Blog

02 Sht
0

Keshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin cash për bebet e Tiranës. Ina Zhupa: Shporta 10 mijë lek më pak dhe e padobishme.

  • Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin cash për bebet e Tiranës. Zëdhënësja e PD Ina Zhupa denoncon: Shporta e padobishme, edhe më vlerë 10 mijë lek më pak sesa bonusi që kishin familjet prej 50 mijë lekësh.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Ndodhemi këtu përpara Maternistetit “Koço Gliozheni”.

Ky është një ndër dy maternitetet  publike ku vijnë në jetë bebet e qytetit të Tiranës.

Kemi ardhur pikërishgt këtu sepse bebet që vijnë në jetë që nga sot në këtë maternitet dhe në maternitetin tjetër tashmë nuk do të përfitojnë bonusin e bebeve prej 50 mijë lekësh të vjetra të cilën e akordonte që nga viti 2007 Bashkia e Tiranës, por me vendim të Këshillit Bahskiak, do të marrin një shportë me produkte që e ka nxjerrë Bashkia e Tiranës për bebet e Tiranës.

Pagesa cash që u shkonte nënave të Tiranës, nuk do t’u shkojë më.

Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion  lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës.

Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t’ia dhuruar bebeve të Tiranës.

Ndërkohë që bvonusi ishte 50 mijë lek,  me produkte sikur t’i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës.

Ky është problemi i parë i vendimmarrjes që ka marrë Veliaj dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Së dyti ka të bëjë me produktet që ka brenda shporta që është vendosur për t’iu dhuruar nënave dhe bebeve të qytetit të Tiranës.

Kemi të bëjmë me një shportë e cila është e njëjtë për të gjithë bebet që do të vijnë në jetë në Tiranë. Kjo shportë përmban produkte që nga shampo e deri tek vaji dhe pelenat, të cilat me hulumtimin tonë në treg në rast se do t’i blesh me çmimin më të shtrenjtë që mund të gjesh në farmaci apo në market, duke u nisur nga kriteret që kanë vendosur vetë autorët e tenderit, nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Pra, ky është problemi i dytë dhe së treti unë si nënë e re e di shumë mirë që nuk mund të gjenden dy fëmijë që përdorin të njëjtat produkte dhe që kanë të njëjtën lëkurë dhe të njëjtat nevoja.

Kështu janë edhe fëmijët e Tiranës, ti nuk mund të bësh një shportë të përbashkët për çdo fëmijë, ndërkohë që nënat nuk do t’i përdorin kurrë dhe do të jenë të padobishme për familjet e tyre. Ndërsa paraja cash, 50 mijë lekëshi që jepte Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 është një dobi sado e vogël që nëna mund ta përdori në shërbim të fëmijës së vet.

Pra, e gjithë kjo vendimmarrje është bërë vetëm e vetëm me qëllimin që nënat e fëmijëve, banorë të Tiranës të mos përfitojnë cash ato pak para për të mbaruar një punë në rastin e mirërritjes dhe shëndetit të fëmijëve të tyre. Shporta nuk mund të jetë kurrsesi zëvendësimi i parave cash në xhepat e nënave të bebeve të Tiranës.

Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje Erion Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës dhe të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t’iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste, por për më tepër që nuk janë në vlerën që ishte bonusi i bebeve, pra janë minus 10 mijë lekë të vjetra për çdo bebe të Tiranës.

Read More
31 Gus
0

Skandali me tenderat fiktiv 2.5 milion euro nga AKSHI, kush fshihet pas përfituesit të taksave të shqiptareve?!

·         Skandali me tenderin fiktiv 2.5 milion euro nga AKSHI, kush fshihet pas përfituesit të taksave të shqiptareve, Igli Gjelishti?! Edi Rama duhet të japër përgjigjen e kësaj pyetje një orë e më parë. Kompania Image & Communications Development, kompani e privilegjuar në tenderat publikë nga qeveria, miliarda lek në 4 vitet e fundit

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

 

Javën e shkuar denoncuam vjedhjen e radhës së taksave të shqiptarëve të firmosur nga AKSHI për Image & Communications Development.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht i ka dhënë 2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie.

 

Kjo kompani që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet.

 

10 milion lekë çdo ditë ka përfituar Igli GJelishti nga paratë e shqiptarëve ndërkohë që ekonomia është zhytur në krizë dhe mijëra qytetarë humbin vazhdimisht vendet e punës duke mos siguruar dot  as bukën e gojës.

 

Qytetaret kanë vështirësi ekstreme dhe luftojnë për mbijetesë, por taksat e tyre nuk përdoren për të rimëkëmbur ekonominë sepse banda e hajdutëve në qeveri mendon vetëm si ti çojë paratë në xhepat e pushtetarëve dhe miqve të Edi Ramës.

Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014.

 

Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike.

 

Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve është paguar 739 milion leke në vitin 2018?

 

Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë?

 

Si ka mundësi që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliard lekë?

Si ka mundësi që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar te tatimeve do ti kushtojë Shqiptarëve 899 milion lekë?

 

Ç’farë lidhje ka kompania me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milion leke?

 

Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galoponte të përfitimeve të Image and Communication Development?

 

Kush fshihet pas Igli Gjelishtit?

 

Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë.

 

Drejtësia duhet të hetojë abuzuesit dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që janë përfshirë këto abuzime me paratë e shqiptarëve.

 

Ata që vjedhin me tendera fiktivë paratë e shqiptarëve duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin e duhur ligjor.

Read More
31 Gus
0

Bashkia e Krujës fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë. Rikonstruksioni kushtoi 700 milionë lek.

• Bashkia e Krujës fshehu gjurmët e rrënimit të shkollës në Thumanë, i inauguruar 2 ditë përpara tërmetit. Rikonstruksioni kushtoi 700 milionë lek, prokuroria të hetojë pa vonesë këtë skandal. Qindra fëmijë nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA NGA THUMANA

Jemi në zonën e Thumanës, në Bashkinë Krujë, të gjithë e dimë se Thumana është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 dhe sot kemi ardhur të diskutojmë për çështjen e arsimit.

Nuk është hera e parë që vijmë dhe diskutojmë për shqetësimet që janë në këtë zonë për problemet arsimore.

Përsa i takon vendit ku ndodhemi, këtu ka qenë edhe një shkollë tjetër dykatëshe e rikonstruktuar, përveç kësaj shkolle këtu pas.

Dhe ç’është më e bukura, nqse kjo shkollë këtu trekatëshe e ndërtuar e re, ka kushtuar 600 milionë lek të vjetra, rikonstruksioni i shkollës dykatëshe e cila nuk ekziston më, ka kushtuar 100 milionë lek më shumë dhe është inauguar 2 ditë përpara tërmetit.

Tërmeti e rrënoi atë përfundimisht. Kjo tregon se çfarë rikonstruksioni i është bërë asaj shkolle.

Brenda 48 orëve nga Bashkia e Krujës është zhdukur shkolla. Janë zhdukur mbeturinat dhe është shtruar me çakull duke mos lënë asnjë gjurmë.

Se përse është bërë kjo, është çështje e prokurorisë që duhet ta hetojë këtë rast.

Ndërkohë që në Thumanë nuk kishin dalë akoma nga rrënojat dhe nuk ishin varrosur viktimat e tërmetit, Kryetari i Bashkisë gjeti kohën për të zhdukur gjurmët e shkollës së inauguruar dy ditë përpara tërmetit.

Çështja e dytë që duhet të diskutojmë është çështja e arsimit në këtë zonë.

Nqse këtu kemi vetëm një shkollë e cila e ka të pamundur të përballojë fluksin e nxënësve, kemi mungesa të shkollave në fshatrat Bubq, Borizanë, Derven, Bushnesh ndërkohë që funksionale është vetëm kjo shkollë këtu dhe shkolla 9-vjeçare në fshatin Gramëz.

Gjithashtu edhe gjimnazi i Krujës është në rikonstruksion dhe është jashtë funksionin për sa i takon rifillimit të vitit të ri shkollor.

Edi Rama propagandon me të madhe fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka caktuar edhe protokollet.

Si do ia bëjë në këtë zonë me gjithë këto shkolla të rrënuara dhe jashtë funksionit për të cilat nuk ka filluar as investimi më i vogël.

Ku do të shkojë gjithë kjo masë e madhe e nxënësve, si do t’i respektojnë protokollet 18 vetë për një klasë ku vetëm dy shkolla në këtë zonë, duke filluar nga Kruja në Thumanë nuk ka shkolla funksionale.

Si do të realizohet kjo propagandë dhe gënjeshtër. Ku do të shkojnë gjithë këta fëmijë?

Kjo është një gënjeshtër më shumë nga ato mal gënjeshtrash që paraqet kryeministri i këtij vendi.

Fatkeqësia e këtij vendi.

Sa kohë të jetë kjo qeveri përveçse propagandës dhe gënjeshtrave nuk do të ketë gjë tjetër.

Ta harrojnë njerëzit që kjo qeveri mund d të bëjë diçka për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ata duhet ti përgjigjen të gjithë këtyre problemeve. Së pari duhet të përgjigjen penalisht se përse u shkatërrua shkolla dy katëshe që ka kushtuar 100 milionë lek më shumë se shkolla tre katëshe e re.

Për këtë ka një denoncim të PD në SPAK. Duhet të përgjigjen se si do të rregullohen qindra fëmijë e nxënës ku nuk ka shkolla në shumicën e fshatrave.

Read More
31 Gus
0

Rama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert me 14 shtator.

• Qeveria braktis nxënësit e Lezhës. Rama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert me 14 shtator. Rama dhe banda e tij qeverisëse shkollojnë fëmijët në privat, fëmijët e shqiptarëve me turne dhe pa kushte sigurie për shëndetin e tyre.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ

Jemi vetëm dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator.
Kjo tregon edhe njëherë që Edi Rama mashtroi, gënjeu shqiptarët dhe lezhjanët kur premtoi se të gjitha shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit do të rihapen me fillimin e vitit të ri shkollor.
Kjo tregon dështimin dhe paaftësinë e qeverisë së Ramës dhe papërgjegjshmërinë e tij personale, për sa kohë që prioritet I kësaj qeverie nuk janë fëmijët tanë, nuk janë fëmijët lezhjanë, nuk është arsimi, sepse ata dhe banda e tij qeverisës në pushtet, fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla private brenda dhe jashtë vendit.
Për ta konkretizuar këtë, unë sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, shkollë kjo e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, por që siç e shihni dhe ju vetë, është miratuar për shembje por shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.
Kjo shkollë ka 620 nxënës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit janë transferuar në shkollën “Beslidhja”, por që vetë shkolla “Beslidhja” aktualisht ka 700 nxënës dhe vetëm 26 klasa. Pra, nëse do ti bashkojmë nxënësit e të dy shkollave bëhen afro 1400 nxënës. Do të shkojnë me turne të stërzgjatura që do të përfundojnë në orë të vona të darkës duke sjellë një strapacim dhe problematikë të jashtëzakonshme për prindërit, mësuesit por edhe vetë nxënësit.
Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Zyra Arsimore Vendore Lezhë, me datë 21 gusht i bën një shkresë-kërkesë bashkisë Lezhë me anë të së cilës i kërkon që të marrë të gjitha masat për sistemimin e ambientit të ndërtesës së vjetër të gjimnazit “Hydajet Lezha” në mënyrë që të bëhet gati për të pritur nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti”. Dhe bashkia Lezhë, sikur ka rënë nga hëna, me datë 28 gusht i kthen përgjigje Zyrës Arsimore Vendore që ka përcjellë kërkesën e tyre për alokimin e fondeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave dhe po pret një përgjigje nga ana e tyre.
Pra, shikoni ku jemi katandisur!
Ka një moskordinim nga ana institucionale. Ka një gjumë total nga ana e pushtetit vendor, pushtetit qendror dhe e gjitha kjo do të rëndojë në kurriz të fëmijëve tanë, të fëmijëve lezhjanë.
Nuk është problemi vetëm tek shkolla “Gjergj Kastrioti”. Është edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme “Llesh Nik Daka”, e cila është shembur, po rindërtohet por që edhe ajo shkollë nuk do të hapë dot dyert për fëmijët me 14 shtator.
Problem tjetër gjithashtu është edhe konvikti i shkollës së mesme “Kolin Gjoka”. Ai konvikt pret çdo vit 52 nxënës por që këtë vit nuk do të hapë dyert dhe për të nuk ka zgjidhje.
Një problem tjetër është edhe një kopësht fëmijësh në fshatin Kallmet i Vogël që edhe për atë nuk ka zgjidhje. Fëmijët janë transferuar në një kopësht tjetër, por akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë kopësht.
Pra e gjitha kjo tregon edhe njëherë krizën e thellë sociale dhe arsimore që është në Lezhë dhe kjo ka vetëm një shkaktar: Shkaktari kryesor është Edi Rama dhe banda m të cilën qeveris.
Ndaj në emër të Partisë Demokratike dhe qytetarëve të Lezhës unë i bëj një apel Edi Ramës dhe i them të kthejë vëmendjen nga Lezha, të kthejë vëmendjen nga fëmijët tanë sepse jeta dhe shëndeti i tyre është prioriteti numër një.
Por për sa kohë që ai është shkaktari, nuk mund të jetë edhe zgjidhja.
Zgjidhja është një dhe e vetme: Largimi një orë e më parë i Edi Ramës, rikthimi i normalitetit dhe rindërtimi i vendit.
Faleminderit!

Read More
30 Gus
0

Emërimi i ish-agjentit të Sigurimit të Shtetit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj shkelën ligjin.

• Emërimi i ish-agjentit të Sigurimit të Shtetit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj shkelën ligjin, duhet të shkarkohet. Heshtja e tyre konfirmon skenarin për kapjen e policisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

3 ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj vazhdojnë të heshtin.

Asnjë fjalë nga Edi Rama, asnjë fjalë nga Sandër Lleshaj, dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e nëndrejtorit të policisë.

Kryeministri në ikje dhe shërbëtori i tij, Lleshaj, heshtin, sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.

Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559.

Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Read More
30 Gus
0

  Edi Rama gënjeu shqiptarët për rindërtimin në kohë të shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

·         Edi Rama gënjeu shqiptarët për rindërtimin në kohë të shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Në Rrogozhinë ashtu si kudo tjetër dështimi i qeverisë prek qindra nxënës dhe mësues që nuk kanë shkollë ku të nisin mësimin me 14 shtator.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

 

Jemi në fshatin Kryevidh me banorët, në vendin e shkollës 9-vjeçare që siç e shihni ka vetëm rrënoja. Rama premtoi se shkollat  e dëmtuara nga tërmeti do të jenë gati në shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nuk ka ndodhur këtu në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, sikur se nuk ka ndodhur në Durrës, në Thumanë dhe kudo ku ka pasur shkolla të dëmtuara. Kjo nuk ka ngjarë sepse kjo qeverisje nuk e ka në vëmendje arsimin, nuk e ka prioritet arsimin.

Rrogozhina është futur në zonat e prekura nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit, por shkollat e kësaj bashkie janë të pa ndërtuara dhe nuk janë gati. Nga 4 të tilla, nga të dhënat vetëm në njërën ka filluar ndërtimi por nuk ka përfunduar.

E keqja më e madhe është që nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 kilometra për të mbërritur në shkollën tjetër që në gjendje të keqe sa ç’ka qenë shkolla e Kryevidhit në vendin e të cilës sot janë vetëm rrënojat. Dhe madje kjo qeverisje nuk ka fare plan transportin e tyre . Banorët thonë se e kanë përballuar vetë ata dërgimin e fëmijëve në shkollën që është 10 kilometra larg.

Edhe sivjet në kushtet e pandemisë COVID-19 nuk ka një plan masash për transportin e fëmijëve, për transportin e mësuesve dhe për ti ardhur në ndihmë me paketa financiare këtyre fëmijëve me familje në gjendje jo të mirë ekonomike për të përballuar rregullat e protokollit të sigurisë nga coronavirusi.

Për pos kësaj, shkollat pritëse këtu në Rrogozhinë sikurse në të gjithë Shqipërinë, kanë problemet e degradimit fizik, problemet e kushteve higjeno-sanitare, problemet e klasave sepse nuk ka klasa. Nxënësit duhet të shkojnë në turnin e dytë dhe nuk do kenë asgjë, as klasën e tyre të personalizuar, as bankën e personalizuar dhe as mjetet mësimore.

Në këto rrethana, bashkë me problemet e tjera që kanë shkollat në rrogozhinë dhe kudo në Shqipëri, me personelin mësimor të reduktuar, me çështjet e tjera që lidhen me sigurinë, me çështjen e klasave kolektive, me çështjen e kasoit që ekziston në arsimin e Rrogozhinës dhe kudo nuk mund të flitet për protokolle sigurie pasi mungojnë këto masa të domosdoshme.

Kjo qeverisje nuk ka në kujdes as sigurinë e fëmijëve tanë nga COVID-19 dhe as dhënien për ta të një dije me themel që do ti shërbejë nesër në sfidat e së ardhmes.

Ky është fakti.

Kjo është e vërteta siç e shihni vet.

Kjo është gjendja e arsimit realisht.

Ju e prekni dhe ky arsim është i rrënuar dhe është i rrëzuar në tokë.

Përtej fjalëve boshe, përtej mashtrimit, përtej propagandës, kjo është pamja e vërtetë e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie.

Read More
29 Gus
0

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurimit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit

• Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurimit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit. A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

24 orë pas denoncimit të Partisë Demokratike që në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin.

Dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e ndëndrejtorit të policisë, nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Kryeministri në ikje dhe servili i tij Lleshaj heshtin sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.

Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Read More
29 Gus
0

Mosrindërtimi i Kopshtit 42 në zemër të Tiranës, Ndriçim Mehmeti: Vend i lakmuar nga Bashkia dhe qeveria për ndërtim. Aferë e qartë korruptive.

  • Mosrindërtimi i Kopshtit 42 në zemër të Tiranës, Ndriçim Mehmeti: Vend i lakmuar nga Bashkia dhe qeveria për ndërtim. Aferë e qartë korruptive.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NDRIÇIM MEHMETI

Jemi në “Kopshtin 42” në Tiranë i cili siç e shikoni, është tërësisht i shkatërruar.

Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.

Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij.

Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.

Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht.

Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur.

Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim.

Partia Demokratike denoncon këtë skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e c ila i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj.

 

 

Read More
28 Gus
0

Kufiri detar me Greqinë, PD kritika të forta qeverisë: Nuk ka transparencë.

• Kufiri detar me Greqinë, PD kritika të forta qeverisë: Nuk ka transparencë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale. Nisur nga fakti se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull procesi i delimitimit dhe se kjo përfshin zona me brigje përballë, një ekip ekspertësh të së drejtës së detit dhe asaj ndërkombetare po shqyrton këtë çështje. Nga konstatimet e para vihet re se:

Konventa III e OKB-së mbi të Drejtën e Detit – UNCLOS, parashikon se:
Neni 3
Gjerësia e detit territorial
Çdo Shtet ka të drejtën të vendosë gjerësinë e deti të tij territorial deri në një kufiri që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë Konventë.

Megjithatë e drejta e parashikuar nga dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur sipas së njëjtës Konventë:
Neni 15
Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.

I njëjti parim zbatohet edhe përsa i përket zonave ekonomike ekskluzive.
Neni 74
Delimitimi i zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
1. Delimitimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur bëhet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet në lidhje me delimitimin e zonës ekonomike ekskluzive zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshje.

Dhe në vijim edhe për shelfin kontinental:
Neni 83
Delimitimi i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
1. Kufiri i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur realizohet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet që kanë lidhje me delimitimin e shelfit kontinental zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshjeje.

Derisa të mos jetë përfunduar një marrëveshje mes tyre, shtetet duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos venë në rrezik ose të pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Në pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve mbi delimitimin e ujërave territoriale apo të zonave ekonomike ekskluzive të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, thelbi i problemit mbetet përcaktimi i vijës bazë nga i cili llogaritet gjerësia e detit territorial, në lidhje me çdo vend kufitar. Sipas Konventës së OKB për të Drejtën e Detit – UNCLOS, kjo bëhet me marrëveshje mes shteteve kufitare për të arritur një zgjidhje të barabartë për palët.

Roli dhe pesha e secilit ishull në përcaktimin e kësaj vije bazë, nga e cila fillon matja e elementëve të ujërave territoriale etj, duhet të jetë objekt i një negociate të kujdesshme, duke pasur parasysh si vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 ashtu edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit.

Kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se cfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cënohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.

Në vend të transparencës dhe informacionit, kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japë asnjë informacion mbi cfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë.

Partia Demokratike mbështet zgjidhjen e çdo cështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet e lartpërmendura.

Read More
28 Gus
0

AKSHI, 1 miliard lekë për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem që ekziston që prej vitit 2013-të.

• Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit tender fiktiv me vlerë 1 miliard lekë për kompaninë që në 1.5 muaj ka marrë 2.5 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve.

• AKSHI, 1 miliard lekë për sistemin e monitorimit të inspektorëve tatimorë, sistem që ekziston që prej vitit 2013-të.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Ndërkohë që vendi është në krizë dhe shqiptarët nuk po ushqejnë dot familjet, AKSHI ka gatuar vjedhjen e radhës së taksave të shqiptarëve.
Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.
Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.

Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezultin se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013.

Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë.

Në një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.

Qytetaret janë në vështirësi ekonomike, pandemia ka mbërthyer vendin, por motivi i vetëm i qeverisë Rama është vjedhja pa ndalim. Abuzimet dhe tenderat korruptive nuk rreshtin asnjë ditë!

Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë penale e çdokujt të përfshirë në këtë vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve duhet të jetë përparësi absolute e SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Për të ndihmuar biznesin e ndershëm dhe për eliminuar korrupsionin ka vetëm një zgjidhje: largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij te korruptuar dhe grabitqar.

Read More