Blog

03 Shk
0

Prezantimi i programit për arsimin “Shqipëria fiton”, nga Kryetari i PD, Lulzim Basha

• Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350 mijë nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

• Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

• Nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra. Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës.

• Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.

• Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.

• Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona. Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë. Nuk ka as edhe një arsye pse të mos i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri, po për këtë na duhet të përmirësojmë arsimin e lartë.

• Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm.

• Ne do investojmë tek studentë të shkëlqyer duke i çuar ata në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain (Përfitimi i Mendjeve), i cili nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

• Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë e vetë studentët.

• Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

• Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit,

 

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN SHQIPËRIA FITON, NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë

Jam përsëri sot përpara jush, këtë herë me ndjenjë të veçantë entuziasmi.
Planet tona për ekonominë dhe shëndetësinë, të cilat u prezantuan këto ditë, kanë marrë shumë komente dhe mesazhe mbështetjeje nga ju.
Kjo na jep forcë dhe besim sepse shqiptarët kanë pritur shumë gjatë të dëgjojnë një plan serioz që vërtet do të realizohet.
Jo më premtime boshe, jo më premtime të pambajtura. Përpara jush janë vetëm angazhimet tona me përgjegjësi të plotë për çdo sektor të jetës tonë. Janë angazhimet tona për të ardhmen tonë të përbashkët që shumë shpejt do të trokasë këtë pranverë.
Në politikë angazhimet duhen bërë realitet, përndryshe, si në çdo vend normal, populli e dërgon qeverinë në shtëpi. Fatkeqësisht në këto 8 vite, premtimet u shndërruan në mashtrime dhe manipulime. Faturën e paguajnë shqiptarët. Edi Rama do duhej të ishte larguar prej kohësh.
Unë jam këtu për t’iu garantuar se gjërat mund dhe do të ndryshojnë. Se bashkë do ta arrijmë ta sjellim këtë ndryshim.
Të dashur vëllezër dhe motra.
Ne po prezantojmë planet për çdo fushë, po ka vetëm një plan që na prek të gjithë, një plan që është për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e familjeve tona, për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.
Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë.
Të dashur qytetarë shqiptarë kudo ku ndodheni,
Arsimi është baza e shoqërisë tonë.
Suksesi i fëmijëve tanë, është suksesi ynë.
Nëse ata nuk ia dalin, ne jemi të dështuar. E ardhmja jonë vihet në pikëpyetje.
Gjatë muajve të fundit kam punuar me specialistët më të mirë të arsimit, si nga Shqipëria, edhe nga jashtë vendit, për t’i dhënë Shqipërisë një plan pune konkret. Një plan pune që do të ndryshojë rrënjësisht sistemin tonë arsimor dhe përfitimet për ju.
Ajo çka i duhet fëmijës, është një i rritur që beson tek ai.
Por qeveria aktuale nuk beson as tek fëmijët shqiptarë dhe as tek shqiptarët.
Çdo fëmije duhet t’i garantohen kushtet nga shteti, që të jetë në gjendje të sigurojë jetën dhe të ketë mundësi dhe shanse të ecë përpara, si të gjithë moshatarët në Europë. Dhe jo të përjashtohet pa iu dhënë fare shansi të studiojë në kushte të barabarta.
Është e papranueshme për mua që të kemi fëmijë dhe familje shqiptare që nuk janë në gjendje të përballojnë dot kostot e teksteve shkollore! Kjo ka pasoja të pariparueshme për gjithe jetën e tyre. Pa shkollë, pa arsim, pa përgatitje, ata do të ndihen dhe në fakt do të jenë të përjashtuar nga shoqëria, nga tregu i punës. Dhe jo për fajin apo paaftësinë e tyre. Por vetëm sepse qeveria u tregua e padrejtë me ta.

Është e papranueshme që fëmijët të detyrohen të braktisin shkollën vetëm sepse e kanë të pamundur prej kushteve sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre. Ne duhet të garantojmë që do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë që fëmijët tanë, brezi i ri të marrë një shkollimin dhe profesionin që meriton për jetën.
Kjo është beteja më e madhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Një betejë që kryeministri në ikje e ka braktisur, ashtu si edhe shumë të tjera, në këta 8 vite.
Siç ju kam thënë, edhe plani në vijim, njësoj si planet e tjera të shpalosura deri tani, nuk është premtim!
Është angazhimi që ndërmarr ndaj jush me përgjegjësinë më të lartë.
Një kryeministër që nuk i mban zotimet, pas 4 vitesh nuk mund të kandidojë më për mandat të dytë.
Unë do t’i mbaj angazhimet e mia! Ju jeni ata që do më gjykoni nesër.
Dhe tani pikat kryesore të plani tonë për arsimin:
1. Angazhohem se do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës.
Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

2. Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta marrin atë gjatë periudhës së arsimit të tyre.

3. Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Ëducation Ëorld Ëide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime.

4. Angazhohem që nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin” ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra dhe do t’i mbajë fëmijët të sigurtë në shkollë dhe larg rrugëve.

5. Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë, atëherë përgjegjësit për këtë të ardhme janë mësuesit e fëmijëve tanë. Ata meritojnë më shumë. Po ama vërtet më shumë. Dhe unë angazhohem që t’u jap më shumë. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

6. Kjo periudhë e tmerrshme e pandemisë, nxori zbuluar se si kjo qeveri ka vetëm fjalë dhe premtime boshe. Qeveria i detyroi fëmijët të mësonin nga shtëpia, kur shumë prej tyre nuk kanë as tabletë, as leptop, as kompjuter! Prandaj shumë fëmijë shqiptarë rrinë sot në shtëpi duarkryq dhe të përjashtuar, sepse kjo qeveri e shkëputur nga njerëzit, nuk e di që ata s’i kanë mundësitë të mësojnë nga shtëpia.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi.

Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre.

Të dashur bashkëqytetarë. Të dashur student dhe pedagogë.

Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë.
1. Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane.

2. Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

3. Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

4. Ne do investojmë tek studentë e shkëlqyer duke i mundësuar atyre studimin në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain, i cili nuk nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

5. Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.

6. Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, është angazhimi tjetër i qeverisë tonë për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, që do të përdoren falas nga pedagogët dhe studentët pa pagesë.

7. Një vend të veçantë në platformën tonë ka financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.

Të dashur qytetarë shqiptarë. Në mënyrë të përmbledhur këto janë disa prej pika kryesore të planit tonë të arsimit.
Ky është plani ynë për të ardhmen e Shqipërisë.
Me këtë plan, Shqipëria fiton!
Me këtë plan, shqiptarët fitojnë, sepse ne mund të bëjmë më shumë!
Ne do të bëjmë më mirë!
Dhe ne të gjithë do bëhemi më mirë!
Më 25 prill do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen tonë.

Ju falemnderit!

Read More
03 Shk
0

Vokshi: Shqipëria do të fitojë arsimin

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, ALBANA VOKSHI

Të gjithë kemi parë impaktin që plani ynë ekonomik krijoi në publik.

Njerëzit me të vërtetë I kanë sytë nga ne për të krijuar ndryshimin, për të cilin ka shumë nevojë ky vend.

8 vjet dështimi total.
8 vjet nuk është bërë asgjë, vetëm premtime boshe.
8 vjet qytetarët e dëgjojnë të flasë, por nuk besojnë asnjë fjalë që ai thotë. Ndaj është koha që Rama të largohet.

Investimi në burimet njerëzore e, në rradhë të parë, në arsim, është strategjia më e sigurt për zhvillimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe me kthimin më të madh për ekonominë.

Ndaj, Lulzim Basha sot do t’ju paraqesë planin e tij se si Shqipëria mund dhe do të fitojë në arsim.

Është një plan i kompletuar, serioz. Një plan i realizueshëm. E që do ta zbatojmë menjëherë pasi koalicioni i bashkuar, i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët.

Mqitë e mi,

Atë që Rama dhe qeveria e tij ka bërë në 8 vitet e fundit me arsimin mund ta shihni sot, mund ta prekë çdo familje, çdo prind që çon nxënësit në shkolla, çdo student e çdo pedagog. Sistemi arsimor – nga parashkollori te i larti – është rrënuar!

Premtoi 5% të PBB, por financoi më pak se gjysmën, 2.4%, niveli më i ulët ndonjëherë, duke siguruar vendin e fundit në rajon e Evropë. UNICEF llogarit që prej nënfinancimit të arsimit ekonomia shqiptare ka humbur 35 mln dollar në vit ose thënë ndryshe 280 mln dollar në 8 vite.

Prapambetja, padija e për rrjedhojë braktisja e të rinjve ishte e ardhmja që Edi Rama projektoi për Shqipërinë.

Për Ramën, luksi kryeministror ka më shumë rëndësi sesa shkollat dhe infrastruktura shkollore. Për shkollat ai investoi disa herë më pak se për fasadat shumëngjyrëshe.

Ndërkohë që gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD u ndërtuan e rindërtuan 1314 shkolla, nëë 8 vitet e Edi Ramës numri i shkollave të ndërtuara numurohet me gishtat e dorës, ndërkohë që rreth 430 shkolla u mbyllën më urdhër të tij.

Banka Botërore llogarit se 90% e objekteve arsimore janë pa kushtet minimale. Shqipëria nuk ka kapacitete në infrastrukturën e dixhitalizimit, nuk siguron internet dh e mbi 50% e familjeve nuk kane as kompjuter e as laptop.

Në 8 vjet dështim, Edi Rama e shndërroi sistemin arsimor në një sistem diskriminues për nxënësit dhe studentët e varfër. Për këtë qeveri ata janë qytetarë të dorës së dytë.

në bazë të raportit të fundit të OECD, shkalla e braktisjes në ciklin fillor dhe 9 vjecar shkon nga 5.5% në 7%, sa dyfishi mesatares se vendeve të BE (2.5%) apo trefishi i mesatares së vendeve të OECD (1.8%):

Largësia nga shkolla, të ardhurat e pakta familjare, migrimi, varfëria kamë bërë që braktisja e shkollës këto 8 vjet në vendin tonë të jetë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Europian.

Një katastrofë e vërtetë.

Sot, 1 në 4 nxënës apo student braktis shkollën. 32 mijë nxënësit më të mirë më të talentuar në 3 vitet e fundit janë larguar për në universitetet e Europës apo botës.

Mësuesit patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së PD, mbi 200%, (marrë parasysh edhe inflacionin e kohës). Rama premtoi rritje të pagave të mësuesve 40%, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën. Në 8 vjet, duke llogaritur inflacionin, rritja është krejt e papërfillshme. Mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

Renditja e Shqipërisë në çdo raport të organizatave ndërkombëtare, apo në PISA 2018, dëshmon dështimin e politikave 8 vjeçare në arsim., paqëndrueshmëria e kurrikulave, administrimi abuziv të Maturës shtetërore, politizimi i emërimeve në arsimi, diskriminimi I nxënësve nga shtresa të varfra, dështimi në arsimin profesionale kanë bërë që cilësia e shkollimit në Shqipëri të jetë e ulët dhe larg kërkesave të kohës

E njëjta situatë në Arsimin e Lartë. 0.52% e Prodhimit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe 0.02% për Kërkim Shkencor nuk mundëson zhvillim normal të sektorit, as infrastrukturë fizike e dixhitale të përshtatshme, apo projekte që t’i përgjigjen sfidave të zhvillimit. Kërkimi shkencor është asgjesuar.

OECD llogarit se Qeveria Shqiptare shpenzon 10 herë më pak për një student se mesatarja e vendeve të OECD. (Shqipëri 1700 $, mesatarja e OECD 11.400 $). Ndërkohë që një student shqiptar paguan për master më shumë se ai në Kosovë, Gjermani, Itali, Spanjë etj.

Ligji për arsimin e lartë: cenoi rëndë autonominë universitare dhe liritë akademike, degradoi standardet e vetëqeversisjes, dobësoi statusin e pedagogëve, injoroi interesat e studentëve.

Periudha e pandemisë nxori në pah dështimin e politikave të Edi Ramës në arsim. Qeveria dështoi në sigurimin e arsimit cilësor fizik, online apo të alternuar në të gjitha ciklet e arsimit.

611 mijë nxënës dhe studentë rrezikojnë të shndërrohen në brez COVID me arsimim të paplotë, jo cilësor që do të ketë impakt negativ ne ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në vitet që vijnë.

PD angazhohet për një sistem arsimor të depolitizuar e meritokratik që të sigurojë arsimim të barabartë, jo diskriminues e cilësor.
Universitetet do të jenë pasuri kombëtare dhe gjenerator i dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit për zhvillimin e vendit. ligji i ri arsimit të lartë do të sigurojë autonomi të plotë universitare, por më së pari do të respektojë të drejtat dhe liritë e studentëve e pedagogevë.

Ekipi ynë i ekspertëve ka punuar për të sjellë plane pune që do të përmirësojnë cilësinë e arsimimit e do të ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Programi i PD kujdeset të trajtojë me respekt e dinjitet mësuesit dhe pedagogët tanë të dashur. Ata janë heronjtë tanë dhe meritojnë shumë më tepër.

Unë e njoh Lulzim Bashën prej shumë vitesh dhe mund të them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur, në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin pozitiv për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.

Ne mund të themi të bindur se kemi besim të plotë te Lulzim Basha për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, në një vend ku Qeveria kujdeset për qytetarët e tij.

Read More
03 Shk
0

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, takim me farmacistë dhe pacientë për të shpjeguar programin “Shqipëria fiton shëndetësinë”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, programin e saposhpallur për shëndetësinë e ndau me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë. Basha u sqaroi farmacistëve dhe pacientëve detajet e programit #Shqipëria Fiton dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve në këtë drejtim. Ai iu detajoi atyre pikat kryesore të planit.

“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish. Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, – tha Basha.

Në qëndër të programit sipas Bashës do të jetë pacienti.

“E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrё kёtё mjekim”, – sqaroi Basha pacientët.Sipas kreut të opozitës “kёto janё dy ndryshimet kryesore qё do tё sjellё programi pёr shёndetёsinё dhe do tё bёjё tё mundur qё sot shqiptarёt tё paguajnё mё shumё se çdo banor tjetёr i Ballkanit dhe marrin shёrbimin me cilёsinё mё tё dobёt”

Basha sqaroi edhe çështjen e kartës së pacientit që do të ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes së mjekut, spitalit apo edhe ilaçit që i duhet pacientit.

“Karta e pacientit do të mundësojë që pacienti të zgjedhë, te cili mjek familje do të shkojë, te cili specialist do të shkojë ,te cili spital do të shkojë dhe detyra e shtetit është të sigurojë që sistemi i sigurimeve shëndetësore të funksionojë dhe të marrin rimbursimin e duhur ndërkohë që zgjedhjen e kanë ata në dorë”, – u shpreh kreu i PD gjatë takimit me farmacistë e pacientë.

Read More
02 Shk
0

Basha: Më 25 prill, Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

• Basha: Ndërsa Rama sulmon opozitën, ambasadorët, BE-në, ne kemi kohë që punojmë për programin. Punojmë me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare e lokale. Ne bëjmë një plan pune, ai shpërdoron kohën televizive me fjalime të mërzitshme.

• Basha: Plani ynë ekonomik, në qendër qytetarin dhe familjen shqiptare. Plani ynë, taksa të ulëta, punësim, zhvillim. Plani ynë, plan pune i përditshëm, i përjavshëm, i detajuar. Me këtë plan fiton rinia, pensionistët, mjekët, infermierët, mësuesit, pedagogët, të papunët, të varfrit. Me këtë plan fiton Shqipëria, humbet Edi Rama.

• Basha: Edi Ramës ia kuptoj mirë nervozizmin, por koha e tij ka mbaruar. Më 25 prill, Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Në 8 vite kishte kohë të mbante premtimet, por i shkeli. Taksa progresive ka dështuar, ka prodhuar korrupsion e padrejtësi, ka larguar rininë. Taksa progresive ka pasuruar oligarkët, ka varfëruar shqiptarët. Taksa progresive ka shkatërruar klimën e biznesit, taksa e sheshtë 9% do të sjellë zhvillim.

• Basha: Rama është e shkuara, prandaj nuk merrem më me të. Koalicioni ynë, bashkë me LSI do të largojmë Ramën dhe do të nisim zbatimin e planit tonë të punës. Nuk kam premtuar mrekulli, por një program që Shqipëria të fitojë. Kurrë më në Shqipëri një njeri i vetëm nuk do të ketë të gjitha pushtetet. Koalicioni do të mbrojë dhe garantojë demokracinë dhe ndarjen e pushteteve.

• Basha: Rama e shkatërroi procesin e integrimit, kushtet na u shtuan për shkak të dështimeve të tij. Zhbllokimi i procesit të integrimit, prioritet madhor i imi. Me qindra miliona euro nga BE janë të bllokuara për shqiptarët nga ngecja në procesin e integrimit.

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT

 

Ju uroj mirëseardhjen!

U bë ca kohë, por siç e keni parë kemi qenë të ngarkuar me prezantimin e platformës tonë ekonomike. Ju falenderojë për interesin që e keni ndjekur dhe përcjellë tek qytetarët shqiptarë sikundër gjej rastin të falënderoj qytetarët shqiptarë për interesin e jashtëzakonshëm që kanë pasur në këtë prezantim dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë shfaqur gjatë gjithë këtyre ditëve në mënyrë publike përmes ekraneve tuaja, me mesazhe në rrjetet sociale e kudo tjetër.

Njëri prej qytetarëve është i lodhur, është i dëshpëruar dhe nuk e fsheh dot nervozizmin e tij për shkak të këtij programi dhe në fakt është i vetmi që del i humbur nga ky program. Qytetari Rama pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, pas 8 vitesh dështimesh nuk i ka mbetur më asgjë tjetër veçse nga mëngjesi deri në darkë të ngulet para televizorit ose para Facebook-ut dhe të vjellë nga mëngjesi deri në darkë sulme personale të cilat siç i keni parë pas shpalosjes së programit janë intensifikuar.

Ju e kuptoni pse e bën këtë apo jo? Media e kupton pse e bën këtë. Tani përmes mediave dua t’jua shpjegoj fare qartë qytetarëve pse e bën këtë. Po çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, kryeministri në ikje pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura? 8 vite dështime. 8 vite ku ka prodhuar, papunësi, rritje taksash, rritje të kostos së jetesës, largimin më masiv të të rinjve. Pra me dy fjalë, shkatërrimin e ekonomisë dhe të vendit. Imagjinoni, nuk është e lehtë.

Gjithësecili prej jush vendoseni vetën në vendin e një njeriu që për 8 vite ka pasur çdo gjë në do të. Gjithçka, edhe arrën edhe gurin, gjithçka. Pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës e ka pasur Edi Rama.

Shikoni tani ku e ka katandisur Shqipërinë me pushtetin që e ka pasur. Ndërkohë që ka nisur dhe intensifikon ritualet e tij çaveziane, orë të tëra fjalime, sulme ndaj opozitës, sulme ndaj medias, sulme ndaj ambasadorëve, sulme ndaj BE-së, sulme ndaj çdokujt, ne kemi bërë vite që përgatisim ofertën tonë për shqiptarët. Jo premtime.

Unë nuk bëj premtime, Partia Demokratike nuk bën premtime, ky që është shpalosur nga kjo sallë dhe vazhdon të shpaloset dhe do të vazhdojë dhe në javët në vijim, është angazhim, është plan pune konkret dhe ka marrë një kohë të gjatë për t’u përgatitur me ekspertët më të mirë tanët, të Shqipërisë dhe me ndihmën më të vyer ndërkombëtare.

Është ky plan pune në qendër të të cilit janë hallet dhe problemet që kanë shkaktuar 8 vite të keqqeverisjes të qytetarit Rama, kryeministrit në ikje, njeriut të lodhur dhe të dështuar që nuk i ka mbetur asnjë marifet tjetër përveçse sulmeve diversioneve dhe shpërdorimit të kohës televizive për fjalime të mërzitshme që s’ia beson më askush, as brenda shtëpisë së vet. Plani ynë ekonomik në tërësinë e tij ka në qendër qytetarin dhe familjen shqiptare. Objektivat e tij janë të qartë, të mundësoj brenda 4 viteve 110.000 vende të reja pune.

Taksat më të ulëta, të jap arsye dhe mundësi të rinjve që ëndërrojnë të punojnë dhe të jetojnë në vendin e tyre dhe të ul ndjeshëm papunësinë dhe koston e jetës. Prej muajsh, ky plan është detajuar sikundër edhe reformat dhe hapat që do të ndërmerren ditë pas dite, javë pas jave, muaji pas muaji në 100 ditëshin e parë për të mundur që në krye të katër viteve të dalim para shqiptarëve me një plan pune konkret të realizuar jo me premtime boshe e të pambajtura, që janë epitafi i qeverisjes 8 vjeçare të dështuar të qytetarit të mërzitur nga ky plan. Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Me këtë plan fiton rinia.

Me këtë plan fitojnë pensionistët, fiton shtresa e mesme, fitojnë fermerët, fitojnë profesionistët, fitojnë mësuesit dhe pedagogët, personeli shëndetësor nga infermierët dhe sanitaret tek mjekët dhe tek farmacistët, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë, vetëm njëri nuk fiton; me këtë plan humb Edi Rama. Dhe ky është shkaku pse do të vazhdojë të harxhojë orë të tëra të programacionit tuaj me propagandë bajate, me diversione të dala boje, me sulme të lodhura ndaj meje.

Po ja them sot ta kuptojë shumë mirë nervozizmin, por koha jote ka mbaruar. Më 25 prill Edi Rama do të humb dhe Shqipëria do të fitojë. Në krahun tim, kam dy nga ekspertet që kanë punuar dhe kanë drejtuar punën e programit në tërësi dhe të ekipit ekonomik në veçanti. Dhe para se t’ju jap mundësinë për t’mu drejtuar me çfardo pyetjesh që mund të keni, më lejoni t’jua jap fjalën fillimisht zonjës Tabaku dhe pastaj zotit Teliti.

Pas gjithë bajatsirave dhe sulmeve që i bën ai apo ata që i nxjerr për të sulmuar, fsheh diku ndonjë premtim. Kur dolëm ne me pagën minimale, sulm, sharje, fyerje, gajasje bajate dhe pastaj doli dhe e morri dhe tha do ta bëj unë.

Se si do ta bëjë një Zot e di se nuk e bëri 8 vite me radhë. Ne e kemi planin se si do të shkojmë tek rritja e rogave, se kalon përmes një procesi të tërë ekonomie që ai as e ka kuptuar kurrë, as ka për ta kuptuar. Se po se kuptoi për 8 vite kryeministër, kur do e kuptojë? Në pension? Po deshi ta kuptoj në pension, ndoshta do të bëjmë dhe ndonjë skemë të subvencionojmë tarifat për pensionistët. Megjithëse nuk e besoj se ka nevojë për një subvencionim Edi Rama, dhe pak si vonë është të nxërë ekonominë.

Por çështja është fare e thjeshtë, 8 vite kishte kohë t’i mbante premtimet të cilat bëri, nuk i ka mbajtur ato premtime, shikon programin tonë që është program pune dhe pastaj fillon e premton, hap thesin se do bëjë në tre muaj atë që s’ka bërë dot në tre vite. Të njëjtën gjë bëri dhe sot.

Faktikisht sot, pas të gjithë atyre sharjeve, fyerjeve, diversioneve, tha që taksa e tij progresive ka dështuar. Ka dështuar? Sa vite ka që e themi ne? Taksa progresive jo vetëm ka dështuar, por ka mbjellur korrupsion, ka varfëruar shqiptarët, ka mbjellur papunësi, ka shkatërruar ekonominë, ka larguar të rinjtë nga Shqipëria.

Është një nga arsyet kryesore të dështimeve të njëpasnjëshme të Edi Ramës. Por në lodhjen dhe dëshpërimin që e ka kapërcyer, e fshehu në ato sulmet e bojatisura të sotme, kështu që dua t’ia theksojë unë meqë se tha vet sot; të paktën tani në ikje, fillon dhe i pranon disa nga dështimet e veta.

Sigurisht që taksa progresive ka dështuar, ka pasuruar oligarkët e tij, ka varfëruar të gjithë shqiptarët, ka shkatërruar shtresën e mesme, ka shkatërruar vendet e punës, ka shkatërruar klimën e biznesit dhe kjo është një nga arsyet se me taksën e sheshtë 9% Fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët, humbet vetëm dështimi i këtyre 8 viteve dhe një grusht shokësh te tij.

Read More
02 Shk
0

Teliti: Ndihmojmë biznesin, taksë e sheshtë 9%

SHPJEGIMI I DORIAN TELITIT GJATE KONFERENCES ME GAZETARËT

Ashtu siç u shpjegua edhe paraprakisht, zotimi ynë është ulja e menjëhershme e taksave, ky nuk është objektivi, ky është një instrument për të ndihmuar ekonominë shqiptare për t’u rikthyer në shinat e zhvillimit dhe nuk është instrumenti i vetëm ku jemi angazhuar.

Megjithatë le të ilustrojmë me dy-tre shëmbuj konkret taksimin, që të jetë e prekshme për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të marrë fund një herë e mirë e gjithë logoria e shpifjeve të përfaqësuesve të qeverisë mbi angazhimet e Lulzim Bashës dhe PD-së.

Të flasim fillimisht për qindra mijëra të punësuar.

Ne angazhohemi që të heqim taksën progresive mbi pagat, e cila sot është nga 13 dhe 23 % dhe do të vendosim taksën e sheshtë vetëm 9% duke ruajtur, fashën ekzistuese të 300 mijë lekëve të para.

Konkretisht, marrim pagën mesatare 500 mijë lek të vjetra në muaj.

Sot një individ me taksën progresive paguan 26 mijë lek të vjetra në muaj tatim mbi pagën.

Me taksën e sheshtë me propozimin tonë, me angazhimin tonë, do të paguajë vetëm 9% e cila përkthehet në vetëm 18 mijë lek të vjetra në muaj. 300 mijë lekëshi i parë nuk tatohet. Tatohet çdo qindarkë mbi këtë 300 mijë leksh.

E thënë ndryshe me taksën e sheshtë 9%, me heqjen e taskës progresive çdo qytetar i cili paguhet sot me pagën bruto prej 500 mijë lekësh të vjetra do të ketë një kursim mujor prej 8 mijë lekësh ose e thënë ndryshe në vit, 96 mijë lek. Le të marrim një pagë tjetër. Pagën tuaj.

Një pagë mesatare të gazetarëve, afërsisht 100 mijë lek të vjetra në muaj.

Sot ju të nderuar paguani 78 mijë lek të vjetra tatim mbi pagën në taksimin progresiv.

Me taksën e sheshtë 9% do të paguani vetëm 54 mijë lek në muaj. Pra në xhepin tuaj do të keni 24 mijë lek më tepër para të cilat ju nuk do t’i paguani më për të shkuar për kontrata konçesionare, për shpenzime luksi, për shpenzime operative, absolutisht të panevojshme, para që do të ngelin në xhepin tuaj, para që do të mbeten për konsumin tuaj të përfitshëm.

Besoj se është e qartë. Ruhet fasha përjashtuese prej 300 mijë lekësh të vjetra, ulet nga 13 dhe 23 % dhe vendoset taksë e sheshtë prej vetëm 9%.

Të flasim për krahun tjetër, biznesin.

Ne jemi angazhuar që të mbështetet fuqimisht biznesi i vogël dhe çdo biznes me xhiro vjetore deri në 140 milionë lek të vjetra do të jetë pa tatim-fitim dhe pa TVSH.

Njëkohësisht në anën tjetër biznesi nuk paguan vetëm tatim fitimin dhe TVSH, por paguan edhe një lum pa fund taksash dhe tarifash lokale, disa prej tyre të përkohshme siç keni rastin e Bashkisë së Tiranës, të cilat i marrin frymën binzesit.

Angazhimi ynë është çdo biznes me xhiro deri në 140 milionë lek të vjetra është pa tatim fitim, pa TVSH dhe njëkohësisht të gjithë takast dhe tarifat lokale nuk do të kalojnë 0.5% të xhiros.

Konkretisht.

Marrim një fast food, raste konkrete në qytetin e Tiranës.

Një fast food me xhiro 110 milionë lek të vjetra, përveç faktit që s’do të paguajë TVSH, vetëm taksa lokale të deklaruara me fatura, që na i kanë dorëzuar këtu në selinë e PD-së, paguan 1 milionë e 170 mijë lek për taksë pastrimi, për taksë tabele, për tarifa të ndryshme, për taksën arsimore e kështu me rradhë.

Me propozimin tonë ky biznes dhe të gjithë bizneset e tjera nuk do të paguajnë më tepër, që janë të ngjashëm me 110 milionë lek, jo më tepër se 550 mijë lek të vjetra në vit. Praktikisht gjysmën e asaj sot.

Pra ne kemi vendosur një tavan që të gjithë taksat dhe tarifat lokale të os e tejkalojnë këtë tavan.

Është e vërtetë. Me gishtat e dorës numërohen bizneset në të gjithë Shqipërinë të cilat sot paguajë në 61 bashkitë e vendit mund të paguajnë taksa dhe tarifa lokale më të ulët se 0.5 por numërohen me gishtat e dorës, ato do të vazhdojnë të paguajnë siç paguajnë sot, 99.99% e bizneseve të vogla të Republikës së Shqipërisë, po flasim për 100 mijë biznese, nuk do të paguajnë më tepër se 0.5% të xhiros. Është tavan.

Biznesi i madh, e dëgjuat edhe sot kryeministrin në ikje i cili shprehet se Lulzim Basha angazhohet për të ulur taksat e biznesit të madh të oligarkëve. Jo. Oligarkët, pra ata që kanë shkelur rregullat e lojës të konkurencës së lirë dhe të ndershme jo thjeshtë do të paguajnë taksa por do të kthejnë çdo qindarkë në arkën e shtetit të parave të shtetit të marra në mënyrë klienteliste dhe abuzive në kurrizin e shqiptarëve, në kurrizin tonë dhe në kurrizin tuaj.

Një më një, kokërr më kokërr me anë të mekanizmit Antimafia me anë të parimit “Ndiq paranë”.

Ndërsa për të gjithë bizneset e mëdha për të cilat PD e ka në shtyllën e saj kurrizore mbështetjen tek biznesi. Çdo biznes i ndershëm i cili ka dëshirë të ushtrojë veprimtarinë e tij në Republikën e Shqipërisë do të jetë i lirë të kryejë biznes bazuar në rregullat e konkurrencës së lirë dhe të ndershme dhe nuk do të paguajë më një tatim fitim prej 15%, por do të paguajë vetëm 9%.

Për më tepër të gjitha bizneset e mëdha dhe të vogla, ato që përmenda më parë, nuk do të jenë më subjekt i sigurimeve shoqërore deri në 24.5%, por do të bëhet një ulje e ndjeshme e tyre në vetëm 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi. Janë para më tepër në xhepin si të konsumatorëve ashtu edhe të bizneseve.

Qartë dhe thjeshtë dhe kjo vlen të dëgjohet nga çdo qytetar shqiptar dhe të mos dëgjojnë mashtrimet që kryhen shpesh, publike, nga ana e përfaqësuesve të qeverisë që nga kryeministri dhe ministrat e tij për skemën, angazhimin që është marrë tashmë në sytë e publikut shqiptar nga Lulzim Basha, sot kryetar i opozitës, nesër Kryeministër i Shqipërisë.

Read More
02 Shk
0

Tabaku: Ne mendojmë për një të ardhme me taksë të sheshtë e cila ka në bazë të saj familjen dhe individin.

SHPJEGIMI I JORIDA TABAKUT GJATË KONFERENCËS PËR SHTYP ME GAZETARËT

Për të shpjeguar shkurt dhe qartë për këdo që na ndjek: çfarë ka qenë sistemi i taksimit të Rilindjes që nga viti 2013?! Ka qenë një sistem gjobvënës, një sistem klientelist, një sistem favorizues me 7 nivele, ku vetë shteti favorizonte informalitetin dhe ku vetë shteti mbështeste informalitetin dhe ku vetë shteti mbështeste informalitetin.

Çfarë ndodh sot? A e dini që sot kryeministri i vendit, Edi Rama, me të ardhurat që ai ka dhe deklaron sipas deklaratës së pasurisë, tatohet 15 përqind për të ardhurat që ai merr nga shitja e pikturave nëpër botë nën tagrin e kryeministrit?!

Ndërkohë që i njëjti punonjës në administratë, në privat, që mund të ketë të njëjtin nivel të ardhurash, një mjek, një infermier, një jurist, një ekonomist, sot taksohet 23 përqind. Pra 23 përqind punonjësi i thjeshtë, 15 përqind Edi Rama.

Ky është sitemi që ka ngritur! A e dini që sot një mësues, një minator, një infermiere, një i punësuar në sektorin publik i blen ushqimet me TVSH 20 përqind?! Oligarkët sot i blejnë jahtet me zero përqind. Ky është sistemi për të varfrit që ka ngritur Edi Rama.

TVSH zero përqind për jahtet, 20 përqind për ushqimet. Ky është sistemi i “drejtë” që është ngritur. Një sistem ku sot paguhet mbi pagën 30 mijë lek, 13 përqind tatim mbi të ardhurat personale, deri në 23 përqind. Hepini pak llogaritë, kontrolloni në QKR sa bashkëshorte ministrash e ish ministrash janë regjistruar si individë fizikë për të mos e paguar taksën 23 përqind. Kurse ai juristi, ajo mësuesja, infermieri, ekonomisti, sot e paguajnë 23 përqind. Ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama, që favorizon më të fortin, që mbështet më të fortin e që takson më fort atë që punon ndershëm.

Kush e uli dividentin në 8 përqind?! Kë motivon dividenti 8 përqind?! Ndërkohë që punën e ndershme e takson 23 përqind. Është po vendim i Edi Ramës edhe ky, sistemi i “drejtë” që ka ngritur ai për të varfrit. Sot si rezultat i taksës progresive dhe sistemi që Rama ka ngritur, taksat u rritur 3 miliard euro, që e paguajnë të gjithë qytetarët, bizneset e ndershme, ndërkohë që pjesa më e madhe mori këto favoret. 50 përqind e ekonomisë sot është informale.

Kush e mori në kohën e COVID pjesën më të madhe të fondit të garancisë? Kush e përdori? Ne e kemi denoncuar këtu: e përdorën ata që kanë marrë koncensionet. Ata e përdorën fondin e garancisë!

Nuk ka qenë një mekanizëm në mbështetje të biznesit të vogël e të ekonomisë, por ka qenë në mbështetje të po këtyre 10 vetave që ka mbështetur, ka financuar, iu ka ulur taksat dhe gjatë këtyre 8 viteve i ka ngritur në piedestal.

Ndërkohë që 97 përqind e bizneseve të vogla, të mesme, e qytetarëve që marrin një pagë të thjeshtë, është taksuar e mbitaksuar. Ligjet speciale, ligjet që favorizojnë një grup të caktuar sot janë bërë rregull dhe jo përjashtim nga rregulli.

Dhe unë besoj se ky është premtimi më i madh i Lulzim Bashës: eleminimi i çdo përjashtimi dhe vendosja e të gjithëve në të njëjtën bazë.

Eleminimi i çdo favori që i është ofruar biznesit. Ky është sistemi që duam të ngremë dhe ky është angazhimi më i madh që do të kërkojë vullnetin dhe angazhimin real të qeverisë që në ditët e para, por edhe vullnetin e hekurt politik që do të zbatohet menjëherë për ti trajtuar taksapaguesit të gjithë të barabartë, sepse ky sistem që është gjoja i barabartë, por disa janë më speciale, disa marrin më shumë favore, veç sistem që promovon punën nuk është.

Ne mendojmë për një të ardhme me taksë të sheshtë e cila ka në bazë të saj familjen dhe individin.

Ne mendojmë për eliminimin e çdo mbështetje speciale që i është dhënë këtyre bizneseve gjatë kësaj kohe dhe një taksë e sheshtë në punë, një taksë e sheshtë tek fitimi i bizneseve, një taksë e sheshtë tek sigurimet shoqërore do të ketë efektin në ekonomi për uljen e menjëherëshme të informalitetit që sot është bazë për zgjerimin e bazës dhe për vlerësimin më në fund të asaj shtrese që sot është gjobitur, të asaj shtrese që sot është penalizuar dhe të asaj shtrese që sot ka qenë taksapaguesja më e madhe.

Read More
02 Shk
0

PD kallëzon në SPAK Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja

Partia Demorkatike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”. Bëhet fjalë për kontratën e partneritetit publik privat që i mundëson kompanisë private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit.

 

Sipas Partisë Demokratike, me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan, është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

 

“Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” – thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

 

Konkretisht, në kallëzimin penal provohet se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik privat Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14 560 m2. Në këtë mënyrë, institucioni i Bashkisë ka humbur një sipërfaqe prej 11, 912 m2, ose rreth 8.3 milion euro.

Read More
02 Shk
0

Basha: 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.

#ShqipëriaFiton/ Basha tregon angazhimin e parë të programit:110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
🇦🇱✌️
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
🇦🇱💪
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.
🇦🇱
#ShqiperiaFiton

Read More
01 Shk
0

Gazment Koduzi: Programi ynë për shëndetësinë një plan i vërtetë dhe i menduar mirë.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË NGA GAZMENT KODUZI

 

Jam shumë krenar që jam sot këtu.

Për herë të parë, prej shumë kohësh, shqiptarët po e ndjejnë ndryshimin që po vjen.

Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën tani, e kupton plotësisht se Shqipëria ka më në fund një plan.

Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan ekonomik dhe sot Basha zbuloi se Shqipëria ka një plan për shëndetësinë.

Jo një plan dosido, por një plan të vërtetë, të menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim.

Jo premtime boshe.

Jo ëndrra që nuk do të bëhen kurrë realitet.

Thjesht një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve.

Dua të ndalem me ju në disa nga pikat kryesore në këtë plan:

1-            Ne do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve: çdo qytetar do të ketë kartën e tij të sigurimeve shëndetësore dhe me të në dorë do të vizitohet tek mjekut që ai dëshiron, ndërsa fatura do të paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij. Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin.

2-            Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit.

Ne do të reformojmë sektorin farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike.

3-            Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro dhe infermierëve në 700 Euro.

Ne do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale.

Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik.

Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke I paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali.

4-            Ne do të investojmë në shëndetin publik, me fokus përmirësimin e shëndetit të popullatës, kapjen në kohë të sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimin e epidemive të ndryshme, duke reformuar Institutin e Shëndetit Publik dhe investuar në kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë.

Miqtë e mi!

Pas 8 vitesh dështime të Ramës, pas 8 vitesh që Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë shëndetësor. Pas 8 vitesh që Rama ju ka lënë pas dore juve, është koha t’i themi Ramës lamtumirë!

Ne do ta sjellim ndryshimin që është kaq i domosdoshëm në Shqipëri.

Basha do ta sjellë këtë ndryshim.

Vetëm me Bashën, Shqipëria fiton!​

Read More
01 Shk
0

Mirela Tabaku: Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË NGA EKSPERTJA E PD, MIRELA TABAKU

Të dashur miq!

Të gjithë e kemi parë impaktin që solli në opinionin publik plani ynë ekonomik.

Njerëzit presin që ne të ofrojmë ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.

Pas 8 vitesh dështim total, pas 8 vitesh fjalësh boshe, pas 8 vitesh që njerëzit dëgjojnë Ramën të flasë dhe nuk i besojnë asnjë fjalë që thotë, është koha që Rama të ikë.

Sot Lulzim Basha do të prezantojë shkurtimisht për ju planin e tij se si Shqipëria dhe shqiptarët do të fitojnë nga plani ynë i shëndetësisë

Është një plan gjithëpërfshirës.
Është plan serioz.
Është plan i zbatueshëm.
Një plan që ne të gjithë synojmë ta zbatojmë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Miqtë e mi!

Ju të gjithë e shihni se çfarë ka bërë Rama me sistemin tonë shëndetësor në këto 8 vite.
• Shqipëria ka nivelin më të ulur në rajon sa i takon shpenzimeve publike në shëndetësinë shprehur si % e Prodhimit të Brendshëm Bruto
• Ndërkohë, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të pagesave nën dorë si % e shpenzimeve për shërbimet shëndetësore.
• Familjet shqiptare kanë buxhetin më të vogël për familje në rajon por, shpenzimet për shëndetësinë i kanë më të lartat.
• Në tregun shqiptar qarkullojnë barna me cilësi dhe origjinë të dyshimtë??
• Shqipëria ka numrin më të ulur të numrit të mjekëve për 1000 banorë në rajon, dhe ka një keqmenaxhim të shpërndarjes së burimeve njerëzore.
• Pagat e mjekëve dhe infermiereve në Shqipëri deri në 2020 ishin më të ulëtat në rajon.
• Shqipëria ka numrin rekord të mjekëve të larguar.
• Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon, një tregues i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor

Situata e COVID 19 tregoi më së miri gjendjen reale të sistemit tonë shëndetësor duke bërë gjithkënd të ndjeshëm ndaj këtij realiteti të së ashtuquajturës mjekësi falas.

Qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin e duhur shëndetësor, shumë prej tyre nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e barnave që ju duhen për të mbrojtur shëndetin.

Ne kemi punuar bashkë me kryetarin e PD për një program që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ne kemi punuar bashkë për të ndërtuar plane pune që do të shpëtojnë jetë, përmirësojnë jetët tuaja, jetët e mjekëve dhe infermierëve tanë të shkëlqyer dhe kushtet e punës së tyre.
Ata janë heronjtë tanë, ndaj ata meritojnë shumë më shumë.

Unë e njoh Lulzim Bashën dhe mund ta them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit tonë.

Ne mund ta themi me bindje të plotë: ne kemi besim se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, një ekonomie më të mirë, një qeverie që kujdeset për qytetarët e saj.

Read More