Blog

01 Tet
0

Qeveria ka Para. Dje i hoqi bujqësisë 8 milionë dollarë për t’ia dhënë aferës mafioze të  inceneratorëve.

  • Qeveria ka përgjegjësi t’u përgjigjet njerëzve çfarë plani ka për të përballuar pandeminë dhe krizën ekonomike në vend që të sulmojë opozitën dhe propozimet e saj konkrete në interes të qytetarëve dhe biznesit.
  • Plani ynë me 5 pika është i qartë, pagesë direkte për të papunët, dyfishim i ndihmës ekonomike, çek 1 mijë euro për biznesin, ndihmë për bizneset që ripunësojnë të larguarit nga puna, Ndihmë për shëndetësinë dhe arsimin.
  • Plani ynë me pagesa direkte dhe të përballueshme ndihmon në rritjen e konsumit, parandalon falimentimin e bizneseve. është një plan kundër krizës dhe duhet zbatuar menjëherë.
  • Çdo ditë e humbur me retorikë dhe propagandë nga qeveria, i rëndon më shumë xhepat e shqiptarëve dhe tavolinat e shqiptarëve dhe u vë lakun në fyt bizneseve.
  • Qeveria ka Para. Dje i hoqi bujqësisë8 milionë dollarë për t’ia dhënë aferës mafioze të  inceneratorëve. Ky vendim kriminal, hajdutëri në kohën  e pandemisë, i çon paratë tek një grusht klientësh të mafias së plehrave.

 

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT NË DURRËS I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Pyetje: A jeni dakord me procesin e rindërtimit nga qeveria aktuale dhe çfarë do të kishte bërë ndryshe Partia Demokratike në rimëkëmbjen e biznesit dhe ekonomisë në Durrës?

Lulzim Basha: Sot kam ardhur në Durrës për të diskutuar planin tonë të rimëkëmbjes nga pandemia dhe kjo nuk ka të bëjë as me programin tonë ekonomik pas 25 prillit dhe nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e rindërtimit për shkak të tërmetit. Ka të bëjë me gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia, ku ndodhej para pandemisë dhe goditjen që ka marrë nga pandemia.

Sot, deri më 25 prill, dikush ka përgjegjësinë për t’iu përgjigjur këtyre njerëzve dhe ky dikush nuk mund të mjaftohet me konferenca për shtyp dhe sulme bajate kundër opozitës, por ka për detyrë t’u tregojë njerëzve çfarë plani ka, sepse ndërkohë, kriza ka filluar të kafshojë prapë.

Në të gjitha bizneset që takova sot në Durrës më thanë që dyjavori i fundit i shtatorit në veçanti ka shënuar një rënie edhe më të thellë ekonomike.

Cila është përgjigja e qeverisë ndaj krizës ekonomike që po thellohet?

Cila është përgjigja e qeverisë ndaj problemeve të shtuara për shkak të pandemisë? Ju e dini që numri i të infektuarve po shtohet.

Dini diçka ju për këtë?

Zero përgjigje.

Shumicën e kohës e harxhojnë duke iu përgjigjur planit tonë me 5 pika. Ndaj ftesa që kam sot nga Durrësi është: Jepini fund lojërave dhe propagandës!

Mos u merrni me opozitën, por merrni propozimin tonë, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni.

Plani me 5 pika është fare i qartë, ka një synim shumë të qartë.

E para, të sigurojë mbrojtje maksimale kundër pandemisë, nivelet e infektimit të së cilës po shtohen.

Dhe për këtë çfarë po propozojmë?! Mbrojtje për mjekët dhe infermierët, pagën e premtuar për mjekë dhe infermierë dhe rimbursim 100% për të sëmurët që kurohen në shtëpi. Sepse siç ma tha një farmaciste në qendër të Durrësit, një i sëmurë me Covid harxhon minimalisht 600 mijë lekë vetëm për ilaçe.

Në qoftë se duhet të blejë edhe oksigjenin apo të bëjë edhe skanerin i shkojnë deri në 1 milionë-1 milionë e 200 mijë lekë vetëm për tu kuruar.

Cila familje, cili individ i ka këto para për t’i shpenzuar?

Rimbursimi total i të gjithë të sëmurëve me COVID duhet të jetë hapi i parë që duhet të hedhë qeveria për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve dhe familjarëve të tyre.

Siç e thashë, shëndetësia ka një rëndësi shumë të veçantë, prandaj edhe paga e premtuar prej 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët duhet të aplikohet për të gjithë mjekët dhe infermierët shqiptarë sepse kanë 6 muaj që përballen me pandeminë, ndërkohë që janë në kushte shumë të vështira, po kështu duhen marrë masa për mbrojtjen e tyre.

Së dyti, hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e pandemisë. Testimi periodik i mësuesve, uji i rrjedhshëm në të gjitha shkollat, maska dhe higjienizues falas nga shteti për fëmijët dhe mësuesit, si dhe përgatitja për mundësinë e mbylljes së shkolla, se këtë ne nuk e dimë, por mund të vijë, siç vijnë në Europë, mund të vijnë edhe në Shqipëri, duke investuar në teknologji dhe duke bërë të mundur që çdo fëmi të ketë mundësi të mësojë në distancë.

Tani vijmë tek pjesa ekonomike.

Po të shkoni ju, siç shkova unë tek të gjithë bizneset, do të shikoni që ankesa numër një është rënia e konsumit.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se xhepat e njerëzve janë bosh, kursimet kanë shteruar, shumica e dyqaneve nuk japin dot as me listë.

Çfarë kemi propozuar?

Të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës të marrin një pagesë prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj, për 6 muajt e ardhshëm. Është minimumi jetik. Të gjithë ata që ripunësohen nga biznesi, biznesi të marrë mbështetje për të ripunësuar për ata që kanë hequr nga puna për shkak ë pandemisë dhe kjo mbështetje të jetë 200 mijë lekë për çdo të ripunësuar. Dhe biznesi i vogël të marrë një mbështetje 1 herë, një çek prej 1 mijë eurosh për 6 muajt e ardhshëm.

Kjo do të ndihmojë në rritjen e konsumit, kjo do të ndihmojë të parandalojë falimentimin e bizneseve. Po falimentuan bizneset do të rritet papunësia, po u rrit papunësia do të shtohet varfëria, do të bjerë edhe më shumë konsumi, do të thellohet kriza.

Paketa jonë, plani ynë me 5 pika është një plan kundër krizës dhe duhet zbatuar menjëherë.

Çdo ditë që humbet kohë duke bërë retorikë e duke treguar çfarë kemi bërë apo çfarë s’kemi bërë para 6 muajsh, siç po bën qeveria, është një ditë që i rëndon më shumë xhepat e shqiptarëve dhe tavolinat e shqiptarëve, është një ditë që shtrëngo më shumë lakun në qafën e sipërmarrjes shqiptare.

Dhe së fundi dua të them diçka që nuk ka njeri që nuk e kupton.

Sot është data 1 tetor.

Dje me një vendim të Këshillit të Ministrave janë hequr 1.8 milionë dollarë nga bujqësia dhe kanë shkuar tek inceneratorët.

Ju e dini, afera korruptive e inceneratorëve, u kushton shqiptarëve qindra milionë euro dhe këto para sot nuk duhet të shkojnë në asnjë vend tjetër përveçse në këto masa që ne i kemi propozuar qeverisë.

  • Ndihmë direkte për të papunët.
  • Dyfishim të ndihmës ekonomike për ata që janë në ndihmë ekonomike.
  • Ndihmë direkte me një çek 1 mijë euro për biznesin.
  • Ndihmë për bizneset që ripunësojnë të larguarit nga puna.
  • Ndihmë për shëndetësinë.
  • Ndihmë për arsimin.

Në vend që paratë të shkojnë këtu, në fshehtësi, në mes të natës këto para hiqen nga bujqësia, hiqen nga fermerët, hiqen nga konsumatorët shqiptarë dhe i çohen  një grushti oligarkëve.

Kjo nuk është thjesht e papërgjegjshme, nuk është as nga padia, kjo është kriminale. Kjo është hajdutëri në kohën  e pandemisë dhe ky është një vendim i qeverisë nuk është një aksident, është një vendim i marrë mbrëmë nga Edi Rama në kulmin e krizës ekonomike. Në vend që këto para t’i  cojë tek njerëzit, siç propozojmë ne, i çon tek një grusht klientësh të një afere korruptive dhe mafioze siç është afera e inceneratorëve.

Dhe për aferën e inceneratorëve, durrasakët sot po paguajnë nga xhepi i tyre.

Sepse e keni marrë vesh që i kanë të detyruar që mbetjet urbane të Durrësit t’i çojë në Sharrë.

Dhe çmimi për t’i çuar në Sharrë është shumë i lartë, kush e paguan atë çmim? Kush e paguan? Bashkia e Durrësit? Jo, e paguajnë qytetarët e Durrësit me taksat që u janë rritur vit pas viti.

Kjo është thirrja që kam nga Durrësi. T’i japin fund praktikave abuzive dhe korruptive. Paratë e buxhetit t’i çojnë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar biznesin.

Falemnderit.

Read More
01 Tet
0

Plani 6 mujor i Rimëkëmbjes nga kriza e pandemisë, Basha takon bizneset në Durrës: Ky plan është plotësisht i mundur.

  • Plani 6 mujor i Rimëkëmbjes nga kriza e pandemisë, Basha takon bizneset në Durrës: Ky plan është plotësisht i mundur, nëse qeveria heq dorë nga shpenzimet për aferat e veta .

 

  • “Siç ka lista për ushqime, ka lista edhe në farmaci për ilaçet”, Bizneset tregojnë realitetin e vështirë dhe i kërkojnë qeverisë të zbatojë planin e propozuar nga kreu i opozitës.

 

  • Paketa nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ka të bëjë me njerëzit. Ky 6 mujor do të jetë i vështirë dhe plani injekton para më xhepat e zbrazur të qytetarëve.

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha zhvilloi sot në mëngjes takime me biznese dhe qytetarë në Durrës.

 

Sipërmarrësit i shprehën z. Basha shqetësimet e tyre për rënien e madhe të shitjeve dhe mungesën e ndihmës nga ana e qeverisë. Veçanërisht shqetësues për bizneset është rënia e fortë që është rikthyer në dy javët e fundit të shtatorit, si ogur se pas një zbutjeje të rënies në fund të gushtit, po hyjmë në një zonë të errët të kolapsit të konsumit dhe falimentimit të bizneseve.

 

Shqetësimeve të shprehura nga drejtuesit e një fabrike nënproduktesh të mishit, z. Basha iu përgjigj me një shpjegim të hollësishëm të Planit të Rimëkëmbjes në 5 Hapa që Partia Demokratike i propozoi qeverisë.

 

Në 15 ditëshin e dytë të shtatorit ka filluar prapë të bjerë. Kjo është ajo që themi edhe ne. Se dëgjova dje, ju e patë këtë javë, ne shpallëm planin për gjashtë muajt e ardhshëm, se e ngatërrojnë njerëzit se kujtojnë se është programi ekonomik. Nuk është programi ekonomik, është Plani i Rimëkëmbjes për gjashtë muajt e ardhshëm. E gjithë bota po thotë duhet të përgatitemi edhe nga ana shëndetësore, por edhe nga ana ekonomike. Edhe ne kemi shpallur një plan me disa pika. Sa i përket biznesit, një nga pikat kryesore është që çdo biznes i vogël të ndihmohet me një çek direkt 1 mijë euro. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është plotësisht e përballueshme, edhe është një injektimi kapitali tek biznesi i vogël.

 

Ndërkohë, te personat që kanë humbur punë, që llogariten mbi 100 mijë, duke përfshirë dhe ata që nuk janë të regjistruar, t’u jepen një pagesë prej 160 mijë lekë të vjetra në muaj, që është minimum jetik. Për ata që rimerren në punë, për shembull: ti më the që ke patur 13 veta në punë, në qoftë se ke larguar dikë nga pandemia për shkak të pamundësisë dhe detyrohesh ta rimarrësh.

Shumë biznese të tjerë s’ia kanë dalë dot t’i mbajnë njerëzit dhe i kanë hequr nga puna. Me këtë paketë i propozojmë qeverisë të stimulohet rimarrja e tyre në punë duke i dhënë çdo punëdhënësi 200 mijë lekë të vjetra për të rimarrë dikë që ka humbur punën.

 

  1. Basha vijoi me rimbursimin 20 mijë lekë të vjetra në muaj të pensionistëve. Kjo sjell ka një impakt – tha ai. Impakti i parë është që rrit konsumin. Është problemi kryesor që ju keni, se janë lekë që si do u jepen njerëzve, do shpenzohen direkt.

 

Rritjen e konsumit, nuk është se e kemi shpikur ne si formulë, se këtë po bën e gjithë bota: këto po bën Kosova, këtë po bën Maqedonia. Tani, në vend që ta marrin propozimin dhe ta zbatojnë një orë e më parë, sepse siç e thatë vetë ka filluar prapë rënia, dhe rënia ekonomike është pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së konsumit, rrinë në televizor dhe na thonë ne që kemi dhënë kaq. Se sa ke dhënë, e dinë mirë shqiptarët, s’ka nevojë të dalësh ti dhe të thuash sa ke dhënë. Se ke dhënë më pak se çdokush tjetër.

Nuk ka vend në Ballkan të ketë dhënë më pak se sa Shqipëria. Po pyetja nuk është sa ke dhënë, po sa do japësh tani. Nuk mund të fshehësh sa ke dhënë ti apo të fillosh të flasësh me premtime elektoral, çfarë do japësh ti po të besuan shqiptarët dhe njëherë. Atë lerua shqiptarëve, po të besuan më.

 

Se atë e kanë në dorë shqiptarët. Ne po themi, tani duhet t’i dalim përpara kësaj dhe që të dalësh përpara, biznesi i vogël merr një çek 1 mijë euro. Aq sa janë, nuk janë më shumë 100 mijë biznese, të regjistruara. Janë edhe me pak. Ndërsa për të nxitur konsumin në veçanti të këtyre shtresave, atyre që kanë humbur vendin e punës, 160 mijë lekë është minimum jetik. Nuk themi se është e mjaftueshme natyrisht për një kryefamiljar, po është minimum jetik. Atyre që kanë humbur vendin e punës, 160 mijë lekë është minimum jetik. Atyre që rimerren në punë, 200 mijë lek në muaj për 6 muaj paketën. Për 6 muaj, nga sot deri në fillimit të prillit.

 

Kaq është paketa. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ka të bëjë me njerëzit. Nuk ka të bëjë me shfaqje propogande partish, ka të bëjë me xhepat dhe tavolinat e shqiptarëve. Është plotësisht e mundur. Është e llogaritur. Plotësisht e mundur, po të heqim dorë nga çdo shpenzim tjetër, edhe biznesit të vogël mund t’i vijmë në ndihmë, edhe qytetarëve mund t’u japim një injeksion të vogël, se u janë zbrazur xhepat. Ju e dini fare mirë, edhe me lista nuk ia dalin dot. Pra, nuk bëhet fjalë, as për çfarë ka ndodhur, as për ça do bësh ti pas një viti. Bëhet fjalë për këtë 6 –mujor, që do jetë shumë i vështirë. I vështirë për ekonominë, i vështirë për njerëzit, i vështirë për familjet. Natyrisht i vështirë dhe për bizneset.

 

Nuk është ndonjë mrekulli, se unë e di që 1 mijë euro për ju është pak, por të paktën t’u heqë disa shpenzime shtesë, të cilat janë shtuar këto 7 vite. Ju keni dhe transportin dhe koston e transportit. Nafta mbetet më e shtrenjta në rajon. Korenti mbetet më i shtrenjti në rajon. Taksat, taksat prapë se prapë, se për taksa s’pyesin! Taksën e duan në kohë, ose përndryshe të bllokojnë xhirot. Isha vjet në një biznes dhe më tha nuk paguaja dot sigurimet shoqërore, se kishte 170 punonjës. Nuk paguaja dot, i thashë m’i shtyni.  Nuk ia shtynë, i bllokuan, i ngrinë xhiron. Kjo sjellje është e dëmshme për ekonominë, edhe në kohë normale, jo më në pandemi!

 

Në fakt çdo shqiptar e kupton që ekonomia është një zinxhir, po u këput një hallkë, vuajnë të gjithë hallkat e tjera. Hallka kryesore është konsumi. Po ra konsumi, bini ju si biznes. Po ratë ju natyrisht, do bjerë dhe blegtoria, do bjerë dhe fermeri. Prandaj edhe ndihma më e madhe ndonëse jo e drejtpërdrejtë për fermerin është të nxisim konsumin, edhe 5 pikat që kemi propozuar ne dhe në veçanti plani për ata që humbën vendin e punës, për njerëzit me ndihmë ekonomike, për pensionistët, për biznesin e vogël, këtë ka synim kryesor: të nxisë konsumin. Këto para siç u jepen njerëzve, e para e punës do t’i japë për bukën e gojës. S’po i ofrojmë ndonjë luks, po i ofrojmë bukën e gojës se aty ka ardhur puna. Ka kohë, edhe para pandemisë. Pandemia vetëm sa e thelloi gropën, ju e dini vetë – u shpreh z. Basha.

 

Tërmeti dhe pandemia vetëm sa i nxorën këto gropa zbuluar – tha Basha. Se unë kam ardhur shumë shpesh Durrës dhe kam parë lista pafund në dyqane ushqimesh në 2-3 vitet e fundit duke u shtuar. Tani më thonë nuk japim dot më me listë, s’ja dalim dot të japim ushqime me listë. Vetë pronarët e bizneseve, vetë dyqanxhinjtë. Prandaj për t’i dalë para kësaj injektohet ky kapital. Hiqen ato 3-4 kontrata korruptive të qeverisë dhe i çohet njerëzve drejtpërdrejt. Është plotësisht e përballueshme t’i jepet biznesit një çek 1000 Euro, aq mund të përballojë Shqipëria. Ta bënim 2000 do të ishte më mirë, por ne kemi propozuar diçka që do ta bënim vetë po të ishim sot në qeveri.

 

Plani me 5 pika që do ta zbatonim vetë po të ishim në qeveri, ndaj për këtë s’dua të humb fare kohë. Po më vjen mirë që jemi këtu dhe dëgjoj situatat direkt nga goja juaj, sepse shpresoj ta dëgjojnë dhe ata që duhet ta dëgjojnë, pa zbukurime, pa propagandë. Ky është realiteti në fund të fundit. Çfarë po kërkojmë?  T’i vëmë veshin realitetit, dëgjojnë njerëzit, të kujdesen për njerëzit e zakonshëm, të mos jetojnë në pallatin e ëndrrave duke folur me gjëra të paqena sepse vetëm kur ta kuptojnë realitetin do ta kuptojnë se sa e mundshme është të marrin masat që ne kemi propozuar. Dhe në fund të fundit çfarë kemi bërë ne si opozitë? Kemi ofruar planin tonë të masave të hartuar nga ekspertët në bazë të masave që kanë marrë edhe vendet e tjera si Kosova, Maqedonia, për ta zbatuar.

 

Basha u shpreh se me paketën prej 5 pikash, PD nuk po po kërkon të bëjë fushatë. As po themi që ky është plani ekonomik për pas zgjedhjeve. Tbëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, për shëndetin e fëmijëve, se janë hapur dhe shkollat dhe për bukën e gojës. Ndihma që u jepet juve nuk ju jepet thjesht se jeni biznes, ju jepet pikërisht që të ndihmoni komplet zinxhirin e ekonomisë. Të jeni në gjendje të shkoni tek ai fermeri t’ia bleni produktet ta përpunoni dhe ndihma që u jepet njerëzve jepet po kështu për të gjithë konsumin dhe për t’i ndihmuar për të arritur të paktën një minimum, minimum absolut të bazës ushqimore mujore për veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

 

Shpresoj që e sotmja të vlejë sadopak për t’i ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar qeveritarët – tha Basha – se koha nuk pret. Vetë më thatë që 2 javët e fundit të shtatorit ka filluar prapë rënia dhe ne e dimë që rënia do të thellohet, tetor-nëntor rënia ekonomike do të thellohet, prandaj duhet filluar që tani duke u ardhur në ndihmë njerëzve me ato masa që kemi propozuar. Pastaj janë gjëra të tjera që do të zgjidhen pas 25 prillit.

 

Unë s’kam ardhur këtu për atë, se ju i dini, për biznesin e vogël propozimi ynë është një taksë unike 0.5% e xhiros dhe asnjë taksë tjetër lokale apo qëndrore, asnjë lloj takes tarife tjetër 0.5% e xhiros për biznesin e vogël është më se e mjaftueshme për të shlyer detyrimet për pushtetin vendor. Për biznesin e vogël është mëse e mjaftueshme të shlyejë detyrimet e pushtetit vendor dhe më e rëndësishmja është që në biznesin e vogël, do të marrë fund xhiroja e përditshme e inspektoriateve për të vjelur ryshfete apo për të terrorizuar. Me një pullë në hyrje të biznesit që vërteton që është paguar tatami prej 0.5% e xhiros, t’i ndalohet prania e çdo punonjësi të shtetit tek biznesi i vogël. Çdo punonjësi të shtetit i ndalohet prania, përveçse kur vjen si konsumator për të blerë suxhuk me lekë.

 

Njeriu punon 15-16 orë në ditë dhe në vend që të dali me fitim apo të sigurojë bukën e gojës, e të futet në borxh. I gjithë sistemi kështu si është shkatërruar këto 7 vite demotivon punën, demotivon njerëzit për të shkuar në punë. Të gjitha propozimet tona shkojnë në drejtimin e kundërt: t’i motivojmë njerëzit të punojnë dhe t’u japim shpërblimin e merituar për punën e bërë.

 

Duhet të fillojmë t’i japim frymë një shtrese të mesme shqiptarësh që të kenë mjaftueshëm të ardhura, të ndihen të pavarur, të mos kenë frikë për të nesërmen, të ndihen të sigurtë, se ata janë shtresa që e stabilizon dhe ekonominë, edhe demokracinë, edhe shoqërinë, edhe  arsimin, edhe shëndetësinë.

Edhe më tragjike paraqitet situata nga vizita e z. Basha në farmacitë e zonës. Farmacistët i shprehën z. Basha shqetësimin për rënien e shitjeve të ilaçeve dhe për një dukuri të zymtë të listave të borxheve edhe në farmaci.

 

“Ashtu siç ka lista në dyqane dhe markete, ka lista borxhesh edhe në farmaci” u shpreh farmacistja. U bë e qartë se medikamentet e paketës së trajtimit ambulator të të sëmurëve me COVID nuk rimbursohen nga shteti. Kosto e tyre shpeshherë kalon edhe pragun prej 600 mijë lekësh të reja për pacient. Veçanërisht, pacientët që kanë nevojë për aparatin e oksigjenit duhet të paguajnë 800 euro për ta siguruar.

 

Lekët nuk po shkojnë aty ku duhet – u shpreh z. Basha – se duhet të vijnë tek ju, duhet të vijnë te individi, te qytetari. Qeveria ka marrë një vendim për të hequr 1.8 million dollar, që ishin për ndihmë për bujqësinë për kanalizime për ujitje, ia ka dhënë prapë inceneratorëve. Inceneratorët na janë bërë si fantazma që përpijnë lekët e buxhetit të shtetit. Pra lekët janë, por po shkojnë në drejtim të gabuar. Prandaj edhe propozimi ynë ky është, ndërsa qëllimi i këtyre takimeve që zhvilloj është që të tregoj si është realiteti pa zbukurime, pa e nxirë. Kështu siç është!

 

Vizita e z. Basha në Durrës vijoi me takime të shumta me biznese të vogla dhe qytetarë që i shprehën atij pakënaqësitë me harresën nga qeveria dhe nevojën për një ndryshim të shpejtë.

Read More
30 Sht
0

• Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ja propozimi ynë konkret për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së COVID-19

• Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ja propozimi ynë konkret për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së COVID-19

• Plani ynë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë: lekët e taksave të shqiptarëve të shkojnë aty ku kanë nevojë njerëzit dhe bizneset

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, GJATË NJË VIZITE NË NJË BIZNES FASON NË VORË

Kam ardhur sot në një ndërmarrje fason në aksin Tirane – Durrës, e cila funksionon prej më shumë se 15 vitesh. Ka pasur në të kaluarën deri në 500 punonjës, tani ka vetëm 170 pasi ndodhet nën presionin e krizës ekonomike.

Pas 7 vitesh amullie keq-menaxhimi, dështimi dhe premtimesh të pa mbajtura, gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se ka ardhur koha për një ndryshim. Këtë javë ne kemi shpalosur planin tonë kundër pandemisë. Planin e rimëkëmbjes ekonomike i përbërë nga 5 drejtime kryesore.

Sa i përket ekonomisë, drejtimi kryesor është fuqizimi i biznesit, i sipërmarrjes që lidhet me punësimin dhe që është lënë krejtësisht pas dore dhe që po vuan si asnjë biznes tjetër në Ballkan. Ose më mirë të themi në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, sepse paratë që këta paguajnë si taksa, shkojnë në çdo drejtim tjetër, përveçse për të ndihmuar sipërmarrjen dhe për të ndihmuar punonjësit.

Një drejtim tjetër i rëndësishëm është rimarrja në punë e atyre që bizneset janë detyruar t’i largojnë nga puna për shkak të krizës, apo të vetëpunësuar që janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre. Këto janë dy drejtimet kryesore, por natyrisht edhe mbështetja e atyre që kanë humbur vendin e punës dhe që janë në pamundësinë e tyre për të blerë ushqimet e përditshme, për veten dhe për fëmijët.

Këto janë dy arsyet kryesore pse ka rënë konsumi.

Plani që kemi shpalosur këtë javë, nuk është programi ynë elektoral, siç, nga padija apo nga dashakeqësia janë përpjekur ta shpalosin disa. Është plani për këto 6 muaj, sepse këto 6 muaj janë të fundit për këtë qeveri. Duam s’duam ne, drejtimin e ka akoma një njeri, i cili në vend që të marrë masa për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, vazhdon të bëjë sharlatanin dhe palaçon nëpër ekrane. Me shpresën që duke përdorur propagandën, do të fshehë të vërtetën. Sado të merret me opozitën, sado të merret e të shajë me gjuhë vulgare prej palaçoje, një të vërtetë nuk e mbulon dot: Tavolinat e shqiptarëve janë boshatisur prej vendimmarrjeve të tij të dështuara, të gabuara dhe korruptive. Xhepat e shqiptarëve janë boshatisur për shkak të çuarjes të të gjitha parave në grushtet e një kaste të vogël oligarkësh dhe sipërmarrja shqiptare po vuan dhe është në kufijtë e ekzistencës.
Vetë shifrat zyrtare tregojnë që 75 % e biznesit nuk nxjerr më asnjë fitim ose është në humbje, dhe kjo po fillon të reflektohet tek rritja galopante e papunësisë, që natyrisht është shumë më e lartë se sa gënjeshtra që prodhon ditë për ditë makineria e propagandës.

Ndaj dua ta them edhe njëherë qartë dhe shkoqur: Plani ynë i rimëkëmbjes anti-COVID nuk është programi ynë elektoral, por është kërkesa që të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit dhe t’i çojë paratë e shqiptarëve ku kanë nevojë shqiptarët. Tek afro 100 mijë të papunë, jo zyrtarisht, zyrtarisht 50 mijë të papunë. Tek sipërmarrja që po vuan, me theks të veçantë biznesi i vogël, ku kemi propozuar një çek prej 1 mijë eurosh për çdo biznes të vogël. Tek sipërmarrja që rimerr në punë ata që kanë humbur vendin e punës, ku kemi propozuar që për çdo person që rimerret në punë, shteti të disbursojë 200 mijë lekë të vjetra apo 20 mijë lekë të reja. Tek pensionistët me një çek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person, për të mbuluar shpenzimet shtesë të pandemisë dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike.

Ndërkohë, siç u tha qartë, jo vetëm nga biseda me sipërmarrësit sot, por me çdo sipërmarrës, duhet të kemi një mekanizëm frymëmarrje për biznesin, garanci sovrane që funksionon për biznesin, jo vetëm për një grusht oligarkësh që janë përfituesit e vetëm të garancisë sovrane sot. Duhet të konceptohet në mënyrë të tillë, që paratë të shkojnë aty ku kanë nevojë njerëzit, aty ku ka nevojë sipërmarrja, jo të zhduken në xhepat e klientëve të qeverisë.

Nuk kam ardhur këtu për planin elektoral, kam ardhur t’iu them se këto gjashtë muaj do të jenë muaj edhe më të vështirë se gjashtë muajt që kemi kaluar, dhe këtu është momenti për të marrë masat që nuk u morën. Gabimet u bënë, por të paktën të mësohet nga gabimet, sepse faturën nuk po e paguan as Edi Rama, as ministrat e tij të krimbur në para, as oligarkët që e rrethojnë e që jetojnë në luks sheikësh, por po e paguan e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë, njerëzit punëtorë, sipërmarrësit punëtorë, punëmarrësit e tyre që mbajnë familjet e tyre me bukë.

Këto zonjat këtu që shikoni, këtu prapa meje, po i paguajnë fëmijët e tyre, po paguajnë sistemin shëndetësor, po paguajnë sistemin arsimor. Prandaj sot e ditë për ditë, nuk do të lodhem duke kërkuar përmes ndihmës tuaj. Nuk është koha për palaçollëqe dhe sharlatanizma, nuk i hedh hi syve njeriu duke u sjellë si palaço dhe duke sulmuar nga mëngjesi deri në darkë opozitën, por të marrë përgjegjësitë të paktën këto ditë që i kanë mbetur sepse është vetëm përgjegjësia e tij që kriza ekonomike është thelluar dhe do të vazhdojë të thellohet, që sipërmarrja është në prag të falimentimit, që numri I të papunëve është rritur, që tavolinat shqiptareve janë bosh.

Po kur e rrethon veten me një grusht të korruptuarish dhe luks të shfrenuar, e ke të pamundur të kuptosh se çfarë po ndodh edhe 500 metra larg teje dhe po iu them që në qendër të Tiranës e në periferi të Tiranës sot njerëzit nuk kanë lek madje nuk kanë mundësi as të futen në listat e dyqaneve. Këtu ka arritur kriza ekonomike në vend, kjo është e vërteta përtej shfaqjeve dhe propagandës së Edi Ramës.

Prandaj nuk ka kohë për të humbur.

Duhet urgjentisht plani që ne kemi shpalosur të rimëkëmbjes ekonomike anti-COVID, duhet të jetë tani në funksion sa ka kohë, pastaj për tu marrë me kopjet e shëmtuara dhe në kuptimin politik, vetëvrasëses që i bën planit tim ekonomik. Ka kohë për tu marrë me ato se e patë para disa ditësh të dilte e të thoshte se do ndalojë inspektorët. Domethënë ti i paske lënë inspektorët 7 vite dhe tani do i ndalosh që erdhën zgjedhjet?! Por kemi kohë kohë të flasim për këto.

Pyetje: Z.Basha kur do e prezantoni planin elektoral?

Lulzim Basha: Nuk kam ardhur këtu për planin elektoral. Kam ardhur t’ju them që këto 6 muaj do të jenë muaj edhe më të vështirë se këto 6 muaj që kemi kaluar. Dhe ky është momenti për t’u marrë masat që nuk u morën. Gabimet u bënë, por, të paktën, të mësohet nga këto gabime, sepse faturën nuk po e paguan as Edi Rama, as ministrat e tij të krimbur në para, as oligarkët që i rrethojnë, që jetojnë në luks sheikësh, por po i paguajnë e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë, njerëzit punëtorë, sipërmarrësit punëtor, punëmarrësit e tyre, punonjësit që mbajnë familjen me bukë, këto zonja që shikoni ju këtu, po i paguajnë fëmijët e tyre, po i paguan sistemi shëndetësor, po i paguan sistemi arsimor.

Prandaj, sot e ditë për ditë nuk do të lodhem duke kërkuar përmes ndihmës tuaj si media ta përcillni mesazhin: Nuk është koha për palaçollëqe dhe sharlatanizma. Nuk i hedh hi syve njeriu duke u sjellë si palaço dhe duke sulmuar nga mëngjesi deri në darkë opozitën.

Të marrë përgjegjësitë të paktën këto ditë që i kanë mbetur, sepse është vetëm përgjegjësi e tij, që kriza ekonomike është thelluar dhe do të vazhdojë të thellohet, që sipërmarrja është në prag të falimentimit, që numri i të papunëve është rritur, që tavolinat e shqiptarëve janë bosh. Po kur e rrethon veten me një grusht të korruptuarish në luks të shfrenuar, e ke të pamundur të kuptosh se çfarë po ndodh edhe 500 metra larg teje.

Po ju them se, në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, sot njerëzit nuk kanë lekë, nuk kanë mundësi as të futen në listat e dyqaneve. Këtu ka arritur kriza ekonomike në vend. Kjo është e vërteta përtej shfaqjeve dhe propagandës së Edi Ramës.

Prandaj nuk ka kohë për të humbur.

Urgjentisht, plani që ne kemi shpalosur, i rimëkëmbjes ekonomike anti-COVID duhet të vihet tani në funksion se ka kohë pastaj për t’u marrë me kopjet e shëmtuara, dhe në kuptimin politik, vetëvrasëse, që i bën programit tim ekonomik. Ka kohë për t’u marrë me ato.

E keni parë para disa ditësh, kur thoshte; do të ndaloj inspektorët, dmth, ti i paske lënë inspektorët shtatë vite, tani do t’i ndalosh, sepse erdhën zgjedhjet. Por kemi kohë të flasim për këto.

Pyetje: Z. Basha nëse ndalemi pak tek zgjedhjet, opozita ka prezantuar një plan konkret për Reformën Zgjedhore…

Lulzim Basha: Ekspertët tanë do të japin përgjigje për çdo pyetje. Sot jam këtu për të nënvizuar edhe një herë emergjencën para së cilës ndodhemi. Është një emergjencë ekonomike, është një emergjencë shëndetësore, është një emergjencë që prek fëmijët tanë nëpër shkolla, është një emergjencë sociale.

Nuk pret koha, prandaj kemi dalë përpara me një propozim konkret.

Përgjigja e djeshme ishte përgjigja e një njeriu të papërgjegjshmëm, që refuzon të pranojë realitetin, refuzon të pranojë përgjegjësitë e tij për këtë realitet. Thirrja ime sot nga terreni, nga e vërteta siç është, me ju prezent, vendosjani mikrofonin kujt të dëshironi, sipërmarrësit, punonjësve apo kujtdo tjetër në këtë ambient industrial në aksin Tiranë-Durrës, është kjo që ne po themi: biznesi është në krizë.

Biznesi ka nevojë për ndihmë.

Sipërmarrja ka nevojë për ndihmë.

Të punësuarit kanë nevojë për ndihmë.

Të papunët kanë nevojë për ndihmë. Pensionistët kanë nevojë për ndihmë.

Nuk është koha për t’u fshehur pas batutave. Është koha për të marrë përgjegjësi. Është koha për t’u kthyer shqiptarëve paratë e taksave, që kanë paguar gjithë këto vite. Ata meritojnë sot mbështetjen dhe jo një grusht mafiozësh inceneratorësh dhe koncensionesh korruptive.

Read More
30 Sht
0

Zbulohet skema e manipulimit të Edi Ramës me listat e votuesve, PD bën gati padinë penale për Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë.

  • Zbulohet skema e manipulimit të Edi Ramës me listat e votuesve, PD bën gati padinë penale për Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë. Alibeaj: Ja 5 shtyllat kryesore të planit të dëshpëruar të Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjne civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi.

Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera.

Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shperndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri – tjetri, pa kurrëfarë shkaku apo arsye.

Le të ndjekim një fragment nga dëshmitë e qytetarëve të denoncuar në emisionin “Boom”.

VIDEO

 

Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të të njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke marrë për bazë listat e atyre qe votuan në 2019-ën, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-ën dhe refuzuan farsën e 2019-ës, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’ju pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta.

Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore:

 

  • Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
  • Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.
  • Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.
  • Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme
  • Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

 

Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë.

 

Me instrumentat ligjore, te auditimit të gjendjes civile dhe listave zgjedhore do të bëjmë të dështojë plani i Edi Ramës për t’u hequr të drejtën qytetarëve të votojnë.

 

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!

Read More
28 Sht
0

      Bashkëpunimi i kreut të OFL-së me krimin e organizuar, PD: Artan Shkëmbi si Edi Rama. Kjo qeveri bashkëqeverisë me krimin, nuk e lufton atë. 

·        Bashkëpunimi i kreut të OFL-së me krimin e organizuar, PD: Artan Shkëmbi si Edi Rama. Kjo qeveri bashkëqeverisë me krimin, nuk e lufton atë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën show me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.

Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.

Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.

5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku.

Në të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit.

Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse.

Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara.

Bashkëqeverisjes së tij me krimin i është vënë viza.

Më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit.

Read More
28 Sht
0

     Erion Veliaj transferon edhe  1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale, PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt.

•          Erion Veliaj transferon edhe  1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale, PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë në shtëpi, nxënësit mësojnë edhe me 4 turne, rrugët dhe oborret nëpër lagje janë si në mesjetë, tarifat janë më të shtrenjtat në Shqipëri, biznesi i vogël gjobitet për gjithçka, ajri është më i ndoturi në Europë, por Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk duan t’ia dinë për asgjë prej këtyre problemeve të përditshme të qytetarëve.

Prioriteti i tyre kryesor janë inceneratorët, që po gllabërojnë miliona euro nga paratë e qytetarëve.

Inceneratori i Tiranës zë vendin e parë në skemën korruptive mafioze për të vjedhur qytetarët e Tiranës për llogari të pushtetit të Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Taulant Ballës dhe bandave që qendrojnë pas tyre si amortizues të konflikteve mes klaneve në qeveri.

Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera.

Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj  rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Për të mbushur xhepat e inceneratorit të Ramës dhe Veliajt një qytetar duhet të paguajë 7500 lekë më shumë tarifë pastrimi, një biznes i vogël duhet të paguajë rreth 22 mijë lekë më shumë, ndërsa biznesi i madh deri ne 110 mijë lekë më shumë.

1 miliardë lekë shtesë për inceneratorin e Tiranës do të thotë më pak para për ekonominë e vërtetë në mjerim. Çdo ditë në vend, humbasin vendin e punës 160 qytetarë dhe 170 biznese mbyllen, sepse Edi Rama dhe  Erion Veliaj nuk i përdorin taksat tona për të hapur vende pune, por për të mbushur xhepat që fshihen në parajsa fiskale.

Inceneratorët janë një nga aktet më të rënda të korrupsionit dhe vjedhjes të këtij pushteti. Qytetarët do t’i japin fund kësaj grabitje më 25 Prill dhe çdo qindarkë e vjedhur do të kthehet në arkën publike për t’u investuar në më shumë vende pune për të rinjtë.​

Read More
26 Sht
0

Dështim i rrezikshëm në javën e dytë të shkollës, mbi 160 mësues të infektuar. PD: Qeveria nuk mori asnjë masë. Ja problemet kryesore.

  • Dështim i rrezikshëm në javën e dytë të shkollës, mbi 160 mësues të infektuar. PD: Qeveria nuk mori asnjë masë. Ja problemet kryesore.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Me përfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në të gjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e  nxënësit në mëshirë të fatit.

Asnjë masë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuar për një mësimdhënie më të mirë.

Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:

  1. Tamponimi është bërë pak ose aspak
  1. Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.

Pas përfundimit të javës së dytë problemet kyçe janë 4.

  1. Nuk respektohet protokolli I sigurisë së shëndetit.

Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit.

  1. Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme.

Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.

  1. Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuk sigurohen as maska, as dezinfektantë.

Nxënësit dhe mësuesit i kane blerë vetë maskat dhe dezinfektantët, duke rritur kostot e familjeve, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka investuar asnjë qindarkë për sigurinë e tyre.

  1. Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuar uljen e cilësisë së mësimdhënies.

Qëndrimi me orë të zgjatura dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave të pushtetit Edi Ramës ne dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisë mësimdhënies.

Është urgjencë kombëtare që qeveria të marrë disa masa elementare për të ruajtur shëndetin dhe cilësinë e mësimdhënies në shkolla.

  1. Të bëhen testime masive serologjike e tamponim për të gjithë mësuesit dhe stafin ndihmës në cdo shkollë të vendit, në mënyrë të tq qartësohet harta e përhapjes së COVID19 dhe shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.
  1. Të mos lejojë zhvillimin e mësimit në ato shkolla, ku nuk përmbushet asnjë kusht higjieno sanitar. Qeveria të publikojë në ambientet e jashtme certifikatën e plotësimit të kushteve të përcaktuara në protokollin e sigurisë.
  1. Të sigurojë dezinfektim për ambientet shkollore dhe maska falas për çdo mësues, si dhe për nxënësit e familjeve në nevojë.
  1. Të kontraktojë mësues shtesë për të lehtësuar barrën e rëndë shkatërruese për mësuesit, si dhe të shpërblejë mësuesit për çdo orë shtesë.

Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë krah mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre për të bërë gjithçka që ata të jenë të sigurt dhe nxënësit të arsimohen sa më mirë.

Read More
25 Sht
0

PD nis fushatën elektorale, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi: Votimi i kandidatëve nga anëtarësia hapi i madh i fitores së zgjedhjeve.

  • PD nis fushatën elektorale, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi: Votimi i kandidatëve nga anëtarësia hapi i madh i fitores së zgjedhjeve.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI NGA SELIA E PD, KUKËS

Sot Partia Demokratike nis fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të Partisë Demokratike, me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilën ne do t’i prezantohemi qytetarëve.

Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij.

Unë dua t’i bëj thirrje çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë në këtë proces që ndodh për herë të parë në një parti politike, ku vullneti i anëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë është ai që do të përcaktojë ekipin të cilin ne do t’i drejtohemi dhe do t’iu kërkojmë votën qytetarëve shqiptarë.

Zëri i tyre, mendimi i tyre në përzgjedhjen e kandidatëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse kandidatë që zgjidhen nga qytetarët me votën e tyre, me vullnetin e tyre, që përzgjidhen nga anëtarët do të jenë pikërisht njerëzit që nesër do të punojnë për interesin e këtyre qytetarëve.

Prandaj, apeli im është për çdo anëtar të Partisë Demokratike të marrë pjesë në këtë proces demokratik, e ripërsëris, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që ndodh vetëm në Partinë Demokratike, duke bërë një dallim të qartë midis nesh, Partisë Demokratike dhe partisë së kryeministrit në ikje.

Unë dua të mbetem tek zgjedhjet, tek mesazhi i çdo anëtari të Partisë Demokratike, të marë pjesë në këtë festë të demokracisë, ku çdo anëtar ka të drejtë të japë me votë vlerësimin e tij për çdo kandidat të përzgjedhur nga strukturat qëndrore të Partisë Demokratike.

Dua të mbetem tek ky proces që është shumë i rëndësishëm.

Është i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike, por është i rëndësishëm për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike.

Do të ishte shumë mirë sikur të gjithë partitë politike në vend të ndiqnin një proces të ngjashëm, që kandidatët të mos i përcaktonte krimi i organizuar, që kandidatët të mos i caktonin  paratë e pista të krimit të organizuar, por kandidatët t’i caktonin qytetarët.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Demokratike por edhe për Shqipërinë, daj dua që nga Kukësi të ripërsëris vetëm këtë apel: Ftoj qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me zërin e tyre të përcaktojnë ekipin që u sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm.

Shumë falemnderit të gjithëve, dhe mbarësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Falemnderit.

Read More
24 Sht
0

Grupi i ekspertëve të ekonomisë dhe financave në PD, takim online me drejtues të misionit të FMN-së

Grupi i ekpertëve të ekonomisë dhe financave publike në Partinë Demokratike zhvilluan një takim online me Misionin e FMN-se, znj. Yan Sun, Shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përhershme, Rezidente në Vienë.

Takimi u fokusua në shqetësimet kryesore të FMN-së në lidhje me ekonominë e vendit, situatën ekonomike të krijuar gjatë pandemisë si dhe sa kanë afektuar këtë situatë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare.
Ekspertët e Partisë Demokratike vunë në dukje një sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë së cilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të
ardhurave në vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës.

Prodhimi industrial ka rënë me 11.2%, investimet e huaja direkte ranë me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë përqindje duke qenë niveli më i ulët në 18 vite. Paketat mbështetëse më të ulta në rajon me vetëm 0.86% të PBB-së dhe mungesa deri më sot e planit të rimëkëmbjes ekonomike, thellon akoma edhe më shumë problematikat ekonomiko-sociale dhe dëmton rëndë bizneset.

Amnistia Fiskale dhe Penale është një nga shqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore jo vetëm është tërësisht e pavend për situatën ekonomike dhe dëshpuruese që ka vendi por është një tjetër shenjë hipokrizie e qeverisë. Nëse ky ligj miratohet me qëllimin e vetëm për të ndihmuar trafikantët e drogës dhe ato që duan të
pastrojnë parà, qeverisja e ardhshme e Opozites së Bashkuar do ta abrogojë duke përfshirë edhe efekte prapavepruese në ligj.

Shqetësimi i kahershëm i PD, që është reflektuar dhe në raportet e KLSH-së, ka qenë edhe zëri i “Detyrimeve të Prapembetura”, të cilat vlerësohen në vlerën 70 miliardë lekë, duke treguar qartasi mungesën e eficencës në manaxhimin e financave publike në vend.

Sakaq, u shprehen shqetësimet në lidhje me koncesionet dhe PPP-të që janë po aq të kritikuara nga FMN dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, të cilat prekin vlerën e rreth 13% të PBB-së, duke vendosur në rrezik buxhetin e shtetit me kontrata për të cilat nuk ka patur analiza të sakta kosto-përfitim dhe janë shembujt më domethënës të praktikave abuzive dhe korruptive nga qeveria shqiptare.

Një tjetër shqetësim i PD ka qenë dhe mbetet Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila është kritikuar specifikisht edhe nga FMN.

Gjithashtu gjatë takimit, grupi i ekspertëve prezantoi piketat kryesore të Planit Ekonomik të PD, nje plan që ka në bazë të saj mbështetjen e ekonomisë dhe sektorëve të saj, nxitjen e konsumit, punësimit dhe zhvillimit por dhe uljen e informalitetit.

Vetëm konkurenca e lirë, ekonomia e tregut dhe jo favoritizmi, lufta ndaj vjedhjeve dhe abuzivizmit mund të nxjerrin ekonominë shqiptare nga kriza disavjecare.

Read More
22 Sht
0

Opozita dorëzon në Këshillin Politik kërkesën për OSBE/ODIHR për zgjidhjen e konflitkit për ndryshimin e njënashëm të rregullave të lojës. PS refuzoi kërkesën dhe bojkotoi mbledhjen.

  • Opozita dorëzon në Këshillin Politik kërkesën për OSBE/ODIHR për zgjidhjen e konflitkit për ndryshimin e njënashëm të rregullave të lojës. PS refuzoi kërkesën dhe bojkotoi mbledhjen.

 

  • Kërkesa e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR është përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

 

  • Në lidhje me koalicionet, opozita ka për draft Kodin Zgjedhor ekzistues. Maxhoranca po e ndryshon, në shkelje të standardeve ndërkombëtare.

 

DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS SË BASHKUAR, OERD BYLYKBASHI, PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK

 

Opozita e Bashkuar, siç ne kishim premtuar më herët, dorëzoi sot draftin e letrës, me të cilën Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODHIR-it me pyetje specifike në lidhje me çështjet thelbësore të mosdarkordësisë që përballet ky Këshill.

 

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar.

 

Këtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

 

Siç ju e dini, Këshilli Politik është ngritur dhe ka funksionuar, deri në marrëveshjen e 5 qershorit, me nxitjen dhe mbështetjen e qartë të partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë të SHBA, BE dhe, në këtë proces, opozita i ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të marrëveshjes së 14 janarit.

 

Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.

 

Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit.

 

Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it.

 

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë.

 

Pyetje: Nëse do të miratohen në mënyrë të njëanshme në parlament, do ta njohë opozita jashtëparlamentare ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve dhe a do të jeni të gatshëm të hyni në këto zgjedhje?

 

Oerd Bylykbashi: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Ajo që kërkon maxhoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venezias dhe ODIHR-i e kanë vizë të kuqe. Këta elementë thelbësorë nuk ndryshojnë, nëse ka kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare.

 

Qëllimi i këtij Këshilli Politik është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.  Duke përmendur elementin thelbësor të funksionimit tonë, që është konsensusi dhe, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi i zgjidhjes së konfliktit është t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it, i cili ka deklaruar gatishmërinë për të na e dhënë këtë përgjgije, ne kemi kërkuar funksionimin e mekanizmit. Prishja e funksionimit të mekanzimit, praktikisht, bën nul mënyrën sesi funksionon ky këshill.

 

Këshilli nuk ka për te qenë kurrë, as fasadë, as vulë noteri e maxhorancës për interesat e saj politikë. Ky këshill funksionon mbi bazën e konsensusit, siç funksionoi deri më 23 Korrik. Kjo është përgjegjësi e madhe që Edi Rama merr përpara opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për ne, ajo që është rënë dakord më 5 Qershor dhe është konkretizuar më 23 Korrik, qendron dhe nuk ka nevojë të ndryshojë.

 

Pyetje: Ka ndonjë shans që të sillni propozime konkrete, siç kërkon maxhoranca?

 

Oerd Bylykbashi: Opozita ka për draft Kodin Zgjedhor ekzistues, përsa i përket çështjes së koalicioneve. Ajo që do që ta ndryshojë, në shkelje të standardeve ndërkombëtare, është maxhoranca. Duhet t’i japë llogari opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Për këtë ne i drejtohemi ODIHR-it.

 

Read More