Blog

08 Shk
0

Duma: Mirëqënia sociale, plan serioz dhe i realizueshëm.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRQËNIE SOCIALE #SHQIPËRIAFITON, GRIDA DUMA

Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo.
Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.

SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime!

Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.
Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. •
Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t’ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.

Ky është një plan gjithëpërfshirës.
Është një plan serioz.
Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi,
Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.
Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.
Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës.
SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE
E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.
Shqipëri e vjedhur, e varfëruar!
Por koha e zgjidhjes erdhi!
– Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE:
Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha,
për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore,
– drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, – drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.

Read More
05 Shk
0

Këlliçi: Kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!

PROGRAMI PËR RININË, PREZANTIMI I KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI

Ky plan është pikërisht ai që na duhet të realizojmë, pas 8 viteve dështime të Edi Ramës dhe jam i lumtur që sot kemi përpara nesh një lider politik, i cili sjell një plan serioz për ne dhe që për herë të parë i’a ka lënë në dorë vetë të rinjve hartimin e këtij plani.
Në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën.
Ne i dëgjuam të dhënat alarmuese sot:
80% e të rinjve në Shqipëri janë të papunë!
Gjysma e të rinjve duan të largohen nga vendi.
Ne po humbasim një brez të tërë, prandaj kemi nevojë për ndryshim – dhe kemi nevojë për ndryshim tani! Që të sjellim sukses në Shqipëri, për të ruajtur brezin tonë të ardhshëm, ne duhet të largojmë Edi Ramën, sepse:
Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë.

Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!
Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë!
300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!

Brenda mandatit të parë do të ndërtojmë 4 inkubatorë biznesi për t’i lejuar sipërmarrësve të rinj të investojnë dije dhe para në vendlindjen e tyre. E ardhmja do të ndërtohet në Shqipëri.
E ardhmja do të projektohet këtu. Duke subvecionuar të gjitha sipërmarrjet rinore në zonat e varfra. 5 milionë euro grante do të jepen për sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës!

Pronat e sekuestruara nga AntiMafia, do t’i kalojnë sipërmarrjeve të karakterit social, atyre të inovacionit dhe mjedisit. Të rinjtë do të jenë përfituesit nr.1 të këtyre pronave dhe aseteve. Qeveria Basha do të fuqizojë financiarisht sipërmarrjet rinore. Vetëm kështu të rinjtë do të gjejnë para të zhvillojnë idetë e tyre novatore në vendin e tyre.
Të rinjtë janë grupi më i madh i interesit në Shqipëri.
Ata duan një dorë, duan një mbështetje. Ne do t’i ndihmojmë me të dyja duart.
Qeveria Basha do të jetë dera e parë ku nesër të rinjtë do të trokasin.
Më 25 prill kemi mundësinë e madhe të kemi një qeveri që na përfaqëson, që punon për interesin publik dhe për të rinjtë.
Për herë të parë në zhvillimet politike të këtij 30-vjeçari, kandidati për kryeministër, është një qytetar i arsimuar jashtë, me formim perëndimor, me arritje të prekshme në karrierën e tij politike, ndaj:

Ju bëj thirrje juve, të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë – të bëni ndryshimin dhe të votoni për Partinë Demokratike, të votoni për Lulzim Bashën.
Vetëm në këtë mënyrë rinia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë.
Faleminderit shumë.

Read More
05 Shk
0

Basha: Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë tek rinia

• Basha: Me planin tonë, Shqipëria do të fitojë! Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë, sepse qëllimi i parë i tij është që Shqipëria të begatojë. Interesi ynë, i të gjithëve ne, është që Shqipëria të zhvillohet. Është e vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë që ëndërrojmë.

• Basha: Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjes të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm.

• Basha: Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.

• Basha: Do të ulim emigrimin e rinisë. Po humbim një brez të tërë dhe ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu.

• Basha: Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.

• Basha: Asnjë i ri pa studiuar për shkak të varfërisë. Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare.

• Basha: 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.

• Basha: Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PWR RININW NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë!
Të dashur të reja dhe të rinj kudo që jeni!
Shqipëria që tani ka hedhur hapat e parë drejt fitores.
Pas 8 vitesh mungese totale të një debati serioz mbi problemet që shqetësojnë vendin tonë dhe shoqërinë tonë, pas 8 vitesh të mbushura me premtime të pambajtura, unë jam sot përpara jush për të sjellë programin më të detajuar, më realist, më të zbatueshëm që kemi pasur ndonjëherë, programin që do të ndryshojë jetën për çdo shqiptarë.
Më duhet t’ju them se saktësisht që ashtu siç e parashikonim, sapo ne nisëm prezantimin e programit tonë, Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë.
Por shqiptarët nuk mashtrohen më.
Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime.
Një plan serioz, kërkon një përqasje serioze. Ndaj kemi punuar me muaj të tërë për secilin prej planeve tona. Kemi punuar vonë me netë të tëra, teksa Rama bënte qyfyre dhe propagandë me këpucë të grisura apo me projekte që mbetën vetëm në letër.
Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë, sepse qëllimi i parë i tij është që Shqipëria të begatojë.
Interesi ynë, i të gjithëve ne, është që Shqipëria të zhvillohet. Është e vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë që ëndërrojmë.
Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.
Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!
Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë!
Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës.
Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë.
Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin.
Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm.
Ne do ta bëjmë që Shqipërinë të fitojë!
Të dashur miqtë,
As edhe një ndryshim nuk do të bëhet pa menduar për ata që i kemi më të shtrenjtë: dritën e syve, fëmijët tanë, rininë tonë!
Ata janë e ardhmja jonë, që fatkeqësisht tani nuk shohin të ardhme në vendin e tyre.
Nuk ka sfidë më të madhe, se sa të ndryshosh mënyrën se si të rinjtë shqiptarë shohin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë.
Mos më keqkuptoni për këtë, unë e di që ata e duan me shpirt vendin e tyre. Ata janë krenarë që janë shqiptarë. Dhe nuk është Shqipëria, por është kjo qeverisje që i ka lënë mbrapa!
Gjatë 8 viteve të fundit 3 në çdo 5 të rinj kanë qenë të papunë dhe gjatë pandemisë patëm dhe një tjetër rritje prej 20% mes papunësisë të të rinjve.

Kur nuk ke punë, kur nuk sheh të ardhme, kur rri në shtëpi dhe nuk je i aftë të sigurosh as të ardhura për veten, le pastaj për familjen tënde, sigurisht që nuk beson më në vendin tënd, në shoqërinë tënde dhe s’të mbetet tjetër por të ikësh.

Ne po humbim një brez të tërë shqiptarësh.

Rreth 1,6 milionë shqiptarë nuk jetojnë më në Shqipëri!

1,6 milionë!

Shumë prej tyre shkëlqejnë në botë.

Pse të mos shkëlqejnë këtu, në vendin e tyre?

Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi!

Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë!

94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më.

Ky është një brez i tërë i humbur.

Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Kjo është katastrofë kombëtare.

Kemi diskutuar dhe debatuar me ekspertë. Kam takuar mijëra të rinj anembanë Shqipërisë, kam kaluar orë e ditë të tëra duke folur me shqiptarët e diasporës, i kam dëgjuar, u kam bërë pyetje, kemi mbajtur shënim përgjigjet e tyre, jemi ulur më pas dhe bashkërisht kemi hartuar një plan.

Një plan të sigurt dhe konkret që do të shpëtojë një brez të tërë të të rinjve shqiptarë.

Boll me premtime boshe.
Boll me plane boshe.
Ne angazhohemi të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë.

Dhe ju garantoj se do ta bëjmë realitet.
Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të fitojë, të rinjtë tanë do të fitojnë!

Të dashur bashkëqytetarë,

Për shkak të kësaj situate të paprecedentë, qeverisja e Partisë Demokratike që pas 25 prillit, do të përqendrohet më së pari dhe mbi të gjitha tek brezi i të rinjve tanë, që përbën dhe 1/4 e popullsisë.

Ja cilat janë disa nga shtyllat kryesore të programit tonë për rininë:

Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta.

Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë.

Do të rrisim cilësinë e arsimit: në planin e arsimit që prezantuam fola për rëndësinë që ka arsimi. Ky është thelbi. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu.

Inovacioni – nxitja e Inovacionit. Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.

Ja edhe disa nga pikat e planit se si Shqipëria do ta rifitojë rininë!

Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre.
Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje.

Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para.

Të dashur miq,

Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme.

Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm.

Ose do ta shpëtojmë një brez të tërë shqiptarësh ose do ta humbim atë përgjithmonë.

Kjo është është në dorën tonë.

E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptarë.

Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë!

Ne mund të bëjmë më mirë dhe do të bëjmë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptarë e në veçanti për rininë tonë.!
Ju faleminderit!

Read More
05 Shk
0

Zhupa: Rinia fiton me programin tonë!

PROGRAMI I PD PËR RININË, PREZANTIMI I INA ZHUPËS

Kur punoja për programin e rinisë, emergjenca e situatës ku jemi sot, ishte shtysa kryesore që të angazhohesha çdo ditë e më shumë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë.

Shqipëria është në një gjendje emergjence.

183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec.

Ata që nuk janë larguar ende – duan të largohen nga vendi.

Ne po humbasim brezin tonë të ardhshëm.

Ne po humbasim vazhdimësinë e Shqipërisë.

Po humbasim shpresën.
Dhe kur humbet shpresën, humbet gjithçka.

Arsimi është arma më e fortë që merr një i ri për të përballuar jetën, edhe këtë rinia shqiptare e humbi nga rilindja.

E humbi me një reformë të dështuar në arsimin e lartë, që shkatërroi studentin dhe familjet e tyre, ku merita dhe preferenca nuk vlenin. Rinia humbi edhe më shumë shpresat. Tarifat u rritet nga 15 deri ne 45% sipas degëve të ndryshme duke ju bërë barrë familjeve të varfëra shqiptare dhe shumë të rinj e patën të pamundur të vazhdonin studimet për shkak të pamundësisë për ti paguar.

E humbi po ashtu me një reformë të dështuar në arsimin profesional, që propagandohej si një nga sukseset që do sillte rilindja. Por jo vetëm që nuk u shtuan të rinjtë që marrin arsim profesional por rregjistrimet në këto shkolla kanë rënë me 20%.

Rinia ka humbur besimin! 50% e të rinjve nuk kanë besim te sistemi arsimor dhe as te drejtësia ne vend. 52.3% e atyre që kanë një diplomë universitare duan të emigrojnë jashtë vendit.

Papunësia është ulur këmbëkryq te rinia. 31,8% e të rinjve që janë në moshën deri 24 vjeç dhe që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk vazhdojnë një cikël tjetër studimesh janë pa punë, ata janë “rrugëve” si shpresëhumburit e mëdhenj. Kjo shifër është më e larta në rajon.

Mundësitë për të krijuar familje, për të rritur fëmijë dhe për të blerë një shtepi i kanë humbur rinisë shqiptare. Nga të dhënat zyrtare, çiftet e reja që sapo kanë krijuar familje si pasojë e mospërkrahjes, mbi 50% të buxhetit të tyre e harxhojnë për ushqime, pra për mbijetesë.

Unë si nënë e një djali 20 muajsh, i di shumë mirë kostot që duhen, për të përballuar mirë rritjen e fëmijës. Si mund të mendojnë për të bërë fëmijë, për të blerë një shtëpi, një çift i ri pa asnjë përkrahje?

Shqipëria ka humbur rininë në këto 8 vite dhe rinia ka humbur shpresat dhe Shqipërinë.

Është koha për zgjidhje, është koha për angazhime konkrete dhe një qeveri që punon për shqiptarët dhe për rininë.

Rinia fiton me programin tonë!

Unë besoj se Lulzim Basha do ta sjellë ndryshimin:
Të na kthejë rininë, të na kthej shpresën!

Të bëjë gjithçka që ne të rinjtë të jemi krenar dhe të lumtur në vendin tonë.

Unë kam besim tek Lulzim Basha dhe ftoj çdo të ri të ketë të njëjtin besim.

Lulzim Basha do jetë kryeministri i rinisë, sepse ne jemi të bindur që kur Rinia Fiton, e gjithë Familja shqiptare Fiton, e gjithë Shqipëria Fiton!

Read More
04 Shk
0

Tabaku: Rama mashtroi shqiptarët me rritjen ekonomike imagjinare.

·  Tabaku: Rama mashtroi shqiptarët me rritjen ekonomike imagjinare. Më 25 Prill fitojnë shqiptarët, humb Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Rama ka dështuar dhe deklarata e tij e sotme mbi rritjen ekonomike imagjinare të Shqipërisë, por njëkohësisht   renditjen në lidhje me demokracinë, janë thjesht një shaka e hidhur.

Shqiptarët e vuajnë përditë nën lëkurë diktatin e tij dhe mungesën e demokracisë.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin.

Ai nuk diti që të përballet me krizat e njëpasnjëshme që kaloi vendi, ka dështuar dhe po dështon çdo ditë e më shumë. Ndaj nuk i ka mbetur vetëm se të gënjejë publikisht edhe për fakte që janë publike.

Kryeministri në ikje i Shqipërisë, në mungesë të një oferte reale për shqiptarët por njëkohësisht si pengesa e vetme për demokracinë në vend, u krenua sot për një raport të “The Economist” mbi lirinë dhe demokracinë në vendin tonë.

Ai do të na shesë ne sikur në Shqipëri jemi më demokratikë megjithëse në 8 vite të rilindjes së tij vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve.

Shqipëria ka pasur një përparim qesharak në 7 vitet e fundit në këtë raport. Dhe ky përparim që e kaloi Shqipërinë nga grupi i vendeve me demokraci hibride në grupin e vendeve me demokraci të lëkundur, është rezultat i vetëm një elementi dhe i një faktori, miratimi i Kodit Zgjedhor dhe marrëveshja e 5 qershorit.

Këtë marrëveshje përmend dhe raporti për Demokracinë i “The Economist” ndërkohë që në të gjithë treguesit e tjerë vendi vazhdon të jetë po aq keq sa në 7 vitet e fundit.

Ndërkohë që këtë marrëveshje Rama e ka prishur, e ka shkelur me dy këmbë dhe sigurisht nuk i ka sjellë asnjë përmirësim në asnjë tregues të demokracisë.

Marrëveshja e 5 Qershorit u prish në kurriz të Demokracisë dhe Lirisë së qytetarëve për të zgjedhur një qeveri demokratike që punon për qytetarët dhe beson tek liria.

E vërteta është se janë 5 shtylla kryesore dhe 60 tregues që ka matur “The Economist”, ndërkohë që në të gjithë treguesit ka pasur rënie, në të vetmen pikë, në miratimin e këtij ligji ka pasur përparim.

Por më lejoni që të ndaj me ju të gjithë raportet ndërkombëtare të fushës të cilët nënvizojnë rënien dhe kthimin e Shqipërisë nga një demokraci e brishtë në një regjim autoritar.

Çfarë thotë OSBE?

Në zgjedhjet e vitit 2019 pati hapa pas dhe qytetaret u privuan nga e drejta e votes.

Po kështu raporti i OSBE-OHDIR raporton se si qeveria ushtronte dhunshëm presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve përmes procesit të vettingut.

Ndërkohë që nga ana tjetër Raporti i Global Initiative Netëork raporton se në Shqipëri janë pastruar 1.6 mld euro në Shqipërinë e Ramës që është kthyer sot në një regjim.

Ndërkohë që pak javë më parë u njohëm edhe me raportet e antimafias dhe të Ndragetës që e tregojnë Shqipërinë si parajsë të pastrimit të parave.

Transparency International tregon që korrupsioni ne Shqiperi ka kaluar ne nivelin  e kapjes se shtetit. Ne 3 vitet e fundit Shqiperia ka rene me 6 vende ne treguesit e korrupsionit.

Raporti tejet i rëndësishëm i “Freedom House” në 2020 identifikon “Procesin elektoral në rënie si pasojë e konfliktit politik dhe mungesës së një reforme elektorale. Po kështu nënvizohej se “Demokracia ka pasur rënie nga 3.5 në 3.25 pikë si pasojë e një seri krizash që kanë prekur qeverinë dhe institucionet e saj”. Por mbi të gjitha nënvizohet “një trend shqetësues në demokracinë e vendit, procesin eletkroal, lirinë e medias dhe korrupsionin”

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizon se “Shqipëria perceptohet tanimë si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor”

Raporti I antiokorrupsionit (GRECO). Niveli i korrupsionit mbetet i lartë në Shqipëri dhe mbizotëron në shumë fusha të jetës publike.

Greco thekson se përfshirja e politikanëve në korrupsion, trafikun e drogës, financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve është tashmë problemi kryesor për demokracinë në Shqipëri.

Prandaj nuk kane asnje vlere, nuk ka asnjë rritje reale të demokracisë nqse miraton një ligj të vetëm.

Një ligj që akoma nuk e ke zbatuar, por që duhet ta zbatosh në zgjedhjet e 25 prillit.

Mburrjet e tij për një Shqipëri demokratike dhe të lirë janë një tjetër gënjeshtër 3D, njësoj si projektet që paraqet nëpër Shqipëri që duan të manipulojnë qeverisjen negative të vendit.

Askush nuk e beson këtë, askush nuk e beson se si përdhunshëm u prish Teatri  në mbrëmjen e 17 majit, se si u rrahën qytetarët, se si u tërhoqën zvarrë gazetarët.

Askush nuk e beson pasi ka parë ligjin e medias që do të miratojë Edi Rama, askush nuk e beson këtë pasi ka parë vrasjen e një të riu vetëm pse nuk respektoi masat e Covid-it.

Kjo është Shqipëria reale jo ajo që tregoi sot Edi Rama.

Prandaj rikthimi i demokracise eshte beteja kryesore e Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes. Dhe do te bejme cdo gje, per të kthyer ekonominë dhe demokracinë në institucionet shqiptare për ta forcuar atë.

Do të ngremë çdo mekanizëm të mundshëm për të kthyer balancën në institucione, për të kthyer kontrollin në institucione për t’ia dhënë atë njerëzve, qytetarëve shqiptarë.

Në 25 Prill fiton demokracia dhe humb Edi Rama.

Në 25 prill fiton beteja kundër korrupsionit dhe humbet Edi Rama.

Në 25 Prill tregohet se sa demokratike është Shqipëria dhe më e rëndësishme është kthimi i lehtë i tranzicionit tek fituesi real i zgjedhjeve, tek Partia Demokratike. ​

Read More
04 Shk
0

Basha: Më 25 prill, një ndryshim total i kursit

• Basha: Programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” një plan pune për qeverinë e nesërme. Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë.

• Basha: Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme.

• Basha: Nuk duhet të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar. Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve. Do të financojmë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë.

• Basha: Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta sepse kemi një rini shumë të suksesshme. T’i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses ta gjejë edhe në Shqipëri.

• Basha: Ne do të marrim atë që nuk e kemi marrë: investime të huaja direkte dhe punë me rroga të larta. Kështu i shërbejmë ndaljes së emigracionit të rinisë. Qeveria duhet të ndajë me investitorët barrën financiare të trajnimit të burimeve njerëzore.

• Basha: Pas 25 prillit, qeveria do të nisë të bëjë punën, që kjo qeveri nuk po e bën. Më 25 prill, një ndryshim total i kursit. Më 25 prill fiton çdo shqiptar që synon të ndërtojë jetën mbi bazën e aftësive të tij.

 

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME PEDAGOGË DHE STUDENTË.

Kryetari i PD, Lulzim Basha një ditë pas prezantimit të programit për Arsimin, #ShqipëriaFiton, u takua me pedagogë dhe studentë për të treguar efektet e planit të tij të angazhimeve.

“Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: Objektivi i parë, sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptar parauniversitar dhe universitar, pёr fat tё keq, 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret. Nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e parauniversitarit, por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermania shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjesht tё diplomohen, por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr t’u integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar. Bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtëzakonshme. Plakja e tregut europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё, qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshme. 90% e kёtyre shёrbimeve, tё rinjtё shqiptarё mund t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё, nё qoftё se trajnohen ashtu siç duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim, sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti, t’i shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria. Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centerat, por call-center ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para, që shteti jo thjesht duhet të jetë arbitër por duhet të investojë fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat. Pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politikbërësit, pra qeverisë. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa të dedikuara dhe projekte të dedikuara për t’i mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara, kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit, edhe financat europiane, që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri”, – u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës gjatë bisedës u fokusua kryesisht tek domosdoshmëria që të rinjtë shqiptarë mos të humbasin shansin e arsimimit për shkak të pamundësisë financiare.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësin për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti, do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar, ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual. Laboratorë si ky që thatë, ky duket shumë i mirë shumë i këndshëm mund të ishte kudo, mund të ishte në Hollandë, mund të ishte në Gjermani, mund të ishte edhe në Slloveni dhe Kroaci, por është në Shqipëri po këtu nuk ka ardhur asnjë qindarkë e shtetit shqiptar”, – iu tha Basha studentëve.

Shqetësimit të të rinjve që s’kanë mundësi punësimi këtu në Shqipëri ndaj dhe zgjedhin të ikin, Basha u tregoi zgjidhjen.

Programi ynë, angazhimet tona fokusohen kaq fuqishëm tek potenciali njerëzor, fokusohen tek të rinjtë, fokusohen tek arsimimi i tyre. Pra që të mos privohen nga mundësia për t’u arsimuar që arsimimi të jetë cilësor pra që të heqim të gjithë pengesat e të shkuarës, centralizimin, mungesën e transparencës, mungesën e fondeve, denigrimin e universiteteve, të pedagogëve dhe fokusohem tek trajnimi dual si rruga për të përqafuar një nga standardet bashkëkohore të futjes së studentit pastaj me lehtësi në tregun e punës. Prandaj në këtë kuadër po them që ne e nisim nga outputi, jo nga skema që, shiko, kështu e bëkan gjermanët, hajde ta bëjmë si gjermanët. Jo, jo. Cili është output-i?! Cili është rezultati që do të arrijë ai program që kemi shpallur ?! “Shqipëria fiton” “Shqipëria fiton punësimin, Shqipëria fiton ekonominë” “Shqipëria ndal emigracionin” “Shqipëria fiton rininë” që sot po e humb, “Shqipëria fiton trajnimin Dual”, cili është objektivi kryesor i kësaj?! Është të rrisë punësimin, të ndalë emigracionin dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend hub për investimet e huaja, në një vend me klimën më të mirë të biznesit për investimet në tërësi, sepse objektivi parësor dhe absolut është punësimi. Nuk ka recetë tjetër për të ndalur emigracionin, nuk ka recetë tjetër për të rritur mirëqenien. Punësimi, dhe kur flas për punësimin nuk flas për punësimin në shtet sepse treguesi që sapo shprehu edhe Elona është treguesi i mjerimit. Në qoftë se shteti është punëdhënësi më i fundit, do të thotë që ti ke marrë fund si ekonomi. Ti nuk prodhon, nuk inovon, nuk nxit. Punësimi është objektivi kryesor. Vetëm përmes punësimit do të kemi mundësi të rrisim mirëqenien, të rrisim dhe të forcojmë shtresën e mesme që pastaj është një garanci më tutje për inovacion, për më shumë inovacion, për më shumë arsim të kualifikuar, për më shumë stabilitet ekonomik, për familje me mirëqenie dhe për stabilitet politik. Siç e shikoni janë të lidhura gjërat. Asgjë nuk qëndron në vetvete, por të gjitha bashkë janë pjesë e një vizioni, e një programi dhe e një angazhimi konkret, i cili funksionon kur të gjitha hallkat bashkë funksionojnë. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Ju po e bëni dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ka ardhur koha që këtë detyrë ta bëjë edhe qeveria dhe angazhimi im para jush është që pas 25 prillit qeveria do të fillojë të bëjë detyrën e vet, detyrën që s’e ka bërë për 8 vite me radhë. Jo vetëm e kanë neglizhuar, por ka bërë të kundërtën, i ka dëmtuar palcërisht aftësitë e IAL-ve, Institucioneve e të Arsimit të Lartë për t’u përgjigjur sfidave apo për të përqafuar oportunitetet bashkëkohore, të trajnojë të rinj dhe t’i fusin në tregun e punës. Kjo është një nga arsyet kryesore pse punësimi ka rënë në gropë, kjo është një nga arsyet kryesore pse emigracioni është rritur, ky dështim me arsimin e lartë profesional. Ndaj me 25 prill nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, bëhet fjalë për një ndryshim total kursi. 8 vite kanë qenë më se të mjaftueshme për të provuar në qoftë se kjo përqasje, nëse mund ta quajmë përqasje, dështoi. Me 25 prill fiton çdo shqiptar me një program konkret angazhimesh i cili sjell normalizim, sjell mundësimin e çdo aspirate të çdokujt, tënden personale, të shokëve, të miqve të tu dhe të familjeve tuaja për të ndërtuar jetën tuaj në bazë të aftësive tuaja. Këtë premtojmë, nuk ka këtu premtime mrekullish. Angazhimi ynë është që ju të punoni për veten tuaj, t’ju jepet mundësia të punoni dhe të gëzoni frytet e punës tuaj. Në këtë mënyrë Shqipëria të punojë dhe të funksionojë për të gjithë shqiptarët dhe t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve. Absolutisht dakord dhe kjo përbën edhe thelbin e angazhimit që ndërmarrim ne me stazhet”, – tha Basha.

Read More
04 Shk
0

FOTO/ Basha për takimin në Presidencë

Takim i shkëlqyeshëm sot me @USAmbAlbania Yuri Kim gjatë sesionit të NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis 🇦🇱& 🇺🇸 është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në nivele të reja.

Great meeting today with @USAmbAlbania Yuri Kim during the NSC session. I am prouder than ever for my role to lead Albania into NATO.The strategic alliance and close friendship between🇦🇱&🇺🇸 is crucial for the security and future of Albania, and I intend to lead it to new heights.

Read More
03 Shk
0

Boçi: Me Lulzim Bashen do të realizojmë planin për arsimin

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, LUÇIANO BOÇI

Pas një kohe të gjatë, shqiptarët po ndiejnë se ndryshimi po vjen.

Ata që na ndoqën në prezantimin e programit, e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria më në fund e ka një plan!

Plani i PD është një plan konkret, i zbatueshëm dhe larg premtimeve boshe por me angazhime konkrete dhe te realizueshme.

Një plan i thjeshtë.
Dua të ndaj shkurtimisht së bashku me ju, disa nga pikat kryesore të planit:
Pikënisje e programit tonë për Arsimin e Lartë është ligji i ri i Arsimit të Lartë.
Ky ligj i mirëkonsultuar, do t’i japë fund epokës së braktisjes së universiteteve publike nga qeveria.
Universitetit do t’i rikthehet autonomia funksionale dhe liria e spikatur akademike, përmes mekanizmave financiarë, ligjorë dhe akademikë.
Baza e zhvillimit të Arsimit të lartë të sanksionuar në ligj, do të jetë tregu i dijes në një konkurrencë të ndershme vlerash e arritjesh shkencore e akademike, midis institucioneve të arsimit të lartë publik dhe atij jopublik.

Rikonceptimi i programeve të Arsimit të lartë profesional, do të orientohet si prioritet për t’i dhënë fund diskriminimit e inferioritetit të diplomimit për profesione te ndryshme.
Me ne mësuesia do bëhet profesion i ekselentëve.
Në do të kërkojmë të arrijmë synimin sipas parimit, një Universitet-një kampus.

Një ligj i mirë ka nevojë për një financim të mirë.
Ne do ta bëjmë këtë. Se bashku me Lulzim Bashen do ta realizojmë këtë plan
Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, do të shoqërohet me projektin për Grante të dedikuara për IAL-të, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës fizike, mësimore e kërkimore shkencore si dhe krijimin e Fondacionit shqiptar për shkencë, inovacion dhe zhvillim.

Pedagogu mbetet themeli i çdo arritje akademike, shkencore e diplomimi cilësor.
Ai është identikiti i Universitetit.
Me ne ai do të trajtohen si elitë dhe do të kenë përgjegjësi po si elitë, pa korrupsion, pa plagjiatura e fiktivitet.

Pedagogët do të mirëpaguhen, në një rritje page impresionuese përgjatë katër viteve, deri në 900 euro për lektor dhe 1300 euro për profesor.
Për ata do të atashohen fonde në bazë departamenti, për kërkim shkencor të gjithanshëm.
Mbështetja e tyre në futjen e teknologjisë në mësimdhënie, do të jetë e vazhdueshme dhe shumëdimensionale.

Në universitetin tonë, Studenti nuk do të jetë më klienti, apo blerësi inkonjito i dijes shpeshherë fallco.
Ai do të jetë qendra e interesit mësimor dhe qëllimi themelor i punës dhe i funksionit akademik e shkencor të Universitetit.

Bursa e plotë për çdo student në ciklin e parë apo të dytë nga familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, do të jetë një ndihmë shumë e madhe për çdo student e familjet shqiptare.

Bursa 50% për studentët nga familjet me të ardhura mbi 64 mijë lekë, vendos një drejtësi sociale të duhur.

Praktika e paguar (30,000 lekë) për 10 mijë studentë, për një vit pasi mbarojnë universitetin, do t’i japë një mundësi të artë çdo të riu, për t’u integruar në tregun e punës dhe për t’i dhënë vlerë diplomës.
Ne do t’i japim fund diskriminimit universitar, duke shembur çdo barrierë formale komunitare, ekonomike, mesatareje që dëmton meritën, preferencën por dhe talentin e të rinjve tanë.

Me ne, çdo të riu do t’i mundësohet vazhdimi i shkollës së lartë.
Ne duam dhe do ta realizojmë që ata të studiojnë këtu, të bëjnë karrierë këtu, të zhvillojnë vendin e kombin.
Në programin tonë orientohet Krijimi i Akademisë së Ekselencës për financimin e më të mirëve drejt 15 universiteteve më të njohura të botës.
Njëherazi që do të synojmë, nëpërmjet ofertave konkrete, thithjen në ekzekutiv e administratë të atyre të diplomuar prej vitesh jashtë dhe negociimin e kontributeve për vendin, të atyre që financohen me bursa ekselence.

Komunitetit shkencor ne do ti japim më në fund Ligjin e ri për Shkencën, inovacionin e zhvillimin por dhe financimin e duhur.
Akademia e shkencave do të shkojë drejt një depolitizimi total dhe reformimi ligjor e strukturor.
Ndërsa Libri, si çelës dije, do të inkurajohet dhe do të mbështetet.

Miqtë e mi!

Për 8 vite Rama e shkatërroi sistemin tone arsimor.

Ne me kryeministër Lulzim Bashën do të bëjmë ndryshimin e nevojshëm, për të cilin shqiptaret kane kaq shume nevoje.

Read More
03 Shk
0

Mehmeti: Është koha të ndahemi me të keqen

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, NDRIÇIM MEHMETAJ

Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan në ekonomi dhe sot Basha zbuloi se ka një plan edhe në arsim.

Dua të shpjegoj shkurtimisht së bashku me ju disa nga pikat kryesore të këtij plani duke filluar së pari me dyfishimin e buxhetit për arsimin parauniversitar në nivelet e vendeve të Bashkimit Europian.

Do të trajtojmë me respekt dhe dinjitetin e merituar mësuesit. Rritja e pagave me 60% deri në fund të mandatit të parë duke sjellë më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 mijë familje të mësuesve dhe edukatorëve në arsimin parauniversitar.

Ne kemi parë se sa shumë dhe sa thellë është futur politizimi në arsim. Ne angazhohemi për depolitizim të plotë të tij jo me një arsim shtetëror, por një arsim publik i aksesueshëm nga të gjithë. Jo më portale për propagandë por standarde dhe transparencë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.

Arsimi i barabartë dhe gjithëpërfshirës, jo më një propagandë, një fjalë boshe, një premtim i pambajtur. Asnjë nxënës nuk do të lihet pas e diskiminohet. Miqtë e mi, pas 8 vitesh dështime, pas 8 vitesh rrënimi të çdo hallke të arsimit, është koha ta largojmë Ramën.

Është koha të ndahemi me të keqen. Ne do të bëjmë ndryshimin e nevojshëm për të cilin ka kaq shumë nevojë Shqipëria.

Me kryeministër Lulzim Bashën ne do ta bëjmë këtë ndryshim.

Read More
03 Shk
0

Prezantimi i programit për arsimin “Shqipëria fiton”, nga Kryetari i PD, Lulzim Basha

• Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 mijë nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

• Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

• Nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra. Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës.

• Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.

• Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.

• Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë.

• Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.

• Ne do investojmë tek studentë të shkëlqyer duke i çuar ata në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain (Përfitimi i Mendjeve), i cili nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

• Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë e vetë studentët.

• Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

• Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit,

 

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN SHQIPËRIA FITON, NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë

Jam përsëri sot përpara jush, këtë herë me ndjenjë të veçantë entuziasmi.
Planet tona për ekonominë dhe shëndetësinë, të cilat u prezantuan këto ditë, kanë marrë shumë komente dhe mesazhe mbështetjeje nga ju.
Kjo na jep forcë dhe besim sepse shqiptarët kanë pritur shumë gjatë të dëgjojnë një plan serioz që vërtet do të realizohet.
Jo më premtime boshe, jo më premtime të pambajtura. Përpara jush janë vetëm angazhimet tona me përgjegjësi të plotë për çdo sektor të jetës tonë. Janë angazhimet tona për të ardhmen tonë të përbashkët që shumë shpejt do të trokasë këtë pranverë.
Në politikë angazhimet duhen bërë realitet, përndryshe, si në çdo vend normal, populli e dërgon qeverinë në shtëpi. Fatkeqësisht në këto 8 vite, premtimet u shndërruan në mashtrime dhe manipulime. Faturën e paguajnë shqiptarët. Edi Rama do duhej të ishte larguar prej kohësh.
Unë jam këtu për t’iu garantuar se gjërat mund dhe do të ndryshojnë. Se bashkë do ta arrijmë ta sjellim këtë ndryshim.
Të dashur vëllezër dhe motra.
Ne po prezantojmë planet për çdo fushë, po ka vetëm një plan që na prek të gjithë, një plan që është për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e familjeve tona, për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë.
Të dashur qytetarë shqiptarë kudo ku ndodheni,
Arsimi është baza e shoqërisë tonë.
Suksesi i fëmijëve tanë, është suksesi ynë.
Nëse ata nuk ia dalin, ne jemi të dështuar. E ardhmja jonë vihet në pikëpyetje.
Gjatë muajve të fundit kam punuar me specialistët më të mirë të arsimit, si nga Shqipëria, edhe nga jashtë vendit, për t’i dhënë Shqipërisë një plan pune konkret. Një plan pune që do të ndryshojë rrënjësisht sistemin tonë arsimor dhe përfitimet për ju.
Ajo çka i duhet fëmijës, është një i rritur që beson tek ai.
Por qeveria aktuale nuk beson as tek fëmijët shqiptarë dhe as tek shqiptarët.
Çdo fëmije duhet t’i garantohen kushtet nga shteti, që të jetë në gjendje të sigurojë jetën dhe të ketë mundësi dhe shanse të ecë përpara, si të gjithë moshatarët në Europë. Dhe jo të përjashtohet pa iu dhënë fare shansi të studiojë në kushte të barabarta.
Është e papranueshme për mua që të kemi fëmijë dhe familje shqiptare që nuk janë në gjendje të përballojnë dot kostot e teksteve shkollore! Kjo ka pasoja të pariparueshme për gjithe jetën e tyre. Pa shkollë, pa arsim, pa përgatitje, ata do të ndihen dhe në fakt do të jenë të përjashtuar nga shoqëria, nga tregu i punës. Dhe jo për fajin apo paaftësinë e tyre. Por vetëm sepse qeveria u tregua e padrejtë me ta.

Është e papranueshme që fëmijët të detyrohen të braktisin shkollën vetëm sepse e kanë të pamundur prej kushteve sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre. Ne duhet të garantojmë që do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë që fëmijët tanë, brezi i ri të marrë një shkollimin dhe profesionin që meriton për jetën.
Kjo është beteja më e madhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Një betejë që kryeministri në ikje e ka braktisur, ashtu si edhe shumë të tjera, në këta 8 vite.
Siç ju kam thënë, edhe plani në vijim, njësoj si planet e tjera të shpalosura deri tani, nuk është premtim!
Është angazhimi që ndërmarr ndaj jush me përgjegjësinë më të lartë.
Një kryeministër që nuk i mban zotimet, pas 4 vitesh nuk mund të kandidojë më për mandat të dytë.
Unë do t’i mbaj angazhimet e mia! Ju jeni ata që do më gjykoni nesër.
Dhe tani pikat kryesore të plani tonë për arsimin:
1. Angazhohem se do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës.
Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

2. Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta marrin atë gjatë periudhës së arsimit të tyre.

3. Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Ëducation Ëorld Ëide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime.

4. Angazhohem që nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra dhe do t’i mbajë fëmijët të sigurtë në shkollë dhe larg rrugëve.

5. Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë, atëherë përgjegjësit për këtë të ardhme janë mësuesit e fëmijëve tanë. Ata meritojnë më shumë. Po ama vërtet më shumë. Dhe unë angazhohem që t’u jap më shumë. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

6. Kjo periudhë e tmerrshme e pandemisë, nxori zbuluar se si kjo qeveri ka vetëm fjalë dhe premtime boshe. Qeveria i detyroi fëmijët të mësonin nga shtëpia, kur shumë prej tyre nuk kanë as tabletë, as leptop, as kompjuter! Prandaj shumë fëmijë shqiptarë rrinë sot në shtëpi duarkryq dhe të përjashtuar, sepse kjo qeveri e shkëputur nga njerëzit, nuk e di që ata s’i kanë mundësitë të mësojnë nga shtëpia.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi.

Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre.

Të dashur bashkëqytetarë. Të dashur student dhe pedagogë.

Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë.
1. Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane.

2. Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

3. Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

4. Ne do investojmë tek studentë e shkëlqyer duke i mundësuar atyre studimin në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain, i cili nuk nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

5. Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.

6. Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, është angazhimi tjetër i qeverisë tonë për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, që do të përdoren falas nga pedagogët dhe studentët pa pagesë.

7. Një vend të veçantë në platformën tonë ka financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.

Të dashur qytetarë shqiptarë. Në mënyrë të përmbledhur këto janë disa prej pika kryesore të planit tonë të arsimit.
Ky është plani ynë për të ardhmen e Shqipërisë.
Me këtë plan, Shqipëria fiton!
Me këtë plan, shqiptarët fitojnë, sepse ne mund të bëjmë më shumë!
Ne do të bëjmë më mirë!
Dhe ne të gjithë do bëhemi më mirë!
Më 25 prill do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen tonë.

Ju falemnderit!

Read More