Blog

19 Dhj
0

Endri Hasa: Qeveria dështoi me mësimin online. PD: 18 milionë euro në 7 vjet për dixhitalizimin janë zhdukur. Dështimi i Edi Ramës ka rrituranalfabetët funksionalë

• Qeveria dështoi me mësimin online. PD: 18 milionë euro në 7 vjet për dixhitalizimin janë zhdukur. Dështimi i Edi Ramës ka rrituranalfabetët funksionalë.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA 
Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur.
Dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.
18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online.
Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve.
Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri  e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme.
Dixhitalizim ne shkolla nuk pati asnjëherë në keto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë.
Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë.
Në letra janë 18 milionë Euro për projekte dixhitalizimi dhe mësimi online, por në realitet nu eshte bere asgjë.
Së pari, nuk ka infrastrukurë funksionale të IT. Shumica e shkollave dhe universitetetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi.
Në kohën e pandemisë kur tabletat duheshin më shumë se kurrë, ato nuk u përdorën pasi i kane vjedhur dhe kanë dalë jashtë funksionit.
Së dyti, nuk ka platformë dixhitale, funksionale dhe të destinuar për eLearning. Platforma e sajuar akademi.al nga zgjidhje u shndërrua në një hall e problem për mësues, prindër e nxënës.
Së treti, qeveria nuk investoi gjatë pandemisë asnjë qindarkë për mësimin online, nuk mbështeti familjet për sigurimin e internetit falas, siç u bë në shumë vende. Edhe aq sa u bë, u bë për shkak të përkushtimit të mësuesve nga pajisjet e tyre personale.
Mungesa e internetit sot është problem në pothuajse çdo shkollë, sepse arsimimi i duhur i fëmijëve është gjëja e fundit që e shqetëson këtë qeveri.
Nëse Edi Rama do të kishte vullnet dhe vizion për të zhvilluar vendin, për të modernizuar shkollat, situata do të ishte krejt ndryshe.
18 milionë euro të nxjerra pa asnjë vizion për dixhitalizimin, por të zhdukura në xhepat e korruptiar të qeverisë, do të kishin stërmjaftuar për të siguruar tableta për nxënësit dhe për një Infrastrukturë modeste, që do të garantonte mësim të rregullt online.
Po të pajiseshin nxenesit ne nevoje me tablet dhe lidhje internet do mjaftonte vetem një 1 laptop me ëebcam dhe mësuesja shpjegon në klasë dhe nxënësit e ndjekin nga shtëpia.
Kjo nuk ndodh se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për Shqiptarët.
Braktisja e arsimit duhet të marrë fund!
Fëmijët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë analfabetë funksionalë për shkak të kësaj qeverie dhe kryeministri të dështuar! Mjaft më me paaftësi dhe abuzim!
Qytetarët duan ndryshimin!

Read More
18 Dhj
0

Askush nuk do të mundet të përbaltë luftën për liri të UÇK-së dhe të ndryshojë historinë ku agresori të shfaqet si viktimë. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ushtruesen e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, zonjën Vjosa Osmani. Në takim u diskutua për situatën në Kosovë dhe në veçanti për përpjekjet e Serbisë për të ndryshuar historinë.

Basha tha se askush nuk do të mundet të perbaltë luftën për liri të UÇK-së dhe të ndryshojë historine ku agresori të shfaqet si viktimë.

Pas takimi, Basha dhe Osmani dhanë nga një deklaratë për median, duke shpalosur pikat kryesore të takimit mes tyre.

Zoti Basha nenvizoj 3 çështjet kryesore ku do te fokusohet si kryeminister;

“1- Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjeshtë dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

2-Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët.

3-Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova”.

Basha theksoj se “edhe si nip Kosove, do të bëj gjithçka që të rikthejmë bashkëpunimin në nivelet më të larta, dhe do ta vendos serisht Shqipërine në krahun e Kosovës dhe çdo qytetari të saj”.

Zonja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e zotit Basha në këtë rrugëtim të Kosovës gjatë dhe pas pavarësisë, ndërsa apeloi edhe njëherë që Shqipëria, të dënojë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Siç vepruam me një zë në të kaluarën, të veprojmë edhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj që ta ndryshojë historinë, që ta ndryshojë të vërtetën para syve tanë është tani më e fuqishme si kurrë. Mos të lejojmë që ata të kenë sukses sepse po e falsifikojnë historinë”.

Osmani ka vleresuar rolin e Zotit Basha per  qendrimin e tij  kunder cenimot te teresise teritorialë te Kosoves dhe si simbol te saj i dhuroj  kristalet nga Mitrovica qe sipas saj jane si një simbol i trefishtë:

“Në radhë të parë I pasurive natyrore që Kosova ka dhe që Serbia akoma tenton t’i rrëmbejë. Në radhë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova gjithnjë ua dhuronte miqve e në radhë të tretë por më e rëndësishmja sepse kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacenueshmërinë territorial të Republikës sonë. Dhe për këtë dua t’iu falenderoj edhe juve personalisht që keni mbajtur një qëndrim të paekuivok sa i përket sovranitetit dhe kufijve të shtetit tonë që janë ndër elementët themelorë të shtetësisë dhe të mbrojtjes së saj”.​

Read More
18 Dhj
0

Drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184. Urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur nga Edi Rama, duhen ndëshkuar.

·         Drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184. Urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur nga Edi Rama, duhen ndëshkuar.

·         Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen nga Tirana në Dibër nuk justifikon mungesën e drejtësisë. PD do t’i shkojë çështjes deri në fund.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 

Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar.

Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të  ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.

Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.

Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura.

Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.

Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184.

Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund.

Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!​

Read More
18 Dhj
0

Mbarimi i semestrit të parë shkollor, PD: Qeveria dështoi me arsimin edhe në pandemi.

·        Mbarimi i semestrit të parë shkollor, PD: Qeveria dështoi me arsimin edhe në pandemi. Mësimi i shkurtuar nuk është efikas, mësimi i alternuar nuk funksionon, mësimi online është gati i pamundur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Për pak ditë, nxënësit mbyllin një semestër të vështirë. Askush nuk mund të thotë se ky ishte një vit shkollor që nisi mirë. Pandemia nxori në pah dështimin e Edi Ramës me arsimin në këto 7 vjet.

Këto tre muaj të rihapjes së shkollave kemi sjellë me qindra dëshmi të përkeqësimit të kushteve në shkolla nga mësues, nxënës dhe prindër.

Për shkak të dështimit të Edi Ramës dhe braktisjes së arsimit, mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet.

Dështimi i Edi Ramës për të siguruar kushtet minimale për ruajtjen e shëndetit të mësuesve rezultoi katastrofik. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it.

Rihapja e shkollave pas pandemisë nxori në pah se Edi Rama ishte pa asnjë plan për arsimin dhe vazhdoi t’i linte në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit pa shpenzuar asnjë qindarkë për sigurinë e shëndetit të tyre.

Zero lekë për të përballuar pandeminë në arsim, sepse zero është shqetësimi i Edi Ramës për shkollat.

Zero lekë për mësimin online. Megjithëse kishin 9 muaj në dispozicion për të ndërtuar një platformë online dhe për të siguruar akses në këtë platformë nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit, asgjë nuk ndodhi.

Edi Rama dështoi sërish, edhe me mësimin online.  Platforma nuk funksionoi asnjë ditë dhe mijëra fëmijë i marrin mësimet akoma me Whatsapp dhe zoom.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore në qytet mbi 60 përqind e familjeve nuk kanë një kompjuter apo lap top, ndërsa në fshat janë mbi 80 përqind e familjeve pa një pajisje që mundëson mësim normal online.

Mësuesit ngrenë shqetësimin që, në shumë raste, vetëm 1/3 e nxënësve mund të ndjekin mësimin online. Kjo edhe për shkak të mungesës së internetit, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar internet falas për familjet në nevojë.

Për fat të keq, nxënësit nuk po mund të marrin mësim cilësor dhe kjo pranohet hapur si nga mësuesit, ashtu edhe nga prindërit e shqetësuar.

Për shkak të një kryeministri të dështuar dhe të paaftë, që nuk e ka prioritet arsimin, në Shqipëri po rritet një brez COVID. Dhe një brez analfabetësh funksionalë, që është rritur me përmasa të rrezikshme, mbi 60%.

As mësimi fizik 25-30 minutësh nuk është efikas, as mësimi i alternuar nuk funksionon dhe mësimi online është gati i pamundur, sepse Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i dështuar.

Partia Demokratike propozoi një plan konkret për të ruajtur cilësinë e arsimit dhe për të siguruar kushte normale për shëndetin gjatë pandemisë. Edi Rama refuzoi ta zbatonte atë plan dhe nuk investoi për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Edi Rama flet shumë dhe punon pak ose aspak. Ai është një kryeministër pa plan për arsimin, pa plan për ruajtjen e jetës dhe shëndetit në shkolla, pa plan për një arsim më të mirë.

Dështimi i Edi Ramës me arsimin këto 7 vjet, veçanërisht gjatë pandemisë po u kushton fëmijëve dhe të rinjve të ardhmen. Vendi ynë nuk mund të përballojë dot rritjen e analfabetëve funksionalë, për shkak të paaftësisë së kryeministrit të vendit.

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre meritojnë një qeveri që punon për ta! Boll më me braktisjen e arsimit! Është koha për ndryshim! ​

Read More
16 Dhj
0

Raporti i TI konfirmoi gjithçka PD ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë. Edi Rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota

· Korrupsioni është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. TI konfirmoi se korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg BE.

· Raporti i TI konfirmoi gjithçka PD ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë. Edi rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota, për të mbajtur pushtetin dhe për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve.

· Askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet. Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Këto 7 vjet, shqiptarët e kanë ndierë në lëkurë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës. Një nga dështimet më të mëdha të tij lidhet me korrupsionin. Ky virus ka prekur çdo qelizë të qeverisë, çdo ind të pushtetit, që nga dita e parë në pushtet.

Korrupsioni qeveritar, shkaktar për rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje shqiptare, ka marrë përmasa shqetësuese ndërkombëtare.

Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit!

Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian.

Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klinetëve dhe e krimit.

“Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport.

Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Koporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit.

Ligji i Lojrave të Fatit që kjo mazhorancë e mbrojti dhe promovoi ishte një qokë për bizneset e lojrave të fatit pranë qeverisë. Një ligj që nuk ndihmon rregullimin por avantazhon padrejtësisht këto grupe.

Siç pohohet edhe nga organizatat ndërkombëtare, ky është ligj që ka favorizuar pastrimin e parave në Shqipëri.

Kompanitë e lojrave të fatit të preferuara nga qeveria kanë ndikuar e lobuar që ky ligj të kalojë duke pasur përfitime direkte me rritje deri ne 68%, të cilat kanë ndikuar njëkohësisht që këto biznese të jenë të angazhuar dhe në pastrimin e parave.

Ndërsa vendi është zhytur në krizën e thelluar edhe nga pandemia, qeveria Rama dhe parlamenti shndërruar në nje noter që vulos kërkesat e oligarkëve, aprovuan lehtësisht dhe në kundështi me çdo parim kontratën për rrugën Milot-Balldren.

Raporti flet për ofertat e pakërkuara që kanë prishur tregun dhe konkurencën dhe çdo kontratë koncesionare në infrastrukturë është dhënë pa garë.

Kontrata e rrugës Milot – Balldren, e denoncuar nga opozita, përmendet specifikisht sepse kostot janë dyfish të larta, shkon deri në 300 milionë euro duke e bërë koston për km rreth 20 milionë euro. Kompania që ka fituar këtë tender, ANK zotërohet nga një ish deputet e i PS dhe vellai i tij Agim dhe Ndue Kola.

Një kontratë kriminale në kurriz ta taksave të shqiptarëve që nuk është e vetmja.

Në 8 vite qeverisje Edi Rama ka rritur taksat por krimi më i madh karshi shqiptarëve është taksa e korrupsionit. Ky është dështimi më flagrant i Edi Ramës.

Ai ka vrarë shpirtin e sipërmarrjes në vend duke votuar ligje në favor vetëm të disa bizneseve. Ligje të shkruara posaçërisht, siç raporti Transparency International nënvizoi, për t’i shërbyer një pakice fare të vogël që prej 7 vjetësh sundon jetën dhe zotëron taksat e shqiptarëve.

Korrupsioni gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga dështimet e mëdha të tij. Për 7 vjet me radhë, ky korrupsion në çdo qelizë të qeverisjes bëri që ekonomia të përkeqësohet, rriti koston e jetësës dhe na mban larg integrimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. Për ligje që janë në favor të tyre dhe jo oligarkisë. Shqipëria ka nevojë për ndershmëri. Për një betejë të hapur dhe të pakompromistë ndaj virusit Rama. Boll më! Është koha për ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Raporti i Transparency International ka hedhur dritë edhe mbi anën më të errët të qeverisë së Edi Ramës – lidhjet e tij me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përdorur atë kundra qytetarëve.

Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës.

Raporti i Transprency International konfirmoi pikë për pikë gjithçka Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë.

Aty përmenden me emër dhe mbiemër njerëzit kryesorë që kanë blerë vota me krimin dhe kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, me të cilin Edi Rama mburret publikisht se e ka mik, dhe Saimir Tahiri, për të cilin Edi Rama ishte krenar gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme.

“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qendrimi i Transparency International.

Gjithçka kanë bërë, korrupsioni, blerja e votave, lidhjet me krimin, trafiku i drogës ka patur një qëllim: mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin e paligjshëm.

Kjo kapje e shtetit gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës, siç pohohet edhe në nivelet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare, po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë të qytetarëve të zakonshëm.

Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri.

Të parin e përmend për lidhjet me grupin Kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë 4 viteve të para të mandatit të Edi Ramës. Mëkëmbësin tjetër të Edi Ramës për çështjet e pazareve korruptive, Damian Gjiknuri, raporti e përmend si të akuzuar për aferën me CEZ, me të cilën i shkaktuan një dëm kolosal ekonomisë.

Me këtë rast, raporti vë në dukje atë që e quan “performancë të dobët të prokurorëve në rastin e Gjiknurit, për të cilin ka një padi për dëmin e shkaktuar prej 479 milionë eurosh me paktin që favorizonte CEZ-in.

Raporti ka disa lajme të këqija për qytetarët, për mënyrën sesi po qeverisen dhe si po abuzohen nga qeveria e tyre e dështuar. Por ai ka edhe një lajm të mirë.

Lajmi i mirë është se askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama dhe njërëzit e kanë kuptuar se është një kryeministër i dështuar. Këtë e treguan edhe demonstrate e rinisë ditët e fundit. Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet.

Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin për të patur një qeveri të ndershme, që i përfaqëson inetersat e njerëzve dhe i mbron ato.​

Read More
10 Dhj
0

Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ai është frymëzuesi dhe urdhëruesi

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së rradhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar.

Read More
09 Dhj
0

Të rinjtë demokratë në marshim proteste për ekzekutimin nga policia të 25 vjeçarit. PD: Sandër Lleshaj të ikë! Bashkë me Edi Ramën, është turpi i shoqërisë.

•             Të rinjtë demokratë në marshim proteste për ekzekutimin nga policia të 25 vjeçarit. PD: Sandër Lleshaj të ikë! Bashkë me Edi Ramën, është turpi i shoqërisë.

 

 

NJOFTIM PËR MARSHIMIN PROTESTË

 

 

Të rinjtë e Partisë Demokratike protestuan sot para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për ekzekutimin nga policia para shtëpisë së 25 vjeçarit Klodian Rasha, për shkak të shkeljes së orës policore.

 

Të rinjtë demokratë kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, si një nga përgjegjësit për degradimin e Policisë së Shtetit në një institucion, që emëron militantë partiakë dhe jo profesionistë.

 

“Është Sandër Lleshaj ai që ka deklaruar se “prapa fytyrës së çdo polici është fytyra ime”,  prandaj sot Sandër Lleshaj është përgjegjës, pasi prapa sjelljes së çdo polici, është sjellja e tij.”- u shpreh Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, i cili vuri në dukje heshtjen e Ramës për ngjarjen e rëndë dhe mbrojtjen e Sandër Lleshajt, ndërsa ben turistin në SHBA. Belind Këlliçi U bëri thirrje qytetarëve t’u bashkohen edhe protestave të tjera që do vazhdojnë para Ministrisë së Brendshme.

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI.

 

E shihni vetë revoltën tek të rinjtë, tek studentët, tek gjimnazistët, tek çdo i ri që dje duhej të kishte një motiv për të festuar 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore, data 8 Dhjetor, një datë historike për vendin tonë, por që aq shumë e urrejnë pjellat e komunizmit me në krye këtë këtu përballë që ka 130 ditë që s’është në punë.

 

A e shihn i që dyert e Kryeministrisë janë të mbyllura?

 

Ku është Edi Rama?

 

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë po dergjen dhe po vdesin nëpër spitale, nëpër ambulanca, po vdesin rrugëve, ky këtu është turisti numër një në SHBA, në Manhatan. Ky që ka ikur “për të blerë vaksinën për qytetarët shqiptarë”.

 

Ky mashtrues ordiner, që e ka sjellë demokracinë në Shqipëri në minimumin e saj historik. Krahasohemi me vende të Afrikës Qëndrore.

 

Është e turpshme kjo qeverisje që kemi sot.

 

Është e turpshme të kesh sot Ministër të Brendshëm që kriminel, Sandër Lleshajn. Përse po e them këtë? Sepse i keni publike të gjitha deklaratat e tij. “Prapa fytyrës së çdo polici është fytyra ime”, ka thënë Sandër Lleshi. Prapa sjelljes së çdo polici, është sjellja e tij.

 

Ky bastard që arrestoi artistët, shembi teatrin, ka burgosur artistë, të rinj, studentë, ky njeri që i ka dhënë imazhin më të keq Policisë ssë Shtetit, sot vijon të jetë Ministër i Brendshëm. Ky njeri që shpenzon në kohë pandemi9e, 100 milionë lek nga taksat e shqiptarëve për BMË e tij lluksoze.

 

Ky indiviod, ky plehrë, ky individ i turpshëm i politikanit shqiptar, kush mban përgjegjësi për 25 vjeçarin e vdekur mbrëmë?

 

25 vjeç me hurma në dorë, kishte thyer orën e karantinës dhe vritet me plumb pas koke.

 

A ka familje? Kush do i ngushëllojë prindërit e tij?

 

Kjo që ka ndodhur dje, është kriminale. Është momenti që çdo i ri, çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar.

 

Fatkeqësisht sot, shoqëria jonë është e intubuar.

 

Duhet reagim. Patjetër, reagoi shoqëria shqiptare kur në Amerikë u vra Xhorxh Floid, edhe kryeministri, patjetër, shumë mirë bëri. Por përse nuk ka asnjë reagim për një 25 vjeçar të vrarë. Çfarë bëri? Është edhe më e turpshme tentativa për të manipuluar provat e ngjarjes, për të baltosur emrin e të djerit dhe për ta ngarkuar dyfish me dhimbje familjen.

 

Ai djalë ka qenë dje duke ecur me hurma në dorë, pas orës së karantinës. Të gjithëve na ndodh, njerëz jemi, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi për kiëtë që ka ndodhur.

 

A kanë fëmijë, apo s’kanë fëmijë? Ministri i Brendshëm duhet të ketë fëmijët e tij në këtë moshë. A ka cipë? A i vjen zor? E mban veten burrë malsor. Nëse ke një fije dinjitet, një fije moral,  një fije krenari malësori, dil, jep dorëhjeqjen dhe ndahu nga kjo organizatë kriminale.

 

Ndahu nga ky kryeministër kriminel.

 

Ndahu nga kjo e keqqeverisje që e ka çuar rininë shqiptare në zgrip të humnerës.

 

150 mijë të rinj kanë lënë Shqipërinë, 500 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi, ka një arsye përse ndodh kjo.

 

Ju lutem nuk duam të bëjmë politikë me këtë fatkeqësi, edhe përse do turren dhe do e thonë, aspak jo. Madje po bëjmë detyrën tonë si qytetarë duke reaguar dhe duke ftuar çdo të ri, çdo qytetar, të reagojë dhe të ngrejë zërin.

 

E nisën duke ngacmuar seksualisht vajzat, policia e Sandër Lleshit. E vazhduan duke rrahur minorenin 15 vjeçar, e kanë vazhduar duke dhunuar artistët dhe nuk keni reaguar. Tashmë u vra një 25 vjeçar. Mos prisni t’ju vijnë dhe t’ju vrasin në shtëpitë tuaja, të reagojmë tani sa nuk është vonë.

 

Një thirrje dua t’u drejtoj të gjithë të rinjve, të gjithë qytetarëve, të bashkohen në çdo protestë dhe në çdo thirrje që u bëhet qytetarëve për të reaguar.

 

Sot pasdite dhe sot në darkë në çdo qytet të Shqipërisë.

 

Kjo e keqe që na ka kapur prej fyti duhet të marrë fund dhe të largohet një herë e mirë.

 

Rinia shqiptare sot duhet të ishte në festë.

 

8 dhjetori është ditë simbolike për çdo të ri, ndërkohe që më 8 dhjetor u vra një 25 vjeçar me duar të xhepa me hurma në dorë.

 

Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë Ministrit të Brendshëm, por mbi të gjitha turp t’i vijë këtij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim për këtë ngjarje që ka ndodhur.​

Read More
09 Dhj
0

Skandal i ri me fondet e rindërtimit. 5 nga 12 godina tek zona “5 maji” kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë. 

•       Skandal i ri me fondet e rindërtimit. 5 nga 12 godina tek zona “5 maji” kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

 

Të dashur qytetarë,

5 nga 12 godina te zona “5 maji” po kthehen në zyra luksi për “Hajdutët e Fatkeqësisë” në qeveri dhe bashki.

Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile.

Vesi i përvetësimit të të mirave publike për interesa personale është frymëzimi dhe moto e kësaj qeverie dhe ky ves vjen e përforcohet edhe në kohë fatkeqësie.

Fatkeqësisht edhe sot thuajse një vit pas tërmetit fatkeq që goditi vendin, të dhëna tronditëse dalin në pah.

Pangopësia e hajnave nuk kursen më askënd. Objektet e LOTI I

Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë. Më konkrektisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Zona 5 Maji_A3

Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj.

Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.

Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.

Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal.

Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.

Gjatë periudhës së tërmetit mijëra shqiptarë kanë kontribuar me ndihma në forma të ndryshme edhe monetare. Qeveria e drejtuar nga Rama dhe njëkohësisht qeveria lokale e drejtuar nga fotokopja pa ngjyra e Ramës po tentojnë të tjetërsojnë qëllimin e këtyre fondeve.

Ato duan që paratë që duhet të ndërtonin shtëpitë e shqiptarëve aty ku u shembën, të ndërtohen zyrat e luksit.

Ky është një akt i paligjshëm, në kurriz të interesit publik. Pse duhet që qeveria dhe bashkia të uzurpojnë hapësirat që u takojnë qytetarëve, kur zyrat i kanë që tani shumë të rehatshme? A duan të lirojnë godinat në qendër të Tiranës për ta dhënë truallin për ndërtim kullash të tjera dhe pastrim parash?

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk ndryshojnë aspak nga personazhi famëkeq Tenardie i Viktor Hygoit. Ai plaçkiste të vdekurit, këta grabisin për luksin e tyre godinat që duhet të strehonin familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Por shumë shpejt, e vërteta do të dalë, për të dy këta që luajnë me fatkeqësinë e shqiptarëve për interesat e ngushta personale. Për ato që thyejnë besimin e shqiptarëve duke ua trejtësuar fondet për interesa personale. Shqiptarët do t’i ndëshkojnë me votën e tyre në 25 prill 2021.

Fajtorët do të përgjigjen për këto sjellje personalisht. Askush nuk mund t’i shpëtojë barazisë përpara ligjit.

Read More
04 Dhj
0

“Me helikopter ushtarak për fushatën e PS”, PD padit në SPAK Ministren e Mbrojtjes: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale. Ja sa vjet burg rrezikon Olta Xhaçka.​

  • “Me helikopter ushtarak për fushatën e PS”, PD padit në SPAK Ministren e Mbrojtjes: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale. Ja sa vjet burg rrezikon Olta Xhaçka.​

NJOFTIM PËR SHTYP I PARTISË DEMOKRATIKE DEKLARATAT E PLOTA TË ALBANA VOKSHIT DHE GENT STRAZIMIRIT

Partia Demokratike dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake që kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste. Në kallëzim, argumentohet me fakte konkrete të fluturimeve dhe të aktiviteteve elektorale të PS në Dibër në të njëjtën ditë, se Ministrja e Mbrojtjes ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Për secilën nga shkeljet e ligjit, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje për shkeljen e ligjit nga Ministrja e Mbrojtjes, duke përdorur helikopterin ushtarak për qëllime elektorale, pasi është emëruar drejtuese politike e PS në Dibër.

Pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve, janë të paktën 8 data të dy muajve të fundit, që Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin ushtarak për të shkuar në zonën e saj elektorale dhe për të kryer aktivitete për PS.

Duke theksuar se ka pamje filmike dhe foto që provojnë veprën penale të Olta Xhaçkës dhe ia bëjnë punën më të lehtë SPAK-ut, zonja Vokshi vuri në dukje kontrastin e thellë mes pushtetit dhe qytetarëve.

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.”- u shpreh Albana Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, faktet në kallëzim penal implikojnë rëndë edhe Komandantin e Forcave Ajrore, i cili ka manipuluar arsyet e udhëtimit të helikopterit, duke i deklaruar për qëllime stërvitore, kur është e provuar se qëllimi ka qenë elektoral, në interes të PS.

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat përkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”- u shpreh Gent Strazimiri.

Edhe në kallëzimin e dorëzuar sot, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të trajtojë të gjithë njësoj përpara ligjit.

“Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të, janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është apo jo i pasur apo i veshur me pushtet.”- thuhet në kallëzimin penal të Partisë Demokratike.

DEKLARATË E PARTISË DEMORKATIKE,  ALBANA VOKSHI 

Jemi tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sjellë kallëzimin për Ministren e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka dhe drejtuesin e Forcës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me denoncimin që kemi bërë që prej dy javësh tashmë, me abuzimin me fondet publike dhe shpërdorimin e postit.

Sikurse e përmenda, prej dy javësh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte konkrete, me prova filmike abuzimin me fondet publike të minsitrës se Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo që në momentin që ëshët caktuar drejtuese poiltikë e Edi Ramës në Qarkun e Dibrës, ka përdorur si taksi personale, helikopterin e Forcave të Armatosura. E ka përdorur këtë helikopter në mënyrë të përsëritur, të vijueshme që prej një viti. PD ka shfaqur edhe prova filmike në lidhje me vërtetësinë e këtij denoncimi. Gjithashtu kemi shfaqur datat të cilat ajo ka udhëtuar.

Vetëm në dy muajt e fundit janë 22 udhëtime të bëra nga Olta Xhaçka në Qarkun Dibër, udhëtime që nuk kanë asnjë lidhje me postin e Ministres së Mbrojtjes, por kanë lidhje me organizime të strukturave të partisë Socialiste, pra me fushatën elektorale të PS në Qarkun Dibër. Një udhëtim kushton nga 5 deri në 10 mijë euro. Në vetëm dy muajt e fundit janë mbi 100 milionë lekë të shpenzuara, pra të abuzuara, nga ministrja e Mbrojtjes. Në kushtet e një krize të thellë ekonomike, shoqërore, shëndetësore, ky akt abuzimi të fondeve publike shkon përtej papërgjegjshmërisë.

Këto ditët e fundit unë kam marrë me qindra mesazhe nga gra, nga nëna të cilat janë të revoltuara, janë të frustruara për abuzimin që një grua, një nënë ka bërë me paratë e taksave të tyre. Në kohën që Ministrja e Mbrojtjes abuzon me helikopterin i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim për ruajtjen e pushtetit të Edi Ramës, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, Janë me qindra, me mijëra gra të cilat ende sot jetojnë në çadra sepse banesat e tyre u shembën nga tërmeti, Jetojnë më kushte mizerabël, në varfëri ekstreme.

Në kohën kur ministrja shpenzon në 2 muaj mbi 100 milionë Euro nënat jetojnë më shumë se në varfëri. Nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet për të afërmit e tyre, për fëmijet e tyre, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë që shfrytëzohen si skllave sepse ka me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijnë të paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.

Kjo shkon përtej papërgjegjshmërisë. Kemi pritur prej dy javësh që ministrja dhe Kryeministri të reagojnë. Ndaj jemi këtu pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mënyrë që të dërgojmë këtë kallëzim. I kërkojmë prokurorisë, SPAK-ut, që të kryejë hetime të thelluara, profesionale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Të gjitha këto që tha zonja Vokshi përbëjnë vepër penale dhe në bazë të Kodit Penal përmblidhen në tre vepra penale, për Ministre e Mbrojtjes  shpërdorim i detyrës dhe përdorim i funksionit për veprimtari politike apo fushate zgjedhore si dhe secilin prej atyre ushtarakëve të cilët kanë pasur për detyrë të ndalojnë këtë abuzim dhe viedhje të saj veçanërisht në këtë kohë pandemie dhe halli të madh për pjesën më të madhe të shqiptarëve, do te duhet të pergjigjen për shpërdorim të autoritetit ushtarak.

Ligji është i qartë që funksionari publik, Ministri apo cilido prej drejtuesve te lartë të shtetit, veçanërisht përsa i perket mjeteve ushtarake, nuk mundet t’i përdorë perveçse brenda funksionit të tij zyrtar.

Shqipëria që duam, apo secila prej slloganeve te PS, apo secila prej mbledhjeve të PS, nuk kanë lidhje me funksionin publik apo funksionit shtetëror të Ministres Olta Xhaçka.

Kështu që, përdorimi i mjeteve ushtarake, të Forcave të Armatosira, për të shkuar në këto mbledhje siç ajo vetë dëshmon përmes facebook-ut të saj, përbën vepër penale dhe janë vepra të rënda për te cilat merret Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokuroria përkatëse dhe janë vepra që dënohen në jo më pak se 7 vjet burg, ose jo më pak se 3 vjet burg.

Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat përkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik.

Read More
30 Nën
0

Heshtja fajtore e qeverisë për tenderin me 3-fishin e çmimit, PD: Askush nuk dontë shpëtojë nga përgjegjësia

 

• Heshtja fajtore e qeverisë për tenderin me 3-fishin e çmimit, PD: Askush nuk dontë shpëtojë nga përgjegjësia

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

Të dashur qytetarë!

Shumë prej jush sot mund të kenë marrë lekë borxh për të blerë ilaçet kundër covidit. Shumë të tjerë prej jush janë gdhirë të papune, me mijëra të tjerë jetojnë me pasigurinë e situatës.

Por hallet e njerëzve të zakonshëm nuk janë hallet e qeverisë që na drejton edhe për pak muaj. Qeveria e Edi Ramës e sheh këtë si një kohë për të vjedhur me tendera të fryrë. Pandemia është shfrytëzuar nga qeveria si një periudhë e artë për të mbushur xhepat.

Ne publikuam një ditë më parë një nga rastet më të rënda të vjedhjes me tendera në kohë pandemie. Qeveria ka dhënë një tender me 3 fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid. Është një luftë mes klanesh në qeveri, që përplasen me njëri-tjetrin për te zhvatur paratë tuaja, të dashur qytetarë.

Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh.

Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.

Kjo nuk ndodhi as këtë herë, sepse qeveria ka vendosur të vjedhë edhe tek pajisjet qe mbrojnë mjekët. Shqipëria ësjtë një mga bendet me numrim më të lartë të mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të covid 19.

Cila është përgjigja e qeverisë për këtë radt të rëndë të abuzimit me paratë e shqiptarëve?

Zero reagim!

Zero përgjegjshmëri!

Edi Rama dhe qeveria e tij heshti dje, vazhdon të heshtë edhe sot në përpjekje për të mbuluar skandalin e radhës me vjedhjen e qindra milionë lekëve në kohë pandemie.

Heshtja e tyre nuk e mbulon dot të vërtetën, të cilës ne do t’i shkojmë deri në fund për hir të mijëra e mijëra qytetarëve të braktisur më mëshirën e fatit dhe qindra mijëra të tjerëve që duan siguri për jetën, punën dhe shëndetin!

Read More