Blog

20 Jan
0

“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!

“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!

Pensionistët shqiptarë jetojnë në kushte të vështira. Pensionet janë të ulëta, ndërsa jetesa gjithnjë e më e shtrenjtë.
Leonidha Marleka është një pensionist invalid, që në një bisedë me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, tregon jetën e vështirë që duhet të përballojë.
Ai merr 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet (60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat, gjë që sipas tij është e pamundur.

BISEDA E PLOTË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA, ME PENSIONISTIN LEONIDHA MARLEKA.

Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.

Ina Zhupa: Sa pension merr?

Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).

Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?

Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.

Ina Zhupa: Si e përballon muajin?

Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.

Read More
20 Jan
0

Basha: Rama në 8 vite dështoi në gjithçka, shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë të ikin nga vendi

Raporti i Eurostat: Shqipëria e gjashta në botë për emigracion masiv, Basha: Rama në 8 vite dështoi në gjithçka, shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë të ikin nga vendi.

Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!

Read More
19 Jan
0

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, banorët kërkojnë garanci nga Bashkia nëse është i banueshëm

Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në zonën e Plazhit në Durrës, prej 14 muajsh nuk kanë marrë asnjë konfirmim nga Bashkia nëse banesat e tyre janë të banueshme ose jo.

Ata kërkojnë që Bashkia të sjellë ekspretët e saj për t’u dhënë garanci.

Banorët theksuan se grupi i ekspertëve francez të cilët inspektuan pallatin menjëherë pas tërmetit në vitit 2019, konstatuan se pallati ishte i dëmtuar.

“Askush nuk ka ardhur të shohë këtë masakër që është bërë. Nuk kemi mure, nuk kemi se ku të rrimë”, thotë një banore e cila thotë se familjarët kanë punuar me djersë për të blerë shtëpitë e tyre dhe i bën thirrje Edi Ramës ta shohë me seriozitet problemin e tyre dhe të qindra familjeve të tjera që kanë po të njëjtin problem.

Një tjetër banor i pallatit të dëmtuar thotë:” Na kanë mbajtur me rrena, me premtime boshe. Shiheni vetë, nqse në këtë pallat banon kryeministri, edhe unë jam dakord, por kjo duket me sy”.

“Kemi shkuar disa herë në Bashki, na kanë premtuar se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur”, thotë një tjetër banore me lot në sy, e cila prej më shumë se një viti jeton me qera të cilën nuk ia rimburson as shteti dhe as bashkia.

Kreu i PD në degën e Durrësit Ferdinand Xhaferri, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve rikujtoi se qeverisë shqiptare i janë dhënë mbi një miliard euro nga BE dhe SHBA për rindërtimin nga tërmeti.

“Shteti t’u japë siguri nëse në këtë pallat jetohet apo nuk jetohet. Deri tani, siç vetë kryeministri e ka quajtur, bashki alabakësh, nuk kishte si të ndodhte ndryshe se edhe qeverinë e ka me alabakë. Këta njerëz në vuajtje e dinë se çdo të thotë të darkosh tek Nusreti në Dubai, kur popullin e kanë në këtë gjendje. Darkojnë për të shitur Portin e Durrësit, për të shitur portin e këtyre qytetarëve që pasi kanë 7 vite që e kanë masakruar, tani në ikje e sipër banda kërkon ta shesë”, tha drejtuesi i PD në Durrës, z.Xhaferraj.

Read More
19 Jan
0

Basha: Ka shpresë, ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e rritjes dhe zhvillimit.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR GAZETARËT

Sapo kam pasur një komunikim në zoom me disa nga drejtuesit kryesor të Bashkimit Europian, përfshirë komisionerin për zgjerimin Olivér Várhei, kryetarin e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit Europian, David McAlister, drejtues të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, të Parlamentit Europian, ku kam folur edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që Bashkimi Europian do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen.

Një gjë është e qartë si drita e diellit. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.

Në 8 vite, Edi Rama i ka rritur taksat duke ju marrë shqiptarëve 3 miliardë euro më shumë. 97% e shqiptarëve, paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës.

Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon dhe ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës që i ka dhënë shqiptarëve, është më e ulëta ne botë. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është sot vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon dhe çdo vend tjetër ja ka dalë të përballet me pasojat e pandemisë me sukses shumë më të lartë sesa i përket të gjithë këtyre treguesve, ne veçanti gjithë gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, gjendjes ekonomike të biznesit shqiptar dhe mundësisë për të përballuar koston e jetës.

Ky është realiteti dhe kjo nuk mund të fshihet.

Lajmi mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara.

Tirja i qeveris që ju ka marrë paratë shqiptarëve, ju ka marrë parat familjeve shqiptare ku 97% e shqiptarëve paguan më shumë taksa, ju ka marrë parat biznesit shqiptarë dhe këto para në vend që ti kthej në shërbime dhe investime ja ka dhënë një grushti klientësh të vetë.

Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajsuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian.

Është koha për ndryshim.

Është koha për ta larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër të papërgjegjshëm i cili është shkaktari dhe burimi i kësaj krize ekonomike.

Ne kemi një plan konkret ekonomik. Sëbashku me shqiptarët në 25 prill do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit.

Dhe në këtë rrugë ndryshimi partnerët tanë gjeostrategjikë duke përfshirë Bashkimin Europian do të na mbështesin me një plan ekonomik që do të bëjë të mundur që Shqipëria shumë shpejt ti kthehet normalitetit, që Shqipëria shumë shpejt të ketë një klimë pozitive ekonomike për investimet e brendshme, për biznesin e vogël dhe të mesëm që është edhe më i godituri i kësaj krize, për të gjitha familjet shqiptare që po vuajnë dështimet e Edi Ramës por po kështu për të krijuar një klimë pozitive për investimet e huaja.

Mesazhi që kam sot për shqiptarët është: çdokush e di se Edi Rama ka dështuar por e nesërmja do të sjellë ndryshim, një ndryshim të vërtetë për të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Ju faleminderit!

Read More
18 Jan
0

Basha: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët

Basha i përgjigjet Ramës: Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.
BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Read More
18 Jan
0

“5 milionë lekë borxh për t’u përballur me COVID-19”. Çifti i pensionistëve Hazbie e Qazim Noka i rrëfen ish-deputetës së PD

“5 milionë lekë borxh për t’u përballur me COVID-19”. Çifti i pensionistëve Hazbie e Qazim Noka i rrëfen ish-deputetës së PD, Orjola Pampuri, vështirësitë e luftës me virusin: Asnjë ndihmë nga shteti.

Qazim Noka është një pensionist nga Tirana, që përballjen me COVID-19 e ka përjetuar me vështirësi të mëdha. Ai merr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, dhe jetesën e siguron vetëm me pensionin e vet dhe të bashkëshortes, që merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Gjatë bisedës me ish-deputeten Orjola Pampuri, Qazimi tregon se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura ka kushtuar rreth 5 mijë euro, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s’ka marrë asnjë ndihmë.

 

Biseda e plotë e ish-deputetes Orjola Pampuri me qytetarin Qazim Noka 

Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

 

Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?

 

Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.

 

Oriola Pampuri: Sa? Pesë?

 

Hazbie Noka: 5 milionë lekë.

 

Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

 

Qazim Noka: Për Zotin borxh.

 

Oriola Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

 

Qazim Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

 

Oriola Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80…

 

Qazim Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital…

 

Oriola Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

 

Qazim Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

 

Oriola Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

 

Qazim Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

 

Oriola Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

 

Hazbie Noka: Ku t’i marrim?!

 

Qazim Noka: Absolutisht, absolutisht!

 

Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

 

Qazim Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

 

Oriola Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

 

Qazim Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia. 

 

Oriola Pampuri: Shyqyr që jeni mirë1!

 

Qazim Noka: Ju falënderoj shumë!

 

Oriola Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.

 

Qazim Noka: Faleminderit shumë!

 

 

Read More
16 Jan
0

“Skandali i shitjes së oksigjenit në Spitalin e Kavajës, PD: Pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme”.

  • “Skandali i shitjes së oksigjenit në Spitalin e Kavajës, PD: Pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme”.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE NGA SPITALI I KAVAJËS, ORIOLA PAMPURI

 

Jemi përpara Spitalit të Kavajës, aty ku u denoncua rasti i Mensur Shtyllës, nipit të ish drejtorit të Kavajës, Përparim Dahiu, i cili emëron nipin e tij në vend të oksigjenistit të dalë në pension, në shkelje të ligjit, i cili ndalon titullarët të emërojnë të afërmit e tyre në vendin ku ata punojnë.

Mensur Shtylla shiste oksigjen jashtë ambienteve të spitalit hallexhinjve, njerëzve të pamundur. Dhe ky është skandali i cili nxori në pah propagandën e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut. Nxori në pah dështimin e plotë të sistemit shëndetësor, nxori në pah atë të cilën shesin nga mëngjesi deri në darkë, propagandën me konkurset fiktive dhe sigurisht atë të cilën mungon, mungesën e meritokracisë, në të gjitha sistemet tashmë.

Shqipëria, një vend ku ka një numër të lartë të papunësisë, një vend ku kosto e jetsës është rritur, një vend ku numri i personave në varfëri ekstreme është i lartë, një vend ku përballë të gjithë kësaj është paradoksi i disa ministrave të cilët darkojnë me çmime ekstreme, në restorante luktsoze në Dubai.

Shqipëria e cila meriton një kryeministër i cili punon për shqiptarët, t’u qëndrojë pranë shqiptarëve, sot ka një kryeministër të dështuar, ka një kryeministër i cili dështoi çdo sistem, përfshirë këtu edhe dështimin e tij më të madh, sistemin shëndetësor.

 

 

 

Read More
16 Jan
0

E braktisi Bashkia, e ndihmoi PD. Rindërtohet shtëpia e shkatërruar e një invalidi në Tiranë, Ina Zhupa: Në 25 prill nis ndryshimi

  • E braktisi Bashkia, e ndihmoi PD. Rindërtohet shtëpia e shkatërruar e një invalidi në Tiranë, Ina Zhupa: Në 25 prill nis ndryshimi

 

Disa muaj më parë, zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncoi braktisjen nga qeveria dhe bashkia te qytetarit të Tiranës Shaqir Kasmi. Bashkia nuk iu përgjigj apelit të Shaqirit, por dega 8 e PD në Tiranë i ka mundësuar tani rindërtimin e shtëpisë dhe një jetesë në kushte normale.

 

Shaqir Kasmi, me këmbë të prerë dhe që jeton i vetëm, tregoi me lot në sy vështirësitë për të mbijetuar. “Më përjashtuan nga rindërtimi, më fallsifikuan firmën, më kërkojnë të shkoj nëpër zyra, kur unë e kam këmbën e prerë dhe nuk lëviz dot.” Për këtë arsye ai nuk merr dot as kempin. Bashkia nuk e ka ndihmuar, megjithëse është në dijeni të gjendjes së tij. “Nuk kam marrë asnjë qindarkë. Jetoj me ndihmat e shokëve, sepse të afërm nuk kam. Nuk i ndjek dot zyrat me një këmbë”.

 

Ina Zhupa e siguroi Shaqirin se gjithçka do të ndryshojë pas 25 prillit.

 

“Çdo shqiptar duhet ta dijë që pas 25 prillit fillon një qeverisje e re, një qeverisje që do të kujdeset për të pamundurit, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë në zyrat e shtetit, për ata që nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin duke i dhënë gjiçka që i takon dhe shtetit që i takon kujdestar i interesave të tyre dhe jo kujdestar i një grupi njerëzish, oligarkësh duke ngrënë  darka e dreka në Dubai, ndërkohë që ju nuk keni me çfarë të shtyni muajin nëse nuk ju ndihmojnë fqinjë dhe bamirës që të kaloni këtë gjendje. Ke mbështetjen tonë për çdo gjë që të duhet dhe ne do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të të ndihmuar” tha Ina Zhupa.

Read More
15 Jan
0

Politizimi i sportit, Edi Rama po emëron deputetin e PS Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar. PD: E papranueshme dhe e dëmshme për sportin.

  • Politizimi i sportit, Edi Rama po emëron deputetin e PS Fidel Ylli në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar. PD: E papranueshme dhe e dëmshme për sportin.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

Të dashur qytetarë!

 

Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush.

 

Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga oërmbytjet, por nuk kanë mbështetje.

 

Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra.

 

Qindra e mijëra janë të paounë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar.

 

Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.

 

Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli.

 

Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit.

 

Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”.

 

Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e  Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.

 

Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, eshtë emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çfo standardi botëror.

 

Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm.

 

Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Read More
15 Jan
0

Basha i përgjigjet Ramës: Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë.

Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.

Read More