Blog

04 Nën
0

Kapja e 2.6 ton lëndë narkotike në Mal të Zi, Alibeaj: Kaloi nëpër territorin shqiptar pa i hyrë gjemb në këmbë. Ngjarja u mbajt e fshehur, provë e bashkëpunimit të qeverisë me krimin.

  • Kapja e 2.6 ton lëndë narkotike në Mal të Zi, Alibeaj: Kaloi nëpër territorin shqiptar pa i hyrë gjemb në këmbë. Ngjarja u mbajt e fshehur, provë e bashkëpunimit të qeverisë me krimin.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Media raportoi se dje, në Podgoricë, është kapur një sasi prej 2.6 ton lëndë narkotike.

 

Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë.

 

2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi.

 

Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare.

 

Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”.

 

E njëjta papërgjeshmëri politike, i njëjti skenar bashkëpunimi me krimin, i njëjti skenar justifikues i policisë, sipas së cilës për drogën e kapur jashtë kufijve, që ishte gjeneruar apo kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kjo e fundit kishte kontribuar duke bashkëpunuar!

 

E në fakt ka edhe një rastësi tjetër: sasi të tilla çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore.

 

Provë është fakti se levizjet e drejtueseve të policisë në këto ditë, nuk synojnë luftën ndaj krimit e drogës, e trafikut, por thjesht përgatitjen për mësymjen në zgjedhje!

 

Kjo ngjarje, tregon në rastin më të mirë, se Policia e Shtetit është tërësisht e shpartalluar dhe se nuk ka kurrëfarë kontrolli mbi territorin dhe mbi fenomenin kriminal të drogës që është plaga me e madhe që e ka bërë Shqipërinë të lëngojë nën qeverisjen Rama.

 

Në rastin më të keq, atë që ka më shumë gjasë, tregon se policia është bashkëpuntorë me krimin.

 

Rrugët, portet dhe dyert e kufijve të Shqipërisë janë të shkallmuara që droga të trafikohet në sasira kolosale.

 

Në fakt është edhe njëra edhe tjetra.

 

Policia e shtetit e rënë në duart e njerëzve që dallohen për bashkëpunimin me krimin dhe trafiqet, nga njëra anë e kanë shpartalluar me qellim atë, e nga ana tjetër, pasi e kanë paralizuar praktikisht, krerët e saj janë aksionerët kryesorë në trafikun e drogës.

 

 

Ja pse qeveria e Ramës sot është tërësisht e refuzuar dhe pa asnjë besueshmëri për agjensitë lgjzbatuese partnere.

 

Edhe sikur të marrim për të vërtetë versionin e Policisë së Shtetit në deklaratën e saj për shtyp, kur pohon se kamioni me ngarkesën e drogs ka hyrë nga Greqia e ka dalë në Mal të Zi, dhe se policia shqiptare nuk ka patur asnjë sinjalizim.

 

Në fakt, midis Greqise, Shqipërisë dhe Malit të Zi, fatkeqësisht vendi i cili dallohet  në këtë 8 vitet e fundit, në gjithë raportet ndërkombëtare si gjenerues i kanabisit, vend kultivues i tij, është Shqipëria.

 

Kjo është e vërteta e hidhur që Rama, i ka bërë vendit tonë, pasojat e së cilit janë duke i vuajtur shqiptarët.

 

Kjo është një ndër arsyet se përse vendet e BE-së, qartësisht e vënë gishtin në plagë, teksa detyrohen të mos hapin dyert e integrimit.

 

Krimi dhe trafiqet janë një nga produket e vetme “Made in Albania” të përcjella në Europë. Krime, trafiqe, pasiguri dhe strehë e ngrohtë për kriminelët është shndërruar ky vend nga Edi Rama.

 

Ndaj, zgjidhja e vetme për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë, është të reagojmë të gjithë së bashku me vote në 25 prill, për të larguar këtë regjim të krimit si e zeza më e madhe për ne, e që përditë e më shumë po shndërrohet si i tillë edhe për Europën.

 

Në 25 prill, të izolojmë bandën në qeveri për të mos pranuar izolimin e vendit nga bota.

 

Në 25 prill, të çlirohemi nga droga e nga bandat për një të ardhme europiane për vendin.

 

Në 25 prill, të çlirojmë vendin nga krimi e t’i hapim rrugën sundimit të ligjit dhe prosperitetit.

Read More
04 Nën
0

Raporti denoncues për kapjen e shtetit, 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet. PD: Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve.

  • Raporti denoncues për kapjen e shtetit, 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet. PD: Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Presioni i qeverisë për të shkatërruar konkurrencën në Shqipëri rezulton më e larta në total ku thuajse 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria. Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti.

Këto shifra tronditëse janë publikuar së fundmi në raportin SELDI 2020. Një tjetër dëshmi se kjo qeveri tashmë është totalisht në funksionin të interesave të oligarkëve të saj. Faktet e publikuara thuajse në çdo raport ndërkombëtar tregojnë qartë se për 7 vite me radhë ekonomia e vendit është prekur nga sëmundja shkatërruese e monopolit dhe oligarkisë.

Çdo nismë qeveritare deri me sot ka pasur vetëm një qëllim: shkatërrimin e ekonomisë së tregut dhe konkurrueshmërisë për interes të oligarkisë dhe monopoleve.

Këtë fakt e dëshmon dhe raporti i fundit i SELDI ku shkruhet e qartas se  presioni i kapjes së shtetit në Shqipëri është 50%.

Duke u renditur kështu të parët në rajon.

Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve. Këtë e dëshmon dhe ky raport ku ligjet  anti-monopol në Shqipëri kanë vlerësimin më negativ  në zbatimin e tyre ne  rajoni. 52 pikë nga 100 të mundshme – ky është vlerësimi për ligjet antimonopol të Shqipërisë në raportin e SELDI.

Sektorë të tjerë me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash.

Qeveria e drejtuar nga Rama për gjithë këto vite nuk ka qenë miqësore me biznesin. Thuajse të gjitha raportet e Dhomave të Tregtisë, përfshirë edhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, kanë raportuar problemin e monopolizimit.

Partia Demokratike është e bindur që një nga faktorët kyç në këtë situatë lidhet me politikat fiskale dhe të taksave që ka zbatuar Edi Rama.

Sot, praktikisht nuk ka më ekonomi tregu, sot jemi në një ekonomi të centralizuar ku mbijetojnë vetëm ato që vendos qeveria. Korrupsioni është oksigjeni përmes të cilit ky sistem mbahet në këmbë, një praktikë e shëmtuar që sot po vuloset me ligje, VKM dhe tendera të paracaktuar.

Sot, buxheti është dhënë me koncesion te miqtë e qeverisë, kontraktorët që janë miqtë të qeverisë përcaktojnë dhe detajojnë rregullat e tregut e deri te presioni punonjësve për të votuar për partinë në pushtet.

Nuk është habi që në mes të pandemisë në vend që të mbështeteshin bizneset e vogla hiqej TVSH për jahtet e hiqej renta minerare, që në vend të jepej ndihmë për të papunët paguheshin inceneratorët, që në vend të mbështeteshin pensionistët zgjatej afati i Ligjit të investimeve strategjike, prishej teatri e kaloheshin në parlament ligje me emra biznesesh.

Sot, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për shpresë ka nevojë për konkurencë.

Ne do të heqim çdo barrierë që pengon konkurencën, nuk do të ketë asnjë koncesion në sektorë monopol, nuk do të këtë ligje speciale që favorizojnë 5 vetë e diskriminojnë 95% të bizneseve.

Çelësi i kthimit ne normalitet dhe zhvillimit është te ekonomia e tregut, te konkurenca Ne do ti japim mundësi kujtdo që me punën e ndershme do të ketë një sipërmarrje. Cdo investitori të huaj që do të invstojë në Shqipëri e çdo biznesi shqiptar që do të rritet e zgjerohet.25 prillit dhe ekonomia do të shpëtojë nga Edi Rama.

Read More
26 Tet
0

Shkeljet e rënda me incineratorin e Tiranës, PD nxjerr raportin e KLSH: Kosto e papërballueshme për buxhetin. SPAK të hetojë pa vonesë.

  • Shkeljet e rënda me incineratorin e Tiranës, PD nxjerr raportin e KLSH: Kosto e papërballueshme për buxhetin. SPAK të hetojë pa vonesë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

 

Një analizë e ftohtë e KLSH në lidhje me kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, e dhënë 30 vjet një kompanie me aksionerë të panjohur në parajsa fiskale dhe pjesa tjetër e zotëruar nga Klodian Zoto, ngre alarmin për një skemë tjetër kriminale edhe më të rëndë se vjedhjet me inceneratorn e Fierit dhe Elbasanit.

 

Shqiptarët  do të paguajnë shtesë 104 mln euro vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritja e saktë e volumit të plehrave. Kjo do të thotë që vlera e kontratës se operimit për incineratorin e Tiranës do të shkojë në 300 mln euro dhe jo 223 milionë euro, sa mashtron Ministria e Financave

 

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se kontrata për incineratorin e Tiranës ia kalon të gjithë rrezikun taksapaguesit shqiptar. Më konkretisht, nëse kompania e inceneratorëve nuk arrin të sigurojë mbetjet e garantuara në kontratë, do të jenë shqiptarët ata që do të paguajnë për fitimin e inceneratorit.

 

KLSH thekson se tejkalimi i sasisë së plehrave vendos në rrezik Buxhetin e Shtetit për pagesat, si dhe rrit fitimet e koncesionarit në mënyrë të pakufizuar.

 

Këto pagesa më të larta, për shkak të sasive më të larta të mbetjeve, përkthehen në fitime marramendëse për koncesionarin në parajsë fiskale. Është ky përcaktim korruptiv në kontratë, kundër interesit publik, që ka sjellë rritjen e pagesave për incineratorin nga buxheti i shtetit, nga 7 milionë euro në fillim, në 11 milionë euro.

 

KLSH ka zbuluar se në kostot e inceneratorit të Tiranës mungon zëri i shpronësimit të tokës private në të cilin ai do të shtrihej. Kjo zë 40% të të gjithë sipërfaqes së territorit të projektit me vlerë shpronësimi 214.5 milionë lekë, por auditimi tregon se kosto është fshehur dhe nuk përfshihet në projekt.

 

Ministria e Financave, e drejtuar nga Arben Ahmetaj, ka bërë çdo veprim që favorizon incineratorin e Tiranës kundër interesit publik. Në funksion të mbushjes së llogarive bankare në parajsa fiskale, Ministria e Financave ka anashkaluar tavanet buxhetore, që duhen ruajtur ruajtur me ligj, duke çuar paratë lumë dhe pa kufizime tek biznesini mafias së plehrave.

 

Ajo që KLSH vëren vazhdimisht në analizën e këtij koncesioni/PPP është se Ministria e Financave

ka bërë përherë një sy qorr kur vjen puna tek kostot e fryra apo të fshehura.  Sipas KLSH-së, më shumë se 61 milionë euro kosto të paraqitura në studimin e fizibilitetit janë të paargumentuara, duke çuar në rritjen artificiale të tarifës së shërbimit.

 

Kjo do të thotë se çmimi prej 29 euro për çdo ton mbetje që sot paguajnë qytetarët e Tiranës është pasojë e një kontrate korruptive, e hartuar për të vjedhur miliona euro çdo vit. Nga plehrat, nga skrapi dhe energjia që do të shesin, pronarët e panjohur të inceneratorit të Tiranës kanë siguruar nga kjo kontratë një fitim të pastër, pa asnjë rrezik, të mbuluar nga taksat e shqiptarëve,  mbi 120 milionë euro.

 

KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën sesi institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit.

 

Me raportin e tij të pavarur, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka folur qartë: Qeveria e miratoi incineratorin e Tiranës, megjithëse shumat e parashikuara për pagesën e projektit ishin të papërballueshme.

 

Për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion çështja është shumë e thjeshtë. Dokumentat janë në çdo zyrë të shtetit. Duhet pak vullnet i mirë për të vënë drejtësinë në vend, që paratë e shqiptarëve të mos shkojnë në parajsa fiskale, por të shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës.

 

Është në nderin e SPAK të bëjë tani transparencë, hetojë pa asnjë vonesë dhe në pavarësi të plotë aferën korruptive më flagrante të qeverisë dhe kryeministrit në ikje!

Read More
24 Tet
0

Zbulohet skema e mafies së plehrave, ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghet-ës” dhe bandës së Lushnjës në landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.  

  • Zbulohet skema e mafies së plehrave, ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghet-ës” dhe bandës së Lushnjës në landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës. 
  • Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA DHE BELIND KËLLIÇI

BELIND KËLLIÇI, KREU I FRPD:

Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17 vjeçar ardit Gjoklaj.

Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjgjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqsore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje.

Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.

Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafjoze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe tëmaterialeve ricikluese.

Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjës, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit.

INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PD:

Shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhë të sekserit të vet Mirel Mërtiri fitimet më të mëdhaja të mundshme.

Shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh.

Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit, sekserit të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt.

Asnjë nuk do kalojë pa marrë dënimin e merrituar nga drejtësia. Treshja Rama-Ahmetaj- Veliaj, të cilët janë në krye të kësaj skeme kriminale mafioze, do të dalin para drejtësisë, në mos sot nesër.

Skema që qarkullon 400 milion euro për të pasuruar, nuk dihet se kush janë pronarët e vërtetë, kjo skemë është vënë e gjitha në shërbim të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt të cilët bëjnë çdo ditë genocid me qytetarët, me bizneset e këtij vendi për t’ju hequr kafshatën e gojës, ndërkohë që ata vetë pasurohen me paratë e taksave tona.

Read More
23 Tet
0

Opozita e Bashkuar përshëndet vendimin e Presidentit për Kodin Zgjedhor. Gazment Bardhi: Mundësi për rikthimin e konsensusit politik, në vend të minimit të klimës parazgjedhore dhe deformimit të rezultatit zgjedhor në tavolinë.

  • Opozita e Bashkuar përshëndet vendimin e Presidentit për Kodin Zgjedhor. Gazment Bardhi: Mundësi për rikthimin e konsensusit politik, në vend të minimit të klimës parazgjedhore dhe deformimit të rezultatit zgjedhor në tavolinë.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 

Opozita e Bashkuar përshëndet aktin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së Opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias.

 

E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishme, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshjes së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshjen e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombëtar.

 

Në vetvete ajo marrëveshje dhe miratimi i Kodit Zgjedhor në 30 korrik, shtroi baza të mira për krijimin e kushteve të pranueshme ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Paqja publike dhe pranueshmëria e klimës parazgjedhore janë premisë themelore për një proces zgjedhor të gjithë pranuar.

 

Ndërhyrja e njëanshme dhe brutale në Kushtetutë, e pasuar nga deformime të rënda ligjore që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, bien ndesh hapur me marrëveshjen e 5 qershorit dhe tekstin e sapo miratuar të Kodit Zgjedhor.

 

Një akt i tillë, i ndërmarrë nga ana e mazhorancës së kapluar nga paniku i humbjes zgjedhore, përveçse minon klimën parazgjedhore, synon qartazi deformimin e rezultatit zgjedhor në tavolinë.

 

Ky akt, i realizuar jashtë Tryezës së Këshillit Politik, mbetet një shkelje e flagrante e marrëveshjes së 5 qershorit. Akte te tilla, të marra në verbëri politike, komprometojnë rëndë interesin publik dhe, mbi të gjitha, rrugën integruese të Shqipërisë.

 

Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamentare 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirjen dhe konsensusin politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimeve të rënda kushtetuese që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

 

Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon.

 

Dhe, mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit.

Read More
23 Tet
0

Buxheti 2021, buxheti i incineratorëve dhe luksit. Dëshmi e dështimit të qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit.

·        Buxheti 2021, buxheti i incineratorëve dhe luksit. Dëshmi e dështimit të qeverisë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT NË PD

 

Të dashur qytetarë.

 

6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, pas 7 viteve me mashtrime, taksa të larta, abuzime me fondet publike, tashmë shtohet edhe guri më i fundit në murin e lartë të dështimeve të Edi Ramës.

 

Projekt buxheti 2021 i publikuar dy ditë më parë mund të përmblidhet në pak fjalë, klientelizëm, luks, braktisje, dështim dhe paaftësi.

 

Cilat janë 5 problematikat kryesore të evidentuara nëprojektbuxhetin e fundit të kësaj qeverie?

 

Së pari, qeveria do të gllabëroj të gjithë vlerën e shtuar të ekonomisë me anë të huamarrjes, me anë të borxhit. Vetë qeveria parashikon që Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet me 830 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që po vetë qeveria ka planifikuar deficitin 2021 në plot 890 milionë euro. E gjithë rritja ekonomike praktikisht do të konsumohet nga tafmaja qeveritare për shpenzime jo produktive.

 

Së dyti, ligjërohet urdhëri “Kap ça të kapësh”.

 

Për të kryer sa më shumë tendera, për të kapur çdo qindarkë që ka mbetur ne arkën e shtetit, për të prerë shiritat elektorale, qeveria për herë të parë në historinë 30-vjecare, autorizon kryerjen që këtë vit të procedurave të prokurimeve publike të vitit tjetër ende pa u çelur buxheti në janarin e vitit të ardhshëm. Fondet ende nuk janë çelur, por institucionet të prokurojnë me urgjencë – urdhëron Rama.

 

Së treti, ky nuk është buxheti që mbështet biznesin, asgjë për ta, përkundrazi, rriten me 25 milionë euro detyrimet e tyre për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

 

Së katërti, ky nuk është buxheti i pensionistëve, pasi nuk parashikon rritje reale të pensioneve për mbi 650 mijë pensionistë, e jo më për bonusin e tyre për festat e fundvitit.

 

Nuk është buxheti i familjeve me ndihmë ekonomike, pasi asnjë qindarkë shtesë nuk do të ketë për ta.

Nuk është buxheti i dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, të harruar tashmë nga qeveria e premtimeve boshe, e cila për vitin e ardhshëm do të financojë vetëm 8 mln euro, tre herë më pak sesa viti 2013.

 

Dhe së pesti, po jo më pak nga rëndësia, ky nuk është buxheti i njerëzve të thjeshtë, i të papunëve, i sipërmarrësve shqiptarë, por është buxheti i oligarkëve të PPP-ve dhe qeveritarëve të shpenzimeve luksoze.

 

118 milionë euro për PPP korruptive dhe klienteliste dhe mbi 38 milionë euro për rikonstruksione godinash, pajisje zyrash apo blerje makinash.

 

Me këto para mund të ndihmoheshin mbi 1 milionë shqiptarë për 3 muajt e parë të 2021 me paketën Basha për daljen nga kriza, paketë e cila ka kosto mujore prej 52 milionë euro.

 

Edi Rama e ka ndarë mendjen dhe nuk do të ndërmarrë paketën e tretë aq të domosdoshme për ti bërë ballë realitetit të hidhur që po jetojmë, por ama parashikon që të shpenzojë 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e godinës kryeministrore.

 

Edi Rama dhe Erjon Veliaj nuk mendojnë se me çfarëdo të ushqehen të pamundurit, por ama parashikojnë të shpenzojnë 4 milionë euro për ri jetësimin e piramidës.

 

Këto janë të vërtetat e hidhura të këtij projektbuxheti dështak.

 

Ama një të mirë e ka. Ky është buxheti i fundit i Ramës, që erdhi me premtime të bujshme se me demek do punonte për njerëzit, por që në asnjë moment nuk mendoi për ta, por vetëm si e si të pasurohet me miqtë e shokët në kurriz të miliona shqiptarëve.

 

Prandaj në 25 prill, me votën e qytetarëve të lirë, keqqeverisja do marri përgjigjen e merituar dhe ditë më të mira do vijnë për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.​

Read More
22 Tet
0

Buxheti 2021 ka në bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve. PD: 118 milionë për koncesione dhe PPP. Lajmi i mirë për shqiptarët: Ky është buxheti i fundit i qeverisë Rama.

  • Buxheti 2021 ka në bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve. PD: 118 milionë për koncesione dhe PPP. Lajmi i mirë për shqiptarët: Ky është buxheti i fundit i qeverisë Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Ka dy lajme nga projektbuxheti i vitit 2021. Ka një lajm të keq dhe një lajm të mirë. Lajmi i keq është se buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit në largim. Ndërkohë që lajmi i mirë është se ky është buxheti i fundit i kryeministrit në ikje.

Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se:

  • Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%.
  • Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %.
  • Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare.

Ka vetëm një tregues i cili është në rritje. Është borxhi! Borxhi ka arritur në shifrën rekord të 97% . Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve.

Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8 vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij. Prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.

Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi.

Ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike.

Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, ashtu siç shfaqet edhe në tabelën në ekranin pas meje, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve.

Gënjeshtra e paskrupullt se bizneset e vogla do të shpëtojnë nga taksat ndërkohë që u ngarkohet barra e pagesës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për pagën më të lartë minimale pohohet në buxhet nga vetë qeveria hipokrite e Edi Ramës.

Buxheti i shtetit ka të ardhura në rritje prej 25 mln eurosh që vijnë vetëm nga bizneset e vogla dhe nga të vetëpunësuarit.

Njëkohësisht bizneset e vogla do të kenë koston shtesë prej 2000 euro për të vendosur në punë projektin e fiskalizimit. Një projekt korruptiv që merr nga taksat e shqiptarëve 15 mln euro.

Qeveria që pretendon se do të rindërtojë vendin deri më tani ka dështuar që të mbajë fjalët e saj me buxhetin 2020 dhe me procesin e rindërtimit. Por e vërteta është se mbi 40% e prodhimit kombëtar janë kostot totale të PPP-ve që qeveria aktuale ka dhënë deri më sot.

Ndërkohë që përveç koncesioneve që shfaqen në tabelën që në këtë moment është në ekran, ka edhe 7 koncesione të tjera të cilat rifillojnë vitin e ardhshëm duke filluar me tunelin imagjinar të Llogorasë, duke vazhduar me koncesionin e Milot-Fier. Koncesione të cilat e dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe në një vit të vështirë, të goditur nga tërmeti por njëkohësisht edhe nga pandemia tregojnë se cili është interesi prioritar i Ramës, sigurisht jo qytetarët, sigurisht jo shqiptarët.

Të vetmit të kënaqur nga ky buxhet sigurisht janë ata që marrin tendera, tarafet e interesave dhe ato që fshihen pas skemave kriminale të PPP-ve, janë ata që bëjnë inceneratorët, janë ata të cilët edhe sot vazhdojnë dhe marrin pagesa përditë, ashtu sikurse tregohet me inceneratorin e Tiranës me kosto të fryra, të cilat vlera e të trejave shkon 20 milionë euro nga 11 milionë euro që ishte këtë vit.

Prandaj Shqipëria në prill 2021 do të votojë për të treguar se beson jo vetëm tek taksa e sheshtë, por beson tek një vizion ekonomik që ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve, rritjen e konsumit, hapjen e vendeve të reja të punës, tek një Shqipëri e cila punon ndershëm dhe taksohet ndershëm, për mundësi ku të gjithë ata e kanë bazuar jetën e tyre në punë, e për të gjithë ata që e kanë bazuar jetën e tyre në investim.

Më 25 prill Shqipëria do të votojë për të punuar dhe jo për t’u ridhënë me koncesion.

Jemi me fat se të paktën ky është buxheti i fundit i Edi Ramës.

Read More
21 Tet
0

Tre aferat korruptive të inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit me mbi 400 milion euro, janë vjedhja e shekullit. Kjo aferë nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës

 

 

  • Tre aferat korruptive të inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit me mbi 400 milion euro, janë vjedhja e shekullit. Kjo aferë nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës

 

  • Buxheti i 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro. Gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz. Në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve.

 

  • Buxheti i vitit 2021, më i papërgjegjshmi në 30 vite, tabloja më e qartë e dorës së Edi Ramës në xhepat e shqiptarëve. Buxheti i 2021 është i pavlefshëm, akti i fundit i një qeverie pa legjitimitet.

 

  • Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. Çdokush që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes.

 

  • Plan me ynë me 5 pika na ka sjellë në mënyrë të natyrshme tek vjedhja e shekullit me inceneratorët. Kjo nuk është një kacafytje politike, kjo është një luftë për të shpëtuar Shqipërinë nga një e keqe e madhe.

 

  • Edi Rama është i mbaruar, kjo është vetëm çështje kohe. Opozita do ti fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën dhe sigurinë për të nesërmen çdo shqiptari. Sa më shpejt të shkurtohet rrugë e vuajtjeve për shqiptarët aq më mirë do të jetë për të gjithë.

 

 

KONFERENCA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Mirëdita! Ju përshëndes përfaqësues të medias!

Ditën e sotme përfaqësuesit e Partisë Demokratike po dorëzojnë kallëzimin e tretë penal për inceneratorin e Fierit në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit, që njihet SPAK.  Në momentet që flasim po depozitohet ky kallëzimi i tretë, ndërkohë që së bashku kemi qenë dëshmitarë se ditën e hënë është dorëzuar kallëzimi për inceneratorin e Tiranës dhe dje për inceneratorin e Elbasanit.

Për më shumë se një orë e gjysmë kolegët tuaj kanë pasur përpara tyre të akuzuarin kryesor të  një grupi të përbërë nga kryeministri, ish-ministri i Financave, aktualisht ministri për Rindërtimin, ish-ministri i Ekonomisë dhe i infrastrukturës, Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe individë pjesëmarrës në këtë skemë jo thjesht korruptive, po mafioze.

I pari i këtij grupi, për një orë e gjysmë sot nuk ka dhënë një minutë të vetme, llogari për atë që tashmë është një kallëzim zyrtar, penal për vjedhjen e shekullit. Mbi 400 milionë euro të shqiptarëve, për tre afera korruptive, të cilat vetëm deri sot i kanë kushtuar shqiptarëve plot 75 milionë euro të taksave të tyre.

Arsyeja pse i ka bërë bisht edhe sot pyetjeve, që ka dy javë që nuk i përgjigjet është zbuluar në vendimin e djeshëm të qeverisë për të prezantuar buxhetin e vitit 2021.

Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite, por edhe tablo më e qartë e Edi Ramës në njëra anë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në anën tjetër, përballë njëri-tjetrit.

Shqiptarët përballë një njeriu, që edhe në muajt e tij të fundit të pushtetit, vazhdon të zgjasë dorën e tij në xhepat e shqiptarëve dhe të vjedhë paratë e tyre për koncesione, për PPP dhe afera të tmerrshme korruptive si ajo e inceneratorëve.

Kam përpara jush dhe do t’ju shpërndahet gjerësisht nga zyra e shtypit, tabelën që tregon se sa para ka planifikuar Edi Rama t’ju japë kontratave korruptive të koncesioneve dhe PPP-ve për vitin e  ardhshëm.

Vetëm inceneratorët, do të marrin vitin e ardhshëm 30 milionë euro, sipas këtij plani.  Në total, afro 120 milionë euro janë planifikuar t’u paguhen këtyre kontratave dhe koncesioneve korruptive.

Kjo shumë është 6 herë më e lartë sesa shuma që qeveria ka planifikuar për indeksimin e pensioneve të të gjithë pensionistëve të Shqipërisë.

Kjo shumë është 3 herë më  e lartë sesa shuma që është dedikuar për të gjithë familjet në nevojë dhe në ndihmë ekonomike.

Kjo shumë do të mjaftonte për të mbuluar, për Janarin, Shkurtin dhe për Marsin, deri në javën e dytë të Marsit paketën tonë, planin tonë me 5 pika kundër pandemisë.

Kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja e një qeverie, të zbatojë planin tonë me 5 pika apo të vazhdojë vjedhjen deri në ditët e saj të fundit.

Para se ta vazhdoj këtë argument, le të ndjekim live, shpresoj pa probleme teknike të gjithë televizionet, deklaratën e përfaqësuesve tanë që sapo kanë depozituar kallëzimin e tretë për inceneratorin e Fierit.

Besoj është e qartë, çdo shqiptar që e ka ndjekur këtë prononcim. Sepse të gjithë e dimë, ndodh një ngjarje më e rëndomta kriminale dhe policia dhe prokuroria japin informacion. U pyet i moshuari, u  morën gjurmët e gishtërinjve, u krahasuan të dhënat, u thirr dëshmitari. Ndërsa këtu, ndonëse kjo është afera më e madhe dhe e rëndë korruptive këto 30 vite, vjedhja e shekullit, akoma asnjë veprim dhe asnjë komunikim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Kjo natyrisht inkurajon hajdutët të bëjnë edhe më shumë.

Ja çfarë kanë planifikuar për vitin e ardhshëm:

120 milionë euro të tjera për kontratat korruptive të ashtuquajtura PPP dhe  koncesione. Vetëm për koncesionet 20 milionë euro. Madje ia kanë rritur. Tiranës i kishin parashikuar 7, ia kanë çuar 11 milionë euro. Tiranës, ku plehrat i mbledh kompania bijë e kompanisë në Verona, drejtues i së cilës është arrestuar nga anti-mafia italiane, Milioraci si përfaqësuesi i Ndraghet-ës në Verona.

A ka fakt më ulëritës se ky?

Se e njëjta kompani, dhe këtu akoma nuk janë thirrur të dyshuarit kryesorë, ata që kanë firmosur aferën. Ndërkohë që faktet i ka mësuar çdo shqiptar, çdo shqiptar. Na vijnë mesazhe nga brenda rrethimit të Tiranës dhe Elbasanit. Ditë për ditë na thonë që situata brenda është si të jesh brenda një burgu mafioz. Qindra qytetarë që na çojnë mesazhe, përfshirë edhe socialistë të ndershëm. Të vetmit që nuk lëvizin akoma janë  prokurorët e SPAKU-t. Ndërkohë, banda apo grupi i strukturuar kriminal vazhdon të lëvizë.

Shikoni çfarë planifikon për vitin e ardhshëm:

Në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 145 milionë dollarë apo 118 apo 120 milionë euro prapë nga xhepat e shqiptarëve.

Kjo nuk është një betejë midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Ky nuk është një debat politik midis meje dhe kryeministrit në ikje.

Kjo është një aferë që përball çdo shqiptar me një grup të strukturuar kriminal, me një bandë që po u vjedh paratë në kohën e  pandemisë, në kohën e krizës ekonomike, në kohën kur s’kanë mjaftueshëm të ardhura për të ushqyer fëmijët e tyre, në kohën kur s’paguajnë dot as për maskën për të cilën ky kërkon gjobë në qoftë se nuk e vendos.

Në kohën kur mbi 100 mijë shqiptarë e kanë humbur vendin e punës dhe s’ka as paketë të tretë dhe asnjë lloj ndihme ekonomike.

Në kohën kur numri i të infektuarve rritet, dyfishohet brenda 2-3 ditëve dhe s’ka asnjë masë konkrete. As për mjekësinë, as për bonusin e premtuar për mjekët dhe infermierët, as për rritjen e testimeve në shifrat minimale prej 2500  testimesh, që kemi 6 muaj që e kërkojmë.

As për rimbursimin e ilaçeve të të sëmurëve me COVID që trajtohen në shtëpi, që zoti e e di se nga ku i nxjerrin 600 mijë lekë minimum për trajtimin e tyre.

Sepse paratë e shqiptarëve, kjo bandë i ka vjedhur dhe vazhdon t’i vjedhë.

Ndaj përballja është midis të gjithë shqiptarëve dhe Edi Ramës, kreut të kësaj bande, pa firmën e të cilit asnjëra prej tyre nuk kishte për të ndodhur.

Nuk ka njeri në botë që të mos ta kuptojë që një aferë e tillë nuk mund të bëhet kurrsesi pa dijeninë, pa aprovimin, pa miratimin dhe pa përfitimin e drejtpërdrejt të të parit të qeverisë.

Nuk ka shqiptar që nuk e kupton se kjo paralizë totale e drejtësisë, edhe e drejtësisë së re dhe kjo vello censure që u është hedhur shumicës së mediave shqiptare për këtë aferë, komandohet vetëm dhe vetëm nga  bashkimi i interesave mafioze të mafies së plehrave me interesat korruptive të Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurit, Lefter Kokës, Erion Veliajt dhe përfaqësuesve të mafies së plehrave në këto afera.

Kjo, është një arsye më shumë dhe një angazhim dhe për qeverinë e ardhshme, që në krye të listës së sfidave dhe problemeve me të cilat do të ballafaqohet vendi, shumë shpejt të jetë edhe ligji anti-mafia që prezantova këtu para jush dhe që t’i gjurmojmë paratë e tyre kudo ku i kanë, në Maltë apo në Qipro, në Singapor apo në Hong Kong.

Kudo ku i kanë fshehur paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe me ligjin që kemi propozuar t’ua gjurmojmë, t’ua sekuestrojmë, konfiskojmë dhe kthejmë këto para zotërve të tyre të vërtetë, që i kanë nxjerrë kacidhe pas kacidhe dhe nga xhepat e tyre që janë taksapaguesit e varfëruar shqiptar.

Natyrisht, buxheti i 2021-it nuk ekziston, është akti i fundit i hajdutërisë e një qeverie e cila ka humbur çdo legjitimitet demokratik, moral, institucional.

Ndaj dua t’i drejtohem çdokujt që ndoshta sheh veten e vetë të pasqyruar në këtë buxhet, të jetë shumë i kujdesshëm. Sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parave të shqiptarëve do t’i bëjë bashkëfajtorë. Pavarësisht se zgjedhjet janë më 25 prill dhe do të doja të ishin këtë të dielë dhe jo më 25 prill, asgjë nuk do të na ndalojë që çdo qindarkë që këta, kjo bandë e babëzitur do të zhvasë përmes taksave e do të vjedhë përmes shpenzimeve publike korruptive, ta marrin e ta rikthejnë në cilindo xhep të shkojë. Se pa këtë nuk bëjmë dot asgjë tjetër.

Ndaj, në emër të prindërve shqiptarë, që kanë humbur vendin e punës dhe nuk kanë me çfarë të paguajnë bukën e fëmijëve të tyre, në emër të pacientëve shqiptarë me COVID, apo me sëmundje të tjera të cilët nuk marrin  as rimbursimin për ilaçet, në emër të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë të vetmit në rajon që nuk kanë përkrahje nga shteti, në emër të pensionistëve shqiptar për të cilët banda në pushtet ka ndarë 6 herë më pak vitin e ardhshëm sesa për koncesionet dhe PPP korruptive.

I bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend që të ndërtojë një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të qeverisë në ikje, të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm sepse çdo kacidhe, çdo tender, çdo marrëdhënie, çdo kontratë, do t’i nënshtrohet ligjit të ri anti-mafia.

Nuk kam për t’i lënë pensionistët pa pension.

Nuk kam për t’i lënë vogëlushët në kushte të mjerueshme të shkollave ku 70% e të cilave janë akoma pa ujë të rrjedhshëm.

Nuk kam për t’i lënë shqiptarët të vetëm në Ballkan, që nuk marrin kacidhen e bukës së gojës edhe kur kanë humbur vendin nga pandemia.

Jo!

Do t’ua nxjerrim nga pasuritë kudo që t’i kenë fshehur.

Do t’ua nxjerrim nga xhepat, do t’ua nxjerrim nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie.

Do t’ua nxjerrim nga pasuritë e patundshme, do t’ua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja kjo është arsyeja, vazhdimi i aferës korruptive. Thirrja ime e përsëritur për SPAK-un, ja çfarë bëni ju kur nuk veproni, kur nuk ndëshkoni hajdutët, kur mbroni dhe nuk ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ja çfarë bëni ju!

Zotërinj të SPAK-ut, ju inkurajoni vjedhjen, ju inkurajoni hajdutërinë e parave të shqiptarëve, ju bëni bashkëpërgjegjës që shqiptarët mos të kenë masa lehtësuese që kanë tre javë e një ditë t’i përsërisë ditë për ditë për shëndetësinë, për vogëlushët dhe mësuesit, për shqiptarët e shpunësuar nga keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i krizës. Për biznesin që nuk mban dot kokën mbi ujë.

Sot, është koha mos ta kyçni, por ta hapni gojën dhe të tregoni se kur keni ndërmend t’i kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, për shkak të të cilëve shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që nuk merr dot mbështetje financiare në këto kohë të vështirë nga lekët që ka paguar vetë si taksa, sepse taksat vazhdojnë të vidhen nga ky grup kriminal.

 

Pyetje: Z.Basha ju dy ditë më parë keni thënë se keni patur bisedime të gjata me krerët e disa agjencive të specializuara. Me aq sa mund të thuhet, kush janë këto agjenci dhe cilave vende i përkasin dhe cili ishte fokusi i bisedimeve? Kush ishte shqetësimi kryesor i tyre?

 

Lulzim Basha: Fokusi i bashkëpunimit të Partisë Demokratike, timit personal dhe departamenteve përkatëse me agjencitë e specializuara euroatlantike, të partnerëve tanë strategjikë euroatlantikë është ndihma e specializuar për të gjurmuar, gjetur, konfiskuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar të depozituara në konto bankare jashtë Shqipërisë apo të ngurtësuara në forma të tjera jashtë Shqipërisë dhe natyrisht edhe bashkëpunimi edhe më i gjerë kundër krimit të organizuar.

 

Pyetje: Z.Basha pak para jush ishte në konferencë edhe kryeministri Edi Rama dhe në bashkëbisedimin me gazetarët deklaroi se “nëse zgjedhjet do të ishin të djelën, Partia Socialiste i fiton”-referuar sondazhe, sipas kryeministrit. Partia Demokratike a ka sondazhe dhe si paraqitet?

 

Lulzim Basha: Ne kemi dy vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Ne dogjëm mandatet për zgjedhje të parakohshme. Pse nuk i bëri zgjedhjet e parakohshme? Pse ky njeri që kontrollon edhe parlamentin, edhe qeverinë, edhe policinë, edhe Shërbimin Sekret, edhe buxhetin, edhe paratë e pista të drogës, edhe bandat kriminale, edhe oligarkët, edhe shumicën e mediave; pra kontrollonte gjithçka në këtë vend donte t’i merrte komisionerët opozitës në qoftë se qenka kaq mirë në sondazhe.

Pse hodhi në erë paktin e nënshkruar në rezidencën e Ambasadës Amerikane, të përshëndetur nga sekretari Pompeo, nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme, Borrel, nga komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi? Dhe në këtë mënyrë i mbylli derën Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit, sa kohë që ky është në pushtet, në qoftë se sondazhet i dilnin në rregull.

Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të një gënjështari të kapur në mënyrë të përsëritur në flagrancë.

Edi Rama ka mbaruar.

Është çështje kohe dhe sa më shpejt aq më mirë. Opozita do ti fitojë thellë zgjedhjet dhe do ta përdorë këtë fitore për ti kthyer çdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve politike, shpresen dhe sigurinë për të nesërmen. Për këtë ditë për ditë po bëjmë detyrën tonë, jo vetëm duke denoncuar por dhe duke treguar rrugën e vështirë por plotësisht të mundëshme për rikthimin e Shqipërisë në duart e shqiptarëve dhe jo në duart e një bande që I ka ditët të numëruara.

 

Pyetje: Ju thatë pak më parë se do të donit që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, por referuar kësaj deklarate a do ti kërkoni ju Presidentit Meta shpërndarjen e Parlamentit, duke patur parasysh që një deklaratë e tillë ka ardhur edhe nga një prej aleatëve tuaj, zoti Mediu?

 

Lulzim Basha: Shqetësimi kryesor i imi sot, nesër dhe pas 25 prillit do të jetë gjithmonë shqetësimi kryesor kryesor i shqiptarëve dhe në funksion të kësaj nuk do të kursej absolutisht asnjë akt, veprim, thirrje apo lëvizje që do ta ndihmonte situatën.

Padiskutim nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur në 2019-ën, atëherë kur ne dogjëm mandatet, rruga e të keqes do të ishte shkurtuar. Sa më shpejt të shkurtohet kjo rrugë e vuajtjeve për shqiptarët aq më mirë do të jetë për të gjithë.

Detyrat janë të përcaktuara dhe ne detyrën tonë si opozitë, dhe unë detyrën si kryetar i opozitës e kam bërë dhe do të vazhdoj ta bëj me një gjë në mendje: Interesat e shqiptarëve të thjeshtë.

Prandaj kemi dalë me këtë plan me 5 pika që na ka sjellë në mënyrë të natyrshme tek vjedhja e shekullit me inceneratorët. Kjo nuk është një kacafytje politike. Kjo është një luftë për të shpëtuar Shqipërinë nga një e keqe e madhe, për ta larguar këtë të keqe dhe për të nisur ndryshimin. Dhe unë do të mirëpres dhe përshëndes çdo hap që ia shkurton ditët së keqes.

Faleminderit!

Read More
21 Tet
0

 Dorëzohet kallëzim penal edhe për inceneratorin e Fierit. PD: Inceneratorët si trekëndëshi i Bermudeve, ku zhduken miliona euro

​·         Dorëzohet kallëzim penal edhe për inceneratorin e Fierit. PD: Inceneratorët si trekëndëshi i Bermudeve, ku zhduken miliona euro.

 

·         Fituesi inceneraotort të Fierit ishte paracaktuar Klodian Zoto. Të tre inceneratorët janë në një dorë të vetme, që çojnë paratë e shqiptarëve në parajsa fiskale.

 

·         SPAK duhet t’u shpjegojë shqiptarëve menjëherë aktivitetin e grupit të strukturuar kriminal për të vjedhur shqiptarët me incineratorët

 

 

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJ DHE ÇLIRIM GJATA PAS DORËZIMIT TË PADISË SË PD NË SPAK

 

 

Enkelejd Alibeaj: Sot është dita e tretë që ne jemi këtu në SPAK dhe sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë tre, tamam si trekëndëshi i Bermudeve, ku çdo gjë humbet pa nam dhe nishan në mënyrë misterioze. E njëjta skemë e humbjes dhe zhvatjes në mënyrë misterioze të parave të shqiptarëve në këtë trekëndësh të Bermudeve.

Inceneratori i Fierit ka një karakteristikë në fakt. I mbani mend protestat e bëra nga banorët e Portëzës, protestat e bëra nga banorët e Vërrisë, ku që në momentet e para nuk pranon që të shndërroheshin në një kosh të madh plehrash? Nuk e dinin në fakt asnjëri nga ata që jo vetëm do të shndërroheshin në një kosh të madh plehrash por që paratë e tyre do të vidheshin.

Historia e inceneratorit të Fierit ka të përbashkët me atë të inceneratorit të Elbasanit një emër, Klodian Zoton. Klodian Zoto i cili inicioi aferën në Elbasan, i cili në Tiranë së bashku me dy shoqëri të tjera formuan një guaskë në Holandë. Në Fier ka dalë me gjoksin përpara, ka dalë vetë, ka bërë një kërkesë për të marrë inceneratorin e Fierit, ndërkohë që nuk kishte asnjë lloj eksperience. Për këtë arsye ka bërë sikur ka gjetur një shoqëri të huaj italiane, “Energy Due” dhe ka lidhur një bashkim shoqërish, 80% ai dhe 20% shoqëria italiane dhe janë paraqitur në Ministrinë e Mjedisit për të marrë inceneratorin e Fierit.

SHKELJA E PARË:

Gara është bërë në shkelje të ligjit. Do të duhej që për shkak të shumës prej 28 mln euro, do të duhej që së paku të botohej në një gazetë europiane, në mënyrë që të kishte garë, sepse kishte edhe të tjera investitorë që mund të merrnin pjesë në garë.

Asgjë e tillë nuk u bë sepse fituesi ishte i paracaktuar, ishte Klodian Zoto.

SHKELJA E DYTË:

Sapo u deklaruan fitues, atë ditë ka ndodhur një gjë e çuditshme. Firma italiane, ajo e cila u mor për eksperiencën, si kusht i domosdoshëm ligjor, shiti kuotat e veta, 20% e saj.

Për sa e kanë shitur? Për 20 mijë lekë të reja, 200 mijë lekë të vjetra.

Vetëm për 20 mijë lekë të reja është shitur 20% e kapitalit të shoqërisë italiane.

SHKELJA E TRETË:

Sapo ka dalë fitues, pa hedhur një lopatë dhe siç thuhet në këto raste, ka marrë plot 5 milionë euro në xhepin e tij. Zero investim.

30 milionë euro ishte e gjitha në fakt.

Ka aplikuar për të marrë një kredi, se s’kishte para, kredi për të bërë investimin.

Kur bën një aplikim për kredi, ti merr aq para sa duhen për investimin. Rezulton nga dokumentet, se kredia e marrë është 15 mln euro.

Ta marrim sikur të gjitha këto para janë dedikuar për impiantin me avangard i mundshëm. Ndërkohë që nga qeveria shqiptare i janë dhënë 28 milionë euro. Me një dorë kostoja e bërë nga Klodian Zoto ishte 15 mln euro, qeveria shqiptare i jep 28 mln euro. Diferenca 13 mln euro janë paratë e shqiptarëve që i thith kjo gropë e zezë e inceneratorëve.

Do të duhej të kishte përfunduar apo jo, ka filluar në vitin 2015?! Nuk ka filluar akoma.

Kjo shoqëri në vitin 2017 do të duhej të kishte në borderonë e saj njerëz, të cilët do të kishin punuar për inceneratorin e Fierit.

E dini ju sa punonjës të deklaruar ka? Zero, asnjë, madje as administratori vetë nuk deklarohet si i punësuar. Pra, një shoqëri fantazëm e cila merr 13 milionë euro në dorë vetëm me një ditë, pa bërë asnjë punë, pa asnjë të punësuar dhe incenerator që nuk punon.

Shoqëria e Klodian Zotos, e përfshirë në Elbasan dhe në Fier është duke u hetuar së bashku me skandalin e madh të TVSH-ve. Është shoqëria e cila kryeson renditjen për shifrën e madhe të vjedhjeve përmes TVSH-së, janë plot 8 milionë euro e gjysëm të cilat për shkak të makinacioneve i ka futur në xhep.

Kjo është pra çka ka ndodhur në Fier, ndaj dhe themi se Fieri, Elbasani dhe Tirana  është trekëndëshi i Bermudeve ku parashikohet në totalin e tyre 500 milionë euro që do t’ju zhvaten shqiptarëve dhe do të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Arben Ahmetajt, Edi Ramës, Lefter Kokës, Alqi Bllakos, dhe që janë emra që ne i kemi kallëzuar sot.

Çlirim Gjata: Jemi si të thuash në një rreth brenda të njëjtëve njerëz, të cilët kanë përfituar. Prandaj dhe janë konsideruar si një grup i strukturuar kriminal, që fillojnë nga kryeministri, ministrat përkatës e deri tek ata persona që drejtojnë këto kompani.

Kemi përsëri një kompani e cila pa para, pa garë, pa asnjë eksperiencë merr 28 milionë euro nga qeveria, ndërkohë që 15 milionë euro merr kredi për të bërë shpenzimet përkatëse.

Lidh një kontratë, për të cilën edhe ju vetë jeni shumë koshient se çfarë hetimi të thjeshtë kërkon nga ana e SPAK-ut, sesi një kompani italiane në këto 28 milionë euro të dhënë nga qeveria shqiptare, hyn me 20% dhe i shet për 20 mijë lekë të reja.

Pra, shet 20% të aksioneve të një kompanie 28 milionë euro për 150 euro. Për këtë paska ardhur italiani nga Italia, për 150 euro?!  E kuptoni se çfarë ka këtu?!

Pa folur që është ndryshuar vendi tre herë.

Po këta paskëshin bërë një studim që thuhet se ku duhet të ngrihej, ku është vendi më i përshtatshëm në Portëz, ndërkohë që vendi ndryshon tre herë dhe rezulton se nuk kishte as studim dhe asgjë.

Po këta persona, që përveç gjithë këtyre shkeljeve, në vitin 2019 duhej të fillonte inceneratori nga puna.

Jemi në vitin 2020 dhe akoma nuk ka filluar nga puna. “Do të fillojë në dhjetor se ashtu kanë qenë disa probleme teknike”, -por ato probleme teknike janë para, janë shpërdorim detyre, janë vjedhje, duhet të shkojë dikush në burg për ato.

Po këta njerëz bëjnë vendime qeverie dhe akte brenda ditës, me dhjetëra dhe qindra akte; nëpunës administrate, një makineri gjigante që punon në mënyrën më efikase të mundshme. Nuk kemi të bëjmë me funksionim të shtetit por me kemi të bëjmë me vjedhje galoponte, prandaj edhe funksionojnë në mënyrë kaq efikase këta.

Brenda ditës firmoset dhe mbyllet gjithçka. Dhe ajo që është më e rënda dhe që duhet hetuar, çfarë koncesioni është ky që shteti thotë “na paratë e mia dhe thotë  bëje ti. Dhe pastaj me kismet kur të fillojë nga puna do ndajmë.”

Çfarë koncesioni është ky që shteti jep 28 milionë euro?

Koncesioni këtë logjikë ka: investimi do të bëhet nga privati dhe më këste shlyhet gradualisht, por kjo ndodh kur të fillojë nga puna.

Sapo ka lidhur kontratën ka filluar të marrë para. Por s’ka kontratë në botë që fillojë dhe të shlyejë sapo të firmosë. Ndaj këtu, detyrimisht duhet që të fillojë hetimi. Hetimi mund të jetë voluminoz por është shumë i thjeshtë.

Pyetje: Kush është paditur nga ju sot dhe përse nuk i keni bashkuar në një paditë?

Çlirim Gjata: Janë të njëjtët persona që kemi paraqitur pardje dhe dje, kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj ish ministër i Financave, Lefter Koka ish ministër i Mjedisit, Alqi Bllaku ka qenë sekretar i Përgjithshëm, ekzekutor i këtij projekti kriminal bashkë me Zoton dhe Mërtirin. Sigurisht që ka një ushtri të tërë pas, me punonjës administrate që kanë patur një efikasitet për t’u patur zili.  Të gjithë janë këtu. Tani nuk ka ngelu gjë tjetër vetëm SPAK-u.

Enkelejd Alibeaj: Ajo çfarë kemi kërkuar ne dhe kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, janë paratë e qytetarëve shqiptarë të cilat janë vjedhur. Kërkojmë që të fillojë hetimi. Hetimi të fillojë për së mbari dhe pyetja juaj kërkon bashkimin apo jo, unë po e them thjeshtë dhe vetëm për aq sa publiku e kupton: Në këtë hetim ka një dhe dy individë. Klodian Zoto, Klodian apo Mirel Mërtiri, janë ata të cilët kanë xhiruar gjithçka me mbështetjen e Edi Ramës, të ministrit të mjedisit, të Arben Ahmetajt, dhe të një turre tjetër administratorësh të lartë. Që do të thotë se në fakt është një aferë e vetme korruptive e cila i ka grumbulluar të gjithë si mizat për të zhvatur paratë e shqiptarëve. Për të arritur deri tek bashkimi i hetimeve, duhet të fillojë hetimi. Dhe besoj që kjo e jona, ardhja e jonë, pardje, dje, edhe sot, është në fakt një detyrim politik. Është së dyti një detyrim institucional dhe së tretë është një kërkesë për të testuar drejtësinë e re. e Mbani mend?! Në të gjithë sagën e reformës në drejtësi një ligj ishte ai që e votuam dhe e mbështetëm fort: ishte ligji për këtë ndërtesë (SPAK). Dhe sot po i japim shansin, siç ia kemi dhënë dhe disa herë të tjera, për të provuar sa të pavarur janë? Sa të aftë janë për të zbatuar ligjin? Sa të pakapur janë nga pushteti dhe paratë e krimit? E kuptoj që midis këtyre dhe zbatimit të ligjit qëndron një mal i tërë prej 500 milion eurosh. Por në fakt, për këtë arsye janë të mirëpaguar. Për këtë arsye janë me imunitet të plotë. Për këtë arsye janë trumbetuar se do të jetë institucioni që do të vendosë drejtësinë. Ne kemi bërë detyrën tonë. E kemi bërë dhe më përpara në raste të tjera. E ka pasur detyrimin siç e ka legjislacioni i ri i reformës në drejtësi pa ardhur ne, thjeshtë dhe vetëm me të dhënat dhe me sinjalet mediatike ta fillonin kryesisht. Por ne po bëjmë edhe këtë si një detyrim institucional dhe si një detyrim politik.

Çlirim Gjata: E dëgjoj shpesh këtë “që ka filluar hetimi”! Të më thotë dikush: ka thirrur njeri? Ka marrë ndonjë dokument? Ka tërhequr ndonjë kontratë? Çfarë ka bërë? Çfarë do të thotë “do fillojë hetimi?” Është bërë ndonjë veprim hetimor? Ku ta gjejmë që të kishte filluar. Të gjitha të tjerat janë dytësore.

Pyetje: A keni ndonjë informacion se ne na është thënë se është tërhequr dokumentacioni?

Çlirim Gjata: Vetëm Kaq? Ky është hetimi?

Enkelejd Alibeaj: Është një detyrim ligjor përderisa është një nga çështjet më me tepër impakt publik duke ruajtur gjithmonë edhe sekretin hetimor, të bëjnë publike atë se çfarë kanë bërë. Së pari për atë hetim që ju thoni duhet të japin një vendim të fillimit të hetimit, apo jo?! Së dyti duke ruajtur gjithmonë sekretin hetimor, në mënyrë që puna të bëhet në mënyrë të paanshme, për publikun duhet të tregojnë se deri në ç’fazë  të hetimit janë? Apo e njëjta gjë presim ne me këto kallëzime!

Pyetje: Do të prisni reagimin e SPAK-ut në lidhje me këto tre kallëzime apo do të ketë edhe kallëzime të tjera nga PD për raste të ngjashme që i keni goditur deri tani politikisht?

Enkelejd Alibeaj: Ne i kemi goditur sigurisht politikisht sepse ky është detyrimi primar i një opozite për tja bërë publikut, si presion i publikut ndaj pushtetit, por në mënyrë të veçantë opozita ka qenë këmbëngulëse, ka qenë rigoroze që çfarëdolloj deklarimi të natyrës politike ta bashkëngjisë gjithmonë edhe me reagimin institucional. Fjalët i merr era, letrat janë ato të cilat kanë rëndësi. Dhe letrat ne i kemi dërguar edhe më parë, ju keni qenë dëshmitar, po i dërgojmë tani, do ti dërgojmë edhe më vonë për ѯfarëdolloj skandali korruptiv apo afere korruptive që fatkeqësisht për shqiptarët me këtë qeveri janë të bollshme. Këtu do të jemi dhe do të bëjmë të njëjtën gjë.

Faleminderit!

Read More
20 Tet
0

Endri Hasa, kallëzim penal edhe për inceneratorin korruptiv të Elbasanit, PD: Për kompaninë e sapokrijuar, qeveria miratoi të gjitha procedurat e koncesionit për 24 orë.  

  • Kallëzim penal edhe për inceneratorin korruptiv të Elbasanit, PD: Për kompaninë e sapokrijuar, qeveria miratoi të gjitha procedurat e koncesionit për 24 orë.

 

  • PD: SPAK të tregojë pavarësi. Kërkohet pezullimi nga detyra i Edi Ramës dhe vartësve të tij për të mos ndikuar në hetimin e çështjes më të madhe korruptive të qeverisë në ikje.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA DHE ÇLIRIM GJATA PAS DORËZIMIT TË KALLZIMIT NË SPAK

 

Endri Hasa: Sapo depozituam sot një kallëzim për inceneratorin e Elbasanit. Ky incenerator pavarësisht se vitet kalojnë, afera e madhe korruptive që i hapi edhe rrugën aferës së madhe korruptive, megaaferës së inceneratorëve, pavarësisht se është denoncuar prej vitesh akoma nuk ka patur asnjë lëvizje për të dhe asnjë hetim nga drejtësia.

Sot kërkojmë nga SPAK të marrë përgjegjësi dhe të hetojë historinë se si një kompani e sapokrijuar në pronësi të Stela Gugalli papritur aplikon për një koncension për incenerimin dhe të nesërmen qeveria hap garën automatikisht për këtë koncesion.

Kompania e sapokrijuar me një kapital prej vetëm 1000 euro aplikoi pa patur asnjë eksperiencë dhe gjithë shteti u ngrit në këmbë për t’i dhënë koncesionin. Aq i rëndësishëm ishte ky person për qeverinë e Edi Ramës, saqë ajo vendosi që të anashkalojë çdolloj procedure dhe ligji dhe të kryejë gjithçka në vetëm 24 orë.

Më 16 dhjetor 2014 kompania “Albtech Energy” u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor.

24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t’i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor.

Një eficiencë të tillë qeveritare nuk e kemi parë kurrë më parë. Një eficiencë të tillë për procedurat nuk e kemi parë as në rastin e tërmetit, as në rasti e pandemisë apo në asnjë rast tjetër kur me të vërtetë vendi ka patur emergjencë.

Emergjenca qeveritare dhe eficenca qeveritare ka qenë vetëm për një arsye sepse e gjithë qeveria u ngrit në këmbë për t’i dhënë 23 milionë euro nga taksat dhe nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit për t’i çuar në xhepat e qeveritarëve dhe në xhepat e Klodian Zotos.

Cila është arsyeja që kjo qeveri kreu një sërë të gjatë veprimesh proceduriale me një nxitim kaq të madh dhe vetëm në një ditë ?

Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur. Të gjithë përgjegjësit për këtë aferë korruptive e kanë vendin në burg dhe duhet të shkojnë në burg.

Çlirim Gjata: Pa dashur të përsëris atë çka tha ish deputeti Endri Hasa, pa dashur të përsërisim atë çka kemi thënë dje dhe gjithë këto ditë, por është e pamundur të mos përsëritet, por janë të njëjtat shkelje të bëra, si të thuash “copy paste”, e njëjta dorë; nga njëra anë është qeveria, nga ana tjetër janë të njëjtët persona por diku fusin gruan bashkëjetuese, diku një kompani të sapokrijuar, e të tilla gjëra.

Përse e fiton këtë lloj tenderi një kompani e cila regjistrohet 1-3 ditë para se të fitojë tenderin, nuk ka kapital vetëm 1000 euro, ndërkohë që merr nga qeveria 23 milionë euro, pa garë dhe pa eksperiencë.

Tani të dalë prokuroria dhe të thotë : “Këto nuk janë në kundërshtim me ligjin”. Në qoftë se del një zyrtar, një prokuror dhe thotë: “O zotëri këto fakte nuk janë në kundërshtim me ligjin”. Dakord, hajde ta diskutojmë, por ama nuk besoj se del kush dhe të thotë se: “Ky tender i zhvilluar në këtë formë nuk është në kundërshtim me ligjin.”

Momenti tjetër është se mirë që kanë bërë një binar aty, kanë bërë një gropë të zezë aty ku e trumbetojnë me të madhe inceneratorin e Elbasanit.

Por çfarë ndodh?

Në bazë të kontratës, ajo godinë atje, ai investim duhet të prodhonte 313 ditë energji. S’po i hyj sa kilovat orë, etj. të gjithë janë këto të përcaktuara. Prandaj duhet një hetim. Hetimi nuk është i vështirë , është voluminoz, ka dokumenta por nuk është i vështirë, është i thjeshtë këtë rast, vetëm do vullnet ligjor.

 

Ky incenerator duhej të prodhonte tash tre vite 313 ditë energji për 3 vjet bëjnë 939. Doni të dii sa ka prodhuar? Vetëm 22.

 

Dikush nuk e pranon këtë, jo janë më shumë, jo janë më pak, aq sa ka në kontratë nuk ka prodhuar, askush nuk del ta thotë që aq sa kemi vënë në kontratë, aq kemi prodhuar.

 

Ne po themi 22 ditë, 7 ditë e 8 orë në vit.

 

Kaq ka prodhuar energji.

 

A duhet ta hetojmë? Koncesionin nuk është se e ka bërë privati me paratë e veta dhe t’i thotë shtetit, po prodhoj energjinë, benefitet i ndajmë dhe ti gradualisht për 7 vjet do të mi japësh prapë. Jo, ia ka dhënë buxheti i shtetit paratë.

 

Na këto para, bëje atë incenerator. Shteti ta bënte me prokurim të drejtpërdrejt vetë, ç’nevojë kishte ta jepte me koncesion kur privati nuk ka paguar asnjë lek, nuk ka nxjerrë asnjë lek nga xhepi, gjithçka është marrë nga buxheti i shtetit.

 

Ku janë parë koncesione të tilla?

 

Pa folur për pafundësi shkeljesh, pa hyrë në Ligjin e Mjedisit, mungesa e studimit të fizibilitetit, kush e kërkoi këtë lloj koncesioni? Kush ra dakord? Ka një strategji qëq duhet t’i trajtojë mbetjet me incenerim. Ndërkohë që nga BE ka një direktivë të drejtuar posaçërisht Shqipërisë, jo me incenerim mbetetjet. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë sepse e kanë si përvojë të keqe. Ata mund të kenë me incenerim por kanë vite e vite, janë sipërfaqe dhe popullsi shumë të mëdha.

 

Në Shqipëri thotë, nuk mundet sepse mund të sjellë dëm shumë më të madh se sa ajo që mund të kërkohet.

 

Duhet vullnet ligjor dhe paanshmëri, pavarësi ligjore nga institucionet, prokuroritë, SPAK, për t’u hetuar.

 

Pyetje: Besoni tek ky vullnet ligjor?

 

Çlirim Gjata: Të shohim tani, përse po bëhet kjo Reformë në Drejtësi. Ne po presim  se ndryshe nuk kishim ardhur. Shenjat nuk kanë qenë të mira për disa raste përpara këtyre, por të shohim. Po presim.

 

Pyetje: Një grup kriminal ka ndrejtues, ka anëtarë, me role specifike. Ju lutem kush është drejtuesi i këtij grupi kriminal, cilët janë anëtarët dhe cilat janë rolet e secilit?

 

Çlirim Gjata: Jua lexova se edhe dje më pyete. Grupi i strukturuar kriminal ka disa nene në Kodin Penal, fillon me nenin 28, 333a, 334. Kryetari është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i këtij grupi. Ja ku i keni. Në këtë kallzim kemi vënë Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën, Stela Gugalli, administratore, të cilën e përmendi edhe z.Hasa se si kishin vajtur procedurat. Të gjitha janë të sqaruara në kallzim. Ne presim hetimin. Janë disa gjëra që ju duhet të insistoni dhe shpresoj dhe kam besim se do të insistoni tek SPAK. Çfarë po bëhet me këto. Të na kthejnë një përgjigje, të na thonë, kemi bërë këtë hetim, kemi shkuar deri atje. Më thuaj një dokument, një element i kësaj megaafere korruptive që s’ka dalë në media. Çfarë sekreti hetimor mund të ketë këtu. Mirë është që SPAK të shikojë edhe ato që i kemi kërkuar ne, marrjen e masës së sigurimit, që është pezullimi nga detyra e këtyre personave për arsyen që vetë Prokuroria e ka përdorur shpesh, të prishjes apo fshehjes dhe shkatërrimit të provave.

 

Pyetje: A mos është e vonuar kjo ndërmarrje e juaja? Kallzimi i parë në SPAK është bërë që në muajin  gusht, përveç deklaratave publike të selisë blu?

 

Çlirim Gjata: Dakord, ne jemi të këqinjtë. A ka megaaferë këtu qindra miliona euroshe që po vidhet? Kjo është e rëndësishme tani. E kemi sjellë të enjten, të mërkurën, dje, apo pardje, apo pasnesër.

Nuk besoj se është kjo kryesore. Kemi tre vjet që e denoncojmë. Të mos përsërisim të njëjtat gjëra se bëhemi të bezdisshëm për publikun. A duhej kjo prokurori të ndërhynte, ka tre vjet, që nga interperlanca e parë që kanë bërë deputetët e PD, përpara se të digjnin mandatet për këtë çështje. Sa gazetarë dhe sa agjensi investigative e kanë nxjerrë këtë problem? Sa herë është debatuar nëpër media. A duhej të ndërhynte prokuroria? Nqse paska ngel tek përse e sollëm tani dhe pse e sollëm në gusht, këtë ditë apo atë ditë, më duket se kjo nuk ka pikë vlere.

 

Këtu kemi një kallzim, kemi një afër.

 

21 milionë e 600 mijë euro ka marrë kjo vajzë në këtë tender dhe më pas 2 milionë euro, sot janë bërë 23 milionë euro dhe na ka lënë atje një hata të madhe. Ndotje të ambientit, do të vazhdojë të paguhet vite e vite me radhë. Sepse të lë një gropë financiare me atë që ka lënë sepse s’është fare efektive.

 

I gjithë problemi ishte se si duhej të merreshin këto para, të vidheshin këto para.

 

Prokuroria të shkojë të marrë dokumentacionin sepse gjithçka ka dalë.

 

Është edhe një raport i KLSH-së që e ka detyrim Prokuroria ta shikojë.

 

Endri Hasa: Është një projekt që përveçse vjedh paratë e shqiptarëve, të cilët duhej të iknin në drejtime të tjera, nuk i sjell asnjë benefit konkret as zonës së Elbasanit, dhe banorët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar për ndotjen që sjell dhe nga ana tjetër mbetjet apo aty depozitohen, shfrutëzojnë damperin që ka qenë i ndërtuar, kompania sërish nuk investoi, përsëri nuk harxhoi sepse projekti i qartë dhe kriminal ishte i thjeshtë, paratë e buxhetit të shtetit në duart dhe xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

 

 

 

 

 

 

Read More