Blog

19 Mar
0

Basha pritet në mënyrë madhështore në Gjirokastër: Më 25 Prill shqiptarët votojnë ndryshimin.

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË GJIROKASTËR

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën e tij para gjirokastritëve, Basha falënderoi për pritjen e jashtëzakonshme dhe tha se ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër.

Lulzim Basha: Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, vajza dhe djem, zonja dhe zotërinj të Gjirokastrës ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Korçë. Me 25 prill do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë, nga mjerimi e nga papunësia. Me 25 prill çdo shqiptar e çdo shqiptare do të votojë për ndryshimin, do të votojë për fëmijët e tij dhe të saj, do të votojë për ekonominë, për punësimin, për Evropën dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ndaj ju bëj thirrje e para të merrni masa me maska dhe me distancë, kujdesuni për shëndetin tuaj. Dhe e dyta, mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj, për familjet tuaja. Është një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës, fitore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve pa dallim.

 

Read More
19 Mar
0

• Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: PD do të ofrojë mbështetje serioze pas fitores së 25 prillit.

• Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit politikë në Kukës: PD do të ofrojë mbështetje serioze pas fitores së 25 prillit.

Drejtuesi politik i qarkut Flamur Hoxha, zhvilloi një takim me ish- të përndjekurit politikë të Kukësit.

Ai i informoi ata për pika të caktuara të programit të PD që synojnë të zgjidhin përfundimisht rehabilitimine tyre ekonomik, gjetjen e të humburve të ekzekutuar nga regjimi komunist, mbështetja për arsimimin e të rinjve si dhe suporti financiar për familjet e reja etj. Dhe rruga e vetme që t’ia dalim me sukses është që të votoni PD nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Të përndjekurit politikë të Kukësit ngritën problemet që i shqetësojnë si: neglizhenca e institucioneve në dokumentimin e persekutimit në regjimin komunist, shpopullimi i zonave të Kukësit, probleme i përmbytjes, energjia elektrike dhe karburanti me çmim të lartë, menjanimi nga vemendja e shtetit etj.

Nga ana tjetër ata u shprehën se ndjehen komodë me faktin se ata do ti përfaqësojë një figurë që i takon shtresës së ish të përndjekurve politikë, njeri me integritet të lartë moral dhe mbrojtës i interesave të komunitetit.

Më 25 Prill Shqipëria fiton.

Read More
18 Mar
0

Bardhi: Kemi një plan mbështetje, pas 25 prillit kushte për punë e jetë normale

Të rinjtë profesionistë që punojnë kamarierë-Bardhi: Kemi një plan mbështetje, pas 25 prillit kushte për punë e jetë normale

Elbasani ka disa shkolla profesionale, që megjithë vështirësitë e mungesat, përgatisin çdo vit qindra profesionistë dhe zanatçinj në fusha të ndryshme. Problemi është se aftësitë e fituara, shumë të rinj nuk kanë ku t’i vënë në jetë, sepse nuk ka vende pune, biznesi është tkurrur, dhe ata nuk kanë një mbështetje nga qeveria për të nisur një aktivitet të tyrin.

Ndaj gjen jo pak prej tyre që bëjnë kamarierin.

Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi u takua me një grup të rinjsh që kanë mbaruar në degë të ndryshme, si mekaninë, elektrike, hoteleri turizëm, hidrauilke, apo muzike.

Nertila Avdiu ka kryer shkollën e mesme për hoteleri turizëm, dhe thotë se ajo zgjodhi arsimimin profesional për shkak të vështirësive që kishte familja për të përballuar universitetin, edhe pse kishte rezultate të mira.

Ajo po punon në një restorant si guzhiniere, po do të donte të hapte një gjë të sajën.

“Ju jeni profesinistë që trokisni në treg, po për fat të keq, nuk gjeni shumë mundësi, sepse biznesi është në gjendje të vështirë dhe prej mungesës së mbështetjes dhe goditjes nga taksidarët, janë shkurtuar vende pune. Aktualisht nuk ka asnjë përkrahje. Por ne, pas 25 prillit do të vëmë në jetë planin tonë, që sjell stimulim të sipërmarrjeve të reja, përmes skemave të financimit që do i sigurojë qeveria”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se me lindjen e bizneseve të reja, rritet mirëqënia dhe ekonomia për të gjithë pasi krijohen vende pune, dhe shtohet konsumi.
Shumë prje këtyre të rinjve si Xhesjani, Doraldi janë votues për herë të parë dhe duan të dinë përse ata duhet ta zgjedhin PD-në me 25 Prill.

“Unë nuk kam ardhur këtu që të gënjej, të marr një mandat, dhe pastaj të iki në një qark tjetër. Pas 4 vitesh do të jap llogari paraj jush për punën që kam bërë. Ne nuk kemi premtime, kemi angazhime konkrete. Nuk do të sjellim mrekulli, por do të sjellim normalitet. Një vend ku çdokush, çdo i ri të ketë mundësi për një punë e jetë normale”, u shpreh Bardhi, i cili ndau me ta edhe konceptin e shtetit, që sipas tij nuk është burgosja e një të pamunduri që rregullon çatinë, por goditja e të fortëve, dhe arrestimi i ministrave, kushdo qofshin, nëse ata do të vjedhin.

Read More
18 Mar
0

Bozdo: Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri

• PD: Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro. Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KOORDINATORI KOMBËTAR PËR ENERGJINË, ENO BOZDO

Rama gënjeiu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike. Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi.

Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme?

Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator.

Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit.

Propaganda në 3 D nuk e fsheh dot faktin se në zonat rurale ikën energjia me orë të tëra, dhe se në qytetet kryesore janë shtuar pafund ndërprerjet e energjisë. OSHEE është mbushur me militantë politikë ndërsa tenderat e saj janë vazhdimisht gati sa 97% e fondit limit.

Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune dhe për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri.

Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit.

Read More
18 Mar
0

Salianji: Të rinjtë, do të jetë fytyra e pushtetit në qeverisjen e PD-së

Premtimi i Salianjit me të rinjtë: Ju do të jeni fytyra e pushtetit në qeverisjen e PD-së.

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe votues për herë të parë në këtë qytet. Salianji kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik. Duke e cilësuar zhgënjimin dhe humbjen e besimit te politika, një investim të Edi Ramës, Salianji ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për veten.
“Me shumë prej jush takohem për herë të parë dhe shihem për herë të parë, disa i bashkohen për herë të parë partisë demokratike, me shumë të tjerë nuk ju njoh si grupim por ju njoh emër për emër. Kemi ndarë betaja bashkë, kemi ndarë sakrifica sëbashku dhe gjithësecili prej jush është aseti më I rëndësishëm I Partisë Demokratike, jo vetëm në këto momente por do te jetë aseti më I rëndësishëm i Partisë Demokratike për të bërë diferencën mes një plaku dhe gjyshi trendi siç përpiqet të jetë Rama ngaqë mban mustaqe dhe të rinjve realë me mëndësi tjetër, me qasje tjetër dhe me një diferencë të dukshme me të.
Këtë radhë është e qartë, që Shqipëria është më dobët, që Shqipëria është më keq për shkak se shumë të rinj si ju kanë vendosur për shkak të pamundësisë të dorëzohen dhe të largohen nga ky vend. Lokomotiva e një vendi, shtysa kryesore e një vendi, ashtu si edhe shtysa kryesore e fushatave elektorale janë të rinjtë”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, fytyra e pushtetit të PD pas 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë që kanë bërë beteja dhe do të kontribojnë në zgjedhje.

” Shikoni pak cilësinë e të rinjve që janë në këtë aktivitet, shikoni pak kundërshtarët përballë se në çfarë derexheje kanë përfunduar. Nuk ka zgjidhur asnjë situatë me të rinjtë. Nëse janë borxh, padiskutim që janë borxh edhe me prindrit tuaj por borxhin kryesor ja kanë të rinjve dhe të rejave në këtë vend. Ne do të jemi ndryshe! Dhe kur them do të jemi ndryshe jo vetëm në program por edhe në njerzit të cilët do të administrojnë. Ne do të japim bursa të plota studimi për çdo familje e cila ka të ardhura deri në 650 mijë lëkë të vjetra në muaj, që të ketë mundësi që gjithsecili të shkollohet, ashtu si edhe ju, si shumë prej jush, që unë e kam nisur po njësoj”, theksoi ish-deputeti.

Salianji ironizoi deklaratat e kryeministrit për pagat 7 mijë euro të të rinjve.

” Del edhe guxon edhe tallet Rama, thotë këtu marrin të rinjtë nga 3000 euro, nga 5000 euro, nga 7000 euro. Ka ndonjë njeri këtu që merr nga 700 mijë lek pale…ta ngrejë dorën kush është. Jo vetëm që spo ngrini dorën por po ulni kokën. Nuk është turp për ju kjo, është turp për këta që e kanë lënë në këtë situatë e në këtë derexhe. Po nesër pushtetin e Partisë Demokratike, ju premtoj dhe ju jap garanci të plotë që do të jeni ju fytyra e parë e pushtetit të Partisë Demokratike nesër”, deklaRoi Salianji.

Read More
18 Mar
0

 Tentativa e vjedhjes së zgjedhjeve me votues të importuar, PD: Rama humb kudo! Shqiptarët duan ndryshim dhe do të votojnë PD për ndryshimin.

·         Tentativa e vjedhjes së zgjedhjeve me votues të importuar, PD: Rama humb kudo! Shqiptarët duan ndryshim dhe do të votojnë PD për ndryshimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IVI KASO

Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet.

Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën.

Mbrëmë, emisioni investigativ “Boom” solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.

Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja.

Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë.

PAMJET

Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.

Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!

Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!

Read More
18 Mar
0

Flamur Hoxha takohet me sipërmarrësin: Po i vëmë çelësin biznesit që ngrita 30 vjet më parë.

• “Biznesi gjobitet në Kukës”, Flamur Hoxha takohet me sipërmarrësin: Po i vëmë çelësin biznesit që ngrita 30 vjet më parë.

Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha vizitoi një punëtori të përpunimit të drurit.

Pronari i cili prej 30 vitesh ushtron këtë biznes u ankua se shteti ia ka vështirësuar punën, me anë të taksave dhe gjobave.

“Është më shumë keq dhe ka vazhduar shumë gjatë. Kjo punëtori ka pasur shumë punë. Në mënyrë graduale po i vëmë çelësin. T’i presin këmbët me metoda të ndryshme. Nga Shkodra dhe nga Tirana kanë ardhur për të na gjobitur. Turp. Nuk ecet përpara me gjoba”, tha

Ai theksoi se 13 të rinj dhe të reja nga familja e tij kanë ikur nga Shqipëria.

Flamur Hoxha ka siguruar sipërmarrësin se programi i PD parashikon masa nxitëse për zhvillimin e biznesit në mënyrë që të rritet punësimi dhe të ndalet shpopullimi i vendit.

Flamur Hoxha theksoi se Kukësit do t’i rikthehet shpresa dhe me votën e 25 prillit Edi Rama duhet të ndëshkohet e Shqipëria do të fitojë.

Read More
18 Mar
0

Basha bisedë me Hahn: Opozita shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për interesat kombëtare.

  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Për të sjellë ndryshimin e vërtetë, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Partitë politike duhet ti mbajnë duart larg reformës në drejtësi, sundimi i ligjit kusht për BE.
  • Komisioneri Hahn gjatë bisedës me Bashën: Opozita shqiptare, kontribut të jashtëzakonshëm për interesat kombëtare.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Të përshpejtojmë dhe të përfundojmë sa me shpejt procesit e rindërtimit, mirënjohës për ndihmën nga BE.
  • Basha gjatë bisedës me Komisionerin Hahn: Plani PD për zhvillimin ekonomik, theks te trajnimi i të rinjeve me fondet e BE-së për mundësi të reja punësimi.
  • Komisioneri europian per buxhetin Hahn gjatë bisedës me Bashën: Mund ta mbështes plotësisht planin për trajnimin e të rinjve me gjithë përvojën që kam; ul papunësinë.

 

NJOFTIMI PËR BISEDËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME KOMISIONERIN E BE PËR BUXHETIN DHE ADMINISTRATËN JOHANNES HAHN

 

Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili me heret ka qënë përgjegjës për procesin e zgjerimit. Zoti Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE. Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre. Prandaj,  për të sjellë ndryshimin e vërtetë për njerëzit, ne duhet të përparojmë në rrugën e sigurtë të integrimit Europian, shtoi Basha.

Basha: “Shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështetja mbetet në nivele rekord që Shqipëria të jetë pjesë e bashkimit Evropian. Dhe shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur. Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës. Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi. Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi I ligjit eshte ceshtja me e rendeishme per nje vend kerkon te behet antare I BE. Hahn ka vleresuar rolin e opozites ne reformen ne drejtesi duke theksuar se per hir te interesave kombetare ofroj kompromis edhe pse kishte mangesi. Hahn e kosnideroj rolin e opozites ne miratiin e reformes ne drejtesi sit e paprecedent ne vendet e ballkanit perendimore.

Hahn: Une vetem nund ti konfirmoj ato cfare the Luli persa i perket rendesise se sundimit te ligjit  dhe pavaresine e sistemit te drejtesise. Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem  fale angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe  te realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtzakonshme. Dhe e them serisht e serisht se kjo per Ballkanin Perendimor eshte e pazakonte.

Ne rast se nje qeveri e re shqiptare do te jete shume e angazhuar ky do te kete nje impakt te kosiderueshem. Une mund tju mbeshtes ne te gjitha perpjekjet tuaja dhe mund tju konfirmoj se kjo eshte shume e rendesishme.”

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyre transparente. E ketu zoti Basha e vuri theksin tek dy nga prioritet më të rendesishme të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit europian: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Basha: Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim.

Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu.

Ne bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik me theks te vecante te trajnimi i të rinjeve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

Basha: Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si  dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të  mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”.

Plani i zotit Basha mori mbeshtetje te plote nga komisioneri europian per buxhetin Hahn i cili tha se nje praktike e tille ka bere qe ne vendet qe aplikohet shkalla e papunesise së të rinjve të ulet shumë.

Hahn: Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre.

Read More
18 Mar
0

PD i përgjigjet Ramës: E vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë zhvatja e shqiptarëve

  • PD i përgjigjet Ramës: E vetmja gjë që bëri në 8 vite për energjinë, ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

 

 

Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.

 

Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka  penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë.

 

Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

 

Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.

Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.

 

Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!​

 

Read More
12 Mar
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër Partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Read More