Blog

12 Pri
0

Basha bisedë me gratë në Tiranë: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro.

• Ekonomia spikat si objektivi numër 1. Basha bisedë me gratë në Tiranë: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro.

• Shkollat me drekë dhe mësim të zgjatur, Basha takim gratë në Dajt: Hera e parë që një parti politike ka në qendër familjen.

NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GRA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DAJT, NË TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e mungesës të mbështetjes nga shteti dhe për diskriminimin që u bëhet në punë vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre.

“Kam punuar në fasoneri. Imagjino karantina vjet na ka djeg të gjitha fasoneritë, pavarësisht se kanë hesht dhe janë nën tutelën ekonomisë për të marrë një dy lekësh. Unë nuk punoj aktualisht. Dua ta mbroj atë që kam punuar aty. E kam kërkuar ta mbroj në kohën e karantinës nuk e kemi patur mbështetjen e padronëve apo pronarëve si të them Kjo është kërkesa ime” – u shpreh Esma.

“Unë po flas si kryefamiljare në radhë të parë që ka rritur dy fëmijë vetë me sakrificat e mia prej 15 vjetësh, por nuk e kam ndjerë mbështetjen nga shteti në asnjë moment. Biles kam ndjerë edhe diskriminimin në shumë drejtime, por ka edhe shumë gra të tjera që e kanë të pamundur që të çajnë këtë lloj situate, në këtë mënyrë qeverisje sepse shteti nuk krijon asnjë mundësi për gratë e divorcuara që të ecin përpara. Por një aspekt tjetër duhet kapur sepse unë vij nga fusha e arsimit. Kam punuar 9 vjet në një shkollë dhe para një viti jam larguar për arsye politike si drejtore shkolle. Dhe mendoj se arsyeja që unë e shikoj që u largova pa asnjë arsye ishte sepse unë ngrija zërin për një shkollë të re. Në qoftë se ju shkoni në shkollën 9-vjeçare Ferraj është një shkollë e degraduar. E kemi mbajtur vetëm me shpenzimet tona. Pra edhe arsimi lë shumë për të dëshiruar sepse pagat e mësuesve prej 8 vitesh nuk janë rritur pothuajse aspak. Çdo vit ne nuk kemi marrë shpërblimin. Mësuesi tani në këto momente është i diskriminuar” – u shpreh një nga zonjat e pranishme në takim.

Sa i përket fasonëve, Basha tha se qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor në mënyrë që t’u përmirësohej puna grave që punojnë aty. Për këtë kreu i opozitës tha se me programin e qeverisë së dal nga vota e 25 prillit që ka në kthimin e taksës së sheshtë 9% dhe me rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.

“Goditja e parë ka qenë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka rritur koston e prodhimit dhe kur rritet kosto e prodhimit do të thotë që investitori, pronari ka më pak për të investuar, ka më pak për të bërë politika të nxitjes së punësimit apo rritjes së pagave. Këto para shteti ia ka marrë por nuk ia ka kthyer. Nuk ia ka kthyer fjala bie në investime, prapë fasonët njësoj si sipërmarrësit e tjerë duhet të investojnë vetë në gjeneratorë sepse u ndërprehet energjia elektrike, në shkarkimin e ujërave të zeza sepse në të gjithë zonën e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe një pjesë e madhe e fasonerive për 8 vite ma radhë nuk është investuar një lekë për kanalizimet e ujërave të zeza. Pastaj erdhi pandemia dhe ne e dinim fare mirë, i kërkuam shtetit të paguante një pagë për çdo punonjës të fasonerisë prej 260 mijë lekësh dhe të mbylleshin fasoneritë sepse po ktheheshin në një bombë. Nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe Fushë Krujë e mbani mend. Ka edhe probleme të tjera sepse fasoneria është industri që e çon prodhimin në eksport. Ndryshimi i kursit i euros me lekun po kështu e dëmton shumë industrinë e fasonerisë. Edhe këtu ne kemi dhënë një zgjidhje duke bërë një fond garancish nga qeveria e cila do mund të kompensojë dëmin që mund të shkaktohet industrisë së fasonerisë nga kursi i shkëmbimit. Me uljen e taksave, me taksën e sheshtë 9% që sot e kanë 15, me sigurimet shoqërore 18%, me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë, me këto mase ne kemi për qëllim si kundër garantimin e një ambienti miqësorë, mos t’i mbysim me inspektor, me gjoba, kemi për qëllim të ndihmojmë jo vetëm fasonerinë por të gjithë sipërmarrjen shqiptare në veçanti sipërmarrjen që punëson gratë shqiptare që të ngrenë kokën, që të kenë më shumë të ardhura dhe këto të ardhura pasta ti destinojnë për investime kapitale, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur pagat. Dhe ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 Eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra kёtё objektiv i cili do tё realizohet, por nuk mund tё realizohet siç e bёn ky. Ky e ka parё programin tonё dhe pas 8 vjetësh qё nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si njё kopjac i keq qё ёshtё thotë do rrisë pagёn, pasi ka lexuar dhe pasi ka dёgjuar zotimet e mija. Por zotimi pёr tё rritur pagёn nuk bёhet realitet me njё firmё kryeministri , kёrkon njё sёrё masash qё tё rritet ekonomia. Po nuk u rrit ekonomia atёhere rritja e pagёs nuk bёnё gjё tjetёr veçse sjell edhe mё shumё evazion se pronarёt do tё deklarojnё gjoja se po e japin pagёn por nuk do ta japin dhe sjell mё shumё falimentime. Me rritjen e pagёs do tё rritet edhe kontributi shoqёror. Pra, do tё rritet fatura, mёnyra se si i pёrqasemi ne kёsaj, tregon faktikisht dhe ndryshimin mё tё madh qё kemi me njёri-tjetrin. Ne vijmë me një plan dhe i cili do të sjelli në tërësinë e tij rritje ekonomike, kjo sjell rritjen e pagës. Në këtë moment i themi sipërmarrësit prit, unë të ula taksat, unë të ula çmimin e karburantit, unë të ula çmimin e energjisë, unë të hoqa gjithë atë stres, gjobat, ryshfetet dhe kjo do të thotë që do të kesh më shumë fitime, tani unë kërkojë që një pjesë të fitimit t’ia japësh punonjësve dhe në këtë moment jemi në marrëdhënie të sinqerta dhe të drejta në trekëndëshin, pronarë apo punëdhënës, punëmarrës, qeveri, sepse në këtë moment qeveria e ka ballin lartë dhe gojën e hapur ti thotë punëdhënësit një pjesë të këtyre fitimeve dua ta përcjellësh tek punëmarrësi dhe padiskutim që shumica dërmuese e punëdhënësve janë të interesuar vetë t’ju stimulojnë, t’ju kenë të motivuar që ta bëni punën me dëshirë, ndërkohë që vetë zinxhiri ekonomik përfiton, se çfarë do bëjë një familje që ka një pagë më të lartë se sot, do konsumoj më shumë. Pra do ritet konsumi, ato dyqane që i pamë bosh në Qesarak dhe kudo anembanë Shqipërisë. Janë bosh sepse ka rënë konsumi, sepse shqiptarët nuk kanë më para për të harxhuar. Siç ma tha dikush para disa ditësh, më përpara vinin blinin një kile, tani blejnë dy kokrra sa për të bërë një gjellë të varfër të ditës për të mbajtur fëmijët me diçka. Pra, cikli ku jemi është një sërë dështimesh 8 vjeçare. Pagat do të rriten sepse me masat tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, ju a merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne ti kthejmë në taksa të ulëta, ti kthejmë çmimet e ulët të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë” – tha Basha.

Ndërsa Basha theksoi se me plani i qeverisë së ardhshme që ka të bëj me mbështetjen e familjeve të reja dhe fëmijëve të tyre që nga lindja e deri në fazën e punësimit, janë tregues se si e konsideron Partia Demokratike ndihmën për gruan shqiptare.

“Ju prekët një sërë çështjesh të cilat të gjitha faktikisht lidhen me fatin e gruas dhe për mua do të duhej një kohë e gjatë për t’i cekur të gjitha por shkurtimisht po ju them, që politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniversitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve. Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuterit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit, do të pajisen me ambiente shtesë për të mundësuar bërjen e detyrave të shtëpisë dhe siç e thashë duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh tek cilësia e mësimdhënies, siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj. Ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë të paguar nga buxheti i shtetit që në fakt është buxheti juaj se janë taksat tuaja. Ndaj më 25 Prill që më pak se dy javë na ndajnë kujtohuni se nuk po votoni vetëm për veten tuaj, po votoni për fëmijët tuaj, po votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. A do të vazhdojnë fëmijët, vogëlushët, këto vajzat dhe këto djemtë që më pritën dhe që disa prej tyre janë të veshur me veshje tradicionale të zonës, të kenë një sistem shkollor të rrënuar që është i paaftë ti përgatisë për universitet dhe pastaj ti përgatisë për një profesion në jetë. Apo do të kenë kushte krejtësisht ndryshe nga ato që janë sot sepse qeveria e ardhshme paratë e taksave të shqiptarëve nuk do ti çojë tek miqtë e kryeministrit, tek oligarkët por do t’i çoj të përmirësimi i infrastrukturës shtetërore, do ti çoj për rritjen e pagave për arsimtarët. Se ka qenë një kohë kur arsimtari shqiptarë më i mirë paguari në rajon kur ne dyfishuam rrogat, sot është më i keq paguari. Se koha lëviz por pagat dhe pensionet mbeten në vend numëro, 8 vite me Edi Ramën si gjithçka tjetër. Pra, zgjedhjet e 25 prillit janë për ju. Për të mbyllur pagën e emigracionit që mos të largohen masivisht që në moshë të re por të kenë mundësi të gjejnë punë me pagë të mirë, themelojnë familjet e tyre dhe të jetojnë pranë prindërve të tyre, në vend që të hapin gropa në zemrat e nënave tona siç po hap emigracioni pasiv i të rinjve sot. Ndaj dhe ftesa ime për të gjitha ju, për të gjitha grat, për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, e kësaj zone kaq të bukur, të këtij ballkoni të kryeqytetit dhe për të gjitha gratë e kryeqytetit dhe për të gjitha gratë shqiptare është që në 25 prill të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni numrin 9” – tha Basha.

Read More
12 Pri
0

Basha derë më derë në Qesarakë: Fusim ekonominë në një cikël pozitiv.

• 25 prilli nuk bëhet për partitë; bëhet për ekonominë, për familjet shqiptare. Basha derë më derë në Qesarakë: Fusim ekonominë në një cikël pozitiv. Modeli ekonomik i Ramës, për oligarkët.

• Basha, fushatë derë më derë në Qesarakë të Tiranës. Premton paketë ndihme për familjet që kanë kaluar COVID-in. “Votoni nr. 9 për të shpëtuar ekonominë.

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË ZONËN E QESARAKËS, NË TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Qesarakës. Kryedemokrati dëgjoi nga afër problematikat e bizneseve të vogla, të cilët janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Rënia e konsumit edhe tek furrat e bukës është treguesi i parë i kësaj krize, ku përpos mungesës së ndihmës, ato duhet të përballen edhe me gjobat e shtetit. Basha tha se 25 prilli është ndryshimi për ekonominë, për njerëzit dhe për bukën e gojës së tyre.

Qytetari: Zoti Basha këtu ka rënë xhiro totalisht. Nuk është më duke shkuar si më parë se pse njerëzit duket se nuk janë më ata klientë që kanë qenë edhe nuk ka as para, as xhiro. Njerëzit kërkojnë me listë dhe plus kësaj gjatë gjithë kohës së qeverisjes së këtyre ka pasur vetëm presion. Gjoba pa fund. 7 milionë lekë gjobë më ka dhënë vetëm njëherë AKU-ja.

Lulzim Basha: Në vend që t’ju ndihmojnë, t’ju stimulojnë ju thyejnë në mes

Qytetari: Ore taksat një më një. Kur ra pandemia dhe u mbyll ne ishim pak të hapur sepse ishim furnizues nëpër shtëpia, por këtu taksat një më një.

Lulzim Basha: Tani po të them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit. Në qoftë se ju arrini të krijoni të ardhura çfarë do të bëni? Do të hapni një furrë tjetër. Do të punësosh edhe 2,3 zonja të tjera, pra do të rrisësh punësimin, do të rrisësh mirëqenien, do të rrisësh pagat të cilat në vetvete rrisin konsumin. Ky është cikli pozitiv me të cilin ne duam dhe do ta fusim ekonominë. Ndaj për të gjithë biznesin, për të gjithë sipërmarrjen që ka 8 vjet që vuan sepse vetëm 2 apo 3 kanë bërë hajër këto vite sepse janë të lidhur me kryeministrin. Unë kam një dhe vetëm një mesazh. Votë për numrin 9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë, do të thotë votë për shpëtimin e biznesit, do të thotë votë për çlirimin nga ankthi dhe nga terrori dhe për taksat e ulëta dhe uljen e çmimit të energjisë dhe të karburantit

Qytetari: Duhet ndryshimi një orë e më parë. Jemi pa kuptim fare, ose do të pranojmë falimentin nëse ndodh ndryshe.

Kriza ekonomike e familjeve shihet edhe tek farmacitë, të cilët shprehen se qytetarët nuk kanë mundësi as të blejnë ilaçe për t’u kuruar. Basha tha se COVIDI-i është arsyeja e goditjes të ekonomisë familjare dhe për këtë Partia Demokratike po përgatit një paketë rimbursimi për të gjitha familjet që janë detyruar të futen në borxh për t’u kuruar nga COVID-i.

Lulzim Basha: Si duket gjendja?

Farmacisti: Qetësi duket. Ka rënë!

Lulzim Basha: Po gjendja ekonomike për të blerë ilaçet?

Qyetetari: Njerëzit janë të lodhur!

Lulzim Basha: E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.

Read More
12 Pri
0

Basha: Keto nuk janë zgjedhje të zakonshme për Bashën apo Ramën, janë vendimtare për ju

• Lulzim Basha: S’ka bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme.

• Lulzim Basha: Politika mund të jetë art shërbimi jo art mashtrimi.

• Fatma Haxhialiu: Këtë vit e kam ndjerë më shumë se kurrë nevojën për të votuar.

• Basha: Anëtarësimi në BE, garancia e fundit, për të mos u kthyer më në sharlatanizma

• Basha: Keto nuk janë zgjedhje të zakonshme për Bashën apo Ramën, janë vendimtare për ju

• Basha: Gjëja e parë, do t’ju ulim taksat

• Basha: Politika ka hyrë dhunshëm në çdo sferë të jetës private dhe publike

• Belina Budini: Të rikthejmë besimin tek vlerat e meritokracisë.

• Basha: Flasim për ashensorin social, mundësinë që të ecësh përpara

• Basha: Qeverisje konservatore por me një dimension njerëzor është normaliteti për mua

• Basha: kemi potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi

• Basha: Na mungon në këtë vend normaliteti

• Basha: Ne jemi një biçikletë, kemi marrë kthesën e gabuar këto 8 vite

NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME PROFESIONISTE TË FUSHAVE TË NDRYSHME

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.
Gazetarja Fatma Haxhialiu, shprehu nevojën për të votuar më shumë se kurrë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj, modeli i një lideri arrogant dhe bullizues duhet të hiqet nga politika shqiptare. Një problem tjetër që ajo evidenton, është edhe mungesa e shtresës së mesme e cila është e rrudhur.

“Jam përfshirë në fushatë për shkak të arrogancës, gjuhës së fyerjes, modelit të liderit të shëmtuar që ne vazhdojmë ta kemi. Akoma sot duket sikur një njeri që është arrogant edhe që është bulëzues dhe që është fyes është një njeri që është i zoti për të udhëhequr. Ky është një model pastaj që transmetohet edhe në popull por sa e tmerrshme është ku kjo vjen nga lart poshtë. Pra, kur kryetari, ai që simbolizon këtë vend, ka këtë gjuhë urrejtje dhe do ta përmend prapë Gridën tek fjalimi i shëmtuar i prezantimi të kandidatëve. Pra këtu punohet akoma për popull dhe për mendësi populisti të tipit që të bëjmë këtë batutën, të bëjmë “gangon”, ky stereotipi i çunit të fortë me lekë, ka pushtet. Problemi më i madh në shoqërinë shqiptare për mua është mungesa e shtresës së mesme që është ndrydhur është rrudhur, është bërë domethënë, nuk e di se sa e vogël është tashmë.” – u shpreh Fatma Haxhialiu.

Për pedagogen Belina Budini, rotacioni është i nevojshëm që në shoqëri të kthehet besimi tek vlerat e meritokracisë.

“Bëmë qëparë diskutimin për lidershipin, një lidership i hapur le të themi, ai që ndoshta frymëzon të tjerët për t’u bërë dhe për të shprehur nga vetja e tyre, gjithsecili prej nesh dhe krijon besimin që ne mund të bëhemi brenda një sistemi meritokracie. Dhe gjithsecili prej nesh ka nevojë që të ndiejë këtë lloj besimi, që ne të rikthejmë edhe njëherë besimin tek vlerat e meritokracisë. Unë jam vetë një produkt i këtij sistemi. Dhe gradualisht po shohim që është krijuar një lloj kaste, një lloj klubi ekskluziv që edhe në botën akademike janë ata të privilegjuarit ata që kanë një mbështetje dhe tani bota jonë e vogël po shkon drejt atyre dhe të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të depërtojnë. Edhe terreni duhet të hapet dhe ka shumë rëndësi, pra, kjo pjesë që ne gjithkund ta shohim mundësinë që të prishë sistemin dhe të fillojë rotacioni mendoj.” – tha Belina Budini.

Kryetari Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.

“Në veçanti në kushtet kur barku është bosh, tavolina është bosh, dollapi është bosh, arka është bosh, xhepat janë bosh. Krizë e cila ka progresuar vit pas viti këto 8 vite. Në këto momente pastaj… se edhe romakët i thonin bukë dhe cirk por ishte buka e para. Ky tani ka thënë vetëm cirk, s’kam asgjë. Dhe kur nuk ke bilanc pastaj e ke më të vështirë të krijosh besueshmëri. Çfarë do të premtosh? Ti s’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme. Politika mund të jetë art shërbimi ose art mashtrimi. Është art shërbimi kur unë përfill një racional, kur ruan raportet midis këtë që zoton të bëj, bilancin e kam bërë apo se kam bërë dhe gjykimi pastaj që bën votuesi me votë. Ky është thelbi i demokracisë. Ana e dytë për brezin tim, ne mbajmë mend patetizmin e regjimit dhe me gjithë varfërinë atë hipokrizinë, terrorin, kishte një hipokrizi me të cilën fillonte dhe mbaronte dita. Ashtu ishin edhe hipokritë më njëri-tjetrin sepse pasojat e mosqendrimit në linjën politike parti-shtet ishin shumë të rënda, ishte burgosja.” – u shpreh Basha.

Basha tha se beson tek racionalizmi si detyrim ndaj votuesit. Ai u shpreh se modeli që do të sjell në politik, është ai i individit të fortë si hapi i parë real drejt europianizimit, ndërsa hapi i dytë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian. Kryedemokrati tha se edhe pse përdoret truku për t’i shitur zgjedhjet si garë mes dy personave, në të vërtetë zgjedhjet janë për zgjidhjet e munguara për qytetarët.

“Unë besoj tek racionalizmi edhe si detyrim ndaj votuesit. Tani vijmë tek pikat kryesore, çfarë do të bëjmë se 25 prilli po vjen? Modeli i atij që ka qeverisur tetë vite, është modeli “Unë mbi gjithçka dhe pas meje kiameti”, ndërsa modeli që ne duam të sjellim, modeli që unë dua të sjell, është modeli i individit të fortë. Momenti që ne sjellim individin e fortë, momenti që ne shtrijmë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, duke nisur sigurisht nga popullsia e mesme dhe e pasur urbane, profesionistët pra, tek sipërmarrësit por edhe kudo tjetër, edhe te fermeri. Në këtë moment, besoj që kemi hedhur hapin e parë real drejt evropianizimit. Pa arritur tek hapat formalë që do të çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE, që është garancia e fundit, për të mos iu kthyer më pastaj në sharlatanizma të tilla sepse me thënë të drejtën, kur u futëm në NATO, kur hoqëm vizat, sigurisht në 2013 humbëm pushtetin, nuk na pëlqeu por thamë nuk është tragjedi, është realitet i demokracisë por të na e merrte mendja që në 2021 të ktheheshim prapë te shqetësimi si në 1990, apo në ‘85, se mund të kthehemi prapë në diktaturë, se nuk kemi të garantuar lirinë e fjalës, se mund të kemi pasoja për ushtrimin e lirisë individuale, kjo është e paimagjinueshme! Truku më i suksesshëm i këtyre zgjedhjeve do të ishte që t’i bindë shqiptarët që zgjedhjet janë për mua ose për të. Në fakt zgjedhjet janë për ju. Zgjedhjet janë për zgjidhjet që meritoni ju. Domethënë rinisë i duhet thënë fare qartë: në qoftë se nuk voton, kështu siç është dhe më keq do bëhet.” – tha Basha.

Sa i përket politikave që do të ndjek me ardhjen në qeveri, Basha tha së gjëja e parë që do të bëjë, është të ulë taksat dhe t’u kthej shtetin qytetarëve. Sipas tij, qeverisje konservatore me dimension njerëzor, është normaliteti duke garantuar barazinë para ligjit, konkurrencën e drejtë dhe ata që nuk konkurrojnë dot, të mos vdesin për bukë. Ai gjithashtu tha se këto të treja janë plotësisht të mundshme, por 8 vitet e fundit kemi marrë kthesën e gabuar.

“Gjëja e parë do t’ju ulim taksat, gjëja e dytë do ty kthehet shteti qytetarëve dhe duhet bërë më e qartë nga ju. Tani, të ndjekësh një politikë të fuqizimit të ekonomisë që fuqizon pastaj edhe të ardhurat dhe mundësitë e shtetit për të ndërhyrë, të jep mundësinë që t’i mbështesësh dhe t’i marrësh me vete dhe ata që ngelen mbrapa, sepse thënë në mënyrë metaforike, ju mungon një këmbë apo të dyja këmbët. Qeverisje njerëzore, konservatore por me një dimension njerëzor, është normaliteti për mua. Ky është normaliteti për mua dhe e pasqyrojnë më së miri shoqëritë dhe qeverisjet Europiane. Mos kujtoni se jemi larg për ta arritur. Së pari, jetojmë në një vend të pasur falë Zotit, të vjedhur por të pasur. Do të thotë që kemi potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi. Ajo që na mungon në këtë vend është normaliteti dhe normalitet do të thotë të garantosh barazinë para ligjit, konkurrencën e drejtë dhe një dimension njerëzor që ata që nuk konkurrojnë dot të mos vdesin për bukë. Këto të treja janë plotësisht të mundshme. Avantazhi është se nuk jemi tren. Krahasuar me vendet e tjera, me Italinë, me Gjermaninë ne jemi një biçikletë. Kemi marrë kthesën e gabuar këto 8 vite dhe nuk do të jetë e vështirë ta fusim në rrugën e drejtë në qoftë se kemi udhërrëfimin e drejtë dhe vullnetin për ta futur në këtë rrugë.” –tha Basha.

Read More
12 Pri
0

Basha u premton se nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba: Pulla në xham ndalon inspektorët

• Basha me gratë sipërmarrëse në Elbasan: Fund trajtimit të disave si të nënës e të tjerëve si të njerkës. Bizneset deri 140 milion lek xhiro, taksat dhe tarifat lokale në total deri 0,5% të xhiros.

• “Gjobat të marrin sa disafish taksat.” Basha u premton se nuk do të kenë më inspektime dhe gjoba. Gratë sipërmarrëse në Elbasan: Kalimi në biznes të madh na gjunjëzoi.

• Basha: Pulla në xham ndalon inspektorët të kthejnë në bizneset e vogla deri 140 milion lek xhiro. Sipërmarrëset elbasanase: Ikja e të rinjve e ka ulur konsumin në mënyrë dramatike.

NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GRA SIPËRMARRËSE NË ELBASAN

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit.
E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.

“Unë jam vetë biznesmen në nja farë mënyre, bussineswoman, biznes të librit dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat. Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhaketë kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare. As nuk marri në kafen një burrë që ka në dorë domethënë kredinë tonë, as nuk mund të bëhet marrëveshje të kësaj natyre. Në këtë sens biznesi ynë është shumë më i ndershëm, biznesi ynë është shumë më transparent, kjo është e sigurt por sigurisht kemi edhe këtë vështirësinë tjetër, mendoj se secila prej zonjave ka përvojën e saj edhe do të flasin vetë por unë i shikoj gratë sipërmarrëse si një nyje shumë e fortë lidhëse e shoqërisë tonë” – tha Flutura Açka.

Gratë sipërmarrës ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilët zanafillën e kanë tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë.

“Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë tё larta, tarifat vendore. Por jo vetёm kaq. Pёr shkak se ekonomia ka rёnё, ka rёnё dhe fuqia blerëse dhe kjo ka bёrё qё tё bjerё ndjeshëm ecuria e zhvillimit tё biznesit tonё. Taksat qё na u premtuan qё do tё ishin tё ulëta dhe ekonomia e lartё, nuk arritën dot qё biznesin tonё ta ndihmonin nё ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi pёr keq, e dëmtuan dhe kjo çoi nё kalimin e biznesit nё biznes tё vogël” – u shpreh Albana.

“Kam njё biznes tё vogël familjar siç e thashë, fruta-perime. Problemet janë shumë tё mëdha se siç e thashë këto kohët e fundit qe dhe kjo puna e pandemisë qё e ka vështirësuar shumë dhe pjesa mё e madhe e rinisё kanё ikur jashtë shtetit dhe kanё ngelur vetёm tё moshuarit nёpёr shtëpi tё gjithё dhe xhirot nё dyqane janë shumë tё ulëta, dhe taksat ndërkohë janë shumë tё larta. Dhe ndërkohë qё unë kam të bëj me fruta perime që është një gjë që është e parezistueshme, nuk reziston sot për nesër dhe shumë, shumë është e pamundur që t’ia dalësh me gjithë këtë sakrificë. Kur shikon që hyn njeri në dyqan, pati marrë 1 kilogram para një viti, tani merr dy kokrra, dy domate, një kastravec, një spec sa të bëjë një vakt bukë” – tha njw nga pjeswmarrwset.

Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e ccmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara. Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë.
Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë. Këto pra, do të jenë hapa që menjëherë do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes në tërësi. Bëjmë me pjesën tjetër të rëndësishme të rolit të gruas që është familja, janë fëmijët dhe nëse shteti është indiferent ndaj sfidave me të cilat përballet gruaja shqiptare për të rritur fëmijët, atëherë s’e ka bërë shteti detyrën e vet. Ndaj, platforma jonë për t’ju ardhur në ndihmë çifteve të reja me subvencione për interesat e kredive për banesat, me bonusin prej 30 mijë leke të vjetra për çdo fëmijë të porsa lindur deri në 5 vjeç, me tekstet falas dhe zgjatjen e orarit mësimor për t’ju ardhur në ndihmë si grave të punësuara ashtu dhe sipërmarrëse. Dhe me garantimin që çdo i ri dhe e re shqiptare që dëshiron të shkojë në Universitet të mos pengohet nga pamundësia e familjes për të paguar tarifat universitare ne besojmë fuqimisht që ndihmojmë familjen në tërësi dhe gruan në veçanti që ka barrën më të rëndë brenda familjes për të menaxhuar apo mirëmenaxhuar edhe në një situatë normale e jo më në këtë situatë të vështirë ku ndodhet Shqipëria sot.
Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s’ka raport që nuk e përmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojnë 5 biznese si të nënës e 95 si të njerkës dhe pastaj ndërrojnë çdo dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e të tjerë, e të tjerë. Prandaj ju garantoj që ky proces të cilin ne e konsiderojmë korruptiv, do të ndalet dhe ju nuk do të paguani. Ata që kanë paguar do të rimbursohen sepse njësoj si gjobat e tjera që ka marr shteti shqiptar për shkak të papërgjegjshmërisë dhe klientelizmit të këtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po është një proces thellësisht korruptiv do të ndalen dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit” – tha Basha.

Read More
08 Pri
0

Gjoba 110 milion euro, PD padit në SPAK Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. PD: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre.

  • Gjoba 110 milion euro, PD padit në SPAK Edi Ramën, Engjëll Agaçin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. PD: Do ta paguajnë dëmin me pasurinë e tyre.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IVI KASO

Çështja e 110 milionë eurove të humbura në gjyqin me Bechetin për interesin personal të Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve.

Kush u ka shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Për këtë arsye, sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër personave kyç që po detyrojnë shqiptarët të paguajnë 110 milionë euro. Mes tyre janë Edi Rama, kryeministri në hije Engjëll Agaçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ish Avokatja e shtetit, Alma Hiçka, e shkarkuar së fundmi si gjyqtare për pasuri të pajustifikuar, si dhe ish drejtues dhe aksionerë të Top Channel, që sot mbajnë detyra të larta shtetërore në qeverinë e Edi Ramës.

Nga i gjithë shqyrtimi që ne i kemi bërë dosjes së arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria doli e humbur në gjyqin me Bechettin, sepse kështu e kishte përcaktuar Edi Rama. Kryeministri u soll si një bandë mafioze për të sulmuar një biznesmen që i prishte punë, për të ndihmuar një biznes tjetër, me të cilin ndajnë fitimet.

Ky dështim i Edi Ramës është një nga faturat më të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është pjesë e dështimeve 8 vjeçare që kanë varfëruar qytetarët, e kanë bërë biznesin të pasigurt, kanë larguar investimet e huaja, kanë mbyllur vendet e punës, na ka mbajtur larg Europës.

Ky është një rast i artë për SPAK, që  t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është shumë e rëndësishme që për këtë çështje SPAK të hetojë me shpejtësi dhe paanësi.

Të dashur qytetarë!

110 milionë euro janë vetëm një pjesë e faturës së dështimit të Edi Ramës. Edhe 4 vjet të tjera, fatura do të shumëfishihet në kurrizin e fëmijëve tuaj! Ky është një rast i artë edhe për ne si qytetarë, që  të reflektojmë përpara se të votojmë. Të mendojmë se kur Edi Rama na troket në dorë, ta dimë se po na troket dështimi për të tretën herë. Ta dimë se vetëm me një gjyq të humbur për arsye mafioze secili nga ne ka 45 mijë lekë borxh për të paguar.

Me Partinë Demokratike në qeveri kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët nuk kanë për të paguar për aferat mafioze dhe korruptive të Edi Ramës, Engjëll Agaçit apo Erion Veliajt. Do të paguajnë ata vetë me pasuritë e tyre. Këtë do ta bëjë të mundur Partia Demokratike në ditët e para pas votëbesimit të 25 Prillit.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!

Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

Read More
07 Pri
0

NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME FERMERË NË FSHATIN PAJOVË, NË PEQIN

NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME FERMERË NË FSHATIN PAJOVË, NË PEQIN

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Peqinit, është ndalur në fshatin Pajovë ku ka biseduar me fermerë të këtij fshati. Të harruar për 8 vite nga shteti, fermerët thanë se nuk kanë marrë asnjë subvencion dhe nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturën bujqësore. Ata gjithashtu shprehën mbështetje për Partinë Demokratike më 25 prill, si shpresa e vetme për të kthyer shtetin.

“Pajovën Rilindja komuniste e futi në 100 fshatrat turistikë edhe nuk është zhvilluar Pajova. Unë banoj në Çengelaj, kam 1900 rrënjë dardha dhe nga të gjitha subvencionimet, unë kam marrë vetëm në kohën e qeverisë Berisha dhe që pas asaj kohe nuk kam marrë asnjë lekë. Këtu nuk ka asnjë të ardhme. Rilindja nuk i ka shkuar në ëndërr për fshatin dhe fakte ka plot. Partia Demokratike për mua është shansi i fundit për shqiptarët. Nëse nuk do të arrihet të bëhet shtet ky vend do të marrë fund.” – tha Iset Kurti.

“Në radhë të parë, ju falenderoj dhe gëzohem shumë që ju jeni me fermerët e Pajovës! Fermerët e Pajovës kanë 100 e 1000 halle, në çdo lloj drejtimi. Ne do të kapim disa gjëra të vogla, të vogla s’janë për ne, ato janë shumë të mëdha, sidomos kullimet gjatë gjithë kohës nuk bëhen fare, kanalet e dyta që quhen, po i kanë me ca tokat. Dhe çfarë prodhimi do të marrim ne? Ka mbirë luleverdhë, i themi ne fshatarët, shumë keq! Morëm rreth 61 skavator dikur, në një kohë, para tetë viteve, asnjë lloj skavatori nuk shohim për të bërë pastrime. Kështu që, juve zoti Basha, i vini fuqi të madhe për popullin shqiptar! Ne bashkë, neve të gjithë, jo vetëm ti, se duhet të jemi të gjithë të bashkuar, se na mori lumi, na mori me këtë formë që bëjnë këta!” – u shpreh një nga fermerët.

Basha tha se gjendja e keqe e fermerëve e 8 viteve të fundit, është për shkak të qeveris që nuk ka alokuar subvencione as sa vendet si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që kanë buxhet më të vogël se Shqipëria. Ai tha se vota e 25 prillit për Partinë Demokratike, mundëson vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione mbështetje drejt për drejt për fermerët. Paratë do shkojnë nga buxheti i shtetit te fermeri jo nëpërmjet burokracive dhe pa qenë nevoja për Nipt. Ai gjithashtu tha se fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë do të shkojnë tek fermeri dhe jo për afera si ajo e “Beketi-it” apo koncesione korruptive.

“S’kanë dëshirë, s’kanë vullnet. Se fondet… ja ku i ka Maqedonia, buxheti njësoj si tonin, vend edhe më i vogël se i joni. Ja ku është Kosova, shtet shumë më i ri, i njëjti komb, e njëjta racë. Të dy këto vende, japin 100, 120 milion euro subvencione për fermerët, që është abc-ja. Se pa dhënë subvencionet, një herë në radhë të parë ti e ke nxjerr fermerin jashtë tregu. Këto produkte që kam para syve, që ta bëjnë me zili, të freskëta, të mira, të shijshme, që vijnë drejtpërdrejtë nga toka jonë, siç janë prodhime të kësaj toke, duhet të jenë në tregun e Peqinit, të Elbasanit, të Tiranës, duhet të certifikohen e duhet të jenë në tregjet e Bashkimit Europian. Në fakt jam i bindur si këtu, ashtu dhe në Myzeqe, edhe në Devoll, edhe në Jug, edhe në Veri, një pjesë e madhe e këtyre prodhimeve kalben ose hidhen. Pse hidhen? S’ka treg, se kështu e thotë fermeri me tre fjalë e thotë, s’ka treg, nuk ka treg. Por në fakt nuk ka treg, fsheh një dramë shumë të madhe, se tregu aty është, njerëzit kanë nevojë për këto produkte, po në atë treg vijë produkte të subvencionuara të fermerëve jo shqiptarë, jo nga Shqipëria dhe normalisht që konsumatori që i ka xhepat më bosh se kurrë në këto 30 vite, do të shkojë të blejë produktin më të lirë. Ekonomia ka ardhur që po të shkosh në lagjet më qendrore të qytetit të Tiranës, do të shohësh që familjari shkon e merr dy kokërra domate, një trangull, një shishe dhallë, një gjysmë buke, ёshtё varfëruar nё ekstrem rritja e kostos sё jetesës, rritja e çmimeve, tё ardhurat kanё rёnё nё raport me 8 vite mё parё. Pse? Sepse inflacioni e ka bёrё punën e vet, çmimet janë rritur. Nё tërësi sot çmimet janë 40% mё tё larta se para 8 vitesh. Po rrogat, pagat, pensionet janë rritur me pikatore nё rastin mё tё mirё ose s’janë rritur far. Kёshtu qё dhe konsumatori çfarë do bёjё, do tё shkojë tё marrё produktin mё tё lirё edhe merr njё sasi minimale. Kur themi ёshtё rritur varfёria, e kemi parasysh kanё mё pakur pёr tё shtruar nё tavolinat e tyre. Ndërkohë taksat janë rritur, çmimi i naftës ёshtё rritur, çmimi i energjisë ёshtё rritur, gjobat kërcasin pёr çdo gjё. Kanё shpikur pёr çdo gjё gjoba se para 8 vjetësh, si e si pёr t’ua bёrё jetën mё tё vёshtirё njerëzve. Atëherë cila ёshtё zgjidhja, sepse lekët nё buxhet shkojnë, këto lekë tё taksave, faturave tё dritës, faturave tё shtuara, dhe taksave tё shtuara tё naftës nё buxhet shkojnë. Problemi ёshtё qё nga buxheti nuk vijnë prapë tek njerëzit. Nuk bëhen as rrugё e as ujësjellësa, as vaditje e as subvencione. Kjo qeveri I ka lekët por nuk ka dëshirën sepse nuk ka vëmendjen se nuk ia ndjen pёr qytetarin e thjesht e aq mё pak pёr fermerin shqiptar.

Prandaj plani jonë pikёn e parё tё ndihmës pёr fermerin shqiptar ka subvencione tё paktën njёsoj si Kosova dhe Maqedonia. Mbёshtetje direkte pёr fermerin. Qё do tё thotё pёr kёto produkte qё keni ju, pёr domaten, pёr trangullin, pёr sallatёn pёr specin, pёr qumёshtin, pёr mishin, pёr frutat, pёr çdo lloji produkti, pёr bimёt medicinale por dhe pёr produktet e tjera, të zhvillimor rural dhe të industrisë së ushqimit dhe të përpunimit, që nga peshkimi, te bletaria, e çdo gjë tjetër ne do zbatojmë skemën e subvencioneve. Nuk e shpikëm ne. Nuk e shpiku departamenti jonë u bujqësisë, as departamenti jonë i financave. Është praktika që ndjek Bashkimi Europian. Gjysmën e buxhetit të vetë Bashkimi Europian e harxhon për fermerët Europian. 100 milionë thamë jep Maqedonia dhe Kosova dhe ne do ta fillojmë me të paktën të njëjtin nivel që ka Maqedonia dhe Kosova. Që muajin e parë të qeverisjes së re që do të votoni në 25 prill e deri në fund të mandatit, vit për vit, minimalisht 100 milionë euro subvencione, mbështetje drejt për drejt për ju. Si do të jepen këto subvencione? Këto do të jepen të përllogaritura Sipas prodhimit dhe llojit të prodhimit. Do subvencionohet plasmasi siç subvencionon Maqedonia dhe Kosova, do subvencionohet çdo lloj prodhimi sipas hektarëve që mbillen me atë prodhim apo sipas numrit të krerëve që mbarështohen. Paraja do vij nga buxheti i shtetit te fermeri jo nëpërmjet burokracive. Nuk do keni nevojë të hapni Nipt pas Nipti, mjafton karta juaj e indentitetit dhe me numrin e kartës së indentitetit do të zhvillohet i gjithë transaksioni i subvencionin. Madje do të ketë një proces të përdorimit të teknologjisë, kompjuterizimit, digjitalizimit siç i themi, që do ta shmangi fare kontaktin me nëpunësin e Drejtorisë Rajonale Bujqësorë. Nuk do ketë asnjë kontakt. Ato hektarë që keni kultivuar, ato krerë që keni mbarështuar, sipas sasisë do të merrni subvencionin me çmime apo le të themi me një sasi parash që tashmë departamenti jonë i bujqësisë e ka përcaktuar. Siç e thashë që nga metri katror i plastmasit tek lloji i produktit do të keni mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Çfarë do të arrijë kjo? Kjo do të arrijë që pesticidet, farat, fidanët, dapin, plugimin, proceset e tjera mekanike që ju sot i paguani nga xhepi në rastin më të mirë se ën rastin më të keq shkoni dhe merrni kredi dhe kredi bankat nuk ju japin. Kreditë i merrni me fajde dhe fajdet i keni mbi 10%, shkojnë në 15%. Dikush më ka thënë shkojnë deri në 30%. Pra në vend që të dilni me fitim, dilni me humbje e zhyteni në borxhe. Pra cili është roli i subvencionit në këtë rast? Pothuajse ju zeron dhe në disa raste dhe ju zeron këtë kosto shtesë të inputeve bujqësore siç i themi nga fidani dhe farat te pesticidet, te dapi, te platsmasi, te rrjetat e peshkatarëve e të gjithë mjetet e tjera të punës së fermerit. Në këtë mënyrë ju e sillni prodhimin tuaj, ose më mirë të themi ju e nxirrni prodhimin tuaj me një kosto shumë më të ulët se sa e nxirrni sot. Duke e nxjerrë me një kosto më të ulët do të thotë e shisni me një çmim më të arsyeshëm dhe nxirrni mjaftueshëm fitim për veten tuaj ndërkohë që prodhimi shitet, nuk kalbet. Shitet në radhë të parë tek konsumatori shqiptar i cili e preferon prodhimin e vendit, e preferon domaten e Peqinit fjala bie apo shalqirin e Myzeqesë, apo mandarinat e Xarës, apo bimët medicinale, e preferon vajin e ullirit. Fiton konsumatori shqiptar sepse e blen me një çmim më të arsyeshëm, e blen më të freskët, e blen bio shumicën e rasteve. Fiton fermeri shqiptar, i cili në vend që ta groposë, ta hedhë, i kthehet në fitim.

Bashkimi Europian kur sheh që qeveria e një vendi është me të vërtetë e përkushtuar ndaj një dege të ekonomisë siç është bujqësia edhe ata kanë fonde, kanë shumë fonde dhe aktualisht këto fonde qeveria shqiptare është e paaftë t’i thithë ose i thith dhe i vjedh. Që t’i thithë plotësisht duhet të tregojë se është serioze për bujqësinë, që të shkosh t’i marrësh këto fonde, pyetja e parë që do të thonë, po t’i çfarë po bën se edhe ti ke fondet e tua? Çfarë bën ti me fondet e tua? A në qoftë se ti forndet e tua i vjedh i bën incenerator, i bën PPP, i bën koncesione, i bën beton siç tha zotëria, për t’i vjedh më kollaj, mos prit që Bashkimi Europian të të japi fonde. Ose i çon tek Beketi dhe tek Beket-ët e shumtë.

Tani t’i ndajmë pak gjërat se duhet t’i kemi të qarta detyrat gjithsecili. Unë i kam të qarta detyrat e mia bashkë me ekipin tim. Ne e kemi të qartë e kemi në program. Kemi dhe ekipin gati për ta zbatuar këtë program, por mos harroni përgjegjësia që këto të bëhen realitet është e juaja. Që këto të bëhen realitet duhet të vijë ndryshimi, ndryshim me Edi Ramën nuk ka. Kjo është përgjegjësia ime, kjo është përgjegjësia jonë, e koalicionit tonë, e kemi marrë shumë seriozisht. Kemi vite që i analizojmë dhe shpjegojmë zgjidhjet, me 25 Prill mos harroni përgjegjësinë tuaj! Mos harroni përgjegjësinë e çdo fermeri shqiptar dhe çdo shqiptari, për të dalë masivisht dhe për ta larguar të keqen! Pa larguar Edi Ramën, nuk ka për të patur asnjë lloj ndryshimi! Keq e më keq do të shkojnë punët! Largimi i tij i hap rrugën zbatimit të këtij programi, i hap rrugën dhe një kulture të re politike, fundi i tranzicionit, që politikanët mos të vijnë vërdallë si të jenë “perëndia”, po të vijnë si shërbëtorë, siç janë në Europë. Pse ecën Europa? Sepse politikanët janë shërbëtorë. Vijnë, thonë “Ky është programi im”, e zbatojnë, marrin votën dhe vazhdojnë, nuk e zbatojnë, i çojnë në shtëpi populli. Prandaj ecën ekonomia, prandaj ecën bujqësia dhe që të bëjmë të njëjtën gjë këtu, e kemi vetë në dorë. Duke votuar për Partinë Demokratike, numrin 9!” – tha Basha.

Read More
07 Pri
0

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË QYTETIN E PEQINIT

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË QYTETIN E PEQINIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Peqinit i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën e tij, ai tha se 8 vite Edi Rama me bandat e tij, i ka ulur kokën, i ka keqtrajtuar, i ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit e Peqinit. Basha kërkoi votën për Partinë Demokratike mё 25 prill, për t’i hapur rrugë ndryshimit duke sjell standarde europiane në ekonomi, vende pune, paga dinjitoze, subvencione për fermerët dhe që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Faleminderit për pritjen që nisi nga Pajova deri në Peqin me djemtë dhe vajzat e Peqinit brenda automjeteve në një nga autokolonat më të gjata të fitores, të ndryshimit. Për vite më radhë kam patur nderin të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit, pra edhe si deputet i Peqinit. Bashkë njihemi edhe sepse jemi takuar shpesh, por edhe sepse na kane lidhur hallet, problemet, sfidat, planet, zgjidhjet dhe sa herë që marr rrugën nga Tirana ën Elbasan. Sa herë që distanca midis qendrës së Tiranës dhe Kullës së Sahatit të Peqinit është bërë katër herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit kupton se sa e pandalshme është fuqia jonë kur jemi bashkë. Por s’kam ardhur sot t’ju flas për punët që kemi kryer bashkë në të kaluarën frytet e së cilës i gëzon edhe Peqini. Nuk kam ardhur t’ju flas sot sepse e besoj se Elbasani edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër seç e kishte ëndërruar më parë. Nuk kam ardhur t’ju flas që ashtu siç ju premtova ne 2009-ën në fushatën tonë se në do t’i hiqnim vizat dhe shumë prej jush ju dukej një premtim i parealizueshëm dhe sot ja ku jemi çdo shqiptar, çdo banor i qytetit tuaj, çdo banor i Elbasanit lëviz pa viza në Europë. Sot kam ardhur t’ju them, 8 vite j’ua ka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit që më shumë se çdo gjë tjetër vlerësojnë dinjitetin dhe respektin, njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme në një zonë kaq të bukur dhe të pasur siç është Peqini ku stresi psikologjik, varfëria kronike, papunësia i kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë larguar mijëra të reja dhe rinj në emigracion. E pra, sot kam ardhur t’ju them le të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimit po afron. Peqini do ndryshim, Elbasani do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Dhe ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë duke e çuar Shqipërinë drejt Europës, duke sjell standardet europiane në ekonomi që do të thotë vende pune, do të thotë paga dinjitoze, do të thotë subvencione për fermerët dhe do të thotë që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike. Sepse ne do të mundësojmë që rinia e Peqinit dhe e Elbasanit kualifikohet dhe të punësohet dhe të ndërtojë jetën e vet këtu në Peqinin tuaj të bukur, në Shqipërinë tonë të dashur. E keqja që ka zaptuar ekonominë, që ka zaptuar vatrat tona, i ka orët e numëruara. Tmerri dhe frika që ka kapur nga revolta popullore, nuk fshihet dot as me teatër, as me cirk, as duke përsëritur të njëjtat premtime që ka bërë për 8 vite me radhë. Ke premtuar për 8 vite dhe ke gënjyer për 8 vite dhe vjen prapë të kërkosh edhe katër vite të tjera, shqiptarët e dinë fare mirë se çfarë i bëhet atij njeriu, i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më, ik, largohu! Ndaj ju ftoj të bashkohemi si asnjëherë më parë rreth Partisë Demokratike për të sjell ndryshimin që meriton Peqini. Të gjithë bashkë, me votën tuaj për Partinë Demokratike, për numrin 9 më datë 25 prill do të hapim derën për ndryshimin, për punësimin, për mirëqenien. Katër vite ardhshme do të jenë vitet e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin. Heshtja që ka pllakosur, zbrazëtia e dyqaneve, shpunësimi, dëshpërimi i fermerëve do të marrin fund. Këtu do të kthehen te kulla e sahatit si kryeministri juaj i ardhshëm për të shijuar së bashku punësimin, mirëqenien, rritjen e të ardhurave dhe ndryshimin që do të përfshijë çdo familje të Peqinit, të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë! Nga të rinjtë dhe te rejat tek pensionistët të cilët kanë sakrifikuar një jetë të tërë, nga fermerët tek sipërmarrja tek investimet, tek shkollat dhe në çdo fushë të jetës, familjet me ndihmë ekonomike do ta ndjejnë ndryshimin. Sepse që ndryshimi të ndodh, duhet të zbatohet plani ekonomik i cili mundëson që ato miliarda euro që ua marrin nga xhepat tuaj si taksa çdo ditë, me gjobat, me faturat, me çmimin e energjisë më të lartin në Europë, me çmimin e naftës më të lartin në botë, ato para ua japin oligarkëve. Dhe ndryshimi do të vij sepse qeveria dhe unë, ato para do i kthej tek zotërit e vërtet që jeni ju, me investime, me punësim, me rritje pagash dhe pensionesh dhe kujdes të vërtet shëndetësor. Me familjet e Peqinit që vazhdojnë të paguajnë paratë e marrëveshjes me bandën e OSHE-së, ju përsëris, siç u thash familjeve të Durrësit, amnisti që ditën e parë, atë 25 mijë lekësh do të jenë në xhepat tuaj dhe jo të bandës të OSHE-së. Ne kemi një qëllim, të kthejmë shpresën, dendësimi, mirëqenien, gëzimin në familjen tuaj. Votoni për Partinë Demokratike më 25 prill! Fitore! Fitore!

Read More
06 Pri
0

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË DHE BIZNESE NË NJËSINË 3, NË TIRANË

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË DHE BIZNESE NË NJËSINË 3, NË TIRANË

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Njësinë 3, në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe biznese në këtë zonë, i shoqëruar dhe me entuziazmin i e simpatizantëve. Gjatë ecjes, Basha është ndalur nga qytetarët dhe bizneset, të cilat i shprehën problematikat që i shqetësojnë dhe i dhanë  mbështetje kreut të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?
Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më anë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 12o milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.
Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?
Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lek gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!
Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël?

Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.
Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin.

Mbështetjen nuk e kursyen dh votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës. Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.

Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.

Lulzim Basha:  Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!

Read More
06 Pri
0

PD: Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Shqipëria kërkon ndryshim. Ndryshmi nis duke garantuar të ardhurat tuaja, prandaj duhet rritur paga minimale.

Në 8 vite më Ramën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë. Rama nuk do ta sjellë ndryshimin në Shqipëri, ne nuk duhet ta lëmë atë të vazhdojë.

Dështimi po troket në derë për herë të tretë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.

Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe për një mandat të tretë.

Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë.

Më 25 prill, të gjithë ne do të votojmë për Bashën dhe Partinë Demokratike, për t’i sjellë shpresë Shqipërisë.
Shqipëria fiton!

Read More
06 Pri
0

PD: Rama, Agaçi&Co do të paguajnë me pasuritë e tyre faturën mafioze 110 milion euro.

  • Faktet e reja, për gjobën 110 milionë euro, qeveria përgjegjëse per humbjen e gjyqit në arbitrazh, PD: Rama, Agaçi&Co do të paguajnë me pasuritë e tyre faturën mafioze 110 milion euro.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

 

Zbulimi në media i pjesëve nga dosja e gjyqit të humbur përfundimisht të qeverisë për mbylljen e “Agon Channel” ka nxjerrë në dritën e diellit të gjitha tiparet e shtetit të kapur, të korruptuar dhe klientelist që ka ndërtuar Edi Rama në këto 8 vite.

 

Dosja në arbitrazh zbulon se Engjëll Agaçi, njeriu më i afërt i Kryeministrit, shantazhon dhe kërcënon Becchettin, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel. Nga të dhënat e publikuara, zbulohet, gjithashtu, se Avokatura e Shtetit, nën kontrollin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit.

 

Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.

 

Do të paguajnë për të demokratë e socialistë.

 

Në aferën 110 milionë, që Shqiperia do të paguajë pa asnjë mundësi dhmangieje, janë konsumuar disa vepra penale. Më e pakta është shpërdorimi i detyrës. Ky është një rast i artë që SPAK t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk kalon pa u ndëshkuar.

 

Me fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, afera 110 milionë euro do të jetë një nga çështjet kryesore që qeveria e Partisë Demokratike do të hetojë.

 

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

 

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!

 

Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

Read More