Blog

20 Shk
0

Koduzi: Jeta e shqiptarëve po rrezikohet nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe lënia në baltë e qeverisë.

  • Edi Rama po bën përpjekje për të fshehur dështimin e keqmenaxhimit të pandemisë  Jeta e shqiptarëve po rrezikohet nga lënia në baltë e qeverisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Korona është një epidemi globale. Ajo ka prekur të gjitha vendet e botës.

Ka prekur miliona njerëz në mbarë globin.

Por pa dyshim e rëndësishme mbetet si  menaxhohet ajo.

Nëse spitalet janë të përgatitura për këtë.

Nëse merr masat e duhura për ta përballuar.

Nëse u jep mjekëve dhe infermiereve mjetet e duhura për ta menaxhuar.

Per fat të keq të gjithë e kemi parë dhe shumë të tjerë e kanë provuar në kurrizin e tyre se qeveria e Ramës nuk ka patur asnjë plan dhe nuk ka bërë asgjë.

Teston shume pak dhe jemi te fundit ne rajon.

As ndihmë mjekësore të mjaftueshme.

As fonde të mjaftueshme duke qene te fundit ne rajon ne financimin e shendetesise.

As hapësirën e duhur spitalore, ambulancat dhe personelin mjekësor.

As ndihmë të mjaftueshme për blerjen e ilaçeve.

Problemi i Shqipërisë është Rama.

Për 8 vjet Rama e ka munduar Shqipërinë dhe e ka lënë në baltë në çdo drejtim. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigracion. Edhe në shëndetësi.

Spitalet tona po dështojnë në trajtimin e pacienteve sepse Rama nuk  ka investuar në sistemin shëndetësor dhe në spitale, ndërsa rreth 900 mjekë janë larguar për 8 vjet.

Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për ilaçe te cilat kushtojnë shumë dhe nje pjese nuk ka mundesi ti bleje pasi cmimet janë shumë të shtrenjta.

Që në fillimet e pandemisë Lulzim Basha ka prezantuar një plan që duhej zbatuar. Po asgjë nuk është bërë. As me shëndetësinë, as me ekonominë. Ku është Rama?

Shkalla e vdekshmërisë në Shqipëri është rritur me 73% krahasuar me vjet.

Pakujdesia e madhe e qeverisë së Ramës në trajtimin e pandemisë tani është qartë për të gjithë. Dhe përpjekjet për ta fshehur këtë dështim gjigand janë të papërgjegjshme dhe të rënda.

Sot, ne jemi prane të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe u  shprehim atyre ngushëllimet më të sinqerta.

Për fat të keq, ajo që kemi humbur nuk mund të kthehet më.

Ta lësh menaxhimin e pandemisë në duart e Ramës dhe të qeverisjes së tij të dështuar do të sjellë mijëra vdekje të reja në vitin që vjen.

Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë ta menaxhojnë këtë krizë, sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë këto 8 vjet.

Read More
20 Shk
0

Do të dënojmë simbolet e komunizmit, edukim i veçantë në arsim për këtë periudhë të errët të historisë tonë

• Partia Demokratike ka marrë angazhime konkrete dhe të zbatueshme në raport me të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.

• Angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë.

• Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi,që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.

• Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty.

• Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve.

• Angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit. Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës.

• Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare

• Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt destinacionit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të nderuar përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politik, të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të opozitës, të përndjekur dhe pasardhës të të përndjekurve politik, sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb, është dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë.
Në emër të progresit. Në emër të së ardhmes. Por beteja për demokraci sot vazhdon dhe është më e fortë se kurrë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot.

Ndaj, apeli i parë i imi sot është se na duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri, të luftojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim për të cituar presidentin Biden në fjalën e tij të djeshme, në Samitin Virtual të Sigurisë në Mynih, sepse demokracia është diçka për të cilën duhet luftuar çdo ditë.
Misioni i Partisë Demokratike, misioni ynë është të garantojmë demokracinë në Shqipëri dhe të ecim përpara në këtë proces. As edhe një hap pas, por po kështu mos të tolerojmë hapa pas. Fatkeqësisht realiteti i 8 viteve është realiteti I kthimit pas në të gjitha proceset demokratike për shkak dhe prej Edi Ramës.
Ne nuk kemi heshtur përpara përpjekjeve të tij. Ne jemi përballur me bashkimet më të mëdha të shqiptarëve, në çdo rrafsh, në çdo fushë, në çdo shesh, në çdo qytet. Dhe nuk do të heshtim deri sa këtë betejë ta fitojmë në 25 Prill.
Kjo është një betejë që duhet bërë dhe duhet fituar. Dhe fitorja do të marrë formë në 25 Prill me fitoren e zgjedhjeve. E vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë është fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris që 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme për Shqipërinë. Është dita kur shqiptarët do të vendosin midis demokracisë dhe kursit të saj perëndimor apo bjerrjes së demokracisë dhe rënies në një autokraci me pasoja dërrmuese për shqiptarët e Shqipërinë. Është e qartë prasë ka në fakt vetëm një alternativë.

Alternativa është ecja përpara, është konsolidimi i demokracisë dhe garancia është fitorja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike më 25 Prill së bashku me koalicionin tonë.
Ditën e sotme kemi zgjedhur për të diskutuar një nga aspektet e rëndësishme të programit tonë të pas-zgjedhjeve të 25 Prillit. Pas këtyre zgjedhjeve dhe pas fitores së tyre Partia Demokratike ka marrë angazhime konkrete dhe të zbatueshme në raport me të persekutuarit politik, me të përndjekurit politikë të regjimit komunist.
Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Atyre iu është bërë një dëm i pakthyeshëm në jetët e tyre dhe sa më shumë që e vonojmë këtë shpagim të vogël, aq më shumë rëndon mbi ne, dëmi që i është shkaktuar. Personalisht kam takuar të persekutuarit që sot e kësaj dite nuk kanë një gur varri ku të kujtojnë prindërit apo të afërmit e tyre. Prandaj, angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe ta financojmë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, si dhe po shqyrtojmë mundësinë që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.
Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit. Do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty . Shqiptarët meritojnë respekt. Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë nuk do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve. Fëmijët tanë, nipërit tanë nuk mund të rriten më me errësirën për çfarë ka qenë e shkuara aq më pak me helmin e propagandës së sotme.

Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi I të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur. Por ne jemi borxhlinj këtyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë. Prandaj angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe do të përpiqemi me ngulm të kërkojmë fatin e atyre që u ekzekutuan prej atij sistemi por kjo nuk mjafton ashtu siç kam patur mundësitë modeste në krye të bashkisë ku ndërtuam instilacionin kuptimplotë post-bllok për ti kujtuar vetes dhe fëmijëve tanë tmerrin e zi që ku komb dhe kjo shoqëri ka hequr. Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës.

Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm. Ne do të marrim çdo masë të nevojshme për t’u siguruar se këto hapa nuk do të kthehen pas. Do të punojmë fort që në kujtesë, por mbi të gjitha në standardet e demokracisë Shqipëria të eci vetëm përpara, për demokracinë, për lirinë e fjalës, për të drejtat e individit, për një rrugëtim të sigurt drejt Bashkimit Europian. Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt dështimit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik. Tani më lejoni t’i jap fjalën zotit Alizotaj për të shpalosur pikat kryesore të programit tonë për të përndjekurit politikë.

Read More
20 Shk
0

Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro sepse Edi Rama ka dështuar në çdo fushë.

  • Kryetari i Partisë Demokratike, takoi Komisioneren e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson. Basha: E njoha Komisioneren me planin tonë Antimafia dhe me vullnetin për zbatimin e planit antimafia.
  • Basha: Nisja e bisedimeve do të nxisë punësimin, rritjen e mirëqenies, zhvillimin.
  • Basha: Mora angazhimin e Komisioneres për të vazhduar ndihmën për Shqipërinë.
  • Basha: Ndryshimin do ta bëjë të mundur vullneti politik i pas 25 prillit.
  • Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro sepse Edi Rama ka dështuar në çdo fushë.
  • Basha: Shqiptarët e gëzojnë edhe sot heqjen e vizave sepse unë punova për të përmbushur kushtet e BE-së.
  • Basha: Korrupsioni qeveritar i lidhur me krimin e organizuar u ka vjedhur qytetarëve 8 vite kohë.

 

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME KOMISIONEREN E BE PËR PUNËT E BRENDSHME, YLVA JOHANSSON

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot Komisioneren e Punëve të Brendshme në BE, Ylva Johansson e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Pas takimit, zoti Basha tha se i ka njohur Komsioneres Johansson me vullnetin e qeverisë së ardhëshme të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit për të zbatuar planin anti-mafia.

“E njoha atë me planin tonë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë dy pengesat kryesore se pse Shqipëria ka ngecur në vendnumëro sa i përket anëtarësimit në proceset e hapjes së negociatave. Në veçanti e njoha me planin tonë anti-mafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisionerin për punët e brendshme të Bashkimi Europian kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë. Dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit, digjitalizimi i sistemit kufitar, sollën diçka të paimagjinueshme para 11 viteve, që shqiptarët lëvizin pa viza në Bashkimin Europian”

Gjatë bisedës, zoti Basha e njohu Komisioneren me angazhimin e tij dhe të Partisë Demokratike, nesër në qeveri, për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Në komunikimin e tij për median, Basha tha se plani i opozitës do të mundësojë krahas negociatave me BE-në edhe hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që të rinjtë e të rejat shqiptare mos të detyrohen të kërkojnë shpresë në rrugën e emigrimit, por të ndërtojnë të arhdmen e tyre në Shqipëri.

“Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtojë atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë të tjera të mira materiale dhe jo materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit europian të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjell një përmirësim real në jetën e shqiptarëve. Do të sjell një përmirësim real në kuptimin e financimeve që do të përfitojnë fermerët shqiptarë, biznesi i vogël dhe i mesëm, në kuptimin e financimeve që do  të përfitojë rinia shqiptare, universitetet, në kuptimin e klimës së biznesit që do të përmirësohet dhe besimit që do të kenë investitorët europian që t’i hapin këto vende pune këtu në Shqipëri, me paga dinjitoze të niveleve të larta do të thoja sot pothuajse jo ekzistuese në Shqipëri. Dhe kjo në vetvete çfarë do të krijonte, premisat që ne të ndalim plagën e emigracionit masiv dhe rinia shqiptare të gëzojë edhe atë që kemi arritur para 10 vitesh, lëvizjen e lirë në Europë, por edhe mundësinë që të punësohet me paga dinjitoze në vendin e vet. Standard jetese, mirëqenie, punësim për rininë shqiptare dhe lëvizjen në Europë ta ketë në funksion të lirisë së dinjitetit, të vizitave tek të afërmit tanë, të kënaqësisë për të lëvizur si qytetarë të lirë të kontinentit dhe jo si një arratisje nga koka këmbët, prej një realiteti sicc është ky i sotmi”.

Zoti Basha tha se mori garancitë e Komisioneres Johansson për të mbështetur Shqipërinë ndërkohë që shprehu besimin e plotë se do ketë ndryshim të vullnetit politik me votën e shqiptarëve me 25 prill.

“Mora dhe angazhimin e komisioneres të punëve të brendshme, për të vazhduar për të ndihmuar Shqipërinë ku padiskutim, ajo që do të bëjë ndryshimin është vullneti politik. 25 prilli do të jetë dita ku shqiptarët do të kenë një vullnet të ri politik, me votën e tyre do të zgjedhin një vullnet të ri politik, jo atë që i ka mbajtur 8 vite në vendnumëro, por vullnetin politik timin dhe të Partisë Demokratike dhe të koalicionit tonë që para 10 vitesh bëmë të mundur heqjen e vizave, para 10 vitesh bëmë të mundur futjen e vendit në NATO dhe do të bëjmë të mundur të gjithë së bashku që shqiptarët të gëzojnë benefitet e procesit të anëtarësimit në BE ashtu siç i gëzojnë edhe qytetarët e tjerë të rajonit.”

Read More
20 Shk
0

Teliti: Rama rriti taksat për shqiptarët. Më 25 Prill ai humb, Shqipëria fiton

  • Rama premtoi ulje taksash për 90% të shqiptarëve, por i rriti për të gjithë shqiptarët. PD: Në 8 vite iu ngarkuan në kurriz 3.2 miliardë euro borxh shtesë. Më 25 Prill Rama humb dhe Shqipëria do të fitojë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SHEF I KABINETIT DORIAN TELITI

Të dashur qytetarë.

Te gjithë ju e dini tashmë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet me Edi Ramën ne krye dhe kjo është arsyeja përse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim.

Shqiptarët nuk mund të përballojnë të mbeten në vendnumëro edhe për katër vite të tjera me Ramën. Eshtë koha për ndryshim sepse ata që e lanë Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.

Rama ndonëse premtoi taksim të ndershëm dhe ulje taksash për 97% të shqiptarëve, ai bëri të kundërtën, i rriti taksat për të gjithë ju.

Rama rriti taksat për të gjithë shqiptarët që marrin një rrogë më të lartë se 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Tani, dy muaj para zgjedhjeve, përsëri Rama nuk tërhiqet nga taksimi vrastar progresiv, por premton të vazhdojë të taksojë me të njëjtat taksa ata që marrin pagë më të lartë se 400 mijë lekë të vjetra.

Taksat e rritura, keqmenaxhimi dhe zbuzivizmi u kanë kushtuar rëndë shqiptarëve.

Në 8 vite të gjithe qytetarët shqiptare paguan 3 miliardë euro më shumë taksa.

Në 8 vite u ngarkuam në kurrizin tonë me 3.2 miliardë euro borxh shtesë.

Në 8 vite paratë e taksave tona shkuan për PPP, lukse zyrash e tendera pa garë.

Të dashur miq.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kanë një plan serioz pune për ta nxjerrë Shqipërinë dhe ekonominë tonë nga gremina ku e ka rrokullisur Edi Rama dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 25 prillit angazhohen të ulin taksat për shqiptarët dhe do të aplikojmë taksën e sheshtë që i jep frymë familjeve, bizneseve dhe rritjes ekonomike.

Më shumë para do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe më shumë vende pune do të hapen nga paratë që do të kursejnë bizneset nga ulja e taksave.

Me voten tuaj të 25 prillit, ju do të fitoni, do të fitojë ekonomia, do të fitojë Shqipëria.

Faleminderit.

Read More
18 Shk
0

Ngritja e akuzave ndaj vajzave të të ndjerit Rifat Lalo është një skandal. PD: Rama kërkon t’u mbyllë gojën kundërshtarëve të tij.

  • Ngritja e akuzave ndaj vajzave të të ndjerit Rifat Lalo është një skandal. PD: Rama kërkon t’u mbyllë gojën kundërshtarëve të tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Marrja si të pandehura i dy vajzave të të ndjerit Rifat Lalo, i cili humbi jetën në Spitalin Covid 1 i braktisur dhe pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor është një akt i papranueshëm. Ne u qëndrojmë në krah këtyre dy qytetarëve që denoncuan një rast konkret të dështimit të sistemit shëndetësor.

Vdekja fatkeqe e z. Lalo është vetëm një nga qindra vdekjet fatkeqe që mund të ishin shmangur nëse Edi Rama dhe qeveria e tij do të kishin punuar për një sistem shëndetësor të mirë dhe nuk do ta linin atë në mëshirë të fatit.

Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën për 8 vite. Askush nuk beson më se një njeri që nuk ka bërë asgjë në 8 vite është në gjendje të kujdeset për njerëzit gjatë pandemisë. Mijëra shqiptarë kanë humbur jetën në spitale dhe në shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së ilaçeve, ilaçeve të shtrenjta dhe braktisjes totale nga qeveria.

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë sepse ka refuzuar me kokëfortësi dhe arrogancë planet e qarta të Lulzim Bashës për ta përballuar pandeminë. Plani me 5 pika do ta ndihmonte Shqipërinë për të ruajtur shëndetin e shpëtuar jetët e qytetarëve dhe për të shpëtuar ekonominë shqiqptare nga kolapsi i plotë ku ka rënë sot.

Rama i shtoi faj krimit kur vendosi të marrë të pandehura dy vajzat me qëllim që t’u mbyllë gojën atyre. Por ai s’mund të fshijë qindra dëshmitë në media të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të braktisjes nga qeveria në spitalet Covid apo në shtëpitë e tyre.

Ngritja e akuzave ndaj dy vajzave është një skandal. Ky është një hap tjetër nga Rama në rrugën e kthimit të Shqipërisë në një diktaturë në të cilën ai u mbyll gojën kundërshtarëve të tij dhe burgos kritikët.

E vetmja mënyrë për ta shëruar Shqipërinë dhe për të garantuar demokracinë dhe lirinë e shprehjes për shqiptarët është që ta largojmë Edi Ramën më 25 prill. Dhe kjo është ajo që do të bëjmë.

Read More
18 Shk
0

Edi Rama ka dështuar në vaksinimin e popullsisë në vend. PD: Jemi ndër të fundit në Europë. Rama nuk mund të ketë më në dorë jetën e shqiptarëve.

  • Edi Rama ka dështuar në vaksinimin e popullsisë në vend. PD: Jemi ndër të fundit në Europë. Rama nuk mund të ketë më në dorë jetën e shqiptarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Shqipëria me Edi Ramën është në vendnumëro për çdo gjë.

Me gjithë propagandën boshe të kryeministrit në ikje, Shqipëria renditet një nga vendet me avancimin më të pakët në vaksinimin e popullsisë në Europë.

Sipas “The Our World in Data”, në Shqipëri deri në datën 14 shkurt, janë administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë, ndërsa mesatarja e Europës deri në 16 shkurt ishte 5.91 doza për 100 banorë.

Edi Rama gënjeu kur tha se kishte garantuar dozat e mjaftueshme për vaksinimin e popullsisë.

Të dhënat reale tregojnë krejt të kundërtën dhe provojnë dështimin e tij dhe të qeverisë në sigurimin e vaksinës.

Edi Rama ka dështuar në gjithçka këto 8 vite dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dhe ka dështuar edhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për veten e tij dhe miqtë e tij, të cilëve u jep me PPP paratë e taksave tona.

Edi Rama ka dështuar ndaj dhe duhet larguar pasi nuk mund të ketë më në dorë fatet dhe jetën e shqiptarëve.

PD ka një plan për të shëruar Shqipërinë.

Me 25 prill fitojnë shqiptarët dhe humbet Edi Rama.

Read More
18 Shk
0

Basha takon në Zagreb kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe i garanton angazhimin europian të qeverisë së tij pas 25 prillit

Basha: Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përshpejtimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë pas ngecjes në vendnumëro gjatë 8 viteve.

Kryeministri Plenkoviç garantoi se Kroacia do jetë mbështetje e madhe në këtë proces. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PAS TAKIMIT NË ZAGREB ME KRYEMINISTRIN E KROACISË, ANDREJ PLENKOVIÇ

 

Pas vizitës me kreun e Presidencës së ardhësme të BE në Slloveni, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme  Goran Grliç Radman si dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, Davor Bozinoviç. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i opozitës shqiptare i njohu drejtuesit e qeverisë kroate me planin e tij për integrimin si dhe angazhimin e tij nesër në qeveri për të bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve për të tu bërë pjesë e BE, proces i cili ka ngelur në vendnumëro këto 8 vite.

 

*Pas takimit me kryeministrin kroat dhe ministrat kryesorë të qeverisë së tij, Basha dha një deklaratë të shkurtër.*

 

“Dua ta falënderoj kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç për pritjen miqësore që më rezervoi së bashku me ministrin e Jashtëm dhe të Brendshëm të qeverisë së Republikës së Kroacisë.

Për mua dhe për Partinë Demokratike, nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa përshpejtimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë pas ngecjes në vendnumëro gjatë 8 viteve të këtij procesi.

Për këtë arsye ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve. Kjo ka qenë në qendër të bisedës që kam zhvilluar me mikun tim, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Ashtu siç bashkëpunuar gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ashtu do të bashkëpunojmë ngushtësisht edhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, përvoja dhe ndihma e Kroacisë që është dhe vend anëtar i BE, është shumë e vyer për ne.

Jam i lumtur të ndaj me ju angazhimin e kryeministrit Plenkoviç për të na ndihmuar në këtë proces qoftë me mbështetje politike në tryezën vendimmarrëse të BE, siç bëri gjatë Presidencës kroate, kështu edhe në nivelin teknik që të jemi sa më të përgatitur e të ecim sa më shpejt në këtë proces.

E njoha kryeministrin Plenkoviç me platformën tonë të integrimit dhe me vullnetin dhe vendosmërinë tonë për të bërë të gjitha detyrat që do të çojnë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian dhe thithjen e fondeve për vendet aspirante, përmes të cilave ne do të zhvillojmë dhe modernizojmë ekonominë e vendit dhe do ju vijmë në ndihmë veçanërisht të rinjve, biznesit të vigël e të mesëm dhe fermerëve shqiptarë.

Unë jam i bindur se do të ja dalim siç bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s, siç liberalizuam vizat, hoqëm vizat për shqiptarët, do të bëjmë realitet edhe Shqipërinë europiane me ndihmën e BE dhe vendeve anëtare duke përfshirë këtu Kroacinë mike dhe aleate.

Së fundmi, Kroacia ka një eksperiencë shumë të mirë edhe në fushën e turizmit, një prioritet i qeverisë time nesër, dhe për këtë ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht për të marrë modelet më të mira të zhvillimit që do të sjellin rritje ekonomike dhe punësim për qytetarët tanë”, – u shpreh Basha​

Read More
18 Shk
0

Biznesi në Shkodër në falimentim nga rënia e konsumit, PD: Qeveria e ardhshme do të shpëtojë ekonominë shqiptare nga rënia në greminë.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodër, Helidon Bushati, takoi disa biznese në dalje të qytetit me të cilët bisedoi për problematikat kryesore të biznesit.

Të gjithë bizneset ngritën shqetësime të shumta duke deklaruar se situata është shumë e vështirë dhe rënia e konsumit po çon biznesin drejt një krize të thellë.

Ata i thanë zotit Bushati se përballë një situate të tillë, rrezikojnë falimentimin, ndërkohë që detyrimet janë të detyruar ti shlyejnë një më një shtetit.

Emigracioni gjatë këtyre 8 viteve për shkak të papunësisë në kryeqendrën e veriut ka qenë një nga ndikuesit kryesore në rënien e konsumit.

Zoti Bushati i garantoi bizneset por edhe qytetarët e Shkodrës se qeveria e ardhshme ka angazhime të rëndësishme për të kthyer normalitetin në ekonomi e biznes dhe për të shpëtuar rënien në greminë të ekonomisë shqiptare.

Bushati u paraqiti atyre edhe detajet e programit, program i cili mori vlerësim maksimal nga biznesi në Shkodër.

Read More
17 Shk
0

Basha, vizitë në Slloveni, takim me kryeministrin dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitë në Slloveni, takim me kryeministrin dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša: Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE.

 

DEKLARATA NGA LUBJANA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME KRYEMINISTRIN E SLLOVENISË, JANEZ JANSA

 

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë.

Ju faleminderit!”.

Read More
17 Shk
0

Gazment Bardhi: Të gjithë kanë ngecur në vendnumëro me Edi Ramën

Të braktisur në 8 vjet nga qeveria, Gazment Bardhi takim me pensionistë: Të gjithë kanë ngecur në vendnumëro me Edi Ramën. Emigracioni, shëndetësia me lekë, pensionet e ulëta, pensionistët tregojnë sa lekë harxhojnë në spitale.

 

Dëshmitë e pensionistëve në Elbasan, paguajmë çdo gjë. Covid na mori edhe 5 lekë kursime. Gazment Bardhi: Elbasani dhe Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.

Në Elbasan qeveria i ka lanë në baltë njerëzit, veçanërisht pensionistët. Drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi u takua me disa prej tyre, të cilët ngritën tre probleme kryesore, largimin e fëmijëve në emigracion gjatë këtyre 8 viteve, blerjen e shërbimit shëndetësor me lekë dhe pensionet që kanë ngecur në vend, pa u rritur.

“Kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori Covid” – u shpreh një pensioniste, e cila tha se kishin harxhuar 300-400 mijë për ilaçet, pa marrë falas as edhe 1 aspirinë.”

“Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e Berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy.”- theksoi një pensioniste e revoltuar me braktisjen nga qeveria këto 8 vjet.

“Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro.”- tha zoti Bardhi, i cili u shpreh i bindur se vendit I duhet një kryeministër si Lulzim Basha për ta çuar përpara.

Edhe çifti tjetër i pensionistëve jetonte vetëm, pasi tre fëmijët kanë ikur në emigracion, për shkak të mungesës së punës në Elbasan. “Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këto 8 vjet, rreth 25 % e popullsisë. Nuk është bërë asnjë hap përpara” – tha Gazment Bardhi.

Dëshmitë e çiftit pensionist flasin për një jetë shumë të vështirë.

Gjendja ekonomike është shumë, shumë, shumë keq. Marr 200 mijë lekë pension, por me inflacionin që është, realisht marr 100 mijë lekë. Po të ra sëmundja je i mbaruar, po nuk pate lekë.” – u shpreh pensionisti.

“Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundrazi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi. Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete. Nuk justifikojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shqiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill”- tha Gazment Bardhi.

Read More