojmë dhe dhet bërë, është që t’i japim SPAK-ut të gjithë burimet e nevojshme, si njerëzore të infrastrukturës dhe pa dyshim edhe financiare, që të mos e mbingarkojmë, përkundrazi ta lehtësojmë.

Propozimi ynë është të shtohen këto, por kjo është teknike dhe nuk ka asnjë ndalim në Kushtetutë, sepse siç thash, Kushtetuta parashikon numrin minimal të prokurorëve të SPAK.

Pyetje: Sa i takon Reformës Zgjedhore, a është konfuze Partia Demokratike në propozimin e saj? Ju keni kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për atë që e cilësoni si masakër zgjedhore, nga ana tjetër ju po kërkoni që të bëni një Reformë të re me autorët e masakrës zgjedhore.

Alfred Rushaj: Nuk ka asnjë konfuzion, përkundrazi, gjetjet do të dalin nga ky Komision Hetimor do të duhet të reflektojë tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor që do të duhet të bëjnë palët. Që të ndryshosh Kodin Zgjedhor duhen aq vota, që të ndryshohet Kushtetuta duhen aq vota. Ne kemi mandatet që kemi në Parlament. Patjetër nëse do të ndryshohet Kodi Zgjedhor do të duhej ta votojë…

Pyetje: E kuptoj por, mos duhet më parë të hetoni atë që cilësoni si masakër zgjedhore dhe më pas të bëni një reformë të re zgjedhore?

Alfred Rushaj: Kam përshtypjen se ku konfuzoni propozimin tonë me përfundimin e këtij procesi. Propozimi ynë kushtetues ka të bëjë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme zgjedhore që u kryen në korrik të vitit 2020. Ngritjen e një Komisioni parlamentar për zgjedhjet i cili do të fillojë të diskutojë çështjet teknike për zgjedhjet por edhe problematikat dhe çështjet politike që do të dalin nga hetimi që do të bëjë për zgjedhjet Komisioni Hetimor. Gjërat janë në kohë. Nqse ka vullnet politik besoj që është kohë e mjaftueshme për t’i diskutuar, për të arritur në konkluzion dhe për t’i miratuar.

Pyetje: PD ka kërkuar ndryshime edhe përsa i përket Reformës Territoriale, por a ka në fakt opozita një propozim konkret se sa është numri i bashkive që kërkon, i komunave apo emërtesës Bashki Rurale?

Alfred Rushaj: Unë nuk do të doja që e gjithë vëmendja të kufizohej tek nëse duhet të ketë 60 komuna, 30 komuna apo 10 komuna. Ajo që është e rëndësishme është të diskutohet se nga jemi nisur ne për bërë këtë propozim. Tani që kanë kaluar 5 vjet së paku nga implentimi i Reformës Territoriale që e bëri në mënyrë të njëanshme mazhoranca e asaj kohe, kemi mjaftueshëm informacion, për të parë nëse qëllimi dhe objektivat që ka pasur Reforma në atë kohë, janë realizuar. Qëllimi në atë kohë ka qenë i shpallur formalisht, ishte që të reduktoheshin shpenzimet e tepërta. Këto jo vetëm që nuk janë minimizuar, por përkundrazi, janë shtuar. Kjo nuk është diçka që e themi ne, ka mjaft organizata ndërkombëtare të paanshme, përfshirë këtu Kongresin e autoriteteve lokale të Këshillit të Evropës, që është një trupë që meret me këtë çështje dhe e ka konfirmuar këtë. Dhe çështë më e rëndësishmja, parimi i shërbimeve sa më afër qytetarëve jo vetëm që nuk është përmirësuar, përkundrazi, është përkeqësuar.

Sot qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në zona rurale, në disa raste duhet të bëjnë qindra km për të marrë një çertifikatë apo një shërbim. Kjo, pikë së pari do të duhet të ndryshojë.

Tjetra që është gjithashtu themelore përsa i përket pushtetit vendor, është decentralizimi.

Sot qeveria i ka marrë burimet për të financuar kompetencat pushtetit vendor dhe i ka shtuar detyrat dhe kompetencat. Duke e çuar totalisht në pamundësi për të realizuar shërbimet e veta. Ndarja territoriale në disa raste është bërë jo duke pasur parasysh, Kushstetutën, por mbi bazën e interesit të ngushtë politik. Këto janë arsyet nga jemi nisur ne për t’u ulur, për të bërë një Reformë tëre territoriale, pjesë e së cilës është ndarja territoriale. Është pak më komplekse se sa bashki kemi.

Pyetje: PS është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në lidhje me propozimet e PD-së. Ju vetë si kreu i grupit parlamentar të PD, a keni patur një komunikim me mazhorancën në lidhje me këto propozime?

Alfred Rushaj: Ju thoni bashkëpunim, unë do të thoja që nuk do të jetë bashkëpunim. Do të jetë diskutim siç e kërkon procedura dhe rregullorja e Kuvendit. Deri tani nuk jemi ulur. Por në mbledhjen e parë, siç e kërkon Rregullorja, do të thirret nga Kryetarja e Kuvendit dhe aty do të ulen anëtarët e Komisionit të Ligjeve të PD- së dhe PS-së, anëtarët e Këshillit të Legjislacionit të PD-së dhe ata të partisë tjetër dhe do të bëhet diskutimi përpara kamerave, që të gjithë shqiptarët të shohin kush janë argumentat tona dhe të palës tjetër.

Read More
20 Tet
0

Konferenca e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha me gazetarët

 

Përshëndetje të nderuar qytetarë!
Përshëndes secilin prej jush që na ndjek drejtpërsëdrejti dhe ata që do të na ndjekin më vonë përmes ekranit të medias.
Përshëndes edhe gazetarët të pranishëm në këtë konferencë të posaçme për shtyp, në të cilën ndodhem në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm, Kryetarit të Grupit Parlamentar dhe nënkryetarit të partisë dhe nënkryetarit të Kuvendit, për të njoftuar se pak minuta më parë Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe institucionin e votës së lirë.
Ashtu sikur ju kam njoftuar në nisje të këtij procesi, këto 3 çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me:
-Reformën Zgjedhore, përfshirë me të gjitha aspektet e saj. Çështje të sistemit, çështje të garancive që do t’u jepen shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë përsëri një arenë për lukunitë e krimit të organizuar dhe shtetit për të trysnuar qytetarët dhe asnjë fushë veprimi për sigurimin e ri të shtetit, patronazhistët e Partisë Socialiste, të cilët bashkë me kreun e tyre i pret belaja, në të gjitha aspektet, ligjore dhe të gjithanshme.
Po kështu, për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza që është kthimi i Shqipërisë në shinat e legjitimitetit dhe demokracisë, që ndoshta për shqiptarët duket abstrakte. E kam fjalën për shqiptarët e Shqipërisë, por le të pyesin vëllezërit dhe motrat në Kosovë e ta kuptojnë se çdo të thotë të ketë zgjedhje normale, ku lënia e pushtetit nuk është dramë, por është realiteti që përkufizon demokracinë.
Në këtë kuadër amendamenti kushtetues kanë të bëjnë më zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt nga puna me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj pa asnjë paragjykim edhe për sistemin zgjedhor të nisë një orë e më parë.
-Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët, si në zonat urbane edhe në zonat rurale, për shkak të asaj që Këshilli i Europës, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe vetë progres-raporti e konsideron si një dështim total, e ashtuquajtura reformë territoriale, e cila u hoqi shqiptarëve 25 vite progres të ngadaltë, me zik-zake e kthime prapa shpeshherë, por në tërësi progres në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal, pushtetit më afër qytetarëve që merret me përditshmërinë, që nga mbledhja e plehrave, tek uji i pijshëm, tek shtrimi i rrugëve, tek kujdesi për ambientin, tek kujdesi për fëmijët, profesionistët, për pensionistët, tek një pushtet tashmë i shkatërruar dhe i zëvendësuar nga 61 bajraktarë dhe qindra të emëruar të tyre të cilët vetëm në terma financiare i grabisin çdo vit buxhetit afro 120 milionë euro më shumë sesa ç ‘kushtonin të punësuarit e 370 e ca kusur bashkishë e komunash para 2015-ës.
Në këtë kuadër, propozimi ynë është fare i qartë.
Në Kushtetutë ka një nen, ku komunat akoma ekzistojnë. Ka një vullnet që unë personalisht e kam prekur në çdo tur që kam zhvilluar në Shqipëri, edhe të fundit që kam zhvilluar para pak muajsh, vullnetin e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të demokratëve, për të patur pushtetin vendor afër qytetarëve.
Të shumtë janë ata që mendojnë se jo vetëm kanë asgjësuar çdo shërbim dhe çdo akses në shërbim me këtë ndarje që kanë bërë, por kjo ndarje nuk i përgjigjet as kërkesës më elementare të qytetarëve për përfaqësim, për një derë për të trokitur dhe për të zgjidhur hallet e tyre. Përkundrazi i çon për shërbimin më të vogël dhjetëra, nganjëherë qindra kilometra larg, me shpenzime, me halle me probleme dhe pa garanci që do të zgjidhin problemin e tyre.
Ne kemi paraqitur amendamentin tonë i cili parashikon bashki urbane dhe bashki rurale. Pak rëndësi ka nëse bashkitë rurale do të quhen komuna apo do të quhen bashki rurale, këto janë çështje të teknikës ligjore të praktikave më të mira të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t’u shërbejë qytetarëve dhe të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk e bën punën, si dhe të financohet në masën e mjaftueshme nga taksat e shqiptarëve. Për ato punë të cilat i janë ngarkuar dhe të posedojë të gjitha mjetet, burimet njerëzore që u shërbejnë njerëzve dhe jo partive politike.
Propozimi i tretë dhe ai që është më i detajuari në këtë depozitim të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që sapo është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, ka të bëjë me vettingun e politikanëve.
Rastësisht dje pashë, edhe sot në mëngjes, disa tituj në media që thonin: rikthehet vettingu i politikanëve.
Kjo është pjesërisht e vërtetë.
Me të vërtetë ideja, koncepti i 2018-ës për ta pastruar parlamentin e Shqipërisë dhe politikën shqiptare nga politikanë të lidhur me krimin e organizuar, nga politikanë që nuk justifikojnë pasuritë e tyre, ky objektiv ka qenë objektivi i 2018, është edhe objektivi i sotëm. Por ka një ndryshim themelor.
Ndryshimi themelor vjen përmes këtij dokumenti, të cilin gjithsecili prej jush dhe çdo qytetar i interesuar mund ta gjejë në faqen e Komisionit të Venecias në internet. Ky këtu është opinioni i Komisionit të Venecias për kërkesën e Partisë Demokratike në vjeshtën e vitit 2018, për të mundësuar vettingun e politikanëve. Opinioni, për ta përmbledhur në dy fjalë, së pari konstaton: që në kushtet kur Shqipëria ndodhej në 2018-ën, jo më tani, e ka të domosdoshme të ndërmarrë një hap për të pastruar politikën nga influenca e krimit të organizuar që shkon deri në praninë e njerëzve të krimit të organizuar në politikë. Qofshin këta deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë të këshillave bashkiak, ministra, drejtorë të përgjithshëm, kryeministra, apo drejtues të lartë të institucioneve të ndryshme shtetërore, kushtetuese apo jo.
Pra, Komisioni i Venecias ka thënë në gjuhën e përdorur nga ata që qëllimi për të cilin kërkohen këto ndryshime është i përligjshëm, është legjitim. Por ka kërkuar që një proces i tillë, të bëhet në kushtet e proporcionalitetit, qartësisht ligjore dhe të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Që mos të kthehet pra në një gjueti shtrigash, por të garantojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, por nga ana tjetër të mundësojë pastrimin e politikës nga këta politikanë të cilët për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, për shkak të korrupsionit, nuk i shërbejnë interesit të njerëzve, por janë pengesë dhe shkaktarët e krizës së gjithanshme ku ndodhet sot vendi.
Një nga pyetjeve të cilave ne, me thënë të drejtën nuk i jemi përgjigjur dot drejtpërdrejte në 2018-ën, ku ju shpesh e keni ushtruar: kush do ta bëjë vettingun e politikanëve? Po kështu kam marrë përgjigje me amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve. Atëherë përgjigjja jonë ndaj pyetjes tuaj ishte që nuk duhet ta bëjë politika. Politika nuk mund të votojë politikën.
Sot përgjigjja është e definuar, është e përcaktuar, është e shkruar në propozimin kushtetues dhe ia kalon këtë detyrë një institucioni i cili është ngritur tashmë, funksionimi i të cilit është akoma në provë, por që është një institucion mbi të cilin janë investuar jo thjesht milionat e taksapaguesve amerikanë, europian dhe shqiptarë, por dhe shpresat e të gjithë atyre që duan një Shqipëri të pastër nga krimi, me një politikë ku politikanët e korruptuar nuk promovohen, por ndëshkohen. Dhe kjo është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në tërësinë e saj. Që nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, te Gjykatat e sistemit të Apelit përbrenda kësaj strukture të posaçme Anti-Korrupsion.
Çfarë do të kontrollohet?
Natyrisht, siç e kemi thënë prej fillimit, siç e thotë raporti i OHDIR-it, siç e thotë raporti i sotëm i Bashkimit Europian, pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë të korruptuar dhe të lidhur me krimin dhe bosët e krimit të organizuar të pandëshkuar, janë një nga problemet kryesore pse Shqipëria nuk ecën dot përpara në rrugën e Integrimit Europian. Ndaj dhe vëmendja jonë kryesore, është pikërisht tek shkëputja e lidhjeve të krimit të organizuar me politikën.
Largimi i atyre politikanëve të cilat janë ose drejtpërdrejtë përfaqësues të krimit të organizuar, ose drejtpërdrejtë pjesë të krimit të organizuar, në secilin prej niveleve për të cilat u shpreha pak më parë.
Por nuk ndalet këtu.
Ne e dimë fare mirë se procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive dhe të konfliktit të interesit, ka qenë nën kritikë të vazhdueshme për shkak të presionit politikë që ushtrohet mbi këtë institucion dhe si rezultat, numri dhe niveli i atyre subjekteve që kanë provuar forcën e ligjit në këtë aspekt është shumë modest. Ndërkohë që kemi fakte konkrete që ne i kemi denoncuar, fakte që ju media i keni publikuar, të pasurive marramendëse të politikanëve shqiptarë. Në emër të tyre, në emër të familjarëve të tyre, apo në emër të ortakëve të tyre.
Nga ana tjetër kemi dhe akuza në të dyja drejtimet.
E pra, akuzat e paprovuara shërbejnë vetëm për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës, duke vjedhur paratë dhe pronat e shqiptarëve, në kuptimin pronat private, madje edhe pronat publike të shqiptarëve.
Dhe ky është momenti që siç thotë populli, të ndahet shapi nga sheqeri.
Ky është momenti që me instrumentet dhe me praktikën tashmë të njohur të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion të marrë si fillim këta 200 e ca politikanë të lartë, deputetë, krerë bashkishë, kreun e shtetit, kryeministrin, kreun e Kuvendit, kryetarët e institucioneve të pavarura dhe ti fusë në sitën e kontrollit rutinë, kontrollit që do të thotë të hollësishëm, si sa i përket lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar, si sa i përket pasurive të tyre, të familjarëve të tyre dhe të ortakëve apo ta themi në një gjuhë më të kujdesshme, të personave të tretë të cilët mund të mos jenë familjarë, por mund të jenë persona të cilët menaxhojnë administrojnë pasuri të paligjshme të politikanëve, qofshin këto të pronave apo llogari bankare, biznese brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Për ta bërë këtë Shqipëria tashmë disponon instrumente ligjore siç është Ligji Anti-mafia i miratuar që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Ndaj ajo që kërkohet është vullneti politik.
Kjo që tani është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqëson vullnetin politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të kishte ndodhur dhe Partia Demokratike do të ishte aty ku shqiptarët e donin dhe e duan, në qeverisje të vendit, nuk kam asnjë dyshim se do të kishim 94 votat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën. Por edhe po ti kishim po jua them, do ti qëndroj sot kësaj si kryetari i opozitës, i qëndroj dhe nesër nga pozitat e kryetarit të mazhorancës, unë gjykoj se ndryshime të tilla kushtetuese duhet të kenë konsensus bipartizan. Këto nuk mund të shikohen si masa propagande apo si masa represive ndaj njërës anë apo anës tjetër.
Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht prej siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.
Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.
Kush e shikon këtë si një ekspeditë të PD ndaj krimit të organizuar, oligarkët dhe shefave të tyre, shefit të tyre politik aktualisht dhe qeverisë së tij, e kanë gabim.
Pa pikë diskutimi meritojnë një ekspeditë ndëshkimore, por ne nuk jemi ekspeditë ndëshkimore. Ne jemi opozita e vendit.
Ne jemi zëri dhe aspirata e qytetarëve që duan një Shqipëri ndryshe, duan një Shqipëri më të mirë. Ne kemi detyrimin moral, qytetarë, njerëzor, prindëror, në radhë të parë, dhe pa diskutim, politik, që këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës, deri tek kafet më të largëta të Vermoshit dhe Konispolit, ta përkthejmë në një vullnet politik për të ndryshuar.
Ndaj palës tjetër, e cila sigurisht vjen nga një pozitë e pafavorshme, ka 8 vjet që qeveris, rekordet e saj janë tashmë botërisht të njohura, i lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.
Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.
Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike.
Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite.
Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit.
Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.
Ndaj kur kemi thënë që në parlament do të shkojmë për ti rikthyer legjitimitetin, që është një fjalë ndoshta abstrakte për shumë shqiptarë, ja ku janë hapat që po hedhim. Çdo politikan që nuk justifikon dot pasurinë e vet, të familjes së vet, madje dhe të ortakëve, personat që njihen botërisht se administrojnë pasuritë apo pronat e tyre, duhet të largohet nga politika dhe ky mekanizëm i largon nga politika.
Çdo politikan i lidhur me krimin e organizuar, s’ka rëndësi nëse është vetë pjesë e një strukture kriminale apo ka përdorur dhe përdor një strukturë kriminale për të mbledhur vota, për të shantazhuar qytetarë, për t’iu dhënë tendera, për t’iu dhënë leje ndërtimi, për t’iu futur njerëz në punë, për t’iu bërë pra pjesë të politikës, për ti bërë ata vetë pjesë të politikës, kur në fakt ata duhet të jenë para drejtësisë, duhet të largohet dhe ky mekanizëm e largon nga politika.
Ky nuk është thjeshtë dhe vetëm interesi i Partisë Demokratike, është një zotim i yni.
Ky është një interes kombëtar dhe jam i bindur në këto momente që flas, që nuk ka socialist të ndershëm, çfarëdo që të mendojë për mua apo për Partinë Demokratike, mos të më japë të drejtë kur numëron kacidhet e fundit në fund të muajit dhe sheh bosët politikë të zhytur ne luks në Shqipëri dhe në restorantet më të shtrenjta të botës.
Për të mos folur për demokratët, në raport me këtë qeveri. Po në raport edhe me llumin e qeverisë tonë, se dhe ne kemi pasur llumin tonë.
Llumi i tranzicionit, siç e kam thënë dhe në parlament, është një dhe vetëm një.
Nuk ka rëndësi se nga cila sigël apo pas cilës sigël mundohet të fshihet, janë njerëz që abuzojnë me besimin e dhënë nga partia e tyre, nga elektorati, nga qytetarët dhe janë këto abuzime të pandëshkuara që na kanë sjellë në këtë pikë. Natyrisht, miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese është një hap i stërmadh.
Kushdo që mundohet ta zvogëlojë, ose nuk e kupton, ose ka frikë.
A ka sfida të tjera Shqipëria? Patjetër që po.
A kam hequr unë dorë nga projekti që kam shpalosur para demokratëve dhe para gjithë shqiptarëve, për një Republikë me pushtete të balancuara, të kontrolluara, me një kryeministër me jo më shumë se dy mandate, me një sistem ndoshta bilateral, ose në qoftë se jo bilateral me një parlament që e merr kohën e duhur për të kaluar ligjet dhe nuk i kalon brenda natës për të favorizuar inceneratorët, apo oligarkët, apo rrugët e florinjta, apo grabitjen e pronave në bregdet, apo heqjen e akcizës e të TVSH-së për jahtet luksoze.
Jo nuk kam hequr dorë.
Një reformë edhe më e thellë kushtetuese është në pikëpamjen time domosdoshmëri dhe për këtë arsye në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe pas tij kam përsëritur, dhe sot dua dhe një herë të afirmoj përpara çdo shqiptari, vendosmërinë time dhe të ekipit tim, që përmes një instrumenti bashkëbisedimi, dialogu dhe bashkëpunimi me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë, ata që nuk dorëzohen para të keqes, ata që nuk ikin edhe kur mendojnë se duhet të ikin, por qëndrojnë, atë që e kam quajtur platforma qytetare për demokracinë, të bëjmë gati një reformë të thellë kushtetuese, e cila të adresojë, pra të zgjidhë edhe këto problemet e tjera.
Por, urgjencat janë këto.
Sot kemi një republikë të rënë, një demokraci të vrarë më 25 Prill, një parlament i cili nuk është mbartës as përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, një qeveri që nuk ndodhet aty si zgjedhje e njerëzve, por si imponim i gjithë atyre që ODIHR-i i ka thënë më konçiz, sesa mund t’jua përsëris unë.
Ndaj detyra jonë e parë është të merremi me këtë problem madhor, sepse çdo pasojë, që nga shtrenjtimi i çmimeve të bukës, të energjisë, të djathit, të vajit, të sheqerit, që nga shpunësimi që po nis si rezultat i zinxhirit të përkeqësimit, ngrihen çmimet bie konsumi, bien xhirot, bie fitimi, largohen njerëzit nga puna, mbyllen bizneset, zanafillën e ka tek kjo, te kapja e Shqipërisë nga një grusht njerëzish. Dhe ç’ kapja e Shqipërisë, natyrisht, nuk do të përfundojë me këto masa, por këto masa do të jenë jo thjesht fillimi i fundit, por një pjesë e mirë e punës për ta pastruar politikën nga njerëzit e lidhur me krimin, nga njerëzit e korruptuar në parlament, në bashki dhe institucionet shtetërore, sikundër për ti dhënë shqiptareve garanci se vota e tyre do të jetë e lirë, e fshehtë dhe do të numërohet ashtu siç do të hidhet. Sikundër, pushteti vendor do të jetë i tyre dhe jo i bajraktarëve të 2015-tës.
Këto janë me pak fjalë ato që sot janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të cilat, krahas iniciativave tona siç janë reforma territoriale, reforma zgjedhore, komisionet hetimore, përfshirë komisionin hetimor Bechetti, për të cilin do të depozitohet shumë shpejt padia, apo më mirë të themi ankesa në Gjykatën Kushtetuese, janë pjesë e betejës tonë parlamentare, që do të vazhdojë krah për krah me betejën tonë qytetare, duke inkurajuar, nxitur gjitha format e reagimit qytetar ndaj këtyre problemeve, ndaj problemeve të mëdha, siç janë ato që pamë ditën e parë të universiteteve me studentët, ndaj problemeve të çmimeve, ndaj çdo problemi tjetër.
Sepse këto janë prioritetet e shqiptarëve dhe për ne s’mund të ketë asnjë prioritet tjetër më të rëndësishëm se prioritetet e tyre.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë që ndryshe nga 2018-ta dhe konstatohet në fakt, që drafti për vettingun politik është dukshëm më i thelluar dhe i detajuar, por nga ajo se çfarë ne lexojmë, ndryshe nga 2018-ta, mbetet një komponent i pandryshuar dhe ai lidhet me integritetin e figurës, kontrollin e integritetit të figurës. Kemi lexuar edhe në 2018-ën opinionin e Venecias dhe e kemi rilexuar pas draftit tuaj për vettingun dhe Venecia ka një moment kur thotë se të njëjtat parime që ndiqen për prokurorët dhe gjyqtarët, nuk mund të ndiqen për politikanët. Në fakt janë thuajse të njëjtat parime përsa i përket tek drafti juaj me parimet që ndiqen për gjyqtarët dhe prokurorët, për komponentin e pastërtisë së figurës, integritetin. A po japim një pretekst për ta rrëzuar sërish këtë nismë tuaj?

Lulzim Basha: Në dijeninë time nuk ka një mospërputhje dhe s’ka se si të ketë një mospërputhje. Logjika të do që një kontakt i papërshtatshëm, pra afërsia e një magjistrati, gjyqtari, prokurori me krimin e organizuar është kaq e pa tolerueshme, sa afërsia e një politikani, e një ligjvënësi, apo e një ministri, apo e një krye-bashkiaku, apo e një kreu të një institucioni kushtetues, apo një institucioni te pavarur, me krimin e organizuar.
Kështu që nuk shoh që Venecia t’i diferencojë të dyja dhe s’ka arsye t’i diferencojë të dyja. Për këtë arsye edhe ne duke u mbështetur në një praktikë të miratuar nga Venecia, nuk i diferencojmë sepse ai kontakti i papërshtatshëm për gjyqtarin dhe prokurorin nuk mund të jetë i përshtatshëm për politikanin.
Sigurisht pastaj këtu futemi në fushën e abuzimeve si për shembull rastis që mund të nxjerrin dikë përpara, mund të ta sjellin edhe në zyrë dhe ti s’e njeh, bën edhe fotografi edhe del pastaj “Toyota Yaris” dhe të thotë ja ku e ke thotë. Por këto janë lojëra fëmijësh dhe ndërkohë që ligjet janë shumë serioze dhe praktika është e konsoliduar edhe në Itali se nuk po operojmë në vakum. Tjetër gjë është kontakti i rastësishëm.
Mund të dali përpara një person i dalë nga burgu thjeshtë që të të komprometojë. Ti je në fushatë, je duke takuar zonjat tek Pazari i Ri për shembull, je duke i pyetur si po ecin gjërat dhe papritur del një aty, duket që është i futur për të prish punë, për të treguar që shiko ti ke lidhje me kriminelët, të hedh edhe dorën në qafë, ti as që e njeh fare.
Nuk është ky kontakti i papërshtatshëm.
Ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë përpiqen t’i ikin të vërtetës. Ata që s’e kuptojnë kanë kohë të sqarohen një sqarim po ua jap unë sot. Kontakti i papërshtatshëm është kur ka mjaftueshëm indice dhe prova që zonja apo zotëria në fjalë, nga politikani më i lartë tek politikani më i ulët i grupit të politikanëve që do t’u nënshtrohet vettingut, është ose vetë anëtar i një strukture kriminale, një grupi të strukturuar kriminal siç thotë Kodi Penal ose është përfaqësues apo ka marrëdhënie ekonomike, politike apo të tjera me një grup të strukturuar kriminal.
Për fat të mirë jurisprudenca italiane këtu është jashtëzakonisht e avancuar dhe magjistratët e ndershëm shqiptarë nuk do të kenë nevojë të shpikin rrotën sepse edhe ligji shqiptar është shumë i qartë.

Gazment Bardhi: Ajo që ka thënë Komisioni i Venecias është që konkluzionet që ekspertët e komisionit kanë arritur në rastin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk merrej automatikisht si konkluzion në rastin e vettingut të politikanëve sepse aplikohen kritere të ndryshme dhe në këtë rast Komisioni i Venecias ka përcaktuar 2 kritere. Ndryshe nga rasti i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kriteri numër një është që të ketë qëllim të ligjshëm dhe Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin që për shkak të problemeve të dukshme që ka Shqipëria shkëputja e lidhjes së krimit të organizuar dhe politikës është një qëllim i ligjshëm.
Dhe së dyti respektimi i parimit të propocionalitetit duke lënë detyra konkrete se si iniciativa kushtetuese e asaj kohe mund të arrinte standardet e respektimit të standardit të propocionalitetit.
Të gjitha këto këshilla të dhëna nga ekspertët e Komisionit të Venecias janë pasqyruar në draftin që ne kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Pra, nuk ka një konkluzion si ai që ju cituat në opinion e Komisionit të Venecias. Ajo që ka thënë është që nuk aplikohen motamo apo automatikisht të njëjtat konkluzione që janë thënë në opinionin e mëparshëm. Pasi nëse do të ishte ashtu nuk do të kishin dhënë një opinion të dytë për rastin e vettingut të politikanëve, por kanë dhënë një opinion, një opinion të detajuar, sugjerimet dhe vërejtjet e të cilit janë reflektuar në draftin që kemi depozituar.

Pyetje: Zoti Basha ju jeni shprehur për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese Berisha-Rama të 2008-ës. Pse në amendamentet kushtetuese që keni dorëzuar nuk parashikohet diçka e tillë?

Lulzim Basha: Për arsyen që shpjegova në fund të fjalës time, sepse së pari sa i përket sistemit zgjedhor vetë, nuk ka asnjë pengesë që Komisioni i Reformës Zgjedhore që do të ngrihet në bazë të të kërkesës tonë, të shqyrtojë sistemin tonë zgjedhor të 2008-ës.
Unë personalisht e kam bërë të ditur preferencën time për një maxhoritar të pastër. Unë personalisht kam folur për nevojën për 2 dhoma pa rritur numrin e deputetëve dhe të senatorëve, pa rritur kostot mbi publikun, por duke i dhënë përfaqësuesve të popullit dy instrumente për të kontrolluar vendimet dhe veprimet e qeverisë.
Personalisht i qëndroj 100% asaj që kam shpallur në janar të këtij viti që mandati i figurës më të pushtetshme që ka ky sistem kushtetues deri tani, përveçse nëse ndryshon, pra i kryeministrit duhet të jetë jo më shumë se 8 vjet, 2 herë nga 4.
Personalisht besoj se një president nga populli është një opsion që nuk duhet përjashtuar. Personalisht mendoj se ka mënyra të tjera për të fuqizuar rolin e institucioneve të pavarura kushtetuese qofshin të natyrës strikt anti-krim, anti-korrupsion, qofshin të natyrave social-ekonomike, që janë bordet apo autoritetet e konkurrencës etj.
Por, unë gjykoj se vendi është në një krizë e cila përkeqësohet dita ditës dhe këtu ka nevojë që ne të lëvizim paralelisht.
Me këtë paketë urgjente stabilizimi dhe së dyti me ato ndryshime të cilat i kam përmendur për herë të fundit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por të cilat po kështu siç ju thashë në fund të fjalës time, duhet t’i nënshtrohen një diskutimi të gjerë me shoqërinë dhe për këtë arsye shpejt ne do të nisim këtë diskutim, këtë platformë qytetare për demokracinë ku të gjithë do të ketë mundësinë të japin kontributin e tyre.
Jo të gjithë jemi ekspertë kushtetues, jo të gjithë kemi të drejtë në mënyrën se si e shohim një republikë funksionale dhe në funksion të qytetarëve, por të gjithë duhet të kenë mundësinë të thonë fjalën e tyre përpara se të merren vendimet dhe vendimet që për këto lloj ndryshimesh që në thelb do të ndryshojnë tërësisht natyrën e republikës, nëse ndërmerren në gjykimin tim pastaj duhet të kalojnë përmes një referendumi popullor.

Pyetje: Sipas një sondazhi, rreth 80% e anëtarësisë së PD-së është kundër drejtimit të PD-së nga ana juaj. A mendoni se në këto kushte duhet te jepni dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike për mos ta çuar PD-në në përçarje?

Lulzim Basha: Sipas sondazheve të mija, 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin agjendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit.

Pyetje: Zoti Basha, ju përmendët Vettingun e politikanëve si një çështje shumë themelore në draftin e propozimeve që janë dorëzuar në kuvend. A duhet të ketë edhe vetting të administratës si dy elementë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin?

Lulzim Basha: Është pyetje shumë legjitime, sepse edhe dikush i trajnuar në fushën juridike si unë, i bëra të njëjtën grupit të ekspertëve dhe përgjigja në fakt ishte e qartë dhe shteruese. Detyra kryesore e politikanëve të pastër, është të sigurojnë që institucionet të përbëhen nga zyrtarë të pastër.
Kjo tashmë është parashikuar me ligj dhe nuk ka nevojë që këto ligje të ndryshohen.
Ajo që ka nevojë është që këto ligje të zbatohen. Që këto ligje të zbatohen, duhet që politikanët të jenë të aftë dhe të pastër. Pra me fjalë të tjera, administrata shtetërore është në gjendjen që është për shkak të korrupsionit të politikës, për shkak të lidhjeve të politikës me krimin. Për shkak se kanë braktisur qytetarët dhe i shërbejnë xhepit të vet dhe i shërbejnë xhepave të ortakëve me të cilat sundojnë Shqipërinë.

Pyetje: Zoti Basha kam një pyetje më shumë sqaruese, duke qenë se u prek pak në pjesën tuaj të hyrjes. Përsa i përket reformës territoriale, ju deklaruat se kërkoni që në propozimet tuaja që të ndahen bashkitë në rurale dhe urbane, por a ka Partia Demokratike një skicë të re territoriale dhe sa mund të jetë numri i bashkive dhe komunave që ajo propozon?

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka ngritur një grup të brendshëm, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, në përbërje të të cilit ndodhen deputetë, drejtues të pushtetit lokal ndër vite, ekspertët më të mirë të decentralizimit me trajnime në institucionet më elitare të Europës dhe me përvojë pune, në kohën kur decentralizimi në Shqipëri ka ecur përpara.
Finalizimi i një dokumenti të brendshëm pune nga këto tre faktorë. Do të ecë paralel me depozitimin e kërkesës tonë për ngritjen e komisionit të reformës territoriale.
Dhe këtu që padiskutim që ne do të shkojmë me propozime të qarta të cilat do të jenë në funksion të qytetarëve dhe jo siç bënë këta në 2015-ën, në funksion të grabitjes së pushtetit vendor duke bërë absurditete të tilla që s’kanë nevojë për komente, por që sot qytetarët i vuajnë sepse siç thashë, u duhen me qindra kilometra për të marrë shërbimin më bazik dhe prapë se marrin. Kthehen prapë në shtëpi, kthehen të nesërmen e prapë se marrin.
Ndërkohë që të ashtuquajturit administratorë ose s’kanë pushtetin e nevojshëm për t’i mbështetur ose kur e kanë, abuzojnë dhe si përfundim rrinë e dredhin zinxhirin, ndërkohë që zinxhiri në qafën e shqiptarëve vjen e shtrëngohen sepse pushteti lokal që duhet të jetë pushteti më afër qytetarëve, praktikisht de fakto është asgjësuar.

Pyetje: Propozimin tuaj për vettingun e politikanëve, ju keni renditur disa pika që ndalon një person për të kandiduar për deputet. Do përfshihet në vettingun e politikanëve edhe një pikë që lë jashtë listave për deputet persona që janë shpallur non grata nga SHBA apo nga një shtet tjetër?

Lulzim Basha: Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme, bën gabim. Bën një gabim klasik në raport me mua.
Për të mirë apo për të keq, në këto vite në shërbim të publikut jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes. Sepse e përditshmja shpesh i mbush njerëzit me pesimizëm, i mbyt në dëshpërim dhe iu heq shpresën dhe vizionin për të parë se çfarë mund të jemi ne.
Çfarë mund të jetë ky vend?
Çfarë mund të jetë rinia e këtij vendi?
Si mund të jetojnë më mirë prindërit tanë që janë ropatuar një jetë të tërë dhe sot me atë pension nuk blejnë dot as ilaçe, nuk paguajnë dot as faturën e energjisë dhe bukën.
Dhe që të shohësh përtej, duhet të mendosh përtej të nesërmes apo të sotmes.
Në qoftë se rri si miu në çark, me bishtin tënd ndër dhëmbë, atëherë sillesh vërdallë dhe nuk sjell asnjë zgjidhje. Dhe këtë besoj e kemi provuar 8 vite dhe gjëja më e keqe, shërbimi më i keq që PD-ja apo unë mund të bëjmë, është të përsërisim atë model.
Jo rrallë, ne këtë e kemi paguar me kosto jo të vogël, duke sjellë propozime vizionare, programe pune, programe për zhvillimin e ekonomisë, programe për punësimin, për universitetet, për shëndetësinë, për luftën kundër varfërisë, për ndarjen e emigracionit, ndërkohë që pala tjetër shkonte kapte banditët, oligarkët, blinte vota, shantazhonte qytetarët dhe pastaj del dhe krekoset si gjeli në majë të PPP-ve, që të ruajmë etikën në këtë komunikim, se është orë që mund të na ndjekin edhe fëmijët.
Prandaj, si në çdo propozim tjetër, edhe në këtë propozim, interesat tona janë interesa e shqiptarëve. Interesat e shqiptarëve.
Sigurisht sot shqiptarët vuajnë të përditshmen, por interesat e shqiptarëve janë afatgjata. Dhe interesi i parë dhe kryesor, është ndarja e politikës me krimin dhe largimi i politikanëve të korruptuar.
Dhe për këtë nuk ka pse t’i hedhim sytë as tek vendet e tjera, as në qiell dhe as në det, por të shikojmë çfarë mund të bëjmë ne, shqiptarët vet. Se në fund të fundit ky është vendi ynë, s’është as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës, as i imi, është i të gjithë shqiptarëve.
Duke qenë i të gjithë shqiptarëve, të gjithë shqiptarët kanë një interes për ta parë që vendi të ecë përpara. Dhe që vendi të eci përpara, duhet që praktikat e dështuara të 30 viteve tranzicion, të marrin fund.
Si marrin fund?
Me fjalë?
Jo! Me vepra.
Urdhëro ku e ke, merri hiqi politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre, të familjeve të tyre, midis tyre apo të ortakëve të tyre. Politikanët e lidhur me krimin. Urdhëro, jepi SPAK-ut resurset e nevojshme. Filloje me mua, me kryetarin e Partisë Demokratike, me kryetarin e opozitës në qoftë se ke frikë ta fillosh me kryeministrin. Filloje me mua vettingun e politikanëve dhe çoje deri në fund.
Kjo nuk është sfide, por kjo është e vetmja mënyrë për të ndarë llafet, thashethemet, baltën nga e vërteta.
Nis kontrollin e pasurive, nis kontrollin e kontakteve të papërshtatshme, merr sipas ligjit vendimet e duhura, largo politikanët e korruptuar ose ata që nuk iu mbajnë këllqet jepi mundësinë të bëjnë të vetmin akt të denjë në jetën e tyre, të japin dorëheqjen e të largohen nga politika para se t’i largojë ky ligj.

Pyetje: Të gjithë kemi qenë dëshmitarë që për të arritur tek marrëveshja e 5 qershorit, u deshën mjaftë muaj diskutime në Këshillin Politik dhe shpeshherë kishte ndërprerje të atyre mbledhjeve për shkak se palët nuk arrinin një dakordësi. Madje arriti deri aty saqë në tryezë u desh që të uleshin tre ambasadorë, e SHBA-ve, i BE-së dhe ai Britanik që palët të shkonin drejt marrëveshjes së 5 qershorit. Ndërkohë që çfarë ju bën ju që të besoni që pas këtyre tre propozimeve për ndryshimet kushtetuese që kryeministri Edi Rama do t’iu pranojë këto amendamente, në një kohë kur ai sot ka deklaruar se nuk pranon që të dialogojë me opozitën në anglisht dhe në një kohë kur faktorin ndërkombëtarë do të mungojë në këto tryezë, a besoni se Partia Socialiste do pranojë të diskutojë dhe të votojë në fund këto ndryshime? Dhe a janë këto amendamente propozime të panegociueshme të Partisë Demokratike në tryezën e dialogut?

Lulzim Basha: Padiskutim që ne ulemi për të çuar përpara plotësimin e këtyre amendamenteve kushtetuese dhe nuk shkojmë atje me çarkun e pushkës për t’i thënë firmosni tani.
Në qoftë se kanë diçka për të shtuar që është e vlefshme, le ta shtojnë. Në qoftë se kanë pyetje, le ta na pyesin. Ama këtë do ta zhvillojmë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Ndoshta ka mundësi për ta pasuruar, për ta bërë dhe më të fortë, për gjithçka që e bën vettingun më të fortë, në parim jemi gati.
Në gjithçka që e dobëson, në parim jemi kundër.
Siç iu thashë, edhe nëse masakra zgjedhore nuk do të kishte penguar ardhjen e natyrshme të Partisë Demokratike në pushtet, mundësia që ne të kishim mjaftueshëm vota për të ndryshuar kushtetutën do ishte shumë e vogël.
Dhe së dyti, edhe po të kishim mjaftueshëm vota bashkë me aleatët tanë për të ndryshuar kushtetutën, është bindja ime e thellë nga formimi im, si demokrat, me përgjegjësitë që mendoj se i takojnë një kryetari të Partisë Demokartike të shekullit të XXI, nga kultura dhe etika që përshkon të gjithë ekipin drejtues të Partisë Demokratike, se një vendi që kërkon të bëhet anëtarë i Bashkimit Europian, nuk i takon që një parti edhe po t’i ketë votat ta ndryshojë kushtetutën pa pyetur opozitën.
Kështu që edhe po t’i kishim votat në qeverisje, ne prap do shkonim tek socialistët në opozitë, ku duhet të ishin normalisht pa masakrën zgjedhore, dhe do t’i thonim ejani ta bëjmë bashkë.
Sepse nuk është ekspeditë ndëshkimore, jo se se meritojnë, po nuk mund të jemi ne ekspeditë ndëshkimore. Ejani të bëjmë atë që duan shqiptarët, një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga krimi. Një sistem zgjedhor të drejtë, ku garantohet liria dhe sekreti i votës dhe çdo votë numërohet. Që të prodhojë institucione që varen nga njerëzit dhe jo nga Ram-Dosh-Rakipët. Në mënyrë që t’i shërbejë njerëzve dhe prapë njerëzit vendosin sa herë që i vijnë zgjedhjet: na shërbyen mirë këta, po, po iu japim edhe një herë besim. Nuk na shërbyen mirë, t’i largojmë të vijnë këta të tjerët.
Ky është mekanizmi bazë i demokracisë dhe vetëm me këtë mekanizëm pasuritë e panumërta të Shqipërisë mund të kthehen në mirëqenie për shqiptarët dhe jo në një luks të shfrenuar për një grusht njerëzish dhe mjerim për pjesën tjetër të shqiptarëve. Se ky nuk është një vend shkretëtirë. Ky është një vend i pasur në mes të Europës, por që është vjedhur dhe zhvatur në këto 30 vite, në veçanti këto 8 vite, dhe ka krijuar këtë hendek ku një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë dhe të tjetër ndezin purot me 500 euro, siç me siguri i keni parë në instagram.

Pyetje: Në një kohë kur SPAK bllokon çështjet në lidhje me qeverinë gjë që të cilën ju e keni denoncuar herë pas here, si mund t’i besoni vettingun e politikanëve?
Pyetje: Ju keni deklaruar se zoti Berisha po kërkon të bunkerizojë PD-ën, përse rrini në seli dhe nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarët e PD-së siç bën zoti Berisha meqenëse sapo deklaruat 95% e anëtarëve iu mbështesin?

Lulzim Basha: Kam dalë më shumë se çdo kryetar i Partisë Demokratike në këto 30 vite dhe do të dal përsëri. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzojë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti.
Plus që kjo nuk është midis meje dhe zotit Berisha, s’ka qenë kurrë dhe s’kishte për të qenë kurrë kjo situatë.
Situata dihet fare mirë dhe meqë më cituat pjesërisht korrekt, se shumë prej atyre që dalin deformohen, situata dihet fare mirë: Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një Parti Demokratike të fortë dhe të vendosur të përballet me regjimin e Edi Ramës dhe masakrës zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës.
Kjo është arsyeja se pse jam vetëpërmbajtur dhe do të vazhdojë të vetëpërmbahem me besimin më të madh, me bindjen e thellë se siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve dhe me thirrjen ndaj çdokujt që është i paqartë apo i zemëruar të qetësohet dhe të qartësohet. Ndërsa oportunistëve dhe inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimit që i bëni gjendjes aktuale të ish-kryetarit historik do t’iu vijë me faturën që s’jua kam dhëne këto tetë vite, politike sigurisht .
Pyetje: Sa kohë do vetëpërmbaheni, kur prisni të dilni?

Lulzim Basha: I lëmë se tjerat u sqaruan, i dinë demokratët tjerat, nuk turbullohen kollaj demokratët, janë njerëz të zgjuar, kanë kaluar furtuna, e dinë shumë mirë se kush është armiku i Shqipërisë. E dinë shumë mirë se kush janë ata që vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë peng dhe më kanë parë këto vite në krye të betejave duke sakrifikuar gjithçka dhe do vazhdoj të sakrifikoj gjithçka deri sa ta rrëzojmë këtë të keqe.
Pavarësisht prej sinergjisë që po krijohet me llumin në të dyja anët e politikës për ta mbajtur status quo-në, nuk ka shans, zero shans.
Tani tek SPAK.
SPAK meriton zero besim, zero.
SPAK është deri tani harxhimi më i madh i kredive dhe parave të aleatëve tanë dhe të shqiptarëve .
E quajta në Kuvend: SPAK qilimkuqi, nëse e mbani mend, për shkak të paradave që na bëjnë në tapetin e kuq. Por me këtë akt, SPAK-ut po i japim një shans që të krijojë besueshmëri, që të fillojë të bëjë punën për të cilën paguhen, ruhen, ju janë dhënë makina speciale, ju janë dhënë zyra, ju janë dhënë stafe mbështetëse, sekretarë , statuse, trajnime jashtë shtetit.
Po ju japim një shans të ngrihen në lartësinë e detyrës për të cilën janë investuar shqiptarët , taksat e tyre, Ëashingtoni, Brukseli, Berlini , Londra, Roma, Parisi dhe po demonstrojmë dhe njëherë se ndryshe nga përrallat e Edi Ramës që është sabotatori i vetëm, kryesor, por jo i vetëm i reformës në drejtësi, ne jo vetëm që nuk i trembemi institucioneve të drejtësisë, por jemi gati të investojmë besimin tonë politik, pikërisht për ti dhënë një shans që të bëjnë punën për të cilën janë krijuar dhe për të cilën paguhen.
Sigurisht që vazhdojnë të mos ta bëjnë. Këtu do jemi dhe siç flasim me zë të butë, e kemi dhe një hu me vetë siç thoshte një nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës, Theodor Ruzvelt.

Pyetje: Kam dy pyetje në fakt, por unë po e nis me atë që ka më shumë interes. A do japë Partia Demokratike votën për zgjatjen e afateve për organet e vettingut? Pra do ta kushtëzoni ju këtë votë me paketën e ndryshimeve kushtetuese që ju tashmë keni depozituar në Parlament? Ju kemi dëgjuar disa herë në fakt edhe në këtë dalje për shtyp, kur thoni që edhe gjatë qeverisje së Partisë Demokratike ka patur llum. Nuk mendoni se ka ardhur koha që të flisni me emra konkretë? Cilët janë këta ish-ministra apo funksionarë të lartë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ta mësojmë dhe në të medias?

Lulzim Basha: E dini ju të medias, e dinë dhe pronarët tuaj, e di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Kriteri më i mirë që ju jap është shikoni kush është graduar, kush është pasuruar, pasi kemi lënë pushtetin në 2013 dhe do të shikoni që, ndoshta jo të gjithë, por një pjese e mirë prej tyre është graduar, grepuar, pasuruar sepse ka vendosur që sakrificën e demokratëve në tetë vite të qeverisjes tonë, ta përdorë për tu pasuruar dhe këto tetë vite në opozitë jo vetëm nuk është kujtuar për Partinë Demokratike, por i ka vënë shkelmin asaj sakrifice duke bashkëpunuar haptazi në nivel politik por edhe ekonomik, financiar me Edi Ramën.
I njohin demokratët, jua dinë bëmat, jua dinë dhe pazaret, jua dinë dhe intrigat, kështu që këtu mendoj se komentet e mia janë të tepërta.
Sigurisht ka gjithmonë një kohë për pendesë dhe besoj do të ketë gjithmonë një kohë edhe për drejtësi.
Thelbi i asaj që thashë është që unë jam i vetëdijshëm që siç shpresoj të ketë dhe jam i bindur që do të ketë socialistë të ndershëm në nivelin e socialistëve të thjeshtë, jam i sigurt se i kam takuar, i kam përgëzuar, por shpresoj edhe në nivelin e socialistëve me pushtet që do të mbështesin paketën për vettingun e politikanëve.
Pra siç ka nga të dyja anët e politikës njerëz që e duan pastrimin e politikës, padiskutim ka në të dyja anët e politikës njërës që nuk e duan pastrimin e politikës dhe i tremben pastrimit të politikës.
Sa i përket çeshtjes tjetër, tani besoj se është çështje e shteruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm në mbledhjen e Këshillit te Integrimit dhe nga zoti Alibeaj dhe nga zoti Rushaj.
E para punës nuk ka vakum kushtetues. E dyta e punës, vettingu vazhdon.
Ideja që vetingu u ndalka është një gënjeshtër.
Kushtetuta ka parashikuar që vettingu nuk ndalet derisa të mbarojë vettingu i çdo gjyqtari dhe i çdo prokurori.
Kështu? E dini besoj këtë apo jo?
Mundësisht t’ia sqaroni sa më mirë shqiptarëve, çfarëdo që të ndodhë vettingu do të vazhdojë.
Ajo që kërkohet ka të bëjë me zgjatjen e mandatit të 14 individëve, që kanë patur katër vjet e ca kohë për të bërë vettingun.
Para se të merret një vendim për këtë çështje dhe në kundërshtim të plotë me mënyrën harbute që Edi Rama mendoi se do na bënte apelin nga selia e Partisë Socialiste ditën e premte, që kjo është diçka që nuk negociohet dhe pikë.
Para se ky vendim të merret duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këto njerëz këto katër vite e kusur? Si ka ecur procesi? Si kanë qenë ritmet, kanë qenë të shpejta apo të ngadalta? Pse kanë qenë të ngadalta? A janë ndodhur para presioneve ata? A kanë qenë para presioneve faktorë tjerë të vettingut? Kush ju ka bërë presion? Çfarë mund të korrigjohet?
Pra një analizë të plotë që të jemi në gjendje të vendosim cila është më e mira për qytetarët që presin drejtësi.
Çdo vendim i yni, për bazë do të ketë interesin më të mirë të qytetarëve dhe asnjë qëndrim tjetër qoftë ky në formë ultimatumi apo në formë propagande.

Pyetje: Disa javë më parë ambasadorja amerikane deklaroi se palët duhet të punojnë për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. A është dhe a do të jenë SHBA garant për këtë?

Lulzim Basha: Të garantoj se s’kam ndërmend te garantoj për punën e Sekretarit të Shtetit dhe aq më pak të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorit të tyre në Tiranë, por kam shumë besim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës që na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira të ekzistencës tonë si komb, që nga themelimi i shtetit shqiptar tek themelimi i shtetit të Kosovës, nuk do të jenë indiferentë, por do të përpiqen me të gjitha mënyrat dhe format së bashku me Bashkimin Europian të na ndihmojnë edhe në këto sfida.

Pyetje: Ju i keni informacionet nga demokratët, çfarë ndodh nëse në Sheshin Skënderbej ndodh një mbledhje e Kuvendit Kombëtar të paktën me ata përfaqësues që kanë zgjedhur të firmosin? Çfarë qëndrimi do të mbajë PD?

Lulzim Basha: Ambienti është mbushur me thashethemnaje dhe keq perceptime se Partia Demokratike është një amulli amorfe ku çfarë thotë njëri në mëngjes do të bëhet, pastaj del dikush në drejtë dhe thotë jo se do bëhet ndryshe, pastaj një tjetër në darkë.
Partia Demokratike ka rregulla të qarta.
Partia Demokratike kurrë nuk ka patur hapësirën demokratike që gëzon jo vetëm me statut, por edhe me akte dhe veprime konkrete.
Sigurisht është në një proces ndryshimi të vazhdueshëm por s’ka asnjë hapësire për keqkuptime apo për institucione paralele. Boll probleme kanë shqiptarët me institucionet paralele të serbëve në Kosovë.
Partia Demokratike është dhe do të mbetet një e vetme.

Pyetje: Nga garda mbroheni edhe ju. A nuk duhet të jeni një politikan më modest në shpenzimet duke qenë se ju e preket këtë aspekt për Gardën ndërkohë që këtë mbrojtje e merrni edhe ju?

Lulzim Basha: E para e punës kryetari i opozitës mbrohet nga Garda prej të paktën 2003-shit. Pra fake neËs se më ka dhënë mbrojtje garda mua tani është fakeneËs, është lajm i rremë.
A duhet të mbrohet kryetari i opozitës nga Garda?
S’është pyetje për mua.
Garda dhe policia e kanë për detyrë të të mbrojnë edhe ty nëse ata e gjykojnë që ka një kërcënim ndaj teje. Unë nuk merrem me ato punë. Një gjë është e sigurt: me gardë, pa gardë, gardh gojës s’i kam vënë dhe s’kam ndërmend t’i vë.

Pyetje: Gjykata Kushtetuese ka hequr pragun 10 mijë vota për deputetët që marrin vota preferenciale ndërkohë në amendamentin tuaj është po me 2/3 e listës që është e hapur. Do të jetë një listë e hapur 200% apo pjesërisht e hapur?

Lulzim Basha: Kushtetuta është një. Çdo ndryshim kushtetues shkon në një Kushtetutë. Përveçse ndonjëri mendon se mund t’i zgjidhë problemet e Shqipërisë duke i fut ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.
Përderisa është një Kushtetutë, në një kushtetutë do të bëhet çdo ndryshim.
Qëndrimin tonë për ndryshimet që kërkojmë besoj e shpjeguam. Qëndrimin tonë për atë që ata kërkojnë e shpjegova shkurtimisht, ekspertët tanë do ta shpjegojnë edhe më qartësisht. Një gjë që të mos kemi asnjë keqkuptim. Pa pikë diskutimi që Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të jetë i hapur dhe sa na takon ne do të jetë i hapur të shqyrtojnë çdo ndryshim që u vlen shqiptarëve përfshirë Mariglen edhe ndryshime të sistemit nëse iu vlejnë shqiptarëve.
Qëllimi i asaj pjesë të ndryshimeve kushtetuese është për të zhbërë ndryshimet e njëanshme të 30 korrikut. Ai nuk është stacioni fundor, është stacioni fillestar për të hapur rrugën për ndryshimet, gjithmonë në funksion të asaj që presin dhe meritojnë shqiptarët.

Pyetje: Ju jeni shprehur se nuk do të lejohet të mblidhet një kuvend Kombëtar por nga ana tjetër dihet se me ¼ e delegatëve mund të mblidhet. Si do e pengoni ju mbledhjen?

Lulzim Basha: As paranteza as informacionin nuk janë të sakta, kur t’i keni të sakta do të merrni përgjigjen e plotë.

Read More
18 Tet
0

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD BASHA, ME ZV.KRYEMINISTREN DHE MINISTREN E JASHTME E DIASPORËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DONIKA GËRVALLA

Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, priti sot Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Znj. Donika Gërvalla.

Z. Basha i shprehu znj. Gërvalla urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve model në Kosovë, një leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Z. Basha dhe Znj. Gërvalla ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog. Mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i pare që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.  Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Z. Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/420309682797600

Read More
18 Tet
0

Deklarata e kryetarit të PD, Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar

 

Më vjen keq që të ndërpres seancën e parë të një prej komisioneve kryesore parlamentare, që është komisioni i hetimit të masakrës zgjedhore, të cilit i uroj punë të mbarë në zbardhjen e masakrës zgjedhore si një parakusht për të ecur përpara me kthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe të legjitimitetit. Dhe pikërisht lidhur me kthimin e Shqipërisë në kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit, që sigurisht pastaj lidhet me mirëqenien e shqiptarëve, me punësimin e shqiptarëve, me çmimet e shqiptarëve, me rrogat e shqiptarëve, me fatin dhe sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në Parlamentin e Shqipërisë, amendamentet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme, të Kushtetutës të 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamentin kushtetues për vetingun e politikanëve në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të fundvitit 2018. Ku në përputhje siç ka konstatuar Komisioni i Venecias, qëllimi për të bërë vetingun e politikanëve për lidhjet e tyre me krimin e organizuar, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre apo të ortakëve të tyre të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë Shqipërisë, në parajsa fiskale apo banka offshore, është një qëllim legjitim dhe respektojnë po kështu kërkesën për proporcionalitet që është pjesa e dytë e Komisionit të Venecias duke kërkuar në këtë amendament kushtetues. Venecia thotë që i gjithë parashikimi i procesit duhet bërë në Kushtetutë, në mënyrë që këtë proces ta kryejë një njësi e posaçme e strukturës së posaçme anit-korrupsion, njohur ndryshe si SPAK , që të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryetari bashkie, ministri, kryeministri, kreut të shtetit, krerëve të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura në raport me lidhje të papërshtatshme , pra me krimin e organizuar, pasuritë dhe ligjshmërinë e tyre në lidhje me personat vetë, familjarët e tyre dhe ortaket e tyre. Dhe amendamenti i tretë ka të bëjë me hapjen rrugë të reformës territoriale si prioritet absolut i shqiptarëve për të kthyer jo vetëm demokracinë dhe përfaqësimin lokal afër njerëzve, por për të rikthyer shërbimet e munguara dhe të shkatërruara nga një reformë që tashmë jo vetëm shqiptarët anë e mbanë vendit , por edhe institucionet ndërkombëtare, nga Këshilli i Evropës tek Bashkimi Evropian e konsiderojnë të dështuar.
Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh, vendimi i grupit parlamentar është që të ecet përpara me depozitimin e tyre dhe do të bëhet kështu në ditët e ardhshme për ti hapur rrugë prioriteteve të qytetarëve shqiptarë që janë: demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vetingu i politikanëve, ndarja e politikës me krimin dhe reforma territoriale për ta kthyer pushtetin vendor afër qytetarëve dhe në funksion të qytetarëve.

Pyetje: Zoti Basha, çfarë garancie keni ju që paketa e ndryshimeve kushtetuese për vetingun në politikë do të pranohet, pasi në vitin 2018 shumica e socialistëve as që e mori në konsideratë nismën tuaj duke thënë se bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit?

Lulzim Basha: Është pikërisht Komisioni i Venecias ai që ka shtruar rrugën tashmë dhe e ka bërë të qartë se në cilën rrugë duhet ecur. Ka thënë po keshtu që Shqipëria në kushtet kur ndodhi në 2018 e jo më tani që është dhe më keq, e ka të domosdoshme vetingun e politikanëve, pra bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias që është i shkruar, është në faqen e Komisionit të Venecias, është në anglisht, mesa di unë dhe në shqip por të paktën në anglisht po. Ne kemi hartuar amendamentet kushtetuese në perputhje të plotë me opinionin e Komisionit të Venecias.

Pyetje: Vetingu i politikanëve përfshin edhe vendime përtej Shqipërisë, pra persona non grata duhet të jenë pjesë e politikës?

Lulzim Basha: Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike në momentin e depozitimit, se vetingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullor, nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, nga të gjitha shtresat, nga elita, nga të rinjtë, nga studentët, që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, një politikë me politikanë të cilët arrijnë të përligjin çfarëdo pasurish kanë. Pra jo një politikë të lidhur me krimin e organizuar siç kemi sot dhe të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë dot të ardhurat dhe pasuritë e tyre.

Pyetje: A do bini në konsensus për zgjatjen e afateve të Vettingut?

Lulzim Basha: Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptarëve. Asnjë nga këto tre çështjet që përmenda, nuk është një favor ndaj Partisë Demokratike, apo ndaj opozitës. Po të ishte për çështje pragmatike, ka shumë çështje të tjera që do të çonim të parat. Por ne e kemi thënë, unë e kam thënë, e përsëris edhe sot: jemi aty në atë Kuvend, edhe pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, me një dhe një qëllim, që me fuqinë që na dhanë shqiptarët, që se ndali dot masakra zgjedhore, ndonëse ndali ndryshimin, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë, legjitimitetit, pa të cilin nuk mund të ketë as mirëqenie, as punësim, as luftë kundër varfërisë, as ndalje të emigracionit të të rinjve. Dhe për këtë arsye ne do të çojmë përpara agjendën tonë të këtyre ndryshimeve që u shërbejnë shqiptarëve. Këto janë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo për Partinë Demokratike.

Pyetje: Zoti Basha, a është ndryshimi i sistemit zgjedhor, pjesë e amendamenteve kushtetuese të Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Padiskutim, kthimi i ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut është një hap i kësaj pakete, sikundër Komisioni Zgjedhor i cili do të formohet pas depozitimit të kërkesës tonë, ka për detyrë pastaj që në konsultim me shqiptarët, të shtrojë rrugën përpara për gjithë çështjet e tjera që kanë të bëjnë edhe me sistemin zgjedhor.

Pyetje: Zoti Basha, vettingu i politikanëve është një kërkesë që demokratët e kanë vendosur si kusht për të plotësuar ndaj socialistëve, përderisa ata do t’u kërkojnë sërish votat për çështjen e vettingut, për zgjatjen e afateve…

Lulzim Basha: Nuk bëjmë Pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, do të thotë nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim, por ka vetëm emigracion, papunësi, varfëri. Është çështje e shqiptarëve, jo e Partisë Demokratike, s’mund të jetë çështje pazari. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës, nga personat që kanë lidhje me krimin e organizuar apo janë të korruptuar. Është interesi më i mirë i shqiptarëve, nuk është çështje thjesht e Partisë Demokratike. Reforma territoriale është çështje e shqiptarëve, nuk është çështje thjeshtë e Partisë Demokratike.

Pyetje: Zoti Basha, ju deklaruat se këto amendamente i keni kaluar sot në mbledhje, por a nuk duhet t’i diskutonit më gjatë me deputetët? I referohem edhe deklaratës së zotit Spaho, i cili theksoi në mbledhje që këto amendamente duhet të diskutohen edhe në forumet e partisë?

Lulzim Basha: Praktikat që Partia Demokratike ndjek për çështje të propozimeve ligjore, janë të mirëkonsoliduara dhe të mirënjohura nga gjithkush.

Faleminderit!

https://youtu.be/Uf5ybos8VbA

Read More
15 Tet
0

“Krizë korrupsioni dhe jo krizë energjitike”. PD depozition kallëzimin në SPAK për përgjegjësit e kësaj krize korrupsioni që rëndon në kurrizin e shqiptarëve

“Krizë korrupsioni dhe jo krizë energjitike”. PD depozition kallëzimin në SPAK për përgjegjësit e kësaj krize korrupsioni që rëndon në kurrizin e shqiptarëve.

DEKLARATA E NËNKRYETARËVE TË PD, JORIDA TABAKU DHE ENKELEJD ALIBEAJ, PAS DEPOZITIMIT TË PADISË PËR ABUZIMET ME ENERGJINË NË SPAK

JORIDA TABAKU

Duke pritur që SPAK-u dhe drejtësia e re të vepronte në  10 ditët e fundit Partia Demokratike bëri thirrje pothuajse të përditshme, dje ishte hera e fundit për situatën në sektorin energjitik.

Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi,  të tre  përgjegjës për krizën  e korrupsionit për  krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre  individëve nëse sektorin energjitik.

Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me  rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240  deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u  vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro.

Ndërkohë që bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro.

Unë e di që këto janë shifra të jashtëzakonshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzakonisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë kryeministri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdhaja.

Sot qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit dhe krizën e menaxhimit. Ne sollëm këtu emrat e 8 drejtuesve të insituticioneve dhe enteve publike por të gjithë e kanë të qartë se kjo ka ndodhur vetëm si rezultat i vullnetit politik të qeverisë, i mënyrës se si operon qeveria, i mënyrës se si kanë operuar në çdo sektor dhe i mënyrës se si po operojnë dhe sot duke e parë çdo krizë si mundësi për të vjedhur.

I bëjmë thirrje edhe njëherë drejtësisë së re të ngrihet në lartësinë që i takon, të marri vendime për qytetarët shqiptarë, të mos lejojë asnjë zyrtar sot në pushtet ta përdorë pushtetin për t’u mbrojtur, të marri vendime që këto fonde të vjedhura, këto fonde korrupsioni me energjinë elektrike që të gjithë do t’i vuajnë në kurriz në muajt në vijim, të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.

ENKELEJD ALIBEAJ

Ky është i pari kallëzim që sapo depozituam duke respektuar të gjitha proceduarat edhe në rrugë korrespondence besoj juve që jeni këtu e kuptoni edhe i dini rregullat e depozitimit të kallëzimit përveç mënyrës fizike.

Është një kallëzim i cili siç e dhe zonja Tabaku e tha i drejtohet tre drejtuesve të lartë administrativ , të cilët sot kanë në dorë energjinë e shqiptarëve, korrupsionin mesa duket, Adrian çela, drejtori i OSHEE Grup, Ergys Verdho Administrator i Korporatës Energjitike Shqiptare KESH, Erina Rexhepi me detyrë administrator i furnizuesit të tregut të lirë.

Për çfarë janë kallëzuar?

Sepse do të duhet që serioziteti i këtij aksioni politiko-juridik t’ua bëj me dije juve dhe të gjithë publikut. Shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, moskallëzim krimi, të gjitha këto të kryera nën formën e grupit të strukturuar kriminal. Është kallëzimi i parë.

Faktet që zonja Tabaku ju tha, krizën e rëndë ekonomike prej korrupsionit nuk ka të madh dhe të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre dhe në këtë aspekt do të  mjaftonte vetëm ajo se çfarë publikisht është thënë, pranuar që nga i pari i qeverisë që kjo zyrë, këta prokurorë sipas detyrimeve imperativë të reformës në drejtësi dhe të ligjit përkatës për SPAK-ut të vepronin në mënyrë energjike, me iniciativë siç thuhet. Pra kryesisht nuk e kanë bërë.

Koha e pasarelave vanitoze në tapet të kuq duhet të marrë fund. Zija ka rënë në familjet shqiptare, në ekonominë shqiptare. Është koha tashmë që këta zotërinj të veshin veladonin e zi , të vendosin bandanën në sy për të drejtësi të verbër dhe energjike ashtu siç kërkesat e reformës në drejtësi dhe ligjit nevojat e publikut, korrupsioni maksimal i shpërhapur në sistem e kërkon. Nuk ka ndodhur deri tani dhe besoj që do të duhet të dini dhe sepse s’ka  ndodhur.  E dini tashmë. Ua themi edhe ne.

Nuk ka ndodhur sepse një dorë e ka zënë për fyti drejtësinë, edhe këtë seli. Është dora e Edi Ramës, Edi Ramës me sejmenët e vetë. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e bëmë ne dhe do ta bëjmë jo vetëm me këtë kallëzim të parë por edhe me kallëzime të tjera duke mbledhur fakte dhe prova për ti depozituar pranë sistemit të drejtësisë.

Ky është detyrim politik, juridik, qytetar mbi të gjitha për të dëgjuar veshët e shurdhuar deri tani të drejtësisë. Sot kemi ardhur për një gjë shumë më të rëndë se sa ajo çfarë ju mendoni. Sot është testi, siç e kuptuat që kjo drejtësi e re, e mirë paguar, me kushtet maksimale komoditetit, mbrojtjen, shpresën e madhe të qytetarëve për një drejtësi të re, ta bënin këtë gjë.

Read More
15 Tet
0

Kreu i PD, Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan

Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1448899097583362052?s=21

Read More
14 Tet
0

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, BASHA, PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E SENATIT AMERIKAN DHE AMBASADOREN SË SHBA NË TIRANË, YURI KIM

Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni:
Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.
Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.


Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.
Faleminderit!

Read More
14 Tet
0

Fjala e plotë e kryetarit të PD Basha në Kuvend

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË KUVEND

 

Të nderuar qytetarë, u bë një javë e disa ditë që tellalli i të keqes i njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rënda për ekonominë, për jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Pasoja të ngjashme me ato të tërmetit dhe të pandemisë. Por, pakkush e besoi.

 

Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte një borxh i ri. Pra, marrje e miliona eurove të tjera borxh në emrin tuaj, nga xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, për t’iu ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 milionë eurosh borxh.

 

Të dielën në drekë doli si lugat dhe tha: Krizë që vetëm pak ditë më parë dhe pak ditë më pas asaj të diele të shtrinte dorën edhe një herë për ta zhytur Shqipërinë edhe më thellë në borxh.

 

Kjo shifër e lartë nuk do të vij tek ju, as tek familjet tuaja, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE-së, bandës më të madhe të patronazhistëve dhe kryekriminelit Ardian Çela, si mëlçitë që i varen në qafë ujkut dhe të gjithë e kuptuan dhe e kuptojnë, edhe ata me pak ndërgjegje në këtë anë të sallës, se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhëmbi, te paratë që mungonin, sepse i kanë vjedhur, i kanë future në xhepat e tyre dhe i kanë përdorur për të blerë deri 400 euro votën.

 

Si përshembull në Pukë, siç e dinë fare mirë i zgjedhuri i ri që vjen nga radhët e kaskadës në këtë sallë. Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe paguajnë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë.

 

Tendera luksi, kompani konsulence fantazëm, që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm, punësime politike, punësime në KESH dhe OSHEE, që përdorën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, kur paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar këtë pushtet të paligjshëm.

 

Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkurtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së çmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë, këta e kishin mendjen tek vjedhja e zgjedhjeve dhe jo te planifikimi.

 

Duke shkurtuar në korrik dhe gusht, pasuritë hidrike të shqiptarëve, rezervat ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropës që tani duan ta mbyllin me borxhin që kanë marrë, jo nga xhepat e tyre, por nga xhepat tuaj. Të gjitha këto shpërdorime duhet të hetohen me përparësi.

 

Ndaj në mungesë dhe në memecëri, të SPAK qilimkuqit, ne do të depozitojmë nesër kallzimin penal për t’ia vënë para fytyrës ato që në fakt duhet të ishin subject hetimi për shkak të detyrës dhe për shkak të fakteve të bëra botërisht. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre.

 

Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti çdo familje shqiptare, që ka kapur vendin tone. Sepse përtej sektorit energjitik, ajo që po ndodh me ekonominë publike dhe financat publike është po kaq e rëndë.

 

Ajo pasqyrohet në jetët e përditshme të njerëzve, varfërinë që sa vjen e shtohet për shumicën dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë varfëri të skajshme, e në varfëri thellë e më thellë këto 8 vite. Por po kështu për shtresën e mesme, për njerëzit që e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon çdo shans për zhvillimin e vendit.

 

Ajo po ndodh dhe pasqyrohet jo thjesht në qëndrimet e Partisë Demokratike e të opozitës, duke qëndruar në detyrën që na keni ngarkuar, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice, nëse mund ta quajmë të tillë zhvatjen dhe vjedhjen me çdo kusht dhe çdo çmim, pasurive dhe parave të shqiptarëve.

 

Është Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili duke vënë në shënjestër PPP-të, që pritet të arrijnë shifrën marramendëse të 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka tregon se ajo që shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre, shkon në një masë të madhe për projektet e klientësh të këtij dhe qeverisë së tij. Pasojat janë këto, janë shumë të qarta dhe s’kanë nevojë për shpjegime sepse i ndjeni nga zgjimi, mëngjesi, dreka, darka dhe nata e ftohtë e varfërisë që ka pllakosur shumicën dërrmuese të familjeve.

 

Një borxh publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, për arsyen e thjesht sepse prioriteti nuk janë ata, por oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin.

 

Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë sjellë, sepse nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për familjet shqiptare dhe asnjë masë mbrojtëse për ekonominë tuaj që fatkeqësisht me këtë qeveri do të vazhdojë përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim.

 

Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse këta e rritën, sepse ishin po këta që e çuan në nivele të papërballueshme për familjet dhe biznesin e vogël.

 

Edhe po t’i marrim të mirëqena këto deklarata, që përvoja e hidhur na mëson që s’duhet t’i marrim të mirëqena, ajo që nënkuptohet është se do të ketë një rritje për sipërmarrësit e mesëm dhe të mëdhenj të vendit. Ky nuk është aspak lajm i mirë. Jo vetëm për sipërmarrësit që janë në radhë të parë e mbi të gjitha punëdhënës e taksapagues, por edhe për qytetarët.

 

Sepse ajo që di çdokush është që energjia elektrike është pjesë e kostos bazë për gjithçka që prodhohet dhe gjithçka që shërbehet. Dhe kur ka një rritje të kësaj kostoje, ajo që do të vij është qartë, dinamika për ta thënë në gjuhën e ekonomistëve, është fare e qartë, do të rriten 3 më shumë çmimet për qytetarët për të gjitha produkteve dhe shërbimeve që konsumojnë. Këtë kemi një javë që e themi, dilni në treg dhe shikojeni se si ka nisur rritja e çmimeve. Pyetja që shtrohet është çfarë ndodh në vendin me të ardhurat më të ulta për frymë në Europë, e dhënë kjo e Eurostat-it, kur ndodhet përballë çmimeve të larta që vazhdojnë të rriten?

 

Fatkeqësisht përgjigja është e thjeshtë, është e dhimbshme, rënie e fuqisë blerëse, pra njerëzit do të blejnë më pak, rënie të konsumit, pra njerëzit do të konsumojnë më pak dhe falimentim të bizneseve. A ka një zgjidhje tjetër?

 

Sigurisht që po.

 

JO shtim i mëtejshëm të borxhit publik, sikurse përgatiten të bëjnë tani. Jo rëndim edhe më shumë për qytetarin e thjeshtë, por frenim i babëzisë duke hequr dorë nga PPP-të dhe projektet që po i marrin frymën ekonomisë shqiptare dhe duke i vendosur taksat që ata paguajnë në shërbim të rimëkëmbjes ekonomike. E bëjnë dot këtë?

 

Pa pikë diskutimi që këta nuk e bëjnë dot! Përgjigja është jo! Sepse për dorën e padukshme për të cilën fliste Adam Smith, e kanë shndërruar në dorën e dukshme të korrupsionit, që nuk ka raport ndërkombëtar që nuk e thekson, e cila është futur thellë, dhimbshëm, makutërisht në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve.

 

Nuk e them këtë vetëm për shkak të 8 viteve të shkuara dhe dëmeve që i kanë shkaktuar interesit publik në këto vite vite, por edhe për çfarë janë duke bërë ndërkohë që ata po vetëhipnozitohen me renat e tyre për krizën e korrupsionit që përpiqen ta shesin si krizë energjie.

 

Po e ilustroj me tre raste flagrante. Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej afro 40 milionë euro. Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, kanë përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës, kanë përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? Blerje të energjisë me çmime më të larta se ato të bursës. Siç i shpjeguam për ditë me radhë 10 milionë euro më shumë, se sa është në treg energjia.

 

Pse? Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga këta. Sepse një shtet i kapur nga korrupsioni, e ka të qartë dhe gati përgjigjen. Kriza për të cilën këta flasin nuk është tyrja, por është e juaja të dashur qytetarë. Prandaj duan t’iu trembnin, duan t’iu mbajnë në ankth, t’iu thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse duan të mbulojnë mynxyrat e tyre.

 

Dhe gjithë kjo frikë që po përpiqen të mbillni, duke përfituar nga varfëria në të cilën e kanë zhytur vendin me korrupsionin dhe me vjedhjen e tyre, ka një emër Terrorizëm. Quhet terrorizëm! E dini cili është përkufizimi i terrorizmit? Është përdorimi i dhunës për qëllime politike.

 

Dhe varfëria, që keni ushqyer me korrupsionin dhe makutërinë tuaj, është dhunë, që ju po përdorin vetëm për një qëllim politik, mbajtjen me çdo mjet pushtetit. Sa më të varfër qytetarët, aq më lirë ua blini votën. Aq më lehtë i shkelni me këmbë apo me rrotat e makinave luksoze të kriminelëve që i keni bërë ortak në institucione e shtëpitë tuaja. Sepse përveç pushtetit tuaj, nuk ju intereson asgjë tjetër. As familjet që gdhihen me ankthin e pamundësisë për të përballuar jetesën dhe ngrysen me pasigurinë e të nesërmes së tyre ekonomike.

 

As gjyshërit dhe gjyshet që shtrëngojnë qindarkat në grushtin e rrudhur për të arritur pensionin e radhës e blerë bukën ditët e para të muajit tjetër. As kryefamiljarët që hedhin emrat e tyre në listat, që vetëm shtohen e shtohen si asnjëherë në 30 vite, në listat e gjata të dyqaneve e të shërbimeve për mallrat më bazike. As sipërmarrjet që mbyllen për shkak të ekonomisë së pandershme, që ju keni krijuar me oligarkë, me pastrues të parave të korrupsionit tuaj dhe të trafiqeve kriminale.

 

Ndaljen e marrëzisë së PPP-ve, ia keni për detyrim këtyre njerëzve. Jo opozitës, jo Partisë Demokratike që ka vite që e kërkon, as Fondit Monetar, që ua nxori zbuluar, lakuriq babëzinë me taksat e shqiptarëve; por qytetarëve dhe sipërmarrësve, që paguajnë kostot e makuturisë dhe papërgjegjshmërisë tuaj politike dhe fiskale. Ju mund të përpiqeni t’i trembni me terrorin e krizës, me relativizimin e përgjegjësive, me sportin e preferuar të dështakut 8 vjeçar, çuarjen e fajit dikujt tjetër.

 

Sepse për të 8 vite, fajin gjithmonë e ka dikush tjetër, deri te pellazgët mund të shkoni për të gjetur fajtorin e këtyre 8 viteve keqqeverisje, korrupsion dhe krizës së thellë të korrupsionit që po mbërthen përsëri Shqipërinë. Por ky acarim social mban firmën, emrin dhe fytyrat tuaja! Sepse jeni ju që keni vendosur, që keni zgjedhur të qeverisni për një grusht të vogël njerëzish, dhe herët apo vonë, një tjetër grusht do t’iu kthehet fytyrës nga shumica dërrmuese e shqiptarëve që keni braktisur dhe varfëruar.

 

Të dashur qytetarë, sikurse e kam thënë prej ditës së parë, ne jemi në këtë sallë me fuqinë që ju na dhatë pavarësisht masakrës zgjedhore për një arsye madhore, për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend dhe jo për të përligjur zdërhalljen e përfaqësuesve të krimit e korrupsionit që paligjshmërisht kanë zënë shumë prej karrigeve të kësaj salle. E për këtë qëllim do të përdorim të gjitha mjetet parlamentare në dispozicion.

 

Jo vetëm për të vënë para përgjegjësisë këtë pakicë të korruptuar, sikurse janë dy komisionet e para hetimore që kemi kërkuar për Inceneratorët e mafies së plehrave dhe për çështjen Beçhetti. Por edhe për të ndalur me të gjitha mjetet përsëritjen e një tjetër masakre zgjedhore, duke hetuar në komisionin parlamentar të gjitha ato krime dhe shkeljet që ndaluan përdhunshëm ndryshimin që shumica dërmuese e shqiptarëve e dëshiruan më 25 prill.

 

Duke luftuar për të bërë të gjitha gjetjet pjesë të ndryshimeve të domosdoshme, që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo qofshin ato, të mos kemi një tjetër raport të ODIHR të ngjashëm me atë të Bjellorusisë së Lukashenkos. Por mbi të gjitha, që ju të mos keni një qeveri që edhe në ditët tuaja të më të vështira, të sjell në parlament akte normative për blerje dronash, për heqje TVSH jahtesh apo që i kalojnë Bashkisë së kryeqytetit 900 milionë lekë për aferën e radhës korruptive që fshihet me emrin Teatër i ri Kombëtar, që e shkatërruan barbarisht.

 

Aq më tepër, të mos kemi një qeveri që kërkon të sanksionojë me ligj, zëvendësimin e të paktën 500 mijë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave tona, bijve dhe bijave të baballarëve dhe nënave shqiptare që u larguan për shkak të kësaj qeverie, me bangladeshas apo kombësi të tjera që do të vijnë këtu për të shërbyer si skllevër, gojëmbyllur, me shpresën e ligë të hartuesve të këtij ligji malinj dhe antikombëtar, se largimi i forcës më vitale, më të kualifikuar, më krijuese, i të rinjve e të rejave tanë, do të mbushet me të shkretë që nuk presin asgjë tjetër veçse një kothere dhe një kapanon ku të kalojnë natën. Kjo fatkeqësi kombëtare duhet të marr fund!

 

Përpara se ta mbyll, kam një thirrje për zonjat dhe zotërinjtë e pushtetit të tretë, të gjyqësorit. Ju drejtohem atyre edhe si qytetarë të këtij vendi, edhe si familjarë dhe dëshmitarë të asaj që po ndodh në këtë vend. Kur të mbyllet kjo seancë, në mungesën e veprimit tuaj të stërzgjatur, në mungesë së ndëshkueshmërisë, ajo që do të mbetet janë qëndrimet politike të të dyja kampeve, debatet tona, propaganda e regjimit do përpiqet t’i shpërfaq si thjesht llafe apo propagandë. E vërteta në fakt është aty jashtë.

 

Është te çmimet që rriten, te sipërmarrjet që mbyllen, tek investimet e huaja që nuk vijnë, te korrupsioni që han buxhetin e shtetit dhe përparimin e ekonomisë. Zonja dhe zotërinj të gjyqësorit, u bë kohë që shqiptarët po ju presin. Mos lejoni që mosveprimi dhe vonesa juaj të bëhet penguese për demokracinë dhe interesat e qytetarëve, po aq sa ky regjim, apo baraz me aq sa ky regjim i ka shpallur luftë interesave të shqiptarëve.

 

Mos u bëni bashkëpunëtorë në krim, por ndëshkojeni krimin në të gjitha nivelet. Lëreni tapetin e kuq për artistët e vërtetë, dhe mos parakaloni krah për krah me subjektet e drejtësisë, uriahipet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Me ata të cilëve në vend të gotave të shampanjës duhet t’iu trokisni prangat e drejtësisë. Ju faleminderit!

 

PËRGJIGJA E PARË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR KRYEMINISTRIN NË KUVEND

 

Ata pak student të psikologjisë që mund ta kenë ndjekur fjalën, e dinë se për çfarë fenomeni mjekësor bëhet fjalë. Quhet projektimi, e ka mendjen tek dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh për ustain për të cilat ia ka kaluar në të gjitha drejtimet e këqija. Si është afruar asnjëherë në gjërat e mira që ai ka bërë për këtë vend. Por çfarë ka pasur të këqija dhe vese i ka pasur 500 herë më të mëdha. Por para se ti kthehem asaj dua të them dy gjëra fare qartë.

 

Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikush tjetër veçse vetja ime , por të jeni të sigurt që jam vetja ime kur ju them jo vetëm atë që ju thash por më shumë se aq , se guxoni të vini në këtë foltore e të vini të na bëni moral ne , opozitës të Shqipërisë, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e Shqiptarëve për ndryshim , ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve dhe oligarkëve që ka njohur ky vend 30 vite.

 

Jua thashë dhe një herë , ne jemi në këtë sallë për një arsye, për te kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, përndryshe ky është një kotec krimi dhe korrupsioni , që po të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do ishin në hekura sot. Pra mos guxo as ti as langot e tu të provokojnë opozitën.

 

Mirëmëngjes nga unë s’ke për të dëgjuar, siç nuk ke dëgjuar asnjëherë , se prej ditës time të parë në politikë je sjellë siç je, armiku im, për atë që unë përfaqësoj dhe s’ke faj sepse sa herë më sheh të del para syve ora e rërës. Po, po por ta ka mbajtur pak dorën llumi i tranzicionit .

 

Kështu që nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e njeh shumë mirë, siç e njeh një pjesë e deputetëve të tu këtu dhe një pjesë e atyre me të cilët darkon e drekon , kriminelët e kam fjalën , qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish ministrin e brendshëm që ndryshe nga ministri yt i brendshëm i tanishëm, i mëparshëm e i mëparshëm, ju tregonte vendin, nuk bënte pazare me ta.

 

Në qoftë se nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaji langonjve të vetëpërmbahen kur i drejtohen kësaj opozite, se kjo është pasuria e vendit, kjo është shpresa e vendit , kjo është shpresa edhe për atë pjesë të këtyre këtu shumë të vogël dhe të atyre socialistëve jashtë kësaj salle që mezi presin t’iu heqin qafe ju që e mbani veten për sheikë të përjetshëm.

 

Kjo është e para, e dyta të gjithë mund të jemi prindër më të mirë , në veçanti ne politikanët , unë kam një borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi dhe jam gati të marr leksione prindërie nga çdokush në Shqipëri përveç teje , jo prej teje .

 

Tani të vijomë tek halli, halli im o Edi Rama janë shqiptarët, por ty kaq ta ka prerë që në ditën e parë që je futur në politikë e kështu do ta presë deri ditën e fundit që je në politikë. Ti hallet i mat me kutin tënd, halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit, ti këtë e di shumë mirë , e dije para 25 prillit, e di pas 25 prillit. Doje të digjje prap vajin tetë vjeçar , ja që se djeg dot më vajin tetë vjeçar.

 

Nuk ke më me çfarë të merresh dhe e di që nuk ka më dhjamë për të shtrydhur shqiptarëve. Kështu që ke vendosur sa herë që përmende foltoren këtu, dhjetë herë?! Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty , nuk ka foltore të të shpëtojë ty.

 

Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak , nga Elbasani në Shijak , apo se ta ka qejfi ti greposh e ti gradosh për ti hedhur kundër opozitës ? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua , por tani ti ka mësuar gjithë bota . Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër.

 

Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet.

 

Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë strategjikë duke shkuar javë për javë duke u thënë veproni, veproni, veproni.

 

Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni. Mbushen sarajet dhe zyrat e tua me prokurorë që të vijnë natën që mos shkarkohen nga vetingu. Po ti mos kujto se këto i di vetëm unë. Edhe këtë vaji i kandilit ka mbaruar. Edhe perëndimorët e kanë kuptuar që bëre sikur ndërtove hierhimën e drejtësisë, por e ke pa ashensor, pa elektricitet, pa sistem hidraulik, të papërdorshëm.

 

Nga jashtë duket bukur që ta shesësh ti në ato panairet e kotësive ku shkon me atlete. Por nga brenda të gjithë e kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i mundshëm për Reformën në Drejtësi e cila aktualisht është në koma të thellë pikërisht prej teje. Tani para se të kthehem tek rrenat e tua për energjinë dhe krizën e korrupsionit që po han shpirtin e nënave që nuk shtrojnë dot një drekë apo një darkë normale, që po u ul kokën baballarëve para fëmijëve të tyre, por ti s’do t’ia dish për këto. Që ia ka ngushtuar lakun deri në fyt sipërmarrjes shqiptare.

 

Dua të them fare qartë se në fushën e ligjeve të drejtësisë jo vetëm që nuk merr vesh asgjë, por je rrethuar nga injoranca. Injorantë totale, e frikshme, sovjetike. E kotë të të shpjegoj ty “ius cogens”. E dinë studentët e viti të parë shyqyr zotit. Po ku ka detyrim më të madh të shtetit se sa të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut? Ti thua është shpallur në kërkim dhe ne po mbrojmë një njeri të shpallur në kërkim. Jo more jo. Arrestoje Beketin sot.

 

Ti që ke marrëdhënie të shkëlqyera, por në fakt s’ta hap derën njeri sepse e dinë që je babai dhe nëna e kokainë në të gjithë Europën Perëndimore. Arrestoje Beketin, por nga ana tjetër ti je i dënuar me vendim që ti nuk e fsheh dot nga ministria jote e Drejtësisë ka dalë, nga 184 ka dalë. Ja ku është vendimi. Ky është vendimi që ky thotë nuk ekziston.

 

Bashkë me interesat 120 milionë euro të cilat duhet t’i paguajë Shqipëria për shkak të luftës së tij personale me atë që thotë është në kërkim. Është në kërkim, merre arrestoje. Por kësaj si do ia bësh? Sepse Eurocontrol ka filluar t’ua marrë paratë shqiptarëve, Albcontrol-it. Madje ka informacione që na kanë zënë edhe pronat në Bruksel për të paguar këtë që është në kërkim. Ky që është në kërkim arrestoje pra.

 

Megjithëse me këta në kërkim nuk ke ndonjë rekord të mirë ti se Zaganin e çove në kërkim dhe mbrojte Saimir Tahirin. Kjo është qeveria jote. Zagani në kërkim Saimir Tahiri në dhomën e gjelbër në Shtëpinë e Bardhë, ky je ti. Ia ule kokën edhe presidentin Obama. E more kryetrafikantin e çove në Shtëpinë e Bardhë. Por prapë po të them, ai vaji i kandilit ka marrë fund.

 

Ta kanë marrë vesh. S’ka thes që të shpëton më me vulë shqiptare, turke apo serbe që çon në Washington për të paguar lobistë. Tani të kthehemi pak tek çështja kryesore. Ti s’ke rritur çmimin e energjisë? Kush e çoi nga 7.4 në 9.4 lek? Unë e çova? Kush e çoi në 2014-ën apo 2015-ën? Kush e shtoi 240 lekë çmimin e karburantit me taksën Rama? Dikë këtu e detyroi që të firmoste VKM-të se kishe frikë se shkoje në burg dhe detyroje atë të firmoste VKM-të ditën dhe shante qeverinë natën. Të dilet ë gënjente. Kujt t’i djegë lë të qeshë. Doli tha është taksa që ka vendosur PD-ja. Jo more jo. Transferimi i taksës së qarkullimit në taksën e karburantit ishte 7 lekë bashkë me TVSH-në 8.4. Kush ia shtoi 240 lekë karburantit? Ishte 8.4, kush ia shtoi? Ky këtu.

 

Prandaj karburanti edhe javën e kaluar se tani nuk e kemi kontrolluar ishte më i shtrenjtë se në Austri, prej këtij këtu. Qetësohu mo qetësohu, kaq shumë të dogji mo burrë? S’të detyrova unë të firmosje VKM-të. Kur të thërrasi SPAK-u thuaj më detyroi ai. SPAK-u me dhëmbë jo ky me protezë, por do të vijë edhe ai se ndalni dot gjatë pa merak. Tani këto çmime prekin 650 mijë familje. E di ti çfarë do të thotë një familje që s’paguan dot faturën e energjisë? Apo s’ta vërshëllen fare ty? Po 2 familje? Po një lagje? Po 650 mijë familje që nuk paguajnë dot energjinë e rritur nga ty e di se çfarë do të thotë? Ti, lideri global i satelitëve në vendin ku njerëzit blejnë gjysmë buke, dy karota dhe dy qepë.

 

A nuk je ti që ke 12 jetë kryefamiljarësh në ndërgjegje sepse kanë vrarë jetën në qeli kur i ke plasur brenda për energjinë elektrike? 1 mijë të tjerë i ke futur në burg, 400 mijë të tjerë kanë kaluar të paktën 1 natë në komisariat. Në cilin vend tjetër ka ndodhur kjo? Sado të përdridhesh dhe spërdridhesh këtu faktet janë ato që janë. Faktet janë se ti je përgjegjësi për vjedhjen 10 milionë euro me vetëm 3 tenderët e fundit. Shiko çmimin e bursës dhe sa i ke blerë. Ku i ke faktet? I kemi publikuar 3 herë vetëm 5 ditët e fundit. I ka parë e gjithë Shqipëria vetëm ti refuzon t’i shohësh sepse ti jeton në gënjeshtrën tënd. Rrena, propagandë, luks dhe terror ndaj të varfërve. Kjo është bota jone ndaj nuk ke veshë të dëgjosh . Pse e ke blerë 10 milionë euro më shumë në 3 tendera sesa çmimi i tregut. Tunelin e Llogarasë pse e ke 12 milionë euro më shtrenjtë se oferta më e ulët? Pse e zbraze kaskadën e Drinit dhe e shite 60 apo 70 milionë euro në gusht, kush ta kishte fajin? Zoti ta kishte fajin? Apo shquhet Shqipëria për përmbytjet e gushtit dhe e blen tani 3-4 fish, pse? Në rastin më të mirë për ty, më të mirin e mundshëm, tregon që je njëri që s’ke aftësinë të jesh as drejtor kopshti fëmijësh. Në rastin e vërtet tregon që je në krye të një kupole hajdutërie, edhe ma ke marrë dhe shef, drejtues politik aty ku je deputet, kryehajdutin e OSHEE-së.

 

Aty lidheni bashkë, aty lidhni dhe të tjerët. Kështu që, mos u përpjek të bësh kot diversion, kjo nuk është krizë, kjo është kriza e korrupsionit tënd. Dhe korrupsioni jot konsiston në marrjen e parave nga taksat e shqiptarëve, për një grusht oligarkësh. Tani ta sqarojmë, meqë ti bën sikur se kupton diferencën midis sipërmarrësve të mëdhenj, të ndershëm dhe oligarkëve të tu të cilët, nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore.

 

Një nga një t’i marrë unë. Pse të ra heshtja të në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë? Do emra ti? Emra do? Ti them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zamiri të mori për tynelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që si dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive tua?

 

S’të vjen mirë ty!

 

Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbari koha e teatrit! Shihi mirë statistikat, se dhe INSTAT-i që e ke kapur prej fyti, thotë që të ka rënë 15% edhe konsumi, edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo! Të janë rritur bananet se të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës që vjen me bananet, edhe ata që i ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot, I do emrat? Ta mban? I do emrat apo jo? Shko tako përfaqësuesit e Agjensive Ligjzbatuese të partnerëve, unë të siguroj që i kam. Në qoftë se nuk t’i kanë dhënë, shko takoi.

 

Edhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veproj. Tani, një gjë të jetë e qartë. Moratorium heshtjeje për opozitën s’ka më. Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve. Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm.

 

Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si Parti Demokratike.

 

Pyes veten time, çfarë duhet të bëjë që Partia Demokratike të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresë jo thjesht për demokratët, por të paktën për ata 63% që na votuan në 1992-in. Dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe nuk ka fuqi mbi tokë ta ndal.

 

Dhe me sjelljen blastfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo më të respektit që ke për fenë, nuk ka Zot që të shpëton.

 

PËRGJIGJA E DYTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR RAMËN NË KUVEND

 

Po të mos ishe njeriu që ke në dorë, fatkeqësisht buxhetin e shtetit, fatet e vendit me thënë të drejtën nuk do të aktroje dot as sa një aktor i dështuar shfaqjesh në kopshte fëmijësh. Kaq mjerueshëm ka zbritur niveli yt i intelektit, i argumentit dhe i përballjes.

 

Por sigurisht kjo nuk është një foltore për përballje personale. Kjo është një foltore që ti të japësh llogari përpara shqiptarëve edhe ngaqë ri nuk jep dot llogari para shqiptarëve rrëshket në këtë lloj llogoreje siç the zotrote sepse mendon se kështu shqiptarët do ta shtyjnë edhe një ditë pa bukë me fatura të shtrenjta, me pasiguri për fëmijët duke parë teatrin e shëmtuar 30-vjeçar. Dhe për këtë po të them edhe njëherë je kapur me thonj pas foltores.

 

Dhe pjesën më të keqe të këtyre 30 viteve nuk ka njeri tjetër ta ketë përvetësuar e ta ketë kthyer në formën më të shëmtuar e më neveritëse të retorikës se sa ti. Prapë gjërave kryesore jo vetëm që nuk u dhe përgjigje, por mashtrove me pacipësi njësoj si herën e kaluar. Vjen këtu dhe flet për taksë karboni. Po këtë bën për budalla ti, shqiptarët? Kush të foli ty për taksë karboni? Sa herë të kam thënë nga kjo foltore, kush e rriti me 100 lekë plus 20 TVSH në hajnar të 2014-ës çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri, unë apo ti?

 

Kush e rriti edhe me 120 lekë të tjera 1 vit më vonë? 240 lekë për litër sot shqiptarët, jo taksë karboni jo, taksa e rritur e qarkullimit? Kush ia shtoi? 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortakët e tu. Sepse siç të thashë herën e kaluar shëndetësinë e ke futur në gropë, njerëzit i le në çadra dhe u dhe vetëm javën para zgjedhjeve 85 herë më shumë seç u dhe pjesën tjetër të kohës. Shkollat nuk i hap sepse “Naim Frashërin” ta thashë në Durrës e ke fshirë sepse do të pastrosh lekët e Gjushit dhe të Çelës me qendër tregtare. Po kujt i flet ti për taksë karboni? Si karboni i zi është vetëm mashtrimi yt, gënjeshtra jote. Prandaj them që je në ajër, ke kohë që je në ajër.

 

Ti që flet për kilometrat që bën dhe shtëpitë ku futesh. Ti futesh për të nxjerrë vetëm atë ‘blipin’ në rrjetet sociale dhe pastaj nuk mban mend as emrin e gjynahqarit. Siç mashtrove djalin e vogël që e çove tek Ronaldo dhe pastaj e le aty ku e le. U kujtove vetëm kur ta denoncoi opozita. Sepse s’ke faj, je në ajër. Je në ajër në të gjitha kuptimet. Edhe kur bie flaka ti merr helikopterin e vetëm të ushtrisë dhe i shikon zjarret nga ajri. Është kështu apo jo? Apo edhe këtë ta sajova unë? Ti padiskutim ke bërë betejat e tua. Ti ke ardhur apo të kanë sjellë nga Parisi siç thoshte ai që të ka sjellë nga Parisi ke bërë betejat e tua, siç thonë shokët e tu, sot kritikët më të mëdhenj qëkur je ulur në karrigen e ministrit të Kulturës. E ke lidhur aleancën me krimin me bashkinë e Tiranës ta dinë të gjithë t’i njohin, të gjithë se cilat banda fute në 2000-in. Se si e nise traditën e kthimit të kryeqytetit në lavatriçe të pastrimit të parave. Se si kërciste anti-tanku në mes të rrugës dhe ti dilje ne mbrëmje nëpër festa sikur s’kishte ndodhur asgjë. Se si ndërrove banditët vdekur me banditë të gjallë për 2003-shin dhe të gjitha me radhë deri në 2011-ën. Aty u duk sikur u stopove por për fatin e keq të shqiptarëve dhe për fatin e keq të Partisë Socialiste , shumicës dërrmuese të socialistëve u riktheve si Drakula në një vend që sot në çdo indikator është më keq se ku ishte para 8 vjetësh.

 

Ndërsa unë s’kam gjetur asgjë gati. Përveç tigrit në zonën time elektorale, ku s’kishte fituar që në 92-shin PD-ja, e që e kishte shtruar fushatën në të gjitha aspektet me buxhet të pakufizuar dhe prapë se prapë kur humbi tha që ia vodha zgjedhjet unë. 6 muaj në Shqipëri, i kthyer nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe studimet në Holandë i vodha zgjedhjet tigrit. E di unë që të dhemb 2009-ta dhe më shumë se 2005-sa. Të dhembin ata 7 deputetë të Elbasanit që të mohuan delirin tënd të pushtetit një-partiak. Për të mos thënë pastaj kur të hoqa bankomatin në 2011-ën se ti nuk kishe bashki, ti kishe bankomat. Se po të kishe bashki ti i kishe mbyll të paktën gropën Hajdin Sejdisë. Se ngaqë s’e mbylle 11 vjet kryetar bashkie të gjithë qytetarët mbyllnin hundën sa herë kalonin në qendër të qytetit. Ti punëtori i madh që s’të zë gjumi. Që s’të zë unë e besoj, por s’të zë për arsye të tjera dhe në ato ke të drejtë, duhet t’ia lëmë fjalën mjekëve të flasin më mirë se unë. Kështu pra megjithëse ja paske kërcit, pasi i the fjalët, si burrë i madh, i fortë dhe trim që je dhe s’ke ndenjur të dëgjosh të vërtetat, këto janë të vërtetat , por e vërteta e të vërtetave është që sot ti po bën gati të vjedhësh prapë shqiptarët me pretekstin e një krize , që nuk është krizë energjie, por është krizë korrupsioni.

 

Sepse je ti që në këtë kohë po paguan 12 milionë euro më shumë për tunelin e Llogarasë, je ti që në këtë kohë kë blerë 10 milionë euro më shumë energjinë se sa bursa, je ti dhe vetëm ti që në këtë kohë kë tenderuar lotët e Unazës së Tiranës mer dhjetëra milionë euro më shumë sesa oferat tjetër më e ulët. Është hajdutëria dhe babëzia jote që vazhdon e vazhdon të gërryejë financat e shtetit. Është mungesa e ndëshkueshmërisë që shkatërron moralin edhe të nënpunësit më të fundit në një shtet të rënë dhe të kapur nga korrupsioni, siç e thotë bota dhe nuk e thotë opozita, nuk e thotë Partia Demokratike, nuk e them unë . Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni. Departamenti Amerikan i Shtetit ta ka thënë të zezë mbi të bardhë , je vendi më i korruptuar në rajon, nuk është ndonjë histori e bukur për të qenë kur vjen fjala për korrupsionin .

 

Pra me dy fjalë, mjerimi dhe varfëria vijnë prej teje dhe korrupsionit tënd. Ah ke të drejtë, për diçka ke të drejtë, edhe me 25 prill me banditë, me shkrirjen e shtetit me partinë, siç e thotë raporti i ODIHR, jo unë. Me patronazhistët që janë sigurimi i ri i shtetit, me të vetmin ndryshim që i pret një fat ndryshe nga ish-Sigurimi i Shtetit. Sado zemër t’i japësh t, o do të tërhiqen o do t’i gjej belaja, kudo ku janë.

 

Edhe në gjykata, po dhe në rrugë, edhe në lagje, do t’i gjej belaja, se këtu nuk do të instalohet më Sigurimi i Shtetit. Edhe me paratë e tërmetit për vota, legalizimet për vota, shpërdorimin e fatkeqësisë më të madhe të shqiptarëve, pandemisë, me tendera sekret dhe vjedhje dhe përdorimin e këtyre parave për vota. Me të gjitha këto, prapë se prapë nuk ja dole.

 

Nuk ja dole përveçse të zgjasësh edhe disa “blipa” të tjerë, jetën e kësaj fatkeqësie kombëtare që ti e quan qeveri dhe shqiptarët e quajnë lemeri. Ne jemi këtu më shumë dhe më të fortë. Jo aty ku do ishim me votën e lirë dhe të ndershme të shqiptarëve, si e vetmja forcë politike me një program, se ti ke 8 vite që nuk e di se çfarë është programi, por jemi këtu për të bërë detyrën tonë, për të kthyer një orë e më parë vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit. Dhe për të çuar ty, bashkë me llumin e tranzicionit 30-vjeçarë aty ku e ke vendin.

 

Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, i cili mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, i cili për momentin duket se e ke vënë nën gjunjë dhe e kontrollon. Por edhe një herë po të them, bën mirë që i ndiqke ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso, po shikoje deri në fund sepse as ty, askënd tjetër që ka bërë hesap të vendos interesat personale mbi interesat e shqiptarëve, nuk i pret ndonjë fund i ndryshëm nga ai që i rezervon çdo shoqëri dhe çdo komb që ka vendosur të ec përpara. Dhe po të them, Partia Demokratike ka vendosur të ec përpara dhe të udhëheq përpara shqiptarët drejt ndryshimit që meritojnë. Dhe kjo rrugë mund të bëhet duke mobilizuar të gjitha shqiptarët, që pikë së pari të heqim, shkulim, çmontojmë dhe gërryejmë tash 8 vjeçare që je ti dhe lemeria jote që e quan qeveri.

Read More