Blog

22 Mar
0

Fatura e dritave 7 milionë lekë me 3 llampa, pensionisti më Bathore i premton Flamur Nokës: Nuk votoj më PS, i shkrova Edi Ramës, heshti.

 

Pensionisti Sevxhemali Beluli jeton me bashkëshorten në Bathore, në një shtëpi modeste, me 3 llamba dhe 1 televizor, por fatura e emergjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj. Në një takim me drejtuesin politik për Kamzën, Flamur Noka, kryefamiljari tregoi se këtë shqetësim ia ka ngritur edhe kryeministrit përmes një letre, por reagimi është vetëm heshtja.

“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke patur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.

Zoti Noka u shpreh se jo vetëm padrejtësia, por edhe heshtja e shtetit është kriminale, pasi detyra e qeverisë është t’u lehtësojë jetën njerëzve, jo t’ua vështirësojë.

“T’i faturosh një çifti të moshuarish 7 milionë lekë energji elektrike për 19 muaj, duke patur vetëm 3 llamba në shtëpi është kriminale! Më 25 prill këto padrejtësi do të marrin fund. Me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër, qytetarët nuk do të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës. Ne sot jemi më të bashkuar se kurrë për ta larguar Edi Ramën, të keqen e madhe të këtij vendi” – tha z.Noka, i cili ftoi për bashkim edhe gjithë të zhgënjyerit e tjerë nga dështimi 8 vieçar i Edi Ramës.

Read More
21 Mar
0

Enkelejd Alibeaj, kordinatori politik i PD-së prezanton kandidatin Agron Kapllanaj në Ballsh.

 

Pjesëmarrje dhe padurim për ndryshim treguan qytetarët Ballshiotë në takimin prezantues të kandidatit për deputet në qarkun Fier, Agron Kapllanaj! Kordinatori Politik i Qarkut Fier Enkelejd Alibeaj ka shprehur kënaqësinë për mbështetjen ndaj Kapllanaj si djalë i Mallakastrës duke vlerësuar rolin e kontributin e Agronit gjatë qeverisjes në krye të bashkisë ballsh për tre mandate.
– Mallakstra ka mbështetur gjithmonë njerëzit e punës, njerëzit që i shërbejnë punëveqytetarëve dhe kanë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri. – Ky vend nuk është i mallkuar, por është vend i bekuar! – E fillojmë nga ndryshimin nga Mallakastra dhe pastaj e gjithë Shqipëria! – e mbylli fjalen e tij zoti Alibeaj.
Agron Kapllanaj, kandidati për deputet i PD-së në qarkun Fier në fjalën e tij kërkoi besimin dhe votën e mallakastriotëve për të mos u diferencuar me njeri – tjetrin!
– Nuk kemi pritur dhe nuk presim asgjë nga Edi Rama por do të marim fatin tonë në dorë, do të votojmë PD-në dhe kandidatët e saj, për të ardhmen e fëmijëvë tanë.
– Boll më me mashtrime! Arritja më e madhe në radhët e PS-së është heqja e një demokrati nga puna! Kështu nuk mund të vazhdohet! Votoni Lulzim Bashën që uzina të vihet në punë! Votoni Lulzim Bashën që fëmijët mos të na largohen nga vendi!
Teksti për fb
Alibeaj, prezanton kandidatin e PD-së Agron Kapllanaj në Ballsh
Qytetarët Ballshiotë kanë shprehur mbështetjen për deputet ndaj Agron Kapllanaj si djalë i Mallakastrës duke vlerësuar rolin e kontributin e tij gjatë qeverisjes në krye të bashkisë për tre mandate. Kordinatori Politik i Qarkut Fier Enkelejd Alibeaj ka shprehur besim në ndryshimin që do të nisë nga Mallakastra dhe do të përfshijë gjithë Shqipërinë!
Prandaj rruga e vetme që t’ia dalim dhe të korrim sukses, është të votoni PD nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.
Shkoni dhe votoni, dhe së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Në 25 prill Shqipëria Fiton!

Read More
21 Mar
0

Luznia e Dibrës pa rrugë, për 8 vjet mijëra banorë të izoluar e të braktisur, Xhelal Mziu: T’i japim fund me votë dështimit Rama

 

Janë rreth 5 mijë banorë të 6 fshatrave të Luznisë që vuajnë nga mungesa e rrugës kryesore që lidh qytetin e Peshkopisë me qendrën e Komunës Luzni. Një pjesë e kësaj rruge u asfaltua në 2009, deri tek lumi drin, ndërsa më tej nuk shkoi më, duke lënë në baltë gjithë zonën. Siç shihet nga pamjet rruga është shumë e keqe, dhe prej 8 vitesh as nuk ka hyrë asnjë fadromë qoftë edhe për të rrafshuar gropat. Banorët shprehen se u duhet të organizohen fshatçe me kazma e lopata për ta rregulluar pasi dimri me shira dhe borë e dëmton keqazi.

Të tjerë banorë ankohen se janë edhe më keq rrugër e fshatrave, pasi edhe terreni është më malor. Gjatë dimrit pothuajse gjoyhë kohës janë të bllokuara. Probleme me energjinë elektrike, pasi u është dashur ti riparojnë shtyllat dhe telat vetë. Shkolla që nga ndërtimi i saj në 2009 nuk është vendosur as edhe një xham,nuk furnizohet me dru zjarri, duke vjedhur paratë dhe duke lënë fëmijët pa ngrohje.

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu u shpreh;

Të jesh vetëm 10 km larg qytetit dhe të jetë kjo gjendje skandaloze, është e pa pranueshme që të braktisen qytetarët në këtë formë. Është vërtet për të ardhur keq që jo vetëm fshatrat e Luznisë por janë rreth 70%e fshatrave të pa asfaltuar. Në 8 vjet Rilindja ka rregulluar vetëm 2 rrugë fshatrash 6 km dhe ka fytyrë del të kërkojë votat e qytetarëve. Kështu paguhet blerja e votës. Shpagimi i shit-blerjes së votës gjithmonë bëhet me braktisje, vjedhje dhe në fund qytetarëve u mbetet zhgënjimi.

Ne në programin e Partisë Demokratike kemi prioritete të qarta;

Ngritjen e infrastrukturës rrugore, investimin në infrastrukturën turistike, dhe mbështetjen e bujtinave.

Mbështetjen e fermerëve me subvencione dhe grante për pikat e grimbullimit me qëllim që produktet tuaja të mos kalben dhe të hidhen përrenjve.

Hartimi i politikave të punësimit dhe kthimin e të rinjve(mendjes) për ti shërbyer vendit, si dhe çeljen e negociatave me BE.

Read More
21 Mar
0

Elbasan: A local pyramidal criminal network running the political life of an entire city.  

Description of the criminal context in Elbasan

It is important to clarify first the impact of organized crime on the way they expanded their enrichment from criminal activities and the impact that these groups / formations / criminal structures have toward the local government, executive or justice institutions and political life in the Elbasan region.

The central geographical position of the Elbasan region has made it the main hub of crossroad for hard drugs (mainly heroin and cocaine) and consequently the establishment of well-organized criminal groups, with very large financial capital. They are known of a large series of crimes such as murders, hostage-taking, fines, drug trafficking and other serious criminal offenses.

To recall as an example, it was thanks to the support of European partner agencies that on 2015, one of the largest laboratories for the processing of hard drugs in the Balkans was discovered. The laboratory was located in Xibraka, Elbasan. The criminal group involved in it appeared to supporters of Taulant Balla (SP General Secretary) and the SP. The nephew of the former communist dictator Enver Hoxha was among the convicted individuals in this case, in adittion to a number of individuals connected to Prime Minister Edi Rama’s brother.

One of the persons involved in the laboratory of Xibraka was also Pjerin Xhuvani, with the nickname “Pipi”, a physician by profession, convicted for numerous criminal offenses. He has reappeared alongside the Socialist recent campaign in Elbasan, including in the physical clash against the opposition sympathizers during the incident of March 14th.

In the Elbasan region, criminal groups have a deep impact on the political life and of public institutions, namely:

  • On the appointment, transfer or dismissal of managers and employees of the State Police, Prisons, Prosecution, Municipality, Energy, etc.
  • On determining the beneficiaries of public tenders in the region of Elbasan, and using such gains in the electoral campaign, including by using human and criminal ressources against political opponents, abuses with ID card, forcing to cast citizens’ vote for the SP etc.
  • On orientating the financial and logistical support towards the SP city “strongmen”, candidates for central / local government and the parliament of the Republic of Albania.
  • On using the influence of local and central government, during past elections with the objective to illegally manipulate and distort the election result by intimidating persons involved in the process (commissioner / enumerator / observer / voter) and thus influencing the free will of voters and the outcome of the April 25, 2021 elections.
  • On pressuring, harassing, beating, blackmailing, and by using other forms of physical / psychological pressure towards political representatives.
  • By purchasing ID cards of non SP voters.
  • By giving money to commissioners, voters, or using other forms of seduction in exchange for the vote as it can be: housing restorations, seasonal employments and other various forms.

A pyramidal system

Elbasan region has a specificity in relation to any other region of the Republic of Albania, due to an extreme centralization, command and linkage between organized crime and politics. It appears criminal groups act in full harmonization and coordination in their criminal actions and activities with local and national SP representatives. SP political directives/orders appear to be fully protected by criminal interests, and this is not observed in any other region in Albania at the magnitude faces in Elbasan.

Taulant Balla and his criminal connections appear to stay at the top of this pyramid, while descending in a hierarchical manner down to other SP MP candidates. In order to prevent or diminish as much as possible the criminal impact on the election process of April 25th in the region of Elbasan, it can be easily prevented by using basic evidences and instruments which are legally and largely documented. As an example, we can mention the accusations addressed to Taulant Balla in terms of his support to Edmond Bego, suspected of being a strong representative of organized crime in the area. There are also rumors that Balla is funded and supported by Elton Janina in Librazhd and Prrenjas, and by Gjergj Luca and Suel Cela’s criminal group in Elbasan.

Qazim Sejdini may be the second person to follow this pyramid. The former mayor of Elbasan for three consecutive terms, he is well known for his familial and personal links with organized crime and for his corruption affairs. For instance, Sokol Sanxhaktari, his son-in-law, is considered to be one of the most prominent criminals in the city of Elbasan, operating withing the criminal group ” Sanxhaktari-Çela”. Sokol Sanxhaktari is currently detained in Elbasan for the criminal offense of murder. According to highly confidential information, it appears that his prosecutorial file for murder has been transferred to a prosecutor known for his political ties,  who will soon ease the charges for Sanxhaktari.

To continue with SP candidates in the Elbasan region, the situation is as follows;

  1. Klevis Xhoxhi – the nephew of Qazim Sejdini’s wife. He is strongly supported by the criminal group of Suel Çela.
  2. Besian Ajazi – former advisor to Taulant Balla, currently an MP candidate, brother of Kreshnik Ajazi, Head of the Prosecution Office.
  3. Desantila Tahiraj – Director of the Elbasan Regional Hospital, known for many abuses with her duties, accused for illegal employment and corrupt practices.
  4. Sajmir Hasalla – the son-in-law of former MP Aqif Rakipi, he is strongly supported by the criminal group of Ardian Rakipi, who is also Aqif Rakipi’s brother. Ardian Rakipi is one of the most powerful traffickers of hard drugs not only in the country but with a criminal activity spread in the Netherlands, Italy and England.

A concrete example of criminal violence in an electoral context

On March 14th 2021 at 10:00 am according to the official announcement as a political entity, the Democratic Party of Albania was due to organise an activity on the occasion of the “Summer Day” on the main city boulevard of Elbasan.

Around 10:20, DP chairman, Mr. Lulzim Basha was holding a meeting inside of the former Tourism Hotel while the DP supporters were standing outside in the parking square of the building. In parallel, in the city main boulevard and in front of the building, the Prime Minister Edi Rama was walking accompanied local SP officials, supporters and other individuals known for their criminal offences.

Some of DP sympathizers accompanied the Prime Minister’s walk with the call “Rama Leave”. At this very moment, some of individuals with records who were close to PM Rama, broke away and clashed, pushing, cursing and threatening DP supporters thereby. Among the aggressors, was Pjerin Xhuvani and Marsel Rrokaj, son of Agron Rrokaj (Chief of Human Resources of the Directorate of Elbasan Prisons). With the intervention of some other individuals it became possible to avoid the escalation of the physical conflict.

40 minutes later, once Prime Minister returned, some DP sympathizers repeated the calls “Rama Leave”. At this moment, the Prime Minister stopped and turned in front of the DP supporters, making gestures with his hands and head. Some of the supporters who accompanied PM Rama separated from him and started to threaten and to curse the leader of the Opposition and his supporters. These individuals are:

  • Pjerin Anastas Xhuvani, born on 02.11.1965,
  • Klemend Ymer Xhaferri, born on 25.12.1982,
  • Marsel Agron Rroka, born on 23.03.1987,
  • Gëzim Shpendi Rusi, date of birth 18.05.1998,
  • Ernaldo Përparim Metaj, born on March 27, 2001
  • Erest Mustafa Skilja, born on 18.09.1977

All the above persons are believed to be among the financial sponsors of the Socialist Party in Elbasan, and have criminal records for criminal offenses in the field of organized crime, money laundering and crimes against life and property.

The next day of this incident, on March 15th 2021 at 15:30, in the electoral offices of DP in the neighborhood “5 May” and “Vullnetari”, Klemend Xhaferri and Ernaldo Metaj and two other members of this group, have life threatened and blackmailed the closure of DP offices of the area. This incident occurred after the reaction of the DP General Secretary, Mr. Gazmend Bardhi, who made a media statement by naming the above-mentioned people who were involved in the violent acts of the previous day.

Subsequently, on March 17th 2021 at 11.00, the citizen Ernaldo Metaj repeatedly threatened the DP members and staff of the electoral office in the neighborhood “5 May”, who after the intervention of the secretary for security issues in the DP Branch of Elbasan and their denunciation it became possible his accompaniment by the police. Although he was involved in the incidents of March 14th, where there were filmed evidences of him using physical assault to some of the DP sympathizers and activists, he hadn’t been stopped by the police until this moment. Indeed, Metaj was released shortly afterwards although involved in several incidents and contrary to any legal procedures, by the heads of the Elbasan Police and Prosecutor’s Office.

On March 18th at 08:54 am, appx. 2 km from the exit Tirana – Elbasan tunnel, the front windscreen of a vehicle used by the Arjan Hoxha was hit. Hoxha is the DP Secretary of security issues Elbasan. The Elbasan Judicial District Prosecutor’s Office was also informed about the event.

On March 18th at 15:15 after an electoral activity in “Labinot Fushe”, the DP candidate Mr. Luciano Boci, a university professor, was physically assaulted and punched in the face, by Gjergj Luca and other unidentified persons. The Elbasan Judicial District Prosecutor’s Office was also informed about this escalating event.

Beyond these violent attacks and the obstruction of the electoral subjects, these criminal groups are believed to be also involved in the collection of ID cards, supposedly with the consent of SP leaders and Taulant Balla. Some of the names potentially related to these activities are:

  • Gjergj Luca, owner of “Rozafa” enterprise, in the area of Labinot Mal.
  • Endi Haxhia (grandson of Suel Çela), Mario Çela, Gëzim Rusi, etc., in the 5 May neighborhood.
  • Gent Sharra, Marsel Rroka and his brother (Agron Rrokaj’s sons) and Klement Xhaferri in Fushë Mbret.

It is important to recall that the head of the Prosecution office in Elbasan is in conflict of interest with the above mentioned individuals because of his family connection with the candidacies of the Socialist Party. This is one of the reasons why no one has been arrested in relation to the violence and attacks carried out against the DP branch in Elbasan.

Another worrying aspect relates to the State Police actions which are totally insufficient, as they have not exercised their legal competencies and duties in preventing such violent deterioration of the electoral climate in Elbasan, nor have they exerted any legal obligation towards the persons involved in these cases.

Read More
21 Mar
0

Gjirokastra : A former chief police officer investigated for drug links, now a chief campaign manager for the Minister of Interior.

Aranit Arapi, a former chief police commander, has been recently appointed as an advisor to the Minister of Interior and electoral manager for the Minister’s campaign in the city of Gjirokastra where Bledi Çuci is running for MP. The appointment of Arapi raises high concerns for his previous involvements in drug trafficking and his links with the notorious gang of Emiliano Shullazi.

The connection between interior minister Çuçi and Arapi dates back from 2017 when the first was running for an MP seat in the city of Gjirokastra. At the time, Aranit Arapi was a Chief Police Commander for the city of Gjirokastra (2015 – 2017), and appeared to have been directly involved in the manipulation of the electoral process for the 2017 legislative elections in favour of SP candidates.

According to official informations available from the Albanian State Intelligence Service and Albanian State Police, Aranit Arapi, using his position, has collaborated with Andrea Çaushi (cousin of former Minister of Interior Saimir Tahiri) in cultivating narcotic drugs in the village of Kalivaç (Tepelena), while impeding local and national police forces to monitor this area or to exert direct controls.

Aranit Arapi has also collaborated with former Chief Police Commander of the city of Permer, Ermir Gërxhani (nephew of SP MP Spartak Braho) in cultivating massive areas of narcotics in the municipality of Përmet. It appears they have used as field workers and managers, individuals with a strong criminal background from Fushë Kruja linked with the gang of the renowned criminal Emiliano Shullazi, who is also known for his strong connection with former Minister Tahiri.

These later individuals, under the knowledge of the Chief police Commander for Gjirokastra, Arianit Arapi, and of the Chief police Commander for Përmet, Ermir Gërxhani, have used state reserve warehouses located in the village of Pegri (Përmet) to collect and traffic from here, all the cultivated narcotics in the area at the time.

During the 2017 electoral campaign, PM Edi Rama has organised an electoral meeting in the yard of this state warehouse.

It appears that during the 2016-2017 period, Aranit Arapi has controlled the narcotics transport corridors for from Tepelena to Vlora, on behalf of the Habilaj gang, these being also cousins of former Minister of Interior Tahiri. The Serious Crime Prosecution started an investigation of this case but were later closed due to the pressure exerted by Tahiri at the time.

The brother of the Chairman of the local SP Branch of Tepelena, Dino Selimi, appears to have served as a carrier for the narcotics transport from mountainous area of Tepelena to the harbour city of Vlora.

Sokol Feruni, the Director for the energy operator OSHE for the region of Gjirokastra for the period 2015-2017 was another collaborator for the former Gjirokastra Police Commander, Aranit Arapi. The first, in collaboration with his brother and Andi Shkurta, well known for his criminal records, managed large narcotic cultivations in the area of Fushëbardhë (Gjirokastra). Following the nomination of Bledi Çuçi as a Minister of Interior, Feruni has been appointed director of the Gjirokastra Hospital.

On 08.04.2017, based on official information from the Albanian Intelligence Service, the Internal Audit Service of the Ministry of Interior, organised an field operation in the village of Pagri (Përmet) and in the state warehouse were confiscated 11.6 tons of cannabis sativa. The investigation was later transferred to the Serious Crimes Prosecution. A penal proceeding started for the Aranit Arapi and Ermir Gërxhani, respectively as Chief Police Commanders of Gjirokastra and Përmet, as well as for four other members of this criminal group involved in the trafficking of narcotics.

Following four months of investigations, the Serious Crime Prosecutors sent to court four members of this group. The two Chief police Commanders were spared, as it appears a large bribery was handed out. Nevertheless, as part of the same investigation, the Police Deputy Commander of Gjirokaster, Fatmir Hoxha, was subject of a disciplinary proceeding and was officially expelled from the State Police body on the ground of his non-intervention in controlling the territory in terms of narcotics cultivation.

On February 2021, following the appointment of Aranit Arapi as an advisor to the Minister of Interior, Fatmir Hoxha was reintroduced to the State Police and appointed as the Police Commander for Gjirokastra.

On parallel, Arapi was appointed by Minister Çuçi, as a coordinator for his electoral campaign in Gjirokastra where he is running as a MP candidate for the Socialist Party.

According to recent field reports, Arapi has reactivated his old criminal connections and through the appointment his former associate as the new Police Commander in Gjirokastra, he has promised to support cannabis cultivation and trafficking in exchange for these criminal groups to support the Socialist campaign.

Read More
21 Mar
0

Edi Paloka në Derven, Fushë Krujë: Dështimi me rindërtimin, pas gati 2 vjetësh, njerëzit akoma pa shtëpi. Të largojmë qeverinë e mashtrimit në 25 Prill.

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka në takimin e tij të radhës në fshatin Derven ka takuar banorët e zonës duke ndjekur nga pranë problematikat e tyre. Paloka ka quajtur emërues kryesor të çdo problemi, Ramën dhe keqqeverisjen e tij këto 8-vite e cila i ka lënë shqiptarët në vend-numëro.

“Në këto 8-vite më shumë se ju, nuk e ka provuar askush qeverisjen e keqe, pa asnjë diskutim kjo mund të jetë qeverisja më e keqe në 30-vite pluralizëm. Ky kryeministër jo vetëm u shkakton të zeza shqiptarëve, por pas asaj edhe tallet duke bërë arrogantin. Me këtë do të përballemi me 25 prill, me këtë qeveri, të gjithë kemi mundësinë t’i themi ndal të keqes, e keqja ka një emër, është Edvin Rama dhe me 25 prill i themi ndal kësaj të keqeje.”

Paloka solli në kujtesë premtimet e pambajtura të Ramës prej 2013-ës.

“Sot Rama del dhe u premton shqiptarëve ujë 24 orë. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në 2013, madje tha “nëse nuk e realizoij, ejani kërkoni përgjegjësinë tek unë”. Kemi detyrim t’i japim fund dhe t’i themi stop, që pasi të largojmë këtë të keqe, të mund të mendojmë për të ardhmen. Çdo ditë kemi paraqitur pjesë të programit të plotë. Dy nga pikat e këtij plani janë për ju si zonë e prekur nga tërmeti, e cila e ka problem imediat. Kemi dëgjuar Ramën që po iku ai, do të mbeten jashtë njerëzit. Në fakt, jashtë janë tani njerëzit, kanë gati dy vite.”

Paloka përmendi kontratat dhe akt-marrëveshjet e OSHEE, të cilat i quajti kontrata skllavërie, për të cilat njerëzit duhet të paguajnë edhe kur nuk kanë para. Ai premtoi se këto kontrata do të fshihen sapo PD të vijë në pushtet dhe se askush nuk do të ketë detyrim të paguajë “borxhe që shtohen borxh pas borxhi”.

Read More
21 Mar
0

Prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, reagon PD: Akt i paligjshëm

Prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, reagon PD: Akt i paligjshëm, Edi Rama po shkatërron trashëgiminë për të vjedhur. Në 25 Prill të bëjmë  ndryshimin me votë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Në ditët e fundit të pushtetit, Edi  Rama po fakton se ai është kundër interesit të qytetarëve dhe se prioritet i tij është vetëm grabitja e pasurive publike dhe e taksave të shqiptarëve.

Shembja makabre e maternetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar, ajo tani është një provë më shumë se në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” , një prej ndërtesave simbol të kujtesës së kryeqytetit dhe e mijëra e mijëra prindërve, u shkatërrua pa marrë në konsideratë mendimin e asnjë eksperti.

Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i  kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe,  z. Bujar Leskaj. Kjo ndërtesë është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme. Për ketë ka firmën e vet edhe kjo qeveri dhe ky kryeministër, që sot po e shkatërrojnë për përfitime të paligjshme. Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214 në listën e monumenteve të kulturës.

Eshtë e qartë pra si drita e diellit se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, të mbrojtur që nga viti 2004 e në vijim nga një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Po pse e shkatërron Rama kujtesën e kryeqytetit, ku vetëm brenda nje viti hodhi në tokë dy ndërtesa tempuj të civilizimit, historikut dhe identitetit të Tiranës . Pse materniteti nuk rindërtohet sipas projektit që merr në mbrojtje objektet e trashëgimise kulturore?

Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para. Shikoni tableën kush është projketues. Është firma që bën çdo projket të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëoinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektijnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik. Kjo qshtë arsyeja pse Edi Rama do për herë të tretë timonin i vetëm. Ai që mbolli shkatërrim për 8 vjet, nuk mund të bëjë diçka të mirë për 4 vjet të tjera.

Qytetarët duan ndryshim dhe në 25 Prill do t’i japin fund me votë masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri. Që ky ndryshim të bëhët i mundur, vendi duhet të anëtarësihet në Bashkimin Europian. Po kush mund të na çojë në BE? Edi Rama që na vjedh, që shkel cdo ditë liritë e të drejtat, që po prish dhe shkatërron poasuritë tona për interesin e tij, që nuk ka mbajtuar asnjë premtim dhe vendin e ka cuar shumë hapa mbrapanë cdo fushë? Apo Lulzim Basha që i hapi Shqipërisë dhe shqiptarëve rrugën për në NATO dhe liberalizoi vizat? Zgjedhja është e qartë. Që masakra si kjo e maternitetit, teatrit kombëtar, dhjetëra shtëpive të vjetra tiranase, gabitja e pronave tuaja, e taksave tuaja të marrë fund, na duhet një Kryeministër si Lulzim Basha që të bëjë mundur ndryshimin përmes anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Ajo që na takon ne është të shkojmë të votojmë për t’i hapur rrugë ndeyshimit për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë!

Read More
20 Mar
0

Basha në plantacionin e ullirit: Subvencionim i prodhimit, mbështetje direkte për fermerin beratas

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË NJË PLANTACION ULLIRI NË BILÇ, BERAT

 

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në turin e tij në qytetin e Beratit, ka vizituar një plantacion ulliri në fshatin Bilç. Fitim Zaimi, pronari i plantacionit, në bisedën që pati me Bashën u shpreh se aktivitetin e ka hapur në vitin 2010 me mbështetjen e AZHBR-së në atë kohë dhe që sot po përballet me shumë problematika. Sipas tij e para është infrastruktura që është në gjendje shumë të keqe, e dyta mungesa e tregut dhe e treta mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.

“Fitim Zaimi: Është një investim që, këtu janë mbi 140 mijë drurë ullinj dhe rreth një mijë hektarë. Unë kam investuar këtu për herë të parë në vitin 2010 me një hua të AZHBR-së. Janë të gjitha me kursimet e mija, çfarë kam arritur deri më sot. Kuptohet që huaja është hua me interes zero po gjatë këtyre viteve ka goxha problematika e para ne infrastruktura për këtë zonën tonë. E para, është infrastruktura, pastaj problemet e tjera këtu janë goxha të mëdha. Ka goxha prodhim, prodhimi këtë vit ka qenë me bollëk. Shitja ka qenë në nivele skandaloze. Çmimet e ulëta, mungesë tregu!
Duam, nuk duam kemi pasur edhe mungesë në fuqinë punëtore. Domethënë, ikja dhe largimi nga vendi krijon edhe mungesën e fuqisë punëtore.
Lulzim Basha: Sa punëtorë ke pasur përpara?
Qytetari: Unë mbajë shtatë deri në tetë punëtorë me kohë të pjesshme jo me kohë të plotë. Katër jemi me kohë të plotë të tjerët janë me kohë të pjesshme. Unë nuk kisha punëtorë për të vjelur ullinjtë sivjet.”

Pasi u njoh me problematikat, Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua se me ndryshimin që do vij në 25 prill, qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit. Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës, sipas Bashës arrijmë një çmim konkurrues në treg. Ai gjithashtu tha se do të ketë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.

Lulzim Basha: Problemi është që jo vetëm që ka një kaos total por ka edhe klientelizëm. Ju e dini fare mirë që importi i ushqimeve është një nga problemet kryesore që kemi neve dhe po të shikosh bilancin tregtar të Shqipërisë një pjesë e madhe e ushqimeve që shqiptarët konsumojnë vijën nga jashtë ndërkohë që kjo ju ushtron një presion të jashtëzakonshëm të prodhimit të brendshëm edh epo të ishim në kushte normale por në fakt nuk jemi në kushte normale.

Atëherë çfarë duhet bërë, e para dhe kryesorja në programin tonë është mbështetja direket për fermerin dhe ju e dini se ne nuk kemi dy muaj, as dy vjet, kemi katër apo pesë vjet që e kemi deklaruar këtë një prioritet absolut të politikave që qeverisjes së ardhshme dhe kjo do të thotë, kur flasim për politikat, kur diskutojmë për prioritete, bëhet fjalë për financat se fjalët i merr era premtimet boshe i dëgjuam për tetë vite me radhë, kjo do të thotë që janë ne për fermerin shqiptar do të ndajmë vit pas viti 100 milionë euro mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe kjo vlen për fermerin pra për kultivuesin, për blegtorin vlen edhe për industrinë e argo përpunimit sepse në fund të fund të fundit garancia jeni ju industria e argo përpunimit që këto prodhime të arrijnë në treg.

Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës çfarë bëjmë? Ne arrijmë një çmim konkurrues në treg dhe prodhimi ynë që është jashtëzakonisht cilësor, ulliri i Beratit është, e thamë, një tog fjalësh i pa ndarë në shtëpitë shqiptare nga Vermoshi në Konispol, ulli Berati. Ne në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë prodhimin ton por arrijmë ta nxjerrim atë në tregun ton dhe arrijmë të stimulojmë po kështu edhe eksportin duke thjeshtuar procedurën e certifikimit të prodhimit shqiptarë për të shkuar në tregun europian se nuk i mungon asgjë ullirit ton krahasuar me ullirin e Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut është një pasuri e jashtëzakonshme, e lashtë e kultivuar dhe më një traditë që nuk është shkëputur as në kohë të vështira.

Domethënë janë gjëra që ju i dini fare mirë, unë i kam dëgjuar nga ekspertët tanë që janë ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe në rajon. Po kemi potencial të jashtëzakonshëm për ta kthyer eksportin e ullirit dhe të vajit të ullirit në një nga degët me fitimin më të madh për fermerin shqiptarë. Tani të vijmë të pjesa e dytë, infrastruktura që përmende. Ne do të ndajmë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit. Çfarë do të thotë ? Do të thotë vaditje, do të thotë kullim, do të thotë energji elektrike, do të thotë rrugët e aksesit, do të thotë rrjeti i tregjeve sepse bëhet prodhimi dhe nuk shkon në treg po kështu ndihmë për përpunimin që nga magazinimi, frigoriferët dhe tek përpunimi.

Të dyja janë politika standarde të Bashkimit Europian. Nuk kam shpikur gjë unë. Nuk ka shpikur gjë as Partia Demokratike as Lulzim Basha, janë politika standarde të Bashkimit Europian që sigurisht BE financon me miliarda euro por Maqedonia financon120-130 milionë euro, një vend me buxhet të ngjashëm si Shqipëria, shumë më i vogël se ne, Kosova po kështu. Pra nuk është se mungojnë paratë ka munguar dëshira, ka munguar vullneti, ka munguar vëmendja ndaj jush. Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë.

Read More
20 Mar
0

Basha pritet masivisht në Berat: Nga jugu në veri kërkohet ndryshim

 

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË QYTETIN E BERATIT

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Beratit, i cili është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët. Në shenjë mirënjohjeje për këtë pritje, Basha u shpreh se ndryshimin e kërkojnë nga jugu deri në veri dhe ndryshimi do të vijë nga të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu bëri një ecje tek Ura e Velabishtit, e cila është një nga urat që u projektua nga Partia Demokratike, por që u la pezull nga keq-qeverisja Rama. Ai tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do ta rimarrë projektin dhe do ta çojë deri në fund.

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese në Beratin e civilizimit, në Beratin e kulturës dhe të krenarisë tonë. Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë, Ne Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme.

Qytetari: Këtu jemi mbi segmentin rrugor Veri-Jug, Hani i Hotit-Tiranë-Berat-Përmet, i cili është nisur nga partia Demokratike dhe është lënë në harresë 8 vjet nga qeveria e Rilindjes.

Lulzim Basha: Si çdo punë tjetër madhore e infrastrukturës.

Qytetari: Vazhdimësia e boshtit të jugut është jetë e gjallëri, është ekonomi për beratasit dhe për të gjithë qarkun e Beratit.

Lulzim Basha: E padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme. Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptive dhe me fasada që i prish shiu i parë. Dhe kjo është një pjesë jetike e një aksi të fuqishëm ekonomik dhe tregtar dhe turistik. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës padiskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro. Se çfarë kanë bërë s’ka nevojë të ma thuash mjafton të shikosh Unazën e Tiranës që 8 vite e lanë në vendnumëro dhe kosto ekonomike, shkatërrimi i ambientit, i mjedisit, i cilësisë së ajrit i kushton qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ditë për ditë vetëm e vetëm sepse për 8 vite me radhë lekët e shqiptarëve i morën dhe i degdisën në xhepat e një grushti njerëzish. Por po ju them edhe njëherë dje isha në Gjirokastër dhe u mahnita tani kjo surpriza e Beratit më emocionon. Më latë pa fjalë. Kudo që shkoj e prek shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Të gjithë bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur duke dalë masivisht në votime dhe në këtë mënyrë do të fitojë i gjithë Berati, e gjithë Shqipëria. Nuk do të diskriminohet askush. Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve.

Read More
20 Mar
0

Gazment Bardhi në qendrën që kujdeset për fëmijët e braktisur në Elbasan: Punë heroike, do jemi në krahun tuaj.

Marsid Cerriku drejton prej vitesh një qendër rezidenciale, ku ofron ushqim, strehë, dhe edukim për rreth 40 të mitur jetimë, ose të braktisur nga familjet për shkak të varfërisë dhe vështirësive financiare. E mbështetur totalisht nga fonde gjermane, kjo qendër në zonën e NSHU në Elbasan, ka rreth 20 të punësuar, nga mësuesit, tek psikologët, kuzhinierët dhe mjekët.

Megjithëse mban larg rrugës 40 të mitur, kjo punë e lavdërueshme nuk merr vlerësimin e duhur nga shteti.
“Eshtë paradoksale, që teksa bëjmë këtë bamirësi, ne e paguajmë energjinë elektrike sikur të jemi biznes”, i thotë Marsidi, Gazment Bardhit, Drejtues Politik i PD për Elbasanin.

Bardhi shprehu mirënjohjen dhe respektin për shërbimin që kjo organizatë garanton.
“Kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme duke qënë se Elbasani është epiqendër e varfërisë dhe e pamundësisë. Ju bëni një punë të shkëlqyer. Do duhej shteti të ishte aktori kryesor, dhe pastaj ju”, u shpreh Bardhi.

Kjo shoqatë i mban fëmijët deri në moshën 18 vjec, por drejtuesi i saj pohon se i ndjekin edhe më pas rastet, si shkojnë në rrugën profesionale e çfarë fati ndjekin.

“Eshtë një punë heroike të mbash larg rrugës të mitur jetimë që potencialisht do të ishin pre e veseve dhe krimit. Do të doja dhe unë të bëja një gjë si ju, por do të mundohem seriozisht të ndihmoj në një pozicion tjetër, në një mënyrë tjetër”, tha Bardhi.
Mungesa e vemendjes së qeverisë dhe Bashkisë për këtë qendër shihet që tek fakti se prej vitesh askush nuk kujtohet të sistemojë sadopak rrugën që të çon tek kjo rezidencë, e rrugë e cila kalohet me shumë vështirësi me makinë, dhe gjatë reshjeve bëhet edhe më problematike.

Read More