Blog

25 Kor
0

“Ortakët duan të rikthejnë Katovicën”, Basha: Marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave atentat ndaj demokracisë

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë zhvilluan sot një tryezë me partitë politike dhe këshilltarëve bashkiakë të forcave të Harkut Opozitar Euroatlantikë. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në fjalën e tij tha se marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave është një atentat ndaj demokracisë shqiptare.

Basha tha se ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Deri në këtë moment që flasim, falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë nuk i zgjedhin kryetarët e partive, por i zgjedhin qytetarët me parimin kush merr më shumë vota, përfaqëson qytetarët në Parlament si deputetë apo si deputete, sigurisht duke ruajtur kuotat gjinore dhe përfaqësimin e 1/3 nga zonjat dhe zonjushat, nga gratë dhe vajzat shqiptare.
Atemntati ndaj demokracisë shqiptare, i cili është konkluduar ditën e djeshme, do të bëjë pikërisht këtë, të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë tashmë prej 24 orësh e ka marrë vesh i madh e i vogël. Dhe më vjen mirë që edhe disa që akoma nuk u ka dalë narkoza e mashtrimeve dhe gënjeshtrave që kanë hedhur me shumicë dhe me skarcitet në dy vitet e fundit, tashmë po ndërgjegjësohen se ata që thërrisnin më shumë “kapeni hajdutin”, janë hajdutët e vërtetë të demokracisë shqiptare.
Ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, jo vetëm ortakët e tyre në media, jo vetëm ortakët e tyre në korrupsion dhe lirimin e të korruptuarve, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës, para se Ramiz Alia t’i ndante këtej oficerët e sigurimit dhe këtej spiunët e sigurimit.

 

 

Read More
25 Kor
0

Basha publikon amendamentin për hapjen 100% të listave dhe u bën thirrje deputetëve: Rrefuzojeni pazarin Rama-Berisha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar amendamentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon hapjen 100% të listave.

Basha shkruan se pasi i ekspozoi për amnistinë, sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mbylljen e listave, koha i dha të drejtë. Sipas tij, Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

 

Ai më tej ka dhe një mesazh për deputetët në Kuvend ku shprehet se nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

 

Poatimi i plotë i Bashës:

I ekspozuam për pazarin me amnistinë, dhe koha na dha të drejtë.
I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë.
I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë.
Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

Ne e refuzojmë me forcë këtë pazar, prandaj kam depozituar një amendament përmes të cilit ju jepet mundësia deputetëve që duan realisht lista të hapura dhe neverisin këtë mynxyrë, të votojnë për të pasur lista 100% të hapura.

Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prerin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.

Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament.

Shqipëria meriton më shumë.

 

Read More
24 Kor
0

“Sot protestë tek rrethrrotullimi i Thumanës”, Bakiu thirrje banorëve: Bashkohuni kundër izolimit të Krujës nga aksi Thumanë-Kashar

Deputetja e Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, ka lajmëruar se ditën e sotme në orën 18:00 do të organizohet protesta e rradhës tek rrethrrotullimi i Thumanës.

Arsyeja e protestës sipas saj, është pasi asnjë institucion nuk po jep zgjidhje për izolimin që i është bërë qytetit të Krujës nga rruga Thumanë-Kashar.

Bakiu ma bërë thirrje që të gjithë banorët e Krujës t’i bashkohen protestës kundër kësaj padrejtësie.

 

Postimi i Merita Bakiut:

Protestojmë ndaj padrejtësisë!

Shqetësimit të banorëve për izolimin që ka bërë rruga Thumanë – Kashar nuk i jep zgjidhje asnjë institucion shtetëror.

Të mërkurën ora 18.00 ftoj banorët e Bashkisë Krujë në protestë te Rrethrrotullimi – Thumanë.

 

Read More
23 Kor
0

Merita Bakiu: Ndërkohë që qytetarët protestonin, në parlament vijonte teatri për të mbrojtur marrëveshjen e 2008-ës, që është edhe arsyeja pse banorët e Krujës janë të izoluar, pasi dikush tjetër ka vendosur për ta

Deputetja e Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, shprehet se protesta dhe revolta e banorëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës, erdhi si shkak i injorimit dhe arrogancës me të cilin qytetarët janë trajtuar, paçka se kanë muaj që kërkojnë zgjidhje për shkak të izolimit që ka shkaktuar aksi Thumanë-Kashar.

Në një postim në facebook, Bakiu shprehet se mungesa e reagimit nga autoritetet, është një tjetër dëshmi e degradimit të parlamentarizimit dhe përfaqësimit politik të prodhuar nga marrëveshja e 2008-ës.

Ajo shprehet se ndërkohë që qytetarët protestonin, në Komisionin e Ligjeve vijonte teatri për të mbrojtur marrëveshjen e 2008-ës, që është edhe arsyeja pse banorët e këtyre zonave sot janë të izoluar, të nëpërkëmbur dhe nuk gjejnë zgjidhje, sepse dikush tjetër ka vendosur për ta.

Për këtë, Bakiu thotë se Shqipëria meriton më shumë, prandaj Demokratët Euroatlantikë kanl depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një amendament që lejon lista 100% të hapura, për t’iu dhënë mundësi deputetëve të mos sillen si dele të kryetarëve.

 

Postimi i plotë i Merita Bakiut:

Duke dëgjuar dhe përjetuar revoltën e drejtë të banorëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës, njoftova zyrtarisht policinë për zhvillimin e protestës së sotme, e cila ishte një apel për t’i dhënë fund padrejtësisë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që janë izoluar nga kjo qeveri e korruptuar, e cila nuk mendon për qytetarët, por vetëm për klientelën e saj ekonomike.

Kjo protestë e drejtë erdhi si shkak i injorimit dhe arrogancës me të cilin qytetarët janë trajtuar, paçka se kanë muaj që kërkojnë zgjidhje për shkak të izolimit që ka shkaktuar aksi Thumanë-Kashar.

Mungesa e reagimit nga autoritetet, është një tjetër dëshmi e degradimit të parlamentarizimit dhe përfaqësimit politik të prodhuar nga marrëveshja e 2008-ës.

16 vite më vonë, ajo është provuar një eksperimet i dështuar, që nuk i shërben interesave të qytetarëve, por vetëm një grushti të vogël politikanësh dhe klientelës së tyre.

Asgjesimi i përfaqësimit politik, që e ka kthyer parlamentin në një sallë kamikazësh në shërbim të oligarkëve dhe kastës të pandëshkuar 34 vjeçare, është edhe arsyeja madhore pse ne kërkuam dhe kërkojmë një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që përmes listave të hapura e kthen deputetin në mbrojtës të interesave të votuesve dhe në zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë.

Ky është ndryshimi i vërtetë që ne duam të sjellim, kjo është edhe arsyeja pse ata janë bërë bashkë për të penguar hapjen e listave dhe ndryshimet ligjore që kemi depozituar në Kuvend.

Prandaj, ndërkohë që qytetarët protestonin, në Komisionin e Ligjeve vijonte teatri për të mbrojtur marrëveshjen e 2008-ës, që është edhe arsyeja pse banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës sot janë të izoluar, të nëpërkëmbur dhe nuk gjejnë zgjidhje, sepse dikush tjetër ka vendosur për ta.

Shqipëria meriton më shumë, prandaj ne kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë një amendament që lejon lista 100% të hapura, për t’iu dhënë mundësi deputetëve të mos sillen si dele të kryetarëve, por si përfaqësues të vullnetit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

 

 

Read More
23 Kor
0

“Marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave”, Basha: Pazar i një grupi deputetësh që nuk kanë as votat e shtëpisë së tyre. Kane shitur zgjedhjet pa filluar

Në një konferencë për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është shprehur se në Komisionin e Ligjeve po bëhet publikë pazari i rradhës Rama-Berisha për mbylljen e listave. Sipas tij, një një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.

Basha gjithashtu tha se ndryshe nga çështë shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

Pjesë nga fjala e Bashës:

 

Pikërisht në këto momente që ju drejtohem në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, pak metra më tej përfaqësuesit e Edi Ramës dhe Sali Berishës po bëjnë publik pazarin për t’i rimbyllur listat. Si do t’i rimbyllin listat?

Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre, kaq e thjesht është. Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet, kanë rimbyllur listat që të sigurojnë vendin e tyre. Për këtë është bërë e gjithë beteja, ky është pazari. Për këtë shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, për këtë votuan ligjin për amnistimin e të korruptuarve të Edi Ramë, përfshirë dhe hajdutët e votave të Partisë Demokratike në zgjedhjez e 2021-it, për këtë po negociojnë sot përfundimin e këtij pazari.
E gjitha pra ndryshe nga çështë shpallur, nuk është çështje as revolucioni aq më pak përmbysje e Edi Ramës, është Pazar për t’i dorëzuar Edi Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.
Kanë krijuar dy lloj listash. Listat pra biznes klas, pra ku janë këta që sigurojnë veten e tyre. Dhe lista tjetër gjoja të hapura, por në fakt votat që do të shkojnë për një subject politik, do të përfitohen nga ky grup. Të cilët, pavarësisht se si votohet, do të jenë përfituesit e parë të votive të qytetarëve. Shkurt dhe qartë, po përgatitet rimbyllja e listave dhe po bëhet që njerëz të cilët nuk kanë vota, nuk vijnë dot t’iu kërkojnë votën ju, nuk kanë pra mbështetje politike, mbështetje qytetare, përkundrazi shumë prej tyre kanë neveri qytetare, këta të sigurojnë vendin e tyre pa u votuar, por duke u future në një listë të mbyllur, një listë e cila as nuk u paraqitet në fletën e votimit qytetarëve.

Read More
23 Kor
0

PD-Demokratët Euroatlantikë: E vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë shprehen se e vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Në një reagimi në rrjetet sociale, Demokratët Euroatlantikë shprehen se Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtëpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë:

 

E vetmja mënyrë për të mbyllur listat është bashkimi i votave mes Ramës dhe Berishës.

Edi Rama nuk i do listat e hapura, as nuk ka votat për t’i mbyllur ato. Prandaj i duhen votat e Berishës, për t’u hequr qytetarëve mundësinë të zgjedhin ata përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Gjithçka tjetër është teatër.

Rama dhe Berisha nuk duan deputetë të dalë nga vota e drejtëpërdrejtë e qytetarëve, por kërkojnë kamikazë për të ngritur dorën në shërbim të klientelës së përbashkët dhe për t’i përdorur në luftën e tyre kundër SPAK.

Por ashtu siç gënjyen për amnistinë, me të cilën liruan të korruptuarit e Edi Ramës dhe lanë në burg protestuesit, ashtu po gënjejnë edhe sot për pazarin e radhës.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë i bën thirrrje deputetëve të dalë me vota opozitare, të mos bëhen pjesë e këtij pazari dhe t’i qëndrojnë zotimeve publike që kanë nënshkruar përpara shqiptarëve për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që u shërben shqiptarëve jo hallexhinjëve të SPAK!

Read More
23 Kor
0

“Pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave”, Basha: Puç Kushtetues kundër interesave të qytetarëve për të mbajtur gjallë tranzicionin korruptiv

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se dhe pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i pazarit të rradhës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për mbylljen e listave.

Në reagimin e tij në facebook, Basha shkruan se ky është një puç Kushtetues kundër interesave të qytetarëve dhe për të mbajtur gjallë tranzicionin korruptiv, që pastaj ta kenë më të lehtë luftën e tyre kundër SPAK.

 

Postimi i plotë i Bashës:

Pak orë na ndajnë nga formalizimi me votë i një pazari të mbyllur qysh prej 2008-ës mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, të rinovuar nga kryeministri më i korruptuar i Europës pas 9 shtatorit 2021, kur për shkak të halleve të tij me drejtësinë, i erdhi në ndihmë të sanksionuarit si non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë bashkë në luftën e tyre kundër SPAK, që kërcënon pandëshkueshmërinë, ekosistemin në të cilin gëlojnë interesat e tyre ekonomike dhe politike, që ju ka dhënë atyre çdo gjë dhe u ka marrë shqiptarëve gjithçka.

Keni parë në këto orë të flitet për gjasme negociata për Reformën Zgjedhore.

Në fakt janë fasada e një pazari të mbyllur muaj më parë, ku Rama dhe Berisha janë bërë bashkë kundër interesit të qytetarëve.

Ata sabotuan Komisionin e Reformës Zgjedhore bashkarisht, sepse nuk duan t’i fuqizojnë qytetarët duke i dhënë forcë votës së tyre, por duan t’i trajtojnë si dele.

Shqipëtarët duan një Reformë të vërtetë Zgjedhore, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan që të ketë një votë të vërtetë të diasporës, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan të kenë lista të hapura, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan që vota e tyre të jetë e barabartë anembanë vendit, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan votim dhe numërim elektronik, Rama dhe Berisha jo.

Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo.

Ata duan riciklim të Katovicës nga e cila dolën e përmes të cilës mbetjet e fundit të komunizmit kërkojnë të mbajnë gjallë tranzicionin korruptiv, që ka varfëruar familjet shqiptare, kanë larguar rininë, kanë ngritur në sistem pandëshkueshmërinë, mbi piedestalin e të cilës lartësohen kullat e tyre, që janë monumentet e hajnisë 34 vjeçare.

Dhe fuqizimi i qytetarëve përmes një Reforme të vërtetë Zgjedhore, që do të thante kënetën e korrupsionint dhe klientelës së tyre, është arsyeja pse ata po bëjnë një puç kushtetues kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Read More
23 Kor
0

Demokratët Euroatlantikë depozituan sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit: Nuk lejojmë që padrejtësia të triumfojë

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, ashtu siç ishte paralajmëriar ditën e sotme nga kreu i saj, Lulzim Basha, kanë depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit skandaloz për vulën e PD. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se grupimi që ai drejton nuk do të pranojë paligjshmërinë dhe as nuk do lejojë që padrejtësia të triumfojë.

Ai më tej shkruan se vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin.

NJOFTIM I PARTISË DEMOKRATIKE – DEMOKRATËT EUROATLANTIKË

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, depozitoi sot rekursin ndaj vendimit skandaloz të 11 qershorit.
Ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë.
Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore.
Shqipëria meriton më shumë.

Read More
23 Kor
0

Zbardhja e vendimit për vulën e PD, Basha: Sot depozitojmë rekursin në Gjykatën e Lartë. Do njoftohen KLGJ, ILD, SPAK dhe përfaqësitë diplomatike për këtë padrejtësi totale

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat tha se sot do të depozitohet rekursi në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit për vulën e PD. Basha tha se zbardhja e vendimit tregoi se sa skandaloz dhe i hapur ka qenë presioni politik ndaj këtyre gjyqtarëve.

Ai gjithashtu tha se nuk do të mjaftohet vetëm me rekurs, por do të njoftohen dhe organet e tjera të drejtësisë si KLGJ, ILD, SPAK dhe përfaqësitë diplomatike për këtë hap që do të hidhet dhe për domosdoshmërinë jetike jo thjesht për demokracinë në Shqipëri, por edhe për drejtësinë dhe imazhin e dejtësisë që të mos lejohet një padrejtësi e tillë totale.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që ne sot dorëzojmë rekursin në Gjykatë të Lartë. Zbardhja e vendimit të Apelit, tregon se sa skandaloz dhe i hapur ka qenë presioni politik ndaj këtyre gjyqtarëve. Me dy fjalë apeli ka thënë që ne nuk kishim të drejtë të ishim palë në atë gjyq. Kjo me dy fjalë do të thotë: të jesh në shtëpinë tënde, të vij dikush të të thotë jo nuk është e jotja, është e imja dhe pastaj ti nuk ke të drejtë as të ankohesh në gjykatë. Dhe kur e mendon që kjo me të vërtetë ka ndodhur me shtëpitë dhe me pronat e shqiptarëve, e kupton se sa e tmerrshme ka qenë kjo padrejtësi.

Se çfarë batërdie kanë bërë gjyqtarë të tillë mbi pronat e shqiptarëve. U kanë marrë pronat e baballarëve, pronat e gjyshërve, pronat e familjes. Dhe tani me të njëjtin guxim duan të tjetërsojnë vullnetin e një force politike që nuk vepron në bazë të qejfeve dhe tekave të një individi. Që nuk mund të jetë subjekt i planeve politike të kryeministrit të ardhshëm, por duhet t’i nënshtrohet ligjit. Dhe ligji është fare i qartë, me ligj e sipas ligjit jo vetëm që ky vendim është i paligjshëm, por këkresa për marrjen e këtij vendimi mbart element të ndjekjes penale siç janë falsifikimet të dokumenteve zyrtare. Ndaj ne sot zyrtarisht protokollojmë rekursin e Partisë Demokratike të Shqipërisë – Demokratëve Euroatlantikë në Gjykatën e Lartë.

Sikundër do të njoftojmë zyrtarisht Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe përfaqësitë diplomatike të SHBA, BE, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera partnere për këtë hap që do të hidhet dhe për domosdoshmërinë jetike jo thjesht për demokracinë në Shqipëri, por edhe për drejtësinë dhe imazhin e dejtësisë që të mos lejohet një padrejtësi e tillë totale. Nuk do të rrimë të heshtur teksa kryeministri më i korruptuar i historisë 34 vjeçare të Shqipërisë, në aleancë me ish kryeministrin dhe me gjyqtarë të nënshtruar me presion politik, minojnë demokracinë duke minuar opozitarizmin në Shqipëri, për të bërë pikërisht këtë që denoncova sot, për të rimbyllur listat, për të kontolluar votën e shqiptarëve, për të kontrolluar jetët e tyre, ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.

Read More
23 Kor
0

Basha thirrje deputetëve të PD: Distancohuni nga marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave. Është në dëm të shqiptarëve dhe mundësi e dyshes për të instaluar Katovicën numër 2

Në konferencën për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje publike deputetëve të Partisë Demokratike që të distancohen një orë e më parë nga marrëveshja e rradhës Berisha-Rama, për mbylljen e listave.

Basha tha se nuk është koha për të parë situatën vetëm me syzet e interesit personal, pasi detyra e deputetëve është që të përfaqësojnë interesin qytetarë dhe jo interesin e dyshes që kërkon të instalojë Katovicën numër 2.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dua t’i drejtojë këtë mesazh deputetëve të dalë me votat e Partisë Demokratike. 4 muaj më parë paralajmërova një pjesë prej jush se duke votuar për amnistinë, po votoni për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës që vodhën votat e Partisë Demokratike dhe për të mbajtur në ndjekje penale protestuesit e Partisë Demokratike dhe jo vetëm që u ngritën kundër këtij korrupsioni. Një pjesë prej jush e trajtuan këtë thirrje me syzet e nxirra të interesit personal me të cilat matin të sotmen dhe të nesërmen e tyre dhe votuan verbrazi për lirimin e të korruptuarve të Edi Ramës, e hajdutëve të votës së PD dhe për mbajtjen në ndjekje penale të protestuesve të PD. Më pas një pjesë e tyre u justifikuan se nuk e dinin ndonëse paralajmërimi ynë prej kohësh ishte në sytë dhe veshët e publikut dhe skishte si mos të hynte në sytë dhe veshët e përfaqësuesve të publikut.

Sot, këtë të martë dy ditë apo tre ditë para sjelljes për votim të pazarit të fundit të Edi Ramës dhe Sali Berishës për të rimbyllur listat që sot janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, jua drejtoj këtë thirrje publikisht: e di që jo çdokush në këto 3 vite ka pasur mundësinë edhe për shkak të situatës brenda PD të krijojë atë komunikim dhe kontakt me votuesin që duhet të krijonte. Por kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. E di që një pjesë prej jush e kanë ankthin e konkurrencës së hapur me lista të hapura dhe se një pjesë jo e vogël janë bombarduar me pseudoargumente se pse kjo nuk është gjëja e duhur për Shqipërinë. Në fakt është e vetmja gjë e duhur për Shqipërinë dhe për shqiptarët, është e vetmja gjë e duhur për qytetarët të cilët sot fatkeqësitë e mëdha që i rrethojnë në jetën e tyre të përditshme ia atribuojnë vrasjes së konkurrencës dhe meritës në çdo fushë duke filluar me fushën politike.

Ndaj ju kërkoj sot në emër të asaj vote që keni marrë 3 vite më parë të rrefuzoni pazarin e Edi Ramës me Sali Berishën për rimbylljen e listave të shqiptarëve. Shqiptarët nuk do t’ua falin nëse shkelni interesin publik, nëse shkelmoni interesin e shqiptarëve për të votuar atë që duan ata dhe jo atë që iu dikton kryetari i partisë. Detyra juaj është që të përfaqësoni interesin qytetarë dhe jo interesin e tyre. Ndaj, ju bëj thirrje publikisht të distancoheni një orë e më parë dhe të bashkojmë forcat për t’iu kundërvënë kësaj përpjekjeje për të rindërtuar Katovicën numër 2 dhe për ta rimbajtur Shqipërinë edhe në 30 vitet e ardhshme në ngërçet, ankthet dhe frikërat e tranzicionit të stërzgjatur shqiptar me pasoja të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Read More