Blog

26 Jan
0

PD: Askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki. Shqiptarët janë të lodhur me Ramën, duan ndryshim.

  • Përgjimet e antimafias italiane për biznesin e lejeve të ndërtimit dhe tenderave në Shqipëri, PD: Askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki. Shqiptarët janë të lodhur me Ramën, duan ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.

Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Për 8 vjet me radhë, Edi Rama na ka kthyer me dekada mbrapa, duke vënë në rrezik sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

As mafiozët italianë nuk na shohin si një vend që mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafian, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafian italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave.

Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, sicc bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje.

Me Veliajn apo pa Veliajn, për Edi Ramën nuk ka rrugë shpëtimi. Njerëzit e kanë kuptuar se Rama, marioneta e tij në Bashki, ministrat dhe njerëz të tjerë pranë tij shqetësohen vetëm për veten dhe paratë e tyre.

o          Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare është duke u rrënuar çdo ditë.

o          Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.

o          Ata hanë mish me flori në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

o

Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe te pastrimit te parave te pista.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

o          Sa tendera, sa koncensione janë dhënë për mafian italiane?

o          Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit?

 

Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura.

Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar.

Askush nuk i beson më ata.

Shqiptarët dinë më shumë se kaq.

Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarëve të korruptuar.

Është koha t’i themi mjaft një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratike është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët.

Read More
26 Jan
0

Boll më! Kupa është mbushur.

Basha poston viedeon:

Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!

Read More
25 Jan
0

Basha poston videon: Rama se ka mendjen tek njerëzit por te pasurimi i tij me mafien

Basha poston videon: Rama se ka mendjen tek njerëzit por te pasurimi i tij me mafien

Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.

Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare.

Read More
25 Jan
0

Përgjimet e antimafias italiane, PD: Korrupsion galopant, i udhëhequr nga mafia me miratimin e Veliajt Ramës.

  • Përgjimet e antimafias italiane, PD: Korrupsion galopant, i udhëhequr nga mafia me miratimin e Veliajt Ramës.Përpjekja e Taulant Ballës, patetike. Ne do të sjellim ndryshimin!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Këtë javë doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri. Korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia dhe i ushtruar me miratimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.

Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën.

Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi.

Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

  • Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
  • Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
  • Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët.

Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.

Të dashur qytetarë!

Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj.

Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli.

Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë.  Kjo është ajo që ata bëjnë.

  • Ata dështojnë.
  • Ata korruptojnë.
  • Ata  marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.

Është koha për ndryshim!

  • Ne do të sjellim ndryshimin!
  • Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.
  • Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë.

Read More
23 Jan
0

“Bashkia nuk jep asnjë zgjidhje”, Kryefamiljari invalid tregon mashtrimet për rindërtimin e shtëpisë nga tërmeti.

Kryefamiljari invalid tregon mashtrimet për rindërtimin e shtëpisë nga tërmeti: Asnjë zgjidhje, vetëm mashtrime nga Bashkia. Jorida Tabaku: Në 25 prill të votojmë ndryshimin.

 

14 muaj pas tërmetit, askush nuk ka vënë dorë në shtëpinë e Bec Tushës, baba invalid i dy fëmijëve që i rrit i vetëm. Ai banon në Pinar, pak kilometra larg Tiranës, por megjithëse ka shkuar disa herë në Bashki, nuk ka marrë asgjë, përveç premtimeve boshe.

“Kam qenë 4-5 herë, nuk është bërë asgjë, më keq. Na kanë kthyer 20 vjet mbrapa, sikur tërmeti ka rënë veç majtas.”- i tha kryefamiljari Jorida Tabakut, e cila po e viziton për të disatën herë brenda 1 viti.

“Do ta ngremë sërish shqetësimin e shtëpisë deri më 25 prill, se pas 25 Prillit do ta rregullojmë vetë”- tha Jorida Tabaku, e cila nëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për gjendjen e mjetuar ku jetojnë mijëra familje në periferi të kryeqytetit.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të lësh njerëzit në mes të katër rrugëve. 200 mijë shqiptarë janë prekur në 11 bashki nga tërmeti dhe qeveria nuk ka marrë as masën më të vogël, sepse kanë pritur ose të marrin vota ose të bëjnë korrupsion. Edhe për tërmetin i ndajnë në majtas dhe djathtas, edhe në fatkeqësi. Nxjerrin në televizion projekte 3D dhe këtu njerëzit vdesin për bukën e gojës dhe nuk kanë as ujë, as drita. Është e pafalshme që kaq afër Tiranës, erdhëm për 1 orë e gjysëm nga rruga e pashtruar, e që duhej të ishte një nga bukuritë më të mëdha natyrore, e duhej të vinin për turizëm, por është e lënë në harresë”, tha Tabaku.

Read More
23 Jan
0

Erion Veliaj në biznesin e mafias italiane me 20% rryshfet. Kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar. Ne do të sjellim ndryshimin!

  • Erion Veliaj në biznesin e mafias italiane me 20% rryshfet. Kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar. Ne do të sjellim ndryshimin!

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

 

Të dashur qytetarë!

 

Këto 8 vjet, të gjithë kemi provuar në një mënyrë apo në një tjetër se pushtetarët që kemi në krye, e shndërruan Shqipërinë në vendin e shkretuar e të varfëruar për shkak të qeverisjes më të keqe ndonjëherë të këtyre 30 vjetëve.

 

Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë është edhe më e korruptuara!

 

Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias.

 

Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj.

 

Përgjimet tronditëse të publikuara nga Ora News, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.

 

Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.

 

Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze.

 

Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili  bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%.

 

Ajo që u zbulua nga Ora News është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj.

 

Të dashur qytetarë!

 

Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20%  të milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria.

 

Të gjitha këto janë të dëshmuara në pergjimet e antimafias italiane.

 

Në këto përgjime dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo.

Janë bizneset e përbashkëta që miqtë e Veliajt dhe të Ramës kanë me bizneset e mafias italiane.

Janë bisedat mes tyre që tregojnë 20%-shin e Erion Veliajt për lejet e ndërtimit dhe 20 %-shin e qeverisë së Edi Ramës për tenderat dhe koncesionet.

 

SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë.

 

Deri tani asgjë!

 

Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafias italiane.

 

Arben Kraja, të lërë intervistat nnë media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur për Tahirin.

 

SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.

 

Shqiptarët meritojnë shumë më shumë.

 

Shqiptarët meritojnë një qeveri të pastër, që do të punojë e angazhuar e dedikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

 

Pas 25 Prillit, pas fitores së zgjedhjeve, ne do të çrrënjosim korrupsionin qeveritar. Ata që janë mësuar të vjedhin prej jush dhe të marrin për vete,m do të paguajnë një çmim të rëndë për atë që kanë bërë.

 

Në 25 prill ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Read More
22 Jan
0

Periferia e Tiranës e braktisur nga qeveria dhe Bashkia Tiranë, Tabaku: Qytetarët i përdorin vetëm për politikë

Periferia e Tiranës është braktisur plotësisht nga qeveria dhe bashkia. Përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku ishte me banorët e Zallherrit, ku, megjithëse pak km lar Tiranës mungojnë rrugët, mungon uji i pijshëm, mungojnë investimet për bujqësinë.

“Është pa vënë dorë nga 2013-a e deri më sot. Këtu kalojnë tre tubacione që furnizojnë Tiranën me ujë të pijshëm dhe Zallheri nuk ka ujë të pijshëm. Është një zonë krejt e harruar dhe e lënë pas dore.”- thotë i revoltuar një banor, duke theksuar se njerëzit po largohen nga zona për shkak të vështirësive të mëdha për të jetuar. Largimi i banorëve ka sjellë dhe mbylljen e shkollave, duke detyruar fëmijët e therë të udhëtojnë disa kilometra larg shtëpisë për të shkuar në shkollë. Jorida Tabaku u shpreh se është e papranueshme përdorimi i njerëzve nga bashkia dhe qeveria vetëm për fushatë elektorale.

“Këtu ku duhej të ishte një nga zonat më të mëdha në Tiranë, këtu kalojnë vetëm makinat e gurores. Këtu vetëm i shfrytëzojnë pasuritë natyrore, socialistët, pa pasur asnjë model zhvillimi. Është fatkeqësi që të jetë një zonë me kaq prodhime bujqësore, të mos ketë një subvencion për bujqësinë. Fshatarët nuk nxjerrin në treg produktet e tyre, sot janë duke mbijetuar me çfarë vjen nga emigracioni, ndërkohë që kjo duhej të ishte një nga zonat që duhej të kishte prioritet zhvillimin për qytetin e Tiranës. Nuk ka se si të zhvillohen qytetarët kur lekët dhe investimet nuk shkojnë tek qytetari, por për dreka dhe për darka në Dubai. Është modeli i tyre i fasadës që tregojnë dy projekte me ngjyra ndërkohë që shqiptarët këtu janë duke vdekur për bukën e gojës. Unë besoj se me 25 Prill është një mundësi që për banorët e kësaj zone për të treguar që të gjithë shqiptarët janë njësoj, të gjithë duan investime, të gjithë duan arsim nuk dua vetëm fëmijët e politikanëve dhe qeveritarëve arsim ”, tha Tabaku.

Read More
21 Jan
0

Sfida e një studenti në Tiranë, Klajdi Caca: Mësimi online dështim.

VIDEODENONCIMI/ “Punoj të siguroj shkollimin se prindërit janë të papunë”. Sfida e një studenti në Tiranë, Klajdi Caca: Mësimi online dështim. Zero mbështetje. Nuk mund ta vazhdojmë më në këtë gjendje.

Klajdi Caca është një student që si gjithë bashkëmoshatarët e tij duhet të sigurojë vetë shpenzimet e shkollimit, pasi prindërit i ka të papunë.
Në një bisedë me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ai rrëfen vështirësitë e studentëve shqiptarë dhe jetesën e shtrenjtë që rezervon kryeqyteti.
Klajdi, student i vitit të dytë master në Universitetin e Arteve, ngre shqetësimin edhe për mësimin online që ka kosto, por edhe nuk është aspak efektiv.

DENONCIMI I STUDENTIT KLAJDI CACA, NË BISEDË ME KREUN E FRPD BELIND KËLLIÇI.

Belind Këlliçi: Sot jemi me Klajdi Cacën, një student viti i dytë master, me një histori si mijëra histori të tjera të studentëve shqiptarë që përballen me një realitet shumë të hidhur, që propaganda nuk na lejon ta shohim, por që shpresojmë që shumë shpejt ne do ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur për të gjithë studentët shqiptarë.
Klajdi Caca: Unë jam student i Universitetit të Arteve, jam viti i dytë pedagogji muzikore, master. Kam 5 vite që unë bëj universitetin, ndërkohë që jam edhe në punë.
Belind Këlliçi: Je i detyruar dhe të punosh?
Klajdi Caca: Jam i detyruar edhe të punojë për arsye se unë kam të dy prindërit pa punë. Ata nuk arrijnë dot të më mbajnë në Tiranë, sepse jetesa këtu është shumë e shtrenjtë, është tarifa që është një nga problemet kryesore, është qiraja që unë jetoj me qira këtu, uji, drita. Plus tani edhe për shkak të pandemisë që zhvillojmë mësimin online.
Belind Këlliçi: Jeni duke bërë mësimin online edhe tani?
Klajdi Caca: Jemi duke bërë mësimin online edhe tani që flasim. Në këndvështrimin tim është një dështim shumë i madh, sepse në universitetin tonë, siç dihet, ne kemi edhe lëndën “Piano” dhe lëndën Piano nuk e jep dot. Si do e japësh online?
Belind Këlliçi: Po me çfarë mjetesh e bën mësimin?
Klajdi Caca: Ne mësimin online e kemi zhvilluar me telefon. S’kemi asnjë mbështetje nga Ministria, nga shteti, nga bashkia, edhe sistemi njëherë punon, njëherë s’punon, plus që edhe pagesa e internetit që shkon afro 30.000 lekë në muaj kosto
Belind Këlliçi: Pse të duhen dy paketa?
Klajdi Caca: Dy paketa që kushtojnë nga 15.000 lekë afro..
Belind Këlliçi: Asnjë mbështetje..
Klajdi Caca: Asnjë mbështetje, zero mbështetje. Nuk mund ta vazhdojmë më në këtë gjendje. Situata është kaotike. Janë me mijëra studentë si puna ime, në kushtet e mia dhe kam vendosur jo vetëm unë por qindra e mijëra studentë si unë, siç e thash, kam vendosur që në qoftë se në vazhdim nuk do ndryshojë situata unë do largohem përgjithmonë nga vendi im.
Belind Këlliçi: Por shpresoj që ta ndryshojë edhe bashkë do ta ndryshojmë, apo jo?
Klajdi Caca: Shpresoj! Shpresoj shumë që kjo gjendje të ndryshojë sa më parë.

Read More
20 Jan
0

“Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria”, PD: Dështimi me arsimin, i mashtroi mësuesit për rritjen e pagave.

  • “Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria”, PD: Dështimi me arsimin, i mashtroi mësuesit për rritjen e pagave.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

Në 3 javë, qeveria bëri pushim, bëri turizëm luksoz me mish me flori në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, por nuk mori asnjë masë për të siguruar mësim në kushte minimale për nxënësit dhe mësuesit. Madje i gënjeu edhe për rritjen e pagave.

Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar.

Për fat të keq, udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.

Asnjë qindarkë investim nga qeveria për fëmijët. Fatura e dështimit të Edi Ramës është e rëndë! Mijëra analfabetë funksionalë më shumë, qindra mësues të infektuar me covid në shkolla, 16 mësues të ndarë nga jeta këto muaj, dhjetëra mijëra të tjerë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura për rritje pagash.

Edi Rama është një dështim edhe për arsimin. 8 vjet në pushtet nuk e bëri kurrë prioritet shkollimin cilësor të fëmijëve, që vjen, në radhë të parë, duke trajtuar me dinjitet mësuesit.

Me Edi Ramën, ndryshojmë si nata me ditën në lidhje me arsimin.

Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvejçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.

Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit.. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.

Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale.

Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin.

Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën!

Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Dështimi i Shqipërisë në këto 8 vjet ka një pergjigje: Edi Rama dhe miqtë e tij më të afërt merakosen vetëm për veten e tyre. Për paratë që marrin nga korrupsioni, për vilat e tyre, për llogaritë e tyre bankare.

Kur qeveria dhe njerëzit e Ramës e kanë mendjen të pasurohen në kurriz të publikut, është fare e qartë pse shkatërrohet Shqipëria, shkatërrohet arsimi.

Pa trajtuar me dinjitet mësuesit, nuk ka të ardhme për një vend.

Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!

Ne do të bëjmë ndryshimin!

Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!

Read More
20 Jan
0

“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!

“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!

Pensionistët shqiptarë jetojnë në kushte të vështira. Pensionet janë të ulëta, ndërsa jetesa gjithnjë e më e shtrenjtë.
Leonidha Marleka është një pensionist invalid, që në një bisedë me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, tregon jetën e vështirë që duhet të përballojë.
Ai merr 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet (60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat, gjë që sipas tij është e pamundur.

BISEDA E PLOTË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA, ME PENSIONISTIN LEONIDHA MARLEKA.

Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.

Ina Zhupa: Sa pension merr?

Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).

Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?

Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.

Ina Zhupa: Si e përballon muajin?

Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.

Read More