Blog

15 Jan
0

Basha: Mijëra familje janë nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente. Zona nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore nën ujë.

·         Basha: Mijëra familje janë nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente. Zona nga Shkodra, Durrësi, Lezha dhe gjithë ultësira perëndimore nën ujë.

 

·         Basha: 8 vite propagandë, asnjë punë dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri, ka 8 vjet kryeministër. Kushdo përpiqet të bëjë sa mundët, kryeministri ulet më zyrë e bën propagandë.

·         Basha: Ky dështak prodhon vetë dështime. Ka vetëm një zgjidhje: të bëhemi bashkë për ta larguar burimin e dështimit. Ka ardhur koha ta largojmë. Ka ardhur koha për një qeveri të përgjegjshme.

·         Basha: Me të gjitha pushtetet në dorë, Rama ka dështuar dhe përpiqet të shfajësohet. Thirrje strukturave të opozitës të ndihmojnë njerëzit. 25 prilli, dita e ndryshimit të madh.

  

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR GAZETARËT

 

Gjatë ditëve të kaluara kam qenë bashkë me bashkëpunëtorët e mi me disa prej jush  në disa prej zonave të përmbytura, e kemi parë me sytë tanë dëmet e mëdha që janë shkaktuar, vështirësitë e mëdha që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim qindra, mijëra banorë, mijëra familje janë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë në prani të ujit, janë të rrethuara nga uji, janë me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm, të ushqimeve, medikamenteve. Vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpitë apo të çuar të sëmurët në spital.

Janë pa medikamente dhe nuk po flas vetëm për zonën e Shkodrës por po flas edhe për zonat rreth e qark Tiranës, Durrësit dhe të gjithë ultësirën Perëndimore. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka. Kryetarja e bashkisë se Shkodrës ndonëse në rrethim politik po përpiqet të bëjë gjithçka bashkë me punonjësit e saj. Ne jemi përpjekur me rrethin tonë të vullnetarëve të bëjmë gjithçka dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’ju qëndruar pranë këtyre njerëzve. Ndërkohë kjo është e vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e shikon si mundësi për propagandë. Ulen dy orë dhe njeriu që ka 8 vjet kryeministër, 8 vjet përgjegjës për këtë vend, na tregon historikun e rrethjeve në 20 vitet e fundit.

Ne fakt  gënjen se e di e gjithë Shkodra që ka ditë që nuk bie shi dhe përmbytja ka ardhur nga kaskada. Njerëzit janë nën ujë dhe ky u thotë nuk shihni investimet që kam bërë unë. Njerëzit janë përmbytur dhe ky vazhdon t’ju vejë fajin të tjerëve. 8 vite propagandë dhe asnjë punë  për të zgjidhur hallin e njerëzve.

Kush ka qenë 8 vite kryeministër? Kush i ka pasur të gjitha pushtetet këto 8 vite? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur këto probleme në 8 vite? Dhe tani në këtë moment në vend që të mendojë për hallin e këtyre njerëzve që sot, përmbytjes, pandemisë, krizës ekonomike i është shtuar edhe një ditë e acartë edhe paralajmërohet edhe nesër një ditë tjetër e acartë  prapë del pa pikë turpi dhe flet sikur ka ardhur dje në qeveri. Ka 8 vjet kryeministër. Kujt t’i kërkojnë llogari njerëzit? Kush e ka përgjegjësinë për këtë situatë dhe çfarë po bën për t’ju ardhur në ndihmë? Çfarë po bën për t’iu ardhur në ndihmë?

Të gjithë janë ngritur në këmbë. Kushdo po mundohet të bëjë aq sa mundet, ky që e ka përgjegjësinë me ligj, ulet atje 2 orë bën propagandë me fatkeqësinë. Boll më! 8 vite dështim. 8 vite vetëm propagandë. Edhe fatkeqësinë më të madhe e merr e shndërron në propagandë. 8 vite vetëm duke fajësuar të tjerët për dështimet e tij. Boll më! Nuk ka shqiptar që se kupton më që ky njeri është problemi i vendit. Ky dështak prodhon vetëm dështime dhe ka një dhe vetëm një zgjidhje,  të bëhemi të gjithë bashkë e ta largojmë burimin e të gjithë këtyre fatkeqësive që është një njeri që edhe përmbytjen, si çdo fatkeqësi tjetër, po mundohet ta kthejë në propagandë duke mashtruar, duke gënjyer, duke fajësuar. Kush? Njeriu që 8 vite ka qenë kryeministër.

Është në fund të mandatit, njerëzit janë deri në brez në ujë, jemi në mes të pandemisë, ata të tjerët kanë mijëra familje në çadra, viti i dytë i gjen në çadra, qindra e mijëra kanë humbur vendin e punës dhe ky nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Ka ardhur koha ta largojmë. Ka ardhur koha të kemi një qeverisje të përgjegjshme, një qeverisje minimalisht të përgjegjshme sa qeveritë e tjera të rajonit. Një kryeministër serioz. Probleme kanë ndodhur, probleme do të ndodhin.

Detyra e kryeministrit, detyra e qeverisë është të bëjë gjithçka për të ndihmuar njerëzit dhe në këtë detyrë si në rastin e përmbytjeve dhe në çdo rast tjetër, për 8 vite me radhë një njeri që i ka pasur të gjitha pushtetet, Edi Rama ka dështuar. Dhe e sotmja ishte një vulë tjetër e fundit e turpit në ikje se si edhe këtë tragjedi të përmbytjes po mundohet ta kthejë në një shfajësim për veten e vet dhe në propagandë të cilën nuk e hanë më askush.

Vazhdoj t’i bëj thirrje gjithë strukturave tona, të bëjnë ç’është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit dhe uroj, shpresoj dhe kam besim shumë të madh që edhe ky mësim i sotëm i një qeverie dhe një kryeministri të mbytur në dështimet të njëpasnjëshme, të intoksikuar nga propaganda, do të mundësojë që 25 prilli të jetë dita e një ndryshimi të madh dhe rrënjësor, dita kur të kemi një qeveri që të mendojë për njerëzit, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të këqija. Ju faleminderit!

Read More
15 Jan
0

Apeli i Kryetares së Bashkisë së Shkodrës për qeverinë: Të dëmshpërblehen banorët e përmbytur.

Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër, në territoret e njësive administrative Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë vazhdon të jetë e rëndë. Me qindra, mijëra hektarë tokë janë akoma nën ujë, duke rënduar kësisoj edhe situatën pospërmbytje në ato territore ku uji ka filluar të largohet.
Me sipërfaqe të tëra toke të mbjellë, tashmë janë dëmtuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit. Bashkia Shkodër ka ngritur prej disa ditësh grupet e evidentimit të cilët po punojnë në terren për evidentimin e dëmeve.

“Kemi kërkuar pranë Komisionit të Emergjencave Civile në Prefekturë, pranë Ministrisë së Bujqësisë, direkt në komunikim edhe me ministren, vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për shkak të shkarkimeve në kaskadën e Drinit gjatë javës së fundit.

Në këto momente që po flasim, emergjenca vazhdon të jetë për gjënë e gjallë. Kërkesa jonë vazhdon të jetë permanente për sigurimin e mbi 150 ton koncentrat të domosdoshëm për gjënë e gjallë, për këto fshatra, për një periudhë 10 ditore.

Ndërkohë me vlerësimin e dëmeve do të verifikojmë vazhdimësinë e nevojës për sigurimin e ushqimit për gjënë e gjallë, për periudhën e dimrit dhe pranverës, pasi bëhet fjalë për toka bujqësore tashmë të dëmtuara rëndë, të mbjella me foragjere, jonxhë, njëkohesisht me grurë por edhe me perime sidomos në zonën e nën-Shkodrës.

Duhet të kemi në konsideratë që gjatë periudhës së pandemisë, për shkak të një pune të lavdërueshme që të gjithë njerëzit kanë bërë në tokat bujqësore, kemi edhe territore më të mëdha të mbjella. Rrjedhimisht, kemi edhe dëmtime më të mëdha. Nevoja për të ndërhyrë është e domosdoshme, dëmshpërblimi është mëse i domosdoshëm.

Është detyrim i qeverisë shqiptare të marrë masat e menjëhershme për vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e asaj që është produkti bujqësor tashmë i shkatërruar në këto njësi administrative.

Në vitin 2018, kemi patur një situatë të ngjashme me këtë që kemi kaluar këto ditë. Në vitin 2018 ne nuk kemi patur asnjë para’ të dhënë si dëmshpërblim për banorët. Në vitin 2018, ne bëmë të gjitha evidentimet por asnjë lek nuk u pagua pavarësisht se kjo u premtua.

Ne kemi pastruar të gjitha kanalet e dyta dhe të treta kulluese, në të gjithë këto territore. Bëhet fjalë për 85% të sistemit të kullimit të pastruar nga Bashkia Shkodër. Me kalimin e lumenjve tek kanalet kulluese dhe në tokat bujqësore, gjithçka dëmtohet. Prandaj dëmshpërblimi për fermerët është mëse nevojë.

Nga ana tjetër Bashkia Shkodër kërkon të gjithë dëmshpërblimin për punën e realizuar për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta.
Investimet e domosdoshme të munguara duhet të alokohen në buxhetin e qeverisë për hapjen e kanaleve të para kulluese gjë që nuk është bërë në këtë territor, është kompetencë e Bordit të Kullimit dhe e Ministrisë së Bujqësisë. Prandaj ndërhyrja e koordinuar, sukurse e bën Bashkia Shkodër për ta mbështetur procesin e kullimit, duhet të jetë vazhdimësi e investimeve qoftë në kullim por edhe në të gjithë veprat mbrojtëse, të cilat që në vitin 2013 nuk janë realizuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme jo vetem të Bashkisë por sidomos të banorëve të këtyre zonave të përmbytura”, tha Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Read More
14 Jan
0

Pas 10 ditësh, tokat akoma të përmbytura në Lezhë, banorët: Me këtë qeveri po bëjmë vetëm indietro. Na duhet ndryshim!

  • Pas 10 ditësh, tokat akoma të përmbytura në Lezhë, banorët: Me këtë qeveri po bëjmë vetëm indietro. Na duhet ndryshim!

 

Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe bashkia.

 

Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj u takua me banorë në Spiten, një zonë ku nuk ka shkuar askush për të parë situatën dhe për të vlerësuar dëmet.

 

“Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë.”- u shpreh një banor, i cili ka humbur gjithë pularinë dhe të mbjellat për shkak të bllokimit të kanaleve.

 

“Vijnë vetëm para zgjedhjeve, heqin ca kallama, por kanalet nuk hapen, kur ka përmbytje në dimër, por muaj më parë”- shpjegoi një banor më profesion agronom.

 

“Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”- tha një banor tjetër.

 

Të braktisur nga qeveria, pa investime, pa mbështetje banorët shprehen të bindur se vendit i duhen ndryshimi.

 

“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”- theksoi përfaqësuesja e PD, Lindita Metaliaj.

Read More
14 Jan
0

Basha: Rama e ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë, Shqipëria në varfëri të plotë

“Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit”, Basha: Rama e ministrat e tij shumëfishojnë pasurinë, Shqipëria në varfëri të plotë

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.

 

*Grafiku i publikuar nga Basha që tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave të Ramës.

 

Read More
13 Jan
0

PD: Qeveria trefishoi pasurinë e vet. Duhet ndryshim!

  • Përmbytjet në Shkodër, banorët: Për 8 vjet nuk kanë investuar asnjë qindarkë. PD: Qeveria trefishoi pasurinë e vet. Duhet ndryshim!

 

Përmbytjet në Shkodër treguan mungesën e investimeve të qeverisë ne zonat bujqësore, ku mungon infrastruktura kulluese. Banorët në Dajç i thanë drejtuesit politik të PD në Shkodër Helidon Bushati dhe Kryebashkiakes Voltana Ademi se askush nga qeveria nuk është kujtuar për ta.

 

“Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”- u shpreh një banor, duke vënë në dukje mungesën e mbështetjes nga qeveria.

 

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”. – tha Helidon Bushati.

 

Duke mbështetur banorët, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës vuri në dukje mungesën e fondeve nga qeveria në lidhje me kullimin.  “Vetëm me investimet e Bashkisë,  kemi bërë të mundur në të gjithë territorin e bashkisë, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kompetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”, – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Shkodrës.

 

Helidon Bushati i garantoi banorët se ky ndryshim do të bëhet pas zgjedhjeve, me drejtimin e qeverisë nga Kryeministri Lulzim Basha, i cili ka në plan të investojë çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm në infrastrukturën për bujqësinë.

 

Read More
13 Jan
0

Basha: Shqiptarët në krizë ekonomike dhe dimrin në çadra, ministrat e Ramës darka e dreka luksi si në Venezuelën e Maduros

VIDEO/ Basha poston videon: Shqiptarët në krizë ekonomike dhe dimrin në çadra, ministrat e Ramës darka e dreka luksi si në Venezuelën e Maduros

Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Read More
12 Jan
0

VIDEOFAKT/ Erion Veliaj mashtroi qytetarët. Rehabilitimi i Lumit të Tiranës u nis nga Lulzim Basha. PD: Çdo projekt strategjik i Tiranës ka firmën e Bashës.

·        VIDEOFAKT/ Erion Veliaj mashtroi qytetarët. Rehabilitimi i Lumit të Tiranës u nis nga Lulzim Basha. PD: Çdo projekt strategjik i Tiranës ka firmën e Bashës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Qytetarët e Tiranës panë sot kryebashkiakun Erion Veliaj duke gënjyer edhe një herë tjetër. Të mashtrojë qytetarët përmes propagandës fallco është puna që ai di të bëjë më mirë.

Erion Veliaj gënjeu sot paturpësisht, kur akuzoi kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës, një nga burimet e përmbytjeve në kryeqytet.

Faktet flasin vetë. Ishte Lulzim Basha që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.

Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri.

Të dashur qytetarë!

Ju ftoj të ndiqni për pak momente një dëshmi, ku pamjet dhe puna e Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës flasin vetë.

VIDEO

Qytetarët nuk harrojnë. Ata e dinë kush flet përmes gënjeshtrave dhe kush punon për interesin e tyre.

Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit.

Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.

Me mashtrime të tilla si ky i sotmi, as erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë.

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në kujtesë se kur ata ishin në hall nga pandemia, ku ishin në hall nga tërmeti, kur ishin në hall nga përmbytjet, kur ishin në hall për bukën e gojës dhe për një vend pune, qeveria e Edi Ramës ishte në Dubai, në restorantin më të shtrenjtë, ku 1 biftek shitet deri në 1 mijë usd.

Këta nuk kanë turp! Erion Veliaj nuk ka turp, Edi Rama nuk ka turp! Gënjejnë, mashtrojnë, bëjnë propagandë, sepse për këta njerëzit nuk janë asgjë.

Puna e tyre është trefishimi i pasurive të deklaruara.

Puna jonë është ta largojmë këtë të keqe.

Qytetarët duan ndryshim dhe Partia Demokratike është e gatshme të sjellë ndryshimin. Lulzim Basha do të sjellë një të ardhme të re për Shqipërinë dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët!

 

 

Read More
12 Jan
0

“Qeveria me luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë”, Jorida Tabaku denoncon mungesën e investimeve

    

  • “Qeveria me luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë”, Jorida Tabaku denoncon mungesën e investimeve: Mjaft më me fasadën. Njerëzit duan ndryshim.

 

 

Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah vjedhjen e qytetarëve dhe premtimet e pambajtura nga qeveria. Në Zall – Bastar, përfaqësuesja e PD, Jorida tabaku u takua me disa banorë, të cilët treguan se vetëm 15 kilometra larg Tiranës gjendja e tyre është mjerueshme. Nuk kanë rrugë, nuk kanë një urë të sigurtë për të kaluar fëmijët, nuk kanë asnjë investim, me gjithë premtimet e shumta të Edi Ramës dhe Erion veliajt.

 

“Gjendja e fshatit është katastrofike. Ne po vuajmë për gjithçka, këtu rrugë nuk ka, njerëzit janë pa punë, nëpër çadra, por pushtetarët po paguajnë miliona për të bërë qejfet e tyre”- tha një banor  “Nuk bëhet fjalë për investime. Këtu bëhet fjalë vetëm për mashtrime të qeverisë. Edhe dëmet e tërmetit i kanë ndarë këto të PD-së, këto të PS-së.”- u shpreh një banori tjetër, ndërsa një kryefamiljar tregoi sesi mungesa e investimeve ndikon në jetën  e përditshme.

 

“U bë 8 vjet Edi Rama, dhe 6 vjet Erjon Veliaj në fshatin Vilëz nuk ka asnjë investim dhe rruga siç e shihni, fëmijët e shkollës së mesme nuk kanë ardhur, sepse nuk kalohej.”

 

Bashkë me banorët, Jorida Tabaku vizitoi disa zona në Zall-Bastar, ku një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër dhe të rrezikshme.

 

“Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar. Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet. Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë. “- u shpreh tabaku.

 

Jorida Tabaku dënoi politikën diskriminuese të qeverisë dhe të bashkisë për mungesën e investimeve dhe mos mbajtjen e premtimeve.

 

“Nuk ka pse të këtë qytetarë të Tiranës, që kanë 8 vite që presin një urë. Nuk ka pse të ketë qytetarë që diskriminohen politikisht, pse janë të majtë e të djathtë, për të marrë fondet e rindërtimit apo për t’iu rregulluar shtëpitë. Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për veten e tyre. nuk mundet që qeveritarë si Edi Rama të mbajnë peng zhvillimin e qytetarëve, të mbajnë peng ekonominë e qytetarëve, të mbajnë peng të ardhmen e të rinjve. Janë banorë të Tiranës që janë të harruar, janë banorë të harruar nga qeveria, të përdorur politikisht sa herë u nevojitet për vota Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Ka ardhur koha që t’i themi mjaft përdorimit politik, t’i themi mjaft qeveritarëve  që vetëm abuzojnë me paratë e shqiptarëve, me taksa paguesit e ndershëm si këta që kam takuar sot këtu, që shkojnë për dreka e për darka e nëpër udhëtime dhe nuk shpenzojnë as 1/10 e atyre fondeve për të siguruar kushte minimale jetese. Nuk ka përse të ketë Shqipëria qytetarë të dorës së dytë, nuk ka përse të ketë Tirana, qytetarë të dorës së dytë. Shqipëria ka nevojë për investime, qytetarët kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë për mundësi ekonomike. mjaft më me modelin e Rilindjes fasadë, mjaft më me lënien e qytetarëve, 15 km larg Tiranës, në harresë të plotë.”- theksoi Jorida Tabaku.

Read More
12 Jan
0

PD denoncon nga zonat e përmbytura: Qeveritarët trefishojnë pasuritë, qytetarët lihen të braktisur. Është koha për ndryshim!

Përfaqësuesit e PD, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi ishin me banorë të përmbytur dhe me shtëpi të rrënuara nga tërmeti, të cilët janë braktisur nga qeveria. Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë.  Ish deputetja Lindita Metaliaj, bëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë për braktisjen e banorëve.

“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë”.- u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

Duke bërë ndryshimin me braktisjen e qytetarëve nga qeveria, të rinjtë e FRPD kanë çuar ndihma tek familjet në Mamurras, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Një nënë kryefamiljare me 7 fëmijë, një kryefamiljar tjetër i pamundur për punë, jetojnë akoma në çadra, sepse qeveria nuk u ka dhënë akoma zgjidhje 14 muaj pas tërmetit.

“Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, pot të bënte shtëpitë”- u shpreh Belind Këlliçi gjatë bashkëbisedimit më banorët e revoltuar nga mungesa e ndihmës.

Kryetari i FRPD u dha shpresë banorëve se gjendja do të ndryshojë pas zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, nuk braktis njerëzit, por një qeveri që punon për njerëzit.

Read More
12 Jan
0

Protesta e të rinjve para kryeministrisë me pankartat e darkës luksoze të qeverisë në Dubai: Na duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët.​ 

•          Protesta e të rinjve para kryeministrisë me pankartat e darkës luksoze të qeverisë në Dubai: Kryeministri jashtë realitetit. Na duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët.​

Të rinjtë protestuan para kryeministrisë kundër festimeve luksose qeveritare në Dubai, ndërsa Shqipëria është e përmbytur. Pankartat e të rinjve tregojnë sa e shkëputur është qeveria e Edi Ramës nga realiteti. Në një anë janë qeveritarët që darkojnë në një ndër restorantët më të shtrenjtë të botës, në Dubai, nga ana tjetër është Shqipëria nën ujë.

Vëmendja e kësaj qeverie është tek luksi, tek pasurimi i tyre, tek korrupsioni, tek abuzimi. Dhe historia përsëritet. Sikundër në 9 janar 2004 qytetarët shqiptarë vdisnin në det të hapur për t’u larguar nga Shqipëria, në 9 janar të 2021 historia përsëritet. Ndërkohë që Shqipëria është nën pushtetin e ujit dhe përmbytjeve, kryeministri dhe ministrat as nuk e kanë vëmendjen fare tek qytetarët, por e kanë vëmendjen vetëm tek interesat e tyre personale dhe tek abuzimi me buxhetin e shtetit. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë. Ne duhet të kemi një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj, por mbi të gjitha për të rinjtë.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi theksoi se shfaqja me vaksinat e Edi Ramës sot është pjesë e propagandës për të mbuluar skandalin e darkës luksoze në Dubai., ose siç thuhet në pankartat e të rinjve rama përdori “vaksinën anti-nusret”, sipas emrit të pronarit të restorantit luksoz në Dubai.

“Ndërkohë që situate e rëndë dhe mjerimi ekonomik është kudo në Shqipëri, qeveria vazhdon me propagandën. Sot na kanë dalë me vaksinën anti Nusret për të larguar vëmendjen nga skandali që u ka plasur me ministrat e saj në Dubai”, – tha Këlliçi.

Read More