Blog

12 Shk
0

Basha: Plan pune dhe angazhime konkrete për turizmin

• Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës: Plan pune dhe angazhime konkrete për turizmin. Plani ynë ka objektiva të arsyeshme dhe të realizueshme.

• Basha: Plani ynë, tejkalimi i krizës së thellë ku është zhytur turizmi. Taksë e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit. Synimi kryesor është që brenda 4 viteve turizmi të ketë një rritje nga 8 në 10%. Rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti

• Basha: Kudo në botë, sektori i turizmit u ndihmua nga qeveria. Operatorët turistikë shqiptarë nuk morën asnjë ndihmë. Plani ynë, hapja e 110 mijë vende të reja pune. 8 vjet dështime, 8 vjet premtime të pambajtura. Taksa e sheshtë ndihmon në formalizimin e ekonomisë

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME PËRFAQËSUES TË AGJENCIVE TURISTIKE NË DURRËS

Kreu i PD, Lulzim Basha, vijoi në Durrës shpalosjen e Programit #ShqipëriaFiton për Turizmin. Gjatë bisedës me sipërmarrës të agjencive turistike, kandidati për kryeministër tregoi me detaje atë çka qeverisja e pas 25 prillit do të bëjë për të kthyer në standardet e duhura turizmin shqiptar.

“Unë e kam nisur me një komunikim të drejtpërdrejt me të gjithë operatorët turistikë në Shqipëri. Për vet rolin që Durrësi ka, ka qenë jo vetëm ndër të parët por dhe ndër konsultat më të vazhdueshme komuniteti juaj, Komuniteti i Operatorëve Turistikë të Durrësit. Analiza e problemeve, analiza e potencialit të vendit, na ka çuar drejtë një plani pune në angazhime konkrete. Besoj se e keni ndjekur shpalosjen dje. Janë objektiva realiste, të zbatueshme, por që pa diskutim në tërësinë e tyre si pjesë e planit, së pari stabilizojnë krizën e thellë në të cilën është zhytur turizmi shqiptar si pasojë e politikave të gabuara dhe goditjeve të njëpasnjëshme që ka marrë prej tyre. Pa diskutim të rënduara në rastin e Durrësit dhe jo vetëm nga tërmeti, por edhe më pas nga pandemia. Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar. Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit. Siç është çështja e çmimit të karburantit por dhe angazhime të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë ekonominë. Një pjesë është e fokusuar te turizmi. Është e fokusuar te turizmi për të theksuar natyrën e turizmit si prioritet kombëtar brenda planit tonë të zhvillimit ekonomik. Dhe këtu objektivat tona janë të qarta. Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”, – iu tha Basha përfaqësuesve të sektorit të agjencive turistike.

Një prej sipërmarrësve të këtij sektorit, gjatë bisedës me kryetarin Basha tregoi se si ky biznes nga kriza e thellë po shkon drejt falimentimit.

Sipërmarrës: Takimin e parë që kemi pasur bashkë, ishim tek zyra ime që aktualisht nuk është më, arsyet pothuajse i dimë tani të gjitha sepse të paktën flas për veten, nuk flas për të gjithë kolegët e mi, që kemi qenë nga më të harruarit si subjekt. Nuk kishim as edhe ndihmën më të vogël, normalisht ndoshta dhe unë ngaqë kisha një eksperiencë 4-vjeçare, nuk arritëm dot ta përballojmë deri në fund pasi menduam që do të kalojë një muaj, dy muaj, tre muaj. Fatkeqësisht zgjati shumë dhe përkrahja ishte zero. Lamë ato 10 punëtorë punonjës të agjencisë, i lamë në shtëpi, edhe u detyruam drejt mbylljes.

Lulzim Basha: Turizmi është një nga sektorët e goditur më fortë kudo në botë nga pandemia, morën ndihmë direkte ekonomike pikërisht për të parandaluar këtë që të ndodhi ty dhe që për fat të keq nuk je i vetmi. Nga informacionet dhe nga bisedat që kam pasur, të vetmit që nuk morën ndihmë direkte ekonomike ishit ju. Kur them ju, sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit, s’po e krahasoj me vende të tjera. Dhe kjo e ka çuar krizën që ekzistonte para pandemisë në një alarm të kuq në kuptimin që çdo ditë raportohen dhjetëra biznese që mbyllen, qindra vende pune që humbin. Në një situatë ku ne jo vetëm duhet ta mbajmë stabël punësimin, por na duhet ta rrisim punësimin për të parandaluar apo për të frenuar një tjetër plagë kombëtare që është emigracioni masiv, në veçanti i krahut të të kualifikuar të punës dhe i rinisë shqiptare. Ndaj edhe prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga degët me potencialin më të madh për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t’i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve. Natyrisht kjo që po më thua Elton është shumë e trishtë dhe totalisht e parandalueshme. Mund të ishte parandaluar nëse qeveria këtu do të kishte marrë minimalisht ato masa që kanë marrë në vendet e tjera kufitare, Maqedoninë e Veriut po them. Por sot ndonëse ky është një problem që ty të ka pllakosur ty personalisht, familjarisht, dhe ato 10 familjet e atyre 10 të punësuarve që s’janë më. Prapë se prapë theksin dua ta vë tek potenciali për nesër se ku jemi sot e dinë të gjithë. Se si kemi ardhur deri këtu po kështu është e qartë, është e qartë edhe për ne. 8 vjet dështime, 8 vjet premtime në stratosferë të pambajtura, 8 vjet kur i zoti I shtëpisë kujdeset vetëm për vete dhe jo për shtëpinë. Pra kur kryeministri dhe qeveria kujdesen për veten dhe jo për njerëzit, padiskutim që këtë impakt kanë sjellë për turizmin , këtë impakt kanë sjellë për të gjithë ekonominë. Që të dalim nga kjo situatë hapi I parë është që të vij para jush jo me premtime, por me plane unë konkrete dhe me angazhime konkrete. Dhe më një angazhim kryesor që në qoftë se këto angazhime konkrete nuk plotësohen atëherë ai që vjen ju kërkon dhe ju merr votën nuk ka të drejtë të kandidoj prapë pas 4 vjetësh. Kjo është mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm. Dhe këtu vij edhe njëherë tek lajmi I mirë. Pavarësisht se ty të ka ndodhur kjo por për fat të mirë je i ri. Përvoja është përvojë, si përvoja pozitive dhe përvoja negative. Prapë se prapë Durrësi dhe Shqipëria kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Dhe me gjithë situatën e vështirë që mbizotëron ka dhe do të ketë oportunitete, mundësi shumë të mëdha për ta vënë këtë potencial të jashtëzakonshëm në funksion të ekonomisë së Durrësit, në funksion të ekonomisë së Shqipërisë. Dhe unë jam i bindur që me planin tonë ne do t’ia dalim jo vetëm të shërojmë këto plagë të shkaktuara nga 8 vjet braktisje dhe lënie në baltë, plus keqmenaxhimin e pandemisë, por do t’ia dalim që gjithsecili prej jush të realizojë potencialin tuaj të plotë dhe në këtë moment nuk ka asnjë pengesë që komuniteti, qyteti i Durrësit, bashkia e Durrësit dhe e gjithë Shqipëria faktikisht kur operatorët e sektorit mos kenë asnjë pengesë për të realizuar potencialin e tyre të plotë të përfitojnë.

Basha iu shpjegoi sipërmarrësve edhe unifikimin e TVSH-së 6 përqind për të gjithë operatorët turistikë.

Lulzim Basha: Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto. Dhe një nga masat që prek gjithë ekonominë por dhe ju në veçanti është inspektoriatet. Inspektoriatet do të kenë një moratorium 12 mujor deri në një reformim sipas modelit Europian. Që do të thotë 12 muaj nuk do të ushtrojnë absolutisht asnjë nga sjelljet, pranitë terrorizuese me biznesin dhe pas kësaj me modelin europian që do ti reformojmë këto inspektoriate, ajo që duhet të prisni ju është një rezultat I ngjashëm më atë që ndodh në Europë. 7 deri në 10 % e biznesit kontrollohet sipas analizës së riskut, por nuk vijnë inspektorët nga mëngjesi deri në darkë duke shkatërruar nervat , duke shpërdoruar kohën, energjitë e sipërmarrësit në çdo fushë, e në veçanti sektorit të turizmit i cili vuan pastaj nga problem I tretë I cili parashtrove nga fakti që sezoni këtu mbetet tmerrësisht i shkurtër për potencialin që ka vendi. Dhe në funksion të zgjatjes së sezonit duhen marrë disa duhen ndërmarrë disa hapa. Një nga hapat kryesorë që duhet ndërmarrë është padiskutim kualifikimi i forcës punëtore. Dhe këtu duhet të përsëris diçka që besoj tregon thellësinë e angazhimit tonë ndaj këtij sektori: Sot akoma në opozitë, për këto javë që na ndajnë nga 25 prilli dua t’iu deklaroj me përgjegjësi të plotë që kemi vendosur kontaktet dhe jemi gati të institucionalizojmë bashkëpunimin me institucione Europiane të trajnimit në fushën e turizmit me traditë mbi 100-vjeçare. Në të dyja format edhe me pranimet e tyre fizike në Shqipëri edhe në formatin online dhe kjo do të mundësojë që një trekëndësh bashkëpunimi mes qeverisjes si përfaqësusese i interesit publik, promovuese e interesit publik dhe vendimmarrëse politike midis jush sipërmarrjes, në këtë rast sipërmarrjes turistike dhe përmes botës akademike si pika e tretë e këtij trekëndëshi ne të dalim nga kjo situatë paradoksale ku nga njëra anë na duhet krah i kualifikuar pune që nga bazë, që nga kuzhinier, ndihmës kuzhinier, kamarier e gjithçka tjetër deri tek nivelet e larta të menaxhimit dhe nga ana tjetër rinisë nuk i jepet mundësia as të trajnohet dhe as të punësohet në vendin e vet që është një nga vendet më të bukura në botë dhe që e do shumë e detyrohet të largohet të shkojë në vendet e huaja ku pastaj shkëlqen në këto fusha ku mund të shkëlqente në vendin e vet. Ne kemi kaq shumë dhe nuk e vëmë në funksion, në funksion të kujt? Në funksion të punësimit. Nëse këto potenciale të jashtëzakonshme natyrore që rrethojnë Durrësin, kulturore, trashëgimisë kulturore një qytet 3 mijë vjeçar, e shumë e shumë të tjera vihen në funksion bëhen pjesë e turizmit si një lokomotivë që tërheq një zinxhirë të tërë zhvillimi, atëherë Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga.

Read More
11 Shk
0

Vokshi: Pagat e mësuesve, në 8 vjet rritja reale vetëm 30 euro

• Pagat e mësuesve, PD i përgjigjet Ramës: Nuk e mbajti premtimin. Në 8 vjet rritja reale vetëm me 30 euro. Më 25 prill, Rama humbet, fiton Shqipëria.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama sot bëri një autogol në tentativën për të mashtruar publikun për programin tonë të arsimit. Në të vërtetë, tregoi se për 8 vjet, që nga 2013-2021, ai i la në baltë mësuesit dhe nuk i rriti pagat e tyre.

Janë 8 vjet dështime në arsim. 34 mijë mësues dhe familjet e tyre janë në vendnumëro me Edi Ramën.

Nuk ishte kështu më qeverinë e Partisë Demokratike. Ne i rritëm pagat mbi 2 herë. Shpërblimi në fund të vitit ishte 100 mijë lekë. Ndërsa Edi Rama, i mashtroi dhe i braktisi. Për 8 vjet i ka rritur pagat e mësuesve diku tek 30 euro, shpërblimi I fundvitit është harruar, ndërsa prej një viti u vjedh mësuesve edhe orët shtesë të pandemisë.

Mësuesit janë të lënë në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Janë të tallur, të fyer, të stërmunduar dhe të keqpaguar. Këta ishin 8 vitet më të këqinj për arsimin, për nxënësit, për prindërit dhe për të gjithë vendin.

Janë 8 vjet në vendnumëro. E gjithë Shqipëria është në vendnumëro për shkak të dështimeve të Edi Ramës.

Shqipëria nuk e ka luksin të rrijë edhe 4 vjet të tjera vend numëro me Ramën. Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e lanë në baltë Shqipërinë, nuk mund ta çojnë drejt suksesit.

Në qeverinë e Lulzim Bashës do të garantojmë që paga e mësuesve të jetë të paktën 700 Euro. Duke investuar për arsimin, ne kemi investuar për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë.

Më 25 prill, Edi Rama do të humbasë dhe do të fitojë Shqipëria!

Read More
11 Shk
0

Shkodra e përmbytur, Helidon Bushati: Asnjë mbështetje nga qeveria. Rama po hakmerret politikisht.

Kjo qeveri e ka braktisur Shkodrën duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Ka më shumë se 1 muaj që zona e nënShkodrës është e përmbytur, sepse qeveria nuk vë dorë. Hakmarrja politike e Edi Ramës po bie sot mbi çdo fëmijë, mbi çdo grua dhe çdo banor të qarkut tonë.

Asnjë ndihmë, asnjë qindarkë, asnjë mbështetje që permbytjet të mos ndodhin ose, të paktën, që uji të largohet shpejt. Kjo hakmarrje politike e kryeministrit në ikje është diskriminuese dhe për shkodranët.

Nuk ka asnjë masë, asnjë ndërhyrje. Heshtje, moskokeçarje, harrese e plotë, ndersa banorët përballen me kërcënimin e jetës dhe mundi i tyre në bujqesi, blegtori dhe frutikulturë është shkatërruar.

Ky kryeministër tallet me qytetaret. Babëzia, korrupsioni, mllefi ndaj shkodranëve që nuk e votojnë, e ka verbuar!

Janë më shumë se 4 mijë hektarë toka të permbytura! Alarmi po bie për qytetin, pasi uji po rrethon Shkodrën. Keni parë ndonjë qeveritar? Keni dëgjuar ndonjë vendim për të lehtësuar gjendjen? Asnjë!

Në vend të menaxhimit të situatës, qeveria ka ndërmend të vjedhë. Më konkretisht, KESH-i ka braktisur detyrën. Në vend të menaxhojë prurjet e ujit në hidrofenrrale, merret me tendera rrugësh.

Sic shihet ne këtë dokument, (tregohet dokumenti) KESH- i ka prioritet të hedhë asfalt në rrugën e Komankt.

Janë plot 2.5 miliard lek që KESH, investon në këtë projekt në shkelje të plotë te ligjit, ndërsa Nënshkodra, noton në uji dhe Shkodra rrezikon të permbytet.

Edi Rama duhet të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqesise natyrore. Ai nuk duhet të thellojë akoma më shumë dhe në kurriz të shkodranëve dështimin e tij 8 vjeçar.

Në 25 prill, qytetarët e Shkodrës do ta mbajnë mend këtë ditë të vështirë, kur u braktisën plotësisht nga Edi Rama dhe të deleguarit e tij në Shkodër.

Shkodra dhe Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shkodra dhe Shqipëria.

Read More
11 Shk
0

Basha: Programi ynë “Shqipëria fiton turizmin” me angazhime serioze.

·         Basha: Politika të gabuara dhe zbatim i gabuar i politikave të turizmit. Biznesi ia ka dalë vetëm ta rendisë Shqipërinë si destinacion turistik. Turizmi ndikon pozitivisht shumë sektorë të tjerë, si bujqësia, transporti.

·         Basha: Programi ynë “Shqipëria fiton turizmin” me angazhime serioze.  Dëshirat tona i tejkalojnë angazhimet tona dhe duam të jemi realistë.

·         Basha: Turizmi do të ketë një rritje të kontributit në GDP nga 8% në 10%.  Dyfishim i numrit të të punësuarve në turizëm.  Rritje vjetore 15% e industrisë së turizmit.

·         Basha: Një paketë financiare dhe fiskale për të kualifikuar fuqinë punëtore.  Turizmi prioritet kombëtar, mbështetje me masa financiare, ligjore, fiskale.

·         Basha: Shteti ka mundësi të bëjë shumë për turizmin. Prej 8 vitesh, shumë pak investime publike. Pas 25 prillit, një qeveri që ka turizmin prioritet kombëtar.

·         Basha: Vëmendje e jashtëzakonshme në program për trajnimin e burimeve njerëzore. Partneritet me institucione europiane për trajnimin e stafeve. Një pjesë e ndihmës së BE do ta kanalizojmë në skemat e trajnimit profesional të nivelit europian. 

 

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME PËRFAQËSUES TË BIZNESIT TË TURIZMIT NË DURRËS

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesor të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar Programin Shqipëria Fiton për Turizmin.

Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

Lulzim Basha: Për fat të keq, sot është dita e parë e masave të reja shtrënguese që fillojnë me kufizimin e orarit dhe një nga shqetësimet kryesore, padiskutim është fati i turizmit dhe i gjithë industrisë dhe i degëve të lidhura me të gjatë muajve që vijnë. Megjithatë, sot jam në mesin tuaj për të diskutuar jo thjeshtë për problemet e shkaktuara dhe të thelluara nga pandemia dhe mbartjen e këtyre problemeve gjatë sezonit të ardhshëm turistik, por mbi të gjitha të flasim për një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë për shumë prej këtyre problemeve të akumuluara që janë pjesë e planit që ne shpalosëm dhe bëmë publik dje. Siç e keni ndjekur, një pjesë e madhe të propozimeve tuaja gjatë dialogut që kemi pasur gjatë një viti e gjysmë, pothuajse dy vite, janë reflektuar në këtë plan. Padiskutim që turizmi ka marrë një rol kryesor në programin tonë, për arsyen e thjesht dhe të qartë, sepse përbën një prioritet kombëtar sa i përket objektivit tonë të rritjes ekonomike dhe të shumëfishimit të mundësive për të punësuar njerëzit dhe për të siguruar punonjësit me paga dinjitoze. Merita kryesore këtu është e juaja, është e operatorëve turistik që pavarësisht prej situatës së vështirë, mungesës së mbështetjes dhe në shumë raste të politikave të gabuara dhe zbatimit akoma më të gabuar të këtyre politikave, ja keni dalë që në një kohë relativisht të shkurtër ta vendosni Shqipërinë në hartën e turizmit. Por kjo nuk mjafton. Të gjithë e dimë që sfidat me të cilat ju përballeni, asnjë vend tjetër nuk i përballon pa rreshtuar ndihmën e qeverisë dhe ndihmën e shtetit në krah të operatorëve turistik, në krah të punëdhënësve të cilat janë përgjegjës drejtpërsëdrejti përmes restoranteve, hotelerisë, resorteve por dhe përmes zinxhirit të ekonomisë që tërheqin, i cili shkon thellë degë të tjera të ekonomisë, që nga transporti, transporti ajror dhe detar, transporti i brendshëm tokësor, bujqësia, agro-përpunimi e gjithë industria e shërbimeve në tërësi. Ndaj sot jam këtu me dy nga anëtarët e ekipit që kam punuar bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë, në bashkëpunim dhe me shoqatat e operatorëve turistikë për të bashkëbiseduar për programin tonë, për Turizmin dhe për të hedhur së bashku disa piketa mbi të cilat nis një orë e më parë zbatimi I këtij programi, natyrisht bëhet fjalë pas 25 Prillit. Dy çështje përpara se ta nis këtë bashkëbisedim në mënyrë të thelluar, jemi kujdesur që gjithçka i vendosur në këtë plan të jetë një angazhim i zbatueshëm. Dëshira jonë tejkalon disa prej objektivave që kemi vendosur aty por do të ishte e padrejtë dhe e pandershme dhe një dejavu e 8 viteve të kaluara që të vinim me premtime bombastike dhe pastaj të rrinim duarkryq dhe ju të mbeteni në vend numëro siç keni mbetur këto 8 vite. Është më mirë të jemi realist, të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe ato angazhime që merren të kryen. Po-ja të jetë po, angazhimi të përmbushet dhe padiskutim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik në çdo sektor dhe në veçanti në sektorin e Turizmit hap pastaj të gjitha mundësitë që të kalojmë edhe  përtej këtyre objektivave. Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo  për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.

Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumentave dhe  sot mund të diskutojmë në detaje  edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentat  është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore. Për të tërhequr në bashkëpunim me ju dhe drejt bashkëpunimit me ju  agjensitë më të mëdha, operatorët më të mëdhenj turistikë për të diversifikuar tregun në veçanti në ato zona të cilat i kemi të paprekura ose pak të prekura dhe që kanë një potencial të madh. Këto nuk do të jenë më thjesht objektiva individuale apo të shoqatave të ndryshme të sektorit por do jenë objektiva të përbashkëta të qeverisë së ardhshme dhe të gjithë sektorit nga operatori individual tek shoqatat e sektorit me të cilat dialogu do të jetë i përhershëm dhe vendimmarrja do të jetë transparente. Deklarimi i këtij sektori si një prioritet kombëtar nuk vjen thjesht dhe vetëm për një parullë apo slogan, se me slogane, me parulla e me premtime bosh edhe ju si çdo kujt tjetër i ka ardhur në majë të hundës këto 8 vite. Me to mbetesh në llucë, nuk ecën përpara. Deklarimi si prioritet kombëtar do të thotë të bashkëshoqërohet me masa konkrete, fiskale, financiare, ligjore dhe mbështetje konkrete institucionale. Shteti ka mundësi të jashtëzakonshme për t’iu mbështetur në çdo hap duke përfshirë edhe në kontaktet, edhe në thithjen e interesit dhe shprehjen e interesit dhe pranisë së operatorëve ndërkombëtarë, edhe në diversikimin e tregut, por mbi të gjitha duke ju mbështetur aty ku ju dhemb më shumë. Për 8 vite me radhë, po të bëjmë një analizë të investimeve publike do të shohim që shumë pak investime publike kanë shkuar në ndihmë të sektorit turistik apo në ndihmë të ekonomisë në tërësi dhe kjo është e papranueshme. Këto janë paratë e taksave të tuaja, taksave të shqiptarëve. Me planin tonë një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore padiskutim të infrastrukturës që mbështet furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale e cila është totalisht e paqëndrueshme në kuptimin e investimeve që keni bërë dhe e përfitimeve që prisni të merrni dhe është totalisht e papërputhshme me potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm, vendi ka operatorë turistikë që i kanë ndërtuar me duart e tyre pa mbështetje, shpesh herë me shtetin kundër një infrastrukturë, një taban mbi të cilin mund të punohet. Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që turizmin e ka prioritet kombëtar, jo me fjalë por me vepra dhe me akte konkrete, me akte fiskale, me akte buxhetore, me financime konkrete, me trajnimin, me në qoftë se mund ta quaj kështu me diplomacinë turistike, pra me vënien në dispozicion të resurseve të shtetit për të bërë të mundur që Shqipërisë ti jepet mundësia të kapë ritmin e vendeve të tjera të rajonit të cilat të gjithë e dinë që nuk ka nevojë të krahasohemi me të tjerët, kanë ecur shumë më përpara se ne për këtë arsye. Për arsyen e vetme sepse Mali i Zi, Maqedonia e Veriut madje edhe Kosova, kanë ditur të japin mbështetjen e duhur sektorit të turizmit dhe kjo është përkthyer në vende pune, është kthyer në mirëqenie, është përkthyer në rritje ekonomike. Ka ardhur koha që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë dhe unë para jush nuk vij me premtime por vij me angazhime konkrete, pjesë e një plani konkret të zbatueshëm prej ditës së parë, javë pas jave, muaj pas muaji me qëllim që edhe ju qeverinë e ardhshme shqiptare ta keni në krah siç e kanë në krah qeverinë e tyre vendet e rajonit për zhvillimin e turizmit.

Me statusin e kandidatit për kryeministër, Basha iu tha përfaqësuesve të sipërmarrjes turistike se ai nuk bën premtime boshe të cilat nuk mbahen, por angazhime konkrete të cilat do të jenë në planin e punës së qeverisë për turizmin fill pas 25 prillit.

Lulzim Basha: Kamë bindjen më të thellë që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë nuk është faji juaj, nuk është faji i rinisë, nuk janë dështimet tuaja ju keni bërë mbi njerëzoren keni bërë atë që s’bëjnë dot kolegët tuaj në vendet e rajonit dhe Europë përkundër gjithë vështirësive që keni pasur. Dështimi është për fat të keq i kryeministrit në ikje dhe të garantoj meqë ma përmende jemi takuar ju kam thënë do takohemi prapë meqë ma përmende përsëri do të takohemi pas 25 prillit që këto angazhime që kam sjell para jush këtë plan konkret t’i matim muaj pas muaji, vit pas viti në plotësimin e tyre siç të kam thënë kur jemi takuar herën e parafundit që do të shihemi prapë e do t’iu vij me një plan konkret, nuk do t’ju vij me premtime dhe vetë e the që nuk janë premtime, është një plan i realizueshëm nuk janë premtime bombastike që pastaj harrohen dhe mbeten të parealizuara siç kanë ndodhur para 8 viteve dhe jemi vend numëro kemi ngec në baltë, ndërkohë të gjithë vendet e tjera të rajonit kanë ec përpara. Po kështu po të garantoj që këto angazhime konkrete që kemi ndërmarrë para jush do të fillojmë t’i zbatojmë prej ditës së parë, muaj pas muaji dhe do të vazhdojmë këtë lloj dialogu që kemi ndërtuar në mënyrë që ju të jeni në gjendje të matni performancën e qeverisjes së ardhshme, si po i mbajmë këto angazhime si po i vëmë në jetë angazhimet që kemi ndërmarrë ndaj jush dhe po kështu bashkërisht të shoshim se çfarë tjetër mund të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të kap kohën e humbur. Sepse e the shumë mirë dhe ky është çelësi edhe për t’i thënë rinis shqiptare mos ikni rrini këtu. Rrini votoni për ndryshimin, çelësi është ky. Asnjë nga shqiptarët nuk ka dështuar këto 8 vite përkundrazi po të shikoni pengesat që keni pas ju jeni heronjtë. Ju kolegët tuaj në Vlorë, në Shkodër, në Lezhë, në Pogradec kudo jeni heronjtë, kolegët tuaj të sipërmarrjes shqiptare në të gjithë ekonomin shqiptare jeni heronjtë keni mbijetuar me sakrifica të jashtëzakonshme, keni vazhduar të investoni, të besoni tek ky vend i mrekullueshëm. Nuk kemi ardhur në këtë pikë krize për shkakun tuaj, as për shkak të rinisë shqiptare, që është po kaq e mrekullueshme, plot me talent që e do këtë vend, e do këtë vend, kemi ardhur për shkak të dështimeve të një njeriu që premtoji hënën dhe diellin dhe jo vetëm nuk bëri asgjë, por e çoji ekonominë në gropë. Ndaj sot vijmë para jush me angazhime dhe jo me premtime, shihemi sy më sy siç jemi parë ditën e parë kur kemi diskutuar problemet para shumë vitesh, siç jemi parë herën e fundit para këtij takimi, kur ju kam thënë që para jush do vij me plan konkret dhe s’do të vij me premtime boshe e të pambajtshme dhe ju siguroj që pas 25 prillit me qeverinë e re do ta keni këtë partneritet, siç e keni sot me mua si kryetar i opozitës, si kryetarë i koalicionit të opozitës, nesër do ta keni me mua si kryeministër dhe me qeverinë e re, të jeni të bindur dhe kam besim se do ta vlerësoni, siç vlerësuat dhe faktin që u ktheva tek ju me një plan konkret angazhimesh dhe jo me premtime boshe.

Përfaqësuesit e biznesit turistik, vlerërsuan angazhimin e PD në programin për turizmin dhe gjatë diskutimit shpalosën edhe dietë e tyre se si mund të ndërtohet një turizëm elitar në vend. Ata thanë se bashkëpunimi me qeverinë e ardhshme, por edhe efektet që sjell programi i propozuar nga Basha, janë garanci për të çuar në standardet europiane turizmin.

Read More
11 Shk
0

Jorida Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmake të inauguruar nga Veliaj: 25 Prilli i jep fund mashtrimeve.

• “Edi Rama dhe Erion Veliaj janë vetëm dështim”, Jorida Tabaku në njësinë 2 tregon rrugën gjysmake të inauguruar nga Veliaj: 25 Prilli i jep fund mashtrimeve.

Nën drejtimin e Erion Veliajt, banorët e Tiranës ndjehen të diskriminusr politikisht. Mbi 150 familje në zonën e depos së ujit, tek njësia 2 kanë mbetur pa rrugë, pasi ata nuk janë votues të PS. Banorët i treguan koordinatores së PD, Jorida Tabaku se ndjehen te braktisur, të shpërfilkur dhe të diskriminuar.

“Ka 3 vjet që 150 m rrugë janë lënë lënë pergjysëm duke na penalizuar. Veliaj erdhi për të prerë shiritin e rrugës së mbaruar përgjysëm dhe as na dëgjoi”.- thanë banorët, që i kanë çusr edhe letër bashkisë. .

Jorida Tabaku theksoi se fytyra e vërtetë e Ramës dhe Veliajt është propaganda dhe fasada.

“Puna e tyre është të dalin vetëm ne televizor, vetëm fjalë. Ky është modeli i qeverisjes. 150 metra rrugë e pashtruar vetëm sepse janë të djathtë. Kjo është politika që ne do të votojmë kundër deri më 25 prill që të gjithë qytetarët të jenë njësoj. Nuk ka përse Tirana të ketë qytetarë të dorës së dytë. Këtu taksat janë rritur, të rinjtë janë larguar, dyqanet nuk shesin as produktet ushqimore, çmimet janë rritur 40%. Megjithëse paguani taksa, asnjë shërbim nuk e merrni. Fytyra më e shëmtuar e qeverisjes dhe fytyra më e mirë se si punon propaganda që vetëm lyen dy fasada dhe lë njerëzit në mjerim, është kjo rrugë këtu. Kjo është mënyra se si ka punuar Edi Rama në 8 vite, si ka punuar Erjon Veliaj në 6 vite dhe kjo është arsyeja që qytetarët e Tiranës do t’i thonë jo edhe këtij regjimi por edhe vlerësimit të njerëzve si qytetarë të thjeshtë të Tiranës. 25 prilli është mundësi shumë e mirë që më në fund ato shqetësime që ju keni ngritur t’jua dëgjojë dikush që nuk i ka premtime, fjale, por angazhime dhe plan pune. Ju siguroj që PD ka primare vendosjen e individit, qytetarit dhe familjes në plan të parë”, tha Tabaku.

Read More
10 Shk
0

Kashahu: Plani për turizmin do përmirësojë ekonominë e Shqipërisë

PREZANTIMI I PROGRAMIT #SHQIPËRIA FITON PËR TURIZMIN, ARBEN KASHAHU

Të nderuar miq,

Programi ynë për Shqipërinë ka një qëllim: të projektojë ndryshimin për të cilin ka kaq shumë nevojë vendi.

Pas 8 vitesh dështimi të përgjithshëm e në cdo sektor, spikat dështimi në sektorin kryesor dhe jetik të Shqipërisë: Turizmi! Dhe jo për shkak të ndonjë fatkeqesie natyrore, por të qeverisë!

Pas 8 vitesh që shqiptarët dëgjojnë vetëm fjalë por nuk shohin asnjë vepër të realizuar, dëgjojnë probleme por jo zgjidhje, është koha që kjo të ndryshojë, është koha për ndryshim rrënjësor.

Larg premtimeve boshe apo një liste dëshirash, Lulzim Basha do ju paraqesë programin më cilesor të hartuar ndonjeherë për sektorin e Turizmit, i cili është rezultat i një sinergjie mes ekspertëve më të mirë të huaj dhe atyre vendas.

Është një plan gjithëpërfshirës, serioz dhe i realizueshëm. Një plan që do të zbatohet menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ky plan do përmirësojë ekonominë e Shqiperise, ekonominë e operatorëve turistikë, cilësinë e ofertës dhe shërbimeve në sektorin e turizmit.

Ky sektor si një ndër prioritetet më të mëdha te zhvillimit të qendrueshëm të vendit, do të marrë për herë të parë rëndësinë që i takon.

Të dashur miq,

Rama dhe qeveria e tij në 8 vitet e fundit kanë lënë pas dore turizmin duke atrofizuar potencialin tonë turistik.

Në vitin 2019, industria e udhëtimit dhe turizmit kontribuonte me rreth 1/5 e PPB-së dhe të ardhurat nga vizitorët e huaj kontribuonin në pothuajse gjysmën e eksporteve në Shqipëri.

Varësia kaq e konsiderueshme ndaj turizmit në Shqipëri, kërkonte politika agresive mbështetese për të siguruar një impakt të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në ekonomi.

Në të kundërt, industria e turizmit është rrënuar dhe vendet e punës janë ulur.

–          Niveli i punësimit në industri në fund të vitit 2019 është 4.15% e totalit. Ai është më i ulti në rajon, është më pak se gjysma e Malit të Zi.

Impakti i turizmit në ekonomi është i paoptimizuar.

–          Të ardhurat mesatare për turistë prej 397$ janë më të ulta në rajon.

–          Kohëzgjatja e sezonit turistik është sa gjysma e të gjitha vendeve fqinje duke shpërdoruar të gjitha burimet njerëzore, natyrore e kulturore në vend.

Industria e turizmit mbetet aspak konkurruese në rajon.

–          Indeksi i konkurencës së industrisë së turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e 86-të në vitin 2019.

–          Për konkurencën e çmimeve, kryesisht lidhur me koston e të udhëtuarit për dhe në Shqipëri, Shqipëria renditet në vendin e 89-të, shumë më keq se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
–          Përsa i përket aksesit ndaj burimeve kulturore dhe natyrore, Shqipëria renditet në vendin e 94 në vitin 2019 duke dëshmuar keqmenaxhimin në promovimin e burimeve kulturore.
–          Lidhur me cilësinë e infrastukturës, Shqipëria renditet e në vendin e 88. Veçanërisht për infrastrukturën e transportit ajror, Shqipëria renditet në vendin e 105, shumë më poshtë se fqinjët me vetëm 40 fluturime direkte nga 19 vende.
–          Kapacitetet akomoduese janë më të ulta në rajon, tre herë më të vogla se ato të Malit të Zi.

Në lidhje me politikat e ndërmarra dhe kushtet lehtësuese, sërish Shqipëria mbetet mbrapa vendeve të rajonit. Ajo renditet në vendin e 95-të.

–          Në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes, Shqipëria rënditet në vendin e 82-të, shumë më poshtë se vendet fqinje.

Programi jonë do të clirojë energjinë e biznesit drejt një turizmi cilësor, në harmoni me natyrën, të qendrueshëm dhe në pararojë të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ne kemi punuar së bashku me Lulzim Bashën për të sjellë një program që do të dyfishojë vendet e punës në industri, do të diversifikojë ofertën turistike ku të gjithë aktorët e komunitetit të marrin pjesë, nga cdo cep i Shqipërisë, të të gjitha tipologjive të turizmit.

Kjo për qëllimin e thjeshtë: të ofrojmë larminë e bukurisë dhe historisë që Shqipëria posedon dhe e karakterizon në rajon.

Read More
10 Shk
0

Çela: Programi i turizmit i hartuar nga ekspertët më të mirë

PREZANTIMI I PROGRAMIT #SHQIPËRIA FITON PËR TURIZMIN , ARJANA ÇELA

Te gjithe shqiptaret jane tashme te bindur se ndryshimi po vjen. Një ndryshim për mirë. Qe sigurisht do te realizohet nepermjet nje programi te miremenduar, te hartuar nga ekspertet me te mire dhe qe nuk ka premtime por angazhime konkrete per te permiresuar jeten e cdo shqiptari.

Qëllimi kryesor i programit të turizmit është të mundësojë rritjen e kontributit direkt të turizmit nga 8% në 10% të Produktit të Përgjithshëm Bruto, duke dyfishuar punësimin në sektorin e turizmit nga 40.000 në 80,000 vende pune.

Për të mundësuar këtë qëllim:

–          Ne angazhohemi të përmirësojmë klimën e biznesit dhe të sigurojmë stimujt për dyfishimin e kapaciteteve akomoduese. Vecanërisht, vëmendje do t’i kushtohet lehtësimit të procedurave për leje ndërtimi për hotele dhe sigurimin e energjisë elektrike për to.

–          Ne angazhohemi të zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në 4 tipologji-turizëm bregdetar, malor, rural, e kulturor.

–          Ne angazhohemi që cdo projekt investimi me financim të brendshëm në infrastrukturë duhet të dëshmojë përputhshmërinë me objektivat për zhvillimin e turizmit.

–          Ne angazhohemi të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15% në vit dhe të dyfishojmë netë-qëndrimet për turistët e huaj.

–          Do të investohet në infrastrukturën e energjisë elektrike, ujit e të trajtimit të mbetjeve e ujrave të ndotura në destinacione turistike kulturore, veçanërisht malore e rurale të Shqipërisë veriore, verilindore e juglindore.

–          Do të investohet në përmirësimin e cilësisë së transportit ndërurban, si dhe

–          Do të investohet në sinjalistikën e nevojshme të destinacioneve turistike, vecanërisht për ato kulturore, malore e rurale dhe orientimin e turistëve përmes përdorimit të aplikacioneve dhe teknologjisë.

Qëllimi dhe objektivat e programit të turizmit do të ishin të parealizueshme nëse industria nuk do të mbështetej fort me rregjim të favorshëm fiskal e instrumenta financiarë. Kështu, industria e turizmit do të përfitojë nga të gjitha masat e propozuara në programin ekonomik të Partisë Demokratike, si: Vendosja e taksës së sheshtë 9%, Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%, Ulja e taksave dhe tarifave vendore për bizneset e vogla e të mesme apo edhe anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin. Është e padiskutueshme që këto masa do të kenë një impakt imediat në industri.

Përveç këtyre masave, vecanërisht për industrinë e turizmit:

–          Do të ulim TVSH-në për të gjithë operatorët në industrinë e turizmit në masën 6%. Trajtimeve aktuale preferenciale në sektor do i vi fundi duke krijuar kështu premisa të një zhvillimi të industrisë mbi baza të konkurrencës së drejtë mes të gjithë aktorëve.

–          Do të prezantojmë paketë stimujsh financiarë për mbështetjen e sipërmarrjeve rekreative në zonat rurale e malore dhe për mbështetjen e sipërmarrjeve të një tipologjie të re në vendin tonë si ato të turizmit kurativ apo eko-turizmit me grante, kredi të buta dhe lehtësim barre fiskale për vitet e para të operimit.

–          Do të mbështesim programe arsimi profesional dhe universitare me fokus turizmin dhe shërbimet në funksion të turizmit.

–          Do të promovojmë destinacionet turistike kulturore e natyrore në tregjet në rritje ekonomike, vecanërisht ato aziatike si dhe

–          Për herë të parë do të stimulojmë edhe kërkesën turistike në vend, sidomos ate nga moshat e treta.

Kemi punuar me kryetarin Basha për një kohë të gjatë për të hartuar këtë program si një frymëmarrje të re për Shqipërinë tonë. Burimet e pasura njerëzore, kulturore e natyrore në vendin tonë duhen të menaxhohen mirë për të qenë dhe burim të ardhurash dhe krenari për të gjithë ne!

Ju faleminderit!

Read More
10 Shk
0

Qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit! Shqipëria do të fitojë!

•             Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha prezanton planin “Shqipëria fiton turizmin”: Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë sonë. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marrim.

•             Basha: Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Shqipëria fiton kur qeveria angazhohet ndaj njerëzve për të zbatuar planet e saj.

•             Basha: Shqipëria fiton kur të sjellim 110,000 vende pune! Shqipëria fiton kur të ngremë pagat e mjekëve e infermierëve tanë të palodhur! Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!

•             Basha: Vendet e Ballkanit rrotull nesh kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë. Niveli i papunësisë në industrinë e turizmi ndër më të lartit në rajon!

•             Basha: Këto që po ju prezantoj nuk janë premtime boshe fushate, por angazhime.

1 -Angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar.

2 -Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8% në 10%

3 -Agazhohem të dyfishojmë kontibutin në punësim nga rritja e turizmit nga 40 000 në 80 000 vende pune.

4 – Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese.

•             Basha: Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik. Qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit! Shqipëria do të fitojë!

 

PREZANTIMI I PROGRAMIT #SHQIPËRIA FITON PËR TURIZMIN NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

 

Të dashur qytetarë,

Kemi folur për ekonominë dhe se si Shqipëria më në fund mund të fitojë.

Kemi folur për shëndetësinë dhe se si Shqipëria do të fitojë.

Javën e shkuar folëm për arsimin, çështjen më të rëndësishme për familjet tona, për fëmijët tanë dhe tani është e qartë për të gjithë se si Shqipëria do të fitojë.

Shqipëria fiton kur ka një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj.

Shqipëria fiton kur qeveria angazhohet ndaj njerëzve për të zbatuar planet e saj.

Shqipëria fiton kur qeveria në fakt ka një plan konkret.

Shqipëria fiton kur të sjellim 110.000 vende pune!

Fiton kur të ngremë pagat e mjekëve dhe infermierëve tanë të palodhur!

Pagat e arsimtarëve dhe pedagogëve.

Shqipëria fiton kur fëmijët tanë të marrin arsimin më të mirë të mundshëm!

Të dashur miq,

Sot ju prezantoj me krenari planin tonë për turizmin!

Ne jemi të bekuar me vendin më të bukur në botë.

Kemi plazhe të mrekullueshme.

Kemi peisazhe madhështore, që nuk gjenden askund tjetër.

Kemi kaq shumë për t’i ofruar botës, por që i japim kaq pak.

Nëse ne arrijmë potencialin tonë të vërtetë, do mund të bëjmë shumë gjëra të mëdha së bashku.

Turizmi është një nga bazat e ekonomisë tonë

Si shumë fusha të tjera, edhe ai është lënë pas dore. Kur nuk ecën para, nuk mbetesh në vendnumëro, por rrëshqet prapa.

Shikoni vetëm vendet e Ballkanit rrotull nesh.

Shikoni si lulëzon industria e tyre e turizmit.

Ata kanë kuptuar pikërisht atë që kjo qeveri nuk e ka bërë kurrë: nëse investon në mënyrën e duhur, nëse vendos të kujdesesh për njerëzit dhe jo për veten, mund të arrish gjëra të mëdha!

Niveli i punësimit në industrinë e turizmit, të ardhurat mesatare nga turistët dhe kohëzgjatja e sezonit turistik, janë të ardhurat më të ulëtat në rajon!

Kjo duhet të ndryshojë!

Siç ju kam thënë gjatë javëve të fundit, këto që po ju prezantojmë nuk janë premtime boshe fushate.

Janë angazhimet tona, janë angazhimi im ndaj jush.

Nëse dikush nuk i plotëson angazhimet, nuk meriton të rrijë në detyrë pas 4 vitesh dhe jo më të kërkojë një mandat të dytë apo të tretë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë sepse ata nuk janë të pashpresë.

Të dashur bashkëqytetarë,

Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë në industrinë e turizmit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bota, për t’i sjellë Shqipërisë një plan pune konkret që do të ndryshojë të ardhmen e turizmit shqiptar.

Më lejoni tani shkurtimisht t’ju prezantojë vetëm disa nga pikat se si Shqipëria do ta fitojë turizmin:

Unë angazhohem se ne do ta trajtojmë turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike:

Bregdetare

Malore

Rurale

Kulturore

Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë.

Do t’u japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë.

Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit!

Turizmi është një nga bazat e gjithë ekonomisë tonë kombëtare. Ne mund të marrim shumë më shumë prej tij. Mundemi dhe me ndihmën tuaj, do ta marrim!

Shqipëria do të fitojë!

Ne mund të jemi më mirë dhe të bëhemi më mirë!

Më 25 prill ne do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen e vendit.

 

Read More
09 Shk
0

Koduzi: Qeveria e re pas 25 prillit ka një plan për të shëruar Shqipërinë

·         PD tregon faktet që provojnë se Edi Rama ka dështuar me shëndetësinë. Qeveria e re pas 25 prillit ka një plan për të shëruar Shqipërinë dhe për ta shpëtuar shëndetësinë nga qeverisja e dështuar me Programin Shqipëria Fiton.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Edi Rama është njeriu I fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri.

Për 8 vite me rradhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PP.

Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:

  •             Shëndetësia falas ka dështuar
  •             Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë
  •             Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon
  •            Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjek
  •            Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar
  •             Sipas doganave Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi

Partia Demokratike ka  një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve I kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre.

  •             Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro në muaj dhe të infermiereve në 700 Euro
  •             Do të fenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke I paguar për specializimet me 950 Euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 Euro për 4 vjet
  •             Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19
  •             Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, cfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.​

Read More
08 Shk
0

Sulka: Rama la pas dore sistemin social, është koha t’i themi lamtumirë.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRQËNIE SOCIALE #SHQIPËRIAFITON, KASTRIOT SULKA

Ndjehem i privilegjuar që jam këtu me ju sot.
Të gjithë shqiptarët po e ndiejnë se ndryshimi po vjen.
Të gjithë ata që panë Lulzim Bashën tani, e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria më në fund ka një plan! Javët e fundit pamë që Shqipëria ka një plan në ekonomi,
një plan në shëndetësi
një plan në arsimin
dhe sot zoti Basha na njohu me planin e Shqipërisë për çështjet sociale.
Që është një plan i mirëfilltë, i mirëmenduar, me hapa konkretë dhe te realizueshëm.
Jo premtime boshe.

Thjesht një plan që do të drejtohet dhe do të vihet në zbatim nga Kryeministri i ardhshëm dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve.
Unë do ndalem tek disa nga pikat kryesore nga plani:
Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë. Kjo mbështetje do të koordinohet me objektivin realist të krijimit të 110 mijë vendeve të reja të punës.
Tregut vendas të punës do t’i kthehet vitaliteti duke u bërë më elastik dhe më i dobishëm si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit. Ulja e tatimit në 9% do t’i japë më shumë frymëmarrje biznesit për të krijuar më shumë vende pune.

Po ashtu ulja e taksës së punës nga 24.5% që janë aktualisht kontributet e sigurimeve shoqërore, në 18%, do të ndikojë në zvogëlimin e informalitetit.
Ky ndryshim do të japë një ndikim jo vetëm në zhvillimin e biznesit por edhe në shumë drejtime të tjera, ku më e rëndësishme do të jetë rritja e numrit të kontribuesve për sigurimet shoqërore, i cili do të ndikojë gjithashtu në rritjen direkte të pensioneve për pensionistët.

Ulja e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore së bashku me rritjen e pagës sidomos pagave të ulëta, zvogëlon direkt diferencat në paga midis femrave dhe meshkujve.
Ka shume virtyte për të cilat ndjehemi mire ne si shoqëri por mua shpesh me vjen ndërmend fisnikëria e pensionisteve që janë ne zgrip te jetesës dhe mundohen ta kalojnë ditën me dinjitetin e njeriut që nuk kërkon, megjithëse ne të gjithë e dimë që pjesa dërmuese e shpenzimeve të tyre ditore mbulohet nga fëmijët e tyre. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për jetesë me dinjitet. Pandemia e bëri edhe më të dukshme këtë plagë. Ne do t’i rrisim pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit por jo më pak se 5% çdo vit.
Matja e vërtetë e një civilizimi është se si shoqëria trajton të pamundurit e saj. Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur. Injorimi për këto grupe sociale duket edhe tek fakti qe vetëm 34% e objekteve publike plotësojnë standardet për personat me aftësi të kufizuar ku për shembull bien në sy që 57% e Zyrave të Punës, 42% e shkollave, 40% e Qendrave të Formimit Profesional.
Pagesa për grupet e ndryshme të aftësisë së kufizuar do të bëhet në proporcion me skemat e tjera që mbështeten nga shteti, sikurse janë pensionet apo ndihma ekonomike dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.
Rinia është kryefjala e ditës, por unë do ta prek këtë teme nga një këndvështrim social dhe do të doja të theksoja nevojën e veçantë që kanë fëmijët jetimë për një mbështetje më të gjerë dhe më të qenësishme. Ne angazhohemi për një shtrirje më të gjerë të statusit të jetimit edhe për fëmijët që kanë humbur njërin nga prindërit duke bërë edhe kategorizimin përkatës të mbështetjes për këtë grup ku përfshihen strehimi, ndihma ekonomike, lehtësitë për arsimimin, tekste shkollore, bursa për studentet, pagesa për konviktet, apo facilitet në transportin urban.

Pas 8 viteve është e qartë për çdo shqiptar se Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë social. Ndaj është koha ti themi atij lamtumire dhe te hapim siparin e një epoke te re.

Ne do të bëjmë ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Se bashku me Lulzim Bashen do ta bëjë atë ndryshim.

Read More