Blog

19 Mar
0

• Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: PD do të ofrojë mbështetje serioze pas fitores së 25 prillit.

• Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: PD do të ofrojë mbështetje serioze pas fitores së 25 prillit.

Drejtuesi politik i qarkut Flamur Hoxha, zhvilloi një takim me ish- të përndjekurit politikë të Kukësit.

Ai i informoi ata për pika të caktuara të programit të PD që synojnë të zgjidhin përfundimisht rehabilitimine tyre ekonomik, gjetjen e të humburve të ekzekutuar nga regjimi komunist, mbështetja për arsimimin e të rinjve si dhe suporti financiar për familjet e reja etj. Dhe rruga e vetme që t’ia dalim me sukses është që të votoni PD nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Të përndjekurit politikë të Kukësit ngritën problemet që i shqetësojnë si: neglizhenca e institucioneve në dokumentimin e persekutimit në regjimin komunist, shpopullimi i zonave të Kukësit, probleme i përmbytjes, energjia elektrike dhe karburanti me çmim të lartë, menjanimi nga vemendja e shtetit etj.

Nga ana tjetër ata u shprehën se ndjehen komodë me faktin se ata do ti përfaqësojë një figurë që i takon shtresës së ish të përndjekurve politikë, njeri me integritet të lartë moral dhe mbrojtës i interesave të komunitetit.

Më 25 Prill Shqipëria fiton.

Read More
18 Mar
0

Bardhi: Kemi një plan mbështetje, pas 25 prillit kushte për punë e jetë normale

Të rinjtë profesionistë që punojnë kamarierë-Bardhi: Kemi një plan mbështetje, pas 25 prillit kushte për punë e jetë normale

Elbasani ka disa shkolla profesionale, që megjithë vështirësitë e mungesat, përgatisin çdo vit qindra profesionistë dhe zanatçinj në fusha të ndryshme. Problemi është se aftësitë e fituara, shumë të rinj nuk kanë ku t’i vënë në jetë, sepse nuk ka vende pune, biznesi është tkurrur, dhe ata nuk kanë një mbështetje nga qeveria për të nisur një aktivitet të tyrin.

Ndaj gjen jo pak prej tyre që bëjnë kamarierin.

Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi u takua me një grup të rinjsh që kanë mbaruar në degë të ndryshme, si mekaninë, elektrike, hoteleri turizëm, hidrauilke, apo muzike.

Nertila Avdiu ka kryer shkollën e mesme për hoteleri turizëm, dhe thotë se ajo zgjodhi arsimimin profesional për shkak të vështirësive që kishte familja për të përballuar universitetin, edhe pse kishte rezultate të mira.

Ajo po punon në një restorant si guzhiniere, po do të donte të hapte një gjë të sajën.

“Ju jeni profesinistë që trokisni në treg, po për fat të keq, nuk gjeni shumë mundësi, sepse biznesi është në gjendje të vështirë dhe prej mungesës së mbështetjes dhe goditjes nga taksidarët, janë shkurtuar vende pune. Aktualisht nuk ka asnjë përkrahje. Por ne, pas 25 prillit do të vëmë në jetë planin tonë, që sjell stimulim të sipërmarrjeve të reja, përmes skemave të financimit që do i sigurojë qeveria”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se me lindjen e bizneseve të reja, rritet mirëqënia dhe ekonomia për të gjithë pasi krijohen vende pune, dhe shtohet konsumi.
Shumë prje këtyre të rinjve si Xhesjani, Doraldi janë votues për herë të parë dhe duan të dinë përse ata duhet ta zgjedhin PD-në me 25 Prill.

“Unë nuk kam ardhur këtu që të gënjej, të marr një mandat, dhe pastaj të iki në një qark tjetër. Pas 4 vitesh do të jap llogari paraj jush për punën që kam bërë. Ne nuk kemi premtime, kemi angazhime konkrete. Nuk do të sjellim mrekulli, por do të sjellim normalitet. Një vend ku çdokush, çdo i ri të ketë mundësi për një punë e jetë normale”, u shpreh Bardhi, i cili ndau me ta edhe konceptin e shtetit, që sipas tij nuk është burgosja e një të pamunduri që rregullon çatinë, por goditja e të fortëve, dhe arrestimi i ministrave, kushdo qofshin, nëse ata do të vjedhin.

Read More
18 Mar
0

Bozdo: Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri

• PD: Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro. Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KOORDINATORI KOMBËTAR PËR ENERGJINË, ENO BOZDO

Rama gënjeiu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike. Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi.

Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme?

Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator.

Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit.

Propaganda në 3 D nuk e fsheh dot faktin se në zonat rurale ikën energjia me orë të tëra, dhe se në qytetet kryesore janë shtuar pafund ndërprerjet e energjisë. OSHEE është mbushur me militantë politikë ndërsa tenderat e saj janë vazhdimisht gati sa 97% e fondit limit.

Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune dhe për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri.

Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit.

Read More
18 Mar
0

Salianji: Të rinjtë, do të jetë fytyra e pushtetit në qeverisjen e PD-së

Premtimi i Salianjit me të rinjtë: Ju do të jeni fytyra e pushtetit në qeverisjen e PD-së.

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe votues për herë të parë në këtë qytet. Salianji kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik. Duke e cilësuar zhgënjimin dhe humbjen e besimit te politika, një investim të Edi Ramës, Salianji ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për veten.
“Me shumë prej jush takohem për herë të parë dhe shihem për herë të parë, disa i bashkohen për herë të parë partisë demokratike, me shumë të tjerë nuk ju njoh si grupim por ju njoh emër për emër. Kemi ndarë betaja bashkë, kemi ndarë sakrifica sëbashku dhe gjithësecili prej jush është aseti më I rëndësishëm I Partisë Demokratike, jo vetëm në këto momente por do te jetë aseti më I rëndësishëm i Partisë Demokratike për të bërë diferencën mes një plaku dhe gjyshi trendi siç përpiqet të jetë Rama ngaqë mban mustaqe dhe të rinjve realë me mëndësi tjetër, me qasje tjetër dhe me një diferencë të dukshme me të.
Këtë radhë është e qartë, që Shqipëria është më dobët, që Shqipëria është më keq për shkak se shumë të rinj si ju kanë vendosur për shkak të pamundësisë të dorëzohen dhe të largohen nga ky vend. Lokomotiva e një vendi, shtysa kryesore e një vendi, ashtu si edhe shtysa kryesore e fushatave elektorale janë të rinjtë”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, fytyra e pushtetit të PD pas 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë që kanë bërë beteja dhe do të kontribojnë në zgjedhje.

” Shikoni pak cilësinë e të rinjve që janë në këtë aktivitet, shikoni pak kundërshtarët përballë se në çfarë derexheje kanë përfunduar. Nuk ka zgjidhur asnjë situatë me të rinjtë. Nëse janë borxh, padiskutim që janë borxh edhe me prindrit tuaj por borxhin kryesor ja kanë të rinjve dhe të rejave në këtë vend. Ne do të jemi ndryshe! Dhe kur them do të jemi ndryshe jo vetëm në program por edhe në njerzit të cilët do të administrojnë. Ne do të japim bursa të plota studimi për çdo familje e cila ka të ardhura deri në 650 mijë lëkë të vjetra në muaj, që të ketë mundësi që gjithsecili të shkollohet, ashtu si edhe ju, si shumë prej jush, që unë e kam nisur po njësoj”, theksoi ish-deputeti.

Salianji ironizoi deklaratat e kryeministrit për pagat 7 mijë euro të të rinjve.

” Del edhe guxon edhe tallet Rama, thotë këtu marrin të rinjtë nga 3000 euro, nga 5000 euro, nga 7000 euro. Ka ndonjë njeri këtu që merr nga 700 mijë lek pale…ta ngrejë dorën kush është. Jo vetëm që spo ngrini dorën por po ulni kokën. Nuk është turp për ju kjo, është turp për këta që e kanë lënë në këtë situatë e në këtë derexhe. Po nesër pushtetin e Partisë Demokratike, ju premtoj dhe ju jap garanci të plotë që do të jeni ju fytyra e parë e pushtetit të Partisë Demokratike nesër”, deklaRoi Salianji.

Read More
18 Mar
0

 Tentativa e vjedhjes së zgjedhjeve me votues të importuar, PD: Rama humb kudo! Shqiptarët duan ndryshim dhe do të votojnë PD për ndryshimin.

·         Tentativa e vjedhjes së zgjedhjeve me votues të importuar, PD: Rama humb kudo! Shqiptarët duan ndryshim dhe do të votojnë PD për ndryshimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IVI KASO

Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën.

Mbrëmë, emisioni investigativ “Boom” solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.

Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja.

Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë.

PAMJET

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!

Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Read More
18 Mar
0

Flamur Hoxha takohet me sipërmarrësin: Po i vëmë çelësin biznesit që ngrita 30 vjet më parë.

• “Biznesi gjobitet në Kukës”, Flamur Hoxha takohet me sipërmarrësin: Po i vëmë çelësin biznesit që ngrita 30 vjet më parë.

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha vizitoi një punëtori të përpunimit të drurit.

Pronari i cili prej 30 vitesh ushtron këtë biznes u ankua se shteti ia ka vështirësuar punën, me anë të taksave dhe gjobave.

“Është më shumë keq dhe ka vazhduar shumë gjatë. Kjo punëtori ka pasur shumë punë. Në mënyrë graduale po i vëmë çelësin. T’i presin këmbët me metoda të ndryshme. Nga Shkodra dhe nga Tirana kanë ardhur për të na gjobitur. Turp. Nuk ecet përpara me gjoba”, tha

Ai theksoi se 13 të rinj dhe të reja nga familja e tij kanë ikur nga Shqipëria.

Flamur Hoxha ka siguruar sipërmarrësin se programi i PD parashikon masa nxitëse për zhvillimin e biznesit në mënyrë që të rritet punësimi dhe të ndalet shpopullimi i vendit.

Flamur Hoxha theksoi se Kukësit do t’i rikthehet shpresa dhe me votën e 25 prillit Edi Rama duhet të ndëshkohet e Shqipëria do të fitojë.

Read More
18 Mar
0

Basha bisedë me Hahn: Opozita shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për interesat kombëtare.

  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Për të sjellë ndryshimin e vërtetë, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Partitë politike duhet ti mbajnë duart larg reformës në drejtësi, sundimi i ligjit kusht për BE.
  • Komisioneri Hahn gjatë bisedës me Bashën: Opozita shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për interesat kombëtare.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Të përshpejtojmë dhe të përfundojmë sa me shpejt procesit e rindërtimit, mirënjohës për ndihmën nga BE.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Plani PD për zhvillimin ekonomik, theks te trajnimi i të rinjeve me fondet e BE-së për mundësi të reja punësimi.
  • Komisioneri europian per buxhetin Hahn gjatë bisedës me Bashën: Mund ta mbështes plotësisht planin për trajnimin e të rinjve me gjithë përvojën që kam; ul papunësinë.

 

NJOFTIMI PËR BISEDËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME KOMISIONERIN E BE PËR BUXHETIN DHE ADMINISTRATËN JOHANNES HAHN

 

Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili me heret ka qënë përgjegjës për procesin e zgjerimit. Zoti Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE. Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre. Prandaj,  për të sjellë ndryshimin e vërtetë për njerëzit, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit Europian, shtoi Basha.

Basha: “Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi I ligjit eshte ceshtja me e rendeishme per nje vend kerkon te behet antare I BE. Hahn ka vleresuar rolin e opozites ne reformen ne drejtesi duke theksuar se per hir te interesave kombetare ofroj kompromis edhe pse kishte mangesi. Hahn e kosnideroj rolin e opozites ne miratiin e reformes ne drejtesi sit e paprecedent ne vendet e ballkanit perendimore.

Hahn: Une vetem nund ti konfirmoj ato cfare the Luli persa i perket rendesise se sundimit te ligjit  dhe pavaresine e sistemit te drejtesise. Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem  fale angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe  te realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtzakonshme. Dhe e them serisht e serisht se kjo per Ballkanin Perendimor eshte e pazakonte.

Ne rast se nje qeveri e re shqiptare do te jete shume e angazhuar ky do te kete nje impakt te kosiderueshem. Une mund tju mbeshtes ne te gjitha perpjekjet tuaja dhe mund tju konfirmoj se kjo eshte shume e rendesishme.”

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyre transparente. E ketu zoti Basha e vuri theksin tek dy nga prioritet më të rendesishme të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit europian: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Basha: Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim.

Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu.

Ne bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik me theks te vecante te trajnimi i të rinjeve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

Basha: Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si  dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të  mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”.

Plani i zotit Basha mori mbeshtetje te plote nga komisioneri europian per buxhetin Hahn i cili tha se nje praktike e tille ka bere qe ne vendet qe aplikohet shkalla e papunesise së të rinjve të ulet shumë.

Hahn: Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre.

Read More
18 Mar
0

PD i përgjigjet Ramës: E vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë zhvatja e shqiptarëve

  • PD i përgjigjet Ramës: E vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

 

 

Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.

 

Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka  penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë.

 

Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

 

Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.

Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.

 

Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!​

 

Read More
12 Mar
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër Partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Read More
10 Mar
0

Basha: Integrimi europian, misioni hyjnor i Partisë Demokratike

NJOFTIMI PËR FORUMIN “PERSPEKTIVAT PËR NJË TË ARDHME EVROPIANE TË SHQIPËRISË”

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mori pjësë në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike. Në diskutimin e kësaj teme morën pjesë edhe personalitete të larta të politikes gjermane e austriake, kreu i ri i CDU, Armin Laschet, Michael GAHLER MEP anëtar i PE, ish-eurodeputeti Elmar BROK si dhe deputeti austriak, Reinhold Lopatka. Pjesë e diskutimi ishte edhe drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, Tobias Rüttershof, Ddrejtori i Institutit te Studimeve Politik, Afrim Krasniqi, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa dhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

 

Drejtori i Konrad Adenauer për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff në fjalën e tij hapëse nënvizoi rëndësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë garë të pastër mes palëve:

 

Tobias Rüttershoff: Aktorët politikë duhet të sigurojnë që kushtet për konkurrencë të pastër midis kandidatëve të plotësohen. Kandidatët me të shkuar të dyshimtë apo me akuza për krime dhe korrupsion nuk duhen të përfshihen në proceset elektorale. Është detyrë e të gjitha forcave politike të tërheqin apo të mbështesin kandidatët me integritet të lartë që pasqyrojnë më mirë interesin e votuesve, duke marrë në konsideratë aspiratën, për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Çështjet të ndryshme duhet të trajtohen pas zgjedhjeve si emigracioni masiv i të rinjve të edukuar dhe të arsimuar, rritja e papunësisë dhe gjithashtu mosbesimi në sistemin e drejtësisë dhe te gjyqësori sipas INSTAT-it, Instituti Shqiptar i Statistikave. Në kohët e fundit numri i shqiptarëve që vlerësohet të jenë larguar është më shumë se 360 mijë, sidomos në vitet 2011-2019 norma e emigrimit kryesisht drejt Gjermanisë është rritur konsiderueshëm. Dhe si një fondacion politik gjerman, shkaqet që çojnë tek kjo lëvizje janë me shumë rëndësi për ne. Arsyeja kryesore që e shtyn forcën arsimore shqiptare për t’u larguar nga Shqipëria janë mundësitë më të mira jashtë vendit dhe mungesa e mundësive këtu, Vetëm në 2 muajt e fundit të këtij viti, norma e papunësisë shihet dhe vlerësohet në 12%, që është shumë e lartë periudha e shkuar. Duke konsideruar masat shtrënguese të ekonomisë duhet diskutuar gjithashtu edhe situata e bizneseve të vogla. Bizneset e vogla luajnë një rol kryesor dhe thelbësor për ekonominë shqiptare sepse ato punësojnë rreth 80% të fuqisë punëtore krahasuar me sektorin industrial që punëson vetëm 12%. Që prej vitit 2011, kemi një normë në rritje të papunësisë në këtë sektor që tregon gjithashtu kushtet e pafavorshme ekonomike.

 

Kreu i ri i CDU, Armin Laschet tha se Shqipëria duhet të bëjë edhe më shumë për të ecur në rugën drejt BE. Sipas Laschet, korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë në këtë rugëtim:

 

Armin Laschet: I dashur Lulzim Basha! E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëjet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per kete duhet te behet dicka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan  360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune. Nëse kjo situate do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.

 

Kreu i PD, Basha iu shpalosi miqve gjermanë dhe austriakë planin e tij për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europin. Sipas Bashës kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve:

 

Lulzim Basha: Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me  vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përdhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve. Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshiron e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida. Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё arritur nёnё drejtimin tonё qё nga aderimi nё Kёshilli e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen. Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë. Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Progresi pёrmbajtёsorё dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë. Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike. Ndërmend tani raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe  bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë.

 

 

Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka, tha se forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria:

 

Reinhold Lopatka: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm. Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane  thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin.

 

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler duke deklaruar mbështetjen e plotë ndaj PD dhe Lulzim Bashës, vuri theksin tek problematikat që janë konstatuar në rrugëtimin e vendit drejt BE, duke rikujtuar disa nga kushtet thelbësore që duhen përmbushur për të nisur procesin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE:

 

Michael Gahler: Kontakti im i parë me Shqipërinë ishte kur unë fillova të dëgjoja radion me valë të shkurtra, kur faktikisht dëgjova për herë të parë për shërbimin e radio Tiranës, që kur Enver Hoxha ishte akoma me Kinën dhe atehere deshmova ndarjen me Kinën dhe ndarjen e vërtetë në ‘89-ën dhe ishte me të vërtetë kontrast interesant edhe besoj se sot ka një kontrast shumë të madh midis z. Rama dhe z. Basha dhe normalisht si Kristian Demokrat ne ju urojmë më të mirat për këto zgjedhje. Me kënaqësi kemi mbështetur përpjekjet e miqve tanë nga Partia Demokratike për të çuar përpara dhe për ti bërë trysni qeverisë. Faktikisht ka një listë parakushtesh që u hartua nga Këshilli i Punëve të Jashtme dhe si EPP ne kemi vijuar të ngremë pyetje qoftë në tekst, qoftë në frymë. Dhe kemi filluar të pyesim për sa i përket angazhimeve që janë ndërmarrë në qershorin e shkuar nëse ato janë përmbushur ose jo. Dhe ne do të vijojmë të ecim përpara në këtë pikëpamje. Aktualisht ne po planifikojmë t’i bëjmë një pyetje komisionit lidhur me legjislacionin për lirinë e medias në Shqipëri, sepse ne besojmë se ende nuk është aty ku duhet të jetë dhe ky është vetëm një shembull dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të tjera të cilat janë përmendur në marsin e vitit të shkuar. Ndërkohë shumë gjëra janë arritur, patjetër, vendi ka ecur përpara por ama duhet të shohim provat, duhet të shohim se si Gjykata Kushtetuese, se si Gjykata e Lartë, se si praktika e zgjedhjeve do të zbatohen dhe se si do të përmbushen kriteret. Besoj se do të jetë patjetër më mirë për Shqipërinë kur miqtë tanë të jenë përsëri në pushtet sesa të vijohet me partinë aktuale e cila eshte sjelle ashtu si eshte sjelle. Kështu që ju uroj më të mirën miqve tanë për 25 prillin dhe jemi të angazhuar dhe e mirëpresim bashkëpunimin.

 

Elmar Brok, ish-deputet në Parlamentin Europian theksoi nevojen që ka vendi për sundim të ligjit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Brok i cilësoi bindëse ato që dëgjoi nga kryetari Basha dhe mënyrën se si ai ka analizuar situatën e vendit si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe pikëpamja politike:

 

Elmar Brok: Faleminderit shumë për ftesën! Faleminderit shumë Zoti Lulzim Basha për lidershipin tuaj dhe për kontaktin përsëri me ju. Kam parë pak diskutimet para kësaj konference me bizneset në Gjermani dhe kam parë se çfarë mendojnë ata se kane  nevojë për të ndërmarrë investime në Shqipëri dhe ka një sërë biznesesh që janë të interesuara sidomos në turizëm dhe kjo eshte ajo që thote  Lulzim Basha, është sundimi i ligjit, janë zgjedhjet e drejta dhe të lira dhe anti-korrupsioni që janë pjesë kryesore dhe ky kuadër politik është thelbësor për investimet e huaja. Pa këtë nuk do të ketë investime, nuk investon para në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit. Nëse nuk kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme  për të zgjedhur dhe demokraci, do të ketë gjithmonë tensione në vend të cilat nuk janë të mira për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të një vendi. Kështu që besoj se ishte me të vërtetë bindëse të dëgjoje nga kryetari Basha se si ai ka analizuar situatën e vendit si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe pikëpamja politike.

 

Në pjesën e dytë të të tryezës së foumit u diskutua për çështje të ndryshe politike, por edhe për çështjet kryesore të ekonomisë në raport edhe me programet zgjedhore:

 

Afrim Krasniqi: Ditët e fundit Bashkimi Evropian përmes dy komisionerëve dhe në konferencë shtypi direkte, ngriti problematikën e kandidatëve me integritet në zgjedhjet parlamentare. Dje kanë dalë listat dhe gazetarët kanë rrëmuar në CV-të e kandidatëve dhe ne kemi parë që edhe individë të larguar nga dekriminalizimi, të akuzuar, përfshirë në dosjet e trafikut të votës apo një risi e re në Shqipëri prej fëmijët e disa individëve të njohur  të lidhur me botën e krimit  janë përfshirë në lista. Çfarë mund të bëjë Parlamenti Europian  për ta bërë më të qartë mesazhin e tyre duke krahasuar me  një retorikë e cila  në Shqipëri lexohet si nevoja për më shumë demokraci në raport me nevojën për më shumë stabilitet. Dhënia e prioritetit të stabilitetit në Shqipëri dhe në Ballkan shpeshherë është keqkuptuar nga liderët politikë për të kontrolluar tërësisht pushtetet siç ka ndodhur në Shqipëri, në Serbi, në disa nga vendet e rajonit edhe viteve të fundit.

Elmar Brok: Eshtë kusht për çdo parti që të marre masa në listat  e tyre që kandidatët  të jenë të pastër dhe siç e kemi, dhe veçanërisht kur e kemi në kohën para zgjedhjeve kur dimë që njerëz  të caktuar kanë bërë sjellje të  gabuara  kjo është në dorë tuaj dhe për këdo që konkurron me këta njerëz që ta bëjnë  sa më të qartë këtë fakt. Secila parti duhet të bëjnë të tyren për tu siguruar që të kenë  kandidatë që nuk kanë rekorde, të shkuare kriminale .

Jorida Tabaku: Sot ligjet fiskale ndryshojnë me një frekuencë të jashtëzakonshme, 60 ligje të reja fiskale dhe e bëjnë punën për investitorët e huaj jashtëzakonisht të vështirë të mos themi të pamundur. Ne do ta eliminojmë këtë duke hartuar kodin fiskal ku çdo politikë fiskale prezantohet 100 ditët e para të qeverisjes dhe nuk do të ndryshojë për katër vite. Ne do të heqim çdo përjashtim nga ligji, në qoftë se sot qeveria shqiptare konsiderohet në nivelin e kapjes së shtetit sepse parlamenti kalon ligje që lidhen o me kriminelët, o me koncesione specifike për një biznes të caktuar, ose me mbështetje me grupe biznesesh që sot përcaktojnë të ardhmen e shqiptarëve ne do ta heqim këtë mundësi dhe kryeministri i ardhshëm zoti Basha po i heq vetes pushtet duke i dhënë parlamentit nga njëra anë, por nga ana tjetër duke krijuar dhe instrumentet për check and balance që sot mungon, që sot është një alternativë mjaft e zakonshme.

Selami Xhepa: Mendoj që ka ardhur koha për të menduar seriozisht për të ndërtuar një platformë të rëndësishme në ato që kryetari Basha i quajti “strategji sektoriale”, për të ndërtuar një platformë më komprensive, më gjithëpërfshirëse, për të realizuar një tranzicion të ekonomisë tonë, nga ekonomia tradicionale drejt asaj që është ekonomi e re, duke patur tre shtylla themelore:

E para, që rritja dhe zhvillimi ekonomik të jetë inclusive groë,  pra të jetë një rritje që të përfshijë shumicën e shqiptarëve, se kemi të paktën 15 vjet që 40% e shqiptarëve, vazhdojnë të jenë në varfëri.

Së dyti, duhet të jetë green economy, duhet të jetë miqësore në raport me mjedisin, dhe ne këtu kemi probleme serioze, qoftë nga pikëpamja e burimeve e standardeve të industrive e me radhë dhe e treta, digjitale, komponenti digjital. Të tre këto elemente, në gjykimin tim janë shtyllat fondamentale të cilët mund ti ndryshojnë profilin ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare për të realizuar pak nga ato elemente të konvergjencës që kërkon Bashkimi Europian.

 

Duke iu përgjigjur interest të organizatorëve të forumit, kryetari Basha parshtroi objektivat e qeverisjes së PD dhe aleatëve të opozitës së bashkuar për të bërë të mundur që Shqipëria të ecë përpara:

 

Lulzim Basha: Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Rekordet e Departamentit të Shtetit, të Evropolit, të Interpolit dhe të vetë Bashkimit Europian tregojnë se në tetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në strehë të krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe në këtë mënyrë, jo vetëm s ka bërë përpara por ka ecur pas. Nga tre janë bërë pesë, janë bërë nëntë, janë bërë pesëmbëdhjetë kushte. Ndaj prioriteti im i parë dhe i qeverisë së ardhshme është ndarja e krimit nga politika. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë. Kjo qeveri e ka tmerr transparencën. Ky proces do të thotë përputhshmëri jo vetëm në letër, por edhe në zbatim në Acqui Communitair, ndërkohë që vetëm muajt e fundit kemi kontrata dhe ligje speciale që kalojnë në parlament pa transparencë, pa publikim, që bien ndesh me detyrimet themelore të stabilizim asocimit në fushën e konkurrencës apo të drejtave të njeriut, apo të lirisë së medias. Dhe kjo e ka vendosur opozitën time, opozitën e Partisë Demokratike në konflikt me këtë qeveri. Fakti që ajo është kthyer de facto në një pengesë, në mos them një armike të Integrimit Europian të vendit. Nesër për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnorë sesa të përfundojë një nga shtyllat për të cilat u themelua; anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Hodhëm një hap domethënës me heqjen e vizave dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur 15 parakushtet, për të hapur negociatat dhe për të përparuar me shpejtësi në hapjen e negociatave. Një Parti Socialiste në opozitë, e reformuar dhe e çliruar nga kthetrat e krimit të organizuar që sot diktojnë edhe listën e kandidatëve të tyre, shpresojë të jetë një partnere e devotshme në rrugën e integrimit Europian dhe nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofrojë dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë të opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Read More