Blog

16 Sht
0

Basha: Demokracia shqiptare ka vdekur: Ulni kokën dhe kërkoni ndjesë për varfërinë që i keni shkaktuar shqiptarëve.

 

FJALA NE KUVEND E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE, Z. LULZIM BASHA. 

 

Zonja dhe zotërinj, të nderuar qytetarë!

Demokracia shqiptare nuk është në krizë, ajo ka vdekur! Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore, në themelin e saj që janë zgjedhjet e lira.

Nuk vdiq për shkaqe natyrore, packa se sëmundja e saj ishte e rëndë dhe e gjatë.

Demokracia është vrarë.

Gishti tregues për të kërkuar përgjegjësit e këtij krimi mund të drejtohet te shumë prej nesh që jemi në këtë sallë, apo tek ata që nuk janë më. Kushdo që është ngritur në këtë foltore në këto tre dekada ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit dhe i vetëm i saj është ai që foli përpara meje.

 

Provë e kësaj është fjalimi që ai mbajti pas dy mandatesh kryekëput të dështuara nga pikëpamja e interesit publik dhe përfitimit të qytetarëve; është deliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit me pasoja tragjike të qeverisjes, dhe përpara paaftësisë kronike për të menduar për qoftë edhe një cast të vetëm për dicka tjetër, përveç mënyrës se si të mos lëshojë pushtetin e tij.

 

Nëse nuk do të ishte kështu, pra nëse demokracia nuk do të ishte ekzekutuar në instrumentin më të rëndësishëm të saj që janë zgjedhjet, ky njeri nuk do të ishte duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe për atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës sespe do të kishte punë me drejtësinë për cfarë i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij.

 

Sepse nëse zgjedhjet nuk do të ishin goditur për t’ju mohuar qytetarëve shprehjen e vullnetit të tyre të lirë, askush me bilancin e tij të zi, nuk do të kishte shansin të dilte në këtë foltore për të përsëritur gënjeshtra të reja dhe për të amnistuar krime dhe dështime të vjetra.

 

Sigurisht ai që qëndron ulur këtu mbrapa do thotë që këto janë fjalë, që gjërat po shkojnë mirë, që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme të kësaj qeverie dhe unitetit parti-popull, se këto që unë shpreh janë pjesë e lojës së vjetër pozitë-opozitë, e me radhë e me radhë…

Po a është e vëretë kjo? A janë këto që unë deklaroj sot para jush subjektive? Produkt i verbërisë së opozitës që nxinka gjithcka, sic shprehet ai dhe kasnecët e tij?!

Për t’i dhënë përfitimin e dyshimit, më lejoni t’ia bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, jo me bisturitë tona, por me ato të partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare:

 

Fillojmë me Bankën Botërore, sipas të cilës Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan. Gati gjysma e bashkëqytetarëve tanë jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Vazhdojmë me Eurostatin, sipas të cilit Shqipëria është vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë.

Përsëri Eurostati, shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët dhe konsumin individual më të vogël për frymë në Europë.

Nga Eurostati vijnë edhe shifrat për eksodin masiv të shqiptarëve, sipas të cilave ke konkuruar me Asadin e Sirisë për azilkërkuesit që janë shfaqur dyerve të Europës gjatë keqqeverisjes tënde.

Ky është realiteti.  Në vend që të ulni kokën e të kërkoni ndjesë keni pacipësinë të mburreni. Sëpaku këtë t’jua kishit kursyer shqiptarëve: mburrjet dhe vetëlavdërimet mbi varfërinë, që janë për njerëzit e thjeshtë njësoj si tju rrotullosh thikën në plagën e hapur.

 

Korrupsioni është një tjetër thagmë e juaja. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit, ndërsa Transparency International e konsideron korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit.

Banka Botërore dhe Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim të rendisin të dytin në botë, pas Zambias për nivelin e ryshfetit, me shifra 3 herë më të larta se ato të 2013-ës.

Sigurisht këto ndikojnë te klima e biznesit, për të cilën Shqipëria renditet e fundit në Europë në raportin më të rëndësishëm Doing Business!

Je në listën ‘gri’ të Moneyval për pastrimin e parave, e sapo e zbrite edhe 28 vende, sigurisht parave të krimit dhe korrupsionit.

Për OKB-në je prodhuesi kryesor i hashashit në Europë, si të vetmin produkt me të cilin njihet qeverisja jote, ndërsa fermerët shqiptarë që punojnë ndershmërisht tokën i ke lënë pa mbështetje, me subvencionet direkte më të ulëta në rajon.

Edhe aty ku jepen me pikatore, jepen kryesisht për korrupsion dhe për të blerë vota.

 

Sipas UNESCO-s je një nga vendet me financimet më të ulëta për arsimin, vetëm 2.3% e PBB-së, më i ulëti në 20 vjet!

Shqipëria renditet e fundit në Europë sa u takon shpenzimeve për shëndetësinë, gjithmonë sipas Eurostat.

Ndërsa Banka Botërore thekson se e ke renditur Shqipërinë në krah të vendeve afrikane për numrin e mjekëve për banorë dhe se qytetarët kanë pagesa maksimale nga xhepi, duke hedhur në koshin e plehrave gënjeshtrën e shëndetësisë falas.

Dhe kur pandemia trokiti në derë, qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetët e tyre për shkak të një pushteti që dha mbështetjen më të ulët ekonomike në Europë. Këtë nuk e them unë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar!

 

Borxhi publik ka dalë nga binarët, duke kërcënuar të ardhmen e brezave. E gjete në 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Erdhe në pushtet duke bërtitur e duke cituar Luigj Gurakuqin “a ka ma keq se me la borxh me borxh”.

Premtove se do ta ulje borxhin dhe e çove mbi 80%, më të lartin në rajon.

Pa futur këtu PPP-të që nuk i deklaron si borxh, packa se FMN ju kërkon të kundërtën, sepse borxh janë, dhe vetëm këto kanë kapur vlerën e mbi 2 miliardë eurove. Angazhime jashtë bilanci që janë në shifra rekord, duke na renditur të parët në krahasim me Europën e pasur, duke zënë 9.5% të PBB-së.

 

Për të mos harruar arbitrazhet miliona euroshe që do të rëndojnë në xhepat e qytetarëve, e sidomos njërin në vecanti, atë të Becchetti-t, që nuk është gjë tjetër vecse pasojë e luftës tënde personale që deri më tani mban një faturë prej 120 milionë euro dhe ka filluar të arkëtohet.

Ti ke mashtruar se ai nuk do të marrë asnjë kokërr leku, në fakt ai po i merr në euro, po ja merr paratë shqiptarëve, ndërsa padia që ne kemi depozituar në SPAK për këtë krim po merr vetëm pluhur.

 

PPP korruptive dhe klienteliste prodhojnë cudira të tjera për taksapaguesin shqiptar, sepse nëpërmjet tyre financohen rrugët më të shtrenjta se shumica e vendeve të Europës, si ato me 20 milionë euro kilometri.

Dhe paradoksi do të bëhet edhe më kuptimplotë, kur qytetarët e vendit më të varfër në kontinent, do të udhëtojnë në rrugë të florinjta, për të ushqyer babëzinë e të korruptuarve, me të cilët je në ortakëri, duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë, për shkak të taksave që ti ke rritur dhe që shkojnë në drejtim të paditur.

Dhe mund të vazhdoj kështu me orë të tëra, duke numëruar të këqijat dhe poshtërsitë që i keni bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë, nga aferat më të vjetra, tek ato më të reja, si ajo e portit të Durrësit.

 

Nga dështimi i reformës në arsim, te kolapsi nën peshën e PPP-ve korruptive, i reformës në shëndetësi.

Nga reforma e falimentuar territoriale, që u qëndis si një këmishë force për t’u shërbyer interesave tuaja politike, por jo qytetarëve, tek e sëmura e madhe, që është reforma në drejtësi.

Një e sëmurë që mbahet e intubuar nga partnerët, por e goditur dhe e rrezikuar nga virusi i korrupsionit i kësaj pakice që e ka kapur për të penguar ndëshkimin e merituar të eksponentëve të saj të korruptuar e të lidhur me krimin!

 

E pas kësaj ekspozeje të shkurtër, që shqiptarët e njohin mirë sepse pasojat i kanë vuajtur dhe i vuajnë në lëkurën e tyre, pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat?

Dhe përgjigja e menjëhershme vjen prej një tjetër raporti ndërkombëtar, atij të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon masakrën zgjedhore.

Aty thuhet se ka patur blerje masive të votave dhe presion ndaj votuesve.

Se partia në pushtet dhe shteti janë shkrirë në një.

Se asetet publike janë keqpërdorur në avantazh të partisë në pushtet, pra abuzim me pushtetin dhe funksionet publike!

Keni rritur fiktivisht punësimin në administratën publike, duke shtuar mbi 12 mijë vetë, për qëllime elektorale, keni ushtruar presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

 

Raporti thotë se keni përdorur fonde e rindërtimit për të ndikuar votën.

Keni përdorur legalizime në këmbim të votës.

Keni vjedhur të dhënat private dhe personale të shqiptarëve duke ngritur sistemin kriminal të patronazhistëve për të ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

Keni përdorur grupe kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

Keni ndryshuar Kushtetuën në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndryshuat për qëllimet tuaja fletën e votimit, çka solli numër rekord votash të pavlefshme.

 

Po ashtu raporti flet edhe për përdorim e turpshëm të komitetit politik të ekspertëve, për të mbyllur kufijtë dhe për t’iu mohuar të drejtën e votës qindra-mijëra shqiptarëve në emigrim.

Mjafton një nga rekomandimet prioritare që ti vërë vulën rrëzimit të këtye zgjedhjeve, po ua lexoj: Shteti duhet te garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Duhet ndalur cdo forme presioni për të zbuluar nëse dhe si qytetarët kanë votuar. E keni lexuar apo jo? Ngjan si pika uji me raportin e Bjellorusisë së Lukashenkos. Mjafton kjo fjali që rëndon si gur varri mbi zgjedhjet e vrara.

 

Kjo, të dashur bashkëqytetarë, është vetëm ajo që vëzhguesit e huaj kanë konstatuar për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Por ju e dini mirë se ajo ishte shumë më shumë se kaq, ndaj dhe ndërthurja e partisë, krimit dhe oligarkisë, e kanë deligjitimuar rezultatin e një procesi zgjedhor që nuk kishte lidhje me demokracinë dhe është i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s dhe pretendent për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ndaj edhe imponimi i një realiteti të rremë nuk zgjidh asgjë për shqiptarët, problemet e të cilëve janë dhe do të jenë po ato që kanë pasur para masakrës zgjedhore, për sa kohë ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin.

Kështu vdesin demokracitë. Kështu humbet Shqipëria dhe fiton autoritarizmi!

 

Përbërja e kësaj pakice reale që hiqet si shumicë fiktive, që kemi sot përballë nesh, është shfaqja më e qartë e një regjimi që nuk e ndryshon dot natyrën e vet e për pasojë as efektet negative që ai ka mbi jetën e cdo shqiptari.

Sepse në këtë sallë janë mbledhur përsëri ata që nuk duhet të ishin këtu, si dhe ata që përdorën të njëjtat mjete të paligjshme për t’u bërë pastaj aksionerë të një pushtetit të korruptuar.

Duke filluar me ata që u kapën në flagrancë me dosjet kriminale 184 dhe 339, pandëshkueshmëria e të cilave ka kërcënuar dhe kërcënon negociatat me Bashkimin Europian, packa se për këtë që qëndron këtu mbrapa fajin e kanë përherë të tjerët për dështimet e tij.

Secili prej tyre, është një mospërfillje e hapur ndaj shoqërisë shqiptare, e cila sfidohet nga pandershmëria dhe lidhjet e këtyre parlamentarëve me krimin e organizuar, si përfaqësues të vërtetë të tij, dhe jo të qytetarëve.

 

Guximi dhe tallja përballë një drejtësie të paralizuar bëhet edhe më arrogant, kur një nga ata që u përfshinë në sistemin kriminal të vjedhjes së votës së Dibrës, i cili duhet të ishte përpara drejtësisë, vendoset në ministër i saj.

Në këtë sallë janë po ashtu edhe përfaqësuesit e Tom Doshit, që u futën këtu si një kalë Troje nga i cili dolën paratë me të cilat u blenë votat për të sjellë 3 persona që pak ditë përpara se të bëheshin deputetë, mbanin poste drejtorësh në administratën e Edi Ramës.

Një tjetër provë që e bën të qartë se fatet e tyre janë të përbashkëta, sepse ajo parti u përdor për të bërë punët e pista e për të përfituar më pas nga buxheti i shtetit me ndarje ofiqesh e tenderash.

Në këtë sallë janë edhe dy përfaqësues të rinj të aleancës së Ramës me krimin. Njerëz që dolën nga anonimiteti duke grumbulluar vota me para e shantazhe, të renditur ndër më të votuarit në Shqipëri, ndërsa njihen në jetën politike të vendit vetëm sepse janë djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit.

 

Kjo është mazhoranca e rremë, këta janë aksionerët e saj, këta dhe sponsorizuesit e tyre do të jenë përfituesit e këtij pushteti, jo shqiptarët!

Përballë këtyre individëve mbi të cilin ngrihet ky pushtet i paligjshëm, detyra jonë është që të bëjmë gjithcka që ata të mos jenë më në këtë sallë dhe i njëjti fat të ndjekë sa më parë të gjithë ata që mbajnë në këmbë këtë regjim që nuk përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve.

Kjo është detya jonë e parë dhe vetëm ne mund e do ta bëjmë, sepse vetëm kështu ndahet përfundimisht e ardhmja nga e shkuara.

Ne jemi në vijën e parë të betejës.

Sepse ishim ne që refuzuam parimisht të përdornim të njëjtin model korruptiv të ndërtuar nga ky regjim, pasi jemi të vetëdijshëm se me barazimin e këtyre faktorëve, pra me aktivizimin edhe nga ne të grupeve dhe metodave kriminale asgjë nuk do ndryshonte për shqiptarët, edhe nëse ndryshimi nuk do të ishte penguar.

 

E ndryshme ishte beteja jonë. Ajo nuk u bë nga njerëz të pushtetshëm, nga krimielë të lidhur me politikën, nga parazitë të përfitimeve ekonomike që burojnë nga taksat dhe pasuritë e qytetarëve.

Beteja jonë u bë nga njerëz të zhveshur nga cdo pushtet dhe imunitet, nga qytetarë të thjeshtë, nga të rinj e të reja, nga punëtorë e punëtore që kërkonin një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, nga sipërmarrës të ndershëm që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit dhe klientelizmit të regjimit, nga intelektualë dhe aktivistë që kërkonin ndryshimin e shumëpritur.

 

Ne nuk kërcënuam. Ne nuk blemë. Ne nuk vodhëm. Ne nuk përdorëm asnjë mjet shtetëror. Ne nuk pranuam asnjë kriminel.

Ne dolëm në fushatë si njerëz të lirë, ne folëm qartë dhe fortë për vizionin tonë për Shqipërinë, për bijtë dhe bijat e saj, u bëmë zëri i tyre duke frymëzuar shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ne i kemi dhënë shqiptarëve programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me ekspertët dhe aleatët perëndimorë.

Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale të vendit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve.

 

Një program me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që ofron zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që cliron dhe zhvillon potencialin e Shqipërisë të goditur nga korrupsioni që ka kapur shtetin.

Një program që ka në qendër familjen shqiptare, që synon forcimin e shtresës së mesme, si garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

Këto angazhime morën një mbështetje masive, sepse ishin rruga e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga stanjacioni dhe qëndrimi për shumë gjatë në vendnumëro. Ndaj ne do të luftojmë me cdo mjet dhe me cdo formë, që këto angazhime të bëhen realitet dhe zëri i qytetarëve që kërkojnë këto ndryshime të dëgjohet.

 

Distanca që ekziston midis vënies në jetë të këtij programi në dobi të shqiptarëve dhe vazhdimit të një modeli që ka rezultuar i dëmshëm për interesin publik nuk është e madhe, por e vogël sa 30 mijë votat që ndanë, pavarësisht gjithë paligjshmërive, dy kampet tona.

Qytetare dhe qytetarë të nderuar,

Vendi ndodhet në një udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Për ne zgjedhja është e qartë, për ne zgjedhja është dhe do të jetë gjithmonë vetëm ajo që është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Njeriu i mashtrimeve të zhurmshme elektorale,

i 300 mijë vendeve të punës, që u kthyen në 500 mijë të larguar,

i uljes së cmimeve, që u kthyen në rritje mbytëse për familjet shqiptare,

i legalizimeve falas, që u ktheyn në legalizime me pagesë dhe prishje selektive,

i shëndetësisë falas, që kolapsoi përballë korrupsionit të PPP-ve klienteliste,

i buxhetit për arsimin 5,5 të PBB-së, që u katandis në më të ultin në 20 vite,

i uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që u kthye në zgrapje të vazhdueshme nga dora e tij në xhepat e qytetareve dhe shkatërrimin e shtresës së mesme, i uljes së cmimit të naftës, që u kthye në naftën më të shtrenjtë në Europë,

i luftës kundër korrupsionit, të cilin e coi në nivelin e kapjes së shtetit,

I premtimeve për celje negociatash, që për vite me radhë për faj të tij u shndërrua në shtim kushtesh,

Ky njeri pra, rekordmeni shekullor i premtimeve të pambajtura

nuk ka asnjë zgjidhje, përvec kopjimit përtac e analfabetik të programit të Partisë Demokratike, dhe riciklimit të mashtrimeve të vjetra.

Por problemet e Shqipërisë janë serioze. Dhe zgjidhjet serioze nuk vijnë nga 40 faqe llomoti, që kanë paturpësinë ta quajnë program.

 

Nuk do të merrem me të, sepse realisht do të ishte një koment mbi hicin.

Por ajo që ka qenë e qartë për të gjithë, prej fillimit, është se i vetmi program që ju keni është vijimi i plackitjes i gjithckaje publike dhe private, për veten tuaj dhe për klientët tuaj.

E vetmja strategji që keni, është ajo e mbijetesës tuaj politike.

Asgjë më shumë se kaq.

 

Mund të përdor shumë, shumë shembuj, sepse prej vitesh keni prodhuar skandale që janë eklipsuar nga skandale të tjera, dhe për shkak të të munguarës së madhe, drejtësisë, e gjitha kjo ngjan si një luftë fjalësh, ndërsa vendi ka marrë tatëpjetën.

Megjithatë ka një moment që e shfaq në gjithë brutalitetin e tij natyrën e vërtetë të pushtetit tuaj dhe vizionit që keni për këtë vend.

 

Pandemia. Pandemia goditi ashpër të gjitha shtetet – sigurisht nuk mund të të bëj përgjegjës për këtë – por në zgjedhjet që ti bëre në keqmenaxhimin e saj shqiptarët kuptuan se kush jeni dhe sa e gënjeshtërt është propaganda juaj.

Është fakt tashmë që Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë.

Mijëra prindër, bij e bija nënash e baballarësh, sot kanë lënë pas boshllëqe, dhimbje dhe halle në gjirin e familjeve që i humbën, për shkak të koktejit të neglizhencës vrastare, propagandës së pashpirt dhe makutërsië për të bërë plackë edhe në kohërat e kolerës.

Është fakt dhe dhimbje e pakurueshme po kështu, se kur njerëzit po humbnin gjithcka për të shpëtuar shëndetin e tyre, ti dhe ndihmën ekonomike më të ulët në Europë.

 

Po ashtu është fakt se ndërkohë që jetët e humbura shtoheshin, ndërkoë që familjet shqiptare varfëroheshin dhe ekonomia lëngonte për shkak të mbylljes, ti bëje tendera sekretë me cmime të paracaktuara në dobi të klientëve të pushtetit tend.

Ti vijoje pagesat e majme për inceneratorët e mafias së plehrave dhe PPP-të e tjera që ishin në funksion të xhepave tua dhe fushatës zgjedhore.

Pra, në ditët më të zeza të shqiptarëve, shqetësimi juaj i vetëm ishte pasurim dhe pushteti, asgjë tjetër.

Kjo nuk është një sjellje njerëzore, por ngjan më shumë me ato të hienave, që sulen më egër në momentet e brishtësisë.

 

Këta jeni ju!

Ky është modeli juaj!

Ky është programi juaj!

Asgjë tjetër vecse një kope e babëzitur që si në rast pandemie si në rast tërmeti, turreni për të shqyer cfarë mundeni të shqyeni!

Një fatkeqësi kombëtare!

 

E vetmja ku dua të ndalem tek ai që ju quani program, është iniciativa e Novisadit.

Cfarë e motivon përbuzjen e Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe që ka mbështetjen politike e financiare të BE-së, vendeve kryesore anëtare të Unionit e që mbledh së bashku të gjitha vendet e Ballkanit, dhe cfarë të detyron të investohesh kaq fort në një iniciative paralele të krijuar në Novisad e si autoritetin më të lartë ka Vucic.

 

Përgjigjja është e thjeshtë. Juve nuk ju intereson aspak procesi dhe rezultati i bashkëpunimit rajonal por vetem kapardisja si udhëheqës rajonalë para popujve që i keni lënë në baltë prej korrupsionit dhe lidhjeve tuaja me krimin e organizuar.

 

Proceset e suksesshme janë gjithmonë të gjata e të vështira, por autokratët e të korruptuarit kanë vetëm hallin e kohës së tyre politike, jo të njerëzve.

 

E udhës për Shqipërinë do të ishte të fokusonte të gjitha energjitë te Procesi i Berlinit, te thithja e fondeve të vëna në dispozicion – por këtu qëndron problemi se nuk i vidhni dot – dhe te mekanizmat për të sjellë më afër vendet e rajonit e për ti dhënë Kosovës vendin që i takon, si shtet i barabartë mes shteteve te rajonit, në cdo marreveshje e dokument.

 

Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend vec për sulmet që ti i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit sic ndodhi 2 ditë më parë.

 

Pas çdo resme që Vuçiç bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Presheves përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, sic ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile.  E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet nga liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë.

 

Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sic janë per Vucicin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdheniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti.

Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën.

 

Është e vërtetë që rritja e ekonomisë dhe e mirëqënies, sigurisht dhe zhvillimi i një një vendi, ndalja e shpopullimit që po kërcënon të ardhmen, nuk vjijnë vetëm nga faktorët ekonomikë, apo nga premtime të bujshme, por varen nga zhvillimi i demokracisë, nga institucionet, nga besimi i qytetarëve në to, nga bashkëndarja në shoqëri të vlerave dhe shpresave.

Është po ashtu e vërtetë që nuk mund te kemi rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqënie, me institucione nën thundrën e korrupsionit, me një demokraci të goditur në zemër, te zgjedhjet e lira, me vlera të përmbysura prej sundimit të gjatë të korrupsionit dhe krimit që bashkëjetojnë me regjimin që ka marr peng të ardhmen e Shqipëirsë.

 

Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.

Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.

Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim.

 

Ne i kemi marrë mësimet tona nga gabimet e të shkuarës, i kemi hapur dyert tona për këdo që kërkon të kontribuojë për përmirësimin e jetës politike të vendit. Sado të pakënaqur dhe të mërzitur me politikën apo me ne, për cfarë nuk kemi bërë apo për cfarë mund të bëjmë më mirë, sado të largëta t’i kemi pikëpamjet, fati i një shoqërie ngrihet mbi bashkëpunimin forcave të saj të gjalla dhe politikës.

Dhe në këtë rast, bashkëpunimi nuk është një opsion, por është një detyrë. Një detyrë e nxitur nga ajo që na ka bashkuar përballë krizave në dukje të pakapërcyeshme: aspirata për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Sepse përpara se të jetë një mision partiak, i yni është një mision patriotik.

Dhe kthimi i demokracisë dhe legjitimitetit në Shqipëri është një kushtrim në këtë stinë të re që ka trokitur në dyert e politikës shqiptare, ku asgjë nuk ka për të qenë më si më parë!

 

Ndaj sot, nga kjo foltore dua të përësëris këtë ftesë në emër të Partisë Demokratike për mbarë shoqërinë shqiptare, për intelektualët, studentët, pedagogët, sipërmarrësit, artistët, gazetarët, profesionistët, të rinjtë e të rejat për të ndërtuar bashkarisht një platformë për rikthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend do të jetë guri i themelit i një aleance të sinqertë dhe jetike për t’iu kundërvënë partisë-shtet, të lidhur me krimin, korrupsionin dhe oligarkinë.

Të dashur bashkëqytetarë, ne duam të punojmë me ju, për t’i dhënë jetë një debati që nuk mund të zhvillohet vetëm brenda kësaj salle, ku zëri i qytetarëve të dëgjohet për t’i dhënë jetë një reforme zgjedhore që të jetë në lartësinë e kërkesës së shoqërisë për një demokraci përfaqësuese sa më pranë standarteve të vendeve që ne kemi nderin t’i quajmë partnere, një reformë territoriale që të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partisë politike, prandaj zëri juaj duhet të jetë i pranishëm në këtë diskutim.

 

Për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, për platforma që clirojnë ekonominë nga oligarkët dhe garantojnë garën dhe konkurencën, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimin, duke i dhënë fund damkës së pashlyeshme që ka marrë përsipër kjo pakicë.

E pasi të kemi forcuar bashkëpunimin tonë dhe t’i kemi dhënë zë dhe jetë propozimeve të shoqërisë, do të jetë detyra jonë që t’i sjellim në këtë sallë, ku me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, do të luftojmë për t’i bërë realitet në shërbim të cdo shqiptari.

Natyrisht kam dëgjuar edhe fjalët e përgjegjësit për krizën e thellë të vendit, kur thotë se është i hapur për bashkëpunim pa kushte nëse ne nuk shajmë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Në radhë të parë, nuk e kemi bërë kurrë.

 

Në radhë të dytë, të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj do të thotë të sajosh histori si ajo e Griseldës për të penguar vizat dhe ta trumbetosh nëpër Europë si krim të qeverisë shqiptare.

Por këtë nuk e kemi bërë ne, kjo është vepra e poshtërsisë tënde karshi shqiptarëve kur ishe në opozitë.

Madje ke vijuar ta dëmtosh imazhin e vendit e në fakt je dëmtuesi numër një i Shqipërisë,  duke futur kriminelë në parlament dhe bashki, duke i dhënë Shqipërisë nofkën Kolumbia e Europës për shkak të kanabizmit masiv të vendit, duke emëruar jo një as dy port tre ministra të brendshëm të lidhur me krimin e organizuar, duke i degdisur shqiptarët si azilkërkues me shifra të ngjashme me ato të Sirisë në luftë civile në raport me popullsinë, duke e klasifikuar vendin si Shtet të kapur për shkak të korrupsionit që ti dhe banda jote plackitëse e keni cuar në nivelin më kërcënues për institucionet dhe qytetarët.

 

Kjo është përbaltja më e madhe që është bërë vendit, prandaj mos ofendo inteligjencën e shqiptarëve dhe as mos u sill si ai që nuk je, sepse nuk përcakton dot asnjë agjendë, nuk përcakton dot asnjë reformë, sepse i ke zgjedhur me kohë aleancat e tua, bota mbarë e di që janë krimi dhe një grusht i vogël klientësh.

Ne kemi të qartë agjendën tonë dhe interlokutorët tanë, dhe ata janë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Prandaj kushtet nuk i dikton ti, por ata dhe nevoja e vendit për ndryshim.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Zonja dhe zotërinj,

Prindër, të rinj dhe të reja

Jam i bindur që kjo nuk do të jetë e lehtë.

E di që cinizmi dhe mosbesimi mund të jenë penguese për disa kohë.

E di, e shohim të gjithë-kush nuk e sheh? –se sa e si është investuar e vijon të investohet shumë për të mbajtur vendin në stausquonë e sundimit afatgjatë të një kaste në qeveri dhe rreth saj.

 

Interesi dhe beteja e kësaj kaste është të ndalë të ardhmen ku ligji, liritë, shanset e barabarta, puna, dinjiteti, rritja e mirëqenies të jenë shija e jetës së gjithsecilit në këtë vend.

 

Beteja jonë është tjetër. Ne po bëjmë e do të bëjmë çmos që horizonti i Shqipërisë normale të hapet. Dhe do të hapet.

 

Por, mbi të gjitha, jam i bindur se në këtë betejë midis së shkuarës dhe të ardhmes, kjo Parti Demokratike, mbi vlerat dhe parimet perëndimore të së cilës Shqipëria u ngrit nga hiri i një regjimi gjakatar, ka forcën, energjinë dhe vizionin për të sfiduar cdo regjim dhe për të përqafuar ambicien e shumicës së shqiptarëve që duan ndryshim.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Në momente të vështira të historisë, shprehjet më fisnike të angazhimit kanë qenë përherë zgjedhjet e guximshme, të cilat kanë krijuar mundësi që deri në një moment më parë dukeshin të pamundura, të paarsyeshme.

 

 

Gjithmonë ka ekzituar një hapësirë midis qytetarëve dhe partive, për shkak të pakënaqësive, zhgënjimeve apo antipative të reja apo të vjetra.

Në disa momente kjo hapësirë është si një hendek i madh, shpesh herë për shkak të partisë që nuk reflekton mjaftueshëm shoqërinë. Ndërsa në momente të tjera kjo hapësirë është vetëm një hap larg, sepse qytetarët dhe partitë shohin mundësinë e ndryshimit nëpërmjet njëri-tjetrit.

Ky moment ekziston sot, dhe është detyrë qytetare të hedhim një hap drejt njëri-tjetrit.

 

Sfidat që kemi përpara janë të shumëllojshme.

Nga ato madhore, si frenimi i shpopullimit, që po mpak familjet dhe po mbyll shkolla anembanë vendit, tek ato të përditshmet por jo më pak të rëndësishme, që kanë të bëjnë me kostot e jetesës, me shkollimin e fëmijëve, me punësimin, lirinë e sipërmarrjes dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë këtu në vendin tonë.

Unë e di që ky komb dhe kjo shoqëri, ka një energji të madhe për të cliruar, ka vetëdije dhe dhembshuri për të mos qëndruar e pavendosur përballë kërcënimeve të mëdha, dhe, mbi të gjitha, ka kurajon për t’u bërë pjesë aktive në zgjidhjet e mëdha që kërkojnë këto kohë të vështira.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Ne jemi këtu për ta nisur së bashku përballjen dhe punën për ndërtimin e të ardhmes që cdo shqiptar dëshiron dhe meriton.

Dhe me forcën tuaj e vendosmërinë tonë, me ndihmën e Zotit, dhe për hir të Shqipërisë e të fëmijëve te saj, do ja dalim mbanë.

Falemnderit!

 

Read More
15 Sht
0

“Ndal gjobave politike”, PD denoncon fushatën e qeverisë: Goditje selektive ndaj mbështetësve të PD

  • “Ndal gjobave politike”, PD denoncon fushatën e qeverisë: Goditje selektive ndaj mbështetësve të PD

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR HOXHA, SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT

 

Korrupsioni, klientelizmi, gjobat kanë përkeqësuar gjendjen e biznesit, por shumë prej tyre ndodhen në këtë periudhë në sulm të vazhdueshëm nga qeveria si kundërshtarë politikë.

 

Denoncimet e ardhura në Partinë Demokratike dëshmojnë për një fushatë selektive të qeverisë kundër bizneseve që u deklaruan në fushatën zgjedhore pro ndryshimit dhe dolën në krah të Partisë Demokratike.

 

Sot, shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq. Përmes gjobëvënësve në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.

 

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalojë këtë praktike primitive. Bizneset duhen lënë të qetë të punojnë mes kaq shumë vështirësive që u ka krijuar keqqeverisja e Edi Ramës.

 

U bëjmë thirrje bizneseve ta refuzojnë presionin nga kushdo qoftë ai! Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë. Gjobat politike janë të papranueshme! Ato rrënojnë biznesin dhe ekonominë e vendit.

 

Goditjet selektive, trajtimi i bizneseve si armiq dhe kundërshtarë politikë nuk e zgjidh hallin e Edi Ramës. Ai është kryeministri i një pakice të dalë nga një masakër zgjedhore, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset.

Read More
05 Gus
0

PD: SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet për çështjen e Teatrit. Të dëshmojë se ky institucion ka vullnet të luftojë korrupsionin.

  • PD: SPAK flet me gjuhë të drunjtë në lidhje me hetimet për çështjen e Teatrit. Të dëshmojë se ky institucion ka vullnet të luftojë korrupsionin.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA

 

Është e vërtetë që ka ardhur përgjigjia nga SPAK në lidhje me kërkesën tonë për informacion se çfarë po bëhet një vit e ca në lidhje me kallëzimin që Partia Demokratike por edhe Alenaca për Teatrin apo subjektet e tjera kanë bërë për shembjen abuzive të Teatrit nga ana e Bashkisë Tiranë, në frymën e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Përgjigjia që erdhi nga SPAK thjesht tregon që është bërë regjistrimi i këtyre kallëzimeve për shpërdorim detyre dhe kaq, pjesa tjetër siç shpjegon edhe drejtuesi i SPAK z. Kraja, është që përbën sekret hetimor por ata po bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Kjo është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor.

 

Nuk dua t’i hyj asaj se si gazetarët marrin vesh gjithçka, ose ka një pjesë të gazetarëve që marrin vesh gjithçka që ndodh në të gjitha sekretet hetimore, çfarë ndodh në SPAK, dhe që i bëjnë publike, që bëjnë shumë mirë që i bëjnë publike sepse të paktën marrim vesh diçka çfarë bëhet, mirëpo për çudi ka disa kategori kallëzimesh për të cilat as gazetarët nuk dinë asgjë, jo më ne që i kemi bërë kallëzimet, sepse me sa thuhet nuk është bërë kurrëfarë lëvizje, kurrëfarë hetimi.

 

Ky është një problem tjetër. Ajo që unë shoh tek kjo përgjigje se “po bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm”, do të kisha dashur nga drejtuesit e SPAK, qoftë edhe në mënyrë teorike të na shpjegoni se çfarë do të thotë “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” që pastaj ne ta dimë, që mbi bazën e këtyre parimeve dhe kritereve të “hetimit të plotë dhe të gjithanshëm” nesër të shohim se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtij viti SPAK. Sepse një ditë kjo çështje do hapet.

 

Çështja nuk do të mbetet sekret. Gjatë këtij viti SPAK  a ka pyetur njeri për shpërdorim detyre, ka thirrur njeri? Ne nuk po i kërkojmë përmbajtjen se çfarë kanë thënë në marrjen në pyetje, por a ka thirrur dikë? Kryetarin e Bashkisë? Një anëtar të Këshillit Bashkiak a dikë që ka marrë një dokument, ose një letër. Një ditë do të dalë dhe do të shohim që gjatë gjithë këtij viti që ne po kërkojmë për të cilën thuhet se po bëhet “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” çfarë është bërë?

 

Këto ne nuk i kërkojmë për të bërë presion mbi SPAK, por për të parë nëse ky institucion është në funksionin për të cilin është krijuar, apo jo? Nuk mundet ta mbajmë goditjen e korrupsionit në nivele të ulëta, kryetarë Bashkie, zv/ministrash që korruptohen me gjëra qesharake, apo nënpunësve të ulët për tendera që vlejnë miliona dollarë, shefat e të cilëve nuk ditkan gjë. Nuk është ky korrupsioni në Shqipëri. Të gjithë e dimë këtë.

 

Dhe SPAK për këtë është krijuar, Sepse po të ishte për gjëra të vogla nuk do t’ia vlente të ngriheshin institucione të tilla me Reformën në Drejtësi. SPAK duhet të veprojë më shpejt në raport me çështjen e Teatrit që është një krim barbar, me çështjen e inceneratorëve. Shikoni se çfarë po ndodh me plehrat.

 

Durrës, Kavajë, Fier, një javë rresht digjen plehrat. Përse? Pikërisht për shkak të përfitimit të atyre që kanë marrë kontratat e inceneratorëve. Për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën kemi një vit që kemi bërë kallzim. Nqse do ishin vënë njërezit përpara përgjegjësisë nga ana e SPAK nuk do të kishim tragjeditë mjedisore që po ndodhin. A do merret SPAK me çështjen Beçhetti? 120 milionë euro do të paguajnë shqiptarët për një tekë të kryeministrit. Çështjen e “Astirit”. Ka qindra koncesione, PPP, tendera, që nga Bashkitë e deri në qeveri lart. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Çfarë po bëhet?

 

Nqse do të ishin bërë disa hetime më shumë, ndoshta nuk do të kishim një veprim kaq arrogant të kryemininstrit, sikur ta kishte pronën e vetë, ia dhuron pronën e Teatrit edhe një herë Bashkisë, ia fal Bashkisë. Prokuroria duhet të lëvizë sepse Reforma në Drejtësi, institucione si SPAK dhe të tjerat, u krijuan pikërisht për këtë, që të kontrollojnë administratën dhe politikën. Që të luftojnë korrupsionin në administratë dhe në politikë. Përndryshe çfarë kuptimi kishte që u krijuan këto institucione.

 

Nqse do të kishte lëvizje, nuk do të kishim  gjithë këto ngjarje në Shqipëri, deri tek djegiet masive që po shkaktohen. A mban dikush përgjegjësi për këto? Janë blerë helikopterë miliona euro, ku janë, përse nuk përdoren. Mjaft më me zv/ministra dhe nëpunës të nivelit të ulët që korruptohen për një vend pune apo për tenderat për të cilat shefat e tyre “nuk dinë gjë”.

Read More
31 Kor
0

PD: Mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik.

  • Katastrofa mjedisore në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, PD: Mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv në fakt, që është shkaku i vërtetë i kësaj gjendje katastrofale. Mjafton ta shikoni sa e rëndë është situata, sa e rëndë është papërgjegjshmëria në fakt. Pasojat e këtij tymi janë jo vetëm juridike, politikë por edhe shëndetësore.

 

Ne kemi ardhur sot pikë së pari për të ndërgjegjësuar për shqetësimet e qytetarëve të Fierit të cilët janë sot totalisht në mëshirë të fatit, për të bërë, për të ndërgjegjësuar sesa të rënda janë këto pasojat.

Ne i bëjmë kërkesë qeverisë që të mbrojë qytetarët fierakë.

 

Katastrofa mjedisore që familjet fierake po pësojnë është produkt i mafies së inceneratorëve, që në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, dhe në këmbim kanë dhënë vetëm këtë tym toksik që po detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Të gjithë e mbani mend se si Rama mashtronte se në dhjetor 2020 inceneratori do të ishte gati. Sot inceneratori ka djegur vetëm paratë e qytetarëve, sepse plehrat digjen në qiell të hapur.

 

Ky nuk është vetëm mashtrim, ky nuk është as aksident, por është një krim i qëllimshëm kundër banorëve të këtij qytetit nga ata që kanë zgjedhur të punojnë vetëm për interesat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.

 

Kjo skemë mafioze është modeli me të cilin ka shkatërruar vendin Rama dhe tani po shkatërron shëndetin e qytetarëve.

 

Pasuron klientët e tij, për të vjedhur me ta zgjedhjet, dhe pasi masakron zgjedhjet, masakron shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.

 

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK aferën e inceneratorëve, sot si banorë të këtij qytetit, si familjarë, si prindër i kërkojmë SPAK-ut të veprojë me urgjencë. Nuk duhet të largohen fierakët nga shtëpit e tyre, duhet të larguohet regjimi i pakicës i drejtuar nga Edi Rama, që po kanos shëndetin e të gjithëve.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMEND KODUZI

 

Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.

 

Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

 

Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

 

Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.

 

Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.

 

I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.

 

Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore  nga ajri i ndotur”.

Read More
30 Kor
0

PD: Afera korruptive e inceneratorit, mbyt me blozën e plehrave banorët e Fierit

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI NGA VENDGRUMBULLIMI I MBETJEVE NE FIER

Kemi qenë prezent shumë herë që kjo fushë-mbetje gjithmonë është ndezur tym dhe flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti qendror. Kështu që ne jemi këtu për të denoncuar përsëri këtë aferë korruptive do ta quaja që është nga afera korruptive në bashkëpunim me inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

Pavarësisht deklaratës së tyre që është bërë para disa ditësh edhe në media, mos gabofsha, që është gati që nga data 20 maj, 25 maj dhe ka pritur që të fillonte puna.

Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe.

Ndjesë për tymin që po thithni tani, është një fakt kuptimplotë në çfarë situate është qyteti i Fierit sot dhe në çfarë situate jemi dhe ne bashkë me ju që po bëjmë këtë. Pra, e njëjta situatë është në të gjithë qytetin e Fierit, e njëjta situatë është në çdo shtëpi dhe në çdo hyrje të Fierit. Banorëve të Fierit u ka mbërritur tymi dhe bloza deri në plazh, deri në anë të detit dhe është shpërndarë gjithandej.

Pavarësisht punës që ka vazhduar për hirë të së vërtetës duhet thënë gjatë këtyre ditëve absolutisht kjo nuk po merr zgjidhje dhe mendoj se nuk ka për të marrë zgjidhje, ishallah qoftë ashtu, sipas deklaratës së zotit Subashi mbrëmë që deri në fund të Gushtit do t’i japi zgjidhje këtij problemi. Megjithëse u shpreh ndoshta, nuk ka si t’i japë zgjidhje.

Pra, unë jam këtu bashkë me kolegen dhe deputeten Eralda Tase për të sensibilizuar qytetarët fierak, për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe të reflektojnë të gjithë bashkë, madje do t’u propozoja që ne duhet t’i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bashki për këtë dëm të shkaktuar shëndetit të qytetarëve fierak. Do të jemi këtu në vazhdimësi deri sa të marrë drejtim, zgjidhje kjo punë. Absolutisht jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë me ato mundësi që ne kemi dhe aq sa kemi. Por çfarëdo lloj ndihme t’i ofrosh kësaj mazhorance, kësaj bashkie me kryetar të emëruar dhe me këshill bashkiak po të emëruar, nuk besojnë se do të jenë të gatshëm për të pranuar, pasi çdo gjë bie në vesh të shurdhër.

Read More
29 Kor
0

Kryetari i PD Lulzim Basha takohet me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË BUJANOVCIT NAGIP ARIFI PAS TAKIMIT NË SELINË E PD.

Lulzim Basha: Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike kryetarit të Komunës së Bujanovcit, z.Negip Arifit dhe delegacionit që e shoqëron, këshilltarët të Këshillit Komunal dhe personelit të tij ndihmës në një takim vëllazëror ku kemi folur hapur për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen bashkëkombësit tanë në Komunën e Bujanovcit dhe në Luginën e Preshevës.

Në këtë korrik të nxehtë, të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku do të veçoja si problem themelor spastrimin etnik që po i bëhet Komunës së Bujanovcit si dhe asaj të Medvegjës dhe të Preshevës, nga i ashtuquajturi “procesi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve” në këto tre komuna.

Ky është një proces diskriminues, në shkelje totale të Kushtetutës së vet Republikës së Serbisë dhe angazhimeve të saj në kuadër të Këshillit të Europës dhe në kuadër të dokumenteve të bashkëpunimit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Serbisë.

Ndaj, Partia Demokratike dënon me forcë dhe i kërkon autoriteteve serbe, nga kreu i shtetit tek qeveria serbe, të ndalin menjëherë këtë praktikë të paligjshme, sikundër i bën thirrje Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përmes presionit të drejtpërdrejt të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh tashmë prej vitesh përmes pasivizimit të adresave ku vetëm në komunën e Bujanovcit për shkak të këtij procesi të paligjshëm dhe me reminishencat e regjimeve të kaluara, mbi 2 mijë qytetarë të kësaj komune, shqiptarë, kanë humbur të drejtën e rezidencës, të sigurimeve shoqërore dhe të drejta të tjera që burojnë nga regjistrimi i ligjshëm si banor të kësaj komune.

Natyrisht ky proces është shqetësimi ynë më i madh dhe është shfaqja me e hapur e hendekut midis fjalëve dhe veprave të autoriteteve të Serbisë ku nga njëra anë trumbetohet lëvizja e lirë dhe klima e bashkëpunimit dhe nga ana tjetër goditen vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike shqiptarët në Serbi ne veçanti shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por diskriminimi nuk ndalet këtu. E gjithë zona e Luginës së Preshevës ka vetëm një institucion shëndetësor që është Spitali i Vranjës, ku ndonëse i shërben një territori prej 7 komunash, mbi 30% e popullsisë së këtyre 7 komunave janë shqiptarë. Kryesisht në 3 komuna të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës, nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Diskriminimi vazhdon me pengesat për studentët, nxënësit e shkollave të mesme për të patur dhe mësuar në gjuhën e tyre amtare.

Diskriminimi vazhdon në mosnjohjen e diplomave të të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe procedurave të tejzgjatura për ata që kanë studiuar në universitetet e Shqipërisë, me rezultat emigracionin masiv të rinisë nga kjo zonë dhe të gjitha këto kulmojnë në atë që pa diskutim ne e shohim si një përpjekje të organizuar dhe të stimuluar në mënyrë shtetërore nga autoritetet në Beograd për të spastruar etnikisht Luginën e Preshevës nga banorët shqiptarë që kanë jetuar dhe jetojnë aty në trojet e tyre stërgjyshore.

Por kundër kësaj situate dhe sfidave të mëdha ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët në Luginën e Preshevës, shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës apo veprimi i pa mjaftueshëm. Disafish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze dhe protagonizëm pa asnjë efekt sesa ç’i jepet ndihmë këtyre komunave dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Natyrisht kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin tonë, me vlerat tona por edhe me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence të qeverisë aktuale ndaj detyrimeve kushtetuese që çdo qeveri shqiptare ka dhe për t’i dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare shqiptarëve të Luginës së Preshevës, partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, autoriteteve të zgjedhura të cilët përballen me këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë me kurajo të lartë, me profesionalizëm dhe me vendosmëri për të cilën dua t’i shpreh gjithë mirnjohjen time, të Partisë Demokratike të opozitës, pa diskutim edhe të gjithë shqiptarëve, z. Arifi dhe të gjithë drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës dhe t’ju them që pavarësisht sfidave dhe problemeve aktuale jemi në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj me të gjitha format, mënyrat dhe instrumentet që kemi sot në dispozicion dhe natyrisht edhe kur ti kemi të shumta në një të nesërme që shpresoj nuk dol të jetë e largët. Edhe një herë mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin tuaj. Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore të gjithë bashkëkombësve tanë në komunën e Bujanovcit dhe të Luginës së Preshevës.

Nagip Arifi: Sot ne patëm një takim me kryetarin Basha, që ishte një takim vëllazëror. Unë paradite kam pasur takim me Presidentin Ilir Meta, kam pasur takim edhe me  ministrin Pandeli Majko dhe tani  me kryetarin e Partisë Demokratike dhe e njoftova me problemet dhe sfidat të cilat i kanë shqiptarët të Luginës së Preshevës, konkretisht në Bujanovc. E njoftova me situatën se si është duke vepruar Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Është duke përdor metodën e pastrimit etnik sepse edhe State Departament Amerikan por edhe Komuniteti i Helsinkit ka dhënë një vlerësim se është shteti i Serbisë një spastrim etnik ndaj shqiptarëve duke e bërë. Njoftova mbi situatën politike dhe të sigurisë po ashtu edhe me situatën ekonomike. Ne kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendime të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë më të sigurt, më të fortë. Unë mendoj dhe shumë shpresoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Europën e bashkuar.

Pyetje: Zoti Basha si e komentoni takimin për Mini Shengenin ose sic do të quhet ndryshe Ballkani i hapur dhe a keni një koment për mospjesëmarrjen e zotit Kurti në këtë takim të sotëm?

Lulzim Basha: Mendoj që këto takime po bëhen kaq shpesh sa nuk e kuptojmë përse po bëhen dhe çfarë të reje po prodhojnë, përveç fotografive dhe protagonizmit të tepruar politik të atyre që janë në këto takime. Pozicioni është ai që ka qenë gjithmonë i imi dhe i Partisë Demokratike që lëvizja e lirë në rajonin tonë të funksionojë duhet t’i japim fund hipokrizisë, duhet urgjentisht të punohet për eleminimin e kërcënimit të fundit për paqen dhe stabilitetit në rajon që është njohja e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dhe pa diskutim lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi dhe një synim dhe një kërkesë e të gjitha proceseve integruese kur janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor që nga procesi i Integrimit Europian në të cilat janë anëtare si Shqipëria ashtu edhe Serbia dhe shoresojmë fort së shpejti edhe Kosova. Natyrisht Maqedonia e Veriut dhe Malini Zi e Bosnje Hercegovina, po kështu edhe procesi i Berlinit, po kështu edhe CEFTA, kështu që kanë dëshirë me protagonizëm për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi, nuk është ndonjë çudi e madhe për mua, po të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë e stërparë që s’prodhon asgjë të mirë për qytetarët, por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili prej kryeqyteteve ne rajon, e që fillojnë siç e thashë me një trajtim të barabartë të të gjithë shteteve sovrane, duke filluar me njohjen e ndërsjellë midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, për të cilën pa diskutim përgjegjësia është e qartë, përgjegjësi është i qartë dhe do të marrë të gjitha përgjegjësitë. Partia Demokratike e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun midis dy republikave, por nuk kemi lënë asnjëherë dilemë se cili duhet të jetë përfundimi i këtij dialogu, do të jetë njohja e ndërsjellë.

Ne jemi të lumtur që të shohim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë pa ekuivok shumë të qartë përsa i përket këtij objektivi. Nga ana tjetër në prani të kryetarit të komunës së Bujanovcit dua të theksoj dhe njëherë se asnjë takim nuk mund të shërbejë si alibi për ti ikur detyrimeve kushtetuese që ka çdo kryeministër shqiptar, në preambulën e Kushtetutës për t’u kujdesur për fatin e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, dhe fati i shqiptarëve të luginës së Preshevës, fati i vajzave dhe djemve në qytetin e Bujanovcit dhe në fshatrat shqiptare të Bujanovcit është që çregjistrohen në mënyrë të paligjshme për t”u zbrazur, për ta zbrazur demografikisht, etnikisht, për të bërë spastrim etnik të Luginës së Preshevës. Nuk e di sa kohë i kushton, apo i ka kushtuar Edi Rama këtij problemin kur flet me mikun e tij Vuçiç, në qoftë se i ka kushtuar ndopak kohë e ka mbajtur sekretin mjaft mirë.

Ju faleminderit!

 

Read More
28 Kor
0

PD në betejë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni, Raporti i DASH konfirmoi se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

​·       Raporti i DASH konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. PD është në betejë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe për një qeveri që punon për njerëzit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë;

Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja!

Specifikisht investitorët amerikanë!

Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit.

Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.

Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët.

Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik.

Këto janë kthyer në  sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.

–        Raportime të korrupsionit në prokurimet publike dhe në qeveri

–        Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj.

–        Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale.

–        Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.

–        Korrupsioni endemik që ka minuar dhe minon Sundimin e Ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

–        Të drejtat e pronësisë nuk janë plotësisht të garantueshme ndërkohë që procesi i kompensimit është i paplotë dhe inefiçent.

–        Grupet e biznesit shqetësohen se nuk janë palë dhe as dëgjohen në konsultime publike në lidhje ligjet.

–        Investitorët ankohen se ka konkurrencë të pa barabartë dhe monopole të krijuara me qëllim për të penguar tregun e lirë.

–        Shqipëria ka standardet më të ulëta të transparencës fiskale.

–        Procesi ligjvënës ka një transparencë minimale.

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.

Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu.

Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë  që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit.

Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si në 8 vjet një maxhorancë e drejtuar nga ky kryeministër nuk ka prodhuar një betejë të sinqertë dhe të vërtetë ndaj korrupsionit.

Përkundrazi ka kontribuar përditë në përkeqësimin e klimës së bërit biznes, ka kontribuar në rritjen e korrupsionit dhe ka mbrojtur haptazi çdo aferë të madhe korruptive të zbuluar nga opozita apo media.

Sot Shqipëria duhet të ishte në betejën për punësim me paga dinjitoze dhe për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore.

Fatkeqësisht, Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Ku një pakicë kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Nuk mund të ketë paqe (sociale ?)në një vend ku varfëria rritet, pasiguria është gjithnjë e më e madhe dhe kur ekonomia i jep të ardhurave vetëm një grushti të vogël njerëzish. Të cilët në këmbim nuk ofrojnë asnjë mundësi për shumicën e shqiptarëve.

Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t’i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin.

Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.

Read More
27 Kor
0

Dhuna policore ndaj gazetarit, PD: Reflekton sjelljen e kryeministrit me gazetarët.

  • Dhuna policore ndaj gazetarit, PD: Reflekton sjelljen e kryeministrit me gazetarët.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari i Televizionit News 24, Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte në krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që shpërndau News 24 janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Mund ta ndjekim bashkë videon.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë, siç duket qartë nga pamjet e News 24. Dhe ky është nga ato rastet, kur dështimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetarëve.

Ergys Gjençaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raportonin, e trajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin  e publikut. Pra, kemi një gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8 vieçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar policinë e shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj, dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët!

Me gjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të News 24, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!

Read More
27 Kor
0

Basha: Raporti i OSBE/ODIHR, vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit.

 

  • “OSBE/ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore”, Basha: Raporti, vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit.

 

  • “OSBE/ODIHR konfirmoi vjedhjen e votës”, Basha: PD më e fortë dhe e vendosur për të çuar deri në fund përballjen me regjimin!

 

  • “SPAK të mos bëjë ping-pong”! Basha komenton lirimin e autorëve të dosjes “339”: Ndëshkojini ortakët e krimit, zhbënë të drejtën e shqiptarëve për zgjedhje të lira!

 

  • “Do të lidhim partneritete me miqtë Euroatlantikë, Shqipëria s’do të kthehet nga Lindja”, Basha: Ja si do t’i ndalojmë krimet elektorale

 

  • Raportet me ndërkombëtarët/ Basha: Do të bashkëpunojmë për një platformë për të kthyer legjitimitetin.

 

KONFERENCA PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ME GAZETARËT

 

Ju uroj mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias, qytetarët shqiptarë dhe opinioni publik kombëtar dhe mbarëkombëtar është njohur me raportin përfundimtar të OSBE-OHDIR i cili është botuar zyrtarisht ditën e djeshme. Ky raport ka konfirmuar atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë tashmë që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në fakt raporti konfirmon atë që ne kemi thënë prej fillimit se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë e kemi thënë prej ditës së parë, këtë e kanë parë me sytë e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin i cili u pengua paligjshmërisht me hile me dhunë, me shantazh. Këtë tashmë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport për fat të keq është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit, blerjen masive të votave dhe presion ndaj votuesve, e kemi thënë ne, e thotë edhe raporti. Shkrirja në një e partisë në pushtet dhe e shtetit. E kemi thënë ne, e thotë edhe raporti. Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, e kemi thënë ne , e thotë dhe raporti. Rritje fiktive e punësimit në administratën publike për qëllime elektorale, presion mbi punonjësit e administratës publike për të votuar partinë në pushtet, e kemi thënë ne e konstaton edhe raporti. Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të ndikuar në mënyrë të paligjshme votën, legalizime në këmbim të votës, e kemi thënë ne, e kemi denoncuar, e konstaton edhe raporti. Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne, e ka zbuluar media, e konstaton edhe raporti dhe vazhdon të thellohet kjo dramë siç ishte edhe rasti i patronazhistit, trafikant droge, të punësuarit të bashkisë së Tiranës. Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti. Ndryshimet të njëanshme kushtetuese në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të Venecias, e kemi thënë ne, e konstaton edhe raporti. Ndryshimi i fletës së votimit, që solli mes të tjerash dhe një numër rekord votash të pavlefshme, mbyllja e kufijve dhe mohimi i të drejtës së votimit për qindra mijëra emigrant. Para dhe pas 25 prillit Partia Demokratike i ka denoncuar krimet zgjedhore. Kemi depozituar afro 185 padi në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve në lidhje me këto krime, por prap në vijim të traditës së pandëshkueshmërinë të dosjeve 184 dhe 339, personazhet e të cilëve vijojnë të mbajnë peng integrimin e vendit, asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Sot hetimi dhe ndëshkimi i blerjes së votës është një nga rekomandimet parësore të OSBE-OHDIR që e konsideron atë si një prioritet absolut për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Natyrisht siç e shikoni, nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala. N a doli fjala nga ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë tonë. Sepse më 25 prill nuk ishte Partia Demokratike që u dëmtua, por ishte Shqipëria dhe shqiptarët, interesat e tyre dhe e ardhmja e tyre të cilat morën një goditje të rëndë. Ishin shumica dërrmuese e shqiptarëve që e kërkonin ndryshimin dhe që sot e duan ende këtë ndryshim. Ndaj, dua të përsëris së pari se është detyrë e drejtësisë, është detyrë e SPAK-ut të ndjek me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore duke përfshirë ato që kanë zënë pluhur dhe të ndal ping pongun në këto dosje. Të mos lirohen autorët e dosjes 339 siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo e në veçanti ortakët politik të krimit të organizuar që masakruan çdo standard zgjedhor, që goditën demokracinë dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë. Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, media e lirë, forcat e gjalla të shoqërisë, partnerët ndërkombëtarë, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Ndërsa në të njëjtën ditë kur del raporti i OSBE-OHDIR, kur kërkohet pikërisht hetimi dhe vënia para drejtësisë e blerësve të zgjedhjeve, lirohen disa nga personazhet e dosjes së Shijakut, që ishte dhe një nga përbërësit e krizës politike në vend. Ndërkohë asnjë, e theksoj, asnjë nga politikanët e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë si në dosjen 184 ashtu dhe në dosjen 339, nuk është hetuar dhe as marrë i pandehur. Tashmë jemi të vetëdijshëm që Shqipëria nuk e ka luksin, kohën, durimin të hidhet nga kriza në krizë. Të mbetet peng i dhunuesve të zgjedhjeve që e përdorin shtetin si zgjatim të partisë dhe për ta vendosur atë në shërbim të krimit dhe të oligarkisë. Është mision parësor i drejtësisë të bëj detyrën e saj, sepse vota e lirë është parësore për të garantuar një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për veten e saj dhe klientët e saj. Raporti i OSBE-OHDIR konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as për ata që votuan partinë në pushtet, as për shumicën që zgjodhi ndryshimin. Përkundrazi, i thelloi edhe më shumë dilemat e tyre. Një pushtet që buron nga zgjedhje të vjedhura, nuk ofron dot asgjë tjetër përveçse varfëri, krim, korrupsion, kapje të shtetit dhe zbrazje të mëtejshme të vendit. Pyetja që shtrohet është: Kush do të ofrojë punësimin, arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shanset për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri? Këta që janë kapur dhe tashmë janë dokumentuar duke shantazhuan me bukën e gojës punonjësit e administratës. Këta që e përdorën krimin për t’i tërhequr zvarrë njerëzit drejt kutive të votimit siç konstatohet edhe në këtë raport, pas konstatimit në raportin e asamblesë parlamentare të këshillit të Europës. Këta që ja falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para me të cilat blejnë vota. Këta që japin çdo qindarkë me PPP për klientët e tyre duke ja lidhur borxhin në qafë shqiptarëve dhe brezave të ardhshëm. Këta që e kanë kthyer zyrtarisht Shqipërinë edhe sipas raporteve të fundit, duke e përfshirë atë që është botuar sot për klimën e investimeve në vend nga departamenti i shtetit në vendin më të korruptuar në Europë. Pyetja, apo pyetjet kanë një dhe vetëm një përgjigje: jo kurrë, asnjëherë këta nuk janë zgjidhja, këta janë vet problemi. Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje demokratike, zgjedhje të lira dhe të ndershme për shumicën e shqiptarëve që duan ndryshim. Ky raport, njësoj si raporti i delegacionit të asamblesë parlamentare të këshillit të Europës që doli para disa javësh, i ndan në mënyrë të qartë palët në këtë përballje. Nga njëra anë është regjimi, autorët e masakrës zgjedhore, megjithëse përmendët me gjuhën diplomatike, në rreshtat e këtij raporti apo raportit të mëparshëm, por të gjithë e dimë se është edhe më keq se aq dhe nga ana tjetër jemi ne opozita dhe shumica e shqiptarëve që nuk pajtohemi me këtë model shkatërrimtar për vendin dhe për të ardhmen tonë. Detyra jonë, detyra e Parëtisë Demokratike dhe e opozitës është të faktojmë një bashkëpunim sa më të ngushtë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm se koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha betejat tona. Sikurse raporti na jep të drejtë për atë se çfarë është 25 prilli, kjo për arsyen sepse ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve në çdo moment në shërbim të tyre dhe të gjithë bashkë me këtë vetëdije, me të drejtën faktit dhe të vërtetën me vete, kemi mjetet dhe mundësinë t’i japim demokracisë një jetë të re. Natyrisht, në kushtet e kapjes totale të shtetit dhe të rrëzimit të instrumentit të ndryshimit, votës së lirë nga ky regjim, kjo nuk do të jetë e lehtë. Por, përkundër masakrës zgjedhore, shqiptarët i kanë dhënë Partisë Demokratike më shumë forcë e bashkë me të vendosmërinë dhe mjetet e nevojshme për ta çuar deri në fund përballjen me këtë regjim. Natyrisht këtë betejë nuk e bëjmë për veten tonë, nuk e bëjmë për Partinë Demokratike, e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të dëmtuarit e mëdhenj, të vjedhurit e mëdhenj të 25 prillit. Ndaj, do të përdorim të gjithë forcën që shqiptarët na kanë dhënë më 25 prill në të gjitha forumet. Me të gjithë miqtë e Shqipërisë që e duan vendin tonë demokratik, pranë Europës, me më pak krim dhe korrupsion dhe me qëllimin për t’ua kthyer pushtetin qytetarëve aty ku pushteti buron, tek vota e lirë, tek vota e ndershme. Dhe këtë me qëllimin e madh, që Shqipëria të ec përpara dhe raporti i 25 prillit t’i përkas të shkuarës dhe jo të ardhmes që shqiptarët meritojnë. Tani fjala për gazetarët për të cilën raportin e OHDIR thuhet se janë censuruar dhe kanë qenë përballë presioneve, shantazheve dhe korrupsionit, sigurisht jo prej Partisë Demokratike.

 

Gazetarja Vizion Plus: Rekomandimi numër një i Raportit të OHDIR është rregullimi i kuadrit ligjor dhe më pas thuhet në Raport që Parlamenti duhet të zbatojë rekomandimet e mëhershme të bëra nga OSBE-OHDIR. Në Shtator a do të kërkoni ju bashkëpunimin e Partisë Socialiste për një reformë të re zgjedhore?

 

 

Lulzim Basha: 25 prilli ka treguar se shtetit është kthyer në një gërmadhë. Që institucionet nuk janë më në shërbim të njerëzve këtë e di çdo shqiptar. Që mekanizmi për t’i kthyer ato në shërbim të njerëzve është prishur për shkak të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju përmendët rekomandimin numër një i cili ka të bëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor që është një nga faktorët e masakrës zgjedhore. Sepse u krye jo thjesht duke përjashtuar opozitën, por u krye në kuadër të një plani të mirëmenduar për t’i dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara. Por, megjithatë do të doja të tërhiqja vëmendjen tek dy rekomandimet më poshtë, 2-shuin dhe 3-shin. Në pak më pak se 16 vite angazhim aktiv në politikë dhe në 30 vite demokraci nuk mbaj mend as në zgjedhjet e 91shit që të kërkohet se rekomandim prioritar nga OSBE-ODHIR që shteti të sigurojë  të drejtën për zgjedhje të lira dhe  votime të fshehta. Që do të thotë që shteti ka asgjësuar, ka goditur votën e lirë dhe të fshehtë që është themeli i demokracisë apo citoj “të intensifikojë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votave”, që do të thotë që me 25 prill nuk ka ndodhur thjesht një masakër zgjedhore,  por ka rënë demokracia. Nëse shteti do të garantonte zgjedhje të lira pse duhet të ishte rekomandimi numër 2 i ODHIR, garantimi i votës së fshehtë dhe të lirë. Në asnjë raport , për asnjë vend në rajon apo në Europë nuk gjendet një  rekomandim i tillë. Në asnjë vend demokratik nuk mund të mendohet një rekomandim i tillë. Për t’u kthyer tek pyetja juaj, që do të thotë që detyra para nesh është shumë më e madhe se sa ribërja në mënyrë gjithëpërfshirëse të një reforme zgjedhore të standardeve demokratike. Detyra është që duke kuptuar dhe pranuar nisur edhe nga konkluzionet e këtij raporti, krizën e thellë demokratike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, krizën e demokracisë, të bëjmë gjithçka që aspiratat e shumicës së shqiptarëve të gjejnë shprehej tek çdo akt dhe çdo veprim, tek çdo aksion i opozitës, i Partisë Demokratike brenda dhe jashtë parlamentit. Natyrisht këtu përfshihet edhe detyrimi i të gjithë palëve për t’i dhënë shqiptarëve një infrastrukturë  ligjore, pra një kod zgjedhor i cili të garantojë fshehtësinë e votës dhe votën e lirë

Rekomandimi numër 14 flet për regjistrimin e  kandidatëve dhe saktësisht për ligjin e dekriminalizimit. Pra fushatës zgjedhore ju kërkuat që Tom Doshi mos të kandidonte në zgjedhje për shkak se është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A aplikohet i njëjti standard për Sali Berishën, ish-kryetarin e Partisë Demokratike që është shpallur non-grata nga Sekretari Amerikan i Shtetit?

Ne jemi krenarë për ligjin për dekriminalizimin. Ne nuk harrojmë se megjithëse nuk i kishim numrat në parlament detyruam mazhorancën në vitin 2014 dhe dhe më vonë në vitin 2015 të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit  të politikës përmes futjes së personave me rekorde të tmerrshme kriminale si  deputetë, si kryetarë bashkish dhe drejtues të lartë politikë të Partisë  Socialiste në strukturat partiake dhe shtetërore të kësaj partie. Kriminalizimi i politikës është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të kësaj partie. Ajo është kthyer tashmë në një  problem jo thjesht për Partinë Socialiste dhe vendin, por edhe për ekonominë e cila po vuan pasojat e rënda të kriminalizimit të sektorëve të veçantë të saj që shoqërohen me papunësi, me probleme të rënda sociale dhe pastaj me shkallën më të lartë të kapjes së shtetit që janë ligjet speciale që miratohen për oligarkët dhe për  krimin e organizuar. Pra me fjalë të tjera vënien e shtetit në funksion të një pakice absolute dhe e gjitha kjo bie mbi kurrizin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve pa dallime politike. Beteja jonë për dekriminalizimin do të vazhdojë me gjithë fuqinë. Nuk kam për të komentuar asnjë çështje që del jashtë këtij raporti dhe do të mbetem i hapur për çdo koment tjetër në çdo takim tjetër sepse besoj me të drejtë, mendoj unë, ky është mendimi im që çdo reflektim nga raporti, çdo shmangej nga vëmendja publike e raportit nuk i shërben interesit publik. Kemi kohe për të diskutuar gjithçka tjetër sepse siç e dini kurrë nuk keni qenë përballë meje me censurën në mes dhe nuk do të jetë tani.

 

Juxhin Mustafaraj Abc: Ne konstatimet e rekomandimeve dhe gjetjet e OSBE theksohet se u përdor edhe pushteti vendor, të paktën ligjërisht jemi dy vite para zgjedhjeve vendore, çfarë mund të bëjë Partia Demokratike që pas dy vitesh të mos jemi në të njëjtat pozita apo me sakte opozita të mos jete në të tilla pozita që të ulet dhe të thotë përpara opinionit publik e të thotë që jemi serish përpara një masakre elektorale?

 

Lulzim Basha: Shikoni kjo është një betejë që na takon të gjithëve, pa diskutim secili ka rolin e tij, siç u shpreha me lart drejtësia ka rolin e vet për të cilën ne kemi vite qe kërkojmë ta përmbush, pavarësisht siç e thash ping pongut të dosjeve 184 dhe 339, pavarësisht prej faktit se ditën kur doli raporti u liruan disa nga personazhet e 339. Partia Demokratike ka rolin e vet, në fakt gjithë qenia jone, gjithë ekzistenca jonë, gjithë lufta jonë këto vite ka qenë pikërisht për t’i shërbyer njerëzve dhe standardeve zgjedhore dhe standardeve demokratike pa të cilat nuk mund të ketë standarde të larta jete, nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar, nuk mund të ketë konkurrencë, nuk mund të ketë arsim, nuk mund të ketë shëndetësi. Dhe gjithë kriza që ne përjetojmë është produkt i dështimit të madh të demokracisë shqiptare që është vepër e Partisë në pushtet. Ndaj pushteti vendor është një nga hallkat e masakrës zgjedhore siç e përshkruan fare qartë edhe raporti i OSBE-ODIHR dhe padiskutim do të jetë një nga fushëbetejat në të cilat Partia Demokratike do të kërkojë përmes reformave dhe mekanizmave për të zbatuar këto reforma që mos të mbeten në letër, që ai pushtet ti kthehet shqiptarëve, ti kthehet qytetarëve dhe të punojë për ta, jo për pakicën. Për të njëjtën arsye që përmenda dhe në rastin e pyetjes nga Olta, do t’ju kërkoj që fokusin ta mbajmë tek raporti sepse mendoj që çështja që ngrite është shumë e rëndësishme dhe do të kenë një përgjigje të detajuar për këtë por besoj se sot për hir të interesit të shqiptarëve, për hir të interesit publik vëmendja duhet te mbetet tek raporti.

 

Osman Stafa, Neës 24: Zoti Basha pavarësisht raportit perfundimtar të OSBE-ODIHR dhe gjetjeve të tij kemi departamentin Amerikan të Shtetit i cili ka njohur zgjedhjet e 25 prillit madje ka uruar kryeministrin Rama për fitore. A keni ju zoti Basha një plan për të sqaruar aleatin tonë strategjik që të ndryshojë qëndrim pas publikimit të këtij raporti përfundimtar? Pyetja e parë.

 

Lulzim Basha: Puna jonë me partnerët ndërkombëtare nuk reshtur dhe nuk do të reshte asnjë çast . Sigurisht nuk është një pune e lehte, fusha nuk është bosh, përballë kemi një kundërshtar i cili nuk kursen asgjë për të shtrembëruar faktet, të vërtetën dhe për të mbajtur me të padrejte shtetin vendin dhe njerëzit në kurthin e riciklimit të vazhdueshëm të gënjeshtrave. Por tek partneret ndërkombëtarë ne kemi gjetur përherë mbështetjen e nevojshme dhe mirëkuptimin sa herë që ato vlera qe na bëjnë bashkë janë cenuar. Ne besojmë se Ky raport i cili padiskutim është produkt edhe i partnereve tanë euroatlantike, SHBA, BE dhe vendeve të BE që ndonëse në kushtet e Covid, kushtet e pandemisë dërguan vëzhgues apo angazhuan përmes pjesëtareve të tyre të trupit diplomatik në }
Tiranë në procesin e vëzhgimit që bashke me ta të çojmë përpara një interes që nuk është thjeshte një interes i Partisë Demokratike apo i opozitës, është interes i Shqipërisë dhe besojmë edhe interes i atyre që për 31 vite me radhë kane investuar për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për zhvillimin, integrimin mirëqenin e shqiptarëve. Të gjitha këto janë kauza qe na bashkojnë, asgjë Nga ato që ne kemi thënë dhe që raporti i 25 prillit i konfirmon, nuk i shërben këtyre kauzave. Ndaj ne presim dhe kemi besim se me partneret tanë euroatlantike do të zhvillojmë ura dialogu, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në funksion të një platforme për t’i rikthyer vendit legjitimitetin dhe demokracinë.

 

Osman Stafa: Zoti Basha në qoftë se kthehemi prap në kohë në vitin 2015 pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes që Partia Demokratike mori, në deduksionet tuaja publike kanё qenë që zgjedhjet janë vjedhur. Po ashtu në vitin 2017 dhe po ashtu në 2021 ku ju thoni që ka ndodhur masakra më e madhe elektorale në Shqipëri. Çfarë ju bën juve zoti Basha të mendoni që edhe zgjedhjet e  ardhshme zoti Rama, pra kryeministri i vendit nuk do ti vjedhë përsëri siç ju deklaroni. Pra do ja lini në dorë vullnetit të tij apo do të merrni nisma që kjo gjë të ndryshojë, pra për të tejkaluar vullnetin politik të palëve? Faleminderit!

 

Lulzim Basha: Në asnjë rast që prej 2015, në fakt që prej blerjes së votave në zgjedhjet e pjesshme në Korçë, në nëntor të 2013-ës Partia Demokratike nuk ka ndenjur duarkryq. Të pakta janë familjet politike në Europë, forcat politike në Europë që kanë sakrifikuar kaq shumë në kuptimin njerëzor, politik dhe elektoralisht të fjalës. Se kanë paguar  një çmim kaq të lartë për vlerat në të cilat besojmë. Ne besojmë se Shqipëria nuk mund të eci përpara pa konsoliduar demokracinë, pa një shtet që i shërben shumicës dhe mbron interesin publik të çdo shqiptari dhe jo një shtet të kapur që i shërben pakicës duke goditur interesin publik dhe interesin e shumicës së shqiptarëve. Prandaj ne jo vetëm do të vazhdojmë po do të intensifikojmë betejën tonë në të gjitha frontet, në të gjitha forumet. Do ta bëjmë këtë me vetëdije që kjo është sot një betejë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo thjeshtë për identitetin tonë, për atë që jemi, për ato vlera që mbrojmë që prej ditës së parë kur jemi themeluar. Por siç ju thash kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë dhe as një rrugë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme, ndaj siç kam deklaruar  besoj e keni ndjekur dhe gjatë kuvendit tonë kombëtarë , ne do të hedhim të gjitha hapat e nevojshëm për një bashkëpunim intensiv me të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë. Në çdo fushë, nga sipërmarrja tek elita e mendjes e shpirtit të shqiptarëve, nga të rinjtë, studentët, të papunët , tek fermerët sipërmarrja e vogël dhe e mesme, tek mësuesit, tek sektori i shëndetësisë, sigurisht në një aleancë me gazetarinë me integritet. Për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të përballemi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, të pa precedentë do të thoja në 31 vite pluralizëm dhe demokraci. Pra ajo që na pret është betejë. Një betejë që do të zhvillohet në të gjitha frontet, me të gjitha mënyrat dhe nuk do të jetë e lehtë. Ne do të jemi të hapur që jo vetëm të kontribuojmë dhe të tregojmë sipas nesh rrugën për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë, por edhe të bashkëveprojmë të dëgjojmë dhe të bëhemi zëri i të gjithë atyre që ndihen sot të pa përfaqësuar, të dhunuar, të zhgënjyer nga ajo që ky regjim i ka bërë vendit të tyre, familjeve të tyre dhe atyre vetë si individë. Nga ana tjetër dua t’ju them që e ardhmja e Shqipërisë nuk është kjo dhe nuk mund të jetë kurrë kjo. Sot jemi në një tjetër moment të rëndë për vendin kur shohim e zezë mbi të bardhë të gjitha ato që ne kemi thënë prej datës 26 apo 27 e ne vijim. Por jemi po kështu plot besim se një pakicë e vogël e cila ka marrë përsipër të arrestojë të ndalojë të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve nuk e ka vendin aty ku e ka uzurpuar, e ka diku tjetër. Në një bashkëveprim me të gjithë forcat e shoqërisë, një nxitje e përditshme ndaj drejtësisë për të bërë detyrën e saj. Me një partneritet me miqtë tanë Euro-Atlantik është për ne forma dhe mënyra për ta çuar këtë betejë përpara me garancitë për një rezultat sa më të shpejtë. E ardhmja e Shqipërisë nuk është kjo, nuk janë zgjedhjet e manipuluara, Shqipëria nuk do të kthehet me fytyrë nga lindja. Shqipëria nuk do të kolapsojë për shkak të dëshirës apo projeksioneve të një pakice dhe një grupimi të ngushtë politik që i shërben kësaj pakice. Kur them këtë se kam fjalën për Partinë socialiste, e kam fjalën për një grup shumë të vogël me në krye kryetarin aktual që nuk përfaqëson as gjithë partinë socialiste. Pra beteja jonë do të jetë fare e thjeshtë, do të jetë që shumicës ti japim zë, ti japim fuqi dhe ti rikthejmë vendimmarrjen. Kjo është demokracia, natyrisht vendimmarrja është në duart e sovranit. Një vendimmarrje e lirë mund  dhe të gabojë por është sovrani ai që e korrigjon, ndërsa sot jemi në kushtet kur sovranit i është hequr e drejta themelore në demokraci, ajo e jovendimtares.

Gazetari: zoti Basha në raportin e OSBE-ODHIR përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës duke u cilësuar si një strukturë potencialisht e paligjshme. Ju si e vlerësoni?

Basha: Paligjshmëria ka të bëjë me blerjen e votës, paligjshmëria ka të bëjë me kërcënimin e qytetarëve. E paligjshme është të shkelësh kodin zgjedhor, e ne veçanti ato ndryshime që ju bënë kodit zgjedhor pikërisht nisur nga rekomandimet e OSBE-ODHIR sa i përket shkrirjes së shtetit me partinë në pushtet. Ndërsa mbrojtja e votës nuk është vetëm detyrë e Partisë Demokratike por është detyrë e çdo qytetari në demokraci dhe padiskutim ky është një aspekt të cilit Partia Demokratike do ta zhvillojë përmirësojë dhe shtrijë kudo. Do ta forcojë si një detyrë të lartë patriotike, demokratike, qytetare dhe ligjore. E kundërta përbën paligjshmëri madje dhe krim. Të shikosh një krim zgjedhor dhe mos bësh minimumin për ta parandaluar apo denoncuar atë është në vetvete një vepër penale edhe sipas kodit penal të republikës së Shqipërisë tani në fuqi. Po përtej ligjeve kuptohet qartë që paligjshmëria qëndron në njërën anë dhe Partia Demokratike me të gjithë instrumentet e saj është në krah të ligjit është në krah të së drejtës, është në krah të së vërtetës, është në krah të shqiptarëve dhe do të vazhdojë të jetë.

 

Gazetari: Zoti Basha tani kemi raportin e OSBE-ODHIR dhe pjesën e parë të analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet. A keni ju një kalkulim se sa ka qenë ndikimi në mandate i të gjitha gjetjeve që ka pasur raporti i OSBE-ODHIR dhe a ka Partia Demokratike lidershipi përgjegjësi që edhe në 4 vitet e ardhshme do të jetë në opozitë?

 

Lulzim Basha: Kasandrave që parashikojnë se çfarë ndodh 4 vitet e ardhshme ju them edhe 4 ditë janë një kohë e gjatë në politikë. Se çfarë do të bëjmë ne është fare e qartë, ju përgjigja pak më përpara kolegut tuaj nga i njëjti grup mediatik. Ne do të vazhdojmë betejën që kemi nisur prej fillimit, pa reshtur. Do ta intesifikojmë atë, do të kërkojmë dhe ndërtojmë aleancë me shumicën dërrmuese që e donin ndryshimin me 25 prill. Atë ndryshim që u ndalua përdhunshëm dhe që e duan edhe më shumë sot  kur e shohin që kalbëzimi i nisur prej kohësh që kishte vënë përfund Shqipërinë me pasoja të mëdha për shqiptarët dhe familjet e tyre. Jo vetëm nuk do të përmirësohet  por po bëhet edhe më i rëndë, edhe më i padurueshëm. Ndërsa 25 prilli nuk është çështje mandatesh, është çështje ndalimi paligjshëm ndryshimi që shumica dërrmuese e shqiptarëve e dëshironin. E dëshironin atëherë e duan dhe më shumë sot. Detyra jonë në këtë kuptim nuk është thjeshtë të riafrojmë programin. Alternativën, vizionin tonë për të nesërmen që besoj ka qenë më i ploti ndonjëherë i ofruar  në 3 dekada pluralizëm. Por është ti japim zë forcë dhe fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë sot ndryshimin e ndaluar përdhunshëm me 25 prill. Me të gjitha format dhe mënyrat.

 

Gazetari: Zoti Basha ju thatë që do të nisnit një betejë brenda dhe jashtë kuvendit për legjitimitetin dhe demokracisë ne vend. Mos po nënkuptoni nisjen e protestave?

 

Lulzim Basha: Siç ju thash sot vëmendja e shqiptarëve me të vërtetë në gjykimin tim duhet të mbetet tek ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë dhe votën e fshehtë, i kapjes së shtetit me pasojat e rënda për demokracinë dhe shqiptarët. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Në fund të fundit kjo është një nga arsyet kryesore se përse Partia Demokratike mbështeti me unanimitet 5 vjet e pak ditë më përpara ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Me 185 padi të depozituara ne presim jo thjeshtë  hetime me ritëm të lartë duke filluar  nga koka dhe jo nga bishti. Po presim atë që është standard normal në vendet të qytetëruara dhe transparence për këto hetime, jo thjeshtë o para denoncuesve Partisë Demokratike por edhe para qytetarëve që janë të dëmtuarit e mëdhenj dhe humbësit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ndërkohë sa i përket mjeteve dhe mënyra ve  ju garantoj se Partia Demokratike asnjë herë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe o para demokracisë dhe nuk do të stepet as sot kur nevoja për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend është më e  madhe dhe më e rëndë se kurrë.

 

Jolldiz Mitro: Sa herë që Partia Demokratike humbet  zgjedhjet dhe sa herë ka një raport të OSBE-ODHIR, që duket sikur shkon më shumë në favor të mazhorancës se sa të Partisë Demokratike në zgjedhje.  Ju thatë edhe sot që do intensifikojmë betejën  në të gjitha frontet dhe kjo nuk do të jetë një betejë e lehtë. Si do ta vijoni betejën tuaj për të mos i lënë demokratët edhe për të katërtën  radhazi në opozitë?

 

Lulzim Basha: Së pari kam një  ftesë miqësore, sigurisht secili ka mendimin e vet dhe çdo media ka linjën e vet editoriale, por kam një ftesë miqësore, në veçanti kur ballafaqoheni me raporte zyrtare të OSBE-ODHIR-it. Kur rekomandimi i dytë prioritar thotë që është dhunuar fshehtësia dhe liria  e votës që nuk ka ndodhur në 30 vite, atëherë  radhë të parë si qytetar, në radhë të dytë si ndërmjetës në këtë rast  të politikës me opinionin publik, të ndani mendjen tuaj. Zgjedhjet o janë të vjedhura o janë të humbura.  Vjedhja e zgjedhjeve nuk është një dramë personale e Partisë Demokratike, është një dramë shoqërore. Nuk është një dramë me një akt, është një dramë me shumë akte të cilat shpalosen menjëherë pasi një forcë politike vendos ta mbajë përdhunshëm pushtetin. Efektet nuk janë teorike. Rritja e papunësisë, rritja e kriminalitetit, mungesa e një dere për  të trokitur në shtet për të zgjidhur problemet për njerëzit e zakonshëm, ligjet speciale për një pakicë, grabitja e pronave publike dhe tjetërsimi i pronave private, goditja e biznesit, e sipërmarrjes, shkallmimi i sistemin arsimor dhe shëndetësor. Gjithçka që lidhet me papërgjegjshmërinë e atyre që nuk e lidhin pushtetin me qytetarët sepse nuk e kanë marrë nga  qytetarët, janë aktet pasuese të dramës që nis me tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Dhe  këtë tjetërsim e ka bërë një regjim me emër, mbiemër dhe adresë. Sigurisht nuk do të arrinte ta bënte dot i vetëm Edi Rama, bashkëpunëtorët e tij njihen, si ata politikë, si ata në fushën e krimit të organizuar, si ata me fuqi  financiare. Dhe një pjesë prej tyre madje njihen prej vitesh, qëkur përgjimet e 184-ës dhe 339-ës i nxorën para botës mbarë. Prandaj nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë surprizë për publikun apo ndonjë hapi nga ana e përçuesve  te publiku të qëndrimeve tona, që ne prej ditës së parë dhe sot kemi një dhe vetëm një qëndrim ndaj kësaj masakre zgjedhore të çdo standardi zgjedhor dhe pasojat që kjo sjell për shqiptarët, ndaj kësaj lufte që i është shpallur shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe aspiratës së tyre të drejtë dhe legjitime për ndryshim, ne do të kemi vetëm betejë. Siç kemi patur, siç iu referuar me të drejtë sa herë që këto standarde janë shkelur. Dhe për fat të keq janë  shkelur në çdo palë zgjedhje të pjesshme apo të përgjithshme që tregojnë që përpara nuk kemi thjesht një dështak për herë të parë për të ruajtur siç e ka për detyrë shteti dhe qeveria standardet demokratike, por kemi një recitivist, një përsëritës serial dhe prandaj e kam cilësuar një armik të demokracisë, jo të  Partisë Demokratike dhe jo thjesht të pozitës, por të demokracisë, të interesit publik të shqiptarëve duke përfshirë këtu edhe vetë anëtarët e partisë së tij.

 

Enkel Xhangolli: Ju paraqitët disa arsye që sipas jush janë konstatuar nga Partia Demokratike, por edhe nga raporti i OSBE-ODHIR lidhur me ndikimin që  Partia Socialiste ka patur në tjetërsimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit. A mendoni se këto janë arsye të mjaftueshme për ta çuar Partinë Demokratike  drejt bojkotit të parlamentit? Dhe dy, Ju thoni që raporti konstatoi masakër zgjedhore, referuar kësaj deklarate a do ta  njohë  Partia Demokratike zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit?

 

Lulzim Basha: Per pyetjen e dyte qëndrimi im nuk ka ndryshuar siç ua kam thënë prej ditës se parë që të pranosh si legjitim rezultatin e 25 prillit është për mua të pranosh si legjitime masakrën zgjedhore prandaj nuk mund dhe nuk do ta pranojmë kurrë si legjitim rezultatin e 25 prillit. Ndërkohë që beteja për legjitimitetin dhe për demokracinë do të zhvillohet kudo, në çdo forum duke përfshirë dhe parlamentin, si do ta zhvillojmë? Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike. Nuk Mendoj qe ky është vendi apo kjo është koha për te diskutuar takticizmin parlamentar por një gjë ju garantoj, me forcën që na kanë dhënë shqiptarët pavarësisht prej masakrës zgjedhore, Partia Demokratike dhe opozita disponon të gjitha mjetet për t’ju përgjigjur aspiratës se shqiptareve për legjitimitet, demokraci dhe ndryshim. Dhe nuk do te nguroje as nuk do të stepet pas kësaj sfide të jashtëzakonshme, një sfide qe nuk është thjeshtë e jona, është sfida e gjithsecilit prej jush që besoni tek Shqipëria, tek demokracia në këtë salle, është sfida e çdo familjari, e çdo gruaja, e çdo burri, e çdo të reje, e çdo të riu, për ta dhe për fëmijët e tyre. Dhe t’ju them dhe diçka tjetër, pavarësisht se secili prej nesh duhet të beje betejën e vet dhe unë e di se gjithsecili prej jush mundohet ta bëjë betejën e vet edhe ne kushte të vështira madje dikush ne disa raste ne kushte po me te vështira mos edhe me te vështira sa politika. Prapëseprapë garancia e vetme për ta çuar këtë beteje deri ne fund është Partia Demokratike, prove për këtë është që pavarësisht gjithçkaje që kemi thënë dhe e dokumenton Ky raport, pavarësisht se në këtë betejë te pabarabarte ne u futëm pa asnjë pushtet, ne jemi sot dale besimit të shqiptarëve tek ndryshimi dhe tek Partia Demokratike si instrument ndryshimi , me të fortë dhe më të vendosur deri në fund këtë beteje për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

 

Gazetari: Zoti Basha besoni ju se ndryshimi do të vijë edhe përmes një ekipi të ri në drejtimin e PD-së?

 

Lulzim Basha: Me gjithë respektin për pyetjen tuaj edhe kjo do ti takojë një bashkëbisedimi tjetër ku me siguri do të kemi shumë tema për të diskutuar. Sot vëmendja do të mbetet te raporti i OSBE-ODHIR.

 

Gazetari: Në fakt, duke qenë se për raportin e OSBE-ODHIR-it është shprehur edhe pala tjetër, Sekretari i Partisë Demokratike zoti Arben Pëllumbi është shprehur që raporti ka qenë….

 

Lulzim Basha: Larg qoftë!

 

Gazetari: Reagimi i Partisë Socialiste, ndjesë, është shprehur se raporti i OSBE-ODHIR-it ka qenë një raport më i mirë i këtyre 30 viteve  dhe se ka vërtetuar që zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Mirëpo nga ana tjetër ju tani shprehët se raporti i OSBE-ODHIR-it ka vërtetuar pretendimet tuaja. Kur do të marrë fund kjo betejë për të interpretuar raportet e OSBE-ODHIR-it?

Lulzim Basha: Nuk ka betejë për të interpretuar raportet. Ka një përpjekje të sforcuar, të cilin nuk ka njeri me dy pare mend në kokë ta kuptoj që bëhet për të fshehur atë që raporti e ka nxjerrë zbuluar dhe ne i kemi denoncuar prej muajsh para dhe pas 25 Prillit. Dhe për këtë mjafton të lexosh raportin. Unë nuk jam këtu bashkë me zotin Bardhi dhe zotin Bylykbashi, as i sforcuar për të thënë diçka që nuk qëndron apo për të spërdredhur fjalët e raportit, por as i kënaqur, as i lumtur, as i gëzuar që më ka dalë fjala. Ju kam thënë që sot është një ditë reflektimi i thellë për faktin që gjithçka që ne kemi thënë në raport me 25 Prillin dhe 25 Prilli është data, po flasim për muaj përpara e muaj pas  25 Prillit, tashmë qëndron në një raport  i cili në tërësinë e vet me objektivitet  jo vetëm ka cekur të vërteta të hidhura që i di çdo shqiptar por, ka dalë siç ju thashë me rekomandime të paprecedenta. Edhe një herë, më gjeni një vend në Europë ku në 5 rekomandimet prioritet rekomandimi numër 2  kërkon shtetit lirinë dhe fshehtësinë e votës. Se kam fjalën për Bjellorusinë, nuk i kam lexuar raportet e Bjellorusisë por as nuk besoj se ka shqiptarë  këtu që mund ta krahasojë Shqipërinë me Bjellorusinë por në fakt nuk do të kisha asnjë habi në qoftë se diçka e tillë mund të ishte në raportet e votimeve në Bjellorusi.

Por a mundet në 2021 të jetë rekomandim prioritar garantimi i fshehtësisë dhe lirisë së votës në një vend anëtar i NATO, i cili pretendon të hapë negociatat për tu futur në Bashkimin Europian. E kuptoni ku e ka zhytur ky regjim Shqipërinë? E pra siç e thashë burimi i të keqes është tjetërsimi i votës. Dhe nga kjo rrjedhin të gjitha të tjerat. Ky është sistemi demokratik. Askush nuk është i pikuar nga qielli. Të gjithë janë produkt i votës së qytetarëve. Me votë marrin përgjegjësi, me votë gjykohen nëse e kanë përmbushur apo jo përgjegjësinë. U bënë të paktën pesë palë zgjedhje, që nisur nga konkluzionet e ODHIR-it, Edi Rama shkatërron apo bllokon këtë mekanizëm dhe pasojat besojmë që i shohim dhe i ndiejmë të gjithë.

Në xhepa, në tavolina, në shtëpitë e shqiptarëve, në zbrazjen e Shqipërisë, në shkatërrimin e mirëqenies të rendit, të sigurisë, në kolapsin e arsimit dhe të shëndetësisë, në çdo fushë tjetër të jetës.

 

Gazetarja: Një pyetje tjetër. Në fakt ju e cekët edhe më parë, që edhe në zgjedhjet e 2017-ës ju keni mbajtur të njëjtin qëndrim përsa i përket raportit të OSBE ODHIR, ku keni thënë, që në fakt raporti vërtetoi që zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme. Pse shqiptarët duhet të besojnë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jemi këtu për të komentuar serish në të njëjtën formë raportin?

 

Lulzim Basha: Kjo është përsëritje e një pyetje që bëri dhe kolegu juaj, ndërsa unë për të qenë më konciz në përgjigje po ju them dhe një herë, nuk bëhet fjalë as për mua, as për Partinë Demokratike, bëhet fjalë për fatin e çdo shqiptari. Ndaj ftesa dhe thirrja që kam drejtuar prej ditës së parë pas masakrës së 25 prillit e deri më sot, herë të tretë e të katërt në këtë bashkëbisedim me ju është ndaj çdo shqiptari që i dhimbset vetja, fëmijët, familja, e ardhmja e tyre, vendi, që të bashkohemi në një betejë që i kalon kufijtë e interesave politikë, që nuk bëhet për interesa politike por bëhet për interesa më themelore që mund të ketë një qenie njerëzore, dinjitetin e vet personal për të jetuar I sigurt, i qetë dhe në bazë të punës së ndershme në shtëpinë e vet, në komunitetin e vet, ne vendin e vet.

 

Ermal Qori: zoti Basha, referuar konstatimit tuaj për shitblerjen e votës por sigurisht edhe konstatimeve të tjera që ju I cilësuat të rënda. A nuk është kjo një përgjegjësi e opozitës referuar edhe të gjithë konstatimeve të rënda që cilësuat ju në raportin e OSCE-së, duket sikur po ja bëni më të lehtë rrugën mazhorancës?

 

Lulzim Basha: vetëm në qoftë se ma sqaroni ju se si sepse fakti është që për vite me radhë Partia Demokratike ka sakrifikuar interesa, le të themi, politike të mirëfillta apo interesa elektorale të mirëfillta. Ne s’kemi bërë kurrë pakt me krimin, pakica përballë nesh po. Ne nuk i kemi veshur kurrë një kostum kriminelit për ta çuar në parlament apo në bashki, nuk kemi reshtur betejën tonë për të mbrojtur interesin publik, pronën publike, paranë publike, të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve, sipërmarrjen e lirë, të drejtat shoqërore dhe ekonomike të studentëve, të nxënësve, të prindërve, të fermerëve, të sipërmarrësve, të të përndjekurve, të pronarëve, të gazetarëve. Opozita ka qenë dhe është në detyrën e saj. Partia Demokratike ka qenë dhe është në detyrën e saj, partia demokratike ka qenë dhe është në detyrën e saj, do të jetë në detyrën e saj derisa bashkë me shumicën e shqiptarëve do të do ta kthejmë, për të parafrazuar një nga drejtuesit e komisionit europian, në shinat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kjo është një detyrë jo e lehtë, kjo është një detyrë që nuk I takon vetëm partisë demokratike. Ne na takon sigurisht barra dhe përgjegjësia për ta drejtuar këtë betejë dhe për të mundësuar që gjithё të tjerët që duan të jenë pjesë e kësaj beteje, jo vetëm të kenë vendin e tyre, por të kenë edhe sigurinë, se me partinë demokratike do të jenë në rrugën e duhur për ta çuar Vendin drejtë standardeve europiane. Ky po, është misioni jonë, është misioni është misioni I partisë demokratike, natyrisht dhe i imi si kryetar i saj.

 

Gazetari: Beteja juaj do të fokusohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pas 4 vitesh apo do të përdorni çdo instrument për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme

 

Lulzim Basha: është evidente se gjendja në vend sa vjen dhe përkeqësohet, në vend që të stabilizohet ose përimtohet. Është evidente në Shqipëri si kudo tjetër që formula stabilokracisë pa demokraci jo vetëm që nuk funksionon, por shkatërron me themele bashkëjetesën. Këtë e shohim në vuajtjet e përditshme të njerëzve, këtë e shohim në largimin masiv të rinisë, në plagët që hapen e zmadhohen në çdo familje, në depresionin psikologjik që shoqëron varfërimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve. Kështu që të thuash që para kësaj partia demokratike do të qëndrojë duarkryq, duke pritur rrodhen, mendoj që është jorealiste dhe nuk është ajo që presin shqiptarët. Ne nuk kemi qëndruar për asnjë çaste duarkryq, madje jemi akuzuar për padurim dhe në fakt të paduruar kemi qenë dhe të paduruar mbetemi, por jo për veten tonë, të paduruar për ti dhënë fund padrejtësive

 

Read More
23 Kor
0

Ferdinand Xhaferri: Dy pyetje për Edi Ramën, Maketi i Portit të Durrësit apo lavatriçja e parave të ndotura të Rilindjes?

 

 

DEKLARATË PD, FERDINAND XHAFERRI

 

Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D.
Por nisur nga rëndësi që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa çështje:

Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe çfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontejnerëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit.

Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

Së treti: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plaçkitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar).

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohësisht drejtësia e re duhet të veprojë.

Read More