Blog

19 Tet
0

Platforma jonë Anti-Mafia do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Ligji i ri Anti-Mafia, ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD.

  • Basha: Paratë kudo që t’i kenë çuar do të gjurmohen dhe peshqit e mëdhenj, jo vetëm do të vihen përpara drejtësisë, por do të detyrohen të kthejnë prapa çdo qindarkë që i kanë zhvatur popullit.
  • Basha: Në llogari bankare sekrete janë fshehur milionat e përfituara nga shqiptarët. Kudo që t’i kenë, në Maltë, në Singapor, në Hong Kong, në Dubai apo kudo tjetër, dua t’i garantoj sot se nuk do të kenë shpëtim.
  • Basha: Unë kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjensive ndër më të specializuara në botë të aleatëve tanë strategjikë. Puna ka nisur dhe nesër me ne në qeverisje, do të finalizohet. Nuk kanë shpëtim. Nuk kishte shpëtim as Escobari, nuk do të kenë shpëtim as këta tanët.
  • Basha: Në Zimbabve arrestohet ministri. Në Shqipëri heshtje totale! Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje. Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh?
  • Basha: Mediave po u bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e aferës së inceneratorëve.
  • Basha: Platforma jonë anti-oligarki dhe anti-korrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejmë paratë shqiptarëve.
  • Basha: Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD është ligji i ri Anti-Mafia. Çdo konçesion, tender, liçencë korruptive që është në thyerje të ligjit, është e pavlefshme.
  • Basha: Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit te shtetit. Ligji i ri Anti-Mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme.
  • Basha: Mekanizmi ynë anti-mafia, Ky proces kalon në tre hapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria E Poscaçme, Gjykata e Posaçme. Model i suksesshëm në Itali në luftën kundër mafias në përputhje me konventat ndërkombëtare.
  • Basha: Mekanizmi i ri anti-mafia, rikthejmë konkurrencën në çdo sektor, kthen paratë publike të grabitura nga abuzuesit tek qytetarët, përmirëson klimën e biznesit dhe nxit sipërmarrjen.
  • Basha: Mekanizmi ynë anti-mafia, paratë e rikthyera përdoren për investime dhe programe publike.
  • Basha: Skemat korruptive, kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës. Kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar. Kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale. Shpikja e konçesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës.
  • Basha: Tre javë nga plani ynë me 5 pika, asnjë masë nuk është marrë për t’i shpëtuar shqiptarë nga kriza. Nëse paratë për inceneratorët, do të shkonin në ndihmë për qytetarët, situata sot do ishte ndryshe.

 

Prezantimi i Mekanizmit Anti-Mafia dhe Kundër Korrupsionit të Oligarkisë

 

Lideri i opozitës, z. Lulzim Basha prezantoi përpara mediave kornizën e mekanizmit të ri anti-mafia që do të miratohet dhe vihet në zbatim nga qeveria e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 

Mekanizmi Anti-Mafia i prezantuar nga Kryetari Basha, do të marrë fuqi ligjore prapavepruese në kuadër të ligjit ekzistues anti-mafia që do të amendohet nga mazhoranca e Partisë Demokratike dhe aleantëve.

 

Masat parandaluese të mekanizmit do të veprojnë mbi:

 

  1. Pasuritë e kompanive private përfituese të kontratave korruptive dhe pronarëve të këtyre kompanive;

 

  1. Pasuritë e zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me detyrën;

 

  1. Pasuritë e personave të afërt apo të lidhur me pronarët e kompanive private apo zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me detyrën;

 

Drafti i hartuar nga ekspertët e Partisë Demokratike klasifikon si forma të abuzimit me kontratat shtetërore rastet kur:

 

  1. Kompanitë e liçencuara janë krijuar pak ditë përpara tenderit;

 

  1. Kompanitë përfituese nuk kanë përvojë në sektorin e kontratës;

 

  1. Kompanitë e kontraktuara janë offshore;

 

  1. Kontratat janë dhënë mbi bazën e propozimeve të pakërkuara;

 

  1. Përfaqësuesit ligjorë të përfituesve kanë të shkuar kriminale;

 

  1. Kriteret e përzgjedhjes së fituesve janë preferenciale;

 

  1. Tenderat kanë pësuar rritje fiktive të vlerës;

 

  1. Ka përjashtime të padrejta për qëllime klienteliste;

 

  1. Bizneset janë intimiduar për të mos marrë pjesë në tendera;

 

Kryetari Basha paralajmëroi se dispozitat e miratuara do të kenë fuqi prapavepruese dhe do të zbatohen ndaj të gjitha kontratave në kundërshtim me ligjin, në shkelje të procedurave të konkurrimit publik, në shkelje të parimeve të përzgjedhjes dhe produkt të akteve të dyshuara të korrupsionit nga zyrtarët publikë.

 

  1. Basha u shpreh se ndryshimet ligjore të draftuara nga Partia Demokratike do t’u kthejnë taksapaguesve paratë publike të përfituara në mënyrë korruptive, do të ndëshkojnë korrupsionin e zyrtarëve publikë, do të përmirësojnë klimën e biznesit duke rikthyer konkurrencën e lirë dhe barazinë përpara ligjit dhe do të demotivojnë përfshirjen e sipërmarrjes private në skema të padrejta të përfitimit.

 

Paratë dhe pasuritë e konfiskuara dhe të rikuperuara – u angazhua Z. Basha – do të përdoren për shërbime dhe investime publike.

 

 

 

KONFERENCA E PLOTË PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ​ME GAZETARËT.

 

 

 

Ju përshëndes, ju uroj mirëseardhjen! Ju uroj një javë të mbarë, juve dhe kolegëve tuaj në terren!

 

Një javë e cila premton të jetë shumë e ngarkuar me zhvillime, po pa diskutim do të bëj çdo përpjekje që të paktën në komunikimin tone, vëmendjen ta mbajmë në zhvillimet që nuk kanë rëndësi, thjesht dhe vetëm për politikën, por kanë rëndësi për njerëzit.

 

Dhe një nga këto zhvillime sot, është këmbëngulja jonë për të zbardhur një aferë e cila ka përpirë deri më sot një shumë të mjaftueshme për të financuar të gjithë biznesin e vogël dhe prapë teprojnë lekët, me një çek prej 1 mijë eurosh për 6 muajt e ardhshëm, por në vend që të shkojë tek sipërmarrja e vogël e cila po falimenton dhe po mbyll dyert, në vend që të shkojë tek paga prej 160 mijë lekësh për çdo të papunë në Shqipëri, po shkon tek një grusht njerëzish.

 

Te një pronar i fshehur pas disa ndërmarrjeve dhe një grusht njerëzish, të cilët ndan paratë. Para se të vazhdojmë më tutje, duke qenë se disa prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jo për fajin tuaj, por për arsye teknike e kanë pasur të pamundur të transmetojnë një zhvillim të rëndësishëm sot, që është denoncimi i depozituar nga Partia Demokratike në strukturën e posaçme Anti-Korrupsion, ju ftoj ta ndiqni të plotë, duke qenë se disa prej mediave kanë pasur probleme teknike.

 

Shpresoj, në këtë moment t’i kenë rregulluar problemet teknike dhe të jenë në gjendje ta transmetojnë live.

 

Nuk dua të përsëris ato që u thanë. Natyrisht pyetja që kërkon përgjigje është kush është, kush fshihet pas kësaj afere dhe kush është peshku i madh? Kush është peshku i madh? Ëho is the big fish? Kush është peshku i madh? Në Verona është Miloraci, i arrestuar nga anti-mafia italiane si përfaqësues i “Ndraghet-ës”.

 

Bashkë me kryetarin e bashkisë së Veronës, të dy kanë hapur këtu ndërrmarjen “Eco Tirana”, bashkë me Erion Veliajn. Në Zimbave është ministri përgjegjës për ambientin apo për plehrat. Është arrestuar në Zmbabve ministri. Zimbabve është në Afrikë. Këtu heshtje totale! Asnjë veprim i vetëm! Ndaj dhe padia e sotme e depozituar në Prokurorine e Posaçme Anti-Korrupsion, në SPAK, ka për qëllim të nxisë prokurorët të bëjnë detyrën e tyre. Të mos tremben nga presioni, që me siguri është në përmasat mafioze dhe kriminale, siç i bëhet edhe gazetarëve, siç i bëhet dhe medias, siç u bëhet edhe përfaqësuesve tanë që shkuan për të denoncuar në landfillin e Sharrës. Një pjesë e madhe e mediave kanë pasur problem teknike, s’e kanë transmetuar dot dje. Por një pjesë tjetër e mediave e kanë transmetuar.

 

Me këto problemet teknike, kam përshtypjen që nuk janë të gjitha të palidhura me presionin mafioz dhe shantazhin që u bëhet. Po kush ka në dorë këtë fuqi? Që brënda një dite të vetme të marri gjithë ato vendime qeverie dhe t’I japi një personi me një mijë euro kapital, me një mijë euro kontratë, që për të tre inceneratorët bashkë kalon shifrën e 400 milion eurove. Kush e ka këtë në dorë? Kush është peshku i madh? Edhe një herë ju them, në Itali është Miloraci dhe kryetari i bashkisë së Veronas, të arrestuar nga anti-mafia italiane si përfaqësues të “Ndraghetas”. Edhe në Afrikë, në Zimbabve është ministri, e arrestuan. Këtu kush është? Kush fshihet pas kësaj? Pse nuk ka një arrestim të vetëm?!

 

Asnjë të vetëm!

 

Dhe kjo është një pyetje të cilës prokuroria ka detyrimin para shqiptarëve t’i japë përgjigje një orë e më parë. Por unë sot dua të përqëndrohem tek një çështje tjetër për të cilën interesi lindi edhe nga qytetarët, edhe nga ju gazetarët që keni ndjekur këtë çështje nga konferencat për shtyp, edhe nga analistët dhe gazetarët që kanë mbuluar për sa është e mundur afërën e inceneratorëve të plehrave.

 

Dhe pyetja është: çfarë do të ndodhë nesër me Partinë Demokratike në pushtet? Si do të bëhet e mundur ndalimi i kësaj afere dhe i aferave të tjera si kjo të ashtuquajtura koncesione me PPP? Si do të bëhet e mundur parandalimi i këtyre në të ardhmen, mos të përsëritet e njëjta gjë?

 

Dhe si do të bëhet e mundur që paratë që u kanë marrë shqiptarëve, pasurinë publike që e kanë grabitur, ta gjurmojmë, ta sekuestrojmë dhe t’jua kthejmë shqiptarëve? Dhe në funksion të kësaj dua ta vazhdoj këtë bashkëbisedim sot me dy ndërhyrje.

 

E para, do të jetë një prezantim i shkurtër, riprezantim i platformës tonë anti-oligarki dhe anti-korrupsion. Dhe së dyti, do të hyj në disa nga aspektet e kësaj platforme, për të proçeduar pastaj me pyetjet tuaja për këtë çështje dhe për të përfunduar sigurisht me apelin tjetër sa i përket pandemisë dhe ekonomisë.

 

Me anë të këtij ligji, i cili do të jetë ndër ligjet e para që do të miratohet nga parlamenti i ri dhe që do të jetë një nga ligjet e para që do të zbatohet nga qeveria e dalë me votën e lirë të shqiptarëve.

 

Në këtë gjendje të jashtëzakonshme, prej kohësh ne kemi evidentuar nevojën për masa të jashtëzakonshme. Masa ekstreme për të zgjidhur një situate ekstreme. Ku është situate ekstrema?

 

A ka situatë më të rëndë për një vend, sesa në momentin më të vështirë të qytetarëve, paratë e tyre të zhduken dhe të vazhdojnë të vidhen, e të përfundojnë në duart e një grushti njerëzish dhe askush mos të japë llogari. Si kemi arritur deri këtu?

 

Çfarë mund të bëjmë për ta zhbërë, për ta parandaluar dhe për t’i rikthyer këto para? Zgjidhjen ne e kemi konceptuar prej kohësh tek mekanizmi anti-mafia, të cilën ekspertët tanë e kanë draftuar në formën e një ligji që do të jetë ndër ligjet e para që do të miratohet, njekohësisht, siç e thashë, nga parlamenti i ri legjitim i Shqipërisë.

 

Dhe ky ligj do të bazohet në një premisë bazë. Në një bazë logjike dhe ligjore, që është dhe sot dhe që funksionon dhe sot në legjislacionin shqiptar. Çdo koncesion, çdo PPP korruptive, çdo tender korruptiv, çdo licensë korruptive, ju e dini që kalon përmes kanalit të një kontrate.

 

Një kontratë që ka nga njëra anë privatin dhe nga ana tjetër sektorin publik. Dhe legjislacioni shqiptar ka një rregull të qartë, kontratat që është në përputhje me ligjin, ka forcën e ligjit. Kontrata që është në kundërshtim me ligjin, është e pavlefshme.

 

Dhe çdo kontratë e çdo akt publik që vjen në kundershtim me ligjin, është i pavlefshëm. Ky rregull do të thotë që çdo gjë e marrë, e zhvatur, e përfituar në mënyrë abuzive, do të duhet t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues.

 

Dua ta theksoj me efekt prapaveprues. Qoftë kjo para, qoftë pasuri, qoftë investim, gjithçka i kthehet publikut, i kthehet buxhetit të shtetit, i kthehet qytetarëve. Pra, mekanizmi bazë është mekanizmi i ndryshimeve me ligjin anti-mafia, ku siç ju thashë kontrata e paligjshme çon në pavlefshmëri dhe gjithçka që palët i kanë dhënë apo i kanë marrë njëri-tjetrit, kalon në të ardhurat e qytetarëve, kalon nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Këto masa të parashikuara me ligjin tonë anti-mafia, të përditësuara, do të veprojnë ndaj pasurive të kompanive private përfituese të pronarëve të këtyre kompanive.

 

Pasurive të zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me pushtetin. Pasurive të personave të afërt apo të lidhur me pronarët e kompanive private apo zyrtarë publikë që kanë abuzuar me pushtetin dhe detyrën. Dhe parimi i Anti-Mafias është: dënohen apo nuk dënohen penalisht pasuritë e këtyre personave, verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen.

 

Pavarësisht nëse dënohen apo jo penalisht. Pavarësisht nëse janë në proces apo jo të hetimit apo të dënimit nga organet e drejtësisë penale. Cilat janë format e abuzimit? Po rreshtoj disa forma abuzimi këtu, të cilat janë të njohura për qytetarët, përmes denoncimeve që ne kemi bërë dhe disa denoncimeve që ka bërë media. Kompani që lincensohen pak para tenderit, ju kujton gjë kjo?

 

Një nga koncensionet e incerneratorëve. Kompania është regjistruar një ditë para tenderit. Kompani pa përvojë. Meqë jemi tek incerneratorët, asnjë prej kompanive nuk ka pasur asnjë ditë përvojë. Në Fier kanë marrë dikë që gjoja kishte përevojë nga Italia dhe sapo kanë marrë kontratën ia kanë blerë prapë pjesën e aksioneve për 200 mijë lekë të vjetra. Kompani off-shore, ja ku jemi prapë.

 

Nuk e di sa prej jush keni patur rastin të ndiqni një denoncim apo një intervistë  shumë interesante  të një shkrimtareje të njohur, Flutura Açka, poete dhe shkrimtare, e cila personalisht kishte evdentuar se  adresa dhe numri i telefonit të kompanisë  guaskë në Holandë, që është  deklaruar si një nga  pronaret e  sistemit të ndërlikuar të plehrave, ishte në fakt adresa dhe numri i telefonit të një familjeje.  Shpikin propozime të pakërkuara, ja ku i keni.

 

Propozim i pakërkuar, sepse strategjia e trajtimit të plehrave në Shqipëri e financuar nga partnerët tanë, nga Banka Botërore, nga Gjermania, ka qenë diçka tjetër. Nuk ka qenë djegia e tyre. Ka qenë diferencimi, ka qenë riciklimi, jo djegia e tyre. Tendera për eksponentë të krimit të organizuar.

 

Njerëz që nuk do të marrin pjesë në tendera, marrin pjesë në tendera dhe fitojnë tendera, si kontraktorë apo si nënkontraktorë. Kemi shembullin e këtij miku të Taulant Ballës, ia harrova emrin, i dënuar dhe merr kontrata në rrugën e Elbasanit. Fare mire, këtu mund të shikoni se kush janë këta persona dhe kush është Klodian apo Mirel Mërtiri.

 

Çfarë lidhje kanë me krimin e organizuar?  Kritere preferenciale. Bëhen kritere të tilla që mund t’i plotësojë vetëm dikush. Mirë që nuk i shkruajnë edhe ngjyrën e syve që duhet të ketë drejtuesi i kompanisë. Rritje fiktive e vlerës së tenderit.  Kjo mund të ndodhë në disa forma. Për shembull me tenderat e koncensioneve kanë ndërtuar kapacitete sa për të djegur plehrat e italisë dhe Greqisë bashkë. Me rrugën Korçë-Leskovik, ajo që do të kushtonte 1 milionë euro për kilometer. E kanë bërë 5 milionë euro për kilometër.

 

Skualifikime të padrejta për qëllime klienteliste. Një kompani i plotëson kriteret, e skualifikojnë ose akoma më keq ka avancuar edhe më shumë. Tani u thonë: futuni, por do t’i bëni në mënyrë të tillë ofertat që të skualifikoni. Siç ishte rasti i Unazës, ku një kompani u përdor për t’u futur pa ofertë financiare. Si dhe intimidimi i bizneseve për të mos marrë pjesë në tenderat të paracaktuar. Do të thotë që u thotë atyre: mos u fusni se këtu, do t’i marrë ky, se po u futët ne do t’u futemi me themel, ne do t’u nxijmë jetën.

Këto pra janë disa nga format e abuzimit me të cilat i kanë lidhur këto kontrata, dhe sikur njëra prej tyre formave të evidentohet, ajo kontratë është e paligjshme. Ajo kontratë është e paligjshme, është e pavlefshme dhe çdo qindarkë që u është marrë shqiptarëve me atë kontratë, duhet dhe do t’ju kthehet shqiptarëve me ligjin tonë anti-mafia. Ky është thelbi i propozimit tonë.

 

Ju thashë për subjektin e zbatimit të masave, janë përsonat dhe kompanitë private, janë zyrtarë të çdo niveli të përfshirë në këto afera. Zbatimi i masave do të kalojë nga tre halka. Hallka e parë i takon qeverisë. Eshtë qeveria e para, e cila me një strukturë të veçantë do të ketë detyrën e verifikimit. Një detyrë e cila normalisht do t’i takonte një strukture si drejtoria anti-korrupsion, por që nesër ju siguroj që do të jetë një nga dikasteret më të fuqishme të qeverisë së re.

 

Do të jetë një nga dikasteret më të fuqishme, do të thotë të ketë burime njerëzore, fondet dhe ndihmën dhe ekspertizën ndërkombëtare dhe do të jetë prioritet politik numër një, që ky institucion të bëjë verifikimin e të gjitha këtyre rasteve ku qindra, miliona, miliarda euro të shqiptarëve janë vjedhur dhe shpërdoruar në këtë mënyrë.  Kjo do t’I kalojë pastaj për hetim prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-ut dhe natyrisht vendimmarrja do të jetë gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Barra e provës me mekanizmin Anti – Mafia, nuk është tek prokurori, por është tek kompania private dhe tek zyrtari, që ka miratuar kontratën apo aktin publik. Dhe ky është mekanizmi i shpikur në Itali në vitet 70, për të luftuar fenomene të ngjashme, i çertifikuar nga Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut, si një mekanizëm i ligjshëm ku shteti përballet me mafian. Me këtë mekanizëm janë ata që duhet të justifikojnë pse kontrata është e lidhur në mënyrë të paligjshme dhe çfarë kanë bërë me paratë që kanë marrë nga kjo kontratë e paligjshme.

 

Ditët e ardhshme do të kemi një prezantim të plotë sa i përket verifikimit nga Drejtoria Antikorrupsion apo nga Ministria Anitkorrupsion, apo nga  dikasteri i veçantë antikorrupsion, në  bashkëpunim me institucionet e shtetit, procedurat që do të ndiqen, hetimi dhe procedurat që do të ndiqen me ligjin e ri nga SPAK-u dhe nga  gjykatat dhe vendimmarrja, duke përfshirë këtu rregullat e reja për vendimmarrjen gjyqësore që kanë të bëjë me  aspektin e  sekuestrimit, konfiskimit dhe kthimit të parave të këtyre kontratave tek qytetarët.

 

Kushtet për zbatimin e masave parandaluese dhe goditëse janë që kontratat apo aktet publike, të cilat dyshohen të jenë në kundërshtim me ligjin, të jenë shkelje të procedurave konkurruese publike, të jenë në shkelje të parimeve të përzgjedhjes, që janë trajtimi i barabartë, është transparenca në procedurë, është  barazia në detyrime, si dhe rrjedhojë e akteve të dyshuara korruptive apo pasojë e shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët publikë përgjegjës.

 

Këto janë kriteret që automatikisht do t’i çojnë këto kontrata, qofshin koncensione, qofshin tendera, qofshin PPP apo të ashtuquajtura koncensione dhe PPP, automatikisht do t’i fusim në  procesin e  verifikimit, hetimit dhe vendimmarrjes  në këto tre hallka.

 

Elementi apo departamenti Anti-Korrupsion, ministria Anti-Korrupsion, prokuroria dhe gjykata.

 

Llojet e masave parandaluese dhe goditëse. Anullimi  dhe shfuqizimi i aktit apo kontratës publike,që do të thotë që  një kontratë, që akoma vazhdon të konsiderohet e vlefshme, ndonëse ka qenë e pavlefshme që në momentin që  është lidhur, si hap i parë do të anullohet zyrtarisht.

 

Konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve publikë të përfshirë në procedurat e nënshkrimit apo miratimit të akteve ose kontratave publike. Konfiskimi i plotë apo i pjesshëm i pasurisë së paluajtshme publike të tjetërsuar së bashku me investimet e kryera në të. Konfiskimi i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar, pavarësisht nëse nuk është kryer apo jo shërbimi.

 

Detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshme publike në gjendjen që ishte përpara nënshkrimit apomiratimit të aktit, apo kontratës publike dhe përjashtimi i kompanisë nga çdo procedurë konkurruese publike, ose punë ose shërbim publik për një periudhë 20 vjeçare.

 

Këto pra janë masat që parashikon ligji ynë për luftën kundër korrupsionit, oligarkisë dhe mekanizmit anti-mafia. Qëllimi është i qartë, të parandalojmë dhe të godasim korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin, të mbrojmë pasurinë publike dhe garantimin e  konkurencës së lirë dhe në funksion të kësaj, procesi i verifikimit do të përfshijë të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e  prokurimit public, ku ka flamuj të kuq të kritereve që përmenda pak më lart. Të gjitha kontratat, të ashtuquajtura të partneritetit publik privat apo PPP.

 

Të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurive publike, ku pasuritë publike iu janë dhënë privatit. Të gjitha aktet e lejeve, licensave apo autorizimeve për shfrytëzimin e pasurive publike. Njësoj si në ligjin Anti -Mafia, edhe rregullat kundër korrupsionit kundër PPP-ve, koncensioneve korruptive, do të veprojnë për aktet ose kontratat publike të nënshkruara apo miratuara përpara dhe pas hyrjes në fusi të këtij ligji. Çfarë presim si efekte të këtij ligji?

 

Së pari, paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste, i kthehen qytetarëve, i kthehen buxhetit të shtetit, i kthehen pasuritë publike qytetarëve. Pasuritë publike të përfituara në mënyrë publike dhe klienteliste, po kështu u kthehen qytetarëve edhe kur nuk janë fonde, nuk janë financa. Kompanitë private përgjigjen me pasurinë e tyre për përfitime abuzive.

 

Zyrtarët publikë përgjigjen me pasurinë e tyre personale për abuzimet me pushtetin. Një qasje kaq e fortë dhe e efektshme do të parandalojë korrupsionin, shpërdorimin e parave dhe të pasurisë publike edhe në të ardhmen. Pra është një ligj që bëhet edhe për nesër, jo vetëm për dje dhe sot.

 

Do të përmirësojë, pa diskutim të gjithë parametrat që janë shkatërruar të klimës së biznesit, të konkurrencës, barazisë para ligjit dhe subjekteve private, qofshin aktivitet privat, qofshin ata që janë në marrëdhënie me shtetin. Do të demotivojë dhe të parandalojë përfshirjen e biznesit privat në përfitime të padrejta në kurriz të interesit publik, në kurriz të taksave të shqiptarëve, dhe siç ju thashë edhe më parë, kontratat klienteliste dhe korruptive janë të pavlefshme dhe ligji vepron me fuqi prapavepruese. Paratë dhe pasuritë e konfiskuara përdoren për shërbime dhe investime publike.

 

Kjo është me një kalim të shpejtë thelbi i ligjit Anti-Mafia, që është mekanizmi me të cilin ne do të mundësojmë anulimin e këtyre kontratave, evidentimin e pasurive të përfituara padrejtësisht dhe rikuperimin e tyre në favor të qytetarëve. Pra, rikthimin e tyre tek njerëzit që u janë vjedhur, në radhë të parë që janë qytetarët e Shqipërisë. Dhe së fundi, për të kaluar pastaj direkt tek pyetjet. Nëse ky ligj do të ishte sot në fuqi, të gjitha këto kontrata do të ishin të anuluara.

 

Të gjitha këto para që janë paguar dhe vazhdojnë t’u paguhen oligarkëve dhe koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, do t’ju paguheshin qytetarëve. Dhe kjo është arsyeja të nderuar përfaqësues të medias, pse nesër që mbushen tre javë që kur unë kam shpallur planin tonë me 5 pika, nuk është marrë asnjë masë.

Asnjë masë për t’i dalë përpara së keqes, edhe tani që e keqja po ulet këmbëkryq me numrin e lartë të infektimeve, infeksioneve. Me numrin në rritje të fataliteteve, vdekjeve. Me krizën ekonomike që thellohet, sepse qeveria e kapur me presh në duar dhe kryeministri i kapur me presh në duar në një vjedhje si kjo e inceneratorëve, e ka mendjen që këto javë dhe këto muaj të fundit të vazhdojë vjedhjen dhe jo të ndihmojë njerëzit. Në qoftë se paratë që kanë shkuar në këtë drejtim do të rialokoheshin, atëherë do të kishte para mjaftueshëm për planin tonë, madje mund t’ju them me gojën plot, do të kishte më shumë sesa ajo faturë që kemi prezantuar për këtë plan, që shkon afërsisht 52 milionë euro në muaj.

 

Po me 52 milionë euro në muaj, ne do të jemi në gjendje të ndihmojmë mbi 100 mijë të papunë, me një pagesë prej 160 mijë lekësh në muaj. Me 52 milionë, ne do të jemi në gjendje të stimulojmë biznesin që të rimarrë në punë ata që kanë humbur vendet e punës me jo më pak se 200 mijë lekë të vjetra në muaj për këdo që marrin në punë. Me këto para, ne do të mundësojmë që çdo mjek dhe infermier të marrë bonusin e premtuar nga kryeministri prej ditës së parë të pandemisë dhe që se ka bërë realitet 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.

 

Me 52 milionë euro në muaj, të cilat sot vazhdojnë të vidhen dhe të shpërdorohen, ne do të mundësojmë që çdo pensionist të marrë 2 mijë lekë të reja, 20 mijë lekë të vjetra çek çdo muaj, për 6 muaj me radhë për të përballuar shpenzimet shtesë, e çdo biznes i vogël të ketë një mijë euro për ta kaluar këtë periudhë 6 mujore, me të paktën një dorë në shpatulla dhe jo një shuplakë të kësaj qeverie.

 

Ndaj plani ynë me 5 pika është plotësisht i zbatueshëm. Ai ka brenda të gjitha shtresat dhe grupet që kanë rrezik të lartë për shkak të pandemisë dhe për shkak të krizës ekonomike, që vjen si rezultat i keqmenaxhimit të pandemisë, dhe ai ka brenda një faturë realiste plotësisht të pagueshme nga shteti dhe nga qeveria. Mjafton që shteti, qeveria dhe kryeministri, paratë që ju marrin qytetarëve përmes taksave, t’i kthejnë sot tek qytetarët dhe jo të vazhdojnë pagesat e aferave korruptive siç është afera e inceneratorëve.

 

Pyetje: Kam një pyetje për rrugën e Partisë Demokratike deri më 25 prill. Aktualisht që flasim nga gjiri i PD ka disa parti që garojnë në 25 prill, i referohem këtu; Bamir Topi ka partinë e vet ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratik, Jozefina Topalli ka një lëvizje, Myslim Murrizi ish –deputet i Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ish–deputete e Partisë Demokratike. Të gjitha këto parti të dala nga Partia Demokratike do të garojnë më 25 prill. A i minojnë këto parti mundësitë e Partisë Demokratike për të fituar? 

Lulzim Basha: Te gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon shumica dërrmuese e shqiptarëve janë pjesë e një përpjekjeje.

Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie, e një kryeministri të dështuar, të falimentuar që ka shkelur çdo premtim, që për dy mandate me radhë vetëm ka gënjyer, ka vjedhur dhe ka shkatërruar shqiptarët dhe ekonominë e tyre, ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të.

Kështu që kushdo që është për ndryshimin, kushdo që njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkon ndryshim e ka të hapur rrugën e opozitarizmit, në të gjitha format dhe mënyrat, ku padiskutim Partia Demokratike si forca më e madhe opozitare, ka dhe do të ketë edhe përgjegjësinë edhe rezultatin për t’iu përgjigjur sfidës së  madhe të ndryshimit që presin shqiptarët.

Është e pandalshme energjia jonë, vullneti jonë, pozitiviteti jonë, përgjigjet që kemi ndaj krizës, janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që unë prek dhe shoh në terren ditë për ditë, nevojës ulëritëse për ndryshim dhe nuk ka forcë minore apo madhore që ta ndalë këtë. Ndryshimi është i pandalshëm.

Çdokush që ka vullnetin e sinqertë dhe dëshirën për t’iu bashkuar këtij qëllimi, në mënyrën më të sinqertë ka tek PD një aleat të natyrshëm.

Pyetje: A është përgjegjësia juaj z.Basha për t’i bashkuar të gjithë këta njerëz si lider i opozitës ? 

Lulzim Basha: Përgjegjësi të cilën e kam marrë shumë seriozisht dhe është një nga arsyet kryesore pse opozita ka sot koalicionin më të madh në historinë 30 vjeçare të pluralizmit që e shtyu njeriun që ka tmerr dhe frikë nga zgjedhjet, të bëjë të pabërën në 30 vite, të ndryshojë Kodin Zgjedhor me shpresën që do të gjëjë formula që e shpëtojnë nga e pashmangshmja.

Pyetje: Prej 4 muajsh Partia Demokratike ka nisur një proces për përzgjedhjen e kandidatëve. E para, a mund të na shpjegoni se çfarë solli ky proces për PD? Çfarë do të ndodhë me ish-kryetarët e bashkive, ish–deputetët që u s’kualifikuan, do të futen në 20% e kuotës që ka Kryesia apo ata tashmë janë jashtë listës? 

Lulzim Basha: Çdo vendimmarrje e jonë e para punës është transparente; që nga propozimet e anëtarësisë, tek procesi i verifikimit të kandidatëve, tek votimi tek anëtarësia dhe do të vazhdojë të jetë transparent. Kjo është garancia e parë që ju jap.

Ka qenë dhe do të jetë transparent çdo vendim, sot në opozitë dhe nesër ne qeverisje.

Dhe e dyta, dua t’ju them se PD nuk do të zhgënjejë shqiptarët. Zgjedhjet tona për t’i përfaqësuar shqiptarët në nivel parlamentar dhe në nivel qeverisjes vendore do të duhet të plotësojnë kriteret më të larta të integritetit moral, të përgatitjes profesionale dhe politike për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe padiskutim të ndarjes së vlerave, mbi të cilat PD vepron si parti anëtare e PPE, vlerave të lirisë, të demokracisë, të lirisë së tregut, dinjitetit individual, qeverisjes së vogël por eficente, të taksave të ulëta, të çlirimit të ekonomisë nga makthi dhe ngërçi që e ka kapluar në këto 7 vite keqqeverisje të Edi Ramës. Pra, të përqafojnë vlerat e programit tonë.

Për këto të dyja keni garancinë time të plotë, gjithçka tjetër do të jetë proces, siç ka qenë deri tani dhe do të jetë një proces i hapur dhe transparent.

Pyetje: Emrat e s’kualifikuar do të hyjnë nga kuotat e Kryesisë apo jo? 

Lulzim Basha: Edhe një herë sot ju garantoj për këto dy parime: parimin e transparencës dhe faktin që nga PD publiku shqiptar, qytetarët shqiptarë do të kenë me përgjegjshmërinë më të lartë njerëz të integritetit moral dhe politik, njerëz të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale, njerëz që do të garantojnë një qasje të re ndaj politikës, shërbimit ndaj njerëzve, shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti në këto kohë të krizës. Çdo hap i yni do të jetë transparent siç kanë qenë të gjitha hapat e ndërmarra deri tani.

Pyetje: A ka patur përplasje mes jush dhe komisionit në lidhje me përcaktimin e kandidaturave? 

Lulzim Basha: Asnjë lloj përplasjeje, edhe për faktin se komisioni ka veprimtarinë e vet krejt të pavarur nga veprimtaria ime.

Pyetje: Në fund të punës së komisionit do të kemi drejtuesit e qarqeve apo tashmë ju i keni caktuar ata? 

Lulzim Basha: Çdo hap, çdo vendim do të jetë transparent siç ka qenë deri tani, për këtë ju siguroj.

Pyetje: Një pyetje lidhur me nismën që ju shpallët sot për antimafian. Në pamje të parë duket sikur ju po vini shenjën e barazimit mes biznesit dhe krimit të organizuar. Sepse antimafia është për krimin e organizuar. 

Lulzim Basha: Në asnjë gërmë të planit që sapo shpalosa këtu dhe të draftligjit që kemi përgatitur nuk rezulton të jetë kjo. Përkundrazi, biznesi do të ndihmohet, se i penalizuari i parë edhe në kuptimin kronologjik dhe ndër të parët edhe në kuptimin financiar është biznesi.

Shiko, në qoftë se ti merr një të panjohur dhe i thua: “Hajde këtu! Hajde të bëjmë bashkë këtë aferë. Ti bën një kompani me 1000 euro. Unë do të jap kontratë 400 milionë euro. Do bëjmë incenerator, do të sjellim plehra nga Italia, nuk do të lejojmë njeri në garë.” Kjo natyrisht dëmton interesat e shqiptarëve, dëmton interesat e qytetarëve, heq bukën e gojës të qindra, mijëra familjeve.

Po biznesin nuk e dëmton kur s’ka garë, kur tenderi është i mbyllur, kur kompanitë që marrin pjesë janë në parajsa fiskale?

Pra, pa diskutim që një nga afektet kryesore të ligjit Antimafia është që do të ndihmojë në një klimë biznesi ku biznesi të ndihet i lirë për të konkurruar, ku konkurrenca të jetë e vërtetë, ku çdokush të ketë mundësinë të marrë atë që i takon sipas meritës dhe jo sipas marrëdhënieve okulte apo akoma më keq, marrëdhënieve kriminale me të parët e qeverisë. Në këtë aspekt qoftë për atë që ka ndodhur deri sot, qoftë për atë që po ndodh sot dhe për atë që do të ndodhë nesër, ligji efektivisht do të pamundësojë që afera të tilla të tmerrshme dhe kriminale të ndodhin, dhe do të mundësojë që biznesi të ndihet i lirë të konkurrojë.

E mbani mend kur konkurronte biznesi për tendera, ku kishim 6, 12 kompani që konkurronin? Kur fitonte oferta më e ulët.  E mbani mend atë kohë apo jo? E mbani mend çfarë kursimesh kishte shteti? Në vitin 2009 kursimet nga prokurimet publike ishin 16%. Vetëm në sektorin e punëve publike në vitin 2007-2008 janë kursyer pothuajse 30%.

Tani çfarë ndodh? Preventivi 2-fishohet, 3-fishohet, 4-fishohet, 5- fishohet si në rastin e Korçë-Leskovik, dhe çdo ofertë fituese është afër fondit limit.

Nuk janë gjetjet e mia këto, as të departamenteve tona. Këto janë gjetjet e KLSH-së, këto janë gjetjet e institucioneve ndërkombëtare. Prandaj Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në radhitjen e korrupsionit.

Lufta kundër korrupsionit me mekanizmin që kemi prezantuar dhe që kam përsëritur edhe sot, do të garantojë një klimë më të mirë për biznesin, do t’i mundësojë biznesit të ndihet i barabartë dhe i vlerësuar, dhe do t’i mundësojë shtetit të kursejë paratë e qytetarëve shqiptarë me gara të vërteta dhe jo me gara fiktive.

Pyetje: Ju z.Basha gjatë konferencës ngritët pyetjen :“Kush është peshku i madh?”. Këtë pyetje e cituat edhe në anglisht. Është një mesazh për ndërkombëtarët, për partnerët, doni që ata ta kuptojnë se çfarë po ndodh?  

 

Pse e thash në anglisht, por mund ta them edhe italisht mqse peshku i madh i Veronës është Miglioranzi, do ta them spanjisht, doni ta them arabisht? Ta themi në mandarinë apo kantoneze, ta themi në dialektin e Maltës? Mund ta themi në secilën prej dialekteve ku këta njerëz kanë llogaritë e tyre bankare sekrete dhe kanë fshehur milionat e përfituara nga shqiptarët. Pak rëndësi ka kjo. Kudo që t’i kenë, në Maltë, në Singapor, në Hong Kong, në Dubai apo kudo tjetër, dua t’i garantoj sot se nuk do të kenë shpëtim. Unë kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjensive ndër më të specializuara në botë të aleatëve tanë strategjikë.

 

Puna ka nisur dhe nesër me ne në qeverisje, do të finalizohet. Nuk kanë shpëtim.

 

Nuk kishte shpëtim as Escobari, nuk do të kenë shpëtim  as këta tanët.

 

Paratë kudo që t’i kenë çuar do të gjurmohen dhe peshqit e mëdhenj, jo vetëm do të vihen përpara drejtësisë, por do të detyrohen të kthejnë prapa çdo qindarkë që i kanë zhvatur këtij populli.

 

Dhe ky është lajmi i mirë.

 

Se çfarë gjuhe e them unë, nuk ka pikë rëndësie, lajmi i mirë është që këto para nuk do t’i gëzojnë. Këto para do të kthehen tek shqiptarët.

 

Dhe për këtë nuk kemi thjeshtë fjalë, kemi një draft-ligj antimafia.

 

Ju siguroj që kemi garantuar tani bashkëpunimin me agjensitë më të specializuara në botë për gjumimin e parave të piosta të korrupsionit dhe të pastrimit të parave kudo që t’i kenë çuar.

 

Pyetje: Përsa i përket ligjin antimafia, ky ligj sa vota do të kërkojë në Parlamentin e ardhshëm, do të keni nevojë edhe për votat e mazhorancës së sotme, mund të kërkojë 84 vota, një shumicë të cilësuar.

 

Lulzim Basha: Unë pres dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë masivisht për ndryshimin, për ndryshimin e vërtetë dhe pjesë e këtij ndryshimi do të jetë edhe kalimi i këtij ligji që do t’u kthejë atyre, pavarësisht nëse janë socialistë apo demokratë, paratë që një grusht njerëzish u kanë vjedhur dhe u ka zhvatur shqiptarëve gjithë këto vite. Prandaj jam i bindur se me mandatet që ata do t’i japin ndryshimit, një nga hapat e parë të ndryshimit do të jetë ky ligj.

 

Nuk do të ketë absolutisht asnjë pengesë. Asgjë nuk do ta pengojë dot vullnetin e tyre për një ndryshim real dhe pjesë e ndryshimit real do të jetë edhe ky ligj.

 

Pyetje: Z.Basha, ju folët, mund t’ju citoj, thatë: “Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i Bashkisë, në Zimbabve është ministri”. Ndërkohë në media po qarkullon një foto e ministrit të Shëndetësisë të Zimbabve i arrestuar edhe për afera korruptive, rreth 60 milionë dollarë. Ndërkohë në këtë foto shfaqet edhe ish-deputeti Gert Bogdani. A e keni pyetur se çfarë ka ndodhur dhe a është pikërisht ky ministër për të cilin ju folët se është peshku i madh?

 

Lulzim Basha: Së pari shpresoj që Top Channel  do të japë edhe jesë të konferencës për shtyp dhe jo vetëm 4 lajme kundër konferencës sime për shtyp siç ka bërë dje dhe pardje.

Natyrisht që kjo s’është përgjegjësia jote Elda, por është përgjegjësia ime ta them sot dhe t’i kërkoj që të vazhdojë linjën e saj editoriale, është e qartë, çdo shqiptar e kuipton.

Por ajo që i bën më shumë keq Top Channel-it se sa mua është që nuk jep asgjë nga konferenca për shtyp por merret vetëm me sulmet personale ndaj meje nga ata që mendojnë se do të më mbyllin gojën.

 

Gojën s’ma mbyllin dot.

 

Ndërsa kjo sjellje e Top Channel ngre pikëpyetje.

 

Përse e bën To Channel këtë?

 

Se në fund të fundit këto janë para të qytetarëve shqiptarë. Janë para të taksapaguesve shqiptarë dhe Top Channel duhet të mbrojë edhe interesin e taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm interesat e një partie politike.

 

Se ka një linjë editoriale pro Edi Ramës këtë e ka marrë vesh nga Australia në Alaskë.

 

Por një gjë është kjo, gjëja tjetër është të çensurosh. Mendoj që çensura nuk i bën nder, përkundrazi e diskretiton çdo media që e aplikon atë.

 

Ndërsa përsa i përket pyetjes që më shtruat, çdo person Partisë Demokratike është në dispozicion të drejtësisë për absolutisht që gjithçka që drejtësia kërkon ta marrë në dispozicion.

 

Nga unë i pari deri tek anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike.

 

Pyetje: Z. Basha, për ta vijuar më tej atë që nisi kolegia e Vizion Plus, a ka një datë se kur do të prezantohen drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në qarqe. Dhe pyetja e dytë, pak më parë Kryeministri Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva e urisë dhe të dialogojnë pasi greva e urisë nuk është zgjidhja e problemit. Si e shihni zgjidhjen e problemit të naftëtarëve?

 

Lulzim Basha: Për të parën, siç i thash edhe Oltës, çdo vendim do të jetë transparent, nuk do të mbajmë asnjë sekret për të gjitha vendimet tona të brendshme organizative.

 

Ajo që më pëlqen është interesi juaj i përditshëm për vendime të brendshme të Partisë Demokratike sepse unë e marr si shenjë e besimit, e shpresës këtë interes të madh për vendimet e brendshme të PD dhe ju garantoj si për çdo vendim të brendshëm të mëparshëm ne do të zbatojmë kutin e transparencës. Nuk do t’ju themi, kjo është punë e jona, a je anëtare, a s’je anëtar, përndryshe s’të kthej përgjigje, jo. Do të ketë transparencë për çdo vemdimmarrje. Do të njoftoheni, nuk do ta merrni vesh në mesnatë. Do të njoftoheni për çdo vemdimmarrje që bëj me përgatitjen e PD për fushatën elektorale.

 

Ndërsa kjo e naftëtarëve është vërtetë diçka e tmerrshme.

 

Të mos pranosh negociatat me njerëzit të cilëve u ke premtuar dhe je shkaktar që s’ke mbajtur premtimin prej vitit 2016 për rrogat e prapambetura, kësaj nuk di se çfarë emri t’i vësh.

 

Nuk negociohet me terroristët, por mos të negociosh me naftëtarët të cilëve vetë u ke premtuar dhe vetë u ke shkelur premtimin. U detyrohet 16 rroga Edi Rama. Ka dhënë premtimin. E keni me zë dhe me figurë.

 

E ka bërë me komunikim online përpara 2 vjetësh, në 2018-ën.

 

“Do të vij shumë shpejt aty, do ta zgjidh e do ta zgjidh”, gënjeshtra, pallavra, premtime të pambajtura.

 

Dhe tani thotë “Nuk negocioj”. Nuk negocion me kë? Njerëzve të cilëve u ke vënë lakun në fyt?

 

Me njerëzit të cilëve u ke dhënë premtimin ti, je ti përgjegjësi që nuk i kanë marrë ato para.

 

E dinë të gjithë se si ka ecur ajo aferë.

 

T’i vërë gishtin kokës një orë e më parë sepse për çdo jetë të çdo grevisti aty, përgjegjësi është vetëm një, kryeministri i vendit.

 

Do të ishte në çdo rethanë me kutin tim të përgjegjshmërisë. Kurse në këtë rrethanë ku është i drejtpërdrejt i përfshirë në të gjitha aferat e rafinerisë dhe të fushave naftëmbajtëse, është dyfish përgjegjës.

 

Në kushtet kur ka premtuar dhe ku s’ka mbajtur premtimin, është trefish përgjegjës për shëndetin dhe jetën e çdo naftëtari dhe çdo familjari të tyre.

 

Pyetje: Ndryshimet në ligjin antimafia do të rishqyrtojnë vendimet e SPAK-ut të marra gjatë kësaj kohe, për çështje që janë çuar qëllimisht nga qeveria përmes OFL-së dhe kanë marrë vendime pastërtie?

 

Lulzim Basha: Dua të sqaroj fare mirë se të gjitha këto ndryshime që ne prezantojmë, prezantohen për herë të parë, kështu që është e pamundur që çdo subjekt të thotë që e kam ezauruar një herë këtë proces. Ta sqaroj edhe një herë për qytetarët. Ky nuk është procesi i dënimit me burg. Ky është procesi i verifikimit, i sekuestrimit, konfiskimit të pasurive të vëna përmes aferave korruptive me principin antimafia.

 

Dhe kjo prezantohet për herë të parë me ligjin që ne do të miratojmë në javët e para të vitit të ri të dalë nga vota e shqiptarëve. Pra është e pamundur që të ndodhë ajo që thoni që e kemi bërë një herë, s’e kemi bërë, është e pamundur. Do të ndodhë për herë të parë pas kalimit të këtij ligji.

 

Falemnderit. Javë të mbarë!

Read More
19 Tet
0

Kallëzimi i PD për 3 vepra penale. Kërkohet pezullim nga detyra për të paditurit, duke nisur me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj.

·         Kallëzim penal i PD në SPAK për mafian e plehrave në Tiranë. PD: Është fund e krye korrupsion. Shqiptarëve do t’u merren 430 milionë euro.

 

·         Kallëzimi i PD për 3 vepra penale. Kërkohet pezullim nga detyra për të paditurit, duke nisur me Edi Ramën, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA DHE JORIDA TABAKU PAS DORËZIMIT TË KALLZIMIT NË SPAK.

 

Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë si dhe ku konsiston denoncimi juaj?  

Jorida Tabaku: Klodi ti je gazetare e vjetër dhe ke kohë që e ndjek. Mua më vjen keq që e nis me kundërshtim. Partia Demokratike këtu e tre vite të shkuara ka bërë interpelancë për këtë çështje. E ka ngritur këtë çështje në një tjetër nivel duke dokumentuar me prova  dhe fakte se çfarë ka ndodhur me aferën mafioze të plehrave në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Sot denoncimi erdhi pas faktit që në mënyrë të vazhdueshme i kemi kërkuar SPAK-ut që të marrë masat dhe të fillojë hetimet, po kështu i kemi kërkuar prokurorisë më përpara që ta bëjë këtë, dhe nuk ka ndodhur asgjë.

Në lidhje me brendinë, unë këtu mund t’ju them dy elementë thelbësorë. Kjo është një çështje korruptive duke nisur që nga procedurat, duke vazhduar me kontratën e duke përfunduar me zbatimin e kontratës.

Kostot për buxhetin e shtetit ashtu siç janë të llogaritura në denoncimin që ne çuam sot në SPAK janë mbi 430 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës sepse ne sot këtu denoncuam inceneratorin e Tiranës.

Kjo është një histori mafioze, që kanë detyruar Bashkinë e Tiranës, Durrësit, do të detyrojnë Kavajën, Rrogozhinën të gjithë Qarkun Tiranë edhe më gjerë për të depozituar mbetjet e tyre në një biznes i cili që kur u konceptua nga një kompani pa eksperiencë, nga një kompani e papërshtatshme për ta bërë këtë proces ishte i tillë.

Unë dua që të nënvizoj dy fakte:

Qeveria shqiptare në 30 vite ka patur një strategji për landfillet rajonale, të investuar nga partnerët ndërkombëtarë. Në këtë strategji për 12 landfille kishte punë por kishte nevojë për akoma më shumë për ta përmirësuar dhe për ta menaxhuar akoma më mirë këtë proces. Ndërkohë që erdhi Edi Rama, me Arben Ahmetaj, me Erion Veliaj e shumëzuan me zero investimin e partnerëve ndërkombëtare dhe filluan incenerimin e mbetjeve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i vidhnin buxhetit të shtetit dhe mund t’i vidhnin qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro për Tiranën.

Përveç kësaj e gjithë qeveria, e gjithë bashkia është kthyer në funksion të kësaj inceneratori, i krijojnë punë inceneratorit duke detyruar të gjithë mbledhësit dhe grumbulluesit e vegjël, kanë nxjerrë nga tregu të gjithë kompanitë e riciklimit të mbetjeve, kanë krijuar një biznes Eco Tirana me persona të identifikuar për pastrim parash në Itali të lidhur me Ndraghetën, detyrojnë të gjithë firmat e ndërtimit në Tiranë që të krijojnë biznes. Për më tepër ajo që është absurdi më i madh dhe Bashkia e Tiranës ka rritur tarifat me 30% për të krijuar punë dhe paguan 29 euro për çdo ton mbeturina, me atë biznes që është vetëm me paratë dhe me fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë që shteti ka kryer të gjithë pagesat e veta, 25 milionë euro për Tiranën, investitori privat ka bërë vetëm 25% të investimit. Ndërkohë që ne kemi dokumente zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Ministrisë së Financave që provojnë këto shkelje që ne kemi thënë.

Pyetje: Përse keni denoncuar kaq vonë? 

Çlirim Gjata: Ka tre vjet që bëhen denoncime pothuajse të përditshme në media. Ka edhe gazetarë investigativë që kanë nxjerrë gjithë ato fakte, pa folur për agjenci gazetareske të cilat kanë nxjerrë skandale pas skandalit sa i takon këtyre tre inceneratorëve.

Këtu problemi është: Përse duhet të pres SPAK, Prokuroria apo cilido institucion ligjzbatues hetimor, ndjekës i veprimeve kriminale, pse duhet të presë patjetër një denoncim formal?

Ju vetë e thoni, ka tre vjet që një gjë e tillë po bërtet, po ulërin nëpër gjithë shoqërinë shqiptare, në media, gjithandej.

Atëherë pse duhet ta presë denoncimin tonë.

Denoncimet janë dytësore sa i takon procedurës. Prokuroria ka rol aktiv, duhet të veprojë vetë, të mos presë sa t’i çojmë denoncimin.

Po përse kur ndodh një vrasje, një vepër e rëndë penale, çfarë duhet të presë denoncimin apo fillon kryesisht?

Pse ka tre vjet, pse heshtet? Ndërkohë që ka një vit e gjysëm që ka filluar punën SPAK-u.

Sa herë e keni ngritur vetë ju këtë problem me elementë të zbuluar secili njëri pas tjetrit, të cilët unë mund t’ua shtjelloj.

Edhe formalisht, ja ku e ke denoncimin për çfarë duhet të bëjë SPAK.

 

Marrim vetëm këtë përsa i takon Tiranës.

 

A mund të shkojë deri në QKR dhe të shikojë, kush dhe kur u krijua kompania e cila fitoi tenderin për Inceneratorin e Tiranës dhe përse kjo kompani i fiton të treja.

 

Si ka mundësi që kjo kompani një vit më parë regjistrohet me 100 mijë lek të reja kapital dhe diskutohet për qindra milionë Euro, ka marrë 23 milionë deri tani pa bërë asnjë punë.

 

Çfarë kuptimi ka që qveria e jep me koncesion këtë kur punën nuk e bën privati, sepse koncesioni këtë logjikë ka, do ta bëjë privati dhe me këtë shlyhet më vonë.

 

Ndërkohë 23 milinë janë dhënë nga buxheti i shtetit. Ai nuk ka bërë asgjë. Dhe më e bukura, pagesat, shlyerjet, benefitet ndaj kompanisë fillojnë që ditën e firmosjes së kontratës.

 

Kur të fillosh prodhimet, kur të fillosh përfitimet atëherë fillojnë pagesat.

 

Pra, shikoni çfarë kontratash. Kjo është shumë më e rëndësishme bashkë me denoncimin që ka tre vjet që bërtet nëpër mediat shqiptare, që s’ka mbetur kalam pa e marrë vesh se çfarë problemi kemi këtu, se çfarë problemi të rëndë që kemi këtu.

 

Po presim që SPAK-u të zgjohet dhe të fillojë nga puna.

 

Pyetje: Keni denoncuar emra konkretë z. Gjata?

 

Çlirim Gjata: Patjetër.

 

Pyetje: Mund të na i thoni?

 

Çlirim Gjata : E kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal.

 

Pyetje: Drejtohet nga kush?

 

Çlirim Gjata: Atëherë në krye është Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Erjon Veliaj, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

 

Jorida Tabaku: Ndërkohë që brenda flitet njëkohësisht edhe për administratoren znj, Stela Gugalli që është thjeshtë prestanome e këtyre emrave. Por që është përdorur për të marrë kontratat e inceneratorëve.

 

Çlirim Gjata: Krijohet kompania që fiton pa përvojë, pa para, pa asnjë eksperiencë në lidhje me këtë punë. Bëhen me dhjetëra vendime qeverie dhe veprime administrate që duhet muaj të tërë, bëhen brenda ditës, firmosen në një fletë të bardhë pa lexuar asgjë.

 

Kalohen dhjetëra milionë Euro dhe pritet që qindra mijëra Euro t’i kalojnë kësaj kompanie, këta persona kanë kompani të tjera të regjistruara në parajksa fiskale.

 

Këta persona kanë një biografi të tmerrshme po të shohësh se çfarë ka ndodhur me punë n e tyre dhe me biznesin e tyre.

 

Dhe vijnë në Shqipëri, një ditë përpara krijon kompaninë, fiton tenderin në kundërshtim me çdo rregull, në kundërshtim me çdo proçedurë, por mbi të gjitha, ku kanë shkuar paratë? Kush është pronari.

 

Jorida Tabaku: Dihet, pas inceneratorëve. Unë kam një pyetje sepse ju si media që punoni gjithë ditën në terren, mund të gjeni përgjigje shumë lehtë. Përse nuk e firmosi Shkëlqim Cani kontratën e inceneratorit të Tiranës, përse nuk e tha “OK”-in ish-Ministri i Financave dhe “OK” i kësaj kontrate është dhënë sapo ka ardhur në punë Arben Ahmetaj. Besoj kësaj dhe shumë pyetjeve të tjera i jepet përgjigje vetëm me atë që tha z. Gjata, kush është pronari i vërtetë dhe përse lëvizi i gjithë shteti për të mbrojtur Edi Ramën, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj në rastin e Tiranës.

 

Çlirim Gjata: E nderuar Klodi dhe ju të gjithë. A mundet një pyetje t’ia drejtoni si gazetarë SPAK-ut, se kur do të lëvizni? Sepse është bërë mullar skandali i korrupsionit.

 

Pyetje: SPAK ka deklaruar se ka një hetim të çelur për inceneratorët.

 

Çlirim Gjata: Më kuptoni drejtë, po e shtroj si çështje. Unë nuk e diskutoj që ia bëni këtë pyetje.

 

Pyetje: Kanë deklaruar zyrtarisht se ka një hetim.

 

Çlirim Gjata: A mund të na thotë se deri kyu ka shkuar dhe çfarë ka bërë me këto hetime? Faktet që pretendohet? Duhet t’i thotë. Është një shoqëri e tërë që është me sy të mbërthyer se çfarë po ndodh me këtë. Kjo e bëri edhe Kryeministrin të kërcejë pupthi, gati sa s’luajti kala dibrançe nga halli që e kishte zënë.

 

Pyetje: Cilat janë veprat penale për të cilat ju pretendoni se janë konsumuar?

 

Çlirim Gjata: Janë të gjitha në kallzim, e keni. Që nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni, shkelje të procedurave të tenderit, abuzime me fondet publike. Ajo që ne kemi trajtuar në kallëzimin tonë që duhet ta bënte normalisht SPAK, e kemi trajtuar si grup i strukturuar kriminal ku të gjithë kanë futur duart të ketë aferë korruptive.

 

Read More
19 Tet
0

Situatë e rëndë me COVID në shkolla, PD: Qeveria nuk merr asnjë masë, fsheh rastet me COVID, shkollat nuk lajmërojnë prindrit. Zgjerohet harta e virusit me mbi 320 mësues e nxënës të prekur.

  • Situatë e rëndë me COVID në shkolla, PD: Qeveria nuk merr asnjë masë, fsheh rastet me COVID, shkollat nuk lajmërojnë prindrit. Zgjerohet harta e virusit me mbi 320 mësues e nxënës të prekur.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale.

 

Ajo çka i frigoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19.

 

Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë  të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.

 

Vetëm pak ditë më parë për fat të keq një mësues, një tjetër prind, një drejtues i shkollës në Paskuqan humbi jetën. Pikërisht kjo humbje jete e një mësuesi, kjo rritje eksponenciale e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet t’u shërbente si kambanë alarmi për qeverinë, për Ministrinë e Arsimit, për ministren Kushi për t’u shkundur, megjithëse e marrë me shumë vonesë, masat e duhura për të krijuar ambientet e përshtatshme dhe të sigurta për mësimdhënie për mësuesit dhe për nxënësit.

 

Por qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve  dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore.

 

Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme  të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

 

Por çfarë ka ndodhur?

 

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

 

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

 

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

 

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

 

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.

 

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

 

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

 

Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre.

 

Unë dua të sjell në vëmendje për të gjithë ata drejtues të cilët nuk bëjnë publik rastet e mësuesve apo të stafit të shkollave që janë pozitiv, dua të sjell në vëmendje që pikëisht që ndryshimet e fundit të Kodit Penal i konsiderojnë përhapjen me qëllim apo pa qëllim të pandemisë Covid 19, si vepra penale e cila dënohet me burgim.

 

Për PD, jeta dhe shëndeti i çdo mësuesi, jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi është i shenjtë, ndaj jam sot këtu për të përsëritur kërkesën e PD që qeveria dhe Edi Rama të zbatojnë menjëherë të paktën për shkollat, pikën 2 të planit prej 5 pikash të rimëkëmbjes së vendit nga kriza.

 

Kështu kërkojmë që të bëhen testime masive për çdo mësues në çdo shkollë të Shqipërisë.

 

Kjo është mënyra e vetme për të krijuar hartën e përhapjes së Virusit të Covid 19 dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

 

Së dyti të krijohen kusht higjieno – sanitare në çdo shkollë, të ketë ujë të rrjedhshëm, të ketë sapun, të ketë dezinfektantë, të bëhet dezinfektimi i përshtatshëm i ambienteve midis orëve të mësimit.

 

Ato shkolla që nuk plotësojnë kushtet minimale higjieno – sanitare, apo nuk respektojnë protokollin e sigurisë, duhet të mbyllen dhe të sigurojë ambiente të tjera për kushte të sigurta për mësimdhënie për fëmijët dhe mësuesit.

 

Të sigurohen maska falas dhe dezinfektant për mësues dhe nxënës.

 

Është e rëndësishme që qeveria të reagtojë sot sepse nesër mund të jetë shumë vonë.

 

Kjo për faktin se pjesa më e madhe e mësuesve janë në fashën moshore më të prekur nga virusi Covid 19.

 

Shto edhe faktin që një pjesë e tyre mund të jenë të sëmurë kronikë, mund të kenë sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Cdo orë që qeveria nuk merr masat e nevojshme për respektimin e protokollit të sigurisë, mund të rrezikojë shëndetin dhe jetën e mësuesve, jetën dhe shëndetin e nxënësve, prindërve e dhe familjarëve të tyre.

 

Qeveria duhet të reagojë sot sepse kostoja sociale dhe kostoja humane mund të jetë shumë e madhe nesër dhe mund të jetë e pariparueshme.

Read More
18 Tet
0

Përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzuan kallzim në Drejtorinë e Policisë Tiranë: Mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, nuk do të na trembin. Drejtësia nuk do të vonojë.

  • Përfaqësuesit e PD, Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi dorëzuan kallzim në Drejtorinë e Policisë Tiranë: Mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, nuk do të na trembin. Qytetarët shqiptarë do të njihen me faktet e shpërdorimit të 75 milionë eurove të taksave të tyre të cilat ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale. Drejtësia nuk do të vonojë.

 

DEKLARATË NGA DREJTORIA E POLICISË SË TIRANËS, BELIND KËLLIÇI

 

Sikundër ju kemi bërë me dije gjatë ditës së sotme, kemi ardhur këtu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e Partisë Demokratike, për të bërë një kallzim në bazë të nenit 281 të Kodit të Proçedurës Penale e në vijim, për shantazhimin dhe kërcënimin e ushtrimit të detyrës sonë për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

 

Sikundër është bërë publike sot, me fakte të pakontestueshme, me pamje filmike, me zë dhe me figurë, ne jemi penguar në ushtrimin e detyrës sonë si funksionarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe opozitës, për të bërë një denoncim në mbrojtje të interesit publik.

 

Persona të orientuar, të paindentifikuar, pa na u prezantuar, n ë asnjë moment në funksionin që kishin apo detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na shantazhuar dhe kërcënuar për të na larguar nga territori që rrethon “Landfillin e Sharrës”. Një skenë krimi ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, për të cilin edhe sot nuk ka asnjë person përpara drejtësisë dhe asnjë përgjegjës.

 

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, në bashkëpunim me Arben Ahmetaj, mendojnë se do të na trembin e do të na zhantazhojnë e do të na stepin dhe me fake news-et që kanë shpërndarë nëpër portale të ndryshme, ta dinë se e kanë të kotë.

 

Dy herë më fortë do t’i godasim, tre herë më fort do t’i bëjmë publike të gjitha deklaratat dhe faktet dhe këtu do të jemi.

 

 

DEKLARATË NGA DREJTORIA E POLICISË SË TIRANËS, INA ZHUPA

 

Ne denoncuam agresionin për të cilën ju u vutë në dijeni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm përpara “Landfillit të Sharrës”. Ne kemi marrë përsipër të transmetojmë fakte, pamje dhe ngjarje reale që lidhen me “Landfillin e Sharrës” dhe inceneratorin e Tiranës gjë për të cilën shumë media në Tiranë nuk marrin përsipër të informojnë publikun, por tjetërsojnë të vërtetën.

 

Me sa duket inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

 

Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve.

 

Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

 

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë.

 

Qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës do të informohen ditë pas dite me fakte dhe dokumenta pa u stepur, pa u trembur nga asnjë presion nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës shqiptare.

 

Ne do t’i qëndrojmë kauzës deri në fund për të informuar publikun mbi të vërtetat se ku shkojnë taksat e tyre.

Read More
18 Tet
0

Mafia e plehrave agreson opozitën në “Landfillin e Sharrës”. PD: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë frikë nga e vërteta se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit që fshihet në parajsë fiskale.

• Mafia e plehrave agreson opozitën në “Landfillin e Sharrës”. PD: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë frikë nga e vërteta se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit që fshihet në parajsë fiskale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Përshëndetje të dashur qytetarë!

Jemi këtu sot para jush se bashku me kolegen, me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa për të denoncuar në fakt një ngjarje skandaloze, një ngjarje kriminale të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Së bashku me Inën sot kemi qenë në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar.

Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive.

Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën.

Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha.

Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja:

Nga se fshihet Edi Rama?

Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj?

Përse duhej sot të jepnin urdhër për të ndaluar drejtuesit e Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre?

Nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim. Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit.

Por për të folur me shume ne lidhje me faktet dhe shifrat që do denonconin ditën e sotme, ju informon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

Situata që ndodhi sot në mëngjes, siç tregoi edhe Belindi, kishte një qëllim, që të na mbyllte gojën dhe të na bënte të pamundur thënien e fakteve të vërteta, të patjetërsueshme të asaj afere kriminale dhe mafioze që Rama, Ahmetaj dhe Veliaj e kanë vënë në jetë prej vitit 2017.

Ata duan që të mos i përgjigjen pyetjes së thjeshtë që ka çdo shqiptar sot.

Kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

Kush janë pronarët që fshihen pas kontove në parajsat fiskale.

Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike. Nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare. Nuk bëri garë ndërkombëtare. Bëni një tender pa kritere teknike. Pa terma reference vetëm e vetëm për t’ia dhënë të paracaktuarit të tij, pronarët e të cilëve nuk dihen ende sot dhe për këtë duhet të japë përgjigje Edi Rama.

Brenda natës ata arritën që “Sharrën” ta shndërronin nga një shërbim publik, në një monopol privat.

Nga një shërbim publik që paguhej 12 mijë lek të vjetra metri kub, në një monopol privat ku do të duhet të paguhen mbetjet e qytetit me 29 euro pa TVSH, ose 36 euro me TVSH.

Pikërisht në shërbim të kësaj afere Erjon Veliaj ka rritur taksat e pastrimit që paguajnë qytetarët e Tiranës, ku çdo qytetar i Tiranës sot paguan 75 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i vogël i Tiranës sot paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi.

Taksë kjo e rritur në shërbim të këtyre inceneratorëve.

Ata sot donin të pengonin thënien e të vërtetave, donin të pengonin malin e plehrave që dallohet me sy të lirë sapo i afrohesh Landifillit.

Sepse ky është një Landifill dhe inceneratori që nuk funksionon, funksionon vetëm në një pjesë të tij, në pjesën për të marrë taksat e qytetarëve të Tiranës, në pjesën për të pasuruar pronarët që nuk dihet se kush janë.

Kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve eko-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pa ricikluara. Eko – Tirana, ortaku i saj italian 49% sot hetohet nga Anti Mafia italiane, hetohet nga Prokuroria italiane për lidhjet mafioze me Ndraghet-ën, por në Shqipëri kjo aferë nuk hetohet edhe sot e kësaj dite pas denoncimeve të shumta dhe të herëpashershme të Partisë Demokratike.

Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale.

SPAK nuk duhet të heshtë përpara fakteve.

SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve.

Opozita shqiptare nuk intimidohet.

Të tilla skena nuk na trembin dhe nuk na bëjnë të heqim dorë nga thënia e të vërtetës dhe fakteve, përpara qytetarëve shqiptarë.

Read More
17 Tet
0

“Asnjë qindarkë për përballimin e pandemisë”, PD: Qeveria braktis qytetarët për të paguar inceneratorët. SPAK të mos fle mbi dosjen e mafias së plehrave.

 

  • “Asnjë qindarkë për përballimin e pandemisë”, PD: Qeveria braktis qytetarët për të paguar inceneratorët. SPAK të mos fle mbi dosjen e mafias së plehrave.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

 

Këtë javë numri i të infektuarve nga Covid 19 arriti kulmin, në shkolla virusi është përhapur si gripi, qytetarët po paguajnë vetë për mjekimin, bizneset janë në krizë te thellë dhe mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa një punë.

 

Çfarë po bën qeveria në ikje në këtë situatë kaq kritike, që prek thuajse çdo derë shqiptare? Ka nxjerrë një paketë të tretë ekonomike? As që bëhet fjalë! Edi Rama refuzon ta bëjë!

 

Ka marrë vendim për të kompensuar shtresat në nevojë për përdorimin e maskave? As për këtë nuk shqipton asgjë kryeministri në ikje.

 

Ka vendosur fonde në dispozicion për të siguruar higjienë dhe kushte minimale sigurie në shkolla? As kjo nuk ka ndodhur! Asgjë që është në interesin e qytetarëve nuk ka ndodhur, edhe pse opozita i ka bërë gati planin e shpejtë të rimëkëmbjes, që i vjen në ndihmë çdo familje.

 

Mes qytetarëve dhe inceneratorëve, Edi Rama ka zgjedhur këtë biznes korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

 

75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

 

Vetëm me 1 firmë të vetme, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t’u bëhet shqiptarëve.

 

Në këtë kohë të vështirë për njerëzit, 2 milionë euro janë shumë. Me to, mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë (pensionistë, në ndihmë ekonomike, mësues, të papunë nga Covid-i)

 

Me 2 milionë euro, që Rama firmos për inceneratorët, 2 mijë binzese të vogla mund të merrnin çekun 1 mijë euro, një ndihmë e propozuar nga Partia Denokratike për të lehtësuar sadopak krizën e thellë ekonomike, dhe rënien e konsumit.

 

Është koha që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të mos fle mbi biznesin mafioz të plehrave në Shqipëri.

 

Aktet kriminale të kësaj qeverie duke vjedhur shqiptarët për llogari të mafias së plehrave duhet të ndëshkohen!

 

SPAK duhet të thotë pse qeveria, brenda 1 dite, i dha, praktikisht vetëm 1 kompanie me 1 mijë euro kapital, biznesin 400 milionë euro të plehrave? Kush fshihet pas kompanisë guaskë që gllabëron paratë e shqiptarëve?

 

Mënyra sesi do të hetohet kjo dosje e tmerrshme mafioze përbën një test për SPAK-un dhe pavarësinë e tij.

Read More
17 Tet
0

Kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para t’i vjedhë

  • Basha: Kriza është e dyfishtë: shëndetësore dhe ekonomike. Nuk do të rresht së përsërituri kërkesën që shteti t’u kthejë qytetarëve paratë e taksave në formën e mbështetjes që po marrin edhe qytetarët e vendeve fqinje.

 

  • Basha: Paratë janë, po ato shpërdorohen dhe nuk shkojnë për të siguruar testet. Rimbursim i plotë për të gjithë ata që kurohen në shtëpi nga Covid.

 

  • Basha: Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre është çështje e jetës së qytetarëve.

 

  • Basha: Mijëra mjekë të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve.

 

  • Basha: 70% e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Nuk është marrë asnjë masë për mësuesit dhe për dezifektantë.

 

  • Basha: Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale. Pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!

 

  • Basha: Kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës.

 

  • Basha: Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobëvënës. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet.

 

  • Basha: Për të tre gënjeshtrat e vemjes, që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij, është dorëzuar padi në Prokurori.

 

  • Basha: Për të tre aferat s inceneratorëve, fytyra dhe zëri i gënjeshtrës nuk do të shpëtojnë nga hetimi dhe ndëshkimi.

 

  • Basha: Kosto e përpunimit të mbetjeve në Sharrë sipas projektit tonë do të ishte 12 euro/ton, ndërsa sot është 29 euro.

 

  • Basha: Projekti ynë i studiuar nga Banka Botërore dhe GIZ, i konsultuar me grupet e interesit dhe qytetarët.

 

  • Basha: Projekti i inceneratorëve i pakonsultuar, i kritikuar nga partnerët dhe i lidhur me Ndraghetta-n, sipas prokurorisë italiane.

 

  • Basha: Do t’i gjurmojmë të gjitha paratë e drogës të pastruara në ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë.

 

KONFERENCA E PLOTË PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ​ME GAZETARËT.

 

 

Ju përshëndes, ju uroj edhe një herë mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike!

 

Shqiptarët e gjendur mes dy krizash që po thellohen, të marrin ndihmën që meritojnë. Ndihma, të cilat kanë të drejtë të kenë mbështetjen dhe paratë e shtetit nga taksat që kanë paguar këtij shteti dhe kësaj qeverie për një kohë të gjatë. Dy krizat janë: kriza shëndetësore dhe kriza ekonomike. Kam marrë me qindra e mos të the, me mijëra mesazhe gjatë këtyre ditëve, në veçanti ditët e fundit nga qytetarët të cilët pak a shumë thonë, çlodhesh, ai s’ka bërë gjë prej 7 vitesh, nuk do të bëjë gjë as këto muaj që i kanë mbetur.

 

Dhe në pamundësi për t’i kthyer përgjigje secilit prej mesazheve, duke i falënderuar për interesin dhe për mbështetjen për planin tonë me 5 pika kundër krizës, dua t’ju them se nuk do të lodhem, sepse situata po rëndohet ditë për ditë. Ndaj, nuk do të lodhem duke përsëritur kërkesën që shteti shqiptar t’ju kthejë qytetarëve shqiptarë sot që kanë më shumë nevojë se kurrë, paratë e taksave të tyre në formën e mbështetjes që kanë sot nevojë. Në formën e mbështetjes që po merr sot qytetari i Kosovës dhe qytetari i Maqedonisë së Veriut, për të mos folur për qytetarët e vendeve të tjera.

 

Qindra qytetarë që sot kanë nevojë të bëjnë testin e COVID, nuk e bëjnë dot. Nuk e bëjnë dot! Qindra të tjerë nuk kanë mundësi të marrin mjekimin e duhur, nuk kanë mundësi financiare të paguajnë faturën e kurimit nga COVID-i. Mijëra familje nuk kanë mundësi të sigurojnë shportën ushqimore apo minimumin e ushqimeve për fëmijët e tyre. Këta njerëz presin sot ndihmë nga shteti. Një në tre shqiptar nuk siguron dot ushqimin e mjaftueshëm dhe ky është një fakt para pandemisë. Imagjinoni se si është rënduar situata tani që e dimë që qindra e mijëra kryefamiljar që kanë humbur vendet e punës.

 

Shumica e bizneseve, jo që nuk nxjerrin fitim por janë në prag falimentimi. Ndaj nevoja për ndihmë është e menjëhershme. Ndaj dhe unë nuk do të lodhem së përsërituri kërkesën që shteti shqiptar të kryejë detyrimin që ka ndaj qytetarëve, ndaj taksapaguesve, me lekët që u ka marrë taksapaguesve dhe urgjentisht të vërë në lëvizje këto fonde t’u vinë në ndihmë si vijon:

 

  • Së pari, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor. Shqipëria është vendi me testimet më të ulëta në Europë.

 

Një arsye madhore e shpërndarjes së infeksionit është mos marrja e masave në kohë për të pasur testime të mjaftueshme, të cilat tregojnë gjendjen reale të infeksionit në terren, dhe më pas gjurmimin e infeksioneve të kontakteve të të infektuarve dhe izolimin e tyre për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve. 2500 testime ne ditë është minimumi që kjo qeveri duhet të kryejë kjo qeveri sot. Kemi më shumë se dy javë që përsërisim këtë kërkesë, kemi më shumë se 6 muaj që ia kemi parashtruar dhe ka heshtje totale. Paratë janë, por paratë vidhen dhe shpërdorohen, në vend që të blihen teste për të administruar testet.

 

Siç e bëri të qartë Zëri i Amerikës kësaj jave, numri i infektimeve është shtuar, numri i testimeve ka rënë.

 

Ky është një krim i rëndë që ngarkon me përgjegjësi drejtpërdrejt të parin e qeverisë, ministrin e shëndetësisë dhe gjithë zinxhirin përgjegjës për administrimin e testeve COVID në Shqipëri.

 

 

  • Së dyti, rimbursimin e plotë për mjekimin ambulant për pacientët që trajtohen në shtëpi. Pagesa minimale për t’u trajtuar nga COVID-I është 600 mijë lekë. Shkon deri në 1 milion 500 mijë lekë të vjetra. Asnjë bar, asnjë medikament, i cili jepet për të trajtuar COVID-in nuk rimbursohet.

 

Mosrimbursimi I COVID-it në kushte normale është i pafalshëm dhe i palejueshëm, në kushtet të një kolapsi ekonomik, ku shumica dërmuese e njerëzve nuk marrin dot barnat, i blejnë me lista. Apo siç kemi qenë bashkë nëpër farmaci kërkojnë hapjen e kutive për të marrë një apo dy tableta është një krim i pafalshëm. Qindra apo mijëra pacientë që trajtohen në shtëpi në mënyrë ambulatore, urgjentisht të kenë mbështetjen e shtetit me rimbursimin e plotë të shpenzimeve që u duhet të kryejnë për të blerë ilaçe për t’u trajtuar nga COVID-i.

 

Kjo është çështje jete, kjo është çështje shëndeti. Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

 

Kemi 2 javë e gjysëm që kërkojmë që i gjithë sistemi shëndetësor të vihet në alert të plotë, po kjo nuk ndodh nga kolltuqet e ngrohta të ministrisë apo të kryeministrisë në konferenca për shtyp pa asnjë thelb, por vetëm me propagandë dhe vetëm me sulme dhe vetëm më gënjeshtra.

 

Mijëra mjekë familje mund të angazhohen në këtë betejë, nëse ju jepen mjetet e nevojshme mbrojtëse, mjetet e nevojshme për diagnozën, mjetet e nevojshme për trajtimin dhe protokollet e trajtimit të të sëmurëve me COVID. Të gjitha spitalet rajonale kanë mundësinë nëse do të kenë mbështetjen shtetërore. Por sot që flasim buxheti i shëndetësisë së Shqipërisë vazhdon të jetë afërsisht sa gjysma e buxhetit të shëndetësisë së Maqedonisë.

 

Sepse paratë që duhet të shkonin për të mbështetur shëndetësinë në këtë krizë të thellë, po përpihen nga aferat korruptive. Duke përfshirë afera korruptive brenda sistemit shëndetësor.

 

Bonusin prej 1 mijë eurosh për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.  Siç është premtuar prej ditës së parë nga kryeministri, vazhdon të mbetet një gënjeshtër, një premtim i pambajtur. Dhe personeli shëndetësor i gjendur në kushte jashtëzakonisht të vështira e ka çdo ditë e më të pamundur  të përballë fluksin e të infektuarve me Covid. E ka çdo ditë e më të pamundur të kryejë siç duhet detyrat ndaj pacientëve me sëmundje kronike dhe sëmundjeve të tjera, që duhet të trajtohen në këto spitale dhe qendrat e tjera të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

 

Vazhdojnë infektimet masive në shkolla. Ditë për ditë ka raportime të infektimeve dhe akoma më shqetësues është fakti që shumë infektime që ndodhin për shkak të transmetimit përmes shkollave mbeten pa raportuar. Arsyeja kryesore është sepse nuk ka qenë marrë asnjë masë në këtë drejtim. Asnjë masë, vetëm fjalë, vetëm propagandë, vetëm gënjeshtra.

 

Në momentin që  flasim e prej 14  shtatorit ku janë hapur shkollat,  70% prej tyre nuk ka ujë të  rrjedhshëm për të larë duart. Asnjë masë nuk është marrë për t’i pajisur as mësuesit, as stafin pedagogjik me maska mbrojtëse. Asnjë masë reale për dezinfektimin e ambienteve shkollore.

 

Harrojmë pastaj të bëjmë të paktën atë që Kosova e garantoi për arsimtarët e saj, që është testimi periodik i mësuesve dhe i stafit ndihmës. Dhe së fundmi  investimi për teknologjinë, në rastin  kur mund të shkohet  drejt mësimit në distancë  dhe vëmendja për fëmijët në nevojë nuk mund të mbulohet me kronika  propagande, me shpërndarjen e 5 apo 6 tabletave, por duhet  të organizohet urgjentisht  pa asnjë vonesë  përgatitja për përdorimin e teknologjisë  dhe në veçanti për sigurimin e tabletave  për familjet   që nuk kanë asnjë mundësi që t’ua sigurojnë  këto fëmijëve të tyre, në mënyrë që asnjë fëmijë shqiptar të mos mbetet pa mësuar.

 

  • Së treti, kriza ekonomike që ka futur në një vorbull edhe më të thellë shqiptarët për shkak të keqmenaxhimit  të pandemisë.

 

Katër pikat tona që asnjë shqiptar të mos lihet pas dore.

 

  • 160 mijë lekë çek për 6 muajt e ardhshëm për çdo muaj për të gjithë ata  që kanë humbur vendin e punës.

 

  • Një çek prej 200 mijë lekësh  për çdo sipërmarrës që  rimerr në punë ata që kanë humbur vendin e punës.

 

  • Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

 

  • Një çek prej 20 mijë lekë të vjetra  në muaj për çdo pensionist për përballimin e kostove shtesë siç janë  maskat apo dezinfektantët.

 

  • Së katërti, një masë që po zbatohet në Kosovën fqinje me buxhetin sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë, mbështetje për biznesin e vogël. Një mijë euro për çdo biznes të vogël për të përballuar kostot shtesë, rënien e konsumit për të bërë të mundur, të paktën të mos shkojnë drejt mbylljes përfundimtare dhe t’i shtohen ushtrisë së të papunëve dhe të paushqyerve të Shqipërisë.

 

  • Dhe së pesti, mbështetja për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj ku konsiston në shkurtimin e disa kostove në mënyrë që  këto të përdoren për të mbajtur në punë njerëzit dhe për të mos i nxjerrë nga puna, siç është subvencionimi 50% i qerasë për ambientet e punës apo heqja e taksës së pronës për bizneset  pronare të ambienteve të punës, apo shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga skemat e garancisë sovrane në mënyrë që çdo biznes që e ka lakun në fyt, të jetë në gjendje  të marrë kredi me interesa  të pranueshme. Do të thotë 0 interesa  në qoftë se i duhet të marrë kredi  për të paguar punëtorët sepse s’ka asnjë mundësi  tjetër  dhe jo më shumë se 2% interes  për kredi marrjen që do të përdorë për shpenzime operative apo investime kapitale  dhe me shtetin  garant për të mbuluar  diferencën midis këtyre  interesave  dhe interesave të bankave.

 

Ky është plani rimëkëmbjes me 5 hapa kundër krizës. Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë krizën. Çdo ditë që kalon pa marrë masa e rëndon më shumë shëndetin e shqiptarëve. Afro dy javë e gjysmë për përpara e shpalosa këtë plan tek kjo sallë.

 

Numri i raportuar i infektimeve ishte pothuajse gjysma e asaj  që është raportuar dje.  Numri i viktimave edhe më i ulët.

 

Kurrë nuk kam dalë para jush  për të bërë “Kasandrën”, por tani është momenti për t’ju thënë se kjo rritje e infektimeve dhe i viktimave dhe mos marrja e asnjë mase  nga ana e qeverisë  tregon qartë  se shkaktari, fajtori, përgjegjësi për këtë situatë të krizës në shëndetësi si dhe të krizës  që po thellohet në ekonomi, nuk është më pandemia, por është keqqeverisja, është papërgjegjshmëria, është makutëria dhe  babëzia, që i ka veshur sytë dhe që po rrezikon ditë për ditë  jetën e shqiptarëve.

 

Pyetje: Z.Basha ju thoni që do të anuloni koncesionet korruptive me ardhjen në pushtet, por a keni  menduar mënyrën se si do t’i anuloni këto koncencione? Sepse duhet patur parasysh se çdo prishje kontrate ndikon edhe në paratë e shtetit? 

Lulzim Basha: Çdo kontratë e lidhur në kundërshtim me ligjin dhe në thyerje të ligjit, çdo kontratë e lidhur në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme, me efekt prapaveprues. Ne kemi një plan të detajuar, të cilin e kemi bërë prezent para mediave para shumë kohësh. Me kërkesën tuaj të përsëritur brenda javës së ardhshme do të rishpalosim këtë plan, hap pas hapi, me të gjitha masat që do të ndërmerren; që nga ngritja e strukturës së veçantë shtetërore që do të merret me shqyrtimin e çdo kontrate korruptive, tek kriteret që do të ndiqen për çdo kontratë korruptive e deri tek mekanizmi i anulimit, i vënies para së përgjegjësisë së autorëve dhe i ndjekjes së parave të marra nga taksat e shqiptarëve,  kudo që ato të jenë.

Pyetje: Ditën e sotme presidenti Meta është shfaqur i shqetësuar për nivelin e varfërisë në vend duke thënë se : “Në rritjen e varfërisë në vend ka ndikuar edhe kriza politike”- duke patur parasysh se në krizën politike ka ndikuar prishja e Marrëveshjes së 5 Qershorit, çështje për të cilin ju nuk po diskutoni më. A duket se presidenti Meta po merr rolin e  liderit të opozitës për të çuar në një farë mënyre kauzat e saj, gjë që ju nuk po e bëni? 

Lulzim Basha: Vetëm në qoftë se ju mendoni se unë kam marrë rolin e Presidentit të Republikës. Presidentit i Republikës është në rolin e tij, ndërsa beteja jonë për standarde zgjedhore ka qenë një betejë e përditshme dhe vazhdon të jetë një betejë e përditshme. Sigurisht nuk mund t’i mbivendoset krizës shëndetësore dhe krizës ekonomike që po bëjnë kërdinë në shëndetin, xhepat, tavolinat dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndërsa sa i përket pjesës së parë të pyetjes është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë, në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar shëndetin ndaj njerëzve dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës.

“Pse të paguajë”,- thotë Edi Rama,- “1600 mjë lekë një të papuni për 6 muaj”?

“Pse t’i paguaj 20 mijë lekë çdo pensionisti për 6 muaj, çdo muaj?”

“Pse të paguaj 200 mijë lekë për çdo njeri që rimerret në punë nga sipërmarrja?”

“Pse t’i jap bonus 1000 euro mjekët dhe 500 euro infermierëve?”

“Pse të rimbursoj unë recetën e ilaçeve e të sëmurëve me Covid?”

“Pse të shpenzoj unë para shkollat ku sa më të varfër të jenë, aq më lirë do t’ua blejë votën?”

Pra, këto para i marr dhe ua çoj tek inceneratorët e plehrave, i çoj tek ata që bëjnë rrugët e florinjta me 5-fish çmimin, se kur të vijë dita që të jem për bukën e gojës në vend që t’iu jap 160 mijë lekë në muaj, ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur, edhe më të lodhur me një 50 mijë lekësh për të qëndruar në shtëpi e për të mos votuar kundër bandës me të cilën qeverisë.

Kjo është llogaria e Edi Ramës, ua thash edhe para dy ditësh.

Llogaria është ta çojë gjendjen sa më keq, që pastaj të shpërndajë ndihmë me pikatore apolekët që duhet t’i çonte për ndihmë, dhe që ia ka çuar koncensionarëve t’i përdorë për të blerë dinjitetin dhe votën e shqiptarëve.

Dhe kjo e bën atë një kriminel të pashoq në raport me shëndetin, me shëndetin, me ekonominë dhe jetën e njerëzve.

Pra, ky është problemi i të ashtuquajturës krizë politike. Është një kolaps, është një republikë pa institucione ku fati i çdo shqiptari ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh që ditë për ditë sillen e vërtiten, e përdridhen për të mbrojtur aferat të tilla si ajo që kemi denoncuar në vijimësi, si ajo afera e mafies së plehrave që i kanë grabitur popullit në këto kohë miliona euro, vetëm javën e kaluar 2 milionë euro. Në vend që të bënin pagesat për shëndetësinë, pagesat për ilaçet, pagesat për të papunët, grup i strukturuar kriminal.

Pyetje: Z.Basha për sa i përket çështjes së inceneratorëve. Një ditë më parë, bashkia e Elbasanit ka reaguar duke thënë se “Ky incenerator është në punë që prej 2017 dhe prodhon energji elektrike”-, ndërsa shton se “nuk e ka marrë në dorëzim për shkak të kontratës koncencionare dhe se kjo gjë do të ndodhë në dhjetor të vitit 2021”. Pak minuta më parë një përfaqësues i kësaj kompanie kishte dalë në një deklaratë për mediat, por arrita të lexoj që thuhej se “Basha mos gënje!”. Keni një koment për këtë çështje? 

Lulzim Basha: Në 2021 të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë do të jenë në bankën e të akuzuarve, ndoshta edhe të dënuar.

Sot pyetja është: Ku i ke çuar 23-24 milionë euro që ia ke marrë taksapaguesve shqiptarë, vetëm për inceneratorin e Elbasanit? Sepse inceneratori nuk punon. Është ndezur 2, 3, 4 apo 5 herë, pak rëndësi ka, nuk punon.

Ti e pe si e kapi gazetari me presh në duar Edi Ramën para dy netësh kur i tha “Sa energji ke prodhuar ti me këtë incenerator?”.

Inceneratori i Elbasanit, i ashtuquajturi incenerator i Elbasanit, njësoj si të ashtuquajturit incenerator të Fierit dhe të Tiranës janë afera të pastra mafioze. Ndërsa këta të shkretët që i nxjerrin aty, se iu ka dalë boja dhe Edi Ramës, edhe Arben Ahmetajt, edhe Erion Velisë; këta i nxjerrin aty me shpresën se mund të heqin vëmendjen nga një fakt i thjeshtë: kanë marrë 75 milionë euro të shqiptarëve, ia kanë dhënë një njeriu të vetëm pa asnjë ditë përvojë në trajtimin e mbetjeve, me një kapital prej 1000 eurosh. Ndërkohë që Shqipëria është e mbuluar nga plehrat. Ndërkohë që ministria e Financave të Edi Ramës vetëm 12% janë investuar.

Pyetja është: Ku janë paratë? Pse janë regjistruar në parajsa fiskale jashtë Shqipërisë kompanitë  pronare të këtyre inceneratorëve? Pse u morën 17 vendime në një ditë, më 16 dhjetor 2019, për inceneratorin e Elbasanit? S’është mbledhur qeveria 17 herë për pandeminë, për të dhënë lekë për shqiptarët?

Këto janë pyetjet e vërteta, të tjerat janë propagandë e mjerë dhe një përpjekje shumë e dobët për të fshehur përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve.

Se ja po e bëj me pyetje, nuk po e bëj me konkluzione. 75 milionë euro janë dhënë, 12% është investuar. Ku janë paratë e tjera?  Ku kanë shkuar? Ku janë paratë, ka mundësi të tregosh ku i ke çuar?

Si ka mundësi inceneratori i Fierit ka marrë 20  e ca milionë euro dhe s’ka asnjë punëtor në bilancin e deklaruar deri para pak muajsh?

Këto janë faktet.

Tani unë e kuptoj se kur merr 75 milionë euro mund t’i paguash të gjithë. Kur vjedh me sasi të tilla mund t’i mbyllësh gojën edhe medias, edhe prokurorëve, edhe gjyqtarëve.

Por dy gjëra nuk i bën dot:

1-Njerëzit nuk i bën dot për budallenj, se janë paratë e tyre, edhe po të ishim në kulmin e  lumturisë dhe rritjes ekonomike, jo sot që po vuajnë për bukën e gojës.

2-Dhe mua dhe Partisë Demokratike nuk ua mbyll dot gojën.

Kështu që ju thash dhe ju them se i kanë bërë hesapet pa shqiptarët. Kjo aferë do të hetohet deri në fund, ndërsa ata që thonë se do ta marrin në dorëzim në fund të 2021-it do të jenë bashkë në gjithë zinxhirin nga i pari tek i fundit që kanë firmosur do të jenë në bankën e të akuzuarve dhe jo në dhjetor të 2021-it, por shumë shpejt, menjëherë pas 25 prillit.

Pyetje: Sot keni publikuar një biznes në zonën e Kombinatit, i cili ndodhet në vështirësi ekonomike. Ndërsa në daljet për mediat keni deklaruar se z.Rama po fshihet pas gjobave. Me ardhjen e opozitës në pushtet do amnistohen këto gjoba, pasi z.Rama ka deklaruar se ndryshe nga falja e gjobave të mëparshme këto gjoba nuk do të falen? 

Lulzim Basha: Gjobat për Edi Ramën janë një mjet për të mbushur buxhetin dhe për të paguar oligarkët dhe tenderat dhe koncesionet korruptive. Ky është një shtet gjobëvënës, ua thash edhe para disa ditësh.

Cila është përgjigja për humbjen e vendeve të punës, gjoba për maskën. Cila është përgjigja për shëndetësinë në kolaps, për mungesën e investimeve për të blerë teste covid-i, për të blerë maska mbrojtëse për mjekët, për të blerë pajisje mbrojtëse për shëndetësinë, gjobat.

Aq sa luftohet covid-i me autoblinda, kur i nxori para 6 muajsh, i mbani mend apo jo, aq luftohet edhe me gjoba.

Ky është një shtet gjobëvënës. Kjo është një qeveri gjobëvënese. Ky është një kryeministër gjobëvënës. Nuk ka asnjë alternativë, asnjë masë, asnjë plan për tu përballur as me pandeminë, as me krizën ekonomike.

Pa diskutim, çdo masë e marrë në arbitraritet dhe në shkelje të drejtave themelore të qytetarëve, në shkelje të ligjit nuk njihet nga ne. dhe jo vetëm që nuk njihet dhe do të zhbëhet, por edhe at aqë i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi.

Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse i ka kap tmerri dhe paniku, se kanë bërë kaq shumë  zullume në kurriz të njerëzve dhe e dini farë mirë se çfarë i pret pas 25 prillit.

Pyetje: Z.Basha gjatë dy javëve të fundit ju keni përsëritur çdo ditë planin me 5 pika. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga qeveria. Si do të vijoni javën tjetër, të njëjtën strategji duke dalë në konferenca me gazetarët duke përsëritur sërish këtë plan apo keni një skenar të dytë? 

Lulzim Basha: Përditë. Dhe po ju them që ditën që opozita do të ketë më shumë se fjalën, nuk është më opozitë por qeveri, dhe në qeveri këtë  që kam propozuar sot si plan, nesër do ta bëj realitet.

Por sot detyra ime si opozitë është që ditë për ditë të gris dhe të hedh në koshin e plehrave propagandën qeveritare dhe t’u tregojë shqiptarëve se ka një rrugëdalje, ka një mënyrë për tu përballur me krizën dhe se shteti i ka mundësitë për tu përballur. Dhe në këtë mënyrë të shtoj ditë për ditë presionin për të hedhur poshtë gënjeshtrat e qeverisë dhe për t’i kërkuar të bëjë të paktën atë që po bën Kosova për qytetarët e saj.

 Pyetje: Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hedhur akuza ndaj jush dhe thotë se keni shitur “Astirin” për makinë dhe pushuat akuzat për oligarkët pasi morët vilat në “Lalëz” dhe “Rrolling Hills” dhe thotë gjithashtu se “për inceneratorët ke hallin e pazarit të prishur të kunatit më kompaninë. A keni ju një kundërpërgjigje për z.Veliaj? E dyta, jemi shumë pak muaj përpara zgjedhjeve. Kemi dëgjuar planin me 5 pika, kemi dëgjuar shpeshherë se ku do të përqendrohet qeveria juaj nëse do të fitoni zgjedhjet, kur do ta kemi gati planin qeverisës që qytetarët dhe ne të njihemi me të për të kuptuar se cilat do të jenë prioritetet e qeverisë Basha?

 

Lulzim Basha: Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të hequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij, është dorëzuar padi penale në Prokurori. Pra, si për gënjeshtrën për vilat, si për gënjeshtrën për makinat është dorëzuar padia dhe dua t’ju informoj se të hënën dorëzohet padia tjetër për shpifjen tjetër që ka bërë në raport me inceneratorët.

 

Tani sa i përket inceneratorëve.

 

Ky është studimi i Bankës Botërore dhe i Bashkisë së Tiranës i cili bënte të mundur që brenda një viti nga fillimi i punës kontejnerët e plehrave të futeshin nën tokë brenda “Unazës së Vogël”. Brenda 3 vitesh të futeshin nën tokë në të gjithë Bashkinë e Tiranës së vjetër dhe trajtimi i tyre në “Sharrë” të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që e bën ky hajduti bashkë me hajdutët e tjerë. Dhe këto janë fakte për të cilat kam bindjen se, në mos sot, nesër Prokuroria do t’i marrë në shqyrtim, për të treguar se çfarë çmimesh kishte përgatitur Banka Botërore, një proces transparent për përpunimin në Sharrë, dhe me çfarë çmimesh po i bën mafia e Edi Ramës, e Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj.

 

Nuk kanë për t’i shpëtuar kësaj me gënjeshtra.

 

Unë e kuptoj që sot kanë kapur disa media për fyti dhe nxjerrin ditë për ditë fytyrën e gënjeshtrës dhe zërin e gënjeshtrës në ekran.

 

Por, nuk mjafton kjo.

 

Shumë shpejt do të përballen edhe në Prokurori, edhe në Gjykatë me faktet të cilat janë të patjetërsueshme.

 

Ky studim fizibiliteti që u bllokua nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, po të vihej në punë, qytetarët e Tiranës do të kishin këtë trajtim të mbetjeve, si në çdo vend tjetër normal, pra, me kontejnerë nën tokë, me një flotë të re automjetesh të cilat do të ishin të përgatitura për t’i futur dhe për t’i nxjerrë kontejnerët, për të bërë shërbimin e përditshëm apo të përnatshëm të pastrimit të mbetjeve në qytet, ndërsa kosto e përpuimit të tyre në “Sharrë” do të ishte 12 euro krahasuar me 29 euro që është kosto sot.

 

Këtu e keni edhe arsyen përse bllokuan këtë projekt të hartuar me Bankën Botërore, me transparencë.

 

Po të gërmoni në arkivat tuaja, do të shikoni konsultimet që kemi bërë me grupet ambientaliste para se të miratohej studimi i fizibilitetit dhe natyrisht do të hapej një garë transparente, ndërkohë çfarë kem?

 

Pa asnjë studim, pa asnjë garë, pa asnjë konsultim me grupet e interesit, brenda ditës i është dhënë një personi të vetëm e drejta pa asnjë përvojë në trajtimin e mbetjeve, për të ndërtuar tre inceneratorë dhe janë paguar deri më sot 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

 

Kompani me 1 mijë euro kapital.

 

Të shkojmë pak më tutje.

 

Kompania me të cilën ka bërë ndërmarrjen e pastrimit të qytetit, e dini fare mirë, se e keni raportuar, që drejtori i kësaj kompanie mëmë në Verona, si edhe kryebashkiaku i Veronës, janë arrestuar nga Anti Mafia italiane si përfaqësues të Ndraghet-ës.

 

Ky pra është jo vetëm kontrasti midis transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve që ofronte projekti ynë, por është po kështu edhe arsyeja përse ky projekt u bllokua sepse nga 12 e çuan në 29 euro.

 

Nga një garë e hapur siç do të bëhej me kushtet e Bankës Botërore, ia dha një njeriu me 1 mijë euro kapital dhe pa asnjë përvojë të mëparshme në trajtimin e mbetjeve.

 

Dhe pyetja shtrohet: Ku janë këto para? Se Tirana është e mbushur me plehra.

 

Dilni tani me kamera dhe do të shikoni se Tirana është e mbushur me plehra.

 

I ashtuquajturi “Inceneratori i Tiranës” është një karabina pa incenerator brenda. Ku janë paratë? Ku janë paratë? Ku kanë shkuar paratë? Dhe sa do të hidhet dhe të përdridhet Edi Rama apo gënjeshtari i tij, apo hajduti i tij në Bashkinë e Tiranës, të vërtetën nuk e fshehin dot dhe ato para do të gjenden. Si ato para që ka futur në xhep mafia, dhe ato para që u ka futur në xhepa këtyre të dyve dhe të tjerëve.

 

Për këtë ju garantoj.

 

Ka agjensi të specializuara sot në botë që do t’i gjurmojnë deri në parajsat më të largëta fiskale të botës.

 

Do t’i gjurmojmë në çdo veprimtari korruptive të kullave të Tiranës ku janë derdhur paratë e korrupsionit të Edi Ramës, Erjon Veliajt dhe të qeveritarëve të tjerë të korruptuar.

 

Do i gjurmojmë kudo ku i kanë dhe kudo ku i kanë futur.

 

Dhe dita kur do të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve po afron.

 

Nuk do të jetë thjeshtë 25 prilli dita e përgjegjësisë politike, po i garantoj të gjithë shqiptarët se pas kësaj do të ketë edhe një ditë të përgjegjësisë penale.

 

Këto janë faktet, kjo është e vërteta.

 

Sa për akuzat që ju thash, dy padi i ka të depozituara, e treta do të depozitohet ditën e hënë, për mashtrimet dhe gënjeshtrat që mendon se mund të fshehë milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, me mafian e plehrave, me Edi Ramën dhe me Arben Ahmetaj.

 

Pyetje: Po në lidhje me programin?

 

Lulzim Basha: Po, disa aspekte i kemi prezantuar tashmë. Do të vazhdojmë në bashkëpunim me grupet e interesit të prezantojmë edhe aspekte të tjera dhe pa diskutim mjaftueshëm në kohë shqiptarët do të kenë të plotë planin ekonomik dhe planin qeverisës të PD, duke përfshirë prioritetet tona kryesore, luftën kundër korrupsionit, pa të cilën nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, dhe dy objektivave të mëdha që kemi shpallur.

 

Krijimin dhe konsolidimin e një shtrese të mesme në Shqipëri. Ku jo brenda natës, sigurisht, as brenda një viti, por brenda një kohe jo fort të gjatë, numri i atyre që kanë të ardhura mbi 1 milionë lek të vjetra në muaj të mos jetë më 20 mijë sa është sot shtresa e mesme, por të rritet vit pas viti. Dhe në funksion të kësaj është plani ynë ekonomik, është ulja e taksave. Taksa 9%. Është stimulimi i biznesit të vogël dhe i prodhimit. Është investimi në sektorë strategjikë, siç është Turizmi. Është investimi tek fermerët, sepse gjysma e popullsisë pothuajse vazhdon të jetojë në zonat rurale.

 

Pra, është një pla, sepse nuk bëhet me dekret shtresa e mesme.

 

Nuk bëhet me “urdhrin e peshkut”, edhe kur “peshku” është kryeministër.

 

Bëhet me një plan.

 

Dhe pjesë e këtij plani është ulja e taksave, krijimi i një klime miqësore ekonomike, dedikimi i të gjitha fondeve buxhetore, jo për koncesione korruptive dhe as për buzëkuq elektoral dhe as për fasada, por për masa që ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

 

Përmes të gjithë këtyre masave ne do t’ia dalim që të gjithë këta shqiptarë që kanë 300 apo 400, 500 mijë lek të ardhura, ta shohin veten brenda një kohe jo fort të gjatë, në atë që mund ta quajmë shtresën e mesme shqiptare me të ardhura mbi 1 milionë lek të vjetra në muaj, që u jep siguri për të nesërmen, u heq frikën për të ardhmen, u jep një pavarësi financiare, i bën ata aksionerë të interesuarit e parë për një  stabilitet ekonomik, politik, për institucione që funksionojnë, për institucione të pavarura, për cilësi në arsim, për cilësi në shëndetësi.

 

Objektivi i dytë është; institucionet e shtetit që janë të hapura për njerëzit, janë të aksesueshme për njerëzit dhe nuk u përkasin partive politike por u shërbejnë interesit qytetar. Dhe këto dy objektiva janë të ndërthurura me njëra-tjetrën dhe sigurisht janë të detajuara në një sërë hapash dhe masash për të cilat do të na duhet sigurisht një kohë shumë më e gjatë se sa ajo që kemi ndarë sot në këtë bashkëbisedim.

 

Pyetje: Z. Basha, një pyetje politike e cila lidhet me interesin e gazetarëve që ndjekin Partinë Demokratike. Sigurisht pandemia duket se do t’i imponohet realitetit ekonomik shqiptar midis akuzave dhe kundër akuzave mes jush dhe qeverisë por ndërkohë që Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve është duke finalizuar procesin e përzgjedhjes së emrave, a do të kemi gati drejtuesit e qarqeve, kur do të jenë gati të publikohen emrat e tyre, pasi emrat e kandidatëve për deputetë, besoj se do të priten afatet ligjore për publikimin e tyre?

 

Lulzim Basha: Puna në terren nuk ka ndaluar për asnjë sekondë të vetme. Dhe çdo hap që do të hidhet, do të jetë publik dhe transparent. Pa diskutim që në çdo degë, bashki, qark të Shqipërisë sot PD dhe anëtarët e Partisë Demokratike, drejtuesve të PD, janë në ritëm 100%.

 

Pra, janë në angazhim 100% dhe ky është një realitet që ka nisur prej të paktën që në qershor kur nisi procesi për evidentimin e kandidaturave por që nuk kanë ndalur as me denoncimet, as me qëndrimin afër qytetarëve të goditur nga pandemia, apo nga tërmeti dhe do të vazhdojë me të gjithë hapat e tjerë duke vazhduar me evidentimin e drejtuesve në qarqe, kandidatët për deputetë dhe të gjitha strukturat që do të angazhohen për të përfaqësues denjësisht dhe për të marrë besimin e qytetarëve shqiptarë.

 

Falemnderit, ditë të mbarë dhe të shtunë të mbarë.

Read More
16 Tet
0

Rama po bën vjedhjen e shekullit në kohë pandemie. Afera e inceneratorëve tregon përse nuk e zbaton planin me 5 pika.

  • Basha: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me Covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Rama po vjedh në kohë pandemie.
  • Basha: Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.
  • Basha: Gjobat janë përgjigja e Edi Ramës. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorët dhe mbushet me gjobat mbi qytetarët.
  • Basha: Afera e inceneratorëve, duke përfshirë pagesën e javës së kaluar prej 2 milionë eurosh, tregon përse nuk e zbaton planin me 5 pika. Qeveria i ka paratë, por ia jep inceneratorëve këto lekë.
  • Basha: Inceneratorët janë skemë mafioze e zhvatjes së parave publike. 17 vendime qeverie brenda 1 dite të vetme. U dhanë 75 milion euro për inceneratorë që nuk punojnë dhe nuk kanë asnjë punëtor.
  • Basha: Inceneratorët, Klodian/Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto asnjë ditë përvojë në përpunimin e mbetjeve. Pse u janë dhënë dhjetëra milionë euro kompanive pa asnjë eksperiencë në treg?
  • Basha: SPAK të bëjë detyrën dhe të tregojë se është në anën e duhur. Të hetojë dhe të zbulojë se kush qëndron pas inceneratorëve dhe ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve.

 

 

KONFERENCA E PLOTË PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA ​ME GAZETARËT.

 

 

Ju uroj dhe një herë mirëseardhjen në selinë e Partisë Demokratike!

 

Situata ka marrë një tjetër përkeqësim dhe po përkeqësohet nga dita në ditë. Numri i të infektuarve po rritet ka arritur 257 raportuar zyrtarisht dje. Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 439.

 

Ndërkohë që qeverisa nuk ka marrë asnjë masë të vetme. E vetmja masë që ka marrë është të gjobisë qytetarët. E vetmja veprimtari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër po merr masa kundër pandemisë është të gjobisë qytetarët. Është kthyer në një shtet dhe në një qeveri gjobëvënës.

 

Gjoba për qytetarët nëse nuk mbajnë maskën. Gjoba për bizneset. Gjoba për këdo, gjoba dhe vetëm gjoba.

 

Gjoba për të mbushur një thesar të zbrazur dhe që zbrazet duke paguar inceneratorët e plehrave dhe një grusht kontratash korruptive ku qeveritarët dhe klientët e tyre ndajnë paratë e qytetarëve, të shqiptarëve dhe kur shqiptarët kanë arritur në Ballkan që nuk marrin asnjë lloj mbështetje.

 

Dje e dëgjuat me zë dhe e patë me figurë edhe një herë premtimin e majit se do të kishte një paketë të tretë. Paketa e tretë nuk u bë kurrë realitet.

 

Vendet e tjera kanë ofruar paketën e katërt. Përfshirë dhe vendet e rajonit. Ndërsa po je, i pari i qeverisë për pak kohë tha që nuk do të ketë as paketë të tretë. Gjobë për qytetarin, gjobë për shoferin, gjobë për biznesin, kjo është masa e vetme, përgjigja e vetme e Edi Ramës ndaj pandemisë.

 

Një herë nxjerr blindat për të luftuar COVID-in, tani fshihet pas maskave vetëm e vetëm që mos të ndërmarrë ato hapa të cilat do të ndihmonin mjekët, infermierët, shëndetësinë, pacientët, dhe do të ndihmonin po kështu qindra e mijëra familja shqiptare që si rezultat i keqqeverisjes dhe keqqmenaxhimit të pandemisë kërcënohen me vetë ekzistencën e tyre, kërcënohen me bukën e gojës. Vetëm e vetëm që paratë të shkojnë tek tenderat korruptiv dhe tek inceneratorët.

 

E keni parë që tani nuk tregojnë më se sa teste bën ISHP-ja dhe sa bën sektori privat sa janë serologjike dhe sa janë tamponet për COVID-19. Pyetja shtrohet pse ndodh kjo? Përgjigja është fare e qartë, sepse Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon dhe në europ për frymë popullsie. Prej marsit kam kërkuar ditë për ditë rritjen e numrit të testimeve si mënyra e vetme për të identifikuar të infektuarit, për t’i izoluar dhe për të shkëputur zinxhirin e infektimeve. Ndaj sot dua ta nis edhe një herë, pa humbur kohë të zbatojë planin me 5 pika.

 

Pika e parë, mbështetja dhe përgatitja e sistemit shëndetësor. Rritja urgjente e testimeve për COVID me 2500 testime në ditë. Rimbursimi i plotë për mjekimin që marrin të sëmurët me COVID në shtëpi dhe që arrin shifrën minimale prej 600 mijë lekësh të vjetra e shpesh herë dyfishin e trefishin e kësaj shume.

 

Sot që flasim, jo vetëm ata 257 të identifikuar sit ë infektuar, por qindra të tjerë të cilët nuk hynë në defterët e manipuluara të qeverisë vazhdojnë të merr kohën me një kosto të lartë të barnave të cilat nuk rimbursohen. Në planin tonë me 5 pika, rimbursimi i plotë i paketës së medikamenteve Anti-COVID do të lehtësonte këto mijëra familje nga kjo barrë e papërballueshme financiare. Cilat nga familjet mesatare shqiptare mund të përballojë qoftë edhe minimumin e kostove prej 600 mijë lekësh?

 

Kush mendon për ta? Çfarë mase ka marrë Edi Rama? 2 orë e gjysmë dje, në një shfaqje gjija të çmendur, se nuk është çmenduri. Gabim i rëndë nëse mendoni që është çmenduri. Gjithë ajo shfaqje, gjithë ai kërcim pupthi në studio u bë vetëm e vetëm për të shmangur pyetjet dhe përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, pse nuk rimburson pacientët e sëmurë me COVID? Kush përgjigjet për ta?

 

Ti taksat i merr, taksat i ke rritur, faturën e energjisë e ke rritur, çmimin e naftës e ke rritur, lekët jua merr qytetarëve. Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë sot në pikën e tyre më të ulët sa i përket të ardhurave dhe ekonomia është në krizë të thellë. Kush përgjigjet për këta njerëz që zhyten në borxh për të marrë ilaçe?

 

Po kur nuk zhyten dot as në borxh dhe nuk blejnë dot ilaçet dhe kërcënohen me jetën e tyre, kush përgjigjet për këta? Çfarë përgjigje ka Edi Rama? Zero përgjigje.

 

Zero masa. Gjobat për mos mbajtjen e maskave njësoj si nxjerrja e autoblindave në rrugët e Tiranës për të luftuar COVID-in nga një shfaqje e shëmtuar për të fshehur përgjegjësinë Edi Rama për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

 

Ndaj përpos rritjes së numrit të testimeve me 2500 testime në ditë në mënyrë urgjente. Kërkesa e dytë është të merren urgjentisht masat dhe paratë e qytetarëve shqiptar që janë në thesarin e shtetit të shkojnë për të rimbursuar plotësisht paratë që çdo qytetar i sëmurë me COVID detyrohet të shpenzojë për të blerë ilaçet e shtrenjta. Së treti, sistemi shëndetësor vazhdon të mbetet i papërkrahur, i braktisur, i pa mbështetur. Spitalet COVID kanë arritur sipas burimeve të brendshme në kapacitetet e tyre.

 

Jemi rikthyer në një cikël ku nga qendrat e përballimit të infeksionit, por kthehen në qendra të shpërndarjes së infeksionit. Duke filluar me mjekët dhe infermierët e duke vazhduar me pacientët dhe familjarët dhe vizitorët e tyre. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor do të thotë të fusësh në këtë betejë të gjithë mjekët shqiptar. Edhe mjekun e familjes, edhe spitalet rajonale, që të bësh këtë çdo mjek duhet pajisur në radhë të parë me pajisjet mbrojtëse për vetveten, në radhë të dytë me pajisjet e tjerë e bëjnë të mundur si diagnozën ashtu dhe trajtimin e të sëmurëve me COVID. Dhe në të njëjtën kohë i mundësojnë mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të përballen edhe me sëmundjet e tjera të pacientëve shqiptar.

 

Bonusi prej 1 mije eurosh për çdo mjek dhe 500 euro per çdo infermier. Premtimi përsëritur dhe i ripërsëritur, i harruar, i pazbatuar, gënjeshtër. Sot më shumë se kurrë paratë e  shqiptarëve duhet të dedikohen për shëndetin e tyre dhe kjo fillon me një personel shëndetësor, me një  trup shëndetësore  që është e aftë, e motivuar pas 6  muajsh rraskapitës, të vazhdojë të përballet me  numrin rekord të infeksioneve  me Covid.

 

Pika e dytë ka të bëjë me hapjen e shkollave prej 14 shtatorit dhe pasojat që kjo ka sjellë si për mësuesit, stafin pedagogjik në tërësi, ashtu edhe për nxënësit dhe familjarët e tyre.  Kemi kërkuar testimin periodik të mësuesve duke nisur nga dita e parë e shkollës siç e bëri Kosova. Refuzojnë ta bëjnë.

 

Duken qartë pasojat. Ditë për ditë kemi lajme të mësuesve, stafit pedagogjik të infektuar, disa prej tyre fatkeqësisht edhe të ndarë nga jeta.

 

Ndërkohë që në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, dezinfektimi i shkollave nuk ndodh në mënyrë të rregullt, ndërsa nxënësve dhe mësuesve u kërkohen të pajisen me maska dhe dezinfektantë ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve e kanë të pamundur përballimin e kostos së tyre. Dhe po kështu asnjë hap për të garantuar që në rast të masave shtrënguese siç është mësimi në distancë, mijëra familje shqiptare vogëlushët e të cilëve nuk kanë asnjë mundësi ta bëjnë mësimin ne distancë, të pajisen me tabletë dhe të sigurohet teknologjia e nevojshme që të mos ndërpritet mësimi i tyre.

 

E treta. Ndërkohë që vendet e tjera po disbursojnë shuma të mëdha nga buxheti i shtetit, po anulojnë çdo lloj kontrate duke përfshirë edhe punë publike apo kontrata të tjera.

 

Po shkurtojnë çdo shpenzim operativ të qeverisë për t’i çuar këto para në nevojën më akute që ka sot ekonomia, që është rritja e konsumit. Qeveria shqiptare dhe kryeministri shqiptar është i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr, që e ha turpin me bukë.

 

Vetë premtoi paketën e tretë. Nuk ka paketë të tretë për qytetarët. Nuk, ka paketë të tretë për të papunët, nuk ka paketë të tretë për pensionistët, për familjet në nevojë. Nuk ka paketë të tretë për biznesin e vogël, nuk ka paketë të tretë për sipërmarrjen punëdhënëse, por ka vetëm pagesa të treta e të katërta, e të pesta për mafian e plehrave dhe për kontrata të tjera korruptive të shtetit.

 

Mbështetja, që asnjë shqiptar të mos lihet pas dore konsiston në radhë të parë në një çek prej 16 mijë lekë të reja  për 6 muajt e ardhshëm për çdo person që e ka humbur vendin e punës  dhe llogariten tashmë  mbi  100 mijë të tillë. Prej më  shumë se 2 javësh  kjo pikë e tretë  e planit tonë me 5 pika , përsëritet   nga unë, nga  ekspertët tanë, nga  përfaqësuesit tanë politikë dhe tashmë  edhe nga qytetarët si një nevojë e  ngutshme.

 

Merrni kamerat tuaj dhe drejtojini dyqaneve të ushqimoreve, dyqaneve të bukës, farmacive dhe do të shikoni se në këto tre njësi bazë që tregojnë konsumin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë në Tiranë dhe kudo tjetër në Shqipëri, listat po shtohen, konsumi po bie, sasia dhe cilësia e ushqimeve që mund të blejnë shumica dërmuese e shqiptarëve, po bie. 160 mijë lekë në muaj për çdo person që ka humbur vendin e punës është minimum i jetik për një person dhe nuk do të bëj  mrekulli, as nuk do të zgjidhë problemin e një familjeje ku ai person që humbi vendin e punës  ishte i vetmi që sillte  rrogën.

 

Por do të jetë një ndihmë minimale, një përkushtim minimal për të mos kërcënuar me bukën e  fëmijëve , me mjerimin  absolut të qindra mijëra familje shqiptare që kanë humbur  të ardhurat e tyre të  vetme për shkak të shpunësimit të  kryefamiljarit  apo  edhe të punësuarit vetë në familje.  Krijimin e një fondi punësimi në mbështetje të bizneseve për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë duke i dhënë çdo punëdhënësi 20 mijë lekë të reja në 6 muajt e ardhshëm për çdo person që e rimerr në punë. Si një inkurajim për të marrë në punë personat që u janë dashur të largohen gjatë nisjes së pandemisë dhe pasojave ekonomike që ka sjellë keqmenaxhimi i ekonomisë nga Edi Rama.

 

Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike dhe përfshihen në skemë atyre që janë padrejtësisht jashtë dhe nuk kanë sot asgjë për bukën e tyre të përditshme. Si dhe një çek prej 2 mijë lekësh në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë për 6 muajt e ardhshëm për pensionistët duke filluar me kostot shtesë që i kërkon t’i mbajnë dhe i gjobit në qoftë se nuk i mbajnë.

 

Katër: Ndihma për biznesin e vogël.

 

Prej ditësh qeveria e Kosovës ka njoftuar një paketë prej 60 milionë euro. Kemi kërkuar prej më shumë se dy javësh që çdo sipërmarrje  e vogël shqiptare  të cilat në tërësi  përbëjnë mbi  90% të ekonomisë shqiptare, të marrë një çek  prej 1 mijë eurosh  për të përballuar kostot  shtesë të pandemisë. Sepse nga njëra anë  iu kërkohet ditë për ditë  e muaj për muaj të paguajnë edhe detyrimet, edhe nga ana tjetër  nuk do t’ia dijë  Edi Rama  se 6 në  10 biznese  nuk nxjerrin më  fitim, madje dalin me humbje.

 

Se numri i bizneseve që falimentojnë ditë për ditë shtohet e shtohet duke larguar të vetëpunësuar dhe të punësuar nga burimi i vetëm i të ardhurave që kanë. Edhe kjo nuk është një recetë për mrekulli, por është një hap për të stabilizuar sadopak këto biznese që kanë marrë një valë goditëse, rrënuese nga keqmenaxhimi i pandemisë nga Edi Rama.

 

Dhe së pesti, mbështetje për biznesin prodhues  dhe punëdhënësit  e mëdhenj për të parandaluar një tjetër hemoragji masive  të vendeve të punës, largime masive  nga puna nga ata  që nuk ia dalin dot më  ndonjë fitim dhe as të paguajnë borderonë  e punonjësve të tyre .

 

Dhe për këtë kemi kërkuar një hap të parë që për 6 muajt e ardhshëm të subvencionohet me 50% të qerasë për ambientet e punës, ose të hiqet taksa e pronës për rata që janë pronarë të ambienteve të punës në mënyrë që këto para të dedikohen për të financuar sadopak deficitin, hendekun që u është gërmuar bizneseve dhe që ka çuar dhe vazhdon të çojë në, largimin nga puna të personave që ata punësojnë. Sepse kur nuk ke të ardhura, kur nuk gjeneron dot fitim dy rrugë ke: Ose t’i largosh nga puna ose t’i paguash nga xhepi.

 

Dhe së dyti shtrirjen në kohë  dhe ri konceptimin e kritereve të  përfitimit nga skemat e garancisë sovrane  në mënyrë që të gjithë bizneset që kanë nevojë  të mbështeten më garancinë sovrane  dhe të paguajnë jo më shumë se  2%  të  interesit të kredisë  kur kanë nevojë të marrin kredi për investime kapitale  apo shpenzime operative, dhe 0 % interes kur iu duhet të shkojnë në bankë  për të nxjerrë lekë, për të marrë lekë me kredi për të paguar punonjësit . Për të marrë kredi për të paguar punonjësit. Kjo është një barrë e papërballueshme edhe për bizneset më të fuqishme të Europës e jo më për biznesin shqiptar. Kjo barrë  duhet të bashkë ndahet sot  nga qeveria , nga shteti shqiptar dhe prej më shumë se dy javësh  po e përsëris këtë pikë  të pestë  të planit tonë  për përballjen  me pandeminë që është  marrja përsipër e kostove  shtesë të  interesave bankare  nga  buxheti I shtetit.

 

Larg prej   të ndjerit të dhimbjes së qytetarëve, të njerëzve, të pacientëve, të mjekëve, të mësuesve, të sipërmarrjes, Edi Rama vazhdon aferat korruptive. Gjatë ditëve të kaluara afera korruptive që pa frikë mund të quhet vjedhja e shekullit, ajo e incerneratorëve ka qenë në qendër të vëmendjes tonë si opozitë dhe të një numri mediash.

 

Pse po kërkojmë transparencë për aferën korruptive të incerneratorëve? Cfarë tregon ky mega korrupsion i Edi Ramës? Edi Rama i ka dhënë dhjetëra milionë euro të parave të qytetarëve shqiptarë një personi që ka regjistruar kompani offshore, kompani guaska dhe është pronar i 3 të ashtuquajturave incerneratorë në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.  Vetëm në një rast, në rastin e Tiranës kompania është regjistruar një ditë para se të lidhtë kontratën. E kuptoni apo jo?

 

Një ditë para se të merrte koncensionin është regjistruar kompania. Një ditë përpara. Nuk ekzistonte dhe është regjistruar.

 

Në rastin e Fierit, pa asnjë përvojë, asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve. Në rastin e Fierit është regjistruar bashkë me një kompani italiane me përvojë në menaxhimin mbetjeve dhe sapo ka marrë tenderin ja ka blerë kuotat kompanisë italiane, për sa thoni ju? Për 200 mijë lekë të vjetra. E kuptoni apo jo. Hapini veshët. Për 20 mijë lekë të reja e ka nxjerrë italianin jashtë dhe e ka prapë i njëjti person me një zinxhirë kompanish guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Kemi dërguar vazhdimisht këto vite, e në veçanti muajt e fundit dhe kemi kërkuar praninë mediatike për të treguar se as në Fier, as në Tiranë nuk ekziston incinerator.

 

Ndërsa ai i Elbasanit nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia, sepse nuk plotëson kushtet e kontratës. 75 milion euro të parave të shqiptarëve janë paguar deri më sot për këtë aferë korruptive.

 

Pa garë, pa transparencë, me një person të vetëm që nuk ka asnjë përvojë. Më 16 dhjetor 2016 qeveria ka marrë 17 vendime brenda ditës për të mundësuar këtë kontratë korruptive dhe ka disbursuar 14 milion euro pa bërë asnjë punë. J’ua shtroj në formë pyetje juve dhe atyre që na ndjekin përmes jush, çfarë do të thotë kjo?

 

Cila qeveri në botë mobilizohet dhe bënë 17 vendime brenda ditës për një kompani që ka marrë tender pa konkurrencë, me një person që nuk ka asnjë përvojë në fushën e administrimit të mbetjeve.

 

Me kapital fillestar 1 mijë euro, aq është kapitali i kompanisë. Ja ku i kam 1 mijë euro, i ka thënë një personi të vetëm pa asnjë përvojë, më jep kontrata që vlera e të cilave shkon në total 400 milion euro. Dhe mblidhet qeveria dhe bën 17 vendime brenda ditës. Për t’i dhënë pastaj me një dorë 14 milion euro. Sa herës mbledh qeveria për të marrë vendime të tilla, për t’i dhënë 14 milion shqiptarëve që po vuajnë për bukën e gojës. Sa herë?

 

Si mundet të mblidhet 17 herë brenda ditës, për t’i dhënë 14 milion euro një personi me 1 mijë euro në xhep dhe t’i japi bashkë me të një kontratë 400 milion euro, e t’i japi direkt nga taksat e shqiptarëve po atë ditë 14 milion euro.

 

A ka nevojë ta komentoj unë?

 

A ka njeri që nuk e kupton?

 

A ka nevojë të kesh universitet, apo qoftë dhe shkollë të mesme për ta kuptuar se çfarë po ndodh?

 

Çfarë e ka detyruar Edi Ramën ta bëjë këtë?

 

Çfarë e lidh Edi Ramën me Klodian apo Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?

 

Çfarë eksperience kanë Klodian apo Mirel Mërtiri dhe Kodian Zoto në fushën e administrimit të plehrave? Pse janë dhënë dhjetëra milion euro kompanive të sapo krijuara pa patur asnjë investim, asnjë kosh plehrash, asnjë makinë përpunimi më kapital 1 mijë euro, pse? Pse i kanë shpikur këta miqtë tuaj kompani guaska, i kanë fshehur me drejtor fiktiv?

 

Pse ju ka ndryshuar emri? Pse nuk është botuar në Fletoren Zyrtare as kontrata për inceneratorin e Fierit dhe as kontrata për inceneratorin e Tiranës.

 

Kanë nxjerr 75 milion euro nga buxheti pa patur asnjë kontratë në Fletore Zyrtare.

 

Muajin e kaluar Ministria e Financave, përpos vetë Kontrollit të Lartë të Shtetit që e ka bërë më përpara këtë auditim, edhe Ministria e Financave muajin e kaluar njoftoi përmes raportit që ju tregova dje të këtij raporti që ndonëse ka përlarë dhjetëra e milion euro, nuk kanë investuar as 12% të fondit që duhet të kishin investuar.

 

Çfarë janë këta që në kohë pandemie marrin dhjetëra e miliona euro dhe nuk kanë asnjë punëtor? Çfarë janë këta?

 

Kush janë këta?

 

Çfarë pushteti kanë këta mbi kryeministrin?

 

Mbi ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj?

 

Mbi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj?

 

Çfarë është kjo? Po jua shtroj sot me pyetje, sepse konkluzionet i kemi arritur prej kohësh.

 

 

 

Pyetje: Z. Basha çfarë do të bëjë Partia Demokratike për inceneratorët nëse vjen në pushtet? A do t’i qëndrojë kontratave aktuale dhe a do të vazhdojë me të njëjtin model për djegien e mbeturinave?  

Lulzim Basha: Modeli që ne kemi shpallur për çdo aferë korruptive do të zbatohet edhe për këtë aferë. Me dispozitat e ligjit “Antimafia” dhe me moton “Ndiq paranë”, jo vetëm do të pezullohen, hetohen, anulohen kontrata korruptive, qartësisht korruptive të tre inceneratorëve por edhe çdo afere tjetër korruptive, por çdokush i përfshirë nga zyrtari më i thjeshtë tek zyrtari më i lartë do të vihet para përgjegjësisë ligjore, çdo partner apo ortak i tyre i përfshirë në këtë megavjedhje do të vihet para ligjit, do të vihet para drejtësisë.

Shqipëria ka patur një plan për administrimin e mbetjeve të hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe me ekspertët e Bankës Botërore. Edi Rama e ka gjetur këtë plan të gatshëm. Dhe ky plan mund të zbatohej me transparencë, me garë të hapur dhe po të ndodhte kështu, Shqipëria i kishte dhe i ka të gjitha mundësitë që mbledhja dhe trajtimi i plehrave; pastrimi i qyteteve dhe fshatrave tona, të bëhen me mënyra bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë shteti të mos nxjerrë asnjë kacidhe, asnjë qindarkë shtesë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sepse çdo familje shqiptare dhe çdo familje shqiptari paguan tarifën e pastrimit apo jo.

Edi Rama i ka vënë shkelmin strategjisë së hartuar nga qeveria gjermane dhe eskpertët e Bankës Botërore, dhe e ka bërë pa tendera, pa garë, pa transparencë, këtë aferë me një person të vetëm që qëndron pas të tre kompanive, që është i regjistruar në parajsa fiskale.

Rikthimi tek strategjia e hartuar nga ekspertët më të mirë të Europës do të jetë hapi i parë.

Dua po kështu të ripërsëris një nga pikat e planit tonë antikorrupsion të shpallur prej dy vitesh, asnjë kompani e regjistruar offshore, asnjë kompani e regjistruar guaskë nuk do të lejohet më as të marrë pjesë në prokurim, jo më të përfitojë tendera të drejtpërdrejtë apo si nënkontraktorë, apo si nënkontraktorë të nënkontraktorëve, apo si kompani nënë, apo si kompani bijë. Gjithë këto skema mafioze që bëhen për të fshehur faktin se shqiptarët kanë paguar 75 milionë euro dhe këto para nuk dihet se ku kanë shkuar.

Natyrisht, se pas gjithë këtyre fakteve ju e kuptoni mirë se ku kanë shkuar dhe pse është ndërtuar kjo skemë që të mos merret vesh kush është pronari dhe ku shkojnë lekët, për t’i vjedhur.

Ndaj, dua të përsëris edhe një herë sot kërkesën time drejtuar SPAK-ut, kryetarit të SPAK-ut, prokurorit Kraja. Me emër dhe me mbiemër, Arben Krajës i kërkoj sot të dalë dhe të prononcohet publikisht: Në cilin stad ndodhen hetimet për aferën e inceneratorëve, të Fierit, të Tiranës dhe të Elbasanit?

Është e pafalshme që gazetarë kurajoze si rrjeti investigativ “BIRN” apo “Të Pa Ekspozuarit” kanë bërë prej muajsh dhe vitesh transparencë, natyrisht edhe ekspertët e Partisë Demokratike që e nisën këtë që në vitin 2014.

Bëmë një betejë që kur ishim në Parlament dhe jashtë parlamentit dhe prokuroria shqiptare, në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, të heshtë njësoj siç heshtë Edi Rama.  Është e pafalshme!  Të heshtë njësoj siç heshtë Arben Ahmetaj. Është e pafalshme!  Të heshtë siç hesht Erion Veliaj. Është e pafalshme! Të heshtë siç hesht Klodian apo Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto! Kjo ju vendos në anën e gabuar të kësaj afere.

Ndaj kërkoj sot të bëjë detyrën. E ka për detyrim edhe sikur të isha taksapaguesi i fundit i republikës, jo më kryetari i opozitës, të dalë dhe t’u tregojë shqiptarëve se në çfarë stadi janë hetimet për inceneratorët? Cilët janë prokurorët e ngarkuar me dosjen? Çfarë veprimesh hetime janë ndërmarrë? Cili është plani dhe trajektorja e hetimeve? Kur do të pyeten Edi Rama, Arben Ahmetaj, që brenda një dite të vetme me 16 dhjetor 2016 përfshirë 9 institucione të shtetit dhe morën 17 vendime për t’i dhënë një personi me 1000 euro kapital kontrata që shkojnë në 400 milionë euro.

Kush qëndron pas këtyre tre inceneratorëve? Pse janë të përfshirë në parajsa fiskale? Pse kanë marrë 75 milionë euro ku vetë Ministria e Financave thotë që nuk është investuar as 12%. Kjo konfirmohet vetë nga Ministria e Financave të Edi Ramës.

Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve, tani që kanë nevojë më shumë se kurrë për bukën e fëmijëve, për ilaçe?

Dhe së fundmi, raporti i fundit i progresit nga Komisionit Europian, e thotë qartë dhe shkoqur, citoj, “Ndërtimi i inceneratorëve të rinj përbën shqetësime sa i përket përputhshmërisë sa i takon standardeve europiane mbi mbetjet dhe mbi parimet e hierarkisë dhe objektivave të riciklimit”. Është një gjuhë teknike për të thënë se kjo që kanë bërë me inceneratorët është në kundërshtim total me praktikat e mira dhe standardet europiane sa i takon trajtimit të mbetjeve urbane.

Pyetje: Z.Basha a ka bërë një parashikim grupi juaj i ekspertëve, në rast se plani juaj prej 5 pikash nuk implementohet nga qeveria, nëse nuk do të ketë një paketë të tretë apo në rastin tjetër nëse numri i testimeve nuk rritet siç parashikon OBSH-ja? Pra, a keni ju një skenar se çfarë mund të ndodhë? 

Lulzim Basha: Për fat të keq skenari po ndodh, numri i viktimave po rritet, të papunët po rriten, numri i bizneseve që po falimentojnë po rritet, ekonomia po shkon drejt kolapsit, shëndetësia po kështu. Pra, vendi po shkon drejt një kolapsi total. Dhe i gjithë qëllimi ynë ka qenë që ne t’i dilnim përpara kësaj të keqe. Ne si opozitë këtë kishim në dorë; të paralajmëronim të keqen, të ngrinim zërin për atë që nuk po bëhet.

Dhe ndryshe nga çdo opozitë tjetër në rajon apo në Europë mund të them, të jepnim edhe planin një qeverie dhe një kryeministri të lodhur, pa motiv, pa ide, pa vizion, pa zemër, pa mendje, pa pasion për njerëzit por me pasion vetëm për xhepat e tij dhe të një grushti njerëzish me të cilët vjedh në mënyrat me të cilat e kemi shpalosur këto ditë.

Ky është qëllimi i planit tonë dhe prandaj jam ditë për ditë para jush, për të bërë atë që kam në dorë për të bërë si opozitë, presionin maksimal, se nuk bëhet fjalë as për interesat e mia, se nuk bëhet fjalë as për interesat e forcës time politike, as për interesat e opozitës. Bëhet fjalë për jetën e mijëra bashkëqytetarëve tanë, bëhet fjalë për shëndetin e qindra, mijëra shqiptarëve, bëhet fjalë për ekonominë tonë dhe ekonominë e miliona shqiptarëve, qindra, mijëra familjeve shqiptare. Kjo është arsyeja përse po bëj këtë përpjekje të përditshme, për atë që është sot realisht urgjenca. Po e bëj këtë përpjekje pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës për ta fshehur dështimin e tij katastrofik, mosnxjerrjen e mësimeve në këto 6 muaj që kemi kaluar, hedhjen në kosh të plehrave të sakrificave të shqiptarëve që i detyroi të mbylleshin për dy muaj kur infeksionet ishin 1/5 e asaj që janë sot e për ta fshehur këtë pas lojës së vjetër.

22 vjet ka Edi Rama që këtë punë bën; me gërr-vere, me batuta, me sjellje ordineri si ajo e djeshme në atë studio televizive. Se kujton se njerëzit do të merren me këtë në vend që të merren me faktin e tmerrshëm: Çfarë kanë sot për të ngrënë? Si do ta blejnë atë që iu duhet nesër? Ku do t’i gjejnë lekët?

E kuptoni se çfarë laku jemi apo jo?

Papunësi, do të thotë se s’ka të ardhura.

Pamundësi edhe e dyqaneve për të dhënë me listë.

Pamundësi edhe e kushërinjve dhe familjarëve që janë jashtë shteti për të dërguar shuma që dërgonin përpara dhe disa prej tyre nuk dërgojnë asgjë, se edhe ekonomitë atje po vuajnë.

Dhe ky vazhdon t’i çojë lekët e shqiptarëve tek inceneratorët. Ky vazhdon të paguajë kontrata dhe të bëjë studime për aeroporte 3D. Ndërkohë që shtete të fuqishme, shtete të pasura kanë ndalur çdo shpenzim të tillë dhe i kanë çuar lekët tek rritja e konsumit, tek ardhja në ndihmë të njerëzve që kanë humbur vendin e punës. Edhe ata që janë në marrëdhënie pune, edhe ato biznese që vazhdojnë e operojnë, prapë se prapë po mbështeten.

Ne që kemi nevojë më shumë se askush tjetër për të mbështetur konsumin, për të mbështetur biznesin, për të mbështetur njerëz që s’kanë kacidhen për të blerë ushqimin apo ilaçet, kemi një kryeministër që edhe në këtë kohë vazhdon i patrazuar vjedhjen e lekëve të shqiptarëve dhe gënjeshtrat e mashtrimet.

Vetëm pronari inceneratorëve mund të hidhej ashtu nga kolltuku i asaj studio, siç u hodh dje, dhe të vërsulej me atë egërsi ndaj kolegëve tuaj me stërkala që i dilnin nga goja.

Vetëm pronari i vërtetë, vetëm njeriu që fut në xhepin e vet milionat e kësaj afere korruptive mund të tërbohej në atë farë feje.

Unë kam 30 vjet që e ndjek politikën pas shpalljes së pluralizmit, nuk kam parë një çakërdisje të tillë, nuk kam parë.

Dhe për shkak të asaj çakërdisje shumë prej këtyre pyetjeve nuk morën përgjigje të drejtpërdrejtë. Besoj se shqiptarët e kuptuan, e kuptuan se çfarë halli ka njeriu që hidhet ashtu.

Por sot edhe një herë jam këtu, për të kërkuar përgjigje për secilin pyetje që parashtrova para jush. E këtë përgjigje shqiptarëve ua ka borxh, jo ai që është demaskuar mbrëmë si pronari i vërtetë i inceneratorëve, por ia ka borxh Prokuroria Speciale Antikorrupsion. Meqë është produkt i reformës në drejtësi dhe që e kemi mbështetur duke edhe mbi bindjen dhe besimin tonë sa i përket aftësisë apo integritetit paanshmërisë së tyre, e kemi mbështetur. Sot iu kërkoj të dalin para shqiptarëve, të mos heshtë dhe të tregojë çfarë po bën me këtë rast epik, me këtë vjedhje të shekullit në kohë pandemie. Vjedhje në kohë pandemie. Njerëzit pa bukë, ky vazhdon çon milionat. Dy milionë javën e kaluar. E patë llogarinë sesa maska mund të ishin blerë, sesa pensionistë mund të ishin ndihmuar, sesa familje mund të kishin marrë bukën e gojës.

Çfarë vendi është ky që nuk ka një prokuror të dalë dhe të thotë: Ky është një krim kaq i rëndë, saqë unë o e nis hetimin dhe i çoj para përgjegjësisë këta ose jap dorëheqjen!

I kanë të gjitha; kanë mbrojtje speciale, kanë mbështetje speciale nga partnerët strategjikë. Po ju them sot do të kenë mbështetjen time të plotë  e të gjithanshme, pa asnjë paragjykim.

Por e kanë për detyrim të dalin para shqiptarëve sot e të thonë kanë nisur hetimet apo nuk kanë nisur hetimet, në çfarë stadi janë hetimet, pse nuk thirren të dyshuarit kryesorë?

Nuk ka nevojë të jesh një jurist që ta kuptosh se kur një qeveri brenda një dite angazhon 9 institucione, merr 14 vendime për t’i dhënë një personi me 1000 euro një kontratë prej 400 milionë euro dhe ky person ka të regjistruar kompanitë në parajsat fiskale dhe vetë Ministria e Financave thotë se nga paratë që ka marrë ka investuar vetëm 12%. Ku janë pjesa tjetër? Ku janë 88% e parave që kanë marrë?

Nuk ka nevojë të jesh jurist, as të kesh stazh si prokuror për të filluar menjëherë hetimin dhe për t’i thirrur një nga një këta.

Afera e inceneratorëve ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal, me pjesëmarrës Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Mirel apo Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton, si fillim.

 

Këto pesë emra i kanë investiguar mediat, i kanë investiguar gazetarët kurajozë, por jo prokuroria.

 

Ndaj edhe një herë i bëj thirrje SPAK-ut dhe kryeprokurorit të SPAK-ut Arben Kraja të dalë sot përpara shqiptarëve dhe t’i informojë se në çfarë stadi janë hetimet ose nqse ka presione të llojit mafioz, megjithëse ka mbrojtje speciale edhe ai, edhe të gjithë prokurorët, të dalë dhe të denoncojë dhe ne do t’u jemi në krah.

 

Përndryshe, qartësisht po bën të njëjtën gjë. Po hesht, siç po hesht edhe pronari i inceneratorëve.

 

Dhe për këtë do të marrë përgjegjësinë që i takon.

 

Pyetje: Ju z.Basha, ditën e djeshme i bëtë thirrje SPAK-ut që të hetojë aferën e inceneratorëve, ndërsa deklaruat se në lidhje me çështjen e inceneratorëve këto inceneratorë janë projektuar edhe për mbetjet italiane. Çfarë informacionesh keni ju z.Basha?

 

Lulzim Basha: Informacionet e atyre që kanë analizuar në detaje, ekspertëve tanë, por edhe të gazetarëve, janë se, kapacitetet të cilat janë paguar por nuk ekzistojnë, kapaciteti përpunues i këtyre tre incenerartorëve për të cilët është paguar dhe dy nuk ekzistojnë, i treti është me teknologji të viteve ’70, nuk e merr përsipër ta marrë në dorëzim Bashkia e Elbasanit, sepse ka edhe njerëz që s’e marrin përsipër, siç ju thash, nuk e merr përsipër Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit.

 

Ka ndonjë që edhe i trembet drejtësisë dhe shpresoj edhe normave morale, që e bën njeriun, njeri.

 

Se të bësh këtë aferë kur njerëzit janë duke numëruar kacidhet për bukën e gojës, vetëm njeri nuk je. Para së gjithash! Por po flasim edhe për anën ligjore.

 

Pra, është kjo e cila ka shtyrë ekspertët të arrijnë në këtë konkluzion. Ose është një punë fiktive, është njësoj sikur të bësh një autostradë me 8 korsi nga Dibra në Kukës, për të vjedhur, se nuk ka nevojë të ketë 8 korsi autostrada Dibër – Kukës, në fakt nuk ka nevojë as për autostradë nga Dibra në Kukës.

 

Kush e ka bërë atë rrugë që kalon nga “Kalaja e Dodës”? Ka nevojë aty për autostradë me 8 korsi?

 

Edhe Shqipëria nuk ka nevojë për këto kapacitete për të cilat është paguar, se nuk është ndërtuar.

 

Pyetja është: Çfarë plehrash do të digjnin këta?

 

Çfarë makinash do të kalojnë në autostradën me 8 korsi Dibër – Kukës, nqse do të hapej një tender me 8 korsi  dhe pyetja shtrohet, çfarë plehrash do të digjnin këta që kushtojnë kaq shumë dhe përgjigjia që ekspertët i kanë dhënë kësaj, është që kjo është pjesë e një afere për të importuar plehra nga jashtë.

 

Pyetje: Në kohën  kur flisni për një kolaps në sistemin shëndetësor , a keni një mesazh për politikanët të cilët ditën e djeshme refuzuan që të bëheshin shembull për qytetarët duke mos e përdorur maskën dhe së dyti, nëse më lejoni, nisur nga një deklaratë e z.Mediu, nga Shkodra ditën e djeshme, kur tha se opozita duhet të përqëndrohet tek alternativa dhe jo tek kalkulimet elektorale, a ka PD gati planin e saj elektoral dhe kur do ta prezantojë?

 

Lulzim Basha: Një pjesë e programit është shpalosur dhe është bërë pjesë e raportimit nga media. Ju kujtoj këtu taksën 9%, ju kujtoj këtu masat për rrogën minimale prej 300 eurosh ose 360 mijë lekë, ju kujtoj programin tonë për bujqësinë dhe do të vazhdojmë hap pas hapi të shpalosim programin tonë i cili është hartuar prej më shumë se dy vjetësh në një proces ndërveprimi me të gjithë grupet e interesit që me sipërmarrjen, biznesin e vogël, fermerët, sektorin e arsimit, shëndetësinë, kulturën, me rininë dhe me çdo grup tjetër interesi, ndërsa përsa i përket çështjes së parë që shtruar, nuk mund të fshihet qeveria pas gjobave për maskat.

 

Dhe unë ju ftoj të mos bini pre’ e këtij tjetër truku propagandistik për të hequr dorë nga pyetja e përgjigjeve që shtrohen sot, çfarë masash po merr për të ndihmuar qytetarët?

 

Çfarë masash po merr për të ndihmuar shëndetësinë?

 

Kur do të kemi 2500 testime në ditë, si minimumi për t’u përballur me këtë situatë pandemie.

 

Ku do të kemi ekipe që do të gjurmojnë të infektuarit, të izlolojnë dhe të ndërpresin zinxhirin e infektimit?

 

Kur do të kemi mjaftueshëm masa mbrojtëse për mjekët dhe infermierët?

 

Kur do të paguhet bonusi 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët?

 

Kur do të bëhet dezinfektimi i shkollave në mënyrë të rregullt?

 

Kur do të ketë ujë të rrjedhshëm në të gjitha shkollat?

 

Çfarë masash do të merren për të mbrojtur mësuesit dhe nxënësit nga infeksioni që ka plasur kudo?

 

Çfarë masash do të merren për të mbështetur mbi 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës dhe nuk kanë as një kacidhe për të mbështetur veten e tyre apo fëmijët e tyre?

 

Çfarë masash do të merren për bizneset që po falimentojnë 50, 60, 70 në ditë?

 

Çfarë masash do të merren për sipërmarrjen e madhe shqiptare që po detyrohet të largojë njerëz nga puna?

 

Këto janë pyetjet.

 

Maskat janë për t’u fshehur pas maskave.

 

Gjoba për maska, është njësoj si autoblindat në rrugët e Tiranës. Është një alibi dhe heqje përgjegjësie nga vetja ndërkohë që vazhdojnë të vjedhin  dhe të kërdisin paratë e taksapaguesve shqiptarë.

 

Sa për qëndrimin tim, e keni parë se edhe jashtë kamerës ju kam thënë që edhe para se t’i shpallte alibinë, kam thënë që duhet të marrim masa dhe duhet të japim shembullin personal.

 

Pyetje: Z.Basha, a do të përshkallëzoni ju reagimin tuaj lidhur me planin pesë pikësh mqse situata është mjaft emergjente dhe kryeministri bën sikur nuk e dëgon, me pak fjalë nuk po e vë në zbatim. Cili do të jetë reagimi juaj, apo do të jeni gjithmonë në vazhdën e konferencave dhe deklaratave për shtyp?

 

Lulzim Basha: Reagimi ynë është, mbledhja e të dhënave, denoncimi i së keqes, është shpalosja e alternativës, është ndërgjegjësimi sa është e mundur përmes mediave dhe sa është e mundur përmes qytetarëve.

 

Kjo është detyra e opozitës. Jo çdo opozitë e ka bërë siç e kemi bërë ne. Shumë opozita janë mjaftuar, shumë kanë heshtur, shumë janë mjaftuar me denoncime, jemi e vetmja opozitë në Ballkan dhe ndër të paktat në Europë që prej ditës së parë, që prej 11 Marsit, kemi shpalosur dhe kemi vendosur në dispozicion të qeverisë plan masash për t’u përballur me këtë të keqe.

 

Jua përsëris, po të na kishin dëgjuar para gjashtë muajsh, nuk do të ishte Shqipëria ku është këtu sot.

 

Megjithatë, siç e dini fare mirë, nuk e kemi këtë “kalë beteje”, por prapë kemi bërë një tjetër plan, duke qenë se këta as vunë mend, as nxorën mësim, dhe nuk kanë asnjë ide, asnjë plan, asnjë masë për t’u marrë me situatën tani, përveçse me gjoba, gjoba, gjoba…

 

Dhe ja ku ia kemi vënë në dispozicion, jo sot, as dje, por më shumë se dy javë një plan plotësisht të realizueshëm, të zbatueshëm, që kërkon vetëm një gjë, të hiqet dorë nga vjedhja e parave të shqiptarëve në kohë pandemie, dhe paratë të shkojnë tek shqiptarëve.

 

Është detyrë e opozitës dhe këtë po e përmbushim me sukses. Të tjerat janë në dorë të qeverisë dhe në fund janë qytetarët ata që gjykojnë, janë qytetarët ata që vendosin.

 

Pyetje: Prej 29 Shtatorit ju dhe ekspertët tuaj keni prezantuar një plan me 5 pika, në fakt një plan i cili gëzon për shkak të ndihmave që vijnë, mbështetjen e mjekëve, mësuesve, pensionistëve, të shtresave në nevojë, dhe prej asaj dite ju keni kërkuar publikisht, vazhdimisht ndaj qeverisë, që ta vendosë në zbatim. Në kushtet kur qeveria ka refuzuar ta vendosë këtë plan në zbatim dhe ka deklaruar se nuk do të ketë një paketë të tretë, përse është vendosur që në retorikën publike të ndërlidhet edhe çështja e inceneratorëve në kohën  kur i jepet një alibi qeverisë që të merret me çështjen e inceneratorëve dhe jo me shkakun real dhe me  çështjen emergjente që është tani, çështja e pandemisë. Ndonëse është një çështje që i takon drejtësisë dhe do të duhet që drejtësia të shprehet për të.

 

Lulzim Basha: Për arsyen e thjeshtë dhe të kuptueshme nga çdo shqiptar. Sepse afera e inceneratorëve, duke përfshirë pagesën e javës së kaluar prej 2 milionë eurosh, tregon përse nuk e zbaton planin me 5 pika.

 

Të dyja janë të lidhura shumë ngushtë, siç janë të lidhura ngushtë çdo aferë tjetër korruptive. Edhe rruga Korçë – Leskovik, 5 milionë euro kilometri, edhe tenderat me projekte 3D në kohë pandemie, të gjitha tregojnë se shteti i ka mundësitë.

 

Qeveria i ka paratë, por në vend që t’ia japë 100 mijë të papunëve pagë prej 160 mijë lekësh në muaj, siç e propozojmë ne, ia jep inceneratorëve këto lek.

 

Në vend që t’i japë pensionistëve 2 mijë lek të reja në muaj, 20 mijë lek të vjetra në muaj, për të përballuar kostot shtesë, ua jep kontraktiorëve dhe klientëve të vetë.

 

Në vend që të paguajë atë 1 mijë euro për një biznes të vogël që të mos shkojë drejt mbylljes, vazhdon korrupsionin dhe aferat korruptive.

 

Në vend që të paguajë bonusin e premtuar mjekëve, 1 mijë euro për mjekë dhe 500 euro për infermierë, bën sikur nuk i dëgjon dhe i trajton në mënyrën më shtazarake kërkesat e tyre të drejta.

 

Në vend që të marrë masa për arsimin siç ia kemi kërkuar që përpara se të hapeshin shkollat, bën sikur nuk e shikon që 70% e shkollave akoma nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

 

Këto i dashur Juxhin janë të lidhura me njëra-tjetrën.

 

Këtë ka në dorë qeveria.

 

Merr taksa, bën shpenzime.

 

Taksat i merr, shpenzimet nuk i bën. Taksat ua merr qytetarëve, shpenzimet i bën për veten e vetë dhe për mafian e plehrave.

 

Prandaj nuk është një alibi për qeverinë por këto kanë një lidhje organike me njëra-tjetrën. Arsyeja përse Edi Rama refuzon të zbatojë planin me 5 pika, sepse ai vazhdonin  planin e vjedhjes së parave të shqiptarëve me mafian e plehrave dhe me 5 oligarkë.

 

Pyetje: Z. Basha, deklaratat e mbrëmshme të kryeministrit, përveç  “meme-ve”, nuk kanë prodhuar asnjë lajm pozitiv për ekonominë dhe për fatin e paketës së propozuar nga PD, në këto kushte, në rast fitoreje në këto zgjedhje, a do të ndërmerrni një iniciativë për impakt të shpejt në ekonomi si akt të parë të qeverisë?

 

Lulzim Basha: Pa diskutim që po dhe programi ynë, plani ynë ekonomik ka edhe një komponent të fuqishëm  të rimëkëmbjes afatmesme nga dëmet e shkaktuara për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga Edi Rama. Pra nuk janë vetëm masat e përgjithshme të çlirimit të ekonomisë, të uljes së taksave, të shpenzimeve publike që ndihmojnë ekonominë, por ka edhe një komponentë të veçantë të hartuar po kështu me ndihmë dhe ekspertizë gjermane dhe europiane përshtatur për kushtet e Shqipërisë, që do të targetojë në veçanti ato aspekte të rimëkëmbjes ekonomike që kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e krizës nga kjo qeveri.

 

 

Read More
16 Tet
0

Inceneratori i Tiranës: Një vepër korrupsioni dhe stil mafioz i menaxhimit të mbetjeve. Për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, Bashkia rriti 30% tarifën e pastrimit.

  • Inceneratori i Tiranës: Një vepër korrupsioni dhe stil mafioz i menaxhimit të mbetjeve. Për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, Bashkia rriti 30% tarifën e pastrimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve.

Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion.

Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro.

Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Këto shuma marramëndëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytyetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që sot ulin qepenat.

Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori.

Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës.

Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë.

25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera.

30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu.Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj.

Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave konçesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, por sot jemi këtu për të denoncuar se si njëkohësisht, bashkë me qytetarët e Tiranës që paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi, edhe Bashkia e Durrësit është detyruar që të derdhë këtu mbetjet. Këto fugona pastrimi që vijnë pas meje, që vijnë nga Durrësi dhe i derdhin këtu mbetjet, i kushtojnë qytetarëve të Durrësit 14 milionë euro nga buxheti i tyre dhe po ashtu tarifat e pastrimit në qytetin e Durrësit do të rriten.

Kjo histori vjedhje, kjo histori korrupsioni, kjo histori e cila është e pashoq për Shqipërinë, një nga abuzimet më të mëdha të këtyre 30 viteve, do të ketë të vendosur përpara drejtësisë pas 25 prillit.

Ndërkohë që sot jemi këtu për të dokumentuar atë që kemi vite, kemi muaj që denoncojmë.

Marrin paratë opublike, marrin paratë e shqiptarëve ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë investim.

Kjo kompani e cila është në parajsat fiskale, një kompani guackë në të cilën fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, është shembulli më i mirë se si këta kanë punuar dhe operuar për tetë vite. Se si kanë vjkedhur buxhetin e shtetit, se si kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, se si sot duan të përpiqen që të na gënjejnë dhe mashtrojnë.

Por qytetarët e Tiranës, Durrësëit dhe të gjithë Shqipërisë, dinë më shumë, e dinë më mire.

Më 25 prill do t’i thonë stop vjedhjes edhe për këtë korruspion që është këtu pas krahëve tona.

Read More
15 Tet
0

Basha: Mafia e inceneratorëve është mafia qeveritare. Kjo është vjedhje e shekullit, monumenti i kapjes së shtetit shqiptar. Pronarët e mediave të refuzojnë mit marrjen.

  • Basha: Plani me 5 pika, përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë.

 

  • Basha: Plani me 5 pika, jo përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit.

 

  • Basha: Plani me 5 pika, paratë e taksapaguesve për t’u përballur me krizën e thellë shëndetësore e ekonomike, jo për inceneratorët.

 

  • Basha: Vendet e tjera po ndalin edhe investimet e pastra publike; kjo qeveri dhe ky kryeministër vazhdon të vjedhë fondet publike.

 

  • Basha: Kosova u jep sot bizneseve 60 milion euro, Shqipëria nuk u jep pensionistëve një shtesë mujore prej 20 mijë lekësh.

 

  • Basha: Nga 75 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, vetëm një pjesë e vogël është investuar në to.

 

  • Basha: Thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për aferën 400 milion euro të mafias së plehrave.

 

  • Basha: Mafia e inceneratorëve është mafia qeveritare. Kjo është vjedhje e shekullit, është monumenti i kapjes së shtetit shqiptar. Pronarët e mediave të refuzojnë mit marrjen dhe mitet e marrjes së plehrave.

 

  • Basha: Ndërkohë që numri i viktimave shtohet nga COVID-i, kryeministri vjedh paratë e shqiptarëve.

 

  • Basha: Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milion, ose të japin dorëheqjen.

 

  • Basha: Me urdhra për të vënë maska dhe larë duart, duan të lajnë duart nesër kur infeksioni të shkaktojë më shumë viktima.

 

  • Basha: Plani me 5 pika, mbulimi i paketës së mjekimit ambulator për të sëmurët në shtëpi

 

  • Basha: Plani me 5 pika, sigurimin e pajisjeve spitalore dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët e familjes dhe spitalet rajonalë.

 

 

 

KONFERENCA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA, ME GAZETARËT.

 

 

 

Konferencën e sotme për shtyp, do ta nis me ngushëllimet e mia për viktimat e djeshme, ato të raportuara dhe ato të pa raportuara.

 

Nuk do të harrojmë që ndërkohë që nga kjo sallë, unë në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës dhe ju si përfaqësues të medias, po bëjmë një betejë të përditshme, për t’i dhënë fund neglizhencës kriminale të qeverisë për marrjen e masave, por nga ana tjetër një tragjedi njerëzore po shpaloset në një numër të madh familjesh shqiptare, duke nisur me ata që kanë humbur të afërmit e tyre,  numri i të cilëve po shtohet dhe duke vazhduar me ata që i kanë në rrezik për jetën apo në kushtet e rënda të shtruar, apo në trajtim ambulator.

 

Ndaj, dua në këtë moment të parë në emrin tim personal dhe në emër të opozitës, t’i ofrojmë ngushëllimet e mia të gjithë viktimave, familjeve të të gjithë viktimave të COVID-it në këto ditë dhe javë, dhe t’ju shpreh solidaritetin tim njerëzor dhe në radhë të parë gjithë familjeve që po vuajnë me të afërmit e tyre të shtruar apo të karantinuar në shtëpi.

 

Jam i vetëdijshëm se kjo as nuk e lehtëson dhimbjen e tyre, as nuk i rrit aftësinë apo mundësinë e tyre për t’u përballur me këtë gjendje të rëndë, e cila siç vërtetojnë statistikat e djeshme dhe të pardjeshme të vetë shtetit, të cilat tregojnë vetëm një pjesë të problemit, është një gjendje që po vjen duke u thelluar, një krizë, një kolaps i vërtetë që ilustron më së miri domosdoshmërinë urgjente për të ndërmarrë që prej 16 ditësh tashmë, opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht i kemi formalizuar në planin me 5 pika.

 

Ju kam thënë ditën e parë kur kemi nisur këtë bashkëbisedim se unë nuk do të lodhem të bëj detyrën time, detyrën e opozitës, por nga ana tjetër nuk mund të mos shpreh dëshpërimin dhe revoltën, neverinë nga shpërfillja që po i bëhet nevojave bazike të njerëzve nga një kryeministër dhe një shpurë qeveritare, që ndërkohë që njerëzit dergjen në spitale, ndërkohë që numri i viktimave rritet, ndërkohë që pamundësia e të sëmurëve për të paguar faturën e kripur të ilaçeve për t’u trajtuar nga COVID-I thellohet.

 

E ndërkohë që sëmurët e tjerë me diagnoza të tjera e gjejnë veten mes dy zjarreve, nga njëra anë ju duhet të kujdesen ata dhe familjet e tyre për diagnozat e tjera dhe nga ana tjetër spitalet kryesore ku pritet të merret ky trajtim, janë kthyer në vatra infeksioni.

 

E keni parë vetë gjatë ditës së djeshme, edhe pas bashkëbisedimit tonë se si shifrat që qeveria jep, janë në rastin më të mirë kundërthënëse. Shikoni vetëm shpalljen e kapaciteteve të spitaleve të situatës COVID, pra sa shtretër thonë që kemi gati për t’u përballur me këtë situatë dhe do të shikoni gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme, që tregojnë një nivel kriminal papërgjegjshmërie.

 

Që kjo qeveri dhe ky Kryeministër gënjen, nuk themi asnjë lajm, asnjë gjë të re.

 

Që këta kanë gënjyer gjashtë muaj për pandeminë, për shifrat, për trajtimin, për ndihmën, edhe këtu nuk themi asgjë të re. Po që të vazhdojnë të gënjejnë ditë për ditë, në vend që të marrin masa apo të përballen me situatën që po përkeqësohet, kjo duhet të jetë një këmbanë që s’duhet të rreshtë së rëni nga mëngjesi deri në darkë.

 

16 ditë kanë kaluar kur nga kjo sallë, bashkë me grupin tonë të punës kemi shpalosur paketën, planin me 5 pika për t’u përballur me aspektin shëndetësor dhe ekonomik të krizës që po thellohet.

 

Atëherë kur shifrat duken se nuk ishin akoma nën kontroll, kërkuam që të merreshin urgjentisht masat që po marrin vendet e tjera të rajonit. Nuk është dhe nuk dua t’u jap kredi, as vetes time dhe as grupit tonë të ekspertëve se po shpiknim rrotën. Jo aspak! Por po merrnim përvojat më të mira të rajonit dhe po i përputhnim me gjendjen e kolapsit shëndetësor dhe ekonomik në Shqipëri. Morëm buxhetin e shtetit dhe pamë se si po shpenzohen paratë e qytetarëve shqiptar, për të mbushur xhepat e mafiozëve të plehrave dhe mafiozëve të rrugëve dhe mafiozëve të naftës, që i ndajnë pastaj me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

 

Dhe ju thamë, për hir të fëmijëve shqiptarë, për hir të prindërve shqiptarë, për hir të të moshuarve, ndaleni këtë barbari dhe këtë vjedhje tani dhe çojini këto lekë aty ku duhen sot më shumë se kurrë në 30 vite ekonomi tregu dhe taksa pagim.

 

Paratë e taksapaguesve, kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshme për të ndihmuar ata taksapagues, ata njerëz që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçet.

 

Që shtojnë listat për të marrë ushqimet. Që janë në kufijtë e dëshpërimit absolut që mund të ndjejë një prind kur nuk arrin të plotësojë nevojat më minimale jetike për fëmijët. Përgjigjja cinike nuk tregon vetëm papërgjegjshmëri, por vetëm kriminalitet.

 

Është kriminalitet të vazhdosh të vjedhësh paratë e shqiptarëve me inceneratorë dhe ju siguroj se herët a vonë, fatura që vjedhja me inceneratorët me tendera dhe korrupsionit dhe me koncesionet, do të jetë dyfish më e lartë për atë, për vetë faktin se nuk e ndali as në kohën kur njerëzit kishin nevojë.

 

Vendet e tjera po ndalin tendera të pastra, investime të pastra publike, sepse tani është momenti që lekët e shqiptarëve, lekët e taksapaguesve të shkojnë tek nevojat dhe emergjencat shëndetësore dhe ekonomike.

 

Vendet e tjera kanë bërë rialokime masive në buxhet për të mundësuar një mbështetje sa më të madhe ndaj mjekëve, ndaj infermierëve, ndaj spitaleve, për të krijuar kushtet, që paketa e trajtimit ndaj COVID-it të jetë e përballueshme dhe çdo qytetar që infektohet për të mundësuar që çdo familje të ketë minimumin jetik.

 

E vetmja qeveri në botë, se edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg. E vetmja qeveri në botë dhe i vetmi kryeministër në botë që vazhdon të vjedh ditën me diell paratë e shqiptarëve në vend që t’jua çojë 100 mijë të papunëve.

 

Në vend që të japë bonusin e premtuar, mjekve dhe infermierëve që po strapacohen, pa asnjë mbrojtje, pa asnjë mundësi për të kryer detyrën ashtu siç duhet para pacientëve. Është kjo e Edi Ramës. Për fat të keq një pjesë e madhe e mediave vazhdojnë të censurojnë përveç konferencës time për shtyp, denoncimin tim për aferën e mafies së plehrave, mafies së inceneratorëve.

 

Mafia e inceneratorëve, e cila ka në përbërjen e saj Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, figura të krimit të organizuar si Klodian Mërtiri me shokë, sot vazhdon të marrë miliona euro që duhet të shkonin sot për të paguar minimumin jetik për mbi 100 mijë shqiptar që e humbën vendin e punës. Për të dhënë atë çekun prej 1 mijë euro për bizneset e vogla që Kosova po e bën me një paketë prej 60 milionë eurosh.

 

Për t’ju dhënë pensionistëve 20 mijë lekë në muaj simbolikisht për të përballuar kostot e shtuara të maskave, dezinfektantëve, se në fakt me pensionin që kanë sot mezi paguajnë dritat dhe ilaçet dhe pastaj nuk ju mbetet as për bukën e gojës. Por kjo bandë, kjo strukturë kriminale, ky grup i strukturuar kriminal i përbërë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Klodian Mërtiri, për fat të keq, jo vetëm ka shtrirë tentakulat në buxhetin e shtetit dhe po vazhdon të vjedhë paratë e shqiptarëve, por ka shtrirë tentakulat edhe në një numër të madh mediash.

 

Po ju them pronarëve të këtyre mediave sot: Janë haram ato para. Janë paratë me të cilat po kushtojnë dhjetëra jetë njerëzish sot e qindra nesër. Ato para mund të shmangnin këtë katastrofë. Ato para mund të shmangnin tavolinat bosh të fëmijëve që shkojnë me barkun bosh për të fjetur, e çohen me barkun bosh për të shkuar drejt shkollave pa mbrojtje.

 

Refuzojini paratë e mafias dhe denonconi aferën më të madhe kriminale në 30 vite. 400 milion euro të shqiptarëve për mafien e plehrave. Nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe për të refuzuar këtë mëkat, këtë haram. Paratë e shqiptarëve, në kohë pandemie, në xhepat e Edi Ramës dhe mafies së plehrave, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt me shokë.

 

Vetë Ministria e Financave, në një raport të publikuar dhe të rimarrë nga një media e shkruar, që ka patur guximin ta publikojë, tregon qartë se vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga taksat e shqiptarëve, nga taksat tuaja dhe të miliona shqiptarëve jashtë kësaj salle, është raportuar si e investuar nga kjo mafie.

 

E kuptoni çfarë po ndodh, apo jo? Vendet e tjera kanë shkuar deri në bllokimin e investimeve publike, që paratë e taksapaguesve të shkojnë te shëndetësia, t’i çojnë te familjet në nevojë, t’i çojnë të biznesi, t’i çojnë të konsumi. Këta në mes të pandemisë vazhdojnë të vjedhin haptazi. Edhe KLSH-ja ka konstatuar të njëjtën gjë.

 

Nga afro 75 milionë euro, që janë paguar deri tani inceneratorit të Fierit, inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Elbasanit, vetëm një pjesë e vogël, edhe zyrtarisht, raportohet si e investuar. Ku kanë shkuar të tjerat? Kjo është nje pyetje për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK-u.

 

Dhe sot, jo për herë të parë, as për herë të dytë, po i drejtohem përsëri Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion. Justifikoni ekzistencën tuaj! Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë, taksapaguesit amerikanë, taksapaguesit europianë. Sot është momenti të çoheni për bukën e gojës së fëmijëve shqiptarë e mos tê fshiheni e të flini mbi dhjetëra denoncime dhe dosje të korrupsionit.

 

I bëj thirrje SPAK-ut të nisë dhe të njoftojë urgjentisht progresin e hetimeve për aferën 400 milionë të mafias së plehrave. Ja ku janë të dhënat, raporti i KLSH për aferën e inceneratorëve mafias së plehrave. Kjo është vetë Ministria e Financave, vete Ministria e Financave.

 

Të dhënat publike e tregojnë se ka marrë para me lopatë dhe kanë bêrë sikur kanë investuar me pikatore, i kanë futur në xhep, i kanë ndarë me politikanët që bashkëpunojnë për afera mafioze. Edhe kjo, raporti vjetor i përmbledhur 2019, performanca e kontratave të konçesioneve të partneritetit publik-privat. Dokument zyrtar i qeverisë së Edi Rames.

 

Si mundet ndërkohë që numri i të infektuarve sa vjen e shtohet, ndërkohë që numri i viktimave sa vjen e shtohet, ndërkohë që njerëzit flasin me veten në rrugë po të dalësh jashtë ti shikosh dhe nuk dinë nga tia mbajnë për shpenzimet e ditës, të pranojmë që një kryeminister dhe një grusht politikanesh me nje grusht mafiozësh të vazhdojnë të vjedhin paratë e shqiptarëve. Si mundet të pranojmë që në këtë vend ka një reformë në drejtësi ku 75 milione euro e taksave janë përpirë nga një aferë korruptive dhe struktura e posaçme anti-Korrupsion nuk lëviz as gishtin.

 

Nuk lëviz gishtin. Çfarë janë këta? Janë pa zot? Janë të frikësuar? U çuan atje si ndër më të aftët e prokurorëve. Ju është dhënë mbrojtje special kundër mafies, marrin rroga të majme. Sot duhet të japin përgjegjësi para shqiptarëve ose të japin dorëheqjen të gjithë e t’i tregojnë shqiptarëve që SPAK nuk ka, SPAK s’ka aspak.

 

Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Është një institucion i investuar me përgjegjësi nga Kushtetuta, nga reforma në drejtësi, nga institucionet e huaja ndërkombëtare, nga partnerët tanë strategjik.

 

Sot duhet të dalin dhe t’u thonë shqiptarëve: a ka filluar apo jo hetimi, kush janë të pandehurit, çfarë veprime hetimore kanë bërë, se dhe gazetari më i ri investigative e ka nxjerrë hapur vjedhjen që bëhet me milonat e shqipëtarëve në kohë pandemie. Edhe po të ishim në kohë më të mirë dhe mos të kishte krizë ekonomike, ky krim i rëndë duhet të ishte hetuar dhe përgjegjësit duhet të ishin vënë para ligjit, ndërkohë vazhdon vjedhja.

 

Paguan vetëm javën e kaluar dy milionë euro dhe s’lëviz gishtin asnjë prokuror. Miliona euro të shqiptarëve po vazhdojnë të vidhen nga Edi Rama nuk ka balet e cirk estradë dalë boje ta fshehë këtë. Ky është një krim i rëndë kundër shqiptarëve, është një krim kundër jetës dhe shëndetit të tyre, ndaj edhe njëherë dua të përsëris planin tonë me pesë pika, që sot më shumë se kurrë ka nevojë të nisë të zbatohet menjëherë dhe këto fonde që vidhen edhe përpihen nga këto monstra të korrupsionit qeveritar dhe të krimit të organizuar, që janë paratë e shqipëtarëve të shkojnë tek shqiptarët, duke nisur me shëndetësinë.

 

Sa kohë kam që kërkojë 2500 testime në ditë, pse nuk shkojnë lekët për të blerë pajisje të mjaftueshme, për testimin e shqiptarëve masivisht, për të pasur skuadra të mjaftueshme, që sa herë që testohet dikush pozitiv, ambjenti i tij, i kontakteve të hetohet, personat të testohen, të izolohet. Çfarë presim? Të infektohet e gjithë Shqipëria? Dhe pastaj thonë, ju thamë vini maskën. I marrin shqipëtarët për budallenj.

 

Kjo nuk është çështje as maskash, as maskash, as gjobash. Kjo është çështje vjedhjeje dhe dështimi, me qëllim i një qeverie dhe i një Kryeministri, që e ka mendjen edhe në kohë pandemie të mbushë xhepat.

 

Pa diskutim që prej ditësh së parë të pandemisë, i kam bërë thirrje dhe i bëj thirrje qytetarëve të marrin gjithë masat që mund të marrin vetë, sepse siç e shikoni, këto mostra e kanë lënë shoqërinë në mëshirë të fatit. Ju kanë lënë juve si prindër në mëshirë të fatit. I kanë lënë fëmijët tuaj, fëmijët tanë në mëshirë të fatit. Aq sa mund të bëni, duhet patjetër ta bëni që nga maskat, që nga distancimi social dhe higjienën, pa diskutim. Kush ju thotë të kundërtën nuk bën mirë. Po ky është minimum i minimumit.

 

Detyrat e qeverisë nuk është thjesht dhe vetëm t’ju thonë mbani maskën, apo akoma më keq t’ju kërcënojnë me gjobë. Është të investojnë në ato segmente të shoqërisë që nuk kanë mundësi ta blejnë maskën, se s’kanë mundësi të blejnë bukën e gojës. Është të investojnë, të testojnë masivisht qytetarët dhe të hetojnë çdo rast e përgjegjësi.

 

Është të mbrojnë mjekët, po sëmuren, po infektohen, bashkë me infermierët dhe personelin shëndetësor. Përgjegjësia e tyre është që sot, jo kur të ketë shkuar gjithçka në kolaps total, është të ndihmojnë njerëzit që kanë humbur çdo të ardhur dhe bukën e gojës për shkak të vjedhjes dhe batërdisjes me tendera sekretë në kohë pandemie me inceneratorët e plehrave dhe mafien e plehrave gjithashtu. Dhe me rrugë rrugë të florinjta me 5 milion euro kilometric, siç është afera e fundit e Korçë- Leskovik. Pika e parë dhe kryesore jetike për aftësinë e sistemit shëndetësor për t’u përballur, është mbështetja dhe përgatitja e sistemit shëndetëso, ku e para dhe më kryesorja mbetet rritja e numrit të testimeve në të paktën 2500 në ditë si dhe financimi i aparatit të plotë të ndjekjeve, gjurmimit, izolimit të rasteve të infektuara, të shoqëruar me rimbursimin e plotë për mjekimin ambulator për ata që mund ta përballojnë infektimin në shtëpi.

 

E përsëris, mjekimi ambulator në rastin më të pakët 600 mijë lekë të vjetra. Ka ilaçe që kanë dalë edhe në tregun e zi, që duket se ka një efektivitet më të lartë, të paktën kështu thuhet e kushtojnë deri në 800 e deri në 1200 Euro një pako. Në vend që të marrë të gjitha masat për të patur një paketë sa më efektive antibiotikësh, anti-viralesh e çfarë tjetër ka kjo paketë të ta ofrojnë falesh, totalisht të rimbursueshme për çdo të sëmurë me COVID, vazhdojnë të vjedhin e të përqeshin vetveten.

 

Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore 16 ditë që kur e kemi rishpallur, 6 muaj që kur e kemi kërkuar prej fillimit, ndryshe do të ishte puna nëse mjekët e familjes prej fillimit, ndryshe do të ishte puna, nëse mjekë të familjes prej fillimit do të ishin pregatitur, me protokolle, me masa mbrojtëse, trajtuese, që të jenë edhe ato pjesë e plotë e përballjes me pandeminë.

 

E njëjta gjë vlen dhe me spitalet rajonale. Dy spitalet COVID janë në kolaps total. I treti, mure të lyera si çdo tjetër premtim i pambajtur, por koha nuk pret. Dy spitale të tejmbushura plot e për plot, ndërkohë që numri i infeksioneve vazhdon të rritet. Thashë që pardje kishim një rekord, dje kishim një rekord tjetër.

 

Sa do të vazhdohet kështu?! Bonusi 1000 euro për mjekë, 500 euro për infermierë. Mos kujtoni se 6 muaj betejë dhe braktisje nga qeveria e kanë bërë, i kanë kalitur mjekë dhe infermierët. Jo, jo janë të rraskapitur, janë të kalitur dhe minimum që një qeveri ka për detyrë të bëjë, është bonusin e premtuar. T’i mbrojë sa është e mundur me pajisje mbrojtëse dhe ti motivojë në këte luftë për jetë a vdekje të 10-tra ndoshta 100-nda të bashëkqytetarëve. E dyta, siç e keni pare, lajme të trishta kanë ardhur edhe sa i përket personelit pedagogjik.

 

Viktima që nga drejtor shkollas, të sëmurë që nga mësues dhe edukatorë dhe kjo është pika e dytë e planit tonë me 5 pika prej 16 ditësh. Kërkesa që fëmijët të arsimohen të sigurt, duke garantuar përmirësimin e kushteve sanitare në shkolla, duke përfshirë furnizimin me ujë që vazhdon të mungojë në 70% të shkollave, ndërkohë qe ky inaguron aeroporte, që ky inaguron aeroporte 3D në çdo qytet. Pajisje me maska mbrojtëse dhe dezinfektim i rregullt të ambienteve mësimore. Maskat mbrojtëse të jenë, të mundësohen për të gjithë edhe për ata që s’kanë mundësi t’i blejnë, edhe në veçanti për familjet në nevojë, për fëmijët e familjeve në nevojë.

 

Testimi periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës dhe investimi në teknologji nuk do të thotë të bredhësh, të gjesh një shkollë e të bredhësh duke shpërndarë 4 apo 5 tabletë, për të bërë fushatë mbi mjerimin që e ke mbjellur vetë këto 7 vite, por do të thotë në mënyrë të organizuar e të strukturuar, të prokurosh mjaftueshëm tableta dhe të mundësosh që çdo fëmijë shqiptar, në rast të një skenari kur duhet të kalojmë tek mësimi në distancë, mos të mbetet pas, por të ketë mundësinë të ndjekë mësimdhënien përmes tabletave. E treta, ka të bëjë me kolapsin ekonomik.

 

Asnjë shqiptar të mos lihet pasdore. Të nisë mbështetja urgjentisht me atë numër që po vazhdon të rritet nga dita në ditë prej më shumë se 100 mijë shqiptarësh, të cilët nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur, të cilët tashmë nuk arrijnë dot të paguajnë as me lista as ushqimin, as ilaçet, as dritat dhe as minimumin për fëmijët e tyre. 160 mijë lek të vjetra apo 16 mijë lekë të reja në muaj për 6 muajt e ardhshëm për çdo shqiptar që ka humbur vendin e punës. Një fond punësimi për t’i mundësuar çdo biznesi një pagesë prej 20 mijë lekësh të reja, 200 mijë lekë të vjetra për çdo person që e rimerr në punë për 6 muajt e ardhshëm.

 

Dyfishimin e ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike dhe rifutjen në këtë skemë të qindra mijërave familjeve të hequra padrejtësisht, që sot janë lënë në mëshirë të fatit më shumë se kurrë më parë. Dhe një çek prej 2 mijë lekësh të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj me radhë për çdo pensioniste dhe pensionist shqiptar.

 

Katër, biznesi i vogël ju përmenda, Kosova 60 milionë euro paketë. Kemi kërkuar prej 16 ditësh një çek 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, që ka minimum një të vetëpunësuar, por shkojnë dhe dy edhe tre, që të mbajnë kokën mbi ujë, që të mos vazhdojë falimentimi me ritmet që është paralajmëruar nga Banka Botërore prej 6 në 10 biznese dhe së fundmi, mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj për 6 muajt e ardhshëm. Subvencionimin e 50% të qerasë për ambientet e punës ose heqjes së taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës dhe shtrirë në kohë dhe rikonceptimin e kritereve të përfitimit nga të dyja skemat e garancisë sovrane, në mënyrë që çdokush që ka nevojë të ketë akses dhe ta përballojë kredimarrjen për të mbajtur biznesin hapur dhe për të mbajtur njerëzit që punëson në marrëdhënie pune.

 

 

 

Pyetje: Z. Basha keni më shumë se dy javë që keni prezantuar planin tuaj me 5 pika, por nga ana tjetër kryeministri Rama shprehet se nuk e ka dëgjuar këtë plan. A jeni i gatshëm ju z.Basha që të bëni një debat publik me kryeministrin për të folur për këtë çështje, e cila është mjaft e rëndësishme për kohën që po jetojmë?

 

Lulzim Basha: E para e punës që gënjen si derr! Sepse siç e shikon kur është puna për të bërë karagjozllëqe që e karakterizojnë, 22 vjet me karagjozllëqe e ka shtyrë, atëherë rri me laps në dorë dhe merret me lapsuset e mia.

 

Pra, nuk është e vërtetë që nuk e ka dëgjuar planin. E ka dëgjuar. Gënjen si derr! Se pse gënjen besoj e keni të qartë. Se po të zbatojë këtë plan nuk i merr dot baulet e eurove nga mafia e plehrave dhe nga klientët e rrugëve të florinjta.

 

Prandaj i bëj edhe një herë thirrje SPAK-ut, të nisë urgjentisht hetimin dhe të informojë publikisht për këtë interes esencial publik, qytetarëve shqiptarë ku janë me hetimin.

 

Faktet janë ashiqare, para syve të të gjithëve. Edi Rama duhet ta bëjë këtë debat me prokurorët dhe t’u tregojë atyre : Çfarë e ka shtyrë që të paguajë 75 milionë euro mafies së plehrave? Ndërkohë që vetëm një fraksion i tyre është investuar dhe të tjerat as nuk janë investuar fare, janë zhdukur, janë vjedhur.

 

Çfarë e shtyn që javën e kaluar, në mënyrë të përsëritur, të paguajë 2 milionë euro mafies së plehrave, mafies së inceneratorëve. Ndërkohë që thirrjet e dëshpëruara të shqiptarëve për ndihmë sa vijnë e shtohen.

 

Sa për mua, ua kam thënë por po e përsëris, kërkesën për debat e ka prej 2006-ës. Por mos kini shpresë se njeriu që ka frikë edhe nga fjala brenda partisë së tij, nga fjala ime ka tmerr. Kështu që mos prisni që të pranojë ftesën time për debat.

 

Pyetje: Z.Basha krahas kërkesës që i bëni SPAK për të nisur hetimet për inceneratorët, a zotoheni që kur të vini në pushtet do t’i anuloni këto kontrata koncensionare të inceneratorëve?

 

Lulzim Basha: Anulimi i këtyre kontratave është minimumi, është gjëja më e parë dhe më sigurt. Dhe po ua përsëris atë që ju kam thënë para tre ditësh, mekanizëm anti mafia “Ndiq paranë”, kudo që ta kenë çuar; nga Zimbabve në Honululu e në Alaskë, kudo që ta kenë çuar do ta ndjekim me agjencitë tona që do të merren full-time me këtë punë dhe me agjencitë e specializuara të partnerëve tanë strategjikë.

 

Pyetje: Z.Basha dy ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se SPAK është shpresa e fundit për sa i përket drejtësisë. Sot ju keni përdorur një gjuhë të ashpër dhe iu keni kërkuar atyre që të nisin punë, duhet të justifikojnë detyrën që kanë marrë përpara shqiptarëve. A mendoni se ka dështuar reforma në drejtësi duke parë ecurinë e deritanishme të SPAK?

 

Lulzim Basha: “Duhet të justifikojnë edhe mbështetjen e partnerëve strategjikë”-e thash dhe po e përsëris : Duhet të justifikojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Duhet të justifikojnë besimin e investuar e në veçanti të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE. Nuk ka aferë më kriminale se kjo.

 

Ka shumë korrupsion në Shqipëri, çdo raport e thotë këtë. Dhe të gjitha aferat duhet të hetohen nga fillimi deri në fund. Por një vrasje që po kryhet në sytë e të gjithë shqiptarëve, një krim makabër që po kushton jo një, por dhjetëra jetë shqiptarësh, shëndetin e qindra, mijëra të tjerëve. Sepse lekët që duhet të shkojnë tek ta, vazhdojnë të shkojnë tek mafia e plehrave, ku janë të përfshirë dhe janë bashkë krimi i organizuar dhe politikanët drejtues të qeverisë, duhet të kishte nisur me kohë hetimi.

 

Duhet të nisë hetimi dhe çdo shprehje e pritshmërisë që partnerët ndërkombëtarë i kanë dhënë mbështetje SPAK-ut, si ajo që cituat, tregon të njëjtën gjë që po them edhe sot unë: Po mbaron durimi!

 

Po mbaron durimi, duhet të justifikojë veten dhe milionat që janë investuar në këtë strukturë. Duhet të nisë urgjentisht hetimin për këtë aferë që e ka marrë vesh i madh e i vogël. Që është shprehja më e qartë e kapjes së shtetit shqiptar nga mafia dhe krimi organizuar. I kapjes së kryeministrit shqiptar nga mafia e plehrave. Dhe kur të fillojnë hetimin, këto që kemi thënë deri më sot, janë vetëm gjysma e asaj që do të zbulojnë. Do të zbulojnë Ambrozia, sepse inceneratorët janë projekltuar në një kapacitet shumëfish më të madh se sa plehrat e Shqipërisë, sepse plani ishte për të sjellë edhe plehrat e Italisë.

 

Do të zbulojnë dhe rizbulojnë se si paratë e taksapaguesve të Durrësit duna t’i çojnë tek inceneratori i Tiranës dhe ju thash edhe dje, duan të shkarkojnë kryetarin e tretë apo të katërt të Bashkisë së Durrësit dhe të çojnë atje një deputete, Milva Ikonomin, për të firmosur një kontratë me inceneratorin e Tiranës në vlera marramendëse.

 

Do të zbulojnë se këto kompani janë të regjistruara në një sistem të ndërlikuar kompanishë kuackë jashtë Shqipërisë, për të fshehur përfituesit e vërtetë.

 

Do të zbulojnë po kështu se kanë investuar dhe do të vazhdojnë të investojnë për të mbyllur gojën e medias shqiptare në forma dhe mënyra nga më kriminalet. Por, le ta fillojnë hetimin menjëherë dhe të vënë përpara përgjegjësisë këdo që në kohë pandemie vazhdon të ushqejë mafian e plehrave me para.

 

Interesi im akut, nuk dua ta fsheh, nuk është përfundimi sa për të larë gojën e një jetimi që do të kërkojë kohën e vetë, dhe nuk dua të kursej askënd që është përfshirë, por është “Plani me 5 pika”, është ndalja e hemoragjisë së lekëve të shqiptarëve në drejtim të mafias së plehrave, mafias së rrugëve të florinjta dhe kthimi i këtyre parave tek shqiptarët, tek shëndetësia, tek mjekët, tek infermierët, sepse koha nuk pret.

 

Sepse çdo minutë na kushton jetën dhe shëndetin e bashkëqytetarëve tanë.

 

 

Pyetje: Cilët janë përfaqësuesit e medias z. Basha të përfshirë në mafian e plehrave pasi akuzat tuaja konsiderohen si sulme të medias të lirë.

 

 

Lulzim Basha: Unë kam respektin më të madh për çdo gazetar që ndodhet sot këtu dhe për të gjithë gazetarët shqiptarë. Unë e di se pjesa më e madhe e mediave në nivelin e redaksive dhe në nivelin e pronarëve janë nën presion kriminal nga qeveria. Ndaj, ajo që ju drejtoj sot pronarëve të mediave është, të refuzojnë mit marrjen dhe mitet e marrjes së plehrave. Le ta nisim me një test të thjeshtë, kush do ta transmetojë të plotë denoncimin tim sot, e kush jo. Shqiptarët nuk janë budallenj, shqiptarët nuk janë syleshë, kanë sy për të parë, kanë veshë për të dëgjuar dhe e kuptojnë fare mirë se kujt i ngel sharra në gozhdë kur flitet për inceneratorët.

 

Unë sot dua t’i inkurajoj edhe ata që mund të jenë vënë nën presion nga mafia e inceneratorëve dhe që është një mafia qeveritare, nuk është thjesht krim i organizuar, se të ishte vetëm krimi i organizuar nuk do të arrinte deri këtu. Këtu i ka sjellë Edi Rama. Edi Rama i ka sjellë deri këtu.

 

Të mos ngurojnë, le të pendohen, të gjithë e dimë se në çfarë situate është vendi, por ta bëjnë këtë, s’ka nevojë t’i kërkojnë falje shqiptarëve, por ta bëjnë si hap të parë për të mos censuruar këtë aferë të tmerrshme korruptive. Këtë vjedhje të shekullit, që është monumenti i kapjes së shtetit shqiptar.

 

Çfarë është kapja e shtetit?

 

Kur interesa okulte, në këtë rast, krimi i organizuar dikton vendimmarrjen e qeverisë dhe nuk ka rast më të qartë ku interesat e krimit të organizuar diktojnë vendimmarrjen e qeverisë, se sa rasti i aferës së inceneratorëve.

 

Kemi prej 2017-ës që e denoncojmë. Kemi bërë gjithçka për ta parandaluar. Sot është kontrasti më therrës, prandaj e sjell dhe e risjell si shembull, sepse me ato para, fare mirë, Tetori, pse jo edhe Nëntori mund të ishte zbatuar Paketa jonë me 5 pika, për shëndetësinë, fëmijët, mjekët, qindra mijëra të papunë, pensionistët, sipërmarrjen e vogël dhe ekonominë në tërësi.

Read More